Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayAlbeu

Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO

By: V K
21 July 2026 at 10:40

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga Bashkia Kolonjë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Çështja lidhet me një hetim të Prokurorisë së Posaçme për tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që kalon 30 milionë euro.

GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës dhe nisjen e procesit gjyqësor, kthimin e çështjes për plotësim hetimesh ose pushimin e saj.

Në listën e të pandehurve janë:

Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Eljona Mydini – Ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë

Erjon Cenko – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Engjëll Dine – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ermal Zylfo – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Armand Tafil – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Muharrem Tartari – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Shpëtim Liço – Punonjës i Bashkisë Kolonjë

Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-së

Erald Elezi – Ish-drejtor në ARRSH

Genti Raça – Përgjegjës preventivi në ARRSH

Donikë Shehu – Ish-specialiste në ARRSH

Klarita Konomi – Ish-specialiste në ARRSH

Nikollaq Mihali – Specialist në ARRSH

Erdit Salillari – Përgjegjës sektori në ARRSH

Sipas hetimit të SPAK, procedurat e prokurimit të vitit 2020 janë objekt i dyshimeve për shkelje të rregullave të tenderimit dhe favorizim të mundshëm gjatë zhvillimit të tyre.

Seanca paraprake do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel, nëse do të kërkohen veprime të tjera hetimore apo nëse çështja do të mbyllet në këtë fazë.

The post Tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Franca me “armët” më të forta ndaj Paraguait, sfida e 1/16-ave nis në 23:00 (FORMACIONET ZYRTARE)

By: admin
4 July 2026 at 21:37

Paraguai dhe Franca përballen në fazën me eliminim direkt, në raundin e 1/16-ave, në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Lincold Financial Field” në Philadelphia, duke nisur nga ora 23:00.

Për këtë duel, Gustavo Alfaro dhe Didier Deschamps kanë zgjedhur të hedhin në fushë formacionet më të mira të mundshme, me objektivin për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ave, aty ku i pret Maroku.

Në historinë e Kupës së Botës, Paraguai dhe Franca janë ndeshur dy herë. Takimi i parë daton në Kupën e Botës 1958, gjatë fazës së grupeve, ku “gjelat” fituan me rezultatin 7-3. Përballja tjetër ishte në Kupën e Botës 1998, në fazën e 1/8-ave, ku francezët triumfuan 1-0 falë golit të Laurent Blanck me “golden goal”, sipas formatit të asaj kohe.







The post Franca me “armët” më të forta ndaj Paraguait, sfida e 1/16-ave nis në 23:00 (FORMACIONET ZYRTARE) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Vetëm pengesa për Uruguain, policët dhe qentë nuhatës kontrollojnë me imtësi valixhet e lojtarëve. Ja reagimi i tyre

By: V K
16 June 2026 at 12:30

Ekipi i meshkujve të Uruguait, u përball me një pengesë tjetër sigurie kur mbërriti në Majami për ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së Botës, pasi fluturimi i tyre nga Meksika për në SHBA ishte vonuar për shkak të problemeve të dukshme me dokumentet.

Një video, e cila u përhap në mediat sociale të hënën, tregon ekipin jashtë autobusit të tyre ndërsa po përgatiteshin të përballeshin me Arabinë Saudite në stadiumin e Majamit.

Oficerët e sigurisë dhe qentë nuhatës inspektojnë me kujdes bagazhet e tyre dhe shumë nga lojtarët janë duke buzëqeshur, ndërsa të tjerë, si mesfushori i Mançester Junajtid, Manuel Ugarte, duken të ashpër.

Ndërsa vendi dhe koha e saktë e xhirimit të videos nuk janë të qarta nga pamjet filmike, disa lojtarë të njohur nga ekipi siç është Ronald Araújo me flokë blu, mund të shihen gjatë ndalimit të sigurisë dhe janë të veshur me të njëjtat veshje të shfaqura në transmetime pak para fillimit të ndeshjes.

 

🚨🚨| Uruguay national team was subjected to 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐍𝐒𝐄 security screening upon arrival in the US ahead of their World Cup opener.

