Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

25 December 2025 at 22:17

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve shëndetësor. 90 mjekë e 1932 infermierë e kanë lëshuar Kosovën. Kjo sipas Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është shqetësuese pas vendit po iu largohen kuadrot për të cilat janë shpenzuar mijëra euro.

Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga kanë bërë që shumë profesionistë shëndetësor të largohen në Kosova.

Avazi i largimeve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025, shkruan tëvë1.

Ani pse krahasuar me vitet paraprake numri mjekëve e profesionistëve tjerë shëndetësor të cilët janë larguar ka rënë, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve.

“Statistika nuk janë të sakta asnjëherë për arsyen se koha e liberalizimit të vizave ka lehtësuar kushtet dhe rrethanat që lëvizja e lirë të ndodhë. Megjithatë, në krahasim me vitet e tjera është rendi në rënie, por nuk është ndonjë diferencë e madhe, është duku rreth 20 më pak. Këtë vit kanë kërkuar certifikatë të sjelljes së mirë në Odën e Mjekëve rreth 90 mjekë”, thotë për Tëvë1, Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve.

Sipas nënkryetarit të kësaj Ode, pjesa dërmues e atyre që janë larguar janë mjekë të përgjithshëm.

E jo vetëm mjekët, Kosovën e kanë braktisur edhe infermierët.

“Këtë vit infermierë gjithsejtë kanë kërkuar 192, licenca të plastifikuara, dokument i cili ju nevojitet, për ta dërguar në vendin ku ata ushtrojnë profesionin shëndetësor. Me vitin 2024, është një rënie mirëpo trendi po vazhdon”, shprehet Nexhmije Gori – Kryetare e Odës së Infermierëve .

Madje sipas kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tëvdie Imeri, largimi i profesionistëve shëndetësor është shqetësues.

Prandaj kryetarja e kësaj Federate, kërkon që të ndërmerren masa.

“Është hala me shqetësuese se pse një kuadër të përgatitur kaq shumë të shkojë i përgatitur në një vend tjetër ndërsa ju e dini shumë mirë se sa i duhet investim për me nxjerr një doktor të përgjithshme e pastaj të mos flasim për specializant. E gjithë kjo kosto që i kushton familje dhe në fund të fundit po ja dërgojmë një produkt të gatshëm .Ish dashtë të bëhet një strategji për ndaljen e ikjeve të punëtorëve shëndetësor, pasi Kosova mund të mbetet shumë keq pas pak kohe”, thotë ajo.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë destinacioni i profesionistëve shëndetësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025 appeared first on Sinjali.

Yesterday — 25 December 2025Main stream

21:59 Shifra të ‘frikshme’/ OBSH, ngre alarmin: 1 në 3 fatalitete me dëmtime, vijnë nga alkooli

By: EL
25 December 2025 at 21:59

Last Updated on 25/12/2025 by EL

Gjatë sezonit të festive shënohet një rritje e përdorimit të alkoolit, gjë që sipas ekspertëve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve, duke përfshirë lëndimet si pasojë e aksidenteve rrugore, rrëzimet, djegiet, helmimet dhe dhunën.

Sipas OBSH në Europë, 1 në 3 vdekje me dëmtime fizike gjatë kësaj periudhe ka si shkak kryesor konsumin e alkoolit.

Në Rajonin Evropian afërsisht një në tre vdekje tek burrat dhe një në pesë vdekje tek gratë midis moshës 30 dhe 40 vjeç i atribuohen alkoolit thuhet ne raportin e OBSH. Midis njerëzve të moshës 20 deri në 24 vjeç, alkooli përbën 35% të të gjitha vdekjeve nga lëndimet.

Sipas OBSH, vdekjet ne Shqipëri për shkak të alkoolit kapin shifrën e 3 humbje jete për 100 mijë banorë, duke u renditur tek vendet me përqindje të ulët.

Shkalla e vdekshmërisë e standardizuar sipas moshës ishte më e larta në Evropën Lindore, veçanërisht në Letoni, Lituani dhe Federatën Ruse, ku vdekshmëria nga lëndimet që i atribuueshin alkoolit tejkaloi 22.6 për 100 mijë banorë, ndërsa vende të tilla si Azerbajxhani, Taxhikistani dhe Turqia dhe Shqipëria raportuan disa nga shkallët më të ulëta, shpesh nën 2.9 për 100 mijë banorë.

Një ndarje lindje-perëndim ishte e dukshme në përqindjen e të gjitha vdekjeve nga lëndimet që i atribuohen alkoolit, me shumë vende të Evropës Lindore që tejkalonin 60%, krahasuar me më pak se 20% në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore dhe Jugore./e.t

“Mos e teproni me vitaminën C”/ Ja veprimet që duhen shmangur në sezonin e gripit

By: Brisi
25 December 2025 at 17:58

Stina e dimrit është koha kur gripi gjen më shumë “terren” te njerëzit. Por, shpeshherë, ne e nënvlerësojmë gripin dhe madje, në shumicën e rasteve, bëjmë edhe disa gabime. Ne e nënvlerësojmë ashpërsinë e gripit. Edhe nëse nuk i përkasim grupeve vulnerabël, përveç COVID-it të zgjatur, ekziston edhe “gripi i zgjatur”: Në një përqindje të […]

The post “Mos e teproni me vitaminën C”/ Ja veprimet që duhen shmangur në sezonin e gripit appeared first on BoldNews.al.

Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi

By: Ela
25 December 2025 at 13:49

Studiuesit thonë se ky ilaç ka të ngjarë të rrisë rrezikun e efekteve të rënda anësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, dhe se dëmet e tij mund t’i tejkalojnë përfitimet. Një rishikim i gjerë i studimeve ekzistuese sugjeron se tramadoli, një opioid i fortë që përshkruhet shpesh për dhimbje kronike, ofron vetëm lehtësim të kufizuar për […]

The post Ky qetësues popullor mund të sjellë më shumë dëm se dobi appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

20:59 Pikat në hundë para gjumit mund t’ju mbajnë zgjuar gjithë natën – ja pse

By: EL
24 December 2025 at 20:59

Edhe pse lehtësojnë frymëmarrjen, disa spreje dhe preparate kundër ftohjes aktivizojnë sistemin nervor, prishin fazat e gjumit dhe ngadalësojnë rikuperimin e organizmit

Edhe pse shumë njerëz i përdorin pothuajse automatikisht pikat ose sprejët nazalë sa herë që janë të ftohur dhe kanë hundë të bllokuar, këta preparate mund të kenë një efekt anësor të papritur: çrregullimin e gjumit. Në vend që ta ndihmojnë organizmin të pushojë dhe të rikuperohet, ata mund ta mbajnë trupin në gjendje “zgjimi”.

