❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve

23 December 2025 at 18:47

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Tregu i sigurimeve nĂ« ShqipĂ«ri ka vijuar trendin pozitiv gjatĂ« periudhĂ«s janar-nĂ«ntor tĂ« kĂ«tij viti, duke reflektuar rritje tĂ« tĂ« ardhurave nga primet dhe zgjerim tĂ« numrit tĂ« kontratave tĂ« sigurimit, ndĂ«rsa niveli i dĂ«meve tĂ« paguara ka shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie tĂ« lehtĂ« krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit arritën në 24,2 miliardë lekë, ose 10,17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit të lidhura u rrit me 4,69%, duke arritur në 1,506,529 kontrata, çka tregon një zgjerim të bazës së klientëve dhe rritje të kërkesës për produkte sigurimi.

Struktura e tregut mbetet e dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91,54% të totalit të primeve të shkruara bruto. Sigurimet e Jetës zënë 8,43% të tregut, ndërsa risigurimi mbetet në nivele minimale me 0,028%. Këto të dhëna konfirmojnë orientimin tradicional të tregut shqiptar drejt sigurimeve Jo-Jetë, veçanërisht atyre motorike.

Nga këndvështrimi i ndarjes sipas llojit të sigurimit, primet e sigurimit të detyrueshëm vijojnë të kenë peshën kryesore në treg, duke zënë 62,42% të totalit, ndërsa sigurimet vullnetare përbëjnë 37,58%.

Në anën tjetër, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë janar-nëntor 2025 arritën në rreth 7,4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 3,61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik, që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmeve totale, kapën vlerën 5,7 miliardëë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,31% në krahasim me një vit më parë. /j.p/

The post Mbi 1,5 milionë kontrata sigurimi dhe rritje dyshifrore e primeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj

22 December 2025 at 16:55

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ TĂ« ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqĂ«rore dhe shĂ«ndetĂ«sore kanĂ« vijuar rritjen gjatĂ« vitit 2025, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« financiare tĂ« skemĂ«s dhe garantimin e pensioneve dinjitoze pĂ«r qytetarĂ«t.

Për periudhën 11-mujore të vitit 2025, të ardhurat e mbledhura nga kontributet arritën në rreth 158 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë arkëtuar 15,6 miliardë lekë më shumë, ndërsa realizimi ka tejkaluar planin për këtë periudhë me rreth 500 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është mbështetur kryesisht nga rritja e pagave në administratën publike, e shoqëruar me zgjerimin e fondit të pagave në sektorin privat, si dhe nga masat e ndërmarra në kuadër të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit për vitin 2025, me fokus përmirësimin e administrimit tatimor.

Sipas listëpagesave të deklaruara në Administratën Tatimore për 9-mujorin e vitit 2025, rezultojnë rreth 751520 tatimpagues në listëpagesë, si dhe 12616 kontribues më shumë, ose 1,7% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ndërkohë, numri i vendeve të punës arriti në rreth 761362, me 12457 vende pune më shumë, ose 1,7% rritje vjetore.

Në vijim, për vitin 2026 parashikohet që të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore të arrijnë në rreth 196,9 miliardë lekë. Ky parashikim përfaqëson një rritje prej rreth 20,2 miliardë lekë krahasuar me të ardhurat sipas Aktit Normativ, ose rreth 11,4% më shumë.

Programimi i të ardhurave për vitin 2026 bazohet në parashikimet makroekonomike, si rritja e ekonomisë, si dhe në analizën e faktorëve që ndikojnë në zgjerimin e bazës së kontributeve. /j.p/

The post Rriten të ardhurat nga kontributet, 158 miliardë lekë në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2025, popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon

18 December 2025 at 00:03

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.

NĂ« vitin 2025 popullsia zyrtare ShqipĂ«risĂ« ishte 2,363,314 banorĂ« me njĂ« tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda njĂ« viti, ndĂ«rsa nĂ« terma relativĂ« rĂ«nia ishte –1.2%, norma mĂ« e lartĂ« nĂ« rajon.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat nĂ« tabelĂ«n e mĂ«poshtme rĂ«nia e popullsisĂ« sĂ« BosnjĂ«-HercegovinĂ«s Ă«shtĂ« –0.3%, ajo e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut –0.2%, e SerbisĂ« -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.

Në 4 vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor popullsia ra mesatarisht me 0.3 %, ndërsa në Shqipëri gati 4 herë më shumë, me 1.1%.

Diferenca tregon se fenomenet demografike, veçanërisht emigracioni i vazhdueshëm dhe ulja e lindshmërisë, po ndikojnë vendin tonë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me statusin kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Në vitet e fundit rënia e popullsisë është përshpejtuar për shkak të tkurrjes së të rinjve që po ulin me shpejtësi lindjet nga viti në vit.

Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë. Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, largohen për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mundësi më të qëndrueshme karriere në vendet e BE-së. Kjo tendencë është rritur pas liberalizimit të tregut europian të punës dhe skemave të rekrutimit të vendeve si Gjermania, që kanë kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.

Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.

Gjithashtu Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë. Shumë çifte të reja shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe emigrimit të partnerëve.

Në dekadën në vijim numri i vdekjeve pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve dhe do krijojë deficit natyror që vetëm do të thellohet nëse nuk merren masa frenuese./ B.Hoxha

Burimi: Eurostat

 

The post 2025, popullsia e Shqipërisë ra me ritmet më të larta në rajon appeared first on Revista Monitor.

3-mujori i tretë, të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit

18 December 2025 at 00:02

Numri i të punësuarve me kontribute po vjen në rritje, pavarësisht se matjet nga Anketa e Forcave të punës tregojnë për rënie të punësuarve.

Burimi i të dhënave administrative mbi punësimin (ata që paguajnë sigurime) arriti në 771,332 persona në tremujorin e tretë të këtij viti, me një zgjerim mbi 22 mijë ose 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024.

Në sektorin shtetëror, numri i të punësuarve kontribuues arriti në 183,841 persona në tremujorin e tretë 2025, me rreth 3,400 persona më shumë, me rritje vjetore 1.9%.

Punësimi në administratën publike dhe institucionet shtetërore po pëson në rritje të qëndrueshme nga viti në vit, duke kulmuar në tremujorin e parë të vitit me mbi 185 mijë persona për shkak të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë edhe sektori privat ka regjistruar një zgjerim më të ndjeshëm. Në tremujorin e tretë 2025, numri i të punësuarve kontribuues në sektorin privat arriti në 587,491 persona, nga 568,832 persona në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo do të thotë një rritje prej rreth 18,700 të punësuarish, ose mbi 3% në bazë vjetore.

Në tërësi, krahasimi vjetor tregon se rritja e punësimit me pagë në tremujorin e tretë 2025 është mbështetur kryesisht nga sektori privat, i cili jo vetëm që ka peshën më të madhe në punësim, por edhe ritmin më të shpejtë të zgjerimit.

INSTAT publikon dy tregues mbi ecurinë e punësimit. I pari është Anketa e Forcave të Punës që shërben për reference zyrtare dhe është një vrojtim statistikor që kryhet pranë familjeve. Intervistohen një kampion individësh 15 vjeç e lart dhe konsiderohen të punësuar personat që kanë punuar qoftë dhe një orë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës.

Treguesi i dytë janë të dhënat administrative që masin të punësuarit që derdhin sigurime dhe të dhënat merren nga Drejtoria e Tatimeve.

Me të dhënat e Anketës punësimi u tkurr me gati 20 mijë persona në popullsinë 15-64 vjeç ndërmjet tremujorit te tretë 2024 dhe atij 2025. Ndërkohë të punësuarit me pagë që paguajnë sigurime u zgjeruan me rreth 22 mijë persona në të njëjtën periudhe.

Të dhënat nga Anketa më shumë se sa ndryshimet në punësimin real po reflektojnë rënien e fortë të popullsisë nga viti në vit.

Nga numri e personave në moshë që raportohen si të punësuar, vetëm 73 për qind e tyre paguajnë sigurime, sipas dy burimeve kryesore te të dhënave zyrtare. Ky hendek po ngushtohet nga rënia e popullsisë pasi para pandemisë pak më shumë se 50 për qind e të punësuarve paguanin sigurime./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

 

The post 3-mujori i tretë, të punësuarit me sigurime zgjerohen me 22 mijë në një vit appeared first on Revista Monitor.

Fitimi i kompanive të sigurimit u rrit me 64% për gjysmën e parë të vitit

16 December 2025 at 10:00

Fitimi i tregut të sigurimeve shënoi një rritje të fortë në gjysmën e parë të këtij viti.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se, për 6-mujorin 2025, fitimi neto i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 2.1 miliardë lekëve ose 21.5 milionë eurove.

Fitimi neto i tregut është rritur me 64% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet u rritën njëkohësisht në tregun e sigurimit të Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive në tregun më të madh, atë të Jo-Jetës, u rrit në 1.87 miliardë lekë, 65% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndikimin kryesor nĂ« rritjen e fitimeve e ka dhĂ«nĂ« pĂ«rmirĂ«simi i rezultatit teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues) dhe rritja e tĂ« ardhurave nĂ« zĂ«rin “tĂ« ardhura tĂ« tjera”.

Rezultati teknik arriti vlerën e afërsisht 1.41 miliardë lekëve, në rritje me 27.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024.

Rritja e rezultatit teknik u përcaktua nga një rritje më e lartë e primeve të fituara neto në raport me dëmet e paguara neto dhe shpenzimet e tjera të veprimtarisë së kompanive të sigurimit.

Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 5.3% krahasuar me 6-mujorin 2024.