Sniffer dogs were deployed as players’ luggage underwent thorough inspection on the roadside next to the team bus. 😳 pic.twitter.com/qzGB6phZq5

— CentreGoals. (@centregoals) June 15, 2026

The post VIDEO/ Vetëm pengesa për Uruguain, policët dhe qentë nuhatës kontrollojnë me imtësi valixhet e lojtarëve. Ja reagimi i tyre appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare jehonë edhe në mediat gjermane, ZDF: Protestuesit e akuzojnë kryeministrin se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të bregdetit

By: M C
14 June 2026 at 17:44

Protestave në vend i ka bërë jehonë edhe media gjermane ZDF Heute. Në një postim në Instagram, ZDF shkruan se, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut.

Më tej në artikull theksohet se, protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit.

Postimi i plotë i ZDF:

“Në Shqipëri protestat po shtohen: Edhe të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut. Thuajse çdo ditë, dhjetëra njerëz mblidhen në shenjë proteste para selisë së Kryeministrisë. Në projektin, kundër të cilit protestuesit kanë dalë në rrugë, është e përfshirë një kompani e dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit. Vetë Kryeministri e përshkruan projektin si një marrëveshje private midis palëve private. Ai tha fjalë për fjalë se qeveria shqiptare “nuk ka të bëjë fare” me të.

Megjithatë, ai këmbëngul te projekti dhe i hedh poshtë kundërshtimet. Një vlerësim formal i ndikimit në mjedis nuk është iniciuar ende, shpjegoi ai në një intervistë me agjencinë e lajmeve AP. Agjencia shqiptare kundër korrupsionit ka nisur hetimet dhe deri më tani ka kërkuar 20 urdhër-arreste. Disa prej tyre mund të kenë lidhje me një projekt ndërtimi në rrethin e Donald Trumpit.”, shkruan ZDF Heute.

The post Protesta kombëtare jehonë edhe në mediat gjermane, ZDF: Protestuesit e akuzojnë kryeministrin se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të bregdetit appeared first on Albeu.com.

Brikena prezanton vëllain e saj, merr gjithë vëmendjen me pamjen (Foto)

By: D Marku
10 June 2026 at 13:57

Brikena është treguar gjithmonë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private, por së fundmi ka vendosur të ndajë me ndjekësit një moment mjaft të ëmbël familjar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka prezantuar për herë të parë vëllain e saj, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Në foton e publikuar, dyshja shihen të dy të sintonizuar dhe mjaft të qeshur brenda një makine.

Ajo që ka rënë në sy, përveç sensit të tyre të kuruar të stilit, është dedikimi i ëmbël që Brikena ka zgjedhur për këtë imazh. Përbri emrit të tij, ajo ka shkruar fjalën “Dasuliaa”, të shoqëruar me emojit e botës, duarve në formë zemre dhe një zemre rozë, duke treguar qartë lidhjen e fortë dhe dashurinë e madhe që ka për të vëllain.

Nuk kanë munguar reagimet e shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vërshuar me komplimente të pafundme. Shumë prej tyre kanë vënë re tiparet e rregullta dhe pamjen tërheqëse të djaloshit, duke komentuar se gjenet e mira dhe bukuria qartazi qarkullojnë fort në familjen e tyre.

The post Brikena prezanton vëllain e saj, merr gjithë vëmendjen me pamjen (Foto) appeared first on Albeu.com.

Ishte kundër lidhjes së tyre, Fabjola tregon tani për raportin e të vëllait me Adionin

By: D Marku
1 June 2026 at 19:38

Fabjola Elezaj dhe Adion Puka tani janë ndër çiftet më të komentuar të shoubizit.

Kjo për faktin se raporti i tyre nisi në Ferma VIP 3, më pas u kundërshtua nga vëllai i modeles, e që tani gjithçka ka ndryshuar.
“Në kurthin e Pitër Pan”, Ola tregoi se si qëndron aktualisht raporti i të vëllait me Adin.

Ajo thekson se e gjithë ajo u bë për faktin se mendonte që mos kjo lidhje ishte për lojë.

