Normal view

Pse Chivu ishte hequr nga skenari për Inter U23 e tani zgjidhet për ekipin e parë

By: user 2
6 June 2025 at 09:50

Christian Chivu do të bëhet praktikisht trajneri i ri i Inter. Largimi i Simone Inzaghi, i cili përfundimisht ka marrë drejtimin e Al Hilal në Arabinë Saudite, i ka zënë të papërgatitur zikaltërit, të cilët po tregohen të pasigurt përsa i përket zgjedhjes së trajnerit të ri. Fillimisht “jo”-ja e Comos për Fabregas, më pas refuzimi i Viera për respekt të fjalës së dhënë për Genoan dhe tani opsioni i tretë që çon te emri i ish-mbrojtësit zikaltër. Inter nuk është aspak një e shkuar për Chivu, i cili më parë kishte drejtuar skuadrën Primavera.

Këtu në vitin 2022 ai fitoi titullin kampion Primavera si trajner, duke u vënë në pah si nga ambienti zikaltër ashtu edhe nga skuadra të tjera. Marotta dhe klubi ishin gati t’i besonin skuadrën U23 në nisje të sezonit të ardhshëm në Serie C, por telefonata e Parmës disa muaj më parë bëri që Inter të hiqte dorë nga kjo hipotezë. Chivu pranoi të drejtonte në Serie A dhe mori vendin e Fabio Pecchia, duke treguar gjithashtu një lojë të mirë dhe duke arritur rezultate të shkëlqyera përveç shpëtimit nga rënia. Ndoshta pikërisht për këtë ndikim pozitiv, Inter është kthyer pas dhe ka menduar t’i besojë ekipin e parë.

Lexo më tej: Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur

Pak a shumë në vija të përgjithshme siç ndodhi me Andrea Pirlo te Juventus, i cili u promovua në trajner të ekipit të parë në vitin 2020 pasi ishte shpallur trajner i ri i skuadrës U23. Në këtë rast për Chivu nuk pati asnjë shpallje, por vetëm një “promovim” normal në rrugëtimin e tij si trajner, që do ta kalonte nga Primavera te U23, përpara se Marotta të vendoste tia hiqte këtë mundësi. Skuadra zikaltër që do të luajë vitin tjetër në kampionatin e Serie C, do t’i besohet pothuajse me siguri Stefano Vecchias, që ka qenë tashmë trajner i të rinjve nga viti 2014 deri në 2018.

Chivu do të niste një revolucion taktik që shkëputet nga e kaluara

“Unë i mendoj të gjitha gjërat, nuk do të mund të thosha kurrë jo sepse projekti U23 është i rëndësishëm” kishte thënë në një intervistë jo edhe aq të largët Chivu në lidhje me mundësinë që Inter t’i besonte atij detyrën te U23. Tani presidenti i Interit, Marotta, ka telefonuar Parmën duke kërkuar të ndalojë trajnerin rumun, i cili ka një opsion për rinovim me emilianët, pas tij ishte hequr vetëm disa javë më parë për të drejtuar U23 në Serie C.

Marotta ka kërkuar të mos ushtrohet klauzola në mënyrë që të shkohet drejt e te ai. Chivu i ka bindur të gjithë me Parmën e tij shpërthyese dhe ndikimi në Serie A ka qenë pra mëse bindës për Interin. Ajo e rumunit Chivu do të ishte gjithashtu edhe nisja e një projekti të ri taktik, që do të shihte Inter të braktiste skemën 3-5-2 për të kaluar te 4-3-3, markë e regjistruar e trajnerit rumun pikërisht te Parma.

The post Pse Chivu ishte hequr nga skenari për Inter U23 e tani zgjidhet për ekipin e parë appeared first on Lapsi.al.

Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur

By: user 2
5 June 2025 at 17:13

Inter nuk ka humbur kohë dhe, pasi mori “jo”-në nga Como dhe Fabregas, ka zgjedhur pasuesin e Simone Inzaghi, i cili ka firmosur për Al Hilal. Klubi zikaltër ka vendosur të besojë te Cristian Chivu, i cili prej shkurtit ka qenë trajner i Parmës. Por rumuni ka qenë për shtatë sezone mbrojtës i Inter, ka fituar tripletën dhe ka drejtuar për tre sezone skuadrën Primavera.

Lajmi është raportuar nga Sky. Chivu kishte arritur një marrëveshje për rinovim me Parmën deri në vitin 2027, një marrëveshje verbale, pasi firmat ende nuk ishin hedhur. Tani ka mbërritur oferta e parefuzueshme nga Inter. Ish-mbrojtësi, në këto orë, po përpiqet të lirohet plotësisht nga marrëveshja me klubin verdheblu, i cili ndërkohë ka nisur të shikojë përreth.

Refuzimi nga Fabregas dhe Como

Simone Inzaghi vendosi të pranonte ofertën e Al Hilal. “Demoni” është prezantuar zyrtarisht dhe do të jetë në krye të klubit për Botërorin e Klubeve. Inzaghi u largua tre ditë pas finales së Champions. Inter nuk u gjend i papërgatitur dhe vëzhgoi disa trajnerë. De Zerbi rinovoi me Marseille dhe tha “jo”. Fabregas ishte i përzgjedhuri, por si ai ashtu edhe, mbi të gjitha, Como, i bënë bllok. Më pas u provua Vieira, i cili preferoi të mbante fjalën e dhënë ndaj Genoas.

Chivu largohet nga Parma dhe i thotë po Inter

Dhe kështu favoriti u bë Chivu, i cili ishte mes katër kandidaturave të mundshme. Operacioni për trajnerin rumun duhej mbyllur shpejt. Sepse, pas shpëtimit të arritur në javën e fundit, Chivu kishte gjetur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në 2027 me Parmën – një marrëveshje verbale, me firmat që dukeshin se do të vendoseshin në mbrëmjen e 5 qershorit. Por firmat, ose më mirë ato firma, nuk do të hidhen. Sepse ndërkohë mbërriti oferta e Inter, një tren për t’u kapur me shpejtësi në ecje për ish-mbrojtësin, i cili në vitin 2010 fitoi tripletën me skuadrën e drejtuar nga Mourinho.

Karriera e Chivu si lojtar dhe trajner

Chivu ka qenë futbollist i nivelit të lartë, ka luajtur deri në vitin 2014: trembëdhjetë trofe të fituar në karrierë, mes Ajax, Romës dhe Inter. Sigurisht, Champions League e vitit 2010 është trofeu që shkëlqen më shumë. Si trajner, për tre vite ka drejtuar skuadrën Primavera të Inter, duke fituar kampionatin në vitin 2022. Që prej shkurtit ka qenë trajner i Parmës, të cilën e ka çuar drejt shpëtimit, duke e drejtuar në 13 ndeshje: 3 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.

The post Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur appeared first on Lapsi.al.

27 orë fshehur në tualetet e stadiumit: historia e çmendur e dy tifozëve në Inter-PSG

By: user 2
5 June 2025 at 12:09

Biletat për finalen e Champions League në Mynih Inter-PSG ishin praktikisht të pagjetshme, përveçse me çmime vërtet shumë të larta, dhe për këtë arsye dy TikToker kishin menduar mirë të futeshin fshehurazi në “Allianz Arena” falas, në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Neal Remmerie dhe Senne Haverbeke janë të njohur mes të rinjve në botën e rrjeteve sociale dhe kanë hartuar një plan të çuditshëm për të ndjekur ndeshjen mes Interit dhe PSG-së pa paguar asnjë euro: kaluan 27 orë të fshehur në tualetet e stadiumit, duke filmuar çdo lëvizje të tyre – nga hyrja në impiant e deri te festimi për golat.

Të dy djemtë kanë treguar aventurën e tyre për VRT News, duke zbuluar në detaje si arritën të futeshin fshehurazi në ngjarjen sportive më të rëndësishme të Europës, finalen Inter-PSG. U desh shumë zgjuarsi dhe një dozë e mirë durimi për të qëndruar të fshehur dhe për të dalë në momentin e duhur, në kohë për të zënë vend në tribunë si të ishin tifozë normalë. Në të vërtetë, ata nuk kishin fare biletë për të hyrë dhe ishin futur në stadium madje një ditë përpara ndeshjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neal & Senne (@neal_senne)

Të futur fshehurazi në finalen e Champions, plani absurd

Neal dhe Senne kishin studiuar një strategji të ndërlikuar dhe të çuditshme, por që funksionoi. Dy djemtë u futën në stadiumin e Mynihut një ditë para finales së Champions League Inter-PSG, thjesht duke veshur xhaketa të verdha sigurie, siç shihet nga videoja që ata postuan në profilin e tyre në rrjetet sociale. Më pas u pajisën me dy pankarta të bëra vetë që lajmëronin tifozët se tualetet ishin jashtë funksionit: i varën në dyert e shërbimeve higjienike dhe u fshehën aty për 27 orë, duke pritur momentin e duhur për të dalë jashtë.

