Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 July 2026Albeu

Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët mbeten të palëkundur: Rama duhet të japë dorëheqjen

By: admin
8 July 2026 at 07:35

Revolta qytetare ka hyrë sot në ditën e 39-të. Edhe këtë pasdite, qytetarët do të mblidhen sërish përballë Kryeministrisë, me synimin për të vazhduar protestën që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e Edi Ramës dhe rrëzimin e modelit politik që, sipas tyre, e ka mbajtur peng vendin.

Fillimisht e nisur si kundërshti ndaj projektit në Zvërnec, kjo lëvizje është shndërruar në një protestë të gjerë kundër klasës politike, duke vënë në qendër kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një sistemi të ri politik.

Edhe sot pritet të rikthehen thirrjet që e kanë shoqëruar protestën gjatë gjithë këtyre javëve, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Atdheu është i yni”.

Organizatorët kanë këmbëngulur se tubimi do të vijojë në mënyrë paqësore.

Në protestën e djeshme, pjesëmarrësit ripërsëritën kërkesat që i konsiderojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, i shërbejnë interesave klienteliste.

Po ashtu, nga podiumi u ngritën akuza për përdorimin e fondeve publike për koncertin e Kanye West, ndërsa u shpall edhe një protestë kombëtare për 11 korrik, në ditën kur është parashikuar të zhvillohet koncerti në Tiranë.

Organizatorët kanë bërë të qartë se mobilizimi nuk do të ndërpritet, duke argumentuar se pjesëmarrja e qytetarëve pas 38 ditësh tregon se pakënaqësia mbetet e fortë dhe se protesta ka kaluar në një fazë të re rezistence.

Edhe këtë pasdite, bulevardi përballë Kryeministrisë pritet të mbushet sërish me qytetarë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

The post Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët mbeten të palëkundur: Rama duhet të japë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayAlbeu

Përplasjet pranë Komisariatit Nr.3/ Një i arrestuar, 7 të proceduar dhe 4 në kërkim pas dëmtimeve në godinë

By: admin
7 July 2026 at 14:20

Policia e Tiranës, ka vazhduar hetimet lidhur me tubimin e mbajtur më 4 korrik 2026 pranë Komisariatit të Policisë nr. 3, ku u shënuan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, si edhe u dëmtua godina e komisariatit.

Pas veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar 12 persona të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunshme.

Në vijim të procedurave, policia ka ndaluar me iniciativë shtetasin E.H., 33 vjeç. Po ashtu, 7 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Ndërkohë, 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa identitetet e tyre nuk bëhen publike pasi hetimet janë ende në zhvillim.

Autoritetet thonë se grupi hetimor po vijon punën për të identifikuar edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në veprimet e dhunshme gjatë tubimit.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.

Në vijim të veprimeve procedurale:

– u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç;
– u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.;
– u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

The post Përplasjet pranë Komisariatit Nr.3/ Një i arrestuar, 7 të proceduar dhe 4 në kërkim pas dëmtimeve në godinë appeared first on Albeu.com.

“Rama, garant i interesave më të pista”/ Arlind Qori: I ka mbetur ora në vitet 2000, por ka përballë rini europiane

By: M C
6 July 2026 at 23:38

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Edi Rama ka qenë garant i interesave “më të pista” dhe nga kjo ka buruar pushteti i tij, por tashmë që shqiptarët po protestojnë dhe kjo do të prodhojë kaos edhe brenda këtyre interesave.

Qori foli edhe për teoritë konspirative që përdor pushteti për të sulmuar protestën.

“Edi Rama nuk është i gjithëpushtetshëm, ai ka marrë pushtet politik pasi ka qenë garant i interesave më të pista, të krimit, të oligarkisë, të cilët i kanë dhënë mundësi të qeverisë, pasi i ka premtuar se mund të vjedhin dhe të pasurohen në qetësi. Askush nuk do të bëjë zhurmë, askush nuk vë sistmein në krizë. Por prej një muaj e ca njerëzit nuk po rrinë urtë, por po shembin gardhe.

