Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayIcon Style

Australia përballë gjigantëve të teknologjisë! Presion ndaj Meta, Google dhe TikTok për të paguar mediat

By: gaze tare
28 April 2026 at 10:00

Qeveria australiane prezantoi një projektligj që do të vendosë dënime më të ashpra ndaj gjigantëve të teknologjisë Meta, Google dhe TikTok për t’i detyruar ata të bëjnë marrëveshje me mediat australiane për t’i paguar ato. Mediat tradicionale po përballen me vështirësi në shumë vende, ndërsa gjithnjë e më shumë lexues drejtohen drejt mediave sociale falas.

Sipas mbështetësve të projektligjit, këto platforma tërheqin përdoruesit me lajme dhe kështu marrin të ardhura nga reklamat që duhet të shkojnë në media. Sipas kryeministrit laburist Anthony Albanese , Meta, Google dhe TikTok fillimisht do të jenë në gjendje të hyjnë në marrëveshje tregtare me mediat australiane.

Nëse refuzojnë, do të duhet të paguajnë një shumë të barabartë me 2.25% të xhiros së tyre në Australi, shtoi kryeministri, duke specifikuar se këto para do të rishpërndahen në sektorin e mediave lajmesh.

“Platformat e mëdha nuk mund t’i shpëtojnë detyrimeve të tyre” ndaj medias, të cilat ishin parashikuar tashmë në një ligj të mëparshëm, tha Albanese në një intervistë. Teksti i ri do t’i pengonte gjithashtu gjigantët e teknologjisë që thjesht të hiqnin përmbajtje lajmesh nga platformat e tyre. Meta dhe Google e kanë përdorur më parë këtë metodë në vende të tjera. Sipas Universitetit të Kanberrës, më shumë se gjysma e australianëve përdorin mediat sociale si burim lajmesh.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundërshton vendosjen e taksave mbi shërbimet dixhitale mbi kompanitë gjigante të teknologjisë amerikane dhe ka kërcënuar me tarifa për vendet që i vendosin ato. “Ne jemi një komb sovran. Dhe qeveria ime do të marrë vendime bazuar në interesin kombëtar australian”, theksoi kryeministri Albanese në të njëjtën konferencë për shtyp.

The post Australia përballë gjigantëve të teknologjisë! Presion ndaj Meta, Google dhe TikTok për të paguar mediat appeared first on iconstyle.al.

Meta fiton përballë FTC: Blerjet e Instagram dhe WhatsApp, të ligjshme

By: gaze tare
19 November 2025 at 16:21

Meta ka fituar një nga sfidat më të rëndësishme ligjore ndaj saj, pasi një gjykatës federal vendosi se blerjet e Instagram dhe WhatsApp nuk përbëjnë shkelje të ligjit amerikan të konkurrencës. Vendimi u dha të martën nga gjykatësi James Boasberg, i cili rrëzoi argumentet e Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) se Meta mban një monopol në rrjetet sociale.

Sipas gjykatës, FTC nuk arriti të provonte se Meta sot zotëron fuqinë e një monopoli, edhe nëse këtë mund ta ketë pasur në të kaluarën. “Agjencia duhet të tregojë një shkelje aktuale ose të pashmangshme,” shkroi Boasberg, duke theksuar se tregu i platformave sociale ka ndryshuar ndjeshëm që nga nisja e çështjes në vitin 2020.

Zuckerberg, në dëshminë e tij në prill, kundërshtoi pretendimet se blerja e Instagram-it synonte eliminimin e konkurrencës. Ai pranoi ekzistencën e emaileve të vjetra ku flitej për “blerje të rivalëve”, por tha se ato nuk pasqyronin plotësisht arsyet e marrëveshjes.

Gjykata vuri në dukje se sot Meta përballet me rivalë të fortë, veçanërisht TikTok, i cili nuk përmendej fare në dokumentet fillestare të padisë. “Asnjë njeri nuk shkel dy herë në të njëjtin lumë,” citoi Boasberg filozofin Heraklitin, duke theksuar se dinamika e rrjeteve sociale ka ndryshuar rrënjësisht.