“Vëllai e donte shumë edhe Adionin edhe mua. Thjesht ka pasur frikën se ne thjesht luajmë me njëri-tjetrin. Nuk kemi arritur t’ia tregojmë njerëzve që ne duhemi aq shumë dhe tani që dolëm jashtë gjithë e kanë kuptuar edhe vëllai, kanë një raport fantastik”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ai shumë i mirë u tregua se kam pasur ca komente gjasmë me presion, aman”.

Duket se kjo marrëdhënie po ecën tejet mirë jashtë Ferma VIP, formatit ku nisën historinë e dashurisë

The post Ishte kundër lidhjes së tyre, Fabjola tregon tani për raportin e të vëllait me Adionin appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK, akuzohen për trafik droge e mashtrim kompjuterik

By: M C
25 May 2026 at 16:50

Interpol Tirana njoftoi sot se ka lokalizuar dhe arrestuar 5 shqiptarë të cilët fshiheshin nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacioni i koduar “Thë Wanted” çoi në arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin.

Policia e Shtetit bëri me dije se të pestë po fshiheshin prek kohësh në Dubai dhe tani kanë nisur procedurat për ekstradim.

Dy prej tyre janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi drejtues të një grupi kriminal të drogës në Sarandë që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë e më gjerë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga SPAK prej disa muajsh.

Kristo Qirici mbante tre identitete. Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023.

Në atë kohë hetuesit dyshonin se vrasja e Papës lidhej me konfliktet mes grupeve rivale për trafikimin e lëndëve narkotike dhe ekzekutimin e Aleksandër Sadikaj, me një sasi tritoli që iu vendos në automjet katër vite më parë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik”, njoftoi policia.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”, tha policia.

Kush janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi, sekuestrimi i 90 pasurive të grupit kriminal nga SPAK

Kisto Qirici (foto sipër) akuzohet si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës që transportonte drogë drejt Greqisë dhe më gjerë. Edhe Eldjan Allushi akuzohet si pjesë e të njëjtit grup, në të njëjtën dosje.

90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër vitin e kaluar.

Sekuestrihet u bënë në muajin mars të këtij viti. Prokuroria e Posaçme njoftoi se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj, si dhe Shkelzen Kraja.

Dy të parë dyshohen se krerë grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuajsse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të.

Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj

Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare.

Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.

Pjesë e këtij grupi rezultuan edhe efektivë të policisë së shtetit, roli I të cilëve u zbulua pas komunikimevë në aplikacionin e koduar Sky ecc ata bashkëpunonin me anëtarët e grupeve kriminale.

Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, disa apartamente, garazhe, hotele, njësi tregtare, si dhe sipërfaqe toke pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në jug të Shqipërisë në zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.

Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q), Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.

Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive”.

The post EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK, akuzohen për trafik droge e mashtrim kompjuterik appeared first on Albeu.com.

Tramvaji përplaset me një ndërtesë në Beograd, dhjetëra të lënduar

By: D Marku
25 May 2026 at 12:21

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, një tramvaj doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në orët e para të mëngjesit, duke lënduar disa persona.

Dhjetëra persona kanë paraqitur ankesa për lëndime, ndërsa tramvajet në kryeqytetin serb nuk po funksionojnë dhe bllokime trafiku janë shënuar tashmë në zonën e Dorcol drejt Kalemegdan.

Tramvaji që udhëtonte përgjatë rrugës Dusanova për në Dorcol doli nga shinat në rrethana të panjohura dhe goditi ndërtesën.

Dy gra që ishin në ndërtesë u lënduan lehtë.

Disa ekipe ambulancash dhe policia janë në vendngjarje.

Një hetim është duke u zhvilluar ndërsa të lënduarit po transportohen në spital. /AA/

The post Tramvaji përplaset me një ndërtesë në Beograd, dhjetëra të lënduar appeared first on Albeu.com.

Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”

By: D Marku
22 May 2026 at 23:10

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Gjesti është rikthyer në ekran me një rrëfim emocional në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur hapur për një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Në një intervistë përballë moderatores Ori Nebijaj, artisti ndau për herë të parë publikisht dhimbjen e humbjes së vëllait, i cili humbi jetën muaj më parë në një aksident tragjik. Ai tregoi se kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella tek ai, duke i ndryshuar jo vetëm jetën, por edhe mënyrën si e sheh botën.

