Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Albeu

“Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë!

By: D Marku
4 February 2026 at 19:18

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se forca më e madhe e opozitës është debati, takime me qytetarët dhe përcjelljen e së vërtetës. Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë.

Berisha theksoi se shteti është degraduar, duke shtuar që qëllimi i opozitës është rrëzimi i regjimit. Ndërsa akuzoi qeverinë si e kapur nga krimi.

“E shndërruan gjykatën në strofullën e fundit. Këtë e them se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh. Por në rast se më grushtin e shtetit që ka bërë, meriton çdo përgjigje. Me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve meriton çdo përgjigje sepse nuk ka legjitimitet. Mandatet i ka krim. Të gjithë shndërrohen në maska të lubisë, por në kafe nuk lënë gjë pa e sharë. Ne nuk jemi parti e dhunës, jemi të përcaktuar parti që nuk marrim kurrë pushtetin vetëm se me votë. Dhe unë ju garantoj që këtë herë do fitojmë dhe do bëjmë përgjegjës këto regjim që shkelmon shqiptarë. Lubi Balluku Edi Rama, dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke ju vjedhur do shkojnë atje ku e kanë vendin dhe pasuritë do ju kthehen ju. Ato janë miliarda. Ne do vendosim sistemin më transparencë për pronat tuaja, pronat publike. Por asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij dhe ne do ta përmbysim. Kjo kërkon nga ne që në këtë censurë të jemi me debatet tona, pishtarë të vërtetës”, tha ai.

The post “Mandatet i kanë të krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janë pasuruar duke vjedhur qytetarët! Ne pushtetin e marrim vetëm me votë! appeared first on Albeu.com.

Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!

By: D Marku
4 February 2026 at 18:57

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi e detaje nga takimi.

Reagimi:

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë.

The post Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar! appeared first on Albeu.com.

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori

By: D Marku
4 February 2026 at 18:33

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.

Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeccari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

The post Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori appeared first on Albeu.com.

Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët!

By: D Marku
4 February 2026 at 18:13

Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë nxori në pah abuzime skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, dhe vartësve të tyre.
Përveç rritjes fiktive të faturave, të cilat kanë rënduar mbi buxhetin e shtetit, dhe favorizimit të kompanisë turke, ngrihen dyshime serioze edhe mbi kreditimin e TVSH-së për punimet e kësaj vepre publike.

Hetimi i hollësishëm i SPAK-ut, i cili zbardhi aferën e tunelit të Llogarasë, zbuloi shkelje të shumëllojshme që bëjnë përgjegjës, përveç Belinda Ballukut, edhe inspektorë të tatimeve të tipit Olsi Kuca.

Inspektorët tatimorë mbajnë përgjegjësi pasi kanë lejuar firmën e ndërtimit të punojë plot tre vite pa dokumentacion të rregullt, duke i njohur TVSH-në kreditore për mallrat e përdorura në ndërtimin e tunelit. Ata kanë kredituar TVSH-në duke e zgjatur dhe zvarritur dosjen, çështje kjo që SPAK duhet ta hetojë gjithashtu.

Ligjet në fuqi e ndalojnë kreditimin e TVSH-së për bizneset që operojnë pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, ndaj SPAK-u, si prokurori e posaçme antikorrupsion, duhet të hetojë edhe rolin e Tatimorëve.

Ligji për “Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” përcakton se “tatimpaguesit që kryejnë veprimtari ndërtimi kanë të drejtë të kreditojnë TVSH-në e paguar për blerjet e mallrave vetëm pasi të kenë marrë lejen e ndërtimit dhe të kenë regjistruar objektin si projekt ndërtimi pranë organit tatimor”.

Konkretisht, leja për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është bërë e vlefshme në maj të vitit 2025, në një kohë kur tuneli kishte përfunduar dhe ishte në prag të përurimit.

Në raste të tjera, inspektorë tatimesh si Olsi Kuca janë përdorur si masha politike për të goditur biznese të rregullta, ndërsa në rastin e tunelit të Llogarasë sytë kanë qenë të mbyllur dhe veshët të shurdhër.