Meta e përshëndeti vendimin, duke thënë se ai njeh konkurrencën e ashpër në treg. Aksionet e kompanisë mbetën të qëndrueshme, duke treguar se investitorët e kishin parashikuar rezultatin.

The post Meta fiton përballë FTC: Blerjet e Instagram dhe WhatsApp, të ligjshme appeared first on iconstyle.al.

Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta

By: gaze tare
23 October 2025 at 12:18

Gjykata ka shpallur vendimin për një nga ngjarjet më të rënda familjare të viteve të fundit, ku Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga familjarët e tij. Pas një procesi të gjatë hetimor dhe gjyqësor, Hysen Meta, djali i viktimës, u dënua me burgim të përjetshëm për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Në vendimin e shpallur, trupi gjykues vendosi pushimin e veprës penale për “fshehjen e kufomës”, duke argumentuar se ajo ishte konsumuar brenda të njëjtës ngjarje kriminale. Ndërkohë, për bashkëshorten dhe fëmijët e tjerë të viktimës, të cilët u hetuan për bashkëpunim dhe fshehje të krimit, u dhanë dënime më të lehta ose masa alternative, sipas shkallës së përgjegjësisë që iu provua gjatë hetimeve.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme brenda familjes Meta, që prej kohësh ishin bërë objekt denoncimesh dhe ndërhyrjesh nga komuniteti lokal. Sipas dosjes hetimore, viktima, Pëllumb Meta, ishte goditur për vdekje nga i biri, Hysen Meta, pas një debati të ashpër për çështje pronësie dhe konflikte të brendshme familjare. Më pas, trupi i pajetë ishte groposur në afërsi të banesës, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se familjarët kishin bashkëpunuar për të fshehur trupin dhe për të ndërtuar një version të rremë të ngjarjes, duke pretenduar fillimisht se viktima ishte larguar në mënyrë të papritur nga banesa. Pas disa ditësh kërkimesh dhe dyshimesh të ngritura nga fqinjët, policia gjeti trupin e pajetë, duke çuar në arrestimin e menjëhershëm të familjarëve.

Gjatë seancave gjyqësore, mbrojtja e Hysen Metës kërkoi ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës penale, duke pretenduar se vrasja nuk ishte e planifikuar dhe kishte ndodhur si pasojë e një përplasjeje të çastit. Avokatët kërkuan një dënim më të butë, duke theksuar se i pandehuri kishte bashkëpunuar me hetimet dhe kishte shprehur pendesë për veprimet e tij.

Megjithatë, Gjykata nuk pranoi pretendimet e mbrojtjes dhe e konsideroi krimin si të kryer me dashje të plotë, duke theksuar egërsinë e aktit dhe mënyrën se si u tentua fshehja e trupit. Trupi gjykues theksoi se vrasja ishte kryer në kushte që tregonin mungesë të plotë të respektit për jetën dhe lidhjet familjare, ndaj vendosi dënimin maksimal të parashikuar nga ligji – burgim të përjetshëm.

Vendimi është shpallur në prani të të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa pritet që pala mbrojtëse ta apelojë në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar një rivlerësim të rrethanave dhe ulje të dënimit.

Ngjarja e familjes Meta ka tronditur opinionin publik për brutalitetin e saj, duke u bërë një tjetër rast që ngre pyetje mbi dhunën brenda familjes dhe dështimin e institucioneve për të parandaluar konflikte të përsëritura që shpesh përfundojnë në tragjedi./REFORMA

The post Vranë dhe groposën babanë, Gjykata jep vendimin për familjen Meta appeared first on iconstyle.al.

Thirrja e Dom Gjergj Metës: Kujdesuni për Shqipërinë! Përgjegjësit do të japin llogari para Zotit

By: gaze tare
13 August 2025 at 16:06

Kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë një thirrje në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Shqipërinë. Ai thotë se përgjegjësit e zjarreve do të japin llogari para Zotit për këtë krim mjedisor ndërsa thekson se të gjithë duhet të kujdesemi për vendin.

