Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

VIDEO/ Spektakël në Inter-Napoli, por pa fitues

By: Fax Web
11 January 2026 at 23:10

Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 20-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, me ekipet që ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9’ me anë të Dimarcos, por në të 26’, ishte McTominay që riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu kaloi për herë të dytë në avantazh zikaltrit me anë të një penalltie në minutën e 73’, ndërsa dy minuta më parë Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Gjithsesi, ishte sërish McTominay që barazoi sfidën në të 81’, duke mos lënë zikaltrit të shkëputeshin në krye.

Kështu Interi ruan sërish kreun e kampionatit me 43 pikë, tre më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Napoli i vendit të tretë.

VIDEO/ Barça fiton “El Clasico”-n në Arabi dhe bën të sajën Superkupën e Spanjës

By: Fax Web
11 January 2026 at 22:05

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës.

Finalja e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite mes klubit katalanas dhe Real Madrid u mbyll në shifrat 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pas 4 golash, në barazim 2-2.

E para shënoi Barcelona me Raphina në minutën e 26, ndërsa në minutat shtesë u shënuan plot 3 gola me autorë Vinicius Jr, Raphina dhe Garcia.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me ritëm por me Barcelonën më konkrete.

Në minutën e 73-të Barça gjeti edhe golin e avantazhit, sërish me Raphinan.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Kjo është Superkupa e 15-të për Barcelonën, ndërsa Real Madrid mbetet në 13.

Dy gjigandët e futbollit spanjoll tani duhet të përqëndrohen në kampionat dhe Champions League, ku rivaliteti mbetet sërish i fortë.

Yesterday — 11 January 2026Main stream

Rritet çmimi i banesave në BE në dekadën e fundit, në 20 vite trefishohet vlera në Shqipëri

By: Fax Web
11 January 2026 at 18:35

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Evropian u rritën me 5.5%, ndërsa qiratë u rritën me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Nga gjetjet e fundit të Eurostat, lidhur me çmimet dhe qiratë e shtëpive për tremujorin e tretë të vitit 2025, vihet në pah se ka pasur një trend rritës të vlerës së banesave.

Kështu, gjatë dekadës së fundit, midis vitit 2015 dhe tremujorit të tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE u rritën me 63.6% dhe qiratë me 21.1%.

Duke bërë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe të 2025-ës, çmimet e shtëpive u rritën më shumë se qiratë në 25 nga vendet e BE-së për të cilat ka të dhëna të disponueshme.

Brenda këtij 10-vjeçari, çmimet e shtëpive u trefishuan në Hungari (+275%) dhe janë dyfishuar në 11 vende, me rritjet më të mëdha të vërejtura në Portugali (+169%), Lituani (+162%) dhe Bullgari (+156%).

Finlanda ishte i vetmi vend ku çmimet e shtëpive ranë gjatë kësaj periudhe (-2%).

Gjatë së njëjtës periudhë, pati rritje të theksuar të qirave së banesave. Rritjen më e lartë e regjistruar është në Hungari (+107%), e ndjekur nga Lituania (+85%), Sllovenia (+76%), Polonia (+75%) dhe Irlanda (+74%).

Vlera e pronave në Shqipëri

Në trend rritës shfaqet dhe Shqipëria sa i përket vlerave të pronave.

Bazuar nga të dhënat për 9 muaj të vitit 2025, çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë shënuar rritje të shpejtë.

Duke krahasuar aktualisht çmimet me ato të muajit shkurt 2025, vlerësohet një rritje prej 10%-33%, në varësi të zonës dhe objektit.

Deri në qershor të vitit të kaluar, çmimi mesatar për një metër katror apartament në Tiranë arriti në 1,830 euro.

Krahasuar 2005-ën me 2025-ën, brenda këtij 20-vjeçari çmimi i apartamenteve janë trefishuar.

Në 2024, Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025”, i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se, çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti në 1,620 euro/m². Krahasuar me 2023, çmimi mesatar u rrit me rreth 17%.

“Nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie”/ Olta Sheta plas deklaratën bombë: Brikena ka qenë në një lidhje me…

By: Fax Web
11 January 2026 at 18:29

Olta Sheta ka qenë e ftuar ditën e sotme në Fan Club, ku ka folur hapur për jetën private të Brikenës, një nga konkurrentet më të përfolura të Big Brother VIP 5.

Gjatë diskutimit në studio, Olta deklaroi se Brikena ka pasur një lidhje me ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’, Atdheun.

Olta: Unë do ta bëj një deklaratë. Brikena ka qenë e lidhur me ish-konkurrentin e Për’puthen, me Atdheun, por kjo është e vërtetuar. Kjo është para se të bëhej Miss Kosova, por nuk ka bërë asgjë të keqe se ka qenë e lidhur.

Sa është e vërtetuar kjo gjë?

Olta: Tani mund të pyesim edhe të zotin e punës, se nuk ka qenë e lidhur me mua, ka qenë e lidhur me Atdheun.

Kujtojmë se Brikena gjatë klipit prezantues në Big Brother VIP 5 ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë në një lidhje dashurie.

Protestat në Iran/ Trump shqyrton mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, Teherani kërcënon Izraelin

By: Fax Web
11 January 2026 at 17:55

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po shqyrton një sërë opsionesh të mundshme ushtarake ndaj Iranit, pas protestave antiqeveritare që kanë shkaktuar dhjetëra viktima.

Sipas “CNN“, Trump është informuar ditët e fundit mbi plane të ndryshme ndërhyrjeje, përfshirë edhe opsione që nuk përfshijnë përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës ushtarake amerikane.

Disa nga skenarët e diskutuar fokusohen në shënjestrimin e shërbimeve të sigurisë iraniane që po përdoren për shtypjen e protestave.

