Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Main stream

Shtatë ditët e para si presidente e Venezuelës të Delcy Rodriguez: mes marrëveshjeve, grindjeve të brendshme dhe kërkesave të Trump

By: A R
11 January 2026 at 13:58

KOLUMBI- Shtatë ditë pasigurie, kërcënime, negociata dhe prapaskena. Shtatë ditë, mbi të gjitha, pritjeje e brishtë dhe dyfytyrësi. A do të mundet avokatja Delcy Rodríguez, e fuqishme, por jo popullore dhe shumë larg karizmatikes, liderja e re e Karakasit, të çojë përpara “momentin e ri politik”, siç e ka quajtur, dhe të përballojë planin në tre faza të Trump-it për “rirregullimin” e Venezuelës, pa rrëzuar regjimin?

Nuk ishte e sigurt që pas sulmit të menjëhershëm, presidenti amerikan do të mbështetej tek Rodriguez, numri dy i regjimit, 56-vjeçare, e shkolluar në Francë dhe Britani, ish-ministre e Komunikimit, Ekonomisë, Punëve të Jashtme, Financave dhe Hidrokarbureve, gjithmonë në hije nga Nicolás Maduro, kur ai ishte në pushtet. Një raport i CIA-s, që paralajmëronte rreziqet e paqëndrueshmërisë nëse liderja e opozitës, María Corina Machado, do të merrte pushtetin, bëri Sekretarin e Shtetit Amerikan Marco Rubio të jetë i vendosur për zgjedhjen se kush duhet të qeveriste Venezuelën pas kapjes së Maduro-s. Delcy, nga ana e saj, ishte një emër i njohur në Uashington dhe mes këshilltarëve të Trump-it. Ajo në 2017, për të zbutur marrëdhëniet me SHBA-të, i kishte dhuruar 500,000 dollarë inaugurimit të parë presidencial të Trump-it përmes Citgo Petroleum, atëherë një nën/kompani amerikane e Pdvsa-së.

Betimi

Vetëm 48 orë pas sulmit amerikan në 3 janar dhe kapjes së Maduro-s, Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme në ditën e parë të punës së Asamblesë së re të Përgjithshme, e kryesuar nga vëllai Jorge. Ky është një Parlament praktikisht monokrom, i zgjedhur në maj 2025 me një numër të vogël opozitarësh. “Flas me dhimbje për vuajtjet e shkaktuara popullit venezuelian, pas një agresioni ushtarak të paligjshëm kundër atdheut tonë. Flas me dhimbje për rrëmbimin e dy heronjve që mbahen peng në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha liderja e re. Por më pas shtoi se është e nderuar si presidente. “Vij me dhimbje, por duhet të them se vij edhe me nder për këtë betim solemn”.

Tani fillon epoka e motrës dhe vëllait Rodríguez, çifti i pushtetit që për vite menaxhoi sektorë të gjerë të ekonomisë (dhe financat përkatëse) të vendit. Sipas informacioneve të brendshme, motra, avokate, është më e fortë dhe vendimtare mes të dyve. Kjo është gruaja, që guxoi të tregonte gishtin ndaj diplomatëve amerikanë dhe evropianë për të mbrojtur shtypjen e vitit 2014 kundër “terroristëve”, që në fakt ishin kryesisht të rinj që protestonin kundër regjimit dhe me dhjetëra u vranë ose u arrestuan. Ish-ministrja hyri në takime ndërkombëtare, ku nuk ishte ftuar.

“Taktikat e saj luftarake e ndihmuan shumë, ndërsa ngjitej në hierarkinë e një qeverie të dominuar nga burrat”. Ushtarakë ose ish-ushtarakë, kryesisht, si ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino ose ministri i Brendshëm Diosdado Cabello, dy kujdestarët e Revolucionit që drejtojnë respektivisht forcat e armatosura dhe famozët ‘Colectivos’ më 5 janar, e mbështetën presidenten e re. Dhe kështu, djali i Maduro-s në seancë deklaroi se atdheu është në duar të sigurta.

Nata e mistereve

Paqja zgjati pak. Pushteti i Rodriguez mbetet i brishtë. Pas  disa orësh pasi ajo u zgjodh presidente, administrata Trump ndërhyri përmes ndërmjetësve për të paralajmëruar se “nëse ajo nuk bashkëpunon, do të përfundojë si Maduro”. Një kërcënim i ngjashëm iu dërgua që nga fillimi edhe Delcy-t.

Muaji i mjaltit

Që atëherë filloi muaji i mjaltit mes Uashingtonit dhe Karakasit. Që të dielën në mbrëmje, Rodríguez ftoi Trump-in  se duhet “të punojmë së bashku për një program bashkëpunimi, i orientuar drejt zhvillimit të përbashkët”. Më 7 janar, një njoftim i kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, Pdvsa, konfirmoi nisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara mbi furnizimet e naftës, “një transaksion strikt komercial, në respekt të parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe përfitimit të ndërsjellë”.

