Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Main stream

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

By: Os De
30 December 2025 at 23:00

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i bëri thirrje Adriatik Lapajt nga studio e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, që të hapë krahun nëse nuk arrin të mobilizojë njerëzit për të rrëzuar qeverinë.

“Në qoftë se nuk e ke aftësinë të ngresh shpresën dhe të arrish kompromiset, është e vështirë të arrish rezultatin që ti dhe shqiptarët dëshirojnë. Atëherë hap krahun”, tha Malaj, duke shkaktuar reagimin e Lapajt. “Po patjetër, të hap unë krahun pa merak. Unë që e kam drejtuar Shqipërinë 35 vite dhe domethënë ja kam drejtuar unë arsimin, shëndetësinë, ekonominë, qeverinë, unë ta hap krahun. Këta që e kanë marrë dhe e kanë vjedhur, këta të rrinë”, tha Lapaj.

“Unë si Adriatik po bëj çdo gjë dhe këta që janë këtu dhe po flenë këtu po bëjnë çdo gjë për të drejtën. Po nëse shoqëria mendon që gjërat janë mirë edhe mirë bëjnë që na vjedhin, s’kam çarë bëj dot unë e nuk ka Perëndi që të bën dot gjë në se populli nuk ndërgjegjësohet. Unë po fle këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që ka shpresë dhe ka vend për përballje me hajdutët”.

Yesterday — 30 December 2025Main stream

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

By: Os De
30 December 2025 at 22:56

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme që zhbllokojnë një fond total prej rreth 540 milionë lekësh (pa TVSH) për financimin e rindërtimit të banesave individuale.

Sipas vendimeve të zbardhura, fondet do të përdoren për ata qytetarë shtëpitë e të cilëve janë klasifikuar me aktekspertizë të thelluar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

501 milionë lekë për 4 bashki

Qeveria ka bërë një shtesë në vendimin e datës 26.12.2024, duke alokuar një fond prej 501,942,235 lekësh për vitin 2025. Këto para do të transferohen në formën e transfertës së pakushtëzuar për katër bashki kryesore, me qëllim dhënien e granteve për qytetarët.

Ndarja e fondit sipas bashkive është si më poshtë:

Bashkia Krujë: 177.8 milionë lekë (Përfituesja më e madhe).

Bashkia Vorë: 140.8 milionë lekë.

Bashkia Durrës: 136.6 milionë lekë.

Bashkia Shijak: 46.7 milionë lekë.

Financim shtesë për Shijakun

Përveç fondit të mësipërm, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të veçantë vetëm për Bashkinë e Shijakut. Kësaj bashkie i është akorduar një fond shtesë prej 37,228,725 lekësh (pa TVSH).

Kjo do të thotë se në total, Bashkia e Shijakut do të përfitojë rreth 84 milionë lekë nga këto dy vendime për të vijuar me ndërtimin e shtëpive individuale për familjet e prekura.

Të dyja vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe efektet financiare do të përballohen nga zëri “Fondi i Rindërtimit” në Buxhetin e vitit 2025.

Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës janë ngarkuar për ekzekutimin e shpejtë të këtyre transfertave.

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

By: Os De
30 December 2025 at 22:52

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare mbesa e JFK, gazetarja Tatiana Schlossberg.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja e saj këtë të martë. Tatiana Schlossberg, mbesa e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, humbi betejën me një sëmundje të rëndë vetëm një muaj pasi bëri publik diagnostikimin e saj.

Kush ishte Tatiana Schlossberg?

Tatiana nuk ishte thjesht pasardhëse e një prej familjeve më të famshme në botë, por një gazetare dhe autore e vlerësuar.

Ajo ka punuar si gazetare e mjedisit dhe klimës për “New York Times”. Në vitin 2019 publikoi librin “Inconspicuous Consumption”, ku fliste për ndikimin tonë në mjedis.

Tatiana u diagnostikua me leuçemi akute pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj në vitin 2024. Në një ese prekëse të titulluar “Beteja me gjakun tim”, botuar së fundmi në “The New Yorker”, ajo tregoi vështirësitë e trajtimeve mjekësore.

Në shkrimin e saj të fundit, ajo ndau dhimbjen si nënë:

“Mendimi im i parë ishte se fëmijët e mi nuk do të më mbajnë mend. Për vajzën nuk arrita ta kujdesesha dot plotësisht, as t’i ndërroja pelenat apo ta ushqeja, për shkak të rrezikut nga infeksionet pas transplantit”.

Përtej dhimbjes personale, Tatiana përdori zërin e saj deri në fund për të kritikuar politikat shëndetësore. Ajo doli hapur kundër kushëririt të saj, Robert F. Kennedy Jr. (Sekretar i Shëndetësisë), duke e akuzuar atë për shkurtimin e fondeve në kërkimet shkencore kundër kancerit dhe vaksinave mRNA.

Sipas saj, vendimet e tij po rrezikonin mjekimet që shpëtojnë jetë, përfshirë edhe barnat që ajo vetë kishte përdorur gjatë mjekimit. Tatiana la pas bashkëshortin e saj, George Moran, dhe dy fëmijë të vegjël.

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

By: Os De
30 December 2025 at 22:47

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka sqaruar pozicionin e tij politik dhe raportin me Partinë Socialiste, duke theksuar se mbetet anëtar i saj, por pa asnjë ambicie për poste apo role formale. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Malaj u shpreh se angazhimi i tij publik buron nga bindjet dhe parimet, jo nga interesi personal.

