❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Revista Monitor

SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë

14 January 2026 at 19:30

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të mërkurën se do të pezullojë përpunimin e vizave të emigrimit për shtetasit e 75 vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë, qytetarët e të cilave vlerësohet se kanë gjasa të përfitojnë ndihmë publike gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit, i drejtuar nga Sekretari Marco Rubio, bĂ«ri tĂ« ditur se u ka kĂ«rkuar zyrtarĂ«ve konsullorĂ« tĂ« ndalojnĂ« shqyrtimin e aplikimeve pĂ«r viza emigrimi nga vendet e prekura, nĂ« pĂ«rputhje me njĂ« urdhĂ«r mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« nxjerrĂ« nĂ« muajin nĂ«ntor, i cili ashpĂ«rson rregullat pĂ«r emigrantĂ«t potencialĂ« qĂ« mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« “barrĂ« pĂ«r fondet publike” nĂ« SHBA.

Pezullimi, i cili do të hyjë në fuqi më 21 janar, nuk do të zbatohet për aplikantët që kërkojnë viza jo-emigrimi, përfshirë vizat e përkohshme turistike ose të biznesit.

“Administrata Trump po i jep fund abuzimit me sistemin e emigracionit tĂ« AmerikĂ«s nga ata qĂ« synojnĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga pasuria e popullit amerikan”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e Departamentit tĂ« Shtetit. “PĂ«rpunimi i vizave tĂ« emigrimit nga kĂ«to 75 vende do tĂ« pezullohet, ndĂ«rsa Departamenti i Shtetit rishikon procedurat e emigracionit pĂ«r tĂ« parandaluar hyrjen e shtetasve tĂ« huaj qĂ« do tĂ« pĂ«rfitonin nga ndihmat sociale dhe pĂ«rfitimet publike.”

Sipas raportimit të Fox News, lista e plotë e vendeve që preken nga pezullimi përfshin 75 shtete, mes tyre edhe disa nga Ballkani Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Lista e plotë e vendeve:

Afganistan, Shqipëria, Algjeria, Antigua dhe Barbuda, Armenia, Azerbajxhani, Bahamas, Bangladeshi, Barbados, Bjellorusia, Belize, Butani, Bosnje-Hercegovina, Brazili, Burma (Myanmar), Kamboxhia, Kameruni, Kepi i Gjelbër, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Irani, Iraku, Xhamaika, Jordania, Kazakistani, Kosova, Kuvajti, Kirgistani, Laosi, Libani, Liberia, Libia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Nepali, Nikaragua, Nigeria, Pakistani, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinet, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Tanzania, Tajlanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaji, Uzbekistani dhe Jemeni.

The post SHBA pezullon nga 21 janari përpunimin e vizave të emigrimit për 75 vende, përfshirë Shqipërinë appeared first on Revista Monitor.

IDC: Dërgesat e smartphone-ve rriten me 2.3% në tremujorin e katërt 2025

By: Mira Leka
14 January 2026 at 18:02

Apple është fituesi i qartë

 

Pas më shumë se 14 vitesh, Apple la pas Samsung si shitësi i parë i smartphone-ve në botë.

Sipas të dhënave paraprake të International Data Corporation (IDC), në tremujorin e katërt 2025 u shitën në total 336.3 milionë smartphone, me rritje 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Apple udhëhoqi klasifikimin me 81.3 milionë dërgesa në këtë periudhë dhe një pjesë të tregu global prej 24.2%.

Kompania Apple, me seli në Cupertino, përfitoi nga suksesi i telefonave të serisë iPhone 17, duke arritur të ardhurat e saj më të larta tremujore të të gjitha kohërave dhe rritjen e saj më të mirë të tremujorit të katërt që nga viti 2021.

Edhe pse ra në vendin e dytë, Samsung e mbylli vitin me ecuri pozitive, me 61.2 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 18.2%. Marka koreane regjistroi një rritje vjetore mbresëlënëse më shumë
se 18% – rritja mĂ« e lartĂ« se çdo markĂ« nĂ« 5 vendet e para.

Xiaomi renditet e treta, me 37.8 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 11.2%, kurse vivo (27 milionë) dhe Oppo (26.9 milionë) ndajnë vendin e katërt.

Pavarësisht mungesës së vazhdueshme të chip-ave të memories dhe një viti të karakterizuar nga paqartësi ekonomike, si tarifat dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, tregu global i telefonave inteligjentë regjistroi një rritje prej 1.9%. Rritja e qëndrueshme në segmentin premium u shoqërua nga kërkesa e fortë e konsumatorëve e nxitur nga rritjet e pritura të çmimeve.

Duke parë statistikat vjetore, në vitin 2025 u shitën në total 1.26 miliardë smartphone dhe Apple ishte përsëri kompania fituese. Kompania me seli në Cupertino arriti rekordin prej 247.8 milionë dërgesash në këtë periudhë, me një pjesë tregu global prej 19.7%. Me fjalë të tjera, 1 në 5 telefona të dërguar në vitin 2025 ishte iPhone.

Samsung renditet në vendin e dytë me 241.2 milionë dërgesa dhe një pjesë tregu prej 19.1%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 7.9%.

Xiaomi arriti 165.3 milionë dërgesa, ndërsa vivo dhe Oppo kontribuan secila me pak më shumë se 8 milionë dërgesa.

Duke parĂ« pĂ«rpara, 2026 pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« perspektivĂ« tĂ« ndryshme pĂ«r tregun e smartphone-ve, me mungesĂ«n e vazhdueshme tĂ« chip-ave tĂ« memories, e cila pritet t’i tronditĂ« rĂ«ndĂ« zinxhirĂ«t e furnizimit. Tregu pritet tĂ« pĂ«sojĂ« rĂ«nie, ndĂ«rsa çmimet e telefonave inteligjentĂ« do tĂ« rriten nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme. / GSMArena

The post IDC: Dërgesat e smartphone-ve rriten me 2.3% në tremujorin e katërt 2025 appeared first on Revista Monitor.

Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë

By: Mira Leka
14 January 2026 at 16:56

Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale ka rikujtuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.

Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, njoftojnë tatimet.

Paga minimale u rrit me vendim qeveria nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë, ose 10 mijë lekë më shumë.

Rritja e pagës minimale çon automatikisht dhe në rritjen e pagës maksimale.

Që nga mesi i vitit 2023, Paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi. Si rrjedhojë, edhe paga maksimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 186,416 lekë.

Lexoni edhe: Lehtësimi për bizneset; Paga maksimale do rritet në vlerë aq sa rritet paga minimale, jo më me të njëjtën përqindje

Ky ishte një lehtësim për punëdhënësit dhe punëmarrësit me paga të larta pasi deri në vitin 2023, paga maksimale rritej me të njëjtën përqindje që rritej ajo minimale, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Kjo është hera e parë që paga maksimale rritet në vlerë po aq sa ndryshoi dhe ajo minimalja dhe jo në përqindje.
Në prill 2023, kur paga minimale u rrit nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, apo me 17.6%. pas rritjes së pagës minimale, nga qershor u rrit dhe ajo maksimale po me 17.6%, nga 149,954 lekë në 176,416 lekë.

Pra, ndërsa paga minimale në vlerë u rrit me 6 mijë lekë, ajo maksimale u rrit me rreth 26.5 mijë lekë, duke rënduar ndjeshëm si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit.

Që nga ajo kohë paga minimale nuk ishte rishikuar dhe ky është ndryshimi i parë, kur po zbatohet dhe formula e re.

The post Tatimet njoftojnë pagat e reja minimale e maksimale, ndryshimi që po zbatohet për herë të parë appeared first on Revista Monitor.

Aplikantët për punë po e fitojnë garën e IA kundër rekrutuesve

By: Megi Dumi
14 January 2026 at 15:36

Kompanitë po përballen me një valë aplikimesh të gjeneruara nga chatbot-ët

Shumë rekrutues të mbingarkuar e pritën me gëzim daljen e ChatGPT-së. Më në fund, një mjet që mund të lehtësonte hartimin e përshkrimeve të vendeve të punës, planifikimin e intervistave dhe refuzimin e kandidatëve.

Por, si pushuesit e lumtur në plazh që nuk e shohin cunamin që po afrohet, ata nuk e parashikuan çfarë do të pasonte: një valë gjigante aplikimesh të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA).

Numri i aplikimeve që dërgon mesatarisht një kandidat është rritur me 239% që nga dalja e ChatGPT-së në vitin 2022, sipas të dhënave globale të mbledhura nga Greenhouse, një kompani softuerësh për menaxhimin e aplikimeve.

Shërbime me pagesë si LazyApply dhe aiApply u lejojnë kandidatëve të aplikojnë edhe kur flenë, duke përshtatur në mënyrë perfekte CV-të dhe letrat e motivimit.

IA ka lehtësuar madje edhe infiltrimin e kompanive nga spiunë apo mashtrues. Muajin e kaluar, Amazon bllokoi 1,800 aplikime nga shtetas të Koresë së Veriut që po aplikonin për punë IT në distancë. Sipas parashikimit të Gartner, deri në vitin 2028, një në katër profile kandidatësh mund të jetë i rremë.

Përballë kësaj përmbytjeje, rekrutuesit po reagojnë në mënyra të ndryshme. Disa u kërkojnë me mirësjellje kandidatëve të mos përdorin chatbot-ë.

Anthropic dhe Mastercard, për shembull, kërkojnë që letrat motivuese të mos jenë plotësisht të gjeneruara nga IA.