Kostot marramendëse të tunelit të Llogarasë u rritën gjatë rrugës me të paktën 50 milionë euro. Me gjasë, këto para janë marrë nga buxheti i shtetit për të paguar rryshfete, të cilat janë ende objekt hetimi nga SPAK-u.

Konkretisht, shtesa e paparashikuar prej 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u miratua në vitin 2022. Edhe TVSH-ja e kësaj shume është kredituar, çka përbën një tjetër dëm prej rreth 10 milionë eurosh, të cilat duhet patjetër të jenë objekt hetimi nga SPAK-u.

Kjo verbëri profesionale dëshmon për standardin e dyfishtë në trajtimin që Tatimorët u bëjnë bizneseve të ndryshme në vend.

Abuzimi me besimin dhe paratë e shqiptarëve është një çështje serioze që meriton vëmendje, transparencë dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi penale për çdo shkelës të ligjit.

The post Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët! appeared first on Albeu.com.

BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza

By: D Marku
4 February 2026 at 17:51

Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama po sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke pretenduar se, sipas tij, ata po kërkojnë në mënyrë të padrejtë rritje pagash, duke iu referuar një çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, ku Shoqata e Gjyqtarëve ka ankimuar interpretimin ligjor për llogaritjen e pagave të magjistratëve.

Në përgjigje ndaj sulmeve publike të kryeministrit, të mërkurën reagoi edhe Shoqata e Prokurorëve, duke kërkuar që “gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo presion i jashtëm apo instrumentalizim i opinionit publik”.

Kryeministri u përfshi në polemikë me shoqatën, duke pretenduar fillimisht se ajo nuk ishte e regjistruar ligjërisht.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, por brenda afatit për regjistrim…”, shkroi fillimisht Rama në platformën X.

Por, pasi gazetari Isa Myzyraj publikoi dokumentin e regjistrimit në gjykatë, Rama në një status të dytë shkroi se “…dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por duhet bërë edhe te tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur”.

Shoqata e krijuar rishtazi disa muaj më parë rezulton e regjistruar në të gjitha hallkat ligjore, siç tregojnë dokumentet publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe siç i pohoi BIRN-it kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu.

“Regjistrimi formal sipas ligjit është bërë plotësisht, jemi pajisur me NIPT dhe rezultojmë si subjekt tatimpagues që nga fundi i dhjetorit 2025”, tha Spahiu.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Tatimeve nuk pranoi të kthente përgjigje të shpejtë nëse ky subjekt rezultonte si tatimpagues.

Një zëdhënëse e Drejtorisë së Tatimeve nuk pranoi të kthente përgjigje të shpejtë nëse ky subjekt rezultonte si tatimpagues.

Ndërsa zyra e shtypit pranë Kryeministrit insistoi se shoqata nuk ishte e regjistruar në Tatime, edhe pse këta të fundit i kanë lëshuar NIPT-in, i cili është i publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.*

“E para, Kryeministri e ka sqaruar shumë mirë që nuk e ka sjellë shembullin e mosregjistrimit ende në tatime si ndonjë faj, por thjesht për të thënë që shoqata është shumë e re,” tha zyra e Kryeministrit nëpërmjet një zëdhënëseje.

“E dyta, nëse Shoqata e Prokurorëve ju ka informuar se është e regjistruar në tatime, kjo nuk na rezulton në regjistrin e tatimeve, por nëse ju na vini në dispozicion një dokument regjistrimi, atëherë ne do t’ia përcjellim Kryeministrit,” shtoi ajo.

Por rasti ngre një shqetësim të hershëm për shpërndarjen e lajmeve të pabazuara në fakte dhe keqinformuese nga qeveria.

“Ne e kemi thënë me kohë, qeveria dhe agjencitë publike janë, në fakt, shpërndarësit ndër më të mëdhenjtë të dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, i tha BIRN-it Myzyraj, i cili është kryetar i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

Sipas tij, jo rrallëherë edhe vetë kryeministri është shpërndarës i dezinformatave; rasti i fundit është përpjekja për të thelluar sulmin ndaj Shoqatës së Prokurorëve dhe deklaratat e tij se kjo shoqatë nuk është e regjistruar.