“Unë nuk jam aktiviste. Unë e kam ndarë me të. Jam anëtar i Partisë Socialiste i përjetshëm dhe mirënjohës, por nuk e lë parimin për ndonjë karrige,” deklaroi Malaj. Ai shtoi se aktiviteti i tij është kryesisht akademik dhe shoqëror, ndërsa rrjetet sociale i përdor për të komunikuar ide dhe qëndrime, jo për fushata personale.

Duke iu referuar eksperiencës së tij si kandidat i pavarur në Vlorë, Malaj u ndal edhe te partitë e vogla dhe figura të reja politike. Sipas tij, rezultatet treguan se besimi ndërtohet me kohë dhe investim të përditshëm. “Lapaj erdhi si parti në Vlorë kur dola unë i pavarur. Ai, bashkë me partitë e vogla, morën shumë më pak vota se sa mora unë si kandidat,” tha Malaj.

Malaj sqaroi se qëndrimi i tij ndaj kryeministrit Edi Rama nuk është rivalitet personal apo ambicie për pushtet. “Unë s’dua ta mund Ramën. Unë do vazhdoj ta kritikoj. Jam si pika e ujit, konstante,” u shpreh ai.

Ai theksoi se politika serioze duhet të ofrojë alternativa të qarta për qytetarët. “Del atje, thua një, dy, tre prioritetet, ja programi alternativ, ja pesë pikat kryesore, ja pesë njerëzit kryesorë,” tha Malaj.

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

By: Os De
30 December 2025 at 22:40

Një ngjarje e rëndë dhune në sport është shënuar gjatë një ndeshjeje kickbox-i në Serbi, ku protagonist ishte sportisti grek Giannis Tsoukalas dhe bashkëpunëtori i tij, Pavlos Kochliaridis.

Pasi sportisti grek mundi rivalin e tij serb në një ndeshje në Novi Pazar, rreth 100 persona hynë në ring dhe sulmuan ekipin grek, duke i rrahur në mënyrë barbare.

Sipas dëshmisë së Kochliaridis, incidenti ndodhi vetëm pak sekonda pas fitores së Tsoukalas-it me nokaut ndaj kundërshtarit serb Vahid Kicara. Persona të shumtë hynë me dhunë në ring dhe goditën sportistin grek, i cili u transportua i lënduar në spital.

Ai theksoi se situata mund të kishte përfunduar në tragjedi, pasi ekipi grek përbëhej vetëm nga katër persona, ndërsa në ring u futën rreth njëqind. Në një deklaratë për mediat greke, Kochliaridis tregoi se pas fitores së Tsoukalas-it, ai dhe trajneri Nikos Gkikas (Nikos Ghijkas) hynë në ring për të festuar së bashku me sportistin e PAOK-ut, Zisis Paggouras.

Sipas tij, Tsoukalas u përkul dhe ra në gjunjë për të treguar respekt ndaj kundërshtarit dhe për të shmangur çdo incident, pasi atmosfera ishte tashmë e tensionuar. Megjithatë, ndërsa ai ishte ende në tokë, vëllai i kundërshtarit e goditi me grusht, duke e rrëzuar plotësisht.
Ai u godit me shkelma, grushte dhe madje u qëllua me karrige për rreth dy minuta, pa ndërhyrjen e policisë. Sipas tij, nga një burim i besueshëm mësuan se një prej huliganëve ishte parë me thikë.

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

By: Os De
30 December 2025 at 22:32

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në “Studio 24” ka zbuluar se një nga personazhet emri i të cilës është trending dhe është kërkuar më shumë nga shqiptarët është deputetja rishtaz në Kuvend, Zegjine Caushaj. 

Ndërkohë emri SPAK sipas tij ka qenë në vendin e nëntë sa i përket klikimeve të shqiptarëve. 

Kallanxhi shtoi se dy qytetet ku kryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë më shumë kërkime, janë Dibra dhe Kukësi. 

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

By: Os De
30 December 2025 at 22:27

Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka kritikuar politikën e Beogradit, duke thënë se Serbia vazhdon të mohojë përgjegjësinë për luftërat e viteve ’90 në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë.

Në një intervistë për N1 BeH, Biserko theksoi se autoritetet serbe relativizojnë krimet e së kaluarës dhe mohojnë çdo rol në destabilizimin e shteteve fqinje. Ajo theksoi se projekti nacionalist i njohur si “bota serbe” nuk është braktisur, por vetëm përshtatet sipas rrethanave politike në rajon.

Sipas Biserkos, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hequr dorë nga Kosova, por vazhdon ta përdorë këtë çështje për të mobilizuar opinionin publik dhe për qëllime politike të brendshme.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë mbeten të tensionuara, me Beogradin që vazhdon ta akuzojë Kroacinë dhe të përdorë narrativën historike për të mbajtur gjallë tensionet.

Biserko paralajmëroi se ky qëndrim i Beogradit ka ndikim direkt në stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

By: Os De
30 December 2025 at 22:22

Qeveria ka arritur të bëjë të mundur të garantojë policë sigurimi për 4595 punonjës të sistemit të burgjeve për tre vite. 

Kjo mbështetje garanton mbrojtje shëndetësore dhe financiare për punonjësit dhe familjet e tyre. 

Gjithashtu, në prag të festave të fundvitit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e saj për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificën e përditshme të të gjithë punonjësve të Sistemit Penitenciar. 