Të tjerë po vendosin kufij për numrin e aplikimeve që mund të bëjë një individ. OpenAI, për shembull, i kufizon kandidatët në maksimum pesë aplikime brenda gjashtë muajve.

Ndërkohë, kompanitë po përshpejtojnë përdorimin e IA-së për të filtruar malin në rritje të CV-ve. Dy të tretat e rekrutuesve planifikojnë të rrisin përdorimin e teknologjisë për intervista paraprake, sipas LinkedIn.

Shumë përdorin IA për të përzgjedhur aplikimet që përputhen me kriteret, edhe pse kompani si KPMG theksojnë se vendimet përfundimtare merren nga njerëzit.

Modelet e IA-së mund të sugjerojnë edhe kandidatë për role të tjera, por koha për të plotësuar vendet vakante është ulur vetëm pak që nga viti 2021.

Sipas Robert Newry, bashkëthemelues i Arctic Shores, rekrutuesit janë strukturalisht në disavantazh.

KandidatĂ«t nuk shqetĂ«sohen pĂ«r ligjet kundĂ«r diskriminimit apo mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave dhe nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r miratim nga eprorĂ«t apo IT-ja. “NĂ« garĂ«n e armĂ«ve mes jush dhe kandidatit, ju do tĂ« humbni,” thotĂ« ai.

Në afat më të gjatë, IA mund ta ndryshojë rrënjësisht rekrutimin.

Kompanitë mund të mbështeten më shumë te detyra që nuk mund të kopjohen në chatbot-ë, si puzzle vizuale, ose te identifikimi i kandidatëve para se ata të aplikojnë.

LinkedIn tashmĂ« ka lançuar njĂ« “Asistent PunĂ«simi”, ndĂ«rsa startup-e si Juicebox automatizojnĂ« kĂ«rkimin e talenteve.

Deri atëherë, rekrutuesit do të duhet të notojnë në një det CV-sh të lëmuara në mënyrë të dyshimtë, në kërkim të kandidatit ideal. / Economist, Shqip.al

The post Aplikantët për punë po e fitojnë garën e IA kundër rekrutuesve appeared first on Revista Monitor.

Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve në emër të bankave në Kosovë

14 January 2026 at 15:01

Mashtrimet digjitale po marrin hov edhe në Kosovë. Përmes mesazheve SMS që shfaqen si njoftime nga bankat, qytetarëve po u kërkohen të dhëna financiare dhe personale, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rritje të rasteve dhe kërkojnë kujdes maksimal.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët për një valë të re mashtrimesh që po qarkullon përmes mesazheve SMS në emër të bankave komerciale, duke synuar vjedhjen e të dhënave bankare dhe financiare të klientëve.

KĂ«to fushata mashtruese, tĂ« njohura ndryshe si “phishing”, janĂ« shtuar ndjeshĂ«m gjatĂ« muajve tĂ« fundit, veçanĂ«risht nĂ« dhjetor 2025 dhe janar 2026, duke pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n nĂ« trendin global tĂ« kĂ«tij fenomeni.

Sipas njoftimit të BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten si komunikime të rreme nga bankat komerciale dhe zakonisht përmbajnë kërkesa urgjente për verifikim ose përditësim të të dhënave bankare, shoqëruar me lidhje (linke) të dyshimta.

Klikimi në këto lidhje mund të çojë në faqet e krijuara që imitojnë pamjen zyrtare të bankave, përmes të cilave mashtruesit mund të marrin të dhënat e kartelave, PIN-at, fjalëkalimet apo kodet e konfirmimit që klientët përdorin për qasje në llogaritë e tyre.

BQK ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ka këshilluar qytetarët që të mos ndajnë asnjëherë të dhënat personale ose financiare përmes SMS-ve, telefonatave apo email-eve, duke theksuar se asnjë bankë nuk kërkon këto informacione në këtë mënyrë. Po ashtu, qytetarët këshillohen të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos vendosin të dhëna bankare në faqe të panjohura dhe të përdorin vetëm aplikacionet dhe platformat zyrtare të bankave. BQK thekson rëndësinë që klientët të aktivizojnë njoftimet automatike për çdo transaksion dhe të kontrollojnë rregullisht historinë e pagesave, në mënyrë që të identifikojnë menjëherë ndonjë aktivitet të dyshimtë.

NĂ« rast se njĂ« qytetar pranon njĂ« mesazh tĂ« tillĂ«, BQK kĂ«rkon qĂ« ai tĂ« raportojĂ« menjĂ«herĂ« te banka pĂ«rkatĂ«se ose te institucionet financiare pĂ«rkatĂ«se. “Mos u mashtroni dhe tregoni kujdes pĂ«r sigurinĂ« tuaj online”, thuhet nĂ« apelin e kĂ«tij institucioni.

Edhe Shoqata e Bankave të Kosovës ka konfirmuar një rritje të ndjeshme të rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke theksuar se ky fenomen është bërë më i përhapur sidomos gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar.

“GjatĂ« muajit dhjetor 2025 dhe muajit janar 2026 Ă«shtĂ« vĂ«rejtur njĂ« ngritje e numrit tĂ« mashtrimeve me SMS globalisht, dhe ky fenomen ka pĂ«rfshirĂ« edhe KosovĂ«n. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, bankat nĂ« vazhdimĂ«si bĂ«jnĂ« thirrje publike pĂ«r mĂ« shumĂ« kujdes ndaj kĂ«tyre mashtrimeve”, thuhet nĂ« reagimin e SHBK-sĂ«.

Sipas Shoqatës, parandalimi i këtyre rasteve mbështetet kryesisht në ndërgjegjësimin e klientëve dhe në reagimin e shpejtë të institucioneve financiare.

“Masa mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme preventive Ă«shtĂ« qĂ« klientĂ«t tĂ« jenĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si paraqiten mesazhet mashtruese dhe tĂ« praktikojnĂ« komunikim tĂ« sigurt, duke mos shpalosur asnjĂ«herĂ« tĂ« dhĂ«na personale, pasi bankat nuk i kĂ«rkojnĂ« kĂ«to informacione nĂ« asnjĂ« rast”.

Shoqata ka bërë të ditur se të gjitha bankat në Kosovë kanë krijuar mekanizma të posaçëm raportimi dhe reagimi emergjent. Bankat ofrojnë kanale kontakti 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, që u mundësojnë klientëve të raportojnë rastet e dyshimta dhe të bllokojnë menjëherë llogaritë për të parandaluar dëme të mëtutjeshme. Megjithatë, SHBK ka theksuar se në rastet kur klienti ka shpalosur të dhënat personale dhe ka autorizuar vetë një transaksion, rikuperimi i mjeteve të humbura është i kufizuar dhe shpesh i pamundur, pasi transaksioni konsiderohet i autorizuar.

Raste konkrete të mashtrimeve tashmë janë regjistruar në vend, përfshirë një grua nga Prishtina që humbi mijëra euro pasi përditësoi të dhënat e saj bankare në një link të dërguar përmes SMS-it, i cili rezultoi i rremë. Ky është vetëm një prej disa rasteve që ilustrojnë rreziqet e larta që paraqet mungesa e kujdesit gjatë përdorimit të shërbimeve digjitale.

Shoqata apelon qĂ« qytetarĂ«t tĂ« jenĂ« veçanĂ«risht tĂ« kujdesshĂ«m ndaj çdo komunikimi qĂ« kĂ«rkon tĂ« dhĂ«na personale, si PIN, fjalĂ«kalime, kode verifikimi apo tĂ« dhĂ«na tĂ« kartelave. “Bankat nuk kĂ«rkojnĂ« kurrĂ« tĂ« dhĂ«na konfidenciale pĂ«rmes mesazheve, email-eve apo rrjeteve sociale”, thuhet nĂ« njoftim.

 

The post Rriten rastet e mashtrimeve përmes SMS-ve në emër të bankave në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

BKT drejtoi panelin “anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE’’ nĂ« forumin e Financial Times

14 January 2026 at 14:46

Forumi për Evropën Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Financial Times, u rikthye në Vjenë më 13 dhe 14 janar për edicionin e tij të 31-të, duke mbledhur ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, banka lidere, korporata dhe investitorë globalë. Forumi shërben për të ndërlidhur aktorët kryesorë, për të shkëmbyer ide dhe për të formësuar drejtimin e financimit dhe investimeve në të gjithë rajonin e EQL-së.

NĂ« kĂ«tĂ« platformĂ« prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare, Banka KombĂ«tare Tregtare organizoi pĂ«r herĂ« tĂ« gjashtĂ« njĂ« panel tĂ« dedikuar pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«. KĂ«tĂ« vit tema e diskutimit ishte “AnĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE: A Ă«shtĂ« sistemi financiar gati?”, duke riafirmuar rolin e saj si njĂ« zĂ« institucional kyç i ShqipĂ«risĂ« nĂ« arenĂ«n financiare ndĂ«rkombĂ«tare. PĂ«rmes kĂ«tij organizimi, BKT vepron si njĂ« urĂ« e rĂ«ndĂ«sishme lidhĂ«se mes ShqipĂ«risĂ« dhe tregjeve globale, duke mbĂ«shtetur axhendĂ«n e integrimit evropian tĂ« vendit, duke nxitur dialogun me investitorĂ« dhe institucione ndĂ«rkombĂ«tare dhe duke pozicionuar ShqipĂ«rinĂ« si njĂ« destinacion investimi i besueshĂ«m dhe konkurrues.