Më 9 janar, Rodríguez priti zyrtarë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar rihapjen e ambasadës amerikane në Karakas. Nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Sfida më komplekse për Rodríguez do të jetë menaxhimi i lidhjeve të thella të Venezuelës me Kinën, Rusinë, Iranin dhe Kubën, duke bashkëpunuar njëkohësisht me Trump-in.

“First gentleman”

Ish-revolucionarja e shndërruar në teknokrate, që ka mbijetuar pas intrigave të pafundme dhe ‘luftërave’ nëntokësore të hierarkëve të tjerë të regjimit, ka dhënë tashmë prova të balancimit të politikës. Tani duhet të plotësojë kërkesat e Uashingtonit, duke shmangur një grusht shteti të brendshëm. Kështu, gjatë vizitës së djeshme në një komunitet në Sucre, ajo riafirmoi besnikërinë ndaj Maduro-s dhe zonjës së pare Cilia Flores (“Nuk do të ndalemi një minutë derisa t’i kemi në atdhe përsëri”), por disa orë më vonë konfirmoi negociatat me autoritetet amerikane për rihapjen e ambasadave përkatëse.

E ngushtuar mes vullnetit të Trump-it, i cili kërkon të qeverisë Venezuelën “për vitet që vijnë”, dhe forcave të panumërta centrifugale në pallatet e Karakasit, duhet të stabilizojë institucionet dhe të mbajë gjallë një ekonomi të lëkundur. Kjo ndodh, në pritje të “mrekullisë” së premtuar nga Shtëpia e Bardhë.

Delcy, nga ana tjetër, di si të menaxhojë paratë dhe favoret. Ka joshur investitorë të huaj dhe sipërmarrës venezuelianë. Ka frenuar hiperinflacionin dhe ka rifilluar rritjen ekonomike. Dhe gjërat nuk shkojnë keq as në familje. Partneri i saj me origjinë libaneze, Yussef Abou Nassif Smaili, është një nga biznesmenët më të pasur të Venezuelës. 36-vjeçari, sipas gazetës meksikane Reporte Índigo, ka grumbulluar një pasuri prej 500 milionë eurosh nën hijen e regjimit. Ndoshta edhe njerëzit e Trump do e vlerësojnë këtë gjë.

Analizë nga Sara Gandolfi, Corriere della Sera

Shkumbini del nga shtrati në Thanasaj, 30 shtëpi dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Lushnje

By: A R
11 January 2026 at 13:50

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në fshatin Thanasaj, duke shkaktuar përmbytje në rreth 30 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Banorët janë gjetur të papërgatitur për situatën, ndërsa uji ka shkaktuar dëme në bagëti, shpendë dhe prodhime bujqësore që ishin gati për treg.

Një prej banorëve tha se dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm.

Shkumbini më ka bërë dëm 2 hektarë e gjysmë lakra. Ka përfunduar çdo gjë. Nuk kemi çfarë të bëjmë, çfarë të shes në treg? Vlera e dëmit shkon te 15 milionë lekë, jam me minus tani, lekët që pata i investova të gjitha te toka. Situata është shumë keq”, tha ai.

Një tjetër banor tregoi se përmbytja i ka marrë shpendët:

Pulat na ikën, na i mori uji, lopa shpëtoi”, deklaroi banori.

Ndërsa një banore shprehu shqetësimin për rritjen e nivelit të ujit:

“Ku të shkojmë që të largohemi nga shtëpia? Jemi 3 veta, burri, djali dhe unë. Niveli i ujit po shtohet”, u shpreh ajo.

Autoritetet lokale janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e banorëve dhe pronës së tyre.

Me mijëra i bashkohen protestave, pas vrasjes së nënës së tre fëmijëve nga “policia private” e Trump

By: A R
11 January 2026 at 13:41

Mijëra njerëz iu bashkuan një tjetër nate protestash në Minneapolis të shtunën, pas vdekjes së një gruaje që u qëllua nga një agjent i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE) në qytet.

Më herët, zyrtarët e qytetit thanë se 30 persona ishin arrestuar gjatë protestave të fundjavës, dhe një oficer policie ishte lënduar pasi “një copë akulli iu hodh”.

Protesta kundër zbatimit të ligjit të emigracionit janë mbajtur në mbarë SHBA-në pas vrasjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good, e cila u qëllua në makinën e saj të mërkurën.

Administrata Trump tha se agjenti që hapi zjarr veproi në vetëmbrojtje. Zyrtarët lokalë kanë këmbëngulur se gruaja nuk përbënte asnjë rrezik. Njerëzit u mblodhën në Minneapolis të shtunën në mbrëmje pavarësisht motit shumë të ftohtë, ndërsa protesta kundër ICE u zhvilluan edhe në qytete të tjera të SHBA-ve, përfshirë Austin, Seattle, New York dhe Los Angeles.

Qyteti i Minneapolis tha të shtunën se “shumica dërrmuese e anëtarëve të komunitetit kanë protestuar paqësisht”.

Të premten në mbrëmje, Policia e Minneapolis shpalli tubimin të paligjshëm ndërsa protestuesit u mblodhën jashtë hotelit Canopy në qytet, ku besohej se po qëndronin disa agjentë të ICE.

