Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Mickoski: Do të ketë rritje lineare të pensioneve

1 January 2026 at 15:50


Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi sot se Qeveria po vazhdon me politikën e rritjes lineare të pensioneve, në mënyrë që pensionistët të marrin rritjen e radhës në prill, me pagesën e pensionit të marsit.

"Do të ketë një rritje tjetër lineare. Parametrat e fundit statistikorë për nivelin e varfërisë dhe koeficientin Gini vetëm sa e justifikojnë më tej këtë politikë", theksoi Mickoski.

Ai kujtoi dinamikën e rritjeve nga 2.500 denarë secila në nëntor 2024 dhe prill 2025, si dhe 1.000 denarë në nëntor 2025.

"Kjo do të jetë rasti tani në prill për pensionin e marsit në vitin 2026. Ne duam të ulim nivelin e varfërisë dhe koeficientin Gini, që nënkupton një shpërndarje të pabarabartë të të ardhurave. Në këtë drejtim, ne jemi më të mirët në rajon dhe mbi mesataren evropiane", shtoi Kryeministri./Telegrafi/

Deon Shabani, fëmija i parë i lindur në vitin 2026 në Tetovë

1 January 2026 at 15:24


Në Tetovë, foshnja e parë e lindur në vitin 2026 është një djalë.

Kryetar i komunës, Bilall Kasami bashkë me familjen e tij ka vizituar foshnjën dhe nënën e foshnjës, Ajsere Shabanin. Kasami ka njoftuar se djali quhet Deon.

“Deon Shabani, banori më i ri i Tetovës! Në orët e para të tij, Tetova u bë shtëpi e një mrekullie të vogël.

Deon Shabani, një mrekulli që hapi vitin, një lindje që solli dritë, shpresë dhe buzëqeshje. Të kesh shëndet dhe lumturi Deon!”, ka shkruar Kasami.

Gjendet një person i vdekur në një stacion autobusi në Shkup

1 January 2026 at 14:56


MPB njofton se mbrëmë është gjetur një person i vdekur në një stacion autobusi.

"Më 01.01.2026 në orën 00:05 në SPB Shkup, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Shkup raportoi se një person i ndjerë mashkull pa dokumentacion, me shumë gjasa i pastrehë, është gjetur në një stacion autobusi në zonën e Qendrës.

Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi"./Telegrafi/

Policia jep detaje të reja lidhur me vrasjen e një shtetasi turk në Shkup

1 January 2026 at 14:29


MPB ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjne e një shtetasi turk në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

"Më 01.01.2026 në orën 01:11, Shërbimi Special i Policisë Shkup ka marrë njoftim se para një objekti ushqimor në "Çarshinë e Vjetër të Shkupit" është prishur rendi dhe qetësia publike, me ç'rast është zhvilluar një përleshje fizike, gjatë së cilës dy persona janë lënduar nga një objekt i mprehtë.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë gjetur A.M.D. (22) nga Turqia, i cili është shpallur i vdekur nga një mjek i urgjencës në orën 01:30, dhe Ç.E. (23) nga Turqia, i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" për ndihmë.

Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për sqarimin e rastit", thonë nga MPB./Telegrafi/

Toshkovski: Një shtetas turk është vrarë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

1 January 2026 at 14:06


Një person është vrarë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në një incident që ndodhi në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, konfirmoi Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

Sipas tij, viktima është shtetas turk dhe krimi është kryer me një objekt të mprehtë.

"Kemi një person të vdekur dhe një person me lëndime të rënda. Si vrasja ashtu edhe plagosja e rëndë janë kryer me thikë të mprehtë. Ka të dyshuar, por në këtë pikë nuk mund të jap më shumë detaje, sepse njëri prej tyre është në arrati", tha Toshkovski.
Ministri theksoi se në ngjarje morën pjesë disa persona dhe se të gjithë të përfshirët ishin shtetas të huaj.

Përveç vrasjes, shtatë persona u lënduan gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri.

Gjatë së njëjtës periudhë, në territorin e kryeqytetit ndodhën gjithsej 23 aksidente trafiku, dy prej të cilave përfunduan me lëndime të rënda trupore./Telegrafi/

Në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup mbrëmë janë shtruar 31 persona

1 January 2026 at 13:46


31 persona kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup në natën e Vitit të Ri 2026.

Drejtori i Klinikës, Niko Beçarovski tha se 13 prej pacientëve kanë qenë të mitur, ndërsa sipas vlerësimeve, shumica janë raste me intoksikime alkoolike, përcjell TV21.