Një pjesë prej këtyre do ta heqin spinën një moment dhe do të prodhojë kaos dhe kontradiktë brenda interesave të pista dhe do të çelë mundësinë për transformim.

Teoritë e konsipracionit, dalin thonë janë grekët, serbët, ministra, deputetë. Për arsye studimore kam hyrë në arkivë, ka qe atëherë që çdo ngjarje që ndodhte nuk pyetej pse hyjnë këta në ambasada, pse dalin në protestë, jo thonë është dora e jugosllavit sovjetikut, CIA, e me rradhë. Është fyese kjo. Është një zotëri, Altin Hila, e kanë mbajtur tre ditë në burg, ka fëmijë të sëmurë. Rama atij njeriu me 10001 halle i thotë ti nuk ke halle, nuk je kundër korrupsionit, etj, por ti je një njeri që të kanë manupuluar serbët, grekët, iranianët. Kanë humbur raportin me realitetin.

Ka një çerek shekulli distancë me njëri tjetrin. Kam qenë 9-10 vjeç, kur Ramiz Alia takonte studentët.

E njëjta gjë me Ramën sot. Ramiz Alisë i kishte mbetur ora në vitet ’70, kurse Ramës i ka mbetur në 2000. Ndërsa rinia që proteston sot është rini europiane”, tha ndër të tjera Qori

The post “Rama, garant i interesave më të pista”/ Arlind Qori: I ka mbetur ora në vitet 2000, por ka përballë rini europiane appeared first on Albeu.com.

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

By: M C
6 July 2026 at 21:51

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura në podiumin e ngritur përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit janë vënë në lëvizje përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë artikuluar edhe thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa kanë akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe kanë kërkuar ndryshim politik.

The post Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Media belge: Pas profilit reformator të Ramës qëndrojnë akuzat për korrupsion, ndikim politik dhe presion mbi shtypin, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit

By: admin
6 July 2026 at 13:27

Transmetuesi publik belg “VRT”, i ka kushtuar një analizë të gjatë kryeministrit Edi Rama, duke e ndjekur rrugëtimin e tij që nga hapat e parë në politikë.

Media belge ka hartuar një profil të plotë për të, ku përfshihet edhe periudha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, si dhe fakti që ai është i njohur edhe si piktor.

Në artikull përmenden gjithashtu takimet dhe vizitat e tij me liderë të botës, ku paraqitet si një figurë politike karizmatike.

Megjithatë, shkrimi thekson se pas imazhit të reformatorit dhe politikanit tërheqës fshihet një drejtues i akuzuar për shtypje të lirisë së medias dhe i shënjestruar vazhdimisht nga pretendime për korrupsion.

“VRT” shkruan se disa ish-ministra të kabinetit Rama, janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion, ndërsa vetë Rama i hedh poshtë të gjitha akuzat.

Në pjesën që i kushtohet protestave, thuhet se qytetarët kërkojnë ndryshime kushtetuese, ndaljen e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit.

“Por, pas atij imazhi të reformatorit, artistit dhe politikanit karizmatik, fshihet edhe një politikan që vitet e fundit është përfshirë vazhdimisht në polemika. Sipas kundërshtarëve të tij, tepër shumë pushtet politik është përqendruar rreth figurës së tij.

Edhe liria e medias është nën presion në Shqipëri. Mediat kritike përballen me presione dhe Rama është përplasur edhe me organizatën ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, e cila e ka ulur Shqipërinë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit.

Rama është përndjekur prej vitesh edhe nga akuza të vazhdueshme për korrupsion, manipulim zgjedhor dhe favorizim të njerëzve të afërt.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka shprehur shqetësim për mënyrën se si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ish-ministra të qeverisë Rama janë akuzuar dhe dënuar për korrupsion. Vetë Rama i mohon të gjitha akuzat.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se korrupsioni dhe ndikimi politik mbeten probleme serioze në Shqipëri, veçanërisht në projektet e zhvillimit urban.