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

By: Os De
30 December 2025 at 22:15

Ndërsa viti 2025 po mbaron, qyteti i bukur i Korçës në juglindje të Shqipërisë është shfaqur si një destinacion popullor dimëror, duke magjepsur si vendasit ashtu edhe turistët e huaj me atmosferën festive marramendëse, sipas “Travel and Tour World” (TTW).

Korça, e njohur për historinë e saj të pasur, peizazhet e bukura dhe kulturën tradicionale, po bëhet shpejt një destinacion popullor për turistët që kërkojnë një ndërthurje të festave të gjalla dhe traditave lokale.

Një botë çudirash dimërore e ndriçuar me drita festive

Korça e nisi sezonin festiv me ndriçimin madhështor të dekorimeve festive në të gjithë qytetin.

Rrugët, sheshet publike dhe zonat për këmbësorë u transformuan në një peizazh magjik dimëror, falë një ndriçimi mbresëlënës që shtrihet në çdo cep.

Këto ndriçime dekorative nuk ishin projektuar thjesht për një pamje më estetike të qytetit – por gjithashtu për të krijuar një mjedis magjepsës si për banorët ashtu edhe për vizitorët e huaj.

Duke shëtitur nëpër bulevardet kryesore të qytetit, përfshirë zonat historike për këmbësorët pranë katedrales ikonike, vizitorët u magjepsën nga dritat vezulluese, kurora festive dhe dekorime – që e bënin çdo shëtitje të ndihej pjesë e festave.

Dritat festive janë vendosur strategjikisht në të gjithë qytetin, me sheshet qendrore të Korçës dhe Pazarin e Vjetër – që ofrojnë sfonde veçanërisht piktoreske.

Ky ndriçim në fund vit, jo vetëm që ofron një përvojë mahnitëse vizuale, por gjithashtu ofron një atmosferë të sezonit festiv, duke i nxitur vizitorët të eksplorojnë rrugët dhe të shijojnë ngrohtësinë festive që ka pushtuar qytetin.

Një ekstravagancë kulturore në të gjithë qytetin

Korça është e njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore, dhe kjo shfaqet edhe gjatë sezonit të festave përmes një sërë ngjarjesh.

Pazari i Vjetër, me rrugët e tij me kalldrëm dhe arkitekturën historike, shërben si një qendër qendrore për shfaqje kulturore.

Artistë dhe muzikantë vendas luajne melodi popullore që kanë qenë pjesë e historisë së qytetit për shekuj me radhë.

Në të gjithë qytetin, vizitorët priten me shfaqje muzikore, ekspozita arti dhe shfaqje teatrale që shpalosin diversitetin e jetës kulturore të Korçës.

Këto ngjarje hartohen me kujdes për t’u pëlqyer të gjitha grupmoshave.

Ky përkushtim për ruajtjen dhe festimin e kulturës lokale është një vlerë e shtuar për autenticitetin e festave të Korçës, duke e dalluar qytetin si një destinacion ku tradita dhe moderniteti ndërthuren në mënyrë harmonike.

Një festival për të gjitha moshat

Programi i festave të Korçës hartohet me kujdes për të gjitha grupmoshat.

Qeveria bashkiake e qytetit organizoi një gamë të larmishme ngjarjesh që përfshinin shfaqje për fëmijë dhe ekspozita kulturore më të sofistikuara për vizitorët e rritur.

Kjo qasje e ndihmon Korçën të dallohet si një destinacion miqësor për familjet gjatë festave, duke u lejuar vizitorëve të ndajnë së bashku gëzimin dhe emocionet e sezonit.

Aktivitete të veçanta për fëmijë u organizuan në të gjithë qytetin, duke përfshirë punime artizanale, seanca interaktive të rrëfimit të historive dhe shfaqje të përrallave tradicionale shqiptare.

Këto aktivitete jo vetëm që argëtuan të rinjtë, por edhe i prezantuan ata me trashëgiminë e pasur kulturore të vendit.

Pjesëmarrja e brezit të ri në këto aktivitete ndihmoi në mbajtjen gjallë të traditave kulturore të Korçës, duke siguruar që zakonet unike të qytetit t’u trashëgohen brezave të ardhshëm.

Rritja e popullaritetit të Korçës si një destinacion dimëror 

Ndërsa sezoni i festave vazhdon, Korça ka fituar njohje si një nga destinacionet më të kërkuara dimërore në Shqipëri.

Hotelet dhe bujtinat në qytet rezervohen plotësisht shumë kohë përpara festave, me turistë vendas dhe ndërkombëtarë që mezi presin të përjetojnë magjinë dimërore të qytetit.

Sektori i akomodimit të qytetit regjistroi një rritje të ndjeshme të kërkesës, me vizitorë të interesuar për të parë dritat festive, ngjarjet kulturore dhe atmosferën e përgjithshme festive që përfshin Korçën.

Peizazhi natyror i Korçës, duke përfshirë malet, parqet dhe fshatin piktoresk të Voskopojës, tërheq gjithashtu turistë që kërkojnë të shijojnë ajrin e pastër dimëror, të bëjne shëtitje piktoreske ose të marrin pjesë në sportet dimërore.

Skena e gjallë kulturore e qytetit me mundësi për aventura në natyrë e bën atë një destinacion dimërorë të gjithanshëm për turistët.

Kuzhina tradicionale

Korça është e njohur për kuzhinën e saj të shijshme tradicionale shqiptare, dhe sezoni i festave i ofron vizitorëve, një mundësi për të shijuar disa nga gatimet më të mira lokale.

Gjatë periudhës festive, shumë restorante dhe lokale në qytet shërbejnë gatime tradicionale, duke përfshirë, tavë kosi, byrek, djathëra e verëra lokale.