Deklarata e Dom Gjergj Metës:

NJË THIRRJE NGA ZEMRA

Zjarret që në këto ditë po rrezikojnë jetën e banorëve, shtëpitë e tyre, florën dhe faunën që gjendet në male dhe në pyje, në pjesën më të madhe janë të qëllimshme. Ky është një krim që kërkon përgjigje para njerëzve e para Zotit.

Krijimi na është dhënë në roje dhe jo për ta prishur apo për të abuzuar me të duke e shkatërruar. Zjarret rrezikojnë edhe mundin dhe djersën e shumë njerëzve dhe familjeve të tyre. Kemi përgjegjësi të gjithë për të ruajtur si sytë e ballit çdo pëllëmbë vend tonin nga shkatërrimi.

Edhe në emër të të gjithë ipeshkvinjëve, ju bëj thirrje nga zemra të gjithëve, individë dhe institucione, të përballemi me situatën me veprime konkrete, por sidomos me shqyrtimin e ndërgjegjes tonë, në mënyrê që të dalim nga këto situata e të mos krijojmë të tjera.

Përgjegjêsve ju them se një ditë do të japim llogari para Zotit. Askush nuk ia ka pa hajrin abuzimit me ambientin, shkatërrimit të tij, pasi është njëkohësisht edhe shkatërrimi ynë e i të ardhmes tonë mbi planet. Thirrini zërit të ndërgjegjes, ndaleni dorën tuaj! Dërguesit dhe dorasët kanë përgjegjësi njësoj para njerëzve e para Zotit.

Për këtë kanë përgjegjësi edhe organet shtetërore që të mos jenë neglizhentë, por të forcojnë ruajtjen e pyjeve, të përmirësojnë dhe përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse. Të merret më seriozisht kjo gjë se vjen shpejt edhe viti tjetër e duhet të shkojmë përtej retorikave.

Zoti bekoftë çdokend që e ka për zemër ruajtjen e mjedisit, të gjithë ata që në këto ditë po luftojnë me zjarret e qoftë pranë të dëmtuarve nga flakët. Me shpresën se sadopak këto fjalë do të dëgjohen i uroj secilit paqe në zemër e dashuri për këtë vend, për Shqipërinë tonë, që e kemi shumë të shtrenjtë.

Dom Gjergj Meta

Presidenti i KISH

The post Thirrja e Dom Gjergj Metës: Kujdesuni për Shqipërinë! Përgjegjësit do të japin llogari para Zotit appeared first on iconstyle.al.

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta! Pranon akuzën

By: gaze tare
2 July 2025 at 13:40

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për Zamir Meta, 36 vjeç, i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur. Vendimi u dha pak çaste më parë, duke vënë në pranga të dyshuarin.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se abuzimi ka ndodhur disa herë, duke forcuar akuzat ndaj Metës. Gjatë hetimeve paraprake, ai ka pranuar ngjarjen, ndërsa sot në gjykatë nuk ka folur, por ka pohuar me kokë pyetjet që i janë bërë.

Akuza ndaj tij është shumë serioze dhe parashikon dënime të rënda sipas Kodit Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë ende.

The post Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta! Pranon akuzën appeared first on iconstyle.al.

Abuzoi seksualisht me të bijën që kur ishte 5 vjeç, flet babai: E kam bërë vetëm një herë

By: gaze tare
1 July 2025 at 13:48

Detaje tronditëse janë bërë publike nga ngjarje e rëndë në Patos, ku babi ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeçe.

Vajza, në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare. Babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë.

The post Abuzoi seksualisht me të bijën që kur ishte 5 vjeç, flet babai: E kam bërë vetëm një herë appeared first on iconstyle.al.

Kompania që zotëron këngët e para të Eminem padit Metën për mbi 109 milionë dollarë

By: gaze tare
4 June 2025 at 10:12

“Eight Mile Style”, kompania që kontrollon katalogun muzikor të Eminem nga vitet 1995-2005, ka paditur Metën, gjigandin që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, për shkelje të të drejtave të autorit.

Në padi pretendohet se 243 këngë të Eminem janë përdorur pa leje në funksione si “Original Audio” dhe “Reels Remix”, duke u shpërndarë në miliona video dhe duke gjeneruar miliarda shikime.