Megjithatë, brenda administratës amerikane ka shqetësime se një ndërhyrje ushtarake mund të ketë efekt të kundërt, duke bashkuar popullin iranian rreth regjimit ose duke nxitur hakmarrje ushtarake nga Teherani. Zyrtarët amerikanë theksojnë se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe se opsionet në shqyrtim nuk përfshijnë dërgimin e trupave tokësore në Iran.

Ndërkohë, Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, “HRANA)”, numri total i viktimave që nga nisja e protestave ka shkuar në të paktën 203 persona, përfshirë 41 efektivë të forcave të sigurisë.

“HRANA” bën të ditur se të paktën tetë nga protestuesit e vrarë ishin nën moshën 18 vjeç, ndërsa mbi 3,285 persona janë arrestuar nga autoritetet iraniane.

Grupi thekson se shifrat mund të jenë më të larta, për shkak të kufizimit të aksesit në internet dhe komunikimeve telefonike në të gjithë vendin.

“Motra jote është e madhe, nuk është e vogël”/ Ja si nisi konflikti! Dëshmia e të dhunuarit në Fier

By: Fax Web
11 January 2026 at 17:46

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona.

Shkak për dhunën pretendohet të jetë bërë një “Like” në Facebook-un e motrës së policit.

Para se të dhunohej ai kishte qenë në një local ku kishte takuar policin dhe ky i kishte thënë “nuk e di se me kë je mpleksur”.

Dëshmia e të dhunuarit Altin Meçe

Mbrëmë unë kam marrë një kërcënim në telefon nga një person që ai është bashkëfshatari im, Fredi Astrit Lamaj. Është polic… më thanë që është me grupin e gatshëm.

Faktikisht kam bërë like tek disa postime të motrës së atij. Edhe ai më flet shumë ashpër. E më thotë nuk e di me kë je pleksur.

I kthej një mesazh atij, e i them, ti zotëri, motra jote është e madhe, nuk është e vogël. Po të thotë ajo që Altin më bezdis, stop. Në rregull? Unë e lë kaq. Edhe ishim te lokali neve, po rrinim atje me vëllain edhe me një kushëri, edhe nga ora 11:00, iki për në shtëpi. Marr makinën edhe në shtëpi hap portën e madhe.

Porta e madhe me portën e shtëpisë ka një diferencë diku te 50-60 metra. Hap portën e madhe, parkoj makinën, vij e mbyll portën prapë, edhe futem brenda në shtëpi. Në moment që futem unë brenda në shtëpi, fiken dritat. Vetëm në shtëpinë time.

Edhe në atë moment, unë po mundohesha të ndizja dritën e telefonit, edhe më thërret dikush nga jashtë, “O Altin”.

Edhe zëri i atij mua më kumboi direkt. Unë mendova për moment se mos ishte vëllai. Po që nga momenti që dal jashtë, edhe nuk arrita as të hedh këmbën jashtë derës, më qëllojnë edhe ashtu siç e pashë unë në mjegull, nuk ka qenë një, po ka qenë të paktën tre persona.

LEXO EDHEFOTO/ Çfarë ka ndodhur në Fier? Babë e bir dhunohen para derës së shtëpisë. Autori, dyshohet se është…

Ndërkohë, nuk ka ende një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen.

“Çmimet dyfish krahasuar edhe me BE-në”/ Deputeti denoncon rrjetin “Rossmann Lala”

By: Fax Web
11 January 2026 at 17:37

Pas denoncimeve të publikuara në media lidhur me abuzimet me çmimet e produkteve nga rrjeti “Rossmann Lala”, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se çmimet e produkteve në Shqipëri janë deri dyfish më të larta krahasuar me vendet e BE, duke hedhur poshtë pretendimet se kjo situatë shkaktohet nga taksat dhe tatimet.

Sipas tij, arsyeja e vërtetë është abuzimi dhe fitimi i lartë nga tregtarët.

Reagimi i Erion Braçes

 

Çmimet deri dyfish më shumë; Nuk është tatimi, as taksa, është abuzimi dhe fitimi i lartë prej abuzimit!

E mbani mend këtë djalin? Ishte pak para vitit të ri; Bëri një vëzhgim krahasues dhe denoncoi publikisht! Iu turrën plot: taksat, tatimet, tvsh-ja – këto i rrisin çmimet!

A është e vërtetë kjo? Po e çoj unë më tej krahasimin dhe denoncimin: Tatimi mbi vlerën e shtuar:
Në Gjermani – 19%, në Itali – 22%, në Shqipëri – 20%;
Tatimi mbi fitimin:
Në Gjermani – 29–33%, në Itali – 24%, në Shqipëri – 15%;
Rroga minimale:
Në Gjermani – 12.82 € për orë pune = 2.050 € bruto në muaj;
Në itali – nuk ka pagë minimale, por kontratat kolektive të punës nisin me 7–9.5 € për orë pune bruto = 1.520 € bruto në muaj;
Në shqipëri është 500 € në muaj bruto.
Besoj është e qartë që nuk janë taksat që na bëjnë deri dy herë më të shtrenjtë; Nndërkohë,
mos harroni euron, rënien e fortë të saj, që praktikisht duhet t’i bënte më të lira për qytetarët produktet e importit, jo më të shtrenjta!

VIDEO/ Nkunku shpëtimtar, tjetër hap fals nga Milan

By: Fax Web
11 January 2026 at 17:28

Milani shmangu një humbje në minutat shtesë në Firence.

Ndeshja e tyre kundër Fiorentinës në javën e 20-të (e para e gjysmës së dytë të sezonit) përfundoi 1-1 në Artemio Franchi.

