Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

By: A R
23 December 2025 at 20:59

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, historiani Pëllumb Xhufi ka folur mbi kontekstin ndërkombëtar dhe ndikimin e Luftës së Dytë Botërore në zhvillimet politike në Shqipëri. Ai theksoi se viti 1941, me sulmin e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik, shënoi një pikë kthese globale, duke përcaktuar qartë ndarjen mes aleatëve dhe armiqve në luftë.

Sipas Xhufit, rreshtimi në krahun antifashist ishte vendimtar për fatin e forcave politike, ndërsa grupet që u organizuan në çeta, brigada dhe më pas në ushtri partizane, dolën fituese nga lufta, duke lënë të tjerët në periferi të historisë.

Ndërkohë, studiuesi Lek Ndoji solli në vëmendje debatet mbi krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare dhe rolin e faktorëve ndërkombëtarë, duke nënvizuar se konteksti i aleancave botërore ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimet e brendshme politike të vendit.

Pëllumb Xhufi: 1941 viti që u sulmua Bashkimi Sovjetik, ndryshoi botën. Është thënë që u sulmua BS dhe lindi partia komuniste, por nuk ndodhi vetëm kjo. Nisi Lufta e dytë Botërore. i kishin shpallur luftë Gjermanisë që në 1939. Curcill tha: unë që jam antikomunisti më i madh dhe i njohur botërisht unë sot jam me popujt sovjetik, ata luftojnë sot për lirinë e tyre dhe lirinë tonë. Ndaj tha- nga ky moment ata që rreshtohen me ne, janë aleatët tanë. Ata që rreshtohen me gjermanët janë armiqtë tanë. Dhe me këtë duhet matur. Në përfundim çfarë ndodhi, ky grupi kryesor krijoi çeta, brigade, armata dhe fitoi luftën të tjerët historia i la. 

Lek Ndoji: Konteksti i Luftës së Dytë Botërore, nis me ardhjen e Curcill dhe me thirrjen e Aleancës Botërore. Ndaj e përmenda Sotir Vullkanin, te shtëpia e tij është bërë grupi komunist i Korçës, dhe ai thotë nuk ka patur Parti Komuniste, dha urdhër anglezi       të bëhet Partia Komuniste, pra qarkullojnë edhe kët

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

By: A R
23 December 2025 at 20:51

Adriatik Lapaj, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit të Pasdites” nga Pandi Gjata deklaroi se Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me molotov.

“Kur para 16 ditësh nisa me një karrige të dilja këtu te Kryeministria, ju jeni dëshmitarë që asnjë protestë nuk ishte në qytet, edhe pse vendi po dëshmonte një nga vjedhjet më barbare që mund të imagjinohej. Në këto 16 ditë që kanë kaluar është rritur intensiteti i të gjitha grupimeve politike, por edhe grupeve shoqërore në organizim të aktiviteteve qytetare përballë hajdutërisë. Është intensifikuar debati publik dhe është kthyer në qendër të vëmendjes reagimi për këtë çështje. Unë mendoj që tashmë i gjithë fokusi dhe vëmendja publike është orientuar aty ku duhet dhe presioni tashmë duhet të rritet. Që do të thotë se nëse nisi me një njeri, i cili ka dalë këtu për të shprehur revoltën e vet dhe mosdakordësinë e vet dhe pastaj të tjerë u bashkuan për arsyet që ata mendojnë që situata nuk është normale në Shqipëri dhe vullnete të ndryshme janë bashkuar, u arrit që dita-ditës të shtohet numri i atyre që rrinë këtu 24 orë dhe atyre që protestojnë dhe ditën e shtunë ne patëm dhe protestën e parë të madhe të thirrur, ku kanë marrë pjesë rreth 2 000 qytetarë dhe unë mendoj që në ditët në vazhdim do të rritet edhe më shumë intensiteti i protestës dhe ne sigurisht që shumë shpejt do të publikojmë datën tjetër të protestës së dytë, e cila besojmë do të jetë më masive dhe ka vend që grupime të ndryshme qytetare, por edhe politike, të reflektojnë dhe të bashkohen këtu në shesh për një qëllim të përbashkët”, tha Lapaj.

“Ne mund të mos e duam njëri-tjetrin, por e vërteta e madhe është që ka një kohë për t’u zënë, ka dhe një kohë për t’u bashkuar kundër një të keqe më të madhe. Koha kur mund të më sulmojnë mua si Adriatik, edhe ata që janë në opozitë, nuk është tani, është më vonë. Sot është koha që secili të shtrijë dorën dhe të bashkohet në një front të madh qytetar kundër hajdutërisë së madhe që ka kapur vendin”, shtoi Lapaj.

Sipas tij, “nuk është koha të mendojmë për partinë, por të luftojmë për të çliruar Shqipërinë”.

“Kjo bëhet vetëm me bashkim të madh qytetar, që të kenë mundësi që të vijnë këtu edhe socialistë. Qeveritë ikin me qëndresë, nuk ikin me kapsolla apo me Molotov 2-orarësh. Duhet qëndresë dhe duhet të bindet popullsia që e kanë seriozisht”, theksoi Lapaj.

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

By: A R
23 December 2025 at 20:43

Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve zbulojnë se presidenti Donald Trump ka fluturuar tetë herë me avionin privat të Jeffrey Epstein-it gjatë viteve ’90, sipas një emaili të një prokurori në New York.

Madje, siç shkruan Reuters, në disa prej fluturimeve ishte e pranishme edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për ndihmën në abuzimet seksuale të Epstein.