Për çdo këngë të përdorur pa leje, kompania kërkon 150 mijë dollarë dëmshpërblim, duke e çuar shumën totale në mbi 109 milionë dollarë. Eminem vetë nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në proces.

“Bëhet fjalë për këngë ikonike dhe shumë të vlefshme,” thuhet në dokumentet gjyqësore, ndërsa kompania kërkon një gjyq me juri.

The post Kompania që zotëron këngët e para të Eminem padit Metën për mbi 109 milionë dollarë appeared first on iconstyle.al.

Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri

By: gaze tare
25 April 2025 at 15:29

Në një rrëfim të rrallë dhe plot emocione, Ermal Meta ka ndarë për herë të parë lidhjen e veçantë që ka krijuar me dy vajza adoleshente nga një jetimore në Shqipëri. Megjithëse ligjërisht nuk i ka adoptuar ende për shkak të statusit martesor, ai dhe partnerja e tij Chiara e kanë përfshirë pa hezitim dashurinë dhe përkushtimin e tyre prindëror në jetën e këtyre vajzave.

“Kur u larguan për një verë, kuptova se nuk mund të bëja më pa to”, rrëfen ai mes lotëve, duke përshkruar momentin kur u ndje për herë të parë baba i tyre.

“Unë dhe partnerja ime Chiara së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, të cilat deri më tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I takuam kur ishin 15 vjeç, por duke qenë se nuk ishim të martuar, nuk mund t’i adoptonim. Në qershor ata do të mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, ato tashmë janë vajzat tona për tre vjet. Nuk kam folur kurrë për këtë…”.

Si jeni njohur me to?

“Duke punuar me këtë shtëpi familjare që pret vajza dhe vajza të reja, shpesh me histori të tmerrshme pas tyre. Që atëherë jemi parë gjatë gjithë kohës, ose shkojmë t’i vizitojmë ose vijnë këtu, ne kemi vite që jemi të përfshirë në këtë gjë”.

Kur e kuptoi se ishte bërë babai i tyre?

“Në momentin kur ata u larguan, një verë, dhe kuptova se nuk mund të bëja dot më pa ta… Ja, gjithçka ishte rastësisht… Unë duhej të isha në Romë, pastaj në Milano, dhe në vend të kësaj isha në Bari duke luajtur. Murgesha që rriti dhe shpëtoi në thelb vajzat, të cilat tashmë e njihja se kishin qenë disa herë në atë shtëpi familjare, më telefonon dhe më thotë se janë në qytet për të bërë një treg bamirësie. Ndaj mundohem t’i shoh dhe atë ditë ishte ditëlindja e Lumes, por nuk e dija, njësoj si e mamasë sime, me të cilën do të festoja në mbrëmje. Do t’i marr dhe do të dalim për drekë. Ndërkohë prisja një telefonatë nga një mik, i cili duhej të më përgjigjej për pushimet që duhej të bënim. Me pak fjalë, ky djalë më shkruan dhe për të dytin vit radhazi po më bën një sharje të madhe. Kështu unë, që isha në makinë me ta, në një moment u ktheva dhe thashë: “Vajza, çfarë keni për të bërë këtë verë?”. “Ah, jo, asgjë.” “Nëse doni të vini me pushime me mua dhe Chiara…”. Ata ishin shumë të lumtur, murgesha më shikoi e hutuar dhe një moment më vonë kuptova se nuk e kisha pyetur Kiarën. Kështu që unë shkoj në shtëpi dhe them: “Zemër, duhet të të them diçka.” Ia shpjegova, por edhe ajo ishte shumë e lumtur”.

Si shkoi?