Por ai shtoi se detyra e mediave është të verifikojnë faktet edhe për deklaratat e kryeministrit.

“Në fakt, kryeministri edhe mund të gënjejë; janë mediat dhe gazetarët që e kanë për detyrë të tregojnë të vërtetën dhe të bëjnë fact-check për gjithçka”, theksoi Myzyraj.

The post BIRN: Rama sulmon Shoqatën e Prokurorëve me pretendime të pabaza appeared first on Albeu.com.

Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës

By: D Marku
4 February 2026 at 17:11

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OST, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.

Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.

The post Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës appeared first on Albeu.com.

“Kukulla e shtëpisë, e shoh si finaliste”/ Cilët nga konkurrentët e BBV5 do prekin finalen sipas Stelinës?

By: D Marku
4 February 2026 at 16:55

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, kur u pyet në lidhje me të gjithë banorët, kur u pyet për Selin dhe Kristin, ajo u shpreh se i sheh finalistë të këtij edicioni të pestë të reality show-t.

“Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj”, tha Stelina për Kristin.

Ndërsa për Selin, ish-banorja tha:

“Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale”

“Përtej dashamirësisë që ke për Mirin, pra jo me zemër, por kush mendon me mendje dhe ftohtë se e fiton Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar më pas dhe Stelina u përgjigj:

“Me mendje të ftohtë dhe pa zemër, duke qenë se thashë se Selin dhe Kristin i shoh finalistë, jam mes këtyre të dyve. Nëse nuk do thosha për Mirin. Po nuk di ta ndaj se të dy kanë situata të forta në shtëpi”.

The post “Kukulla e shtëpisë, e shoh si finaliste”/ Cilët nga konkurrentët e BBV5 do prekin finalen sipas Stelinës? appeared first on Albeu.com.

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

By: D Marku
4 February 2026 at 16:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes në të cilën është i përfshirë.

Raportohet se kërkesa e Veliaj do të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca.

Veliaj shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares gjatë seancës së fundit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur më parë të mbyllë shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për dhënien e vendimit.

Ai argumentoi se nuk kishte pasur mundësi të njihte të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i ishin vënë në dispozicion.

The post Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

By: D Marku
4 February 2026 at 16:10

Rrjeti social “TikTok” do të jetë i aksesueshëm sërish në të gjithë territorin e Shqipërisë, pas rreth një viti bllokimi. Masë kjo e vendosur nga qeveria pak muaj pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatar i tij, pas një sherri që nisi në këtë platformë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rikthimin e aplikacionit, i cili ishte i bllokuar që më 13 mars 2025.

Në vendim theksohet se “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore përkatëse, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e masave të ndërprerjes së aksesit ndaj platformës”.

Kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se mbyllja e TikTok ishte masë e përkohshme dhe se aplikacioni do të rihapej sapo të arrihej dakordësia me kompaninë kineze për vendosjen e filtrave, për të minimizuar ndikimin e mundshëm negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 212 pika, 2, 174, 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

1. Heqjen e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën on-line “Tik Tok” në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital.

2. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, ndërmerr veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme, duke respektuar edhe dispozitat ligjore për mbrojtjen të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministri lafrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Punëve të Brendshme. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe autoritetet rregullatore sektoriale për zbatimin e këtij vendimi.

The post Vendimi i Qeverisë/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Çfarë është Super Bowl, sfida e dy Konferencave NFL! Detajet e spektaklit të madh të 9 shkurtit

By: admin
4 February 2026 at 15:58

Super Bowl 2026 do të zhvillohet natën mes 8 dhe 9 shkurtit. Edicioni i 60-të do të diskutohet mes New England Patriots dhe Seattle Seahawks.

