Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

“Nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar”, ish-deputeti i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha gjatë takimit me kryetarët e degëve se, “nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se, askush nuk mund të jetë mbi Kushtetutën e PD-së, të miratuar me votë nga anëtarësia. 

Askush nuk është mbi Kushtetutën e Partisë Demokratike, të miratuar nga anëtarësia me votë! Mungesa e seriozitetit ndaj demokratëve të shumtë që mendojnë ndryshe është një gafë e rëndë. Të gjithë pjesëmarrësit në takimet e mia janë demokrat 24 karat. Meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje.
Partia Demokratike ka nevojë për qartësi. Partia Demokratike ka nevojë të bëhet fituese. Këtë ja u ka borxh demokratëve, pas 13 vitesh opozitë. Kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve që duan dhe presin rotacionin.
Bashkimi i demokratëve dhe i gjithë opozitës rreth saj duhet të jetë përpjekja më serioze për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Ky qëllim është i parashikuar qartë në statut dhe më përgjegjësi në rast humbjeje dhe privilegje në rast fitoreje. Kushtetuta e demokratëve nuk ka as “vetpërjashtime”.
Do vazhdoj të përfaqësoj pa ndalim dhe me gjithë sa kam shqetësimin real të demokratëve! Vullnetin e tyre për bashkim, për dinjitet dhe për një Parti Demokratike fituese.
Shihemi të Dielën në Lezhë“, shkruan Salianji në reagimin e tij.

“Duhet të kemi 100, jo 140 deputetë”/ Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese: Në fund të mandatit…

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:26

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformë të re kushtetuese, me fokus në fund të këtij mandati parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në mbyllje të takimit me Grupin Parlamentar të PS, Rama theksoi se është koha për të ngritur një grup nismëtar që do të ketë në fokus pikërisht këtë, ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri ripërsëriti edhe njëherë nevojën, sipas tij, që parlamenti ka për t’u zvogëluar në numër.

“Duhet të mendohet përveç të tjerësh edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshime kushtetuese. Ne e kemi shtruar qysh në krye të këtij mandati nevojën që parlamenti i Shqipërisë të zvogëlohet në numër. Kemi një parlament me 140 vetë dhe fare mirë mund të jetë me 100 vetë, gjë që do ta mirëpriste publike, gjë që do të racionalizonte forcat dhe burimet. Ka edhe aspekte të tjera që duhen rivizituar nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, dinë çfarë lexojnë, kur vjen puna te Kushtetuta e Shqipërisë.

Duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces. Natyrisht është shumë më tepër se sa një reformë zgjedhore, apo reformë territoriale. Kërkon shumë më tepër hapësirë, angazhim, burime etj. Por duhet nisur kjo punë. Ambicia jonë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë një reformë kushtetuese”, tha Rama.

LEXO EDHE: “Deputetët e shumicës, si spektatorë teatri”/ Rama: Do ndërpriten “orët me forcë”, fund rrugaçërisë në Parlament

VIDEO/ SPAK dhe BKH, kontroll në pallatin luksoz në Tiranë

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:24

Fax News mëson se, SPAK dhe hetuesë të BKH po kryejnë kontroll në “Alban Tower”, pallati shumëkatësh në afërsi të Gjykatës së Lartë në Tiranë.

Kontrollet po kryen në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz.

Mësohet se kontrollet po kryhen për llogari të një hetimi me partnerët e huaj.

“Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën?

By: Fax Web
16 January 2026 at 18:13

NATO po diskuton mënyrat për uljen e tensioneve politike mes Danimarkës dhe SHBA-së mbi të ardhmen e Groenlandës, dhe një prej tyre është krijimi i një misioni të aleancës, të pagëzuar si “Roja e Arktikut”.

Propozimi u diskutua në Bruksel pas interesimit të hapur të SHBA për Groenlandën, përfshirë edhe deklarata që nuk përjashtojnë përdorimin e forcës.

NATO-ja ka përvojë me misione të ngjashme si “Roja e Baltikut” dhe “Roja e Lindjes”, të cilat konsiderohen të suksesshme.