Sjellim ndërmend se në një postim në rrjetet sociale në vitin 2024, Trump ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në avionin apo ishullin e Epstein-it. “Nuk kam qenë kurrë në avionin e Epstein, apo në ishullin e tij ‘budalla’”. Në emailin e prokurorit nuk kishte ndonjë akuzë se Trump kishte kryer ndonjë krim.

Në një nga fluturimet e përshkruara në dokumentet e reja, tre pasagjerët e vetëm ishin Epstein, Trump dhe një grua 20-vjeçare, emri i së cilës ishte fshirë.

“Në dy fluturime të tjera, dy nga pasagjerët ishin gra që mund të ishin dëshmitare në një çështje kundër Maxwell,” thuhej në dokument.

Trump e njihte Epstein-in në mënyrë shoqërore gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000. Ai ka thënë se marrëdhënia e tyre përfundoi në mesin e viteve 2000 dhe se nuk kishte dijeni për abuzimet seksuale të financierit. Epstein u dënua në Florida në vitin 2008 për shfrytëzimin e një të miture për prostitucion. Departamenti i Drejtësisë e akuzoi atë për trafik seksual në vitin 2019.

Departamenti i Drejtësisë theksoi se disa pretendime të përfshira në dosje janë “të pavërteta dhe sensacionaliste”, por publikimi i tyre u bë në kuadër të ligjit të ri për transparencën.

Paketa e fundit përfshin rreth 30 mijë faqe dokumentesh dhe dhjetëra video, ndërsa vdekja e Epstein në burgun e New York-ut në vitin 2019 u cilësua si vetëvrasje. Publikimi i dosjeve ka shkaktuar një debat të fortë politik në SHBA, ku republikanët janë ndarë mbi ndikimin e tyre përpara zgjedhjeve të vitit 2026.

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

By: A R
23 December 2025 at 20:35

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një postim ku tregon preferencat muzikore të disa lojtarëve të Kombëtares shqiptare në platformën Spotify gjatë vitit 2025.

Postimi ofron një panoramë të artistëve dhe këngëve më të dëgjuara nga futbollistët kuqezi.

Për Juljan Shehun, artistët më të preferuar rezultojnë Morad, Noizy, DYSTINCT, Jul dhe Dafina Zeqiri, ndërsa këngët kryesore janë “RS6”, “Tutto Bene” dhe “We Back”.

Mario Mitaj ka dëgjuar më së shumti Toquel, GIMS dhe Morad, me këngët “Ninao” dhe “Escobar” në krye të listës.

Mirlind Daku kryeson me artistë nga skena shqiptare, përfshirë Unikkatil, Noizy dhe Dafina Zeqiri. Ndër këngët më të dëgjuara prej tij renditen “Icon” dhe “Sytë e tu”.

Për Ylber Ramadanin, lista e këngëve përfshin “Japi”, “Broke to Rich” dhe “Vllazni”.

Ndërkohë, Adrion Pajaziti ka preferuar kryesisht artistë ndërkombëtarë si Lil Baby dhe Rod Wave.

Spiropali takohet me Ahmetin në Tetovë: Mbështetim angazhimin konstruktiv të politikës shqiptare

By: A R
23 December 2025 at 20:27

Gjatë vizitës së saj dy-ditore në Maqedoninë e Veriut, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u takua në Tetovë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ky takim sipas ministres, u fokusua në kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike.

“Mes miqsh të mirë, me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Nënkryetarin Bujar Osmani, si dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për kontributin domethënës të opozitës shqiptare në artikulimin dhe avancimin e kauzave shqiptare dhe të proceseve integruese euroatlantike. Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare, në pozitë dhe në opozitë, veçanërisht në funksion të ruajtjes së stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të progresit të integrimit të dy vendeve tona.”, shkruan Spiropali.

Më herët gjatë ditës së sotme, u takua me kryetarin Bilall Kasami. Në fokus të takimit ishte zhvillimi lokal, sfidat e qytetit dhe rolin që Tetova luan sot si një qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon. Më tej, Spiropali dhe zyrtarët lokalë ndoqën performancat artistike të të rinjve në shkollën e mesme mjekësore të Tetovës.

Çmontohet banda e “skifterëve” në Itali, arrestohen 4 shqiptarët! Plaçkitje në seri dhe…

By: A R
23 December 2025 at 20:19

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona, pasi vepronin si një bandë “skifterësh” që grabisnin shtëpitë dhe bizneset në zonë, duke u kthyer në një shqetësim për pronarët.

Prokuroria Publike dhe Policia e Shtetit e vendit fqinj konfirmuan sot (23 dhjetor) operacionin e goditjes së grupit dhe dërgimin në gjykatë të shqiptarëve të moshës midis 25 dhe 28 vjeç.

“Hetimi u nis nga oficerët e Seksionit të Krimeve kundër Pronës të Skuadrës së Veronës, pas një rritjeje të konsiderueshme të vjedhjeve me thyerje banesash të regjistruara midis nëntorit dhe dhjetorit në këtë provincë”, thanë autoritetet.

Skema që përdorte banda ishte “modus operandi”, e mirëorganizuar dhe me role konkrete, e ngjashme në disa ngjarje kriminale në zonë. Agjentët pikasën një mjet që përdorej për transportin në të gjitha vendngjarjet, duke arritur në përfundimin se bëhej fjalë për të njëjtin grup kriminal.