Paneli i diskutimit u moderua nga z. Seyhan Pencablıgil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit të BKT-së, me pjesëmarrjen e z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe znj. Adela Xhemali, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

NĂ« fjalĂ«n e tij hapĂ«se, z. Pencablıgil theksoi se viti 2025 shĂ«noi njĂ« pikĂ« kthese pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, duke e cilĂ«suar atĂ« si “Viti i Integrimit”, njĂ« vit nĂ« tĂ« cilin vendi kaloi me vendosmĂ«ri nga faza e pĂ«rgatitjes nĂ« pĂ«rafrimin praktik me Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi dy momente kyçe me rëndësi strategjike: hapjen e të 33 kapitujve të negociatave të BE-së dhe anëtarësimin zyrtar të Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) në tetor 2025. Sipas z. Pencablıgil, këto zhvillime tregojnë se sistemi financiar shqiptar nuk është më vetëm në proces konvergjence me Evropën, por tashmë po operon brenda infrastrukturës financiare evropiane.

Guvernatori z. Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, duke theksuar rëndësinë e investimeve të huaja direkte në mbështetje të rritjes ekonomike. Ai u ndal gjithashtu në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke theksuar se treguesit financiarë dëshmojnë për një sistem bankar të shëndetshëm, rezistent ndaj goditjeve dhe të aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në drejtim të modernizimit të infrastrukturës financiare ashtu edhe të avancimit të agjendës së integrimit evropian. Aderimi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), e pozicionon vendin tonë në të njëjtin nivel funksional me tregun evropian të pagesave.

Znj. Ibrahimaj theksoi rolin qendror të sektorit financiar në strategjinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE, duke vënë në pah fokusin e qeverisë në dixhitalizim, inovacion dhe rritjen e produktivitetit.

Ajo shpjegoi se Shqipëria po zbaton në mënyrë aktive Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke e përdorur atë si një instrument financiar dhe strategjik për të përshpejtuar konvergjencën me BE-në dhe për të tërhequr investime të huaja direkte me vlerë të lartë, veçanërisht në sektorët FinTech dhe ata të drejtuar nga inovacioni.

Në fjalën e saj, znj. Xhemali vuri në dukje rëndësinë kyçe të mbikëqyrjes së tregut financiar jobankar, në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian, si dhe nevojën për rritjen e standardeve të transparencës dhe forcimin e besimit institucional.

Ajo prezantoi për të pranishmit tre komponentët themelorë të kuadrit Solvency II, të cilët përfshijnë kërkesat sasiore lidhur me mjaftueshmërinë e kapitalit dhe aftësinë paguese, standardet për qeverisjen korporative dhe menaxhimin e rrezikut, si edhe detyrimet për raportim, publikim informacioni dhe transparencë. Zbatimi i këtij kuadri pritet të sjellë përgjegjësi dhe kërkesa të shtuara, si për autoritetin mbikëqyrës, ashtu edhe për subjektet që veprojnë në sektorin e sigurimeve.

Procesi i kalimit drejt këtij regjimi të ri mbikëqyrës është planifikuar të realizohet në disa etapa, duke përfshirë fazën përgatitore, miratimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore dhe rregullatore, si edhe zbatimin e plotë të tij.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri me një total aktivi prej rreth 8 miliardë dollarë në baza të konsoliduara grupi bankar në fund të dhjetorit 2025, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 850,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore. Grupi BKT përfshin Bankën Kombëtare Tregtare Kosovë me 25 degë dhe Institucionin e Parasë Elektronike BKT Pay.

NĂ« sajĂ« tĂ« performancĂ«s sĂ« saj tĂ« lartĂ« BKT Ă«shtĂ« vlerĂ«suar ndĂ«r vite me çmime tĂ« ndryshme prestigjioze si “Banka mĂ« e MirĂ« nĂ« ShqipĂ«ri” nga institucione tĂ« mirĂ«njohura nĂ« nivel kombĂ«tar dhe ndĂ«rkombĂ«tar si The Banker, Global Finance, Euromoney, Emea Finance, Finance Central Europe etj. VlerĂ«sime pozitive ka patur gjithashtu edhe nga agjenci tĂ« mirĂ«njohura vlerĂ«simi tĂ« kreditit si S&P Global Ratings dhe JCR Eurasia Rating apo banka korrespondente si Deutsche Bank. Aksionari i vetĂ«m i bankĂ«s Ă«shtĂ« Çalık Holding, themeluar nĂ« vitin 1981 nĂ« Stamboll qĂ« operon nĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m duke pĂ«rfshirĂ« atĂ« tĂ« energjisĂ«, ndĂ«rtimit, tekstileve, minierave dhe financĂ«s.

The post BKT drejtoi panelin “anĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE’’ nĂ« forumin e Financial Times appeared first on Revista Monitor.

Banka e mamit dhe babit: a e forcoi bumi i banesave pasurinë e trashëguar në Britani?

14 January 2026 at 14:38

PĂ«r brezin e tĂ« rinjve qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« ndĂ«rtojnĂ« jetĂ«n e tyre nĂ« kushtet ekonomike tĂ« sotme, strehimi Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« mekanizmin e heshtur pĂ«rmes tĂ« cilit trashĂ«gohet avantazhi, sipas njĂ« raporti tĂ« ri tĂ« Institutit pĂ«r Studime Fiskale tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar (Institute for Fiscal Studies – IFS).

Raporti pranon se, ndonëse pagat ose arsimi ndihmojnë, aftësia e prindërve për të mbështetur financiarisht vendin ku jetojnë fëmijët e tyre mund të ketë një ndikim të madh në perspektivat e tyre dhe, rrjedhimisht, në atë se sa mund të fitojnë.

Ekonomistët David Sturrock dhe Peter Levell këmbëngulin se bumi afatgjatë i çmimeve të banesave në Britani ka riformësuar lëvizshmërinë shoqërore duke forcuar rolin e pasurisë familjare në përcaktimin e mundësive të jetës, dhe duke e bërë më të vështirë për ata që nuk e kanë këtë rrjet sigurie.

“Kostot e strehimit po shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« barrierĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« rinjtĂ« pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« tregje pune me produktivitet tĂ« lartĂ« dhe zgjedhjet e banesĂ«s, vendndodhjes dhe karrierĂ«s sĂ« individit po pĂ«rcaktohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga sasia e mbĂ«shtetjes financiare qĂ« marrin nga familja”, thuhet nĂ« raport.

Pika e nisjes Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r ata qĂ« analizojnĂ« ekonominĂ« britanike. Çmimet e banesave u rritĂ«n me vrull qĂ« nga vitet 1990 e nĂ« vazhdim, veçanĂ«risht nĂ« LondĂ«r dhe Juglindje, ndĂ«rsa pronĂ«sia e banesave mes tĂ« rinjve ra.

Por pretendimi qendror i studimit nuk Ă«shtĂ« thjesht se strehimi u bĂ« mĂ« pak i pĂ«rballueshĂ«m. ËshtĂ« se rritja e çmimeve e shndĂ«rroi pasurinĂ« e pronave tĂ« prindĂ«rve nĂ« njĂ« faktor vendimtar qĂ« formĂ«son se ku jetojnĂ« tĂ« rinjtĂ«, çfarĂ« lloj punĂ«sh bĂ«jnĂ« dhe sa pasuri grumbullojnĂ« vetĂ«.

“Rritja e pasurisĂ« sĂ« banesave tĂ« prindĂ«rve shkakton transferta mĂ« tĂ« mĂ«dha pasurie drejt fĂ«mijĂ«ve tĂ« rritur, prindĂ«rit mĂ« tĂ« pasur i ndihmojnĂ« fĂ«mijĂ«t e tyre tĂ« kapĂ«rcejnĂ« kufizimet e likuiditetit pĂ«r t’u zhvendosur nĂ« pjesĂ« tĂ« vendit me çmime tĂ« larta banesash.”

Studiuesit shtuan se të jetuarit në Londër po bëhet gjithnjë e më shumë një privilegj për ata që vijnë nga familje të pasura. Kjo, nga ana tjetër, u mundëson pasardhësve akses në punë më të mira dhe fitime më të larta.

Avantazhi i trashëguar

Këto vëzhgime kanë rëndësi sepse qëndrueshmëria e pasurisë është tashmë e lartë në Mbretërinë e Bashkuar sipas standardeve ndërkombëtare, me vendin që shfaq lëvizshmëri ndërbreznore të pasurisë dhe të të ardhurave më të ulët se mesatarja.

Raporti këmbëngul se bumi i banesave jo vetëm që e ka forcuar pabarazinë, por edhe ka përshpejtuar transmetimin tashmë ekzistues të avantazhit mes brezave.

Pa këtë bum, lidhja mes pasurisë së banesave të prindërve dhe asaj të fëmijëve do të kishte qenë dukshëm më e dobët, edhe pse historikisht e pranishme në Mbretërinë e Bashkuar.

“TĂ« kesh prindĂ«r qĂ« kanĂ« 100,000 paund mĂ« shumĂ« pasuri bruto nĂ« banesa bĂ«n qĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« tĂ« arrijĂ« rreth 15,000 paund mĂ« shumĂ« pasuri bruto nĂ« banesa nĂ« moshĂ«n 28 deri nĂ« 37 vjeç”, thuhet nĂ« raport.

Londra nuk është thjesht tregu më i shtrenjtë i banesave në Britani. Ajo është, në mënyrë thelbësore, edhe tregu i punës me të ardhurat më të larta në vend.

Duke lehtësuar kufizimet e depozitës përmes dhuratave ose transfertave, prindërit u mundësojnë fëmijëve të tyre akses në një rajon ku pagat, përparimi në karrierë dhe rrjetet profesionale janë më të fortat.

