Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Lekaj merr përkrahje të madhe nga bashkëvendësit e tij në Novosellë

By: Telegrafi
22 December 2025 at 14:30


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se në Novosellë ka marrë përkrahje të fuqishme nga bashkëvendësit e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë mbështetje si një ndjenjë të veçantë dhe motivuese.

Sipas Lekajt, besimi i qytetarëve të Novosellës për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është një përgjegjësi e madhe dhe një shtysë për angazhim të mëtejmë politik.

“Është ndjenjë e veçantë të jem krah bashkëvendësve të mi dhe të kem besimin e tyre për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit nga zemra Novosella ime,” ka deklaruar Lekaj.



Ai ka theksuar se përkrahja në Novosellë po reflekton rritjen e besimit të qytetarëve në programin dhe vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe në nivel komunal dhe qendror.

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Lekaj ka bërë të ditur se së fundmi ka qëndruar edhe në fshatin Doblibare, ku bashkë me banorët ka diskutuar për planin qeverisës të AAK-së dhe vizionin për zhvillimin e Kosovës, në prani të kryetarit të partisë, Ramush Haradinaj, të cilin e ka cilësuar si kryeministër të ardhshëm.

Sipas tij, gjithandej Gjakovës po vërehet rritje e vazhdueshme e besimit në programin e Aleancës, në udhëheqje të vendosur dhe në politika që, siç tha, i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarit. /Telegrafi/


Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë së Kosovës

By: Telegrafi
22 December 2025 at 13:44


Kryeministri në detyrë Albin Kurti, përmes një postimi të tij në rrjetin Facebook, tha se dy vite më parë, në kuadër të Policisë së Kosovës, u themelua Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë thelbësorë të sigurisë.

Kurti tha se testimi i aftësive të mbrojtjes ajrore, u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, mbështetur tërësisht në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.

Për çka edhe shprehu mirënjohjen e tij për zyrtarët e angazhuar, si dhe profesionalizmin e treguar, duke theksuar se mbështetja institucionale për zhvillimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse do të vijojë edhe në mandatin tjetër. /Telegrafi/


Kurti në Ferizaj, përkujton rezistencën e sakrificën kombëtare

By: Telegrafi
22 December 2025 at 12:39


Kryeminstri në detyrë Albin Kurti në Ferizaj, takoi ish të burgosurin Ali Mehmeti, nga i cili pranoi librin e tij Rezistenca Shqiptare në Ferizaj dhe Rrethinë (1988-1998).

Ali Mehmeti, autor edhe i dhjetëra librave të tjerë, i pandryshuar shpirtërisht dhe mendërisht nga burgu, ishte angazhuar gjatë për Republikën e Kosovës, përmes aktivizmit politik, duke mbajtur gjallë edhe parullën e tillë, Kosova Republikë, që nga viti 1967, kujtoi Kurti.

Ndërsa ngrohtësisht u prit edhe nga veterani e invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Zejna në Greme të Ferizaj./Telegrafi/




Gega: Digjitalizim të lejeve të ndërtimit në gjithë Kosovën, jo komunat veç e veç

By: Telegrafi
22 December 2025 at 12:16


Procedurat me të cilat ballafaqohen ndërtuesit dhe investitorët në Kosovë janë të shumta dhe ditë të tëra ecje nga një sportel në tjetrin.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, i cili vjen nga bota e biznesit, ka thënë se gjithë këto procedura mund të thjeshtohen vetëm me digjitalizim.

“Ti duhesh të shkosh një ditë në drejtori të pronës dhe kadastrës, të dorëzosh kërkesë, të presësh deri nesër që ta marrësh atë për ta dorëzuar në drejtorinë tjetër, e të gjitha janë në një vend. Pse mos të digjitalizohen dhe të gjitha të kryhen në një vend”, ka thënë Gega, duke propozuar qartë.

Digjitalizimi që tash ka ndodhur vetëm në disa komuna, sipas tij do të duhet të shtrihet në gjithë vendin dhe për këtë do të angazhohet në Kuvendin e Kosovës.