“Banda kriminale vepronte në të gjitha lagjet e qytetit, në pasdite dhe në mbrëmje, duke përdorur gjithmonë të njëjtën teknikë: pasi identifikonin shtëpinë që do të grabitej, dy anëtarë mbeteshin në makinë për të monitoruar zonën përreth, ndërsa dy të tjerë dilnin jashtë, të pajisur me mjete për thyerje, përfshirë një tub uji të përmbajtur në një çantë dore”, tha policia.

Pasi ngjiteshin në ballkonet e kateve sipër, në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e tyre në makinë nëpërmjet radiove marrëse, ata hapnin me forcë dritaret. Hynin brenda dhe kthenin banesat përmbys, në kërkim të bizhuterive, sendeve të arit, materialeve dhe parave cash. Madje edhe kasafortat hapeshin me forcë, me mjete të specializuara.

“Fshehu mbi 172 mijë € pasuri”, Prokuroria ngre akuzë ndaj Shpend Ahmetit

By: A R
23 December 2025 at 20:11

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka ngritur akt-akuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosraportim dhe raportim të rremë të pasurisë.

Sipas akt-akuzës, Ahmeti, i cili shërbeu si kryetar për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021, kishte paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë nga viti 2018 deri në vitin 2022.

“Vlera e përgjithshme e pasurive të padeklaruara arrin mbi 172 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale, e cila bëri të ditur se rasti tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

E-Albania del jashtë funksionit, autoritetet: Operacion mirëmbajtjeje/ Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Pse ndodhi?

By: A R
23 December 2025 at 20:03

Prej ditësh portali qeveritar e-Albania ka patur probleme në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Aleanca për Profesionistët e lirë e ka ngritur në tej si problem pasi bizneset nuk arrijnë të marrin shërbime apo kryejnë pagesa. Ndërsa ka renditur problemet e hasura, Aleanca kërkon sqarime të mëtejshme.

“Këto platforma janë sot infrastruktura bazë për regjistrime, deklarime, aplikime, pagesa dhe përmbushje detyrimesh ligjore. Ndërprerja e tyre, qoftë edhe e përkohshme, krijon pasiguri juridike, vonesa procedurale, rrezik penalitetesh dhe kosto shtesë për bizneset dhe profesionistët e lirë, të cilët varen pothuajse tërësisht nga shërbimet digjitale.

Fenomeni ngre pikëpyetje jo vetëm mbi qëndrueshmërinë teknike të sistemeve, por edhe mbi menaxhimin e riskut, kapacitetet e back-up-it, komunikimin institucional dhe mekanizmat alternativë që duhet të aktivizohen në raste të tilla.

Në këtë kontekst, vlerësojmë të domosdoshme:

  • transparencë më të madhe mbi shkaqet e ndërprerjeve dhe kohëzgjatjen e tyre;
  • forcimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe redundancës së sistemeve digjitale;
  • parashikimin e procedurave alternative dhe shtyrjen automatike të afateve ligjore në raste mosfunksionimi të platformave;
  • komunikim të qartë dhe në kohë me përdoruesit, për të shmangur pasigurinë dhe keqinterpretimet”, thuhet në ankesën e tyre.

Përballë këtyre probleme, vet portali e-Albania ka publikuar në hyrje të tij se po punohet mbi sistemin.

“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile gjatë ditës së sotme do të realizojë një operacion mirëmbajtjeje dhe përmirësimi të sistemit elektronik të saj.

Ju informojmë se gjatë këtij procesi mund të ketë ndërprerje të përkohshme apo ngadalësime në marrjen e të dhënave përmes ndërveprimit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për çdo vështirësi të mundshme që mund të haset në përdorimin e shërbimeve publike online gjatë ditës së sotme”, njofton e-Albania.

Jo vetëm me bizneset por portali ka shfaqur vështirësi edhe për individët. Si regjistrimi i fëmijëve të porsalindur në sistem si dhe aplikimet për pajisjen me mjetin e identifikimit apo rinovimet e pasaportave. Kjo çështje kthehet në një problem këtë periudhë fundviti teksa rikthimi i emigrantëve në atdhe është i lartë dhe i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për tu marrë me dokumentacione.

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

By: A R
23 December 2025 at 12:52

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT-së në Bashkinë Vlorë dhe më pas edhe ndaj punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë Irfan Dalipaj (58 vjeç), Drisild Dalipaj (27 vjeç) dhe Ilfabio Dalipaj (23 vjeç), banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor 2025, në zonën e rrethrrotullimit të Nartës, ku ata ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos.

Gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, tre shtetasit kanë sulmuar fizikisht drejtorin e IMT-së, D. K., 33 vjeç. Pas ndërhyrjes së Policisë Rrugore për të ndaluar veprimet e paligjshme, dhuna është përshkallëzuar edhe ndaj efektivëve të Policisë, të cilët kanë pësuar dëmtime trupore.

Në përpjekje për të neutralizuar situatën, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, për të zbrapsur autorët, pa shkaktuar pasoja. Dy punonjës policie ndodhen aktualisht të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shkundni mirë xhepat”, Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ ndërtuesin: Keni paga 50 mijë lekë…

By: A R
23 December 2025 at 12:45

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një debat me një sipërmarrës, që kërkoi nga kreu i qeverisë, nëse mund të ulet taksa e infrastrukturës.

Rama i tha se ndërtuesit kanë përfituar më shumë nga shteti. Kreu i qeverisë e kritikoi ndërtuesin, duke i thënë se ende në ndërtim ka paga të deklaruara 50 mijë lekë. Rama u shpreh se ndërtuesit duhet të tundin xhepat, të paguajnë punëtorët dhe të bëjnë ndërtime cilësore.

