Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Main stream

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Zvicër

1 January 2026 at 12:50

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur dhe afër 100 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një bar ku po festohej për Vitin e Ri në një resort luksoz të skijimit në Zvicër, bëri të ditur policia zvicerane më 1 janar.

Ministria e Jashtme e Italisë tha se informacionet nga policia zvicerane tregojnë për afër 40 të vdekur, por policia nuk ishte më specifike, duke përdorur shprehjen “dhjetëra” gjatë një konference për media lidhur me këtë ngjarje.

Zjarri shpërtheu në orën 01:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në një bar të quajtur “Le Constellation” në resortin në jugperëndim të Zvicrës.

Disa nga viktimat janë nga vende të tjera, tha Stephane Ganzer, shefi i sigurisë për kantonin Valais. Autoritetet njoftuan se janë mobilizuar dhjetë helikopterë dhe 40 autoambulanca, shkruan REL.

Policia kishte thënë më herët se shumë persona po trajtoheshin për djegie. Shumica e të plagosurve janë në gjendje të rëndë, tha Mathias Reynard, kreu i qeverisë të kantonit. Njësia e kujdesit intensiv në spitalin e Valaisit është e mbushur dhe pacientët po transferohen diku tjetër, shtoi ai.

Zona është mbyllur plotësisht dhe mbi Crans-Montana është vendosur një zonë e ndalim-fluturimit, tha policia përmes një njoftimi.

Autoritetet zvicerane thanë se shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Prokurorja Beatrice Pilloud tha më vonë se shpërthimi po trajtohet si zjarr dhe jo si sulm, duke shtuar se autoritetet po përpiqen t’ua dorëzojnë trupat e viktimave familjeve të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në Zvicër appeared first on Sinjali.

Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi

1 January 2026 at 12:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur trishtimin e saj për humbjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të veçantë. Ajo theksoi se Daci dha një kontribut të madh në krijimin e shtetit të Kosovës me dijen, maturinë dhe vizionin e tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar Nexhat Daci. Ai ishte një personalitet i jashtëzakonshëm që bashkoi dijen shkencore me angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit”, ka shkruar Osmani.

Ajo po ashtu ka theksuar rolin e Dacit gjatë periudhës më të vështirë për Kosovën, sidomos gjatë viteve të nëntëdhjeta, ku ai kontribuoi aktivisht në kauzën për liri dhe pavarësi si një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova. “Kontributi i tij shumëdimensional në ndihmën e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë,” përfundoi Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Pas vdekjes së Dacit, Osmani: U angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi appeared first on Sinjali.

Yesterday — 31 December 2025Main stream

Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale

31 December 2025 at 19:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se përbërja e qeverisë së re nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Ai ka shtuar se është e nevojshme të priten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe të bëhet një mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes për të konfirmuar emrat.

“Na duhet të presim certifikimin e plotë të rezultateve. Na duhet një mbledhje në Kryesi të Vetëvendosjes… Do të jetë përbërja identike, nuk mund ta them dot tani. Nuk besoj që mund të ketë ndryshime të mëdha,” tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Kurti ka njoftuar se do të takohet me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, për të diskutuar mundësitë. Ai theksoi se për të zgjedhur presidentin, kërkohen 80 deputetë të pranishëm në Kuvend.

“Do të kemi një takim me presidenten Osmani dhe do diskutojmë mundësitë përpara, sepse na duhet të qëndrojmë 80 veta në sallë,” tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vetëvendosje ka fituar 49.41% të votave dhe pritet të ketë 56 deputetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Ndryshimet në kabinetin e ri do të jenë minimale appeared first on Sinjali.

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën

31 December 2025 at 19:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin që po mbyllet dhe angazhimin për një të ardhme më të sigurt dhe të zhvilluar.

Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi vitin 2025 si një periudhë sfidash, por edhe përparimesh të dukshme në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Ajo theksoi se vendi ka treguar vendosmëri në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit shtetëror, duke u dëshmuar faktor stabiliteti dhe besueshmërie në arenën ndërkombëtare.

