Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

By: A R
21 December 2025 at 17:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte protesta e paralajmëruar për datën 22 dhjetor, përpara Kryeministrisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Bardhi theksoi se qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në këtë protestë, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe për pengimin e drejtësisë.

Ai u shpreh se është koha që qytetarët të reagojnë dhe të japin një mesazh të qartë kundër keqqeverisjes.

Nga Njësia 1 Tiranë demokratët dhe qytetarët janë të gjithë bashkë kundër Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit. Fundi i tij po vjen ashtu siç e kishim paralajmëruar: si Kryeministri i bandave dhe më i korruptuari në historinë e shtetit shqiptar. Duke penguar drejtësinë të bëjë punën e saj, Edi Rama po zvarritet duke menduar se do të shpëtojë veten dhe familjen e tij. E ka gabim, qytetarët do të ngrihen dhe do ti japin përgjigjen e merituar. Duke nisur nga kjo e hënë.” deklaroi Bardhi.

Bardhi riafirmoi se opozita do të jetë në krah të qytetarëve, duke e konsideruar këtë protestë si një hap të rëndësishëm në betejën politike.

The post Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit first appeared on JavaNews.al.

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

By: A R
21 December 2025 at 16:51

Arkeologët kinezë zbuluan tre vende furrash në formë thundrash kali që besohet të jenë pjesë e një punishteje qeramike që daton që nga dinastia Liao dhe Jin (907-1234), pranë një qyteti të lashtë në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në veri të Kinës, njoftoi Instituti rajonal i Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë, shkruan “Xinhua”.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve të kryera midis korrikut dhe nëntorit rreth ish-vendndodhjes së Wu’anzhou, një qytet i themeluar fillimisht nga themeluesi i dinastisë Liao (907-1125) rreth një mijëvjeçari më parë, i vendosur në qytetin Chifeng të Mongolisë së Brendshme.

Çdo furrë zakonisht përbëhet nga një zonë pune, një dhomë pjekjeje dhe një dhomë oxhaku, të shkatërruara në shkallë të ndryshme.
Deri më tani këtë vit, arkeologët kanë zbuluar më shumë se 50 mbetje arkitekturore në një zonë gërmimi prej 500 metrash katrorë, duke përfshirë themele shtëpish, gropa hiri, bodrume magazinimi dhe furra qeramike.

Një sërë objektesh janë gjetur, duke përfshirë qeramikë, porcelan, objekte prej guri dhe hekuri, objekte prej kockash, statuja bakri, monedha dhe komponentë arkitektonikë. Artikujt prej qeramike përfshijnë kavanoza, legenë dhe tasa. Artikujt prej hekuri janë kryesisht vegla bujqësore.

Gjetjet ofrojnë prova të vlefshme materiale dhe referenca të rëndësishme akademike për të studiuar sistemin hierarkik dhe planimetrinë e qyteteve të epokës Liao, si dhe jetën e përditshme dhe aktivitetet prodhuese të banorëve të tyre, sipas Gai Zhiyong, zëvendësdrejtor i Institutit të Relikteve Kulturore dhe Arkeologjisë së Mongolisë së Brendshme.

Gërmimet sistematike arkeologjike në Wu’anzhou filluan në korrik 2023.

The post Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme first appeared on JavaNews.al.

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

By: A R
21 December 2025 at 16:46

Në Universitetin e Sporteve, një histori frymëzuese po shkon drejt finalizimit. Një student i veçantë, është gati të mbyllë studimet Bachelor këtë vit akademik. 25-vjeçari Gersi Troka, zgjodhi auditorët duke thyer barrierat dhe paragjykimet ndaj personave me aftësi ndryshe.

“Kisha shumë vullnet për të realizuar Universitetin e Sporteve dhe e realizova.Ka qenë e vështirë të thyeja barriera po tani jam përmirësuar.”

Ai tregon se ambientimi me jetën universitare dhe sportin ka qenë i natyrshëm, pasi aktiviteti fizik është pjesë e jetës së tij prej thuajse 15 vitesh.

“Më është dukur shumë mirë jam shumë i kënaqur me cdo gje nga petagogët dhe nga shokët që më kanë mirëpritur në universitet.
E kaloj syhumë mirë më afrohen, duan të hyjnë në bisedë pak a shumë, pyesin për orare mësimore.”

Por për Gersin, suksesi nuk është vetëm personal. Ai ka një mesazh të drejtpërdrejtë për prindërit.

