Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Zjarri në Vlorë i afrohet zonës së banuar, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon

By: admin
20 July 2026 at 17:00

Në mesditën e së hënës, një vatër zjarri shpërtheu në afërsi të tunelit të Vlorës, në lokalitetin e njohur si Uji i Ftohtë.

E favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, përhapja e flakëve mbi sipërfaqen e mbuluar me shkurre dhe vegjetacion të ulët ishte e shpejtë, duke krijuar rrezik për shtëpitë që gjendeshin pranë. Në disa momente, banesat e zonës u kërcënuan seriozisht.

Menjëherë në terren shkuan efektivët e Policisë dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët ndërhynë pa vonesë për të kufizuar përhapjen dhe për të mbrojtur ndërtesat.

Aktualisht, operacioni për neutralizimin e plotë të zjarrit është ende në zhvillim, teksa autoritetet përpiqen të parandalojnë zgjerimin e vatrave dhe çdo pasojë tjetër të mundshme.

The post Zjarri në Vlorë i afrohet zonës së banuar, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon appeared first on Albeu.com.

Humbi jetën tragjikisht në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë

By: V K
19 July 2026 at 07:25

Gazetari i News24, Enrik Mehmeti, u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë. Homazhet në nderim të Enrikut do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Ndërsa përcjellja e gazetarit për në banesën e fundit do të bëhet në orën 14:00.

Pasioni për gazetarinë që fëmijë, rrugëtimi i Enrik Mehmetit në 20 vite karrierë!

I apasionuar pas Lajmit të Fundit, por u bë lajmi më i pabesueshëm dhe më i trishtë për këdo që pati fatin ta njohë, të bisedojë dhe të punojë me të, Enrik Mehmeti la pas një karrierë të gjatë e të begatë në median e shkruar e vizive.

Ai iu bashkua Neës24 që në ditët e para të themelimit të televizionit, duke raportuar me përkushtim dhe profesionalizëm për ngjarjet e ndodhura në qytetin e Vlorës, nga kronika e zezë, operacionet e bujshme policore, problematikat sociale, turizmi etj., duke lënë pas një humbje të madhe për familjen mediatike Focus Media Group.

Me guxim të jashtëzakonshëm që kur ishte fëmijë, në plumbat që vërshëllenin pranë tij në vitin famëkeq 1997, Enrik Mehmeti asokohe vetëm 11-vjeç iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke u bërë kështu zëri i të pamundurve.

Në guximin e fëmijës, të burrëruar ende pa u rritur, Enrik Mehmeti siç ka deklaruar më parë, kuptoi se gazetaria ishte misioni i tij i jetës, duke rendur jo thjesht në kërkim të lajmit, por lajmi ndodhte atje ku ai ishte, në kohë reale.

Me vendosmërinë si forcë të karakterit të tij dhe fjalën si mjetin më të fuqishëm të gazetarit, ai iu bashkua si korrespondent edhe televizionit “Rai” në Itali, duke transmetuar drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.

Largimi i parakohshëm nga jeta, është një humbje e madhe për komunitetin e gazetarëve, humbje për Vlorën e vlonjatët, për të cilët u bë zëri i munguar dhe imazhi që i përfaqësonte!

 

The post Humbi jetën tragjikisht në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë appeared first on Albeu.com.

In Memoriam/ Enrik Mehmeti, nga përkthyes në moshën 11-vjeçare gjatë trazirave të vitit 1997, te korrespondent i Rai-t dhe zëri i Vlorës për mbi 20 vite

By: admin
19 July 2026 at 07:07

aGzetari i News24 Enrik Mehmeti, humbi jetën në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës, në Vlorë.

Njeriu që jetonte me pasion ritmin e Lajmit të Fundit, u kthye vetë në lajmin më të dhimbshëm dhe të pabesueshëm për të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin, të bisedonin apo të punonin me të.

Pas tij mbetet një rrugëtim i pasur dhe i gjatë profesional në median e shkruar dhe atë vizive.

