Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 January 2026Main stream

SHBA-ja kritikohet ashpër nga miq dhe armiq për kapjen e Maduros

By: nik
5 January 2026 at 22:10

Kapja e liderit të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngjallur kritika të ashpra si nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë e Uashingtonit, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumë shtete anëtare ranë dakord me SHBA-në se Maduro kishte qenë një udhëheqës i paligjshëm dhe represiv, por njëkohësisht dënuan veprimin ushtarak amerikan…

Source

22:59 Konflikti fizik me Finem, menaxheri i Butrint Imerit thyen heshtjen

By: Monika
5 January 2026 at 22:59

Prej ditës së premte, rrjetet sociale janë mbushur me aludime për një sherr fizik mes Butrint Imerit dhe Finemit. Në qendër të këtyre zërave u përfshi edhe menaxheri, Denis Avdiu, për të cilin u spekulua se mund të ishte lënduar gjatë situatës. Sipas raportimeve ai dhe Butrinti kishin përfunduar në spital.

Denisi ka reaguar indirekt në rrjetet sociale duke ndarë një video ku shfaqet në makinë pa shenja të dukshme në fytyrë.

Ky reagim megjithëse i tërthortë po lexohet nga ndjekësit si një “përgjigje” ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar intensivisht për rreth 24 orë. Ndërkohë, palët e përfolura nuk kanë bërë ende një reagim publik apo sqarim zyrtar./mxh

22:47 Timothée Chalamet i shpreh publikisht dashurinë Kylie Jenner

By: Monika
5 January 2026 at 22:47

Timothée Chalamet shfrytëzoi fitoren e çmimit ”Aktori më i Mirë” në Critics Choice Awards 2026 për të falenderuar publikisht partneren e tij prej vitesh, Kylie Jenner, duke mbajtur një nga fjalimet më të përfolura të mbrëmjes.

Pasi falenderoi të nominuarit e tjerë, ekipin e tij dhe regjisorin e filmit, Josh Safdie, Chalamet e përqendroi vëmendjen te Jenner, e cila ndodhej në sallë.

“Dhe së fundmi, dua të falenderoj partneren time prej tre vitesh. Faleminderit për bazën që kemi ndërtuar së bashku,” tha Chalamet nga skena. “Nuk do t’ia dilja pa ty. Faleminderit nga zemra.”

Kamerat kaluan menjëherë te Kylie Jenner, e cila iu përgjigj duke thënë “Të dua”, duke nxitur duartrokitje në sallë dhe reagime të menjëhershme në rrjetet sociale. Ky moment u konsiderua një nga shfaqjet më publike të çiftit që nga paraqitjet e tyre në evente të mëdha të industrisë.

Dukshëm i emocionuar, Chalamet pranoi në fillim të fjalimit se momenti e kishte prekur më shumë nga sa priste. “Jam më nervoz sesa mendoja,” tha ai, përpara se të theksonte punën krijuese pas filmit. Ai veçoi bashkëskenaristin dhe regjisorin Josh Safdie për mënyrën se si ndërtoi historinë.

“Ti krijove një histori për një njeri me mangësi, por me një ëndërr të kuptueshme, pa i dhënë leksione publikut se çfarë është e drejtë apo e gabuar,” u shpreh Chalamet. “Mendoj se duhet të tregojmë më shumë histori të tilla.” Aktori u nderua për rolin e tij në filmin “Marty Supreme”, ku interpreton Marty Mauser, një lojtar profesionist pingpongu që ndjek me këmbëngulje një ëndërr ambicioze.

Kategoria “Aktori më i Mirë” ishte ndër më konkurrueset e mbrëmjes, ku Chalamet la pas emra të mëdhenj si Leonardo DiCaprio (One Battle After Another), Joel Edgerton (Train Dreams), Ethan Hawke (Blue Moon), Michael B. Jordan (Sinners) dhe Wagner Moura (The Secret Agent)./mxh

22:35 “Maduron e shiti zëvendësja e tij”/ Rodriguez përgatiti terrenin që t’i zinte vendin, ja pse nuk pati kundërreagim

By: Monika
5 January 2026 at 22:35

Operacioni amerikan “Vendosmëria Absolute”, që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro, nuk u mbështet vetëm te forca ushtarake dhe inteligjenca, por edhe te negociata të fshehta në majat e pushtetit në Karakas.