Disa vende evropiane, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, mbështesin rritjen e angazhimit të aleancës në Arktik, sidomos për shkak të interesimit në rritje të Rusisë dhe Kinës, ndërsa shkrirja e akullit po hap rrugë të reja detare.

Megjithatë, ka rezerva të mëdha praktike dhe politike.

Një mision i tillë do të kërkonte shumë anije, trupa me përvojë në kushte arktike dhe miratimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s.

Zyrtarë të lartë ushtarakë e konsiderojnë iniciativën të parakohshme dhe paralajmërojnë se do të merrte muaj për t’u realizuar.

Përveç vendeve nordike dhe Kanadasë, ka pak trupa që kanë përvojë në veprimin në kushte të ashpra arktike. Prandaj, në operacionin e tanishëm të udhëhequr nga Danimarka, “Operacioni Qëndrueshmëria e Arktikut”, në dhe rreth Groenlandës, marrin pjesë trupa nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda dhe Norvegjia.

Dhe, ndonëse jo të gjithë duhet të kontribuojnë, të gjithë duhet ta japin pëlqimin për të nisur një mision të tillë. SHBA-ja tashmë ka prani ushtarake në Groenlandë dhe marrëveshje ligjore që e lejojnë zgjerimin e saj.

Ndërkohë, bisedimet mes Uashingtonit dhe Kopenhagës po vazhdojnë, me synimin për të gjetur një kompromis që mund të përfshijë një rol më të madh të NATO-s.

Shumë diplomatë besojnë se presioni amerikan është pjesë e një taktike negociuese për ta shtyrë Europën të investojë më shumë dhe më shpejt në mbrojtje, përtej fokusit tradicional në krahun lindor.

“Deputetët e shumicës, si spektatorë teatri”/ Rama: Do ndërpriten “orët me forcë”, fund rrugaçërisë në Parlament

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:45

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur fjalën mbyllëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që ka nisur prej paradites së sotme në Pallatin e Brigadave dhe ku marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se, procesi i negociatave nuk mund të përballet me këtë numër seancash parlamentare, duke kërkuar që të konsiderohet mundësia për rritjen e seancave të parlamentit.

Një gjë është shumë e qartë dhe besoj që është më e qarta nga të gjitha. Ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do të kenë një ngarkesë si asnjëherë më parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe si asnjëherë më pas. Numri i ligjeve që do duhet të kalojnë në filtrin dhe pastaj në seancën e vendimmarrjes së Kuvendit do të jetë më i larti ndonjëherë për shkak të procesit të negociatave. Nga ana tjetër na duhet siç thamë të jemi sa më cilësorë në këtë proces. Kjo shton nevojën për të rritur angazhimin, orët e punës dhe për të konsideruar mundësinë e rritjes së seancave të parlamentit. Nuk është i përballueshëm ky proces me këtë numër seancash”, tha Rama.

Më pas, ai pati edhe një mesazh për opozitën duke deklaruar se nuk do të lejohet më marrja e fjalës me forcë dhe pengmarrja e seancave plenare.

“Duhet ta ritheksoj që në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është e madhe, në ndarjen e orëve të fjalës në Kuvend, po të shikosh duket ikur jemi në një parlament 1 me 49. Orët e vëna në dispozicion për opozitën janë anomalish shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare në parlamentet e BE. Nuk po them ti ulim orët opozitës, me ketë them që duhet të shikojmë sesi do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim. Në shkeljet ë plotë të etikës parlamentare duke përdorur procedurën për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë kur fillon kuvendi, dhe për të pushuar sallën e parlamentit duke i vendosur deputetët e shumicës,  në pozitën e tyre që janë aty si spektatorë të një teatri balte.

Në asnjë parlament demokratik në asnjë parlament të BE nuk i lejohet asnjë force politike. Rregullorja e parlamenti nuk është e shkruar në gurë, bazuar tek praktikat e BE, duhet ndërhyrë menjëherë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë për fjalën pengmarrje”, tha Rama.