Që në hapat e parë të News24, Mehmeti u bë pjesë e televizionit dhe raportoi me profesionalizëm e përkushtim mbi zhvillimet në qytetin e Vlorës.

Kronika e zezë, operacionet e rëndësishme policore, çështjet sociale dhe turizmi ishin ndër fushat që ai pasqyroi, ndërsa ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të rëndë për familjen mediatike Focus Media Group.

Lidhja e tij me misionin e informimit nisi që në fëmijëri. Në vitin e trazuar 1997, ndërsa plumbat kalonin pranë tij, Enrik Mehmeti, atëherë vetëm 11-vjeç, u angazhua si përkthyes pranë kampit misionar “Alba”, duke u dhënë zë atyre që nuk kishin mundësi të dëgjoheshin.

Sikurse kishte treguar më herët, pikërisht në guximin e atij fëmije, të cilit iu desh të burrërohej para kohe, ai kuptoi se gazetaria do të ishte misioni i jetës së tij. Enriku nuk vraponte thjesht pas lajmit, pasi zhvillimet ndodhnin në kohë reale pikërisht aty ku gjendej ai.

I mbështetur te vendosmëria që e karakterizonte dhe te fjala si arma më e fortë e një gazetari, ai punoi gjithashtu si korrespondent i televizionit italian “Rai”, për të cilin përcolli drejtpërdrejt ngjarje nga Shqipëria.

Ikja e tij e parakohshme është një humbje e madhe për komunitetin e gazetarëve, por edhe për Vlorën dhe vlonjatët, për të cilët Enrik Mehmeti u shndërrua në zërin që mungonte dhe në imazhin që i përfaqësonte.

 

The post In Memoriam/ Enrik Mehmeti, nga përkthyes në moshën 11-vjeçare gjatë trazirave të vitit 1997, te korrespondent i Rai-t dhe zëri i Vlorës për mbi 20 vite appeared first on Albeu.com.

Policia e Vlorës tregon se si humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti: Motori u përmbys në një zonë jorrugore, bashkë me të edhe një 18-vjeçar

By: M C
18 July 2026 at 23:31

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ku humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:40 të mbrëmjes së kësaj të shtune, në zonën e Dajlanit, në bregdetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ishte gazetari ai i cili ishte duke drejtuar motomjetin me katër rrota, kur dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e tij. Për pasojë, mjeti u përmbys në një terren jorrugor, ndërsa Mehmeti pësoi dëmtime shumë të rënda të cilat rezultuan të ishin fatale.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore. Gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, një 18-vjeçar me inicialet K. S., i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale”, njofton Policia e Vlorës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit E. M., rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

The post Policia e Vlorës tregon se si humbi jetën gazetari Enrik Mehmeti: Motori u përmbys në një zonë jorrugore, bashkë me të edhe një 18-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Apel për ndihmë! Familja humb kontaktet me 72-vjeçaren në Vlorë, nënë Dallëndyshja vuan nga demenca

By: admin
12 July 2026 at 13:53

Familja e një 72-vjeçareje nga Vlora ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, pasi prej disa orësh nuk ka më asnjë kontakt me të.

Sipas të afërmve, Dallëndyshja është parë për herë të fundit pranë Rrugës së Re në Vlorë, rreth orës 15:00-17:00, ku ka thënë se do të shkonte drejt Armenit me furgon.

Që prej atij momenti, familjarët nuk kanë më asnjë të dhënë për vendndodhjen apo lëvizjet e saj.

Në çastin kur u humb kontakti, 72-vjeçarja kishte të veshura rroba të zeza dhe mbante një kapele të bardhë. Familja njofton se ajo vuan nga demenca, gjë që e vështirëson orientimin e saj.

Çdokush që e ka parë ose disponon informacion për vendndodhjen e saj, kërkohet të telefonojë familjarët në numrat:

06960554050685555875

Çdo njoftim mund të ndihmojë në kthimin e saj pranë familjes.

The post Apel për ndihmë! Familja humb kontaktet me 72-vjeçaren në Vlorë, nënë Dallëndyshja vuan nga demenca appeared first on Albeu.com.

Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri

By: M C
10 July 2026 at 21:33

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj është plagosur njëri prej pasagjerëve.

Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri appeared first on Albeu.com.

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

By: D Marku
3 July 2026 at 18:41

Një vajzë e re është gjetur e mbytur këtë të premte në plazhin e Vlorës.

A. Gjilaj, 29 vjeçe, ka humbur jetën në det, teksa ndodhej në zonë për pushime me familjen.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Porto Novos, i njohur ndryshe si një nga plazhet e rrezikshme për shkak të rrymave. E reja ka qenë duke pushuar në këtë zonë, ku ndodhet edhe një tabelë që paralajmëron rrezikun nga rrymat detare.

Trupi është transportuar me gomone, pasi rruga për automjete është e vështirë dhe e ngadaltë për shkak të terrenit me gropa. Sipas informacioneve, ka qenë e pamundur për ta shpëtuar, pasi ajo ka qenë pa shenja jete.

Trupi është transportuar fillimisht drejt Triportit, më pas drejt morgut.

The post Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale

By: V K
2 July 2026 at 08:13

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje rreth orës 04:00, një shpërthim me lëndë plasëse, dyshohet të ketë qenë tritol, ka ndodhur në një lokal në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin ose autorët e ngjarjes.

The post Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale appeared first on Albeu.com.

Digjet një apartament në Vlorë, flakët përfshijnë banesën në lagjen “Isa Boletini”

By: admin
29 June 2026 at 15:41

Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë është përfshirë nga zjarri.

Sipas të dhënave të para, flakët kanë shpërthyer fillimisht në ballkonin e banesës dhe më pas janë përhapur në drejtim të kuzhinës.

Kanë qenë vetë banorët e pallatit që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, ndërsa forcat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll.

Nga informacionet e dhëna nga zjarrfikësit, mësohet se janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

The post Digjet një apartament në Vlorë, flakët përfshijnë banesën në lagjen “Isa Boletini” appeared first on Albeu.com.

Vlorë, IMT shemb 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4

By: admin
25 June 2026 at 12:43

Tre objekte u prishën këtë të enjte në Vlorë, në kuadër të vijimit të projektit që lidhet me Rrugën Transballkanike, Portin dhe shtrirjen e Lungomares 4. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) kreu ndërhyrjen për shembjen e këtyre ndërtesave, të cilat ishin shpronësuar që në vitin 2018 dhe konsideroheshin të pabanueshme.

Sipas autoriteteve, ato kishin krijuar edhe shqetësim për banorët, pasi përdoreshin nga persona që konsumonin lëndë narkotike.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, nënvizoi rëndësinë e këtij veprimi për ecurinë e projektit. Ajo bëri të ditur se njëkohësisht po punohet edhe në kanalin e ujërave të larta, ku vazhdojnë të mbeten problematika me disa ndërtime që ndodhen në proces legalizimi.

The post Vlorë, IMT shemb 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4 appeared first on Albeu.com.

Plas sherri me grushte në Vlorë, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë

By: M C
22 June 2026 at 23:19

Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë. Bëhet me dije se disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tension dhe shqetësim në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Plas sherri me grushte në Vlorë, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi i motomjetit

By: M C
16 June 2026 at 16:33

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në hyrje të qytetit të Vlorës, në rrethrrotullimin e Panajasë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit, Bernhard Liske ka pësuar dëmtime.

Ai është transportuar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa raportohet se ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, lëndohet drejtuesi i motomjetit appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Drejtuesit e rinj, ja kush do jetë në krye të Policisë së Shtetit në Lezhë, Vlorë dhe Fier

By: M C
15 June 2026 at 20:20

Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa drejtorive vendore, duke emëruar drejtues të rinj në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier.

Sipas vendimeve të marra, Ermal Muça do të drejtojë Policinë Vendore të Lezhës, ndërsa Edvin Ndreu është emëruar në krye të Policisë së Vlorës.

Ndërkohë, në Fier, Erion Ahmeti është konfirmuar zyrtarisht si drejtor i Policisë Vendore, pasi më herët ushtronte këtë detyrë me komandim.

