Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Top 10 ligat e futbollit në botë, rritje për Major League Soccer

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:38

Major League Soccer po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë.

Prania e Lionel Messi dhe disa yjeve të tjerë të futbollit ka sjellë një rritje të shpejtë të interesit, duke e vendosur menjëherë pas ligave kryesore Europiane.

Kampionati amerikan është i gjashti në këtë renditje duke u ndjekur në më shumë se 180 vende të botës, ndërsa gjatë 2025-ës në stadiume është ndjekur nga miliona spektatorë.

Një rritje e vëmendjes në prag të finaleve të Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Major League Soccer lë pas kampionate më të konsoliduar si ai brazilian, meksikan, portugez e holandez.

Top 10 ligat e futbollit në botë:

VIDEO/ “Airbus A319 VIP”, ja dhurata e Erdogan për qeverinë shqiptare

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:30

Shqipëria do të ketë avionin e vet shtetëror.

Turqia i ka dhuruar vendit tonë një avion qeveritar Airbus A319 VIP, me vlerë rreth 11.9 milionë dollarë, raportojnë mediat turke.

Avioni, i konfiguruar për përdorim qeveritar dhe i operuar më herët nga Turkish Airlines, do t’i kalojë shtetit shqiptar pa asnjë kosto financiare ndërsa shpenzimet e tranferimit të pronësisë do të mbulohen nga pala turke.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, që parashikon se dhurimi ka për qëllim të përforcojë “marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë” mes Turqisë dhe Shqipërisë, të vendosura fillimisht me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 1992, ndërsa të dyja palët shprehin dëshirën për t’i forcuar më tej këto lidhje përmes bashkëpunimit teknik dhe atij në fushën e mbrojtjes.

Abuzimi me programin mësimor në SHBA/ Flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:21

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i “New York Times” , i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite.

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tye, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

Futbollisti 15 vjeçar ndërron jetë pas një arresti kardiak

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:09

Një adoleshent 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi pësoi një goditje në zemër ndërsa po luante futboll me disa shokë të mërkurën e 24 dhjetorit në mbrëmje në Pordenone të Italisë.

Ngjarja ndodhi në një fushë periferike ku ai ishte duke luajtur me miqtë e tij dhe, sipas mediave, pas një përplasje të rastësishme me një lojtar tjetër, djali është goditur nga një arrest kardiak i menjëhershëm, raportojnë mediat lokale.

Shokët lajmëruan emergjencën dhe ekipet mjekësore kanë arritur shpejt në vendngjarje.

Ai është intubuar dhe i është bërë rianimimi në vend që më pas të dërgohej me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli të Pordenones, ku ka ndërruar jetë pak më vonë.

Adoleshenti, me origjinë të huaj, ishte i regjistruar prej disa vitesh në skuadrën e të rinjve të klubit ASD Torre dhe luante me ekipin Under-16.

Të lidhur me “ISIS”/ Turqia arreston 115 persona, planifikonin sulme për Vit të Ri

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:52

Prokurorët turq kanë njoftuar se 115 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist “ISIS” janë arrestuar në një operacion të gjerë, duke parandaluar sulme të mundshme në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton BBC.

Arrestimet janë realizuar pas bastisjeve të zhvilluara në 124 adresa në Stamboll, ku u gjetën armë, municione dhe dokumente që tregojnë lidhjet e dyshuara me ISIS-in.

Sipas autoriteteve, sulmet, që ishin planifikuar të ndodhnin këtë javë, kishin si objektiv kryesor grupet jomuslimane.

Anëtarët e ISIS-it po planifikonin sulme në disa qytete të Turqisë për të shkaktuar panik dhe kaos gjatë periudhës festive.

Bastisjet kanë ndodhur vetëm disa ditë pas një operacioni të ngjashëm në kufirin Afganistan-Pakistan, ku një shtetas turk, që dyshohet se ka pasur një rol të rëndësishëm në ISIS, u arrestua.

Ky operacion i sigurisë është një vazhdim i përpjekjeve të Turqisë për të luftuar kërcënimet terroriste, sidomos duke marrë parasysh pozitat e forta të ISIS-it në Siri, përballë kufirit turk.

Autoritetet turke kanë njoftuar se ende po kërkohen 22 të dyshuar të tjerë, ndërsa shteti është në gatishmëri të lartë për të parandaluar çdo akt të mundshëm terrorist.