Protesta e 24 Janarit/ Berisha mbledh kryetarët e degëve: 2026-a, viti i provës së madhe

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:28

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbledhur pasditen e sotme, kryetarët e degëve ku në fokus të diskutimeve është protesta e radhës e opozitës, që do të zhvillohet më 24 janar.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se, viti 2026 është viti i provës së madhe.

“Ky është viti i provës së madhe”, u tha Berisha kryetarëve të degëve.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Ky takim, kjo mbledhje ka dy qëllime kryesore të një rëndësie shumë të madhe. Jemi mbledhur sot për përgatitjet që duhet të bëjmë për datën 24 janar. Për secilin prej jush, për secilin prej jush, për çdo anëtar dhe anëtare të Partisë Demokratike, për çdo opozitare dhe opozitar, duhet të ketë të qartë se ky është viti i provës së madhe, ky është viti i sfidës më të madhe që kemi patur ndonjëherë në jetën tonë politike, ky është viti më përcaktues për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne nisim këtë vit pasi në një betejë të pabarabartë, në një betejë të vështirë, ne kemi dalë, ja kemi dalur të paraqesim me sukses para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të vërtetat dramatike të narko-shtetit, të diktaturës autoritare apo autokracisë elektorale të Edi Ramës.

Nuk ka qenë një gjë e thjeshtë, ka qenë një gjë shumë e vështirë për faktin se siç e dini, propaganda koprolalike që ai ka ndërtuar në vend duke vendosur në kontroll mbi 90% të mediave kundrejt pagesave, kundrejt ryshfeteve, për të mashtruar qytetarët shqiptarë dhe për të glorifikuar të keqen, për të mbrojtur krimin, vjedhjen, drogën dhe farsën elektorale, po atë mashtrim ai u ka ndërmarrë, duhet thënë gjithashtu, jo pa sukses në komunitetin ndërkombëtar.

Me lobimin e tij dhjetëra, qindra miliona euro në zyrtarë të ndryshëm të llojit McGonigal, Mogherini, Coldea e të tjerë, e të tjerë, lista e tyre sigurisht shumë e gjatë dhe ne nuk e dimë, por këta i marrim vesh se i nxjerrin aksidentet.

Ai ka bërë gjithçka, ka krijuar një mburojë rreth aktivitetit të tij kriminale si drejtues, patron i organizatës kriminale shtetërore më të rrezikshme të Europës, që është qeveria e tij. Ne arritëm në shtatë rezoluta ndërkombëtare në një hark kohor 14 mujor, të miratuara dhe të firmuara nga të gjitha partitë e spektrit politik tonë në Europë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Arritëm të paraqesim me vërtetësi tiparet e shëmtuara kryesore të narko-diktaturës së Edi Ramës, diktaturës autoritare të tij. Arritëm t’u faktojmë botës se ky demon pushteti ka të përqëndruara në duart e tij në mënyrë antikushtetuese dhe anti-ligjore pushtete më shumë se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

Se ky demon pushteti kontrollon në çdo qelizë, nëpërmjet lidhjeve me krimin dhe drogën, pushtetin në Shqipëri. Arritëm të faktojmë se ky është një armik i egër i pluralizmit që përdor Dumanët e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri, përdor Dumanët e tij si liçencë për krime të shëmtuara elektorale.

Arritëm t’u faktojmë të tjerëve lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës, me grupe të tjera trafikantësh në Shqipëri, në Europë dhe në botë.

MESAZHET/ “Je femra më e bukur e fshatit”! Si Altin Meçe përndiqte motrën e policit

By: Fax Web
16 January 2026 at 17:13

Merr rrjedhë tjetër ngjarja e mbrëmjes së 10 janarit në fshatin Vjosë, të bashkisë Fier, ku Ylli Meçe, 81 vjeç dhe djalin e tij Altin Meçe, u dhunuan brenda banesës së tyre.

Për këtë ngjarje, familja Meçe akuzoi Fredi Lamajn, punonjës policie.

