Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 February 2026Main stream

Një person theri me thikë kushërirën dhe veten e tij në Gjakovë, rasti po hetohet

3 February 2026 at 14:56


Një person i moshës madhore pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë – Gjakovë.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, bëhet e ditur se lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësorë.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona

2 February 2026 at 08:34


Katër persona janë arrestuar pas rastit që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:15 ku një person u ther më thikë në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është dërguar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë / 01.02.2026 – 20:15. Raportohet se katër persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, ku njëri nga viktimat ishte i therur me thikë. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

1 February 2026 at 22:28


Një person është therur me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë”, ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera lidhur me motivet apo personat e përfshirë në rast.

Theri me thikë djalin e tij, policia arreston të dyshuarin në Bulqizë

30 January 2026 at 13:59


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se e ka ther me thikë djalin e saj.

Rasti ka ndodhur në Bulqizë, të enjten në orët e vona të mbrëmjes.

“Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, 29-vjeçari i lënduar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/


Babai kishte dalë nga burgu në Itali, zbardhen detaje nga plagosja e dy të rinjve në Durrës

26 January 2026 at 13:39


Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, ku babai ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një të ri kalimtar që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Sipas Policisë, autori i dyshuar është Mikel Ndoj, 56 vjeç, i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:03.

Vajza e plagosur, Xhesika Ndoj, si edhe i riu Onard Memlika, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dyshimeve paraprake, konflikti mendohet që ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje.

Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.

Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës, duke bërë që ai t’i shkonte vajzës në vendin ku ajo punonte dhe ta plagoste me thikë në rrugë.

Gjatë ndërhyrjes për t’i ndarë, një kalimtar i rastit ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë kontrollet për kapjen e autorit./euronews/

E rëndë në Durrës, babai ther me thikë vajzën e tij dhe një djalë

26 January 2026 at 11:33


Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit bregdetar ku shtetasi Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoj, 23 vjeçe dhe një djalë.

Përmes një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se, shtetasi Mikel Ndoj 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit./euronews/

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri prej tyre theret me thikë

13 January 2026 at 15:15


Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë.

Sipas saj, i mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë.

Krasniqi shtoi se viktima është intervistuar në prani të prindit, ndërsa njëri nga të dyshuarit është duke u intervistuar nga policia.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ajo.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim. /Telegrafi/

Therje me thikë në një lokal në Klinë

13 January 2026 at 11:49


Dy persona raportohet se janë therur me thikë në një lokal në qendër të Klinës.

Sipas mediave lokale të lënduarit thuhet se janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për momentin nuk ka detaje rreth këtij rasti.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për një konfirmim zyrtar të rrethanave dhe gjendjes së të plagosurve, dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /Telegrafi/

Dy të lënduar në Sllapuzhan të Suharekës, u therën me thikë nga një person

10 January 2026 at 08:39


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore pasi të njëjtit ishin ther me thikë nga një person.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllapuzhan, Suharekë, të premten në ora 03:20.

“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit ishin therë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/

​Një person theret me thikë në Leposaviq, dy të dyshuar në arrati

4 January 2026 at 14:14


Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Leposaviq, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë.

Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, viktima, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me thikë nga dy persona të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë.

Mjekët kanë bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve./Telegrafi/

"Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë?" Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

17 December 2025 at 13:49


Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S.G dhe 15-vjeçari R.H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.

Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.

Gazetarja e Top Channel, raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia. /Euronews.al/

Plagoset me thikë në ambientet e shkollës një 15-vjeçar në Sarandë

17 December 2025 at 13:11



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Policia njofton se një 15 vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës nga një tjetër i mitur 13-vjeçar.

“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.

Policia njofton se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj, raporton A2cnn.

Therje me thikë pranë një shkolle në Shkodër, lëndohen tre persona

12 December 2025 at 12:25


Një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me tre të lënduar në Shkodër.

Incidenti ndodhi pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në afërsi të tregut të Zadrales.

Të dëmtuarit, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor.

Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin. /Telegrafi/

Për një mosmarrëveshje në komunikacion e goditi me thikë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

9 December 2025 at 08:49


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit në Prishtinë, ku një person është arrestuar që dyshohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 12:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dyshohet ta ketë goditë me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë e kësaj ka marr tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia njofton se është konfiskuar thika e cila dyshohet të jetë përdorë në rast, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

8 December 2025 at 10:20


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.

Gazetari i Top Channel raporton se i plagosur ka mbetur shtetasi K.A nga Tirana.

I lënduari është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia.

26-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. /Tch/

I mituri 13 vjeçar ther me thikë 19 vjeçarin në Prizren

5 December 2025 at 14:29


Një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një 19-vjeçar, pasditen e sotme në Prizren.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një rrugë në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku”.

Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se 19 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore 'Emin Duraku' në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar. I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave", tha Bytyqi. /Telegrafi/

15-vjeçari i therur me thikë në Durrës, Spitali: Arriti në gjendje tejet kritike, pas ndërhyrjes së shpejtë pacientit iu kthye stabiliteti hemodinamik

26 November 2025 at 13:12


Një 15-vjeçar në Durrës është therur me thikë, ndërsa për gjendjen shëndetësore të të miturit kanë treguar nga Spitali i Durrës.

Spitali në Durrës në një postim në Facebook shkruan se 15-vjeçari në spital kishte shkruar në gjendje tejet kritike, por që reagimi i shpejtë i ekipit të mjekëve ia rikthye stabilitetin hemodinamik.

Lexoni të plotë postimin:

Rast suksesi në Spitalin Rajonal Durrës

Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar.

Ekip i fortë. Vendimmarrje e shpejtë. Jetë e shpëtuar. /Telegrafi/



Theret me thikë 15-vjeçari në Durrës, arrestohet i dyshuari 14-vjeçar

26 November 2025 at 08:40


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur, 14-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka ther me thikë një 15-vjeçar.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 15-vjeçari, E.B ka plagë të rënda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën ‘Lugina e Karavastasë’, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Përleshje me thikë mes të miturve në Prishtinë - njëri dërgohet në mbajtje

23 November 2025 at 08:29


Një incident me lëndime të lehta trupore është raportuar të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, rreth orës 20:00.

Dy të mitur kosovarë kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me një person tjetër, gjithashtu kosovar.

Sipas dyshimeve të para, i dyshuari i tretë i ka goditur të miturit me një mjet të mprehtë – thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të miturit e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor; njëri prej tyre është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri vazhdon të marrë kujdesin mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Therën me thikë 39 vjeçarin, arrestohet dy të dyshuarit në Vlorë

15 November 2025 at 15:32


Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë përfunduar veprimet e para hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, ndërsa lidhur me këtë javë vënë në pranga dy autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në Vlorë arrestuan shtetasit D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në rrugën ‘Dhimitër Konomi’, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. /Telegrafi/

❌
❌