Presidentja përmendi edhe kontributin e punëtorëve, policëve, ushtarakëve, mësuesve, mjekëve, të rinjve, grave dhe mërgatës shqiptare në sfidat e vitit që po lëmë pas.

Për vitin 2026, Osmani tha se Kosova hyn me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë, avancimin e pozitës ndërkombëtare, mbështetjen e familjeve dhe rinisë, si dhe zhvillimin ekonomik.

Në përfundim, ajo uroi shëndet, paqe dhe begati për qytetarët, duke theksuar: “Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për secilin prej jush dhe për Republikën tonë. Gëzuar Vitin e Ri për Kosovën dhe qytetarët e saj!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë një vit suksesi për Kosovën appeared first on Sinjali.

Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë

31 December 2025 at 19:26

Ndërsa vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i motive, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Ai ka uruar për një vit të ri me harmoni, lidhje më të forta mes komuniteteve e angazhim të përbashkët për drejtësi dhe për prosperitet për të gjithë.

“Ndërsa mirëpresim vitin 2026, u dërgoj urimet e mia më të ngrohta të gjithëve në Kosovë për një vit të mbushur me paqe, mundësi dhe shpresë. Urojmë që ky vit i ri të sjellë harmoni, lidhje të forta midis komuniteteve dhe një angazhim të përbashkët për drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasadori britanik: Urime për një vit të mbushur me paqe, mundësi e shpresë appeared first on Sinjali.

Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali

31 December 2025 at 19:25

Policia e Mirditës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Shtetasi i arrestuar është 35-vjeçari, Martin Zheri, i cili u kap në qytetin e Rrëshenit teksa lëvizte si pasagjer në një automjet. Ai u ndalua dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimin në Itali.

Zheri është i akuzuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një grup kriminal që ka kryer 71 vjedhje dhe tentativa vjedhjesh me armë gjatë vitit 2023 në banesa në katër rajone të Italisë.

Gjykata e Milanos në vitin 2024 i caktoi Martin Zherit masën e sigurisë “Arrest në burg” për armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim prone, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, policia ka proceduar penalisht shtetasin G.N., 37 vjeç, i cili drejtonte automjetin me të cilin lëvizte Zheri, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët e saj për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Martin Zherit drejt Italisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Mirditë: Arrestohet i kërkuari ndërkombëtarisht për 71 vjedhje në Itali appeared first on Sinjali.

Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij

31 December 2025 at 19:23

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është nën presion në nisje të vitit 2026, pasi “Los Blancos” mbyllën vitin 2025 me tri fitore. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit e shohin këtë periudhë si një seri “tre finale” për të vendosur të ardhmen e tij.

E para është ndeshja kundër Real Betis në Santiago Bernabeu, ku çdo dështim mund të rrisë distancën me Barcelonën. E dyta është gjysmëfinalja e Superkupës ndaj Atletico Madridit, ndeshje që mund të përcaktojë qëndrimin e tij në stol. Nëse kalon Atleticon, finalja kundër fituesit të Barcelona-Athletic Club do të jetë vendimtare.

Çdo humbje mund të kërcënojë qëndrimin e tij në Madrid, sidomos pas dëmtimit të Mbappé.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alonso në provë të rëndë: 3 finale që mund të vendosin fatin e tij appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

31 December 2025 at 18:31

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Arrestimi është realizuar nga njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara nga ligjet gjermane. Pas arrestimit, me aktvendim nga prokurori kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për t’u ndjekur më pas me procedurat ligjore përkatëse.

Ky arrestim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/



The post Arrestohet i dyshuari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar appeared first on Sinjali.

Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri

31 December 2025 at 17:32

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e zhvilluara gjatë vitit 2025 mes dy vendeve.

Lindsay Jagla nga ambasada tha se gjatë vitit ata panë bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë. “Në mbarë vendin pamë bashkëpunim, përkushtim dhe dëshirë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt”, u shpreh ajo.

Micah Savige, zyrtar për çështje ekonomike, theksoi bashkëpunimin me bizneset kosovare, duke përmendur pjesëmarrjen në Samitin SelectUSA dhe suksesin e markave amerikane si RcCola, Popeyes dhe Apple Pay. Ai shtoi se partneritetet ekonomike kontribuojnë në forcimin e sektorit privat dhe rritjen e mundësive në vend.

