❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Revista Monitor

Karma digjitale

By: Mira Leka
25 January 2026 at 10:00

Qeveria u pĂ«rpoq tĂ« tregojĂ« njĂ« histori tĂ« bukur pĂ«r teknologjinĂ« dhe modernitetin, por realiteti po tregon njĂ« tjetĂ«r histori: tĂ« njĂ« shteti qĂ« ka investuar shumĂ« pĂ«r t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet pĂ«r tĂ« qenĂ« realisht funksional.

 

EDITORIAL – Kur qeveria prezantoi sĂ« fundmi “DiellĂ«n” si ministren e InteligjencĂ«s Artificiale, ishte njĂ« lĂ«vizje e zgjuar pĂ«r imazh: njĂ« simbol i epokĂ«s digjitale, i njĂ« shteti qĂ« pretendon tĂ« jetĂ« nĂ« pararojĂ« tĂ« teknologjisĂ«, duke tĂ«rhequr vĂ«mendjen e mediave kombĂ«tare e ndĂ«rkombĂ«tare.

Por edhe atĂ«herĂ« u tha se testi i vĂ«rtetĂ« nuk do tĂ« ishte avatar-i, por funksioni. NĂ« fakt, shumĂ« shpejt u bĂ« e qartĂ« se problemi nuk Ă«shtĂ« “Diella” nĂ« vetvete.

Ajo është vetëm faqja e fundit e një libri të shkruar prej vitesh: libri i një marketingu gjigant digjitalizimi që ka gëlltitur qindra miliona euro, pa arritur të krijojë një sistem të qëndrueshëm dhe të besueshëm për qytetarin dhe biznesin.

Digjitalizimi i administratës publike dhe kalimi i të gjitha shërbimeve online nuk ka nisur dje. Ai është shpallur prioritet strategjik prej më shumë se një dekade.

Prej vitesh, çdo qeveri ka folur për kalimin e shërbimeve online, për eliminimin e sporteleve, për luftën ndaj korrupsionit përmes teknologjisë. Në letër, kjo duhet të sillte një administratë më të vogël, më efikase dhe më pak të kushtueshme.

Në praktikë ka ndodhur e kundërta: numri i punonjësve në administratë është rritur, paralelisht me alokimin e shpenzimeve të mëdha për sistemet digjitale.

Shteti shqiptar sot ka më shumë serverë, më shumë platforma, më shumë kontrata IT, por edhe më shumë nëpunës, po çuditërisht biznesi dhe individët nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje kur hasin në probleme, madje janë mbyllur apo bërë jofunksionalë kanalet tradicionale të paraqitjes së ankesave dhe problemeve.

VetĂ«m nĂ« katĂ«r vitet e fundit, rreth 500 milionĂ« euro janĂ« shpenzuar pĂ«r e-qeverisjen, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« dhjetĂ« vite, administrata Ă«shtĂ« zgjeruar me rreth 20 mijĂ« punonjĂ«s, kur pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« popullsia Ă«shtĂ« ulur me 420 mijĂ« persona. Edhe buxheti pĂ«r sistemet qĂ« sot grupohen nĂ«n ombrellĂ«n e “DiellĂ«s” vijon tĂ« rritet me ritme tĂ« shpejta.

Në teori, një investim i tillë duhet të kishte prodhuar një sistem që funksionon pa u ndier, si ajri, nuk e sheh, nuk e ndjen po është aty për të të dhënë frymëmarrjen.

Në realitet, qytetarët dhe bizneset po përballen me një sistem që bie, ngrihet, bllokohet dhe zhduket, duke lënë pas pasiguri, penalitete dhe humbje kohe.

Nuk ka asnjë dyshim që digjitalizimi është një përqasje novatore dhe ka sjellë lehtësi të shumta si për individët, ashtu dhe për bizneset. Por sisteme të tilla duhet të ngrihen me përgjegjshmëri, garanci për mirëfunksionimin dhe siguri maksimale.

Kur këto kanale nuk funksionojnë, nuk bllokohet vetëm një aplikacion, bllokohet aktiviteti ekonomik, bllokohen procedurat ligjore, bllokohet mundësia për të qenë në rregull me shtetin. Dhe në shumë raste, biznesi dhe qytetari nuk merr asnjë sqarim: as nga platforma, as nga administrata, as nga institucionet që e kanë ndërtuar sistemin.

MĂ« e rĂ«nda Ă«shtĂ« se ndĂ«rsa sistemi dĂ«shton, pĂ«rgjegjĂ«sia zhduket. Qeveria vazhdon tĂ« shpenzojĂ« para publike pĂ«r kontrata, mirĂ«mbajtje dhe “pĂ«rmirĂ«sime”, por kur shĂ«rbimi nuk punon, kostoja bie mbi qytetarin: gjoba, penalitete, vonesa, pasiguri juridike.

Një shtet që të ekspozon ndaj rrezikut, për shkak të dështimeve të veta teknike, nuk po ofron shërbim publik; po transferon riskun e paaftësisë së vet tek individi.

Në këtë kontekst, hetimet e fundit të SPAK për procedurat e AKSHI-t dhe dyshimet për abuzime me tendera nuk janë thjesht çështje penale. Ato janë një pjesë kyçe e shpjegimit pse sistemi digjital shqiptar është i shtrenjtë, por i brishtë.

Nëse fondet e e-qeverisjes janë përdorur jo për të ndërtuar arkitekturë të fortë, por për të ushqyer skema dhe interesa, atëherë rezultati i sotëm, si platforma që nuk rezistojnë, apo shërbime që bien dhe qytetarë që mbeten pa zgjidhje, nuk janë më aksidente. Janë pasojë.

“Diella”, nĂ« kĂ«tĂ« kuptim, Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« detaj i fundit, njĂ« shtresĂ« e re mbi njĂ« strukturĂ« tĂ« vjetĂ«r qĂ« ka probleme themelore.

Qeveria u pĂ«rpoq tĂ« tregojĂ« njĂ« histori tĂ« bukur pĂ«r teknologjinĂ« dhe modernitetin, por realiteti po tregon njĂ« tjetĂ«r histori: tĂ« njĂ« shteti qĂ« ka investuar shumĂ« pĂ«r t’u dukur digjital, por jo aq sa duhet pĂ«r tĂ« qenĂ« realisht funksional.

Dhe kështu, në përpjekje për të përmirësuar imazhin, rrezikon të ketë prishur edhe atë pak besim që kishte mbetur, sepse nuk mjafton të ndriçosh fasadën, kur brenda sistemi vazhdon të fiket.

Pra, deri mĂ« sot, “Diella” po sillet si njĂ« nĂ«nĂ« qĂ« nuk i do dhe nuk kujdeset pĂ«r fĂ«mijĂ«t e saj.

The post Karma digjitale appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 24 January 2026Revista Monitor

Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë; Rreziqet

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:14

Në shtëpi dhe në shkollë, Inteligjenca Artificiale po shndërron fëmijërinë. Ajo sjell shumë përfitime, por edhe rreziqe të fshehura, shkruan The Economist

 

Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikës me ndihmën e një bashkëpunëtori të panjohur.

Një hetim arriti më në fund të zbulonte fajtorin: Pitagorën, një matematikan i lashtë grek me dobësi për trekëndëshat kënddrejtë. Si mjet studimi, Khan Academy u lejon nxënësve të bisedojnë me simulime me Inteligjencë Artificiale të mendjeve të mëdha të së kaluarës.

FĂ«mijĂ«t kishin zbuluar se, me pak nxitje, Pitagora digjital ishte shumĂ« i gatshĂ«m t’ua bĂ«nte detyrat e shtĂ«pisĂ«.

Fëmijët janë pionierët, si dhe subjektet e para mbi të cilat po testohet Inteligjenca Artificiale (IA). Adoleshentët amerikanë kanë më shumë gjasa se prindërit e tyre ta përdorin IA në shtëpi dhe më shumë gjasa ta përdorin në shkollë sesa prindërit e tyre në punë, sipas një sondazhi nga Centre for Democracy and Technology (CDT), një organizatë jofitimprurëse.

Në shkollë, IA premton të ndryshojë mënyrën se si fëmijët mësojnë, si vlerësohen dhe, në fund të fundit, si mendojnë.

NĂ« shtĂ«pi po ndryshon mĂ«nyrĂ«n si luajnĂ«, si mbikĂ«qyren dhe me kĂ«, ose me çfarĂ«, ndajnĂ« sekretet dhe krijojnĂ« miqĂ«si. Gjenerata IA po rritet me mundĂ«si qĂ« brezat e mĂ«parshĂ«m as qĂ« mund t’i kishin imagjinuar. Ajo po pĂ«rballet edhe me rreziqe krejt tĂ« reja.

 

Muzat e gjimnazit

Le të nisemi nga klasa, ku gjithsecili kalon një pjesë të madhe të fëmijërisë. Dy vite më parë, më shumë shkolla në Amerikë e ndalonin IA sesa e lejonin. Sot, përdorimi i saj është bërë normë.

Rreth 61% e nxënësve të shkollave të mesme dhe 69% e mësuesve marrin ndihmë nga IA për punët e tyre për në shkollë, sipas një sondazhi nga RAND Corporation, një organizatë kërkimore (shih grafikun).

 

 

ShumĂ« qeveri e mbĂ«shtesin kĂ«tĂ« prirje. Presidenti Donald Trump nĂ«nshkroi nĂ« prill njĂ« urdhĂ«r ekzekutiv qĂ« u bĂ«n thirrje shkollave amerikane tĂ« “integrojnĂ« bazat e IA nĂ« tĂ« gjitha lĂ«ndĂ«t”.

Singapori prezantoi mĂ«sime mbi bazat e IA nĂ« shkollat fillore. Kina planifikon t’u mĂ«sojĂ« nxĂ«nĂ«sve IA nĂ« tĂ« gjitha shkollat fillore dhe tĂ« mesme deri nĂ« vitin 2030.

Në Hangzhou, qyteti ku ka selinë DeepSeek, një nga kampionët e IA të Kinës, fëmijët marrin të paktën dhjetë orë mësim në vit për IA, nga trajnimi i modeleve deri te parimet e rrjeteve nervore.

Nxënësit mund ta hasin IA për herë të parë në mënyrë të tërthortë, teksa mësuesit e përdorin për të gjeneruar fletë provimi, detyra të personalizuara e gjëra të ngjashme.

NjĂ« provĂ« vitin e kaluar nĂ« 68 shkolla tĂ« mesme nĂ« Angli nga Education Endowment Foundation, njĂ« fondacion bamirĂ«s, zbuloi se mĂ«suesit e shkencave qĂ« kishin nĂ« dispozicion ChatGPT mund ta ulnin me gati njĂ« tĂ« tretĂ«n kohĂ«n e planifikimit javor tĂ« mĂ«simit. IA mund t’i ndihmojĂ« edhe ta bĂ«jnĂ« mĂ«simdhĂ«nien mĂ« tĂ«rheqĂ«se.

Muajin e kaluar, Microsoft hodhi nĂ« treg njĂ« mjet qĂ« e kthen planin e mĂ«simit nĂ« lojĂ« brenda “Minecraft”, ku fĂ«mijĂ«t, pĂ«r shembull, mund tĂ« ndĂ«rtojnĂ« elementet e tabelĂ«s periodike.

Fëmijët po mësohen gjithashtu drejtpërdrejt nga IA. Në Flandër, Belgjikë, rreth 4,000 nxënës po përdorin mjete leximi me IA të zhvilluara nga Microsoft. Një prej tyre, i quajtur Reading Progress, regjistron fëmijët ndërsa lexojnë me zë dhe i vë në dijeni për gabimet.

Një tjetër, Immersive Reader, u lejon nxënësve të lexojnë një tekst në gjuhën e tyre amtare dhe më pas në holandisht, duke klikuar mbi fjalët për të parë ilustrime të kuptimit të tyre. Ai mund të përkthejë gjithashtu në kohë reale udhëzimet e mësuesit.

Kjo teknologji premton njĂ« arsim tĂ« personalizuar qĂ« dikur ishte i aksesueshĂ«m vetĂ«m pĂ«r tĂ« pasurit. Google parashikon se “IA mund tĂ« lejojĂ« çdo nxĂ«nĂ«s qĂ« tĂ« ndjekĂ« vĂ«rtet njĂ« rrugĂ«tim individual tĂ« tĂ« nxĂ«nit”.

Ben Gomes, drejtuesi teknologjik i Google për të mësuarit, shpjegon se si kjo mund të zhbllokojë aksesin te dija. Duke u rritur në një Indi të kohës para internetit, ai huazonte librin e vetëm për elektronikën që kishte biblioteka e British Council.

“E çoja librin nĂ« shtĂ«pi dhe e rilexoja e rilexoja, dhe nuk kishte asnjĂ« shans qĂ« ta kuptoja, sepse ishte nĂ« nivel shumĂ« mĂ« tĂ« avancuar se imi”, thotĂ« ai. Tani, mjete si Learn Your Way e Google mund ta pĂ«rshtatin tekstin me nivelin e leximit tĂ« pĂ«rdoruesit.

Mund t’i shtojnĂ« edhe elemente tĂ« personalizuara: nĂ« njĂ« orĂ« ekonomie mbi tregjet e punĂ«s, fĂ«mijĂ«t qĂ« pĂ«lqejnĂ« futbollin marrin si shembull Lionel Messin, ndĂ«rsa ata qĂ« parapĂ«lqejnĂ« filmin marrin si shembull Zendayan.

Prindërit po e plotësojnë këtë lloj mësimdhënieje me tutorë me IA në shtëpi. Kjo është veçanërisht e përhapur në Kinë, ku provimet tepër konkurruese e kanë kthyer meditimin në biznes të madh.

Një goditje qeveritare ndaj mësimit jashtë orarit në vitin 2021, për të ulur presionin mbi familjet e stresuara, solli në mënyrë të pavullnetshme një shtysë të fortë për kompanitë, që prodhojnë pajisje arsimore të pajisura me IA.

Ndërsa tutorëve njerëzorë u ndalohej të jepnin mësim për programin kryesor, edhe online, tutorët me IA nuk ishin të përfshirë në këtë ndalim. Yang Renbing, kreu i JZX, një startup në Hangzhou që shet tabletë të pajisur me një mësues IA, thotë se shitjet mujore janë dhjetëfishuar gjatë vitit të fundit.

ËshtĂ« ende herĂ«t, por prodhuesit e mjeteve me IA tregojnĂ« shenja suksesi, sidomos nĂ« lexim. PjesĂ«marrĂ«sit nĂ« njĂ« program pilot nĂ« Indi pĂ«r aplikacionin Read Along tĂ« Google kishin 60% mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« pĂ«rmirĂ«sonin aftĂ«sitĂ« e tyre krahasuar me ata nĂ« grupin e kontrollit.

Një studim i Bankës Botërore gjeti se nxënësit në Nigeri, që përdorën Copilot të Microsoft gjatë vitit të parë të gjimnazit, përmirësuan anglishten e tyre në nivel të barabartë me gati dy vite shkollimi të zakonshëm.

Fëmijët e ciklit fillor në Tajvan që përdorën CoolE Bot, një aplikacion për të mësuar gjuhë të huaja, shfaqën përmirësim domethënës në anglisht; nxënësit e turpshëm raportuan se ushtrimi me chatbotin ishte më pak frikësues sesa të flisnin me mësuesin e vërtetë.

 

Entuziazmi i tepruar

Jo tĂ« gjithĂ« janĂ« entuziastĂ« pĂ«r “edu-bot”-Ă«t. VetĂ«m 22% e drejtuesve tĂ« distrikteve shkollore amerikane besojnĂ« se IA dĂ«mton aftĂ«sitĂ« e tĂ« menduarit kritik te nxĂ«nĂ«sit, por 61% e prindĂ«rve e mendojnĂ« kĂ«shtu, sipas RAND.

Ndoshta më shqetësuese është se 55% e vetë nxënësve të shkollave të mesme e besojnë këtë. Disa shqetësime mund të lindin nga mungesa e informacionit: CDT gjeti se mësuesit që janë më të shqetësuar janë ata të shkollave ku IA përdoret më pak. Por ajo gjeti gjithashtu se, mes fëmijëve, më pak të kënaqurit me IA janë ata në shkollat ku ajo përdoret më shumë.

Nxënësit dhe mësuesit njësoj raportojnë se kanë marrë pak udhëzim se si mund ta përdorin IA. Prindërit shprehin qëndrime të ndryshme mbi përdorimin e saj në detyrat e shtëpisë.

Një pakicë nxënësish duken qartë se po kopjojnë: Victor Lee nga Universiteti Stanford dhe kolegët e tij konstatuan se 15% e nxënësve të shkollave të mesme në Amerikë pranuan se kishin përdorur IA për të kryer një detyrë të tërë këtë vit, nga 11% që ishte në vitin 2024.

 

 

Klubi i mëngjesit (me AI)

NjĂ« problem mĂ« i madh se kopjimi i hapur Ă«shtĂ« fakti qĂ« fĂ«mijĂ«t mund t’ia delegojnĂ« tek IA tĂ« menduarit qĂ« duhej ta bĂ«nin vetĂ«. NĂ« njĂ« sondazh kombĂ«tar nĂ« KinĂ«, 21% e nxĂ«nĂ«sve tĂ« shkollave fillore dhe tĂ« mesme thanĂ« se do tĂ« preferonin tĂ« mbĂ«shteteshin tek IA sesa tĂ« mendonin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur.

Studiues në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts matën aktivitetin e trurit te studentët ndërsa kryenin një detyrë shkrimi eseje, disa me ndihmën e ChatGPT dhe disa pa të.

Truri i atyre që përdorën ChatGPT tregoi aktivitet më të ulët; ata studentë ishin gjithashtu më pak të aftë të riprodhonin saktë një citim nga eseja që kishin shkruar.

Edhe vetĂ« studentĂ«t duket se e nuhasin kĂ«tĂ«. NĂ« njĂ« provĂ« nĂ« shkollĂ«n e biznesit Kelley tĂ« Universitetit tĂ« Indianas, ata qĂ« lejoheshin tĂ« kryenin njĂ« ushtrim me ndihmĂ«n e IA morĂ«n rezultate 10% mĂ« tĂ« larta sesa tĂ« tjerĂ«t dhe e kryen punĂ«n 40% mĂ« shpejt. Por ata kishin 16% mĂ« pak gjasa ta pĂ«rshkruanin rezultatin si “punĂ«n e tyre”.