Gjesti pranoi se pas kësaj tragjedie ka nisur të përballet me ankth, një betejë që vazhdon edhe sot, pavarësisht se përpiqet të shfaqet i fortë dhe pozitiv përpara publikut.

“Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer,” u shpreh ai.

Artisti tregoi se kjo periudhë e vështirë e ka afruar edhe më shumë me besimin në Zot, ku ka gjetur forcë dhe qetësi për të përballuar dhimbjen.

Sipas tij, familja është bërë motivi kryesor që e shtyn të vazhdojë përpara dhe të luftojë çdo ditë me veten.

“Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem. Qëllimi im kryesor tani është se si të bëhem një njeri i mirë, sepse kjo qenka e vështirë. Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje, kemi qenë shumë të lidhur.”

Në fund të rrëfimit, Gjesti u ndal edhe tek pengjet që mban pas humbjes së vëllait. I pyetur nëse ka diçka për të cilën ndjen pishman, ai tregoi me sinqeritet se do të donte të kishte qenë më i butë dhe t’i kishte plotësuar më shumë dëshirat.

“Ndoshta nuk do t’i kisha bërtitur asnjëherë, do të duhej t’ia plotësoja edhe më shumë qejfin, por Zoti lart e di më së miri,” përfundoi ai.

The post Rrëfim prekës nga Gjesti: Flet për humbjen e vëllait dhe betejën me ankthin: “Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer” appeared first on Albeu.com.

“Pres të më marrë ende në telefon…” – Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj

By: D Marku
21 May 2026 at 19:10

Aktorja Ema Andrea ka dhënë një nga rrëfimet më të ndjera në Podcastin e Grida Dumës, ku ka folur hapur për humbjen tragjike të vëllait të saj binjak, i cili humbi jetën papritur në palestër.

Mes emocioneve të forta dhe reflektimeve mbi jetën, mungesën dhe vetminë, artistja tregoi se dhimbja e kësaj humbjeje mbetet ende e freskët për të. “Pres të marrë në telefon ende… Fjala është e mangët, tani unë s’jam”, u shpreh ajo, duke treguar se ende sot ndjen mungesën e thellë të tij dhe boshllëkun që ka lënë pas.
Ajo rrëfeu se lidhja mes tyre ishte e veçantë, duke theksuar se vëllai binjak ishte personi që e kuptonte më mirë se kushdo tjetër. “E kishim vendosur që ai do ikte para meje, por jo kaq herët”, tha aktorja, duke shtuar se ndihet e tronditur nga largimi i tij i papritur.

Një nga momentet më të forta të intervistës ishte përshkrimi i momentit kur mori telefonatën fatale dhe mbërriti në vendngjarje. “Mu prenë gjunjët”, tregoi ajo, duke kujtuar edhe momentin kur policia i kërkoi të mos kalonte më tej.

Ema Andrea foli gjithashtu për gjendjen e rëndë emocionale pas humbjes, duke pranuar se kishte menduar të dëmtonte veten, por se nuk donte të prishte ceremoninë mortore të të vëllait. Ajo zbuloi se në ato ditë të vështira pranë i ka qëndruar edhe Ori Nebiaj.

Në përfundim të rrëfimit, aktorja ndau reflektime të forta mbi jetën dhe marrëdhëniet njerëzore, duke thënë se kjo dhimbje e ka transformuar plotësisht dhe i ka dhënë një dimension tjetër ekzistencës së saj.

The post “Pres të më marrë ende në telefon…” – Ema Andrea trondit me rrëfimin për binjakun e saj appeared first on Albeu.com.

Arrestohet në Dubai Aleks Visha, personazhi i njohur i rrjeteve sociale: Më thonë që jam kriminel

By: M C
18 May 2026 at 20:14

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha, është ndaluar nga autoritetet në Dubai. Sipas deklaratës së tij, ndalimi lidhet me një fushatë GoFundMe, përmes së cilës pretendohet se janë mbledhur rreth 450 milion dollarë për një vajzë shqiptare e cila vuan nga leukemia.

