Normal view
25 dhjetor 2025, “Telefonatat e Teleshikuesve” – Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën
U përplas nga makina, ndërron jetë pas dy ditësh i moshuari në Korçë
Ndërron jetë pas 2 ditësh, i aksidentuari në fshatin Sovjan.
Sipas informacioneve, 78-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës ku po mbahej nën kujdesin e mjekëve.
Ai u përplas nga një mjet ndërsa udhëtonte me biçikletë në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan. Drejtuesi i mjetit u arrestua nga policia pas aksidentit.
-
- “Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë”/ Presidenti gjerman: Krishtlindja jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës
“Solidariteti nuk mbaron te kufijtë kombëtarë”/ Presidenti gjerman: Krishtlindja jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës
Në mesazhin tradicional të Krishtlindjes, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, u përqendrua te shpresa, komuniteti dhe përgjegjësia në kohë krizash globale. Ai tha se Krishtlindja është jo vetëm festë, por edhe simbol i shpresës, i një “drite që shkëlqen në errësirë”.
Sipas Steinmeier-it errësira mund të kuptohet si në planin personal – sëmundje, humbje, vetmi, frikë nga e ardhmja – por edhe në atë shoqëror, si luftërat dhe krizat ndërkombëtare. Pikërisht në këto kohë të errëta, tha ai, solidariteti dhe angazhimi qytetar janë burim shprese.
Duke u nisur nga sfidat me të cilat përballet kontinenti, ai bëri thirrje për solidaritet evropian: “Së bashku, të bëhemi sërish të vetëdijshëm për forcën dhe vlerat tona dhe të veprojmë në përputhje me to.”
Ai theksoi se solidariteti nuk ndalet te kufijtë kombëtarë, duke iu referuar drejtpërdrejt Ukrainës. Steinmeier nënvizoi se vlerat themelore evropiane, kundër të cilave po lufton Rusia në Ukrainë, janë të panegociueshme: “Në shekuj të gjatë kemi mësuar sa të rëndësishme, madje të domosdoshme janë liria dhe dinjiteti njerëzor, paqja e drejtë dhe vetëvendosja demokratike”, tha Presidenti. “Ne nuk heqim dorë nga këto – as për veten tonë, as për partnerët dhe miqtë tanë.”
Steinmeier e përmbylli fjalën e tij tradicionale me thirrje për veprim: “Na duhet guxim për të filluar gjithmonë nga e para.” “Na duhet guxim për gjërat e mëdha që i vendosim si shoqëri – dhe për gjërat e vogla, ku secili prej nesh jep më të mirën.”
-
- Krishtlindjet/ Urime dhe kritika në mesazhin e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin, por do dështojë!
Krishtlindjet/ Urime dhe kritika në mesazhin e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin, por do dështojë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin e tij ka shprehur kritika të ashpra për kundërshtarët e tij politikë.
Trump i uroi ‘Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve’, duke thënë se këtu përfshij edhe “fundërrinat e së majtës radikale”.
Me këtë mesazh tha ai i referohet demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit.
“Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Në deklaratat e tij të përsëritura, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare.
Shënjestër e kritikave të tij mbetet edhe ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e krishterë.
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.
Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!
Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur! pic.twitter.com/tfp4BEn5vt
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) December 25, 2025
-
- “Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh për Krishtlindje dhe uron…’vdekjen’ e Putinit
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh për Krishtlindje dhe uron…’vdekjen’ e Putinit
Presidenti Volodymyr Zelensky përshëndeti ukrainasit në prag të Krishtlindjeve, duke deklaruar se pavarësisht të gjitha vuajtjeve që ka sjellë, Rusia është e paaftë të “pushtojë” atë që ka më shumë rëndësi, ‘unitetin e Ukrainës’.
Zelensky gjithashtu uroi vdekjen e Putinit, pa e përmendur në mënyrë të qartë presidentin rus, duke e quajtur atë një “ëndërr të përbashkët” të ukrainasve.