“Zhvendosja nĂ« LondĂ«r çon nĂ« rritje mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« tĂ« ardhurave. VlerĂ«sohet se rritja fillestare e tĂ« ardhurave e shkaktuar nga zhvendosja nĂ« LondĂ«r nga njĂ« zonĂ« me paga tĂ« ulĂ«ta Ă«shtĂ« 15%, duke u rritur nĂ« mbi 50% tetĂ« vjet mĂ« vonĂ«.”

Kjo ndikon edhe në llojet e karrierave që zgjedhin brezat më të rinj, veçanërisht nëse zhvendosja në një qytet më të shtrenjtë lidhet në mënyrë të pashmangshme me atë karrierë.

Të dhënat tregojnë se njerëzit nga familje më të pasura kanë më pak gjasa sesa bashkëmoshatarët e tyre më të pafavorizuar të punojnë në profesione të shkencës, inxhinierisë ose shëndetësisë jashtë Londrës. Ndërkohë, ata me prejardhje më të pasur kanë më shumë gjasa të punojnë në profesione krijuese si media, artet, dizajni, moda dhe sporti në Londër.

Hyn në lojë edhe gjinia

Efekti është veçanërisht i theksuar për burrat, ku pasuria e banesave të prindërve rrit gjasat për të hyrë në profesione me të ardhura shumë të larta në Londër.

Për gratë, efektet janë më të përziera, duke reflektuar si efektet mbi të ardhurat ashtu edhe vendimet për ofertën e punës.

“Burrat me diplomĂ« universitare qĂ« zhvendosen fitojnĂ« mesatarisht 10% mĂ« shumĂ« sesa ata qĂ« nuk zhvendosen, duke kontrolluar pĂ«r karakteristikat e prejardhjes dhe pĂ«r universitetin e ndjekur dhe fushĂ«n e studimit. PĂ«r gratĂ«, diferenca Ă«shtĂ« 4%.”

AftĂ«sia pĂ«r t’u zhvendosur dhe pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« shtrenjtĂ« mund tĂ« ndikojĂ« madje edhe nĂ«se njĂ« burrĂ« ose grua me arsim universitar pĂ«rfundon nĂ« njĂ« kategori me tĂ« ardhura tĂ« larta, pĂ«rkundrejt kategorisĂ« sĂ« mesme ku mund tĂ« jetĂ« rritur.

“PĂ«r burrat, pasuria prindĂ«rore shkakton njĂ« largim nga tĂ« ardhurat nĂ« mesin e shpĂ«rndarjes sĂ« fitimeve. Ka njĂ« rritje prej 1.5 pikĂ« pĂ«rqindjeje tĂ« probabilitetit pĂ«r tĂ« fituar mbi njĂ« nivel qĂ« pĂ«rcakton 20% mĂ« tĂ« lartin e tĂ« ardhurave. Kjo rritje e probabilitetit pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« krye pothuajse tĂ«rĂ«sisht shpjegohet nga rritja e probabilitetit pĂ«r tĂ« fituar nĂ« njĂ« nivel qĂ« e vendos individin nĂ« 5% mĂ« tĂ« lartin”, thuhet nĂ« raport.

Mes grave, pasuria e banesave tĂ« prindĂ«rve nuk rrit gjasat pĂ«r t’u pozicionuar nĂ« majĂ« tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« tĂ« ardhurave. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, ajo rrit lehtĂ« gjasat pĂ«r tĂ« dalĂ« fare nga puna e paguar ose sjell njĂ« zhvendosje tĂ« vogĂ«l larg tĂ« ardhurave tĂ« nivelit tĂ« mesĂ«m. / Euronews

The post Banka e mamit dhe babit: a e forcoi bumi i banesave pasurinë e trashëguar në Britani? appeared first on Revista Monitor.

Projektligj i ri për donacionet e sponsorizimet, Regjistër Kombëtar te Tatimet, akses për të gjithë

14 January 2026 at 14:34

Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet që synon të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 1994 të rishikuar ndër vite.

Ministri i Shtetit per Administraten Publike dhe Antikorrupsionin në bashkëpunim me Ministrin për Turizmin, Kulturën dhe Sportin hodhën këtë draft për konsultim ku sipas relacionit që e shoqëron nënvizohet se në fokus është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në rastet e donacioneve.

“Projektligji pĂ«r donacionet dhe sponsorizimet Ă«shtĂ« njĂ« ligj kuadĂ«r qĂ« synon tĂ« rrisĂ« transparencĂ«n dhe llogaridhĂ«nien e organeve publike kur pranojnĂ« donacione dhe sponsorizime, si dhe tĂ« nxisĂ« sponsorizimet nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« fusha qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« interes publik.

NĂ« lidhje me organizatat jofitimprurĂ«se, me qĂ«llim mbrojtjen e interesit publik, projektligji ka njĂ« fokus mĂ« tĂ« ngushtĂ«, duke pĂ«rcaktuar rregulla vetĂ«m nĂ« rastin e lidhjes sĂ« kontratave tĂ« sponsorizimit dhe nuk prek donacionet apo grantet qĂ« organizatat jofitimprurĂ«se mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ«. I njĂ«jti parim vlen edhe kur pĂ«rfitues janĂ« organizatat sportive, shoqĂ«ritĂ« sportive, subjektet tregtare nĂ« fushĂ«n e prodhimit tĂ« filmit dhe industrisĂ« audiovizive, si dhe individĂ«t nĂ« fushĂ«n e kulturĂ«s, artit, sportit nĂ« rastet kur pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« nĂ« nivel ndĂ«rkombĂ«tar” thuhet nĂ« relacion.

I njëjti nënvizon fushat e zbatimit për donacionet dhe sponsorizimet e veprimtarive publike të tilla si: shërbimet sociale dhe veprimtaritë humanitare në mbështetje të grupeve në nevojë; artin, kulturën dhe mbrojtjen e trashëgimisë; zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve; shëndetin publik dhe kujdesin shëndetësor; mbrojtjen e mjedisit dhe të klimës; sporti dhe edukimi fizik; shkenca, inovacioni dhe transformimi digjital; të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore.

“PavarĂ«sisht synimit pĂ«r tĂ« vendosur njĂ« kuadĂ«r tĂ« unifikuar rregullash pĂ«r organet publike nĂ« rastet e pranimit tĂ« donacioneve ose sponsorizimeve pĂ«r realizimin e veprimtarive me interes publik, projektligji parashikon shprehimisht se nuk zbatohet nĂ« rastet kur ligje tĂ« posaçme pĂ«rmbajnĂ« rregullime tĂ« ndryshme pĂ«r donacionet e organeve publike, si dhe pĂ«r donacionet qĂ« rrjedhin nga veprimtaria e institucioneve publike ndĂ«rkombĂ«tare. Po ashtu, pĂ«r shkak tĂ« rregullimeve tĂ« veçanta nga kuadri ligjor nĂ« fuqi, sindikatat dhe partitĂ« politike nuk janĂ« subjekte tĂ« kĂ«tij ligji. Nga ana tjetĂ«r, ky projektligj nuk krijon mbivendosje me kuadrin ligjor nĂ« fuqi pĂ«r pastrimin e parave, luftĂ«n kundĂ«r terrorizimit apo parandalimin e konfliktit tĂ« interesave. Ai pĂ«rforcon masat e integritetit dhe pĂ«rmban njĂ« sĂ«rĂ« rregullash qĂ« synojnĂ« tĂ« rrisin transparencĂ«n dhe besimin e qytetarĂ«ve te organet publike” thuhet nĂ« relacion.

Sipas draftit për herë të parë parashikohet që Shqipëria të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet. Ky regjistër do të jetë i aksesueshëm nga publiku në çdo kohë në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat që lidhen me donacionet dhe sponsorizimet e organeve publike.

Organet ligjzbatuese që kanë kompetenca në luftën kundër pastrimit të parave, korrupsionit dhe terrorizmit do të kenë akses të pakufizuar në Regjistër për të dhënat që lidhen si me organet publike ashtu edhe për subjektet e tjera përfituese të sponsorizimeve, donatorët e organeve publike dhe sponsorizuesit.

 

The post Projektligj i ri për donacionet e sponsorizimet, Regjistër Kombëtar te Tatimet, akses për të gjithë appeared first on Revista Monitor.

Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë

14 January 2026 at 14:28

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Bosnjë dhe Hercegovinë ranë me 12.5% në bazë vjetore në gjysmën e parë të vitit 2025, në kushtet e perspektivave të dobëta globale për investimet, njoftoi Agjencia për Promovimin e Investimeve të Huaja e vendit (FIPA).

Të dhënat paraprake nga Banka Qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës tregojnë se Investimet e Huaja Direkte, përfshirë fitimet e riinvestuara, arritën në 780.1 milionë marka (468.06 milionë dollarë amerikanë) nga janari në qershor, nga 891.5 milionë marka në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

FIPA tha se rënia pasqyron tendenca më të gjera globale. Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) ka paralajmëruar se fërkimet tregtare, rritja e pasigurisë ekonomike dhe politike, si dhe luhatjet në tregjet financiare kanë çuar në një tkurrje të fortë të aktivitetit investues global në fillim të vitit 2025.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, pjesëmarrja në kapital u rrit me 65.4% në bazë vjetore, duke arritur në 241.4 milionë marka, dhe përbënte 30.9% të flukseve totale, krahasuar me 16.4% një vit më parë. Fitimet e riinvestuara mbetën përgjithësisht të qëndrueshme në 458.7 milionë marka, ndërsa kapitali tjetër shënoi rënie të fortë.