Ky ndryshim do të ulë burokracinë, korrupsionin dhe kohën e humbur nga investitorët.

Arben Gega mban numrin 68 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe garon për herë të parë, duke sjellë një frymë të re në garën për deputet./Telegrafi/


LDK prezanton sot programin dhe vizionin qeverisës në disa qytete

By: Telegrafi
22 December 2025 at 10:37


Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të vizitoj qytetet Dragash, Prizren, Suharekë dhe Prishtinë – Dega 3, për të prezantuar programin dhe vizionin qeverisës të partisë.

Abdixhiku ftoi qytetarët të marrin pjesë, të njihen me kandidatët e LDK-së dhe të mësojnë më shumë për planet e partisë për zhvillim, rend, mirëqenie dhe mundësi të barabarta.

Ai theksoi se kandidatët e LDK-së janë profesionistë dhe të përkushtuar për shërbim me përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Qytetarët ftohen të mbështesin LDK-në duke votuar numrin 123. /Telegrafi/

Ismaili nga tubimet në Therandë, Lipjan e Shtime: Kosova është bashkuar për Bedri Hamzën kryeministër

By: Telegrafi
22 December 2025 at 10:30


Nënkryetari i PDK-së dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, ka vazhduar sot tubimet elektorale në Therandë, Lipjan dhe Shtime, ku është shpalosur programi qeverisës për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Ismaili theksoi se entuziazmi në këto tubime është dëshmi e qartë e bashkimit të qytetarëve rreth vizionit të PDK-së për një Kosovë të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies, duke vënë në pah se mbështetja për Bedri Hamzën po rritet çdo ditë e më shumë në çdo fshat e qytet të Kosovës.

“Tubime madhështore në Therandë, Lipjan e Shtime. Kosova po bashkohet për qeverinë zhvillimore të Bedri Hamzës. Kapitulli i mirëqenies dhe e zhvillimit ekonomik po vjen.” ka shkruar Ismaili në rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/

Boksieri Nuri Seferi përkrah Lahi Brahimajn në garën për deputet

By: Telegrafi
22 December 2025 at 08:47


Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Lahi Brahimaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi ka bërë thirrje për mbështetjen e Brahimajt.

“Me gjeneralin”, ka shkruar Seferi në një postim të bërë në Instagram.

Mbështetja e Nuri Seferit, një emër i njohur i sportit shqiptar dhe ish-kampion bote në boks, vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë shtysë fushatës së Lahi Brahimajt në garën për Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

“T’kom djalë vallahi” - takim i veçantë i Kurtit me loken Xhemile që frymëzoi sloganin “Mos lësho pe”

By: Telegrafi
22 December 2025 at 07:49


Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka ndarë në rrjetet sociale një moment emocional me loken Xhemile Gashi nga Qyshku i Pejës, duke e cilësuar atë si burim frymëzimi dhe force morale.

Kurti ka treguar se lokja Xhemile, pasi kishte përfunduar librin e Marin Barletit “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut”, kishte vazhduar leximin e romanit “Procesi K.” të Rexhep Zogajt.

Ai theksoi se fjalët e saj “Nuk lëshojmë pe” janë shndërruar në slogan.

Në videon e publikuar nga Kurti, dëgjohen fjalët prekëse të lokes Xhemile, e cila gjatë tërë diskutimit ia mbanë dorën Kurtit dhe i drejtohet atij me shumë përzemërsi: “A mujte, a je lodh? Kurrë s’më ka pru kush lule. T’kom djalë vallahi, a je lodh boll, ishalla edhe punët e mira. Unë ty të du prej asaj dite që ke dal nga burgu, të du si me të pas djalë temin”.

Postimi i kryeministrit ka marrë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar loken Xhemile si një figurë që përçon mesazh të fortë qëndrueshmërie dhe besimi. /Telegrafi/


Yesterday — 21 December 2025Main stream

"Me qytetarët që nuk lëshojnë pe", Kurti në Han të Elezit e Kaçanik

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:58


Kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi banorët e Hanit të Elezit.