Pikërisht këtu përqendrohen dyshimet më të forta: te roli i mundshëm i zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez.

Sipas burimeve amerikane dhe spekulimeve që qarkullojnë në qarqe diplomatike, CIA kishte vendosur kontakte të drejtpërdrejta me figura kyçe të regjimit, duke siguruar bashkëpunim nga brenda. Emri i Delcy Rodríguez del vazhdimisht si hallka kryesore që mund të ketë hapur rrugën për rrëzimin e Maduros, në emër të pragmatizmit politik dhe kontrollit të dëmeve.

Media amerikane kanë raportuar më herët se Rodríguez kishte tentuar të ndërtonte ura besimi me Uashingtonin, përmes ndërmjetësimit të Katarit, duke u paraqitur si një interlocutore e besueshme për të ardhmen e Venezuelës. Sipas “New York Times”, administrata Trump ishte impresionuar nga mënyra se si ajo kishte menaxhuar sektorin e naftës dhe e shihte si një alternativë të mundshme për tranzicionin e pushtetit.

Në këtë kontekst, interpretimi më i përhapur është se Delcy Rodríguez mund t’i ketë ofruar SHBA-së atë që kërkonte më shumë: Maduron si “trofe” politik, në këmbim të hapjes së rrugës për marrëveshje të reja energjetike dhe mbijetesës së një pjese të elitës në pushtet.

Ndërkohë, operacioni në terren u zhvillua me lehtësi të pazakontë. Pavarësisht rrethimeve të shumta të sigurisë rreth Maduros, bastisja e Delta Force u krye pothuajse pa rezistencë, duke forcuar dyshimet se struktura e komandës ishte paralizuar qëllimisht nga brenda.

Edhe pse asnjë provë zyrtare nuk e konfirmon publikisht këtë skenar, fakti që Maduro u kap kaq shpejt dhe pa një reagim real nga aparati i tij i sigurisë ka ngritur një pyetje që po dominon diskutimin politik në Venezuelë: a u rrëzua Maduro nga armiku i jashtëm apo u sakrifikua nga njerëzit më të afërt të tij?/mxh

22:21 Tragjedia në resortin e skive në Zvicër/ Identifikohen 116 të plagosurit

By: Monika
5 January 2026 at 22:21

Të 116 personat e plagosur nga zjarri masiv që përfshiu resortin e skive në Zvicër janë identifikuar nga autoritetet. 40 persona, të moshave nga 14 deri në 39 vjeç, humbën jetën nga zjarri në Crans-Montana natën e ndërrimit të viteve.

Ndërsa viktimat ishin identifikuar më herët, kishte nisur edhe puna për të përcaktuar se kush janë të plagosurit, disa prej të cilëve mbeten në gjendje kritike.

Policia zvicerane konfirmoi të hënën se 83 persona mbetën në spital, ndërsa të plagosurit ishin të paktën nga 12 kombësi të ndryshme. Shumica e të plagosurve pësuan djegie të rënda, të cilat në disa raste nënkuptonin se ata nuk mund të identifikoheshin.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se fishekzjarret në shishet e shampanjës që mbahen shumë afër tavanit janë shkaku i mundshëm i flakëve.

Shumë nga të vdekurit dhe të zhdukurit janë adoleshentë. Çifti francez që zotëron barin, të identifikuar nga mediat si Jacques dhe Jessica Moretti, dyshohen për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia./mxh

22:10 Pas divorcit me Ben Affleck, Jennifer Lopez tregon çfarë nuk do t’i toleronte më një burri

By: Monika
5 January 2026 at 22:10

Jennifer Lopez ka treguar se partneri i saj i ardhshëm duhet ta pranojë ashtu siç është dhe ta respektojë plotësisht.