Sipërmarrësi: Ne kemi kërkuar që të shikohet taksa e infrastrukturës ose së paku të paguhet me këste?

Edi Rama: Raporti i shtetit me ndërtuesit është kompleks, nuk është thjesht raport financiar. Edhe pse ka ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë që të jenë prezente.

Ne duam që të rritet cilësia e ndërtimit. Ju ndërtuesit trajtoheni shumë mirë nga shteti dhe vazhdoni të mbani paga 50 mijë lekë. Duhet të shkundi xhepat dhe të rrisni cilësinë e ndërtimit.

Sot më 23 dhjetor, kryeministri Edi Rama dhe ministrat Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj mbajtën konferencë për mediet, ku folën për Paketën Fiskale 2026. Ata deklaruan se Paketa Fiskale synon të krijojë kushtet ideale për konkurrencë të ndershme në biznes.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

By: A R
23 December 2025 at 12:39

Dashi

Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete prioritare gjate kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqaret duhet ta heqin turpin sa me pare qe te munden sepse përndryshe kane për te mbetur vetëm. Te ardhurat do kenë përmirësime te lehta, por jo aq sa për te kryer shpenzime te mëdha.

Binjaket

As qe do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqaret nga ana tjetër do jene shume te zënë me pune dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te bëni investimet e menduara dhe te shlyeni një pjese te borxheve.

Gaforrja

Edhe pse ne mëngjes duket se klima për te dashuruarit do jete e ngrohte, bëni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen te gjejnë mënyrën për t’ua prishur harmoninë. Për beqaret do shfaqet dashuria e shumëpritur. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Shmanguni shpenzimeve te mëdha sepse gjendja do jete vërtet delikate.

Luani

Priten shume divergjenca ne çift gjate kësaj dite dhe kjo për shkak te mos tolerancës dhe padurimit qe do tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata mund te ketë një ndryshim te vogël. Beqaret nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet te ndodhe për ta. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha

Tregohuni gjate gjithë kohës te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse me shume se kurrë ai do kenë nevoje për ju. Beqaret ne vend qe te mbyllen ne shtëpi dhe te vuajnë nga vetmia, duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen dhe te argëtohen sa te mundin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe.

Peshorja

Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi ne çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin qe keni ne krah kështu qe nuk pritet asnjë vështirësi. Beqaret nuk do mundin as sot te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çoje drejt gabimeve.

Akrepi

Mos prisni me ju qe jeni ne një lidhje, por merrini sot vendimet me te rëndësishme te jetës suaj . Nuk ka me kohe për te humbur. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do iu rrahe zemra fort dhe do fillojnë me te një histori te këndshme dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Mos u tregoni perverse sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhe ne momentin e parashikuar. Sot nuk priten te reja. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime ne lidhje me te ardhmen e buxhetit.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne një lidhje ka rrezik te fantazoni për dike tjetër sot dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve. Nëse nuk ndjeni me aq shume sa ne fillim për partnerin mire është qe t’ia thoni. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpëtojnë dashurisë me shikim te pare. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme te cilat do duan durim dhe sakrifica.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për te dashuruarit. Gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohe me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jete shume me e kënaqshme.

Peshqit

Dite shume me e qete se kohet e fundit kjo e sotmja për te dashurorit. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse personat qe do iu propozojnë kane kohe qe i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jete me e vështirë sidomos për ata qe kane pasur shume probleme se fundmi.

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

By: A R
23 December 2025 at 12:25

Serbia kërcënon sërish Kosovën. Ministri i jashtëm, Marko Gjuriç, gjatë një interviste në televizionin publik RTS, foli me zemërim lidhur me njohjet e reja.

“Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm në luftën për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, u shpreh ai duke përdorur terma referues të njëjta me ato të regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviç, përcjell A2 CNN.

Ministri serb la të kuptohet se Beogradi ka gati disa tërheqje të njohjeve për Kosovën. “Ne shohim që Prishtina i ka dhënë fund moratoriumit mbi fushatën e njohjeve dhe tërheqjes së tyre. Tani do të shohim në muajt në vijim se çfarë po bëjmë, megjithëse kemi bërë tashmë gjëra të caktuara, por nuk donim të mburreshim për këtë për arsye të caktuara”, tha Ministri i Jashtëm serb.

Gjuriç vazhdoi lojën me disa karrige duke theksuar se Beogradi është Perëndimi për Lindjen dhe Lindja për Perëndimin.

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

By: A R
23 December 2025 at 12:18

Federata e Futbollit po përgatitet të realizojë një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në Shqipëri, me ndërtimin e një hoteli modern pranë kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.

Ky projekt do të shërbejë për akomodimin e të gjitha ekipeve kombëtare gjatë grumbullimeve, duke nisur nga Kombëtarja A e djemve dhe vajzave, e deri te ekipet e moshave.

Hoteli do të ketë 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërsa në përbërjen e tij do të përfshihen ambiente funksionale si restorante, salla konferencash dhe gjithsej 87 dhoma.

Kapaciteti i tij do të mundësojë akomodimin e deri në katër ekipeve kombëtare njëkohësisht, veçanërisht në raste turnesh.

Po ashtu, hoteli do të përfshijë një kat të dedikuar parkimi, ambiente magazinimi, si edhe facilitete të tjera si pishina apo palestra.

Punimet pritet të nisin menjëherë pas miratimit të lejes së ndërtimit. Federata e Futbollit thotë se ka aplikuar tashmë për lejen përkatëse dhe aktualisht ndodhet në proces pritjeje.