“31 bashkëqytetarë në 12 orët e fundit kanë përfunduar në Klinikën tonë.

Pacientja më e re është në moshën 14 vjeçe, ndërsa më e vjetra, gjithashtu paciente është në moshën 44 vjeçe. Nga ky numër, 13 janë të mitur, Sipas strukturës së gjinisë, 21 kemi pasur nga gjinia mashkullore dhe 10 nga gjinia femërore.

Duke pasur parasysh që ishte e furishme, disa analiza toksikologjike ende i presim, megjithatë në përgjithësi, për të gjithë vlerësojmë se janë intoksikime alkoolike. Pacienti i fundit diku nga ora 8 sot e ka lëshuar Klinikën”, tha mjeku Niko Beçarovski.

Nga sot fillon faza e pilot projektit të faturave elektronike në Maqedoni

1 January 2026 at 13:19


Nga sot (01.01.2026) fillon faza pilot e projektit të faturave elektronike, e cila synon të minimizojë rrezikun e abuzimit dhe faturave fiktive.

Siç njoftoi më parë drejtoresha e DAP, Elena Petrova, është zgjedhur një model me një zgjidhje moderne në përputhje me standardet dhe kërkesat ndërkombëtare, i cili do të jetë i lehtë për kompanitë për t'u zbatuar dhe integruar me sistemet e tyre, dhe po zbatohen masa që do të lejojnë minimizimin maksimal të rreziqeve.

Sipas saj, kjo reformë do të përmirësojë menaxhimin e financave publike, do të përmirësojë pajtueshmërinë tatimore, do të zbulojë shpejt dhe lehtë vendimet e papërshtatshme për TVSH-në e hyrjes, shpenzimet e deklaruara në mënyrë të papërshtatshme që nuk njihen për aktivitetin ekonomik, do të zvogëlojë ekonominë gri, do të ketë kontroll tatimor më efikas.

Ai theksoi se fatura elektronike është ndër reformat më të rëndësishme dixhitale të DAP-it dhe për të gjithë komunitetin e biznesit, dhe po zbatohet me shumë kujdes për të siguruar gatishmërinë e operatorëve ekonomikë që do të jenë përdorues të sistemit të ri./Telegrafi/

Merxhanoski: Një fëmijë dy vjeç dhe një 30-vjeçar janë në rrezik për jetë

1 January 2026 at 12:42


Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia.

“Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se ka rënë. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive.

Në Neurokirurgji është pranuar një pacient 16 vjeç nga Shtipi, gjithashtu ka rënë nga lartësia. Fëmijë me të dhëna të panjohura, 2 vjeç, gjithashtu është pranuar në Kujdes Intensiv me projektil kokë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dhëna për ngjarjen, gjithashtu është në rrezik për jetë”, tha mes tjerash Igor Merxhanoski, drejtor i Klinikës së Traumatologjisë, përcjell "TV21".

Mes tjerash Merxhanoski njoftoi se janë regjistruar edhe 8 sulme fizike, një lëndim me thikë dhe një lëndim tjetër me armë në Prilep, te një pacient nga Shkupi, ndërsa janë kryer intervenime te 8 pacientë që janë lënduar nga mjetet piroteknike.

Gjorgjievski: Çdo fëmijë i porsalindur është një shpresë dhe detyrim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

1 January 2026 at 12:10


Evgenija Kamçeva e vogël është foshnja e parë e lindur në Shkup këtë vit të ri. Ajo lindi pikërisht në mesnatë, duke e mirëpritur kryeqytetin në vitin 2026 me një lajm të bukur dhe simbolik - fillimin e një jete të re dhe shprese të re.

Kryetari i Qytetit së Shkupit, Orce Gjorgievski, e ndau ngjarjen e gëzueshme në rrjetet sociale, duke i uruar të porsalindurit Evgenija shëndet, një fëmijëri të lumtur dhe një jetë të mbushur me dashuri, dinjitet dhe mundësi.

“Çdo fëmijë i porsalindur është një shpresë dhe detyrim i përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet më të sigurt dhe një shoqëri më të fortë”, tha Gjorgjievski, duke shtuar se viti i ri duhet të jetë një vit i jetëve të reja, gëzimit dhe buzëqeshjeve.

Ai gjithashtu i dërgoi urime të sinqerta nënës Emilija, me urime për shëndet të mirë, lumturi dhe sukses, duke theksuar se Evgenija është fillimi më i bukur i vitit të ri për Shkupin.

Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair mbrëmë kanë lindur dy vajza binjake

1 January 2026 at 11:43


Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njoftoi se në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair në mesnatën e ndërrimit të moteve kanë lindur dy vajza binjake.

Këtë deklaratë Aliu e dha gjatë vizitës në Qendrën Klinike në Shkup, ku autoritetet vizituan foshnjën e parë që lindi në Klinikën e Gjinekologjisë, Evgenija Kamçevën.

“Viti 2026 na filloi mirë, për shkak se kemi tre lindje, tre vajza. Në traditën tonë vajzat janë mirëqenie për shoqërinë, kështu që uroj që viti 2026 të jetë vit i mirëqenies”, tha mes tjerash Aliu duke shtuar se do të vizitojnë edhe binjaket në Klinikën e Gjinekologjisë në Çair. (Tv21)

Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Maqedonisë, Kiro Gligorov

1 January 2026 at 11:21


Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Gligorov vdiq më 1 janar 2012, në shtëpinë e tij në Shkup në moshën 94 vjeç.

Ai lindi më 3 maj 1917 në Shtip dhe luajti një rol aktiv në procesin e pavarësisë së vendit dhe njohjes ndërkombëtare të tij.

Ndalohet një 29-vjeçar në Veles, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

1 January 2026 at 10:59


Më 01.01.2026 në orën 04:55, oficerët e Policisë së Velesit ndaluan Z.J. (29) nga Velesi.

Më parë, në rrugën "Dimitar Vlahov" në Veles, ai u përplas me një shtyllë metalike ndriçimi me një automjet pasagjerësh "Seat" me targa të Velesit.

Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin, u përcaktua se ai po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 1.66 promil alkool në gjak.

Në vitin 2025, nga taksat rrugore në Maqedoni janë mbledhur mbi 67 milionë euro

1 January 2026 at 10:31


Nga pagesa e taksave rrugore, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh ( 67.624.624 euro).

“Sipas qarkullimit të deritanishëm të realizuar, viti 2025 do të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025 qarkullimi total i realizuar tashmë është rritur krahasuar me vitin 2024, i cili ishte rekord, dhe është më i lartë për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362,00 denarësh ( 67.624.624 euro)”, informoi Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH).

Ai thekson se të ardhurat nga pagesa e taksave kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Pasqyra e qarkullimit total të realizuar nga pagesa, shitja e pajisjeve elektronike, rimbushja e pajisjeve elektronike, pagesa e biletave për patarinë e papaguar, si dhe mjetet e arkëtuara përmes platformës Open Balkan (që nga vera e vitit 2023), tregon se në vitin 2020 janë arkëtuar 34.029.562 euro, në vitin 2021 46.401.122 euro, në vitin 2022 53.242.070 euro, në vitin 2023 62.077.966 euro, ndërsa në vitin 2024 66.463.963 euro.

Nga NPRSH bëjnë të ditur se, pas thirrjes për krijimin e një rrjeti më të gjerë të disponueshmërisë për blerjen dhe rimbushjen e pajisjes M-TAG, është lidhur kontratë për shitje, shpërndarje dhe pagesë të pikë pagesës me pajisje për pagesë elektronike (tag) me personat juridikë A1 Maqedonia dhe Telekomi i Maqedonisë.

“Aktualisht po realizohet integrimi i softuerëve aplikativë ndërmjet NPRSH-së dhe personave juridikë për vënien në funksion të shërbimeve të kërkuara me M-TAG“, informojnë nga NPRSH.

Kuvendi në qershor miratoi ndryshime në Ligjin për rrugët publike, me të cilat u krijua baza ligjore për shpalljen e një thirrjeje për zgjedhjen e operatorit për vendosjen e një rrjeti shitjeje me pakicë në të gjithë vendin për rimbushjen e pajisjeve elektronike – M-karta dhe M-tag.

Kjo aktualisht bëhet vetëm në ambientet e NPRSH-së. Përvojat në shtetet e tjera tregojnë se me këtë mënyrë shitjeje, pajisjet elektronike për pagesën e rrugëve janë bërë më të qasshme për përdoruesit dhe se numri i tyre është rritur. Priten përfitime në përshpejtimin e qarkullimit të trafikut në stacionet e pagesës, rritjen e efikasitetit të tyre, përmirësimin e sigurisë në trafik, uljen e keqpërdorimeve dhe rritjen e kënaqësisë së përdoruesve.

Në Kodrën e Diellit temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius

1 January 2026 at 09:56


Temperatura më të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar në Kodrën e Diellit me -15 gradë celsius.