Secili prej tyre u fsheh në një tualet dhe kishin gjithçka të nevojshme për të përballuar kohën: “Kishim një çantë shpine plot me ushqime dhe luanim me telefonat tanë për të vrarë kohën. Dritat ishin gjithmonë të ndezura dhe të rrish ulur ishte e pakëndshme, ndaj gjumi ishte pothuajse i pamundur. Kjo e bëri gjithçka të vështirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht”. Pankartat rudimentare funksionuan dhe askush nga sigurimi nuk mendoi të kontrollonte nëse vërtet tualetet ishin jashtë funksionit apo kishin nevojë për mirëmbajtje, duke pasur parasysh ndeshjen e afërt.

Kur stadiumi nisi të mbushej me tifozë, ata lanë fshehtasinë e tyre dhe u përzien me spektatorët që po shkonin drejt tribunave. Më pas zgjodhën ku të uleshin, duke vëzhguar mirë ambientin përreth: “Kemi vëzhguar me kujdes se cila rojë sigurie i kushtonte më pak vëmendje. PSG fitoi 5-0 dhe ne ishim me tifozët parisienë. Ishte ndeshja më e bukur e futbollit që kishim parë ndonjëherë”. UEFA, e kontaktuar nga L’Équipe që ndoqi këtë rast të çuditshëm, ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

The post 27 orë fshehur në tualetet e stadiumit: historia e çmendur e dy tifozëve në Inter-PSG appeared first on Lapsi.al.

Çfarë ndodhi mes Fabregas e Inter në Londër: përse Como është bërë mur

By: user 2
5 June 2025 at 11:49

Dita e së vërtetës për Inter dhe Cesc Fabregas po afrohet gjithnjë e më shumë, por situata mbetet si një ngërç i ndërlikuar për t’u zgjidhur. Udhëtimi i Piero Ausilio në Londër ka hapur rrugën drejt skenarëve të rinj për pankinën, por do të duhet ende të pritet për të pasur një përgjigje: është loja e palëve që vazhdon prej disa orësh, me lajme të vazhdueshme dhe ndonjëherë kontradiktore, që ende nuk kanë sjellë një përgjigje konkrete. Zikaltërit duan trajnerin e Como për të zëvendësuar Simone Inzaghi, por klubi ngul këmbë që ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.

Mur përballë muri, në pritje të një kuadri më të qartë

Marotta e ka caktuar sot afatin përfundimtar, por përshtypja është se ky lojë nervash mund të vazhdojë edhe për pak, pas takimit në Angli: Como është zemëruar dhe me fjalë të forta ka tentuar të blindojë trajnerin spanjoll, duke mos autorizuar asnjë lloj takimi zyrtar dhe duke mbetur i palëkundur në qëndrimet e tij, ndërsa nga ana tjetër zikaltërit përpiqen të negociojnë, duke ia paraqitur Fabregas projektin e tyre.

Çfarë ndodhi në takimin mes Inter dhe Fabregas

Ausilio nuk ka shkuar në Londër vetëm për të ndjekur goditjet e para të merkatos. Në qytet ndodhej edhe Fabregas, i kthyer atje për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes bashkë me të gjithë familjen, dhe të dy janë takuar për të folur edhe për propozimin e Inter. Ka pasur një bisedë të parë dhe mund të ketë një takim të dytë edhe sonte për të marrë vendimin përfundimtar: është afati i caktuar nga klubi, që pret një përgjigje brenda pak kohësh, meqë në prag është Kupa e Botës për Klube dhe një sezon tjetër që duhet përgatitur. Mospajtimet më të mëdha janë në temën e merkatos, ku spanjolli dhe zikaltërit ende nuk kanë gjetur një terren të përbashkët.

Lexo më tej:Fabregas te Inter: do të ishte trajneri i parë i huaj i Marottas, në 46 vite karrierë

Trajneri po përpiqet të zhvillojë një projekt me të rinj me vlerë dhe ide të qarta loje, që Como përpiqet t’i mbështesë me investime të rëndësishme – një linjë që nuk është karakteristike për Interin e viteve të fundit. Prandaj Fabregas kërkon këtë lloj garancie, si dhe një kontratë prej të paktën tre vitesh për të qenë i sigurt se mund ta zhvillojë projektin e tij me qetësi. Janë dy vizione krejt të ndryshme, që megjithatë sot mund të gjejnë një pikë takimi.

Qëndrimi i Comos

Topi është tani në duart e Fabregas, i cili do të duhet të vendosë në cilën drejtim të lëvizë për të ardhmen e tij. Inter po e pret, por nga ana tjetër Como mbetet i palëkundur: klubi i tij nuk ka autorizuar kurrë zyrtarisht takimin dhe mbetet në idenë se nuk dëshiron ta lirojë. Nuk ka dhënë asnjë leje dhe nga fjalët e presidentit të tij ka tashmë qëllimin për të planifikuar kampionatin e ardhshëm me spanjollin, duke u përpjekur ta kënaqë plotësisht në aspektin e merkatos. Pista mbetet e ndërlikuar.

The post Çfarë ndodhi mes Fabregas e Inter në Londër: përse Como është bërë mur appeared first on Lapsi.al.

Gafa e Al Hilal në prezantimin e Simone Inzaghi: arabët ngatërrojnë trajnerin e tyre

By: user 2
5 June 2025 at 09:45

Al Hilal ka bërë një gafë të bujshme në shpalljen zyrtare të trajnerit të ri Simone Inzaghi. Mjafton të shikosh videon e prezantimit të shpërndarë në rrjetet sociale nga klubi i Arabisë Saudite dhe të dëgjosh audion për të kuptuar se sa e bujshme ka qenë gabimi i bërë nga ai që ka montuar sekuencën 40-sekondëshe, mbresëlënëse, por e njollosur nga një defekt thelbësor që bëhet i dukshëm kur në audio dallohet qartë zëri i komentatorit sportiv, Sandro Piccinini. Ç’lidhje ka? Pjesa e përdorur si citim i referohet një tjetër Inzagh-i… bëhet fjalë për Pippo-n, ish-sulmuesin e Milanit dhe vëllain e Simone-s. Vetë Piccinini, në një mesazh në X, do ta komentojë me ironi këtë ngjarje: “Duhet të kërkoj të drejtat?”

Gafa e Al Hilal: citon Pippo Inzaghi duke menduar se është Simone

Dhe toni emfatik me të cilin shqiptimi, bërtitja e emrit të tij nga gazetari ndodh, i referohet njërës nga dy golat që ish-bomberi shënoi në finalen e Champions kundër Liverpool në vitin 2007, në Athinë. Një ndeshje që populli kuqezi e kujton mirë jo vetëm për triumfin evropian, por edhe për “hakmarrjen” e kryer pas traumës së Kupës së humbur me penallti pikërisht kundër Reds dy vite më parë (2005, në Stamboll), për shkak të përmbysjes së pësuar (nga 3-0 në 3-3) deri në epilogun e hidhur të gjuajtjeve nga pika e bardhë.

The Italian genius is here ✅ 🧠

Welcome, 𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧𝐞 𝐈𝐧𝐳𝐚𝐠𝐡𝐢 ✍

pic.twitter.com/8BZAz4tIMr

— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) June 4, 2025

Videoja e prezantimit: “Sot nis historia ime këtu”

Sa i përket regjisë së klipit, përjashtuar atë rrëshqitje, në tërësi është edhe e këndshme. “Unë jam Simone Inzaghi. Dhe sot nis historia ime me Al Hilal”, është fraza që shqipton trajneri, i cili fillimisht fokusohet nga pas, i ulur, ndërsa lidh këpucën. Vjen një kamarier i përunjur që i sjell një pije për të shijuar në pritje për t’u nisur drejt dimensionit të ri sportiv dhe garues. Inzaghi rregullon kravatën, vendos stemën e klubit mbi jakën e xhaketës, pastaj ngrihet dhe, duke aktivizuar një kod zhbllokimi (1957, viti i themelimit të shoqërisë), hyn më në fund në botën e re.