“Ne po festojmë Krishtlindjet në një kohë të vështirë. Fatkeqësisht, jo të gjithë jemi në shtëpi sonte. Dhe për fat të keq, jo të gjithë janë me ne sonte. Por, pavarësisht të gjitha vuajtjeve të sjella nga Rusia, ajo nuk është në gjendje të pushtojë ose bombardojë atë që ka më shumë rëndësi. Kjo është zemra jonë ukrainase, besimi ynë i ndërsjellë dhe uniteti ynë. Sot të gjithë ndajmë një ëndërr. Dhe shprehim një dëshirë, për të gjithë ne. ‘Le të vdesë’, mund të mendojë secili prej nesh. Por kur i drejtohemi Zotit, sigurisht, kërkojmë diçka më të madhe. Kërkojmë paqe për Ukrainën. Luftojmë për të. Dhe lutemi për të. Dhe e meritojmë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të Krishtlindjeve.
/abcnews.al/
Mesha e parë e Krishtlindjeve, mesazhi i Papa Leoni XIV
Papa Leoni XIV, në Meshën e tij të parë të Krishtlindjeve, ka vendosur rëndësinë te ekonomia, duke theksuar se Zoti dëshiron t’i çlirojë njerëzit “nga çdo skllavëri”.
“Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar na bën t’i trajtojmë njerëzit si mallra”, tha Robert Francis Prevost, “Zoti e bën veten si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi. Ndërsa njeriu dëshiron të bëhet Zot për të dominuar të afërmin e tij, Zoti dëshiron të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri”, pyetja retorike e Papës, “për të ndryshuar historinë tonë?”, shprehet ai.
Përpara se të kryesonte Meshën, Papa Leoni zbuloi fytyrën e Jezusit Fëmijë në skenën e lindjes së Krishtit të vendosur në një fron të vogël para Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Vatikanit.
Gjesti i Papës u pasua nga një homazh me lule nga fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën.
Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6,000 besimtarë ndoqën meshën në Bazilikë dhe rreth 5,000 jashtë, në shesh, përpara ekraneve gjigante.
Papa Leoni XIV gjithashtu përshëndeti besimtarët që qëndruan në shi jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit para fillimit të Meshës së tij të parë si Papë në prag të Krishtlindjeve. “Mirë se vini të gjithë, bienvenidos, “, tha ai në shkallët e Bazilikës së Vatikanit.
Pemët e Krishtlindjeve, nga ashja te bredhi, çfarë simbolizojnë?
Ashja, veshtulla apo bredhi, që shërbejnë edhe si pemë Krishtlindjesh janë disa nga simbolet natyrore të këtyre ditëve festive.
Por, çfarë simbolizojnë ato dhe jo vetëm?
Ashja (Ilex aquifolium), me gjethet e saj me gjemba dhe manaferrat e kuqe, simbolizon mbrojtjen, paqen dhe pjellorinë si dhe largimin e shpirtrave të këqij.
Veshtulla (Viscum album) konsiderohet si një hajmali për fat të mirë, veçanërisht për dashurinë.
Rrushkulli apo fshesa e kasapit (Ruscus aculeatus), me manaferrat e saj të kuqe dhe gjethet me gjelbërim të përjetshëm, simbolizon vitalitetin dhe rezistencën ndaj të ftohtit.
Dhe pastaj është dëllinja, një bimë me gjelbërim të përjetshëm e lidhur me traditat e dimrit dhe të Krishtlindjeve.
Pema e Krishtlindjeve, bredhi, ka një origjinë interesante, pasi është simboli i krishterë i jetës së përjetshme dhe, sipas legjendës, zbriti nga Pema e Jetës në Eden.
Po zbukurimet e pemës së Krishtlindjeve çfarë përfaqësojnë?
Kometa, përfaqëson dritën hyjnore që tregon lindjen e Jezusit duke udhëhequr Tre Burrat e Urtë.