Gjatë interpretimit të hitit të saj, “If You Had My Love”, Jennifer Lopez u ndal për të reflektuar mbi kuptimin e tekstit të këngës më shumë se dy dekada më vonë.

“Kur e këndova për herë të parë, isha shumë e re,” u tha ajo fansave, sipas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga koncerti.

“Dhe e këndoja me shumë shpresë, por e kam kënduar edhe gjatë viteve, kur kam qenë e trishtuar, e kam kënduar edhe kur kam qenë e lumtur. Por sot, e dini si e këndoj? E këndoj me forcë, sepse e vërteta është kjo: Nëse doje dashurinë time, do të duhej ta fitoje,” tha ajo, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje.

Më tej, këngëtarja vazhdon me listën, e cila pas disa martesave të dështuara dhe divorcit më të fundit me Ben Affleck, është bërë goxha e gjatë.

“Do të duhej të më trajtoje siç duhet. Do të duhej të më respektoje. Do të duhej të më pranoje për gjithçka që jam. Do të duhej të më doje, nëse doje dashurinë time.”

Ajo e e di mirë se dashuria është “një gjë e ndërlikuar”.

“Nuk mund të kesh dashuri pa thyerje zemre,” u shpreh ajo. “Nuk mundesh. Kjo është ajo që ti merr përsipër.”

Pasi përfundoi monologun e gjatë mbi dashurinë, nuk hezitoi të bënte shaka edhe me divorcin nga Ben Affleck.

Gjatë mbylljes, pas shumë ndarjesh, ajo tha se ishte në rregull, madje pas çdo eksperience vazhdonte të mësonte e të rritej./mxh

21:59 Landi reagon për marrëdhënien Miri-Selin dhe duket se pranon ‘mëkatin’ e mikut të tij

By: Monika
5 January 2026 at 21:59

Mes gjithë zhurmës që po shoqëron marrëdhënien mes Mirit dhe Selinit në “Big Brother VIP Albania 5”, një reagim jashtë shtëpisë nuk kaloi pa u vënë re. Bëhet fjalë për një postim të Landit, mik i ngushtë i Mirit, i cili ndau në rrjetet sociale një fragment nga Ungjilli sipas Gjonit.

Citimet flasin për gruan e kapur në shkelje kurore dhe momentin kur Jezusi u drejtohet njerëzve që kërkojnë ta dënojnë mëkataren:

“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj.”/mxh

21:47 10 mësime që sot janë harruar, por fëmijët e viteve ’90 i bënë të përgjegjshëm! (Lifestyle)

By: Monika
5 January 2026 at 21:47

Fëmijëria në vitet ’90 ishte e ndryshme nga ajo e sotme. Pa smartfonë në çdo cep dhe pa ekran për çdo moment të ditës, fëmijët u mësuan me zakone dhe sfida që sot duken të harruara, por që i bënë ata më të përgjegjshëm, më të pavarur dhe më të vetëdijshëm.

Ja 10 nga këto mësime:

1. Dilnin jashtë dhe luanin vetë

Lojërat e pakontrolluara jashtë u mësuan fëmijëve të zgjidhnin problemet dhe të ndërtonin marrëdhënie sociale, duke krijuar bazat e pavarësisë që sot shpesh mungojnë.

2. Mësonin të mërziteshin dhe të gjenin zgjidhje vetë

Pa argëtim konstant nga prindërit, ata u mësuan të krijonin, të planifikonin dhe të shfrytëzonin kohën e lirë pa ndihmë.

3. Arrinin në shtëpi pa telefon dhe pa GPS

Të mësuarit të gjenin rrugën dhe të kërkonin ndihmë kur duhej zhvilloi aftësi praktike dhe pavarësi, gjë që sot shumë pak fëmijë e praktikojnë.

4. Prisnin radhën e tyre

Të mësuarit të prisje për diçka u mësoi durim dhe kënaqësi të vonuar, aftësi që formon marrëdhënie më të mira dhe menaxhim më të zgjuar të emocioneve dhe parasë.