Gjatë sezonit të gripit dhe ftohjeve, gjumi i dobët është pothuajse i pashmangshëm. Hunda e zënë, kollitja dhe lodhja e përgjithshme e bëjnë të vështirë një gjumë të qetë. Për këtë arsye, shumë njerëz përdorin pika ose sprej për hundë pikërisht para se të shkojnë në shtrat, me shpresën se do të marrin frymë më lirshëm dhe do të flenë më mirë.

Megjithatë, shpesh ndodh e kundërta: frymëmarrja përmirësohet, por gjumi nuk vjen. Nata kalon me rrotullime në shtrat dhe zgjime të shpeshta, ndërsa mëngjesi vjen me ndjenjën se nuk jeni çlodhur fare, transmeton Telegrafi.

Pse ndodh kjo?

Shkaktarët kryesorë janë substancat aktive që gjenden në shumë sprejë dhe pika nazale, si fenilefrina dhe pseudoefedrina. Këta përbërës veprojnë duke ngushtuar enët e gjakut në mukozën e hundës, çka ul ënjtjen dhe lehtëson frymëmarrjen. Por veprimi i tyre nuk kufizohet vetëm në hundë.

Këto substanca aktivizojnë sistemin nervor simpatik, pjesën e sistemit nervor që përgatit trupin për stres dhe rrezik, e njohur si reagimi “lufto ose ik”. Si pasojë, organizmi nuk qetësohet para gjumit, por futet në gjendje vigjilence.

Kjo mund të shoqërohet me:

  • rritje të rrahjeve të zemrës,
  • rritje të presionit të gjakut,
  • ndjesi tensioni të brendshëm,
  • vështirësi për të fjetur dhe gjumë të cekët.

Edhe pse jeni fizikisht të lodhur, truri mbetet “i zgjuar”, duke prishur fazat e thella të gjumit që janë thelbësore për rikuperimin e trupit.

Jo vetëm sprejët nazalë

Fenilefrina dhe pseudoefedrina nuk gjenden vetëm në pika apo sprej për hundë, por edhe në shumë tableta dhe pluhura kundër ftohjes, gripit dhe alergjive. Kur këto preparate merren në orët e mbrëmjes, rreziku për pagjumësi rritet edhe më shumë, sepse efekti stimulues përkon me kohën kur trupi duhet natyrshëm të ngadalësohet.

Sipas studimeve të publikuara në revista mjekësore të specializuara për gjumin, çdo substancë që prish strukturën natyrale të gjumit mund të çojë jo vetëm në pagjumësi, por edhe në:

  • tension muskulor,
  • zgjime të shpeshta gjatë natës,
  • ndjenjë lodhjeje kronike.

Efekt të ngjashëm mund të kenë edhe substanca të zakonshme si alkooli, si dhe disa antidepresivë dhe qetësues, të cilët në pamje të parë duken relaksues, por në realitet e ulin cilësinë e gjumit.

Çfarë mund të bëni?

Ekspertët rekomandojnë që:

  • të lexoni me kujdes udhëzimet e barnave, veçanërisht pjesën për efektet anësore;
  • nëse është e mundur, sprejët nazalë me efekt stimulues t’i përdorni gjatë ditës, jo para gjumit;
  • për hundë të zëna në mbrëmje, të përdorni alternativa më të buta, si solucion fiziologjik, shpëlarje të hundës ose lagështues ajri në dhomën e gjumit.

Këto metoda ndihmojnë frymëmarrjen pa e aktivizuar sistemin nervor dhe pa e prishur gjumin, duke i dhënë trupit mundësinë të pushojë dhe të shërohet siç duhet. /e.t

Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat!

By: Elva
24 December 2025 at 17:43

Ndërsa Italia, Greqia dhe vende të tjera në Evropë janë të alarmuara nga varianti K i virusit të gripit AH3N2, edhe në Shqipëri vijon të shihet një rritje e numrit të infeksioneve respiratorë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së fundit janë raportuar 13,500 raste, por numri i të infektuarve pritet të jetë më […]

The post Varianti K/ Shtohen rastet me grip në Shqipëri, mjekët: Vendosni maskat! appeared first on BoldNews.al.

20:55 Pse zgjoheni të çorientuar në mëngjes dhe a ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar?

By: EL
23 December 2025 at 20:55

Shumë njerëz e gjejnë veten të çorientuar dhe të lodhur në mëngjes, pavarësisht përpjekjeve të tyre për të fjetur mirë, dhe pyesin veten nëse kjo është një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin e tyre.

Psikologia Zoe Gotts i tha Metro.co.uk se zgjimi dhe humbja e vetëdijes për një kohë të shkurtër mund të jetë shqetësuese, por në shumicën e rasteve kjo gjendje është e padëmshme.

“Kjo zakonisht ndodh gjatë një gjendjeje të njohur si inerci gjumi, periudha kalimtare e lodhur midis gjumit dhe zgjimit të plotë. Kur zgjohemi nga faza më të thella të gjumit ose ëndrra të gjalla, trurit mund t’i duhet pak kohë për të ‘riorientuar’ veten, që do të thotë se kujtesa, konteksti dhe ndërgjegjësimi hapësinor nuk përputhen menjëherë”, shpjegoi ajo.

Konsulentja e gjumit në The Sleep Works, Maryanne Taylor, shton se kjo ndjenjë konfuzioni mund të ndodhë ndërsa truri “zgjohet” në faza.

“Vetëdija bazë fillon të veprojë e para, por zonat përgjegjëse për orientimin, kujtesën dhe kontekstin zgjasin pak më shumë. Je i vetëdijshëm për disa sekonda, por nuk je plotësisht i orientuar ndaj mjedisit përreth”, tha ajo.

Ka disa gjëra që e bëjnë më të mundshme që të zgjoheni pak të lodhur – duke përfshirë gjumin e dobët ose të ndërprerë, stresin, ankthin, alkoolin ose sëmundjen, si dhe zgjimin e papritur kur bie alarmi.

“Kur sistemi nervor është tashmë nën stres, truri mund të ketë vështirësi të ‘ndërrojë marshin’ shpejt, duke çuar në ato pak momente çorientuese para se të kthehet në normalitet”, tha ajo.

Mbani mend se duhet të konsultoheni me një mjek nëse kjo ju ndodh shpesh ose shoqërohet me probleme të tjera, të tilla si kujtesa e dobët dhe konfuzioni që vazhdon gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës./e.t

Studimi paralajmëron: Ushqyerja ndikon në shfaqjen e hershme të depresionit

23 December 2025 at 20:48

Edhe ndryshimet më të vogla në mënyrën e ushqyerjes mund të ndikojnë në shfaqjen e simptomave të depresionit tek të rinjtë, paralajmërojnë studimet.  

