Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka

22 December 2025 at 15:22

Danimarka kërkon që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Groenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën Ministri i Jashtëm Lars Lokke Rasmussen.

Rasmussen tha në një deklaratë se, ndërsa emërimi “konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Groenlandë”, Danimarka këmbëngul se “të gjithë, përfshirë SHBA-në, duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”.

Sipas raportimeve të mediave vendase, Rasmussen do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery, për një takim në ministri, shkruan Euronews.al.

“E kemi thënë edhe më parë. Tani e themi përsëri. Kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i shteteve janë të rrënjosura në të drejtën ndërkombëtare”, thanë kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologu i saj i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në një deklaratë të përbashkët.

“Ato janë parime themelore. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me një argument për sigurinë ndërkombëtare”.

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe SHBA-të nuk do ta pushtojnë Grenlandën. Ne presim respekt për integritetin tonë të përbashkët territorial”, shtuan ata në deklaratën e dërguar me email nga zyra e Frederiksen.

Nielsen i Groenlandës shkroi më herët në Facebook se territori gjysmë-autonom danez ishte “zgjuar përsëri me një njoftim të ri nga presidenti i SHBA-së, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne në vend”.

“Grenlanda u përket grenlandezëve dhe integriteti i saj territorial duhet të respektohet”, shkroi Nielsen, duke shtuar se ndërsa territori mirëpret bashkëpunimin me kombet e tjera, kjo duhet të bëhet me respekt për grenlandezët dhe vlerat e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump emëroi të dërguarin e posaçëm Jeff Landry në Grenlandë, reagon Danimarka appeared first on Sinjali.

PANZERFAUST 3: Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

22 December 2025 at 15:10

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e njohur PANZERFAUST 3, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Ky furnizim synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual të saj dhe përputhjen me standardet e partnerëve euroatlantikë. Autoritetet theksojnë se pajisjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnime profesionale.

PANZERFAUST 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank në përdorim nga disa ushtri evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë shihet si një tjetër dëshmi e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PANZERFAUST 3: Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania appeared first on Sinjali.

IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën

22 December 2025 at 15:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova përjeton mesatarisht 26 ditë me mjegull gjatë një viti.

Sipas të dhënave të IHMK-së, kryeqyteti Prishtinë është qyteti më “mjegullor” me 30 ditë në vit, ndjekur nga Prizreni me 29 ditë. Peja ka 23 ditë mesatarisht, ndërsa Ferizaj 21 ditë me mjegull.

Sipas IHMK-së, periudha më e zakonshme për mjegull është mes muajve dhjetor dhe shkurt, duke përbërë 57% të rasteve të vëzhguara gjatë vitit.

Ky fenomen atmosferik, që ndikon në dukshmërinë dhe temperaturat, është më i zakonshëm gjatë dimrit dhe shpesh krijon pamje magjepsëse, por edhe vështirësi në qarkullim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK: 26 ditë në vit nën mjegull, Prishtina kryeson listën appeared first on Sinjali.

Qeveria e Shqipërisë ndan 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë

22 December 2025 at 14:58

Ministri i Financave në Shqipëri , Petrit Malaj, bëri të ditur se qeveria ka miratuar Aktin Normativ të fundvitit, i cili parashikon disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025.

Sipas Malajt, fokusi kryesor i këtij akti normativ është mbështetja financiare për shtresat në nevojë, veçanërisht për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, si edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.

“Në kuadër të kësaj mbështetjeje, do të akordohet një masë financiare prej 15 mijë lekësh, ose rreth 150 eurosh, për secilin përfitues. Nga kjo paketë do të përfitojnë gjithsej 148 500 qytetarë, ndërsa fondi total i vënë në dispozicion arrin në 2,2 miliardë lekë”, tha Malaj, shkruan ATSH.

Ky vendim synon të lehtësojë barrën ekonomike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të mbylljes së vitit dhe përballë rritjes së kostove të jetesës.

Ministri deklaroi se një nga vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Ministrave lidhet me përdorimin e fondeve të pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore.

Sipas tij, është vendosur që të gjitha fondet që nuk do të shpenzohen nga këto institucione të kalojnë në fondin e posaçëm të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

“Bazuar në një vlerësim paraprak, shuma që minimalisht pritet të transferohet në këtë llogari është rreth 150 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve”, deklaroi Malaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria e Shqipërisë ndan 2,2 miliardë lekë për 148 mijë familje në nevojë appeared first on Sinjali.

Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur

22 December 2025 at 14:42

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku për pasojë një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes,” ka thënë ai për Sinjalin.

Ai bëri të ditur se policia menjëherë ka dalë në vendngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasje në tentativë në Pejë, një person i plagosur appeared first on Sinjali.

Pagë të 13-të në mars dhe “begatia” veçse e arritur ndaj të cilës “mos lëshoni pe”: Çka po premton Kurti?

22 December 2025 at 13:14

“Realisht”, tha Albin Kurti gjatë një tubimi zgjedhor në Therandë, “ne s’kemi nevojë as të premtojmë. Sepse ju po e jetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies”.


Slloganit burimisht agimbahtiresk “mos lësho pe” iu ndërrua origjina me një të grua të moshuar që ia thotë Albin Kurtit si idiomë pastërtisht shqiptare.

Por, ndonëse Bahtiri e kishte mos-lësho-penë referuar Zajednicës ndaj të cilës u-lëshua-pe në Bruksel/Ohër (shkurt, 2023 / Neni 7 dhe 10), në fjalët e Kurtit “ka Asociacion”, tash kjo frazë i drejtohet edhe mos-lëshimit-pe edhe ndaj “begatisë”. Parë dhe dëgjuar në adresimet zgjedhore të Vetëvendosjes “siguria dhe begatia” nuk jepen për synim ose gjë-në-bërje, por si gjë-e-arritur, ndaj të cilës nuk-duhet-lëshuar-pe. Kësaj ‘begatie’ në kohën e tashme të vazhdueshme i thurri rima edhe vetë Faton Peci, kryetari i deleguar i Albin Kurtit për Mitrovicën.

“Sofrat tona kanë bekim, falemnderit ty Albin”, tha Peci, duke ia njohur bekueshmërinë e sofrës së bukës në Kosovë, shefit të vet.

Çka të tjerët premtojnë, pretendon Albin Kurti, ai veçse e ka “arritur”. Pagat 50%? Kurti tha se “kjo veçse ka ndodhur, 47%”. Ndonëse shifrat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, që funksionojnë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit vlerësojnë se zhvleftësimi i parasë, inflacioni, gërryerja e fuqisë blerëse, i bën 100 eurot e 2019-ës për rreth 35 euro më të vlefshme në mundësi dhe kapacitet blerjeje në krahasim me 100 euro të sotit. Përkatësisht, çka blen sot me 100 euro, para ardhjes së tij në qeveri, është blerë me 65 euro. Por, premtimet e rivalëve të tij, i quajti ekonomikisht të palogjikshme, dhe pyeti “kush u ka dhënë ekonomi këtyre njerëzve” dhe u mahit se “ndoshta kanë ikur prej ore”.

Paga e 13-të në muajin e tretë

Një nga zotimet e para që do ta realizojë “me të krijuar qeverinë”, paragjykoi Albin Kurti, tha se do të jetë paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Jo në fund të vitit, as në kohë pushimesh, po qysh në muajin e tretë tha ai.

“Do të vijë në fillim të vitit. Pas numrit 1 ose 2. Pra punëtorët që janë në sektorin publik, vitin e ardhshëm nuk numërojnë 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10,11,12,13 por numërojnë 1,2,13. Ky do të jetë një ndër vendimet e para që do t’i marrim ne si qeveri”, tha Albin Kurti.

Xhamia e Ibrit

Në Mitrovicë, aty ku shkoi të përurojë urën e re mbi Ibër, si ungjill-të-sovranitetit, ai e nisi me një sulm ndaj kundërshtarëve politikë “për të cilët vendosin të tjerët”.

“Të dashur mitrovicas. Mitrovica s’është problem i Kosovës. Ish-qeveritë kanë qenë problemi i Mitrovicës. E tash ne e bëjmë Mitrovicën zgjidhje për Republikën e Kosovës”, tha Albin Kurti. Premtim që e dha “enkas për Mitrovicën” ai tha se do të jetë rindërtimi i Xhamisë së Ibrit të djegur nga ushtria serbe në maj të 1999-ës. Prandaj, kërkoi ai, “fitoren duhet ta kemi edhe më të madhe se më 9 shkurt”.