Floku i Dëborës është një simbol i pastërtisë, përsosmërisë natyrore dhe rilindjes, falë formës së saj unike dhe transformimit të saj në ujë.
Dhe ngjyrat e Krishtlindjeve janë e gjelbra, që do të thotë jetë, shpresë, natyra që i mbijeton dimrit, e lidhur me bredhin dhe selvinë, e kuqja, që kujton gjakun, dashurinë, vitalitetin, manaferrat dhe gjethet e yllit të Krishtlindjeve dhe e bardha, si drita, mbretëria, pastërtia, shpesh e lidhur me dekorimet dhe dëborën.
Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen
Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme për miliona besimtarë në të gjithë botën, të cilët kanë Jezu Krishtin në qendër të besimit të tyre fetar.
Për të krishterët, 25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.
Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.
Teologjikisht, këto ngjarje e identifikojnë Jezusin si Mesinë e profetizuar dhe të shumëpritur që do të sjellë shpëtimin shpirtëror. Si një përmbushje e tillë e profecisë së Dhiatës së Vjetër, Jezusi quhet edhe Emanuel në Mateu 1:23, që do të thotë “Zoti është me ne”, një emër që shpreh besimin e krishterë se Zoti hyri fizikisht në historinë njerëzore. Keshtu, sezoni i Krishtlindjes është i mbushur me shpresë dhe gëzim për të krishterët që besojnë në një Zot të dashur dhe të pranishëm.
Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë.
VIDEO/ Stuhia godet Kaliforninë, shkaktohen përmbytje masive. Gjendje e jashtëzakonshme në 6 qarqe
Një stuhi ka përfshirë Kaliforninë duke shkaktuar përmbytje e rrëshqitje dheu. Si pasojë e motit të keq janë ndërmarrë menjëherë operacione shpëtimi, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuime dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.
Stuhia u intensifikua të martën në mbrëmje dhe arriti kulmin në prag të Krishtlindjeve.
Departamenti i Zjarrfikësve të Los Anxhelosit tha se një person i bllokuar pranë një lumi në veriperëndim të qytetit u shpëtua pas ndërhyrjeve nga ekipet e emergjencës..
Në të njëjtën kohë, disa rrugë në të gjithë zonën metropolitane u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërsa u regjistruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erërave të forta.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qarqet Los Angeles, Orange, Riverside, San Bernardino, San Diego dhe Shasta për të aktivizuar mekanizmat e mbrojtjes civile dhe për të avancuar në mënyrë proaktive burimet dhe personelin.
BREAKING NEWS: Widespread Flash Flood Warnings were issued across the Los Angeles metro and other parts of Southern California. The potent Christmas Eve storm has already triggered evacuations, as mudslides washed out roads in San Bernardino. Latest: https://t.co/LPzjqFG2qk pic.twitter.com/ARnetXTVN6
— FOX Weather (@foxweather) December 24, 2025
Rusia rrëzon dhjetëra dronë ukrainas që ishin drejtuar drejt Moskës
Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan një total prej 25 mjetesh ajrore pa pilot ukrainase që po shkonin drejt Moskës, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sabyanin.
Sipas raportimeve dronët u rrëzuan gjatë një periudhe prej rreth 23 orësh.
Ai shtoi se nga informacionet paraprake nuk ka të raportuar për viktima. Në dy nga katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit rus, operacionet u kufizuan për disa orë për arsye sigurie, tha zëdhënësi i Shërbimit të Aviacionit Civil, Artem Kharinyako.
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.
Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .
Deti – Valëzimi forcës 2-4ballë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Dashi
Tregohuni sa me diplomate dhe të duruar me partnerin tuaj gjatë kësaj dite në mënyrë që gjerat të ecin ashtu si duhet në lidhjen që keni krijuar. Beqarët nga ana tjetër do ndiheni mjaft mirë sepse do takojnë persona që ja vlejnë t’i kesh pranë. Për sa iu përket financave, nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëni ndonjë çmenduri sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit.