Kroacia, Gjermania dhe Serbia ishin burimet më të mëdha të investimeve gjatë kësaj periudhe, ndërsa sektorët që tërhoqën flukset më të mëdha ishin shërbimet financiare, tregtia me pakicë dhe tregtia me shumicë.

FIPA theksoi se, ndonëse investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit 2025 ishin mbi mesataren 10-vjeçare, ato mbetën nën mesataren e pesë viteve të fundit dhe paralajmëroi se blerjet e kompanive me kapital të huaj nga investitorë vendas mund të ndikojnë negativisht në flukset e ardhshme të investimeve.

 

The post Investimet e Huaja Direkte ranë me 12.5% në Bosnjë dhe Hercegovinë appeared first on Revista Monitor.

Sejko: Monedha dixhitale kërkon qasje të kujdesshme

14 January 2026 at 14:19

Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, mori pjesĂ« nĂ« punimet e Forumit tĂ« Vendeve tĂ« EuropĂ«s Qendrore dhe Lindore (EQL), organizuar mĂ« 13–14 janar 2026 nga FT Live nĂ« VjenĂ«, Austri.

Ky forum i përvitshëm mbledh personalitete të spikatura nga akademia, ekonomia dhe sektori financiar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, me fokus të veçantë rajonin lindor dhe juglindor të Evropës.

Punimet e forumit u zhvilluan në disa panele dhe Guvernatori Sejko ishte i ftuar si folës në panelin e guvernatorëve të bankave qendrore të këtij rajoni. Temat e diskutuara në forum lidhen me kthimin te bazat e politikës monetare, normat e interesit dhe stabilitetin e çmimeve, goditjet nga ana e ofertës, financimin e gjelbër dhe rolin e politikës monetare, rreziqet klimatike, mbikëqyrjen bankare, pavarësinë e bankave qendrore, SEPA-n, përfshirjen financiare përmes bankingut digjital, si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

Në fjalën e tij, Guvernatori u ndal në tre çështje kryesore: kthimin te bazat e politikës monetare dhe menaxhimin e goditjeve nga ana e ofertës; rolin e politikës monetare në mbështetjen e financimit të gjelbër; si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

Ai theksoi se Banka e ShqipĂ«risĂ« arriti tĂ« pĂ«rballojĂ« me sukses goditjet inflacioniste tĂ« viteve 2022–2023, duke siguruar njĂ« kosto tĂ« ulĂ«t pĂ«r rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Politika monetare e ndjekur kontribuoi nĂ« ankorimin e pritjeve inflacioniste, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zhvillimet pozitive nĂ« turizĂ«m mbĂ«shtetĂ«n stabilitetin makroekonomik.

Në lidhje me financimin e gjelbër, Guvernatori nënvizoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për integrimin e rreziqeve klimatike dhe mjedisore në kuadrin mbikëqyrës, në përputhje me procesin e integrimit evropian, duke ruajtur njëkohësisht fokusin parësor te stabiliteti i çmimeve.

Sa i përket monedhës dixhitale, ai theksoi se Banka e Shqipërisë po ndjek një qasje të kujdesshme dhe të mirëanalizuar, duke vlerësuar kostot, përfitimet dhe parakushtet e nevojshme për një zbatim të suksesshëm, në një mjedis me zhvillime teknologjike.

Gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, Guvernatori theksoi rëndësinë e faktorëve vendas në përcaktimin e politikës monetare, si dhe nevojën për mbrojtjen e pavarësisë së bankave qendrore. Ai nënvizoi se procesi i integrimit evropian forcon kornizën institucionale dhe besueshmërinë e Bankës së Shqipërisë, duke garantuar stabilitetin afatgjatë ekonomik të vendit.

Gjatë punimeve të forumit, një vëmendje e veçantë iu kushtua Shqipërisë, përmes një tryeze të posaçme diskutimi, ku Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, duke theksuar rëndësinë e investimeve të huaja direkte, në mbështetje të rritjes ekonomike. Ai u ndal gjithashtu në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke theksuar se treguesit financiarë dëshmojnë për një sistem bankar të shëndetshëm, rezistent ndaj goditjeve dhe të aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori vlerësoi se sistemi financiar shqiptar paraqitet i qëndrueshëm e i mirëkapitalizuar, ku depozitat mbështesin kreditimin dhe investimet në instrumente financiare. Ai nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm për harmonizimin e kuadrit ligjor dhe praktikave mbikëqyrëse me standardet e Bashkimit Europian, përfshirë zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS) dhe kërkesat prudenciale të BE-së.

Në kuadër të vizitës në Vjenë, Guvernatori Sejko zhvilloi takime me drejtues të lartë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, përmes investimeve financiare në sektorë kyç të ekonomisë dhe asistencës teknike ofruar Bankës së Shqipërisë. Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit të tregjeve të kapitaleve në Shqipëri dhe nevojën për mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, duke nënvizuar se zhvillimi i këtyre tregjeve do të kontribuonte ndjeshëm në financimin e bizneseve në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore.

 

The post Sejko: Monedha dixhitale kërkon qasje të kujdesshme appeared first on Revista Monitor.

Startup-i me AI i bioteknologjisë Proxima siguron 80 milionë dollarë për ilaçe të reja

14 January 2026 at 14:16

Startup-i bioteknologjik Proxima, me seli nĂ« Nju Jork dhe i njohur mĂ« parĂ« si VantAI, ka dalĂ« nga faza “stealth” duke siguruar 80 milionĂ« dollarĂ« financim fillestar. Raundi u drejtua nga fondi DCVC, me pjesĂ«marrjen e NVentures, krahu i investimeve tĂ« NVIDIA-s, si dhe disa investitorĂ«ve tĂ« tjerĂ« strategjikĂ« dhe institucionalĂ«.

Këto fonde do të përdoren për zgjerimin e platformës së të dhënave të kompanisë, thellimin e kërkimit në machine learning dhe zhvillimin e projekteve të brendshme, por edhe partneriteteve me kompani të tjera. Proxima bashkëpunon tashmë me emra të mëdhenj të industrisë farmaceutike si Johnson & Johnson, Bristol Myers Squibb dhe Blueprint Medicines, e cila tani është pjesë e Sanofi-t.

Nga “njĂ« proteinĂ«, njĂ« ilaç” te biologjia si sistem

Tradicionalisht, shumica e ilaçeve janë ndërtuar mbi një ide të thjeshtë: të gjejnë një proteinë problematike dhe ta bllokojnë atë. Por në realitet, sëmundjet shpesh nuk shkaktohen nga një faktor i vetëm, por nga çrregullime në rrjete të tëra proteinash dhe procesesh biologjike.

Proxima, e themeluar nga Zachary Carpenter dhe Luca Naef, e sheh biologjinĂ« si njĂ« sistem tĂ« ndĂ«rlidhur. Qasja e saj bazohet nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “induced proximity”, ku dizajnohen molekula tĂ« vogla qĂ« ose afrojnĂ« dy proteina me njĂ«ra-tjetrĂ«n, ose i largojnĂ« ato. KĂ«to molekula veprojnĂ« si “ndĂ«rmjetĂ«s”, duke ridrejtuar mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ« qelizat, nĂ« vend qĂ« thjesht tĂ« ndalojnĂ« njĂ« proces.

Kjo qasje Ă«shtĂ« veçanĂ«risht e vlefshme kur njĂ« funksion biologjik duhet rikthyer, pĂ«rmirĂ«suar ose zhvendosur, jo thjesht bllokuar. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, Proxima synon tĂ« krijojĂ« ilaçe qĂ« sillen si “shkues molekularĂ«â€ brenda qelizave, duke ndryshuar sjelljen e rrjeteve proteinike dhe duke hapur mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r trajtimin e sĂ«mundjeve qĂ« deri mĂ« sot kanĂ« qenĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u kuruar.

AI si mjet dizajni në tre dimensione

Në zemër të platformës së Proxima-s është një softuer i ndërtuar mbi të njëjtat parime që përdoren sot për gjenerimin e imazheve dhe videove me inteligjencë artificiale. Ndryshimi është se, në vend të pikselëve, sistemi punon me struktura molekulare.

Zbulimi i ilaçeve është një sfidë tredimensionale: duhet gjetur molekula e duhur që të stabilizojë, prishë ose riformësojë ndërveprimet mes proteinave brenda një qelize të gjallë. Teknologjia e Proxima-s lejon eksplorimin e miliona kombinimeve të mundshme, të cilat do të ishte praktikisht e pamundur të testoheshin manualisht në laborator.

Megjithatë, siç thekson edhe vetë kompania, algoritmet e zgjuara nuk mjaftojnë. Pengesa më e madhe mbetet cilësia dhe sasia e të dhënave, një sfidë që Proxima synon ta adresojë pikërisht me investimet e reja dhe partneritetet industriale./ Tech Founding News

The post Startup-i me AI i bioteknologjisë Proxima siguron 80 milionë dollarë për ilaçe të reja appeared first on Revista Monitor.

Interneti fiks, numri i abonentëve ka arritur në më shumë se 710 mijë

14 January 2026 at 13:00

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse u rrit më tej gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit shtator 2025 arriti në rreth 710 mijë, në rritje me 2.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu i internetit nga linjat fikse vazhdon të ndjekë një tendencë të qëndrueshme në rritje, duke ngushtuar pjesërisht prapambetjen në depërtimin e linjave fikse të komunikimit.