Departamenti i policisë së Minneapolis tha në një deklaratë se “disa qindra njerëz” morën pjesë dhe “disa individë hynë me forcë në hotel përmes një hyrjeje nga pas”.

Videot e postuara online treguan protestues duke ndezur drita të forta në zonë, duke fishkëllyer dhe duke rënë në daulle.

Policia tha se disa hodhën akull, borë dhe gurë ndaj oficerëve, makinave të policisë dhe automjeteve të tjera, por nuk u raportuan lëndime serioze.

Një oficer i rendit pësoi lëndime të lehta, por nuk kishte nevojë për trajtim mjekësor, sipas partnerit amerikan të BBC, CBS News. Zyrtarët thanë se një hotel tjetër në qytet u godit gjithashtu dhe pësoi dëme në dritare.

Në një konferencë për shtyp të shtunën, Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, përshëndeti shumicën e protestuesve që sipas tij kanë qenë paqësorë, por theksoi se individët që shkaktojnë dëme në pronë ose rrezikojnë të tjerët do të arrestohen.

Të arrestuarit të premten në mbrëmje u liruan më vonë, tha Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara.

Shumë banorë të Minnesotës janë të frustruar nga prania e ICE në shtet dhe O’Hara tha se departamenti i tij po merrte dhjetëra telefonata çdo ditë për operacionet e agjencisë federale.

Të shtunën, tre kongresmene nga Minnesota gjithashtu tentuan të vizitonin një qendër të ICE në Minneapolis. Gratë thanë se fillimisht u lejuan të hynin, por më pas iu tha se duhej të largoheshin.

Kongresmenet demokrate Ilhan Omar, Kelly Morrison dhe Angie Craig thanë se ICE dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare po pengonin anëtarët e Kongresit të përmbushnin detyrën e tyre për të mbikëqyrur operacionet atje.

“Ata nuk kujdesen që po shkelin ligjin federal”, tha Craig.

Publiku meriton të dijë çfarë po ndodh në qendrat e ICE”, shkroi Omar në X.

Good u qëllua dhe u vra në makinën e saj të mërkurën.

Pamjet e incidentit tregojnë agjentë të ICE duke iu afruar një makine që ndodhej në mes të rrugës dhe duke i thënë gruas pas timonit të dilte nga SUV-i. Një prej agjentëve tërheq dorezën e derës së shoferit.

Ndërsa automjeti përpiqet të largohet, një nga agjentët përpara makinës drejton armën drejt shoferes dhe dëgjohen disa të shtëna.

Më pas makina vazhdon të largohet nga oficeri dhe përplaset në anë të rrugës.

Oficeri që qëlloi mbi Good është Jonathan Ross, një agjent veteran i ICE, i cili më parë ishte lënduar gjatë detyrës kur u godit nga një makinë.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka deklaruar se agjenti i ICE e qëlloi Good disa herë sepse ajo po përpiqej ta shtypte me makinë.

Por kryetari demokrat i Minneapolis, Frey, e quajti atë version të ngjarjes një narrativë të rreme, duke thënë se për të ishte e qartë që ajo po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes, jo të sulmonte një agjent.

FBI po heton incidentin.

Të premten, zyrtarët e Minnesotës thanë se do të hapnin një hetim për të shtënat pasi deklaruan se ishin përjashtuar nga hetimi federal.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Byroja e Minnesotës për Kapjen e Krimeve tha se FBI fillimisht kishte premtuar një hetim të përbashkët, por më pas ndryshoi kurs. Nënpresidentja e SHBA tha se hetimi ishte një çështje federale.

Vijon të jetë e bllokuar rruga e Qafës së Çajupit, prurje të larta inertesh në Gjirokastër

By: A R
11 January 2026 at 13:33

Rruga e Qafës së Çajupit në Gjirokastër vijon të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Bëhet me dije se prurja e inerteve mbetet e lartë, duke e bërë të vështirë pastrimin e këtij aksi, për ta bërë atë të kalueshëm nga automjetet.

Kontraktorët janë në terren dhe po punojnë, por nuk dihet se kur do të kthehet qarkullimi normal në këtë aks.

Qarku i Gjirokastrës u përball problematika të shumta si pasojë e motit të keq me reshje intensive shiu që përfshinë vendin për disa ditë me radhë. Në disa bashki të qarkut vijojnë problematikat me rrëshqitje dherash, ku për pasojë janë bllokuar rrugët e disa fshatrave, ndërsa po ashtu janë evakuuar edhe disa banorë, banesat e të cilëve rrezikoheshin. Strukturat vendore dhe kontraktorët janë në terren për menaxhimin e situatës.

Tomini: 238 mijë qytetarë të vaksinuar kundër virozave, rritje me 10% krahasuar me vitin e kaluar

By: A R
11 January 2026 at 13:25

Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, ka theksuar rëndësinë e vaksinimit si masa kryesore për mbrojtjen nga simptomat e rënda të virozave gripale gjatë sezonit të dimrit.

Gjatë një inspektimi në Qendrën Shëndetësore Nr.2, Tomini u shpreh se vaksinimi po ofrohet jo vetëm në qendrat shëndetësore, por edhe në banesë për ata qytetarë që nuk kanë mundësi të paraqiten në strukturat shëndetësore.

