Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

AKTI NORMATIV/ Qeveria shlyen borxhet e bashkive. Blihet godina e ambasadës në Londër

By: Fax Web
23 December 2025 at 21:12

Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025.

Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë.

Pikat kryesore të këtij akti:

Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët

Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve. Sipas aktit normativ, të gjitha fondet që nuk janë shpenzuar nga buxheti i vitit 2025 nuk do të digjen, por do të transferohen në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë.

“Për vitin 2025, fondet e papërdorura të buxhetit të këtij viti kalojnë në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve… dhe përdoren sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në Aktin Normativ.

Gjithashtu, një fond prej 2.2 miliardë lekësh është alokuar specifikisht për ministrinë e çështjeve sociale për mbështetjen e shtresave në nevojë.

Blihet godina e ambasadës në Londër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë “dritën jeshile” për një investim të rëndësishëm në diplomaci. Një fond prej 520 milionë lekësh (rreth 5.2 milionë euro) është caktuar për blerjen e selisë së misionit diplomatik të Shqipërisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

SPAK dhe kompensimi për Bashkinë Tiranë

Qeveria ka vendosur t’i transferojë Bashkisë së Tiranës shumën prej 636 milionë lekësh. Ky fond shërben si kompensim financiar për godinën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a., e cila ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë për nevojat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

1.2 Miliardë lekë për borxhet e Bashkive

Për të lehtësuar bilancet e bashkive në fundvit, qeveria ka akorduar një fond prej 1.2 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Formula e ndarjes së parave do të jetë:

60% bazuar në stokun e borxhit që ka bashkia;

40% bazuar në numrin e popullsisë.

Buxheti total vendor për vitin 2025 fiksohet në shifrën 90.9 miliardë lekë.

Financime për sportin dhe shëndetësinë

Akti përcakton gjithashtu një fond prej 800 milionë lekësh për zhvillimin e sportit, i cili ndahet si më poshtë:

300 milionë lekë për FSHF-në (organizimi i UEFA U-17 dhe U-21 European Championship);

280 milionë lekë për projektin “Ekipet sportive në shkolla” (KOKSH);

220 milionë lekë për kuota ndërkombëtare në eventin Padel “Cupra FIP Tour Platinum”.

Në shëndetësi, fondi për rimbursimin e medikamenteve është vendosur në tavanin e 12.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti total i sigurimeve shëndetësore arrin në 64.8 miliardë lekë.

Egnatia shpallet “kampione dimri”, Dinamo mposht Partizanin

By: Fax Web
23 December 2025 at 21:04

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Egnatia mposhti Teutën, ndërsa Dinamo ia doli ndaj Partizanit.

Skuadra rrogozhinase shpallet kampione e dimrit.

TEUTA 0-1 EGNATIA

Selmani 61’

Në anën tjetër Dinamo barazon me pikë Elbasanin duke qenë 5 pikë mbrapa Egnatias.

Partizani i Kërnajës zhgënjen duke regjistruar dy humbje radhazi. Aktualisht numëron dy pikë më pak se Teuta e vendit të pestë.

PARTIZANI 1-3 DINAMO

Toma 45’ / Bregu 48’, Guindo 74’, Bytyçi (A.G) 90+1’

Nesër do të luhen tri ndeshjet e tjera për javën e 18-të, Vllaznia-Flamurtari, Vora-Bylis dhe Elbasani-Tirana.

RËNDITJA E PËRKOHSHME:

Impakti Trump? Ekonomia amerikane shënon rritjen më të shpejtë në dy vitet e fundit

By: Fax Web
23 December 2025 at 20:50

Ekonomia amerikane u rrit me ritmin më të shpejtë në dy vitet e fundit gjatë tre muajve deri në shtator, e nxitur nga rritja e shpenzimeve të konsumatorëve dhe rimëkëmbja e eksporteve.

Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia më e madhe në botë u zgjerua me një normë vjetore prej 4.3% në tremujorin e tretë, nga 3.8% në tremujorin e mëparshëm.

Ky rezultat ishte më i lartë se pritshmëritë dhe shënoi rritjen më të fortë në dy vjet, ndërsa analistët kishin parashikuar një normë rreth 3.2%.

Raporti u publikua me vonesë për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane dhe paraqet një pamje të një ekonomie të ndikuar nga ndryshime të forta në politikat tregtare dhe të imigracionit, inflacioni i vazhdueshëm dhe shkurtimet e shpenzimeve qeveritare.

Megjithatë, pavarësisht luhatjeve në disa sektorë, ekonomia bazë ka ruajtur një vrull të fortë, duke tejkaluar parashikimet.

