❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Albeu

Shoqërimi i të miturit/ Policia e Tiranës: Gjuante me gurë drejt efektivëve. Pas verifikimit në komisariat u la i lirë, ishte 14 vjeç

By: D Marku
25 January 2026 at 08:48

Një fëmijë është shoqëruar në komisariat pas protestës kombëtare të PD. Mësohet se i ndaluari nga policia quhet Romeo Kora. Pasi lajmi u bë publik në media, Policia e Tiranës ka reaguar duke treguar edhe arsyet e ndalimit të të miturit.

Sipas bluve, ai ka qëlluar me gurë në drejtim të efektivëve gjatë protestës para Kuvendit.

Policia bën me dije se i mituri u shoqërua për verifikim në ambientet e komisariatit, ndërsa pas veprimeve procedurale dhe sqarimit të rrethanave, Romeo Kora i cili ka rezultuar se ishte 14 vjeç, ai u la i lirë.
Në lidhje me shoqërimin e një të mituri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, sqarojmë se gjatë veprimeve të shërbimeve të Policisë për parandalimin e sjelljeve dhe veprimeve të rrezikshme, në tubimin e mbajtur ditën e sotme, është konstatuar një i mitur duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta në drejtim të shërbimeve të Policisë. Për këtë arsye, i mituri është marrë për verifikim, nga ku rezultoi të ishte i moshës 14 vjeç.

Theksojmë se shtetasi i mitur në asnjë moment nuk është mbajtur në ambiente të përbashkëta me persona të rritur të ndaluar apo të shoqëruar, por ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm dhe është trajtuar me kujdes, në përputhje me parimet dhe garancitë ligjore për të miturit. Ai është lënë i lirë menjëherë pas mbërritjes së përfaqësuesit ligjor.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të Policisë gjatë trajtimit të këtij rasti, është njoftuar menjëherë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për verifikimin e plotë të rastit.

The post Shoqërimi i të miturit/ Policia e Tiranës: Gjuante me gurë drejt efektivëve. Pas verifikimit në komisariat u la i lirë, ishte 14 vjeç appeared first on Albeu.com.

Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel

By: D Marku
25 January 2026 at 08:33

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të dendura, pas orëve të mëngjesit deri në orët e pasdites mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, në mbrëmje mot i vranët.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në ekstremin verior dhe atë jugor të vendit.

Në orët e vona të mbrëmjes reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Në zonën e Alpeve, dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim jug – juglindje, me shpejtĂ«si mesatare 10 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe nĂ« zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 22 m/s. Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 4-6 ballĂ«.

The post Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel appeared first on Albeu.com.

Fatkeqësi pa sigurim/ Shqipëria përballet me kriza natyrore, por vetëm 5% e banesave janë të mbuluara

By: D Marku
25 January 2026 at 08:10

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato nuk mungojnë të godasin ekonominë me përpikëri, ndonjëherë më shumë dhe ndonjëherë më pak. Me përjashtime të rralla, vera është stinë zjarresh, vjeshta ose dimri stinë përmbytjesh.

Si zonë sizmike, një herë në disa dekada vendi përballet me tërmete që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të vlerësuara për më shumë se 1 miliard euro.

Nga kjo shumë, tregu i sigurimeve pagoi vetëm rreth 40 milionë euro, pikërisht për shkak të shkallës së ulët të sigurimit. 46 njerëz humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë humbën shtëpitë apo pronat. Duke qenë se tërmeti ishte një ngjarje me ndikim të gjerë në territor dhe në popullsi, mund të mendohej se edhe efekti ndërgjegjësues do të ishte më i madh.

NĂ« fakt, as tĂ«rmeti nuk mjaftoi pĂ«r t’i shkundur shqiptarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Rreziku i vazhdueshĂ«m, qĂ« mĂ« tepĂ«r materializohet rregullisht dhe bĂ«het shpeshherĂ« i prekshĂ«m, nuk ka ndryshuar shumĂ« nĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simin pĂ«r tĂ« siguruar pronat dhe ekonomitĂ« nga dĂ«met e fatkeqĂ«sive.

Sipas vlerësime të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria ka një shpeshtësi të katastrofave natyrore prej 0.8 në vit, ndërsa kostoja mesatare dhe mediane për secilën ngjarje vlerësohet përkatësisht sa 0.6% dhe 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sigurimi i fatkeqësive, vetëm 10 euro për frymë

Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe njëherë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatkeqësitë.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2024 vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.2 miliardë lekë ose rreth 218 milionë euro. As viti 2025 nuk ka sjellë përmirësime domethënëse. Për 11-mujorin, rritja e primeve të shkruara bruto në këtë klasë sigurimi ishte 4.3%.

Duke projektuar këtë rritje për të gjithë vitin 2025 primet e shkruara bruto do të rezultonin rreth 2.3 miliardë lekë ose rreth 23.5 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për person. Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Ky është sigurisht një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha primet e sigurimit nga fatkeqësitë u takojnë individëve apo familjeve. Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm. Për vitin 2024, siguruesit paguan rreth 643 milionë lekë ose 6.4 milionë euro dëme nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Për vitin 2025, deri në fund të 11 mujorit, dëmet e paguara paraqiten në rënie me gati 30% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë qartë se fatura financiare e dëmeve nga forcat natyrore bie në pjesën dërrmuese mbi subjektet e prekura ose mbi taksapaguesit, në rastet kur qeveria merr përsipër dëmshpërblimet.