“Diaspora 2025″/ Studimi i INSTAT: Gjysma e Shqipërisë jashtë vendit, presion ekonomisë

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:45

Shqipëria po përballet me një nga sfidat më të forta demografike dhe ekonomike.

Sipas “Diaspora e Shqipërisë 2025“, publikuar nga INSTAT, rreth 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose 49% e shtetasve shqiptarë. Ajo që shqetëson më shumë është fakti se 77% e tyre janë në moshë pune, duke krijuar mungesë serioze të fuqisë punëtore në vend.

Destinacionet kryesore të emigrimit mbeten Italia dhe Greqia, të ndjekura nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.

Emigrimi ndodh kryesisht për arsye ekonomike, ku 70% largohen në kërkim të punës, ndërsa pjesa tjetër për arsye familjare apo studimi.

“Sot pothuajse e gjithë mosha e punës është jashtë vendit. Kjo e bën ekonominë të brishtë, sepse mungon kapitali njerëzor që prodhon zhvillim.”

Nga emigrimi vijnë edhe përfitime financiare.

Emigrantët fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë se sa përpara largimit dhe rreth gjysma e tyre dërgojnë remitanca në Shqipëri. Por edhe pse remitancat kanë ardhur në rritje, ato përdoren kryesisht për konsum dhe shpenzime bazë.

“Ekonomia është bërë e varur nga remitancat. Pa politika që orientojnë diasporën drejt investimeve, sidomos në prodhim dhe bujqësi, nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm.”

Ekspertët paralajmërojnë se emigrimi është edhe çështje sociale, ndërsa gjeneratat e reja dhe krizat ndërkombëtare mund të sjellin ulje të dërgesave, duke rritur pasigurinë ekonomike.

FOTO/ Ylli i Milanit “gol” jashtë fushe! Por në SHBA të gjithë janë kundër

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:37

Kristian Pulisiç është kthyer përsëri këto ditë në qendër të vëmendjes, por jo për paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme ka filluar të qarkullojë lajmi se sulmuesi i Milanit dhe përfaqësueses së SHBA, ka nisur një histori me aktoren e njohur amerikane Sydney Sweeney. Kjo e fundit që kur deklaroi se nuk ishte më në një lidhje, bëri të ditur se e kishin mbytur mesazhet nga futbollistët në Europë, të gatshëm të organizonin darka me të e fluturime çarter vetëm për ta takuar.

Duket se ai i cili me në fund ka siguruar një takim është Pulisiç, por lajmi në fjalë nuk ka entuziazmuar shumë publikun në SHBA.

Aktorja ka përfunduar në qendër të polemikave këtë vit për disa reklama me sfond racist, ndërsa përflitej se aktualisht kishte nisur një lidhje me një biznesmen të njohur amerikan. Paralelisht, edhe Pulisiç mendohej se ishte në një lidhje me golfisten Alexa Melton.

Për tifozët amerikanë, një lidhje e tij me Sydney Sweeney, do të ishte një shpërqendrim i madh në momentin më të gabuar, pasi pritet që ai të jetë i fokusuar vetëm te pjesëmarrja në Kupën e Botës me SHBA në muajt në vijim, raportojnë mediat.

Ndaj lajmi po bën bujë praktikisht për të gjitha arsyet e gabuara.

ANALIZA e “New York Times”: Pse Moskës i intereson të refuzojë “Planin e Paqes”

By: Fax Web
25 December 2025 at 16:08

Urime të shumta, por pa dhurata për Ukrainën, ku bombat ruse mbi civilët nuk u ndalën as natën e Krishtlindjes.

Çfarë synimesh (dramatike) rezervon Vladimir Putini për vitin 2026 mund të kuptohet edhe nga fjalët e zëdhënësit të tij, Dmitri Peskov.
Presidenti i ka dërguar një telegram urimi Trumpit“, deklaroi sot Peskov për gazetarët, duke sqaruar gjithashtu se për momentin nuk ka asnjë shenjë përmirësimi në horizont për luftën në Ukrainë, pas bisedimeve të javës së kaluar në Miami të të dërguarit rus Dmitriev me Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner.