Prandaj nuk është aspak çudi që i ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove”, i cili nisi si protestë kundër një resorti luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore, është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë.

Prej javësh, dhjetëra mijëra njerëz dalin në rrugë, të shtunën për të 35-ën herë radhazi, pikërisht në ditëlindjen e Ramës.

Ata e akuzojnë kryeministrin se u jep përparësi investitorëve të huaj mbi interesat e vendit. Rama, megjithatë, beson se resorti luksoz do ta forcojë edhe më tej sektorin tashmë në rritje të turizmit.

Ndërkohë, pakënaqësia nuk drejtohet më vetëm kundër projektit të kompleksit me 10.000 dhoma të lidhur me familjen Trump. Protestuesit tani kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, fundin e korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit”, raporton media belge.

The post Media belge: Pas profilit reformator të Ramës qëndrojnë akuzat për korrupsion, ndikim politik dhe presion mbi shtypin, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit appeared first on Albeu.com.

“Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen: Rama të japë dorëheqjen menjëherë!

By: admin
6 July 2026 at 07:31

Pakënaqësia qytetare ndaj kryeministrit Edi Rama, vijon pa ndërprerje. Sot, në orën 19:00, zhvillohet protesta e 37-të e madhe, gjatë së cilës qytetarët pritet të mbushin sërish sheshin me kërkesën e prerë për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.

Organizatorët e tubimit u kanë bërë apel të fortë të gjithë shqiptarëve, si atyre që vijnë nga çdo zonë e vendit, ashtu edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që të bëhen pjesë e këtij marshimi vendimtar.

Sipas skemës së organizimit, pika e parë e grumbullimit të protestuesve do të jetë sheshi “Skënderbej”.

Prej andej, marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të përqendrohet edhe protesta e qytetarëve.

Kërkesa qendrore e kësaj lëvizjeje mbetet e pandryshuar: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë theksuar se sheshet nuk do të lihen bosh dhe askush nuk do të tërhiqet deri në arritjen e plotë të këtij objektivi.

Me mesazhin e drejtpërdrejtë “Ju erdhi fundi”, qytetarët po ftohen të dalin masivisht në këtë protestë radhazi, për të treguar se legjitimiteti i kësaj qeverie ka marrë fund.

The post “Ju erdhi fundi!”/ Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen: Rama të japë dorëheqjen menjëherë! appeared first on Albeu.com.

Artur Meçollari: Algoritmi është thyer, largimi i Ramës nuk negociohet

By: admin
5 July 2026 at 07:51

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Artur Meçollari komentoi protestën e opozitës, duke iu referuar asaj si “dita e 35-të e Revolucionit të Flamingove”.

Ai u shpreh se pjesëmarrja në tubimin e zhvilluar sot ishte “më e madhja në historinë e Shqipërisë”, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë se po deformojnë perceptimin publik për numrin e protestuesve.

Postimi:

Patronazhiste,

kjo është pjesëmarrja sot në ditën e 35-të të Revolucionit të Flamingove. Më e madhja në historinë e Shqipërisë.

Vazhdojnë t’ju mashtrojnë. U thye algoritmi.

Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme.

The post Artur Meçollari: Algoritmi është thyer, largimi i Ramës nuk negociohet appeared first on Albeu.com.

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

By: M C
4 July 2026 at 23:16

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë për largimin e kryeministrit Rama. Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë.

“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve.

Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani.

The post Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit appeared first on Albeu.com.

Thirrje për bojkot të koncertit/ Reagon Aurela Gaçe: Kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund të bëhen njerëzit

By: V K
4 July 2026 at 14:55

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka reaguar në rrjetet e saj sociale për posterat e ngjitur në vende të ndryshme në Tiranë, ku kërkohet të bojkohet muzika dhe koncertet e saj.