Vetë personazhi i cili jeton prej disa kohesh në Dubai deklaron ndërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se arrestimi lidhet me fushatën.

“Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg pse? Dhe deportim nga Dubai, pas një telefonate që thonë se unë jam kriminel”, shkruan Visha në postimin e tij.

The post Arrestohet në Dubai Aleks Visha, personazhi i njohur i rrjeteve sociale: Më thonë që jam kriminel appeared first on Albeu.com.

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet

By: D Marku
18 May 2026 at 12:30

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe TikTok-ut, Aleks Visha, është arrestuar në Dubai, një ngjarje që ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale.

Vetë Visha ka bërë publik lajmin përmes një InstaStory, ku ka ndarë pamje nga momenti i ndalimit të tij brenda një automjeti policie, duke e bërë situatën edhe më virale në platformat online.
Sipas deklarimeve të tij në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram, ndalimi dhe më pas vendimi për deportim nga Dubai kanë ardhur pas përfundimit të një fushate të organizuar në platformën GoFundMe. Përmes kësaj fushate, sipas tij, janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për ndihmë ndaj një vajze që po vuan nga leucemia.

I habitur dhe i revoltuar nga situata, Aleks Visha është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë:

“Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg, pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thojnë unë jam kriminel?”


Pamjet e publikuara prej tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta nga ndjekësit dhe publiku. Megjithatë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet policore apo diplomatike në Dubai lidhur me rastin apo statusin ligjor të tij.

Mbetet ende e paqartë nëse ndalimi lidhet me menaxhimin e fondeve të fushatës humanitare apo me çështje të tjera verifikimi nga autoritetet lokale.

The post Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet appeared first on Albeu.com.

U qëllua me armë zjarri/ I shtruar në spital prej disa javësh, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit turk

By: D Marku
17 May 2026 at 17:27

Aydin Cavusoglu, 52 vjeç vëllai i ish-ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, Hasan Cavusoglu vdiq sot, më 17 maj. Sipas informacioneve nga mediat turke funerali i tij është planifikuar të mbahet të hënën, më 18 maj, në orën 14:00.

52-vjeçari u plagos me 5 maj me armë zjarri në Antalia. Pasi u plagos Cavusoglu u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Që atëherë, ai ka qenë i shtruar në spital në një gjendje jashtëzakonisht kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë njoftuar zyrtarisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, vijojnë.

The post U qëllua me armë zjarri/ I shtruar në spital prej disa javësh, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit turk appeared first on Albeu.com.

U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

By: M C
14 May 2026 at 20:38

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën babai i Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një motomjet.

Pas aksidentit, Luan Pirdeni është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve. Policia ndërkohë ka arrestuar edhe drejtuesin e motomjetit 37-vjeçari Sejdi Milla. Gjithashtu Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi appeared first on Albeu.com.

Meghan Markle i jep një goditje të fortë babait të saj për Princin Harry

By: D Marku
11 May 2026 at 13:42

Meghan Markle ka qenë e larguar nga babai i saj, Thomas Markle, për shtatë vitet e fundit, por pati korrespondencën e saj të parë në fund të vitit të kaluar pas shqetësimit të tij serioz shëndetësor. Dukesha e Sussex i kishte dërguar një letër të shkruar me dorë babait të saj, i cili po shërohej nga amputimi i këmbës që i shpëtoi jetën në një spital në Filipine. Regjisori i ndriçimit në pension i Hollivudit tani është kthyer në SHBA për të vazhduar kujdesin mjekësor, duke ngjallur shpresa se babai dhe vajza mund të ribashkohen.

Edhe pse Thomas ka shprehur dëshirën e tij për të takuar më në fund vajzën e tij dhe nipërit e mbesat së bashku me Princin Harry, takimi nuk ka gjasa të ndodhë. Sipas ekspertit mbretëror, Hugo Vickers, Thomas “duhet të ndihet jashtëzakonisht i zhgënjyer” duke pasur parasysh gjendjen e familjes së tij.