Gjatë pjesës së parë, ekipi “Viola” sulmoi kryesisht nga krahu i majtë me Gudmundsson dhe Gosens që dërguan shumë krose, por nuk ishte e thjeshtë të kaloje mbrojtjen dhe portierin e Milanit

Kuqezinjtë dukeshin se po kishin vështirësi, por puna e Fullkrug krijoi dy raste të mëdha: gjermani ia kaloi topin dy herë Pulisic, i cili megjithatë humbi mundësinë për ta bërë rezultatin 1-0 në të dyja rastet.

Pas mbylljes së pjesë së parë, skuadra Violë vazhdoi të shtynte për gjetjen e golit të avantazhi dhe ja del në minutën e 66-të.

Një goditje këndi perfekte nga Gudmundsson dhe nmë pas Comuzzo me kokë e kishte të thjeshtë ta shtynte në rrjetë.

Nga ana tjetër Allegri aktivizoi francezin Nkunku dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Chelseat ai që evitoi humbjen e ekipit të tij një goditje e fuqishme me të djathtën në minutën e 90-të nga një asist i Fofanës për ta rikthyer barazpeshën në 1-1.

Në minutat e fundit (97′), skuadra vendase goditi edhe traversën me Brescianini që rezultoi I pafat.

Deri në fërshëllimën përfundimtare nuk pati më ndryshim rezultati dhe gjithçka u mbyll në 1-1.

Milani vazhdon serinë e rezultateve pozitive radhazi, por mbetet dy pikë prapa Interit (i cili luan sonte në San Siro kundër Napolit). Fiorentina arrin në kuotën e 14 pikëve, duke kaluar për momentin në zonën e sigurisë.

Pse Groenlanda është kaq e rëndësishme për Trump?

By: Fax Web
11 January 2026 at 15:57

Arktiku po kthehet në një nga skenat më të nxehta të politikës botërore. Në qendër të vëmendjes është Groenlanda, ishulli i mbuluar nga akulli, i varur politikisht nga Danimarka, por me autonomi të gjerë dhe me ambicie të forta për vetëvendosje në të ardhmen.

Tensionet janë thelluar pasi presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar publikisht se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare”, duke hapur jo vetëm debate diplomatike, por edhe shqetësime për një konfigurim të ri gjeopolitik në Arktik.
Groenlanda shtrihet në një nga pikat më strategjike të globit, përgjatë rrugës më të shkurtër midis Evropës dhe Amerikës së Veriut, në afërsi të korridoreve detare dhe ajrore që përdoren për lëvizjen e nëndetëseve dhe avionëve ushtarakë.

Për këtë arsye, prej dekadash ajo është kyçe për sistemet e vëzhgimit të NATO-s dhe për paralajmërimet e hershme raketore.

Në kryeqytetin Nuuk, mesazhi politik është i prerë dhe drejtpërdrejtë, Groenlanda nuk është objekt tregtimi.

“Groenlanda kurrë nuk do të bëhet pjesë e Amerikës. Duam respekt, duam partneritet të fortë, duam tregti dhe bashkëpunim për sigurinë, por mbi bazën e respektit të ndërsjellë. Ne nuk jemi për shitje dhe kurrë nuk do të bëhemi amerikanë”, u shpreh kryeministri i Groenlandës.

Deklaratat e tij erdhën pas retorikës së presidentit amerikan, i cili e ka quajtur ishullin “strategjikisht të domosdoshëm”. Trump ka theksuar se rajoni i Arktikut po shndërrohet në arenë aktiviteti të shtuar të flotave ruse dhe kineze, dhe se Danimarka nuk do të ketë mundësi ta mbrojë e vetme Groenlandën.

“Na duhet Groenlanda nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare. Është jashtëzakonisht strategjike. Tani rreth saj shihen anije ruse dhe kineze. Ne kemi nevojë për Groenlandën për siguri kombëtare, dhe Danimarka nuk do të jetë në gjendje ta përballojë vetë këtë”, ka shprehur Trump.

Në terren, SHBA mbajnë tashmë një prani të rëndësishme ushtarake në bazën ajrore Pituffik në veri të Groenlandës, e cila është pjesë e sistemit të paralajmërimit të NATO-s në Arktik. Marrëveshja ushtarake midis Danimarkës dhe SHBA-ve daton që nga viti 1951 dhe lejon ngritjen e bazave amerikane në ishull.
Ekspertët danezë thonë se shqetësimi kryesor amerikan lidhet me dy elemente, mbulimin radaro-ajror ndaj avionëve rusë dhe gjurmimin e nëndetëseve në të ashtuquajturin “korridori GIUK” Groenlandë, Islandë, Britani.

“Këtu flitet për radarë, për mbulimin ajror dhe për gjurmimin e nëndetëseve ruse. Të dy këto detyra janë shumë të kushtueshme dhe kërkojnë investime të mëdha. Pikërisht ndaj, SHBA kërkojnë që Danimarka të bëjë më shumë në Groenlandë”, tha Mikkel Runge Olesen.

Danimarka ka reaguar duke rritur fondet për sigurinë në Arktik, mes tyre 42 miliardë korona vetëm në vitin 2025. Por politikanë të Kopenhagës theksojnë se çdo skenar presioni ushtarak do të trondiste aleancat perëndimore.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, paralajmëroi se një veprim i njëanshëm ushtarak amerikan kundër territorit danez do të vinte në pikëpyetje vetë NATO-n.

“Presidenti amerikan duhet të merret seriozisht kur thotë se dëshiron Groenlandën. Por dua ta them qartë se nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të sulmojnë ushtarakisht një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka ndalet, përfshirë edhe vetë NATO-n dhe sigurinë që ajo ka garantuar prej Luftës së Dytë Botërore”, tha kryeministrja e Danimarkës.