Çmimet tavan

Nga vendimet e para që, sipas tij, do t’i merrte porsa të niste qeverisjen, do të ishte ligji për kontrollimin e çmimeve të gjësendeve ushqimore elementare, “që na e rrëzoi Gjykata Kushtetuese”.

Ndonëse GjK s’e ka rrëzuar, por ka konstatuar se ajo duhet të bëhet përmes një organi të pavarur, e jo nga kabineti qeveritar – Kurti tha se “kurrë nuk e harroj atë ditë”.

“Kurrë s’e harroj atë ditë, por duhet ta harroj atë ditë, por duhet të ecim përpara me çmime tavan, që shporta ët jetë e kufizuar dhe e përballueshme, pë rklasën e mesme dhe të varfër”, tha ai.

“Prokurori të Re të Specializuar”

Nuk harroi as ta godasë sistemin prokurial duke premtuar “prokurori të re të specializuar” – temë kjo që e ka rrahur edhe gjatë fushatës së kaluar, pas refuzimit të tij për t’u paraqitur në prokurori për hetimet, tash edhe në aktakuzë, ndaj Rozeta Hajdarit.

“Përveç Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, do të kemi edhe Prokurori të Re të Specializuar, sipas modeleve të shteteve evrpoiane që e kanë fituar betejën përkatëse”, tha Albin Kurti./Nacionale

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pagë të 13-të në mars dhe “begatia” veçse e arritur ndaj të cilës “mos lëshoni pe”: Çka po premton Kurti? appeared first on Sinjali.

Trump me një tjetër vendim: Largon gati 30 diplomatë karrierë nga postet e ambasadorëve

22 December 2025 at 12:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendosur të largojë nga pozitat e tyre rreth 30 diplomatë karrierë që shërbenin si ambasadorë amerikanë në vende të ndryshme të botës.

Sipas mediave ndërkombëtare, këta diplomatë janë njoftuar se mandati i tyre si ambasadorë do të përfundojë më herët se sa ishte planifikuar. Megjithatë, ata nuk janë shkarkuar nga shërbimi diplomatik, por pritet të kthehen në Uashington për detyra të tjera brenda Departamentit të Shtetit.

Administrata Trump e ka arsyetuar këtë vendim si pjesë të së drejtës së presidentit për të emëruar përfaqësues që përputhen me politikat dhe prioritetet e tij të jashtme, në kuadër të agjendës “America First”.

Raportohet se rajoni më i prekur nga ky vendim është Afrika, ku ambasadorë nga më shumë se 10 vende janë thirrur mbrapsht, ndërsa largime ka pasur edhe në Evropë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore.

Vendimi ka ngjallur reagime dhe shqetësime nga disa ligjvënës amerikanë dhe nga organizatat që përfaqësojnë diplomatët e karrierës, të cilat paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të ndikojnë në stabilitetin dhe vazhdimësinë e diplomacisë amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump me një tjetër vendim: Largon gati 30 diplomatë karrierë nga postet e ambasadorëve appeared first on Sinjali.

Kryeministri Albanese pas sulmit terrorist nëAustrali: Ndjej peshën e përgjegjësië për mizorinë që ndodhi

22 December 2025 at 11:15

Sulmi tragjik i cilësuar si terrorist që tronditi Australinë para disa ditësh shkaktoi reagime të mëdhë nga qytetarët e vendit ndaj udhëheqësit Anthony Albanese.

Ky i fundit shumë i gjykuar publikisht ka kërkuar falje komunitetit hebraik të Australisë, duke thënë se ndien “peshën e përgjegjësisë” pas sulmit terrorist në plazhin Bondi.

Një ditë pasi u fishkëllye në një ceremoni fetare në Bondi , kryeministri i Australisë tha në një konferencë për shtyp në Canberra se e kuptonte zemërimin e komunitetit ndaj tij.

“Emocionet ishin të papërpunuara dhe shumë njerëz në komunitet janë të lënduar dhe të zemëruar, dhe një pjesë e atij zemërimi ishte e drejtuar ndaj meje, dhe e kuptoj këtë”, tha Albanese.

“Si kryeministër, ndiej peshën e përgjegjësisë për një mizori që ndodhi ndërsa isha kryeministër dhe më vjen keq për atë që ka përjetuar komuniteti hebre dhe kombi ynë në tërësi”, shtoi ai.