“I bëj dhe një mesazh prindërve të mos i lini femijët tuaj pasiv në shtëpi, pasi duhet të stërviten të dalin të qarkullojnë, të stërviten edhe në kushtet e shtëpisë. Duhen të ndihmohen nga të gjitha anët, fizioterapike dhe ekonomike.”

Sipas tij, kjo kategori ka nevojë për më shumë politika mbështetëse, si në arsim ashtu edhe në sport, për të pasur mundësi të barabarta zhvillimi.

The post Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down” first appeared on JavaNews.al.

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

By: A R
21 December 2025 at 16:37

Belakis mban emrin e frymëzuar nga një mbretëreshë arabe, por jeta nuk e ka trajtuar aspak si të tillë. Përkundrazi, gjithçka ajo mban mend, është sakrificë dhe stërmundim i vazhdueshëm. Rrëfimi i saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me kujtimet e një shtëpie në Spitallë të Durrësit ku jetonte me prindërit, dy xhaxhallarët dhe gjyshen.

Barra e shtëpisë dhe menaxhimit të ekonomisë familjare i kishte rënë nënës së saj që mundohej ta fshihte para fëmijëve atë që ndiente. Pavarësisht kësaj, ata ia lexonin ankthin dhe stresin çdo datë 5, kur priste me padurim të hynte i shoqi në derë.

Belakis: Çdo datë 5, babi vonohej. Ishte data kur merrej edhe rroga dhe mami ishte ajo që priste pas derës kur do të hynte në shtëpi. Kemi qenë të vegjël, por mendoj që duke parë sesi strapacohej, rriteshim dhe kuptonim më shumë. Im atë në atë periudhë luante bixhoz dhe ajo periudhë zgjati goxha në fakt. U munduam të lëviznim në një shtëpi tjetër duke qenë se aty ishim me qira dhe të gjithë xhaxhallarët do të ndërtonin shtëpitë e tyre, morëm një kredi për ndërtimin e asaj shtëpie.

Ardit Gjebrea: Mbaroi shtëpia, u futët në shtëpinë e re?

Belakis: U futëm në shtëpinë e re, akoma pa përfunduar. Dritaret ishin plastmasë, dera ishte nga një raft i vjetër që e kishim marrë nga shtëpia ku ishim dhe në dysheme kishim shtruar po prapë plastmasë dhe sipër tyre plot me çimento që mos të na shkelnin këmbët në tokë. Mami dhe babi punonin të dy, por vesi i bixhozit vazhdonte.

Ardit Gjebrea: Vazhdonte?

Belakis: Vazhdonte.

Belakis apo Bela siç e thërrasin, mori një propozim në shkollë që të përfshihej në një organizatë të quajtur World Vision ku fokusi ishte familja. Me shumë këmbëngulje, ajo ia doli që të bindte të atin të merrnin pjesë dhe më në fund, ia arritën ta shkëpusnin nga lojërat e fatit.

Belakis: Vazhduam duke shkuar në çdo takim, ishte shumë i përqendruar, kishte dëshirë të shkonte më shumë, kishte dëshirë më shumë të shkonte ai sesa ne dhe e la bixhozin. U përqendrua komplet te familja, vazhduam të kishim një jetë shumë të lumtur. Gjithë darkën e kalonim duke parë “E Diela Shqiptare” të dielave, filma të ndryshëm, seriale, duke diskutuar për politikën, Blendi Fevziu, çdo gjë që përmbante televizoni ishim aty të bashkuar.

Ardit Gjebrea: Fantastike!

Belakis: Babi, nuk dua të përmend vetëm gjërat negative, por ka qenë një prind që ka qenë pranë për mua, vëllain, vëllain tjetër se ne jemi tre fëmijë dhe na ka mbështetur në çdo lloj hapi.

Ardit Gjebrea: Pra jeta juaj u stabilizua.

Belakis: Po.

The post “Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët first appeared on JavaNews.al.

Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët

By: A R
21 December 2025 at 13:53

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale që kishte si qëllim ndihmën ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, B. M., 56 vjeç, dhe M. M., 24 vjeç, të cilët u kapën duke transportuar 12 emigrantë kundrejt shpërblimit monetar. Ata kishin planifikuar të kalonin emigrantët nga kufiri grek, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjete dhe dy aparate celulare.

Në vijim të hetimeve, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre, Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale. Policia vijon punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Transportonin klandestinë kundrejt fitimit, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët first appeared on JavaNews.al.

Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh

By: A R
21 December 2025 at 13:45

Big Brother VIP Albania 5 ka nisur me menjëherë me tensione mes banorëve, të cilët kanë hyrë të gjithë me një qëllim, fitimin e çmimit të madh.