Nga ana tjetër, dëmet neto të paguara janë rritur me 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, shpenzimet e veprimtarisë kanë shënuar një rritje të lehtë me 2.9% krahasuar 6-mujorin e vitit të kaluar.

Edhe rezultati neto nga investimet ishte pozitiv në vlerën e 464 milionë lekëve, me një rritje prej 16.2% krahasuar me 6-mujorin 2024.

NdĂ«rsa tĂ« ardhurat nĂ« zĂ«rin “tĂ« ardhura tĂ« tjera” shĂ«nuan njĂ« rritje tĂ« fortĂ« nĂ« 463 milionĂ« lekĂ«, 154 herĂ« mĂ« shumĂ« krahasuar me nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ndërsa, në tregun e sigurimit të Jetës kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 240 milionë lekëve, shifër kjo 60% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të Jetës ka ardhur kryesisht nga rritja e primeve të fituara neto, paralelisht me uljen e shpenzimeve neto për dëme të paguara.

Primet e fituara neto u rritën me 12.7% krahasuare me një vit më parë, ndërsa shpenzimet neto për dëme të paguara ranë me 23% krahasuar me një vit më parë.

Edhe për këtë vit kompanitë e sigurimit të Jetës po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 11.3% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në 6 muaj, shpenzimet operative arritën në 627 milionë lekë, gati pesë herë më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.

Sipas të dhënave nga AMF, tregu i sigurimeve për 6-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 12.8 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 8%.

Në masën dërrmuese, edhe këtë vit rritja vazhdon të vijë nga sigurimet e detyrueshme motorike, ndërsa shumica e produkteve të sigurimit vullnetar janë në rënie./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Fitimi i kompanive të sigurimit u rrit me 64% për gjysmën e parë të vitit appeared first on Revista Monitor.

Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar

9 December 2025 at 12:00

Tregu i sigurimit të pronës nga fatkeqësitë natyrore është shfaqur i plogësht edhe gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes financiare (AMF), për dhjetë muajt e vitit 2025 primet e shkruara bruto të sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës kishin vlerën e 2.03 miliardë lekëve, me një rritje prej 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij produkti është ndjeshëm më e ulët krahasuar me rritjen mesatare prej 10.25% të tregut të sigurimit të jo-jetës. Kjo ka bërë që pesha e produktit të bjerë në 9.9% të volumit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto, nga 10.4% që kishte qenë një vit më parë.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme në vitet e fundit ka mbështetur edhe rritjen e tregut të sigurimit të pronës, por përmasat e tij ngelen shumë modeste dhe zënë një peshë të ulët kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në vend.

Gjithashtu, bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Në muajin korrik të këtij viti, qeveria shqiptare riktheu për konsultim, pas dy vitesh, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk sjell ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet krahasuar me variantin fillestar të vitit 2023.

Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Megjithatë, industria e sigurimeve është shprehur në vijimësi kundër kësaj skeme, duke kërkuar një zgjidhje tjetër, që të përfshijë edhe shoqëritë private të sigurimit.

Burime nga tregu i sigurimeve kanĂ« shprehur pĂ«r “Monitor” besimin se edhe varianti i fundit i projektligjit, i hedhur pĂ«r konsultim nga qeveria shqiptare, nuk do tĂ« miratohet. NĂ« fakt, megjithĂ«se konsultimi publik Ă«shtĂ« mbyllur qysh nĂ« muajin gusht, projektligji ende nuk i Ă«shtĂ« propozuar Kuvendit pĂ«r miratim nga KĂ«shilli i Ministrave./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Sigurimi i pronës i plogësht, siguruesit besojnë se qeveria do tërhiqet nga skema e propozuar appeared first on Revista Monitor.

Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit

2 December 2025 at 00:01

Pavarësisht se pas vitit 2014 me ndryshimin e ligjit organik të buxhetit dhe një seri vendimesh dhe udhëzimesh bizneset e kanë të pamundur të ushtrojnë aktivitet nëse nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, në realitet detyrimet në këtë zë po vijnë në rritje të shpejtë vit pas viti, teksa disa qarqe kanë tendence më të fortë për të mos paguar se disa të tjera më pak.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim në Institutin e Sigurimeve Shoqërore evidentoi se rajoni me numrin më të lartë të debitorëve mbetet Vlora, me rreth 7039 debitorë në 2024, ose 54 për qind të debitorëve të evidentuar në 12 drejtoritë rajonale të vendit me qendër qarku.

Edhe shuma e detyrimeve në këtë rajon është më e madhja në shkallë kombëtare, duke kaluar nga 2.92 miliardë lekë në vitin 2024 dhe përbën 56 për qind të detyrimeve totale në varësi të drejtorive rajonale.

Rritje të dukshme shënojnë gjithashtu Dibra dhe Elbasani, si në numër debitorësh, ashtu edhe në vlerën e borxhit. Në Dibër numri i debitorëve në 2024 shënoi rritje me 26 % dhe gjithashtu edhe detyrimet në vlerë u rriten. (shiko tabelën e mëposhtme)

Edhe në Elbasan numri i debitorëve u rrit me 20 % ndërmjet 2023 dhe 2024, me një zgjerim të detyrimeve nga 78.5 milionë lekë në mbi 81 milionë lekë më 2024.

Në rajone si Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra raportohet rritje megjithëse shumat janë më të moderuara krahasuar me zonat e mëdha.

Në Shkodër, detyrimi arrin në 386.9 milionë lekë në fund të vitit 2024, ndërsa në Fier shuma ngjitet në 119.7 milionë lekë, vlera të ulëta në krahasim me qarqet e tjera që janë edhe më të vogla si në popullsi dhe punonjës.

Nga ana tjetër, disa rajone shfaqin rritje të më moderuar ose pothuajse të qëndrueshme, si Tirana, ku numri i debitorëve rritet lehtë nga 213 në 2023 në 249 vitin e kaluar. Ndërsa shuma e detyrimeve ngrihet arriti në 459milionë lekë me rritje të lehtë nga 2023.

Numri i debitorëve dhe shuma e detyrimeve të pashlyera për përfitimet nga sigurimet shoqërore është rritur pothuajse në të gjitha rajonet nga fundi i vitit vitin e kaluar.

Në total, numri i personave debitorë arriti në 12,801 në vitin 2024, një rritje 7%.

Paralelisht, shuma totale e borxhit në drejtoritë rajonale që nuk përfshijnë bizneset e mëdha u zgjerua nga rreth 4% vitin e kaluar, duke reflektuar një rritje të konsiderueshme të detyrimeve të akumuluara.

Në përgjithësi, të dhënat nxjerrin në pah një tendencë rritëse të borxheve për përfitime në të gjithë vendin, me disa rajone që mbajnë barrën më të madhe të detyrimeve të pashlyera. Vlora mbetet problematika kryesore, ndërsa Dibra, Elbasani dhe Shkodra tregojnë ritme të shpejta përkeqësimi. / B.Hoxha

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

The post Detyrimet ndaj sigurimeve shoqërore, Vlora kryeson me mbi 50% të totalit appeared first on Revista Monitor.

Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme, por me vlerë më të ulët

1 December 2025 at 09:39

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ GjatĂ« dhjetĂ«mujorit janar–tetor tĂ« kĂ«tij viti, tregu i sigurimeve  regjistroi rĂ«nie tĂ« vlerĂ«s sĂ« dĂ«meve tĂ« paguara dhe rritje tĂ« numrit tĂ« tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), shuma totale e dëmeve të paguara bruto arriti në 6.9 miliardë lekë, duke shënuar një ulje me 1,99% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Megjithatë, rënia në vlerë shoqërohet me një rritje të dukshme të numrit të dëmeve të likuiduara. Në dhjetëmujorin e këtij viti u paguan gjithsej 63,020 dëme, ose 2,815 më shumë se një vit më parë.

Pjesa dĂ«rrmuese e dĂ«meve tĂ« paguara vijon t’i pĂ«rkasĂ« sigurimit motorik, i cili mbetet segmenti mĂ« domethĂ«nĂ«s i tregut tĂ« sigurimeve tĂ« Jo-JetĂ«s.

Vetëm gjatë kësaj periudhe, sigurimet motorike kanë paguar rreth 5.27 miliardë lekë dëme, që përfaqëson 76,45% të totalit. /j.p/

The post Kompanitë e sigurimit paguan më shumë dëme, por me vlerë më të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bankat rrisin fitimet, por pritet cikël në ulje

By: Mira Leka
28 November 2025 at 22:02

Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave të mëdha perëndimore në dy dekadat e fundit. Ai mbetet dhe një ndër më fitimprurësit në ekonomi.

NĂ« dy vitet e fundit (2023 – 2024) bankat kanĂ« qenĂ« nĂ« njĂ« cikĂ«l tĂ« shpejtĂ« tĂ« rritjes sĂ« fitimeve, tĂ« ndikuara nga zgjerimi mĂ« i shpejtĂ« i tĂ« ardhurave nga interesat e komisionet, nĂ« raport me shpenzimet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r to.

Shtrëngimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, i nisur në mars 2022, që rriti gradualisht normën bazë nga 1% në 3.25% deri në nëntor 2023, ka rezultuar pozitiv për sektorin.

Edhe lehtĂ«simi i politikĂ«s monetare tĂ« ndjekur nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, i nisur nĂ« korrik 2024, qĂ« uli normĂ«n bazĂ« nĂ« 2.75% deri nĂ« fund tĂ« vitit, ka treguar shpejtĂ«si tĂ« ndryshme pĂ«r reduktimin e interesave tĂ« kredive dhe atyre tĂ« depozitave, ashtu siç ndodhi dhe gjatĂ« ciklit shtrĂ«ngues nĂ« 2022 – 2023, kur institucioni monetar qendror rriti normat bazĂ« me synim luftimin e inflacionit.