 

“Po analizojmë atë që Dmitriev i ka përcjellë Putinit, po e shqyrtojmë këtë material dhe më pas, në varësi të vendimeve që do të marrë kreu i shtetit, do të vazhdojmë komunikimin tonë me amerikanët”.

Moska po fiton kohë dhe përgënjeshtron zërat e Bloomberg, sipas të cilëve Kremlini ka kërkuar ndryshime në planin e Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Është lajm i rremë”, mohoi në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Megjithatë, edhe “New York Times” vlerëson se Rusia po përgatitet ta refuzojë planin e ri të paqes të SHBA-së dhe Ukrainës, edhe në versionin e ri të shpallur në prag të Krishtlindjes nga Zelensky, me hapjen e re të presidentit ukrainas.

Ai thotë se është i gatshëm të tërheqë ushtrinë nga pjesa e Donbasit që ende kontrollon, por vetëm nëse edhe Rusia bën të njëjtën gjë, duke liruar një pjesë territori ekuivalente për krijimin e një “zone të demilitarizuar”.

Një kusht që Moska mund të mos e pranojë, pasi prej kohësh kërkon dorëzimin e plotë të Donbasit dhe ka përjashtuar gjithmonë çdo tërheqje, qoftë edhe të pjesshme, nga territoret që pushton pas invazionit.

Zelensky e ka paraqitur propozimin e ri si një kompromis të arsyeshëm krahasuar me planin e nëntorit, tepër të anuar në favor të rusëve, që parashikonte në thelb dorëzimin e Ukrainës. Versioni i rishikuar përfshin garancitë e sigurisë që kërkon Kievi për të parandaluar agresione të ardhshme ruse, si edhe planet për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Por është pak e mundshme, shpjegon “New York Times”, që Kremlini ta pranojë, i inkurajuar nga përparimet e Moskës në fushëbetejë (sot ka pretenduar pushtimin e një lokaliteti tjetër në Donetsk, Sviato-Pokrovskoe) dhe i penguar nga vështirësia për t’ia shitur planin e ri publikut rus si një fitore.

Pse Moska mund të lejojë veten ta refuzojë planin?

Pavarësisht se invazioni ka një kosto shumë të lartë për rusët, si ekonomike ashtu edhe njerëzore, Kremlini duket se ende beson se mund të fitojë më shumë duke luftuar.

Ekonomia ruse ndodhet në pikën e saj më të dobët që nga viti 2022, me norma interesi në nivele rekord dhe ritme rritjeje që po zbresin drejt recesionit.

Megjithatë, pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, sipas analistëve vendi është ende larg një krize ekonomike të tillë që do ta detyronte Kremlinin të ndryshonte kurs.

Rusia kontrollon rreth 3/4-at e rajonit të Donetskut. Me ritmin aktual të avancimit, forcave të Moskës do t’u duheshin rreth 18 muaj për ta pushtuar të gjithë rajonin.

Pse Rusia vazhdon të negociojë?

Sipas ekspertëve, Rusia është e interesuar ta mbajë të hapur tryezën e negociatave vetëm për të ruajtur një marrëdhënie bashkëpunimi me Uashingtonin dhe për të shmangur marrjen e përgjegjësisë së plotë për konfliktin në vazhdim.

Moska synon gjithashtu të shmangë sanksione të tjera ose kufizime ekonomike shtesë nga SHBA-ja. Sanksionet e vendosura dhe të kërcënuara në tetor nga Trump ndaj dy gjigantëve rusë të naftës, Rosneft dhe Lukoil, e kanë detyruar vendin ta shesë naftën e tij me çmime dukshëm më të ulëta.

Arsyeja e tretë: tërheqja zvarrë mbi kushtet e mundshme të paqes thellon edhe më tej përçarjet mes Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Sipas komentatorëve, është e mundshme që përplasjet diplomatike mbi termat e paqes të vazhdojnë ndërsa lufta vijon.

“Putini nuk ka asnjë qëllim t’i japë fund luftës kundër Ukrainës dhe nuk është i gatshëm të bëjë kompromis, qoftë edhe minimal, në këtë faze”, siguron Volodymyr Fesenko, analist me bazë në Kiev, në një postim në Facebook.

Për Kremlinin, diskutimi i planit të paqes të Trumpit është thjesht një lojë taktike me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur marrëdhënie konstruktive me presidentin aktual amerikan, duke shkaktuar njëkohësisht fërkime dhe kundërthënie mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”. 