Kevin Miles, drejtor i INL, foli për bashkëpunimin në siguri, duke përfshirë operacione ekstradimi, siguri kibernetike dhe luftimin e krimit të organizuar. David Venez nga grupi ushtarak i SHBA-së theksoi pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimin Defender 25 dhe trajnimet e përbashkëta me Gardën Kombëtare të Iowas.

Në fund, Anu Prattipati, e ngarkuara me punë e SHBA-së, uroi qytetarët për një vit të qetë dhe të begatë: “Gëzuar Festat dhe Gëzuar Vitin e Ri!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri appeared first on Sinjali.

Ku na la viti 2025, sipas statistikave?

31 December 2025 at 17:27

Edhe pse gjatë vitit 2025 politikanët promovuan statistika që e nxirrnin Kosovën si vend që kryesonte matjet globale për përmirësim të mirëqenies dhe si një nga vendet më të sigurta në Evropë, të dhëna të tjera nxjerrin në pah një realitet krejt tjetër.

Për shembull, sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.

Përveç ekonomisë, Kosova renditet e fundit ndër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian, edhe në fushat e arsimit dhe të shëndetësisë. Dhe jo vetëm kaq.

Por, është një kategori ku Kosova lë prapa jo vetëm shtetet e rajonit, por edhe mesataren e Bashkimit Evropian: qasja në internet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 99 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë qasje në internet.

Përdoruesit më të shpeshtë të internetit janë të rinjtë e grup-moshës 16 deri në 24 vjeç, shkruan REL.

Të dhënat e publikuara nga zyra e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë këtë vit, tregojnë se pikërisht fushat e shkencave kompjuterike dhe matematikore, shihen si me më së shumti perspektivë nga të rinjtë e Kosovës.

Megjithatë, kjo nuk e ndalon shumicën e të rinjve që ende të synojë një jetesë jashtë Kosovës.

E, çka tjetër mendojnë të rinjtë?

Në Kosovë, mbi gjysma (52.8%) e popullsisë 15 vjeç e sipër flasin vetëm gjuhën shqipe. Në anën tjetër, më pak se 4% flasin tri gjuhë të huaja ose më shumë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025 të publikojë të dhëna nga regjistrimi i popullsisë, i realizuar rreth një vit më parë.

Ky regjistrim – ku nuk morën pjesë shumë serbë të Kosovës – ka zbuluar shumëçka tjetër përtej të dhënave të thjeshta demografike.

Për shembull, ai ka treguar se rreth 75% e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të furnizimit me ujë.

Por, çdo i katërti banor ende detyrohet të gjejë vetë zgjidhje për t’u furnizuar me ujë.

Pak mbi 85 për qind e banorëve të Kosovës janë të lidhur me sistemin publik të kanalizimit për shkarkimin e ujërave të zeza.

Por, një numër i konsiderueshëm ende detyrohen të gjejnë forma të tjera, si lidhja në sisteme private apo hapja e gropave septike.

Vetëm rreth 39% e banorëve të Kosovës ngrohen përmes sistemit të ngrohjes publike, i cili funksionon vetëm në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve përdor sisteme të instaluara individualisht, si ngrohje qendrore private, stufa dhe oxhakë.

Lëndët kryesore për ngrohje mbeten druri, peleti dhe pajisjet që funksionojnë me energji elektrike, ndërsa energjia diellore përdoret nga vetëm 326 shtëpi në të gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ku na la viti 2025, sipas statistikave? appeared first on Sinjali.

Xhaka udhëheq Sunderlandin në sfidën ndaj Manchester Cityt

31 December 2025 at 17:21

Sunderland, i udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, do të përballet me një test të vështirë në ditën e parë të Vitit të Ri.

Të enjten, më 1 janar, Sunderland pret Manchester Cityn në “Stadium of Light” në kuadër të xhiros së 19-të të Premier Leagues, me fillim nga ora 21:00.