إنزاغي: “سبق وأن واجهت ريال مدريد” 📄

— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) June 4, 2025

Pagë marramendëse: do të fitojë 26 milionë në vit

Sa do të fitojë? Ish-trajneri i Inter do të përfitojë një pagë jashtëzakonisht të lartë: 26 milionë neto në sezon për dy vite, një shumë që e bën atë një nga trajnerët më të paguar në botë. Al Hilal nuk ka kursyer shpenzimet – Fondi Sovran PIF është thesari që i ka garantuar të sapoardhurit edhe një fushatë të shkëlqyer blerjesh: ai kërkon, ata do të përpiqen ta kënaqin duke përdorur (edhe) fuqinë bindëse të parave për të joshur më hezituesit. Kur do të jetë prezantimi publik? Të hënën, më 9 qershor në Paris, në hotelin luksoz Four Seasons George V. Debutimi në fushë parashikohet për të mërkurën, më 18 qershor në orën 21:00, kur skuadra e Rijadit do të përballet me Real Madrid në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube 2025.

📺 الحديث الأول للإيطالي “إنزاغي” بعد توقيعه مع #الهلال 🎙

شاهده كاملاً على قناتنا في منصة “يوتيوب” 🤩

— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) June 4, 2025

The post Gafa e Al Hilal në prezantimin e Simone Inzaghi: arabët ngatërrojnë trajnerin e tyre appeared first on Lapsi.al.

Historia e vërtetë e nisjes makiaveliste e ndeshjes nga PSG ndaj Inter: nuk ishte kot

By: user 2
4 June 2025 at 12:07

Nisja e ndeshjes nga Paris Saint-Germain kundër Inter është bërë pjesë shoqëruese e një ndeshjeje triumfale për francezët në finalen e Champions League. Topi i dërguar në anësore, pranë flamurit të këndit në gjysmën e fushës zikaltër, nuk ishte një gabim, por një hile e zgjuar strategjike që kishte (dhe ka) një qëllim të saktë taktik: të vendoste menjëherë presion të lartë mbi kundërshtarin, duke i çorientuar me atë zgjedhje që nuk ishte as gabim, as pa qëllim. Nuk ishte as hera e parë që Luis Enrique kishte propozuar një zgjidhje të tillë, duke përdorur atë qasje të pazakontë edhe në raste të tjera gjatë sezonit, përfshirë gjysmëfinalen e Kupës së fituar kundër Arsenal.

E vërteta – dhe kjo u pa edhe më pas, nga mënyra si mori drejtim ndeshja – është se trajneri spanjoll kishte në mendje një plan ndryshe nga ai i ndërtimit të lojës vetëm mbi zotërimin e topit dhe kontrollin e fushës. Ai kishte ngritur një kurth dhe donte më shumë: të futej në mendjen e Inter dhe ta shkatërronte psikologjikisht. Si? Duke ushtruar ritëm dhe një prani mbytëse, të tillë që t’i detyronte zikaltërit të bënin pikërisht atë që ai kishte studiuar: t’u humbiste çdo pikë reference, t’i godiste në sigurinë e një formacioni të konsoliduar, me përvojë, të aftë të përmbyste aksionin falë shpejtësisë së anësorëve (Dumfries, Dimarco) ose futjeve të mesfushorëve të luftës dhe organizimit (Barella), të nxirrte jashtë loje sulmuesit (Lautaro dhe Thuram) duke neutralizuar edhe Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

Look at PSG kick-off tactics 🙄🤔 pic.twitter.com/vWZ7EoJNnL

— 𝐀𝐬𝐚𝐤𝐲𝐆𝐑𝐍 (@AsakyGRN) June 2, 2025

Cili ishte qëllimi?

Në çfarë konsistonte ajo lloj nisjeje në fushën e Allianz Arenës? Të dërgohej topi në anësore dhe në atë pjesë të fushës shërbente për të krijuar kushtet për të ngritur kurthin: t’i pengohej Inter rrotullimi i shpejtë i topit dhe hedhjet e gjata, ta mbytej në hapësira të ngushta së bashku me intensitetin e lojës. Sigurisht, kjo ishte vetëm një pjesë e një paraqitjeje që, në tërësi – edhe për shkak të paaftësisë së teknikut Simone Inzaghi për të gjetur kundërmasa të përshtatshme – pasqyroi qëllimet e PSG, që bëri gjithçka pikërisht ashtu siç duhej.

Mjaftoi që të zbatohej (dhe luhej) përmendësh një skenar që trajneri ia kishte qepur përmasave të lojtarëve të vet, duke i nxjerrë në pah plotësisht tiparet e tyre dhe atë uri sportive që ishte rritur në mënyrë të jashtëzakonshme me pjesëmarrjen (edhe) të yllit të fundit (Mbappé), të paguar peshë floriri, por që kishte përjetuar zhgënjime të thella në Evropë. Gjithmonë në Kupë, kishin qenë edhe Gunners ata që kishin ndier goditjen: menjëherë pas nisjes së ndeshjes ishin sulmuar nga plot shtatë lojtarë të Paris Saint-Germain, të gjithë aty për të marrë ditën e tyre të lavdisë.

The post Historia e vërtetë e nisjes makiaveliste e ndeshjes nga PSG ndaj Inter: nuk ishte kot appeared first on Lapsi.al.

Fabregas te Inter: do të ishte trajneri i parë i huaj i Marottas, në 46 vite karrierë

By: user 2
4 June 2025 at 09:52

Fabregas është i përzgjedhuri. Të gjithë emrat e tjerë janë plane B, në rast se nuk arrihet marrëveshja me trajnerin e Comos. Inter po vazhdon drejt në rrugën e vet dhe, në këtë mënyrë, do të kishte një herë të parë në karrierën e Beppe Marotta: në 46 vite nuk ka pasur kurrë, në skuadrat për të cilat ka punuar, një trajner të huaj. Ndoshta është rastësi apo ndonjë prirje për trajnerët italianë, por mbetet fakti që nga Varese, në fund të viteve ’70, e deri më sot, në pankinat e tij kanë qenë vetëm përfaqësues të futbollit “made in Italy”.

Dhe çfarë përfaqësuesish… Marotta ka zgjedhur trajnerë si Spalletti, Mazzarri, Conte, Allegri apo Simone Inzaghi. Kësaj here është orientuar ndryshe, por gjithsesi ka dashur një udhëheqje teknike që ka lënë më shumë përshtypje në kampionatin e fundit. Cesc Fabregas, te Como, arriti të siguronte mbijetesën duke bërë sjelljen ofensive një pikë të fortë. Idetë e tij për futbollin nuk janë pikërisht në vijë me ato të paraardhësit të mundshëm te Inter, por trajneri katalanas ka treguar një aftësi të madhe për t’u përshtatur, pa hequr dorë nga disa parime.

Lexo më tej: Mesazhi i teknikut Simone Inzaghi për tifozët e Inter: “Nuk do t’ju harroj kurrë”

Është e mundur, pra, që ai të vazhdojë idenë e mbrojtjes me tre dhe disa logjika që i kanë mundësuar ish-teknikut Inzaghi të qëndrojë gjatë në garë për objektiva prestigjiozë, përveçse të fitojë një titull kampion dhe disa kupa me zikaltërit. Fabregas është i orientuar, duke parë prejardhjen e tij, drejt logjikave pozicionale, por ka studiuar stile të tjera, meqë në karrierën e tij ka pasur fatin të drejtohet nga Guardiola, por edhe nga Conte, Sarri dhe Wenger – në thelb më të mirët që mund t’i ndodhin dikujt që e do futbollin si objekt studimi. Cesc ka dashur gjithmonë të njohë logjikat pas zgjedhjeve taktike të trajnerëve të tij, dhe jo vetëm të tijve. Nuk është sekret që ka dashur një takim me Piolin, kur ai ishte në pankinën e Milan, për të kuptuar disa aspekte të futbollit të tij.