Ndryshe, qeveria është përballur me një breshëri kritikash nga udhëheqësit e komunitetit hebre, të cilët e kanë akuzuar kryeministrin dhe Partinë Laburiste se nuk kanë arritur të luftojnë antisemitizmin që nga sulmet e 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Albanese njoftoi detaje të reja të masave për të synuar “predikuesit e urrejtjes” dhe rriti dënimet për ata që përdorin gjuhë të urrejtjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri Albanese pas sulmit terrorist nëAustrali: Ndjej peshën e përgjegjësië për mizorinë që ndodhi appeared first on Sinjali.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës – Dalin pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar para momentit tragjik

22 December 2025 at 10:58

Rasti i trishtë për vrasjen e Liridona Ademajt tronditi mbarë vendin. Tashmë dy vite pas vrasjes, sot po mbahet edhe një seancë për gjykimin e të dyshuarve për vrasjen e saj.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Ademajt.

Në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë, shkruan Klan Kosova.tv.

Ishte vetë Murseli i cili kishte organizuar një darkë pak para ngjarjes tragjike të vrasjes. Më pas, në restorant futet edhe Granit Plava, teksa bën vëzhgime ndaj tyre. E më vonë shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pas ia bën me shenjë duke prekur fytyrën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës – Dalin pamjet nga darka e fundit që Naimi kishte organizuar para momentit tragjik appeared first on Sinjali.

Osmani në Uashington – Takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit

22 December 2025 at 10:43

Ditën e sotme e para e vendit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.

Kështu ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.

Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani në Uashington – Takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit appeared first on Sinjali.

KQZ sot do të mbajë mbledhjen e radhës

22 December 2025 at 10:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës në zyrat e tij. Në rend të ditës janë disa pika të rëndësishme, përfshirë shqyrtimin dhe miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, si dhe raportimin për aktivitetet e Zyrës së KQZ-së.

Po ashtu, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë dhe miratojnë rekomandimin për akreditimin e organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi IV.

Në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, pritet të diskutohet dhe miratohet Procedura e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, plani operacional për ditën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, si dhe pagesa për objektet private që do të përdoren si qendra të votimit.

Ndërkohë, Këshilli për Çështje Ligjore do të shqyrtojë kërkesat për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ sot do të mbajë mbledhjen e radhës appeared first on Sinjali.

24 orë në trafikun e vendit – 62 aksidente trafiku mbi 1500 gjoba të shqiptuara

22 December 2025 at 10:07

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1531gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 16 persona, prej të cilëve 10 i ka dërguar në mbajtje, kurse 1 person në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 24 orë në trafikun e vendit – 62 aksidente trafiku mbi 1500 gjoba të shqiptuara appeared first on Sinjali.

Sulmi terrorist në Australi – Të dyshuarit babë e bir planifikuan sulmin për një kohë të gjatë

22 December 2025 at 10:03

Babai dhe djali i akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist në Australi raportohet se kanë kryer trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit në një vend të pazbuluar në fshat, sipas një deklarate mbi faktet e supozuara të publikuara nga një magjistrat të hënën.

Dokumenti i gjykatës, i cili përmban redaktime, përfshin imazhe nga një video e Sajid Akram, 50 vjeç, dhe djalit të tij Naveed Akram, 24 vjeç, ku përshkruhet dyshja duke mbajtur pushkë dhe duke lëvizur në një mënyrë që sugjeron një element të trajnimit taktik, shkruan CNN, transmeton Sinjali.

“I akuzuari dhe babai i tij shihen gjatë gjithë videos duke qëlluar me pushkë dhe duke lëvizur në një mënyrë taktike”, thuhet në dokument.

15 persona u vranë në të shtënat në Bondi Beach më 14 dhjetor, të cilat autoritetet thanë se kishin në shënjestër një turmë familjesh hebreje që festonin Hannukah. Sajid Akram u qëllua për vdekje nga policia. Djali i tij përballet me një akuzë për terrorizëm dhe 15 akuza për vrasje, së bashku me 40 për tentativë vrasjeje.

Faktet e supozuara tregojnë se dyshja hodhi katër pajisje të improvizuara drejt turmës, pak momente para se të fillonin të qëllonin, megjithëse asnjëra prej tyre nuk shpërtheu. Dokumenti thotë se tre bombat tub dhe një bombë me top tenisi ishin të gjitha të vlefshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi terrorist në Australi – Të dyshuarit babë e bir planifikuan sulmin për një kohë të gjatë appeared first on Sinjali.