Edhe vendet evropiane kanë reaguar. Ministri i jashtëm gjerman tha se e ardhmja e Groenlandës varet vetëm nga populli i saj dhe Mbretëria e Danimarkës, në respekt të plotë të parimeve të sovranitetit dhe paprekshmërisë së kufijve. Qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Kanadaja, e cila e sheh Arktikun si zonë strategjike të NATO-s ku kërkohen investime të reja.

Por pse Groenlanda është kaq e rëndësishme?

Përveç pozicionit ushtarak, ishulli është i pasur me burime natyrore, minerale të rralla, naftë dhe gaz. Megjithatë, terreni i ashpër, klimë e ftohtë dhe kostoja e lartë e shfrytëzimit e bëjnë procesin ekonomikisht problematik. Shumë kompani ndërkombëtare janë të rezervuara për të investuar. Kjo është arsyeja pse, rezultatet konkrete deri tani janë të kufizuara.

Në planin e brendshëm politik, Groenlanda gëzon autonomi të gjerë që prej vitit 2009. Sipas sondazheve, shumica e banorëve e mbështesin idenë e pavarësisë, por paralelisht kanë shqetësime për ekonominë.

Sot rreth gjysmës së buxhetit publik financohet nga subvencionet daneze, ndërsa eksportet bazohen pothuajse tërësisht te peshkimi.

Shumë groenlandezë paralajmërojnë se pavarësia e nxituar mund ta bëjë ishullin të varur nga një fuqi tjetër, veçanërisht nga SHBA, nëse nuk garantohet stabilitet ekonomik.

Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se ideja e “blerjes së Groenlandës” bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me parimin e vetëvendosjes. Çdo ndryshim i statusit kërkon referendum në ishull dhe marrëveshje politike midis parlamentit të Groenlandës dhe atij të Danimarkës.

Ndërkohë, Uashingtoni ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën, duke sinjalizuar se interesi amerikan është afatgjatë.

Në thelb, çështja e Groenlandës tejkalon kufijtë e një debati territorial. Arktiku po hap rrugë të reja detare për shkak të shkrirjes së akujve, po shndërrohet në zonë të re ushtarake dhe ekonomike dhe po rrit interesin e fuqive të mëdha botërore.

VIDEO/ Muriqi nuk di të ndalet, vjen goli i 11-të sezonal në La Liga

By: Fax Web
11 January 2026 at 15:49

Vedat Muriqi, vazhdon të shënojë pa u ndalur në Spanjë, aty ku është pjesë e skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi i Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në La Liga, ndaj Rayo Vallecano në transfertë.

Në minutën e 30-të, Muriqi shfrytëzoi një krosim të Lato nga e majta dhe me kokë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Vendasit kishin kaluar të parët në avantazh, ndërsa Mallorca barazoi me golin e Muriqit.

Ky është goli i 11-të në La Liga për 31-vjeçarin, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Spanjë, në 18 ndeshje të luajtura.

Sa i përket ndeshjes, Rayo Vallecano, me Ivan Balliun në fushë, të futur si zëvendësues, fitoi me rezultatin 2-1.

I morën 40 mijë euro biznesmenit nga Shkodra, arrestohen mashtruesit

By: Fax Web
11 January 2026 at 15:31

Policia e Shtetit ka finalizuar sot në 11 janar operacionin e koduar “Skema”, pas një hetimi për mashtrim dhe kultivim të bimëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, K. T., I. Gj., A. L., E. B. dhe L. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke iu prezantuar si i njohur i tyre, personit që ra pre e mashtrimit, i kanë marrë shumën prej 40.000 euro.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku një biznesmen 55-vjeçar nga Shkodra, i cili merret me këmbimin e parave, u mashtrua nëpërmjet aplikacionit Viber.

Të akuzuarit i shkruan duke u prezantuar si persona të njohur dhe të afërt, duke i kërkuar të sillte 40 mijë euro për t’i këmbyer. Kur i dëmtuari shkoi në Rinas, ata i morën paratë. Pas kësaj, ai bëri kallëzim në polici, e cila nisi hetimin.

Gjatë hetimit, Policia identifikoi 5 persona të përfshirë, vunë në pranga 3 prej tyre dhe shpallën në kërkim 2 të tjerë. Sipas Policisë, K. T., 36 vjeç, banues në Divjakë, I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, A. L., 39 vjeç dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë janë vënë në pranga, ndërsa E. B., 34 vjeç dhe L. M., 35 vjeç janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e A. L., ku u gjet edhe E. Rr., u zbulua një ambient i përshtatur me pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe kokainë dhe 1 automjet tip “Audi Q5”, me të cilin 5 personat janë larguar pas marrjes së shumës prej 40.000 euro.

“Lidhje toksike, s’kemi qenë dakord”/ Reagon motra e Stelinës pasi Ina u bë pjesë e Big Brother VIP

By: Fax Web
11 January 2026 at 15:13

Motra e Stelinës ka reaguar sot në ‘Fan Club’, në lidhje me zhvillimet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në shtëpi, pasi Ina u bë pjesë e garës.

Kjo e fundit është vajza me të cilën Keijsi ka pasur një histori, dhe sipas Stelinë ka qenë dhe arsyeja se përse ata të dy nuk janë bashkë.

Për motrën e Stelinës, video e transmetuar mbrëmë ku Ina dhe Keijsi shfaqeshin duke u puthur, ishte dhuratë për Stelinën që të mos kthehet me në atë lidhje, të cilën e quajti toksike.

Vëllai i madh i ka bërë nder për t’i hapur sytë, uroj shumë që Stelina të hapë sytë. Më vjen keq sepse e di shumë mire që ajo realisht ka qenë e përfshirë dhe ka pasur një ndjenjë të sinqertë me Keijsin. Ne nuk kemi qenë dakord se janë karaktere të ndryshme. Shpresoj të mos bëjë gabim dhe të mos kthehet në atë marrëdhënie toksike. Këshilla ime për të është larg njerëzve toksikë dhe që nuk të kthejnë respekt”, tha ajo.