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

By: A R
23 December 2025 at 12:10

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump se tërhiqet nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, rasti i ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Serbi nuk është mbyllur.

Tërheqja e kompanisë së Kushner, “Affinity Partners”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e planeve të reja për ndërtim në vendin ku dikur ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë.

Me një ligj të veçantë, autoritetet serbe u kanë hequr statusin e trashëgimisë kulturore godinave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, më 1999, duke i hapur rrugë shembjes së kompleksit.

Informacione zyrtare për planet e mëtejshme nuk ka, por në publik përmenden investitorë të mundshëm të rinj, përfshirë edhe kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”, e cila është partnere e Serbisë në projektin “Beogradi në ujë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në reagimin e tij të parë, i ka akuzuar të gjithë ata që kanë qenë kundër projektit, duke thënë se kanë shkatërruar një investim të vlefshëm.

Demonstruesit dhe aktivistët antiqeveritarë, të cilët nuk e mbështesin ndërtimin, kanë thënë edhe pas tërheqjes së kompanisë së Kushnerit, se do ta vazhdojnë “luftën” e tyre.

Projektit i janë kundërpërgjigjur edhe ekspertët, të cilët insistojnë se duhet të bëhet rindërtimi dhe jo shembja e kompleksit të dikurshëm të Shtabit të Përgjithshëm.

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi, gjithashtu, ka njoftuar se do të vazhdojë me rastin, pasi ka ngritur një aktakuzë kundër ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për falsifikim dokumentesh, gjë që ka çuar në humbjen e statusit të trashëgimisë kulturore për Shtabin e Përgjithshëm.

Që nga maji i vitit 2024, kur është nënshkruar kontrata me kompaninë e Kushner, autoritetet janë përballur me probleme gjatë përpjekjeve për realizimin e projektit.

Çfarë do të ndodhë tani?

Përfaqësuesit e pushtetit, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, nuk kanë folur konkretisht për hapat e ardhshëm.

Deri më tani, prej tyre janë dëgjuar vetëm kritika. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i ka quajtur kundërshtarët e projektit “idiotë”, duke thënë se, për shkak të tyre, ka dështuar një investim prej 750 milionë eurosh.

Ai ka paralajmëruar se do ta heqë reklamën e Ushtrisë së Serbisë, e cila mbulon fasadën e njërës prej dy ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm tash e sa vite.

“Tani do të zbulohet, që njerëzit të shohin se sa e tmerrshme duket”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë më 16 dhjetor, duke shtuar se është “vetëm çështje kohe, para se tulla dhe gurë të fillojnë të bien”.

Disa ditë më vonë, paralajmërimi i Vuçiçit është realizuar, pasi pankarta është hequr.

Ai ka paralajmëruar edhe kallëzime penale, të cilat, siç ka thënë, “do t’i paraqesë personalisht” kundër “të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në shkatërrimin e investimit”. Vuçiç e ka akuzuar për pengim të projektit edhe një pjesë të policisë dhe prokurorisë.

Prokuroria vazhdon hetimet

Lajmi për tërheqjen e kompanisë “Affinity Partners” ka dalë disa orë pasi Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka ngritur aktakuzë kundër disa zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në rastin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm.

Mes tyre është edhe ministri i Kulturës i Serbisë, Nikolla Sellakoviç. Prokuroria po zhvillon hetime që nga maji i këtij viti.

Drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Goran Vasiç, sipas pretendimeve të Prokurorisë, ka pranuar falsifikimin e dokumentacionit.

Për pasojë, Ministrisë së Kulturës i është dorëzuar një iniciativë për heqjen e statusit të trashëgimisë kulturore për ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm.

Sellakoviç ka bërë disa herë akuza dhe fyerje ndaj Prokurorisë për Krim të Organizuar. Duke komentuar hetimin e Prokurorisë, Vuçiq ka paralajmëruar se “do t’i falë” të gjithë ata që, sipas tij, “dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrimet financiare”. Ai ka deklaruar se në këtë projekt nuk ka pasur korrupsion.

Prokuroria, pas ngritjes së aktakuzës, ka njoftuar se do të vazhdojë punën për të zbuluar nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në vepra penale.

Autoritetet e Serbisë, në përpjekje për të përshpejtuar projektin, i cili është ngadalësuar nga puna e Prokurorisë, kanë përdorur edhe një ligj të veçantë.

Në fillim të nëntorit, Kuvendi i Serbisë ka miratuar ligjin, me të cilin është hequr mbrojtja e trashëgimisë kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.

A dihen veprimet e mëtejshme të kompanisë së Kushner?

Në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners”, nuk ka treguar se cilët do të jenë hapat e saj të mëtejshëm. Po ashtu, nuk dihet se cilat janë të drejtat e kompanisë tani kur projekti ka dështuar, pasi kontrata midis Qeverisë së Serbisë dhe investitorit amerikan nuk është bërë publike deri më sot.

Në përgjigjen për REL-in, kompania e Kushnerit nuk ka përmendur ndonjë procedurë ligjore kundër ministrit, as nuk ka shpjeguar drejtpërdrejt arsyet për të cilat ka hequr dorë nga ndërtimi.

Sipas saj, vendimi është marrë “nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe Beogradit”, ndërsa vizion i tyre ka qenë “ofrimi i një zgjidhjeje arkitekturore elegante dhe inspiruese, që nxjerr në pah përparimin e Serbisë”.

Partner i ri në projekt?