Në një takim të përzemërt, ai bisedoi për çështjet lokale, investimet dhe zotimet për mandatin e ardhshëm të tij.

Nga aty ai takoi edhe pensionistët e Kaçanikut, të cilët me mikpritje i thanë se Kryeministri ndodhej në vendin i cili përkon me slloganin e tyre, e të cilët premtojnë se nuk do të lëshojnë pe.

Kurti theksoi qartë se sundimi i ligjit do të vazhdojë të mbetet prioritet i qeverisjes së tij, duke mos përjashtuar forcimin e ushtrisë, mbështetjen për nënat, fëmijët dhe pensionistët, si dhe kujdesin ndaj bujqve e fermerëve, për një jetesë të sigurt e të begatë për secilin qytetar. /Telegrafi/


Nga lindja në punësim, Abdixhiku prezanton “Kontratën e Jetës me Shtetin”

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:23


Kryetari i LDK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur vizionin e tij politik të quajtur “Kontrata e Jetës me Shtetin”, duke theksuar rolin aktiv të shtetit ndaj qytetarëve që nga dita e parë e jetës.

“Çdo shoqëri serioze fillon me një pyetje të thjeshtë: çfarë i detyrohet shteti qytetarit të vet? Jo në fund të jetës, jo vetëm në krizë, por që nga dita e parë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK beson në një shtet që është i pranishëm në çdo etapë të jetës së qytetarit.

“Ne besojmë se shteti duhet të jetë i pranishëm në çdo hap të jetës së qytetarit; jo si bamirës, por si partner”, ka thënë ai.

Sipas Abdixhikut, programi parasheh mbështetje financiare prej 200 euro në muaj për çdo të porsalindur për një vit, çerdhe publike dhe edukim të hershëm cilësor, mësim tërëditor me shujta të ngrohta në shkolla, si dhe kushte të barabarta për të gjithë nxënësit.

Ai ka përmendur edhe fokusin në teknologji dhe përgatitje për tregun e punës.

“Me teknologji, kodim dhe përgatitje reale për të ardhmen, si dhe trajnim për 40 mijë të rinj me punësim të garantuar pas diplomimit”, ka shtuar Abdixhiku.

Në fund, kandidati për kryeministër nga LDK ka theksuar se partia e tij është e gatshme për qeverisje.

“LDK ka plan. Ka ekip. Ka vullnet. 123 është zgjedhja”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Arben Gega takon veteranët, vlerësohet lartë nga gjenerali Rrahman Rama

By: Telegrafi
21 December 2025 at 14:03


Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega që mban numrin 68, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Studenqani, ku i pranishëm ishte edhe gjenerali Rrahman Rama.

Gega theksoi se respekti dhe mirënjohja ndaj veteranëve të UÇK-së janë të përhershme, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e vendit.

Ai u shpreh se ndihet veçanërisht mirënjohës për respektin dhe përkrahjen që i është dhënë në këtë takim.

Kurse gjenerali Rrahman Rama e vlerësoi lartë figurën e Arben Gegës, duke thënë që njohja me të lidhet direkt me personalitetin e një punëtori që kryn punë./Telegrafi/


Kurti: Familja Krasniqi qëndresë e kujtesë

By: Telegrafi
21 December 2025 at 12:50


Kryetari i LVV-së, Albin Kurti vizitoi familjen Krasniqi në Krevenik. Në një takim të përzemërt me Nuri e Nurie Krasniqin, ai çmoi lart qëndresën e forcën e tyre, si dëshmi edhe e rezistencës së brezave të kaluar.

Më 29 mars 2001, gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ushtria e asaj kohe e FYROM-it, Nuri Krasniqi u plagos rëndë, ndërsa djali i tij 21-vjeçar, Baki Krasniqi dhe mësuesi Ilaz Thaçi, u vranë.


Mësuesi sapo mori vesh, largoi nxënësit nga klasa dhe u qëllua për vdekje gjatë orës mësimore. Gazetari anglez Keren Lawton, i cili pësoi në të njëjtin sulm, ndërroi jetë rrugës për në kampin Bondsteel, kujtoi Kurti.