Në vitin 2024, bankat, në pjesën më të madhe, përmirësuan fitimet dhe treguesit e kthyeshmërisë nga kapitali dhe aktivet.

Fitimi i sistemit për vitin 2024, i raportuar sipas standardeve lokale, ishte një rekord prej 37.4 miliardë lekësh, me rritje 15% me bazë vjetore, raporton Banka e Shqipërisë, pas një zgjerimi prej 50% në vitin 2023.

Rritja e lartë e fitimeve çoi në përmirësim të treguesve të rentabilitetit. Kthyeshmëria nga Aktivet (RoA) ishte mesatarisht 2.21% në vitin 2024, nga 1.85% në vitin 2023. Kthyeshmëria nga Kapitali (RoE) u rrit në 18.90% në vitin 2024, nga 15.92% në vitin 2023, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Edhe kreditë me probleme vijuan uljen, duke i lehtësuar bankat në barrën e shpenzimeve për provigjione. Huatë e pakthyera në afat e mbyllën vitin 2024 në nivelin e 4.17%, nga 4.74% në dhjetor 2023.

Ky është niveli më i ulët që nga viti 2007. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë vijon të ketë një cilësi të mirë dhe një strukturë valutore të orientuar drejt Lekut.

Ndryshe nga Banka e Shqipërisë, ku raportojnë sipas standardeve lokale, në Tatime, bankat deklarojnë sipas standardeve ndërkombëtare.

Diferenca kryesore mes standardeve lokale dhe atyre ndërkombëtare qëndron në mënyrën se si raportohen shpenzimet për provigjionimet për huatë me probleme, teksa Banka e Shqipërisë, që kërkon raportim me ato lokale, ka standarde më të rrepta për shpenzimet që duhen lënë mënjanë për mbulimin e huave, të cilat nuk kthehen në afat.

Në vitin 2024, sipas raportimeve në Tatime, pjesa më e madhe e bankave kanë deklaruar rritje të larta të fitimeve, me ritme më të shpejta sesa krahasuar me standardet lokale.

Në vitin 2024, për të tretin vit radhazi, të gjitha bankat raportuan fitime, me përjashtim të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA), e cila ka më pak se 1% të tregut, sipas madhësisë së aktiveve.

Sipas të dhënave nga bilancet e bankave, që raportojnë bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, fitimi i 11 bankave ishte rreth 42 miliardë lekë, me rritje 27%, shifër që është 12% më e lartë se rezultati i sistemit i raportuar nga Banka e Shqipërisë.

Bankat presin që ky cikël me fitime të larta të ngadalësohet. Z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT, pohon se duke parë përpara, presin një rritje të moderuar, por të qëndrueshme.

“Parashikohet njĂ« ulje graduale e normave tĂ« interesit, gjĂ« qĂ« mund tĂ« ushtrojĂ« presion mbi marzhet, kĂ«shtu qĂ« fokusi ynĂ« do tĂ« orientohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« drejt gjenerimit tĂ« tĂ« ardhurave nga burime jo-interesi (tarifa, komisione dhe tĂ« ardhura nga transaksionet) duke zhvilluar zgjidhje tĂ« reja pĂ«r klientĂ«t biznes dhe ata individĂ«, ndonĂ«se do tĂ« jetĂ« sfiduese pjesa e komisioneve tĂ« transfertave”.

 

 

NĂ« vlerĂ« absolute, banka me fitimin mĂ« tĂ« lartĂ« Ă«shtĂ« BKT, pĂ«r vetĂ« madhĂ«sinĂ« e saj, me 10.4 miliardĂ« lekĂ«, e ndjekur nga “Raiffeisen”, me 9.1 miliardĂ« lekĂ«, “OTP”, 6 miliardĂ« lekĂ«.

Renditjen e vijojnĂ« “Intesa Sanpaolo Bank”, me 3.8 miliardĂ« lekĂ«, “Banka Amerikane e Investimeve” me 3.77 miliardĂ« lekĂ«, “Banka e TiranĂ«s”, me 3.4 miliardĂ« lekĂ«. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« listĂ«n e 10 mĂ« tĂ« mĂ«dhave ka gjashtĂ« banka, nga tre qĂ« ishin nĂ« vitin 2023 (shiko renditjen nĂ« fillim).

“Credins” rezultoi me fitime 3.2 miliardĂ« lekĂ«, me rritje prej 44% me bazĂ« vjetore, e ndikuar nga zgjerimi shumĂ« mĂ« i shpejtĂ« e tĂ« ardhurave, nĂ« raport me shpenzimet. Qarkullimi total i “Credins” arriti nĂ« 19.7 miliardĂ« lekĂ«, me zgjerim vjetor rreth 16.9%.

Maltin Korkuti, Drejtor i PĂ«rgjithshĂ«m i “Credins Bank”, ka pohuar mĂ« herĂ«t pĂ«r “Monitor”, se gjatĂ« vitit 2024, banka zgjeroi bazĂ«n e klientĂ«ve tĂ« saj, duke shĂ«nuar njĂ« numĂ«r prej 400,000 klientĂ«sh, me rritje prej 2.35% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

“‘Credins’ vijon tĂ« qĂ«ndrojĂ« sĂ«rish e para pĂ«r portofolin e kredive, tĂ« cilĂ«n e zgjeroi me mbi 9% krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Portofoli i kredidhĂ«nies u bazua nĂ« njohjen e potencialit tĂ« klientĂ«ve tanĂ« besnikĂ«, por edhe atyre tĂ« rinj, nĂ« varĂ«si tĂ« veçorive tĂ« sektorĂ«ve ku ata operojnĂ«.

Fokusi ynĂ« ka qenĂ« mbĂ«shtetja e sektorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r ekonominĂ« shqiptare, si nĂ« rastin konkret, turizmi”.

“Union Bank” shĂ«noi rritje tĂ« fitimeve me 62%, nĂ« 1.5 miliardĂ« lekĂ«. Banka deklaroi njĂ« qarkullim vjetor prej rreth 6.6 miliardĂ« lekĂ«sh, me rritje 23%.

Flutura Veipi, CEO e “Union Bank”, thotĂ« se nĂ« vitin 2024, “Union Bank” vijoi tĂ« konsolidojĂ« pozicionin e saj nĂ« tregun bankar duke u rikonfirmuar si shoqĂ«ria mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme brenda Grupit Union.

“Rezultatet financiare janĂ« mjaft domethĂ«nĂ«se: fitimi para taksave i ‘Union Bank’ nĂ« vitin 2024 pĂ«rfaqĂ«son rreth 75,9% tĂ« fitimit total tĂ« konsoliduar tĂ« Grupit, si dhe shĂ«noi njĂ« rritje prej 61.9% krahasuar me vitin 2023 (952.7 milionĂ« lekĂ«) dhe 75.4% mĂ« tĂ« lartĂ« krahasuar me periudhĂ«n para pandemisĂ« (2019: 878.9 milionĂ« lekĂ«).

NĂ« vitin 2024, ‘Union Bank’ zotĂ«ron 5.11% tĂ« aseteve tĂ« industrisĂ« bankare nga 4.41% nĂ« vitin 2019.

Kjo rritje, megjithĂ«se graduale, reflekton menaxhimin efikas financiar dhe tregon njĂ« orientim tĂ« qartĂ« drejt zgjerimit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, duke u mbĂ«shtetur te shtimi i shĂ«rbimeve dhe produkteve, investimet nĂ« sisteme kritike, pĂ«rmirĂ«simi i proceseve tĂ« brendshme, politikat e burimeve njerĂ«zore dhe pĂ«rfshirja nĂ« projekte madhore financimi”.

“Banka e ParĂ« e Investimeve” deklaroi fitime qĂ« arritĂ«n nĂ« 1.15 miliardĂ« lekĂ«, me rĂ«nie tĂ« lehtĂ« prej 6.5%. Banka rriti tĂ« ardhurat me 9.4%, nĂ« 3.8 miliardĂ« lekĂ«.

“Fitimi neto e kaloi sĂ«rish shifrĂ«n prej 10 milionĂ« eurosh, çka reflekton menaxhimin tonĂ« financiar tĂ« disiplinuar dhe zgjerimin e vazhdueshĂ«m tĂ« bazĂ«s sĂ« klientĂ«ve.

Kthimi mbi kapitalin (ROE) arriti nĂ« rreth 16%, ndĂ«rsa kthimi mbi asetet (ROA) ishte 1.7%, duke ruajtur profilin tonĂ« ndĂ«r bankat nĂ« ShqipĂ«ri si njĂ« institucion me rritje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« vazhdueshme”, citohet Bozhidar Todorov, Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i BankĂ«s, nĂ« raportin vjetor.

“ProCredit” deklaroi fitime 179 milionĂ« lekĂ«, me tkurrje prej 21%. TĂ« ardhurat ishin 2.6 miliardĂ« lekĂ«, me rritje 18.6% me bazĂ« vjetore.

“NjĂ« tjetĂ«r tregues i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« cilĂ«sia e lartĂ« e portofolit tĂ« kredisĂ«, e cila vazhdon tĂ« jetĂ« mĂ« e mira nĂ« treg, me njĂ« nivel tĂ« kredive me probleme (NPL) prej rreth 1%, shumĂ« mĂ« i ulĂ«t se mesatarja e sektorit bankar.

Kjo dĂ«shmon njĂ« menaxhim tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« riskut dhe njĂ« pĂ«rzgjedhje cilĂ«sore tĂ« kredimarrĂ«sve, duke forcuar qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e bankĂ«s” – ka pohuar mĂ« herĂ«t pĂ«r “Monitor”, Mirsad Haliti, AnĂ«tar i DrejtorisĂ« Ekzekutive tĂ« “ProCredit Bank ShqipĂ«ri”.

