Ministria e Drejtësisë organizon tryezën e 24 konsultative për Kodin e ri Penal
Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini. Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente themelore për një shoqëri që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.