Kurti i falënderoi familjen Krasniqi për mikpritjen, drejtësia për rastin e së cilës ende mungon. Ai kujtoi e nderoi të gjithë të rënët në Krivenik./Telegrafi/

Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin për tatimin në pronë dhe do të ulim çmimin e energjisë

By: Telegrafi
21 December 2025 at 12:31


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si Kryeministër, do të jem partner dhe aleat i fuqishëm i sektorit privat, me investime, grante dhe mbështetje institucionale, në mënyrë që bizneset të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat për punëtorët e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin për rritjen e tatimit në pronë do ta ndryshojmë, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, që qytetarët dhe bizneset të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka nisur një tur nëpër qytetet e Kosovës, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe biznese, si dhe për të shpalosur programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik./Telegrafi/


Kurti: Mbështetje për bizneset prodhuese në Kosovë

By: Telegrafi
21 December 2025 at 10:49


Kryetari i LVV-së njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti vizitoi fabrikën e stiroporit Kosova Plast.

Pronari Refik Luri, i cili numëron 30 punëtorë, përveç në vend, eksporton edhe në Zvicërr e Itali.

Ai tha se ai ka përjetuar drejtpërsëdrejti përfitimet nga politikat qeveritare, në veçanti nga programi “Superpuna”, program ky i cili ka mundësuar angazhimin e punëtorëve të rinj në fabrikën e tij.

Kurti u zotua se mbështetja e qeverisë për bizneset që investojnë, prodhojnë dhe eksportojnë do të vazhdojë edhe në mandatin tjetër, sepse është synimi i tyre që përmes masave të tilla të rrisin prodhimtarinë dhe të shtojnë aktivitetin e tyre. /Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Rritje pagash dhe mirëqenie për familjet: Bedri Hamza nis shpërndarjen e fletushkave me zotimet kryesore nëpër qytete

By: Telegrafi
20 December 2025 at 15:33


Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka filluar shpërndarjen e fletushkave nëpër qytetet e Kosovës me zotimet kryesore të programit të tij.

Hamza ka qëndruar dje në Ferizaj, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë takuar qytetarë, në mesin e tyre edhe mërgimtarë, të cilët kanë ardhur për të votuar më 28 dhjetor.

“Zotimet tona kryesore për zhvillim dhe mirëqenie tashmë në duart e qytetarëve. Bashkë në Ferizaj, përpara për Kosovën”, ka shkruar Hamza.

Zotimet kryesore të Hamzës përfshijnë 50% rritje pagash, pensionesh, ndihmat sociale, ulje të tatimit në paga, zero TVSH për produkte bazike dhe energjinë elektrike.

“Çliron qytetin nga trafiku”, Abdixhiku prezanton projektin e Unazës së Jashtme dhe projektet 1.5 milardëshe të Prishtinës

By: Telegrafi
20 December 2025 at 14:08


Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të mbajtur në kryeqytet, shpalosi para qytetarëve projektin e tij 1.5 miliardësh për Prishtinën.

Sipas tij, këto projekte janë konkrete dhe ndryshojnë jetën urbane.

“Së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Ramën, jemi zotuar për 1.5 miliard euro investime në Prishtinë në katër vitet e ardhshme. Investime që nuk janë fjalë, por projekte konkrete që e ndryshojnë jetën urbane”, tha ai.

Tutje ai foli për Unazën e Jashtme, Spitalin e Ri, Qendrën Kombëtare të Sportit.

“Do ta ndërtojmë Unazën e Jashtme të Kryeqytetit, 29 kilometra gjatësi, që e çliron qytetin nga trafiku dhe e lidh zhvillimin urban me ekonominë. Do ta ndërtojmë Qendrën Kombëtare të Sportit në Bërnicë, me Stadium Kombëtar, Pallat të Sporteve, Pishë Olimpike dhe hapësira rekreative që e bëjnë Prishtinën kryeqytet sportiv të rajonit”, përfundoi Abdixhiku.

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale

By: Telegrafi
20 December 2025 at 10:37


Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush”, ka përfunduar Hamza.


