Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

By: e xh
30 December 2025 at 08:44

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura përqendruar në relievet malore kryesisht lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Reshje të dobëta e lokale shiu në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës.

Në relievet malore verilindje – lindje e juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Prezencë e ngricave në akset rrugore kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1ballë.

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

By: e xh
30 December 2025 at 08:03

DASHI

Po kaloni disa ditë të vështira: keni qenë duke u grindur me diçka ose dikë! Kjo nuk është e pazakontë, duke pasur parasysh tendencën tuaj për të dominuar, por përpiquni të mos e teproni ose të mos bëni shumë zhurmë! Marsi, Venusi, Jupiteri dhe Dielli po ju bëjnë pak nervozë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), po i afroheni një Viti të Ri shumë interesant dhe plot mundësi, me një qiell vërtet të veçantë! Hëna po tranziton shenjën tuaj, duke amplifikuar mundësitë dhe njohuritë tuaja.

BINJAKËT

Është koha ta lini pas të kaluarën. Një shpengim i vogël është në rrugë e sipër; jo gjithçka do të kthehet siç ishte më parë, por mund të arrini fitore ose një vizion më të qartë për të ardhmen! Natën e 31 dhjetorit, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të lehtësojë argëtimin.

GAFORRJA

Keni disa planetë në opozitë, por gjithçka do të ndryshojë së shpejti. Pas javës së parë të janarit, do të rifitoni paqen dhe qetësinë! Ndonjëherë ndiheni pak të lënë pas dore dhe të keqkuptuar, ose të paktën jo plotësisht të vlerësuar.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), viti po mbaron pa ndonjë emocion të veçantë: yjet sugjerojnë një natë të qetë Viti të Ri, kjo sepse do t’ju duhet të ndizni fishekzjarrët me fillimin e vitit të ri!

VIRGJËRESHA

Më në fund po rifitoni ekuilibrin pas një periudhe pasigurie dhe ngadalësimi. Po hapen perspektiva të reja, duke ju ndriçuar rrugën! Lajme të mëdha janë në horizont: dy javët e para të janarit premtojnë të jenë të favorshme, me mundësi që mund të shënojnë një pikë kthese të madhe në jetën tuaj.

PESHORJA

Marsi dhe Dielli mund të shkaktojnë momente tensioni, por ju nuk jeni tepër në ankth, të zhytur në mendime ose të dekurajuar: nuk keni nevojë të mbani gjithçka nën kontroll për t’u ndjerë mirë. Planifikoni festimin e Vitit të Ri në një atmosferë paqësore dhe të qetë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), yjet janë premtues këtë javë, por Hëna në opozitë e bën këtë ditë më pak të gjallë… Jeni të zënë me projekte dhe programe të ndryshme, dhe suksesi do të varet nga aftësia juaj për të vepruar.

SHIGJETARI

Ky qiell ju lejon të fluturoni me imagjinatën tuaj, një tipar kyç për stimulim të vazhdueshëm dhe emocione të reja. Kohët e fundit pati një moment kur gjithçka dukej sikur po shkatërrohej, dhe madje menduat të braktisnit projekte të rëndësishme dhe premtuese…

BRICJAPI

Keni shumë punë këto ditë, ndoshta edhe tepër… Jeni në qendër të vëmendjes, kështu që nuk mund të dorëzoheni, por përpiquni ta menaxhoni energjinë tuaj me kujdes dhe ndoshta të jeni më të përgatitur, veçanërisht nëse po punoni në projekte ambicioze dhe perspektiva të rëndësishme.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 30 dhjetor 2025), je pak i tensionuar dhe kjo ndjenjë mund të ndikojë thellësisht në mendimet (dhe veprimet) e tua. Ky agjitacion më pas shndërrohet në një rritje të energjisë. Mundohu ta menaxhosh me kujdes dhe të “mbytësh” çdo nxitje revolucionare.

PESHQIT

Perspektivat tuaja janë inkurajuese. Edhe ata që kanë fituar vrull javët e fundit tashmë po kalojnë një periudhë të shkëlqyer dhe po përjetojnë një moment të shkëlqyer. Fillimi i vitit 2026 do t’ju shohë të korrni frytet e gjithë punës suaj të palodhur.

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

By: e xh
29 December 2025 at 23:09

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rexhaj tha se në Shqipëri amerikanët janë lojtarë shumë të rëndësishëm sa i përket Prokurorisë së Posaçme. Rexhaj bëri një krahasim me prokurorinë speciale të Kroacisë disa vite më parë, që ndryshe nga Shqipëria, projekti ishte tërësisht europian.