Skuadra e Xhakës nuk ka regjistruar humbje në shtëpi këtë edicion dhe aktualisht zë vendin e shtatë me 28 pikë, ndërsa City renditet i dyti me 40 pikë, pesë pikë prapa liderit Arsenal.

Wilson Isidor është golashënuesi më i mirë i Sunderlandit me katër gola, ndërsa Granit Xhaka udhëheq ekipin në asistime, duke regjistruar pesë pasime kyçe këtë sezon.

Përveç ndeshjes Sunderland – Manchester City, programi i xhiros së 19-të të Premier League të enjten përfshin edhe duelët: Liverpool – Leeds United, Crystal Palace – Fulham dhe Brentford – Tottenham.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xhaka udhëheq Sunderlandin në sfidën ndaj Manchester Cityt appeared first on Sinjali.

Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026

31 December 2025 at 17:17

Në ditën e fundit të vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm.

Sipas njoftimit të FSK-së, presidentja është informuar për aktivitetet dhe angazhimet që kjo forcë po i realizon në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj.

Me këtë rast, Osmani uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për përkushtimin dhe shërbimin ndaj vendit, duke shprehur urimin që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe arritjeve të reja në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Abdixhiku pas humbjes së zgjedhjeve: Besimi ynë në Kosovë dhe demokraci nuk shuhet kurrë

31 December 2025 at 17:12

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, duke thënë se verdikti i qytetarëve respektohet, edhe pse humbja ishte e dhimbshme për të dhe mbështetësit e partisë.

Në një mesazh në fundvit, Abdixhiku falënderoi të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan kohë, energji dhe zemër për LDK-në. Ai tha se, pavarësisht zhgënjimit, besimi në Kosovë, demokraci dhe të ardhmen nuk duhet të shuhet kurrë.

“Kjo është edhe një kohë reflektimi personal. Kam bërë gjithçka me ndershmëri dhe përkushtim. Ndonjëherë, edhe kur japim maksimumin, nuk mjafton; këtë e pranoj me dinjitet”, shkruan Abdixhiku, duke paralajmëruar se me kohë do të shpalosë planet e tij politike.

Ai gjithashtu foli për jetën familjare, duke thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzat e tij. Abdixhiku uroi qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke dëshiruar një vit më të butë, më njerëzor dhe më të drejtë për Kosovën, me shëndet, paqe dhe besim te e mira që gjithmonë vjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku pas humbjes së zgjedhjeve: Besimi ynë në Kosovë dhe demokraci nuk shuhet kurrë appeared first on Sinjali.

Begaj uron shqiptarët për ndërrimin e moteve: Të kthejmë standardin evropian në realitet

31 December 2025 at 17:05

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar sot shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke shprehur shpresën që viti 2026 të jetë një vit i përpjekjeve të përbashkëta për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se nata e ndërrimit të viteve është koha për reflektim, për të parë çfarë lamë pas dhe për të vendosur shpresat dhe qëllimet për vitin e ri.

“Ky është mbi të gjitha një moment i familjes. Vlerat që rriten brenda saj janë ato që i japin forcë dhe qëndrueshmëri shoqërisë tonë. Kujdesi për brezin e ri nuk është thjesht një ndjenjë, por një zgjedhje e mençur për të ardhmen. Investimi te fëmijët dhe të rinjtë tanë është gurthemeli i Shqipërisë evropiane që aspirojmë”, tha Begaj.

Presidenti theksoi se dija, përkushtimi dhe puna e ndershme e shqiptarëve janë forca më e madhe e vendit. Ai nënvizoi se pas çdo suksesi fshihet puna dhe sakrificat familjare, dhe se e ardhmja ndërtohet me angazhim të përditshëm, jo me fjalë të mëdha.

Viti 2025, sipas Begajt, ishte një vit sfidash dhe përpjekjesh, ku Shqipëria dëshmoi vullnetin për të ecur përpara, duke shënuar progres në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Viti 2026 duhet të jetë një vit i përpjekjes së përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare. Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë,” tha ai.

Begaj uroi shqiptarët kudo që ndodhen, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, duke theksuar se ata janë pjesë e pandarë e kombit dhe energji vitale për të ardhmen e përbashkët.