“Kjo është një ekonomi që ka sfiduar pritjet negative që nga fillimi i vitit 2022”, deklaroi Aditya Bhave, ekonomist i lartë në Bank of America.

Duke folur për programin Business Today të BBC-së, ai e përshkroi ekonominë amerikane si “shumë elastike”, duke shtuar se nuk sheh arsye pse ky trend të mos vazhdojë edhe në të ardhmen.

Rritja u mbështet kryesisht nga shpenzimet e konsumatorëve, të cilat u rritën me një normë vjetore prej 3.5%, nga 2.5% në tremujorin e mëparshëm, pavarësisht një tregu pune në ngadalësim. Familjet shpenzuan më shumë veçanërisht për shërbimet e kujdesit shëndetësor.

Importet, të cilat llogariten kundër rritjes ekonomike, vazhduan të bien, duke reflektuar taksat mbi dërgesat që hyjnë në SHBA, të njoftuara nga Presidenti Donald Trump gjatë pranverës. Ndërkohë, eksportet u rikthyen fuqishëm, duke u rritur me 7.4% pas një rënieje të ndjeshme më herët.

Shpenzimet qeveritare u rimëkëmbën gjithashtu, të nxitura nga rritja e shpenzimeve për mbrojtjen. Këto zhvillime ndihmuan në kompensimin e ngadalësimit të investimeve të biznesit, përfshirë pronën intelektuale, si dhe të një tregu të banesave që vazhdon të përballet me normat e larta të interesit, probleme përballueshmërie dhe kufizime të furnizimit.

VIDEO/ Çfarë këngësh dëgjojnë futbollistët e Kombëtares?

By: Fax Web
23 December 2025 at 19:57

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku tregon preferencat muzikore të disa lojtarëve të Kombëtares shqiptare në platformën Spotify gjatë vitit 2025.

Postimi ofron një panoramë të artistëve dhe këngëve më të dëgjuara nga futbollistët kuqezi.

Për Juljan Shehun, artistët më të preferuar rezultojnë Morad, Noizy, DYSTINCT, Jul dhe Dafina Zeqiri, ndërsa këngët kryesore janë “RS6”, “Tutto Bene” dhe “We Back”.

Mario Mitaj ka dëgjuar më së shumti Toquel, GIMS dhe Morad, me këngët “Ninao” dhe “Escobar” në krye të listës.

Mirlind Daku kryeson me artistë nga skena shqiptare, përfshirë Unikkatil, Noizy dhe Dafina Zeqiri. Ndër këngët më të dëgjuara prej tij renditen “Icon” dhe “Sytë e tu”.

Për Ylber Ramadanin, lista e këngëve përfshin “Japi”, “Broke to Rich” dhe “Vllazni”.

Ndërkohë, Adrion Pajaziti ka preferuar kryesisht artistë ndërkombëtarë si Lil Baby dhe Rod Wave.

Gjermani zgjodhi ‘të mallkuarin’ numër 9/ Ja pse nuk mund të stërvitet ende me Milanin

By: Fax Web
23 December 2025 at 19:39

Numri 9 te Gjermania në Botërorin e fundit, numri 9 në Evropianin e 2024, numri 9 në finalet e Nations League në muajin maj. Niclas Füllkrug i shton serisë një tjetër fanelë me numrin 9, futbollisti gjerman edhe te Milani do të mbajë fanelën me numrin 9.

Një zgjedhje kjo e bërë me zemër, por edhe me një lloj kurajoje, sepse te Milani 9 është një numër i komplikuar që e kanë mbajtur legjendat e këtij klubi si Van Basten, Inzaghi, ëeah, por që për vite të tëra ka qenë ‘i mallkuar’. Matri, Torres, Destro, Luiz Adriano, Lapadula, André Silva, Higuain, Piatek, Mandzukic, Jovic; kanë qenë të shumtë ata që tentuan të ishin në nivelin e pritur të kësaj fanele, por që dështuan totalisht. I vetmi që e ka mbajtur me stil fanelën me numrin 9 ka qenë një djalë francez i ardhur nga Alpet që në jetë mund të kishte bërë edhe rolin e modelit; Olivier Giroud.

Füllkrug e kaloi këtë të martë me Milanin; vizitoi Madonninën, kreu vizitat e tjera, ato mjekësore, kaloi te Casa Milan për fotot dhe videot e rastit për rrjetet sociale. Ishte dita e tij e parë si futbollist kuqezi edhe pse zyrtarizimi i transferimit të tij sipas rregullores do të bëhet vetëm në 2 janar.

Këtë të mërkurë, në prag të Krishtlindjes, Füllkrug do të bëjë ndonjë test fizik në Milanello dhe më pas do të largohet nga Italia për Krishtlindje.