Avni Ponari, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigal Insurance Group thotĂ« se mes shqiptarĂ«ve vazhdon tĂ« mbizotĂ«rojĂ« mentaliteti qĂ« problemet duhet t’ia zgjidhĂ« dikush tjetĂ«r, pa marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r veten.

“Sot ne do tĂ« duhej tĂ« ishim duke paguar pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rmbytur, pĂ«r ata qĂ« i godet zjarri, pĂ«r ata qĂ« i godet tĂ«rmeti, sepse ky Ă«shtĂ« misioni i sigurimeve. KĂ«tĂ« detyrĂ« e kanĂ« edhe organizmat shtetĂ«rorĂ«: ta bĂ«jnĂ« sa mĂ« efikase, qĂ« njerĂ«zit ta dinĂ«, tĂ« sigurohen dhe autoritetet pĂ«rkatĂ«se tĂ« dalin dhe t’i garantojnĂ« pagesat, sepse ti lidh njĂ« kontratĂ« sigurimi.

ShqiptarĂ«t i kanĂ« sytĂ« nga shteti, nga autoritetet shtetĂ«rore, nga bashkitĂ«; nuk marrin, nuk blejnĂ« sigurime. NjĂ« sigurim apartamenti kushton vetĂ«m 50 euro. NjĂ« sigurim shtĂ«pie nga pĂ«rmbytja kushton 50–100 euro.

NjĂ« sigurim biznesi kushton 50–100 euro. KĂ«to janĂ« produkte qĂ« duhen konsumuar, qĂ« duhen marrĂ« nga klienti, por a Ă«shtĂ« populli shqiptar i interesuar t’i bĂ«jĂ«? Jo,” thotĂ« z. Ponari.

Disa nuk sigurohen, disa nuk mund të sigurohen

Niveli i ulĂ«t i sigurimit nĂ« ShqipĂ«ri, megjithatĂ«, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m dhe ekskluzivisht njĂ« problem i mungesĂ«s sĂ« vullnetit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r t’u siguruar.

Në disa raste, mungesa e një menaxhimi të përshtatshëm të rrezikut apo mosgarantimi i mbajtjes së përgjegjësive ligjore i bën prona të veçanta të pasigurueshme, për shkak të nivelit të lartë të rrezikut.

Drejtuesit e kompanive shprehen se ka raste kur sigurimi nuk është i mundur ose ofrohet vetëm me kushte shumë të kufizuara për shkak të nivelit të lartë të riskut.

“KĂ«to raste lidhen kryesisht me ndĂ«rtime nĂ« zona te caktuara tĂ« ekspozuara ndaj pĂ«rmbytjeve, pranĂ« shtretĂ«rve tĂ« lumenjve, nĂ« zona tĂ« ulĂ«ta gjeografike ose nĂ« prona pa dokumentacion tĂ« rregullt ligjor.

Po ashtu, objekte bujqĂ«sore dhe industriale pa masa mbrojtĂ«se ose pa infrastrukturĂ« parandaluese pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« risk qĂ« shpesh nuk mund tĂ« mbulohet nga tregu i sigurimeve ose mbulohet vetĂ«m me prime shumĂ« tĂ« larta,” shprehet Venera Xhillari, zĂ«vendĂ«sdrejtore e pĂ«rgjithshme e kompanisĂ« sĂ« sigurimeve “Atlantik”.

Ajo thekson se këto janë raste ku mungesa e planifikimit urban dhe e kontrollit institucional reflektohet drejtpërdrejt në pamundësinë për sigurim.

Klaidi Çitozi, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigma Vienna Insurance Group, thotĂ« se sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike. Sipas tij, shoqĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s dhe masave parandaluese.

“Menaxhimi i riskut nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore kĂ«rkon njĂ« qasje tĂ« integruar dhe tĂ« mirĂ«strukturuar, ku sigurimet pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« shtyllĂ« kyçe, por jo tĂ« vetmen.

Përveç investimeve në infrastrukturë parandaluese, planifikimit urban afatgjatë, hartave të riskut dhe forcimit të standardeve të ndërtimit, një element thelbësor është edhe vendosja e sigurimit të detyrueshëm nga rreziqet bazë, si tërmeti dhe përmbytja.

Roli i shtetit është vendimtar në krijimin e një kornize institucionale që ul ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve dhe i bën ato të menaxhueshme si për qytetarët, ashtu edhe për tregun e sigurimeve.

NjĂ« skemĂ« e tillĂ« do tĂ« kontribuonte nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« aftĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e goditjeve, ku barra financiare e fatkeqĂ«sive natyrore nuk rĂ«ndon nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale mbi buxhetin e shtetit apo individĂ«t, por shpĂ«rndahet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« balancuar dhe tĂ« parashikueshme nĂ« nivel kombĂ«tar,” thotĂ« z.Çitozi.