Vritet gjenerali rus në Moskë

22 December 2025 at 09:54

Një gjeneral rus është vrarë nga një shpërthim në Moskë, thanë zyrtarët.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se gjenerali Fanil Sarvarov vdiq të hënën në mëngjes pasi një pajisje shpërtheu në makinën me të cilën ai do lëviste.

Bomba shpërtheu nën Kia Sorento-n e drejtuar nga gjenerali Fanil Sarvarov, kreu i drejtorisë së stërvitjes operacionale të ushtrisë së Shtabit të Përgjithshëm Rus, ndërsa ai po dilte nga një vend parkimi në orën 06:55 sipas orës lokale në Moskë, shkruan Euroneës.al.

Komiteti tha se një nga versionet që po hetohet është se bomba është vendosur nga shërbimet speciale ukrainase.

Ndërkohë, Ukraina nuk ka komentuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vritet gjenerali rus në Moskë appeared first on Sinjali.

Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë

22 December 2025 at 09:36

Media ndërkombëtare, “Reuters” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Ky medium thotë se Kosova do të mbajë zgjedhje më 28 dhjetor pas një ngërçi politik njëvjeçar që çoi në shpërbërjen e parlamentit dhe la një boshllëk prej 1 miliard eurosh në financat e dobëta të vendit të vogël ballkanik.

Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti fitoi zgjedhjet e fundit në shkurt, por nuk arriti të sigurojë shumicën ose të gjejë një parti koalicioni të gatshme pas një fushate të ashpër. Shumë veta, shkruan Reuters, se kanë frikë se një përsëritje e kësaj mund ta çojë shtetin më të ri të Evropës në një krizë të mëtejshme, vetëm katër muaj para se parlamenti të duhet të votojë për një president të ri dhe ndërsa afatet për të ratifikuar kreditë ndërkombëtare afrohen.

“Këto zgjedhje do të jenë më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të Kosovës, sepse po vijnë pas një viti bllokimi, por edhe katër muaj para se të zgjidhet një president i ri”, tha analisti politik Artan Muhaxhiri.

“Nëse Kurti fiton përsëri me rreth 42%, i gjithë ky bllokim do të përsëritet, sepse hendeku midis Kurtit dhe partive të tjera është i madh, i pakapërcyeshëm.”

Sondazhet nuk bëhen publike në Kosovë, kështu që ka pak shenja se si do të shkojë votimi.

Por duket e pamundur që ndonjë nga partitë kryesore të opozitës të jetë e gatshme të formojë një qeveri me Kurtin, i cili sipas tyre ka nxitur tensione me pakicën serbe etnike të Kosovës në veri, ka bërë pak për të përmirësuar standardet e jetesës dhe ka dëmtuar reputacionin e Kosovës jashtë vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters: Fitorja e Kurtit rrezikon përsëritjen e krizës njëvjeçare në Kosovë appeared first on Sinjali.

Vetëm 10 minuta pritje në pikat kufitare

22 December 2025 at 09:34

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të dhënave sa i përket fluksit në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të bërë në ora 8:17, thuhet se në gjitha pikat kufitare nuk ka pritje të gjata.

Pritjet më të gjata janë 10 minuta për të hyrë në Kosovë nëpërmjet Merdarit. Në pjesën dërrmuese të pikave tjera kufitare pritjet janë 5-minutëshe. Pritjet janë të shkurtra edhe për të dalë nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetëm 10 minuta pritje në pikat kufitare appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Të shtëna me armë në Gjakovë – 32-vjeçari plagoset me tre plumba në të dy këmbët, të dyshuarit në arrati

22 December 2025 at 09:21

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pjetrashan të Gjakovës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 19:20, në rrugën “Mark Palusha”, në afërsi të restorantit “Kurora”. Sipas informatave, dyshohet se persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, duke plagosur viktimën J.N., të lindur në vitin 32 vjeçar.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar tri plagë në të dy këmbët dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ku ka pranuar tretman mjekësor. Burimet mjekësore bëjnë të ditur se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetuesit rajonalë, forenzika si dhe prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vrasje në tentativë”.