Një urim i veçantë u drejtua edhe për mjekët, infermierët, pjesëtarët e Forcave të Armatosura, punonjësit e rendit, zjarrfikësit dhe gazetarët që janë larg familjeve të tyre, si dhe për ata që e kalojnë natën në spitale apo në kushte të vështira.

Më tej, Begaj uroi që viti 2026 të sjellë më shumë besim, mirëkuptim dhe bashkëpunim mes shqiptarëve, duke përmbyllur mesazhin me fjalët:

“Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët, përgjegjësia jonë e përditshme dhe e nesërmja që ndërtojmë bashkërisht! Me besim te vlerat e punës, solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e Ri 2026! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Begaj uron shqiptarët për ndërrimin e moteve: Të kthejmë standardin evropian në realitet appeared first on Sinjali.

Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026

31 December 2025 at 16:20

Franca synon të ndjekë shembullin e Australisë dhe të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët, duke filluar nga viti shkollor 2026.

Sipas mediave ndërkombëtare, një projektligj që parasheh ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15 vjeç pritet t’i nënshtrohet verifikimeve ligjore dhe të diskutohet në parlament në fillim të vitit të ardhshëm, raporton The Guerdian.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur hapur mbështetjen për këtë nismë, duke theksuar se Franca duhet të veprojë shpejt pas vendimit historik të Australisë, e cila në dhjetor ndaloi përdorimin e platformave si Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube për të miturit nën 16 vjeç.

Sipas raportimeve të Le Monde dhe France Info, projektligji përfshin dy masa kryesore: ndalimin e rrjeteve sociale për nën-15-vjeçarët dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, ku mësojnë nxënësit e moshës 15–18 vjeç. Telefonat janë tashmë të ndaluar në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.

Projektligji pritet t’i paraqitet Këshillit të Shtetit të Francës për shqyrtim ligjor, ndërsa sindikatat e arsimit do të konsultohen lidhur me ndalimin e telefonave në shkollat e mesme.

Qeveria franceze synon që ndalimi i rrjeteve sociale të hyjë në fuqi nga shtatori i vitit 2026. Në dokument theksohen rreziqet e përdorimit të tepruar të ekraneve nga të rinjtë, përfshirë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, bullizmin online dhe çrregullimet e gjumit.

Macron ka deklaruar më herët se ekziston një “konsensus në rritje” për këtë çështje, duke paralajmëruar se përdorimi i tepruar i ekraneve ndikon negativisht në suksesin shkollor dhe shëndetin mendor të të rinjve.

Pas vendimit të Australisë, edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, po shqyrtojnë masa të ngjashme për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026 appeared first on Sinjali.

Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025

31 December 2025 at 16:10

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein: këto janë pesë figura që definuan vitin 2025.

Ahmed al-Sharaa

Nga një ish-xhihadist i njohur si Abu Mohammed al-Jolani në president të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka përjetuar një ndryshim të jashtëzakonshëm qëkurse sundimtari i kamotshëm, Bashar al-Assad, u rrëzua nga pushteti.

Më 8 dhjetor 2024, Sharaa hyri në Damask pasi udhëhoqi ofensivën e rrufeshme të aleancës së tij islamiste nga bastioni i tyre në veriperëndim të Sirisë, duke i dhënë fund luftës civile që zgjati gati 14 vjet.

Duke e shkurtuar mjekrën dhe duke ndërruar uniformat ushtarake me kostume, Sharaa u vendos në pallatin presidencial ku Assadi – i cili u arratis në Rusi – dhe dinastia e familjes së tij sunduan për dekada.

Sharaa e mbërtheu shpejt pushtetin: ai u emërua president për një periudhë kalimtare pesëvjeçare dhe formoi një qeveri në të cilën aleatët e tij mbajnë poste kyç, megjithëse disa pjesë të vendit mbeten ende jashtë kontrollit të tyre.

Komuniteti ndërkombëtar e ka pritur kryesisht me krahë hapur, pavarësisht episodeve të dhunës sektare kundër pakicave alavite dhe druze gjatë këtij viti.