Çfarë është Super Bowl? Super Bowl përfaqëson ajkën e sezonit të futbollit amerikan, një ndeshje teke, ku akordohet titulli kampion në NFL mes dy skuadrave më të mira në Konferencat respektive. Ajo që teknikisht është akti përmbyllës i një rrugëtimi të gjatë që fillon me sezonin e rregullt, me kalimin e kohës është transformuar gati në një festë kombëtare jozyrtare, “Super Bowl Sunday”.

Atë ditë në SHBA ndalon gjithçka, të gjithë mblidhen në shtëpi dhe lokale për të ndjekur një ndeshje, që tashmë është sinonim i ekselencës sportive dhe patriotizmit.

Super Bowl nuk është thjesht një ndeshje, është një event, një levë e kulturës pop globale. Një pjesë e rëndësishme që tërheq njerëzit ka të bëjë me Halftime Show, koncertin në mes të ndeshjes, ku marrin pjesë yjet më të mëdha të muzikës botërore. Vëmendje marrin edhe spotet spektakolare publicitare, të prodhuar enkas për këtë rast.

Mes argëtimit të luksit, ceremonive solemne dhe një impakti të jashtëzakonshëm mediatik, finalja e NFL-së arrin të përcjellë në mënyrë perfekte shpirtin agonistik me “show business”, duke u bërë çdo vit transmetimi më i ndjekur televiziv.

Pavarësisht se 4 finalet e para NFL-AFL janë sot në albumin e artë, emri Super Bowl u bë zyrtar në vitin 1971, me edicionin e 5-të, të fituar nga Baltimore Colts. Zgjedhja për të identifikuar çdo ndeshje me numra romakë nuk është thjesht estetike, por një zgjedhje praktike për të evituar konfuzionin. Duke qenë se finalja luhet në vitin kalendarik pasardhës në raport me fillimin e sezonit, numërimi klasik lejon dallimin e çdo edicioni pa iu referuar vitit në kalendar. Super Bowl 2026 është Super Bowl LX.

Super Bowl 2026 zhvillohet më 9 shkurt 2026, ora 00:30 (ora shqiptare). Finalja luhet në “Levi’s Stadium”, Santa Clara (California). New England Patriots sfidojnë Seattle Seahawks, ashtu si në vitin 2015.

Green Day do të këndojnë në spektaklin e hapjes. Banda punk rock do të sjellë një miks të këngëve më të mira. Në pushim do të jetë radha e Bad Bunny, këngëtarit portorikan. Himnin amerikan do ta këndojë Charlie Puth. Brandi Carlie do të performojë në America The Beautiful.

The post Çfarë është Super Bowl, sfida e dy Konferencave NFL! Detajet e spektaklit të madh të 9 shkurtit appeared first on Albeu.com.

La Liga/ Në Europë askush si Real-i, Mbappe me shokë kanë fituar 11 penallti në 22 ndeshje

By: admin
4 February 2026 at 15:57

Reali i Madridit është skuadra, e cila ka fituar më shumë penallti këtë sezon. Sipas statistikave penalltia e fitores që morën në takimin përballë Rayo-s nuk është një rastësi.

Real-i i Madridit fiton mesatarisht një penallti në dy ndeshje të La Liga-s këtë sezon duke e kthyer ekipin e Arbeloa-s në formacionin me më shumë njëmbëdhjetëmetërsha të fituar.

Në 22 takimet e para të La Liga-s skuadra si Barcelona, ​​Mallorca dhe Girona kanë mundur të fitojnë vetëm gjashtë penallti. Sa i përket diferencës mes penalltive të fituara dhe atyre që u janë akordua kundër Real-i qëndron në shifra komode +9 ndërsa Barça e ndjek me një diferencë +2.

Shifrat e Real-it i kanë zili edhe në arenën europiane. Në Premier League skuadra me më shumë penallti të fituara është Brentford me 7 në 24 ndeshje. Ekipit në fjalë i janë vërshëllyer kundër plot 6 penallti. Ndërsa ekipe si Arsenal dhe Manchester City kanë fituar secila nga 3 penallti. Në Bundesliga ekipe si Bayern, Borussia Dortmund, Fraiburg, Mainz dhe Borussia Moenchengladbach kanë fituar 6 penallti në 20 ndeshje. Ndërsa me bilancin më të mirë mes penalltive të fituara dhe atyre të pësuara kundër është Fraiburg me një diferencë +5. Në Serie A Como dhe Pisa janë dy ekipet, të cilat kanë fituar më shumë penallti me nga 6 secila në 23 javë.