Ofertat kulinare në Korçë janë një tjetër atraksion i qytetit, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të shijojnë shijet e pasura të rajonit.

Përveç ushqimit, monumentet historike dhe muzetë e Korçës janë të hapura për vizitorët gjatë gjithë festave, duke ofruar një pamje të së kaluarës së qytetit.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu Arkeologjik i Korçës dhe Muzeu i Artit Oriental Bratko janë thesare kulturore përmes të cilave vizitorët mund të mësojnë rreth trashëgimisë artistike dhe rëndësisë historike të qytetit.

Këto atraksione, së bashku me ngjarjet festive, ofrojnë një përvojë të plotë për turistët që kërkonin një përzierje të kulturës, historisë dhe argëtimit.

Zgjerimi i ngjarjeve festive përtej qytetit

Ndërsa Korça është pika qendrore e ngjarjeve, zonat rurale dhe fshatrat përreth gjithashtu behën pjesë e kësaj fryme festive.

Zona si Voskopoja, Dardha dhe Boboshtica, të cilat janë të njohura për bukurinë e tyre natyrore dhe arkitekturën tradicionale, tërheqin vizitorë të huaj dhe vendas.

Këto fshatra piktoreske, mirëpritën turistë nga e gjithë bota – të cilët u bënë pjesë e aktiviteteve dhe ngjarjeve në Korçë – e konsideruar një portë për një përvojë më të gjerë rajonale.

Këto zona rurale ofrojnë një arratisje paqësore larg qytetit, duke u lejuar vizitorëve të shijojnë qetësinë e maleve, ndërkohë që mund të marrin pjesë edhe në festat.

Ky zgjerim i festimeve në fshatrat përreth përforcon rolin e Korçës si një qendër rajonale për turizmin gjatë muajve të dimrit.

Korça si një destinacion tursitik gjatë gjithë vitit

Festimet e fundvitit në Korçë nxjerrin në pah aftësinë e qytetit për të kombinuar atmosferën festive me trashëgiminë e pasur kulturore, duke e bërë atë një destinacion turistik gjithnjë e më popullor.

Angazhimi i qytetit për të ruajtur traditat e tij, duke përqafuar festat moderne, ka rezultuar në një mjedis të veçantë dhe tërheqës për vizitorët.

Aktivitetet festive të Korçës, pasuria kulturore dhe mjedisi i bukur e bëjnë atë një destinacion ideal për turistët që kërkojnë një përvojë autentike dhe të paharrueshme në Shqipëri

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

By: Os De
30 December 2025 at 22:03

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur zhgënjimin e tyre nga mbështetja e Arabisë Saudite për një thirrje që forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe të largoheshin nga Jemeni brenda 24 orëve, pasi një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite kreu një sulm ajror në portin jugor të Jemenit, Mukalla.

Sulmi ndaj asaj që Riadi e quajti një dërgesë armësh e lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe shënoi përshkallëzimin më të rëndësishëm midis Riadit dhe Abu Dhabit deri më sot në një përçarje gjithnjë e më të gjerë midis dy fuqive të Gjirit. Dikur shtyllat binjake të sigurisë rajonale, dy fuqitë e rëndësishme të Gjirit kanë parë interesat e tyre të ndryshojnë në çdo gjë, nga kuotat e naftës deri te ndikimi gjeopolitik.

Duke e shpallur sigurinë e saj kombëtare një vijë të kuqe, Arabia Saudite pretendoi se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin ushtruar presion mbi separatistët jugorë të Jemenit për të kryer operacione ushtarake që kishin arritur kufijtë e mbretërisë.

Kjo ishte gjuha më e fortë e Riadit deri më tani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në përçarjen midis fqinjëve, të cilët dikur bashkëpunuan në një koalicion kundër Huthëve të Jemenit të lidhur me Iranin, por interesat e të cilëve në Jemen janë larguar vazhdimisht vitet e fundit.

Fërkimet u rritën brenda koalicionit, ndërsa Abu Dhabi mbështeti separatistët e jugut që kërkonin vetëqeverisje, ndërsa Riadi vazhdoi të mbështeste qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, duke krijuar përfundimisht një përçarje të hapur midis aleatëve të Gjirit.

Të martën, koalicioni goditi atë që e quajti një stok të përdorur për të ofruar mbështetje ushtarake të huaj për separatistët e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kreu i këshillit presidencial të Jemenit, i mbështetur nga Arabia Saudite, u dha forcave emirate një ultimatum prej 24 orësh për t’u larguar.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë në një deklaratë se ishin habitur nga sulmi ajror dhe se ngarkesa që ishte sulmuar nuk përmbante armë dhe ishte e destinuar për forcat emirate.

Kreu i këshillit presidencial të Jemenit, Rashad al-Alimi, anuloi një pakt mbrojtjeje me Emiratet e Bashkuara Arabe, tha agjencia shtetërore e lajmeve jemenase, dhe akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe në një fjalim televiziv se po nxit konfliktin në Jemen me mbështetjen e saj për Këshillin Tranzicional Jugor (STC) separatist.

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se prania e saj në Jemen kishte ardhur pas një thirrjeje nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe brenda koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite. Emiratet e Bashkuara Arabe theksuan se “trajtimi i zhvillimeve të fundit duhet të bëhet me përgjegjësi dhe në një mënyrë që parandalon përshkallëzimin, bazuar në fakte të besueshme dhe koordinimin ekzistues midis palëve të interesuara”.