Në këtë periudhë “piku” për të gjithë këngëtarët shqiptarë, edhe Aurela ka anoncuar se do të jetë në Shkodër për të çelur sezonin veror. E pas këtij pasqyrimi, reagimi i shqiptarëve nëpër rrjete ka qenë i madh pikërisht për momentin e zgjedhur, teksa çdo ditë para kryeministrisë protestohet kundër qeverisë.

Këngëtarja e ka një përgjigje të gjatë për ta, ku asesi nuk e pranon pretendimin e tyre. Madje thekson se është krah protestuesve, duke evidentuar edhe datat që ka qenë në protestë, sikurse në fund e mbyll duke treguar dilemën për të ardhmen e fëmijve të saj. Natyrisht, nuk fsheh realitetin duke zbuluar se familjarët e ngushtë janë jashtë vendit, ndërsa i duhet të ndihmojë prindërit për të jetuar për shkak të pensioneve të pamjaftueshme nga shteti shqiptar.

Postimi i plotë:

“Dje, më dërgonin miqtë një postim të tillë, ku shpallesha “Armike” nga dikush që mendon ose beson se e do Shqipërinë më shumë se unë. Kam dalë në protesta unë qysh studente e për Armët kimike, e kam protestuar me gjithë qënien time edhe me tekste shumë të forta këngësh, e sigurtë që vajza në fjalë mbase nuk është në dijeni.

Madje, mbase nuk është në dijeni se kam qënë edhe në shesh krah popullit tim edhe tani (me datë të saktë nga arkiva ime). Kam reaguar disa herë në mënyrën time në këtë dritaren time, por mesa duket nuk i pëlqen kësaj zonjës.

1-Mua nuk më tregon as dikton dot askush se si ta dua vendin tim.

2: Nëse ankoheni për diktaturë, atëherë përse ti vetë dikton se si duhet të sillemi? A nuk është dhunë edhe kjo?

Kjo më tregon qartazi se nëse ti bëhesh me pushtet ne ardhmen , ti të shkel me këmbë.

Kam shumë arsye se përse ndjej se duhet të protestoj.

Jetoj këtu edhe e di mirë peshën e rëndë që ka një Shqiptar mbi shpatulla.

E di sepse luftoj vetë për çdo gjë .

Kam zgjedhur të punoj pastêr që nesër të shoh veten në pasqyrë e të mos kem turp). Për disa kolegë mund të jem treguar budallaqe, por dinjitetin tim e kam shumë më të shtrenjtë .

Jam bijë e këtij populli e jam krah popullit tim që ka kaq vite që tërhiqet zvarrë për të fituar bukën, për të paguar qiranë, për t’u shëruar në dyert e spitaleve ( Kam edhe une prindër e fis e farë, e sigurisht edhe unë jam njeri që nesër mund të përballem me çdo gjë).

Jam bijë e dy pensionistëve që sigurisht kanë punuar me ndershmëri si çdo shqiptar, e sot pa ndihmën e fëmijëve nuk i ja dalin, e këtë nuk ma kundërshton dot njerI. Jam motër e një vëllai e motre që kanë ikur, e nënë e dy fëmijëve që sigurisht kam dilemat e çdo prindi për të ardhmen ( të cilën kam frikë se nuk e shoh këtu).

Është listë e gjatë nëse listoj arsyet pse protestoj. Populli nuk është i lumtur e kêtë prapë s’ma kundërshton dot njeri. Por, kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund te bëhen njerëzit.

The post Thirrje për bojkot të koncertit/ Reagon Aurela Gaçe: Kur shoh se ti përdor dhunë verbale ndaj atij që nuk vepron si ti, kjo tregon sa të dhunshëm mund të bëhen njerëzit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Diaspora mbërrin në Shqipëri/ Me simbole kombëtare dhe pankarta protestuesit hyjnë në Muriqan, ultimatum Ramës: Hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike

By: V K
4 July 2026 at 12:27

Ditën e sotme 4 korrik 2026, pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë. Sipas asaj që ka deklaruar për mediat, njëri nga koordinatorët e protestës së diasporës një grup po vjen nga Igumenica, ndërsa një pjesë përmes Muriqanit.