Ka shumë të ngjarë, duke parë prirjen e tij për të njohur të gjitha detajet e lojës, që të dalë me notën maksimale nga provimi në Coverciano për licencën e trajnerit, që megjithatë, në rast të një kalimi te Inter, do të duhet të shtyhet, sepse përkon me Botërorin për Klube.

The post Fabregas te Inter: do të ishte trajneri i parë i huaj i Marottas, në 46 vite karrierë appeared first on Lapsi.al.

Mesazhi i teknikut Simone Inzaghi për tifozët e Inter: “Nuk do t’ju harroj kurrë”

By: user 2
4 June 2025 at 09:41

Pas katër sezonesh, rrugët e Simone Inzaghi dhe Inter janë ndarë. Klubi dhe trajneri morën vendimin me mirëkuptim të ndërsjellë dhe menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, në faqen zyrtare të shoqërisë zikaltër u shfaq një letër me të cilën tekniku nga Piacenza dëshironte të përshëndeste tifozët. “Në këto katër vite kam dhënë gjithçka, Inter ka qenë gjithmonë mendimi im i parë dhe i fundit i ditës. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja është e drejtë të ritheksoj ndjenjën time të mirënjohjes ndaj të gjithëve. Nuk do t’ju harroj kurrë”.

LETRA E SIMONE INZAGHI

“E dashur familje zikaltër,

Ka ardhur për mua momenti të përshëndes këtë Klub pas një rrugëtimi katërvjeçar, gjatë të cilit kam dhënë gjithçka. Çdo ditë ia kam kushtuar Interit mendimin tim të parë dhe të fundit të ditës. Jam shpërblyer me profesionalizëm dhe pasion nga futbollistët, drejtuesit dhe çdo punonjës i vetëm i klubit.

Gjashtë trofetë e fituar, ndër të cilët titulli kampion i Yllit të Dytë, së bashku me rrugëtimin në UEFA Champions League në vitin 2023 dhe disa ditë më parë, janë dëshmia e prekshme e sa shumë është mbështetur puna ime nga një bashkim qëllimesh me stafin tim dhe me çdo komponent të Inter.

Lexo më tej: Çfarë ndodhi në takimin mes Simone Inzaghi e Marotta para ikjes nga Inter: “U lodha”

Falënderoj aksionarët për besimin që nuk ka munguar kurrë, Presidentin dhe bashkëpunëtorët e tij për ndihmën dhe dialogun e përditshëm. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja, mendoj se është e drejtë të ritheksoj këtë ndjenjë mirënjohjeje edhe për përballjen që u përmbyll pak më parë. Kemi qenë të sinqertë dhe kemi vendosur së bashku të përfundojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm.

Fjalën e fundit dua t’ia kushtoj miliona tifozëve zikaltër që më kanë mbështetur, kanë qarë dhe vuajtur në momentet e vështira dhe kanë qeshur e festuar në gjashtë triumfet që kemi përjetuar së bashku.

Nuk do t’ju harroj kurrë”.

The post Mesazhi i teknikut Simone Inzaghi për tifozët e Inter: “Nuk do t’ju harroj kurrë” appeared first on Lapsi.al.

Çfarë ndodhi në takimin mes Simone Inzaghi e Marotta para ikjes nga Inter: “U lodha”

By: user 2
4 June 2025 at 09:32

“Nuk kam më energji për të vazhduar.” Kështu filloi, me një fjali të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, biseda e gjatë mes Simone Inzaghi dhe drejtuesve të Inter, në të cilën u vulos largimi zyrtar i trajnerit nga klubi zikaltër. Tre orë përballje me dyer të mbyllura, në zemër të Milanos, larg syve kureshtarë, me Beppe Marottën, Piero Ausilion dhe Dario Baccinin. Askush tjetër. Asnjë agjent. Vetëm trajneri dhe drejtuesit, ballë për ballë për të vënë një pikë përfundimtare në një cikël që, pas katër vitesh, ka arritur në fund.

Inzaghi ishte i qartë që në fillim: “Nuk mund të vazhdoj më, jam i lodhur, mendoj se cikli im këtu ka përfunduar,” do të kishte thënë tekniku nga Piacenza sipas asaj që zbulon Gazzetta dello Sport. Fjalë të qarta, përfundimtare. Ata që e dëgjonin e dinin tashmë: ndarja kishte kohë që ndjehej në ajër. Që para humbjes së rëndë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Asnjë detyrim, asnjë përpjekje për ta bindur të qëndrojë. Atmosfera ishte e qetë, siç tregon edhe fakti që trajneri erdhi dhe u largua me makinën e klubit. Asnjë klimë tensioni, vetëm vetëdija për një fund të pashmangshëm.

Tre orë bisedime

Takimi zgjati nga ora 14:00 deri në 17:00. Tre orë intensive, por të qeta, larg reflektorëve dhe selisë së klubit, ku ndërkohë gazetarët prisnin kot. Asnjë negociatë për kontratën, asnjë diskutim ekonomik. Inzaghi hoqi dorë nga 7 milionët e vitit të fundit (shifër që përfshinte edhe rritjen automatike prej 500 mijë eurosh të parashikuar krahasuar me 6.5 milionët aktualë), pa kërkuar shpërblime apo respektim klauzolash të pranishme në marrëveshjen e mëparshme. Një largim i pastër, pothuajse i heshtur. Dhe Interi, që tashmë ka nisur kërkimin për trajnerin e ri, nga ana e vet, për ta liruar nuk kërkoi asnjë kompensim nga Al Hilal, destinacioni i ardhshëm i trajnerit.

Oferta nga Arabia

Gjatë përballjes, u fol edhe për Arabinë Saudite dhe aventurën e re që e pret trajnerin italian. Një kalim i ndjeshëm, i menaxhuar me profesionalizëm. Inzaghi i siguroi drejtuesit: nuk do të përpiqet të marrë lojtarët kryesorë të Interit me oferta milionëshe. Një gjest respekti ndaj një klubi me të cilin ka ndarë arritje të rëndësishme, mbi të gjitha titullin kampion 2023/2024.

Lexo më tejInter pa trajner, Inzaghi largohet menjëherë nga klubi: ekipi i ardhshëm Al Hilal

Pati vend edhe për një batutë: hipoteza e një përballjeje të mundshme mes Interit dhe Al Hilal në çerekfinalet e Botërorit për klube. Një skenar kurioz, ndoshta tërheqës, që tregon se largimi nuk u përjetua si një përçarje, por si përfundimi natyral i një marrëdhënieje. Inzaghi, thjesht, nuk e ndiente më veten të motivuar.

Një mbyllje e prerë, e thjeshtë, pa hije. Trajneri largohet nga Interi pasi e ka rikthyer skuadrën në majë, i vetëdijshëm se nuk mund të japë më shumë. Dhe e bën këtë me…

The post Çfarë ndodhi në takimin mes Simone Inzaghi e Marotta para ikjes nga Inter: “U lodha” appeared first on Lapsi.al.

Mbappé tall Thuram pas finales së Champions: moment i sikletshëm në Clairefontaine

By: user 2
3 June 2025 at 21:42

Tani është koha e Kombëtareve. Shqipëria do të jetë e angazhuar në dy ndeshje shumë të rëndësishme të Kualifikueseve për Botërorin 2026, ndërsa Gjermania, Portugalia, Spanja dhe Franca do të luftojnë për titullin e Nations League 2025. Spanjë-Francë është sfida më e pritur. Në fushë nga njëra anë Yamal dhe nga ana tjetër Mbappé. Franca ka në përbërje pesë futbollistë që kanë fituar Champions me PSG, dhe gjithashtu dy lojtarë që kanë humbur finalen, Pavard dhe Thuram, i cili (duket se) në mënyrë miqësore është ngacmuar pikërisht nga Mbappé në hapjen e grumbullimit në Clairefontaine.

Fjalimi i Deschamps drejtuar futbollistëve të Francës

Ashtu si kuqezinjtë, Franca u grumbullua të hënën. Deschamps ka thirrur 25 lojtarë për Final Four, që mbahet në Gjermani. “Les Bleus” janë favoritë po aq sa edhe Spanja. Në ditën e parë të grumbullimit, lojtarët u mblodhën në tryezë, një moment shoqërues që shërben edhe për t’u ritakuar pas më shumë se dy muajsh. Deschamps mbajti një fjalim të shkurtër për skuadrën, duke komplimentuar në veçanti pesë lojtarët e thirrur që fituan Champions League (Lucas Hernandez, Zaire-Emery, Barcola, Doué, Dembélé).