Ligji për sigurimin e detyrueshëm, qeveria nuk po i zgjidh ende dilemat

Pas tĂ«rmetit tĂ« vitit 2019, qeveria shqiptare vendosi t’i kthehet idesĂ« pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« skemĂ« tĂ« detyrueshme sigurimi nga fatkeqĂ«sitĂ«, por me objekt vetĂ«m sigurimin e tĂ«rmeteve. NjĂ« variant i parĂ« i projektligjit u hodh pĂ«r konsultim nĂ« vitin 2023, por nuk u propozua mĂ« tej pĂ«r miratim nĂ« Kuvend.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, qeveria shqiptare e riktheu për konsultim, pas dy vitesh, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk solli ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet krahasuar me variantin fillestar të vitit 2023.

Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Ashtu si në variantin fillestar, projektligji i ri përcakton se subjektet të cilat nuk zbatojnë detyrimin për të lidhur kontratë sigurimi nga tërmetet, nuk marrin shërbime kadastrale, nuk marrin shërbime nga e-Albania dhe as nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Ndër ndryshimet e pakta krahasuar me variantin fillestar të projektligjit është ndryshimi i përcaktimeve lidhur me afatin maksimal për dëmshpërblimin, që në variantin fillestar parashikohej të ishte 9 muaj.

Në projektligjin e ri, rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim ministrit të Financave. Megjithatë, në projektligj përcaktohet se dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

Një risi e projektligjit të ri është edhe saktësimi i rregullave të dëmshpërblimit në rastin kur një person është i siguruar si me një kontratë të detyrueshme ashtu edhe nëpërmjet një kontrate sigurimi vullnetare.

Në një rast të tillë, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet sipas kushteve të sigurimit të detyrueshëm. Për shumën e siguruar që tejkalon vlerën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm, pagesa do të bëhet sipas kontratës së sigurimit vullnetar.

Një ndryshim tjetër në projektligj është heqja e parashikimit për mundësinë e menaxhimit të fondit nga një operator ndërkombëtar. Në projektligjin e mëparshëm, përcaktohej që Fondi për Tërmetet mund të delegonte menaxhimin dhe administrimin operacional pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar. Në versionin e ri të projektligjit, ky përcaktim është hequr.

Ndërkohë që në projektligjin e mëparshëm përcaktohej se menaxhimi i rrjetit të shitjeve do të bëhej nga një agjent i vetëm, i zgjedhur me vendim të Këshillit të Ministrave, në variantin e ri parashikohet mundësia që agjentët e shitjeve të jenë më shumë se një. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë përcakton agjentin ose agjentët për menaxhimin e shitjeve, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit me ta.

Projektligji i ri gjithashtu rishikon dispozitat qĂ« parashikonin mbikĂ«qyrjen e Fondit pĂ«r TĂ«rmetet nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare. NĂ« variantin e ri, pĂ«rcaktimet pĂ«r mbikĂ«qyrjen e AMF-janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara, por nga ana tjetĂ«r e bĂ«jnĂ« mĂ« evazive dhe mĂ« pak tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se nĂ« ç’masĂ« dhe me çfarĂ« instrumentesh AMF do ta mbikĂ«qyrĂ« kĂ«tĂ« fond.

Projektligji i ri përcakton se AMF, në bazë të këtij ligji dhe përsa është e nevojshme në zbatim të legjislacionit për sigurimin dhe risigurimin në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr Fondin për Tërmetet, në drejtim të unifikimit të rregulloreve dhe standardizimit të akteve rregullatore gjatë veprimtarisë së tij me këtë ligj dhe ligjet e fushës, të transparencës ndaj publikut, të zbatueshmërisë së termave dhe kushteve të kontratave që lidhen me të siguruarit, si dhe të monitorimit të zbatueshmërisë së politikave të investimeve, kur konstaton se nuk janë në përputhje me aktet rregullatore të vendosura apo kur rrezikojnë pozicionin financiar të shoqërisë. Gjithashtu, AMF mund të nxjerrë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së Fondit për Tërmetet./Monotor.al

The post Fatkeqësi pa sigurim/ Shqipëria përballet me kriza natyrore, por vetëm 5% e banesave janë të mbuluara appeared first on Albeu.com.

SurprizĂ« emocionuese pĂ«r BrikenĂ«n, banorja ‘shpĂ«rthen’ nĂ« lot pas takimit me nĂ«nĂ«n e saj/ Mateo: TĂ« kĂ«rkoj falje


By: D Marku
24 January 2026 at 23:53

Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë.

Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty ku pa një tepsi me fli, e përgatitur nga nëna e saj.
Më pas, ishte kjo e fundit e cila doli nga dhoma e dëshirave dhe u takua me Brikenën, e cila nuk i mbajti dot lotët.

Pasi e takoi, nĂ«na e BrikenĂ«s tha: “I pĂ«rshĂ«ndes tĂ« gjithĂ« banorĂ«t. Mateon dhe tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t. Jeni shumĂ« tĂ« mirĂ«â€.
MĂ« pas ishte Matoeo i cili doli nĂ« oborr dhe takoi pikĂ«risht nĂ«nĂ« e BrikenĂ«s, duke i thĂ«nĂ«: “TĂ« kĂ«rkoj falje nĂ«se ju kam lĂ«nduar juve dhe BrikenĂ«n”.

The post SurprizĂ« emocionuese pĂ«r BrikenĂ«n, banorja ‘shpĂ«rthen’ nĂ« lot pas takimit me nĂ«nĂ«n e saj/ Mateo: TĂ« kĂ«rkoj falje
 appeared first on Albeu.com.