Përpara se Meghan të grindej me të atin para dasmës së saj me djalin më të vogël të Mbretit Charles, u zbulua se Harry nuk e kishte takuar kurrë vjehrrin e tij. Vickers sugjeroi që Meghan do të kishte ndier turp.

“E ngre si një mundësi”, tha ai për GB News . “Mendoj se ka më shumë të ngjarë që ajo të ketë qenë nervoze se mos ai i thoshte diçka Princit Harry.”

Ai shpjegoi se Thomas ishte i mirë me Meghan ndërsa ajo po rritej.

«Nëse dëgjoni atë që thotë ai, në krahasim me mënyrën se si raportohen fjalët e tij, do të gjeni një burrë të mirë që duhet të ndihet jashtëzakonisht i zhgënjyer», tha ai. «Në fakt, një anëtare e familjes së Princit Harry sugjeroi se ajo mund të ketë qenë nervoze për atë që ai mund të thoshte».

Është e mundur që Meghan ende nuk dëshiron që Harry dhe babai i saj të takohen, prandaj ajo ka shmangur çdo plan për t’u ribashkuar me Thomas Markle.

The post Meghan Markle i jep një goditje të fortë babait të saj për Princin Harry appeared first on Albeu.com.

Alarmohet Dubai/ Mijëra qytetarë marrin një mesazh i cili paralajmëron mundësinë e goditjes me raketa

By: M C
4 May 2026 at 17:44

Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emirateve. Një mesazh i ardhur në telefon ka alarmuar qytetarët që jetojnë dhe banojnë në Dubai.

Mediat shkruajnë se pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së së hënës, mijëra qytetarë morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, i cili fliste për një kërcënim të mundshëm me raketa dhe bënte thirrje për masa të menjëhershme mbrojtëse. Mesazhi, i cili u shfaq në anglisht dhe arabisht, paralajmëron se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u kërkon qytetarëve të kërkojnë menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Njëkohësisht, u rekomandohet të largohen nga dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, ndërsa theksohet se duhet të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente. Njoftimi mban firmën e Ministrisë së Brendshme, e cila i jep atij peshë të veçantë dhe përforcon ndjesinë se kjo është një masë parandaluese në kontekstin e gatishmërisë së shtuar.

The post Alarmohet Dubai/ Mijëra qytetarë marrin një mesazh i cili paralajmëron mundësinë e goditjes me raketa appeared first on Albeu.com.

Në ditëlindjen e 47-të, Rovena Stefa i kushton një këngë babait të ndjerë: Ende më duket e pabesueshme

By: D Marku
28 April 2026 at 17:51

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, feston sot (e hënë) ditëlindjen e 47-të.

Me këtë rast, ajo ka bërë një postim të gjatë, një reflektim të kohës, duke përfshirë edhe të atin – që i ndërroi jetë disa muaj më parë.

Ajo i ka dedikuar një këngë të quajtur “Për ty baba”, klipin e së cilës e ka realizuar me Inteligjencë Artificiale.

Theksoi gjithashtu se sot më shumë se kurrë e ndjen mungesën e tij dhe se nuk e beson akoma që nuk është më.

Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Sot është ditëlindja ime…dhe për herë të parë, mungon një zë që gjithmonë ishte aty.

Kanë kaluar vetëm pak muaj që kur ti u largove nga kjo botë, babi…dhe ende më duket e pabesueshme që nuk mund të të përqafoj, nuk mund të të dëgjoj duke më thënë “Gëzuar ditëlindjen” me atë buzëqeshjen tënde që më mbushte shpirtin.

Sot nuk është thjesht një ditë feste për mua.

Është një ditë reflektimi, një ditë kujtimesh, një ditë ku mungesa jote ndihet më shumë se kurrë.

Kam zgjedhur ta ndaj këtë video me ju,jo vetëm si një krijim artistik,por si një copëz zemre… si një mënyrë për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij.

Babi, gjithçka që jam sot, mban një pjesë tënden.Forca ime, ëndrrat e mia, mënyra si e shoh jetën…janë të gjitha një reflektim i dashurisë që më ke dhënë.Do të doja shumë të ishe këtu sot.Por e di që në një mënyrë tjetër… je.