Ndërsa sot, motra e efektivit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me akuzat e bëra nga shtetasi Altin Mecaj, i cili ka deklaruar në media se është dhunuar për shkak të një “like” në rrjetet sociale.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

FOTO-EMRI/ I kërkoi 8 mijë euro klientit për të ndikuar te drejtësia, GJKKO dënon avokatin

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:55

Avokati Besart Logu është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) pasi akuzohet se i mori 8 mijë euro një klienti për të ndikuar te drejtësia në favor të tij.

Dënimi me burg i Logut është konvertuar me 2 vite e 8 muaj shërbim prove.

Gjithashtu, avokatit i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh.

VENDIMI I GJKKO:

Aksident me disa të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, dy prej tyre me helikopter drejt Tiranës

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:36

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërsa dy prej të plagosurve janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

 

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi i ri ushtarak/ Gjermania nis pyetësorët e rekrutimit! Për meshkujt, përgjigjia është e detyrueshme

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:24

Ushtria gjermane, “Bundeswehr”, ka nisur dërgimin me postë të pyetësorëve të parë për sistemin e ri të rekrutimit ushtarak, konfirmoi një zëdhënës për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa).

Pyetësorin e rekrutimit do ta marrin të gjithë meshkujt dhe femrat që mbushin moshën 18 vjeç, si hapi i parë për të vlerësuar aftësinë si dhe motivimin e tyre për shërbimin ushtarak.

Sipas kushtetutës gjermane, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm vetëm për meshkujt, prandaj ata janë të detyruar ta plotësojnë formularin e pyetësorit.

Për gratë shërbimi ushtarak është vullnetar, prandaj ato mund t’i plotësojnë formularët vetëm nëse dëshirojnë.

Plotësimi i pyetësorit bëhet online përmes një kodi QR.

Vullnetarët e parë pritet të fillojnë shërbimin ushtarak në muajt në vijim.

Ligji për Shërbimin Ushtarak hyri në fuqi më 1 janar

“700,000 femra dhe meshkuj të lindur në vitin 2008 ose më vonë do të marrin këto ditë një pyetësor”, njoftuan Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer në një urdhër ditor drejtuar trupave në fillim të vitit. Ligji i ri për rekrutimin e detyruar hyri në fuqi më 1 janar.

Gjermania po i përgjigjet kështu kërcënimitnga Rusiadhe ndryshimeve që rezultojnë në objektivat e NATO-s. Bundeswehri numëron momentalisht 180,000 ushtarë aktivë. Me rekrutimet e reja pritet që atyre t’u shtohen edhe 80,000 vetë në 260.000. Përveç kësaj Bundeswehri synon të ketë edhe 200,000 burra dhe gra si rezervistë.

Toyota, lider global i automjeteve për për të gjashtin vit rradhazi

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:16

Gjiganti japonez i automjeteve “Toyota” konfirmohet lider për vitin 2025, duke ruajtur pozicionin e saj si prodhuesi i makinave me vëllimet më të larta të shitjeve për të gjashtin vit rradhazi.

Sipas të dhënave të publikuara, midis janarit dhe nëntorit, prodhuesi japonez i makinave regjistroi 10.32 milionë automjete në nivel global, ndërsa rivali i tij kryesor, Volkswagen, shiti 8.98 milionë njësi.

Jemi shumë krenarë që realizuam edhe një tjetër performancë të fortë shitjesh në Europë gjatë vitit 2025, çka dëshmon qasjen tonë multi-pathway. Kemi vijuar të prezantojmë modele të reja dhe tërheqëse, mes tyre Aygo X Hybrid, RAV4 i ri, si dhe modelet 100% elektrike pa emetime Toyota C-HR+ dhe Urban Cruiser, ndërsa produkte të tjera të reja do të vijnë gjatë vitit 2026″, shprehet Till Conrad, Zëvendëspresident Ekzekutiv për Shitjet në “Toyota Motor Europe”.