Keijsi aty nuk është ai djali që është jashtë, nuk ka ditur të menaxhojë situatën aty brenda. Dhe formati që ka qenë, ka qenë format që të njihet me dikë, por te kjo situatë që i ndodhi është gjykuar shumë, sepse jo të gjithë mendojnë njësoj”, tha shoku i Keijsit.

FOTO/ Dronë, pajisje të specializuara dhe polumbarë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit në Klos

By: Fax Web
11 January 2026 at 15:08

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos.

Operacionit të kërkimit i janë bashkuar edhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë intensivisht në zonë në bashkëpunim me strukturat vendore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu shkruan se, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

Postimi i Vengut:

“Kërkimet nuk ndalen në Klos

Me përkushtim maksimal, polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”, shkruan ministri Vengu në rrjetet sociale.

FOTO/ Çfarë ka ndodhur në Fier? Babë e bir dhunohen para derës së shtëpisë. Autori, dyshohet se është…

By: Fax Web
11 January 2026 at 14:58

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe  banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit.

Të plagosurit në spital

Pas ngjarjes është thirrur ambulanca dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Babai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa Altini vijojnë të jenë të shtruar në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet: pista e përfshirjes së një efektivi policie

Gjatë ditës së sotme, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë marrë në pyetje familjarët.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja është marrë në hetim dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve.

Dëshmia e familjes: Konflikti i nisur nga rrjetet sociale

Familjarët e të plagosurit pohojnë se Altini jeton dhe punon prej rmbi 5 vjet me familjen  ku ndodhet edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar familjen në 20 dhjetor.

Sipas dëshmisë së tij, një nga autorët e dyshuar është vëllai i një vajze, i cili punon si polic  Pas disa komenteve dhe pëlqimeve (“like”) në profilin e saj, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e dhunës nga vëllai i saj, polic në Fier.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i PD për Fierin, Luan Baçi.

Parashikimi i motit/ E hëna me reshje të dobëta por me temperatura nën zero

By: Fax Web
11 January 2026 at 18:00
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, sot (e diel, dt. 11) pritet që ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë.
Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, ditën e sotme, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
Ditën e nesërme (e hënë, dt. 12) pritet rënie e prurjeve dhe niveleve në këta lumenj.
Lumi Drin- Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.
TEMPERATURA DHE NGRICA
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) si pasojë e temperaturave të ulëta në Veri, Lindje dhe Juglindje të territorit, ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje deri lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e hënë, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 5 °C
në vendet e ulëta: -3 / 5 °C
në vendet malore: -10 / -1 °C
ERA
Sot pasdite (e diel, dt. 11) dhe nesër (e hënë, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Meta elozhe Ahmetajt: Socialist patriot, luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë

By: Fax Web
11 January 2026 at 14:44
Ish presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, thur elozhe ndaj ish zv/kryeministrit socialist, Arben Ahmetaj.
Duke iu referuar intervistës së tij më të fundit televizive, Meta e quan Ahmetajn një socialist patriot dhe luftëtar për të ardhmen e Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë.
Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht.
Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600 euro të shishes së verës që pinte Kreu i Organizatës, besoj se e kanë të qartë se zhdukja e kantinës provë të gjetur padashje, ishte një operacion shtetëror brenda natës dhe jo vepër e një kushëriri.
Përpjekja për sekuestrimin e tij (rrëmbimin) ilegal, është pjesë e manualit të rrëmbimeve që bën organizata, siç është provuar prej saj edhe nga rasti i Gerond Meçes dhe Daniel Shimës (dhe shumë raste të tjera).
Por ata gabojnë rëndë.
Duket qartë se Arben Ahmetaj nuk ka vendosur të jetë thjesht një dëshmitar e denoncues për çmontimin e organizatës kriminale.
Duket se ai ka bërë një hap të madh e cilësor përpara.
Ai ka vendosur të bëhet një lider i të gjithë socialistëve të mashtruar, të tradhëtuar dhe të shantazhuar nga organizata kriminale.
Ndaj dhe gjithmonë flet në emër të socialistëve, ndaj i ndan ata nga Organizata Kriminale dhe bashkia, depozita e parë dhe 26 vjeçare e Kreut të Organizatës.
Ahmetaj po flet si një socialist patriot, që e ndjen se regjimi që bazohet mbi trafikun e drogës po shkatërron shoqërinë në çdo aspekt ekonomik, social e politik.
Ai është i bindur se droga është nëna e të gjithë të këqijave (pasojave) për shoqërinë e çdo familje shqiptare.
Me 7 denoncimet e faktuara, Ahmetaj ka rimarrë lidershipin e luftës kundër korrupsionit dhe organizatës kriminale, por edhe ka fituar besimin e shumë njerëzve të ndershëm brenda PS e administratës se ai e ka seriozisht përmirësimin e qëndrueshëm të kujtesës.
Në veçanti, tronditëse janë dëshmitë e tij për kapacitetet e gjymtuara portuale të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve, që duhet të kthehet në një çështje madhore për të gjithë.
Këtë rradhë me koherencën, kthjelltësinë, vërtetësinë e tij, ai mua më kujtoi shumë politikanë të shquar grekë, të cilët në pamundësi për aktivitet politik në Greqi gjatë juntës ushtarake, u zhvendosën në Perëndim për të luftuar që andej për të ardhmen demokratike të Greqisë .
Dhe ata u bënë protagonistë të fuqishëm në Greqinë e re.

Drogë dhe prostitucion, arrestohet aktori turk/ Në pranga edhe emra të tjerë të njohur të televizionit

By: Fax Web
11 January 2026 at 14:35

Në një operacion të madh që ka tronditur opinionin publik turk, autoritetet kanë arrestuar shtatë persona, përfshirë aktorin me famë botërore Can Yaman.