The post La Liga/ Në Europë askush si Real-i, Mbappe me shokë kanë fituar 11 penallti në 22 ndeshje appeared first on Albeu.com.

Seanca në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, përplasje mes të akuzuarve, Tafani: Ai më mori në qafë

By: V K
4 February 2026 at 15:56

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut.

Avokati Aldo Duro iu drejtua trupës gjykuese: Edhe njëherë përsëris kërkesën time për vlerësim psikologjik për bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani. Ai jo vetëm ka qenë përdorues i drogëve, të llojit kokainë dhe heroinë, por vazhdon trajtimin me metadon, një substancë e cila krijon varësi po njësoj”.

Të pandehurit kundërshtuan dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtori Artan Tafani.

Erisiano Abedini: Nuk e kam takuar Laert Haxhinë. Unë me këta persona nuk jam as mik, as armik, asgjë. Kemi tre vjet që nuk po marrim asnjë përgjigje. Nuk më lidh as profesioni me Laert Haxhiun as miqësia me të. Kam tjetër profesion dhe tjetër miqësi. Vlerësojeni pak këtë.

Bujar Abedini: Unë dua as mëshirë asgjë, dua vetëm drejtësi.

Aldo Shkëmbi: Kemi të drejtë të njihemi me të gjitha aktet, nuk na interesojnë faktet apo të dhënat për persona që nuk janë objekt i këtij gjykimi.

Prokurori Behar Dibra: Ka një hetim tjetër që po vijon dhe aktet nuk lidhen me çështjen, objekt i këtij gjykimi. Kërkesa është e pabazuar në ligj. Aktet që ka dhënë cilësinë e personit që ka dijeni, nuk kanë asnjë interes.

Artan Tafani për vrasjen e Fridman Xhaferrit: Në lidhje me pengmarrjen, e kam shpjeguar se si është goditur në kokë me armë. Plumbi e ka kapur në rrëshqitje sepse lëvizte. Ai ka qenë gjallë derisa është futur në ujë. Ka ndërruar jetë kur e futëm në ujë, herën e dytë kur e lidhëm me gurë. Makina ka qenë e zezë, por bënte nuancë kur rrinte në diell. Në lidhje me Bledarin dhe Mariglenin, kur kërkuam vend me hedh trupin e Fridmanit, nuk ka qenë hera e parë.

Tafani iu drejtua të pandehurve në kafaz:

“Shoku juaj më mori në qafë mua, Laerti”.

Pas këshillimit në dhomën e këshillimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve për kundërshtimin e dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani gjatë këtij gjykimi në raport me dëshmitë e dhëna gjatë fazës paraprake. Të gjitha procesverbalet, të cilat edhe prokurori i relatori bëhen pjesë e fashikullit të gjykatës, do të vlerësohen nga gjykata për të shqyrtuar besueshmërinë e personit që është pyetur (Artan Tafani).

The post Seanca në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, përplasje mes të akuzuarve, Tafani: Ai më mori në qafë appeared first on Albeu.com.

Juventusi synon tri goditje me parametra zero në qershor, mes tyre dhe Bernardo Silva

By: admin
4 February 2026 at 15:45

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë që tani për futbollistë, të cilët mund të firmosin menjëherë, duke qenë se kontrata me klubin aktual u skadon në qershor. Dhe janë tri goditjet e kësaj natyre që mund të bëhen nga bardhezinjtë.

Emrat në bllokun e Comolli janë ata të Çelik, anësorit të djathtë të Romës, Marcos Senesi, mbrojtësit qendror argjentinas që është në fund kontrate me Bournemouth, si dhe Bernardo Silva, mesfushori i njohur portugez i Manchester City. Ky i fundit do të garantonte fantazi dhe eksperiencë në mesfushën e Juventusit.