Sipas ekspertëve, ushqimi përbën një faktor të rëndësishëm rreziku për zhvillimin e depresionit, veçanërisht gjatë adoleshencës dhe rinisë së hershme, një periudhë kur rreziku për çrregullime të shëndetit mendor është dukshëm më i lartë.

Kjo fazë e jetës konsiderohet kritike, pasi në të rinjtë formojnë zakone ushqimore që shpesh i mbajnë edhe më vonë.

Në kuadër të studimit, ekspertë nga Australia përfshinë 76 persona të moshës 17 deri në 35 vjeç, të cilët shfaqnin simptoma të lehta ose të rënda depresioni. 

Pjesa më e madhe e tyre ushqehej me sasi të larta sheqeri, yndyrash të ngopura dhe ushqimesh të përpunuara. 

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: grupi i parë u informua mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe u pajis me kupona për blerje, ndërsa grupi i dytë vazhdoi të ndjekë të njëjtin regjim ushqimor si më parë.

Pas tre javësh, rezultatet treguan se grupi që kishte adoptuar ushqyerjen e shëndetshme shfaqi përmirësim të dukshëm në nivelet e depresionit, stresit dhe ankthit, raportoi “Agroweb”.

Tre muaj pas studimit, ekspertët konstatuan se vetëm shtatë persona kishin arritur të ruanin ndryshimet në ushqyerje dhe, si pasojë, ndiheshin dukshëm më mirë.

Studiuesit arritën në përfundim se rritja e konsumit të frutave, perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të të rinjve. 

Gjerësisht pranohet se shëndeti i trurit lidhet ngushtë me shëndetin e sistemit tretës, ndërsa ushqimet e shpejta dhe të përpunuara priren të përkeqësojnë jo vetëm gjendjen emocionale, por edhe funksionet e trurit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi paralajmëron: Ushqyerja ndikon në shfaqjen e hershme të depresionit appeared first on Sinjali.

20:41 Lodhje e pashpjegueshme/ Shkaku mund të jetë stomaku që ju shteron energjinë

By: EL
22 December 2025 at 20:41

Para se ta fajësoni stresin, kontrolloni këto sinjale nga stomaku

Lodhja e pashpjegueshme, rraskapitja dhe mungesa e energjisë nuk janë domosdoshmërisht shenja të mbingarkesës apo stresit. Shkaku i këtyre shqetësimeve, që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës, mund të jetë një problem shëndetësor i sistemit tretës. Ekspertët rikujtojnë se ekziston një lidhje e fortë midis stomakut dhe trurit, nëse një organ i tretjes nuk funksionon siç duhet, mund të ndihemi thellësisht të lodhur.

Sistemi tretës si themel i energjisë sonë

Gretchen Evans, gastroenterologe interventive, thekson se sistemi tretës shtrihet nga goja deri te anusi dhe përfshin një sërë organesh komplekse. Ai është themeli i energjisë sonë, nënvizon ajo. Stomaku dhe zorrët përpunojnë dhe përthithin ushqimin, ndërsa flora e zorrëve përmban triliona baktere – i ashtuquajturi mikrobiom.

Mikrobioma përfshin mikroorganizma (baktere, viruse, kërpudha) dhe materialin e tyre gjenetik që jetojnë në zorrë. Kur flora e zorrëve është e ekuilibruar, tretja funksionon mirë, imuniteti është më i fortë dhe edhe shëndeti mendor përmirësohet; ndërsa disbioza (mbizotërimi i baktereve “të këqija”) rrit rrezikun për sëmundje.

Shumica e mikrobiomës formohet rreth lindjes

Organe si mëlçia dhe pankreasi ndihmojnë në prodhimin e energjisë, mbështesin metabolizmin, rregullojnë enzimat dhe largojnë toksinat. Sipas dr. Evans, një mikrobiom i shëndetshëm bashkëpunon me sistemin tretës në procesin e tretjes dhe mbron zorrët nga depërtimi i substancave të dëmshme.

– Sistemi tretës është “shtëpia” e baktereve të zorrëve. Kur organet e tretjes janë të shëndetshme dhe ushqehemi drejt, mikrobioma forcohet dhe niveli i energjisë rritet, thotë ajo, duke shtuar se njohuritë tona për ndikimin e baktereve janë ende të kufizuara.

– Sapo kemi gërvishtur sipërfaqen e kompleksitetit të mikrobiomës. Shumë produkte reklamohen si transformuese të mikrobiomës, por e vërteta është se pjesa më e madhe e mikrobiomës formohet rreth lindjes, thekson dr. Evans, transmeton Telegrafi.

Si ta përmirësojmë florën e zorrëve?

Kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë asgjë. Ushqyerja e shëndetshme, përdorimi i kontrolluar i antibiotikëve dhe një stil jetese aktiv ndihmojnë ndjeshëm. Me hapa të thjeshtë mund të përmirësojmë funksionin e zorrëve, të rrisim energjinë dhe të forcojmë imunitetin.

– Konsumoni çdo ditë perime, veçanërisht perime me gjethe jeshile. Shmangni pijet e ëmbëlsuara (përfshirë lëngjet) dhe ëmbëlsuesit artificialë. Kufizoni ushqimet e përpunuara, ato me shumë sheqer dhe yndyrna shtazore. Zgjidhni proteina të dobëta dhe yndyrna bimore si vaji i ullirit dhe avokado. Ushqimet e fermentuara (p.sh. kos grek, lakër turshi), si dhe probiotikët dhe prebiotikët, ndikojnë pozitivisht në sistemin tretës, këshillon dr. Evans.

Ajo shton edhe një pikë të rëndësishme: kufizoni “ngrënien pa pushim”. Ushqimi është stresor për sistemin tretës.

– Duhet t’i japim sistemit tretës pushim më të gjatë se katër orë, që të rikuperohet dhe të forcohet. Ky “pushim për stomakun” vepron ngjashëm me një gjumë të mirë për trurin, shpjegon ajo.

Dr. Evans këshillon përdorimin racional të antibiotikëve vetëm sipas rekomandimit mjekësor, aktivitet fizik të rregullt, hidrimin e mjaftueshëm, si dhe menaxhimin e stresit (meditim, frymëmarrje e thellë), pasi stresi dëmton florën e zorrëve dhe nxit inflamacionin.

Lodhja si pasojë e mungesës së hekurit ose vitaminës B12

Lodhja e pashpjegueshme mund të lidhet edhe me nivele të ulëta të hekurit, magnezit dhe vitaminës B12. Këshillohet konsultë me mjekun dhe analiza laboratorike për të vlerësuar mungesat. Nëse konstatohet deficit (p.sh. hekur), planifikoni plotësimin e kontrolluar me mjekun.