Ylli, i cili po shijon sukses të madh në Itali me serialin “Sandokan”, dyshohet se është i përfshirë në një rast të gjerë trafikimi droge dhe prostitucion.
Yaman u la i lirë mëngjesin e sotëm dhe do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.

 

Forcat e Xhandarmërisë Ushtarake dhe Agjencisë Kundër Drogës kryen bastisje të njëkohshme në shtatë biznese në Stamboll. Midis tyre, hoteli ikonik Bebek Otel në Bosfor dhe klubi i natës i njohur Klein Phönix.

Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, gjatë hetimeve u sekuestruan: Sasi kokaine, marihuane dhe pilula droge. Përgatitje të lëngshme të dyshimta dhe mbetje substancash. Peshore dhe municione precize.

 

Përveç Can Yaman, autoritetet ndaluan aktoren Selen Görgüzel, ish-prezantuesen Nilufer Batur Tokgöz, si dhe Ayşe Sağlam dhe Çeren Alper.

Operacioni është pjesë e një hetimi më të gjerë që ka çuar tashmë në burgosjen e producentit Muzafer Yıldırım, pronar i Bebek Otel.

Hetimi, i cili po kryhet nga Zyra e Prokurorisë për Kontrabandë dhe Krime Ekonomike, po shqyrton një gamë të gjerë veprash penale, nga posedimi dhe lehtësimi i përdorimit të drogës te prokurimi dhe pastrimi i parave.

Deri më tani, 36 persona janë lënë në paraburgim, ndërsa janë në pritje urdhër-arreste për 26 të dyshuar të tjerë. Autoritetet po kërkojnë gjithashtu Kasim Garipoglou dhe Mert Vindinli, të cilët besohet se janë larguar jashtë vendit, dhe asetet e shtatë prej të përfshirëve tashmë janë ngrirë.

Berisha i përgjigjet podcastit të Ramës: Sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij

By: Fax Web
11 January 2026 at 14:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot ndaj kryeministrit podcastit të kryeministrit Edi Rama, duke e kritikuar për mënyrën se si po trajton situatën e përmbytjeve që ka përfshirë disa zona të vendit.

Sipas liderit të opozitës, Rama nuk ka dhënë ende përgjigje konkrete për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve të prekur, të cilët vazhdojnë të vuajnë pasojat e reshjeve të fundit dhe përmbytjeve masive.

Në reagimin e tij, Berisha apelon për një përgjigje të menjëhershme të autoriteteve qendrore dhe lokale, duke e konsideruar emergjencën një prioritet kombëtar, që nuk mund të shmanget ose të përdoret për qëllime politike.

Reagimi i plotë i Berishës:
Ramaduro sot sulmoi drejtësinë dhe mbrojti menderen e tij!
Të dashur miq, në monologun e tij të neveritshëm, Ramaduro sot nuk foli për hallin e dhjetëra mijëra qytetarëve që nga Gjirokastra në Shkodër kanë banesat të përmbytura. Me këtë, ai mirë bëri, sepse përveç motit, shkak tjetër madhor i gjendjes së tyre të vështirë është vetë ai dhe ministrat e tij që, të pangopur, kanë vjedhur fondet e investimeve në infrastrukturën mbrojtëse nga përmbytjet.
Por Ramaduro foli për menderen e tij.
Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.
Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë!
Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!

Ilir Beqaj letër publike SPAK nga qelia/ Ja çfarë kërkon

By: Fax Web
11 January 2026 at 13:53

Ish-ministri Ilir Beqaj nuk heq dorë nga kërkesa për të lexuar dosjen e tij.

Në një letër bërë publike nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se që prej korrikut 2025, në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, mbrojtja e tij i është drejtuar SPAK me disa kërkesa dhe pyetje, për të cilat nuk ka marrë përgjigje.

Sipas Beqajt, nuk kanë kërkuar sekrete hetimore” dhe as të të cenojnë asnjë proces.

Kemi kërkuar minimumin që çdo shoqëri e drejtë e quan të arsyeshëm: të dimë mbi çfarë baze teknike ngrihet një provë që mund të rëndojë mbi jetën e një njeriu. Dhe përgjigjja? Heshtje. Këtu lind pyetja që nuk është as politike, as personale. Është pyetje elementare e drejtësisë. A mund të quhet “standard i lartë” një metodë që nuk pranon të identifikohet? A mund të quhet “ndërkombëtarisht e njohur” një praktikë që nuk guxon të thotë emrin e vet?”, shprehet Beqaj, që sipas tij kjo është dhe arsyeja se përse kërkesat po i bën publike.

Reagimi i plotë:

Në praktikën penale po haset shpesh që pajisjet digjitale (laptopë, desktopë, smartphone) trajtohen si “sende/prova materiale” në kuptimin klasik, ndërkohë që thelbi i ndërhyrjes nuk është hardëare-i, por të dhënat e ruajtura në to.

Në çështjen “Studio Pustina” (vendim i Gjykatës Kushtetuese) del në pah një debat thelbësor: si duhet kuptuar “sistemi kompjuterik” dhe cilat garanci procedurale kërkohen kur organet e procedimit penal nxjerrin dhe kopjojnë të dhëna.

Arsyetimi i këtij vendimi hedh dritë edhe mbi shkelje të të drejtave themelore që u bëhen shtetasve shqiptarë në të tri shkallët e gjykimit penal në Shqipëri.

Vendimet:

  1. 206, datë 01.06.2023, të GJKKO-së, shkalla e parë;
  2. 128, datë 15.09.2023, të GJKKO-së, apel;
  3. 00-2024-741 (26), datë 08.02.2024, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë;

janë, në vlerësimin tim, në kundërshtim me KEDNJ-në, Kushtetutën, Konventën e Budapestit dhe KPrP-në, lidhur me administrimin e të dhënave kompjuterike.