Sipas saj, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026 janë vaksinuar 238,886 persona, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Ky tregues, tha Tomini, reflekton angazhimin e vazhdueshëm për rritjen e mbulimit vaksinor dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e shëndetit gjatë sezonit të virozave.

“Stina e virozave përballohet me vaksinim në qendra shëndetësore ose direkt në banesë për ata që nuk kanë mundësi të paraqiten në strukturë shëndetësore,” theksoi Zv. Ministrja.

Pas përmbytjeve në Fier, nis verifikimi i dëmeve ndërsa rreziku nga Semani mbetet i lartë

By: A R
11 January 2026 at 13:17

Procesi i verifikimit të dëmeve në banesat e përmbytura ne fshatin Ferras , ka nisur që prej ditës së djeshme dhe do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijim. Grupet e punës në terren po evidentojnë dëmet e shkaktuara nga uji në banesa, orendi dhe infrastrukturë, në një proces që sipas autoriteteve vendore është kompleks dhe kërkon kohë.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i Bashkisë Fier, Nusret Avdullai, theksoi se verifikimi i dëmeve nuk është një proces i lehtë dhe kërkon bashkëpunim të ngushtë me banorët e prekur nga përmbytjet. Ai apeloi për ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, sidomos gjatë njoftimeve paraprake për rrezikun dhe marrjen e masave mbrojtëse.

Sipas Avdullait, thirrjet për evakuim nuk bëhen rastësisht, por bazohen në vlerësime dhe rreziqe reale. Ai u bëri thirrje banorëve që t’u përgjigjen këtyre njoftimeve në kohë, për të shmangur situata të rrezikshme për jetën dhe pronën, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, problematike mbetet situata në lumin Seman, ku niveli i ujit vijon të jetë i lartë. Në zonë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ka inspektuar nga afër gjendjen dhe u ka garantuar banorëve mbështetje të menjëhershme. Ministri ka premtuar sigurimin e bazës ushqimore për familjet e prekura, si dhe transferimin e bagëtive në ambiente më të sigurta, konkretisht në tregun e gjësë së gjallë në Fier.

Nënkryetari i Bashkisë Fier bëri të ditur gjithashtu se prurjet e lumit Seman pritet të kenë tendencë rritjeje pas mesditës, çka e bën situatën edhe më delikate. Për këtë arsye, strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile po mbajnë në monitorim të plotë situatën, ndërsa janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, nëse do të jetë e nevojshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të informuar, të respektojnë udhëzimet zyrtare dhe të shmangin zonat e rrezikuara, deri në përmirësimin e situatës.

Paralajmërimi i fortë i Iranit: Nëse sulmohemi, do godasim bazat amerikane dhe izraelite

By: A R
11 January 2026 at 13:05

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria amerikane dhe Izraeli do të jenë “objekte legjitime sulmi”, në rast se Amerika sulmon Republikën Islamike, siç ka kërcënuar presidenti Donald Trump. Deklaratat e Mohammad Bagher Qalibaf janë të parat, që përfshijnë Izraelin në listën e mundshme të objektivave të një sulmi iranian. Qalibaf, mbështetës i linjës së ashpër, bëri kërcënimin ndërsa deputetët brohorisnin në parlament duke thënë «Vdekje Amerikës!».

Izraeli është në gjendje maksimale gatishmërie për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në Iran, sipas Times of Israel dhe Reuters. Për një operacion të tillë të mundshëm amerikan është diskutuar dje në një telefonatë midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Irani i ka fajësuar SHBA-të për protestat që shpërthyen para dy javësh në kryeqytet për shkak të vështirësive ekonomike, të cilat më pas u përhapën në gjithë vendin, me kërkesa për largimin nga pushteti të autoriteteve fetare.

Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është «gati të ndihmojë» lëvizjen e protestuesve, duke paralajmëruar se Irani është në «probleme të mëdha» për përpjekjet për të shtypur protestat. New York Times raporton se SHBA-të tashmë kanë një plan për Teheranin, të paraqitur nga Pentagoni tek Trump, me një listë të objektivave të mundshme, përfshirë edhe ato jo ushtarake në kryeqytet.

Dilema nuk është më nëse, por se si dhe kur të sulmohet. Në natën e së shtunës, thirrjet antiqeveritare mbushën rrugët e Teheranit, me protestuesit që nxitnin lëvizjen më të madhe kundër republikës islame në tre vitet e fundit, pavarësisht shtypjes së fortë dhe bllokimit të internetit.

Grupet për të drejtat e njeriut raportuan dhjetëra viktima dhe shprehën shqetësim për intensifikimin e shtypjes nga autoritetet. Pamje tregojnë grumbuj trupash në spitale dhe morgje të mbingarkuara, ndërsa prokurori i përgjithshëm shpalli dënime me vdekje për protestuesit. Pak informacion ka dalë pas bllokimit të internetit, me monitoruesit e NetBlocks që tregojnë se, për shkak të mungesës së internetit, ka boshllëk informacioni, në lidhje me atë që ndodh në Iran.