“Shumë mirë. Edhe pse e kuptova që nuk flija kurrë, i mbaja gjithmonë veshët hapur. Një shqetësim total. Më pas u kthyem në shtëpi, dhe në një moment ata u larguan. Chiara dhe unë u gjendëm në një heshtje të pabesueshme, ata po bënin një raketë si Madonna, dhe një heshtje halucinative kishte rënë, fillova të qaja si një fëmijë në banjë, unë munda të qaja si një fëmijë në banjë. Pastaj u pajtova me murgeshën që, pasi kishin shkuar në familje të tjera që duhej t’i merrnin për verën, sipas marrëveshjeve të mëparshme, do t’i mbanim edhe për 15 ditë të tjera… Pastaj sigurisht që nuk janë të gjitha trëndafilat dhe lulet, sepse ata, që janë jetimë, kanë disa histori shumë të këqija, me ndonjërin nga ata më të mirët asgjë, dhe kjo tashmë tregonte qartë se çfarë lloj traume kishte ajo kur erdhi koha për të thënë lamtumirë, ajo doli jashtë, pastaj u kthye. Ajo qëndroi përballë meje dhe… Ajo po lëkundej. “Ke harruar diçka?” e pyeta. Ajo tha jo. “Atëherë pse u ktheve?” Dhe, në një moment, mbase donte të përqafohej, nuk më përqafoi, por mbështeti kokën këtu”.

Ai nuk mund ti birësonte sepse nuk ishe martuar.

“Edhe ne ndoqëm këshillën e murgeshës, ata mbaruan shkollën e mesme në Shqipëri dhe tani po rriten dhe do të mund të vijnë e të qëndrojnë me ne”.

The post Rrëfimi emocionues i Ermal Metës: Kam adoptuar 2 vajza në Shqipëri appeared first on iconstyle.al.

Merr fund martesa, çifti Meta-Kryemadhi divorcohen zyrtarisht

By: gaze tare
11 April 2025 at 11:41

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi prej ditës së sotme janë të divorcuar me vendim Gjykate.

Gazetarja e ‘Top Channel’, Anila Hoxha bën me dije se pas seancës së sotme, u mor vendimi që çifti të ndahet nga martesa prej rreth 28 vitesh.

Seanca u mbajt sot paradite pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, ku u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës Metën dhe të paditur Kryemadhin, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi zgjidhjen e martesës midis Metës dhe Kryemadhit, martesë nga e cila kanë tre fëmijë.

The post Merr fund martesa, çifti Meta-Kryemadhi divorcohen zyrtarisht appeared first on iconstyle.al.

Gjithçka me një klikim: Meta zbulon risinë e WhatsApp

By: gaze tare
22 January 2025 at 16:51

Meta ka njoftuar se përdoruesit tani mund të shtojnë llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, një hapësirë ku mund të menaxhojnë llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Meta Quest. Ky integrim ofron mundësinë që të postoni WhatsApp Status si Story në Facebook dhe Instagram me vetëm një klikim.

Për më tepër, përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin opsionin Single Sign On, i cili mundëson hyrjen në aplikacione të ndryshme duke përdorur një llogari të vetme të Facebook, për shembull për të hyrë në Instagram.

Një tjetër përfitim i këtij integrimi është mundësia për të aktivizuar dhe çaktivizuar llogarinë e WhatsApp në Accounts Center, gjithashtu Meta ka theksuar se mesazhet dhe thirrjet do të mbeten të koduara për ata që vendosin ta aktivizojnë këtë funksionalitet.

Për më shumë, Meta planifikon të shtojë funksione të reja si menaxhimi i avatarëve, ngjitëset Meta AI dhe krijimet Imagine Me. Ky integrim do të jetë i disponueshëm globalisht, por do të duhen disa muaj që të jetë i arritshëm për çdo përdorues, dhe mund të shfaqet në Settings të WhatsApp kur të jetë gati.

The post Gjithçka me një klikim: Meta zbulon risinë e WhatsApp appeared first on iconstyle.al.

‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj

By: gaze tare
11 January 2025 at 09:23

Deklarata e “Meta” (kompania mëmë e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp) për zgjerimin e lirisë së shprehjes ka tërhequr vëmendje të gjerë, pasi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e politikave të moderimit të përmbajtjes në platformat e saj. Kjo mund të nënkuptojë një rishikim të politikave të censurës, një lehtësim të rregullave që lidhen me fjalët dhe përmbajtjet që mund të postohen, ose një mënyrë më të lirë dhe fleksibël për përdoruesit të shprehin mendimet dhe idetë e tyre.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje për të balancuar mes mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe sigurisë në internet, duke u përpjekur të shmangin përhapjen e dezinformacioneve, urrejtjes dhe aktiviteteve të paligjshme, por gjithashtu duke ofruar më shumë mundësi për individët të shprehin opinionet e tyre pa frikën e censurës së tepruar.