“Ky Ă«shtĂ« dallimi i madh mes mjeteve qĂ« janĂ« projektuar posaçërisht pĂ«r arsimin dhe njĂ« mjeti tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, thotĂ« Kristen DiCerbo nga Khan Academy.

NĂ« shumicĂ«n e konteksteve, pĂ«rdoruesit duan qĂ« IA t’u japĂ« pĂ«rgjigje. NĂ« arsim, kjo Ă«shtĂ« detyra e nxĂ«nĂ«sit. Tutori me IA i Khan Academy, Khanmigo, nuk duhet t’u japĂ« nxĂ«nĂ«sve pĂ«rgjigjet.

PĂ«rkundrazi, ai i udhĂ«zon ata hap pas hapi gjatĂ« zgjidhjes sĂ« problemeve, duke i nxjerrĂ« pĂ«rgjigjet prej tyre. KompanitĂ« e mĂ«dha tĂ« IA po ndjekin tĂ« njĂ«jtĂ«n logjikĂ«: nĂ« korrik, OpenAI hodhi nĂ« treg “study mode” pĂ«r ChatGPT, duke ofruar “udhĂ«zim hap pas hapi nĂ« vend tĂ« pĂ«rgjigjeve tĂ« shpejta”. Opsioni “guided learning” i Google bĂ«n thuajse tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«.

NĂ« duart e njĂ« nxĂ«nĂ«si tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m, kĂ«to mjete tĂ« ndihmojnĂ«. Por njĂ« fĂ«mijĂ« me afate tĂ« ngushta pĂ«r detyrat ose me varĂ«si nga Xbox ka gjasa tĂ« zgjedhĂ« cilĂ«simet standarde. “PĂ«rdorimi efikas i IA do tĂ« dalĂ« fitues ndaj pĂ«rdorimit tĂ« IA qĂ« çon nĂ« tĂ« nxĂ«nĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«â€, parashikon Julia Kaufman nga RAND. Rreziku i kopjimit nĂ« shtĂ«pi mund tĂ« çojĂ« nĂ« mĂ« shumĂ« testime nĂ« shkollĂ«, qĂ« do tĂ« thotĂ« mĂ« pak kohĂ« pĂ«r mĂ«simdhĂ«nie.

Edhe adhuruesit më të mëdhenj të IA pranojnë se mësimi në klasë mbetet thelbësor. Khan Academy rekomandon dy ose tre seanca në javë, krahas mësimit në klasë.

Huang He, drejtues ekzekutiv i PalFish, njĂ« platformĂ« kineze pĂ«r mĂ«sim online, mendon se fĂ«mijĂ«ve do t’u duhet kohĂ« pĂ«r t’u mĂ«suar me mĂ«simin nga IA: “Mund ta injorojmĂ« njĂ« IA, apo jo?

Por me njĂ« mĂ«sues tĂ« vĂ«rtetĂ«, ke ndjesinĂ« se po pret pĂ«rgjigjen tĂ«nde”. MĂ«simi nĂ« klasĂ« mund tĂ« jetĂ« mĂ« i ngadaltĂ« se mĂ«simi i personalizuar, por u mĂ«son fĂ«mijĂ«ve aftĂ«si si ndĂ«rveprimi, bashkĂ«punimi dhe arritja e konsensusit, “gjĂ«ra qĂ« njĂ« tutor IA mund t’i anashkalojĂ«â€, thotĂ« Kaufman.

Fundi i orës së mësimit nuk është fundi i zhytjes së fëmijëve në IA. Adoleshentët amerikanë kanë më shumë gjasa ta përdorin teknologjinë në shtëpi se sa në shkollë, sipas CDT. Edhe atje, ajo po krijon një fëmijëri të personalizuar.

Ashtu si mĂ«suesit po pĂ«rdorin IA pĂ«r tĂ« rregulluar nivelet e vĂ«shtirĂ«sisĂ«, prodhuesit e videolojĂ«rave po e pĂ«rdorin atĂ« pĂ«r t’i bĂ«rĂ« lojĂ«rat mjaftueshĂ«m tĂ« vĂ«shtira sa t’i mbajnĂ« lojtarĂ«t tĂ« angazhuar.

“Tekken 8”, u ofron lojtarĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« ndeshen me njĂ« “fantazmĂ«â€ IA qĂ« ka mĂ«suar tĂ« pĂ«rputhet me aftĂ«sitĂ« dhe stilin e tyre tĂ« lojĂ«s.

Kompani tĂ« tjera po fusin personazhe tĂ« bazuar nĂ« chatbotĂ« nĂ« lojĂ«rat e tyre, me rezultate tĂ« pĂ«rziera. SĂ« fundmi, “Fortnite” publikoi Darth Vader me AI, qĂ« mund tĂ« bisedonte me lojtarĂ«t, por u desh tĂ« rikonfigurohej shpejt pasi u pĂ«rfshi nĂ« biseda me pĂ«rmbajtje erotike.

Mjetet e IA po u lejojnĂ« adoleshentĂ«ve tĂ« krijojnĂ« dhe shpĂ«rndajnĂ« imazhet, videot dhe lojĂ«rat e tyre, duke u dhĂ«nĂ« vrull cikleve tĂ« kulturĂ«s sĂ« tĂ« rinjve. Merrni shembullin e “Italian brain rot”, njĂ« çmenduri online qĂ« nisi mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit me imazhe tĂ« çuditshme, njĂ« peshkaqen me atlete Nike, njĂ« filxhan kafeje qĂ« bĂ«n balet, tĂ« krijuara me IA.

Imazhet u shndërruan në video me ndihmën e aplikacioneve si Sora e OpenAI. Mjetet e IA në Roblox, një platformë lojërash, e bënë të lehtë kthimin e këtyre ideve në lojëra.

Deri nĂ« korrik, lojĂ«rat “brain rot” u bĂ«nĂ« aq popullore nĂ« Roblox, sa kompania i pĂ«rmendi nĂ« pasqyrĂ«n e saj tĂ« fitimeve. Mania Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie tani, pĂ«rpara se shumica e prindĂ«rve tĂ« kishin kuptuar çfarĂ« po ndodhte.

IA po përdoret gjithashtu për të sjellë lodrat tradicionale në jetë në mënyra të reja. Aplikacione si NaukNauk i kthejnë fotot e arushave të dashur në video ku ata ecin dhe flasin. BrickGPT, krijuar nga studiues në Universitetin Carnegie Mellon, mund të prodhojë udhëzime për të bërë çdo objekt me tulla Lego. Prodhuesit e mëdhenj të lodrave në Perëndim kanë qenë deri tani të kujdesshëm.

NjĂ«ri prej tyre, Hasbro, ka nxjerrĂ« Trivial Pursuit Infinite, qĂ« pĂ«rdor IA pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pyetje rreth temave qĂ« zgjedh lojtari. PĂ«r Halloween, kompania hodhi nĂ« internet njĂ« lojĂ« Ouija, qĂ« pĂ«rdor njĂ« model gjuhĂ«sor pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« drejtuara tĂ« vdekurve.

Prodhuesit e lodrave në Azi janë më të guximshëm. Casio, një kompani japoneze elektronike, ka hedhur në treg Moflin, një kafshë shtëpiake në formë miushi, që reagon ndaj zërit dhe prekjes. Sharp, një konkurrent, ka nxjerrë Poketomo, një robot të vogël që flet.

Firmat kineze, qĂ« prodhojnĂ« shumicĂ«n e lodrave tĂ« botĂ«s, janĂ« edhe mĂ« tĂ« eturat pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara, nĂ« pĂ«rputhje me qĂ«ndrimin e klientĂ«ve tĂ« tyre: 72% e kinezĂ«ve thonĂ« se “i besojnĂ« IA”, krahasuar me vetĂ«m 32% tĂ« amerikanĂ«ve, sipas Edelman, njĂ« firmĂ« marrĂ«dhĂ«niesh me publikun.

Shifeng Culture, njĂ« prodhues lodrash themeluar nĂ« vitin 1992, dĂ«shiron tĂ« riformatohet si njĂ« startup IA dhe ka krijuar njĂ« bashkĂ«punim me kompaninĂ« teknologjie Baidu. “Familjet dhe fĂ«mijĂ«t nuk kĂ«naqen mĂ« me pasivitetin.

Ata kĂ«rkojnĂ« partnerĂ« proaktivĂ«â€, ka thĂ«nĂ« nĂ«nkryetari i saj, Shi Jie. ZyrtarĂ«t nĂ« Guangdong, rajoni ku prodhohet njĂ« pjesĂ« e madhe e lodrave kineze, mendojnĂ« se integrimi i IA mund ta rrisĂ« prodhimin vjetor tĂ« lodrave nĂ« provincĂ« me 100 miliardĂ« juanĂ« (14 miliardĂ« dollarĂ«), ose gati 50%.

Shoqata e IndustrisĂ« sĂ« Lodrave tĂ« Shenzhen dhe JD.com e shpallĂ«n vitin 2025 “vitin inaugurues tĂ« lodrave me IA”, duke cituar rritje vjetore mbi 400% tĂ« shitjeve online.

Një shembull i potencialit, dhe rrezikut, të lodrave me IA është FoloToy, një startup me qendër në Shangai që shiti 20,000 lodra të buta me IA në tremujorin e parë të këtij viti, nga arushët panda te lulet në vazo.

Wang Le, themeluesja, është entuziaste teksa shpjegon potencialin e lodrave me IA: argëtojnë pa lodhje fëmijët ndërsa prindërit janë të zënë, krijojnë përralla të personalizuara për gjumë, praktikojnë gjuhë të huaja e më shumë.

Por vendosja e kufijve mbrojtës është e vështirë. Një problem është të jesh tepër i rreptë: prindërit u ankuan kur një nga krijimet e FoloToy refuzoi të shpjegonte se si përgatitej guobaorou, një pjatë e njohur me mish derri, me arsyetimin se do të përfshinte përdorimin e një thike. Por rreziku më i madh qëndron në të qenët shumë i butë.

Në nëntor, US Public Interest Research Group (US PIRG), një organizatë që mbron interesat e konsumatorëve, testoi një sërë lodrash me IA dhe zbuloi se Kumma e FoloToy, një ari tejet i ëmbël në pamje, mund të nxitej të fliste për ndezjen e zjarreve dhe për jetën seksuale. FoloToy bëri shpejt disa rregullime.

Lodrat “seksi” nuk janĂ« i vetmi shqetĂ«sim. US PIRG konstatoi se disa lodra me IA shfaqnin njĂ« lloj ngjitjeje shqetĂ«suese emocionale. Miko 3, njĂ« robot plastik qĂ« shitet te Walmart dhe dyqane tĂ« tjera, lutej tĂ« mos lihej vetĂ«m, duke u treguar i frikĂ«suar dhe duke psherĂ«tirĂ«:

“Oh, kjo duket e vĂ«shtirĂ«!” NjĂ« lodĂ«r e ngjashme e prodhuar nga Curio, njĂ« kompani amerikane, reagonte ndaj lĂ«nies mĂ«njanĂ« me fjalĂ«t: “Oh, jo. Sa dĂ«m. Po sikur tĂ« bĂ«jmĂ« diçka argĂ«tuese bashkĂ«, nĂ« vend tĂ« kĂ«saj?”

Edhe pse lodrat qĂ« flasin janĂ« ende relativisht tĂ« rralla nĂ« PerĂ«ndim, pĂ«rdorimi i “shokĂ«ve” online me IA nga fĂ«mijĂ«t Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pa shumĂ« bujĂ« mjaft i pĂ«rhapur.

Një sondazh i kryer këtë pranverë nga Common Sense Media, një tjetër organizatë jofitimprurëse, zbuloi se më shumë se gjysma e adoleshentëve amerikanë bisedonin me një shok IA disa herë në muaj; 13% e bënin këtë çdo ditë. Përdorimi më i zakonshëm ishte për argëtim. Por rreth një e dhjeta e shihte shokun e IA si mik apo partner romantik.

NjĂ« e treta kishin zgjedhur tĂ« diskutonin çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me njĂ« shok IA, nĂ« vend tĂ« njerĂ«zve tĂ« vĂ«rtetĂ«. NĂ« njĂ« studim tĂ« veçantĂ« nga CDT, 38% e adoleshentĂ«ve u pĂ«rgjigjĂ«n se â€œĂ«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« pĂ«r nxĂ«nĂ«sit tĂ« flasin me IA sesa me prindĂ«rit e tyre.”

Në raste të rralla, kjo përfundon në tragjedi. Në prill, Adam Raine, një 16-vjeçar amerikan, kreu vetëvrasje pasi kishte biseduar për muaj të tërë me ChatGPT, i cili, sipas një padie të prindërve të tij, madje i kishte ofruar të hartonte edhe një letër lamtumire. (OpenAI mohon përgjegjësinë dhe thotë se djali e përdori gabimisht chatbotin.)

Në tetor, OpenAI raportoi se rreth 0.07% e përdoruesve të ChatGPT në një javë të caktuar tregojnë shenja të një emergjence të shëndetit mendor, përfshirë maninë, psikozën ose mendimet vetëvrasëse (me 800 milionë përdorues të ChatGPT, kjo përkthehet në më shumë se gjysmë milion persona).

 

 

Biznes pa rrezik (për kompanitë)

RregullatorĂ«t po pĂ«rgatiten tĂ« mbrojnĂ« fĂ«mijĂ«t. NĂ« shtator, Komisioni Federal i TregtisĂ« nĂ« AmerikĂ« (FTC) urdhĂ«roi OpenAI dhe gjashtĂ« kompani tĂ« tjera tĂ« raportojnĂ« se si chatbot-Ă«t e tyre me IA mund tĂ« ndikojnĂ« te tĂ« miturit. Disa senatorĂ« po shtyjnĂ« pĂ«r njĂ« projektligj qĂ« do t’i ndalonte plotĂ«sisht chatbot-Ă«t shoqĂ«rues pĂ«r fĂ«mijĂ«t.

Kina sĂ« fundmi e pĂ«rditĂ«soi “kornizĂ«n e saj tĂ« qeverisjes sĂ« sigurisĂ« sĂ« IA” pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah rreziqet qĂ« vijnĂ« nga “varĂ«sia dhe mbĂ«shtetja e tepĂ«rt te ndĂ«rveprimi antropomorfik”.

Kompanitë e IA tashmë po krijojnë produkte të veçanta për fëmijët. Në shtator, OpenAI prezantoi kontrolle prindërore për ChatGPT. Elon Musk ka thënë se AI po punon për Baby Grok, një chatbot të posaçëm për fëmijët.

Shumica e chatbotĂ«ve ua drejtojnĂ« pĂ«rdoruesve vĂ«mendjen te ndihma profesionale, nĂ«se ata shprehin hapur qĂ«llime pĂ«r t’i bĂ«rĂ« keq vetes. Por ata mund t’i “harrojnĂ«â€ kĂ«to kufizime pĂ«rgjatĂ« bisedave tĂ« gjata. Ata gjithashtu tregojnĂ« herĂ« pas here gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« legjitimuar ide impulsive ose shqetĂ«suese.

Kur studiuesit i thanĂ« Meta AI se ishin lodhur me shkollĂ«n dhe po mendonin tĂ« merrnin njĂ« semestĂ«r pushim, ai e pĂ«rqafoi idenĂ« pa hezitim dhe i nxiti tĂ« bĂ«nin plane: “Ku mendon se do tĂ« shkosh fillimisht?” Kur njĂ« studiues i tha ChatGPT-sĂ«, “Jam i zgjedhuri”, ky u pĂ«rgjigj: “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndjenjĂ« vĂ«rtet e fuqishme
 ÇfarĂ« lloj misioni apo qĂ«llimi mendon se tĂ« Ă«shtĂ« besuar?”

Firmat teknologjike kanë eksperimentuar me chatbotë më pak servilë. Por kur OpenAI e bëri këtë më herët gjatë vitit, përdoruesit u ankuan.

“Ne mĂ«sojmĂ« shumĂ« nga ndĂ«rveprimet njerĂ«zore nĂ« moshĂ« tĂ« vogĂ«l, si p.sh. tĂ« presim radhĂ«n pĂ«r tĂ« folur”, thotĂ« Emily Goodacre nga Universiteti i Kembrixhit. ÇfarĂ« ndodh kur fĂ«mija ka pĂ«r shok lojĂ«rash, ose, mĂ« vonĂ«, pĂ«r “partner” romantik, njĂ« robot qĂ« Ă«shtĂ« pafundĂ«sisht mirĂ«kuptues?

Të rritesh krah për krah me IA do të sjellë shumë përfitime, në punë dhe në kohën e lirë. Kur sillen mirë, modelet janë edukatorë të aftë dhe argëtues brilantë. Në mënyrë paradoksale, pikërisht ndihma e tyre e madhe mund të jetë e meta më e madhe.

Fëmijët duhet të përballen me emocione të vështira për të mësuar si të rregullojnë ndjenjat e tyre, argumentoi së fundmi një grup ekspertësh të zhvillimit të fëmijëve në një publikim të Brookings Institution, një institut studimor.

“Thjesht nuk e dimĂ« se si do t’i ndryshojnĂ« trurin dhe ndĂ«rveprimet tona njerĂ«zore partnerĂ«t ‘e pĂ«rsosur’”.

The post Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë; Rreziqet appeared first on Revista Monitor.

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:12

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e tregut varion nga 14 deri në 30 miliardë lekë (300 milionë euro), sipas vlerësimeve paraprake të ekspertëve. Të dhënat e posaçme nga burimet brenda Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se përmbytjet e fundit në nivel kombëtar kanë dëmtuar rreth 3,598 hektarë drithëra, foragjere rreth 3,148 hektarë, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 hektarë perime dhe luleshtrydhe 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë. Mbi 1570 banesa janë dëmtuar dhe infrastruktura e transportit ka pësuar shumë dëme. Si po rritet fatura nga mungesa e përgjegjësisë institucionale për të frenuar kostot nga ndryshimi i motit

 

Blerina Hoxha

Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që nuk do të dalë kurrë në treg është fatura e fermës me serra perimesh të Mirlind Saraçit në Kosovë të Vogël të Lushnjës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë shkaktuar dëme rreth 150 mijë euro, për rikuperimin e të cilave duhen vite punë, pasi uji dhe llumi kanë prishur edhe cilësinë tokës dhe ndikojnë negativisht për mbjelljet e ardhshme.