Nuk heq dorë nga grabitjet 38-vjeçari nga Korça, arrestohet sërish për vjedhjen e 5 banesave

By: A R
11 January 2026 at 12:44

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së banesave në qytet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. B., 38 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M. (rezident në Greqi), ngjarje e ndodhur më datë 10.01.2026, në lagjen nr. 3, Korçë, ku janë vjedhur sende të ndryshme.

Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme rezulton se ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera në qytetin e Korçës, të ndodhura në datat 28.09.2024; 20.03.2025; 06.01.2026 dhe 01.01.2026, ku ka marrë bizhuteri, lekë, orendi e sende të tjera me vlerë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të lartpërmendura, ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jetë implikuar dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 12 Janar 2026

By: A R
11 January 2026 at 12:27

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni here pas here me personin qe keni ne krah dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Demi

Partneri do ju përkëdhele dhe do ju dashuroje si kurrë me pare gjate kësaj dite. Gjithçka qe keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqaret vetëm duhet te shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.

Binjaket

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë personit qe dashuroni dhe do debatoni ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjate. Gjithçka ka për te ndryshuar sot për ta. Ne plani financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur situata te jete e stabilizuar.

Gaforrja

Nëse doni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbute do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencoje negativisht tej jeta sentimentale e beqareve dhe ata do mbeten serish vetëm. Financat do jene me te mira kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Luani

Dëgjojeni zemrën tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni shume mire. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sot sesa te fillojnë një lidhje e cila mund t’i beje te vuajnë se tepërmi. Financat do jene mjaft delikate kështu qe duhet te tregoheni shume te kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite shume normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Nëse jeni beqaret mos u ndalni, por njihuni me sa me shume persona qe te mundeni. Ne këtë mënyrë do keni mundësi te bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jene te shkëlqyera, megjithatë aq para sa te kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.

Peshorja

Gjate kësaj dite do ndiheni si ne ëndërr ne krahët e partnerit tuaj. Ai do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje ta dashuroni me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot, por duhet te marrin vendime nëse ju pëlqen shume dikush. Ne planin financiar do i gjykoni gjerat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Akrepi

Jeta sentimentale e te dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mire ne krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni qe te mbizotërojë ne çdo moment harmonia. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shume te organizuar sot ne planin financiar dhe gjerat do ecin sipas planeve qe keni bere.

Shigjetari

Do e luftoni me sa te keni mundësi sot rutinën e jetës suaj ne çift dhe do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu qe do e keni pak te vështirë te bëni zgjedhje. Financat do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.

Bricjapi

Mos ëndërroni shume sot ne jetën tuaj ne çift sepse ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha dhe do vuani tej mase. Ata qe janë ende vetëm, nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë te ankoheni.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e personit qe aq shume dashuroni. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim ne mënyrë qe te gjejnë personin i cili do ju përputhet ne çdo pike. Ne planin financiar do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime te domosdoshme ne mënyrë qe te mos mbeteni pa para.

Peshqit

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund te keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqare te dëshpëruar ne kërkim te shpirtit binjak, nuk duhet te nxitoheni dhe te hidheni ne krahët e te parit qe do iu propozoje. Financat do jene katastrofike, kështu qe mos bëni gjera te nxituara për te cilat te pendoheni.

Përmbytjet, Vengu në Thanasaj të Lushnjës: Shqetësim, tokat bujqësore. Kemi evakuuar disa stane

By: A R
11 January 2026 at 11:55

I pranishëm në fshatin Thanasaj të Lushnjës, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e prurjeve të lumenjve mbetet nën kontroll, me argjinaturat të qëndrueshme dhe hidrovorët në kapacitet të plotë. Ai theksoi se nuk ka urdhra evakuimi për momentin, ndërsa shqetësim kryesor mbeten tokat bujqësore dhe stane të blegtorëve.

Ujërat janë ende brenda argjinaturave, argjinaturat janë të qëndrueshme dhe edhe hidrovorët janë në kapacitet të plotë. Nuk kemi urdhra evakuimi për momentin. Situata është dinamike, ka një stabilitet të niveleve dhe kuotave. Shqetësim përbën tokat bujqësore. Disa stane na është dashur që të evakuohen dhe na duhet që të gjendemi pranë blegtorëve për të gjitha nevojat që kanë,” u shpreh Vengu.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, raportoi në fshatin Thanasaj janë rreth 30 banesa janë të rrezikuara nga prezenca e ujit.

Në Thanasaj kemi pasur prurje të lumit Shkumbin në orët e para të mëngjesit, kemi rreth 30 banesa që kanë ujë jashtë, por fatmirësisht nuk kemi ujë brenda banesave. Pas përfundimit të kësaj emergjence, do të bëjmë edhe një vlerësim ku është e nevojshme të bëjmë ndërhyrjet e duhur për të shmangur këto situata në vijim,” tha Sefa.

“Ndodhi pak para se të futej në BBV”, Ina i tregon Mirit raportin me Keijsin: Ne s’kemi qenë të lidhur, u puthëm kur…

By: A R
11 January 2026 at 11:47

Ina i ka treguar Mirit më shumë për marrëdhënien e saj me Keijsin.