5. Dinin të kërkonin falje

Fëmijët e viteve ’90 u mësuan të merrnin përgjegjësi për veprimet e tyre, duke zhvilluar respekt dhe aftësi për marrëdhënie të shëndetshme.

6. Bënin punë shtëpie pa shpërblim

Nga larja e enëve tek pastrimi i dhomës, ata mësuan disiplinën dhe përgjegjësinë për t’u kujdesur për veten, pa pritur lavdërime ose shpërblime.

7. Prisnin gjërat që donin

Të prisje për diçka zhvillonte kontrollin e impulsit dhe aftësinë për të vlerësuar gjërat, një superfuqi që sot duket se mungon te shumë të rinj.

8. Pranonin zhgënjimet

Zhgënjimi u mësoi të përballonin emocione të vështira dhe të rriteshin të rregulluar emocionalisht, në vend që dikush tjetër t’i “zgjidhte” për ta.

9. Respektonin të rriturit dhe autoritetin

Të mësuarit të respektonin prindërit, mësuesit dhe të rriturit i ndihmoi të kontrollonin emocionet dhe të ndërtonin marrëdhënie të shëndetshme.

10. Zhvillonin pavarësi dhe aftësi për zgjidhje problemi

Pa mbikëqyrje të vazhdueshme, ata u mësuan të jenë të pavarur dhe të marrin vendime vetë, një aftësi jetësore që u shërben gjithë jetën./mxh

21:35 Starmer reagon pas deklaratave të Trump: Vetëm Groenlanda e Danimarka vendosin për të ardhmen e ishullit

By: Monika
5 January 2026 at 21:35

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se vetëm Groenlanda dhe Danimarka kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e Groenlandës. Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump përsëriti se SHBA “ka nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare”, duke ringjallur idenë e aneksimit të territorit gjysmë-autonom danez.

Ideja është hedhur poshtë me forcë nga autoritetet daneze dhe groenlandeze. Kryeministri i Groenlandës, Jens Frederik Nielsen, tha “mjaft tani”, duke e quajtur kontrollin amerikan një fantazi. Ndërsa kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, theksoi se SHBA “nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë pjesë të mbretërisë daneze”.

I pyetur nëse do t’i thoshte Trump “larg duart nga Groenlanda”, Starmer u përgjigj prerë “po”, duke nënvizuar se Danimarka është aleate e ngushtë e NATO-s dhe se vendimi u përket vetëm Kopenhagenit dhe Nuuk-ut.

Ndërkohë, ai u shpreh më i rezervuar për veprimet e fundit të SHBA-së në Venezuelë, duke kërkuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe një tranzicion paqësor drejt demokracisë./mxh

21:28 “Babai im u rrëmbye nga SHBA”, djali i Maduros: Asnjë vend nuk është i sigurt…

By: Monika
5 January 2026 at 21:28

icolás Maduro Guerra, djali i presidentit të rrëzuar të Venezuelës Nicolás Maduro, tha të hënën, 5 janar, se i ati i tij është “rrëmbyer” nga Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për “solidaritet ndërkombëtar” me të, në mënyrë që të mund të kthehet në vendin e tij në Amerikën e Jugut.

Maduro Guerra i bëri këto deklarata gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, mbajtur dy ditë pas kapjes së Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, në një operacion ushtarak amerikan në Caracas. Gjatë fjalës së tij, Maduro Guerra tha se operacioni ka shkelur sovranitetin e Venezuelës dhe paralajmëroi se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në një vend tjetër.

“Po të normalizohet rrëmbimi i një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt. Sot është Venezuela, nesër mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin global, për njerëzimin dhe për barazinë sovrane të kombeve”, tha ai.

“Popuj të botës, ju them: solidariteti ndërkombëtar me Nicolás, me Cilia, me Venezuelën, nuk është një gjest politik opsional, është një detyrim etik dhe ligjor. Heshtja përballë këtyre shkeljeve implikon ata që heshtin dhe dobëson sistemin ndërkombëtar që të gjithë pretendojnë se e mbrojnë”, shtoi ai.