Shtetet e Gjirit, aleati kryesor Turqia dhe Franca janë ndër vendet që e kanë pritur Sharaan, i cili iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë në nëntor ishte njohja kulmore për një njeri, për të cilin dikur jepej shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ta kapur.

MrBeast

Në vitin 2025, krijuesi më me ndikim i përmbajtjes online në botë ndërmori projekte të reja ekstravagante, nga një park argëtimi, një serial i animuar, deri te një markë lodrash.

Në vendin e parë në YouTube me mbi 450 milionë ndjekës, Jimmy Donaldson – ose MrBeast – drejton një perandori të ndërtuar rreth personalitetit të tij, e cila përfshin një markë çokollate, një zinxhir restorantesh dhe madje edhe një serial në Amazon Prime.

Krijuesi amerikan 27-vjeçar u pozicionua madje si një pretendent për blerjen e rrjetit social TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Duke filluar me video udhëtimesh ose shakash, marka e tij dalluese tani është bërë gara popullore me çmime që shpesh arrijnë shifra shtatëshifrore. Në një rast, ai riprodhoi konceptin e serialit televiziv të suksesshëm “Squid Game”.

Në shtator, videoja e tij “A do ta rrezikoje jetën për 500.000 dollarë?”, që përfshinte një kaskader në një ndërtesë që digjej, u dënua nga disa, pasi kritikët e akuzuan e vuri në rrezik jetën e njerëzve për argëtim.

I shpallur në vitin 2023 nga revista Time si një nga njerëzit më me ndikim në botë, MrBeast ka një pasuri prej rreth gjysmë miliardi dollarësh, sipas Forbes.

Maria Corina Machado

Udhëheqësja e opozitës venezuelase e fshehur, Maria Corina Machado, është sfiduese e guximshme e një qeverie me dorë të hekurt. Ky rol ia siguroi asaj Çmimin Nobel për Paqen 2025.

Pra, 58-vjeçarja nuk ka hequr dorë kurrë nga kritikat ndaj presidentit Nicolas Maduro – i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të njëpasnjëshme për të qëndruar në pushtet dhe për burgosjen e kundërshtarëve – apo ndaj paraardhësit të tij socialist, Hugo Chavez.

Megjithatë, ajo është kritikuar për për lidhjet e saj me të djathtën ekstreme në Evropë.

Inxhiniere me profesion, Machado gëzon një popullaritet të ngjashëm me atë të yjeve të muzikës dhe një aftësi për të mbledhur turma të mëdha me fjalime entuziaste.

Ajo ishte kandidate e opozitës për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë në vitin 2024, por ia ndalua pjesëmarrja.

Në vend që të tërhiqej në heshtje, ajo bëri fushatë pa u lodhur për zëvendësuesin e saj: ish-diplomatin pak të njohur Edmundo Gonzalez Urrutia.

Maduro shpalli fitoren zgjedhore, por vetëm një grusht vendesh e njohën rezultatin e tij.

Gonzalez Urrutia iku në mërgim në Spanjë, por Machado mbeti për të udhëhequr rezistencën nga fshehja.

“Do të jem aty ku mund të jem më e dobishme për vendin tonë”, i tha ajo AFP-së në tetor.

Oleksandr Usyk

Ukrainasi Oleksandr Usyk u bë njëri nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në vitin 2025.

Në moshën 38-vjeçare, Usyk u bë kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë për herë të dytë në korrik, pasi nokautoi Daniel Duboisin në stadiumin Wembley.

Ai thotë se lavdia nuk është për veten e tij, por për kombin e tij të goditur nga lufta, Ukrainën, dhe për ata që e mbrojnë atë kundër forcave ruse.

“Dua ta falënderoj të gjithë Ukrainën, djemtë që po mbrojnë vendin tonë. Kam marrë mesazhe të panumërta nga ushtarë… aktualisht në vijën e frontit”, tha ai. “Djem, ju jeni të jashtëzakonshëm; ju ma mundësoni të jem këtu sot”.

Usyk, i cili ka fituar të gjitha 24 ndeshjet e tij profesionale, ka valëvitur flamurin e Ukrainës, qoftë duke mbledhur fonde apo duke folur publikisht, pasi u bind të mos i kapte vetë armët në dorë.