E vetmja me humbje Ă«shtĂ« “Banka e Bashkuar e ShqipĂ«risĂ«â€, me njĂ« rezultat negativ prej 615 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« vitin 2024.

Normat e fitimit në sistem në vitin 2024 u luhatën nga 7% në 51%.

Fitimet e bankave karakterizohen nga luhatje tĂ« forta nga njĂ« vit nĂ« tjetrin, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve nĂ« nivelin e provigjionimeve – fondeve qĂ« ato lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar rreziqet nga kreditĂ« me probleme.

Këto shpenzime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin financiar të sektorit bankar: në periudhat kur bankat rikuperojnë kredi të mëparshme të humbura, ato përfitojnë nga rimarrja e provigjioneve duke shënuar fitime të larta.

Në të kundërt, në vitet kur rritet niveli i kredive me probleme (NPL), bankat detyrohen të rrisin rezervat për humbje të mundshme, çka çon në ulje të profitabilitetit ose, në raste ekstreme, në daljen me humbje.

Në thelb, cikli i provigjionimeve është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton ecurinë vjetore të fitimeve në sistemin bankar shqiptar.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

MIKROFINANCA VIJON TË RUAJË NIVELE TË LARTA FITIMI

Sektori i mikrofinancës në Shqipëri ka përfituar nga rritja e kërkesës për kredi të vogla, por njëkohësisht ka qenë në fokus të kritikave për mungesë transparence, interesa të larta dhe shfrytëzim të huamarrësve vulnerabël.

Operatorët që ofrojnë hua të vogla, të disbursuara brenda një kohe të shkurtër dhe me kërkesa minimale dokumentacioni, janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Këto institucione synojnë një pjesë të tregut që shpesh mbetet jashtë sistemit bankar tradicional, individë me të ardhura të ulëta, të vetëpunësuar, apo biznese të vogla që kanë nevojë për financime urgjente.

Interesat që aplikohen në këtë segment janë dukshëm më të larta krahasuar me kreditë bankare, për shkak të kostove administrative më të mëdha dhe rrezikut më të lartë të mospagimit.

Kjo u ka mundĂ«suar institucioneve tĂ« mikrofinancĂ«s tĂ« ruajnĂ« norma fitimi tĂ« larta, qĂ« vlerĂ«sohen mesatarisht nĂ« 20–25%, madje edhe nĂ« vitin 2024, kur ky sektor ishte nĂ«n presion pĂ«r shkak tĂ« masave qĂ« u morĂ«n pĂ«r tĂ« ulur interesat e pĂ«r tĂ« rritur transparencĂ«n, shumĂ« prej tyre raportuan fitime rekord.

Që nga fillimi i vitit 2022, Banka e Shqipërisë zbaton Normën Efektive Maksimale të Interesit (NEI Maksimal) për kreditë konsumatore, me qëllim mbrojtjen e klientëve nga çmime potencialisht abuzive.

Ky tregues përditësohet çdo gjashtë muaj dhe përcaktohet në bazë të mesatares së normave efektive të interesit të kredive të disbursuara më parë, të shtuar me një të tretën e vlerës.

Qëllimi ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, normat efektive të interesit para hyrjes në fuqi të rregullores, arrinin deri në 256% për kreditë në shuma të vogla dhe afate minimale maturimi.

Në përgjigje të problematikave të tregut, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë masash rregullatore për të mbrojtur konsumatorin dhe për të vendosur rregulla më të qarta në treg.

Janë kufizuar penalitetet për vonesat në pagesa që të mos kalojnë 30% të shumës së mbetur, është propozuar një rregullore e re për subjektet jobankare, janë kontrolluar marrëveshjet për portofolat e kredive me probleme dhe është bërë i detyrueshëm raportimi i tyre në Regjistrin e Kredive.

Gjithashtu, janë kufizuar reklamat me përmbajtje joshëse për kreditë me interes të lartë, ndërsa në Kuvend është depozituar një nismë ligjore që synon të rrisë transparencën e kushteve të huasë dhe mbrojtjen e konsumatorit.

2024-a ka vijuar të jetë një vit i mbarë për sektorin e mikrofinancës, sa i përket përfitueshmërisë.

“ECFA” deklaroi fitime prej 1.3 miliardĂ« lekĂ«sh, me rritje vjetore prej 23%. Norma e kthimit u rrit nĂ« 39%, nga rreth 36% nĂ« vitin 2023.

Të ardhurat ishin 3.4 miliardë lekë (+11%). Në raportin vjetor për vitin 2024 përmenden 80,000 aplikime të pranuara; 133,000 kredi të dhëna; 84% klientë të përsëritur; 57 milionë euro të akorduara.

“IuteCredit Albania” ka shĂ«nuar nĂ« vitin 2024 fitime 552 milionĂ« lekĂ«, me rĂ«nie 27% nga viti 2023. Norma e kthimit ishte 18.8%, nga 19.2% vitin e mĂ«parshĂ«m. TĂ« ardhurat e kompanisĂ« ishin 3 miliardĂ« lekĂ«, pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel me vitin e mĂ«parshĂ«m.

“NOA”, operatori tjetĂ«r qĂ« vepron nĂ« tregun e mikrofinancĂ«s, deklaroi fitime qĂ« arritĂ«n nĂ« 587 milionĂ« lekĂ«, me rritje 22% nĂ« raport me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Norma e fitimit u ul nĂ« 20.8%, nga 22.5% vitin e mĂ«parshĂ«m.

“NOA” deklaroi tĂ« ardhura prej 2.8 miliardĂ« lekĂ«sh, me zgjerim prej 32% nĂ« krahasim me vitin e mĂ«parshĂ«m.

“Fondi Besa” kishte fitime rreth 243 milionĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2024, me njĂ« rritje prej 13.6% nĂ« raport me vitin e mĂ«parshĂ«m, me normĂ« rreth 7.3%. Fondi raportoi tĂ« ardhura nĂ« vitin 2024 prej 3.3 miliardĂ« lekĂ«sh, ose 9.2% mĂ« shumĂ« se nĂ« vitin 2023.

 

 

SIGURIMET PËRMIRËSOJNË LEHTË NORMAT E FITIMIT

Ndryshe nga sistemi bankar, sigurimet kanë norma më të ulëta fitimi, që luhaten në nivele njëshifrore, duke reflektuar zhvillimin më të ulët të këtij segmenti të tregut financiar.

Fitimet e tyre janë të lidhura dukshëm me ecurinë e pagimit të dëmeve, në varësi të aksidenteve të ndodhura dhe të provigjionimeve për dëmet e pagueshme. Nga viti në vit ka luhatje të fitimeve mes shoqërive të sigurimit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë vitit 2024, tregu i sigurimeve ka pasur rritje prej 7.03%, në ngadalësim nga 8.86% një vit më parë. Vëllimi i primeve të shkruara bruto arriti në 24.5 miliardë lekë.

Sigurimi i jo-jetës vijon të ketë peshën dominuese në primet e sigurimit, me 91.5% të totalit në vitin 2024, sipas të dhënave të AMF-së, duke e lënë jetën me vetëm 8.5%. Në raport me një vit më parë, pesha e sigurimit të jo-jetës ka rënë lehtë me 0.3 pikë përqindjeje.

Brenda segmentit të sigurimit të jo-jetës dominon sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike, me rreth 67.15% të totalit të primeve, rreth 0.65 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Sipas AMF-së, në vitin 2024 janë paguar gjithsej 8.6 miliardë lekë dëme, ose 24.38% më shumë se në vitin 2023.

Numri i dëmeve të paguara në vitin 2024 është rritur me 10,155 dhe arriti shifrën 73,482, nga të cilat 70,482 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 3,476 nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

Në vitin 2024, pavarësisht rritjes së dëmeve, shoqëritë kanë arritur të mbajnë nën kontroll shpenzimet, duke bërë që të shohin një përmirësim të lehtë të normave të fitimit.

Gjithsesi, ato vijojnë të mbeten njëshifrore, shumë më të ulëta krahasuar me sistemin bankar.

“Sigal Uniqa Group Austria”, kompania mĂ« e madhe nĂ« tregun e sigurimeve, raportoi fitime prej 447 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« vitin 2024, me rritje 14% me bazĂ« vjetore. Norma e fitimit u rrit nĂ« 7.7%, nga 7% vitin e mĂ«parshĂ«m. ShoqĂ«ria kishte 5.8 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura dhe rritje vjetore rreth 4%.

“Albsig” deklaroi nĂ« vitin 2024 fitime me vlerĂ« 368 milionĂ« lekĂ«, me rritje prej 44% me bazĂ« vjetore. Norma e fitimit u pĂ«rmirĂ«sua nĂ« 8.44%, nga 7.1% vitin e mĂ«parshĂ«m. ShoqĂ«ria shĂ«noi rritje tĂ« tĂ« ardhurave, me 5.4%, nĂ« 4.36 miliardĂ« lekĂ«.

“Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” raportoi fitime prej 348 milionĂ« lekĂ«sh, me rĂ«nie tĂ« lehtĂ« nĂ« krahasim me vitin e mĂ«parshĂ«m. Norma e fitimit ishte 9.7%. ShoqĂ«ria raportoi 3.58 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura, me rritje 6.2%.

“Eurosig” rezultoi sĂ«rish me fitim tĂ« lartĂ« prej 828 milionĂ« lekĂ«sh, por qĂ« u ndikua kryesisht nga tĂ« ardhurat financiare. ShoqĂ«ria kishte tĂ« ardhura prej 3.7 miliardĂ« lekĂ«sh, me rritje prej 17.6% me bazĂ« vjetore.