Maduro Guerra iu referua gjithashtu përfshirjes së tij në aktakuzën e fundit të SHBA-ve kundër të atit, Flores dhe të tjerëve, të akuzuar për trafik droge dhe armësh. Maduro Guerra i hodhi poshtë akuzat. “Familja ime dhe unë po persekutohemi”, tha ai./mxh

21:19 Analiza e CNN: Strategjia e rrezikshme e Trump pas arrestimit të Maduro-s

By: Monika
5 January 2026 at 21:19

Shtetet e Bashkuara kanë tronditur skenën politike ndërkombëtare pas operacionit spektakolar që çoi në arrestimin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro dhe dërgimin e tij në Nju Jork, ku pritet të dalë para drejtësisë. Por, sipas një analize të CNN, kjo nuk është një përsëritje e ndërhyrjeve të dështuara si ajo në Irak, por një strategji e re presioni dhe imponimi politik.

Administrata Trump synon tashmë të ushtrojë kontroll indirekt mbi Venezuelën përmes zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez, e cila po ushtron detyrën e presidentes së përkohshme. Vetë Trump deklaroi hapur se SHBA-të janë “në krye” të Venezuelës, një deklaratë që ka ngritur shqetësime për imperializëm modern dhe shkelje të sovranitetit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, qëllimi është të detyrohen autoritetet e mbetura në Karakas të përmbushin kërkesat amerikane: ndalimin e trafikut të drogës, largimin e ndikimit iranian, rus dhe kuban, si dhe vënien e industrisë së naftës në shërbim të interesave të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë krahasimet me Irakun, duke theksuar se Uashingtoni nuk synon ndërtim kombi, por marrëveshje konkrete dhe stabilitet. Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se kërcënimet ushtarake dhe presioni ekonomik mund të sjellin destabilizim dhe konflikt civil.

Një tjetër zhvillim i papritur është largimi i SHBA-ve nga mbështetja e drejtpërdrejtë për opozitën demokratike venezueliane. Trump minimizoi rolin e María Corina Machado dhe të presidentit të zgjedhur nga opozita, Edmundo González, duke sinjalizuar një qasje më pragmatike dhe më pak ideale ndaj demokracisë.

Demokratët në Kongres kanë reaguar ashpër, duke akuzuar presidentin se ka vepruar pa autorizim dhe se po sakrifikon parimet demokratike për interesa strategjike dhe naftën venezueliane.

Sipas CNN, basti i Trump në Venezuelë mbetet i rrezikshëm: nëse Delcy Rodríguez nuk bashkëpunon, SHBA-të përballen me zgjedhjen mes përshkallëzimit ushtarak ose një dështimi tjetër të politikës së jashtme. Një gjë është e qartë – Venezuela është kthyer në qendër të një loje të madhe pushteti në hemisferën perëndimore./mxh

Numër alarmant Amerikanësh i drejtohen ChatGPT-së për ndihmë mjekësore

By: nik
5 January 2026 at 20:18

Një numër alarmant amerikanësh po i drejtohen ChatGPT-së për ndihmë mjekësore, duke e trajtuar atë si zëvendësues të mjekut të tyre personal. Sipas një raporti të ri, 40 milionë prej tyre deklarojnë se e përdorin për të marrë informacion shëndetësor. Mbi 5 për qind e të gjitha mesazheve të dërguara programit të inteligjencës artificiale në mbarë botën lidhen me shëndetin…

Source

20:23 “’Aq kam unë në dorë, një çadër një karrige”/ Pas Berishës, Lapaj rikthehet në protestë

By: Monika
5 January 2026 at 20:23

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar protestën, përpara Kryeministrisë.