AKEP vlerëson se tashmë linjat e internetit fiks kanë depërtuar në më shumë se 92% të familjeve shqiptare. Sidoqoftë, ky raport duket të jetë tepër optimist për disa arsye. Kjo llogaritje mbështetet në numrin e përgjithshëm të abonentëve, ku përfshihen edhe bizneset. Deri më sot, AKEP nuk ofron statistike të diferencuara për numrin e abonentëve familjare dhe të atyre biznes.

Nga ana tjetër, sipas burimeve nga tregu, disa operatorë kanë tendencën të raportojnë shifra më të larta të abonentëve nga sa kanë në të vërtetë, kryesisht duke mos reflektuar në statistika abonentët që largohen drejt kompanive të tjera. Për këto arsye, depërtimi real i internetit në Shqipëri mund të jetë disi më i ulët nga sa tregojnë statistikat zyrtare.

Megjithatë, tregu në përgjithësi po shfaq rritje dhe konkurrencë të lartë, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i madh. Operatorët e kanë rinovuar gradualisht infrastrukturën drejt teknologjive më të reja, të fibrës optike, që ka ndikuar në rritjen e shpejtësisë mesatare të lidhjes për përdoruesit.

Sipas të dhënave më të fundit, të vitit 2024, rreth 84% e pajtimtarëve kishin linja me shpejtësi më të madhe se 30 Mbps (megabit për sekondë), nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

Gjithmonë duke iu referuar shifrave të 2024, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.

Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit të tretë 2025, tregu kryesohej nga One Albania, që raportonte pothuajse 153 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën 21.5% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut. One Albania megjithatë ka pësuar rënie në  numrin e abonentëve, me 1.3% më pak krahasuar me një vit më parë.

Vodafone Albania në fund të tremujorit të tretë raportonte rreth 151 mijë abonentë, në rritje të me 15.2% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit fiks, me afërsisht 21.3% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 8.5% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6.4%, Digicom, me 5.3% dhe Nisatel, me 4.2%.

Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 33% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.

Burimi: AKEP

The post Interneti fiks, numri i abonentëve ka arritur në më shumë se 710 mijë appeared first on Revista Monitor.

MarrĂ«veshja BE–Mercosur i kthen parimet nĂ« praktikĂ«

14 January 2026 at 12:37

Nga Carlos Cuerpo*

Kur Bashkimi Europian nisi negociatat tregtare me bllokun tregtar tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut, Mercosur, nĂ« vitin 1999, bota ishte e mbushur me shpresĂ«. Euro sapo kishte debutuar nĂ« tregjet globale; Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke kishin dalĂ« nga prapa Perdes sĂ« Hekurt dhe po i bashkoheshin NATO-s nĂ« njĂ« moment historik pas LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«; dhe njĂ« valĂ« e re demokratizimi po pĂ«rhapej nĂ«pĂ«r kontinente.

Më shumë se një çerek shekulli më vonë, megjithatë, bota duket shumë më e pasigurt dhe më e rrezikshme. Luftërat tregtare, shtrëngimi ekonomik dhe ushtarak, si dhe një shpërfillje gjithnjë e më e madhe ndaj normave globale po gërryejnë rendin liberal që solli dekada prosperiteti dhe sigurie të përbashkët.

NĂ« kĂ«tĂ« sfond, nĂ«nshkrimi kĂ«tĂ« javĂ« nĂ« AsunciĂłn tĂ« Paraguait i njĂ« marrĂ«veshjeje BE–Mercosur, e vonuar prej kohĂ«sh, dĂ«rgon njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« shprese: Europa do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e vendosur nĂ« mbrojtjen e sistemit tregtar dhe shumĂ«palĂ«sh tĂ« bazuar nĂ« rregulla, mbi tĂ« cilin Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar dhe prej tĂ« cilit kanĂ« lulĂ«zuar demokracia dhe tregtia e hapur.

NĂ« njĂ« kohĂ« kur “rregulli i mĂ« tĂ« fortit” duket se po rikthehet, Europa duhet tĂ« projektojĂ« lidership global pĂ«rmes vlerave dhe parimeve tĂ« saj, jo pĂ«rmes forcĂ«s brutale. BashkĂ«punimi dhe integrimi duhet tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« mbi kĂ«rcĂ«nimet dhe unilateralizmin. Kjo Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« krijuar prosperitet pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Marrëveshja me Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain mishëron angazhimin e BE-së ndaj këtyre parimeve. Si marrëveshja më e madhe tregtare që BE-ja ka përfunduar ndonjëherë, ajo do të krijojë zonën më të madhe tregtare në botë, duke përfshirë gati një të katërtën e ekonomisë globale. Duke mbuluar një popullsi të kombinuar prej më shumë se 700 milionë banorësh, marrëveshja hap tregje të reja të gjera për bizneset në të dy anët e Atlantikut, tregje që kanë uri për qartësi dhe parashikueshmëri në mes të mjegullës së proteksionizmit dhe pasigurisë së tarifave që ndryshojnë vazhdimisht. Ajo gjithashtu e pozicionon Europën në mënyrë strategjike në një rajon me potencial të jashtëzakonshëm rritjeje. Eksportet europiane drejt Mercosur pritet të rriten me gati 70%, dhe kompanitë e BE-së mund të kursejnë rreth 4 miliardë euro në vit nga detyrimet doganore.

Ndryshe nga marrëveshjet tregtare të viteve 1990, kjo është një marrëveshje moderne me një shtrirje më të gjerë për të nxitur qëndrueshmëri të vërtetë ekonomike. Ajo përfshin angazhime të zbatueshme për klimën dhe punën, dhe do të hapë sektorë shërbimesh dhe tregje të prokurimeve publike, duke mbështetur krijimin e vendeve të punës me cilësi të lartë në financë, telekomunikacion dhe teknologji. Ajo gjithashtu forcon autonominë strategjike të Europës duke nxitur sisteme pagesash ndërkufitare dhe duke përforcuar rolin e euros në tregtinë ndërkombëtare dhe si monedhë rezervë.

Qasja ndaj mineraleve kritike si litiumi, kobalti dhe metalet e rralla, do të reduktojë varësitë e Europës dhe do të sigurojë zinxhirët e furnizimit për tranzicionin e gjelbër dhe atë dixhital. Me kërkesën globale për këto minerale që pritet të rritet katër deri në gjashtë herë deri në vitin 2040, marrëveshja i jep BE-së një avantazh konkurrues në sektorë që variojnë nga automjetet elektrike dhe energjia e rinovueshme deri te mbrojtja.

Marrëveshja është gjithashtu e balancuar. Ajo ofron masa mbrojtëse për fermerët europianë duke ruajtur standardet strikte të sigurisë ushqimore të BE-së dhe duke zbatuar kontrolle të tjera, ndërkohë që hap mundësi për sektorin europian agro-ushqimor lider në botë. Produkte spanjolle të regjistruara dhe të mbrojtura, si vaji i ullirit dhe vera, pritet të përfitojnë ndjeshëm nga akses më i mirë në tregjet e Amerikës së Jugut, dhe marrëveshja u jep europianëve akses më të mirë në mallra si soja, duke ndihmuar në diversifikimin e burimeve të furnizimit.

Më e rëndësishmja, marrëveshja riafirmon angazhimin e Europës për të rifituar zërin e saj në skenën botërore. Ndërsa të tjerët kthehen nga brenda, BE-ja po zgjeron rrjetin e aleatëve strategjikë, duke negociuar marrëveshje të reja ose të përditësuara tregtare me Indinë, Tajlandën dhe Malajzinë, ndër të tjera.

Me shumicën e shteteve anëtare të BE-së që u bashkuan për të kapërcyer rezistencën ndaj marrëveshjes me Mercosur, blloku ka treguar se mund të triumfojë mbi dallimet politike brenda dhe jashtë kufijve. Të tregosh një vendosmëri të tillë është një hap thelbësor që BE-ja të forcojë besueshmërinë dhe ndikimin e saj global. E njëjta vendosmëri do të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve për të shembur barrierat e brendshme tregtare dhe për të shfrytëzuar plotësisht tregun e përbashkët dhe popullsinë prej 450 milionë banorësh. Qasja me dy shtylla e Europës, zgjerimi i rrjetit të marrëveshjeve tregtare ndërsa thellohet integrimi i brendshëm, është formula fituese për konkurrueshmërinë.

Marrëveshja me Mercosur ka rëndësi edhe më të madhe sepse partneriteti shkon përtej ekonomisë ose logjikës thjesht transaksionale. Europa dhe Amerika Latine ndajnë vlera të rrënjosura thellë: demokracinë, shtetin e së drejtës dhe angazhimin ndaj shumëpalëshmërisë.

Spanja, një nga mbështetëset më të forta të marrëveshjes, e ilustron përfitimin nga lidhjet më të ngushta me rajonin. Ajo është investitori i dytë më i madh i huaj në Brazil, gjë që ka ndihmuar shumë kompani spanjolle në sektorë si telekomunikacioni, infrastruktura dhe energjia e pastër të shndërrohen në liderë globalë.

Prandaj, Spanja e shikon kĂ«tĂ« marrĂ«veshje si njĂ« trampolinĂ« pĂ«r angazhim mĂ« tĂ« thellĂ« me AmerikĂ«n Latine, njĂ« angazhim i rrĂ«njosur nĂ« lidhjet historike dhe kulturore qĂ« bashkojnĂ« rajonet politikisht tĂ« larmishme. MarrĂ«veshja Ă«shtĂ« provĂ« se dallimet mund tĂ« kapĂ«rcehen pĂ«rmes bashkĂ«punimit. NĂ«se duam njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« sigurt dhe mĂ« tĂ« parashikueshme, na duhen mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje si ato BE–Mercosur.