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion, për disa gjëra nuk ka nevojë të…

By: Os De
30 December 2025 at 21:54

Dy banorët e Big Brother, Miri dhe Stine janë përplasur gjatë ‘Prime’ të sotëm.

Stine është shprehur se Miri ka qejf të vetëshpallet, duke u kërkuar banorëve me ironi të duartrokasin këtë gjë, ndërsa nga ana tjetër Miri është shprehur se Stine nuk kishte aksion të mjaftueshëm nga reagimi i banorëve.

Stine: Miri ka qejf të vetëshpallet por në të vërtet po merr shprehjet, një duartrokitje për Mirin

Miri: S’pate shumë aksion

Selin: Për Stine duhet të mendohem kur flas, unë mendoj që Stine nuk e llogaris fare në lojë, është çunak.

Lore: Unë mendoj që këtu pas videos që pamë të prime, çunat janë pozicionuar në dy pole të kundërta. Ne po i japim ushqim që të gozhdohen aty ku janë. Stine ka më afër vetës Armirin, Miri ka më afër Selin, por nuk do të thotë që nuk po bëjnë lojën e tyre.

Armiri: E ndjej veten afër Stines por jo në strategji, jam afër si shok. Që ditën e par deri sot nuk kemi bërë muhabet stërgjie.

Miri: Ti mos fol ke kohë nesër e pasnesër. Për disa gjëra nuk ka nevojë me fol. Mere si të duash.

Armiri: Ti i  ke kap të gjithë me radhë

Kristi: Stine ka ndryshuar kah, është ndezur për të bërë edhe ai lojën e Mirit

Vrasja e Renis Dobrës, detaje nga dosja hetimore: Shenja laku në qafë, tiroidja e dëmtuar i shkaktoi vdekjen…Zbardhet dëshmia e kushëririt

By: Os De
30 December 2025 at 20:35

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 zbuloi detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Renis Dobrës nga Zenishti i Matit më 8 korrik të këtij viti. 

Në dokumentarin e publikuar këtë të martë, tregohet se si familjarët e Renisit zbuluan së pari shapkën e djalit të tyre e më pas trupin e tij buzë Liqenit të Shkopetit. 

Renis Dobra, nga fshati Zenisht i Matit, mbrëmjen e datës 8 Korrik 2025 ndërsa po kthehej në banesën e tij në drejtimin e automjetit ‘Mercedes Benz’ në pronësi të babait të tij, ishte ndaluar në rrugë dhe më pas, ishte gjetur i pajetë në fundin e një rrëpire në bregun e liqenit të Shkopetit, i mbytur me litar, ndërsa automjeti kishte përfunduar në thellësi të ujërave të liqenit. 

Në dosjen hetimore thuhet se në datën 8 Korrik 2025, rreth orës 23.30 në komisariatin e policisë Mat, është paraqitur me vullnetin e tij, shtetasi Rufat Dobra. 

Ai shprehu shqetësimin se djali i tij Renis Dobra nuk është paraqitur në banesë. Ai tha se djali i tij ishte larguar nga banesa rreth orës 17.00, për të bërë një shëtitje në qytetin e Burrelit, me automjetin ‘Mercedes Benz’ ngjyrë ulliri me targa AA 249 ST. Automjet që Rufat Dobra thotë se është në pronësi të tij. 

Rreth orës 21:30, ai deklaron se i biri i ka shkruar një sms ku i bënte me dije se po shkonte në banesë. Por ndërsa priste që i biri të kthehej në banesë, Rufat Dobra deklaroi në polici, se ai kishte marrë gati 40 minuta më pas një telefonatë nga nipi i tij. 

Që i bënte me dije se në rrugë, në vendin e quajtur ‘Kroi i Suçit’, në fshatin Zenisht, ai kishte parë të ndaluar makinën e tij. Dhe se përballë kësaj makine kishte parë të ndaluar një tjetër automjet tip fuoristradë, me drita të ndezura. 

Por që për shkak të dritave të forta nuk kishte mundur të shquante se kush ishte. Sipas asaj që i kishte thënë nipi i tij, ky i fundit kishte ndaluar shpejtësinë për të përshëndetur, me mendimin se drejtimin e makinës e kishte daja i tij. Por një nga personat të cilët ndodheshin jashtë makinës, i kishte bërë me shenjë që të largohej menjëherë nga aty. 

“Rreth orës 22.10 të mbrëmjes së datës 8 Korrik 2025, ndërsa po udhëtoja me automjetin tim në vendin e quajtur ‘Kroi i Suçit’, në fshatin Zenisht, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat, unë konstatova gjatë rrugës automjetin e dajës tim, shtetasit Rufat Dobra, me targë AA 349 ST, që ishte i ndaluar, me drejtim lëvizje për nga fshati Lis dhe përballë këtij mjeti kishte ndaluar një automjet tip fuoristradë me drita të ndezura të forta, të cilat më penguan shikimin. 

Në këtë moment unë ula shpejtësinë për të përshëndetur dajën tim, duke menduar se ishte ai në makinë. Dhe për ta pyetur se përse kishte ndaluar. Por aty mes dy makinave të ndaluara, pashë një person, i cili më urdhëroi me ton të lartë që të mos ndaloja dhe unë kështu vazhdova rrugën, duke menduar se mund të ishin punonjës policie”, tregon kushëriri i Renisit. 