Do të kthehet në kohë për stërvitjet me kuqezinjtë nëse West Ham do të japë lejen përfundimtare, që nuk duket se do të jetë problem, që futbollisti të stërvitet me një skuadër tjetër përpara se të plotësohen procedurat burokratike.

Milani do të stërvitet pasditen e 26 dhjetorit dhe ditën e Vitit të Ri do të niset për në Cagliari ku do të luajë në 2 janar me skuadrën vendase.

VIDEO/ Një tur në shtëpinë e Yamal para se të zhvendoset në ish-rezidencën e Pique, arsyeja e çuditshme pse ‘nuk mund të ketë të dashur’

By: Fax Web
23 December 2025 at 19:31

YlliI Barcelonës Lamine Yamal është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, teksa së fundmi, në kanalin e tij në YouTube, i ka bërë edhe një “home tour” banesës ku po jeton aktualisht.

Talenti I Barçës zbulon detaje nga përditshmëria e tij, mes riteve të vogla, zakoneve të çuditshme dhe objekteve personale.

Ambientet pasqyrojnë personalitetin e tij: statuja, konzola videolojërash dhe aroma e vazhdueshme e vaniljes.

Yamal flet me humor për një zakon të pazakontë. “Ja pse nuk mund të kem të dashur, sepse zgjohem natën”,  thotë ai, duke treguar se shpesh çohet për të ngrënë biskota.

Mes relikeve në banesë spikat topi me të cilin shënoi ndaj Francës në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, të cilin e quan “gjëja më e çmuar e shtëpisë sime”.

Pranë shtratit ruan një foto nga fëmijëria, ndërsa një frigorifer i vogël është bërë simbol i rutinës së tij.

Së shpejti ai do të largohet nga kjo shtëpi që ndan me mikun Sohaib dhe kushëririn Mohamed Abde, për t’u transferuar në ish-banesën e Gerard Pique dhe Shakirës, e cila kushton rreth 14 milionë euro.

Shtohen destinacionet/ Wizz Air forcon operacionet per sezonin veror 2026

By: Fax Web
23 December 2025 at 19:15

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një zgjerim të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë.

Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air do të hapë katër linja të reja nga Tirana, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj dhe duke përmirësuar lidhjet me tregje kryesore turistike dhe rajonale në të gjithë Europën. Linja ajrore do të nisë një linjë të re tre herë në javë drejt Tallinnit, e cila do të operojë të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me fluturimin e parë të planifikuar më 22 qershor 2026.

Një lidhje e re me Algheron do të operojë dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave, duke nisur nga data 24 qershor 2026.

Fluturimet drejt Palma de Mallorcës do të nisin me dy frekuenca javore, të martave dhe të shtunave, nga data 23 qershor 2026, ndërsa linja e re drejt Radomit do të fillojë më 25 qershor 2026 me dy fluturime javore, të enjten dhe të dielën.

Paralelisht me hapjen e linjave të reja, Wizz Air do të rrisë ndjeshëm frekuencat në disa prej
destinacioneve me kërkesë të lartë nga Tirana, si përgjigje ndaj thirrjes së fortë gjatë pikut të
sezonit veror.

Krahasuar me sezonin e kaluar veror, rritjet e frekuencave përfshijnë:

Tiranë – Milano Malpensa: nga 21 në 23 fluturime javore
Tiranë – Stokholm Arlanda: nga 4 në 5 fluturime javore
Tiranë – Malmö: nga 3 në 4 fluturime javore
Tiranë – Torino: nga 11 në 12 fluturime javore
Tiranë – Trieste: nga 2 në 3 fluturime javore
Tiranë – Athinë: nga 7 në 9 fluturime javore

Këto rritje të kapacitetit bëhen të mundura falë alokimit të avionit të 15-të të Wizz Air në bazën e Tiranës gjatë pikut të Verës 2026, duke i mundësuar linjës ajrore të përmirësojë fleksibilitetin e orareve, të rrisë numrin e vendeve të disponueshme dhe t`i shërbejë më mirë si kërkesës dalëse, ashtu edhe asaj hyrëse, gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve.

Në total, Wizz Air do të ofrojë 5.6 milionë vende dy-drejtimëshe për sezonin Verë 2026, të mbështetura nga operacionet me 15 avionë të bazuar në Tiranë gjatë pikut veror. Midis mesit të qershorit dhe mesit të shtatorit, efekti i kombinuar i linjave të reja dhe rritjes së frekuencave do të sjellë 120,000 vende shtesë dy-drejtimëshe, duke mbështetur më tej flukset turistike dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane.