Komplimentet për kampionët e Europës të PSG

Fjalimi është filmuar nga kamerat e federatës, të cilat më pas montuan pamjet në një video të bukur. Trajneri thotë: “Ja. Ne jemi këtu të plotë, jemi 25. Sigurisht u bëj komplimente dhe them bravo për pesë futbollistët që janë bërë kampionë të Europës”. Pastaj ndalet dhe kërkon duartrokitje për pesë lojtarët.

Ptdddr guettez la tête de Marcus Thuram quand fallait applaudir les joueurs du PSG 😂😂😂 pic.twitter.com/R5P1VtJDSZ

— 𝗧𝗼𝗱𝗶𝗯𝗲𝗮𝘂²🇧🇷 (@EncoreLa_Meloow) June 3, 2025

Deschamps i drejtohet Pavard dhe Thuram, Mbappé komenton me sarkazëm

Duartrokitjet ndodhin, zgjasin rreth njëzet sekonda. Mbappé i thotë diçka Dembélé dhe përqendrohet te duartrokitjet e Thuram, të cilin e ngacmon. Trajneri ndodhet pas Mbappé, i cili dëgjon dhe buzëqesh, dhe pas Dembélé, i cili duket në siklet; ai është gjithashtu në garë për të fituar Topin e Artë. Mbappé duket se thotë: “Shikoni Marcus”, i cili ishte vërtet i dëshpëruar. I trishtuar dhe i rrënuar nga finalja e humbur.

Shenjtëria e fjalimit të Deschamps vijon, edhe kur përmend ata që humbën finalen, pra Benji (Pavard) dhe Marcus (Thuram): “Ashtu siç kemi ata që kanë fituar titullin, sigurisht që kemi edhe ata që kanë humbur finalen: Benji dhe Marcus. Ata nuk ndiejnë të njëjtat emocione, por gjithsesi përfaqësojnë nivelin më të lartë, dhe gjithmonë është më mirë të jesh në anën e duhur”.

Më pas mendimi te Spanjë-Francë në Nations League

Trajneri vijoi, vazhdoi fjalimin e tij duke thënë se që nga ai moment e tutje, qëllimi i vetëm i grupit është gjysmëfinalja e Nations League kundër Spanjës, e parashikuar për të enjten. Ajo video mori shumë komente dhe jo shumë prej tyre ishin dashamirëse për Mbappé, i cili u bëri komplimente lojtarëve të PSG (duke harruar se ai e kishte lënë klubin sepse donte të fitonte kupën), por që kishte më pak takt ndaj Thuram; të dy janë miq të ngushtë dhe ndoshta, në njëfarë kuptimi, ai ngacmim është i lejueshëm.

The post Mbappé tall Thuram pas finales së Champions: moment i sikletshëm në Clairefontaine appeared first on Lapsi.al.

Inter pa trajner, Inzaghi largohet menjëherë nga klubi: ekipi i ardhshëm Al Hilal

By: user 2
3 June 2025 at 17:51

Simone Inzaghi largohet menjëherë nga Inter dhe shkon të marrë thasët me miliona arabë të Al Hilal, të cilin do ta drejtojë që në Botërorin e Klubeve që po afrohet. Kompeticion ku do të marrë pjesë edhe skuadra zikaltër, e cila tashmë ndodhet pa një trajner në stol. Vendimi i trajnerit 49-vjeçar nga Piacenza kishte ditë që ndihej në ajër, që përpara finales së Champions League të humbur në mënyrë katastrofike ndaj PSG në Mynih, dhe iu komunikua drejtuesve në fund të takimit që u zhvillua sot. Inzaghi kishte në tryezë një ofertë marramendëse nga Al Hilal, më shumë se 20 milionë euro neto në sezon, dhe do të firmosë një kontratë trevjeçare me skuadrën që garon në Saudi Pro League.

Oferta arabe ishte shumë joshëse, përballë një cikli te Inter që trajneri e ndiente se kishte arritur në përfundimin e vet natyror pas 4 vitesh në të cilat fitoi një titull kampion, dy Kupa Italie, tre Superkupa kombëtare dhe arriti dy herë në finalen e Champions League, të humbura në vitin 2023 ndaj Manchester City dhe këtë vit ndaj PSG. Një lodhje së cilës iu shtua edhe hidhërimi për kritikat e marra në periudhën e fundit, pas një sezoni të fundit – ku Inter ishte në garë për gjithçka deri në fund – që përfundoi me zero trofe.

Duket se në takimin e sotëm nuk erdhën ato garanci për projektin, ambiciet, rinovimin e skuadrës dhe gjithçka tjetër që mund t’i kishte ndryshuar mendjen trajnerit, i cili kështu vendosi të largohet nga Inter një vit përpara përfundimit të kontratës së tij, që ishte e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Comunicato di FC Internazionale Milano#FCIM

— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 3, 2025

Inzaghi, e ardhmja te Al Hilal

Aventura me Al Hilal do të nisë menjëherë, pasi skuadra e Riadit – që u rendit në vend të dytë në kampionatin e fundit, pas Al Ittihad – do të jetë e angazhuar më 18 qershor në Botërorin e Klubeve, duke u përballur me Real Madrid në stadiumin Hard Rock në Miami.

Edhe Inter – së bashku me Juventus, e vetmja tjetër skuadër italiane – do të marrë pjesë në kompeticionin e ri të FIFA-s, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik. Tani mbetet për t’u parë se kush do ta drejtojë nga pankina skuadrën zikaltër, e cila për më tepër vjen në këtë garë me rezervuarin bosh, siç e tregoi disfata në finalen e Champions.

Kush do ta zëvendësojë?

I preferuari është Cesc Fabregas, që vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Comon dhe që dukej se kishte vendosur të qëndronte në Liqen, duke refuzuar për momentin të dëgjonte thirrjet e skuadrave të mëdha. Pastaj është Roberto De Zerbi, që këtë vit e kualifikoi Marseille në Champions League. Pas këtyre dy alternativave kryesore, janë edhe dy ish-zikaltër, Chivu dhe Vieira, që sapo kanë siguruar mbijetesën në Serie A me Parma dhe Genoa. Në sfond ka edhe pista të tjera që për momentin duken më pak të mundshme, si Thiago Motta dhe Palladino.

The post Inter pa trajner, Inzaghi largohet menjëherë nga klubi: ekipi i ardhshëm Al Hilal appeared first on Lapsi.al.

Tifozët shkatërruan fushën, PSG duhet të paguajë dëmet: kanë marrë copa bari me vete

By: user 2
3 June 2025 at 14:07

Festa e tifozëve të PSG në Mynih ka kaluar çdo kufi: pas fitores dërrmuese kundër Inter, një turmë parizienësh u fut në fushë duke lënë pas një gjurmë shkatërrimi mes flakadanëve, raketave dhe kapsollave që shpërthyen mbi barin e “Allianz Arena”. Situata e pakëndshme është tashmë nën hetim nga UEFA, por mund të vijnë edhe gjoba të tjera të rënda për francezët për mënyrën se si lanë ambientet e stadiumit, i cili nesër do të presë finalen e Nations League mes Gjermanisë dhe Portugalisë.

Sipas asaj që raporton BILD, PSG mund të detyrohet të dëmshpërblejë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tifozët e saj gjatë pushtimit të fushës. Bari i stadiumit është i mbushur me gropa dhe mungojnë tërësisht copa dheu, të cilat janë marrë me vete si kujtim i finales historike të fituar. Një shkatërrim që do të shkaktojë jo pak vështirësi për dy kombëtaret që nesër duhet të luajnë pikërisht në impiantin e Mynihut dhe që mund të gjejnë kushte jo ideale.

Tifozët e PSG shkatërruan barin e “Allianz Arena”

Është një problem që nuk duhet nënvlerësuar dhe që do t’i sjellë shumë shqetësime edhe klubit parizien, i cili do të detyrohet të paguajë gjoba të kripura për sjelljen e tifozëve të tij. Të gjithë u hodhën në fushë për të festuar fitoren në Champions League, duke shkelur disa rregulla të UEFA-s: gjobat e para do të vijnë për përdorimin e papërshtatshëm të raketave dhe flakadanëve, por PSG mund të detyrohet të paguajë për restaurimin e të gjithë fushës: shumë tifozë kanë shqyer copa bari për t’i marrë në shtëpi si suvenir, duke lënë gropa të thella në terren, vetëm katër ditë para ndeshjes Gjermani-Portugali.