Të tri vendimet e sipërcituara keqlexojnë përkufizimin e “sistemit kompjuterik” në nenin 1 të Konventës së Budapestit.

Një lexim i kuptueshëm i përkufizimit është ky:

“Sistem kompjuterik” do të thotë:

çdo pajisje që, në bazë/në zbatim të një programi, kryen përpunimin automatik të të dhënave;

ose

një grup pajisjesh të ndërlidhura ose të lidhura, një ose më shumë prej të cilave, në bazë/në zbatim të një programi, kryejnë përpunimin automatik të të dhënave.

Qoftë rasti (1), qoftë rasti (2), kanë të përbashkët faktin që, në bazë/në zbatim të një programi, kryejnë përpunimin automatik të të dhënave.

Kriteret e mësipërme për t’u quajtur “sistem kompjuterik” i plotëson sot edhe çdo smartphone. Është pajisje, e lidhur dhe e ndërlidhur me pajisje të tjera dhe, në bazë të një programi, kryen përpunim automatik të të dhënave. (Edhe pa këtë element “lidhjeje”, vetë alternativa “çdo pajisje” në përkufizim është e mjaftueshme.)

Janë këto të fundit, dmth. të dhënat, ato që u interesojnë hetuesve dhe prokurorëve. Prandaj sekuestrimi i një kompjuteri nuk ka si të jetë qëllim në vetvete. Qëllimi janë të dhënat.

Pasi sekuestrohet sistemi kompjuterik, sipas asaj që SPAK, si subjekt i interesuar, ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese në çështjen Pustina (pika 16.8 e vendimit të GJK-së), “imazhet dhe kopjet e raporteve të të dhënave të nxjerra ruhen në pajisje ruajtëse që nuk janë të lidhura në internet”. Thelbi janë “të dhënat e nxjerra”. Janë këto që, realisht, sekuestrohen.

Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike për qëllim të një procedimi penal gjen rregullim në nenin 208/a të KPrP-së (Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike). Titulli i nenit është “Sekuestrimi i të dhënave kompjuterike”. Dispozita e lidh zbatimin me “krime që lidhen me teknologjinë e informacionit”, por në praktikë prova digjitale (të dhënat kompjuterike) shfaqet në një numër shumë të madh procedimesh penale, edhe kur vepra penale nuk është “krim i TI-së”.

Prandaj, bazuar në përkufizimin e Konventës së Budapestit dhe në nenin 208/a të KPrP-së, sekuestrimi i të dhënave kompjuterike bëhet, si rregull, vetëm pas një urdhërimi gjyqësor (dhe me kufij të qartë të ndërhyrjes).

Qëllimi janë “të dhënat”, jo “sendi”.

Kur sekuestrohet një pajisje, hetimi realisht synon hyrjen, kërkimin, nxjerrjen, kopjimin dhe analizimin e të dhënave. Edhe vetë praktika e ruajtjes së “imazheve/kopjeve” të të dhënave (offline, jashtë internetit) e pranon që objekti real janë të dhënat e nxjerra.

Sipas tri vendimeve të sipërcituara:

“Pajisjet e sekuestruara, ndërsa janë të pandërlidhura në një rrjet/sistem kompjuterik, në referim të nenit 1 të Konventës ‘Për krimin në fushën e kibernetikës’ (Konventa e Budapestit), nuk janë sisteme kompjuterike në kuptim të nenit 208/a të KPP-së, por veçse mekanizma të automatizuar ose sende në kuptim të nenit 187 të KPP-së, të cilat, me të dhënat apo gjurmët që mund të përmbajnë, shërbejnë si prova materiale.”

Së pari, më lart është dhënë shpjegimi pse edhe një kompjuter i vetëm është “sistem kompjuterik” sipas Konventës (përkufizimi nis me “çdo pajisje”). Për më tepër, në praktikë, mjafton një smartphone që, me anë të Bluetooth-it, kompjuteri të lidhet dhe të ndërlidhet me pajisje të tjera.

Së dyti, “mekanizma të automatizuar” nuk është një kategori e qartë ligjore e parashikuar nga KPrP-ja dhe përdorimi i saj pa bazë normative rrezikon të kthehet në një etiketë që anashkalon garancitë e provës digjitale.

Së treti, pohimi “mekanizma të automatizuar ose sende” është ose alogjik, ose tallës. Nëse një gjë është mekanizëm i çdo lloji, patjetër që është send. Një send e përfshin në vetvete edhe një mekanizëm.

Kur pajisja quhet “send”, rrezikon të anashkalohen garancitë për të dhënat. Në vendimmarrjet gjyqësore të sipërcituara është përdorur arsyetimi se pajisjet “nuk janë sisteme kompjuterike” (p.sh. pse s’janë të ndërlidhura), ndaj trajtohen si “sende” (neni 187 KPrP) ose “mekanizma të automatizuar”.

Prova janë të dhënat, jo kompjuteri ku ato janë ruajtur.

Një kasafortë nuk merret si qëllim në vetvete; merret për paratë që dyshohet se janë brenda. Një armë zjarri nuk qëllon pa fishek. Po kështu, sekuestrimi i një laptopi apo smartphone-i nuk ka kuptim si objekt në vetvete: kuptimi i vërtetë (dhe rreziku për të drejtat themelore) lidhet me hyrjen, kërkimin, nxjerrjen dhe kopjimin e të dhënave.

Por, meqë tri gjykatat i janë referuar Konventës së Budapestit, ajo duhet lexuar e tëra.