Performanca e markave dhe modeleve

Toyota

Toyota shiti 1,143,963 automjete gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, duke ruajtur pozicionin e markës së dytë më të shitur të automjeteve të pasagjerëve në Europë.

Yaris Cross ishte makina më e shitur në segmentin B-SUV, me 11% pjesë tregu. Modelet më të shitura të markës përfshijnë gjithashtu Yaris, Corolla, Toyota C-HR, RAV4 dhe Aygo X.

Përqindja e automjeteve të elektrifikuara të Toyota-s arriti në 76%, me rritje 5% nga viti në vit. Shitjet e automjeteve 100% elektrike u rritën me 53%, duke arritur në 51,919 njësi, ndërsa plug-in hybrid u rritën me 91%, në 71,845 automjete, të nxitura nga kërkesa e lartë për Toyota C-HR Plug-in Hybrid.

Toyota Professional

Toyota Professional vazhdoi rritjen, me 158,270 automjete të shitura në 2025, ose +19% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa e fortë për Hilux solli një rritje prej 20%, me 46,101 automjete të shitura.

Gama e furgonëve Proace Family, e zgjeruar me PROACE Max në segmentin Heavy Duty, shënoi gjithashtu një rritje prej 19%, me kërkesë të lartë për versionet elektrike me bateri.

  • Shitje totale Toyota: 1,143,963 (+1%)

  • Modelet më të shitura:

    • Yaris Cross (200,477)

    • Yaris (167,019)

    • Corolla (gama) (155,643)

    • Toyota C-HR (143,166)

    • Aygo X (98,838)

    • RAV4 (91,277)

  • Shitje të elektrifikuara: 868,080 (+5%)

  • Modelet elektrike kryesore:

    • Yaris Cross Hybrid (200,471)

    • Yaris Hybrid (166,535)

    • Toyota C-HR Hybrid/Plug-in Hybrid (143,166)

    • Corolla Hybrid (128,544)

    • RAV4 Hybrid/Plug-in Hybrid (89,420)

  • Toyota Professional: 158,270 (+19%)

  • Përqindja e makinave elektrike:

    • Europë Perëndimore: 78%

    • Europë Lindore*: 60%

    • Total: 76%

Arratisja e Ndocit/ Arrestohet Indrit Cërloj, dy ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:34

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.

Arrestimi lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci, që edhe sot vazhdon të mos dihet se ku ndodhet.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ylfete Sema, Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i Policisë:

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

Cërloj ishte emëruar në krye të Burgut Durrës në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas arratisjes së Ndocit, mesditën e së martës, erdhi edhe shkarkimi i zinxhirit komandues të IEVP Durrës”.

Konkretisht:

• Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• Aulon Quku – Kryeinfermier;

• Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, emër i njohur për drejtësinë, u arratis tre ditë më parë nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor.

Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, madje edhe pa pranga në duar.

Pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin ai arriti të dilte jashtë Spitalit të Durrësit, aty ku e priste një automjet tip “Audi A7”,  me të cilin është larguar në drejtim të paditur.

Prej vitit 2020 Ndoci ndodhej i izoluar në qendrën e paraburgimit të Durrësit, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Dhunimi i babë e bir nga polici në Fier, motra e të akuzuarit : E pavërtetë! Më ka ngacmuar dhe përndjekur

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:19

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi Altin Mecaj, sipas të cilave vëllai i saj dyshohet se e ka dhunuar.

Ajo hedh poshtë akuzat duke deklaruar se e ka kallëzuar për përndjekje.

E motra thekson se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe se kjo, sipas saj, mund të faktohet. Reagimi vjen pas disa ditësh deklaratash publike të Altin Mecajt, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe denigruese.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 10 janarit rreth orës 23:30, në fshatin Vjosë, Njësia Administrative Cakran, Bashkia Fier, ku persona të armatosur kanë sulmuar brenda banesës së tyre Ylli Meçen, 81 vjeç, dhe djalin e tij Altin Meçe, emigrant prej vitesh në Gjermani.