🚨 Der Schaden am Rasen der Allianz Arena, nachdem PSG-Fans gestern Abend das Spielfeld stürmten und Grasstücke mitnahmen.

In vier Tagen spielt dort Deutschland gegen Portugal. pic.twitter.com/Y8YdunMK1j

— bayern_aktuell (@bayern_aktuell_) June 1, 2025

Kopshtarët e stadiumit kanë vlerësuar dëmet dhe janë përpjekur ta rikuperojnë fushën sa më shumë të jetë e mundur, për të garantuar kushte optimale për skuadrat, duke shfrytëzuar edhe teknologjitë moderne që ka impianti i Mynihut, por kjo nuk do ta shpëtojë klubin francez nga një gjobë e rëndë për veprimet e tifozëve të tij.

The post Tifozët shkatërruan fushën, PSG duhet të paguajë dëmet: kanë marrë copa bari me vete appeared first on Lapsi.al.

Fabian Ruiz festonte në Champions, hajdutët i vidhnin shtëpinë: kapen në flagrancë

By: user 2
3 June 2025 at 11:38

Festa për fitoren e Champions League e Fabian Ruiz është prishur thuajse nga një përpjekje për grabitje në banesën e tij. Policia e Parisit ka konfirmuar se dy të rinj të mitur kanë tentuar të grabisin shtëpinë e mesfushorit të PSG-së, i saposhpallur Kampion i Evropës pas fitores ndaj Interit. Ndërsa ai ishte duke festuar, në shtëpinë e tij po ndodhte një krim që për fat është parandaluar nga autoritetet përpara se të përfundonte.

Këtë e raportoi Le Parisien, që ka rindërtuar gjithë ngjarjen: dy keqbërësit janë të mitur dhe kishin arritur të hynin në shtëpinë e spanjollit duke çarë derën hyrëse. Ata hynë dhe nisën të çrregullonin gjithçka, por forcat e rendit ndërhynë në kohë, duke i gjetur pikërisht në mes të grabitjes, e cila nuk u realizua.

Përpjekje për vjedhje në shtëpinë e Fabian Ruiz

Dy ditë pas fitores në Champions League, dy hajdutë hynë me forcë në shtëpinë e Fabian Ruiz që ndodhet në perëndim të Parisit: lojtari ishte ende duke festuar kur dy keqbërësit, të mitur që tashmë janë identifikuar nga policia, çanë derën e hyrjes dhe depërtuan brenda për të kërkuar sende të vlefshme për të marrë me vete. Gazeta nuk ka specifikuar nëse spanjolli apo ndonjë nga të afërmit e tij ndodhej në shtëpi në momentin e tentativës së grabitjes, e cila gjithsesi u ndalua shpejt.

Hajdutët u arrestuan ndërsa ndodheshin ende në një nga dhomat e banesës, e cila ishte përmbysur plotësisht: dy të rinjtë u kapën në flagrancë dhe tentativa e tyre për grabitje dështoi fatmirësisht. Nuk është hera e parë që lojtarët e PSG-së bëhen objektiv i keqbërësve ndërkohë që janë të angazhuar me ekipin. Në mars, shtëpia e Willian Pacho u grabit ndërsa ai po luante me kombëtaren, dhe disa vite më parë babai i Marquinhos u dhunua nga hajdutët.

The post Fabian Ruiz festonte në Champions, hajdutët i vidhnin shtëpinë: kapen në flagrancë appeared first on Lapsi.al.

Pol i vetmi që qante në festën e PSG: historia e trishtë e asistentit të Enrique

By: user 2
3 June 2025 at 11:24

Në minutën e 88′ të finales së Champions League mes PSG dhe Inter, menjëherë pas golit të pestë të Mayulu, kamerat fokusuan një bashkëpunëtor teknik të parisienëve me lot në sy. Ishte në këmbë, përpara pankinës, i vetëm. Kishte sytë e përlotur, nuk arrinte të përmbante emocionin. Rafel Pol po shikonte fushën dhe po qante. Ai është zëvendës-trajneri historik i Luis Enrique, dyshja punon së bashku që nga koha e Romës në vitin 2011.

Përveç karrierës, sukseseve dhe triumfeve, ata ndajnë edhe një dhimbje të thellë. Ashtu si trajneri spanjoll, edhe Pol ka kaluar një humbje të madhe: në nëntorin e kaluar humbi gruan e tij, Raquel. Luis Enrique i kishte dedikuar mikut të tij fitoren kundër Angers në Ligue 1: “Jam zëdhënës për të gjithë ne te PSG. Duam t’ia kushtojmë këtë rezultat Rafel, familjes së tij dhe familjes së Raquel – kishte thënë ai. – Mbështetja jonë më e sinqertë dhe e gjithë forca e botës nuk do t’i mungojnë kurrë”.

Nga Roma te PSG

Me origjinë nga Ishujt Baleare, Rafel Pol është 38 vjeç dhe është diplomuar në Shkenca Motorike. Ai filloi të bashkëpunonte me trajnerin asturian te Roma në vitin 2011 si përgatitës atletik. Më pas e ndoqi në eksperiencat e mëvonshme te Celta Vigo, më pas te Barcelona dhe me kombëtaren spanjolle. Që nga viti 2023 është bërë zëvendës i Luis Enrique-s në aventurën e re te PSG.

Që gjithmonë ka qenë mbështetës i aplikimit të teknologjisë në futboll: “Mund të duket e çuditshme, por paraqitja e një lojtari në fushë është e krahasueshme me atë të një astronauti në një udhëtim në hapësirë – kishte treguar Pol në prill 2023. – Aftësia njerëzore për të reaguar ndaj presionit ose kushteve të caktuara nuk bën dallime mes disiplinave. Fleksibiliteti është gjithmonë i nevojshëm, si në fushë ashtu edhe në hapësirë”. Për zëvendësin e ri të PSG-së, atletët nuk janë makina: “Një futbollist është më shumë një artist sesa një robot”.

Dedikim i veçantë i Pol

Jo vetëm ata që luajnë, por edhe ata që rrinë në pankinë janë njerëz. Jetojnë me emocione, ndjenja, brishtësi. Ja pse lotët në fundin e ndeshjes në “Allianz Arena”. Rafel Pol ka fituar shumë së bashku me trajnerin spanjoll këto vite: dy tituj në La Liga me Barcelonën, tre Kupa të Spanjës, dy kampionate të fituara me PSG-në dhe shumë të tjera. 38-vjeçari ishte në fushë për të festuar edhe në “Olympiastadion” të Berlinit në 2015, kur e vogla Xana valëviste flamurin blaugrana pranë babait të saj Luis Enrique pas Champions të fituar ndaj Juventus. Trajneri ia ka kushtuar asaj, e ndarë nga jeta në vitin 2019, triumfin ndaj Inter.

Atje lart, ishte edhe një tjetër shpirt që duartrokiste: Raquel, gruaja e Pol. “Jam pafundësisht mirënjohës ndaj jetës, për sa e padrejtë mund të duket, për dashurinë dhe kohën që më ka dhuruar me të – kishte shkruar bashkëshorti i saj në Instagram në nëntor. – Realiteti ynë është i gdhendur në kujtesë. E kaluara nuk vdes kurrë, nuk është as e kaluar. E tashmja nuk është gjë tjetër veçse një grumbull gjurmësh. Ato që ka lënë Raquel janë të mrekullueshme, burim frymëzimi, jo dhimbjeje”. Rafel i ka ndjekur ato gjurmë deri te një tjetër fitore. Në Mynih, nuk ishte i vetëm.

The post Pol i vetmi që qante në festën e PSG: historia e trishtë e asistentit të Enrique appeared first on Lapsi.al.

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

By: user 2
2 June 2025 at 14:14

Veshja e Berishës me uniformen e Interit dhe thirrja për mosnjohjen e humbjes ishte një gjetje sipërfaqësisht e bukur. Ashtu si skuadra e Milanos në finalen e Ligës së Kampioneve edhe ajo e ShQUP-it u mund thellë dhe doli me turp nga fusha e lojës.

Triumfi i fituesve ishte ngadhënjyes.