Ai i tha se ata janë puthur në një lokal pak para se të futej në shtëpinë e Big Brother Keijsi, por i tha se kjo nuk i bën ata që të jenë çift.
Ajo tha se nuk kanë qenë asnjëherë të lidhur dhe se ajo puthje ka ndodhur thjeshtë në një moment.

Moti i keq, Korça përfshihet nga reshjet e dëborë, ndërprerje energjie në disa fshatra

By: A R
11 January 2026 at 11:38

Prefektura e Qarkut Korçë ka bërë të ditur se sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme, ndërsa monitorimi në terren është i pandërprerë.

Gjendja e akseve rrugore

Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.

Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore, ndërsa problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.

Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë kanë pasur reshje bore; po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.

Në aksin Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.

Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas vijojnë me reshje bore; po kryhet pastrim dhe kriposje.

Situata energjetike

Aktualisht janë të stakuar 6 fidera, duke lënë pa energji elektrike rreth 600 abonentë ruralë. Në zonat urbane nuk ka mungesë energjie.

Korçë: 1 fider

Maliq: 2 fidera

Pogradec: 2 fidera

Ersekë: 1 fider

Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë janë në gjendje pune. Hidrovori i Pogradecit dhe nënstacioni i përpunimit të drurit po funksionojnë normalisht.

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

By: A R
11 January 2026 at 11:30

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot në 11 janar se do të marrë dëshminë e Emiljano Shullazit në lidhje me atentatin që ndodhi në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shullazi pritet të pyetet për çdo dyshim në lidhje me persona të caktuar që mund të kenë organizuar ngjarjen.

Gilmando Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi dhe kishte pasur probleme me ligjin për gjobëvënie, duke u liruar nga burgu në tetor të vitit 2024. Aktualisht mbetet e paqartë nëse Shullazi do të japë detaje të drejtpërdrejta mbi ngjarjen, por dëshmia e tij do të merret në ambientet e paraburgimit 313.

Dani udhëtonte në një automjet së bashku me Muçi Shaljanin, kur u qëllua për vdekje. Të dy sapo kishin mbërritur nga Spanja, kur ndodhi atentati, raporton gazetarja Glidona Daci për Klan News.

Ditët e fundit, Prokuroria ka marrë dëshmitë e disa personave që kanë qenë në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal mund të ketë pasur informatorë në aeroport, të cilët kanë njoftuar për lëvizjet e viktimave para ngjarjes. Hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht dhe autoritetet po përpiqen të dokumentojnë të gjithë zinxhirin e ngjarjes për të zbuluar përgjegjësit.

Prokuroria thekson se mbetet në gatishmëri dhe se çdo informacion i ri do të përdoret për avancimin e hetimeve, duke u fokusuar në identifikimin e personave që organizuan atentatin dhe në mënyrën se si u krye ngjarja në Rinas.

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

By: A R
11 January 2026 at 11:23

Një tension i madh politik dhe ekonomik po zhvillohet në Venezuelë, ku kompanitë Eni dhe Repsol, së bashku me amerikanët e Chevron, sigurojnë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të vendit dhe menaxhojnë fusha të mëdha të gazit natyror, përfshirë gjigantin Perla, 50 kilometra larg bregut.

Megjithatë, një valë e re sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara, e shpallur nga Donald Trump në mars të vitit të kaluar, ka vënë kompanitë europiane në vështirësi të mëdha financiare, duke i detyruar ato të punojnë pa përfitime të drejtpërdrejta, ndërsa Chevron, si kompani amerikane, vazhdon të marrë pagesat normale. Sipas raportimeve, sistemi i pagesave në dollarë dhe përdorimi i bankave ndërkombëtare u bllokua për Eni dhe Repsol, duke krijuar kredi të pashlyera për Eni-n prej rreth tre miliardë dollarësh dhe për Repsol rreth gjashtë miliardë dollarë.

Në takimin e zhvilluar në East Room të Shtëpisë së Bardhë me përfaqësues të kompanive të mëdha të naftës, Trump u shpreh qartë se vetëm Shtetet e Bashkuara do të vendosin se cilat kompani do të operojnë në Venezuelë dhe se negociatat duhet të bëhen drejtpërdrejt me administratën amerikane, jo me autoritetet venezueliane. Ai theksoi se çdo humbje e mëparshme është përgjegjësi e kompanive dhe paralajmëroi për përfitime të mëdha të mundshme në të ardhmen, duke i dhënë një mesazh të fortë veçanërisht ConocoPhillips, e cila ka kredi prej 12 miliardë dollarësh ndaj Karakasit.

Atmosfera në sallë ishte e tensionuar, me drejtuesit e kompanive të mëdha, si Mark Nelson i Chevron dhe Darren Woods i ExxonMobil, që shprehën respekt dhe kujdes të madh për të mos irrituar presidentin amerikan.