“Daja i saj mĂ« ka prerĂ« rrugĂ«n”/ Brikena dĂ«gjon deklaratĂ«n e Mateos, ‘shpĂ«rthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush

By: D Marku
24 January 2026 at 23:03

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën Brikenën në zinxhir dhe më pas patën një darkë së bashku si dy të vetmit që fituan lojën në Prime-n e kaluar.

Gjithsesi, këtë të shtunë, Brikena dëgjoi deklaratën që Mateo dha Prime-n e së martës, ku tha se familjarët e banores i kishin prerë rrugën dhe se ia kishin ndaluar të takoheshin më me njëri-tjetrin.
Pasi dëgjoi këtë deklaratë, Brikena u revoltua duke akuzuar Mateon se po i përdor të gjitha këto për lojë.

Brikena: Ky vazhdon dhe jep detaje me atakim pĂ«r lojĂ«. UnĂ« me Mateon, janĂ« qĂ« s’kam gjĂ«, por s’do kemi gjĂ«. Ai s’ka tĂ« drejtĂ« ta pĂ«rmendĂ« familjen time. Ai po shfrytĂ«zon kĂ«tĂ« takim nĂ« lojĂ«. Mua nuk mĂ« ndalon as familja ime pĂ«r tĂ« qenĂ« me njĂ« person dhe asnjĂ« person. Kur unĂ« nuk kam dalĂ« me Mateon, Ă«shtĂ« sepse s’doja tĂ« kisha njĂ« pĂ«rputhje me Mateon. A kishte puthje a jo, unĂ« s’e vazhdoj mĂ«. Puthje s’ka pasur, por ai e pĂ«rdor. Familjen time nuk e prek askush. Bravo, sepse e tregove qĂ« kĂ«tĂ« e pĂ«rdore pĂ«r lojĂ«.
Mateo: Nuk është prekur familja e askujt.
Brikena: Familjen time nuk e përmend askush. Kurrë mos të dëgjoj ta përdorësh familjen time. Hera e parë edhe e fundit.
Mateo: Sqarimi nuk ishte pĂ«r asnjĂ« nga banorĂ«t e shtĂ«pisĂ«. Ishte vetĂ«m pĂ«r publikun. Nuk kam ardhur kĂ«tu tĂ« dal me flamur. KĂ«rkoj falje pĂ«r personat qĂ« kam pĂ«rmendur, sepse gjithsecili e di çfarĂ« ka ndodhur. Nuk ka ndodhur asgjĂ« e pazakonshme. NĂ«se kĂ«tu e kam pĂ«rmendur ndonjĂ«herĂ« historinĂ« time me njĂ« person, tĂ« dalĂ« dhe ta thotĂ«. NĂ«se do e kisha shfrytĂ«zuar kĂ«tĂ« pĂ«r lojĂ«, unĂ« BrikenĂ«s do i shkoja nga mbrapa gjithĂ« kohĂ«s. UnĂ« pĂ«r asnjĂ« moment nuk kam bĂ«rĂ« nga kĂ«to gjeste kĂ«tu. Çdo gjĂ« ja kam lĂ«nĂ« kohĂ«s. Brikena mua nuk mĂ« ka bĂ«rĂ« asnjĂ« premtim. Del Kejsi dhe thotĂ«: “TĂ« trajton si leckĂ«â€. Nuk mĂ« intereson fare. UnĂ« bĂ«j timen.

The post “Daja i saj mĂ« ka prerĂ« rrugĂ«n”/ Brikena dĂ«gjon deklaratĂ«n e Mateos, ‘shpĂ«rthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 24 January 2026Albeu

VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua”, pĂ«rplasja e Gazment Bardhit me policinĂ« nĂ« ambientet e komisariatit numĂ«r 1

By: D Marku
24 January 2026 at 22:39

Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë.

Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe deputetë të Partisë Demokratike janë futur në ambientet e komisariatit ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë.
“Jam deputet. Kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua tĂ« futem nĂ« njĂ« institucion shtetĂ«ror?”, ishin fjalĂ«t e Gazment Bardhit drejtuar njĂ« prej policĂ«ve.

The post VIDEO/ “Jam deputet, kush je ti qĂ« s’mĂ« lejon mua”, pĂ«rplasja e Gazment Bardhit me policinĂ« nĂ« ambientet e komisariatit numĂ«r 1 appeared first on Albeu.com.

“TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« pranoja nĂ« shtĂ«pi”/ Hyrja e Rogertit nĂ« BBV 5, pĂ«rplasje tĂ« agravuara me banorĂ«t: Ti je pro incestit

By: D Marku
24 January 2026 at 22:02

Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me pjesën tjetër të banorëve.