Zyrtarët e Serbisë, deri më tani, nuk kanë folur konkretisht për një mundësi të tillë. Ata që janë kundër projektit, nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një investitor të ri dhe përmendin emra të caktuar.

Shpesh përmendet kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”. Bashkëpunimi midis Serbisë dhe investitorit nga Emiratet ka nisur në vitin 2012, me marrjen e pushtetit nga Partia Përparimtare Serbe.

Që nga viti 2015, ata kanë punuar në ndërtimin e kompleksit luksoz “Beogradi në ujë”, për të cilin Kuvendi i Serbisë, gjithashtu, ka miratuar një ligj të veçantë për të përshpejtuar procedurat e ndërtimit përgjatë bregut të lumit Sava.

Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare nëse kompania nga Emiratet është investitori i ri i mundshëm në kompleksin e dikurshëm të Shtabit të Përgjithshëm, dihet se “Eagle Hills” ka qenë e planifikuar të bashkëpunonte me kompaninë e Kushnerit në projektin në Serbi.

Çfarë planifikojnë kundërshtarët e projektit?

Demonstruesit antiqeveritarë, të cilët kanë zhvilluar shumë protesta që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Kushnerin, tani paralajmërojnë vazhdimin e “luftës” së tyre.

Ata thonë se janë të bindur se autoritetet nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të ndërtuar në atë vend.

Disa parti opozitare kanë reaguar, duke kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit të veçantë dhe rikthimin e statusit të ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm si pasuri kulturore.

Disa shoqata ekspertësh kanë paralajmëruar qysh para tërheqjes së partnerit amerikan, se do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë një vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit të veçantë.

Ekspertët janë kundër rrënimit dhe insistojnë në restaurimin e godinës moderniste, e cila është ndërtuar midis viteve 1956 dhe 1963./REL

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

By: A R
23 December 2025 at 12:02

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një tryezë të përbashkët me deputetet shqiptare në Kuvendin e këtij vendi.

Në fjalën e saj, Spiropali theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit përtej ndarjeve politike, duke vënë në qendër interesin e përbashkët të shqiptarëve si komunitet shtetformues dhe rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht përkatësive të ndryshme politike, mesazhi ishte i unifikuar: “Kur flasim për shqiptarët si komunitet shtetformues dhe për rrugën europiane, kemi nevojë për më shumë bashkëpunim dhe më pak ndarje.”

Ministrja vlerësoi gjithashtu rritjen e pranisë së grave shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv për cilësinë e vendimmarrjes, forcimin e dialogut politik dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Më gëzon fakti që, vit pas viti, po rritet prania e grave shqiptare në Kuvend. Është një shenjë e mirë për vendimmarrjen, për dialogun dhe për një shoqëri më gjithëpërfshirëse,” u shpreh Spiropali.

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

By: A R
23 December 2025 at 11:55

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën duke krijuar kësisoj tensione të reja.Danimarka, së cilës i përket ishulli gjigant me pasuri nëntokësore, kërkon shpjegim duke thirrur ambasadorin e SHBA-së.

Pas emërimit të një të dërguari të poçëm të SHBA-së për Groenlandën, ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Howery.

Rasmussen më parë përmes një deklarate të bërë publike nga agjencia e lajmeve AFP i bëri thirrje SHBA-së, që të respektojë sovranitetin e Danimarkës. Qeveria e tij këmbëngul, që “kushdo – përfshi edhe SHBA – duhet të tregojë respekt për integritetin territorial të Danimarkës”, ka deklaruar Rasmussen. Ai tha, se “është shumë i indinjuar” për emërimin e një të dërguari për Groenlandën dhe e quajti këtë hap “krejt të papranueshëm”. Ditët e ardhëshme ambasadori i SHBA-së do të thirret në Ministrinë e Jashtme të Danimarkës, për t‘i dhënë atij një “shpjegim” lidhur me këtë emërim.

Kryeministri i Groenlandës: Nuk mund të aneksosh një vend tjetër
Kryeministri i GroenlandësJens-Frederik Nielsen fillimisht nuk shprehu ndonjë indinjatë. Për këtë nuk ka asnjë arsye, shkruan ai në Facebook. Emërimi i një të ngarkuari të posaçëm nuk ndryshon asgjë në faktin, se Groenlanda e ka vet në dorë fatin e saj. “Ne bashkëpunojmë me kënaqësi me vende të tjera, edhe me SHBA-në, por kjo gjithmonë duhet të bëhet me respekt për ne, për vlerat dhe dëshirat tona”, shkruan Nielsen. “Ne do ta përcaktojmë vet të ardhmen tonë. Groenlanda është vendi ynë.”

Por më vonë në një deklaratë të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen ai kërkoi ruajtjen e integritetit territorial të Groenlandës. “Ne e kemi thënë njëherë. Tani po e themi sërish. Kufijtë e vendeve dhe sovraniteti i shteteve janë të ankoruara në të drejtën ndërkombëtare”, theksuan të dy kryeministrat. “Këto janë parime bazë. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër.” Groenlanda u përket groenlandezëve dhe SHBA nuk mund ta marrin atë.

Trumpmuajt e fundit në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar me marrjen e territorit ishull me pasuri nëntokësore që i përket Danimarkës. Të dielën (20.12.2025) ai në platformën e tij Truth Social komunikoi emërimin e Jeff Landry, guvernator i shtetit të Luizianës, si të ngarkuar për Groenlandën.