Vargu kilometrik vijon deri tek Ura e Bunës.

“Disa shqiptarë nga Zvicra, Italia dhe Greqia kanë udhëtuar drejt Igumenicës dhe po vijnë nga Jugu
Belgjika, Franca, Austria, Britania, Gjermania po vijnë nga veriu.

Kemi udhëtuar dy ditë të plota.

Ky kushtrim për të bashkuar zërin është i jashtëzakonshëm. Lançimi që kemi bërë nga Britania ka qenë që kjo duhet të jetë poltike. Kemi vendosur kusht që protesta të jetë politike.

I bëjmë thirrje Ramës, mbretit pa kurorë se e kë bërë baltë, jemi këtu me një kusht të vetëm, dorëhiqu sa sështë vonë dhe hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike”.

 

The post VIDEO/ Diaspora mbërrin në Shqipëri/ Me simbole kombëtare dhe pankarta protestuesit hyjnë në Muriqan, ultimatum Ramës: Hapi rrugë qeverisë tranzitore apolitike appeared first on Albeu.com.

Protesta e 35-të në Shqipëri, eksperti i sigurisë paralajmëron elementët që mund të nxisin përshkallëzim

By: admin
4 July 2026 at 10:57

Shqipëria mban sot protestën e 35-të masive, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Edhe në këtë ditë të 35-të, kërkesa qendrore e protestuesve mbetet e pandryshuar: largimi i kryeministrit. Organizatorët kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vazhdojë derisa kjo kërkesë të realizohet.

Sipas organizatorëve, në protestën e sotme pritet të jetë e pranishme në Tiranë edhe diaspora.

Po sipas tyre, autokolonat janë nisur që prej ditës së djeshme, ndërsa policia ka njoftuar se çdo shtetas shqiptar që hyn në territor gjatë këtyre ditëve do t’i nënshtrohet kontrollit të imtësishëm. Kjo është interpretuar si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në protestën e Tiranës.

Një ditë më parë, në protestën e 34-të, tubimi zgjati katër orë dhe u zhvillua i qetë, ndryshe nga ajo që ndodhi në protestat e 32-të dhe të 33-të. Këto dy ditë u shoqëruan me tensione; u arrestua pjesëmarrësi dhe ish- ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndërsa në ditën e 33-të u arrestuan 19 persona. Krahas arrestimeve, pati edhe gjakosje, gjuajtje me miell e vizë dhe përplasje të shumta verbale.

Për zhvillimet që lidhen me sigurinë në Shqipëri, mundësinë e përshkallëzimit, si edhe reagimin e policisë dhe organizatorëve, për “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë në Shqipëri, Fatjon Softa.

Sipas Softës, tensioni mes palëve ka ardhur në rritje.

Ai vlerëson se shqetësimi më i madh është fakti që incidentet po kthehen në pjesë të pritshme të protestave.

“Situata nuk duhet parë vetëm nga numri i të lënduarve apo shkatërrimit të pronës publike, por nga tendenca që po krijohet. Kur protestat përsëriten me episode dhune, kjo tregon se niveli i tensionit mes palëve është rritur dhe se mekanizmat e parandalimit nuk kanë funksionuar plotësisht. Protesta është një e drejtë kushtetuese dhe duhet të garantohet nga institucionet. . Po aq e rëndësishme është që të sigurohet rendi publik dhe e qytetarëve. Këto nuk janë objektiva që përjashtojnë njëri-tjetrin; përkundrazi, duhet të ecin së bashku. Nga pikëpamja e sigurisë, shqetësues është fakti që përplasjet po bëhen pjesë e pritshmërisë së protestave. Kjo nuk duhet të normalizohet”, deklaron Softa.

Sipas tij, mundësia e përshkallëzimit është e pranishme, megjithatë ajo mund të shmanget.

“Rreziku i përshkallëzimit ekziston, sidomos kur tensioni politik mbetet i lartë dhe dialogu institucional është i kufizuar.