Neni 14 – Sfera e zbatimit të dispozitave procedurale

Çdo Palë duhet të adaptojë një legjislacion të tillë dhe masa të tjera të nevojshme që të vendosen kompetencat dhe procedurat e caktuara në këtë seksion për shkak të hetimeve apo gjykimeve specifike penale.

Përveç kur parashikohet ndryshe në nenin 21, çdo Palë aplikon kompetencat dhe procedurat e referuara në paragrafin 1 në:

  1. a) veprat penale të përcaktuara në përputhje me nenet 2–11 të kësaj Konvente;
  2. b) vepra të tjera penale të kryera nëpërmjet një sistemi kompjuterik; dhe
  3. c) mbledhjen e fakteve në formë elektronike të një vepre penale.

Pika (c) e paragrafit 2 të nenit 14 të Konventës (mbledhja e fakteve në formë elektronike të një vepre penale) është ligj në Shqipëri prej më shumë se 20 vjetësh. Ky lloj ligji ka përparësi ndaj ligjit të brendshëm kur ka mospërputhje, sepse është një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj. Për fat të keq, ky përcaktim ligjor shpërfillet haptazi nga gjyqtarë, prokurorë dhe hetues.

Vitet e fundit, shumica e gjykimeve penale në Shqipëri lidhen me të dhëna të gjetura ose në kompjuter, ose në smartphone, ose në platforma elektronike komunikimi.

Shpërfillja e Konventës së Budapestit çon edhe në procese gjyqësore të shumta.

Në çështjen “Pustina” të sipërcituar, SPAK, në cilësinë e subjektit të interesuar, ka parashtruar para Gjykatës Kushtetuese (pika 16.8 e vendimit të GJK-së): “Ekspertimi bazohet në përcaktime të qarta ligjore për kompetencën e ekspertëve dhe në standarde të larta teknike, ndërkombëtarisht të njohura, për programet e përdorura.”

Kjo fjali tingëllon si garanci. Si siguri. Si angazhim se prova digjitale trajtohet me rigorozitet dhe kontroll.

Por standardet, nëse janë reale, kanë një veti që nuk e humbin kurrë: mund të emërtohen.

Që prej korrikut 2025, në mënyrë të përsëritur dhe me shkrim, mbrojtja ime ka kërkuar në SPAK:

Cilat janë standardet ndërkombëtare të digital forensics që zbatohen?

Kush i njeh/akrediton?

Prej cilës date zbatohen?

Nuk kemi kërkuar “sekrete hetimore”. Nuk kemi kërkuar të cenojmë asnjë proces. Kemi kërkuar minimumin që çdo shoqëri e drejtë e quan të arsyeshëm: të dimë mbi çfarë baze teknike ngrihet një provë që mund të rëndojë mbi jetën e një njeriu.

Dhe përgjigjja? Heshtje.

Këtu lind pyetja që nuk është as politike, as personale. Është pyetje elementare e drejtësisë.

A mund të quhet “standard i lartë” një metodë që nuk pranon të identifikohet?

A mund të quhet “ndërkombëtarisht e njohur” një praktikë që nuk guxon të thotë emrin e vet?

Prandaj po e kërkoj edhe publikisht.

Nëse standardet ekzistojnë, na thoni cilat janë.

Nëse zbatohen, na tregoni prej kur.

Nëse janë të certifikuara/akredituara, na tregoni nga kush.

Sa më sipër duhet të jetë në vëmendjen e KLGJ-së, KLP-së dhe ILD-së.

Por edhe politika nuk duhet të rrijë mënjanë.

Do të mjaftonte një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar respektimin e Konventës së Budapestit dhe të procedurës penale në çdo procedim penal të regjistruar në Shqipëri pas daljes së vendimit njësues të Gjykatës së Lartë të dhjetorit 2021 në të cilët janë sekuestruar kompjuterë ose smartphone.

Duke qenë se nga gjyqtarë dhe prokurorë bëhen haptazi keqlexime dhe keqcitime të dispozitave të ndryshme ligjore, përngjitur është edhe një version më i shtjelluar i këtij shënimi, ku jepen të plota tekstet e referimeve ligjore të përmendura.

Ilir Beqaj

Grupet e verifikimit zbresin në terren, rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras

By: Fax Web
11 January 2026 at 13:37

Katër grupe komisionesh verifikimi kanë dalë në terren paraditen e sotme në fshatin Ferras për të konstatuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Procesi i verifikimit po zhvillohet si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturës, në kuadër të fazës së parë të evidentimit të prezencës së ujit dhe pasojave të tij në banesa.

Sipas të dhënave paraprake nga komisionet në terren, deri më tani janë evidentuar rreth 120 banesa të prekura, ku dëmet nuk kufizohen vetëm brenda ambienteve të brendshme të shtëpive, por shtrihen edhe në oborre, magazina, pajisje bujqësore dhe infrastrukturë ndihmëse. Në shumë raste, uji ka depërtuar në banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Fillimisht, puna e komisioneve ka nisur në zonën brenda argjinaturës, ku situata paraqitet më problematike për shkak të qëndrimit të ujit për disa orë. Më pas, verifikimet do të vijojnë edhe në banesat e dëmtuara nga vërshimi i ujit mbi kanalin e Martines, ku prurjet e shtuara kanë dalë nga shtrati duke përmbytur zona të tëra banimi.

Komisionet po dokumentojnë çdo rast me procesverbale, fotografi dhe të dhëna të detajuara, të cilat do t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për hartimin e raportit përfundimtar dhe vlerësimin e masave të nevojshme për ndihmë dhe dëmshpërblim.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se procesi i verifikimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të bashkëpunojnë me komisionet dhe të raportojnë çdo dëm të shkaktuar nga përmbytjet. Situata në zonë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në gatishmëri.

LEXO EDHEMoti i keq, Mbrojtja Civile: Ja qarqet ku situata paraqitet më problematike

❌
❌