Nëse klubi torinez arrin të firmosë me këta lojtarë, atëherë grupi në dispozicion të trajnerit Spalletti do të ishte i kompletuar, me alternativa të mira edhe në stol. Okazione të tilla në fakt synohen edhe nga klube të tjera, kështu që mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën.

The post Juventusi synon tri goditje me parametra zero në qershor, mes tyre dhe Bernardo Silva appeared first on Albeu.com.

Rama replikon me Klodiana Lalën për Shoqatën e Prokurorëve: S’e thumbova, por ilustrova moshën e njomë të saj! Gazetarja: Sapo gënjeu sërish mbreti…

By: V K
4 February 2026 at 15:24

Kryeministri Edi Rama, është përfshirë në një tjetër diskutim me gazetaren Klodiana Lala, pas një deklarate të bërë për Shoqatën e Prokurorëve për debatin e krijuar për çështjen e rritjes së pagave të gjyqtarëve.

Në reagimin e tij, kryeministri thoshte se Shoqata e Prokurorëve, që paska treguar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve ishte “ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim”.

Gazetarja Lala, nxorri një dokument që tregonte se shoqata në fjalë ishte e regjistruar. Reagimin e saj e shoqëronte edhe me një koment ku shkruante: “Sapo gënjeu sërish mbreti lakuriq!”.

 

 

Në replikë të kësaj, kryeministri shkroi sërish në rrjetin social X, duke thënë se ka shkruar që “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”, dhe duke shtuar se nuk ka pasur qëllim t’i thumbojë por të ilustrojë moshën e njomë të shoqatës.

Sipas tij, regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, por “duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur”.

Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë.

Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit”, – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur.

Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”.

Gazetarja reagoi menjëherë, duke shkruar: “Hap pozitiv…Më në fund pranoi se gënjeu”.

 

The post Rama replikon me Klodiana Lalën për Shoqatën e Prokurorëve: S’e thumbova, por ilustrova moshën e njomë të saj! Gazetarja: Sapo gënjeu sërish mbreti… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Neda Balluku vjen me një mesazh të fortë për Ogrenin pas ndarjes: Ti çfarë burri je?

By: V K
4 February 2026 at 15:17

Ish-konkurrentja e “Big Brother”, pas ndarjes së bujshme nga ish-bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, Neda Balluku është rikthyer në vëmendjen e publikut me një mesazh të fortë, i cili po interpretohet gjerësisht si një reagim i heshtur ndaj gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre gjatë kësaj periudhe.

Teksti i shfaqur në ekran ne foton qe ajo ka publikuar në Instagram dhe më pas e ka fshirë, ishin rreshtat: “Se çfarë është një burrë i vërtetë e di çdo grua. Ti çfarë burri je”?

Kjo duket si një përgjigje pas akuzave që ish-bashkëshorti i bëri dhe vjen në një kohë kur marrëdhënia mes dy ish-partnerëve ka kaluar nga kriza familjare në një përplasje të hapur ligjore.

Sipas raportimeve në media, pas divorcit, Ogren Balluku, ka depozituar në gjykatë një kërkesë për urdhër-mbrojtje ndaj Nedës, duke pretenduar ushtrim dhune verbale dhe psikologjike, si dhe sjellje të papërshtatshme gjatë konflikteve mes tyre.

Pretendimet e tij lidhen me disa episode tensioni që sipas tij, kanë ndodhur pas ndarjes dhe në prani të fëmijëve.

Ndërkohë, çështja vijon të jetë në shqyrtim nga organet e drejtësisë, ndërsa historia e tyre mbetet një nga më të komentuarat në median rozë.

 

The post FOTO/ Neda Balluku vjen me një mesazh të fortë për Ogrenin pas ndarjes: Ti çfarë burri je? appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja zonat më të prekura

By: V K
4 February 2026 at 14:53

Pasdite e kësaj të mërkure dhe ditës se neserme, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Sipas IGJEO, në 24 orët në vijim, reshje të dobëta priten edhe në qarqet e tjera.

