Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore! Dënime më të ashpra për shkaktarët dhe rishikim të vendimeve gjyqësore
31 January 2025 at 18:15
Qindra njerëz kanë protestuar të premten pasdite në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar drejtësi për viktimat e aksidenteve rrugore, dënime më të ashpra për shkaktarë, si dhe rishikimin e vendimeve gjyqësore. Protesta, në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup, vjen pasi një vajzë 22-vjeçare u godit për vdekje nga një veturë në një vendkalim