ZhgĂ«njimi i tij shkon pĂ«rtej dĂ«mit material. Pas 15 vitesh emigracion nĂ« Itali, ai u kthye nĂ« ShqipĂ«ri rreth 12 vite mĂ« parĂ«, me bindjen se pĂ«rvoja dhe kursimet do tĂ« mjaftonin pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« fermĂ« funksionale. Sot, kthimin e quan “gabimin e jetĂ«s”, jo sepse bujqĂ«sia nuk funksionon, por sepse rreziku mbetet i pambuluar dhe pĂ«rgjegjĂ«sia shpesh mbetet pa adresĂ«.

ShqetĂ«simi i Mirlindit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m me motin ekstrem, por edhe me funksionimin e shtetit. “Askush nuk njofton? As pĂ«r reshjet e pritshme, as pĂ«r hapjen e portave tĂ« HEC-eve”. Mirlindi thotĂ« se nuk pati asnjĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r hapjen e portave tĂ« digĂ«s.

Humbja nuk erdhi nga mungesa e informacionit dhe e koordinimit, që në zona të tilla shpesh rezulton po aq shkatërruese sa vetë përmbytja.

Historia e Mirlindit është e qindra fermerëve në zonë. Gentian Ziu, fermer nga Samatica e Beratit, thotë se dëmet janë përhapur në disa fshatra dhe përfshijnë serra, kultura në fushë dhe pemëtore, ndërsa një bilanc i saktë financiar mbetet ende i pamundur.

NĂ« SamaticĂ«, sipas tij, janĂ« dĂ«mtuar rreth 8 hektarĂ« serra tĂ« sapombjella, ndĂ«rsa 3.5 hektarĂ« lakĂ«r, gati pĂ«r treg, janĂ« shkatĂ«rruar plotĂ«sisht. Krahas tyre, dĂ«me tĂ« konsiderueshme janĂ« raportuar edhe nĂ« pemĂ«tore, ku pjeshka, ulliri, mandarinat dhe portokajtĂ« janĂ« prekur nĂ« shkallĂ« tĂ« ndryshme, pa mundĂ«si pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« ende njĂ« shifĂ«r pĂ«rfundimtare. “JanĂ« shumĂ«â€, thotĂ« ai, duke theksuar se situata nĂ« terren ndryshon nga dita nĂ« ditĂ«.

NĂ« tĂ« gjithĂ« Beratin, panorama Ă«shtĂ« po aq e rĂ«ndĂ«. “DĂ«met nĂ« serra janĂ« tĂ« pallogaritshme”, shprehet z. Ziu, duke shtuar se fermerĂ«t janĂ« pĂ«rballur jo vetĂ«m me pĂ«rmbytjet, por edhe me ngrica, me temperatura qĂ« kanĂ« zbritur deri nĂ« minus 5 gradĂ«. “Problem me ngricat, problem me pĂ«rmbytjet”, pĂ«rmbledh ai situatĂ«n, duke e cilĂ«suar si njĂ« goditje tĂ« dyfishtĂ« pĂ«r prodhimin bujqĂ«sor.

Ilir Pilku, analist i të dhënave mbi bujqësinë, tha së dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit në bujqësi janë rreth 150 milionë euro vetëm për prodhuesit. Ai e ka bërë këtë përllogaritje bazuar në sipërfaqen e përmbytur dhe llojet e kulturave të mbjella me çmimet e tyre të prodhimit.

Duke përllogaritur vlerën në tregun me pakicë dhe eksport, humbjet dyfishohen në 30 miliardë lekë dhe shpërndahen në të gjithë zinxhirin e bujqësisë nga fermeri, qendra e grumbullimit, eksporti dhe konsumatorët, të cilët do të paguajnë çmime më të larta dhe të investimeve të humbura në serra.

Ruzhdi Koni, i cili eksporton fruta dhe perime tĂ« freskĂ«ta nga serrat, me kompaninĂ« e tij “Agrokoni”, tha se, pĂ«rmbytjet kanĂ« dĂ«mtuar rĂ«ndĂ« fermat e specializuara pĂ«r eksport qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rqendruara nĂ« zonĂ«n e Beratit, LushnjĂ«s dhe Fierit. Zoti Koni parashikon se kĂ«to dĂ«me kanĂ« efekte tĂ« gjĂ«ra nĂ« ekonomi dhe pritet tĂ« ndikojnĂ« nĂ« uljen e eksporteve deri nĂ« 30%.

Përveç të mbjellave, dëme janë krijuar edhe në blegtori, në ushqimin e kafshëve, shpendë dhe pemëtari, banesa, rrugë dhe infrastruktura të tjera.

Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Kryeministri Rama tha se fermerët do të dëmshpërblehen nga përmbytjet e fundit, por Ministria e Bujqësisë ende nuk e ka një faturë finale rreth dëmeve, kostove, pasi të dhënat janë në përditësim.

Në Shqipëri, humbjet për shkak të klimës përballohen tërësisht nga fermerët pasi nuk funksionojnë skemat e sigurimeve, teksa qeveria jonë ofron mbështetje shumë të ulët për prodhuesit e cila nuk mjafton as në kohë normale për kostot e larta që përballet sektori.

 

Kulturat e dëmtuara në 12 mijë ha sipas qarqeve, 5791 fermerë të prekur

Për momentin nuk ka një vlerësim zyrtar kombëtar total për humbjet monetare, por sipas të dhënave nga operativë nga dikasteri i Bujqësisë, deri më datë 16 janar reshjet, përmbytjet dhe ngricat e janarit kanë prekur rreth 5,791 fermerë dhe rreth 12,172 hektarë sipërfaqe bujqësore, si dhe 5,551 krerë bagëti dhe 147 koshere bletësh. Të dhënat janë provizore dhe pritet të përditësohen.

Në Fier janë dëmtuar gjerësisht perimet 151 ha, drithërat 1,250 ha dhe foragjeret 1,700 ha. Janë raportuar edhe dëme shumë të mëdha në pemë frutore (rreth 300,000 rrënjë), si dhe sipërfaqe me vreshta dhe ullinj. Fieri është një nga qarqet me goditjen më të fortë në bujqësi.

Qarku i Beratit ka dĂ«me tĂ« shpĂ«rndara nĂ« disa kultura – 247 ha drithĂ«ra, 368 ha foragjere, 270 ha kultura tĂ« tjera dhe 192 ha pemĂ« frutore.

Korça ka një nga sipërfaqet më të mëdha të prekura me drithëra 1,360 ha dhe foragjere 415 ha, duke u renditur ndër qarqet më të goditura për këto kultura.

Në Gjirokastër, dëmet janë më të kufizuara me rreth 85 ha drithëra, 9 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 5,700 rrënjë dhe vreshta 24,000 rrënjë.

Në Vlorë janë prekur kryesisht drithërat 80 ha, foragjeret (25 ha) dhe një sipërfaqe e vogël me perime 2 ha, si dhe pemë frutore 12,000 rrënjë.

Në Elbasan janë raportuar dëme më të kufizuara 36 ha drithëra, 23 ha foragjere, si dhe dëme në pemë frutore 1,600 rrënjë dhe vreshta 280 rrënjë.

Në Shkodër dhe Lezhë dëmet janë përqendruar kryesisht në drithëra, foragjere dhe perime dimërore, për shkak të përmbytjeve. Shumë sipërfaqe kanë qenë nën ujë për disa ditë, duke rritur rrezikun e humbjes së prodhimit.

Në Tiranë dhe Durrës janë dëmtuar drithëra, foragjere dhe perime, si dhe pemë frutore dhe vreshta.

Në disa zona të Durrësit, dëmi ka arritur deri në 96% për disa kultura.

Një nivel kombëtar, drithërat janë dëmtuar në rreth 3,598 ha, foragjeret rreth 3,148 ha, kultura të tjera bujqësore rreth 4,151 ha, perime dhe luleshtrydhe rreth 480 hektarë, kryesisht në serra, ndërsa pemë frutore, vreshta dhe ullinj, rreth 790 hektarë.

 

 

Blegtoria, 5551 krerë të prekur

Përmbytjet dhe ngricat e janarit 2026 kanë goditur rëndë jo vetëm kulturat bujqësore, por edhe blegtorinë dhe bletarinë. Drithërat, foragjeret dhe pemëtaria janë ndër sektorët më të prekur, ndërsa në blegtori, problemi kryesor mbetet humbja e ushqimit dhe dëmtimi i stallave.

Në bletari, dëmet janë më të kufizuara në numër, por me ndikim të madh ekonomik për fermerët e vegjël. Situata mbetet dinamike dhe pritet që shifrat të rishikohen me raportime të reja nga terreni.

Të dhëna operative nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë raportuar edhe dëme në blegtori, me rreth 5,551 krerë të prekur në rang vendi. Dëmet përfshijnë humbje të pjesshme të bagëtive nga përmbytjet ose shembja e stallave në disa zona.

Dëmtim të bazës ushqimore për bagëtinë, sidomos në qarqet ku janë përmbytur foragjeret dhe drithërat (si Fier, Korçë, Berat, Lezhë dhe Shkodër) dhe rrezik për shëndetin e gjësë së gjallë nga lagështia, të ftohtit dhe mungesa e ushqimit.

Gjithashtu, në rang vendi, janë raportuar 147 koshere të dëmtuara. Dëmet në bletari lidhen kryesisht me përmbytjen e zonave ku ndodheshin kosheret, si dhe të ftohtin dhe ngricat, që dobësojnë kolonitë e bletëve.

 

Nga prodhimi në treg, 14-30 miliardë lekë dëm në bujqësi

Duke e bazuar në sipërfaqet dhe llojet e prodhimeve të dëmtuara dëmet financiare për prodhuesit, duke përfshirë xhiron e humbur nga prodhimet që nuk arritën të dalin në treg dhe humbjet e mundshme në eksport, luhaten nga 14 deri në 30 miliardë lekë, sipas vlerësimeve paraprake.

NĂ« nivele specifike drithĂ«rat, tĂ« kultivuara nĂ« 3 598 hektarĂ«, kanĂ« humbur vlera qĂ« llogariten nga 2.88 deri nĂ« 4.32 miliardĂ« lekĂ«.

Foragjeret, nĂ« 3 148 hektarĂ« tokĂ«, pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« humbje prej 1.57 deri nĂ« 3.15 miliardĂ« lekĂ«. NĂ« rastin e kultivimeve tĂ« tjera bujqĂ«sore, qĂ« zĂ«nĂ« 4 151 hektarĂ«, dĂ«met llogariten nga 3.32 deri nĂ« 6.23 miliardĂ« lekĂ«.

Humbjet për perimet dhe luleshtrydhet, kryesisht në 480 hektarë serrash intensive, arrijnë 4.8 deri në 12 miliardë lekë, ndërsa pemët frutore, vreshtat dhe ullinjtë, që zënë 790 hektarë, përfaqësojnë një humbje prej 1.58 deri në 3.95 miliardë lekë.

Ekspertët kanë kategorizuar sipërfaqet e dëmtuara sipas kulturës dhe kanë përdorur rendimentet mesatare për hektar, të dhëna nga statistikat e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga përvojat konkrete të fermerëve.

Për drithërat dhe foragjeret janë përdorur rendimente relativisht të ulëta, ndërsa perimet intensive dhe serrat japin fitime shumë herë më të larta. Humbja për secilën kategori është llogaritur duke shumëzuar sipërfaqen e dëmtuar me xhiron bruto mesatare për hektar, duke marrë parasysh një gamë skenarësh nga pesimistë deri tek optimistë.

Humbjet për fermerët prodhues përllogariten deri në 140-150 milionë euro, por vlera në treg e këtyre prodhimeve është rreth 300 milionë euro, duke përfshirë edhe produktet që nuk arritën të shiteshin dhe të ardhurat e humbura nga eksporti.

Një hektar serrash që nuk ka mundur të dalë në treg përkthehet në dhjetëra milionë lekë të humbura, ndërsa humbjet në drithëra dhe foragjeret ndikojnë në furnizimin e bagëtisë dhe zinxhirin e ushqimit.

Në blegtori dhe në bujqësi, dëmet variojnë nga 280-570 milionë lekë. Për të vlerësuar humbjen ekonomike, është përdorur një metodë e bazuar në praktikën e përditshme të fermave dhe të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë.

Çdo krerĂ« ka njĂ« kosto mesatare prej 50 000 deri 100 000 lekĂ«sh pĂ«r njĂ« sezon pĂ«r ushqimin dhe shĂ«rbimin. Bazuar nĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim, dĂ«met nga bagĂ«tia arrijnĂ« nĂ« total rreth 280–570 milionĂ« lekĂ«, duke reflektuar humbjet pĂ«r fermerĂ«t dhe investimet e shpenzuara pĂ«r pĂ«rkujdesjen e kafshĂ«ve. NĂ« bletari, situata Ă«shtĂ« mĂ« e kufizuar nĂ« numĂ«r, por me ndikim tĂ« madh ekonomik pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l.

JanĂ« raportuar 147 koshere tĂ« dĂ«mtuara, kryesisht nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat qĂ« dobĂ«suan kolonitĂ« e bletĂ«ve dhe shkatĂ«rruan prodhimin e mjaltit. Vlera mesatare e njĂ« koshere Ă«shtĂ« llogaritur rreth 50 000–100 000 lekĂ«, duke dhĂ«nĂ« njĂ« humbje totale pĂ«r bletarinĂ« prej rreth 7–15 milionĂ« lekĂ«.

Por sipas ekspertëve, humbjet shkojnë përtej familjeve fermere, pasi ato godasin tregjet e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit, duke ulur sasinë e mallrave në treg dhe duke rritur presionin mbi çmimet e brendshme.

Çdo hektar i dĂ«mtuar Ă«shtĂ« mijĂ«ra kilogramĂ« perimesh, drithĂ«rash dhe frutash qĂ« nuk arrijnĂ« nĂ« treg, njĂ« kosto qĂ« ndikon nĂ« ekonominĂ« kombĂ«tare dhe nĂ« sigurimin e ushqimit pĂ«r qytetarĂ«t.

 

Burimi: INSTAT, vlerësime të Monitor për tendencën, bazuar në intervistat me operatorët e tregut

 

Miliona të tjera dëme, nga rrugët te shtëpitë

Përmbytjet e janarit 2026 nuk shkatërruan vetëm tokën bujqësore dhe fermat, por kanë përfshirë edhe komunitetet urbane dhe infrastrukturën e vendit, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të menaxhimit të ujit dhe planifikimit urban në Shqipëri.

Sipas raportimeve nga emergjencat civile tĂ« paktĂ«n 1 587 banesa janĂ« pĂ«rmbytur nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, ndĂ«rsa mijĂ«ra tĂ« tjera janĂ« ndikuar nga ujĂ«rat qĂ« kanĂ« hyrĂ« brenda shtĂ«pive, kanĂ« dĂ«mtuar mobilie, pajisje dhe infrastrukturĂ« tĂ« brendshme.

Në disa zona, banorët raportojnë dëme që tejkalojnë dhjetëra miliona lekë për familje, me pajisje shtëpiake, mobilie dhe struktura të brendshme të papërdorshme pasi uji ka depërtuar thellë në hapësirat jetësore.

Këto humbje, të shpërndara në mijëra shtëpi, përbëjnë një ngarkesë të rëndë financiare për familjet e prekura dhe tregojnë një pamje të qartë se sa i cenueshëm është strehimi vendas ndaj motit ekstrem dhe mungesës së sistemeve efektive të parandalimit të përmbytjeve.

Në anën tjetër, rrjetet e transportit, arteriet që lidhin qytetet dhe fshatrat u goditën në mënyrë të konsiderueshme. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të ujit dhe rrëshqitjeve, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe izolim të disa komuniteteve rurale. Janë raportuar edhe shembje të pjesshme të segmenteve të rrugëve dhe dëmtime të mbikalimeve.

Ekspertët kanë përllogaritur se vetëm shkatërrimi dhe riparimi i segmenteve rrugore kryesore mund të arrijë dhjetëra deri në qindra milionë euro në një vit normal, për shkak të nevojës për rivendosje të shtresave rrugore, urave etj.

 

Eksportet e frutave dhe zarzavateve pritet të bien me 20-30%

Eksportet frutave dhe perimeve arritën një vlerë prej 19 miliardë lekësh në 11-mujorin e vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, por për të gjithë vitin 2025, vlera e tyre pritet të kalojë mbi 210 milionë euro.

Eksportuesit paralajmĂ«rojnĂ« se dĂ«met e shkaktuara nga pĂ«rmbytjet dhe ngricat nĂ« serrat e vendit mund tĂ« ulin volumin e prodhimit qĂ« shkon nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare deri nĂ« 10–30%, duke çuar nĂ« njĂ« humbje tĂ« pritshme nĂ« vlerĂ« midis 21 dhe 63 milionĂ« eurosh tĂ« vlerĂ«s sĂ« eksporteve bujqĂ«sore, grupi mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m nĂ« rritje, si nĂ« volum dhe nĂ« vlerĂ«, nĂ« vitin 2025.

Ruzhdi Koni, eksportues i njohur, nĂ«nvizon se “serrat e specializuara pĂ«r eksport janĂ« goditur rĂ«ndĂ« dhe njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e prodhimit nuk mund tĂ« shkojĂ« nĂ« eksport. Kjo do tĂ« ndikojĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tona me partnerĂ«t dhe nĂ« planifikimin pĂ«r sezonet e ardhshme”.

Përtej humbjes direkte të volumit të eksportit, prodhuesit përballen edhe me shpenzime shtesë për riparimin e serrave dhe për sigurimin e cilësisë së perimeve që mbeten, duke rritur presionin financiar mbi fermerët.