– Këto strategji janë më të besueshme sesa marrja e probiotikëve pa rregull. Bakteret “e mira” nuk do të mbijetojnë nëse ushqyerja bazë është e gabuar, thekson dr. Evans.

Tre forma të shpeshta të problemeve të stomakut që shterojnë energjinë

Nëse shfaqen shqetësime të stomakut të shoqëruara me lodhje, duhet konsultë mjekësore dhe diagnostikë e përshtatshme. Më të shpeshtat janë:

Infeksioni me Helicobacter pylori
Bakter që shkakton dhimbje stomaku dhe pengon përthithjen e lëndëve ushqyese (p.sh. hekurit), të domosdoshme për energjinë. Zbulohet dhe trajtohet relativisht lehtë. Mund të përhapet brenda familjes; prandaj rekomandohet testim dhe trajtim i të gjithë anëtarëve kur njëri rezulton pozitiv. Infeksioni prek stomakun dhe duodenin, është shkak kryesor i gastritit dhe ulcerës dhe transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ose ujit/ushqimit të kontaminuar.

Mëlçia e dhjamosur (steatoza)
Mëlçia është kyçe për rregullimin e energjisë dhe largimin e toksinave. Kur mbingarkohet me yndyrë, aftësia e saj për “pastrim” dhe furnizim energjie bie. Me kalimin e kohës, grumbullimi i yndyrës (>5% e indit të mëlçisë) mund të çojë në dëmtime serioze, deri në cirrozë.

Kapsllëku kronik (opstipacioni)
Shfaqet me jashtëqitje të rralla (më pak se 3 herë në javë), ngërçe, fryrje, ndjesi ngopjeje, dhimbje gjatë defekimit dhe lodhje. Rritni marrjen e ujit dhe fibrave, aktivizohuni fizikisht; nëse nuk ka përmirësim, kërkoni këshillë mjekësore.

Kur duhet të paraqitemi urgjentisht te mjeku?

Disa gjendje serioze shfaqen me lodhje të theksuar dhe kërkojnë vlerësim të menjëhershëm, si: zverdhja e lëkurës/syve, jashtëqitje që zgjojnë nga gjumi, vështirësi në gëlltitje, ndjesi bllokimi të ushqimit në kraharor, diarre e zgjaturjashtëqitje e zezë ose e kuqe me erë metalikemungesë lëndësh ushqyesetë vjella me gjak ose humbje e pavullnetshme peshe.

Dr. Evans këshillon që personat mbi 45 vjeç, sidomos ata me histori familjare të kancerit të zorrës së trashë, të konsultohen për kolonoskopi, pasi zbulimi i hershëm e bën trajtimin më të suksesshëm dhe më të lehtë./e.t

14:11 Largohet nga detyra drejtoresha e “Shefqet Ndroqit” , ja kush do ta marrë postin e saj

By: EL
22 December 2025 at 14:11

Last Updated on 22/12/2025 by EL

Largohet nga drejtimi i ish-Sanatoriumit Silva Bala.

“Shefqet Ndroqi” do të drejtohet nga Elisabeta Treska.

Ndërkohë Silva Bala do të vazhdojë të drejtojë shërbimin e Pneumologjisë./e.t

Qeveria miraton fonde shtesë për shëndetësinë, 18 milionë euro për barna

By: melisa
22 December 2025 at 11:00

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ të fundvitit, i cili parashikon disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025, me fokus mbështetjen e sektorëve prioritarë. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se shëndetësia është një nga fushat kryesore që do të përfitojë nga ky akt, duke marrë një mbështetje financiare shtesë prej 18 milionë eurosh. Sipas ministrit, këto fonde do të përdoren kryesisht për…

Source

13:51 Super gripi H3N2 po përhapet si cunami, çfarë e bën ndryshe nga gripi i zakonshëm

By: EL
21 December 2025 at 13:51

Last Updated on 21/12/2025 by EL

Gjithnjë e më shumë po regjistrohen raste të infektimit me të ashtuquajturin super grip H3N2, një version i mutuar i gripit “të zakonshëm”. Ky variant po përhapet me shpejtësi dhe po shkakton rritje të ndjeshme të numrit të të sëmurëve. Ja si ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë dhe cilat janë simptomat

Nëse ditët e fundit keni vënë re se shumë njerëz rreth jush janë të sëmurë, kjo nuk është rastësi. Varianti i ndryshuar i gripit A (H3N2), i cili në qershor ka kaluar shtatë mutacione dhe ka bërë që sezoni i gripit të nisë më herët në shumë vende, është aktualisht më ngjitës se llojet e tjera të gripit. Për këtë arsye pritet që deri në fund të sezonit të ketë më shumë raste infektimi dhe rritje të numrit të të sëmurëve.

Ky tip gripi fillimisht shkaktoi një shkallë të lartë sëmundshmërie në Australi dhe Japoni, e më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të përhapjes së tij rrufe dhe aftësisë për të shmangur imunitetin e krijuar më herët, në Britani u quajt “super grip”, ndërsa efekti i tij u përshkrua si “flunami”, një aludim i drejtpërdrejtë për cunamin, për shkak të mënyrës së shpejtë të përhapjes. Gjatë përhapjes në Evropë, virusi ka arritur edhe në vendet e rajonit.

Situata në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreziku për sistemin shëndetësor

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përballet me një përhapje të shpejtë të të ashtuquajturit “super grip”, i cili ka çuar në një rritje të ndjeshme të numrit të pacientëve të shtruar në spital dhe ka ushtruar presion shtesë mbi sistemin shëndetësor, pikërisht në prag të festave të Krishtlindjeve.

Ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një variant veçanërisht agresiv të gripit H3N2, i cili ka mutuar dhe është bërë më ngjitës se më parë. Për shkak të tubimeve gjatë festave, ekziston frika se virusi mund të përhapet edhe më shpejt, duke e rënduar më tej kapacitetin tashmë të mbingarkuar të spitaleve.

Pediatrit paralajmërojnë gjithashtu se, edhe pse shumë rrallë, kjo variantë e gripit mund të jetë e rrezikshme edhe për fëmijë që përndryshe janë të shëndetshëm, kryesisht për shkak të komplikimeve serioze si sepsa.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë dhe kujdestarëve të tyre, që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi vaksina ende ul ndjeshëm rrezikun e simptomave të rënda dhe shtrimit në spital.

Çfarë është “super gripi” dhe çfarë thotë OBSH?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar më 10 dhjetor se aktiviteti i gripit sezonal është rritur globalisht gjatë muajve të fundit, me dominim të viruseve të gripit A(H3N2).