Ky lloj hap është gjithashtu i lidhur ngushtë me debatin global për atë se si duhet moderuar përmbajtja në platformat sociale dhe sa ndikim duhet të kenë kompanitë private mbi atë që është e lejuar dhe e ndaluar në hapësirën publike digjitale.

The post ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj appeared first on iconstyle.al.

Xuxi u tregon banorëve për arrestimin e Metës, Rezarti bën reagimin epik

By: gaze tare
27 October 2024 at 09:49

Banori më i ri i shtëpisë në “Big Brother Vip Kosova” ishte Naim Bunjaku, i njohur në publik si Xuxi.

Por, që në ditën e parë ai ka thyer rregullat duke i treguar banorëve për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

E di se e futën në burg Ilir Metën?”, i tha Xuxi, Rezit, derisa ishin të pranishëm edhe banorë të tjerë. Ky i fundit më pas nuk qëndroi i qetë, duke bërë një reagim epik.

Çfarë ee?? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?”, pyeti Rezi, derisa Xuxi u përgjigj: “Para tre ditësh, SPAK-u”.

“U çfarë lajmi më ke dhënë, e paskan fut në burg Ilir Metën”, u thoshte aktori më pas të tjerëve.

Më pas Xuxi kërkoi falje për informacionin që dha.

The post Xuxi u tregon banorëve për arrestimin e Metës, Rezarti bën reagimin epik appeared first on iconstyle.al.

GJKKO merr vendimin! Ilir Meta në burg, po Monika?

By: gaze tare
23 October 2024 at 18:51

GJKKO ka shpallur vendimin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Mësohet se ish-presidenti Ilir Meta është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa masa ka mbetur e pandryshuar për Monika Kryemadhin, “detyrim paraqitjeje”.

Ish-çifti akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtën dosje janë nën hetim edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pasi doli nga GJKKO Monika Kryemadhi tha se Meta ndodhej në burg për ato gjërat që akuzohet Monika.

“Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët.

U shpreh e vendosur se do ta cojë deri në fund për të gjetur drejtësinë.

The post GJKKO merr vendimin! Ilir Meta në burg, po Monika? appeared first on iconstyle.al.

Ekskluzive: Vila e Blendi Klosit që “ngatërron” qeverinë, ish-qeverinë dhe oligarkët

By: gaze tare
23 October 2024 at 15:43

Një vilë në Qerret po hedh dritë mbi lidhjet mes politikanëve dhe biznesmenëve të njohur, duke zbuluar një zinxhir transaksionesh që përfshin figura të rëndësishme të politikës dhe biznesit shqiptar. Para se të bënte ‘upgrade’ në Green Coast, ministri Blendi Klosi ndodhej në “Blue Laguna” të Qerretit, në një vilë që ka kaluar nga duart e Monika Kryemadhit, tek Samir Mane, më pas tek Aleksandër Frangaj, për të përfunduar tek vetë Klosi, i cili e ka në pronësi edhe sot.

“Gazeta Reforma” zbulon këto detaje ekskluzive pas deklaratave të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila, pas shtyrjes së seancës në GJKKO, sqaroi marrëdhënien e saj me biznesmenin Samir Mane.

Të më falë Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë. Unë zotit Samir Manes i kam shitur një shtëpi që e kemi patur në Qerret në vlerën 300 mijë euro, që është bërë me kontratë sipas ligjeve,” deklaroi Kryemadhi.

Ndërsa Kryemadhi kërkon falje për përmendjen e emrit të Manes, kjo tregon një sindromë të vjetër të politikës shqiptare – frikën për të përmendur oligarkët me emra.