“Intersig Vienna Insurance Group” arriti tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« lehtĂ« rezultatin me 19%, me fitime prej rreth 191 milionĂ« lekĂ«sh, me normĂ« prej 7.4%, nĂ« pĂ«rmirĂ«sim nga 6.9% vitin e mĂ«parshĂ«m. Operatori deklaroi njĂ« qarkullim vjetor prej 2.5 miliardĂ« lekĂ«sh, me rritje vjetore 8.1%.

“Atlantik” raportoi tĂ« ardhura prej rreth 1.39 miliardĂ« lekĂ«sh nĂ« vitin 2024, me rritje 7.4% me bazĂ« vjetore. Edhe fitimet u zgjeruan me 35%, nĂ« rreth 190 milionĂ« lekĂ«, duke iu afruar listĂ«s sĂ« 200 mĂ« tĂ« mĂ«dhave.

“INSIG” ka dalĂ« nga lista, pas hyrjes nĂ« vitin 2023, si rrjedhojĂ« e tkurrjes sĂ« fitimeve nĂ« 2024-n, nĂ« rreth 60 milionĂ« lekĂ«. RĂ«nia e fitimeve erdhi si rrjedhojĂ« e dyfishimit tĂ« dĂ«meve tĂ« paguara.

“Sigal Life Uniqa” Ă«shtĂ« mĂ« e madhja nĂ« segmentin e sigurimeve tĂ« jetĂ«s. Kompania raportoi fitime prej 160 milionĂ« lekĂ«sh, me tkurrje 23%. Norma e fitimit ishte rreth 18%. Kompania kishte tĂ« ardhura prej 924 milionĂ« lekĂ«sh nĂ« 2024-n, thuajse njĂ«soj me vitin e mĂ«parshĂ«m.

NjĂ« shoqĂ«ri qĂ« renditet çdo vit nĂ« listĂ«n e mĂ« tĂ« mĂ«dhave sipas fitimeve Ă«shtĂ« “Star Broker”, ndĂ«rmjetĂ«si i sigurimeve. Kjo kompani deklaroi fitime prej gati 325 milionĂ« lekĂ«sh, me njĂ« normĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« se sipĂ«rmarrjet e sigurimeve, qĂ« nĂ« vitin 2024 arriti nĂ« 62%.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri mbetet ndër më të vegjlit në rajon në raport me madhësinë e ekonomisë. Në tre vitet e fundit, vlera e tij totale ka zbritur nën nivelin e 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke reflektuar një depërtim të kufizuar të produkteve të sigurimit.

Në vende të tjera të rajonit, raporti i tregut të sigurimeve ndaj PBB-së varion mes 1.3 dhe 2%, ndërsa në Bashkimin Europian, ky treg arrin një mesatare mbi 7% të PBB-së, duke treguar një diferencë të thellë strukturore mes Shqipërisë dhe vendeve më të zhvilluara.

Sipas operatorëve të tregut, arsyet e këtij zhvillimi të ngadaltë lidhen me mungesën e kulturës së sigurimit te qytetarët, interesin ende të ulët për të mbrojtur pasurinë, jetën apo biznesin përmes produkteve financiare, si dhe përhapjen e kufizuar të shërbimeve të sigurimit në zonat jashtë qendrave të mëdha urbane.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është mungesa e kolonës së dytë të pensioneve në Shqipëri, një sistem i kombinuar midis skemës shtetërore dhe asaj private, që në shumë vende të rajonit dhe të BE-së luan rol kyç në nxitjen e kërkesës për produkte sigurimi dhe investimi afatgjatë.

Në plan global, sektori i sigurimeve po përjeton një periudhë rritjeje të qëndrueshme, e nxitur nga digjitalizimi, automatizimi i proceseve dhe rritja e kërkesës për sigurime shëndetësore, jetësore dhe kibernetike.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« OECD dhe Swiss Re Institute, primet globale tĂ« sigurimeve arrijnĂ« mesatarisht nĂ« 7–8% tĂ« PBB-sĂ« botĂ«rore, me tregje si SHBA, Japonia dhe vendet e BE-sĂ« qĂ« dominojnĂ« mbi 70% tĂ« vĂ«llimit total.

Në këtë kontekst, Shqipëria mbetet ndër tregjet me depërtimin më të ulët në rajon, megjithëse me potencial të lartë rritjeje, nëse rritet ndërgjegjësimi publik dhe zhvillohet infrastruktura ligjore e produkteve të sigurimit dhe pensioneve private.

 

 

 

Lexoni edhe:

200 kompanitë me fitime më të larta, modeli ekonomik, që po shtrenjton jetesën për shqiptarët

 

 

 

 

 

The post Bankat rrisin fitimet, por pritet cikël në ulje appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve, sigurimi me rritje dyshifrore të primeve dhe ulje të dëmeve

27 November 2025 at 16:37

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme dyshifrore këtë vit, i mbështetur nga çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve dhe një efekti më të vogël negativ të kursit të këmbimit.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 10-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 22.3 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 10.5%. Një vit më parë, në fund të 10-mujorit, rritja kishte qenë 7.6%.

Këtë vit tregu i sigurimeve po mbështetet kryesisht nga rritja me ritme të përshpejtuara të produktit kryesor, sigurimit për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, TPL. Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën vlerën e 11.7 miliardë lekëve, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë. Ky produkt solli më shumë se 57% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës. Pjesërisht, rritja e primeve të shkruara bruto i detyrohet sistemit të ri të llogaritjes së primeve mbi bazë risku, që ka sjellë një shtrenjtim mesatar të primit të sigurimit me afërsisht 6%.

Nga ana tjetër, përmirësimi i rritjes së tregut i detyrohet një efekti më të reduktuar të kursit të këmbimit, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në Euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në Euro kundrejt totalit u rrit në 31.4%, nga 33.2% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Zhvlerësimi i Euros këtë vit është më i ngadaltë. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek është në rënie me afërsisht 1.5%, ndërsa një vit më parë rënia ishte pranë nivelit të 7%.

Në nivel të segmenteve të tregut, tregu i sigurimit të Jetës vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes krahasuar me segmentin më të madh, të sigurimit të jo-jetës.

Për 10-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 13.9% krahasuar me një vit më parë (një vit më parë rritja kishte qenë 98.5%).

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme.

Segment më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës, për 10-mujorin shënoi një rritje me 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Efektin kryesor e ka dhënë rritja e sigurimit të brendshëm TPL, por rritje dyshifrore këtë vit po shfaqin edhe produkti tjetër i sigurimit motorik, sigurimi KASKO i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 10.6% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.

Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Sipas shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 10-mujorin kishin vlerën e pak më shumë se 2 miliardë lekëve, me një rritje prej 4.5% krahasuar me një vit më parë.

Nga ana tjetër, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit këtë vit vazhdojnë të jenë në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Për 10 muaj, dëmet e paguara bruto nga siguruesit kishin vlerën e 6.9 miliardë lekëve, 2% më shumë krahasuar me 10-mujorin 2024. Ndërkohë që në sigurimin e Jetës dëmet kanë shënuar një rritje të lehtë me 1.4%, në tregun e Jo-Jetës ato paraqiten në rënie, duke përfshirë edhe pagesat e kryera nëpërmjet Byrosë Shqiptare të Sigurimit.

 

The post Tregu i sigurimeve, sigurimi me rritje dyshifrore të primeve dhe ulje të dëmeve appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet

27 November 2025 at 15:30

TIRANË, 27 nĂ«ntor/ATSH/ Tregu i sigurimeve njohu rritje tĂ« konsiderueshme gjatĂ« periudhĂ«s janar-tetor.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën 22,397 milionë lekë, një rritje prej 10,53% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo rritje pasqyron një zgjerim të tregut dhe një rritje të kërkesës për produkte sigurimesh.
Gjatë këtij periudhe, numri i kontratave të lidhura është rritur me 5,12%, duke arritur në 1,384,414 kontrata.

Sigurimet e Jo-Jetës mbeten dominueset në treg, duke përfaqësuar 91,65% të totalit të primeve të shkruara, ndërsa sigurimet e Jetës përbëjnë vetëm 8,32%.

Ky raport tregon se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i orientuar kryesisht drejt produkteve që ofrojnë mbrojtje për pasuritë dhe aksidentet, sesa për sigurimet afatgjata të jetës.

Në segmentin e sigurimeve motorike, sigurimi i detyrueshëm motorik (MTPL) njohu rritje të fortë prej 13,97%, duke pasuar një rritje të numrit të kontratave me 7,47%.
Ndërsa sigurimi kufitar pësoi rënie të lehtë prej 1,47%.

Sigurimet vullnetarë patën gjithashtu një rritje prej 6,79% në primet e shkruara, duke arritur 8,493 milionë lekë.

Sigurimi i pronës dhe përgjegjësisë ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, veçanërisht sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, që pati rritje prej 4,53%.
Nga ana tjetër, sigurimet e Jetës shënuan një rritje të dukshme prej 13,87%.

 

The post Tregu i sigurimeve rritet me 10,5%, dominon sigurimi i pasurisë dhe nga aksidentet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguracion më i lirë

By: Mira Leka
24 November 2025 at 08:30

Sistemi i përcaktimit të primeve të sigurimit mbështetur në disa faktorë rreziku incentivon automjetet elektrike, që paguajnë një prim sigurimi më të ulët krahasuar me mjetet që përdorin motorë me djegie të brendshme
 
Ersuin Shehu
Në fillim të vitit 2025, nisi aplikimi i tarifave të reja të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta, mbështetur mbi disa f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Siguracion më i lirë appeared first on Revista Monitor.