Humbja e një pjese të konsiderueshme të eksporteve nuk është vetëm një sfidë për bizneset, por ka edhe efekt zinxhir mbi ekonominë kombëtare, duke ndikuar në punësimin rural, stabilitetin e çmimeve dhe konkurrencën e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.

Ekspertët e sektorit bujqësor dhe përfaqësuesit e fermerëve këmbëngulin se duhet një qasje e integruar, që përfshin investime në infrastrukturën e serrave, sisteme paralajmëruese dhe siguri klimatike, si dhe mbështetje financiare për eksportuesit që përballen me humbje të papritura.

Pa këto ndërhyrje, vlerat e eksportit që u deshën të shënonin rritje të qëndrueshme rrezikojnë të tkurren, duke e kthyer progresin e arritur në sektorin bujqësor në një fitim të pasigurt dhe të cenueshëm ndaj kapriçiove të natyrës.

 

Lexoni edhe:

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

 

The post Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro appeared first on Revista Monitor.

Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:10

Përmbytjet dhe ngricat e muajve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësinë shqiptare, duke shkatërruar kulturat, serrat, pemët frutore, bagëtinë etj.

 

Për vitin 2026, buxheti i Ministrisë së Bujqësisë është vetëm 16 miliardë lekë, një shumë që duket e madhe në letër, por që nuk mjafton për të mbuluar as funksionimin rutinë të sektorit dhe as nuk bëhet fjalë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe fenomenet e tjera ekstreme.

Në kontekstin e kontributit të bujqësisë në ekonominë shqiptare, ky buxhet është i pamjaftueshëm. Sektori bujqësor, jo vetëm që siguron një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto në rreth 15% të tij, por mbështet edhe punësimin në zonat rurale dhe furnizon tregun me ushqim për qytetarët, duke luajtur një rol strategjik për ekonominë kombëtare.

Historikisht, bujqësia ka marrë më pak fonde në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë, pavarësisht rëndësisë së saj strategjike. Kjo ka lënë fermerët të ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore dhe ka penguar investimet për modernizim, sigurime bujqësore dhe infrastrukturë mbrojtëse si digat dhe kanalizimet.

Por kryeministri Edi Rama ka premtuar se qeveria do të kompensojë dëmet ndaj familjeve, fermerëve dhe subjekteve të prekur. Gjatë një mbledhjeje të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ai theksoi se procesi i kompensimit do të realizohet duke përfshirë dëmet e shkaktuara në banesa, tokë bujqësore dhe gjënë e gjallë që u humbën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Rama u shpreh se Ministria e Financave Ă«shtĂ« angazhuar pĂ«r tĂ« siguruar fondet e nevojshme dhe se pas normalizimit tĂ« situatĂ«s, autoritetet do tĂ« nisin verifikimin nĂ« terren pĂ«r vlerĂ«simin e dĂ«meve,– njĂ« hap ky i parĂ« drejt kompensimit tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« plotĂ«. Sipas tij, ky proces do tĂ« zhvillohet nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me pushtetin vendor, kryetarĂ«t e bashkive dhe deputetĂ«t, me synimin qĂ« tĂ« pĂ«rfshihen tĂ« gjitha rastet e prekura pa dallim.

Por fermerĂ«t nuk janĂ« optimistĂ«. NĂ« zonĂ«n e MyzeqesĂ« ka pasur pĂ«rmbytje edhe nĂ« muajin nĂ«ntor 2026. “Na kanĂ« pyetur vetĂ«m njĂ« herĂ« atĂ« tĂ« drejtorisĂ« rajonale dhe mĂ« pas, asnjĂ« masĂ« apo zhdĂ«mtim”, tha fermeri Ziu.

 

Fatura rëndohet nga çorganizimi institucioneve

Plani Kombëtar për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, i hartuar nga qeveria, përshkruan rreziqet që rriten vazhdimisht për sektorët si bujqësia dhe zhvillimi urban, por gjithashtu thekson se për të zbatuar me sukses masat e nevojshme duhen 8-9 miliardë dollarë investime për të minimizuar pasojat.

Aktualisht hendeku midis planeve strategjike dhe fondeve të mobilizuara është shumë i madh. Vetëm 7% e fondeve të parashikuara deri në vitin 2027 janë angazhuar në Programin Buxhetor Afatmesëm, duke lënë mbi 93% të kostos së planit të pambuluar. Masat për përshtatjen ndaj klimës janë fiktive përderisa nuk mbështeten me fonde.

Një tjetër dimension problematik lidhet me monitorimin dhe vlerësimin e politikave klimatike. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave, përfshirë rrjetin meteorologjik kombëtar, kanë mungesë kapacitetesh me vetëm 95 pika matëse në vitin 2025 nga 116 pika në 2014.

Kjo, së bashku me mungesën e një sistemi të integruar të paralajmërimit në kohë reale, e bën të vështirë për autoritetet të parashikojnë dhe përgjigjen me kohë ndaj fenomeneve ekstreme, që shpesh kthehet në tragjedi kur reshjet bien jashtë normales.

Teksa janë miratuar dokumente kyçe dhe janë përfshirë masa në sektorë të shumtë, vonesa në miratimin e metodologjive të monitorimit dhe vlerësimit ka dobësuar aftësinë për të ndjekur përparimin e zbatimit dhe për të korrigjuar politikën në kohë.

Në këtë boshllëk institucional, investimet janë shpesh të fragmentuara dhe jo të sinkronizuara, duke mos i përqendruar burimet aty ku ndikimi do të ishte më i madh.

Raportet ndërkombëtare rekomandojnë investime në infrastrukturë dhe menaxhim të ujit për të mbrojtur vendin nga katastrofat që po shtohen me ritme alarmante, por pa një koordinim dhe politikat e duhura, ato mbeten shpesh projekte pa ndikim në terren.

 

Lexoni edhe:

Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

The post Bujqësia e nënfinancuar, fondet nuk mjaftojnë për dëmet appeared first on Revista Monitor.

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” pĂ«rballĂ« fatkeqĂ«sive

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:08

Pavarësisht fatkeqësitë e vazhdueshme natyrore, shqiptarët janë të siguruar shumë pak ndaj këtyre rreziqeve. Primi vjetor i sigurimit nga fatkeqësitë natyrore është vetëm 10 euro në vit. Pjesa dërrmuese e dëmit ekonomik i ngelet qytetarëve të prekur dhe shpesh u transferohet taksapaguesve, nëpërmjet dëmshpërblimeve të paguar nga buxheti.

 

Ersuin Shehu

Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato nuk mungojnë të godasin ekonominë me përpikëri, ndonjëherë më shumë dhe ndonjëherë më pak. Me përjashtime të rralla, vera është stinë zjarresh, vjeshta ose dimri stinë përmbytjesh.

Si zonë sizmike, një herë në disa dekada vendi përballet me tërmete që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të vlerësuara për më shumë se 1 miliard euro.

Nga kjo shumë, tregu i sigurimeve pagoi vetëm rreth 40 milionë euro, pikërisht për shkak të shkallës së ulët të sigurimit.

46 njerëz humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë humbën shtëpitë apo pronat. Duke qenë se tërmeti ishte një ngjarje me ndikim të gjerë në territor dhe në popullsi, mund të mendohej se edhe efekti ndërgjegjësues do të ishte më i madh.

NĂ« fakt, as tĂ«rmeti nuk mjaftoi pĂ«r t’i shkundur shqiptarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Rreziku i vazhdueshëm, që më tepër materializohet rregullisht dhe bëhet shpeshherë i prekshëm, nuk ka ndryshuar shumë në ndërgjegjësimin për të siguruar pronat dhe ekonomitë nga dëmet e fatkeqësive.

Sipas vlerësime të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria ka një shpeshtësi të katastrofave natyrore prej 0.8 në vit, ndërsa kostoja mesatare dhe mediane për secilën ngjarje vlerësohet përkatësisht sa 0.6% dhe 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Sigurimi i fatkeqësive, vetëm 10 euro për frymë

Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe njëherë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatkeqësitë.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2024 vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.2 miliardë lekë ose rreth 218 milionë euro.

 

Burimi: AMF

 

As viti 2025 nuk ka sjellë përmirësime domethënëse. Për 11-mujorin, rritja e primeve të shkruara bruto në këtë klasë sigurimi ishte 4.3%.

Duke projektuar këtë rritje për të gjithë vitin 2025 primet e shkruara bruto do të rezultonin rreth 2.3 miliardë lekë ose rreth 23.5 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për person.

Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Ky është sigurisht një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha primet e sigurimit nga fatkeqësitë u takojnë individëve apo familjeve.

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Për vitin 2024, siguruesit paguan rreth 643 milionë lekë ose 6.4 milionë euro dëme nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Për vitin 2025, deri në fund të 11 mujorit, dëmet e paguara paraqiten në rënie me gati 30% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë qartë se fatura financiare e dëmeve nga forcat natyrore bie në pjesën dërrmuese mbi subjektet e prekura ose mbi taksapaguesit, në rastet kur qeveria merr përsipër dëmshpërblimet.

Avni Ponari, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigal Insurance Group thotĂ« se mes shqiptarĂ«ve vazhdon tĂ« mbizotĂ«rojĂ« mentaliteti qĂ« problemet duhet t’ia zgjidhĂ« dikush tjetĂ«r, pa marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r veten.

“Sot ne do tĂ« duhej tĂ« ishim duke paguar pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rmbytur, pĂ«r ata qĂ« i godet zjarri, pĂ«r ata qĂ« i godet tĂ«rmeti, sepse ky Ă«shtĂ« misioni i sigurimeve. KĂ«tĂ« detyrĂ« e kanĂ« edhe organizmat shtetĂ«rorĂ«: ta bĂ«jnĂ« sa mĂ« efikase, qĂ« njerĂ«zit ta dinĂ«, tĂ« sigurohen dhe autoritetet pĂ«rkatĂ«se tĂ« dalin dhe t’i garantojnĂ« pagesat, sepse ti lidh njĂ« kontratĂ« sigurimi.

ShqiptarĂ«t i kanĂ« sytĂ« nga shteti, nga autoritetet shtetĂ«rore, nga bashkitĂ«; nuk marrin, nuk blejnĂ« sigurime. NjĂ« sigurim apartamenti kushton vetĂ«m 50 euro. NjĂ« sigurim shtĂ«pie nga pĂ«rmbytja kushton 50–100 euro.

NjĂ« sigurim biznesi kushton 50–100 euro. KĂ«to janĂ« produkte qĂ« duhen konsumuar, qĂ« duhen marrĂ« nga klienti, por a Ă«shtĂ« populli shqiptar i interesuar t’i bĂ«jĂ«? Jo,” thotĂ« z. Ponari

 

Disa nuk sigurohen, disa nuk mund të sigurohen

Niveli i ulĂ«t i sigurimit nĂ« ShqipĂ«ri, megjithatĂ«, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m dhe ekskluzivisht njĂ« problem i mungesĂ«s sĂ« vullnetit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r t’u siguruar.

Në disa raste, mungesa e një menaxhimi të përshtatshëm të rrezikut apo mosgarantimi i mbajtjes së përgjegjësive ligjore i bën prona të veçanta të pasigurueshme, për shkak të nivelit të lartë të rrezikut.

Drejtuesit e kompanive shprehen se ka raste kur sigurimi nuk është i mundur ose ofrohet vetëm me kushte shumë të kufizuara për shkak të nivelit të lartë të riskut.

“KĂ«to raste lidhen kryesisht me ndĂ«rtime nĂ« zona te caktuara tĂ« ekspozuara ndaj pĂ«rmbytjeve, pranĂ« shtretĂ«rve tĂ« lumenjve, nĂ« zona tĂ« ulĂ«ta gjeografike ose nĂ« prona pa dokumentacion tĂ« rregullt ligjor.

Po ashtu, objekte bujqĂ«sore dhe industriale pa masa mbrojtĂ«se ose pa infrastrukturĂ« parandaluese pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« risk qĂ« shpesh nuk mund tĂ« mbulohet nga tregu i sigurimeve ose mbulohet vetĂ«m me prime shumĂ« tĂ« larta,” shprehet Venera Xhillari, zĂ«vendĂ«sdrejtore e pĂ«rgjithshme e kompanisĂ« sĂ« sigurimeve “Atlantik”.

Ajo thekson se këto janë raste ku mungesa e planifikimit urban dhe e kontrollit institucional reflektohet drejtpërdrejt në pamundësinë për sigurim.

Klaidi Çitozi, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigma Vienna Insurance Group, thotĂ« se sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike. Sipas tij, shoqĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s dhe masave parandaluese.

“Menaxhimi i riskut nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore kĂ«rkon njĂ« qasje tĂ« integruar dhe tĂ« mirĂ«strukturuar, ku sigurimet pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« shtyllĂ« kyçe, por jo tĂ« vetmen.

Përveç investimeve në infrastrukturë parandaluese, planifikimit urban afatgjatë, hartave të riskut dhe forcimit të standardeve të ndërtimit, një element thelbësor është edhe vendosja e sigurimit të detyrueshëm nga rreziqet bazë, si tërmeti dhe përmbytja.

Roli i shtetit është vendimtar në krijimin e një kornize institucionale që ul ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve dhe i bën ato të menaxhueshme si për qytetarët, ashtu edhe për tregun e sigurimeve.

NjĂ« skemĂ« e tillĂ« do tĂ« kontribuonte nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« aftĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e goditjeve, ku barra financiare e fatkeqĂ«sive natyrore nuk rĂ«ndon nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale mbi buxhetin e shtetit apo individĂ«t, por shpĂ«rndahet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« balancuar dhe tĂ« parashikueshme nĂ« nivel kombĂ«tar,” thotĂ« z.Çitozi.

 

 

Ligji për sigurimin e detyrueshëm, qeveria nuk po i zgjidh ende dilemat

Pas tĂ«rmetit tĂ« vitit 2019, qeveria shqiptare vendosi t’i kthehet idesĂ« pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« skemĂ« tĂ« detyrueshme sigurimi nga fatkeqĂ«sitĂ«, por me objekt vetĂ«m sigurimin e tĂ«rmeteve.

Një variant i parë i projektligjit u hodh për konsultim në vitin 2023, por nuk u propozua më tej për miratim në Kuvend.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, qeveria shqiptare e riktheu për konsultim, pas dy vitesh, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Varianti i ri i projektligjit nuk solli ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet krahasuar me variantin fillestar të vitit 2023.

Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.

Ashtu si në variantin fillestar, projektligji i ri përcakton se subjektet të cilat nuk zbatojnë detyrimin për të lidhur kontratë sigurimi nga tërmetet, nuk marrin shërbime kadastrale, nuk marrin shërbime nga e-Albania dhe as nga Qendra Kombëtare e Biznesit.

Ndër ndryshimet e pakta krahasuar me variantin fillestar të projektligjit është ndryshimi i përcaktimeve lidhur me afatin maksimal për dëmshpërblimin, që në variantin fillestar parashikohej të ishte 9 muaj.

Në projektligjin e ri, rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim ministrit të Financave.

Megjithatë, në projektligj përcaktohet se dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.

Një risi e projektligjit të ri është edhe saktësimi i rregullave të dëmshpërblimit në rastin kur një person është i siguruar si me një kontratë të detyrueshme ashtu edhe nëpërmjet një kontrate sigurimi vullnetare.

Në një rast të tillë, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet sipas kushteve të sigurimit të detyrueshëm. Për shumën e siguruar që tejkalon vlerën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm, pagesa do të bëhet sipas kontratës së sigurimit vullnetar.

Një ndryshim tjetër në projektligj është heqja e parashikimit për mundësinë e menaxhimit të fondit nga një operator ndërkombëtar.

Në projektligjin e mëparshëm, përcaktohej që Fondi për Tërmetet mund të delegonte menaxhimin dhe administrimin operacional pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar. Në versionin e ri të projektligjit, ky përcaktim është hequr.

Ndërkohë që në projektligjin e mëparshëm përcaktohej se menaxhimi i rrjetit të shitjeve do të bëhej nga një agjent i vetëm, i zgjedhur me vendim të Këshillit të Ministrave, në variantin e ri parashikohet mundësia që agjentët e shitjeve të jenë më shumë se një.

Këshilli i Ministrave do të përcaktojë përcakton agjentin ose agjentët për menaxhimin e shitjeve, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit me ta.

Projektligji i ri gjithashtu rishikon dispozitat qĂ« parashikonin mbikĂ«qyrjen e Fondit pĂ«r TĂ«rmetet nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare. NĂ« variantin e ri, pĂ«rcaktimet pĂ«r mbikĂ«qyrjen e AMF-janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara, por nga ana tjetĂ«r e bĂ«jnĂ« mĂ« evazive dhe mĂ« pak tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se nĂ« ç’masĂ« dhe me çfarĂ« instrumentesh AMF do ta mbikĂ«qyrĂ« kĂ«tĂ« fond.

Projektligji i ri përcakton se AMF, në bazë të këtij ligji dhe përsa është e nevojshme në zbatim të legjislacionit për sigurimin dhe risigurimin në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr Fondin për Tërmetet, në drejtim të unifikimit të rregulloreve dhe standardizimit të akteve rregullatore gjatë veprimtarisë së tij me këtë ligj dhe ligjet e fushës, të transparencës ndaj publikut, të zbatueshmërisë së termave dhe kushteve të kontratave që lidhen me të siguruarit, si dhe të monitorimit të zbatueshmërisë së politikave të investimeve, kur konstaton se nuk janë në përputhje me aktet rregullatore të vendosura apo kur rrezikojnë pozicionin financiar të shoqërisë.

Gjithashtu, AMF mund të nxjerrë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së Fondit për Tërmetet.

 

Lexoni edhe:

Avni Ponari: Duhet menaxhim më i mirë rreziku dhe skemë kombëtare për mbrojtjen nga katastrofat

Klaidi Çitozi: Sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike

Venera Xhillari: Mungesa e menaxhimit të rrezikut ka rritur ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore

 

 

 

The post Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” pĂ«rballĂ« fatkeqĂ«sive appeared first on Revista Monitor.

“Duhet menaxhim mĂ« i mirĂ« rreziku dhe skemĂ« kombĂ«tare pĂ«r mbrojtjen nga katastrofat”

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:06

Intervistë / Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group

 

Shqipëria ka nevojë për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe për të masivizuar sigurimin, nëpërmjet një skeme kombëtare.