Siç raportohet nga DPHM, -14 gradë janë matur në Berovë, -12 në Mavrovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Manastir, -11 në Pretor dhe Ohër, -10 në Shkup - Petrovec, Prilep, Tetovë, Demir Kapi, Veles, Shtip dhe Pozharanë, -9 në Strumicë dhe Gjurishtë, -8 në Shkup - Zajçev Rid, Vinicë dhe Kavadar dhe -4 gradë në Gjevgjeli.

Temperatura maksimale sot priten të jenë nga -1 deri në 6 gradë./Telegrafi/

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

1 January 2026 at 09:20


Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

"Komunikacioni në rrugën drejt vendkalimit kufitar Qafë Thanë vazhdon të jetë i ndërprerë", thonë nga LAMM./Telegrafi/

Nga sot rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni

1 January 2026 at 08:54


Nga sot (1 janar 2026) hynë në fuqi vendimi i KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetik më herë kanë njoftuar se rritje të çmimit të energjisë elektrike do të ketë në tri blloqet.

"KRRE ka vendosur që çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë të rritet me 2.45%. Për bllokun e dytë rritja është 2.87%, ndërsa për bllokun e tretë, rritja e çmimit do të jetë 3.32%. Për tarifën e lirë të energjisë elektrike rritja do të je për 2.50%", njoftuan nga KRRE.

Kryetari i KKRE, Marko Bislimoski njoftoi se shumica e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë.

"63.86% e amvisërive kanë konsum vetëm në bllokun e parë dhe në një tarifë të lirë. Kjo është 517.400 familje. 20.97% ose 169,900 amvisëri kanë konsum në bllokun e parë dhe të dytë, ndërsa 1.73% e familjeve kanë konsum në tre blloqet", njoftoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski./Telegrafi/

Foshnja e parë për vitin 2026 në Maqedoni është vajzë

1 January 2026 at 08:24


Pikërisht në mesnatë, në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi foshnja e parë e vitit të ri.

Foshnja e parë e porsalindur në Maqedoni në Vitin e Ri 2026 është vajzë.

"Një princeshë lindi në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë", njoftuan nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë në faqen e saj në Facebook.

Foshnja lindi saktësisht në mesnatë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë./Telegrafi/


Moti sot në Maqedoninë e Veriut

1 January 2026 at 08:08


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin -13 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri 6 gradë celsius.

Të premten moti pritet të jetë me vranësira dhe i ftohtë me temperatura ndër zero./Telegrafi/

Yesterday — 31 December 2025Main stream

Prokuroria ka ngritur aktakuzë për 7 persona dhe 13 kompani në Maqedoni, kërkohet konfiskim i pasurive

31 December 2025 at 16:11


Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër 7 personave dhe propozim penal për 3 persona fizikë dhe 13 kompani, për mashtrime masive me kthimin e TVSH-së.

Të akuzuarit, pronarë dhe menaxherë kompanish, përdorën fatura fiktive shitje të supozuar të pasurive të patundshme dhe përfituan në mënyrë të paligjshme mbi 22 milionë euro nga buxheti.

Paratë e përfituara u lëvizën mes personave juridikë për të fshehur origjinën, ndërsa një pjesë përdorej për blerje prone, shlyerje kreditesh dhe pagesa të tjera.

Prokuroria ka kërkuar konfiskim të pasurive të përfituara nga krimi dhe ka propozuar masa sigurie për të akuzuarit, përfshirë vazhdimin e paraburgimit për disa prej tyre.

Kallëzim penal ndaj dy personave në Koçan, dyshohen për veprat penale "vjedhje" dhe "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik"

31 December 2025 at 15:43


NJPB Koçan ka ngritur kallëzim penal kundër O.S.A. (42) nga Shtipi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale "vjedhje" dhe dy vepra penale "dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik" dhe kundër D.T. (39) nga Koçani për veprën penale të vazhdueshme "ndihmë" në lidhje me veprën penale "dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistem kompjuterik".

"I denoncuari i parë, më 04.10.2024, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në ambientet e Qendrës së Dializës në Koçani dhe nga një dollap i mbyllur u ka marrë dy punonjësve një portofol me para, dy pagesa bankare dhe dokumente personale.

Po atë ditë, i denoncuari i dytë i ka ndihmuar të denoncuarit të parë, duke i përdorur kartat e pagesës të cilat ua kishin marrë personave dhe ka tërhequr të holla në një shumë të përgjithshme prej 40.300 denarësh", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

❌
❌