Të dyshuarit për këtë rast janë ende të paidentifikuar dhe ndodhen në arrati, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e tyre janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Të shtëna me armë në Gjakovë – 32-vjeçari plagoset me tre plumba në të dy këmbët, të dyshuarit në arrati appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rahovec, ku u dogj një shtëpi, QMF-ja dhe autoambulanca

22 December 2025 at 08:55

Një rast i rëndë zjarrvënieje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku nga flakët janë përfshirë një shtëpi, objekti i QMF-Ratkoc dhe një autoambulancë, ndërsa i dyshuari ishte në arrati për disa orë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 02:30, në kohën kur policia kishte marrë informacion se i dyshuari Halil Hoti, 45 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor, po qarkullonte në zonën e Ratkocit. Gjatë kërkimit në terren, patrullat policore janë njoftuar se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri, e më pas flakët kanë përfshirë edhe QMF-në e fshatit dhe autoambulancën e parkuar pranë objektit.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit në autoambulancë, janë shkaktuar edhe dëme materiale në objektin e QMF-së, ndërsa te shkolla fillore përreth nuk ka pasur dëme strukturore, përveç djegies së disa drunjve.

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit penal “Zjarrvënie”. Të gjitha njësitë relevante policore janë angazhuar në menaxhimin e situatës.

Pas disa orësh në arrati, më 21.12.2025 rreth orës 18:50, patrulla policore e SP Gjakovë ka identifikuar të dyshuarin duke lëvizur me një automjet taksi “LUZHA”, në drejtim të Qafë Prushit. Meqë i njëjti rezultonte në kërkim policor, është arrestuar në vend dhe është dërguar në SP Rahovec.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, dhe në konsultim me Prokuroren kujdestare të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të zjarrvënies janë në vazhdim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive: Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Rahovec, ku u dogj një shtëpi, QMF-ja dhe autoambulanca appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje në Pejë – dy persona me thikë grabisin rreth 800 euro, largohen në këmbë

22 December 2025 at 08:53

Një rast i rëndë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Pejë, ku dy persona të dyshuar kanë grabitur para nën kërcënimin me mjet të ftohtë.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Bekim Berisha”. Sipas deklaratës së viktimës A. Q. 33 vjecar, dy persona kanë hyrë në objekt, ku njëri prej tyre kishte të veshur xhakete të kuqe dhe mbante thikë, ndërsa tjetri ishte me xhakete të zezë.

Nën kërcënimin e thikës, të dyshuarit kanë grabitur një kuti me para, në të cilën sipas viktimës ndodheshin rreth 800 euro, dhe më pas janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Menjëherë pas raportimit, patrulla policore i është përgjigjur rastit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve dhe krim-teknika e Stacionit Policor në Pejë, si dhe ekipet përkatëse të DRP-Pejë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.

Rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ekskluzive | Grabitje në Pejë – dy persona me thikë grabisin rreth 800 euro, largohen në këmbë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Istog – zhduket vetura nga parkingu i palestrës, dyshohet se u tërhoq me auto-bartës

22 December 2025 at 08:49

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në qytetin e Istogut, ku një qytetar ka mbetur pa automjetin e tij, i cili ishte i parkuar në afërsi të palestrës së sporteve.

Ngjarja lidhet me datën 19 dhjetor 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Nëna Terezë”, përkatësisht në parkingun e palestrës së sporteve në Istog.

Sipas ankuesit L.R. 30 vjecar, ai ka vërejtur mungesën e automjetit të tij më 21 dhjetor 2025, rreth orës 22:30, kur ka shkuar në parking dhe ka konstatuar se vetura e tipit VW kombi, ngjyrë e kuqe, nuk ndodhej më aty.

Menjëherë pas raportimit, patrulla policore dhe njësiti i hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë intervistuar ankuesin. I njëjti ka deklaruar se automjetin e kishte blerë nga një person me emrin A.Z., por se nuk posedon kontratë shitblerjeje për veturën në fjalë.

Nga verifikimet fillestare dhe pamjet e kamerave të sigurisë së qytetit, sipas Policisë, vërehet se një auto-bartës e ka tërhequr automjetin, por për momentin nuk ka mundur të identifikohet auto-bartësi, as personat e përfshirë.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vjedhje e rëndë në Istog – zhduket vetura nga parkingu i palestrës, dyshohet se u tërhoq me auto-bartës appeared first on Sinjali.

❌
❌