Në çdo hap timin, në çdo frymëzim, në çdo notë dhe çdo fjalë.

Kjo ditëlindje nuk ka të njëjtin kuptim pa ty,por ka një premtim:që do të vazhdoj përpara, duke të mbajtur gjithmonë me vete.

Për të gjithë ju që më ndiqni dhe më doni,faleminderit që jeni pranë meje edhe në momentet më të vështira.

Dashuria juaj më jep forcë.

Sot, kjo është për ty, babi.

Gjithmonë për ty”

The post Në ditëlindjen e 47-të, Rovena Stefa i kushton një këngë babait të ndjerë: Ende më duket e pabesueshme appeared first on Albeu.com.

Fero shfaqet i lumtur në Dubai, pozon pranë jahteve luksoze

By: D Marku
27 April 2026 at 14:28

Reperi Fero ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit nga Dubai.

Artisti ka ndarë një Instastory, ku shfaqet i buzëqeshur pranë jahteve luksoze dhe ndërtesave moderne karakteristike të qytetit, duke dhënë përshtypjen e një momenti relaksi në një prej destinacioneve më të njohura luksoze në botë.

Në fotografi, Fero është paraqitur me një stil të thjeshtë veshjeje, ndërsa pamja e sfondit dhe atmosfera e postimit kanë nxitur reagime të menjëhershme nga ndjekësit e tij.

Ndërkohë, në ditët e fundit është raportuar se reperi është bërë baba për herë të dytë, një lajm që ka qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

The post Fero shfaqet i lumtur në Dubai, pozon pranë jahteve luksoze appeared first on Albeu.com.

Sulmi në shkollën kanadeze ku u vranë 8 nxënës, shefi i OpenAI kërkon falje që nuk informoi policinë për agresorin

By: M C
25 April 2026 at 16:37

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka shprehur keqardhje të thellë ndaj komunitetit të Tumbler Ridge, Kanada, për mosnjoftimin e autoriteteve policore lidhur me llogarinë e Jessie Van Rutschelaar në ChatGPT.

Van Rutschelaar vrau tetë persona në një shkollë lokale në shkurt, para se të vriste veten.

Në një letër të datës 23 prill, Altman tha se ndjen “keqardhje të thellë” që autoritetet nuk u njoftuan për llogarinë e bllokuar që nga qershori i vitit të kaluar për shkelje të politikave të OpenAI. Sipas kompanisë, kriteret e brendshme nuk lejonin që informacioni të shpërndahej automatikisht te zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Altman gjithashtu informoi se kishte folur personalisht me kryetarin e bashkisë së Tumbler Ridge, Daryl Krakowka, dhe kryeministrin e British Columbia, David Ebbie, duke i përshkruar vuajtjet e komunitetit si “të pabesueshme”. Ai theksoi se OpenAI është e përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident ngre pyetje të rëndësishme mbi përgjegjësitë e kompanive të teknologjisë në monitorimin e përmbajtjes dhe bashkëpunimin me autoritetet për të parandaluar dhunën. OpenAI ka theksuar se po rishikon praktikat e saj për të përmirësuar reagimin ndaj shkeljeve që mund të rrezikojnë jetën e njerëzve.

The post Sulmi në shkollën kanadeze ku u vranë 8 nxënës, shefi i OpenAI kërkon falje që nuk informoi policinë për agresorin appeared first on Albeu.com.

Babai i saj ndodhet në burg? Selin Bollati i jep fund zërave: Ka probleme me dokumentacioni

By: M C
24 April 2026 at 23:37

Fituesja e “Big Brother VIP”, Selin Bollati ka komentuar thashethemet e fundit në lidhje me babain e saj, teksa u aludua se ai ishte i arrestuar.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Selin tha se babai i saj gëzon liri të plotë dhe nuk ndodhet në burg.

Më tej, balerina shtoi se i ati ndodhet jashtë vendit dhe ka probleme me dokumentacionet e tij në vendin që jeton.

“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin.

The post Babai i saj ndodhet në burg? Selin Bollati i jep fund zërave: Ka probleme me dokumentacioni appeared first on Albeu.com.

❌
❌