Pikërisht kjo ngjashmëri në rezultat u dha dorë taborëve të regjimit, të cilët kanë adoptuar parrullën e kryeministrit se “ky popull nuk ndryshon qeverinë pa ndryshuar më parë opozitën”, ta qesharakëzojnë Saliun si një humbës serial që nuk pranon dot realitetin e disfatave të veta.

Por, po u mendove pak për simbolikën e kësaj “gjetjeje” kupton dhe anën tjetër: atë, se sa shumë janë shumfishuar mediat, analistet, opozitarët fallco që e kanë shndërruar talljen, kritikën fajsimin e Saliut në burim jetese.

Ngaqe s’ kanë leje te hapin gojën për njeriun e gjithfuqishëm që vendos për gjithçka në jetët tona, merren me nje kalë të ngordhur, impakti i të cilit mbi pensionet, taksat, gjobat, bursat, subencionet, hipotekat, gjykatat tona është zero.

Ata që veshën Berishën si interist dhe qe imponojnë çdo ditë debatin nëse duhet të japë dorëheqjen apo jo, me siguri që po mos ekzistonte ai, do përmbytnin mediat dhe TV me pyetjet: a duhet ta mbajë fjalën Tik Llapaj dhe të japë dorheqjen??? A dështoi me turp Agron Shehaj i cili premtoi se do të merrte një grup parlamentar? A e zhvlerësoi elektorati tezën e Arlind Qorit se jetojmë në një regjim oligarkik, pasi i dha vetëm 1 deputet nga 140 të mundëshëm?

Janë pikërisht të njëjtit që i hapën katër kanatë dyert e mediave dhe emisioneve të tyre për Bashën, po atij Luli, që kur ishte rival i Edi Ramës e etiketonin si spiunues të luftëtarëve të UÇK-së dhe të paguar nga Putini.

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për gjëra më të mëdha, me vlerë dhe interes publik, sforcohen të bymehin çdo kauzë minore.

Këtë dëshmon dhe imazhi i veshjes së Berishës me simbolet e interistit. Ajo tregon se ata që e krijuan e shpërndanë dhe e botuan mbajnë nën xhaketë vulën e zhgryer të socialistit.

©Lapsi.al

The post Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit? appeared first on Lapsi.al.

PSG rrezikon sanksione të rënda nga UEFA për atë që ndodhi gjatë finales me Inter

By: user 2
2 June 2025 at 14:10

Data 31 maj ka hyrë tashmë në historinë futbollistike të Paris Saint-Germain, që ngriti titullin e tij të parë të Champions League duke e poshtëruar pa mëshirë Inter në Mynih. Një finale me një drejtim të vetëm për njerëzit e Luis Enrique, të cilët ndezën festimet e pakontrollueshme të tifozëve të tyre. Festa që u përshkallëzua në qytet në mënyrën më të keqe të mundshme, me një mori të plagosurish dhe një bilanc dëshpërues, por që nuk ishte më pak shqetësuese as brenda stadiumit menjëherë pas minutës së 90′, kur një turmë e madhe u fut në fushë, duke hedhur më parë kapsolla dhe duke përdorur tymuese, pa marrë parasysh rregullat e UEFA-s, që tani pritet të vendosë ndaj PSG sanksione të rënda.

Çfarë ndodhi në minutat e fundit të PSG-Inter

Përballë asaj që ndodhi menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes mes PSG e Inter, ekzistojnë të paktën dy situata për të cilat skuadra franceze është e ekspozuar ndaj sanksioneve të rënda nga UEFA, e cila në orët në vijim do të vendosë se si do të ndërhyjë përmes vendimeve të Komisionit të saj. Së pari, tifozët parisienë brenda stadiumit të finales ndezën në mënyrë të përsëritur tymuese dhe fishekzjarrë gjatë fazave përfundimtare të ndeshjes, duke shkaktuar edhe një re të dendur tymi që u vu re në transmetimin televiziv global.

Një praktikë e ndaluar prej vitesh dhe për të cilën në skenën ndërkombëtare zbatohet zero tolerancë: si futja, ashtu edhe ndezja e këtyre mjeteve janë të ndaluara rreptësisht nga autoriteti më i lartë i futbollit europian. Vetëm për një rastësi të thjeshtë arbitri nuk u detyrua ta ndërpriste ndeshjen për shkak të pamjes së dobët që mbuloi fushën për disa çaste.

UEFA, tolerancë zero ndaj sjelljes së tifozëve

Ajo që po diskutohet në selinë e UEFA-s ka të bëjë edhe me atë që ndodhi në fund të ndeshjes: ndërkohë që PSG po festonte trofeun me tifozët e tij, mbi 18 mijë të shpërndarë në shkallët e stadiumit – mes sektorit të dedikuar dhe atyre që kishin blerë biletë në zona “neutrale” – situata doli shumë shpejt jashtë kontrollit.

Lexo më tej: PSG, ultras racistë e huliganë/ Pse shpërtheu dhuna pas finales së Champions në Paris

Pak pas minutës së 90′, me ekipet ende në fushë, një turmë e madhe njerëzish u fut në fushë, duke detyruar vetë lojtarët e PSG të vraponin për t’u strehuar në dhomat e zhveshjes për të vazhduar festën. Edhe në atë rast, pati momente shumë të tensionuara me një grup ultrasish që, duke iu shmangur kontrollit të sigurisë, tentuan të “rrëmbenin” trofeun nga skuadra e tyre duke u përpjekur të futeshin me forcë në dhomat e zhveshjes – një përpjekje që dështoi.

The post PSG rrezikon sanksione të rënda nga UEFA për atë që ndodhi gjatë finales me Inter appeared first on Lapsi.al.

Të martën takimi Inzaghi – Marotta/ Nëse ikën, kandidatë Fabregas dhe De Zerbi

By: user 6
1 June 2025 at 20:52

Përshtypjet janë se aventura e Simone Inzaghi në stolin e Interit mbaroi që në Mynih. Është e vështirë të imagjinohet se mund të fillohet nga e para pas një zhgënjimi kaq të madh sa finalja e Ligës së Kampionëve, në të cilën zikaltrit hynë në histori në një mënyrë kaq negative.

Dyshimet për të ardhmen e trajnerit kishin filluar të shfaqeshin që para ndeshjes, por ata ishin përpjekur t’i fshihnin sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për t’u fituar me çdo kusht. Në vend të kësaj, gjërat shkuan në mënyrën më të keqe të mundshme dhe fjalët e Inzaghit në fund të ndeshjes tregojnë se do të jetë e vështirë për të ecur përpara së bashku. Duke filluar nga Kupa e Botës për Klube që do të zhvillohet së shpejti në SHBA.

Sidoqoftë, gjithçka do të vendoset në takimin e planifikuar për të martën me Presidentin Marotta. Zhgënjimi sigurisht që nuk do të ketë mbaruar ende, por të paktën Inzaghi do të ketë mundësinë të mendojë pak më me qetësi. Përveç nëse ai e ka marrë tashmë vendimin. Sepse nga njëra anë janë shumë miliona që vijnë nga Arabia Saudite dhe ndërgjegjësimi se ndoshta ka përfunduar një rrugë, me sukses, por me shumë keqardhje.

LEXO EDHE: Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë?

Nga ana tjetër, mundësia e vazhdimit në klub që e bëri të madh si trajner, por edhe me sigurinë se do të jetë e nevojshme të rindërtohet pothuajse nga e para një projekt që ka arritur në fund të udhëtimit të tij.

Inzaghi do të dëshirojë të kuptojë se deri në çfarë mase Interi do të jetë në gjendje t’i plotësojë kërkesat e tij, të cilat sigurisht nuk janë vetëm financiare (propozimi i klubit do të jetë zgjatja e kontratës aktuale me një vit me të njëjtën shifër ose me një rregullim të lehtë të pagës), në mënyrë që të dalë në treg dhe të gjejë lojtarët e duhur për t’i futur në skuadër. Disa blerje janë bërë tashmë, Luis Henrique i pari dhe më kryesori, por do të nevojiten edhe disa të tjera.

Shkurt, Interi do të duhet të vendosë nëse do të provojë përsëri pas një sezoni në të cilin preku gjithçka, por nuk solli asgjë në kabinetin e trofeve, apo do t’i dorëzohet asaj ndjenje të fundit të ciklit që u shfaq edhe në Gjermani. Ndërkohë, në rast të një lamtumire, ka dy kandidatë të mundshëm për stolin e tij: Fabregas dhe De Zerbi. ©LAPSI.al

The post Të martën takimi Inzaghi – Marotta/ Nëse ikën, kandidatë Fabregas dhe De Zerbi appeared first on Lapsi.al.

Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë?

By: user 6
1 June 2025 at 17:09

“Pse nuk më latë të hyja?”. Ky ka qenë thelbi i një përplasjeje të ashpër në dhomat e zhveshjes së “Allianz Arena” midis lojtarit të Interit Davide Frattesi dhe trajnerit Simone Inzaghi, pas humbjes 5-0 ndaj PSG-së. “Gazzeta dello Sport” shkruan se mesfushori i ka vënë dorën në sup trajnerit pas 90 minutave në stol në finalen e Ligës së Kampionëve.

Njeriu që shënoi 2 gola vendimtarë kundër Bayern Munich dhe Barcelonës priste një trajtim të ndryshëm, veçanërisht pas momenteve kaq të rëndësishme dhe vendimtare. Davide i kërkoi Inzaghit një shpjegim në lidhje me mungesën e tij në fushë dhe mbajtjes në stol. Konfrontimi verbal megjithatë thuhet se nuk zgjati shumë. Nuk ishte momenti për një shpërthim hidhërimi dhe zhgënjimi, të kombinuar me një humbje në finale si kjo.

Frattesi me 7 gola në 47 ndeshje këtë vit priste më shumë marrje në konsideratë. Nga ky moment është e lehtë të imagjinohen skenarë të ardhshëm. Nëse Inzaghi mbetet në stol, Frattesi do të largohet 100%. Vendimi tashmë është marrë. Nëse trajneri do të ndryshojë, atëherë situata e tij do të vlerësohet. Interi ka me të një kontratë deri në vitin 2028. Ai vlerësohet rreth 40 milionë euro. ©LAPSI.al

The post Ç’ndodhi/ Frattesi u përplas me Inzaghin pas humbjes: Pse nuk më fute në lojë? appeared first on Lapsi.al.

Rrugët e Parisit në flakë: 491 të arrestuar, dy të vdekur pas fitores në Champions

By: user 8
1 June 2025 at 14:23

Dy persona kanë humbur jetën dhe qindra janë arrestuar në të gjithë Francën gjatë festimeve të forta pas fitores së Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e djeshme.

U dogjën makina, ndërsa ndizeshin fishekzjarre dhe flakadanë. E gjitha kjo ndërsa tifozët përplaseshin me policinë në kryeqytetin francez të shtunën mbrëma, pas ndeshjes që u zhvillua në Mynih.

Ministria e Brendshme franceze tha të dielën se 491 persona u arrestuan në Paris, kur turma të mëdha u mblodhën në bulevardin Champs-Élysées. 68 persona të tjerë u arrestuan jashtë Parisit.

Ndër viktimat ishte një djalë 17-vjeçar, i cili thuhet se u godit me thikë në gjoks vonë të shtunën në mbrëmje në qytetin jugperëndimor Dax. Një burrë 23-vjeç, që po udhëtonte me skuter në qendër të Parisit, gjithashtu humbi jetën pasi u godit nga një makinë, sipas autoriteteve franceze.

Ministria e Brendshme tha se 18 oficerë policie në Paris u plagosën, së bashku me tre të tjerë në pjesë të tjera të Francës, si dhe 192 persona që po festonin në rrugë. Shtatë punonjës të shërbimit zjarrfikës gjithashtu u lënduan.

Një oficer policie u vendos në gjendje kome të induktuar në rajonin e Normandisë, pasi u plagos nga fishekzjarrët. Sipas një burimi të policisë për agjencinë Agence France-Presse, oficeri u godit në sy kur një fishekzjarr shpërtheu aksidentalisht. AFP raportoi se gjatë natës ndodhën 692 zjarre, përfshirë 264 automjete të djegura.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritej të priste të dielën lojtarët fitues për t’i përgëzuar pas fitores ndaj Inter Milan.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, shkroi në rrjete sociale pas ndeshjes: “Tifozët e vërtetë të PSG-së po gëzohen për performancën e mrekullueshme të ekipit të tyre. Ndërkohë, barbarë kanë dalë në rrugët e Parisit për të kryer krime dhe për të provokuar forcat e rendit… Është e padurueshme që nuk mund të festosh pa pasur frikë nga egërsia e një pakice banditësh që nuk respektojnë asgjë.” 

Rreth 5,400 oficerë policie u angazhuan në të gjithë qytetin për festimet pas ndeshjes, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe sprej piperi për të ruajtur rendin në Champs-Élysées.

Një zëdhënës i policisë tha për Reuters se një makinë u dogj pranë stadiumit Parc des Princes dhe dhjetëra arrestime ishin bërë deri në përfundim të ndeshjes.

Trafiku përreth Harkut të Triumfit u bllokua që në mesditë të shtunën, ndërsa Champs-Élysées dhe rrugët përreth u mbyllën mbrëmjen e së shtunës.

Më herët, në Mynih, tifozët e PSG-së dhe të Interit hodhën gurë ndaj njëri-tjetrit në stacionin Fröttmaning gjatë rrugës drejt stadiumit Allianz Arena për finalen, sipas Bild. Ata gjithashtu shkaktuan vonesa në transport duke hyrë në shinat e trenit, sipas raportimeve.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Rrugët e Parisit në flakë: 491 të arrestuar, dy të vdekur pas fitores në Champions appeared first on Lapsi.al.

Video/ Supersticioziteti nuk bën punë: PSG dërrmon 5-0 Inter e rrëmben Champions

By: user 2
31 May 2025 at 22:51

Paris Saint-Germain është kampion i Europës për herë të parë në histori. Në finalen e Champions League 2024/25, djemtë e Luis Enrique kanë dominuar përballjen ndaj Inter të Simone Inzaghi, që nuk hyri kurrë në ndeshje dhe u shkatërrua pa mëshirë me rezultatin 5-0. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12’ nga ish-lojtari i zikaltërve, Hakimi, i cili nuk festoi, pas asistit të Désiré Doué, protagonisti absolut i një nate ëndrrash. Francezi i lindur në vitin 2005 realizoi golin e dytë në minutën e 20’ dhe shënoi edhe dygolëshin personale në minutën e 63’ në përfundim të një aksioni në vertikal.

Inter arriti të afrohej pranë portës së Donnarumma vetëm nëpërmjet goditjeve standarte, por dhjetë minuta më vonë pësoi edhe golin e katërt nga Kvaratskhelia, i cili ndezi festën e tifozëve francezë shumë përpara fundit të ndeshjes. Në fund, erdhi edhe goli i talentit të vitit 2006, Mayulu, i cili vulosi diferencën më të madhe ndonjëherë në një finale të Champions League.

Lexo më tej: Kush e fiton finalen e Champions Inter-PSG: parashikimi i inteligjencës artificiale

Ngul flamurin, Luis. Ngule në qendër të fushës sikur duart mbi atë shtyllë të jenë sërish katër – të tuat dhe të vajzës Xana – mbyll sytë dhe imagjino se ajo është aty me ty. PSG e tepron. Pesë gola ndaj një Interi të panjohur, titulli i parë në Champions në histori, tripleta dhe premtimi i mbajtur nga Luis: të festojë në mes të fushës, me flamurin, për të kujtuar vajzën që nuk është më prej pesë vitesh.

Një finale e fituar duke dominuar dhe ndërtuar futboll në çdo repart, nga një mbrojtje granit deri te tre sulmues që meritojnë kapelën. Katër lojtarë u shpallën “njeriu i ndeshjes”: Hakimi, Kvara, Mayulu dhe Doué (me dopietë). Më 3 qershor, “djali i artë” i Angers do të festojë 20-vjetorin si kampion i Europës.

Luis Enrique do të parakalojë në Champs-Élysées si trajneri i dytë në histori që fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme, pas Guardiolës. Inzaghi largohet nga Mynihu i mposhtur dhe me vetëdijen se ka përmbyllur një cikël, pasi ka luajtur dy finale të Champions League në tre vjet. Një goditje pa asnjë justifikim.

The post Video/ Supersticioziteti nuk bën punë: PSG dërrmon 5-0 Inter e rrëmben Champions appeared first on Lapsi.al.

❌