Më pas ai vazhdon se “menjëherë pasi u largova disi mora në telefon dajën tim, Rufat Dobra, i cili më tha se është në shtëpi. Pasi mësova që makinën e kishte Renisi, daja im më tha që të shkoja në banesën e tij për ta marrë me makinë. Dhe të niseshim për në komisariatin e Matit, me mendimin se Renisin mund ta kishte marrë policia.” 

Por para se të shkonin në komisariatin e Matit, për të parë se çfarë kishte ndodhur me të afërmin e tyre, me mendimin gjithmonë se e kishte marrë policia, dajë dhe nip ndaluan fillmisht në vendin ku ky i fundit kishte parë të ndaluar makinën ‘Mercedes Benz’ që këtë mbrëmje e drejtonte Renisi. 

Por makinat, siç tha kushëriri i Renisit në dëshminë e tij dhënë më pas në polici, nuk ishin ne vendin ku i kishte konstatuar më herët. Renisi që nuk u gjend as në rajonin e policisë. 

Mungesë që krijoi bindjen te familja se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të tyre. 

Ashtu siç për fat të keq u konstatua edhe në orët në vazhdim, ku gjatë krehjes në këmbë që familjarët i bënë rrugës Burrel-Milot që kalon në Liqenin e Shkopetit, pas vetëm disa orësh ata gjetën fillimisht një shapkë që i përkiste Renisit. 

Më pas gjurmë frenimi të forta të një makine dhe në breg të liqenit vetë trupin e pajetë të 23 vjeçarit. 

“Më datë 9 Korrik 2025, rreth orës 06:20, në vendin e quajtur ‘Qafa e Ulzës’, pa shkuar tek ura e Ulzës, u gjet një shapkë e cila ishte e shtetasit Renis Dobra, kjo e konfirmuar nga familjarët e vetë viktimës”, thuhet në dosjen hetimore. 

Në aksin rrugor ‘Ura e Ulzës-Tuneli i Shkopetit’, në anën e majtë të rrugës së asfaltuar, po kështu u konstatua dalja nga rruga e një automjeti, që kishte vazhduar tatëpjetën në drejtim të liqenit të Ulzës, ku u vunë re pjesë automjeti dhe rreth 10 m pa mbërritur në sipërfaqen e liqenit u gjet kufoma e shtetasit Renis Dobra, i cili ishte i dëmtuar me pjesën më të madhe të trupit dhe në pjesën e fytit, ku u vu re një brazdë strangulimi e mavijosur. 

Viktima që rezultoi se ishte i veshur me pantallona xhins të shkurtra dhe këmishë me ngjyrë të bardhë me mëngë të shkurtra. Ku gjatë verifikimit të parë nuk u vunë re dëmtime me armë zjarri. Ndërsa, automjeti ‘Mercedes Benz’, me ngjyrë ulliri, u pa të kishte përfunduar në thellësinë e liqenit. 

Kufoma e Renis Dobrës e cila me t’u nxjerrë nga bregu i liqenit, u dërgua pranë lnstitutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim për të kryer kqyrjen e imtësishme dhe autopsinë. 

Ku nga ana e ekspertëve mjeko-ligjorë u arrit të provohet se shkaku i vdekjes kishte qenë asfiksia, pasi i ishin dëmtuar gjendrat tiroide, si pasojë e shtrëngimit në pjesën e fytit. 

Do të ishte pikërisht ky zbulim tronditës që do të vinte në lëvizje edhe policinë e Matit. Si edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë së rrethit Dibër. 

 

Ngjarje e rëndë në Elbasan/ Një person gjendet pothuajse i djegur në katin e parë të një pallati (EMRI)

By: Os De
30 December 2025 at 20:28

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur pothuajse plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit.

Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur Edmond Angjelin në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse të djegur dhe në koma. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë.

Shpërthejnë protestat në Iran, monedha vendase prek nivelin më të ulët

By: Os De
30 December 2025 at 20:15

Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër”.

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.

Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë.

‘Berisha shembulli më i denjë i regjimit komunist’! Demalia: Rama ka të drejtë për Veliajn, drejtësia nuk bëhet me arrestime spektakolare

By: Os De
30 December 2025 at 20:08

Në emisionin Frontline me Marsela Karapanço në Report TV, vëmendja u përqendrua te konferenca vjetore e fundvitit e kryeministrit Edi Rama, ku ai bëri një bilanc të arritjeve të qeverisë dhe dha përgjigje për disa çështje që kanë dominuar skenën politike në vend gjatë vitit 2025.  

Analiza në studio u fokusua edhe tek raporti i qeverisë me drejtësinë dhe SPAK. I ftuar në studio, analisti Ilir Demalia tha se Rama shfaqi forcë në komunikim dhe retorikë dhe ka të drejtë kur flet për median si “tenxhere me presion”, pasi perceptimi i një grabitjeje masive në Shqipëri është krijuar pa pasur gjithmonë fakte konkrete. 

Analisti theksoi se korrupsioni mbetet një “gangrenë” për vendin,por sipas tij, po luftohet.  

“Padyshim korrupsioni është gangrenë për Shqipërinë, por Rama kapi një gjë thelbësore: pjesa më e madhe e mazhorancës të hetuar apo arrestuar nën akuzën e korrupsionit, janë nga mandati i parë dhe I dytë, dhe pjesa 20% janë nga mandate I tretë e në vazhdim. Pra korrupsioni ka ardhur duke u luftuar” tha ai.  