I bëjmë thirrje Kryemadhit të mos ndjekë shembullin e Sali Berishës dhe politikanëve të tjerë që sot ndodhen në hetime e pas hekurave, të cilët kurrë nuk guxuan t’i denonconin hapur oligarkët dhe lidhjet e tyre me politikën. Historia ka treguar se vetëm transparenca e plotë dhe denoncimi i oligarkëve mund t’u sigurojë fitore politike, ose të paktën një mbrojtje më të fortë përballë drejtësisë. Heshtja dhe autocensura ndaj tyre ka rezultuar gjithmonë në humbje politike dhe ligjore.

Ajo çka bie në sy në këtë çështje është edhe “heshtja e koordinuar” e shumicës së mediave në vend. Ndërsa detajet rreth Monika Kryemadhit dhe akuzave ndaj saj janë raportuar gjerësisht, emri i Samir Manes është lënë në hije në shumicën e mediave. Kjo heshtje selektive nuk është e rastësishme – shumë media në Shqipëri janë të varura financiarisht nga reklamat e kompanive të Manes dhe përfitimet e tjera që marrin prej tij. Kjo situatë demonstron edhe një herë se si ndërthurja e interesave të biznesit me mediat pengon informimin e plotë të publikut për çështje me interes kombëtar.

Zbulimi i këtij “udhëtimi” të vilës vjen në një moment kur SPAK po heton një dosje ku përfshihen emrat e Ilir Metës, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Kryemadhi, duke folur për këtë çështje, mohoi kategorikisht pretendimet për përfitime të paligjshme në këmbim të një ligji për minierat.

“Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës. Duhej një ligj që i unifikonte të gjitha galeritë, këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane. Samir Mane kishte pjesë të sindikatës në biznesin e vet një sindikatë minatorësh, ndërkohë që Përparim Spahiu kishte propozuar në emër të LSI projektligjin për statusin e minatorit.

Ju shihni si sot vijojnë protestojnë ende minatorët. Është bërë mbledhje e komisionit të veprimtarive prodhuese ku unë isha anëtare. Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, sigurimeve të minatorëve dhe për disa procedura të tjera.” theksoi ajo.

Siç u shpreh dhe analisti Andi Bushati, fakti që LSI kishte vetëm 20 deputetë në atë kohë e bën të pamundur kalimin e një ligji pa votat e maxhorancës së Ramës. Kjo ngre pikëpyetje serioze mbi hetimin e SPAK, duke vënë në dukje mangësitë në logjikën e akuzave.

Siç të gjithë e dimë, oligarkët kanë mundur t’i bëjnë bashkë gjithmonë të gjitha palët: Ata që ndodhen pas hekurave, ata në arrest shtëpie, ata nën hetim dhe ata në qeverisje.

“Ilir Meta ka bërë korrupsion bashkë me Monika Kryemadhin, se i kaluan një ligj dhe i morën një vilë Samir Manes.” Dakord them dhe ju ktheva parlamentit të vitit 2017 kur qeveriste Rama. Po Ilir Meta 20 deputetë ka patur! Që të kalonte një ligj për të marrë Ilir Meta vilën, votat duhet të ishin të Edi Ramës!

Dhe SPAK-u nuk pyet “Ore kur kaloi ky ligji? Mirë ky që s’e mori vilën fare, po këta që e kishin në dorë shumica, sa vila kanë marre?” Pra duke dashur të fajësojnë dikë, bëjnë një super autogol dhe çdo njeri që merr mundimin të lexojë atë thotë “Këtu paska vjedhur Rama prapë, se ky i vidhka votat, po në burg të shkojë një çikë Meta, se s’duhet të jetë tek zgjedhjet e ardhshme”.- u shpreh Bushati.

/gazetareforma.com

The post Ekskluzive: Vila e Blendi Klosit që “ngatërron” qeverinë, ish-qeverinë dhe oligarkët appeared first on iconstyle.al.

U arrestua me urdhër të SPAK, Meta del sot para gjykatës

By: gaze tare
23 October 2024 at 08:46

Paraditen e sotme, në orën 09:30, Ilir Meta do të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ish presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me Metën në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi ëshë bërë për qëllime politike. Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.