EMRAT/ Anglia kap dy “skifterët” shqiptarë, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:47

Dy shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për vjedhje janë arrestuar në Angli dhe ndaj tyre ka nisur procesi ekstradimit.

Armando Bella 29 vjeç, me origjinë nga Lezha doli përpara gjykatës së ekstradimeve si person i kërkuar përmes një urdhër arresti europian nga Franca.

Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve, Armando Bella kërkohet nën dyshimin si i përfshirë në 12 akte vjedhje.

Ai do ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht pasi të afërmit depozituan në gjykatë një garanci pasurore prej 10.000 stërlinash dhe vendosjes të një paisje GPS  në këmbë. Po ashtu ai do të duhet të firmosë në stacionin policor  Southend-on-Sea çdo të shtunë e të diel.

Arben Kananaj është një tjetër shqiptar ndaj të cilit ka nisur në gjykatën e Londrës procesi ekstradimit drejt Francës.

Ai kërkohet nga drejtësia franceze nën dyshimin e përfshirjes në territorin francez të 21 grabitje shtëpish.

Arban Kananaj 50 vjeç,  përdorte emrin Arben Berisha.

Ai është lënë i lirë me kusht deri më  13/03/2026 kur në  Westminster Magistrates Court do të nisë shqyrtimi kërkesës së ekstradimit. Për lirinë me kusht të Kananajt janë vendosur £5,000 garanci pasurore.

VIDEO/ Bombë bankës në Greqi, dëme edhe në apartamente, biznese dhe automjete

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:40

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve jashtë një banke në Evosmos të Selanikut.

Sipas mediave greke, shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të shumta materiale në apartamente, dyqane dhe automjete.

Lënda plasëse u vendos rreth orës 3 të mëngjesit të së enjtes, në degën e bankës që ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Karaoli me Dimitriou” dhe “Salaminos”.

Shpërthimi ishte i fuqishëm, pasi vala goditëse dëmtoi shtatë makina të parkuara dhe tre pallate aty pranë, si dhe shkaktoi panik për banorët e zonës.

Sipas raportimeve, karakteristikat e pajisjes shpërthyese dhe mënyra se si ishte vendosur ajo i çojnë autoritetet në përfundimin se ky ishte një akt i organizuar dhe shumë profesional.

Kujtojmë se, një degë e së njëjtës bankë u shënjestrua në maj, ku mbeti viktimë një 38-vjeçare.

VIDEO/ Mosha është thjesht numër, Ibrahimoviç dhuron spektakël në Dubai

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:31

Mosha është thjesht çështje numrash, për disa persona.

Një prej tyre është edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili edhe pse 42 vjeç, vazhdon të tregojë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të futbollit modern.

Gjatë pushimeve të tij në Dubai, suedezi është filmuar duke dhuruar spektakël në bregdet me pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Pamjet e shpërndara nga media prestigjioze si “Gazzetta dello Sport”, “Marca” dhe “Sky Sport” tregojnë një Ibrahimoviç që kontrollon topin në mënyrë perfekte dhe më pas godet me saktësi.

Lëvizje me vetëbesimin karakteristik që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Edhe pse i tërhequr nga futbolli i luajtur, Zlatan duket se nuk ka humbur asnjë gram nga talenti i tij natyral.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Kamëz, raportohet për 4 të plagosur

By: Fax Web
25 December 2025 at 15:24

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Valiasit në Kamëz.

Dy automjete, një tip Audi dhe një tip Toyota, janë përfshirë në aksident duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Siç mëson Fax News, si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spital.

Ndërkohë, është shoqëruar në polici drejtuesi i “Audit”.

Pritet njoftimi i Policisë mbi dinamikën e ngjarjes.

Digjet banesa në Laç, ja shkaku

By: Fax Web
25 December 2025 at 14:56

Një banesë në fshatin Sanxhak të Laçit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në shtëpinë që e 64-vjeçarit me iniciale M. L.

Sipas hetimeve të para nga policia, dyshohet se zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm. Shkaku kryesor mendohet të ketë qenë pakujdesia gjatë gatimit me një bombol gazi, e cila ka shkaktuar përhapjen e flakëve në banesë.

Fatmirësisht, nga raportimet e deritanishme nuk njoftohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të konfirmuar plotësisht shkakun e zjarrit.