Demalia kritikoi mënyrën se si po funksionon drejtësia, duke vënë në dukje numrin e lartë të personave të paraburgosur pa vendim përfundimtar. Ai e quajti rastin e Erion Veliajt “skandaloz” dhe krahasoi situatën me praktikat në SHBA, ku, sipas tij, edhe zyrtarë të lartë me akuza vazhdojnë detyrën deri në përfundim të procesit gjyqësor. “A ishte i nevojshme gjithë kjo nxitim?” pyeti ai, duke shtuar se Shqipërisë i ka munguar drejtësia e mirëfilltë. 

“Nuk diskutohet që ka korrupsion në Shqipëri, as në Gjermani e Francë. Ne kemi më shumë të burgosur të pa dënuar se të dënuar. A është e nevosjhme të bëjmë gjithë këto arestime? Rasti i Erion Veliajt është skandal. Rama ka të drejtë. Kryebashkiaku i New York-ut kishte 12 akuza, mbaroi mandatin dhe sërish është në gjendje të lirë për akuzat që ka. Erdhi edhe në Shqipëri madje. Ç’është ky nxitim? Ajo që i ka munguar Shqipërisë është drejtësia. Ne kemi një raport të keq me shtetin e së drejtës por kjo nuk rregullohet me aksione të tipit të Arianit Çelës” tha ai 

I pyetur për reformën në drejtësi dhe mundësinë e ndryshimeve në 10 vjetorin e ngritjes së saj, Demalia deklaroi se Shqipëria ka cënuar pavarësinë e saj që në momentin kur reforma u miratua nën presionin e aleatëve. Ai solli si shembull edhe SHBA-në, duke theksuar se drejtësia atje nuk vepron me nxitim, por mbi bazën e hetimeve. 

“Ne e dorëzuam pavarësinë tonë në momentin që 140 vetë firmosën këtë reformë në drejtësi, sepse e thanë aleatët. Në anën tjetër kemi Presidentin e Amerikës që ka disa çështje. Përse nuk nxiton Amerika të arrestojë Trumpin? Sepse drejtësia vepron mbi bazën e hetimeve nuk nxitohet. Përse ky nxitim? Nuk ikën njeri. Aty janë. Më mirë një 100 të fajshëm jashtë se sa një I pafajshëm brenda. Me këtë llogjikë I bie të arrestojmë të gjithë administratën. Ne duhet të ndërtojmë mekanizma që të heqim kulturën e korrupsionit dh emendësisë që në shtet mund të pasurohesh” tha ai. 

Në analizën e zhvillimeve brenda opozitës, Demaliaj përmendi çështje si Gërdeci, 21 Janari, Piramidat dhe ngjarjet e vitit 1997, duke e përshkruar Berishën si shembullin më të denjë të regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

“Elitat që i shërbenin regjimit komunist i kemi akoma sot gjithandej, Shembulli më i denjë i regjimit komunist është kryetari i opozitës që është non-grata dhe pretendon të riciklojë të keqen. A mos SPAK po vepron me segmentet që ka opozita dhe Berisha që i kap këta njerëz, me marrëdhëniet që ka pasur e bija, mos vallë po vepron si ‘deux machina’ për të bërë një ndryshim politik apo një grusht shtetit. A është zgjidhje kjo opozitë sot?” tha ai. 

Duke krahasuar qasjen e Ramës dhe Sali Berisha ndaj SPAK, Demaliaj tha se kryeministri i bën kritikat “me etikë”, ndërsa Berisha përdor një gjuhë të ashpër pa u ndëshkuar. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mungesën e hetimeve ndaj figurave të opozitës dhe rolin e institucioneve ndërkombëtare në verifikimin e pasurive të tyre jashtë vendit, si në rastin e Fatmir Mediut. 

“Rama edhe vërejtjet që I bën SPAK-ut I bën me etikë, kurse Berisha lëshon rrufetë e zjarrit dhe SPAK nuk I thotë gjë. Si ka mundësi që ky nuk prishka prova ndërsa nuk lë njeri pa damkosur me fjalorin e tij rrugaçëror dhe nuk merret asnjë masë ndaj tij. SPAK nuk ka arrestuar asnjë lider të opozitës. Fatmir Mediu I bie botës vërdallë, bën foto me senatorë, duke investuar para në Teksas. Këtu është fatkeqësia e enteve amerikane që nuk zbërthejnë pasurinë e mediut në Amerikë. E gjithë bota sot jeton në krizë nga politikat korruptive të politkanëve, që hyjnë me duar në xhepa dhe dalin me qindra miliona dollarë” përfundoi ai.  

Demaliaj e përmbylli analizën e tij me konkluzionin se Shqipëria përballet edhe me mungesën e besimit te drejtësia, një problem që, sipas Demaliajt, nuk zgjidhet me arrestime spektakolare, por me ndërtimin e mekanizmave afatgjatë që çrrënjosin kulturën e këtij fenomeni. 

Tronditëse në Pogradec/ E mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatzënë! Arrestohet autori

By: Os De
30 December 2025 at 20:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin  Piskupat në Pogradec. Një 12 vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67 vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67 vjeçarit, por është zbuluar vetël tani pasi 12 vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4 muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67 vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar pëe vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzën 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka tregruar më pas ngjarjen dhe sesi 67 vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rëndruar psikologjike.

VIDEO-Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi. Godasin kudo në Europë!