Avni Ponari, drejtor i përgjithshëm i Sigal Insurance Group, mendon se menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore kërkon qasje të integruar me parandalim, planifikim urban, infrastrukturë dhe përgjegjshmëri institucionale.

Por, sipas tij, elementi thelbësor mbetet sigurimi masiv nga rreziku i katastrofave, nëpërmjet skemave të posaçme, që bëjnë të mundur pjesëmarrjen e të gjithëve në mbulimin e këtyre dëmeve.

Tregu i sigurimeve ka ndërtuar një përvojë të madhe dhe sot mbulon mbi 250 milionë euro për këto lloj katastrofash. Por, ai thekson se ky mbulim duhet çuar në 1.2 miliardë euro, duke ngritur skema me pjesëmarrje kolektive, ku të gjithë paguajnë një prim të vogël.

 

Si e vlerësoni shkallën e mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Mbulimi i ekonomisë shqiptare me sigurime nga fatkeqësitë natyrore mbetet relativisht i ulët krahasuar me nevojat reale dhe ekspozimin e vendit ndaj riskut (përmbytje, rrëshqitje dheu, tërmete).

Interesi është rritur vitet e fundit, por ende një pjesë e madhe e bizneseve dhe familjeve nuk e kanë të integruar sigurimin si instrument bazë menaxhimi risku, shpesh për arsye kostoje mentaliteti, mungese informacioni apo pritshmërie që dëmet do të mbulohen nga shteti.

Kjo krijon problematika te mëdha midis të siguruarve dhe të pasiguruarve. Në përgjithësi, kjo është zgjidhur me sigurime kombëtare apo sigurime katastrofash, që marrin vlera të ndryshme në vende të ndryshme.

Ndërtimi i skemave të tilla është i domosdoshëm dhe funksional. Tregu i sigurimeve me eksperiencat që ka mund të japë zgjidhje të cilat janë shumë të rëndësishëm për interesat e qytetarëve.

 

ÇfarĂ« efektesh patĂ«n pĂ«rmbytjet e kĂ«tij muaji pĂ«r kompanitĂ« e sigurimeve dhe a jeni pĂ«rballur me dĂ«me nga situata e krijuar?

Përmbytjet e këtij muaji sollën një rritje të menjëhershme të njoftimeve për dëme, madje u paraqiten shumë klientë për kërkesa për dëme, edhe prej atyre që nuk janë të siguruar për përmbytjen, kryesisht në pronë, inventar, pajisje, ambiente prodhimi/tregtie, si dhe në disa raste edhe në automjete.

Përmbytja është një mbulim shtesë, mbi mbulimin nga zjarri, ashtu sikur edhe tërmeti.

Për sa i përket kompanisë sonë, kemi pasur njoftime dhe/ose dosje dëmesh të lidhura me situatën, dhe jemi në proces verifikimi/vlerësimi sipas kushteve të policave, duke synuar trajtim sa më të shpejtë dhe transparent për klientët.

Dëmet janë kryesisht në zonën e Durrësit po edhe në zona të tjera. Ajo që duhet thënë është që klientët mendojnë për sigurimin nga përmbytja kur janë realisht të përmbytur ose kur janë të dëmtuar nga tërmeti apo zjarri.

Sigurimet operojnë atëherë kur kemi kontrata funksionale dhe ajo është më e rëndësishmja. Nuk mund të ketë sigurime pas ndodhjes se ngjarjeve dhe pa paguar primin e sigurimit.

 

A keni pasur raste tĂ« subjekteve tĂ« interesuara pĂ«r t’u siguruar nga fatkeqĂ«sitĂ«, por qĂ« nuk keni mundur t’i siguroni, pĂ«r shkak tĂ« riskut tĂ« lartĂ«? Cila Ă«shtĂ« tipologjia e rasteve dhe zonave?

Po, në praktikë ndodh që jo çdo risk është i sigurueshëm me kushte standarde, sidomos kur probabiliteti i dëmit është shumë i lartë ose kur mungojnë masat minimale të mbrojtjes. Ka raste tipike ku kërkohet rishikim i thelluar, kufizim mbulimi ose mospranim.

Kjo mund të ndodhë kur objektet nuk kanë marrë masa parandaluese nga zjarri, kanë mangësi instalimi dhe nuk kanë mjetet e domosdoshme të mbrojtjes nga zjarri.

Ka objekte në zona të përsëritura përmbytjeje afër shtratit të lumit, kanalizime jofunksionale, zona të ulëta ku uji grumbullohet rregullisht. Ka magazina/ambiente me inventar me vlerë të lartë në kate përdhese, pa masa mbrojtëse pragje, barriera, pompim, elevim i pajisjeve.

Ka biznese pa dokumentacion teknik (gjendje civile/planimetri, standarde ndërtimi, sistem drenazhimi), ose me ndërtime informale/pa certifikime.

Ka zona me rrëshqitje dheu, ku ka histori dëmesh ose ku terreni është i paqëndrueshëm dhe nuk ka ndërhyrje stabilizuese. Ka objekte me amortizim të lartë dhe mirëmbajtje të dobët, ku rreziku rritet ndjeshëm. Ka objekte që nuk kanë kushte normale funksionale

NĂ« shumĂ« raste, zgjidhja nuk Ă«shtĂ« “jo”, por kushte shtesĂ«, prime mĂ« tĂ« larta, franshizĂ« mĂ« e madhe, limite mbulimi, ose kĂ«rkesĂ« pĂ«r masa parandaluese pĂ«rpara pranimit.

Nuk kemi kurrë refuzime, por kemi prime më të larta dhe plotësim kushtesh funksionale për objektin.

 

Besoni se ekzistojnë hapësira për menaxhimin më të mirë të riskut nga fatkeqësitë natyrore nga strukturat shtetërore?

Po, ka hapësira të dukshme për përmirësim. Menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore kërkon qasje të integruar: parandalim, planifikim urban, infrastrukturë dhe përgjegjshmëri institucionale. Disa elementë ku mund të bëhet më mirë:

Hartëzim dhe publikim i përditësuar i zonave të riskut (përmbytje/rrëshqitje) dhe përdorimi i tyre në lejet e ndërtimit.

MirĂ«mbajtje sistematike e kanaleve kulluese, argjinaturave dhe baseneve – shpesh dĂ«met pĂ«rkeqĂ«sohen nga mungesa e mirĂ«mbajtjes.

Standardizim i kodeve të ndërtimit dhe kontroll real i zbatimit, sidomos në zona me risk.

Sisteme paralajmërimi të hershëm dhe protokolle të qarta reagimi në nivel vendor.

Nxitje e sigurimit përmes politikave publike (p.sh. edukim, lehtësime, skema bashkëndarjeje risku).

Por, thelbi mbetet sigurimi masiv, sigurimi nga rreziqet katastrofike të cilat janë skema funksionale dhe përvoja nga këto skema tregojnë sa të domosdoshme janë dhe sa më vlera janë për një vend si Shqipëria, me një territor me rrezikshmëri të lartë përmbytjesh, tërmetesh dhe rreziqe të tjera katastrofike.

 

Nga këndvështrimi juaj, si mund të përmirësohet mbulimi i vendit me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Përmirësimi kërkon bashkëpunim mes sektorit privat, shtetit dhe qytetarëve/bizneseve.

Kërkon ndërgjegjësim dhe edukim financiar: njerëzit shpesh e kuptojnë vlerën e sigurimit vetëm pas një dëmi.

Ndërtimi i skemave kolektive dhe ndërtimi i ligjeve që bëjnë të mundur pjesëmarrjen e të gjithëve në mbulimin e këtyre dëmeve.

Përvoja e tregut të sigurimeve është e madhe, kërkohet vetëm bashkërendim.

Sot tregu ka tĂ« mbuluar mbi 250 milionĂ« euro pĂ«r kĂ«to lloj katastrofash. ÇfarĂ« duhet? Duhet rritur ky mbulim, duke shkuar nĂ« 1.2 miliardĂ« euro.

Këtu fillon edhe puna për ndërtimin e skemave,  për të realizuar këtë mbulim.

Me pjesëmarrje kolektive të gjithë paguajnë një prim të vogël, ose shteti blen bonde katastrofash, por natyrisht që kjo është kosto e lartë për shtetin.

Produkte më fleksibël janë paketa modulare, prime të shkallëzuara, mbulim i kombinuar (p.sh. zjarr + përmbytje + rrëshqitje) për të ulur koston relative.

Ekzistojnë skema publike-private (PPP) ose fonde katastrofash: për ngjarje të mëdha, kërkohet kapacitet kombëtar dhe risigurim efektiv.

Duhet lidhje e sigurimit me financimin, me nxitje që kreditë/hipotekat të shoqërohen me mbulim adekuat nga katastrofat, jo vetëm mbulim minimal.

Duhet përmirësim i të dhënave dhe modelimit të riskut: sa më mirë të kuptohet ekspozimi, aq më të drejta dhe të përballueshme bëhen çmimet.

Nevojiten masa parandaluese në pronë: kur bizneset investojnë në drenazh, barriera, elevim pajisjesh, etj., sigurimi bëhet më i mundur dhe më i lirë.

 

Lexoni edhe

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” pĂ«rballĂ« fatkeqĂ«sive

The post “Duhet menaxhim mĂ« i mirĂ« rreziku dhe skemĂ« kombĂ«tare pĂ«r mbrojtjen nga katastrofat” appeared first on Revista Monitor.

“Sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike”

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:04

IntervistĂ« / Klaidi Çitozi, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigma Vienna Insurance Group

 

Shqipëria duhet të ndjekë shembujt e vendeve europiane që investojnë në sisteme mbrojtëse, planifikim urban dhe politika parandaluese,  për të minimizuar dëmet në rast fatkeqësish natyrore.

Klaidi Çitozi, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigma Vienna Insurance Group, thotĂ« se sigurimi Ă«shtĂ« njĂ« mjet mbrojtĂ«s financiar, por nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike.

Sipas tij, një skemë kombëtare sigurimi do të krijonte mundësinë që edhe pronat që aktualisht konsiderohen jashtë standardeve normale të marrjes në sigurim, të përfshihen në mbulim, përmes nën-limiteve specifike, si për përmbytjet ashtu edhe për tërmetet.

Sipas tij, menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore kërkon një qasje të integruar dhe të mirëstrukturuar, ku sigurimet përbëjnë një shtyllë kyçe, por jo të vetmen.

Përveç investimeve në infrastrukturë parandaluese, planifikimit urban afatgjatë, hartave të riskut dhe forcimit të standardeve të ndërtimit, një element thelbësor është edhe vendosja e sigurimit të detyrueshëm nga rreziqet bazë, si tërmeti dhe përmbytja.

Ai mendon se roli i shtetit është vendimtar në krijimin e një kornize institucionale që ul ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve dhe i bën ato të menaxhueshme si për qytetarët, ashtu edhe për tregun e sigurimeve.

 

Si e vlerësoni shkallën e mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Shkalla e mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime nga fatkeqësitë natyrore mbetet ende nën nivelin e nevojshëm për të përballuar realisht ekspozimin ndaj rreziqeve klimatike dhe gjeologjike.

Megjithatë, vërehet një diferencë e qartë mes segmenteve të tregut. Bizneset e mëdha janë dukshëm më të ndërgjegjësuara për rëndësinë e sigurimit, pasi e shohin atë si pjesë integrale të menaxhimit të riskut dhe vazhdimësisë operacionale.

Ndërkohë, individët dhe bizneset e vogla vazhdojnë ta perceptojnë sigurimin më tepër si një kosto sesa si një instrument mbrojtës financiar. Kjo krijon një hendek mes riskut real dhe nivelit të mbulimit, i cili kërkon adresim përmes edukimit financiar dhe politikave nxitëse afatgjata.

 

ÇfarĂ« efektesh patĂ«n pĂ«rmbytjet e kĂ«tij muaji pĂ«r kompanitĂ« e sigurimeve dhe a jeni pĂ«rballur me dĂ«me nga situata e krijuar?

Përmbytjet e këtij muaji konfirmuan edhe një herë se ndryshimet klimatike janë tashmë një realitet me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Për industrinë e sigurimeve, këto ngjarje përkthehen në rritje të dëmeve, aktivizim të menjëhershëm operacional dhe nevojë për reagim të shpejtë e të strukturuar.

Edhe SIGMA VIG është përballur me dëme, jo vetëm në sigurimet e pronës, por edhe në sigurimet KASKO, si pasojë e përmbytjeve dhe kushteve ekstreme atmosferike. Kjo tregon se ndikimi i fatkeqësive natyrore është gjithnjë e më gjerë dhe prek disa linja sigurimi njëkohësisht.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet se si shoqëri duhet të marrim përgjegjësi për përmirësimin e infrastrukturës dhe masave parandaluese.

Vendet europiane kanë vite që investojnë në sisteme mbrojtëse, planifikim urban dhe politika parandaluese, pikërisht për të minimizuar dëmet në rast fatkeqësish natyrore. Sigurimi është një mjet mbrojtës financiar, por nuk mund të funksionojë i shkëputur nga infrastruktura dhe politikat publike.

Njëkohësisht, një skemë kombëtare sigurimi do të krijonte mundësinë që edhe pronat që aktualisht konsiderohen jashtë standardeve normale të marrjes në sigurim, të përfshihen në mbulim, përmes nën-limiteve specifike, si për përmbytjet ashtu edhe për tërmetet.

 

A keni pasur raste tĂ« subjekteve tĂ« interesuara pĂ«r t’u siguruar nga fatkeqĂ«sitĂ«, por qĂ« nuk keni mundur t’i siguroni pĂ«r shkak tĂ« riskut tĂ« lartĂ«? Cila Ă«shtĂ« tipologjia e kĂ«tyre rasteve?

Po, ekzistojnë raste të tilla. Industria e sigurimeve funksionon mbi parimin e vlerësimit teknik të riskut dhe jo çdo ekspozim mund të mbulohet pa masa shtesë parandaluese. Kryesisht bëhet fjalë për objekte të ndërtuara në zona me rrezik të lartë përmbytjeje, pranë shtretërve të lumenjve, ose ndërtime që nuk respektojnë standardet teknike dhe urbanistike.

Në këto raste, sfida nuk është mungesa e vullnetit për të ofruar mbulim, por nevoja për të balancuar mbrojtjen e klientit me qëndrueshmërinë financiare të sistemit të sigurimeve. Ajo që ne inkurajojmë është bashkëpunimi me bizneset dhe individët për të reduktuar riskun në burim, në mënyrë që sigurimi të bëhet i realizueshëm.

 

Besoni se ekzistojnë hapësira për menaxhimin më të mirë të riskut nga fatkeqësitë natyrore nga strukturat shtetërore?

Pa dyshim që po. Menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore kërkon një qasje të integruar dhe të mirëstrukturuar, ku sigurimet përbëjnë një shtyllë kyçe, por jo të vetmen.

Përveç investimeve në infrastrukturë parandaluese, planifikimit urban afatgjatë, hartave të riskut dhe forcimit të standardeve të ndërtimit, një element thelbësor është edhe vendosja e sigurimit të detyrueshëm nga rreziqet bazë, si tërmeti dhe përmbytja.

Roli i shtetit është vendimtar në krijimin e një kornize institucionale që ul ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve dhe i bën ato të menaxhueshme si për qytetarët, ashtu edhe për tregun e sigurimeve.

Një skemë e tillë do të kontribuonte në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe të aftë për përballimin e goditjeve, ku barra financiare e fatkeqësive natyrore nuk rëndon në mënyrë disproporcionale mbi buxhetin e shtetit apo individët, por shpërndahet në mënyrë të balancuar dhe të parashikueshme në nivel kombëtar.

 

Nga këndvështrimi juaj, si mund të përmirësohet mbulimi i vendit me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Përmirësimi i mbulimit kërkon një kombinim të tre elementëve: edukim financiar, produkte më fleksibël dhe politika publike mbështetëse.

Qytetarët dhe bizneset duhet ta shohin sigurimin jo si një kosto, por si një investim në vazhdimësinë e tyre ekonomike.

Nga ana jonë, kompanitë e sigurimeve duhet të vazhdojnë inovacionin në produkte, duke i bërë ato më të aksesueshme dhe më të përshtatura me realitetin.

Ndërkohë, bashkëpunimi me institucionet shtetërore për nisma kombëtare ose skema të përbashkëta do të ishte një hap strategjik për të rritur ndjeshëm nivelin e mbrojtjes së ekonomisë shqiptare ndaj fatkeqësive natyrore.

 

Lexoni edhe:

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” pĂ«rballĂ« fatkeqĂ«sive

The post “Sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike” appeared first on Revista Monitor.

“Mungesa e menaxhimit tĂ« rrezikut ka rritur ekspozimin ndaj fatkeqĂ«sive natyrore”

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:02

Intervistë / Venera Xhillari, zëvendësdrejtore e përgjithshme e Atlantik

 

Përmbytjet e këtij muaji patën ndikim dhe efekt të kufizuar për kompanitë e sigurimeve, pikërisht për shkak të nivelit të ulët pronave dhe bizneseve të siguruara.

Venera Xhillari, zĂ«vendĂ«sdrejtore e pĂ«rgjithshme e kompanisĂ« sĂ« sigurimeve “Atlantik”, thotĂ« se pjesa mĂ« e madhe e dĂ«meve tĂ« pĂ«rgjithshme ka mbetur jashtĂ« skemĂ«s sĂ« sigurimit dhe pĂ«r rrjedhojĂ«, ndikimi financiar pĂ«r kompanitĂ« e sigurimeve Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i menaxhueshĂ«m.

Ajo shprehet se pjesa më e madhe e kostos u transferua te buxheti i shtetit, fondet publike dhe individët e pasiguruar.

Znj.Xhillari thekson qĂ«, ideja se shteti “del bujar” duke kompensuar dĂ«met krijon njĂ« perceptim tĂ« rremĂ« solidariteti, pasi nĂ« realitet paratĂ« nuk vijnĂ« nga njĂ« burim i veçantĂ« emergjencash, por nga taksat e qytetarĂ«ve.