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Shqipëria mbetet një nga tregjet tona kryesore të rritjes dhe ky zgjerim nënvizon angazhimin tonë afatgjatë për forcimin e lidhjeve dhe për ta bërë udhëtimin ajror gjithnjë emë të arritshëm. Duke alokuar një avion shtesë në bazën tonë në Tiranë, duke hapur drejtime të reja dhe duke rritur frekuencat në disa nga linjat tona më të kërkuara për Verën 2026, ne u
ofrojmë klientëve tanë më shumë zgjedhje dhe lehtësira, duke përmirësuar njëkohësisht lidhjet e Shqipërisë me destinacione kryesore europiane. Let’s Wizz, Tirana!”

Wizz Air operon me një flotë prej 259 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 63.4 milionë pasagjerëve gjatë vitit financiar 2025. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ.

Kompania është vlerësuar gjithashtu si “Linja Ajrore me Koston më të Ulët më e Qëndrueshme” gjatë viteve 2021–2025 nga World Finance Sustainability Awards.

Në vitin 2025, Wizz Air kryesoi renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, siç u prezantua nga Cirium, një kompani analitike e aviacionit, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve.

Së fundmi, në shtator 2025, Wizz Air u vlerësua me çmimin “Linja Ajrore e Qëndrueshme e Vitit 2025” në gala- mbrëmjen e Airline Economics Sustainability Awards.

Shifra të frikshme! Kane thyen rekordin e Robben te Bayern Munchen

By: Fax Web
23 December 2025 at 19:05

Harry Kane ka regjistruar një arritje të rëndësishme, duke zhvilluar një nga sezonet më produktive të karrierës së tij dhe duke thyer një rekord 15-vjeçar të Arjen Robben.

Bayern Munchen vazhdon edhe këtë sezon të jetë pretendente kryesore për titullin kampion në Gjermani, duke krijuar një diferencë të ndjeshme me Leipzig dhe Borussia Dortmund.

Protagonisti kryesor i bavarezëve është sërish Kane, i cili numëron 30 gola dhe 3 asistime në 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Mesatarja e tij është rreth 1.2 gola për ndeshje.

Në sfidën e fundit kundër Heidenheim, sulmuesi anglez kaloi kuotën e 100 kontributeve në gola në Bundesliga.

Ai e arriti këtë shifër me 81 gola dhe 22 asistime.

Kane u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Bayern Munchen që arrin këtë rekord, duke e realizuar në vetëm 78 ndeshje.

Kështu ai la pas Robben, i cili e kishte arritur të njëjtin tregues në 119 paraqitje.

“Washington Times” artikull për Shqipërinë, Berisha: Jemi shndërruar në një narkoshtet

By: Fax Web
23 December 2025 at 18:57

Gazeta e famshme amerikane “Washington Times”, i ka kushtuar një artikull situatës në Shqipëri, ku flet edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ndër të tjera, kreu i PD deklaron se, vendi është kthyer në narkoshtet, duke akuzuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse për një sërë skandalesh.

Nga Joseph Hammond –  Washington Times

Një vrasje mafioze e hapur, e ndodhur muajin e kaluar pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë, ka shtuar frikën se aleati i NATO-s po rrëshqet gjithnjë e më thellë drejt sundimit të krimit të organizuar – ndërsa liderë të opozitës paralajmërojnë se vendi është në prag të shndërrimit në narko-shtetin e parë të vërtetë në Evropë.

Gilmando Dani, një drejtues i rrjetit kriminal Shullazi, u vra me breshëri armësh në mes të ditës, teksa kthehej në Shqipëri nga Spanja më 11 nëntor.

Në një video të incidentit, një skuadër atentatorësh del nga një automjet i parkuar dhe i zë pritë makinës luksoze të bosit të krimit. Qitësit konfirmojnë me qetësi se viktima ka vdekur pas një breshërie me armë automatike dhe më pas largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, skena të tilla brutale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Shqipëri. Rrjeti kriminal Shullazi është i përfshirë në disa aktivitete, përfshirë trafikun e drogës. Liderë të opozitës dhe ekspertë ndërkombëtarë kundër narkotikëve paralajmërojnë se vendi është shndërruar në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër thelbësore të tregut evropian të marijuanës.

“Degët shqiptare të karteleve narko-terroriste të Amerikës së Jugut janë aktualisht transportuesit kryesorë të kësaj droge nga Amerika e Jugut drejt Evropës; ato kontrollojnë çmimin në Evropë dhe po forcojnë ndikimin edhe në tregun amerikan,” tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Z. Berisha dhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike kanë kërkuar që Presidenti amerikan Trump t’i shpallë zyrtarisht kartelet shqiptare të drogës si organizata narko-terroriste.