“Dallimi me SPAK është se përderisa USKOK ishte një projekt tërësisht europian dhe amerikanët aty qëndronin vëzhgues, në Shqipëri amerikanët janë lojtarë dhe janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Shembull është fakti që Mark Fleming që është zyrtari më i lartë në DASH që merret me rajonin erdhi në Shqipëri në kohën e asaj që quhet “government shutdoën”, kur buxheti në Amerikë është i bllokuar dhe me rregulla zyrtarët publikë kanë të drejtë të harxhojnë vetëm paranë e cila mendohet se është në interesin strategjik të SHBA-ve. Konsiderohet buxhet ekstrem për situata mjaft të rëndësishme. Në një bllokadë të tillë ai erdhi në Shqipëri, erdhi në SPAK, dha përkrahjen e tij”, u shpreh Rexhaj.

Ai theksoi se në projektligjin amerikan, i cili ekziston, por ende nuk dihet nëse do aprovohet thuhet se Shqipëria është spiranca në rajon për interesat strategjike amerikane.

“Thotë Shqipëria është spiranca në rajon për interesat strategjike për SHBA-të. Ka një kohë, është bërë një punë shumë e madhe. Kryeministri është pjesë e atij procesi me të mirat dhe të këqijat e veta që Shqipëria të profilizohet si spirancë rajonale e interesave amerikane. Kjo është një gjë që tani është fakt dhe nëse kjo dështon është e papranueshme për Uashingtonin zyrtar. Jo që janë mbështetës të fortë, por ata e konsiderojnë SPAK-un si diçka që është tepër e rëndësishme për interesat e tyre strategjike në rajon. Nuk është në pyetje vetëm Shqipëria”, tha Rexhaj.

Ai shtoi më tej se ajo që po ndodh në Shqipëri po “streson” kryeqytetet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

“Janë shumë në stres me këtë eksperimentin që po ndodh në Shqipëri, sepse çfarë do të ndodhë sot në Shqipëri, nesër do ndodhë në Shkup, ka filluar të ndodhë në Beograd”, tha Rexhaj sipas të cilit synohet të hiqet kultura e pandëshkueshmërisë, ideja se shteti është pronë private dhe mundësisë që Rusia dhe Kina nëpërmjet praktikave korruptive të cënojnë sigurinë kombëtare të vendeve aleate.

“Kina është aktori më aktiv në rajon për moment, përfshirë edhe Shqipërinë. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet, por edhe me teknologjinë. Një nga mëkatet e zonjës Balluku është që komplet infrastruktura energjetike kritike, ajo që konsiderohet nyjet kritike, pjesa inteligjente e rrjetit është teknologji kineze dhe ekzistojnë dokumente”, tha Rexhaj.

Yesterday — 29 December 2025Main stream

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

By: e xh
29 December 2025 at 22:49

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Lala tha se prokurori i posaçëm Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale ndaj njerëzve më te besuar dhe vartësve të Belinda Ballukut. Sipas saj janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe kontrolle personale ku janë sekuestruar pjesë kompjuterike, celularë dhe dokumente, që pretendohet të shërbejnë në thellimin e hetimeve.

“Prokurorët e Posaçëm në datën 24 janë drejtuar më kërkesë të posaçme Gjykatës së Posaçme dhe më datën 25, natën e Krishtlindjeve, gjyqtari Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale, kurse në total janë 34 kontrolle. Brenda një vendimi mund të ketë edhe kontroll banese, edhe kontroll zyre, por edhe kontroll personal. Janë shumë individë, sepse nga 21 vendime janë bërë 34 kontrolle gjatë 26 dhjetorit. Në këto kontrolle kanë qenë njerëzit më të besuar të  Belinda Ballukut, ka qenë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës Viola Hagjiademi, e cila është emëruar aktualisht si administratore e korporatën elektro-energjetike shqiptare. Kjo zonjë ka pasur një kontroll të më hershëm, që në nisje të hetimeve, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë janë marrë të gjitha pajisjet kompjuterike që janë gjetur. Gjithashtu janë marrë edhe telefonat celularë, nga ana tjetër janë sekuestruar edhe dokumente. Sindi Dushku, e cila është shefe kabineti e Belinda Ballukut, e cila rezulton që të ketë lidhje familje me Olta Xhaçkën, rezulton që në këtë rast nuk është njoftuar fare Policia e Shtetit. BKH nuk ka njoftuar fare Policinë e Shtetit, sepse mund të kishte dekonspirim të të gjithë të dhënave, të operacionit. Është kontrolluar po ashtu banesa e Erald Elezit. Kemi tre biznesmenët të cilët janë kontrolluar, Rrok Gjoka i është marrë telefoni bashkë me të birin, Ilir Shtufi po ashtu dhe në rastin konkret edhe Paqsor Buzi, që është një fituesit kryesor të tenderit. Këto emra rezultojnë që të jenë në komunikimet që ka pasur zonja Balluku me ish-vartësin e saj Evis Berberi”, tha Klodiana Lala.