Mëngjesin e ditës së parë, nuk kanë munguar përplasjet mes Ilirit dhe Kristit, kjo falë zgjedhjes së këtij të fundit për ndarjen e krevateve, pasi fitoi sfidën e “Bajames”.

Ndarja e bërë nga Kristi nuk i ka pëlqyer aspak Ilirit, i cili u shpreh se nuk donte të flinte me një mashkull tjetër në krevat (këtë rast Armiri).

Pjesë nga debati:

Iliri: Profesor Kristi…

Kristi: A mund ta shpreh mendimin të lutem? Pse nuk më dhe një mundësi ta sheshonim?

Iliri: Ti me këtë qetësinë tënde dhe me këtë buzëqeshjen tënde helmuese… je shumë i vogël. Sa të hapësh gojën, unë të kuptoj. Ti harroje, më dëgjo mua. Ti jep tip që ta fut edhe qesh, skuth. Skuthët janë kështu.

Kristi: Skuth jam unë?

The post Nisin përplasjet e para në Big Brother, Vrenozi debaton me Kristin: Skuth, ta fut edhe qesh first appeared on JavaNews.al.

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet

By: A R
21 December 2025 at 13:36

“Frikë, panik dhe blerje kohe”, kështu e quajti kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se socialistët do të shtyjnë shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut pasi të shprehet Gjykata Kushtetuese për pezullimin e saj nga detyra.

“Reagimi i sotëm i Edi Ramës është reagimi i një frikacaku, që e di se rrethi po i ngushtohet. Ai është frikacak, sepse nuk përballet me akuzën, por sulmon ata që e hetojnë. Një kryeministër i pastër, pa lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, sot do të duhej të mblidhte me urgjencë Parlamentin dhe t’i hiqte imunitetin zëvendëses së tij, të pandehur për 1.1 miliardë euro tenderime korruptive”, tha Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pse nuk bëhet kurioz Edi Rama për “dardhat dhe mollët” që Belinda Balluku i ka ngrënë, por na u bëka kurioz pse SPAK-u po vepron shpejt? Sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush është porositësi i aferave korruptive të firmosura nga Belinda Balluku. Çështja “Balluku” nuk është rast i izoluar, por hallkë e një zinxhiri vendimmarrjeje që kalon nga zyra e Kryeministrit. Prandaj, Edi Rama kërkon të blejë kohë me një çështje në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut”.

Sipas Bardhit, Rama e di se hetimi nuk do të ndalet te zëvendësja e tij dhe po blen kohë. “Një kryeministër i pafajshëm nuk frikësohet nga shpejtësia e drejtësisë. Një kryeministër i pastër nuk sulmon SPAK-un. Një kryeministër i drejtë nuk ndërton alibi procedurale. Rrethi po ngushtohet. Dhe frika e Edi Ramës vjen nga ajo që tani drejtësia e di: se tenderat, koncesionet, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë rrugë me një kalim. Ajo të çon në zyrën apo shtëpinë e Edi Ramës!”.

The post Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Kërkon të blejë kohë, e di që rrethi po i ngushtohet first appeared on JavaNews.al.

Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra!

By: A R
21 December 2025 at 13:27

Më 30 dhjetor, shërbimi postar danez do të shpërndajë letrën e fundit, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj. Vendimi i kompanisë PostNord, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i posteve suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë.

PostNord ka njoftuar se do të shkurtojë 1 mijë e 500 vende pune dhe do të heqë 1 mijë e 500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove. Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm.

Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në objekt nostalgjie. Vetëm në tre orë, 1 mijë prej tyre u blenë kur dolën në shitje këtë muaj, me çmime që varionin nga 1 mijë e 500 deri në 2 mijë korona daneze. 200 të tjera pritet të dalin në ankand në janar.

Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht. Kompania Dao do të marrë përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milion letra në vit në 80 milion. Klientët do të duhet t’i dorëzojnë letrat në dyqanet e Dao ose të paguajnë ekstra për mbledhjen në shtëpi, ndërsa pullat do të blihen online ose përmes aplikacionit.

Ligji danez kërkon që mundësia për të dërguar letra të ekzistojë gjithmonë. Kjo do të thotë se nëse Dao ndalon shërbimin, qeveria duhet të caktojë një kompani tjetër. Ministria e Transportit ka theksuar se ndryshimi është më shumë “sentimental” sesa praktik, pasi qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësi të dërgojnë e marrin letra.