Berisha tha se qeveria amerikane nën Presidentin Joe Biden mbylli sytë ndaj tregtisë së narkotikëve, e cila lulëzoi gjatë mandatit të kryeministrit socialist Edvin “Edi” Rama, partia e të cilit është në pushtet që nga viti 2013.

Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, i ofroi “lavdërime” Ramës, duke e cilësuar atë si “një partner të jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara”, gjatë një vizite më 15 shkurt 2024, për rolin e Shqipërisë në pritjen e refugjatëve afganë dhe mbështetjen për Ukrainën.

‘Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat’, një federatë e partive të qendrës së djathtë dhe kristiano-demokrate, miratoi këtë muaj një rezolutë që e akuzon Partinë Socialiste në pushtet se ka lejuar “infiltrimin kriminal në kontratat publike, ndërtim dhe turizëm”.

Vetë Berisha u sanksionua nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion dhe iu ndalua hyrja në SHBA – një vendim që ai e kundërshton si të motivuar politikisht.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë qenë probleme të vazhdueshme në Shqipëri që nga kolapsi kaotik i komunizmit në vitet 1990.

Në dekadën e fundit, rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si Ndrangheta (Kalabri) dhe Camorra (Napoli), si edhe me grupe më të reja në Amerikën Latine.

Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Evropë, me ngjashmëri të forta me dhunën e drogës në Amerikën Latine.

Më 29 shtator në Bruksel, mijëra udhëtarë kaluan pranë trupit të një trafikanti të dyshuar shqiptar droge, i cili qëndroi i varur për orë të tëra. Ishte vrasja e parë e këtij lloji në Belgjikë, por një taktikë e zakonshme e karteleve meksikane për të dërguar mesazhe frike.

Dëshmitë e bumit të tregtisë së drogës në Shqipëri gjenden në një vend të papritur – silhueta urbane e Tiranës.

Në fillim të viteve 1990, Tirana kishte vetëm disa semaforë. Sot, po përjeton një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi. Vitin e kaluar, ndërtimi përbënte 14,4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, sipas Eurostat – përqindja më e lartë në Evropë. Qeveria ka miratuar së fundmi 16 kulla të reja, njëra prej të cilave, nëse ndërtohet, do të dominojë edhe Ambasadën Amerikane.

Sipas organizatave ndërkombëtare kundër krimit, një pjesë e konsiderueshme e bumit të ndërtimit në Tiranë – veçanërisht projektet mbi 10 kate – besohet se financohet nga sindikata kriminale që pastrojnë para nga droga,” shkruante këtë vit Tirana Times.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi që nga viti 1991. Përdoret gjithashtu sistemi tradicional informal bankar “hawala”, që lejon transferimin e shpejtë të shumave të mëdha – një mekanizëm i shfrytëzuar nga trafikantët shqiptarë të drogës.

Z. Rama ka shpallur një seri masash të reja për të frenuar tregtinë gjithnjë e më të hapur të narkotikëve – një betejë që ka shënuar pjesën më të madhe të turbulencave politike të viteve të fundit.

Kryeministri ka nisur fushata policore kundër drogës, përfshirë një operacion spektakolar në vitin 2014 në Lazarat, qendra e kultivimit të kanabisit, që u kthye në përleshje të armatosur dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, industria e paligjshme jo vetëm që mbijetoi – por u përshtat dhe evoluoi.

Legalizimi i marijuanës për përdorim mjekësor në vitin 2023 ka nxitur një rritje të re të tregtisë së drogës. Sindikatat shqiptare kanë zhvilluar metoda diskrete kultivimi dhe ndikimi i tyre shtrihet përtej Ballkanit. Deri në Skoci, fermerë shqiptarë të kanabisit raportohet se janë futur ilegalisht me varka të vogla.

Sipas opozitës, qeveria Rama e ka orientuar sistemin gjyqësor më shumë kundër kundërshtarëve politikë sesa kundër krimit. Ata përmendin ndalimin njëvjeçar të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pa akuza në kohë, gjë që ka shkaktuar shqetësim në mbarë BE-në për shtetin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Në vitin 2017, kur shërbeja si Ministër i Brendshëm, u informova për një listë me 126 oficerë të lartë të Policisë së Shtetit që ishin denoncuar në Prokurorinë për Krime të Rënda për lidhje me bandat e drogës,” tha ish-ministri Dritan Demiraj, i cili tani jeton në SHBA.

Në të ashtuquajturat narko-shtete, kalbëzimi institucional mjegullon kufijtë mes qeverisë, forcave të sigurisë dhe organizatave kriminale. Edhe sistemi i drejtësisë shpërbëhet – modele të njohura nga Kolumbia apo Afganistani.

Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti anëtar të NATO-s janë të përfshirë në krim të organizuar,” tha Demiraj, “atëherë NATO përballet me sfida reale dhe serioze sigurie. Një vend i tillë mund të bëhet hallka e dobët e aleancës, e shfrytëzueshme nga Rusia, Kina ose Irani për destabilizim nga brenda.”

Risitë e projektligjit “Për prefektin e qarkut”/ Forcohet roli në mbrojtjen e territorit, shtohet pozicioni i “Prefektit Detar”

By: Fax Web
23 December 2025 at 18:34

Propozimet për ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut”, u diskutuan në një tryezë konsultative të drejtuar nga Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, në të cilën ishin të pranishëm të gjithë prefektët e qarqeve në vend.

Sipas draftit të përgatitur, në ligjin e ri do të forcohet roli i prefektit në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e territorit, po gjithashtu edhe për emergjencat civile e për aspekte të ndryshme të sigurisë publike.

Një risi e propozuar është ajo e funksionit të “Prefektit Detar”, i cili ka në përgjegjësi mbrojtjen e vijës bregdetare.

Gjatë kësaj tryeze konsultative u vlerësuan propozimet e bëra dhe u bënë sugjerime interesante në lidhje me projektligjin e ri.

Duke qenë se po afrohemi drejt fundit të vitit, Ministrja Koçiu u kërkoi prefektëve të qarqeve një angazhim edhe më të fortë për të koordinuar strukturat në garantimin e rendit e sigurisë publike gjatë festave që po afrojnë, por edhe në lidhje me masat që duhen pasur parasysh në raste emergjencash.

Nuk kanë marrë pagat/ Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës protestojnë para drejtorisë së QSUT

By: Fax Web
23 December 2025 at 18:25

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë dalë sot në protestë pasi prej një muaji nuk kanë marrë pagat.

Për disa minuta ato janë shkëputur nga puna e tyre dhe kanë protestuar para drejtorisë së QSUT-së duke kërkuar rrogat.

Si fundvit që jemi kemi nevoja dhe familje për të mbajtur“, ka thënë ndër të tjera ato. 

Sipas tyre, pas presioneve të drejtuesve, janë shpërndarë nga protesta pasi u është premtuar se pagat do të hidhen ditën e hënë.

Nëse edhe të hënën nuk marrin pagat, punonjëset kanë paralajmëruar se do të dalin sërish në protestë.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur rëndë

By: Fax Web
23 December 2025 at 18:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec“, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë.

65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

“Maliq/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”.

Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, po merrte pjesë në një protestë pro-Palestinë në Londër

By: Fax Web
23 December 2025 at 17:59

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, u arrestua në Londër nga policia britanike, teksa po merrte pjesë në një protestë pro-palestineze të zhvilluar në qendër të kryeqytetit britanik.

Sipas mediave ndërkombëtare, arrestimi i saj u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, e cila njoftoi se 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës Palestine Action, e cila është shpallur organizatë e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Protesta ishte organizuar në shenjë solidariteti me tetë anëtarë të Palestine Action, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim dhe janë në grevë urie prej më shumë se 50 ditësh.

Ata po protestojnë kundër procesit gjyqësor ndaj tyre, si dhe ndaj kushteve të burgimit që, sipas mbështetësve, konsiderohen të padrejta.

Demonstrata u mbajt përpara zyrave të kompanisë Aspen Insurance në Londër.

Organizatorët e protestës pretendojnë se kjo kompani ofron shërbime sigurimi për Elbit Systems, një kompani izraelite e industrisë së mbrojtjes, e cila është shpesh objekt kritikash nga aktivistët pro-palestinezë.

Greta Thunberg, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj në çështjet klimatike, ka zgjeruar vitet e fundit aktivizmin e saj edhe në fusha të tjera, përfshirë të drejtat e njeriut dhe konfliktet ndërkombëtare.

VIDEO/ Nuk qëndronin më shumë se 15 minuta, policia italiane çmonton bandën e “skifterave” shqiptarë

By: Fax Web
23 December 2025 at 17:50

Policia e Veronës në Itali ka shkatërruar një bandë hajdutësh, e përbërë nga 4 shtetas shqiptarë, të moshës 25–28 vjeç, të specializuar në vjedhje të shpejta në banesa.

Vjedhja e fundit e dokumentuar nga autoritetet ndodhi më 19 dhjetor, kur dy banesa në qytet u grabitën. Nga shtëpitë u vodh një kasafortë që përmbante bizhuteri dhe para cash.

Të dyshuarit u arrestuan nga Skuadra Lëvizëse e Policisë së Veronës, ndërsa po ktheheshin në bazën e tyre, me sendet e vjedhura ende në automjet, raporton TgCom.