Ai përdori gjithashtu fonde për të rindërtuar shtëpinë e Oleksiy Dzhunkivskyi, një mik dhe ish-bashkëlojtar që u vra nga forcat ruse në Irpin, një periferi e Kievit.

“Gjatë tri vjetëve të fundit, fondacioni im ka mbledhur miliona euro nga donatorë të ndryshëm për të mbështetur ushtrinë, përpjekjet e rindërtimit dhe projektet humanitare”, i tha ai AFP-së në mars.

Virginia Giuffre

Virginia Giuffre – e cila ishte ndër gratë kryesore që i akuzuan të dënuarit për abuzime seksuale, Jeffrey Epsteinin dhe ish-princin britanik Andrew – i dha fund jetës së vet në prill në moshën 41-vjeçare.

Për gati 15 vjet, ajo foli për përdhunimin nga financieri kur ishte e mitur dhe pretendoi se ishte shfrytëzuar seksualisht nga disa prej miqve të fuqishëm të Epsteinit, përfshirë princin e atëhershëm Andrew, shkruan REL.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza të trafikimit seksual.

Bashkëpunëtorja e tij, Ghislaine Maxwell, po vuan një dënim me 20 vjet burgim, dhe Andrew i janë hequr të gjithë titujt mbretërorë.

Giuffre krijoi një familje në Australi dhe themeloi “Speak Out, Act, Reclaim”, një grup mbështetës për viktimat e trafikimit seksual dhe abuzimit seksual. Kujtimet e saj u botuan së fundmi pas vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025 appeared first on Sinjali.

Problemet me reduktimet e çmimet e larta vazhdojnë, Kurti: Kemi energji të qëndrueshme

31 December 2025 at 15:51

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, respektivisht termocentralet Kosova A dhe B, ku nga afër janë informuar për gjendjen e njësive prodhuese dhe investimet e realizuara e ato të planifikuara. Pas vizitës, ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë theksuar stabilitetin e furnizimit me energji dhe projektet për modernizim të KEK-ut.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se gjatë vizitës është konstatuar funksionimi i tri njësive të termocentraleve, çka sipas tij garanton stabilitet energjetik.

“Të vizitojmë termocentralin Kosova A dhe B në këtë vit të fundit 2025, ku presim festat e ndërrimit të motmoteve. E pamë edhe vetë që janë duke funksionuar tri njësitë e termocentraleve. Kjo do të thotë që kemi stabilitet të funksionimit dhe energji të qëndrueshme. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë punëtorët e KEK-ut që janë në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë së përgjithshme të Republikës, i përgëzoj për investimet deri më tani. Zotohemi që do të ketë modernizim të Kosovës B, do të kemi kapacitet të shtuar të gjenerimit të energjisë. Ua urova të gjithë punëtorëve dhe si porosi nga punëtorët shpresoj që në këtë natë të ndërrimit të motmoteve më shumë nikoqirë të tregohen ata që janë në ngrohjen qendrore nga Termokosi. Është shumë e rëndësishme sa shumë furnizohet ngrohja qendrore nga ky vend ku ndodhemi ne tani. U zotuam që do t’i bëjmë investimet me kohë, meqë rast ka afate të përcaktuara nga bordi dhe drejtoria, që gjërat të investohen dhe të përmbyllen në rregull, por jo edhe pas tyre”, tha Kurti, raporton EO.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, foli për investimet konkrete të realizuara gjatë këtij viti dhe planet për zgjerim të kapaciteteve energjetike.

“Në këtë përmbyllje do të doja të theksoj që sivjet KEK ka realizuar investimin më të madh duke modernizuar turbinën në B2, gjë që ka rritur kapacitetin për 35 megavat. Në vitin e ardhshëm pritet i njëjti investim edhe në B1 me ndërrimin e filtrave. Dua të cek që gjatë këtij viti një hap i rëndësishëm ka qenë fillimi i kontraktimit të njësisë A3. Qenka edhe një e arritur projekti që financohet nga BE dhe që do të ndërtohet park solar me 100 megavat në KEK. Gjatë vitit tjetër presim të nënshkruhet kontrata dhe menjëherë pas asaj të fillojë ndërtimi. Presim që në fund të vitit tjetër KEK të ketë 350 megavatë shtesë. KEK-u është duke punuar në pesë blloqe dhe desha t’i falënderoj për këtë”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Problemet me reduktimet e çmimet e larta vazhdojnë, Kurti: Kemi energji të qëndrueshme appeared first on Sinjali.