Sistemi kombëtar i identitetit digjital MitID ka bërë që komunikimet zyrtare të kalojnë automatikisht në “postë digjitale”. Sot, 97% e danezëve mbi moshën 15 vjeç janë të regjistruar në MitID, ndërsa vetëm 5% kanë zgjedhur të marrin postë fizike.

Ekspertët thonë se kjo është një epokë e re. “Është e vështirë të kthehesh tek posta fizike në një vend kaq digjital,” tha Magnus Restofte, drejtor i muzeut të komunikimeve Enigma në Kopenhagë. Megjithatë, ai shtoi se vlera e letrave fizike është rritur: “Kur merr një letër të shkruar me dorë, e di që dikush ka shpenzuar kohë dhe para.”

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i PostNord Denmark, Kim Pedersen, e përshkroi vendimin si të vështirë: “Ne kemi qenë shërbimi postar danez për 400 vjet. Por danezët janë bërë gjithnjë e më digjitalë dhe sot ka shumë pak letra. Tregu i letrave nuk është më i qëndrueshëm.”

The post Danimarka mbyll kapitullin 400-vjeçar të postës: Nuk do të shpërndahen më letra! first appeared on JavaNews.al.

Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe

By: A R
21 December 2025 at 13:19

Një lajm i keq për doktorin, vetëm 1 ditë para protestës kombëtare të së hënës. Revolta ka humbur pa filluar, simbolin e saj. Superstari demokrat, Ilir Vrenozi, do të mungojë, por me arsye.

Mbrëmjen e së shtunës, ai u fut në shtëpinë e madhe të Big Brother VIP. Statusin e ka fituar si opozitari më i famshëm në rrjetet sociale.

Por, kjo nuk është një humbje e pakët për doktorin, pavarësisht se kohët e fundit Vrenozi, përveçse kritik ndaj Berishës, po ia bojkotonte foltoret modeste para Kryeministrisë.

Tashmë një më pak, dhe edhe për këtë fajin me siguri e ka Ervini dhe Grida. Por, pasi doktori ia dha duart, Salianji ka reflektuar.

Ndonëse nga organizimi i partisë është përjashtuar, ish-deputeti ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë. Një shenjë kjo se, me shumë gjasë, do të jetë dhe vetë.

Salianji hyri në burg si hero dhe doli si tradhëtar. Të njëjtin fat, mesa duket, do të ketë edhe Ilir Vrenozi në izolimin e Big Brother.

“Kush do çuditet më shumë? Edi Rama. Ka 6 muaj më kërkon të pimë kafe. Gjithmonë ai është 1 hap para. Nuk çuditem edhe po erdhi.”

ABC News

The post Vrenozi lë protestën për Big Brother/ Militanti simbol i PD: Tani pres Ramën për kafe first appeared on JavaNews.al.

Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja

By: A R
21 December 2025 at 13:01

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 13-vjeçare është përplasur nga një makinë, shoferi i të cilës është larguar nga vendngjarja.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, më 20 dhjetor, në rrugën “Mbreti Pirro”, ku e mitura u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar, i cili më pas u largua nga vendngjarja. Sipas policisë, e mitura u dërgua në spital për mjekim dhe më pas u largua në banesën e saj. Autoritetet po punojnë për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

Ndërkohë po ditën e djeshme, në të njëjtin qark ndodhi një tjetër aksident, pas të cilit u zbulua një automjet i vjedhur. Oficerët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet Sh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, të cilin dyshohet se e kishte vjedhur në Shijak, në aksin rrugor Shijak–Nishtulla ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetëm 27-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksidente njëri pas tjetrit në Durrës, plagoset 13-vjeçarja first appeared on JavaNews.al.

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

By: A R
21 December 2025 at 12:52

Një 20-vjeçar me kombësi shqiptare mbeti i plagosur në shpatull nga të shtënat e karabinierëve, pasi tentoi të arratisej me makinë gjatë një kontrolli policor në zonën e Pisanos, në Itali. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës kur një grua telefonoi policinë duke thënë se dikush po tentonte të zhvaste djalin e saj të mitur. Sipas autoriteteve, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar shumën prej një mijë eurosh për t’ia kthyer.

Me mbërritjen e patrullës së karabinierëve në vendngjarje, një nga të dyshuarit tentoi të largohej duke hipur në automjet, duke përplasur një efektiv policie, dhe më pas u largua me shpejtësi të lartë.