Lapaj ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të protestojnë kundër regjimit, të dënojnë korrupsionin dhe vjedhjet e kryeministrit Rama dhe ministrave…

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po themi që ka vjedhur republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Një muaj rresht është thyer ndonjë lule këtu nga ne, ndonjë xham, po kur bëjmë proteste ne nuk duhet të lejohemi… Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar…Kauza është që këta nuk mund të na tallin. Nuk mund të na vjedhin dhe të na dalin në mbrëmje gala dhe ndërkohë problemi janë ata që reagojnë…”, tha ai./mxh

19:59 Baba Mondi merr detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

By: Monika
5 January 2026 at 19:59

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Ditën e sotme presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë për vitin 2026.

Në mbledhjen e sotme iu dorëzua Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, detyrën e Kryetarit të Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.

Detyrë të cilën Kryegjyshi Botëror do ta mbajë për periudhën janar 2026 – janar 2027.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu është prezantuar dhe faza finale e planit strategjik të KNFSH-së, për vitet 2026-2028.

Deklarata e Këshillit Ndërfetar

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) ka zhvilluar ditën e hënë, më 5 janar 2026, mbledhjen e parë të vitit 2026.

Në mbledhjen e zhvilluar në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane merrnin pjesë: H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; Fortlumturi e Tij Joani, Kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë; Mons. Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Kryegjyshatës Bektashiane; dhe Pastor Erion Sylari, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Mbledhja është hapur fillimisht nga i zoti i shtëpisë Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i ka uruar Bordit mirëseardhjen. Më pas Mons. Gjergj Meta kryetari në detyrë i KNFSH-së, bazuar në statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe rotacionit të miratuar nga Bordi i Presidencës, i ka dorëzuar detyrën Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili do të kryesojë Bordin e Presidencës për periudhën 1 janar 2026 – 1 janar 2027.

Në vijim të rendit të ditës, Sekretari i Përgjithshëm i KNFSH-së, Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja ka prezantuar fazën finale të Planit Strategjik të KNFSH-së, të hartuar nga grupi i punës për periudhën 2026-2028. Plani përcakton orientimet kryesore të veprimtarisë së Këshillit Ndërfetar për tre vitet e ardhshme, me fokus forcimin e dialogut ndërfetar, promovimin e bashkëjetesës paqësore nëpërmjet edukimit me vlerat universale, si dhe rritjen e rolit të të rinjve dhe grave në shoqëri. Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, Plani Strategjik u miratua unanimisht nga Bordi i Presidencës, i përbërë nga krerët e pesë komuniteteve fetare.

Më pas Av. Sheldiana Jano Agaraj ka prezantuar aktivitetin financiar dhe më pas Bordi ka miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili do të shërbejë për mbështetjen e aktiviteteve dhe projekteve të planifikuara në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik.

Gjatë mbledhjes u zhvilluan diskutime dhe propozime nga anëtarët e Bordit të Presidencës mbi çështje të aktualitetit shoqëror dhe rolin e komuniteteve fetare në adresimin e sfidave sociale, edukative dhe kulturore.

Në përfundim, u firmosën vendimet e marra dhe u trajtuan çështje të tjera me interes për veprimtarinë dhe angazhimin e mëtejshëm të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në shërbim të dialogut, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vend./mxh

18:49 Dieta 3-ditore: Si të humbni shpejt kaloritë e festave të fundvitit! (Lifestyle)

By: Monika
5 January 2026 at 18:49

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Pas festave, është krejtësisht normale të ndihesh i rënduar, i fryrë dhe me disa kilogramë më tepër. Konsumi i shtuar i ushqimeve të rënda, sheqerit dhe alkoolit ndikon drejtpërdrejt në trup dhe energji. Një dietë pastruese 3-ditore (detoks i lehtë) mund të ndihmojë në uljen e fryrjes, eliminimin e sheqerit të tepërt dhe reduktimin e kalorive të akumuluara gjatë festave, duke përgatitur organizmin për një rënie më të qëndrueshme në peshë.Më poshtë është një nga dietat 3-ditore më të përdorura dhe të balancuara, e bazuar në ushqime natyrale, proteina të lehta dhe konsum minimal të sheqerit:

Dita 1 – Pastrim & hidratim

1 gotë ujë i ngrohtë me limon
1 kos i bardhë (pa sheqer) + 1 lugë fara chia
1 mollë ose dardhë
Supë perimesh (pa patate dhe pa makarona)
Sallatë jeshile me vaj ulliri dhe limon
1 vezë e zier ose 100 g gjoks pule
Peshk i pjekur ose në avull
Perime të ziera (brokoli, kungull, karrota)
Konsumoni 2–2.5 litra ujë gjatë ditës

Dita 2 – Ulje e sheqerit & stabilizim

Smoothie: spinaq + kastravec + mollë + xhenxhefil
1 fetë bukë integrale
120 g mish pule ose gjeldeti
Sallatë me lakër, karrota dhe kos
Omëletë me 2 vezë dhe perime
1 kos i vogël
Rekomandohen çajra bimorë (kamomil, mente, çaj jeshil)

Dita 3 – Aktivizim i metabolizmit

Tërshërë e zier me ujë ose qumësht bajame
1 lugë mjaltë ose fruta pylli
Peshk ton në ujë ose salmon
Sallatë miks me fara lini
Supë e lehtë perimesh
1 mollë ose kivi

Çfarë duhet shmangur gjatë këtyre 3 ditëve?

Sheqer, ëmbëlsira dhe pije të gazuara
Bukë e bardhë, makarona dhe ushqime të skuqura
Alkool

Përfitimet e dietës 3-ditore:

Ul fryrjen dhe mbajtjen e ujit në trup
Ndihmon në rënien e 1–2 kilogramëve (kryesisht lëngje dhe yndyrë e lehtë)
Përgatit organizmin për një regjim ushqimor afatgjatë

Sipas nutricionistëve, kjo dietë mund të përsëritet herë pas here dhe të shoqërohet me një regjim të balancuar ushqimor për 8–12 javë, në mënyrë që rezultatet të jenë më të qëndrueshme dhe të shëndetshme./mxh

18:44 SHBA, zgjat vetëm 30 minuta gjyqi në New York, Maduro dhe gruaja e tij largohen nga gjykata. Seanca e radhës më 17 mars

By: Monika
5 January 2026 at 18:44

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij kanë lënë sallën e gjyqit pas seancës dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.

Maduro është urdhëruar të paraqitet për seancën e tij të radhës në gjykatë më 17 mars.

Ndërsa po zhvilloheshin diskutime për një datë të përshtatshme, avokati mbrojtës i Maduros theksoi “çështjet me ligjshmërinë e rrëmbimit ushtarak”.

Ai gjithashtu tha se ka disa probleme shëndetësore dhe mjekësore dhe kërkon një formular që mund të plotësohet “në mënyrë që të marrë ndihmën e duhur mjekësore gjatë paraburgimit”.

Avokati mbrojtës i Cilia Flores tha gjithashtu se ajo ka disa probleme shëndetësore.

“Ajo ka mavijosje të rënda në brinjë dhe do të na duhet vëmendja e duhur”, thotë Mark Donnelly.

Maduro u ndal dhe u kthye nga galeria përpara se të shoqërohej jashtë sallës së gjyqit së bashku me gruan e tij.

Të dy u deklaruan të pafajshëm gjatë procedurave.

Gjykatësi u tha atyre se do t’i marrë në pyetje herën tjetër në orën 11:00 më 17 mars./mxh

18:41 Protesta e PD/ Boçi: Ballukët, Agasët, Mirlindat notojnë në luks, korrupsioni është sistem

By: Monika
5 January 2026 at 18:41

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e tij Luçiano Boçi u shpreh kritik ndaj qeverisë Rama, duke thënë se kryeministri ka sjellë vetëm korrupsion për shqiptarët.

“Kemi dëgjuar shumë opinione për platformën tonë, dhe u themi se nuk jemi këtu për spektakël politik, por jemi për të kërkuar llogaridhënie e drejtësi në mungesë të institucioneve. Jemi këtu për të transmetuar dhe për të mbrojtur të vërtetat tona sepse janë të vërteta të qytetarëve. Sot 46 % e tyre janë rrezik varfëri apo në rrezik përjashtimi social. Qytetarët mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët janë grabitur, ndërsa vetë jetojnë në luks.