GjatĂ« debatit tĂ« tij me Selin, ai i tha: “TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« fusja nĂ« shtĂ«pi”, ndĂ«rsa Mirit iu drejtua me: “Ti je pro incestit”.
Në Prime-n e kësaj të shtune, ky debat u përcoll kështu:

Selin: Nuk jam dakord me qasjen e Gertit (Rogerti) nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ«. Ka hyrĂ« me kĂ«mbĂ«t e para. QĂ« te darka, ku ne i kemi lĂ«nĂ« disa gjĂ«ra qĂ« kur ushqehemi nuk ngacmojmĂ«. E nisi qĂ« te darka pas Prime. Etiketoi dy vajza, njĂ«rĂ«n si dashnoren e Mirit, tjetrĂ«n s’po e them. Aty pata njĂ« shpĂ«rthim, Gerti mĂ« kĂ«rkoi falje dhe nuk ia pranova. KĂ«tĂ« e ka bĂ«rĂ« me çdo vajzĂ«, i ka quajtur tĂ« pandershme. Mirin e cilĂ«soi si njĂ« shfrytĂ«zues gra. MĂ«nyra se si Gerti po qaset nĂ« kĂ«tĂ« lojĂ« Ă«shtĂ« totalisht e gabuar. UnĂ« jam zbutur, kam mbajtur njĂ« qĂ«ndrim jo shumĂ« tĂ« afĂ«rt, por as shumĂ« inat pĂ«r gjĂ«rat qĂ« ka bĂ«rĂ«, sepse jam munduar ta analizoj.
Miri: Unë nuk di si ta filloj këtë situatë që ju e patë me këtë personi, i cili është një njeri i ndyrë, i pisët, i paskrupull, që përdor fjalën incest. Unë kam një grua të mrekullueshme, një vajzë që e dua fort dhe unë nuk bëj incest në familjen time. Turp të të vijë. Këtë po prisja. Maskara burrë. I poshtër. Jashtë të dalësh me vrap. Këtë vajzën këtu e kam trajtuar si vajzën time. Nuk e kam vajzën biologjike. Vajzën biologjike e kam në shtëpi dhe nuk bëj incest. Turp! Maskara!
Rogerti: Të gjitha këto kanë një histori. Fjalën incest, ai e ka thënë vetë. Ka thënë që është pro incestit.
Miri: Po kësaj vajze çfarë do i bëj në krevat? Ti je i ndyrë!
Rogerti: UnĂ« flas me fjalĂ«t e tua. Ti qĂ« e ke problem, vazhdo e protesto. ËshtĂ« video qĂ« do dalĂ« shumĂ« shpejtĂ« dhe janĂ« fjalĂ«t e tua.
Miri: I poshtër! Ik mor, maskara. Duhet të kishe dalë nga shtëpia. Duhet të kishe dalë vetë.
Rogerti: Rri urtë! Rri urtë! Ajo ngjarje ka ndodhur dhe publiku e ka parë. Janë fjalët e Mirit. Unë nuk akuzoj askënd.
Miri: MĂ« akuzove se the: ‘Je pro incestit’.
Rogerti: UnĂ« kisha punĂ« vetĂ«m me Kristin sepse s’mĂ« pĂ«lqen loja e tij, unĂ« po grindesha me Kristin dhe u fut Selin. MĂ« pas u fut edhe Miri, sepse do e mbrojĂ«. NĂ«se Miri thotĂ« qĂ« e ka Selin si vajzĂ«n e vetĂ«, e ka gabim sepse ky e pĂ«rkĂ«dhel Selinin dhe tani nuk flenĂ« mĂ« bashkĂ«. BrikenĂ«s i kam thĂ«nĂ«: ‘Mos na bĂ«j si e ndershme’. KĂ«to gjĂ«ra janĂ« vetĂ«m pĂ«r show dhe unĂ« nuk i pranoj. Nuk e ka prekur njeri nĂ« seksualitet.

The post “TĂ« ishe ti motra ime, unĂ« s’tĂ« pranoja nĂ« shtĂ«pi”/ Hyrja e Rogertit nĂ« BBV 5, pĂ«rplasje tĂ« agravuara me banorĂ«t: Ti je pro incestit appeared first on Albeu.com.

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital

By: D Marku
24 January 2026 at 21:32

Plagosje me thikë në Vlorë.

Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Fjodor Zeqo, banues në Vlorë ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasin Ilir Suloti po ashtu banues në Vlorë.
I dëmtuari ndodhet në spitalin Vlorë duke marrë ndihmën mjekësore.

Autori i kësaj ngjarje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

The post Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet 48-vjeçari, i lënduari dërgohet në spital appeared first on Albeu.com.

Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela!

By: D Marku
24 January 2026 at 21:20

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.

IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

RESHJET:

“Sot pasdite (e shtunĂ«, dt. 24) nĂ« qarkun ShkodĂ«r priten reshje tĂ« dobĂ«ta deri lokalisht mesatare, ndĂ«rsa nĂ« qarqet e tjera priten reshje tĂ« dobĂ«ta. NesĂ«r (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive nĂ« qarkun ShkodĂ«r, ndĂ«rsa tĂ« dobĂ«ta deri lokalisht mesatare nĂ« qarqet KukĂ«s dhe VlorĂ« tĂ« shoqĂ«ruara me shtrĂ«ngata. NĂ« tĂ« gjitha qarqet e tjera priten reshje tĂ« dobĂ«ta.

Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 19 °C

në vendet malore: 2 / 12 °C

Sot pasdite (e shtunĂ«, dt. 24) dhe nesĂ«r (e diel, dt. 25) era pritet tĂ« fryjĂ« mesatare deri e fortĂ« kryesisht nĂ« bregdet dhe nĂ« vendet malore”, thuhet nĂ« postimin nĂ« rrjetet sociale.