Arrestimi erdhi pas disa javësh ndjekjeje dhe mbikëqyrjeje, që çuan në identifikimin e mjetit të përdorur nga autorët.

Sipas policisë, hajdutët vepronin me saktësi dhe shpejtësi, duke mos qëndruar më shumë se 15 minuta në çdo banesë. Ata përdornin gjithmonë të njëjtën mënyrë veprimi dhe mjete profesionale për të hapur dyert dhe kasafortat.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre jashtë qytetit, policia sekuestroi sende të tjera me vlerë dhe para cash.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e pronarëve dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek poseduesit.

PAMJET/ Ferrari përplaset dhe merr flakë pasi del nga tuneli, humb jetën krijuesi i “Call of Duty”

By: Fax Web
23 December 2025 at 17:37

Vince Zampella, drejtuesi ekzekutiv me ndikim i videolojërave dhe bashkëkrijuesi i “Call of Duty”, ka vdekur në moshën 55 vjeçare pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.

NBC Los Angeles raporton se aksidenti ndodhi në autostradën Angeles Crest, rreth orës 12:45.

Shoferi u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa një pasagjer u dërgua me urgjencë në spital, ku më vonë u konfirmua i vdekur.

Momenti i aksidentit

Vdekja e Zampella ka tronditur komunitetin global të video-lojërave, ku ai konsiderohej si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm.

Ai luajti një rol qendror në formësimin e “Call of Duty”, një nga video-lojërat më të suksesshme në histori, me shitje globale që tejkalonin 500 milionë kopjet.

Ai hyri në industrinë e videolojërave në mesin e viteve 1990, duke punuar me “Medal of Honor” përpara se të bashkëthemelonte “Infinity Ward” në vitin 2002, së bashku me Grant Collier dhe Jason West.

Nën udhëheqjen e tij, studioja zhvilloi disa nga hyrjet më të vlerësuara në serinë “Call of Duty”duke përfshirë Modern Warfare (2007) dhe Modern Warfare 2 (2009).

Beqaj “shpërthen” ndaj Avokatit të Popullit: Nuk më habit vota, por puthja

By: Fax Web
23 December 2025 at 17:14

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, foli në gjykatë për denoncuesin e koncesionit të sterilizimit, sot Avokat i Popullit.

Me SPAK-un përballë Beqaj njoftoi Endri Shabanin se do të jetë i parë në listën e dëshmitarëve përderisa ka bërë deklarime publike dhe që e kallëzoi ndonëse ishte i informuar që hetimi ishte pushuar.

Beqaj dha një mesazh për deputetët: “ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të do përballem këtu në proces.. Ajo që më habiti nuk ishte vota, ishte puthja para atyre deputetëve” deklaroi Beqaj, i cili u ndërpre nga gjykata mbasi u vlerësua se çfarë po thoshte i pandehuri nuk ka lidhje me procesin.

Ilir Beqaj po gjykohet veç, ndërsa tetë të tjerë ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Ndërsa Beqaj që po bën gjykim të zakonshëm ka ngecur tek kërkesa për të lexuar fashikujt

Për sterilizimin ish ministri kishte masën e detyrimit me paraqitje, ndërkohë që ai përfundoi nën arrest për një dosje të dytë atë të SASPAK.

“Bie Shteti Online”, nuk kryhet dot asnjë veprim! Ankohen bizneset

By: Fax Web
23 December 2025 at 17:06

Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve online, po ashtu dhe individët.

Ndonëse tashmë kemi dhe Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, që vepron në formë virtuale, dhe Shqipëria doli në lajmet ndërkombëtare për këtë risi, realiteti është krejt ndryshe.

Në orën 14.00 nëse hap faqen e E-Albania, faqja hapet normalisht, por nëse kërkon të bësh një shërbim, faqja del e padisponueshme.

Bizneset ankohen se prej disa ditësh nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe kjo është një situatë e patolerueshme.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), sistemi “self care” përmes të cilat nxirren faturat punon me vështirësi, ose nuk punon fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nuk janë funksionale.

Nga kjo situatë janë prekur dhe individët. Është e pamundur të bësh rezervim për pasaportë e karta pasi sistemi i gjendjes civile nuk punon fare (në E-Albania njoftohet që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj dhe kjo mund tw ndikojw te shwrbimet). Kjo ka ndikuar dhe bizneset, që nuk arrijnë të aplikojnë për raportet e përfitimeve afat shkurtra për punonjësit si raporte barrë lindje.

Rënia e njëkohshme ose mosfunksionimi i sistemeve kryesore online të shërbimeve për biznesin, si e-Albania, QKB dhe SelfCare, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre”, thotë Julian Saraçi, ekspert fiskal.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale. Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla”, shton ai.