Telegrafi Jobs - aty ku talenti gjen vendin e duhur

19 December 2025 at 15:06


Në një treg pune gjithnjë e më dinamik dhe konkurrues, gjetja e kandidatëve të duhur apo e një mundësie të re profesionale kërkon më shumë se sa thjesht një shpallje pune.

Pikërisht këtu hyn në rol Telegrafi Jobs, platforma që po vazhdon të jetë një nga adresat kryesore për punëdhënësit dhe profesionistët në Kosovë.

Nga IT, marketing, financa dhe administratë, e deri te shitja, prodhimi, shëndetësia dhe shërbimet, platforma është duke ofruar një pasqyrë reale të kërkesave aktuale të tregut të punës.

Për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të kompanive, Telegrafi Jobs ka zhvilluar paketa fleksibile rekrutimi, të menduara për çdo nivel dhe çdo qëllim punësimi.

Paketa Standard ofron publikim efikas dhe të shpejtë të konkursit, duke e bërë procesin e rekrutimit më të thjeshtë dhe më të drejtpërdrejtë.

Ndërsa paketa Premium siguron dukshmëri më të lartë, dizajn profesional dhe pozicionim të theksuar, duke rritur ndjeshëm interesimin dhe aplikimet nga kandidatët më të përshtatshëm.

Nga ana tjetër, për punëkërkuesit, Telegrafi Jobs shërben si një pikë referimi për gjetjen e mundësive të reja profesionale dhe ndjekjen e konkurseve më aktuale në treg.

Me një platformë të thjeshtë për përdorim dhe të qasshme nga çdo pajisje, aplikimi për punë bëhet i shpejtë, praktik dhe pa pengesa, duke i ndihmuar kandidatët të hedhin me siguri hapin e radhës në karrierën e tyre.

Vizitoni jobs.telegrafi.com dhe zbuloni mundësitë që mund ta ndryshojnë rrugëtimin tuaj profesional.


Zyrtar/e Financiar/e


Apliko Tani!

Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e, Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Menaxher/e i Furnizimit


Apliko Tani!

Arkatare


Apliko Tani!

“Korrupsioni i 'mveshur' në solidaritet”

By: Telegrafi
19 December 2025 at 07:41


Autor: Eris Hasanaj

“Pushteti korrupton, pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute”, – Lord Acton

Në situatat e turbullta ekonomike, masat elektrizohen nga vendimet populiste të marra me qëllim solidariteti. Ndërsa, në këto kohë, çdo familje në Kosovë po përballet me çmime të larta dhe mungesë të theksuar të shpresës, fjalët “solidaritet” dhe “ndihmë” tingëllojnë si shpëtim e lirim. Por, pikërisht nën këtë petk po ndodh forma më e rrezikshme e korrupsionit: influencimi i votave me paratë publike pak ditë para zgjedhjeve.

Muajin e kaluar, qeveria në detyrë vendosi të ndajë miliona euro nga buxheti i shtetit për dy grupe të cenueshme të qytetarëve të kësaj Republike: pensionistët dhe studentët.

Pensionistët morën rritje të papritur të pensionit. Ndërsa studentët, të enjten më 6 nëntor 2025, vetëm tri ditë para ditës së zgjedhjeve të 9 nëntorit, morën mesazh personal nga kryeministri në detyrë me “urimin për fillim të suksesshëm të vitit akademik” dhe njoftimin se janë kualifikuar për shtesën prej 100 eurosh, një muaj e gjysmë pasi viti akademik kishte filluar.

Këto pagesa, edhe pse të paplanifikuara, nuk erdhën rastësisht; ato erdhën pikërisht në momentin kur qeveria kishte nevojë më së shumti për vota. Papritmas, pak javë para zgjedhjeve, buxheti “gjeti” para për të gjithë. Mirëpo kjo nuk është solidaritet; ky është korrupsion elektoral i maskuar si dhuratë, që tentoi të ndikojë votën për kandidatët e partisë në pushtet në komunat që ishin në balotazh.