Përveç dimensionit ekonomik, situata ka edhe një dimension politik. Vizitat e dy grave venezuelane në Shtetet e Bashkuara, Maria Corina Machado, liderja e opozitës që pretendonte fitore në zgjedhjet e fundit, dhe Delcy Rodríguez, udhëheqësja aktuale e Venezuelës që Trump e konsideron “aleate”, tregojnë ndryshimet e mëdha në marrëdhëniet diplomatike dhe ndikimin amerikan në vend. Ndërkohë, Eni dhe Repsol përballen me sfida të mëdha operative dhe financiare, duke u detyruar të gjejnë mënyra alternative për të menaxhuar kreditë dhe pagesat, ndërsa presioni politik dhe sanksionet amerikane ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon sektori energjetik i Venezuelës.

Në thelb, situata e Venezuelës për kompanitë europiane të energjisë është një lojë e vështirë diplomatike dhe ekonomike, ku çdo vendim i Shtëpisë së Bardhë mund të ketë pasoja të menjëhershme mbi aktivitetin, fitimet dhe marrëdhëniet me autoritetet lokale. Ky skenar tregon se ndërveprimi mes politikës amerikane dhe sektorit energjetik në Amerikën Latine është një sfidë komplekse, ku politika, sanksionet dhe biznesi ndërthuren në mënyrë të pandashme.

Në këtë kontekst, Eni dhe Repsol mbeten ndër pak kompanitë perëndimore që operojnë në Venezuelë, duke ofruar energji jetike për vendin, por duke u përballur me një mjedis të pasigurt ligjor dhe ekonomik, ku çdo hap i gabuar mund të ketë pasoja të mëdha financiare dhe politike. Situata ilustron qartë sesi politika ndërkombëtare dhe sanksionet e SHBA-ve mund të ndikojnë direkt në sektorët strategjikë të energjisë dhe të vendosin kufizime serioze për kompanitë private, edhe kur bëhet fjalë për kompani me eksperiencë dhe reputacion global. /Corriere Della Sera/

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


By: A R
11 January 2026 at 11:12

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka njoftuar përmes një postimi se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke mundësuar qarkullimin normal të automjeteve.
Megjithatë, Ristani u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të ngricave në rrugë.
Postimi i plotë:

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Për çdo situatë emergjente, ju lutemi kontaktoni numrin 112.

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

By: A R
11 January 2026 at 10:57

Pas disa javësh hetime intensive me metoda proaktive, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Transit”, i cili u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, hetimet treguan se në dy apartamente në qytetin e Elbasanit ushtrohej prostitucion nga shtetase të huaja, të cilat kontaktonin klientët përmes faqeve online.

Gjatë veprimeve të ndërmarra nga autoritetet, u arrestuan në flagrancë tre shtetase kolumbiane: D. P., 20 vjeçe, D. M., 18 vjeçe, dhe J. D., 34 vjeçe, të cilat policia identifikoi si kryesuese të veprës penale “Prostitucioni”. Në njoftimin zyrtar thuhet gjithashtu se pronarja e apartamentit, M. J., 34 vjeçe, do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Policia thekson se ky aktivitet i paligjshëm u dokumentua përmes metodave speciale dhe bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë.

Në kuadër të operacionit, u sekuestruan shuma parash në valutë të ndryshme, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, dokumente identifikimi dhe celularë, si prova materiale për procedimin e mëtejshëm. Siç theksohet në njoftimin e DVP Elbasan, nga hetimet intensive rezultoi se shtetaset e arrestuara kontaktonin klientët përmes internetit, duke e bërë aktivitetin të strukturuar dhe të organizuar. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë vazhdon.

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

By: A R
11 January 2026 at 10:50

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës, që pritet të arrijë deri në 8.5 apo 9 metra në orët në vijim.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese.

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

By: A R
11 January 2026 at 10:43

Jens-Frederik Nielsen, 34 vjeç, ish-kampion i badmintonit i Groenlandës, ka marrë drejtimin e qeverisë së ishullit në mars 2025, pas fitores së Partisë Demokratike me 30% të votave. I lindur në Nuuk më 1991, nga një nënë groenlandeze dhe një baba danez, Nielsen ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të bullizmit, por ka shfaqur talentin e tij sportiv duke fituar 19 kampionate kombëtare në badminton dhe medaljen e artë në Lojërat e Ishujve në 2023.

Pas përfundimit të studimeve në shkenca sociale dhe një periudhe si agjent imobiliar, ai hyri në politikë dhe u bë ministër i Industrisë dhe Burimeve Minerale në 2020, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe strategjike.

Në politikë, Nielsen ka ndjekur një qasje pragmatike dhe gradualisht pro-pavarësisë, duke formuar një qeveri të madhe koalicioni me dy parti të majta dhe një të djathtë, ndërsa ka lënë jashtë radikalët e Naleraq, të cilët mbështeteshin nga disa elementë pro-Trump. Lideri i ri është përballur menjëherë me sfida ndërkombëtare. Vizita e zv/presidentit amerikan JD Vance në Nuuk, e cila u konsiderua nga Nielsen si “mungesë respekti”, dhe interesat e Donald Trump mbi ishullin, e kanë detyruar të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri, duke treguar aftësi të ngjashme me ato të sportit të tij të dikurshëm.  Ai ka theksuar qartë se Groenlanda nuk është në shitje dhe se SHBA-të nuk do të kenë kontroll mbi ishullin me 57 mijë banorë, i pasur me minerale dhe tokë të rrallë, ndërkohë që ruan marrëdhënie ekonomike dhe diplomatike me Danimarkën.