Temperaturat do të pësojnë ulje ditën e enjtes me gati 3 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të jenë 1 gradë, ndërsa ato maksimale jo më shumë se 15 gradë Celsius.

Ndaj, në lartësitë mbi 1 mijë m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, jo vetëm në Veri, por edhe në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Shqetësuese pritet të jetë parametri i erës, sidomos në Jug dhe në bregdet, ku era do të fryjë mesatare deri e fortë.

Lundrimi i anijeve të vogla dhe ato të peshkimit vijojnë të jenë të pezulluara. Dhe, sipas kushteve atmosferike, kjo gjendje do të vijojë deri të enjten, kur edhe era pritet të reduktohet në det të hapur.

The post Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, IGJEO: Ja zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

Selin i drejtohet Gimbos: Nëse nuk ke ndjenja për mua, ma thuaj, epërjetoj aq shumë sa…

By: V K
4 February 2026 at 14:49

Pas klipit në prime për marrëdhënien Miri-Selin, banori i cili Selin ka pasur afrimitet këto ditë, Gimbo duket se është mërzitur me të.

“Gimbo mund të dalë”,-ishte fraza që duket se e ka mërzitur banorin, dhe për këtë kanë diskutuar pas spektaklit të mbrëmshëm.

Gjatë diskutimit, Selin i thotë që nëse ai nuk ka ndjenja për të, të shprehet haptazi.

Selin: Je mërzitur se po ridiskutohej një marrëdhënie me një person që unë e kisha sqaruar 1000 herë. Dhe unë do kisha shkuar dhe do kisha thënë o Gimbo nëse ti për mua nuk ke ndonjë ndjenjë dhe Selini të vjen të thotë ‘o Gimbo po ti a ke ndjenja për Selinin’, mos e lër të hapur thuaj jo, nuk kam.

Gimbo: Kjo është Selin.

Selin: Unë nuk jam budallaqe një, dhe e dyta  nuk i jap mënd dikujt tjetër dot.

Gimbo: Kështu e ke të sigurt, fol fol.

Selin: Dhe e treta e kam diskutuar aq shumë herë për të qenë unë e drejte me veten time saqë në thonjëza unë me veten time jam okej se unë njëkohësisht e mendoj aq shumë dhe e përjetoj aq shumë saqë shpesh herë vihem në shumë pikëpyetje Gimbo.

Gimbo: Shumë është diskutuar kjo gjë Selin.

The post Selin i drejtohet Gimbos: Nëse nuk ke ndjenja për mua, ma thuaj, epërjetoj aq shumë sa… appeared first on Albeu.com.

Ish-zv ministrja e jashtme Silda Çepe emërohet drejtoresha e re e IdentiTek

By: V K
4 February 2026 at 14:23

Ministria e Punëve të Brendshme, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Motivet e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike, duke lënë vend për spekulime në lidhje me shkakun e këtij ndryshimi.

Halilaj ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së IdentiTek që prej nëntorit 2024, duke pasuar në këtë post Loina Prifti.

Ndërkohë, pas shkarkimit të Halilajt, postin e drejtoreshës së IdentiTek e ka marrë Silda Çepe Anagnosti, e cila më parë ka mbajtur detyrën e zv.ministres së Jashtme.

The post Ish-zv ministrja e jashtme Silda Çepe emërohet drejtoresha e re e IdentiTek appeared first on Albeu.com.

Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi…

By: V K
4 February 2026 at 13:49

Dosja hetimore mbi një procedurë prokurimi në KESH, ka zbuluar se dy muaj përpara tenderit me vlerë rreth 700 mijë euro, disa zyrtarë të lartë të energjisë nisën bisedimet për paracaktimin e tij.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Ora News, pjesë e grupit të komunikimit kanë qenë Benet Beci, atëherë Administrator i KESH, Ervis Berberi, drejtori i Agjencisë së Energjisë dhe Eficencës, si dhe Adela Ruko dhe Dritan Dakoli.