Sipas OBSH-së, edhe pse aktiviteti global mbetet brenda kufijve sezonalë të pritshëm, në disa rajone është vërejtur rritje e hershme dhe më intensive sesa zakonisht për këtë periudhë të vitit. Viruset sezonalë të gripit, përfshirë A(H3N2), evoluojnë vazhdimisht me kalimin e kohës.

Pse H3N2 është më ngjitës – çfarë thonë ekspertët

Dr. Giuseppe Aragona, shpjegon se arsyeja kryesore e përhapjes së shpejtë lidhet me ndryshimet e vazhdueshme gjenetike të virusit:

“Virusi H3N2 ndryshon rregullisht, kështu që varianti që po qarkullon këtë vit mund të jetë ndryshe nga ai i viteve të kaluara ose nga ai i përfshirë në vaksinën sezonale. Kjo i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj infeksionit.”

Ai shton se këto ndryshime i mundësojnë virusit të shmangë imunitetin e fituar më parë.

Prof. Punam Mangtani, epidemiologe, ka deklaruar për Daily Mail: “H3N2 është pjesërisht i ngjashëm me virusin që u pa gjatë sezonit të gripit 2024. Kjo do të thotë se mund të ekzistojë një nivel i kufizuar imuniteti në popullatë, por jo i mjaftueshëm për të ndalur përhapjen. Kjo mund të shpjegojë pse numri i rasteve është rritur më herët se vitin e kaluar.”

Dr. Simon Clarke, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading-ut, ka shpjeguar për The Telegraph se shkronjat “H” dhe “N” i referohen dy proteinave në sipërfaqen e virusit – hemaglutininës dhe neuraminidazës:

“Numrat tregojnë se cilat versione të këtyre proteinave janë të pranishme. Kjo na ndihmon të klasifikojmë shtamet e gripit. Nënllojet H3 janë relativisht të rralla, çka do të thotë se popullata nuk ka një nivel të lartë imuniteti ndaj tyre.”

Sipas tij, këto viruse janë më të transmetueshme dhe mutacionet ndodhin më lehtë, duke çuar në rritje të menjëhershme të numrit të rasteve në fillim të sezonit.

Simptomat e gripit H3N2

Infeksioni zakonisht zgjat nga pesë deri në shtatë ditë, por mund të shkaktojë kollë të fortë që zgjat deri në tre javë.

Simptomat tipike janë:

  • dhimbje në trup
  • temperaturë e lartë
  • dhimbje koke
  • dhimbje fyti
  • kollë
  • lodhje e theksuar
  • të vjella dhe diarre (më rrallë, më shpesh te fëmijët)

Simptomat shfaqen shumë shpejt dhe lodhja ekstreme është e zakonshme, ndryshe nga ftohja, e cila zhvillohet gradualisht.

Kush duhet të ketë kujdes të veçantë?

Gripi përbën rrezik më të madh për:

  • fëmijët nën pesë vjeç
  • personat mbi 65 vjeç
  • gratë shtatzëna
  • personat me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, imunitet i dobësuar dhe çrregullime neurologjike

A mbron vaksina ekzistuese?

Sipas OBSH-së, vlerësimet paraprake tregojnë se vaksina kundër gripit vazhdon të ofrojë mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes dhe shtrimi në spital, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, edhe pse efektiviteti i saj ndaj infeksionit klinik mund të ndryshojë këtë sezon.

OBSH thekson se vaksinimi mbetet një nga masat më të rëndësishme të shëndetit publik dhe rekomandohet veçanërisht për grupet me rrezik të lartë dhe për kujdestarët e tyre. /e.t

Instituti i Teknologjisë në Masaçusets: A po i dëmton inteligjenca artificiale aftësitë tuaja të të menduarit?

By: berti
21 December 2025 at 13:38

Cila ishte gjëja e fundit që i kërkuat një chatbot-i me inteligjencë artificiale të bënte për ju? Ndoshta i kërkuat të hartonte një ese, apo një analizë të thellë të të dhënave, sipas BBC. Disa ekspertë shqetësohen se realizimi i detyrave nga IA-ja do të thotë që truri juaj po punon më pak – dhe madje mund të dëmtojë aftësinë e të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve.

Source

10:00 Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë pushim

By: Klara
21 December 2025 at 10:00

Lodhja kronike nuk shfaqet gjithmonë vetëm me mungesë energjie. Sipas specialistëve, trupi jep sinjale të ndryshme kur ka nevojë për pushim: vështirësi në përqendrim, irritim i shpeshtë, dhimbje koke apo rënie e motivimit.

Mungesa e gjumit dhe ritmi i lartë i jetesës ndikojnë drejtpërdrejt në sistemin imunitar dhe mirëqenien mendore. Ekspertët këshillojnë respektimin e orareve të gjumit, shkëputjen nga pajisjet elektronike para fjetjes dhe pushime të shkurtra gjatë ditës, të cilat ndihmojnë trupin të rikuperohet dhe mendjen të qartësohet./KM

19:51 Ka një formulë për mëngjesin perfekt, nëse ndiqni shembullin norvegjez

By: MB
20 December 2025 at 19:51

Një studim norvegjez ka treguar se një dush i shkurtër me ujë të ftohtë në mëngjes mund të bëjë diferencën në mënyrën se si ndiheni gjatë ditës.

Pjesëmarrësit në hulumtim raportuan se ndiheshin më energjikë, më të përqendruar dhe me humor më të mirë pas vetëm 2-3 minutash ekspozim në ujë të ftohtë.

Sipas ekspertëve, kjo praktikë stimulon qarkullimin e gjakut, rrit sekretimin e endorfinave dhe forcon sistemin imunitar.

Për më tepër, është një mënyrë natyrale dhe falas për të luftuar lodhjen apo ndjenjën e mungesës së motivimit në mëngjes.

Mjekët rekomandojnë që dushi i ftohtë të bëhet gradualisht, duke nisur me temperatura të vakëta e më pas duke i ulur ato, në mënyrë që trupi të përshtatet pa stres. m.p.

17:52 Festat ‘afrojnë’ alkoolin, mjekët apel rinisë: Mos abuzoni! Rrezikoni shëndetin

By: EL
20 December 2025 at 17:52

Last Updated on 20/12/2025 by EL

Në prag të festave të fundvitit, rreziku i abuzimit me alkoolin dhe lëndët narkotike nga të rinjtë shënon rritje.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri, shpjegon se të rinjtë janë më të prirur të kërkojnë një gjendje euforie të menjëhershme, pa kuptuar pasojat serioze për shëndetin.