Nielsen po përpiqet të balancojë mes diplomacisë dhe mbrojtjes së interesit kombëtar: synimi i tij është të reduktojë varësinë ekonomike nga Danimarka dhe të negociojë drejtpërdrejt me SHBA-të, duke përdorur eksperiencën e tij në sektorin minerar për të arritur pavarësi ekonomike dhe, më pas, politike. Ai njihet si një lider karizmatik, i zgjuar dhe me aftësi të ndryshme, duke përfshirë gjuetinë dhe muzikën tradicionale, dhe ka fituar respekt edhe në Europë, duke folur në Parlamentin Europian dhe duke mbajtur marrëdhënie të mira me kryeministren daneze Mette Frederiksen. Sfidat e tij të ardhshme janë të mëdha: të mos lejojë që Groenlanda të dominohet nga fuqia amerikane, në një lojë gjeopolitike që ngjan më shumë me një duel Davidi-Goliath sesa me një finale badminton-i, ku secila lëvizje kërkon vëmendje dhe shkathtësi maksimale.

Në këtë mënyrë, Nielsen po konfirmohet si një figurë e re ndërkombëtare, që kombinon karizëm, pragmatizëm dhe një vizion të qartë për të ardhmen e Groenlandës, duke shfrytëzuar aftësitë e tij sportive dhe politike për t’u bërë një lider tërheqës dhe vendimtar në skenën globale.

Nga Daniele Castellani Perelli, la Repubblica

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

By: A R
11 January 2026 at 10:35

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, theksoi nevojën për një reflektim të thellë dhe të përgjegjshëm mbi politikën penale në vend. Ai nënvizoi rëndësinë e adresimit të problematikave të mprehta, ndërkohë që theksoi mbrojtjen e pavarësisë së sistemit drejtësor, promovimin e paanësisë dhe përmirësimin e cilësisë së drejtësisë.

Rama shtoi se, megjithëse Shqipëria ka arritur të krijojë një drejtësi të pavarur falë lidershipit të Partisë Socialiste dhe mbështetjes bipartizane të qytetarëve, ende nuk ekziston një drejtësi plotësisht e paanshme dhe cilësore. Ai theksoi se përkushtimi i tij ndaj politikës nuk ka të bëjë me lehtësinë, por me sfidat dhe përgjegjësitë e saj.

“Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, tha Rama.

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

By: A R
11 January 2026 at 09:55

Ish badogardi i Fatos Nanos ka shperthyer ndaj Ahmetaj duke e akuzuar ate si nje hajdut dhe nje burracak te ardhur nga PD, ku i mori te gjitha PS, nje njeri me te gjitha veset qe sot ben te ndershmin.

Agolli flet per raste kur me Ahmetajn ka qene prezent ku ai ka humbur ne kazion dhe i kerkon qe t’i lere intervistat dhe te vije te flase ne SPAK.

Statusi i Viktor Agollit

Arben Ahmetaj: dy fjalë kam për ty, të njoha në vitet e shkuara, kur miku jonë i përbashkët që nuk jeton më tropojani i mirë dhe patriot Sami Dega me prezantoj me ty..

Ishin vitet 1992 plot nnfgjarje dhe protesta..ti burrac ishe “aktiv” me PD.. por ajo parti nuhati lëvizjet e tua prej mashtrusi dhe të flaku, ti duke qenë pelivan cirku gjete parti te re PS..Aty arrite kulmin pa meritë, këtu faji i PS, u bëre fillimisht zv.minister financash, ja fute Ben Malajt me intriga u bërë Ministër Financash të gjitha këto ofiqe në kohen e qeverisë Nano..2005. Iku qeveria Nano..ti si pelivan miku i ngushtë i Ramës..çfarë su bëre ministër, zv kryeminister, ministër i tërmetit dhe në fund..të gjithë ishin hajdut ti me duar të pastra ike ja mbathe, pse sepse ti Ben Ahmetaj me origjinë Permeti dhe lindur në Gjirokastër..i ke pasur të gjitha veset: manjak pervers, bixhoçi..une zori jam dikushi..a mundet të më thuash sa euro le në Bukuresht në Tetor 2003..po në gjithë kazinotë ku une kam qenë present sa euro le kaq për sot.

Tani thirrja ime si qytetar është lëri intervistat ku do që ti i jep, aq me pak ke komunisti Peka, drejtësia të pret, hajde dëshmo për hajdutet e “qeverisë” por mos harro je bashkëhajdut ose me keq, ashtu si të titullova me sipër mashtrus, manjak dhe pervers..

Tor Agolli 10.01.2026.

Ha se desh harrova ngelesh hajduti me i madh mbas Ahmet Zogut per vjedhet dhe mbadhjen jashte vendit..

❌
❌