* Carlos Cuerpo është Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Biznesit i Spanjës.

Copyright: Project Syndicate, 2026.
www.project-syndicate.org

 

The post MarrĂ«veshja BE–Mercosur i kthen parimet nĂ« praktikĂ« appeared first on Revista Monitor.

Drejtoresha e AMF: Sektori financiar po mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike

14 January 2026 at 12:06

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Shqiptar tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, mori pjesĂ« si paneliste nĂ« forumin rajonal Euromoney nĂ« 13-14 Janar nĂ« VjenĂ«, ku diskutoi mbi progresin e ShqipĂ«risĂ« nĂ« pĂ«rshtatjen e sektorit financiar jo-bankar me standardet e Bashkimit Evropian, nĂ« tryezĂ«n e rrumbullakĂ«t “AnĂ«tarĂ«simi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« BE: A Ă«shtĂ« gati sistemi financiar?”.

Gjatë diskutimeve të nivelit të lartë në kuadër të Forumit të 31-të të Europës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Financial Times, zonja Xhemali theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të sigurimeve, fondeve të investimeve, pensioneve private dhe tregjeve kapitale në mbështetje të rritjes së qëndrueshme ekonomike në Shqipëri.

Ajo prezantoi qasjen graduale dhe të strukturuar të AMF-së për implementimin e një kuadri mbikëqyrës të tipit Solvency II, duke nënvizuar se reformat e vazhdueshme, të mbështetura nga një roadmap (udhërrëfyesi) i Bankës Botërore, po forcojnë mbikëqyrjen bazuar në riskun, qeverisjen dhe qëndrueshmërinë e kapitalit.

“KĂ«to reforma rrisin transparencĂ«n, parashikimin rregullator dhe besimin e investitorĂ«ve, duke mbĂ«shtetur progresin e vazhdueshĂ«m tĂ« ShqipĂ«risĂ« drejt anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian,” theksoi zonja Xhemali.

 

 

 

The post Drejtoresha e AMF: Sektori financiar po mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi i verës, studimi: 78% e sipërfaqes së vreshtave në vend me varietete autoktone

14 January 2026 at 12:00

Pavarësisht pranisë së gjerë të varieteteve të huaja të rrushit, në Shqipëri mbizotërojnë ato autoktone në sipërfaqen e kultivuar me synim prodhimin e verës.

Një studim i posacëm për këtë sektor, i publikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tregon se në kadastrën e vreshtave të menaxhuara nga Qendra për Transferimin e Teknologjisë Bujqësore të Fushë-Krujës, janë evidentuar në total 73 varietete hardhie, nga të cilat 51 varietete janë për prodhim vere dhe 22 me rrush tavoline apo përdorime për përpunim pije alkoolike.

“Nga varietetet e pĂ«rshtatshme pĂ«r prodhimin e verĂ«s, rezultojnĂ« 17 varietete autoktone dhe 34 varietete tĂ« huaja (tĂ« regjistruara si varietete me origjinĂ« tĂ« huaj). Referuar tĂ« dhĂ«nave tĂ« kadastrĂ«s sipĂ«rfaqja e vreshtave qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r prodhimin e verĂ«s zĂ«nĂ« nĂ« total rreth 91.3% tĂ« vreshtave.

Nga vreshtat për prodhim vere, varietetet autoktone zënë të 78.1% të sipërfaqes totale të vreshtave për prodhim vere.

VetĂ«m dy varietete, Shesh i zi dhe Shesh i bardhĂ«, sĂ« bashku zĂ«nĂ« 62.6% (pĂ«rkatĂ«sisht 43.54% dhe 19.06%) tĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« vreshtave pĂ«r verĂ«, ose 89.3% tĂ« sipĂ«rfaqes qĂ« zĂ«nĂ« varietetet autoktone (62.14% Sheshi i zi dhe 27.19% Sheshi i bardhĂ«)”, thuhet nĂ« studim.

Në studim nënvizohet se nga varietetet e huaja ai Merlot është i përhapur në të gjitha rrethet dhe zë sipërfaqen më të madhe, me 12.34% në raport me vreshtat për verë, i ndjekur nga Sangiovese 2.23%, Tokaj 2.08%, Vranac 1.81%, Kabërnet Sovinjon 1.51%, Riesling 1.49%, etj.

Raporti vlerëson se kantinat prodhojnë mesatarisht 57.5% të rrushit që përpunojnë në vreshtat e tyre, ndërsa 42.4% të rrushit e blejnë në zonën përreth kantinës.

Sa i takon zonës ku janë të përhapur, varietetet e rrushit rezulton se Sheshi i bardhë, është i përhapur në të gjithë vendin, por përqendrimin më të madh e ka në Qarqet e Fierit, Tiranës, Elbasanit, Beratit, Durrësit dhe Vlorës, ku janë mbi 60% e sipërfaqes. Qarku i Dibrës dhe i Kukësit renditen me sipërfaqet më të vogla përkatësisht 0.2 dhe 0.5%.

Edhe Sheshi i zi shtrihet në të gjitha Qarqet e vendit, ku Qarku i Fierit, Vlorës, Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit kanë rreth 80.8% të sipërfaqes, me përqendrimet në Bashkitë e Vlorës, Fierit, Beratit, Tiranës, Lushnjës, Durrësit, Roskovecit, Kurbinit dhe Mallakastrës, që kanë rreth 61 % të sipërfaqes totale që ka Sheshi i Zi.

Nga varietetet e huaja Merloti kultivohet në të gjitha qarqet e vendit, me dominim në Qarqet Gjirokastër, Durrës dhe Fier ku janë rreth 62% e sipërfaqes, (është më i përhapur në Bashkitë e Durrësit, Përmetit, Lushnjës dhe Vlorës ku janë rreth 45% e sipërfaqes).

Varieteti Kallmet është i përqendruar në Qarkun e Shkodrës (57%) dhe Lezhës (40%), me sipërfaqet më të mëdha në Bashkitë e Mirditës (33.3%), Shkodrës (31.7%) dhe Malësisë së Madhe (20.5%).

Varieteti Debinë e bardhë shtrihet në Qarkun e Gjirokastrës (91.3%) dhe të Korçës (8.7%) kurse varieteti Vlosh, shtrihet në Qarkun e Fierit (55%), Gjirokastrës (30.7%) dhe Vlorës (9.8%)./ N.Maho

The post Prodhimi i verës, studimi: 78% e sipërfaqes së vreshtave në vend me varietete autoktone appeared first on Revista Monitor.

Tranzicioni i gjelbër, raporti: Shqipëria ka nevojë për kapacitete njerëzore që të jetë efektive

14 January 2026 at 11:00

Tranzicioni i gjelbër kërkon marrjen e një sërë masave nga ana e vendeve të ndryshme për të arritur objektivat e vendosur.

Por jo tĂ« gjithĂ« vendet kanĂ« mundĂ«si qĂ« t’i pĂ«rgjigjen me kapacitetin e nevojshĂ«m njerĂ«zor kĂ«tyre masave edhe pĂ«r shkak tĂ« profileve arsimore dhe trajnimeve qĂ« duhet tĂ« ndiqen.

Konkretisht Shqipëria është një nga ato me pjesëmarrje të ulët në arsimin profesional që mund të shërbejë si një udhëheqës në këtë aspekt sa i takon nevojave për kapacitetin njerëzor.

NjĂ« raport i Fondacionit Europian tĂ« Trajnimeve analizon modelet e arsimore nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin duke i parĂ« nĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin e kapaciteteve qĂ« kanĂ« kĂ«to sisteme kombĂ«tare pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur tranzicionit tĂ« gjelbĂ«r dhe atij energjetik.

“Ndryshimet nĂ« nivelet e arritjes arsimore pĂ«rcaktojnĂ« si shkallĂ«n, ashtu edhe natyrĂ«n e zhvillimit tĂ« aftĂ«sive tĂ« nevojshme: vende si ShqipĂ«ria, ku pjesĂ«marrja nĂ« arsimin profesional mbetet relativisht e ulĂ«t, pĂ«rballen me njĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r trajnim afatshkurtĂ«r, tĂ« orientuar drejt praktikĂ«s, pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur masa qĂ« kĂ«rkojnĂ« shumĂ« fuqi punĂ«tore, siç janĂ« ndĂ«rhyrjet pĂ«r rritjen e eficiencĂ«s energjetike.

NĂ« tĂ« kundĂ«rt, sistemet me pjesĂ«marrje mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« arsimin e lartĂ«, si Gjeorgjia ose Ukraina, duhet tĂ« japin pĂ«rparĂ«si rrugĂ«ve tĂ« konvertimit dhe specializimeve tĂ« aplikuara pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur roleve tĂ« reja teknike dhe menaxheriale nĂ« fushĂ«n e energjive tĂ« rinovueshme dhe integrimit tĂ« rrjeteve energjetike (Vakulchuk & Overland, 2024). KĂ«to dallime strukturore nĂ«nvizojnĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e pĂ«rafrimit tĂ« strategjive tĂ« zhvillimit tĂ« aftĂ«sive me profilet e arritjeve arsimore, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tranzicioni tĂ« jetĂ« njĂ«kohĂ«sisht efektiv dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s” thuhet nĂ« raport.

I njëjti analizon edhe mënyrën sesi orientohen zgjidhjet për masat e tranzicionit të gjelbër të lidhur ngushë me ndryshimet klimatike. Një nga këto elementë është ajo e uljes së emetimeve të karbonit.