Kush janë faktorët kryesorë:

* retorika e ashpër politike;

* mungesa e besimit te institucionet;

* grupe të vogla që mund të kërkojnë përplasje;

* përdorimi i rrjeteve sociale për mobilizim emocional ose dezinformim;

* reagime të papërmbajtura nga cilado palë gjatë protestës.

Megjithatë, përshkallëzimi nuk është i pashmangshëm. Ai mund të parandalohet nëse të gjitha palët veprojnë me përgjegjësi dhe respektojnë ligjin”, thekson eksperti.

Softa shprehet se çdo përdorim i forcës duhet të jetë i nevojshëm, proporcional dhe i dokumentuar, ndërsa shton se mungonin kamerat trupore për ta evidentuar.

“Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë njëkohësisht rendin publik dhe ushtrimin e së drejtës për protestë. Ky është një ekuilibër i vështirë. Çdo përdorim i forcës duhet të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i dokumentuar, mungonin kamerat trupore për ta evidentuar. Nëse ka tejkalim kompetencash, ai duhet të hetohet. Nëse ka sulme ndaj efektivëve, edhe ato duhet të trajtohen sipas ligjit”, nënvizon Softa.

Ai kërkon më shumë komunikim nga policia me organizatorët, ndërsa nga këta të fundit pret distancim publik nga çdo akt dhune, bashkëpunim me autoritetet për mbarëvajtjen e tubimit, si dhe ndihmë në identifikimin dhe izolimin e personave që synojnë të provokojnë përplasje.

“Do të dëshiroja të shihja më shumë investim në komunikim me organizatorët, identifikim të hershëm të elementëve që synojnë dhunën dhe izolimin e tyre pa krijuar përplasje me protestuesit paqësorë. Profesionalizmi i policisë matet jo vetëm me aftësinë për të ndërhyrë, por edhe me aftësinë për të parandaluar konfliktin.

Përgjegjësia është e përbashkët.

Institucionet duhet të:

* planifikojnë në mënyrë profesionale menaxhimin e protestave;

* zhvillojnë komunikim të vazhdueshëm me organizatorët;

* përdorin forcën vetëm si mjet të fundit dhe në mënyrë proporcionale;

* dokumentojnë çdo incident për transparencë dhe llogaridhënie.

Organizatorët duhet të:

* distancohen publikisht nga çdo akt dhune;

* bashkëpunojnë me autoritetet për mbarëvajtjen e tubimit;

* ndihmojnë në identifikimin dhe izolimin e personave që tentojnë të provokojnë përplasje.

Në fund të ditës, suksesi nuk matet me numrin e të ndaluarve apo të lënduarve. Matet me faktin që qytetarët të kenë mundësi të protestojnë lirshëm, ndërsa rendi publik të ruhet pa dhunë dhe pa cenuar të drejtat themelore”, përfundon eksperti.

Image

The post Protesta e 35-të në Shqipëri, eksperti i sigurisë paralajmëron elementët që mund të nxisin përshkallëzim appeared first on Albeu.com.

“Pas protestave fshihet Kremlini”/ Ambasada ruse reagon pas deklaratës së Ballës: Na habitën! Qeveria të ketë kujdes me deklaratat, po kërkojnë armiq aty ku nuk ka

By: D Marku
3 July 2026 at 18:50

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Blendi Gonxhja dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, të cilët janë shprehur se pas protestave që po vijojnë prej 34 ditësh qendron Moska.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada Ruse u shpreh se deklarata të tilla krijojnë habi, ndërsa shtoi se deklarata të tilla nuk janë të parat që bëhen, që tregojnë që qeveria kërkon armiq edhe aty ku nuk ka.

Reagimi i plotë:
Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza.
❗️Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve.
Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit “ndikim dashakeq” të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe një përmbajtje nga kërkimi i armiqve aty, ku nuk ekzistojnë.