Menjëherë pas kësaj nisi një ndjekje që zgjati për disa kilometra, nga Bientina deri në Montopoli. Gjatë arratisjes, karabinierët qëlluan pesë herë me armë zjarri. Dy nga plumbat goditën 20-vjeçarin, i cili u ndalua dhe u transportua me urgjencë në spital. Sipas burimeve zyrtare, gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë.

I riu ndodhet nën arrest dhe po trajtohet në spital, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale të personave të përfshirë.

The post Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar first appeared on JavaNews.al.

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

By: A R
21 December 2025 at 12:44

Gjykata e Lartë e Hong Kongut shpalli fajtor miliarderin e medias Jimmy Lai, një nga figurat më të njohura të lëvizjes pro-demokracisë, duke e akuzuar për bashkëpunim me forca të huaja sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini në vitin 2020. Dënimi maksimal me të cilin ai përballet është burgimi i përjetshëm.

Lai, themelues i gazetës së njohur Apple Daily, u bë një simbol i guximit dhe sfidës ndaj autoritetit të Partisë Komuniste të Kinës. Gazeta e tij, e cila revolucionarizoi tregun mediatik lokal që prej vitit 1995, u mbyll pas arrestimit të tij, ndërsa shumë aktivistë të tjerë u burgosën. Për vite me radhë, Apple Daily ishte një zë i fuqishëm për demokracinë, duke publikuar raporte investigative, opinione të guximshme dhe duke dhënë hapësirë për një gamë të gjerë lexuesish.

Siç shkruan BBC, në vendimin e gjykatës, Lai u përshkrua si një njeri me “urrejtje të tërbuar” ndaj Partisë Komuniste dhe me “obsesion për ta zëvendësuar sistemin e saj me vlerat perëndimore”. Ai kishte shpresuar për rrëzimin e partisë ose të paktën largimin e presidentit Xi Jinping. Lai i mohoi akuzat, duke thënë se gjithçka që kishte bërë ishte në mbrojtje të vlerave të Hong Kongut: “shteti ligjor, liria, demokracia, liria e fjalës, liria e fesë dhe liria e tubimit”.

Megjithëse është shtetas britanik, Lai refuzoi të largohej nga Hong Kongu. “Gjithçka që kam e kam falë këtij vendi. Ky është shpëtimi im,” kishte thënë ai në një intervistë pak para arrestimit. Besimi i tij katolik u forcua gjatë izolimit në burg, ku ai kalonte deri në gjashtë orë në ditë në lutje dhe dërgonte vizatime të Krishtit miqve të tij.

Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, përshëndeti vendimin, duke e akuzuar Lai se kishte përdorur gazetën për të “krijuar konflikte shoqërore” dhe për të “lavdëruar dhunën”. Ai theksoi se ligji nuk lejon askënd të dëmtojë vendin “nën maskën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë”.

Historia e Jimmy Lai është një rrëfim i jashtëzakonshëm. Ai u largua nga Kina komuniste si 12-vjeçar, pasi familja e tij u persekutua gjatë fushatave të Mao Zedongut. I mbërritur në Hong Kong me një varkë peshkimi, filloi punë në një fabrikë dorezash dhe më pas ngriti biznesin e tij në industrinë e tekstileve. Pas suksesit financiar, ai themeloi Apple Daily, duke u bërë një nga figurat më të fuqishme të medias në Azi.

Lai u përshkrua nga ish-bashkëpunëtorët si vizionar, shpesh i ashpër, por gjithmonë i gatshëm të eksperimentonte. Ai besonte se teknologjia do të ndryshonte median dhe e shtyu gazetën e tij drejt inovacionit, duke e bërë një nga më të lexuarat në Hong Kong. Por sfida e tij ndaj Pekinit, kritikat e hapura ndaj Partisë Komuniste dhe mbështetja për protestat e vitit 2019 i kushtuan lirinë.

Sot, Jimmy Lai është pas hekurave, por historia e tij mbetet një simbol i betejës për liri dhe demokraci në Hong Kong. Për shumë qytetarë, ai është shembulli i një njeriu që vendosi të mos heshtë, edhe kur e dinte se çmimi do të ishte i lartë.

The post Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice first appeared on JavaNews.al.

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

By: A R
21 December 2025 at 12:31

Gjatë periudhës festive, sistemi shëndetësor parësor në të gjithë Shqipërinë vijon punën pa ndërprerje për të garantuar kujdes të menjëhershëm dhe cilësor për çdo qytetar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një takim me stafin e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) për koordinimin dhe masat e nevojshme për vijimin e shërbimit dhe kujdes të shtuar gjatë sezonit të festave.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor administron dhe koordinon një rrjet të gjerë kombëtar, me 4 drejtori rajonale, 36 njësi vendore, spitale rajonale, bashkiake dhe ditore, si dhe 362 qendra shëndetësore, duke qenë një shtyllë kyçe e funksionimit të sistemit shëndetësor.