Konferenca e sigurimeve në Tiranë diskuton reformimin dhe forcimin e rregullatorëve të tregut

14 November 2025 at 12:59

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) po organizon në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më të rëndësishme vjetore në nivel global për rregullatorët e këtij tregu.

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Mimoza Kaçi, e cilësoi këtë ngjarje jo vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve.

Në adresimin e saj, znj. Kaçi theksoi rëndësinë e këtij forumi global për çështje të rëndësishme shoqërore si dialogu mbi rrezikun, qëndrueshmëria dhe forcimi i mbikëqyrjes së sigurimeve.

“Ky organizim vjen nĂ« njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tregun shqiptar tĂ« sigurimeve, duke mbĂ«shtetur proceset reformuese dhe integruese, me synim forcimin e institucioneve dhe tĂ« sektorit financiar, nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane,” tha ajo.

Drejtoresha e Përgjithshme nënvizoi se organizimi i konferencës në Tiranë përfaqëson një moment të veçantë për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe dëshmon transformimin institucional si dhe bashkëpunimin e konsoliduar me IAIS përgjatë një dekade.

Kryeministri, Edi Rama, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«rballĂ« sfidave tĂ« sotme globale. NĂ« fjalĂ«n e tij pĂ«rshĂ«ndetĂ«se, Kryeministri nĂ«nvizoi se rreziqet moderne – nga ndryshimet klimatike te kĂ«rcĂ«nimet kibernetike – kĂ«rkojnĂ« qasje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe zgjidhje novatore, duke vlerĂ«suar rolin e industrisĂ« sĂ« sigurimeve nĂ« ndĂ«rtimin e rezistencĂ«s ekonomike dhe shoqĂ«rore.

“Rreziqet e sotme janĂ« thellĂ«sisht tĂ« ndĂ«rlidhura; kĂ«rcĂ«nimet ndaj klimĂ«s gjejnĂ« jehonĂ« tek pasiguritĂ« financiare ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndĂ«rhyrjet kibernetike ndĂ«rthuren me stabilitetin tonĂ« ekonomik dhe harmoninĂ« shoqĂ«rore. Ato ndĂ«rlidhje qĂ« nxisin rritjen, mund tĂ« rrisin edhe dobĂ«sitĂ« tona. PĂ«r ekonomitĂ« mĂ« tĂ« vogla, pasojat e kĂ«tyre rreziqeve globale janĂ« tĂ« amplifikuara ndĂ«rkohe qĂ« pĂ«rballemi me tĂ« njĂ«jtat kĂ«rcĂ«nime, si vende tĂ« mĂ«dha, shpesh na mungon rezistenca financiare, forca institucionale dhe mbulimi i nevojshĂ«m i sigurimeve qĂ« t’i pĂ«rballojmĂ« ato. Vitet e fundit na kanĂ« treguar se sa shpejt mund tĂ« trazojnĂ« krizat ekonomitĂ« tona, tĂ« ndikojnĂ« vendet tona tĂ« punĂ«s, tĂ« sfidojnĂ« shĂ«rbimet tona publike e tĂ« stresojnĂ« komunitetet tona,” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, përkundrejt nevojës për të qenë të mbrojtur ndaj këtyre e goditjeve, Shqipëria ende ka një mbulim të dobët me sigurime. Megjithatë, ai tha se dixhitalizimi po shtron perspektiva të reja edhe për tregun e sigurimeve.

“NĂ« rastin e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r shembull, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r njĂ« mbulim mĂ« tĂ« mirĂ«, me sigurime, ende shumĂ« familje, biznese tĂ« vogla, mbeten pa mbrojtjen e nevojshme. DĂ«mi i katastrofave tĂ« tilla si pĂ«rmbytjet, zjarret e tĂ«rmetet, mund tĂ« fshijnĂ« vite pune tĂ« mundimshme duke i lĂ«nĂ« ata tĂ« pambrojtur, tĂ« vuajnĂ« me gjatĂ« e tĂ« investojnĂ« shumĂ« mĂ« pak pĂ«r tĂ« ardhmet e tyre. Rruga pĂ«rpara Ă«shtĂ« e qartĂ«; na duhet tĂ« zgjerojmĂ« rrjetet tona tĂ« sigurisĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« mĂ« shumĂ« individĂ«, sektorĂ« e lloje rreziqesh e tĂ« sigurohemi qĂ« kĂ«to zgjidhje tĂ« jenĂ« tĂ« mundshme pĂ«r t’u marrĂ« nga gjithkush po natyrisht, aq sa Ă«shtĂ« e qartĂ«, po aq Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« kjo rrugĂ« pĂ«r t’u thĂ«nĂ« e pĂ«r t’u parĂ« se sa pĂ«r t’u ndĂ«rtuar.

Por, ndĂ«rkohĂ«, ana pozitive e kĂ«saj tabloje tĂ« zymtĂ«, Ă«shtĂ« qĂ« ka zgjidhje qĂ« po dalin. Platformat digjitale po na fuqizojnĂ« qĂ« tĂ« zgjerojmĂ« shtrirjen tonĂ«, sidomos tek komunitetet e nĂ«nshĂ«rbyera me njĂ« fraksion tĂ« kostos sĂ« mĂ«parshme. Evoluimi i vazhdueshĂ«m digjital qĂ« po kalojmĂ«, synon tĂ« krijojĂ« tregje mĂ« efikase, mĂ« tĂ« aksesueshme, pĂ«rfshirĂ« sigurimet. Edukimi i qytetarĂ«ve tanĂ« me dije financiare, do t’i ndihmojĂ« qĂ« t’i shohin sigurimet si njĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore e jetĂ«s sĂ« tyre dhe si njĂ« investim tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« tyre. StrategjitĂ« novatore tĂ« sigurimeve, ofrojnĂ« premtimin e rezistencĂ«s pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Nisma si mikro-sigurimet mund tĂ« ndihmojnĂ« me zgjerimin e mbulimit pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« bizneset e vogla dhe individĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta duke lidhur ngushtĂ« sigurinĂ« shoqĂ«rore me zgjidhjet e orientuara nga tregu. Kur bĂ«het me sukses, sigurimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, jo vetĂ«m qĂ« ofron siguri, por ripĂ«rcakton rolet qeveritare nga tĂ« qenit thjesht frenuese, tek tĂ« qenit mbĂ«shtetĂ«se proaktive qe nxisin gatishmĂ«rinĂ« e rimĂ«kĂ«mbjen,” u shpreh ai.

The post Konferenca e sigurimeve në Tiranë diskuton reformimin dhe forcimin e rregullatorëve të tregut appeared first on Revista Monitor.

Rama: Sfida e industrisë së sigurimeve, të garantojë zgjidhje gjithëpërfshirëse

14 November 2025 at 10:11

TIRANË, 14 nĂ«ntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se industria e sigurimeve Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« sfide tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r tĂ« kthyer rrezikun nĂ« siguri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Në fjalën e mbajtur në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve) në Tiranë, Rama solli në vëmendje morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, biznesi dhe kombet.

“Bota sa vjen dhe Ă«shtĂ« nĂ« rrezik dhe  e gjejmĂ« veten tĂ« rrethuar nga mĂ« shumĂ« rreziqe se sa kufij. Ndryshimi i klimĂ«s, kĂ«rcĂ«nimet kibernetike dhe luhatjet e tregjeve gobale janĂ« sfida qĂ« na ndikojnĂ« tĂ« gjithĂ«ve dhe kĂ«rkojnĂ« prej nesh zgjidhje novatore dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, u shpreh Rama.

Por, sipas Kryeministrit, problem mbetet fakti se “dritarja pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur objektivat e klimĂ«s po mbyllet me shumĂ« shpejtĂ«si dhe pasojat e mosveprimit po formĂ«sojnĂ« tashmĂ« ekonominĂ« tonĂ« dhe po imponojnĂ« kosto shumĂ« tĂ« shtrenjtĂ«â€.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment pĂ«rcaktues industria e sigurimeve Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« sfide tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe po kĂ«shtu Ă«shtĂ« pĂ«rballĂ« zgjedhjeve shumĂ« tĂ« vĂ«shtira. NjĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« kthyer rrezikun nĂ« rezistencĂ« dhe siguri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Rreziqet e sotme janĂ« tĂ« ndĂ«rlidhura, kĂ«rcĂ«nimet ndaj klimĂ«s gjejnĂ« jehonĂ« te pasiguritĂ« financiare ndĂ«rkohĂ« qĂ« ndĂ«rhyrjet kibernetike ndĂ«rthuren me stabilitetin tonĂ« ekonomik”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ajo që sot nxit rritjen mund të nxisë edhe dobësitë tona për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale, sipas Kryeministrit, janë të amplifikuara.

“NdĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«rballemi me tĂ« njĂ«jtat kĂ«rcĂ«nime si vendet e mĂ«dha shpesh na mungon rezistenca financiare, forca institucionale pĂ«r mbulimin e nevojshĂ«m tĂ« sigurimeve qĂ« t’i pĂ«rballojmĂ« ato”, shtoi Rama.

Vitet e fundit, sipas Kryeministrit, “kanĂ« treguar se sa shpejt mund tĂ« trazojnĂ« krizat ekonomitĂ« tona dhe tĂ« ndikojnĂ« dhe tĂ« sfidojnĂ« shĂ«rbimet publike duke stresuar komunitetet”.

/a.f/r.e/

The post Rama: Sfida e industrisë së sigurimeve, të garantojë zgjidhje gjithëpërfshirëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël

14 November 2025 at 09:58

TIRANË, 14 nĂ«ntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama nĂ«nvizoi sot rĂ«ndĂ«sinĂ« e zgjerimit tĂ« mbulimit me sigurime te biznesi i vogĂ«l dhe familjet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta.