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

By: e xh
29 December 2025 at 22:43

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys Agasit.

Lala është shprehur se një dosje tjetër, që është fraksion i dosjes së AKSHI-t ka të bëjë me emërimet e drejtuesve të policisë.

Sipas gazetares, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është financuar nga Ergys Agasi, teksa theksoi se 70% e drejtorëve të policisë në qarqe janë mëruar po nga Agasi.

“Një dosje tjetër që është po fraksion i dosjes së madhe të AKSHI-t lidhet me disa zyrtarë, ose më saktë me kupolën e Policisë së Shtetit që ka patur takim me Ergys Agasin. Ne e dimë shumë mirë dhe nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Kush i ka emëruar 70% drejtorët e policisë në qarqe, Ergys Agasi. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë që them, koha do më provojë. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën e ka financuar Ergys Agasi. Është shumë publike gjëja. Nuk ka rëndësi bota e krimit kështu funksionon pse duhet të ketë titull zyrtar. Financimi nuk është vetëm me para ka dhe forma të tjera”-tha Lala.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

By: e xh
29 December 2025 at 21:40

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Deputetët e PD kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.

Gjithashtu në argumentimin e tij, kreu i Kuvendit Niko Peleshi shprehet se kërkesa nuk pranohet, ndërsa argumenton edhe se: Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret./Opinion.al

 

 

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

By: e xh
29 December 2025 at 21:10

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën X. Ndër të tjera ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.

“Dje, populli i Kosovës na dha përsëri një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë një nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur vjen pas kryerjes së mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan për të siguruar që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, shtetet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona simotra dhe lëvizjen më të gjerë progresive, ndërsa ne angazhohemi për të ndërtuar shoqëri ku dinjiteti dhe mirëqenia e popullit janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kurti.

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

By: e xh
29 December 2025 at 20:58

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm me dron.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas tha në përgjigje të akuzës se “këto janë gënjeshtra”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se Rusia dëshiron të minojë përparimin midis Ukrainës dhe SHBA-së në bisedimet e paqes.

Ai paralajmëroi se Rusia po përgatit terrenin për të sulmuar ndërtesat qeveritare të Ukrainës në Kiev.

Zelensky gjithashtu i kërkoi SHBA-së të reagojë ndaj kërcënimeve ruse në përputhje me rrethanat.

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

By: e xh
29 December 2025 at 20:01

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas mediave të huaja, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, postoi në rrjetet sociale duke e përshkruar bisedën midis dy udhëheqësve si “pozitive”.

Kremlini tha se Trump ishte informuar për pretendimin rus për një sulm me dron ndaj rezidencës presidenciale të Putinit.

Ndihmësi i Putinit, Yuri Ushakov, tha se Trump u trondit kur Putini i tregoi për sulmin.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Trump dhe Putin do të zhvillojnë një tjetër telefonatë “shumë shpejt” pas bisedës së tyre të djeshme.

Trump i cilësoi bisedimet e djeshme si “produktive” dhe tha se do ta informonte presidentin rus pas takimit me Volodymyr Zelenskyn në Florida mbrëmë.

Berisha: E nisim vitin me protesta

By: e xh
29 December 2025 at 19:35

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me protesta.

Ai shtoi se opozita është më e fuqishme, teksa u shpreh se “regjimi aktual është në shkërmoqje”.