By: Os De
30 December 2025 at 19:56

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet bërthamor në aleatin e ngushtë të Bjellorusisë, një veprim që synon të rrisë aftësinë e Moskës për të goditur objektiva në të gjithë Evropën në rast lufte.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS tha se ishte hera e parë që Ministria e Mbrojtjes kishte shfaqur sistemet e raketave mobile Oreshnik, të cilat Presidenti Vladimir Putin i ka deklaruar të pamundura për t’u kapur për shkak të shpejtësisë së raketave që thuhet se është më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit. Vendosja dhe njoftimi i Moskës se raketat kanë hyrë në shërbim aktiv në një vend që kufizohet me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, vjen në një kohë tensionesh të shtuara Lindje-Perëndim për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky veprim do t’u lejonte raketave bërthamore ruse të arrinin objektivat evropiane pak më shpejt në çdo luftë.

Godasin kudo në Europë! Rusia vendos raketa bërthamore në

Disa ekspertë perëndimorë kanë thënë se zhvillimi nënvizon mbështetjen në rritje të Kremlinit në kërcënimin e armëve bërthamore, ndërsa kërkon të pengojë anëtarët e NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë që mund të godasin thellë brenda Rusisë.

Dy studiues amerikanë kanë thënë se, sipas studimit të tyre të imazheve satelitore, Moska ndoshta po i stacionon raketat dhe lançuesit e tyre të lëvizshëm në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore. Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes ruse dhe bjelloruse të martën nuk zbuloi vendndodhjen e sistemeve të raketave. Por pamjet filmike treguan lëshues të lëvizshëm dhe ekipet e tyre duke lëvizur përgjatë rrugëve pyjore dhe trupa specialiste që kamuflonin sistemet me rrjeta.

First look at Russia’s famed Oreshnik system

The mobile missile complex is now on combat duty in Belarus pic.twitter.com/dKW5MR0bQS

— Sputnik (@SputnikInt) December 30, 2025

Këngëtarja Merita Halili rrëfen sekretin si e ruan zërin: Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë

By: Os De
30 December 2025 at 19:47

Çifti i artistëve Merita Halili dhe bashkëshorti Raif Hyseni ishin të ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Këngëtarja e muzikës popullore ndau me publikun sekretin e saj, se si e ruan zërin e mrekullueshëm ndër vite, që siç shprehet është një ndërthurje e ushtrimeve të vazhdueshme dhe përdorimi i ujit të ambientit.

“Nuk pi asnjëherë ujë të ftohtë, përdor gjithmonë ujë ambienti. Unë ashtu jam rritur. Bëj ushtrime të zërit, ushtrime frymëmarrje, diafragme. Ka ditë që jam duke bërë punë shtëpie dhe më kap një inspirim dhe këndoj dhe Raifi thotë, ‘eee këndofsh gjithmonë’“, tha ajo.

E pyetur nga moderatorja Rudina nëse bën ndonjë duet në shtëpi me bashkëshortin, këngëtarja tha: “Po, ka ditë që më shikon shumë të lodhur, të mërzitur dhe vjen me firzamonikë dhe këndojmë këngën e preferuar”.

Artisti Raif Hyseni dha edhe një mesazh shumë të çmuar për të gjithë shikuesit në këtë fundvit, që për ta “Suksesi nuk është lumturi, por lumturia është çelësi i suksesit”.

Korçë/ Përplaset nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorit. Ja gjendja e tij shëndetësore

By: Os De
30 December 2025 at 19:40

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. 

Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave. 

“Bilanci politik i Berishës, katastrofal”/ Bejko: Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët

By: Os De
30 December 2025 at 18:35

Analisti Roland Bejko ka kritikuar ashpër rolin e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News.

Sipas Bejkos, Berisha ndodhet në një gjendje paranoje politike nga frika se mund të humbasë kontrollin mbi partinë dhe të dalë nga skena politike, ndërsa drejtimi i tij në krye të PD-së është, sipas tij, i paligjshëm dhe në kundërshtim me statutin.

Ai theksoi se Berisha ka shkelur si parimet ligjore ashtu edhe ato morale, nuk ka mbajtur premtimet për forcimin e partisë dhe ka ndëshkuar çdo zë kundërshtues. Bejko vlerësoi se bilanci i drejtimit të Berishës është “katastrofal”, duke e cilësuar situatën aktuale si më të dobëtën për PD-në që nga viti 1997.

“Berishën e ka kapur paranoja sepse mendon se do ia marrin partinë. Futur në një kornizë ka frikë se do i marrin partinë dhe do dalë nga politika. Nëse Rama është legjitim, Berisha nuk është legjitim, sepse është në krye të PD, sepse ka shkelur statutin dhe nenin Basha. Berisha vazhdon të jetë atje dhe ka pushtuar PD.

Ka shkelur nenin si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral. Premtoi se do e bënte partinë më të madhe dhe më fituese, nuk mbajti dot asnjë nga këto. Berisha tani ka dalë me tezën që unë jam misionar, ndërkohë që nuk ka lejuar asnjëherë votën e lirë. Kushdo që del në kundërshtim me të, e ndëshkon. Salianji ka dalë dhe ka mbledhur më shumë njerëz se sa vetë Berisha, dhe kjo tregon se Berisha ka rënë.

Dy muaj më parë Salianji ishte heroi i demokracisë dhe i burgosur politik, kurse tani e quan bashkëpunëtor me bandat. Bilanci për Berishën, është vetëm me një fjali, katastrofal. Që pas ’97-ës PD nuk ka qenë kurrë kaq dobët. Të tjera interesa kanë demokratët dhe qytetarët dhe të tjera interesa ka Berisha, të marrë dhe të zaptojë partinë. PD qe e bashkuar, Berisha e ndau”, tha Bejko.

❌
❌