PAMJE TË RËNDA/ Raste që përsëriten! Dhunohet edhe TikTok-erja e famshme

By: Fax Web
25 December 2025 at 14:50

TikTok-erja Suada Muça ka qenë viktimë e një akti dhune.

Një video e cila po qarkullon këtë të enjte në rrjetet sociale dokumenton momentin kur ajo sulmohet nga disa persona.

Sipas raportimeve, dyshohet se dhunimi i saj është porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me nofkën “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve ofenduese që Suada  dyshohet se ka bërë ndaj tij në një video-live.

Pas incidentit, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme në fytyrë.

Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga një vajzë dhe tre burra, të cilët, sipas saj, pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.

Ishin 3-4 persona, një e pash që ishte vajzë të tjerët burra,” shprehet ajo në video.

Edhe pse Këshilli i Ministrave miratoi në mars vendimin për mbylljen e e përkohshme të platformës TikTok, me qëllim minimizimin e dhunës ndërmjet, duket se edhe  pas marrjes së kësaj mase episodet e dhunës nuk janë ulur, teksa ekspertët shprehen se kjo i shërbeu më shumë shmangies së përgjegjësisë institucionale por jo zgjidhjes së problemit.

“Tuneli i Llogarasë”, dëshmia e vartëses së Ballukut: Firmosa nën presionin e Evis Berberit

By: Fax Web
25 December 2025 at 17:10

Vartësja e Belinda Ballukut u ka rrëfyer prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të firmosë dokumentacionin për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Pas kësaj dëshmie, SPAK deklaron se Belinda Balluku ka ushtruar presion ndaj vartëses së saj, fakt që sipas prokurorisë provohet edhe nga përgjimet. Këto rrethana janë pasqyruar në kërkesën që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit për marrjen e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres.

E pandehura Mirzeta Kashnica ka deklaruar se i kujtohet se, në procedurën e parë të prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, e cila më pas u anulua, ajo, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kishte vlerësuar se operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion” sh.p.k. i përmbushte kriteret dhe duhej të shpallej fitues.

Ajo ka deklaruar se këtë qëndrim ua ka përcjellë me email anëtarëve të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe, për dijeni, edhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë. Sipas saj, menjëherë pasi ka dërguar email-in, rreth orës 17:05, pa u mbyllur ende procesi i vlerësimit në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, është telefonuar nga shtetasi Evis Berberi, i cili i ka thënë se nuk duhej të shprehej me email.

Ajo ka deklaruar se Berberi i ka komunikuar se, pasi ai të kishte folur dhe procedura të ishte mbyllur, ajo do të anulohej, pasi asnjë nga operatorët ekonomikë nuk ishte në rregull.

Mirzeta Kashnica ka deklaruar gjithashtu se, në lidhje me procesverbalin e datës 18.03.2021 për vlerësimin e ofertave, ku janë anuluar të gjitha ofertat e paraqitura nga operatorët ekonomikë, ajo e ka nënshkruar dokumentin pasi është ushtruar trysni ndaj saj nga shtetasi Evis Berberi, që të vazhdonte me procedurën.

 

Sipas deklarimeve të saj, Evis Berberi ishte anëtar i komisionit dhe personi që diktonte vendimmarrjen e tij. Në lidhje me procedurën e rishpallur të prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, ajo ka deklaruar se sa herë që mblidhej komisioni, anëtarët e tjerë merrnin vendime mes tyre dhe e intimidonin atë për shkak të qëndrimeve të saj.

SPAK thekson se Belinda Balluku po ushtron frikësim ndaj dëshmitarëve dhe se kjo është një nga arsyet kryesore pse ka kërkuar leje për arrestim.

“Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se, nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K.(vartëse e saj)”, thotë SPAK.

Drejt një viti në rritje dyshifrore për tregun e sigurimeve

By: Fax Web
25 December 2025 at 14:27

Tregu i sigurimeve është i projektuar drejt një viti në rritje dyshifrore.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto për 11-mujorin janar-nëntor 2025 arritën vlerën e 25.2 miliardë lekëve, në rritje me 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut është përmirësuar në krahasim me nivelin prej 7.3% që shënohej në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e çmimit mestar për sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në rritjen më të madhe të tregut.