“Ne e mbyllim sot protestën për ta nisur vitin me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për tu ndarë nga kjo e keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti. Ju garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është arma më e madh se të gjitha armëve.  Ata që janë me ideale janë të pamposhtur. Këtij regjimi në çdo kohë që kalon është në shkërmoqje, kalbëzim. Pesë ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje në videot e shumta që qarkullojnë, kur vetëm pak muaj më parë drejtori  ujësjellësit i thotë gazetarëve që këta rrinë tre ditë pa ujë dhe nuk bëjnë një telefon për shqetësimin. Drejtori tha një të vërtetë, qytetarët e Vlorës ia zunë në gojë  kafshatën e galasë në fyt, i përzunë”, tha Berisha.

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

By: e xh
29 December 2025 at 17:25

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim.

Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme. Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj.

Autoritetet këshillojnë qytetarët:

Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar

Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”)

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri

AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë, pasi vigjilenca personale është mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimet online.

 

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

By: e xh
29 December 2025 at 16:35

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të sulmojë ndonjë nga vendet baltike ose NATO-n “në shkallë më të gjerë”

Në një intervistë për transmetuesin publik të Estonisë ERR, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme estoneze, Rosin tha se “Ajo që po shohim ende sot është se Rusia aktualisht nuk ka ndërmend të sulmojë asnjë nga shtetet baltike ose NATO-n në shkallë më të gjerë”.

Ai tha se detyra e Estonisë ishte të siguronte që situata “të mbetej e tillë”, duke vënë në dukje se Rusia e ka përshtatur sjelljen e saj pas përgjigjeve perëndimore dhe të NATO-s ndaj incidenteve të fundit në rajon.

“Deri më tani është ende e qartë se Rusia e respekton NATO-n dhe aktualisht po përpiqet të shmang çdo konflikt të hapur”, tha Rosin. Ai vuri në dukje një sërë incidentesh gjatë vitit të kaluar, përfshirë dëmtimin e kabllove nënujore, ndërhyrjet me dronë në hapësirën ajrore të NATO-s dhe shkeljet e avionëve.

Sipas tij, reagimi i Rusisë ndaj përgjigjeve të NATO-s sugjeron një dëshirë për të parandaluar përshkallëzimin.

“Pas incidenteve të ndryshme, duke filluar me kabllot nënujore disa kohë më parë ose ndërhyrjet e ndryshme me dronë në hapësirën ajrore të NATO-s ose shkeljet e avionëve, ajo që kemi parë është se në përgjigje të reagimeve nga Perëndimi ose NATO, Rusia ka marrë masa të ndryshme për të parandaluar që incidente të tilla të ndodhin përsëri në të ardhmen”, tha ai.

Shefi i inteligjencës shtoi se rrugët e fluturimit të dronëve mbi Ukrainë janë rregulluar për të minimizuar rrezikun ndërsa avionët rusë mbi Detin Baltik tani “po monitorojnë me shumë kujdes rrugët e tyre të fluturimi për të shmangur shkaktimin e incidenteve”.

Rosin tha se nuk ka pasur incidente të reja lidhur me kabllot që kur NATO nisi misionin e saj Baltik Sentry në rajon. Ai paralajmëroi se rreziqet mbeten të larta për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak dhe luftës në Ukrainë. “Në teori, ngjarje të tilla janë ende të mundshme, por për momentin nuk shohim ndonjë tregues se Rusia po përpiqet qëllimisht të përshkallëzojë situatën”, shtoi Rosin.

Lidhur me shqetësimet për “flotën në hije” të cisternave të naftës të Rusisë, Rosin tha se interesi kryesor i Moskës ishte ruajtja e lirisë së lëvizjes në Detin Baltik për të mbrojtur të ardhurat jetësore nga nafta. Ai vuri në dukje se veprimet perëndimore, përfshirë një operacion francez për të hipur në një tanker, treguan se flota “nuk ishte plotësisht e paprekshme”.

Rosin thotë se një zgjidhje paqeje në Ukrainë që nuk përbënte qartë humbje të Rusisë mund të rriste rreziqet për rajonin.

“Ka të ngjarë që kjo të rrisë rreziqet për ne, veçanërisht nëse Rusia bëhet më e sigurt dhe e guximshme. Kjo është sigurisht pikë shqetësuese. Edhe nëse shfaqet një lloj armëpushimi, marrëveshjeje paqeje ose konflikti i ngrirë, nëse shkon kaq larg, Rusia do të duhet të mbajë ende prani të konsiderueshme ushtarake kundër Ukrainës, e cila do të vazhdonte të kufizonte burimet e saj”, tha ai.

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

By: e xh
29 December 2025 at 16:34

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa dy të tjerë mbetën të vrarë.