Në këtë kontekst, bizneset vlerësojnë si të domosdoshme:

• transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre;
• forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale;
• parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave;
• komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet.

Digjitalizimi është një arritje e rëndësishme, por ai kërkon investim të vazhdueshëm, testim rigoroz dhe qasje serioze ndaj riskut operacional. Ne inkurajojmë institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë çështje me prioritet, në dialog me komunitetin e biznesit dhe profesionistëve, për të garantuar shërbime publike digjitale të besueshme, funksionale dhe të qëndrueshme”, thotë Saraçi. /Monitor

Hakeroi kompjuterat e SPAK, mbyllen hetimet/ Ish-kreu i Burgjeve del pas më shumë se dy orësh nga Prokuroria e Posaçme

By: Fax Web
23 December 2025 at 18:39

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sërish sot në SPAK ku ka qëndruar për më shumë se dy orë.

Ndaj ish zyrtarit dhe Zambak Gjoni e Arnold Rrokaj janë mbyllur hetimet për përgjim i paligjshëm në kuadër të grupit kriminal.

Më herët, ish-drejtuesi i burgjeve ishte në hetim nga SPAK për tre vepra penale, përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal.

Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

Ky i fundit është personi që theu kodet e sigurisë së kompjuterëve dhe materialet e përftuara ja përcolli Gjonit, që nga ana e tij ja përcolli Ismailajt.

Nga hetimet e SPAK rezulton se personat e përfshirë dyshohet se kanë tentuar të ndërhyjnë në kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, me synimin për të siguruar të dhëna sensitive.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tentativa për depërtim në sistemin e brendshëm të IT-së ka dështuar dhe hakerët nuk kanë arritur të hyjnë në databazat kryesore të institucionit.

SPAK ka sqaruar se të arrestuarit kanë mundur të sigurojnë disa të dhëna të pjesshme, të cilat më pas dyshohet se janë shpërndarë te persona të tjerë.

Në këtë rreth përfshihen dy gazetarë, si edhe Agim Ismaili, ish-kreu i Burgjeve, dhe Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

 

Hetimet janë fokusuar në rolin konkret të secilit person, mënyrën e sigurimit të informacionit dhe qëllimin e përdorimit të tij.

SPAK vlerëson se rasti përbën një ngjarje serioze që synon cenimin e sigurisë së institucioneve të drejtësisë dhe ka theksuar se mbrojtja e sistemeve informatike dhe e pavarësisë së prokurorëve mbetet prioritet.

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për rritjen e çmimit të biletës për dy linjat urbane të Kamzës

By: Fax Web
23 December 2025 at 16:41

Këtë të martë, më 23 dhjetor, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj kompanisë së linjave të transportit Urban të Kamzës, pas rritjes së çmimit nga 40 lekë në 50 lekë.

“NJOFTIM PER SHTYP – HETIMI NDAJ SHPRESA AL – TRANSPORT URBAN KAMEZ

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin urban në Kamëz

Pas ankesave dhe shqetësimeve publike për rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e hetimit paraprak ndaj SHPRESA – AL SHPK.

Linjat e përfshira

  • Kamëz – Tiranë – Kamëz
  • Paskuqan – Babrru – Tiranë

SHPRESA – AL SHPK rezulton operatori i vetëm i licencuar, duke zotëruar pozitë dominuese në treg.

Nga vlerësimi paraprak, mungojnë analiza ekonomike dhe financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave.

Periudha e hetimit: 1 janar 2025 – 12 dhjetor 2025

Autoriteti i Konkurrencës do të vijojë me trajtimin e çështjes dhe do të informojë publikun për rezultatet e procedurës dhe çdo vendimmarrje të mëtejshme”.

Kujtojmë se, me vendim të Këshillit Bashkiak të Kamzës, duke nisur nga data 1 nëntor, qytetarët paguajnë 10 lekë më shumë për të përdorur autobusët e dy linjave.

Aksidentohet motra e Messit, shtyhet dasma…

By: Fax Web
23 December 2025 at 16:25

Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas së futbollit, Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

32 vjeçarja ka marrë disa plagë duke dëmtuar edhe 2 vertebra, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë situata nuk është ndër më të mirat, pasi sipas asaj që publikohet në median argjentinase, Maria Sol u ndje keq teksa ishte duke drejtuar automjetin e saj një makinë model SUV dhe në momentin kur humbi kontrollin e tij u përplas me një mur.

Ajo u kthye në vendlindje ku do të nisë procesin e riaftësimit që do të jetë i gjatë në kohë, ndërkohë që martesa e parashikuar të mbahej në 3 janar është shtyrë për një datë tjetër.

❌
❌