The post Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave first appeared on JavaNews.al.

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

By: A R
21 December 2025 at 11:58

Në pritje të zbatimit dhe më tej të efekteve të paqes fiskale, analiza e tregut në Shqipëri ka treguar vetëperformancë me kërkesën. Ekspertë dhe analistë të tregut rekomandojnë për të gjitha kategoritë se ku mund të përdoret paraja kesh.

“Na rezulton që jo gjithmonë, siç ndodh në rastet e tyre që duhen bërë për të investuar, vendosen në të njëjtin vend. Pra, në përgjithësi, paraja kesh duhet kanalizuar në ato kanale tradicionale për familjet, që lidhen me bonot dhe nga ana tjetër, edhe me situatën bankare. Sado e ulët të jetë, ajo ofron një siguri dhe qëndrueshmëri, pasi këtë ka nevojë familja,” tha eksperti Eduard Gjokutaj.

Një skemë e mundshme lidhet me biznesin e mesëm.

“Ndërkohë, bizneset e mesme dhe të vogla, të cilët gjithashtu kanë para kesh, pasi pjesa më e madhe e ekonomisë shqiptare është ekonomi shërbimi dhe tregtie, duhet të investojnë në sektorë apo aktivitete që u rikthejnë fitimin, por me rrezik të ulët. Këtu kam parasysh inovacionin dhe ato investime brenda proceseve, mënyra e të cilave lidhet me agro-përpunimin, zinxhirët e furnizimit dhe energjetikën, në përgjithësi, por jo në kuptimin e investimeve të mëdha”, tha eksperti.

Po ashtu, biznesi i madh ka hapësirë investimi në sektorë më të kontrolluar për rrezikun.

“Ndryshon pastaj rasti i investitorëve të mëdhenj, të cilët kanë prani dhe, edhe pse kanë shumë para kesh, investojnë në sektorë që kanë rrezik të lartë dhe kthim të shpejtë investimesh, por në mënyrë më të qartë kontrollojnë rrezikun, veçanërisht në ato që lidhen me tregun e brendshëm”, nënvizoi eksperti.

The post Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut first appeared on JavaNews.al.

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

By: A R
21 December 2025 at 11:47

Kryepiskopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan, ka vizituar për herë të parë Shkodrën, ku këtë të diel ka drejtuar meshën para Krishtlindjes në kishën ortodokse të këtij qyteti. Vizita e tij historike u shoqërua me mesazhe të forta shpirtërore, ku u theksua rëndësia e pranisë së Zotit në jetën personale, familjare dhe shoqërore të njeriut.

Gjatë predikimit, Kryepiskopi Joan nënvizoi se çdo përpjekje për të ndërtuar jetën, shoqërinë apo lumturinë pa Zotin është e destinuar të dështojë, ndërsa theksoi se porositë hyjnore nuk janë kufizim i lirisë, por garanci e saj.

Në fjalën e tij, Fortlumturia e Tij foli edhe për kuptimin e vërtetë të Kreshmës, duke theksuar se ajo nuk është thjesht heqje dorë nga ushqimi, por mbi të gjitha pastrim shpirtëror, largim nga thashethemet, shpifjet dhe mëkatet e përditshme. Ai u ndal edhe te rënia e natyrës njerëzore dhe misioni i Krishtit për ta ringritur atë.

Në mbyllje të mesazhit të tij, Kryepiskopi Joan vuri theksin te roli i familjes si bërthama e komunitetit dhe përgjegjësia që çdo besimtar ka jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Vizita e tij në Shkodër u cilësua si një moment i veçantë për komunitetin ortodoks dhe për gjithë qytetin, në prag të festës së Krishtlindjes. Pas meshës zhvilloi vizitë në bashkinë Shkodër dhe Myftini duke dhënë mesazhe paqe e bashkimi.

The post Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen first appeared on JavaNews.al.

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

By: A R
21 December 2025 at 11:37

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim këtë të enjte, kushëririn e njërit prej biznesmenëve të përfshirë në rastin e abuzimit me tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, në kërkim u shpall, E.A., i cili dyshohet se ka hequr nga kantina miliona euro vera të konfiskuara si mall kontrabandë, duke shmangur inventarizimin dhe akcizën e detyrueshme.