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

By: A R
23 December 2025 at 11:47

Arben Ademi është me origjinë nga Kumanova. Ai jeton në Zvicër dhe mund të konsiderohet biznesmen i suksesshëm. Njihet si themelues i markës së parfumeve Gisada, e cila vitet e fundit ka depërtuar fuqishëm në tregun zviceran. Kjo shihet kudo në hapësirën publike: reklama të parfumit Gisada stolisin tramvajët në Zürich, fanellat e klubit të njohur futbollistik FC Basel, muret e stacioneve të trenit dhe dyqanet.

Por sipas hulumtimeve të gazetave zvicerane të grupeve mediale Tamedia dhe CH Media, Arben Ademi në biografinë e tij ka edhe një anë deri më tani të panjohur. Nuk bëhet fjalë për parfum, por për propagandë. Madje në shërbim të “Shtetit Islamik”, organizatës famëkeqe terroriste. Ndonëse Ademi i mohon akuzat, bashkëbisedime të siguruara nga Policia Federale e Zvicrës sugjerojnë diçka tjetër.

Gjithnjë sipas mediave zvicerane, Ademi dhe vëllai i tij, paralelisht me themelimin e firmës së parfumeve Gisada, u përfshinë në Zvicër në një aksion të shpërndarjes së Kuranit. Aksioni njihej me emrin “Lies!” (Lexo). Ndonëse shpërndarja e Kuranit nuk është e ndaluar me ligj, prapa aksionit “Lies!” qëndronte shoqata “Feja e vërtetë”, me seli në Gjermani. Këtë shoqatë e dominonin predikues radikalë që synonin të ndihmonin depërtimin e islamit radikal.

Aktivistët e aksionit “Lies!” ishin të pranishëm në shumë rrugë të Zvicrës, sidomos në Winterthur afër Zürichut, ku nga viti 2012 u zhvillua një skenë e fanatikëve fetarë, mes tyre mjaft shqiptarë, disa prej të cilëve përfunduan në Siri në radhët e “Shtetit Islamik”. I njohur është sidomos rasti i dy adoleshentëve, vëlla e motër, të cilët shkuan në Siri dhe u kthyen në Zvicër pas përpjekjeve të mëdha të prindërve të tyre. Këtë fat nuk e pati një sportist i sporteve luftarake me emrin Valdet Gashi: ai shkoi nga Winterthuri në Siri dhe u vra atje.

Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, rreth 140 të rinj që kishin marrë pjesë më parë në aksionet për shpërndarjen e Kuranit iu bashkuan trupave terroriste.
Arben Ademi i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka qenë kurrë pjesë e aksionit “Lies!” dhe se nuk e ka financuar atë. Ai ka potencuar se nuk ka pasur kurrë një procedurë penale kundër tij lidhur me këtë çështje. “Jam sipërmarrës i modës dhe i stilit të jetës dhe nuk kam asnjë lidhje me mendësitë ekstremiste”, ka deklaruar ai. Por në një raport hetimor Policia Federale e Zvicrës e cilëson Arben Ademin si “sponsor të projektit LIES”. Ai dyshohet se e ka mbështetur aksionin “me shuma të konsiderueshme parash”. Edhe këtë e mohon Ademi.

Akuzat e policisë rrjedhin nga procedurat penale kundër mbështetësve të ISIS-it në Zvicrën gjermanofone për periudhën 2013-2016. Këto procedura nuk kishin të bënin me kompaninë Gisada, por me aktivitetet paralele të themeluesve të saj. Gjetjet e policisë për Ademin bazohen kryesisht në mesazhe të konfiskuara. Sipas dosjeve, mbështetja financiare e Ademit për “Lies!” filloi më së voni në korrik të vitit 2013.

Sipas mediave zvicerane, Arben Ademi thotë se nuk ka marrë pjesë kurrë në shpërndarjen e Kuranëve. Megjithatë, një video nga viti 2013 e shfaq atë pranë një stende të “Lies!” në rrugën Bahnhofstrasse të Zürichut. Ademi thotë se nuk ka marrë pjesë aktivisht, por ka qëndruar aty për pak kohë si kalimtar.

Një nga vëllezërit e tij, i cili mban rol udhëheqës në Gisada, si dhe një i afërm tjetër, kanë marrë pjesë në shpërndarjen e Kuranit, siç dëshmojnë fotografitë. Qëllimi i këtij aksioni, sipas autoriteteve, ishte “konvertimi i të pafeve”.

Në vitin 2013 një person i radikalizuar shkoi në Bosnje me një veturë të një ndërmarrjeje telekomunikacioni, e cila i përkiste Arben Ademit. Në Bosnjë, personi në fjalë, i njohur si Sandro V., takoi predikuesin radikal Bilall Bosniq. Në këtë udhëtim atë e shoqëruan një holandez dhe një i afërt i Arben Ademit. Kur u kthyen, ata u kontrolluan nga rojet kufitare zvicerane dhe deklaruan se kishin qenë në Sarajevë për një “projekt dhish”. Gjykata nuk e besoi këtë version, duke supozuar se udhëtimi kishte shërbyer për përgatitjen e rrugës drejt kyçjes në Shtetin Islamik.

Menjëherë pas vizitës në Bosnjë, Sandro V. shkoi në Siri në një kamp stërvitor. Policia zvicerane shkruan se Arben Ademi i dha një ekstremisti holandez “rreth 6000 deri në 10000 franga për udhëtimin në Siri”. Ademi thotë se kjo është e pavërtetë.