Boçi holli edhe akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se kryeministri Edi Rama po e mbron sepse është i frikësuar për vetë fatin e tij.

“Me të gjitha grabitjet dhe vjedhjet është e vërteta e qytetarëve, dhe talljet që u bën Rama me shpurën dhe lugën bosh që u bën me tigra si barake dhe satelit orbital. Qytetarët e kanë kuptuar se sot po kërkon ti shkatërrojë familjen. Ballukët, Agasët, Mirlindat bëjnë vallen e vdekjen mbi fatet shqiptarëve dhe vetë notojnë në luks të shfrenuar. Të vërtetat tona janë të vërtetat e Sali Berishës dhe të PD./mxh

18:30 Klodian Braho emëron drejtuesit e rinj të seksioneve në SPAK

By: Monika
5 January 2026 at 18:30

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka përzgjedhur drejtuesit e rinj të seksioneve kryesore brenda strukturës së posaçme. Sipas vendimit, Vladimir Mara është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, një nga sektorët më të rëndësishëm në luftën ndaj veprimtarisë kriminale të strukturuar.

Ndërkohë, Altin Dumani do të drejtojë seksionin për marrëdhëniet me jashtë, duke pasur në fokus bashkëpunimin ndërkombëtar dhe koordinimin me partnerët e huaj.

Në krye të seksionit kundër korrupsionit është emëruar Dorina Bejko, e cila do të ketë përgjegjësinë e ndjekjes së çështjeve që lidhen me korrupsionin në nivele të larta. Këto emërime synojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese dhe rritjen e eficiencës së SPAK në përmbushjen e misionit të tij./mxh

18:27 SHBA, nis gjyqi ndaj Maduros, presidenti i Venezuelës nuk pranon fajësinë: Jam një njeri i mirë

By: Monika
5 January 2026 at 18:27

Last Updated on 05/01/2026 by Monika

Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u paraqiten për herë të parë në gjykatën federale për t’u përballur me akuzat për narkoterrorizëm.

Ata akuzohen për konspiracion narko-terrorizmi, komplot për importimin e kokainës, posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese, konspiracion për të poseduar mitraloz dhe pajisje shkatërruese.

Gjykatësi Alvin Hellerstein u shpreh në fillim të seancës se puna e tij është të sigurohet që ky të jetë një gjyq i drejtë.

Maduro qëndroi në këmbë ndërsa iu kërkua të konfirmojë emrin e tij në gjykatë.

Gjykatësi vazhdoi duke i thënë Maduros se “do të ketë një kohë dhe një vend për të gjithë këtë” përpara se ta përsërisë pyetjen e tij.

Maduro përgjigjet duke konfirmuar emrin e tij.

Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në SHBA, Maduro i thotë gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në Karakas.

“Nuk jam fajtor, jam një njeri i mirë, jam ende president i vendit tim”, vazhdon ai.

Vëmendja në gjykatë tani kthehet te gruaja e Nicolas Maduros, Cilia Flores, së cilës i kërkohet të ngrihet në këmbë dhe të konfirmojë emrin e saj.

“Po, unë jam Cilia Flores Maduro, unë jam zonja e parë e Venezuelës”, i thotë ajo gjykatës.

Ky është një ton i ngjashëm me Maduron, i cili e përshkroi veten si presidenti i Venezuelës në sallën e gjyqit.

Flores gjithashtu nuk pranon fajësinë për akuzat./mxh

Televizioni britanik, BBC: Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

By: nik
5 January 2026 at 18:24

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e formëson mandatin e tij të dytë me ambiciet e politikës së jashtme, duke ndjekur kërcënimet kundër Venezuelës me kapjen e presidentit të saj dhe bashkëshortes nga kompleksi i tyre i fortifikuar në Karakas. Duke përshkruar operacionin, Trump risjell Doktrinën Monroe të vitit 1823 për supremacinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore, duke e riemërtuar atë…

Source

❌
❌