The post U arrestua me urdhër të SPAK, Meta del sot para gjykatës appeared first on iconstyle.al.

SPAK zbardh akuzat: Zbulohet se përse u arrestua ish-presidenti Ilir Meta

By: gaze tare
21 October 2024 at 20:53

SPAK ka zbardhur akuzat e ngritura ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili u arrestua sot (lexo këtu).

Në një reagim, SPAK njofton se Meta akuzohet për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në lidhje me dosjen hetimor mbi aferën “CEZ-DIA”.

Njoftimi i SPAK:

Nga sa më sipër, janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal I.M. dhe M. K. në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

1- Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

2- Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

3- Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

4- Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

5- Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

6- Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K. Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimeve penale nr. 55 të vitit 2019 (dërguar për kompetencë nga Prokuroria për Krime të Rënda), 122 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), 125 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit H.V.), 165 të vitit 2022 (regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit I.B.), të cilët janë bashkuar në një procedim të vetëm duke u numërtuar procedimi penal nr.55/2019.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore dhe analizës së provave, në datën 09.10.2024 Prokuroria e Posaçme iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj katër shtetasve.

Me vendimin nr.125 datë 20.10.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim I. M., i dyshuar për kryejen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim, M. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim P. Xh. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim E. Ç., e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Po në datën 20.10.2024 Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.125 datë 20.10.2024. Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot në datën 21.10.2024 masat e sigurimit të mësipërme ndaj katër personave nën hetim.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kriminale.

Gjejmë rastin që të falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

The post SPAK zbardh akuzat: Zbulohet se përse u arrestua ish-presidenti Ilir Meta appeared first on iconstyle.al.

Momenti kur Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën brenda furgonit të policisë

By: gaze tare
21 October 2024 at 16:53

Ky është momenti kur Ilir Meta lë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe transferohet drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”. Në momentin që furgoni po dilte nga ambientet e Policisë, mbështetës të tij, të cilët ishin mbledhur jashtë, filluan ta godisnin automjetin e policisë.

Siç shihet, brenda furgonit të policisë rrugës për në qeli Meta bëri shqiponjën.

 

Iconstyle raportoi sot, se me urdhër të SPAK, është arrestuar Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me dosjen e skandalit të lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, të bashkuara në një. Ndaj Metës rëndojnë tre akuza, pastrim parash, korrupsion në 3 raste dhe mosdeklarim të ardhurash.

GJKKO ka caktuar masën detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin, por kjo e fundit thotë se nuk i është komunikuar. Gjykata e Posaçme ka caktuar për Pirro Xhixho, ish-kreu i AKEP, masën arrest shtëpiak dhe për Ema Çokun, “detyrim paraqitjeje”. Pirro Xhixho është njëkohësisht edhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

3 janë prokurorët e dosjes Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtari që ka lëshuar masat është Erjon Cela.

The post Momenti kur Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën brenda furgonit të policisë appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

By: gaze tare
21 October 2024 at 13:34

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar me urdhër të SPAK. Ai ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Ndërkohë, Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp mesditën e sotme, në orën 13:40, ku ishin ftuar të merrnin pjesë gazetarët.

“Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë”, thuhej në njoftimin e zyrës së shtypit të bërë në orën 12:09.

Çifti Meta-Kryemadhi gjithashtu janë në hetim pasuror, si edhe në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA.

Në qershor të këtij viti Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, duke shënuar herën e tretë që mbërrin si deklarues në këtë institucion. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe Monika Kryemadhit.

Filtrimi i pasurisë së tyre është pjesë e të njëjtës dosje hetimore me lobimit 700 mijë euro të LSI në SHBA, si edhe kallëzimit për shpenzime të pajustifikuara për ndërhyrje estetike në një klinikë jashtë vendit.

Pasi qëndroi për gati 3 orë e 20 minuta para prokurorëve, Ilir Meta u shfaq në atë kohë para gazetarëve i tensionuar, shumë larg refrenit të tij të dikurshëm të dashurisë e qetësisë.

The post Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta appeared first on iconstyle.al.

❌
❌