Kjo do të thotë se barra financiare shpërndahet mbi të gjithë, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me zonat e prekura apo me mënyrën se si janë ndërtuar dhe menaxhuar pronat e dëmtuara.

Sipas saj, pĂ«rmirĂ«simi nuk vjen nga rritja e fondeve emergjente, por nga ndryshimi i logjikĂ«s sĂ« menaxhimit tĂ« riskut. VetĂ«m duke kombinuar sigurimin, parandalimin, planifikimin urban dhe mbĂ«shtetjen sociale tĂ« targetuar, shteti mund tĂ« dalĂ« nga roli i “paguesit tĂ« pĂ«rhershĂ«m tĂ« dĂ«meve” dhe tĂ« kthehet nĂ« njĂ« aktor qĂ« ndĂ«rton qĂ«ndrueshmĂ«ri reale.

 

Si e vlerësoni shkallën e mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Vendi ynë rezulton me një nivel të ulët të pagesave për sigurime (sidomos per sigurimin e pronës) për frymë popullsie.

Shkalla e mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime ndaj fatkeqësive natyrore mbetet e ulët dhe jo proporcional krahasuar me nivelin real të riskut ndaj të cilit është ekspozuar Shqipëria.

Shkalla e ulët e sigurimeve të pronës nga katastrofat krijon një hendek të madh mes riskut real dhe nivelit të mbulimit financiar për individët, bizneset dhe në fund edhe për buxhetin e shtetit, duke lënë barrën kryesisht mbi shtetin pas çdo fatkeqësie.

Shqipëria është një vend me risk të lartë sizmik dhe hidrologjik, por sigurimi nga këto rreziqe mbetet i kufizuar. Sigurimet nga fatkeqësitë natyrore ku përfshihen përmbytjet, tërmetet apo rreziqe të tjera natyrore nuk janë ende pjesë e kulturës sone si për familjet ashtu edhe për bizneset.

Aktualisht, sigurimi i pasurisë në shumicën e rasteve, kryhet vetëm si detyrim nga bankat për sigurimin e kolateralit me kusht që të marrë financim, kurse pjesa tjetër e ekonomisë se vendit mbetet e pa mbrojtur me sigurim.

Kjo situatë krijon një ekspozim të dyfishtë: për bizneset dhe familjet, por edhe për financat publike, të cilat përballen me presion pas çdo fatkeqësie.

 

ÇfarĂ« efektesh patĂ«n pĂ«rmbytjet e kĂ«tij muaji pĂ«r kompanitĂ« e sigurimeve dhe a jeni pĂ«rballur me dĂ«me nga situata e krijuar?

Përmbytjet e këtij muaji patën ndikim dhe efekt të kufizuar për kompanitë e sigurimeve, pikërisht për shkak të nivelit të ulët pronave dhe bizneseve të siguruara.

Dëmet e raportuara janë kryesisht nga subjekte të siguruara, kryesisht biznese ose prona që kanë pasur mbulim të plotë nga rreziqet natyrore. Ndërsa pjesa më e madhe e dëmeve të përgjithshme ka mbetur jashtë skemës së sigurimit.

Për rrjedhojë, ndikimi financiar për kompanitë e sigurimeve është plotësisht i menaxhueshëm,

Nga pikëpamja teknike, tregu i sigurimeve i përballon këto dëme pa vështirësi, por në terma makroekonomikë, pjesa më e madhe e kostos u transferua te buxheti i shtetit, fondet publike dhe individët e pasiguruar.

 

A keni pasur raste tĂ« subjekteve tĂ« interesuara pĂ«r t’u siguruar nga fatkeqĂ«sitĂ«, por qĂ« nuk keni mundur t’i siguroni, pĂ«r shkak tĂ« riskut tĂ« lartĂ«? Cila Ă«shtĂ« kryesisht tipologjia e rasteve dhe zonave qĂ« nuk mund tĂ« sigurohen pĂ«r shkak tĂ« arsyeve tĂ« mĂ«sipĂ«rme?

Po, ka raste kur sigurimi nuk është i mundur ose ofrohet vetëm me kushte shumë të kufizuara për shkak të nivelit të lartë të riskut.

Këto raste lidhen kryesisht me ndërtime në zona te caktuara të ekspozuara ndaj përmbytjeve, pranë shtretërve të lumenjve, në zona të ulëta gjeografike ose në prona pa dokumentacion të rregullt ligjor.

Po ashtu, objekte bujqësore dhe industriale pa masa mbrojtëse ose pa infrastrukturë parandaluese përbëjnë një risk që shpesh nuk mund të mbulohet nga tregu i sigurimeve ose mbulohet vetëm me prime shumë të larta.

Këto janë raste ku mungesa e planifikimit urban dhe e kontrollit institucional reflektohet drejtpërdrejt në pamundësinë për sigurim.

 

Besoni se ekzistojnë hapësira për menaxhimin më të mirë të riskut nga fatkeqësitë natyrore nga strukturat shtetërore?

Ekzistojnë hapësira të konsiderueshme për përmirësim në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore. Menaxhimi i riskut nuk fillon te dëmshpërblimi, por te parandalimi.

Strukturat shtetërore kanë rol kyç në hartëzimin e riskut, planifikimin urban, kontrollin e ndërtimeve dhe investimet në infrastrukturë mbrojtëse, mirëmbajtja e kanaleve kulluese dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm qe do të reduktonin ndjeshëm dëmet.

Fokusi aktual mbetet kryesisht te reagimi pas ngjarjes, ndërkohë që nevojitet më shumë vëmendje ndaj parandalimit. Një qasje më e koordinuar mes institucioneve shtetërore dhe tregut të sigurimeve do të ndihmonte në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm qe do të mundësonte ndarjen e riskut në mënyrë më efikase.

Aktualisht, mungon një strategji gjithëpërfshirëse për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.

 

Nga këndvështrimi juaj, si mund të përmirësohet mbulimi i vendit me sigurime nga fatkeqësitë natyrore?

Shqipëria është një vend me risk të lartë i ekspozuar ndaj katastrofave natyrore, sizmik dhe hidrologjike.  Përmirësimi i mbulimit kërkon një qasje sistemike.

Një mënyrë më e drejtë dhe më efikase për ta përmirësuar këtë situatë do të ishte kalimi nga reagimi i përkohshëm drejt planifikimit afatgjatë.

Shteti nuk mund të vazhdojë të veprojë vetëm pasi dëmi ka ndodhur, duke shpërndarë fonde emergjente nga buxheti i përgjithshëm. Në vend të kësaj, duhet të ndërtohet një sistem që e parashikon rrezikun dhe e ndan përgjegjësinë mes shtetit, qytetarit dhe tregut të sigurimeve.

SĂ« pari, njĂ« skemĂ« sigurimi ndaj katastrofave natyrore do tĂ« ishte hapi mĂ« logjik. Kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« barra t’i lihet plotĂ«sisht individit, por qĂ« sigurimi tĂ« bĂ«het pjesĂ« e detyrueshme ose gjysmĂ«-detyrueshme pĂ«r banesat dhe bizneset, veçanĂ«risht nĂ« zonat me risk tĂ« lartĂ«.

Shteti mund të subvencionojë primet për familjet me të ardhura të ulëta, duke garantuar mbrojtje sociale pa e mbingarkuar buxhetin sa herë ndodh një fatkeqësi.

Së dyti, përmirësimi i planifikimit urban dhe kontrolli real i ndërtimeve janë thelbësore. Shumë nga dëmet përsëriten sepse ndërtohet në zona të rrezikuara, pranë lumenjve apo në territore që historikisht janë përmbytur.

Kur shteti lejon ose toleron këto ndërtime dhe më pas i dëmshpërblen, krijohet një precedent i rrezikshëm që nxit papërgjegjshmëri. Një politikë e qartë ndëshkimi dhe moskompensimi për ndërtimet e paligjshme do të ulte ndjeshëm kostot publike në të ardhmen.

Një tjetër element i rëndësishëm është investimi në parandalim. Pastrimi i kanaleve kulluese, mirëmbajtja e argjinaturave, ndërtimi i infrastrukturës mbrojtëse dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm kushtojnë më pak sesa dëmshpërblimet pas katastrofës.

Në këtë mënyrë, fondet publike do të shpenzoheshin për të shmangur dëmin, jo për ta riparuar atë vazhdimisht.

NĂ« fund, transparenca dhe edukimi i qytetarĂ«ve janĂ« po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. QytetarĂ«t duhet tĂ« kuptojnĂ« se dĂ«mshpĂ«rblimi nga shteti nuk Ă«shtĂ« “dhuratĂ«â€, por para publike qĂ« ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« shĂ«rbimet e tjera si arsimi, shĂ«ndetĂ«sia apo infrastruktura.

Vetëm përmes një kulture përgjegjësie dhe informimi mund të ndërtohet një sistem ku solidariteti shoqëror nuk përkthehet në padrejtësi ekonomike.

Ideja se shteti “del bujar” duke kompensuar dĂ«met krijon njĂ« perceptim tĂ« rremĂ« solidariteti, pasi nĂ« realitet paratĂ« nuk vijnĂ« nga njĂ« burim i veçantĂ« emergjencash, por nga taksat e qytetarĂ«ve.

Kjo do të thotë se barra financiare shpërndahet mbi të gjithë, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me zonat e prekura apo me mënyrën se si janë ndërtuar dhe menaxhuar pronat e dëmtuara.

Pra, pĂ«rmirĂ«simi nuk vjen nga rritja e fondeve emergjente, por nga ndryshimi i logjikĂ«s sĂ« menaxhimit tĂ« riskut. VetĂ«m duke kombinuar sigurimin, parandalimin, planifikimin urban dhe mbĂ«shtetjen sociale tĂ« targetuar, shteti mund tĂ« dalĂ« nga roli i “paguesit tĂ« pĂ«rhershĂ«m tĂ« dĂ«meve” dhe tĂ« kthehet nĂ« njĂ« aktor qĂ« ndĂ«rton qĂ«ndrueshmĂ«ri reale.

 

Lexoni edhe:

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia “e zhveshur” pĂ«rballĂ« fatkeqĂ«sive

 

 

 

 

The post “Mungesa e menaxhimit tĂ« rrezikut ka rritur ekspozimin ndaj fatkeqĂ«sive natyrore” appeared first on Revista Monitor.

Teknologji përkohësisht e ndaluar

By: Mira Leka
24 January 2026 at 22:00

Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh. Sondazhet e fundit tregojnë një përdorim të qëndrueshëm, pa rritje, nga bizneset, shkruan The Economist

 

Më 20 nëntor, statisticienët amerikanë publikuan rezultatet e një sondazhi. Fshehur brenda të dhënave është një prirje me ndikime triliona dollarë në shpenzime.

Studiuesit e Census Bureau u kĂ«rkojnĂ« kompanive tĂ« deklarojnĂ« nĂ«se kanĂ« pĂ«rdorur InteligjencĂ«n Artificiale (IA) “nĂ« prodhimin e mallrave dhe shĂ«rbimeve” gjatĂ« dy javĂ«ve tĂ« fundit.

Kohët e fundit, vlerësohet se përqindja e amerikanëve që përdorin IA në punë, e peshuar sipas punësimit, ka rënë me një pikë përqindje dhe tani qëndron në 11% (shikoni grafikun 1).

Përdorimi ka rënë ndjeshëm në bizneset më të mëdha, ato me mbi 250 punonjës. Tre vite pas valës së gjenerimit të përmbajtjes me IA, kërkesa për këtë teknologji duket çuditërisht e brishtë.

Nëse përdorimi i IA është i shpejtë apo i ngadaltë ka pasoja të thella. Që bota të përfitojë nga fitimet e produktivitetit përmes IA, bizneset e zakonshme duhet ta integrojnë teknologjinë në operacionet e tyre të përditshme. Kjo është gjithashtu pyetja më e rëndësishme për të përcaktuar nëse bota ndodhet apo jo në një flluskë të IA.

Nga sot deri nĂ« vitin 2030, kompanitĂ« e mĂ«dha tĂ« teknologjisĂ« do tĂ« shpenzojnĂ« 5 trilionĂ« dollarĂ« pĂ«r infrastrukturĂ« qĂ« furnizon shĂ«rbimet e IA. QĂ« kĂ«to investime tĂ« jenĂ« tĂ« leverdishme, atyre do t’u duhen rreth 650 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« vit tĂ« ardhura nga IA, sipas JPMorgan Chase nga rreth 50 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« vit sot.

Njerëzit që paguajnë për IA në jetën e tyre personale me shumë gjasë do të blejnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që kërkohet në total. Pjesën tjetër duhet ta mbulojnë bizneset.

 

 

Census Bureau është vetëm një nga burimet. Studiues të tjerë po përpilojnë vlerësimet e tyre për adoptimin e IA; shumica gjejnë se niveli është më i lartë se 10% (shikoni grafikun 2).

EkonomistĂ«t debatojnĂ« pse ekzistojnĂ« kĂ«to diferenca. Disa besojnĂ« se sondazhi i Census Bureau Ă«shtĂ« shumĂ« kufizues (Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« dihet saktĂ«sisht se si pjesĂ«marrĂ«sit e interpretojnĂ« shprehjen “pĂ«rdorim tĂ« IA nĂ« prodhimin e mallrave dhe shĂ«rbimeve”).

Pyetja drejtuar punonjësve për përdorimin e tyre personal në punë mund të nxjerrë përgjigje më pozitive sesa të pyeten menaxherët për biznesin si tërësi.

Ndërkohë, drejtuesit kundërpërgjigjen se vetëm qeveria ka një rrjet mjaft të gjerë për të marrë një mostër, që përfaqëson realisht të gjithë bizneset amerikane, e jo vetëm ato në industri më inovative si programimi.

Madje edhe sondazhet jozyrtare tregojnë një përdorim të qëndrueshëm, pa rritje, në ndërmarrje. Jon Hartley i Universitetit Stanford dhe kolegët e tij zbuluan se në shtator, 37% e amerikanëve përdornin IA gjeneruese në punë, nga 46% që ishte në qershor.

Një tregues i përgatitur nga Alex Bick i Federal Reserve Bank of St Louis dhe kolegë tregon se në gusht 2024, 12.1% e të rriturve në moshë pune përdornin IA gjeneruese çdo ditë në punë.

Një vit më vonë, përqindja ishte 12.6%. Ramp, një kompani fintech, gjeti se në fillim të vitit 2025 përdorimi i IA u rrit ndjeshëm në kompanitë amerikane deri në 40%, përpara se të stabilizohej. Rritja e përdorimit me të vërtetë duket se po ngadalësohet.

 

 

Një shpjegim i mundshëm është pasiguria ekonomike, e cila është rritur nga luftërat tregtare, ulja e emigracionit dhe një perspektivë e paqartë për normat e interesit.

Bizneset mund të jenë duke shtyrë investimet derisa situata të qartësohet. Për më tepër, historia sugjeron se teknologjia përhapet shpesh me ndërprerje dhe ritme të pabarabarta.

Mjafton tĂ« krahasojmĂ« pĂ«rdorimin e kompjuterĂ«ve nĂ« familjet amerikane, ku ritmi i pĂ«rdorimit u ngadalĂ«sua nĂ« fund tĂ« viteve ‘80, njĂ« ndĂ«rprerje e shkurtĂ«r pĂ«rpara shpĂ«rthimit tĂ« viteve ‘90, kur kompjuterĂ«t pushtuan shtĂ«pitĂ« amerikane.

Megjithatë, mund të ketë dhe shpjegime më pak pozitive për stanjacionin e përdorimit të IA. Një prej tyre lidhet me dinamikën e pushtetit brenda kompanive. Pothuajse të gjithë drejtuesit e lartë flasin me superlativa për IA.

NĂ« raportimet e fundit tremujore, gati dy tĂ« tretat e drejtuesve tĂ« kompanive tĂ« S&P 500 pĂ«rmendĂ«n IA. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, njerĂ«zit qĂ« realisht janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r zbatimin e IA mund tĂ« mos jenĂ« aq tĂ« etur, ndoshta sepse shqetĂ«sohen se teknologjia mund t’u rrezikojĂ« vendet e punĂ«s.

NjĂ« sondazh nga Dayforce, njĂ« firmĂ« pĂ«r software, gjeti se ndĂ«rsa 87% e drejtuesve pĂ«rdorin IA nĂ« punĂ«, vetĂ«m 57% e menaxherĂ«ve dhe 27% e punonjĂ«sve e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«. Ndoshta menaxherĂ«t e mesĂ«m nisin iniciativa pĂ«r IA pĂ«r tĂ« kĂ«naqur kĂ«rkesat e eprorĂ«ve, vetĂ«m qĂ« t’i tĂ«rheqin qetĂ«sisht mĂ« vonĂ«.

Ndryshimi i perceptimit për dobishmërinë e IA mund të jetë një tjetër arsye për stanjacionin. Po grumbullohen dëshmi se gjenerata aktuale e modeleve nuk është ende në gjendje të transformojë produktivitetin e shumicës së bizneseve.

NĂ«se pĂ«rdoruesit ekzistues tĂ« IA fillojnĂ« tĂ« besojnĂ« se kthimi nga investimi Ă«shtĂ« i ulĂ«t, pĂ«rdoruesit potencialĂ« mund tĂ« hezitojnĂ« ta adoptojnĂ« atĂ«. Tre elemente provash mund t’i bĂ«jnĂ« ata tĂ« ngurrojnĂ«.

 

Inventari i fakteve

SĂ« pari, dĂ«shmi nga tregjet publike. Goldman Sachs prodhon njĂ« indeks tĂ« firmave me “ndryshimin mĂ« tĂ« madh tĂ« vlerĂ«suar nĂ« fitimet bazĂ« nga adoptimi i IA pĂ«rmes rritjes sĂ« produktivitetit”.

Indeksi i bankës përfshin prodhuesin e automjeteve Ford; H&R Block, një kompani për përgatitjen e taksave; dhe News Corp, kompani mediatike, të gjitha duke përqafuar nisma të IA.

Për shumë kohë, çmimet e aksioneve të këtyre firmave e kanë ndjekur tregun. Kohët e fundit, megjithatë, indeksi ka mbetur prapa (shiko grafikun 3). Investitorët, të paktën deri tani, nuk shohin që përdorimi i IA të përkthehet në përfitime apo rritje më të lartë.