Demi
Do e rivendosni dialogun në çift gjate kësaj ditë dhe gjerat do shkojnë mjaft mire me personin që keni në krah. Do merreni vesh për gjithçka me te dhe nuk pritet te linde as problemi me i vogël. Beqarët do gjejnë mënyrën e duhur për të joshur dike. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do kryeni edhe disa investime të rëndësishme.
Binjakët
Klima në jetën tuaj në çift do jetë mjaft e ngrohte dhe pasionante gjatë kësaj dite. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me shume. Beqarët do kenë disa takime, por nuk do arrijnë ta gjejnë menjëherë personin e ëndrrave. Financat do jene ne gjendje goxha te mire. Nuk do keni vështirësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara.
Gaforrja
Të dashuruarit do kenë gjate gjithë kohës mbështetjen e Venusit. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do iu ndihmoje t’i zgjidhni me qetësi disa probleme te vogla. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë konkrete nuk pritet te ndodhe. Financat do jenë gjatë gjithë kohës te mbrojtura. Shpenzoni për gjerat me te nevojshme, po kurrsesi pa e tepruar.
Luani
Do jeni shumë tolerante gjate kësaj ditë me atë që keni në krah dhe gjithçka do shkojë si duhet. Do i harroni madje edhe problemet e vogla që keni pasur dikur. Beqarët nuk duhet te ecin kuturu dhe të pranojnë çdo ftesë që do iu behet sepse do pendohen rëndë. Në planin financiar nuk do jeni aspak të matur dhe gjërat nuk do ecin si i kishin menduar.
Virgjëresha
Nëse keni pasur probleme serioze njëjtën tuaj në çift, sot gjithçka do rregullohet. Partneri do jete në humor dhe i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët që nuk mundohen fare të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe presin që gjerat t’iu bien nga qielli, nuk do ja dalin dot të ndryshojnë status. Në planin financiar duhen bere kufizime në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme.
Peshorja
Për ata që janë ne një lidhe do ketë shumë tension dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite. Edhe pse do mundoheni shume të ruani një klime harmonike, nuk do ja dilni dot. Beqarët do e vuajnë shume vetminë, por nga ana tjetër nuk do hedhin asnjë hap për ta ndryshuar situatën. Financat duhen mbajtur sa më shumë nën kontroll. Gjendja do jetë e paqëndrueshme.
Akrepi
Mos bëni gabim ta idealizoni partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse ne një moment apo ne një tjetër do zhgënjeheni tej mase prej tij. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet te kërkojnë persona perfektë apo gjera te pamundura. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar nuk rekomandohet te kryhen transaksione te tejskajshme. Gjendja do jete serish delikate.
Shigjetari
Dita e sotme do jete e mrekullueshme dhe mjaft emocionuese. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire, kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do jene me shume fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene pak me te mira se kohet e fundit dhe do ndiheni me te qete.
Bricjapi
Aq mirë do ja kaloni gjatë kësaj dite me personin që keni në krah saqë nuk do kërkoni asgjë me shumë nga jeta. Do filloni madje të programoni edhe të ardhmen. Beqarët do marrin mesazhe dashurie nga persona qe i kane njohur me pare, por nuk kishin menduar se mund t’i pëlqenin. Në planin financiar bëni kujdes. Mos shpenzoni shuma të mëdha sepse do keni probleme.
Ujori
Çiftet qe kane kohe qe janë ne krize do kenë një dite me te qete, por gjithsesi atmosfera serish nuk do jete ashtu si duhet. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Nuk do mungojnë njohjet e reja, por gjithsesi nuk priten menjëherë ndryshime te statusit. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte. Kurseni sot qe edhe e nesërmja te jete e mire.