Sandro V. u kthye në Zvicër pas pak javësh dhe, sipas gjykatës, indoktrinoi të rinjtë në mënyrë sistematike. Pas kthimit, ai kishte kontakte me Arben Ademin. Sandro V. është dënuar ndërkohë me 36 muaj burg për përkrahje të organizatës terroriste islamike. (A2 Televizion)

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

By: A R
23 December 2025 at 11:41

Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026.

Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.

Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon të rrisë formalizimin dhe ta ulë tatimin. Ne presim një përmirësim të atmosferës së biznesit në vend. Bëhet paqe me bizneset, që nuk kanë probleme ligjore, që nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Gjobat, sipas periudhës shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve të lehtësuara”, tha Rama.

Ministri i Financave Petrit Malaj në fjalën e tij deklaroi se sipërmarrja ka qenë dhe mbetet partneri kyç në politikat që ndërmerr qeveria. Ai vlerësoi se Shqipëria duhet të ketë një ekonomi moderne.

Sipërmarrja ka qenë dhe mbetet partneri kyç në politikat që ndërmarrim. Ne kemi dëgjuar me kujdes kërkesat e juaja si biznese. Ne duam që biznesi të jetë i përgatitur, pasi do të hyjë në tregun e BE-së. Të ardhurat për frymë janë trefishuar. Ne synojmë që të ardhurat për frymë më 2030 të jenë mbi 15 mijë euro. Paketa Fiskale nuk rrit taksat dhe barrën fiskale për bizneset. Paketa përbëhet nga tetë ligje. Ne duam një sistem fiskal të drejtë. Kuadri ynë fiskal duhet të jetë i përafruar me atë të BE-së.Ta çojmë Shqipërinë drejt një ekonomie moderne”, tha Malaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe e Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se përmes paketës fiskale, qeveria synon që të krijojë kushtet, për konkurrencë të drejtë mes bizneseve.

“Ne besojmë fort tek forca e dialogut. Ne besojmë se ekonomia shkon përpara me anë të bashkëpunimit. Ekonomia shqiptare ka marrë një drejtim dhe ky drejtim është drejt BE-së, është drejt integrimit evropian, që bizneset shqiptare të përfitojnë sa më shumë nga tregu i Bashkimit Europian. Duhet punë e madhe nga qeveria, duke votuar ligje, që na përafrojnë me BE-në. Ne na duhet që biznesi të jetë i lirë të veprojë, na duhet marrëdhënia e besimit me njëri-tjetrin. Ju duhet të operoni në një ambient ekonomik me rregulla të qarta. Numri i bizneseve është rritur në 10 vitet e fundit, edhe punësimi është rritur shumë, ka rënë papunësia dhe bizneset kanë fituar dyfish. Ambienti ekonomik është përmirësuar. Ne do iu ofrojmë instrument bashkëpunimi, që do sjellë administratën tatimore më pranë biznesit. Të krijojmë kushte për konkurrencë të drejtë”, tha ministrja Brahimaj.

Qeveria shqiptare ka përqendruar përpjekjet e saj për përmirësimin e klimës së biznesit dhe formalizimin e ekonomisë gjatë viteve të fundit. Politikat fiskale dhe paketat ligjore të propozuara synojnë harmonizimin e sistemit tatimor me standardet e Bashkimit Europian dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime.

Debate në ambientet e Kuvendit, Luan Baçi: Të lejohet raportimi i mediave…

By: A R
23 December 2025 at 10:52

Mbledhja e sotme e “Etikës’ për përjashtimin e 29 deputetë të PD të kërkuar nga PS është shoqëruar me debate dhe tone të larta zëri.

Gazetarët dhe operatorët janë larguar nga punonjësit e kuvendit për të qëndruar në korridor përpara sallës ku po zhvillohet mbledhja.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka debatuar me punonjësit e kuvendit duke i kërkuar që media të lejohet e të mbuloj e raportoj zhvillimet në sekretariatin e Etikës.

Rusia godet Ukrainën pranë kufirit polak, Varshava reagon duke ngritur avionë luftarakë

By: A R
23 December 2025 at 10:45

Polonia ngre avionë luftarakë në ajër pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës

Forcat e armatosura të Polonisë njoftuan se avionët luftarakë polakë dhe të aleatëve u ngritën në ajër këtë mëngjes, pasi Rusia ndërmori sulme ajrore ndaj Ukrainës perëndimore, pranë kufirit polak.

Komanda operative e ushtrisë polake bëri të ditur se, krahas avionëve, sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe radarët e zbulimit u vendosën në gatishmëri të shtuar.

“Avionët luftarakë u ngritën në ajër dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar u vunë në gatishmëri të shtuar. Këto masa janë parandaluese në natyrë dhe synojnë sigurimin dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore, veçanërisht në zonat ngjitur me rajonet e kërcënuara,” thuhet në deklaratë.

Ky reagim vjen vetëm disa muaj pas një episodi të ngjashëm, kur Polonia mbylli hapësirën e saj ajrore dhe ngriti avionët luftarakë në përgjigje të një sulmi rus ndaj Kievit në shtator.

Që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Polonia është detyruar të vendosë avionët e saj luftarakë në gatishmëri disa herë, duke u përpjekur të mbrojë kufirin dhe hapësirën ajrore të NATO-s.

Sulmet e fundit të Rusisë kanë shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rrethinat e tij, ndërsa alarmet për sulme ajrore janë dëgjuar në pjesën më të madhe të vendit.

Polonia, si vend anëtar i NATO-s, ka theksuar se masat e saj janë të natyrës parandaluese, por mbeten të domosdoshme për sigurinë e hapësirës ajrore dhe përballjen me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit pranë kufirit lindor të Aleancës.

❌
❌