“Të rinjtë janë grupi më i ekspozuar ndaj konsumimit të alkoolit, drogave dhe koktejeve të ndryshme. Duke qenë në një moshë entuziaste dhe të rrethuar nga atmosfera festive, ata shpesh kërkojnë një gjendje euforie “aty për aty”, pa marrë parasysh pasojat afatgjata dhe të dëmshme që këto substanca kanë në organizëm gjatë periudhave të caktuara festive, fokusi zhvendoset te helmimet akute ku konsumi i tepërt i alkoolit arrin nivele që dëmtojnë rëndë shëndetin”, tha Andrin Tahiri, shefi i toksikologjisë, QSUT.

Shqetësuese është ulja e moshave të përdoruesve të lëndëve narkotike.

‘Rastet e 16-vjeçarëve konsiderohen si raste të izoluara ku ata tentojnë të ndjehen “më të rritur”, ndërsa rastet më të shpeshta të abuzimit dhe eksperimentimit me drogat vërehen te të rinjtë e moshave 18, 19 dhe 20 vjeç”, tha ai.

Sipas Tahirit, konsumimi i tepruar i alkoolit apo i lëndëve narkotike sjell humbjen e vetëdijes, që mund të çojë edhe në humbje jete.

“Humbje të koshiencës dhe vetëdijes. Mungesë orientimi dhe humbje të reflekseve. Rrezik të shtuar për trauma të trafikut rrugor dhe dëme të tjera të pakontrolluara që mund të çojnë deri në fatalitet’, tha ai.

Mjekët u bëjnë thirrje të rinjve për kujdes të shtuar./e.t

17:21 Katër nga pesë zviceranë mbajnë syze ose lente kontakti

By: EL
20 December 2025 at 17:21

Last Updated on 20/12/2025 by EL

Përqindja e njerëzve me ndihma vizuale në Zvicër ka rënë pak gjatë katër viteve të fundit, por mbetet në një nivel të lartë. Sipas Optikschweiz, kjo është për shkak të trendeve demografike dhe kohës para ekranit.

Përqindja e njerëzve që mbajnë syze dhe lente kontakti ka rënë me 1.9 pikë përqindjeje në 81% që nga viti 2021, sipas një studimi nga Optikschweiz: 53% mbajnë vetëm syze, 22% përdorin si syze ashtu edhe lente kontakti dhe 3% vetëm lente kontakti. Për shkak të presbiopisë natyrore, pothuajse të gjithë kanë nevojë për ndihma vizuale ndërsa plaken, tha ajo.

Përdorimi i përditshëm i pajisjeve dixhitale si telefonat inteligjentë gjithashtu kontribuon në nevojën për korrigjim, madje edhe tek të rinjtë, tha Optikschweiz, transmeton swissinfo. Tek fëmijët dhe adoleshentët, dëmtimet e shikimit zbulohen gjithashtu më herët dhe më shpesh se në të kaluarën.

Studimi anketoi 1,049 persona të moshës 16-74 vjeç në Zvicrën gjermanishtfolëse dhe frëngjishtfolëse./e.t

A po e dëmton inteligjenca artificiale aftësinë e të menduarit?

20 December 2025 at 14:41

Çfarë ishte gjëja e fundit që i kërkuat një chatbot-i me inteligjencë artificiale të bënte për ju?

Ndoshta i kërkuat një strukturë eseje për të dhënë një përgjigje për një pyetje të vështirë, një analizë të zgjeruar të një sasie të madhe të dhënash, apo thjesht të kontrollonte nëse letra juaj e motivimit përputhej me përshkrimin e vendit të punës.

Por disa ekspertë po ngrenë alarmin se delegimi i këtyre detyrave tek inteligjenca artificiale mund të nënkuptojë që truri ynë po punon më pak. Kjo sipas tyre, mund të dëmtojë aftësitë tona për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur probleme.

Në fillim të këtij viti, Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) publikoi një studim që tregonte se personat që përdornin ChatGPT për të shkruar ese shfaqnin më pak aktivitet në rrjetet e trurit që lidhen me përpunimin kognitiv, gjatë kohës që kryenin detyrën.

Studiuesit deklaruan se studimi i tyre nxjerr në pah “nevojën urgjente për të eksploruar një rënie të mundshme të aftësive të të nxënit”.

Në kërkim morën pjesë 54 persona, të gjithë të rekrutuar nga MIT dhe universitete përreth. Aktiviteti i trurit të tyre u regjistrua përmes elektroencefalografisë (EEG), një metodë që përfshin vendosjen e elektrodave në skalp.

Disa nga “prompte”-t e përdorura nga pjesëmarrësit përfshinin kërkesa për përmbledhjen e pyetjeve të esesë, gjetjen e burimeve, si dhe përmirësimin e gramatikës dhe stilit.
AI u përdor gjithashtu për të gjeneruar dhe formuluar ide, megjithëse disa përdorues ndjenë se inteligjenca artificiale nuk ishte veçanërisht e mirë në këtë drejtim.

“AI e bën shumë të lehtë gjetjen e përgjigjeve”

Në një studim tjetër, Universiteti Carnegie Mellon dhe Microsoft, kompania që operon Copilot, zbuluan se aftësitë e zgjidhjes së problemeve te njerëzit mund të dobësohen nëse ata bëhen tepër të varur nga inteligjenca artificiale.

Ata anketuan 319 punonjës të sektorit administrativ (white-collar), të cilët përdornin mjete AI për punën e tyre të paktën një herë në javë, duke i pyetur se si e aplikonin të menduarit kritik gjatë përdorimit të tyre.

Studiuesit analizuan rreth 900 shembuj detyrash të dhëna inteligjencës artificiale, që varionin nga analiza e të dhënave për të nxjerrë njohuri të reja, deri te verifikimi nëse një punim i plotësonte rregulla të caktuara.

Studimi zbuloi se sa më e lartë të ishte besimi i përdoruesve në aftësinë e mjetit për të kryer një detyrë, aq më i ulët ishte “angazhimi në të menduar kritik”.

“Ndërsa GenAI mund të rrisë efikasitetin e punonjësve, ajo mund të pengojë angazhimin kritik me punën dhe potencialisht të çojë në varësi afatgjatë nga mjeti, si dhe në dobësim të aftësive për zgjidhje të pavarur të problemeve”, thuhet në përfundimet e studimit.

Edhe nxënësit e shkollave në Mbretërinë e Bashkuar u anketuan në një studim të publikuar në tetor nga Oxford University Press (OUP). Rezultatet treguan se gjashtë në dhjetë prej tyre mendonin se AI kishte ndikuar negativisht në aftësitë e tyre në lidhje me detyrat shkollore.

Atëherë, me shpërthimin masiv të përdorimit të inteligjencës artificiale, a janë vërtet në rrezik aftësitë tona njohëse?

Sipas Dr. Alexandra Tomescu, specialiste e inteligjencës artificiale gjenerative në OUP dhe bashkëautore e studimit me nxënësit, përgjigjja nuk është aq e thjeshtë.