Peshqit
Nëse ka kohë qe rutina është bere pjese e jetës suaj ne çift duhet të mundoheni sa më shpejt ta ndryshoni situatën. Vetëm kështu nuk do lejoni që problemet dhe debatet të jenë të zjarrta. Beqarët do e kenë me të lehtë ta gjejnë një person të përshtatshëm gjate një feste te organizuar nga miqtë. Gjendja e financave do jetë e mire.
Ora e Fundit me Emilian Islami, (24/12/2025)
Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, gjykata lë në burg dy autorët e dyshuar
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43 vjeç dhe Klaudio Lisajn 20 vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka.
Ngjarje kjo e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina.
Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës për dy të dyshuarit në krimin e rëndë.
Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për dyshimet ndaj tyre.
Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që ndaj Koçekut dhe Lisajt të mos vendosej asnjë masë sigurie, duke argumentuar se mungojnë prova konkrete që i lidhin drejtpërdrejt me vrasjen e Pavlin Prekës.
Të dy të dyshuarit kanë mohuar në mënyrë të përsëritur autorësinë e krimit, si gjatë marrjes në pyetje nga policia, ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen. Mohime të njëjta janë bërë edhe në ditët e para pas krimit kur policia i mori në pyetje këta dy shtetas, por edhe tani, rreth 10 muaj pas ngjarjes. Koçeku dhe Lisaj dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e Krimit”.
Por cila është historia e kësaj ngjarje.
Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.
Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.
Megjithatë, sipas burimeve, gjatë viteve në vijim Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.
Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima.
Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura, duke theksuar se i riu jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.
Megjithëse të dy të arrestuarit vijojnë të mohojnë çdo përfshirje, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelinë e paraburgimit. Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë.
Shuhet skiatori norvegjez/ Sivert Bakken u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Trentino
Kishte arritur deri në kombëtaren e vendit të tij. Norvegjia është ekipi përfaqësues më i mirë në botë në ski nordike, dhe pra Sivert Gutorm Baker ishte një nga liderët e tij.
Për fat të keq, ne nuk do ta shohim më në pistat dhe shtigjet e bardha, pasi atë e rrëmbeu vdekja e parakohshme.
Në moshën 27-vjeçare, skiatori norvegjez u gjet I vdekur në një dhomë hoteli në Trentino të Italisë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shkruan se Baker ndodhej në Veriun italian për seanca stërvitore, ndërsa e përditshmja kryesore sportive në Apenine, “La Gazeta delo Sport” thekson se ai ishte për pushime dhe se vdekja erdhi për shkak të sëmundjes.
Nuk sqarohet për momentin me hollësi sëmundja, ndonëse karriera e Bakerit u ndërpre një herë për dy vjet për shkak të problemeve në zemër, për shkak të perikarditit, pra qeses që mbështjell zemrën.
Norvegjezi shkëlqeu në 2021-2022 në Kupën e Botës në Biatlon, pra që kombinon skijimin nordik me qitjen, një garë klasike.
Skiatori u kthye në konkurrim që në 2024, dhe mori pjesë në disa gara në 2025.
Dëshira dhe objektivi I tij ishte që të merrte pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit të ardhshëm, por kjo ëndërr u ndërpre në mes.
VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një azil në Filadelfia, të paktën dy viktima
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu azilin e pleqve në Qendrën e Shëndetit dhe Rehabilitimit në Bristol, pranë Filadelfias, Pensilvani.
“Kemi të paktën dy humbje jete. E dimë që një numër njerëzish mbeten të zhdukur”, tha guvernatori Josh Shapiro gjatë një konference për shtyp.
Shefi i zjarrfikësve në Bristol, tha se të paktën pesë persona rezultojnë të zhdukur.
Multiple people were injured, and others were feared missing after an explosion at a nursing home in Pennsylvania on Tuesday. Footage shows major structural damage and a large fire burning at the Silver Lake Nursing Home in Bristol Township.
Search-and-rescue efforts are… pic.twitter.com/jcbx0yw1MJ
— CBS News (@CBSNews) December 24, 2025