The post “Pas protestave fshihet Kremlini”/ Ambasada ruse reagon pas deklaratës së Ballës: Na habitën! Qeveria të ketë kujdes me deklaratat, po kërkojnë armiq aty ku nuk ka appeared first on Albeu.com.

“Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza”

By: V K
3 July 2026 at 18:39

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te “Mine Peza”, aty ku mbaheshin protestuesit e shoqëruar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit.

Në video dëgjohen thirrjet e qytetarëve “Lironi çunat”, ndërsa mes tyre ndodhej edhe Tabaku.

Kujtojmë që paraditen e djeshme (2 korrik) para parlamentit u zhvillua një protestë, e cila nisi në mënyrë paqësore, por më pas degjeneroi në përplasje me policinë. Forcat e rendit përdoren gaz lotsjellës, spraj dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët nuk po lejonin të dilnin nga Kuvendi makinat e deputetëve të PS dhe ministrave.

The post “Lironi çunat, deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza” appeared first on Albeu.com.

Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin/ Dhuna ndaj protestuesve, reagojnë Demokratët Evropianë: Në vend që të dialogojnë përdorin shkopinj gome

By: V K
3 July 2026 at 11:00

Partia e Demokratëve Evropianë (PDE / EDP), ka reaguar sërish lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e dialogut institucional dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve.

Në një deklaratë, PDE thekson se kanë kaluar 33 ditë pa përgjigje dhe pa dialog, ndërsa sipas tyre, në vend të komunikimit me qytetarët po përdoren gjithnjë e më shpesh mjete force.

“Tridhjetë e tre ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tre ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend që të dëgjojnë. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërshkueshëm nga uji, i izoluar nga qytetarët, dhimbja dhe pyetjet. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin. Një detaj mbush zemrat tona evropiane: flamuri i BE-së pranë atij shqiptar. Sepse vendi i Shqipërisë është në Evropë – dhe demokracia është ura”, thuhet në reagim.

 

The post Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin/ Dhuna ndaj protestuesve, reagojnë Demokratët Evropianë: Në vend që të dialogojnë përdorin shkopinj gome appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Tensione para Kuvendit, një protestues ka mbetur i gjakosur, një ambulancë mbërrin para Parlamentit

By: V K
2 July 2026 at 09:53

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme. Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje që në orët e para.

Ndërsa seanca plenare në Kuvend pritet të nisë në orën 10:00.

Përpara ambienteve të Kuvendit ndodhen fora të shumta policie.

 

The post VIDEO/ Tensione para Kuvendit, një protestues ka mbetur i gjakosur, një ambulancë mbërrin para Parlamentit appeared first on Albeu.com.

Tensione para Parlamentit, policia shoqëron disa protestues

By: V K
2 July 2026 at 09:36

Ditën e sotme, tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca plenare, ndërsa efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe eksperti i IT-së dhe aktivisti Gent Progni.

Mësohet se protestuesit kanë qëlluar me vezë disa deputetë socialistë, të cilët ndodheshin në një kafe pranë parlamentit. Në momentin që kanë tentuar të dalin për të hyrë në parlament janë qëlluar me vezë.

Raportohet se pati edhe konfrontime fizike nga ana e policisë, dhe një ndër protestuesit e shoqëruar ishte i gjakosur në hundë.

 

The post Tensione para Parlamentit, policia shoqëron disa protestues appeared first on Albeu.com.

Sot dita e 33-të e protestës, paradite para Parlamentit, pasdite para Kryeministrisë! Dorëheqje e panegociueshme e Ramës

By: V K
2 July 2026 at 08:05

Revolta qytetare kundër qeverisë vazhdon prej 32 ditësh duke dëshmuar se do të jenë gjithnjë e më shumë në shesh deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta, thirrje dhe marshime në rrugët e kryeqytetit, qytetarë, studentë, aktivistë dhe pensionistë kërkuan edhe mbrëmë largimin e tij dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Protestuesit paralajmëruan përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e pikave kyçe të Tiranës ndërkohë që me 4 korrik do të jetë protesta më e fuqishme e gjithë shqiptarisë.

Organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës për largimin e Edi Ramës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme. Ata paralajmëruan se me 4 korrik, ditën e pavarësisë së Amerikës do të jetë protesta me fuqishme e shqiptarisë. Aktivistët lajmëruan gjatë protestës së mbrëmshme se do mblidhen sërish sot te parlamenti për të ndaluar deputetët të futen në seancën plenare. Seanca e radhës zhvillohet në ora 10:00.

Një prej aktivistëve i bëri thirrje policisë së shtetit të ketë kujdes dhe të mos prekë me dorë qytetarët protestues.

The post Sot dita e 33-të e protestës, paradite para Parlamentit, pasdite para Kryeministrisë! Dorëheqje e panegociueshme e Ramës appeared first on Albeu.com.

Protestat, lëvizje e gjerë kundër korrupsionit dhe Edi Ramës/ Gazeta gjermane “Der Spiegel”: Zemërimi jo kundër Trump apo Kushner, por kundër klasës politike

By: V K
2 July 2026 at 07:42

Gazeta gjermane Der Spiegel, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Shqipëri, ku prej më shumë se një muaji kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetës, protesta e cila nisi kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, ku investitor është edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, tashmë ka marrë përmasa edhe më të mëdha, ku mijëra qytetarë shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

“Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, oligarkisë dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama”, thuhet në shkrimin e gazetës gjermane.

Der Spiegel shkruan se “prej më shumë se një muaji mijëra qytetarë marshojnë rregullisht në rrugët e Tiranës, ndërsa në protesta dëgjohen thirrje kundër kryeministrit dhe mbahen pankarta me mesazhe ndaj tij”.

 

 

Sipas revistës, simbol i protestës është bërë flamingoja, si përfaqësim i mbrojtjes së lagunës së Nartës dhe zonës së Zvërnecit, ku planifikohet investimi prej rreth 4 miliardë dollarësh.

Në artikullin shterues theksohet se, “zemërimi i protestuesve nuk drejtohet kryesisht ndaj Jared Kushner apo Donald Trump, por ndaj klasës politike shqiptare. Në protesta dëgjohen thirrje për burgosjen si të kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa shumë pjesëmarrës e konsiderojnë korrupsionin problemin kryesor të vendit”.

Der Spiegel, thekson se protesta ka bashkuar aktivistë mjedisorë, të rinj, pensionistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë pa përkatësi politike, duke e cilësuar atë si mobilizimin më të madh qytetar në Shqipëri që nga fillimi i viteve 1990.

Revista ndalet edhe te reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka deklaruar se protestat po nxiten nga interesa të jashtme.

The post Protestat, lëvizje e gjerë kundër korrupsionit dhe Edi Ramës/ Gazeta gjermane “Der Spiegel”: Zemërimi jo kundër Trump apo Kushner, por kundër klasës politike appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen!

By: V K
1 July 2026 at 12:43

Kryeministri i vendit Edi Rama, u prit me protesta pasi shkoi në Düsseldorf të Gjermanisë për një takim me Kryeministrin e Landit të Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst.

Në nisje të takimit, një grup protestuesish shqiptarë, me simbole kombëtare dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës, kanë ngritur zërin kundër veprimeve të kreut të qeverisë shqiptare.

Protestuesit ngritën pankarta dhe shprehën thirrje kundër ligjeve që sipas tyre favorizojnë privatizimin e pasurive publike, si edhe kërkuan vazhdimisht, në simfoni me revoltën në Tiranë, largimin e kryeministrit Rama.

Ky episod është i dyti i këtyre javëve, pasi Rama u prit me protesta nga shqiptarët e diasporës, edhe kur ndodhej në Basel të Zvicrës, ndërkohë që protestat masive në Tiranë kishin nisur.

 

The post VIDEO/ Rama pritet me protesta edhe në Gjermani, shqiptarët tubim në Düsseldorf: Jepe dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

❌
❌