“Hulumtimi ynë tregon se nëntë në dhjetë nxënës thonë se AI i ka ndihmuar të zhvillojnë të paktën një aftësi të lidhur me shkollën, qoftë zgjidhjen e problemeve, kreativitetin apo përsëritjen”, shpjegon ajo.

“Por në të njëjtën kohë, rreth një e katërta thonë se përdorimi i AI e ka bërë shumë të lehtë kryerjen e punës për ta… Pra, kemi të bëjmë me një panoramë me nuanca.”

Ajo shton se shumë nxënës dëshirojnë më shumë udhëzime se si ta përdorin saktë inteligjencën artificiale.

ChatGPT, i cili sipas drejtorit ekzekutiv Sam Altman ka më shumë se 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, ka publikuar një listë me 100 “prompte” për studentët, të dizajnuara për t’i ndihmuar ata të përfitojnë sa më shumë nga teknologjia.

Por profesori Wayne Holmes, studiues i inteligjencës artificiale dhe edukimit në University College London (UCL), thotë se kjo nuk mjafton.

Ai kërkon shumë më tepër kërkime akademike mbi efektet e mjeteve AI në procesin e të nxënit, përpara se nxënësit dhe studentët të inkurajohen gjerësisht t’i përdorin ato.

“Sot nuk ka prova të pavarura, në shkallë të gjerë, për efektivitetin e këtyre mjeteve në arsim, as për sigurinë e tyre, apo madje për idenë se ato kanë ndikim pozitiv”, thotë ai për BBC-në.

Rezultate më të mira, por nxënie më e dobët?

Prof. Holmes i referohet edhe kërkimeve mbi atë që quhet atrofi kognitive, ku aftësitë e një personi dobësohen pas përdorimit të AI.

Ai përmend rastin e radiologëve që përdorin mjete AI për të interpretuar rrezet X përpara se të vendosin diagnozën.

Një studim i Shkollës së Mjekësisë në Harvard, i publikuar vitin e kaluar, zbuloi se ndihma e AI përmirësonte performancën e disa klinicistëve, por e dëmtonte atë të të tjerëve, për arsye që studiuesit ende nuk i kuptojnë plotësisht.

Autorët bënë thirrje për më shumë kërkime mbi mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me inteligjencën artificiale, në mënyrë që të gjenden forma përdorimi që “rrisin performancën njerëzore, në vend që ta dëmtojnë atë”.

Prof. Holmes shpreh shqetësimin se studentët, si në shkollë ashtu edhe në universitet, mund të bëhen tepër të varur nga AI për të kryer punën e tyre dhe, si pasojë, të mos zhvillojnë aftësitë themelore që ofron arsimi.

Një ese mund të marrë nota më të mira falë ndihmës së inteligjencës artificiale, por pyetja kryesore mbetet kjo: A përfundojnë studentët duke kuptuar më pak?

Siç e përmbledh ai, “Produktet e tyre janë më të mira, por në fakt të nxënit është më i dobët”.

Nga ana tjetër, Jayna Devani, drejtuese e arsimit ndërkombëtar në OpenAI, kompania që zotëron ChatGPT dhe e përfshirë në marrëveshjen me Universitetin e Oksfordit, thotë se kompania është “shumë e vetëdijshme për këtë debat”.

“Ne definitivisht nuk mendojmë se studentët duhet ta përdorin ChatGPT për të bërë punën”, thotë ajo për BBC-në.

Sipas saj, mjeti funksionon më mirë si tutor sesa si një burim i thjeshtë përgjigjesh. Ajo jep shembull përdorimin e ChatGPT në “study mode”, ku studenti mund të zhvillojë një dialog me chatbot-in.

Studenti fut pyetjen që e ka të vështirë dhe chatbot-i e ndan atë në pjesë, duke ndihmuar në kuptimin e saj.

Shembulli që ajo sjell është ai i një studenti që punon vonë natën për një temë që nuk e kupton plotësisht.

“Nëse keni një prezantim për të bërë dhe është mesnatë, nuk do t’i dërgoni email tutorit tuaj universitar për ndihmë. Mendoj se potenciali është realisht aty që ChatGPT të përshpejtojë të nxënit, nëse përdoret në mënyrë të duhur”, thotë ajo.

Megjithatë, Prof. Holmes këmbëngul se çdo student që përdor mjete AI duhet të jetë i vetëdijshëm se si funksionon arsyetimi i tyre dhe si i trajtojnë të dhënat kompanitë që i ofrojnë ato. Ai thekson se rezultatet duhet gjithmonë të verifikohen.

“Nuk u them kurrë studentëve të mi se nuk duhet ta përdorin AI-në… Por ajo që përpiqem të them është se duhet ta kuptojmë mirë, që të mund të marrim vendime të mira.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po e dëmton inteligjenca artificiale aftësinë e të menduarit? appeared first on Sinjali.

“Super gripi” H3N2 po përhapet me shpejtësi – ja pse është më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm

20 December 2025 at 11:15

Gjithnjë e më shumë po regjistrohen raste të infektimit me të ashtuquajturin super grip H3N2, një variant i mutuar i gripit “të zakonshëm”. Ky variant po përhapet me shpejtësi dhe po shkakton rritje të ndjeshme të numrit të të sëmurëve.

Nëse ditët e fundit keni vënë re që shumë njerëz rreth jush janë të sëmurë, kjo nuk është rastësi. Varianti i ndryshuar i gripit A (H3N2), i cili në qershor ka kaluar shtatë mutacione dhe ka bërë që sezoni i gripit të nisë më herët në shumë vende, është aktualisht më ngjitës se llojet e tjera të gripit. Për këtë arsye pritet që deri në fund të sezonit të ketë më shumë raste infektimi dhe rritje të numrit të të sëmurëve.

Ky tip gripi fillimisht shkaktoi shkallë të lartë sëmundshmërie në Australi dhe Japoni, e më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për shkak të përhapjes së shpejtë dhe aftësisë për të shmangur imunitetin e krijuar më herët, në Britani u quajt “super grip”, ndërsa efekti i tij u përshkrua si “flunami”, një aludim për mënyrën e shpejtë të përhapjes. Gjatë përhapjes në Evropë, virusi ka arritur edhe në vendet e rajonit.

Situata në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreziku për sistemin shëndetësor

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përballet me një përhapje të shpejtë të super gripit, i cili ka çuar në rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spital dhe ka ushtruar presion shtesë mbi sistemin shëndetësor, veçanërisht në prag të festave të Krishtlindjeve.

Ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një variant veçanërisht agresiv të H3N2, i cili ka mutuar dhe është bërë më ngjitës se më parë. Për shkak të tubimeve gjatë festave, ekziston frika se virusi mund të përhapet edhe më shpejt, duke rënduar më tej kapacitetin tashmë të mbingarkuar të spitaleve.