Pse e konsideroj korrupsion? Së pari, sepse paraja nuk është e kryeministrit, është e taksapaguesve. Së dyti, sepse vendimi u mor ad-hoc nga një qeveri në detyrë, në fushatë zgjedhore. Së treti, sepse u zgjodhën pikërisht grupet që dalin më shumë në votime, sikurse pensionistët dhe studentët, që dukshëm janë lehtë të manipulueshëm si shkak i gjendjes ekonomike. Dhe, së fundi, sepse mesazhi personal i kryeministrit për 100 eurot nuk ishte urim, por ishte fushatë e paguar me buxhet shtetëror.

Ky lloj korrupsioni është edhe më i rrezikshëm, sepse nuk kapet lehtë me ligjin aktual, i cili fatkeqësisht nuk i dënon këto manovrime të padrejta e korruptive. Moralisht dhe politikisht është blerje votash me shumicë.

Pasoja? Njerëzit pushojnë së besuari te institucionet dhe fillojnë të presin “bamirësin” e radhës që do t’u japë para para zgjedhjeve të ardhshme. Kështu vritet demokracia, pak nga pak.

Atëherë, çfarë duhet bërë konkretisht? Fillimisht, duhet të miratohet ligj që ndalon çdo pagesë apo dhuratë nga buxheti i shtetit 6 muaj para çdo lloji zgjedhjesh (qendrore apo lokale). Tutje, çdo ndihmë në prag zgjedhjesh, jashtë buxhetit të planifikuar, të miratohet vetëm nga një komision i pavarur ku ka opozitë dhe shoqëri civile. Po ashtu, të gjitha listat e përfituesve të publikohen online brenda 24 orëve, që të mos futen kushërinjtë dhe militantët partiakë në listat përfituese.

Në fund të ditës, solidariteti i vërtetë nuk është zarf me 100 euro tri ditë para zgjedhjeve. Solidariteti i vërtetë ndërtohet çdo ditë me institucione të forta, paga më të larta, shkolla dhe shëndetësi cilësore, dhe drejtësi që funksionon për të gjithë, e jo vetëm kur politikani ka nevojë për votën tonë.

Le të mos biem më në kurthin e “bamirësit” që na jep paratë tona pak para zgjedhjeve. Le të kërkojmë llogari të vërtetë, duke u bërë qytetarë aktivë!

Sepse korrupsioni më i madh nuk është ai që vidhet, është ai që na bën të mendojmë se kështu duhet të jetuar e vepruar.

* “Ky editorial është përgatitur në kuadër të garës së eseve kundër korrupsionit, që KDI ka realizuar mes të rinjve, përfshirë pjesëmarrësit në Akademitë Kundër Korrupsionit, të organizuara në të gjitha rajonet e vendit. Qëndrimet dhe vlerësimet në editorial janë autoriale, dhe nuk pasqyrojnë medoemos qëndrimet e KDI-së dhe të Telegrafit. Kurse, aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi, përkrahen nga Qeveria Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë“

Kurti: Mbi 1 mijë vullnetarë të Lëvizjes të angazhuar në fushatë

By: Telegrafi
18 December 2025 at 15:54


Kryetari i LVV-së Albin Kurti, ka theksuar angazhimin e madh të rinisë dhe vullnetarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën aktuale, duke bërë të ditur se numri i tyre ka kaluar 1 mijë persona.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti u shpreh se fushata po zhvillohet me mbështetjen e djemve dhe vajzave punëtorë, të cilët veprojnë me qetësi në prapavijë, por me energji dhe përkushtim të lartë në angazhimin e tyre.

“Me rininë, me vullnetarët e Lëvizjes në këtë fushatë që tashmë janë mbi 1000, me djem e vajza punëtorë të qetë sepse në prapavijë, por plot energji për nga angazhimi e kontributi madhor i secilës dhe secilit”, ka shkruar Kurti.

Ai ka vlerësuar kontributin e vullnetarëve si thelbësor për mbarëvajtjen e fushatës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të rinisë në proceset politike dhe shoqërore. /Telegrafi/

❌
❌