Pas bërjes së inventarizimit të verërave ato rezultonin pa pullë fiskale, dhe ishin verëra të cilat kishin çmime nga më të ndryshmet. Pasi është bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë për shkak të sasisë së madhe dhe nuk mund të bëhej transporti gjatë natës, nga doganat.

Gjatë natës kantina është lënë nën ruajtje, por kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, kantina ishte bosh. Sipas përllogaritjve që ka bërë prokurori Bledar Valikaj, dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte gati 400 milion lekë për mallra kondrabandë për të cilët paguhet akcizë. Po ashtu janë dëmtuar edhe DVR, që të mos identifikohen kur i hoqi verat.

The post Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit first appeared on JavaNews.al.

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

By: A R
21 December 2025 at 11:28

Në Gaza ka mbërritur dimri. I shoqëruar nga shiu dhe i ftohti që ka goditur kampet me çadra ku jeton pjesa më e madhe e popullsisë, por edhe nga errësira mediatike dhe politike që ka mbuluar Rripin që prej 10 tetorit, kur hyri në fuqi armëpushimi i imponuar nga Trump.

Në këto nëntë javë, e ashtuquajtura “fazë e dytë” e planit të imponuar nga amerikanët ka hasur vështirësi për të nisur. Siç shkruan gazeta La Repubblica, në Doha, ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat me vendet që pritej të merrnin pjesë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit, mbi përbërjen dhe afatet e së cilës mbetet ende shumë pasiguri.

Dje, dy të dërguarit specialë të Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, paraqitën për një grup donatorësh potencialë projektin “Project Sunrise”, një plan amerikan për rindërtimin e Gazës që pak ndryshon nga ideja e “Rivierës” që kishte shkaktuar polemika muaj më parë. ( Projekti i parë i publikuar nga Wall Street Journal, parashikonte hotele luksoze në bregdet, një tren me shpejtësi të lartë dhe rrjete elektrike inteligjente të bazuara në inteligjencën artificiale, për t’u realizuar në të paktën dhjetë vjet. Kostoja e vlerësuar: 112 miliardë dollarë, nga të cilët SHBA-të do të mbulonin 20 për qind).

Witkoff dhe Kushner zhvilluan gjithashtu një takim me Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, tri vende që kishin luajtur rol kyç në arritjen e armëpushimit, për të diskutuar hapat e mëtejshëm. E vetmja risi që doli ishte angazhimi i Turqisë për të biseduar me Hamasin mbi fazën e dytë.

Pikërisht rreth Ankarasë duket se rrotullohet çelësi për zhbllokimin e ngërçit në Gaza: Izraeli nuk dëshiron t’i japë Erdoganit një rol të rëndësishëm, por burime të njohura me negociatat i thanë gazetës La Repubblica se një prani e fortë e Turqisë brenda forcës së stabilizimit do të ishte garancia e nevojshme për të bindur shumë vende myslimane mbi angazhimin e tyre në Gaza. Kjo temë pritet të jetë në qendër të takimit të 29 dhjetorit mes Trump dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu në Florida, datë kur vëzhguesit presin një kthesë për fazën e dytë.

Në samit mund të marrë pjesë edhe presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi, i cili sapo ka nënshkruar me Izraelin një marrëveshje të madhe për furnizimin me gaz, të konsideruar jetik për ekonominë e brishtë egjiptiane. Në këmbim të gazit, Al Sisi mund të zbusë qëndrimet e tij mbi Gazën, veçanërisht për daljen nga kalimi i Rafahut të mijëra palestinezëve. Prej javësh Izraeli po nxit në çdo mënyrë daljet nga Gaza: synimi është largimi i sa më shumë palestinezëve, por ideja has kundërshtimin e Egjiptit dhe Jordanisë, që i frikësohen një eksodi refugjatësh që nuk do të lejohen kurrë të kthehen.

Në fund, “puzzle”-i i së ardhmes mbetet i vështirë për t’u plotësuar. E vetmja gjë e sigurt është se në qendër janë dy milionë njerëz, prej dy vitesh e dy muajsh, të lënë në mëshirën e një fati të vendosur shumë lart mbi kokat e tyre. Dje dy palestinezë u vranë sepse ndodheshin pranë “Linjës së verdhë” që ndan zonën nën kontrollin e Izraelit nga pjesa tjetër e Gazës. Të premten, gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën kur një shkollë u godit nga një bombardim. Në total, që prej 10 tetorit, mbi 400 persona kanë vdekur në rrethana të ngjashme. Përveç tyre, duhet shtuar numri i të sëmurëve që kanë ndërruar jetë në pritje të evakuimit dhe dy foshnjat që humbën jetën nga hipotermia ditët e fundit.