Sipas dosjes hetimore, biseda e parë bëhet me datën 29.10.2019, ora 18:47:59; shtetasi Evis Berberi i ka dërguar shtetasit Benet Beci, me detyrë Administrator i KESH, SMS me tekstin: “Përshëndetje Visi, jam nesër kur mund të takohemi”.

Ndërsa rezulton se shtetasi Benet Beci, e ka telefonuar shtetasin Evis Berberi në aplikacionin “WhatsApp” ditën e nesërme.

Pasi Beci ka komunikuar me Berberin, ky i fundit ka biseduar me Dritan Dakolin, e ndërsa me anë të një mesazhi Dakoli i thotë Benet Becit: “U nisa për 10 min besoj se jam aty”.

Sipas burimeve, ka dyshime se mes Becit, Dakolit dhe Berberit, të jetë zhvilluar një takim ku tema e diskutimit ka qenë pikërisht tenderi në fjalë.

Kjo përforcohet edhe më shumë pasi më 31 tetor Dritan Dakoli, i ka dërguar Evis Berberi materialin në formatin “Word” me emërtimin “Kërkesat për kualifikim CMA – masterplan KESH”.

Ky material është i njëjtë me materialin që një ditë më pas, në datën 01.11.2019, Evis Berberi ia ka përcjellë shtetasit Benet Beci.

Në këtë dokument gjendet drafti i kritereve të përgjithshme të kualifikimit dhe kritereve të veçanta të kualifikimit, kritere të cilat janë përdorur më pas në procedurën e prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

Menjëherë sapo i ka përcjellë shtetasit Benet Beci dy materialet e mësipërme, i ka dërguar mesazhet shtetasit Benet Beci me tekst: “Kërkesat janë paraprake. Se pret ca detaje nga Harvard”.

Benet Beci, i është përgjigjur me dy SMS, ku njëri rezulton i fshirë dhe nuk evidentohet përmbajtja, ndërsa tjetri ka tekstin: “Ok flm Visi”.

Në datën 07.11.2019, Dritan Dakoli, i dërgon shtetasit Evis Berberi materialin me emërtimin “Electricity Workstream Deliverables 2019-2020” me tekstin: “Harvardi për KESH. Më thanë, hidhi një sy. I thashë, këtë e kanë bërë profesorët, çfarë mund të themi ne të shkretët me dy klas shkollë”?

Evis Berberi i përgjigjet me SMS me tekstin:Hahaha, kush ta çoi”.

Dritan Dakoli i shkruan shtetasit Evis Berberi tekstin:Ai cuni Harvardit. Me atë që flasim”.

Këtij mesazhi, shtetasi Evis Berberi i përgjigjet me tekstin:Ok super, po ja nis”.

Në datën 18.11.2019, Dritan Dakoli i dërgon Evis Berberi mesazhin me tekstin:Sqiten gjo cunat e KESH”, ndërsa shtetasi Evis Berberi i kthen përgjigjen: “Të them unë, po e bëjnë gati”. /OraNews

The post Tenderi 700 mijë € i KESH, zbardhen SMS-të e Becit me Berberin: S’qitën gjo çunat, presim nga Harvardi… appeared first on Albeu.com.

Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë

By: V K
4 February 2026 at 13:22

Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar një procedim penal për veprën penale të evazionit fiskal ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Sipas Prokurorisë, procedimi është regjistruar mbi dyshimet për tregtim mallrash pa fatura tatimore. Pas autorizimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare në Tiranë.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa dokumentacion tatimor, shuma parash në vlerën rreth 13 milionë lekë, si dhe dokumente shoqëruese.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë regjistron procedimin penal nr.156, viti 2026, për veprën penale të evazionit fiskal, të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Pas lejimit nga gjykata, me kërkesë të organit procedues, si rrjedhojë u ushtruan kontrolle në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet.

Deri më tani, nga kontrollet janë sekuestruar sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura tatimore, 13 milionë lekë, si dhe dokumentacion shoqërues, prova që sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, tregojnë paligjshmëri në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shitësve realë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme.

The post Hetime ndaj subjekteve postare, procedim penal për evazion fiskal, sekuestrohen 13 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

❌
❌