Në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, që zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit, në Tiranë, Rama u shpreh se mikrosigurimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim.

Në rastin e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve për mbulim më të mirë me sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme.

Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret, tërmetet, sipas Kryeministrit, mund të shkatërrojnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur.

“Rruga pĂ«rpara Ă«shtĂ« e qartĂ«. Na duhet tĂ« zgjerojmĂ« rrjetat tona tĂ« sigurimit pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« mĂ« shumĂ« individĂ«, sektorĂ« dhe lloje rreziqesh dhe tĂ« sigurohemi qĂ« kĂ«to zgjidhje tĂ« mund tĂ« merren nga gjithkush”, shtoi Rama.

Rama theksoi se “ana pozitive e kĂ«saj tabloje tĂ« zymtĂ« Ă«shtĂ« se ka zgjidhje dhe po dalin platforma digjitale qĂ« po na fuqizojnĂ« pĂ«r tĂ« zgjeruar shtrirjen tonĂ«, sidomos pĂ«r komunitete tĂ« nĂ«nshĂ«rbyera”.

“Evoluimi i vazhdueshĂ«m digjital qĂ« po kalojmĂ« synon tĂ« krijojĂ« tĂ«rheqje mĂ« efikase, mĂ« tĂ« aksesueshme, pĂ«rfshi sigurimet. Detyrimi ndaj qytetarĂ«ve tanĂ« Ă«shtĂ« qĂ« t’i ndihmojmĂ« t’i shohin sigurimet si njĂ« pjesĂ« thelbĂ«sore jetĂ«s sĂ« tyre dhe si njĂ« investim nĂ« tĂ« ardhmen e tyre”, shtoi Rama.

Strategjitë novatore të sigurimeve, sipas tij, ofrojnë premtimin e rezistencës për të gjithë.

“Nisma si mikrosigurimet mund tĂ« ndihmojnĂ« nĂ« zgjerimin e mbulimit duke pĂ«rfshirĂ« bizneset e vogla dhe individĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta, duke lidhur ngushtĂ« sigurinĂ« shoqĂ«rore me zgjidhjet e orientuara nga tregu. Kur bĂ«het me sukses sigurimi gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, garanton siguri”, shtoi Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se harmonizimi i politikave mes vendeve ndërton një përgjigje më të fortë ndaj krizave.

/r.e/a.f/

The post Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëm 1.7% e sigurimeve blihen online, Shqipëria renditet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor

7 November 2025 at 10:00

Shqipëria është vendi me përdorimin më të ulët të kanaleve elektronike për blerjen e policave të sigurimit.

Sipas një raporti për Tregtinë Elektronike në Ballkanin Perëndimor, të përgatitur nga Shoqata e Tregtisë Elektronike në Maqedoninë e Veriut, që shfrytëzon të dhënat e Eurostat, vetëm 1.7% e kontratave të sigurimit në Shqipëri blihen nëpërmjet kanaleve elektronike.

Shqipëria renditet e fundit për këtë indikator mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendi me përdorimin më të lartë të kanaleve elektronike për blerjen e policave të sigurimit është Maqedonia e Veriut, me 7% të totalit, e ndjekur nga Serbia, me 5.5%, Bosnje-Hercegovina, me 3.3% dhe Mali i Zi, me 2.2%.

Në përgjithësi, rajoni i Ballkanit perëndimor është ndjeshëm mbrapa nivelit mesatar të Bashkimit Europian për këtë indikator. Në vendet e BE-së, mesatarisht 12.9% e policave të sigurimit blihen online. Nivelet më të larta shënohen në Irlandë, me 41.2%, Estoni, me 38.5% dhe Letoni, me 34%.

Me ligjin aktual, nĂ« ShqipĂ«ri nuk Ă«shtĂ« e mundur qĂ« i gjithĂ« procesi i shitjes sĂ« kontratĂ«s sĂ« sigurimit tĂ« kryhet nĂ«pĂ«rmjet kanaleve elektronike. KlientĂ«t mund t’i porositin policat e sigurimit online, por ato u dorĂ«zohen fizikisht nga kompania e sigurimit, pĂ«r t’u nĂ«nshkruar prej tyre.

Por, me ndryshimet e propozuara ligjore të këtij viti, pritet që shumë shpejt i gjithë procesi i lidhjes së kontratave të sigurimit të bëhet nëpërmjet kanaleve elektronike.

Projektligji pĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr.52/2014, “PĂ«r veprimtarinĂ« e sigurimit dhe risigurimit”, qĂ« Ă«shtĂ« depozituar nĂ« Kuvend pĂ«r miratim nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, parashikon mundĂ«sinĂ« qĂ« shoqĂ«ritĂ« e sigurimit ose ndĂ«rmjetĂ«sit e tyre mund tĂ« pĂ«rdorin sisteme elektronike pĂ«r lidhjen e kontratave tĂ« sigurimit me konsumatorĂ«t, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat e legjislacionit pĂ«rkatĂ«s. Lidhja e kontratĂ«s sĂ« sigurimit nĂ« internet dhe me mjete elektronike konsiderohet njĂ«lloj e vlefshme me lidhjen me shkrim, nĂ«se konsumatori ka konfirmuar kuptimin e tĂ« gjithĂ« informacionit dhe ka pranuar kontratĂ«n e sigurimit.

Në vitet e fundit, disa banka tregtare dhe institucione financiare jobanka po aplikojnë me sukses konceptin e digjital onboarding, që parashikon mundësinë e marrjes së produkteve apo shërbimeve financiare nga klientët e rinj pa qenë nevoja për një identifikim fillestar duke u paraqitur fizikisht në bankë. Shërbimi i identifikimit dhe nënshkrimit elektronik të klientit mundësohet nga operatorë të akredituar në vendet e Bashkimit Europian.

Me ndryshimin e ligjit sektorial, krijohen hapësirat që edhe kontratat e sigurimit të lidhen nëpërmjet kanaleve elektronike.

NdĂ«rkohĂ«, kĂ«tĂ« vit, Autoriteti KombĂ«tar pĂ«r SigurinĂ« Kibernetike pĂ«rgatitur projektligjin “PĂ«r Identifikimin Elektronik, ShĂ«rbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital”.

Ky projektligj synon të përditësojë kuadrin ligjor bazë që lidhet me identifikimin dhe nënshkrimin në distancë, elementë që po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve elektronike në sektorin privat dhe publik.

Burimi: Eurostat

The post Vetëm 1.7% e sigurimeve blihen online, Shqipëria renditet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor appeared first on Revista Monitor.

Parlamenti i kërkon AMF-së të rivendosë konkurrencën e lirë në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve

4 November 2025 at 00:02

Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« do t’i kĂ«rkojĂ« Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF) tĂ« rishikojĂ« rregulloren pĂ«r faktorĂ«t e rrezikut nĂ« pĂ«rcaktimin e çmimit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« mjeteve.

NĂ« projektrezolutĂ«n e pĂ«rgatitur nga Komisioni Kuvendor pĂ«r EkonominĂ«, PunĂ«simin dhe Financat, kĂ«rkohet qĂ« AMF tĂ« rikthejĂ« pĂ«r diskutim, rishikim dhe vendimmarrje rregulloren nr.156/2024 “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”, duke e pĂ«rafruar atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« me modelin italian tĂ« sigurimeve motorike, i cili pĂ«rfaqĂ«son njĂ« praktikĂ« tĂ« avancuar evropiane nĂ« drejtim tĂ« transparencĂ«s dhe ndĂ«shkimit proporcional tĂ« riskut.

Sipas projektrezolutĂ«s, modeli i ri duhet tĂ« parashikojĂ« vendosjen e njĂ« sistemi funksional “bonus–malus” qĂ« nxit sjelljen e kujdesshme dhe penalizon shkeljet e pĂ«rsĂ«ritura; tĂ« parashikojĂ« pĂ«rfshirjen e paketĂ«s familjare tĂ« sigurimit, qĂ« lejon transferimin e bonusit brenda familjes; tĂ« mundĂ«sojĂ« pĂ«rllogaritjen e personalizuar tĂ« primit sipas historikut individual tĂ« drejtimit tĂ« mjetit; tĂ« mundĂ«sojĂ« diferencimin gjeografik tĂ« primit, sipas nivelit lokal tĂ« riskut dhe frekuencĂ«s sĂ« aksidenteve.

Në projektrezolutë, kërkohet gjithashtu që, në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin e Konkurrencës, të hetojë me prioritet tregun e produkteve të sigurimit të detyrueshëm TPL dhe Karton Jeshil, me qëllim verifikimin e praktikave që kanë ndikuar në kufizimin e konkurrencës dhe në fiksimin e çmimeve për këto produkte. Hetimi duhet të përfshijë analizën e mënyrës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet operatorëve të tregut, si dhe vlerësimin e ndikimit të tij në sjelljen tregtare dhe ekonomike të kompanive të sigurimit.

Projektrezoluta kërkon gjithashtu që AMF të propozojë masa konkrete për rikthimin e konkurrencës së lirë në këtë treg dhe për forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu, kërkohet që, në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, AMF të hetojë ekzistencën dhe funksionimin e subjekteve apo operatorëve të paligjshëm që ofrojnë algoritme ose platforma digjitale, përmes të cilave mundësohet koordinimi i çmimeve, ndarja e tregut dhe shpërndarja e të ardhurave sipas përqindjeve ndërmjet kompanive të sigurimit.

Sigurimi i brendshëm TPL ngelet shtylla kryesore e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave nga AMF, për 9-mujorin 2025 primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën në 10.5 miliardë lekë, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato sollën 56.6% të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimit të jo-jetës, në rritje nga niveli prej 54.7% i një viti më parë.

Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit. Për 9-mujorin 2025, tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë). Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Çmimet e sigurimit TPL janĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rta pĂ«r tĂ« gjitha kompanitĂ«. NjĂ« gjĂ« e tillĂ« ndodh edhe pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« rregullores sĂ« re, qĂ« parashikon diferencimin e tarifave sipas disa faktorĂ«ve rreziku. Sipas llogaritĂ«sve automatikĂ« nĂ« faqet e kompanive tĂ« sigurimit, çmimi minimal i sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« mjetit ka njĂ« diferencĂ« prej mĂ« pak se 2% mes tyre.

Ndërkohë, primet e rrezikut (primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin fondet rezervë për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit) të llogaritura nga kompanitë dhe të miratuara nga AMF kanë diferenca deri në 82% mes kompanive të ndryshme.

The post Parlamenti i kërkon AMF-së të rivendosë konkurrencën e lirë në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve appeared first on Revista Monitor.

Ndarja e tregut të TPL-ve nuk ka ndryshuar as me aplikimin e rregullores së re për faktorët e riskut

29 October 2025 at 00:01

Ndarja e tregut të sigurimit të detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta është pothuajse e pandryshuar edhe këtë vit.

Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për 9-mujorin 2025 tregu i këtij produkti kryesohet nga Sigal, me 20.64% të primeve të shkruara bruto, nga 20.6% që mbante një vit më parë. Ndjek Eurosig, me 15.19% (nga 15.25% një vit më parë) dhe Sigma, me 14.59% (nga 14.6% një vit më parë).

Edhe për kompanitë e tjera, ndryshimi i pjesës së tregut është i papërfillshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Problemi i konkurrencës në tregun e TPL-ve u ngrit edhe këtë vit gjatë raportimeve në Kuvendin e Shqipërisë nga AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës. Deputetët nënvizuan se ngrirja e ndarjes së tregut mes kompanive për këtë produkt është një fakt që tregon mungesën e konkurrencës efektive në treg.

Që prej vitit 2013, policat e sigurimit TPL shiten përmes sistemit të një brokeri të vetëm. Ato mbajnë logon e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (ent që në fakt është përgjegjës për administrimin e Kartonit Jeshil dhe Fondit të Kompensimit), ndërsa në dokument përcaktohet kompania në përgjegjësinë e së cilës lëshohet polica.

Çmimet e sigurimit TPL janĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rta pĂ«r tĂ« gjitha kompanitĂ«. NjĂ« gjĂ« e tillĂ« ndodh edhe pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« rregullores sĂ« re, qĂ« parashikon diferencimin e tarifave sipas disa faktorĂ«ve rreziku. Sipas llogaritĂ«sve automatikĂ« nĂ« faqet e kompanive tĂ« sigurimit, çmimi minimal i sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« mjetit ka njĂ« diferencĂ« prej mĂ« pak se 2% mes tyre.

Ndërkohë, primet e rrezikut (primet mbi bazën e të cilave kompanitë e sigurimit duhet të llogarisin fondet rezervë për riskun e marrë përsipër me produktin e sigurimit) të llogaritura nga kompanitë dhe të miratuara nga AMF kanë diferenca deri në 82% mes kompanive të ndryshme.

Sigurimi i brendshëm TPL ngelet shtylla kryesore e tregut të sigurimeve në vend. Sipas të dhënave nga AMF, për 9-mujorin 2025 primet e shkruara bruto nga ky produkt arritën në 10.5 miliardë lekë, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ato sollën 56.6% të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimit të jo-jetës, në rritje nga niveli prej 54.7% i një viti më parë. / E.Shehu

Burimi: AMF

The post Ndarja e tregut të TPL-ve nuk ka ndryshuar as me aplikimin e rregullores së re për faktorët e riskut appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve përmirëson rritjen, por ngelet i varur nga sigurimet e detyrueshme

28 October 2025 at 13:35

Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të larta për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu i sigurimeve për 9-mujorin 2025 arriti një vlerë të primeve të shkruara bruto prej 20.2 miliardë lekësh, me një rritje vjetore prej 10.4%. Një vit më parë, në fund të 9-mujorit, rritja kishte qenë 7.4%.

Pjesërisht, përmirësimi i rritjes së tregut i detyrohet një efekti më të reduktuar të kursit të këmbimit, duke qenë se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të sigurimit shiten në Euro. Sipas AMF-së, në gjysmën e parë të vitit pesha e primeve të shkruara bruto në euro kundrejt totalit u rrit në 31.4%, nga 33.2% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, edhe zhvlerësimi i Euros këtë vit është më i ngadalësuar. Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Euro-Lek është në rënie me afërsisht 2%, ndërsa një vit më parë rënia ishte pranë nivelit të 7%.

Në nivel të segmenteve të tregut, tregu i sigurimit të jetës vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes krahasuar me segmentin më të madh, të sigurimit të jo-jetës.

Për 9-mujorin, primet e shkruara bruto u rritën me 13.5% krahasuar me një vit më parë (një vit më parë rritja kishte qenë 9.2%).

Tregu i sigurimeve të Jetës vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme.

Rritja e tregut të sigurimeve është më e ngadaltë në segmentin e tij më të madh, atë të sigurimeve të jo-jetës. Primet e shkruara bruto për 9-mujorin 2025 arritën vlerën e 18.5 miliardë lekëve, në rritje me 10.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, edhe në këtë segment rritja është përmirësuar nga norma prej 7.2% e vitit të kaluar.

Tregu i sigurimeve të jo-jetës vazhdon të mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme motorike. Këto produkte sollën më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto për 9-mujorin 2025. Primet e shkruara bruto u rritën me afërsisht 13%, të mbështetura kryesisht nga sigurimi i brendshëm TPL.

Pjesërisht, rritja e primeve të shkruara bruto i detyrohet sistemit të ri të kkogaritjes së primeve mbi bazë risku, që ka sjellë një shtrenjtim mesatar të primit të sigurimit me afërsisht 6%.

Rritje dyshifrore këtë vit po shfaqin edhe produkte të veçanta të sigurimit vullnetar, kryesisht sigurimi Kasko i automjeteve. Primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me pothuajse 11% krahasuar me një vit më parë, të mbështetura sidomos nga zgjerimi i biznesit të makinave me qira.

Rritje të lartë po shënojnë edhe sigurimi i sëmundjeve dhe sigurimi i përgjegjësive civile.

Ndërsa sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, që është edhe produkti kryesor i sigurimit vullnetar, edhe këtë vit po shënon një rritje modeste. Sipas shifrave të AMF-së, primet e shkruara bruto për 9-mujorin kishin vlerën e 1.89 miliardë lekëve, me një rritje prej 4% krahasuar me një vit më parë.

The post Tregu i sigurimeve përmirëson rritjen, por ngelet i varur nga sigurimet e detyrueshme appeared first on Revista Monitor.

Frenohet rritja e dëmeve nga aksidentet për kompanitë e sigurimeve

22 October 2025 at 00:02

Dëmet e paguara nga kompanitë për sigurimin e aksidenteve po rriten me ritme më të ngadalta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e parë të vitit kompanitë e sigurimit të jo-jetës kanë paguar 3.55 miliardë lekë dëme në klasat e përgjegjësive motorike ndaj palëve të treta.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në sigurimet e detyrueshme motorike janë rritur me 0.55%. Një vit më parë, rritja e dëmeve kishte qenë 36%.

Efektin kryesor në frenimin e rritjes së shpenzimeve për dëme e ka dhënë Kartoni Jeshil. Shpenzimet për dëmet e shkaktuara nga mjetet shqiptare jashtë vendit për tetë muajt e parë të vitit kanë rënë me 31.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, dëmet e lidhura me sigurimin e brendshëm TPL kanë vazhduar rritjen, me 9.3% më shumë krahasuar me 8-mujorin 2024.

Dëmet për sigurimet e detyrueshme motorike vazhdojnë të dominojnë dukshëm strukturën e dëmeve në sigurime. Këtë vit, ato përbëjnë këtë vit më shumë se 71% të totalit të dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit të jo-jetës në Shqipëri. Pesha e dëmeve në sigurimet TPL është rritur me një pikë përqindjeje gjatë këtij viti.

Në rënie paraqitet edhe vlera e dëmeve që janë objekt i Fondit të Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Për 8-mujorin, dëmet e paguara në këtë kategori kanë rënë me 31.7% krahasuar me një vit më parë.

Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.

Që nga fillimi i këtij viti, kompanitë e sigurimit kanë nisur aplikimin e primeve të diferencuara të rrezikut për sigurimin e brendshëm TPL, për përgjegjësitë ndaj palëve të treta.

Faktorët ku bazohet diferencimi i primit jenë fuqia motorike e mjeteve (sa më i lartë kubikazhi i mjetit, aq më i lartë primi i sigurimit; mosha e drejtuesit (prim më i lartë për moshat më të reja, deri në 21 vjeç); pronësia e mjetit (në varësi të faktit nëse është në pronësi të një individi apo subjekti, ku mjeti mund të përdoret nga disa drejtues); qarku i regjistrimit të mjetit qarqet me numrin më të madh të dëmeve do të kenë koeficient rreziku më të lartë dhe vjetërisa e mjetit (mjetet më të vjetra kanë prim të lartë).

Duke filluar nga viti i ardhshëm, pritet që të fillojë edhe aplikimi i parimit bonus-malus, që do të sjellë çmime më të larta për drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë dëme./ E.Shehu

Burimi: AMF

The post Frenohet rritja e dëmeve nga aksidentet për kompanitë e sigurimeve appeared first on Revista Monitor.

❌
❌