“Gaza vazhdon të jetojë një gjendje dramatike emergjence”, thotë analisti palestinez Samer Sinijlawi. Ai shton: “Një zgjidhje ndërkombëtare është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar. Por në të gjitha këto negociata nuk mund të përjashtohen nevojat e atyre që përpiqen të mbijetojnë në Gaza. Shoqëria civile duhet të përfshihet në fazën e dytë, dhe kjo sot nuk po ndodh.”

The post Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis first appeared on JavaNews.al.

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

By: A R
21 December 2025 at 11:19

Kryeministri Edi Rama ka transmetuar këtë të dielë podkastin e tij javor “Flasim”, ku ka komentuar zhvillimet kryesore politike të ditëve të fundit. Ai e nisi fjalën e tij me vizitën që bëri në Hagë, ku vizitoi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama e cilësoi këtë takim si një moment të veçantë dhe simbolik, duke theksuar se e gjeti Thaçin të qetë dhe në gjendje të mirë shpirtërore.

“E gjeta komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm”, tha Rama.

Kryeministri shprehu mbështetje të hapur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen prej vitesh me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Sipas Ramës, çështja ndaj tyre përfaqëson një padrejtësi të rëndë në zemër të Evropës, duke nënvizuar se ajo nuk prek vetëm individë të veçantë, por cenon vetë parimet e drejtësisë, demokracisë dhe shtetit ligjor në kontinent. “Nuk kam fjalë për të thënë më shumë për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të botës demokratike…”, shtoi ai.

Ai rikujtoi rolin e drejtuesve të UÇK-së në përfundimin e konflikteve dhe çlirimin e Kosovës, duke e lidhur këtë proces edhe me vlerat evropiane.

Kryeministri theksoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së ndodhen prej më shumë se pesë vitesh në paraburgim dhe shprehu shpresën që viti i ri të sjellë një zgjidhje dhe mbylljen e këtij procesi, të cilin ai e konsideroi të padrejtë dhe të turpshëm për Evropën.

The post Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin… first appeared on JavaNews.al.

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

By: A R
21 December 2025 at 11:11

SHBA-të kanë sekuestruar një tjetër anije në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës. Sekuestrimi u krye me mbështetjen e Departamentit të Mbrojtjes në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkroi në Twitter Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem. Ajo mbikëqyr gjithashtu Rojën Bregdetare të SHBA-së.

Disa media dhe agjenci lajmesh amerikane kishin raportuar më parë për incidentin, duke cituar zyrtarë qeveritarë. X-Post i Noem përfshiu një video që supozohej se tregonte veprimin, shkruan A2 CNN. Ministrja njoftoi se do të vazhdonte të merrte masa kundër dërgesës së paligjshme të naftës së sanksionuar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte urdhëruar një “bllokim të plotë dhe total të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që udhëtonin për në dhe nga Venezuela” vetëm disa ditë më parë. Ai e justifikoi këtë duke pretenduar se vendi i Amerikës së Jugut kishte vjedhur naftë, tokë dhe asete të tjera nga SHBA-të – këto duheshin kthyer.

Presidenti venezuelas Nicolás Maduro akuzon SHBA-në se po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti dhe të fitojë kontrollin e rezervave të naftës të vendit anëtar të OPEC-ut. Në fillim të viteve 2000, Venezuela shtetëzoi fushat e naftës, duke prekur kompanitë e huaja dhe amerikane. Kjo shkaktoi një mosmarrëveshje mbi pagesat e kompensimit. Pastaj, në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë, Trump vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës PDVSA.

The post Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës first appeared on JavaNews.al.

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

By: A R
21 December 2025 at 11:03

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi tragjik, ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin e vogël të Lezhës, Lalm i ri.

Mbrëmjen e së premtes në lagjen Gurra, në Lezhë, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Por tragjedia nuk mbyllet këtu. Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të birit, nëna e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, nuk ka mundur ta përballojë dhimbjen. E rënduar psikologjikisht dhe e thyer nga pikëllimi i humbjes së djalit, ajo ka ndërmarrë një akt vetëflijimi duke varur veten sipas policisë. E ndjera u gjet pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, vetëm disa orë pasi djali i saj kishte ndërruar jetë.

Dy jetë të shuara brenda pak orësh, një familje e shkatërruar dhe një komunitet i tronditur nga kjo ngjarje dramatike. Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie të rëndë.

The post Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit first appeared on JavaNews.al.

❌
❌