LEXO EDHE: “Motra jote është e madhe, nuk është e vogël”/ Ja si nisi konflikti! Dëshmia e të dhunuarit në Fier

Kërcënoi se do hakmerrej për të birin, Policia procedon penalisht babain e Martin Çeços

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:59

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për shtetasin Nevzat Çeco, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra në vitin 2022 për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Procedimi ndaj të moshuarit ka ardhur pas deklaratës së tij një ditë më parë të publikuar në media ku ai shfaqet duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”, njofton Policia.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi dje babai i të ndjerit.

Martin Çeço, 26-vjeç, u gjet i vdekur në qershor 2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq.

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”/ Shakaja e ambasadorit amerikan shkakton reagime

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:57

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik.

“Dëgjuam se ish-kongresmeni Billy Long, i nominuari i Trump për ambasador në Islandë, u ka thënë me shaka anëtarëve në sallë mbrëmë se Islanda do të jetë shteti i 52-të dhe se ai do të jetë guvernatori”, shkroi Politico.

Reagimi në Reikjavik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë për ‘Guardian’, ministria e Jashtme e Islandës tha se kishte kontaktuar ambasadën amerikane për sqarime. “Ministria për Punët e Jashtme kontaktoi ambasadën e SHBA-së në Islandë për të verifikuar vërtetësinë e komenteve të pretenduara”, thuhej në deklaratë.

“Këto fjalë, të thëna nga Billy Long, të nominuar nga Donald Trump si ambasador në Islandë, mund të jenë thënë me shaka. Megjithatë, ato janë fyese për Islandën dhe popullin islandez, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe kanë qenë gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara”.

Brenda pak orësh nga nisja e tij, më shumë se 3.200 persona kishin nënshkruar peticionin, duke mbështetur thirrjen që SHBA-ja të emërojë një person tjetër që tregon më shumë respekt për Islandën dhe popullin islandez.

Të mërkurën, Long raportohet se ka kërkuar falje për komentet në një intervistë për ‘Arctic Today’, një faqe lajmesh që mbulon rajonin. Sipas medias, ai tha se komentet ishin bërë me shaka, ndërsa të tjerë po bënin shaka për Jeff Landry, të dërguarin special të Trump për Groenlandën. “Nuk kishte asgjë serioze në këtë, isha me disa njerëz që nuk i kisha takuar prej tre vitesh dhe ata po bënin shaka për Jeff Landry si guvernator i Groenlandës, pastaj filluan të bënin shaka për mua. Nëse dikush u ofendua, atëherë kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Long.

Edhe pse Long tha se e kuptonte pse komentet kishin shkaktuar reagime, ai këmbënguli se ishte vetëm një shaka dhe nuk duhej marrë seriozisht. “Kërkoj falje dhe ky është komenti im i vetëm. Pres me padurim të punoj me popullin e Islandës dhe më vjen keq që u interpretua në këtë mënyrë. Isha me një grup miqsh dhe nuk kishte asgjë serioze”, shtoi ai.

Të enjten, Sigmar Guomundsson, deputet islandez nga partia centriste Liberale Reform, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i përshkroi komentet si “jo një shaka veçanërisht qesharake” duke pasur parasysh tensionet rreth Groenlandës.

“Është e vetëkuptueshme që kjo është jashtëzakonisht serioze për një vend të vogël si Islanda”, i tha ai gazetës islandeze Morgunblaoio. “Duhet të kuptojmë se të gjitha argumentet e sigurisë që amerikanët përmendin për Groenlandën vlejnë edhe për Islandën. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeografik të këtyre dy ishujve”.

Ai i përshkroi komentet si shenjë të një mungese respekti në rritje në SHBA ndaj sovranitetit të shteteve të vogla. “Islandezët duhet gjithashtu të kenë guximin, pavarësisht marrëdhënieve tona shumë miqësore me Shtetet e Bashkuara, jo më pak përmes NATO-s, të diskutojnë se ku dhe si shërbehen më mirë interesat tona të sigurisë në këtë botë që po ndryshon”.