Pediatrit paralajmërojnë gjithashtu se, edhe pse rrallë, kjo variant i gripit mund të jetë i rrezikshëm edhe për fëmijët që janë të shëndetshëm, kryesisht për shkak të komplikimeve serioze si sepsa.

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë dhe kujdestarëve të tyre, që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi vaksina ende ul ndjeshëm rrezikun e simptomave të rënda dhe shtrimit në spital.

Çfarë është super gripi dhe çfarë thotë OBSH?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar më 10 dhjetor se aktiviteti i gripit sezonal është rritur globalisht gjatë muajve të fundit, me dominim të viruseve të gripit A(H3N2).

Sipas OBSH-së, edhe pse aktiviteti global mbetet brenda kufijve sezonalë të pritshëm, në disa rajone është vërejtur rritje e hershme dhe më intensive sesa zakonisht për këtë periudhë të vitit. Viruset sezonalë të gripit, përfshirë A(H3N2), evoluojnë vazhdimisht me kalimin e kohës.

Pse H3N2 është më ngjitës – çfarë thonë ekspertët

Dr. Giuseppe Aragona shpjegon se arsyeja kryesore e përhapjes së shpejtë lidhet me ndryshimet e vazhdueshme gjenetike të virusit:

“Virusi H3N2 ndryshon rregullisht, kështu që varianti që po qarkullon këtë vit mund të jetë ndryshe nga ai i viteve të kaluara ose nga ai i përfshirë në vaksinën sezonale. Kjo i bën njerëzit më të ndjeshëm ndaj infeksionit.”

Ai shton se këto ndryshime i mundësojnë virusit të shmangë imunitetin e fituar më parë.

Prof. Punam Mangtani, epidemiologe, ka deklaruar për Daily Mail:

“H3N2 është pjesërisht i ngjashëm me virusin që u pa gjatë sezonit të gripit 2024. Kjo do të thotë se mund të ekzistojë një nivel i kufizuar imuniteti në popullatë, por jo i mjaftueshëm për të ndalur përhapjen. Kjo mund të shpjegojë pse numri i rasteve është rritur më herët se vitin e kaluar.”

Dr. Simon Clarke, profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Reading-ut, ka shpjeguar për The Telegraph se shkronjat “H” dhe “N” i referohen dy proteinave në sipërfaqen e virusit – hemaglutininës dhe neuraminidazës:

“Numrat tregojnë se cilat versione të këtyre proteinave janë të pranishme. Kjo na ndihmon të klasifikojmë shtamet e gripit. Nënllojet H3 janë relativisht të rralla, çka do të thotë se popullata nuk ka një nivel të lartë imuniteti ndaj tyre.”

Sipas tij, këto viruse janë më të transmetueshme dhe mutacionet ndodhin më lehtë, duke çuar në rritje të menjëhershme të numrit të rasteve në fillim të sezonit.

Simptomat e gripit H3N2

Infeksioni zakonisht zgjat nga pesë deri në shtatë ditë, por mund të shkaktojë kollë të fortë që zgjat deri në tre javë.

Simptomat tipike janë:

Dhimbje në trup

Temperaturë e lartë

Dhimbje koke

Dhimbje fyti

Kollë

Lodhje e theksuar

Të vjella dhe diarre (më rrallë, më shpesh te fëmijët)

Simptomat shfaqen shumë shpejt dhe lodhja ekstreme është e zakonshme, ndryshe nga ftohja, e cila zhvillohet gradualisht.

Kush duhet të ketë kujdes të veçantë?

Gripi përbën rrezik më të madh për:

Fëmijët nën pesë vjeç

Personat mbi 65 vjeç

Gratë shtatzëna

Personat me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, imunitet i dobësuar dhe çrregullime neurologjike

A mbron vaksina ekzistuese?

Sipas OBSH-së, vlerësimet paraprake tregojnë se vaksina kundër gripit vazhdon të ofrojë mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes dhe shtrimi në spital, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, edhe pse efektiviteti i saj ndaj infeksionit klinik mund të ndryshojë këtë sezon.

OBSH thekson se vaksinimi mbetet një nga masat më të rëndësishme të shëndetit publik dhe rekomandohet veçanërisht për grupet me rrezik të lartë dhe për kujdestarët e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Super gripi” H3N2 po përhapet me shpejtësi – ja pse është më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm appeared first on Sinjali.

22:44 Mjaltë me Kanellë/ Si të bëni vetë antibiotikun natyral

By: Monika
19 December 2025 at 22:44

Last Updated on 19/12/2025 by Monika

Mjalti me kanellën janë ndër produktet më të kombinuara të kuzhinës, të cilat së bashku janë shumë efikase kundër disa problemesh shëndetësore. Ai përmirëson kujtesën, qelizat e trurit, mbron fytin dhe ndihmon në trajtimin e të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.

Mjalti është aleati i sistemit imunitar dhe rrit nivelet e insulinës, gjë që përshpejton çlirimin e serotoninës. Ky hormon transformohet në melatoninë, e cila ndihmon për një gjumë të qetë dhe të patrazuar.

Kanella nga ana tjetër është një nga erëzat më mirëbërëse për njeriun. Ajo është e pasur me antioksidantë që shmangin sëmundjet dhe pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut. Kanella ndihmon edhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve.

Përfitimet Që Mund Të Merrrni Nga Kombinimi I Kanellës Dhe Mjaltit

Kombinimi i kanellës dhe mjaltit ofron shumë përfitime për organizmin.

Të dyja përmirësojnë tretjen, luftojnë fryrjet në stomak, plogështinë, dhimbjet e kyçeve, rënien e flokëve, infeksionet e lëkurës, aknet, të ftohurën dhe prishjen e dhëmbëve.

Mjalti me kanellën ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rënien në peshë, si dhe përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Çaj Me Mjaltë Dhe Kanellë Për Shëndet Të Mirë

Kanellën me mjaltin mund t’i kombinoni të dyja dhe të formoni një pastë të ngrënshme e të shijshme.

Në një enë të vogël përzieni një lugë çaji me kanellë, një lugë gjelle me mjaltë dhe, nëse dëshironi i shtoni një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Këtë pastë mund ta kombinoni me lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh, ta përdorni për të lyer bukën e të tjera, ose mund të konsumoni një lugë në mëngjes ose në mbrëmje.

Një tjetër mënyrë është të zgjidhni çajin tuaj të preferuar dhe pasurojeni atë duke shtuar një lugë çaji me kanellë dhe dy lugë çaji me mjaltë.

Gjysmën e filxhanit pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur në mbrëmje./mxh

❌
❌