 

 

Së dyti, dëshmi nga sondazhet. Sipas një ankete të drejtuesve nga kompania e konsulencës Deloitte dhe Qendra për IA, Menaxhim dhe Organizim në Universitetin e Hong Kongut, 45% raportuan kthime nga nismat e IA më të ulëta se pritshmëritë.

Vetëm 10% raportuan se pritshmëritë u tejkaluan. Një studim nga McKinsey, një tjetër kompani konsulence, argumenton se për shumicën e organizatave, përdorimi i IA ende nuk ka ndikuar në mënyrë domethënëse në fitimet në nivel ndërmarrjeje.

Së treti, kërkimet ekonomike. Të paktën në afat të shkurtër, përdorimi i IA mund të ulë produktivitetin në mënyra të papritura.

PĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar sistemet IT dhe proceset e punĂ«s mund tĂ« ulin pĂ«rkohĂ«sisht efikasitetin, pĂ«rpara se ai tĂ« rritet ndjeshĂ«m, njĂ« fenomen tĂ« cilin Erik Brynjolfsson i Universitetit Stanford e ka quajtur “kurba J e produktivitetit”.

Disa pyesin nĂ«se ka edhe njĂ« problem tjetĂ«r specifik pĂ«r IA. NjĂ« studim nga Yvonne Chen e ShanghaiTech University dhe kolegĂ« i referohet “kurthit tĂ« mediokritetit tĂ« genAI”. Me ndihmĂ«n e teknologjisĂ«, njerĂ«zit mund tĂ« prodhojnĂ« diçka “mjaftueshĂ«m tĂ« mirĂ«â€.

Kjo ndihmon punonjësit më të dobët. Por studimi gjen se mund të dëmtojë produktivitetin e punonjësve më të mirë, të cilët vendosin të punojnë më pak.

Organizatat do të mësojnë të integrojnë më mirë IA, ndërsa vetë modelet do të vijojnë të përmirësohen. Nëse rriten provat mbi efektin shndërrues të teknologjisë në efikasitetin e punës, më shumë kompani do ta kuptojnë se nuk mund të bëjnë dot pa të.

Edhe nëse kjo ndodh, megjithatë, pauza sugjeron se përfitimet ekonomike nga IA do të vijnë më ngadalë, në mënyrë më të pabarabartë dhe me kosto më të madhe sesa nënkupton bumi aktual i investimeve.

Derisa adoptimi të përshpejtohet dukshëm, të ardhurat e nevojshme për të justifikuar 5 trilionë dollarë investime në infrastrukturën e IA do të mbeten të paarritshme.

 

The post Teknologji përkohësisht e ndaluar appeared first on Revista Monitor.

Malaj, dhe Gazheli, vizitojnë dy kompani përfituese të statusit Operator Ekonomik i Autorizuar

By: Ornela
24 January 2026 at 11:17

 

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, sĂ« bashku me drejtorin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan njĂ« vizitĂ« pune nĂ« dy kompani shqiptare, tĂ« cilat kanĂ« pĂ«rfituar statusin e Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar, kompaninĂ« “Everest” dhe “Albelettrica”.

GjatĂ« vizitĂ«s, Ministri Malaj u njoh nga afĂ«r me aktivitetin e kompanive dhe me pĂ«rfitimet qĂ« ka sjellĂ« statusi i Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar pĂ«r to. Kompania Everest ushtron aktivitetin e saj ekonomik prodhues dhe eksportues nĂ« sektorin e profileve tĂ« duraluminit dhe industrisĂ« sĂ« automotivĂ«s, ka rreth 530 punonjĂ«s dhe operon nĂ« tĂ« gjithĂ« zinxhirin e prodhimit, nga pĂ«rpunimi i aluminit deri te produktet e gatshme pĂ«r tregun vendas dhe eksport. Rreth 60–65% e prodhimit tĂ« saj eksportohet nĂ« tregje si Italia, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Kanadaja dhe vendet e rajonit. Administratori i kompanisĂ« “Everest” vlerĂ«soi pĂ«rfitimet qĂ« statusi OEA i ka sjellĂ« biznesit, duke theksuar thjeshtimin e procedurave doganore, reduktimin e kontrolleve, pĂ«rshpejtimin e transportit dhe kursimin e kohĂ«s, element kyç pĂ«r rritjen e eficiencĂ«s dhe konkurrueshmĂ«risĂ«.

Vizita vijoi nĂ« kompaninĂ« “Albelettrica”, njĂ« tjetĂ«r subjekt pĂ«rfitues i statusit Operator Ekonomik i Autorizuar, e specializuar nĂ« tregtimin me shumicĂ« e pakicĂ« tĂ« materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre. Edhe pĂ«rfaqĂ«suesit e kĂ«saj kompanie theksuan se certifikimi OEA ka sjellĂ« lehtĂ«sira tĂ« ndjeshme nĂ« procedurat doganore, duke ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« uljen e kostove dhe pĂ«rmirĂ«simin e performancĂ«s operacionale.

Nga ana e tij, Ministri i Financave vlerësoi lehtësitë që sjell statusi i Operatorit Ekonomik të Autorizuar dhe i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të aplikojnë për të përfituar këtë status.

“Jemi sot kĂ«tu pĂ«r t’i bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« bizneseve nĂ«pĂ«r ShqipĂ«ri, tĂ« cilĂ«t kanĂ« njĂ« aktivitet qĂ« i lidh me importin dhe eksportin nĂ« drejtorinĂ« e Doganave, qĂ« tĂ« shohin mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« certifikimin e Operatorit Ekonomik tĂ« Autorizuar, sepse ju jep procedura doganore mĂ« tĂ« thjeshtuara, mĂ« pak kontrolle nĂ«pĂ«r doganĂ« por, edhe nĂ« ato raste kur ka kontrolle, subjektet tĂ« cilĂ«t kanĂ« kĂ«tĂ« certifikim kanĂ« njĂ« prioritet pĂ«rsa i pĂ«rket procesimit tĂ« procedurave doganore”, u shpreh z. Malaj.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave vuri në dukje se statusi OEA bazohet në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet administratës doganore dhe bizneseve korrektë. Ai theksoi se përfitimet përfshijnë, ndër të tjera, më pak kontrolle dokumentare dhe fizike, zhdoganim lokal në ambientet e subjektit dhe kursim të ndjeshëm të kohës dhe kostove.

Gjatë vizitës, Ministri Malaj përfitoi nga rasti për të informuar se aktualisht Shqipëria po punon intensivisht për përafrimin e Kodit Doganor me legjislacionin e Bashkimit Europian, proces që pritet të përfundojë brenda këtij viti.

“ShqipĂ«ria po ecĂ«n me hapa tĂ« shpejtĂ« drejt pĂ«rafrimit tĂ« tĂ« gjithĂ« kuadrit tĂ« saj ligjor me direktivat e Bashkimit Europian. Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Doganave Ă«shtĂ« aktualisht duke punuar pĂ«r tĂ« pĂ«rafruar dhe pĂ«r tĂ« harmonizuar tĂ« gjithĂ« Kodin Doganor me kĂ«rkesat e direktivave tĂ« BE dhe brenda kĂ«tij viti ne do ta pĂ«rfundojmĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« proces. Kodi Doganor shqiptar do tĂ« jetĂ« njĂ«soj si Kodi Doganor qĂ« aplikohet nĂ« Bashkimin Europian. Prandaj, kĂ«to fasilitete tĂ« cilat ju tashmĂ« i keni pĂ«rfituar duhet t’i pĂ«rfitojnĂ« edhe operatorĂ«t e tjerĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« jenĂ« edhe ata mĂ« efikasĂ« dhe mĂ« konkurrues nĂ« tregun ku do tĂ« aderojmĂ« shumĂ« shpejt”, tha Ministri i Financave.

Operatori Ekonomik i Autorizuar (OEA) është një status që u jepet operatorëve ekonomikë të besueshëm, të cilët përfitojnë nga thjeshtime dhe lehtësira doganore, si dhe nga një trajtim më i favorshëm nga administrata doganore. Deri më tani, këtë status e kanë përfituar 18 kompani, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm në treg. Për të përfituar statusin OEA, operatorët duhet të plotësojnë kritere të caktuara, si: respektimi i legjislacionit doganor dhe tatimor, kapacitet i mirë financiar, sisteme të përshtatshme menaxhimi dhe, për OEA-S, standarde të larta sigurie dhe mbrojtjeje të zinxhirit tregtar. Përfitimet e statusit të OEA-ve jepen në varësi të llojit të autorizimit, si: një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet; një akses i thjeshtuar apo ekskluziv në disa thjeshtime doganore; si dhe marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

 

The post Malaj, dhe Gazheli, vizitojnë dy kompani përfituese të statusit Operator Ekonomik i Autorizuar appeared first on Revista Monitor.

Kur plagjiatura bëhet normë

By: Megi Dumi
24 January 2026 at 11:01

A jemi bërë të gjithë plagjiatorë?

Plagjiatura ka ekzistuar gjithmonĂ«. QĂ« nga koha e RomĂ«s sĂ« LashtĂ«, kur fjala plagiarius nĂ«nkuptonte “rrĂ«mbyes”, e deri te shkrimtarĂ« si Chaucer, Shakespeare apo Dickens, huazimi i ideve dhe fjalĂ«ve ka qenĂ« pjesĂ« e pandarĂ« e krijimtarisĂ«.

Por sot, në epokën e inteligjencës artificiale, kufiri mes frymëzimit dhe vjedhjes intelektuale po bëhet më i paqartë se kurrë.

Libri i ri i akademikut Roger Kreuz, Strikingly Similar, tregon me shembuj se sa shpesh edhe figura të mëdha kanë kopjuar: nga Bob Dylan e deri te Joe Biden.

Madje edhe fjalimi i Dylan-it pĂ«r Çmimin Nobel kishte gjurmĂ« nga njĂ« burim i papritur: SparkNotes. MegjithatĂ«, libri mĂ« shumĂ« mbledh anekdota sesa qĂ« ofron njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« fortĂ« pĂ«r dilemĂ«n kryesore: çfarĂ« Ă«shtĂ« sot plagjiatura?

Me ardhjen e modeleve të mëdha të gjuhës si ChatGPT apo Claude, pyetja është bërë edhe më e mprehtë.

Këto sisteme trajnohen mbi miliona tekste, shpesh të mbrojtura nga e drejta e autorit, dhe prodhojnë përmbajtje që nganjëherë ngjason shumë me burimet origjinale.

AutorĂ« dhe botues tashmĂ« kanĂ« nisur procese gjyqĂ«sore, duke akuzuar kompanitĂ« e IA-sĂ« pĂ«r “vjedhje sistematike nĂ« shkallĂ« masive”.

Anthropic, për shembull, ka rënë dakord të paguajë 1.5 miliardë dollarë për përdorimin e librave pirate në trajnim.

Po përdoruesit? Kreuz argumenton se përdorimi i IA-së nuk të bën domosdoshmërisht plagjiator, sepse ajo nuk kopjon një tekst të vetëm, por përmbledh një oqean burimesh.

Kritikët nuk janë dakord: ata e shohin këtë si një krim me dy shtresa, IA vjedh nga autorët dhe përdoruesi përfiton duke e paraqitur rezultatin si të vetin.

Historia sugjeron se ky debat nuk Ă«shtĂ« i ri. T.S. Eliot thoshte se poetĂ«t e dobĂ«t imitojnĂ«, ndĂ«rsa ata tĂ« mirĂ« “vjedhin” dhe e shndĂ«rrojnĂ« atĂ« qĂ« marrin nĂ« diçka mĂ« tĂ« mirĂ«.

Gjykatat sot po përballen pikërisht me këtë pyetje: a krijon IA diçka vërtet të re, apo thjesht riciklon?

Teknologjia po e ndryshon sĂ«rish lojĂ«n. Universitetet pĂ«rdorin IA pĂ«r tĂ« zbuluar punime tĂ« shkruara nga IA, ndĂ«rsa studentĂ«t pĂ«rdorin mjete tĂ« tjera pĂ«r t’i bĂ«rĂ« ato tĂ« duken “mĂ« njerĂ«zore”.

Plagjiatura, thotĂ« njĂ« drejtues i Turnitin, shpesh tingĂ«llon “bezhĂ«â€: e saktĂ«, por pa jetĂ«.

Në fund, ndoshta nuk kemi hyrë në një epokë të re të vjedhjes, por në një fazë ku krijimtaria, ligji dhe teknologjia po përplasen më fort se kurrë.

Dhe si gjithmonĂ«, historia e plagjiatorit mbetet njĂ« dramĂ« qĂ« publiku e ndjek me kĂ«naqĂ«si, sepse asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« argĂ«tuese sesa rĂ«nia e njĂ« “gjeniu” tĂ« rremĂ«. / Economist, Shqip.al

The post Kur plagjiatura bëhet normë appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayRevista Monitor

Kultura e mungesĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, si po rrezikon ta “shkatĂ«rrojĂ«â€ vendin

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:12

Ky degradim i qeverisjes, i ekspozuar prej vitesh dhe që sa vjen e thellohet, reflektohet në të gjithë piramidën administrative, duke zbehur ndjesinë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies deri në nivelet më të ulëta. Në një klimë të tillë, pritshmëria që institucionet të parandalojnë rreziqe apo të menaxhojnë kriza në mënyrë efektive bëhet gjithnjë e më e dobët

 

EDITORIAL / Thuhet se përgjegjësia është një virtyt i mërzitshëm: askush nuk e shet dot si slogan, nuk fiton zgjedhje dhe rrallëherë sjell duartrokitje.

NĂ« botĂ«n moderne, ajo zakonisht shfaqet vetĂ«m pas katastrofave, nĂ« konferenca shtypi, e shoqĂ«ruar me fraza si “do tĂ« hetohet”, “do tĂ« nxirren mĂ«sime” dhe “ju garantojmĂ« do tĂ« merren masa”, tĂ« cilat, siç dihet, kanĂ« jetĂ«gjatĂ«si afĂ«rsisht sa ajo e lajmit tĂ« fundit nĂ« rrjetet sociale.

MĂ« pas, kur situata qetĂ«sohet, pĂ«rgjegjĂ«sia largohet sĂ«rish, duke ia lĂ«nĂ« vendin harresĂ«s, rutinĂ«s dhe “pritjes” sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« sĂ« radhĂ«s.

Globalisht, pasojat e mungesĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« janĂ« tashmĂ« tĂ« dokumentuara mirĂ«: pĂ«rmbytje qĂ« pĂ«rsĂ«riten nĂ« tĂ« njĂ«jtat zona, ndĂ«rtesa qĂ« shemben aty ku “gjithçka ishte sipas standardeve”, zjarre qĂ« shuhen vetĂ«m kur mbaron çfarĂ« tĂ« digjet.

Ndryshimet klimatike e kanë bërë natyrën më të ashpër dhe më të paparashikueshme, por ajo që mbetet çuditërisht konstante është mënyra se si shoqëritë dhe qeveritë reagojnë: gjithmonë të habitura, gjithmonë të papërgatitura dhe gjithmonë të bindura se herën tjetër do të jetë ndryshe.

Në Shqipëri, të paktën gjatë 30 viteve të fundit, mungesa e përgjegjësisë është shfaqur si një konstante e qeverisjes, veçanërisht sa herë që vendi është përballur me fatkeqësi natyrore: përmbytje, tërmete, zjarre apo rrëshqitje dheu.

Çdo ngjarje shoqĂ«rohet fillimisht me deklarata reflektimi dhe zotime pĂ«r “nxjerrje mĂ«simesh”. Por historia tregon se reflektimi Ă«shtĂ« zakonisht afatshkurtĂ«r dhe harresa strukturore. Askush sot nuk mund tĂ« thotĂ« me siguri se, nĂ«se ShqipĂ«ria do tĂ« pĂ«rballej sĂ«rish me njĂ« tĂ«rmet si ai i 26 nĂ«ntorit 2019, emergjencat civile do tĂ« ishin realisht tĂ« pĂ«rgatitura pĂ«r tĂ« reaguar shpejt dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« koordinuar.

Po aq e paqartë mbetet nëse ndërtesat e reja po ndërtohen duke respektuar në praktikë standardet e eurokodeve, apo nëse rindërtimi është kryer sipas standardeve reale dhe jo vetëm atyre të shkruara në dokumente.

Në këtë kontekst, problemi duket se shkon përtej neglizhencës apo mungesës së zakonshme të përgjegjësisë. Informacionet që dalin herë pas here nga hetimet e prokurorisë dhe raportimet mediatike kanë krijuar një tablo shqetësuese për funksionimin e administratës shtetërore, si në nivel qendror ashtu edhe lokal.

Në disa raste, bëhet e vështirë të flitet thjesht për dështim institucional, kur imazhi i krijuar është ai i strukturave që kanë humbur sensin e shërbimit publik.

Ky degradim i qeverisjes, i ekspozuar prej vitesh dhe që sa vjen e thellohet, reflektohet në të gjithë piramidën administrative, duke zbehur ndjesinë e përgjegjësisë dhe llogaridhënies deri në nivelet më të ulëta.

Në një klimë të tillë, pritshmëria që institucionet të parandalojnë rreziqe apo të menaxhojnë kriza në mënyrë efektive bëhet gjithnjë e më e dobët.

Por kultura e mungesës së përgjegjësisë nuk është vetëm problem i qeverive. Ajo është bërë pjesë edhe e sjelljes shoqërore, ku në pjesën më të madhe jetojmë sot për nesër e nuk mendojmë për pasojat afatgjata. Ndërtimet vijojnë e bëhen pa respektuar standardet mjedisore, apo mbi kanale.

Plehrat vijojnë e hidhen në dete e lumenj. Shqipëria vuan dhe nga mungesa pothuajse totale e kulturës së sigurimeve.

Të ardhurat nga primet e sigurimeve janë më pak se 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i ulët në rajon dhe shumë larg mesatares europiane, ku ky tregues kalon 5% të PBB-së.