The post Rikthen reshjet intensive në Shkodër, IGJEUM: Rrezik përmbytjesh nga e diela! appeared first on Albeu.com.

Tensionet në protestën e PD, policia njoftim zyrtar: 11 policë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore në spital

By: D Marku
24 January 2026 at 20:43

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre.

The post Tensionet në protestën e PD, policia njoftim zyrtar: 11 policë të dëmtuar, po marrin ndihmën mjekësore në spital appeared first on Albeu.com.

“Bravo!”/ PĂ«rfundon pas tre orĂ«sh protesta e PD, Berisha: Po bĂ«ni historinĂ«, ky Ă«shtĂ« popull vigan! Do tĂ« mblidhemi sĂ«rish


By: D Marku
24 January 2026 at 20:20

Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar mbylljen e protestës e cila ka zgjatur për tre orë.

Berisha: Protesta e radhës do të njoftohet, si dhe variantet e saj. Tani jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzimin e tij. Bravo! Po bëni historinë, ky është popull vigan!

Kreu i PD nĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« selinĂ« blu ka bĂ«rĂ« njĂ« thirrje pĂ«r policinĂ« qĂ« tĂ« mos bĂ«hen “shĂ«rbĂ«torĂ« dhe ushtarĂ« tĂ« kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

The post “Bravo!”/ PĂ«rfundon pas tre orĂ«sh protesta e PD, Berisha: Po bĂ«ni historinĂ«, ky Ă«shtĂ« popull vigan! Do tĂ« mblidhemi sĂ«rish
 appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “LUFTË” TE KUVENDI – Policia shpĂ«rndan turmĂ«n me ujĂ« dhe gaz lotsjellĂ«s, qytetarĂ«t kundĂ«rpĂ«rgjigjen me gazin dhe pllakat e trotuarit drejt policisĂ«

By: D Marku
24 January 2026 at 19:51

Vijojnë tensionet para Kuvendit të Shqipërisë, aty ku edhe është zhvendosur protesta e opozitës, pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD Sali Berisha para Kryeministrisë.

Një nga protestuesit shihet se një nga protestuesit ka marrë pllakat nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt efektivëve të policisë.

Ndërkohë gazetari Isa Myzyraj i pajisur me maske anti-gaz raporton se situata nuk është e mirë, kjo pasi tymi nga gazi lotësjellës lëviz në një perimetër goxha të madh dhe vë në vështirësi mediat dhe qytetarët që janë larguar për momentin.

The post VIDEO/ “LUFTË” TE KUVENDI – Policia shpĂ«rndan turmĂ«n me ujĂ« dhe gaz lotsjellĂ«s, qytetarĂ«t kundĂ«rpĂ«rgjigjen me gazin dhe pllakat e trotuarit drejt policisĂ« appeared first on Albeu.com.

Molotovët drejt kryeministrisë, disa policë të lënduar/ Shoqërohen 3 protestues

By: D Marku
24 January 2026 at 19:40

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Një autoambulancë ka marrë 5 efektivë që kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se nga gazi lotsjellës kanë pësuar lëndime edhe disa protestues.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar tre protestues të cilët dyshohet se kanë hedhur molotov drejt ndërtesës qeveritare.

The post Molotovët drejt kryeministrisë, disa policë të lënduar/ Shoqërohen 3 protestues appeared first on Albeu.com.

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit të këtij rrugëtimi, asgjë nuk mund të na ndalë drejt fitores

By: D Marku
24 January 2026 at 18:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha e nisi fjalën e tij me një mesazh të qartë dhe të fuqishëm.

Edhe pse mediat tentuan ta harronin ose ta minimizonin, ai theksoi: “Me ndihmĂ«n e Zotit, asgjĂ« nuk do tĂ« na ndalĂ« drejt fitores sonĂ«.

Jemi para njĂ« triumfi tĂ« madh, dhe asnjĂ« pengesĂ« nuk mund tĂ« na ndalĂ« nĂ« rrugĂ«n tonĂ«.”

FJALA E BERISHËS

Të dashur qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, opozitarë dhe opozitare, të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sonte.

Të dashur shqiptare dhe shqiptarë kudo që ndodheni sonte.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur dhe guximtarë të kombit shqiptar, të pranishëm sonte në këtë shesh beteje dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Të nderuar drejtues të PD, partive aleate, të nderuar deputetë të pranishëm në këtë protestë.

Vëllezër dhe motra.

Do ta nis këtë fjalë me një mesazh që këtë javë, të tmerruar nga protesta jonë e kaluar, mediat e qeverisë bënë gjithçka ta vendosin në harresë.

Mesazhi im është ky, sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë.

Sot ne jemi para triumfit tĂ« madh, shumĂ«kujt triumfi mund t’i duket ende larg kur sheh udhĂ«kryqin nĂ« tĂ« cilin ndodhet ShqipĂ«ria.

Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë së bashku vitet e fundit ka qenë pa dyshim maratonë jo e lehtë.

Thuaj një kalvar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime oruelliane ndaj nesh, por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne.

Ishin vitet e një përballje të egër me regjimin e narko-diktatorit Ramaduro, biri i një xhelati që firmoste varjen e kundërshtarëve politikë dhe që përdori të gjitha mënyrat për realizimin e projektit të tij, Shqipëria pa opozitë.