Aksidenti ndodhi në shtetin Ogun dhe Joshua, 36 vjeç, pësoi lëndime të lehta kur automjeti i tij u përplas me një makinë tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se Joshua pasagjer në makinën që u aksidentua me një kamion që nuk ishte në lëvizje.

Në pamjet e publikuara duket 36-vjeçari në makinën e aksidentuar, i cili ka pësuar lëndime dhe del nga automjeti për t’u dërguar në spital.

Aksidenti ndodhi 10 ditë pasi Joshua shënoi një fitore në raundin e gjashtë ndaj YouTuber Jake Paul në Miami, duke e lënë amerikanin me një nofull të thyer në dy vende.

Më parë këtë vit, Joshua zbuloi planet e tij për të investuar në të ardhmen e boksit në vendin e tij të origjinës. Ai ndau ambicien e tij për të krijuar një akademi boksi në Nigeri për të ndihmuar talentet lokale dhe për t’u ofruar boksierëve të rinj burimet për t’u bërë profesionistë.

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

By: e xh
29 December 2025 at 16:04

Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja.

Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues  Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Po ashtu:

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

By: e xh
29 December 2025 at 16:00

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore. Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

By: e xh
29 December 2025 at 15:35

 Tre oficerë policie u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një përleshje me militantë të dyshuar të Shtetit Islamik ( ISIS ) mëngjesin e kësaj të hëne në provincën veriperëndimore të Turqisë, Yalova.

Gjatë një bastisjeje, të dyshuarit në një banesë iu përgjigjën thirrjeve për dorëzim nga forcat e sigurisë me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim zjarri.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber 6-të nga terroristët u vranë gjithashtu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllime familjeve të oficerëve të policisë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“I lutem Zotit për mëshirë për oficerët tanë heroikë të policisë që u martirizuan në operacionin kundër organizatës terroriste ISIS në Yalova këtë mëngjes dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, Departamentit të Policisë, vendit dhe kombit tonë. U uroj shërim të shpejtë oficerëve tanë të plagosur të policisë”, tha shkroi ai në rrjetet sociale.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se në operacionet e kryera kundër organizatës terroriste ISIS gjatë muajit të kaluar, janë arrestuar 137 të dyshuar dhe ndaj 97 të dyshuarve janë zbatuar masa kontrolli gjyqësor.

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

By: e xh
29 December 2025 at 15:32

Fermerët grekë vendosën të përshkallëzojnë sot protestat anëembanë vendit kundër vonesave në pagesat e subvencioneve, të shkaktuara nga një skandal përvetësimi të fondeve të BE-së për bujqësinë në vend nga agjensia shtetërore OPEKEPE.

Të gjendur përballë presionit në rritje nga çmimet e ulëta,  kostot në rritje të energjisë elektrike dhe përkeqësimit të kushteve klimatike, fermerët sot planifikojnë të bllokojnë të gjitha akset kombëtare dhe rurale të rrugëve.

Vendimi është marrë pas bisedave të tensionuara mes përfaqësuesve të fermerëve. Kjo bllokadë pritet të ndikojë mijëra udhëtarë në prag të festive.

Trafiku ka filluar që tani të përkeqësohet në shumë rrugë të vendit. Radhë të gjata makinash u regjistruan në autostradën Athinë Selanik e cila sot do të bllokohet nga traktorë dhe mjete të rënda.

Sipas mediave greke, numri total i bllokadave rrugore nga fermerët ka arritur në 57.

Situata e tejzgjatur e protestive që kanë nisur që në nëntor, duket se i ka lodhur fermerët, shumë prej të cilëve kanë qëndrime të ndara.

Disa prej tyre janë të vendosur të vazhdojnë protesta ndërsa një grup tjetër është i gatshëm të hyjë në negociata me përfaqësues të qeverisë.

1767014462_maketakinisimploka11.jpg1.jpg

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

By: e xh
29 December 2025 at 15:29

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e së dielës në  Kosovë. Në një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se zgjedhjet në Kosovë duhet të shërbejnë si shembull për Shqipërinë.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është armiku i votës së lirë në vendin tonë, duke e kthyer çdo proces zgjedhor në farsë elektorale.

Postimi  Berishës

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.  Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre. Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

By: e xh
29 December 2025 at 15:24

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.

Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

“Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë”, shkruan ai.

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

By: e xh
29 December 2025 at 14:54

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

❌
❌