Statistikat e AMF-së tregojnë se primet e shkruara bruto nga ky produkt u zgjeruan me 13.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pesha e këtij produkti ka arritur në 57.6% të tregut (nga 55.8% një vit më parë), ndërsa sigurimet e detyrueshme motorike në tërësi (duke përfshirë kartonin jeshil dhe policën kufitare) sollën 68.2% të primeve të shkruara bruto në tregun e Jo-Jetës.

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë një rritje të çmimeve për përdoruesit, në terma mesatarë.

Rregullorja “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” hyri në fuqi në fillim të vitit 2025 dhe parashikon se në përllogaritjen e primit të sigurimit, kompanitë duhet të zbatojnë disa faktorë kryesorë risku, si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo nga një individ; qarku i regjistrimit të mjetit; vjetërsia e mjetit.

Klasat e tjera të sigurimit po shfaqin përgjithësisht ecuri të dobët, me përjashtim të sigurimit Kasko të mjeteve tokësore, që është në rritje vjetore me 10.5%.

Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore vazhdon të shfaqë një rritje anemike, me 4.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i vogël në përmasa, por në rritje më të lartë krahasuar me tregun e Jo-Jetës. Shifrat tregojnë një rritje me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndërsa vazhdon të mbështetet gjerësisht te sigurimi i jetës së debitorit. Ky produkt sjell pothuajse 83% të volumit total të primeve të shkruara bruto. Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare.

Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë afatgjatë. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme dhe janë kusht i detyrueshëm për marrjen e kredisë, shkruan “Monitor”.

VIDEO/ Përmbytje masive, Los Angeles në gjendje emergjente

By: Fax Web
25 December 2025 at 14:19

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të disa akseve kryesore rrugore.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në Los Angelos, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës lokale.

Kryetarja e bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, njoftoi se mijëra banorë janë detyruar të evakuohen në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjes, pas paralajmërimeve për rrezik të menjëhershëm nga përmbytjet.

Sipas autoriteteve, në disa zona janë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh.

Stuhitë e fuqishme dimërore kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 61 mijë banorë, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar në dhjetëra operacione shpëtimi për largimin e civilëve nga zonat e rrezikuara.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron se kushtet mbeten kërcënuese për jetën, me rrezik të lartë për përmbytje të menjëhershme edhe në ditët në vijim.

Autoritetet theksuan se reshjet intensive  mbi toka e dëmtuara nga zjarret e vitit të kaluar kanë rritur ndjeshëm rrezikun për komunitetet.

Gjendje emergjence është shpallur gjithashtu nga autoritetet e qarkut dhe nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ndërsa qytetarët u bëjnë thirrje autoriteteve të ndjekin udhëzimet dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

VIDEO/ Aksident në dalje të Bulqizës, një i plagosur

By: Fax Web
25 December 2025 at 14:08

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës.

Dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin që lidh qytetin e vjetër të Bulqizës me Rrugën e Arbrit, një segment i njohur për rrezikshmëri të lartë, ku më parë janë regjistruar edhe aksidente të tjera, disa prej tyre me pasoja fatale.

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12 qarqet kryesore të vendit

By: Fax Web
25 December 2025 at 12:07

IdentiTek njofton se ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00, në 12 qarqet.

Shërbimi do të ofrohet në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër.

Në qytetin e Tiranës, qytetarët do të mund të marrin shërbim pranë:

IdentiTek – Njësia 2
IdentiTek – Njësia 4

Në çdo zyrë, që do të jetë e hapur gjatë këtij orari, qytetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet, pavarësisht gjendjes civile.

Ky orar shërbimi është vendosur për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve, që vijnë nga jashtë vendit për një periudhë të shkurtër qëndrimi në Shqipëri, duke u ofruar akses më të shpejtë në shërbimet e identifikimit.

Festa e Krishtlindjes, Ministria e Shëndetësisë dhe deputetë të Kuvendit dërgojnë dhurata në Shtëpinë e Foshnjës

By: Fax Web
25 December 2025 at 12:04

Në Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku Krishtlindja festohet me buzëqeshje, përqafime dhe momente gëzimi për 138 fëmijët pa kujdes prindëror në institucionet sociale- përmes nismës së MSHMS “Një dëshirë, një arsye për të buzëqeshur”, mbështetur nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

❌
❌