Ai bëri gjithçka, përdori burgjet, manipulimet, lobimet e korruptuara, por ja ku jemi sot, më të fortë se kurrë.

Në udhëtimin tonë, që në kilometrat e parë, ne u dëshmuan shqiptarëve dhe botës, se projekti i Shqipërisë pa opozitë apo kallp opozitë, ishte turpi i tyre, ishte turpi i historisë, që ne kurrë nuk do ta pranonim kurrë, të gatshëm për çdo çmim.

Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën.

Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve. Zoti u bekoftë!

Në udhëtimin tonë epik, ne u provuam shqiptarëve dhe botës se jemi të pamposhtur dhe se sot në kilometrin e fundit jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë.

Me punë, me vështirësi, me sakrifica, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që në realizuam së bashku me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë.

Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narkoshtetin, në mbrojtje të të vërtetave tonë, të vlerave të lirisë, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare të të gjitha partive të spektrit tonë, që qeverisin vendet më të lira, më të fuqishme të planetit dhe që de facto e kaluan PD-në nga forca politike më e izoluar në opozitën me mbështetjen më të madhe në arenën ndërkombëtare.

7 rezoluta që damkosën para shqiptarëve dhe botës Ramaduron si armikun më të egër të pluralizmit politik dhe të shqiptarëve.

Narkodiktatorin që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, si kryeministrin që plaçkit dhe grabit i papërmbajtur qytetarët shqiptarë.

Si Çubrilloviçin e spastrimit tĂ« heshtur etnik tĂ« shqiptarĂ«ve nga ShqipĂ«ria.

Duke vërtetuar kështu se PD është jo vetëm parti e qendresës së pamposhtur, por njëherëzi parti e realizimit të të pamundurave për kombin shqiptar.

Parti e vizionit të sotëm dhe të ardhëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, në udhëtimin tonë të vështirë, ne vazhduam punën për të përmbushur një tjetër premtim që u dhamë shqiptarëve, mbrojtjen e votës.

Dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, falë dokumenteve tona, falë përkushtimit dhe persistencës, arritëm që raporti ndërkombëtar i OSBE/ODIHR sot është dokumenti, ligji ndërkombëtar që faktoi se Edi Rama shndërroi zgjedhjet e vitit 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale.

Përpjekjet e lobimit të tij korruptiv për të parandaluar këtë raport, dështuan plotësisht.

Miq, jo vetëm kaq, por ne në fakt këto vite u përballëm si asnjë opozitë tjetër në Europë, jo vetëm me një qeveri autoritare, por edhe me një qeveri organizatë kriminale, të kryesuar nga Ramaduro i Europës, dhe de facto e drejtuar nga klanet më të rrezikshme, më të fuqishme të marijuanës, kokainës në Europë dhe në botë.

Miqtë e mi, ne u përballëm këto vite me sundimin e drogës, me urdhrat, vendimmarrjet e saj, ne u përballëm me një propagandë që në 24 orë mashtron, trillon dhe manipulon shqiptarët.

Ne u përballëm me një sundim të medieve nga narkoqeveria që po adaptojnë një censurë të tmerrshme ndaj opozitës.

Ne u përballëm me glorifikimin e të keqes, demonizimin e të vërtetës, demonizimin e opozitës.

U përballëm me një qeveri kriminale që vjedh miliarda e miliarda euro nga taksat dhe pasuritë publike, dhe vjedhjet e saj i shndërron në vota, votat i shndërron në vjedhje të reja.

MiqtĂ« e mi, nuk e bĂ«j pa qĂ«llim kĂ«tĂ« rikujtesĂ« tĂ« viteve tĂ« fundit, por e bĂ«j se pas kĂ«saj maratone tĂ« gjatĂ«, opozita ka arritur tani pikĂ«risht nĂ« kilometrin e fundit, pĂ«rpara triumfit tĂ« saj dhe kĂ«tu nuk do kishim arritur kurrĂ« pa bĂ«rĂ« punĂ«n qĂ« kemi bĂ«rĂ«, pa arritjet qĂ« pĂ«rmenda, pa pasur si parti tĂ« vĂ«rtetĂ« opozitare PD-nĂ«, pa mbĂ«shtetjen ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kemi sot, pa dokumentet qĂ« faktojnĂ« farsĂ«n elektorale, misioni ynĂ« shpĂ«timi i ShqipĂ«risĂ« do mbetej thjesht njĂ« aspiratĂ«, pa mundĂ«si reale pĂ«r t’u konkretizuar.

Ndaj dhe njëherë të dashur demokrate e demokratë, nuk jemi kurrë aty ku ishim, nuk jemi më në rrugë pa krye, nuk jemi në mjegullnajë, por jemi në kilometrin e fundit, jemi në agun e triumfit tonë.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se Edi Rama nuk ikën me farsë zgjedhore.

Sot, shumica e shqiptarëve e kanë të qartë se diktatura nuk ikën me votë, por ato ikin, shemben me revoltë dhe vetëm me revoltë popullore.

Ja ku jemi ne sot.

The post Berisha: Jemi në kilometrin e fundit të këtij rrugëtimi, asgjë nuk mund të na ndalë drejt fitores appeared first on Albeu.com.

FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë

By: D Marku
24 January 2026 at 18:46

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para Kryeministrisë.

Bashkë me të është dhe një nga aktivistët më të zjarrtë të PD, Ilir Vrenozi.

Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e PD, për riorganizimin e partisë më të madhe opozitare.

The post FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« nuk blejnĂ« dot njĂ« shtĂ«pi

By: D Marku
24 January 2026 at 18:38

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”.
Kështu e ka nisur fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në protestën e organizuar nga PD përpara Kryeministrisë.

Ai u shpreh se guximin e protestuesve nuk e ndal dot një regjim sipas tij i kalbur, ndërsa shtoi se zgjedhja para qytetarëve është e qartë, dinjitet përballë skllavërisë.

“Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund! Regjimet bien vetĂ«m kur vendosim tĂ« paguajmĂ« çdo çmim pĂ«r lirinĂ«. Kur ndajmĂ« mendjen tĂ« mos pranojmĂ« vjedhjen, dhunĂ«n dhe gĂ«njeshtrĂ«n si normalitet. Liria fitohet me guxim, kurajĂ« dhe pĂ«rballje. Guximin tuaj nuk ka fuqi qĂ« e ndal e jo mĂ« njĂ« regjim kalbĂ«sirĂ« si ai i Ramaduros.
Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne.
Sot vendimi ynë është i qartë, dinjitet e jo skllavëri, komb e jo shkombëtarizim. Ja vdekje ja liri, ky është misioni ynë!
KurrĂ« nuk mund tĂ« pranojmĂ« qĂ« nevoja e RamĂ«s pĂ«r tĂ« pirĂ« drogĂ« tĂ« helmojĂ« fĂ«mijĂ«t e shqiptarĂ«ve”, tha ai.

The post “Liria na thĂ«rret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, tĂ« rinjtĂ« shqiptarĂ« nuk blejnĂ« dot njĂ« shtĂ«pi appeared first on Albeu.com.

FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

By: D Marku
24 January 2026 at 18:19

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës.

I veshur me tĂ« bardha, ai shkruan nĂ« bluzĂ«n e tij: “VllazĂ«n, demokracia nĂ« rrezik, ta shpĂ«tojmĂ«â€.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« veshjes, shkruhej “PoshtĂ« diktatura”.

The post FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje appeared first on Albeu.com.

FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë

By: D Marku
24 January 2026 at 17:59

Opozita po zhvillon nĂ« Bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” para KryeministrisĂ«, protestĂ«n kombĂ«tare tĂ« radhĂ«s.

Mijëra mbështetës të PD janë mbledhur në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

Protesta u thirr nga opozita si reagim ndaj skandaleve të Ballukut, pasi u mor e pandehur nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me tenderat.

Gjithashtu, SPAK kërkoi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Ballukut, por socialistët e shtyn vendimmarrjen e Këshillit të Mandateve për në datën 28 Janar.

Opozita ka paralajmëruar se protestat para Kryeministrisë do të jenë të qëndrueshme dhe vazhdim i një serie aksionesh politike, deri në largimin e Qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

The post FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitĂ«s/ “NĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« nuk Ă«shtĂ« qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: KĂ«tu vjedhja ka emĂ«r dhe fillon me inceneratorĂ«t

By: D Marku
24 January 2026 at 17:55

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij, ai akuzoi kryeministrin Rama se e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu.

“Kjo ndĂ«rtesĂ« nuk Ă«shtĂ« kryeministria por kuplaraja e shtetit”, tha Boçi.

Luçiano Boçi: sot nuk jemi mbledhur për spektakël politik as për tu numëruar nga dronët vampirë të medias së Edi Ramës. Nuk jemi mbledhur sot as për tu parë me urrejtje nga perdet e dritaret e frikës së pushtetit dhe as për të shpërndarë urrejtje për krimbat.

Ne jemi këtu sepse vlerësojmë jetën, na ka thirrur dashuria për familjen, dinjiteti ynë, rezistenca. Jemi thirrur këtu nga ndërgjegjia, sepse Shqipëria jonë nuk e duron më faktin që të drejtohet nga një njeri që e ka kthyer shtetin në pronë private dhe qeverinë në klub të mbyllur qejfi dhe ahengu. Kjo ndërtesë nuk është kryeministria por kuplaraja e shtetit.

Dhe ne duhet ta shembim kĂ«tĂ« pushtet dhe aty nuk Ă«shtĂ« vendi i qeverisĂ« por vendi i hajnisĂ«. ËshtĂ« detyrĂ« e historisĂ«, para tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve.

Këtu vjedhja ka emër dhe shifra, fillon me inceneratorët, më pas me tunelet, aeroportet.

Pak për indiferencën tonë politike, pak nga verbëria e ndërkombëtarëve, më së shumti nga krimi i organizuar, e ktheu Republikën e Shqipërisë, në Republikën e korrupsionit. Ditë pas dite i zhvati tokë, pasuri njerëz kësaj republike

The post Protesta e opozitĂ«s/ “NĂ« kĂ«tĂ« godinĂ« nuk Ă«shtĂ« qeveria, por hajnia”, Luçiano Boçi: KĂ«tu vjedhja ka emĂ«r dhe fillon me inceneratorĂ«t appeared first on Albeu.com.

❌
❌