Këto lëvizje janë pjesë e procesit të riorganizimit të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit dhe synojnë forcimin e funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në nivel vendor.

The post EMRAT/ Drejtuesit e rinj, ja kush do jetë në krye të Policisë së Shtetit në Lezhë, Vlorë dhe Fier appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital

By: M C
10 June 2026 at 17:18

Një aksident i rëndë me motor raportohet të ketë ndodhur në Vlorë këtë pasdite.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, teksa i lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Në vijim pritet të ketë më shumë informacione mbi gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

The post Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

By: M C
9 June 2026 at 16:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Transballkanike, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të aksidentit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

By: V K
9 June 2026 at 10:35

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.

Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, është përdorur nga një prej të arrestuarve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 7 qershorit 2026 në Vlorë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 35-vjeçari, plagosen pesë të tjerë

By: V K
9 June 2026 at 09:12

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Orikum, në fshatin Radhimë. Sipas informacioneve policore, në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello 35-vjeç, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”.

Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Shoferi i “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.

Sipas të dhënave paraprake, testet e alkoolit për dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, si dhe shpejtësia. Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 35-vjeçari, plagosen pesë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë

By: M C
8 June 2026 at 21:36

Një operacion i gjerë policor zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.

Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren, me forca të shumta të angazhuara në disa pika njëkohësisht.

Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë.

Megjithatë, ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.

Forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit nga Policia e Shtetit.

The post Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë appeared first on Albeu.com.

“Do e bëjmë investimin”, Rama nuk tërhiqet: Edhe sikur 500 mijë veta të rrinë në shesh, kemi kontratë me 800 mijë njerëz

By: M C
5 June 2026 at 21:30

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku në sheshin e Flamurit u organizua aktiviteti për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në fjalën ne tij Rama u ndal te investimi i pritshëm në Zvërnec dhe protesta kundër tij në Tiranë.

Kryeministri u shpreh se për investimin janë angazhuar arkitektët më të mirë në botë de një skuadër me ekspertë të mjedisit, ndërkohë që projekti ende nuk është gati.

Ai shtoi se investimi do e shndërrojë Vlorën brenda dekadës duke insistuar që ajo të mbarohet brenda 4 viteve. Rama tha se edhe sikur 500 mijë vetë të mblidhen para Kryeministrisë dhe të qëndrojnë deri në qershorin e ardhshëm, ai nuk do tërhiqet nga investimi.

Rama: Për Zvërnecin është krijuar skuadër me arkitektë me më të mirët e botës. Ti vazhdon anulo projektin. Kur nuk ka projekt. Ata po punojnë. Një tufë njerëzish.

Tregoju dhe kompaninë superfuqi në Lindjen e Mesme. Në momentin që bëhet investimi në Zvërnec, Vlora bëhet pika ku nuk ka nevojë më të ikësh shumë larg.

Vjen në Vlorë në mes të Europës, sikur je në një botë tjetër. Ke natyrën, flamengot, gjithçka ashtu siç janë në ato resorte ku shqiptarët i shohin me dylbi. Edhe 500 mijë të dalin aty dhe të rrijnë aty deri në majin e 2029 kemi kontratën me 800 mijë njerëz.

Brenda dekadës të bëjmë investimin. Nuk kemi kohë të presim dhe humbasim. Duam shqiptarët për Shqipërinë europiane.

The post “Do e bëjmë investimin”, Rama nuk tërhiqet: Edhe sikur 500 mijë veta të rrinë në shesh, kemi kontratë me 800 mijë njerëz appeared first on Albeu.com.

Tension në Vlorë/ Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot: Nuk bëra asgjë

By: M C
5 June 2026 at 20:21

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit. Por ajo që ra në sy, ishte një moment kur mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë i kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit. Qytetarja ka shpërthyer në lot, duke thënë se nuk po bënte asgje, ndërkohë shtoi se po i mohohet e drejta e fjalës së lirë.

The post Tension në Vlorë/ Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot: Nuk bëra asgjë appeared first on Albeu.com.

❌
❌