FOTO/ 3 vite punime dhe 35 milionë euro shpenzime, vila “e pleqërisë” për Ronaldon është gati

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:49

Pas tri vitesh punime dhe investimi kolosal, vila e re e Cristiano Ronaldos në Portugali është e përfunduar.

Sipas “Daily Express”, prona në Cascais ka kushtuar rreth 34.5 milionë euro, duke u konfirmuar si një nga rezidencat më të mëdha dhe të shtrenjta në Portugali.

LEXO EDHEMë të paguarit e sportit për vitin 2025/ Ronaldo në krye, amerikanët dominojnë klasifikimin

Detajet janë të ngjashme me një resort 5 yjesh; pishina të brendshme dhe të jashtme, një zonë nëntokësore për koleksionin e tij të madh të supermakinave, rubineti prej ari dhe tunel nëntokësor që lejon ta shikosh nga dritaret këndin e pishinës.

Qëllimi i CR7 është të transferohet përfundimisht aty me Georginën dhe fëmijët, pas “pensionimit” të tij.

Sipas Ivana Rodríguez, motrës së Georgina: “Vila është kaq e madhe sa, sipas meje, duhet të ecësh me ‘buggy’ brenda saj (‘buggy’ – makinë e vogël për lëvizje brenda, ose ‘golf kart’). Kudo të vendosin të na presin, një dhomë apo një lloj hoteli i brendshëm, do të jetë i mjaftueshëm. Mund të jenë edhe një mijë dhoma me gjërat e tyre, ka hapësirë për gjithçka”.

Batutat në Abu Dhabi/ Rama “kapet” me grekët: Kush flet me pathosin nacionalist, s’më duket si pasardhës i Platonit e Aristotelit

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar në median greke “Prothema“, ku batutat e tij, të shkëmbyera në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi me moderator grekun John Defterios, janë trajtuar si ironike dhe ofenduse për Greqinë.

Sipas Ramës, “Protothema”, është media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.

Reagimi i Ramës në “X”:

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që

Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”.

EMRI/ Presidenti emëron Komandantin e ri të Forcave Detare

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka liruar nga detyra këtë të premte, 16 janar, Nënadmiralin Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Vendin e tij, do ta zërë Kundëradmirali Arsen Burhan Mullaj.

Sakaq, Presidenti i Republikës dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për

Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore“, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Shifrat: Maignan, portieri më vendimtar i Serie A

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:23

Statistikat e shpallin Mike Maignan portierin më vendimtar të Serie A.

Siç thekson “Opta”, me 16 gola të pësuar në 20 javë kampionati përballë 23.7 “expected goals”, portieri francez ka shmangur 7.7 gola që, në kushte normale, do të kishin përfunduar në rrjetë.

Është një diferencë shumë e madhe, që flet për pritje vendimtare, reflekse jashtë normales dhe aftësi të vazhdueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjeve.

Treguesi “expected goals on target conceded” është e dhënë që mat probabilitetin që një goditje të kthehet në gol, bazuar në cilësinë e goditjeve në portë të pranuara, pozicionin e gjuajtjes, fuqinë, këndin dhe vendin ku topi drejtohet brenda kuadratit të portës.

LEXO EDHEVIDEO/ Milan nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë fitojnë “derbin e vogël”

Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:38

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars, bashkia Klos.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarë të të riut, banorë të zonës, forca policie, zjarrfikëse nga bashkitë Mat dhe Klos, si edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

kërkimet janë përqendruar përgjatë shtratit të lumit Mat, nga fshati Dars deri në Liqenin e Ulzës, ku derdhet lumi.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa familjarët e 30-vjeçarit mbeten në pritje dhe shpresë për gjetjen e tij, në një situatë që po bëhet gjithnjë e më e rëndë me kalimin e ditëve pa rezultat.
Kujtojmë se në automjet në momentin e aksidentit kanë qenë dy persona, drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri 30-vjeçar Jurgen Karaj.
Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Lidhur me ngjarjen, Policia arrestoi 24-vjeçarin Llosha, pasi dyshohet se ai u largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu më herët Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

❌
❌