“Emetimet e karbonit nĂ« vendet partnere tĂ« ETF-sĂ« ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m, duke reflektuar dallime tĂ« mĂ«dha nĂ« pĂ«rmasat e ekonomisĂ«. NĂ« pĂ«rputhje me kĂ«to dallime, vendet ndryshojnĂ« ndjeshĂ«m edhe pĂ«r sa i pĂ«rket emetimeve tĂ« gazeve serrĂ« (GHG).

Burimi mĂ« i madh i emetimeve Ă«shtĂ« sektori i energjisĂ«, me diferenca nĂ« peshĂ«n e tij nĂ« totalin e emetimeve (duke pĂ«rjashtuar FOLU) qĂ« variojnĂ« nga 93% nĂ« Turkmenistan deri nĂ« 62% nĂ« ShqipĂ«ri, me njĂ« mesatare prej 90.5%, e ndarĂ« pothuajse nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« midis prodhimit dhe kĂ«rkesĂ«s pĂ«r energji” thuhet nĂ« raport. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt ajo qĂ« e favorizon ShqipĂ«rinĂ« sa i takon emetimeve Ă«shtĂ« fakti qĂ« prodhimi i energjisĂ« Ă«shtĂ« i mbĂ«shtetur nga hidrocentralet çka e bĂ«n atĂ« tĂ« pastĂ«r./N.Maho

The post Tranzicioni i gjelbër, raporti: Shqipëria ka nevojë për kapacitete njerëzore që të jetë efektive appeared first on Revista Monitor.

Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritĂ«n me 3% nĂ« 2025, mĂ« e larta nĂ« dy vjet

14 January 2026 at 10:00

Inflacioni bazë e mbylli në rritje vitin 2025. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për dhjetorin inflacioni bazë arriti nivelin 3.03%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë.

Inflacioni bazë gjithashtu shënoi një rritje të lehtë edhe krahasuar me nivelin 2.98% të muajit nëntor.

Inflacioni bazë iu kthye rritjes për herë të parë që prej vitit 2022, duke dëshmuar presionet në rritje inflacioniste nga ekonomia e brendshme.

NĂ«nshporta qĂ« mat inflacionin bazĂ« llogaritet mbi njĂ« grup produktesh dhe shĂ«rbimesh qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« 69.6% tĂ« totalit tĂ« shportĂ«s sĂ« Indeksit tĂ« Çmimeve tĂ« Konsumit. Inflacioni bazĂ« pĂ«rjashton ato produkte qĂ« kanĂ« luhatshmĂ«ri tĂ« lartĂ«, si produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qĂ«llim kryesor ta zhveshĂ« rritjen e pĂ«rgjithshme tĂ« çmimeve nga lĂ«vizjet me natyrĂ« mĂ« afatshkurtĂ«r. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, inflacioni bazĂ« Ă«shtĂ« njĂ« indikator i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« kuptuar tendencat mĂ« afatgjata tĂ« çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e ShqipĂ«risĂ«.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto gjatë vitit të kaluar u rrit në 3.47%, nga 2.21 që kishte qenë një vit më parë.

Inflacioni bazĂ« neto pĂ«rjashton mĂ« tej nga inflacioni edhe nĂ«ngrupet e ushqimeve tĂ« pĂ«rpunuara (pĂ«rfshirĂ« bukĂ«n dhe drithĂ«rat) dhe matet mbi 44.6% tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« IÇK-sĂ«.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në fund të 2025 ishte në nivelin 3.32%, nga 2.2% që kishte qenë një vit më parë.

Inflacioni zyrtar në Shqipëri, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit, e mbylli vitin 2025 në nivelin 2.3%, nga 2.1% që kishte qenë një vit më parë. Rritja më e kufizuar e inflacionit i detyrohet kryesisht nivelit të ulët të inflacionit të importuar. Por, ndërkohë, presionet inflacioniste më afatgjata që po gjenerohen nga ekonomia e brendshme janë dukshëm më të larta.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor, Banka e ShqipĂ«risĂ« vlerĂ«sonte nĂ« dhjetor se faktori kryesor i rritjes sĂ« inflacionit bazĂ« dhe atij tĂ« brendshĂ«m ka qenĂ« pĂ«rshpejtimi i çmimit tĂ« qirasĂ«. NdĂ«rkohĂ«, rritja e disa prej çmimeve tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« lidhura me turizmin Ă«shtĂ« balancuar nga rĂ«nia e çmimeve tĂ« disa mallrave, pjesĂ« e kĂ«tyre matjeve tĂ« inflacionit bazĂ« e tĂ« brendshĂ«m.

Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste, por në mungesë të rritjeve të përsëritura në të ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet të jetë i përkohshëm.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit të vitit 2025 vërejti se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Çmimet e produkteve jo ushqimore u rritĂ«n me 3% nĂ« 2025, mĂ« e larta nĂ« dy vjet appeared first on Revista Monitor.

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot

14 January 2026 at 00:03

Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit, serrat u rrafshuan për të tretën herë.

Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serrë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.

Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës. Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura (si ne foton më poshtë ) thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.

Për shkak të hapjes së portave uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.

Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.

Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.

Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve. Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.

Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes. Zona e Shkodrës është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.

Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./ B.Hoxha

The post Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove 12-mujore u rritën lehtë për herë të parë në shtatë muaj

14 January 2026 at 00:02

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën lehtë në ankandin e parë të këtij viti, por duke qëndruar në nivele relativisht të ulëta dhe ende poshtë normës bazë të interesit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.47%, nga 2.44% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2025.

Nga 8.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 10.44 miliardë lekë. Por rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese ishte përsëri mjaft e ulët, në nivelin 3.11%.

Rritja e yield-eve, sadoqë shumë e lehta, ishte e para që prej mesit të vitit të kaluar.

Tremujori i parë i vitit është ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. Për këtë arsye, në përgjithësi ndodh që yield-et të shënojnë një korrektim të lehtë në rritje krahasuar me nivelet e vitit paraardhës.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm nga qeveria shqiptare.

MegjithatĂ«, nĂ« tĂ«rĂ«si pĂ«r vitin 2026, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me huamarrjen e parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

Megjithatë, ecuria e yield-eve dhe normave të interesit gjatë vitit 2026 do të përcaktohet edhe kursi i politikës monetare që do të ndjekë Banka e Shqipërisë.

Inflacioni bazë erdhi në rritje gjatë vitit 2025, duke forcuar pritshmëritë e Bankës Qendrore për një kthim të inflacionit pranë objektivit prej 3% në pjesën e dytë të vitit 2026. Rritja e inflacionit mund të sjellë një korrektim në rritje të normës bazë të interesit, që sipas vlerësimeve teorike ndodhet poshtë nivelit të saj neutral. / E.Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-et e bonove 12-mujore u rritën lehtë për herë të parë në shtatë muaj appeared first on Revista Monitor.

Fotovoltaikët, numri i të licencuarave në prodhim arriti 71 në fund të 2025

14 January 2026 at 00:01

Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë janë rritur ndjeshëm viteve të fundit.

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se viti që lamë pas u mbyll me të paktën 71 të licencuar në prodhimin e energjisë nga impiante diellorë.

Më i fundit i licencuar është Spitalla Solar pjesë e Voltalias dhe investimi i dytë i kësaj kompanie në vendin tonë pas Karavastasë që ka nisur prodhimin nga fundi i vitit 2023. Pavarësisht se pjesa dërmuese e licencave janë marrë nga operatorë që kanë kapacitet të instaluar të ulët 2-10 MW janë të paktën 14 subjekte që kanë kapacitet të instaluar mes 20-140 MW.

Vetëm këta të fundit kanë një kapacitet të instaluar total prej 780MW ku një pjesë ka hyrë në prodhim ndërkohë që shumica janë në ndërtim e sipër.

Interesi për energjinë diellore mori nxitje pas miratimit të kuadrit ligjor por edhe nxitjes që iu bë përmes ankandeve fillimisht nga qeveria dhe më pas me projekt konkrete të privatëve të cilët panë rritje pas krizës së energjisë.

Ky interes vijon të mbetet konstant madje investitorë që tashmë kanë projekte të përfunduara siç është Karavasta Solar pjesë e Voltalia apo kompania InfoTelecom që ka edhe ajo projekte në fotovolatikë kanë nxitur bashkëpunime për marrjen e tokës në përdorim nga palë private.

Pak ditë më parë gjatë një aktiviteti për energjinë nga era, ku qeveria shqiptare dorëzoi autorizimin për kompaninë CWP që synon të ndërtojë një impiant eolik 600 MW në Tropojë, u dhanë edhe shifra konkrete lidhur me interesin për fotovolatikët. Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku tha se investimet private në këtë segment për investime të kryera apo në proces llogariten ne 2 miliardë euro.

“GjatĂ« kĂ«tyre viteve nĂ« tĂ«rĂ«si nĂ« sektorin energjetik shqiptar janĂ« angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete tĂ« reja energjetike private fotovolatike nĂ« operim dhe 400 mĂ« kapacitete tĂ« shtuara vetĂ«prodhues e kemi njĂ« portofol tĂ« ardhshĂ«m qĂ« pritet ti çojĂ« nĂ« 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike. Kemi mbi 1600 MW tĂ« reja depozituesve nĂ« fazĂ« studimi dhe lehtĂ«sim financiar” do nĂ« nĂ«nvizonte Balluku. / N.Maho

The post Fotovoltaikët, numri i të licencuarave në prodhim arriti 71 në fund të 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌
❌