Aktakuzë për mashtrim e falsifikim: Dëmi në buxhet arrin mbi 3.6 milionë euro

31 December 2025 at 15:04

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit – persona fizikë: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., si dhe persona juridikë: “A&F P. Sh.p.k”, “S. Sh.p.k” dhe “Sh.G Sh.p.k”, dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë mashtruar në procedurat e prokurimit publik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit A.M. dhe N.D., në periudhën nga 2 prilli 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë MASHT-it, kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit “Blerja e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, të cilat favorizonin operatorin fitues dhe përjashtonin padrejtësisht operatorë të tjerë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, buxheti i shtetit dyshohet se është dëmtuar në vlerë prej 1,824,970 euro.

Po ashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., në periudhën nga 26 tetori 2020 deri më 27 nëntor 2023, në cilësinë e personave zyrtarë në MASHT, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1900 për qind më të larta se ato të tregut, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 2,148,282.35 euro.

Gjithashtu, ata dyshohet se, në kundërshtim me kushtet e kontratës, kanë lejuar dorëzimin e produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia, në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte përcaktuar fillimisht në kontratë.

Si rezultat i këtyre veprimeve, sipas aktakuzës, dëmi i përgjithshëm i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në 3,626,243.80 euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë për mashtrim e falsifikim: Dëmi në buxhet arrin mbi 3.6 milionë euro appeared first on Sinjali.

Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë

31 December 2025 at 14:55

Autoritetet serbe kanë arrestuar sot dy shtetas shqiptarë në pikën kufitare të Merdarës, nën dyshimin se po tentonin të transportonin mbi 30 kilogramë kokainë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP), e cila bëri të ditur se të arrestuarit janë persona me inicialet S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.U., i lindur në vitin 2000.

Sipas autoriteteve, të dy të dyshuarit kanë deklaruar se janë shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedurat ligjore përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë appeared first on Sinjali.

Guardiola e sheh si sfiduese përballjen me Sunderlandin

31 December 2025 at 14:51

Sipas tij, “Qytetarët” i pret një sfidë e vështirë. City ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat që nga humbja ndaj Bayer Leverkusenit në fund të nëntorit, duke regjistruar kështu serinë më të gjatë të fitoreve që nga fundi i sezonit 2023/24.

Guardiola shpreson ta vazhdojë këtë ecuri kundër Black Cats, të cilët janë pa humbje në nëntë ndeshjet e fundit në Stadium of Light.

“Janë të fortë. E mbaj mend sezonin e parë kur shkuam atje; tifozët ishin të jashtëzakonshëm. Ata e mposhtën Newcastle-in dhe Aston Villan, ndërsa Arsenali nuk arriti të fitonte”, tha Guardiola.

“Ne u përballëm me ta disa javë më parë. Ata po bëjnë një sezon të pabesueshëm. Pas promovimit, mund të vazhdosh me grupin ekzistues ose, siç kanë bërë ata, të sjellësh 14 lojtarë të rinj – dhe nuk është e lehtë të përshtaten. Régis (Le Bris) e ka bërë punën shumë mirë”, shtoi trajneri spanjoll.

Guardiola gjithashtu konfirmoi se afati dimëror i transferimeve është i mbyllur, duke hedhur poshtë çdo spekulim për Antoine Semenyo dhe Oscar Bobb.

“Dritarja e transferimeve është plotësisht e mbyllur”, theksoi strategu spanjoll.

Ndeshja e së shtunës shënon përfundimin e pjesës së parë të sezonit, pa përballje ndaj Chelseat, dhe Guardiola paralajmëron se Sunderlandi do të jetë një test serioz për Cityn.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guardiola e sheh si sfiduese përballjen me Sunderlandin appeared first on Sinjali.

❌
❌