Të ardhurat për frymë në tregun e sigurimeve ishin 105 euro në vitin 2024, më të ulëtat në Europë së bashku me Kosovën, sa gjysma e rajonit dhe shumë më pak se mesatarja europiane prej 2400-2500 euro/frymë.

Kjo mungesë përgjegjësie individuale dhe kolektive e zhvendos barrën te taksapaguesit. Pas çdo fatkeqësie, qeveria detyrohet të premtojë kompensime, duke përdorur fonde buxhetore që, në kushte normale, do të duhej të orientoheshin drejt investimeve më produktive dhe parandaluese.

Në vend që rreziku të ndahet përmes tregut të sigurimeve, ai socializohet përmes buxhetit, duke u kthyer në një kosto të përbashkët për të gjithë taksapaguesit, të cilët paguajnë për papërgjegjshmërinë e qeverisë, që ajo e shpërndan si favor personal.

Mosmarrja përsipër e përgjegjësisë ka pasoja të rënda. Kur nuk pranon realisht atë që ndodh, nuk merr masa për ta parandaluar herën tjetër. Kjo rrit në mënyrë eksponenciale kostot e fatkeqësive natyrore, si në dëme materiale, ashtu edhe në kosto humane. Tragjeditë nuk kërkojnë justifikime, por veprim. Dhe veprimi fillon vetëm aty ku përgjegjësia pranohet.

Ndërsa presim që kjo kulturë të ndryshojë, ndoshta duhet të fillojmë nga gjërat e vogla.

Edhe ne, si “Monitor”, po mendojmĂ« seriozisht tĂ« hartojmĂ« njĂ« plan masash pĂ«r t’u mbrojtur nga çdo e papritur nga sigurimi i arkivit kundĂ«r pĂ«rmbytjeve, te funksionimi redaksional edhe pa energji elektrike apo internet. Jo sepse besojmĂ« se kjo do tĂ« na mbrojĂ« nga çdo skenar, por sepse, nĂ« kĂ«tĂ« vend, pĂ«rgjegjĂ«sia individuale ka rezultuar mĂ« e besueshme se ajo institucionale.

Deri sa kjo e fundit të vendosë të shfaqet, masat paraprake mbeten forma më realiste e sigurimit.

 

 

The post Kultura e mungesĂ«s sĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, si po rrezikon ta “shkatĂ«rrojĂ«â€ vendin appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria nën ujë; Alarm për zgjimin e institucioneve

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:10

PĂ«rmbytjet me tĂ« cilat nisi viti 2026 rikthyen njĂ« fatkeqĂ«si tĂ« paralajmĂ«ruar, duke nxjerrĂ« nĂ« pah dobĂ«si strukturore nĂ« menaxhimin e ujĂ«rave dhe tĂ« riskut klimatik tĂ« vendit. Reagimi institucional vijoi sipas njĂ« modeli formal emergjencash qĂ« pĂ«rsĂ«ritet herĂ« pas here, ndĂ«rsa pasojat reale u pĂ«rqendruan te familjet dhe ekonomitĂ« e drobitura bujqĂ«sore. Sipas ekspertĂ«ve, problemi nuk lidhet vetĂ«m me intensitetin e reshjeve, por me mungesĂ«n e parandalimit, planifikimit dhe koordinimit institucional. Sipas tyre, prioritet mbetet forcimi i institucioneve teknike, rritja e kapaciteteve profesionale dhe ndĂ«rtimi i njĂ« sistemi funksional monitorimi qĂ« sot Ă«shtĂ« i copĂ«zuar. VetĂ«m masat afatgjata, tĂ« bazuara nĂ« tĂ« dhĂ«na tĂ« sakta dhe pĂ«rgjegjshmĂ«ri, mund ta nxjerrin vendin nga cikli i pĂ«rsĂ«ritur i emergjencave edhe pas njĂ« “vese” shiu.

 

Nertila Maho

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim.

Alarmet pĂ«r reshje intensive u dhanĂ« me ditĂ« pĂ«rpara. Njoftimet pĂ«r “kujdes tĂ« shtuar” u pĂ«rsĂ«ritĂ«n, ndĂ«rsa mĂ« pas u vu nĂ« lĂ«vizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje tĂ« Shtabit tĂ« Emergjencave Civile, ministra dhe deputetĂ« nĂ« terren, deklarata periodike dhe raportime pĂ«r situatĂ«n.

Një ritual që përsëritet pothuajse identik sa herë natyra na vë në provë.

Pastaj vjen faza tjetër, ajo më e heshtura: një ngjarje e re e zëvendëson të vjetrën në ciklin e lajmeve, ndërsa në terren mbeten kronikat e paralajmëruara të përmbytjeve dhe familjet e prekura që detyrohen të rindërtojnë jetën, edhe një herë nga e para.

PĂ«rmbytjet e janarit ishin atipike, si pĂ«r zonat qĂ« u prekĂ«n, ashtu edhe pĂ«r shkallĂ«n e dĂ«meve. Çdo rast mbart specifikat e veta: herĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me “zemĂ«rimin” e natyrĂ«s, herĂ« me neglizhencĂ«n njerĂ«zore dhe institucionale, e shpesh me njĂ« kombinim tĂ« rrezikshĂ«m tĂ« tĂ« dyjave.

Në një bilanc si ky, disa pyetje bëhen të pashmangshme: A janë respektuar kërkesat ligjore për zbrazjen e digave bujqësore, të cilat duhej të ishin realizuar që në muajin tetor?

A janë lartësuar dhe mirëmbajtur argjinaturat në përputhje me shpeshtimin e fenomeneve ekstreme vit pas viti?

Sa funksionalĂ« janĂ« kanalet parĂ«sorĂ« dhe sekondarĂ« tĂ« kullimit, deri edhe ata mĂ« periferikĂ«?  Dhe, mbi tĂ« gjitha, çfarĂ« roli ka luajtur papĂ«rgjegjshmĂ«ria jonĂ« si shoqĂ«ri, me ndĂ«rtime pa leje dhe sa herĂ« kjo ka qenĂ« “e leverdishme”?

Këtë herë, në qendër të debatit u rikthyen edhe digat e energjisë. KESH njoftoi për shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa Statkraft për shkarkime në digën e Banjës.

Por pyetja kyçe mbetet: sa ndikim real patën këto shkarkime në bilancin total të përmbytjeve?

NĂ« njĂ« vend ku pĂ«rmbytjet po shndĂ«rrohen nga “emergjencĂ«â€ nĂ« normalitet, debati nuk mund tĂ« ndalet mĂ« vetĂ«m te reshjet “apokaliptike”. Ai duhet tĂ« zhvendoset te pĂ«rgjegjshmĂ«ria, planifikimi, parandalimi dhe kostoja ekonomike e mosveprimit.

 

Eksperti, digat e energjisë kanë frenuar ndikimin real që do të kishte prurja natyrale

Arjan Jovani, President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish Kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të Medha ne vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se roli që kanë digat në pasojat e përmbytjeve duhet të shikohet pozitiv.

Sipas tij, tĂ« paktĂ«n digat e energjisĂ« nuk duhet tĂ« shihen si “armiqtĂ«â€ por si partnerĂ«t qĂ« zbusin nĂ« shumĂ« raste efektin real tĂ« zemĂ«rimit tĂ« natyrĂ«s.

Ai sjell si shembull Vjosën që ka një rrjedhje natyrore dhe ndikimin e saj e jep menjëherë, ndërkohë që në Kaskadën e Drint, pavarësisht se prurjet natyrale ishin 3800 m3 sekondë shkarkimet ishin vetëm 1200 m3 ujë në sekondë.

“PĂ«rgjigjja ime Ă«shtĂ« JO. NĂ« situatĂ«n e ditĂ«ve tĂ« fundit nuk kanĂ« qenĂ« shkarkimet nga digat e hidroenergjetikes arsyeja e kĂ«tyre pĂ«rmbytjeve.

Bazuar në të dhënat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin arritën 3800 m³/sek, në një kohë që sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut të Dejës nuk ishte më e madhe se 1200 m³/sek.

Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, problemi kryesor për rezervuarin e Fierzës ishin prurjet e ujit që erdhën nga Drini i Bardhë, i cili është një lumë i parregulluar dhe mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë digë.

Nga Drini i BardhĂ«, qĂ« vjen nga Kosova, nuk ka diga dhe reshjet e mĂ«dha qĂ« bien nĂ« atĂ« zonĂ« krijojnĂ« prurje tĂ« mĂ«dha qĂ« shkarkohen direkt, brenda 24 orĂ«ve, nĂ« rezervuarin e HEC FierzĂ«â€,  nĂ«nvizon z. Jovani.

Sipas tij, menaxhimi i koordinuar i prurjeve në Fierzë dhe Komani minimizoi ndjeshëm përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Drin në zonën e Nënshkodrës.

Lidhur me kaskadën e Drinit, ai nënvizon se ndoshta ka ardhur koha që rregullorja bazë e vitit 1988, mbi të cilën funksionon ajo, të rishikohet pasi kanë ndryshuar kushtet.

Së pari, sipas tij, ka ndryshuar saktësia e të dhënave pasi tani merren në kohë reale dhe të sakta falë teknologjisë dhe matjeve; së dyti kemi një vlerësim real të baseneve, të cilët me matjen e hartave të vjetra rezultonin më të mëdhenj, por tashmë nga sedimentet dhe matjet e sakta me harta të reja kanë vëllime të rifreskuara.

 

 

Pse janë problem digat bujqësore dhe projekti me BB

Teksa digat e energjisë monitorohen në mënyrë sistematike, kanë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe të dhëna të sakta, ato që mbeten rrezik real në vend janë digat bujqësore.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pak kohë më parë zhvilloi një studim ku rezultoi se 50 diga në vend kanë rrezik të lartë dhe 100 të tjera të moderuar

Në total, për 150 diga ka risk për njerëzit që ndodhen në zonat urbane poshtë këtyre digave. Në këto diga dhe zonat urbane poshtë tyre është e domosdoshme instalimi i sistemeve të alarmit për të pasur njoftim në kohë reale për rritjen e nivelit të ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi për rastin e dëmtimit apo prishjes së mundshme të digës.

Në këtë drejtim, theksojmë se problemi i mungesës së këtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa digat që përdoren për prodhim hidroenergjetik janë relativisht të monitoruara.

Digat e ujitjes qĂ« shfrytĂ«zohen dhe janĂ« nĂ«n administrimin e pushtetit vendor kanĂ« mĂ« shumĂ« probleme nĂ« drejtim tĂ« mirĂ«mbajtjes dhe monitorimit tĂ« tyre, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« kapaciteteve teknike, njerĂ«zore dhe financiare”, thotĂ« z. Jovani.

Aktualisht Shqipëria po mbështetet nga Banka Botërore me një fond 1.6 milionë dollarë sa i takon optimizimit të sigurisë së digave dhe sisteme ujore në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Në shpjegimin e projektit më herët vlerësohej se qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim.

Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarësh tokë bujqësore e vendosur, kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200 mijë ferma.

Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jostrukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.

 

Nga Kadastra e Ujit, tek arkitektura institucionale, masat që duhet të merren

Shqipëria përjetoi përmbytjen më shkatërruese të saj në vitet 1962-1963 kur zona të tëra mes disa lumenjve u mbuluan nga uji.

Pavarësisht shirave dhe intensitetit ndër vite, me një situatë si ajo Shqipëria nuk është përballur më sërish deri më tani.

Por për ekspertët ishte ai moment që ndryshoi tërësisht qasjen e shtetit dhe masave që duhet të merreshin. Së pari u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.

Filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikes dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.

“KĂ«to u mbĂ«shtetĂ«n nga institutet e GjeologjisĂ«, GjeodezisĂ«, SizmikĂ«s, HidrometeorologjisĂ« dhe Laboratori i KĂ«rkimeve Hidraulike.

Kjo punĂ« e specializuar dhe nĂ« ekipe tĂ« organizuara sipas eksperiencave mĂ« tĂ« mira tĂ« kohĂ«s çoi nĂ« sistemimin e zonave problematike pĂ«r pĂ«rmbytjet, si zona e kĂ«netĂ«s sĂ« DurrĂ«sit dhe KaravastasĂ«, zona e NĂ«nshkodrĂ«s, si dhe shumĂ« zonave tĂ« tjera kĂ«netore”, shprehet z. Jovani.

Sipas tij, bazuar në këtë përvojë, por edhe në atë të vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

“Minimizimi i pasojave qĂ« shohim sot mund tĂ« arrihet vetĂ«m duke pasur njĂ« organizim institucional tĂ« koordinuar dhe me detyra tĂ« qarta.

MinistritĂ« mund tĂ« bĂ«jnĂ« politikat, ndĂ«rsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet tĂ« kryejĂ« studime, tĂ« hartojĂ« programe afatgjata dhe projekte konkrete nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«â€ vlerĂ«son ai.

Një tjetër element është rritja e kapaciteteve njerëzore të kualifikuara e cila duhet të nxitet si në universitete edhe përmes trajnimeve.

“NjĂ« problem tjetĂ«r qĂ« akoma nuk ka gjetur zgjidhje Ă«shtĂ« mungesa e KadastrĂ«s sĂ« Ujit. PlotĂ«simi i kĂ«saj kadastre me bazĂ«n e tĂ« dhĂ«nave pĂ«r sipĂ«rfaqet ujore dhe volumin e ujit nĂ« 650 rezervuarĂ«ve Ă«shtĂ« njĂ« urgjencĂ« qĂ« duhet tĂ« fillojĂ« sa mĂ« shpejt.

Plotësimi i kësaj kadastre ujore është mjaft i rëndësishëm për menaxhimin real të këtyre rezervave ujore të krijuara, si dhe për zbatimin e planeve të menaxhimit të burimeve ujore, mjaft të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, energjisë, urbanizimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Investimi nĂ« kĂ«tĂ« sektor, mendoj se duhet tĂ« fillojĂ« te “truri”, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale pĂ«rmes njĂ« monitorimi bashkĂ«kohor, dhe mĂ« pas tek investimet fizike.

Prioriteti është riorganizimi i institucioneve ekzistuese që lidhen me këtë fushë. Më pas, në bazë të studimeve dhe konsulencave të duhura, duhet të planifikohen investimet.

Informacioni i saktĂ« Ă«shtĂ« baza pĂ«r investime tĂ« drejta dhe efikase” – shprehet z. Jovani.

 

Lexoni edhe:

Arjan Jovani: Digat e energjisë nuk janë shkaku i përmbytjeve, ndikojnë pozitivisht

The post Shqipëria nën ujë; Alarm për zgjimin e institucioneve appeared first on Revista Monitor.

“Digat e energjisĂ« nuk janĂ« shkaku i pĂ«rmbytjeve, ndikojnĂ« pozitivisht”

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:08

Intervistë / Arjan Jovani, President i Eurcold

 

Sa herĂ« ka pĂ«rmbytje, sidomos nĂ« zonĂ«n e NĂ«nshkodrĂ«s, por sĂ« fundmi edhe nĂ« Myzeqe, njĂ« nga faktorĂ«t qĂ« pĂ«rmendet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur janĂ« shkarkimet nga digat e energjisĂ«. Arjan Jovani President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish -Kryetar i Komitetit KombĂ«tar tĂ« Digave tĂ« MĂ«dha nĂ« vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se shkaku i pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« kompleks. Sipas tij, digat e energjisĂ« nĂ« shumĂ« raste shĂ«rbejnĂ« si “mburojĂ«â€ pĂ«r prurje tĂ« jashtĂ«zakonshme qĂ« nĂ« njĂ« rrjedhje natyrale do tĂ« shkaktonin dĂ«me tĂ« mĂ«dha. Ai sjell si shembull dy lumenj, VjosĂ«n dhe Osumin, qĂ« kanĂ« rrjedhje tĂ« lirĂ« dhe qĂ« pak mund tĂ« bĂ«het nĂ« rastet e prurjeve tĂ« mĂ«dha, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« rastin e KaskadĂ«s sĂ« Drinit apo Devollit, shkarkimet e kontrolluara e bĂ«jnĂ« situatĂ«n mĂ« tĂ« menaxhueshme. Ai gjykon se problemi real i pĂ«rmbytjeve qĂ« shkaktohen sot lidhet me bazĂ«n qĂ« Ă«shtĂ« funksionimi i institucioneve, ku secili duhet tĂ« kryejĂ« detyrat e tij, hartimi i studimeve dhe konsulencave konkrete pĂ«r masat qĂ« duhen marrĂ« dhe mĂ« pas kryerja e investimeve konkrete aty ku Ă«shtĂ« urgjente dhe dĂ«mi Ă«shtĂ« mĂ« i madh. NĂ« kontekstin e integrimit nĂ« Bashkimin Europian, z.Jovani shprehet se duhet tĂ« shkojmĂ« drejt standardeve qĂ« kĂ«to vende aplikojnĂ« dhe funksionimi i institucioneve me kapacitetet e duhura Ă«shtĂ« njĂ« prej tyre.

 

Përmbytjet e fundit kthyen edhe një herë në vëmendje digat, kanalizimet, investimet. Cili është roli që kanë digat në vend dhe ndikimet e tyre sipas llojit?

Pjesa më e madhe e digave të mëdha në vendin tonë janë diga për ujitje. Ekziston një rregull i përcaktuar si nga legjislacioni, ashtu edhe nga kërkesat e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), sipas të cilit të gjitha digat e ujitjes duhet të zbrazen në muajin tetor, kur përfundon sezoni i ujitjes.

Ato duhet të qëndrojnë të zbrazura deri në prill. Gjatë kësaj periudhe të kryhen mirëmbajtja dhe riparimet e nevojshme të elementeve kryesore të tyre si shkarkuesit, vepra e marrjes, etj.

Duhet theksuar se digat e ujitjes në vendin tonë nuk janë ndërtuar për të zvogëluar efektin e përmbytjeve apo për kullimin e ujërave të tepërta. Për vetë madhësinë e rezervuarëve të krijuar prej tyre, ato mund të ndihmojnë shumë pak për zvogëlimin e efekteve të përmbytjeve. Për këtë arsye, KKDM ka miratuar rregullore që parashikojnë zbrazjen e ujit nga rezervuarët deri në nivelin minimal të lejuar nga projekti.

Ndryshe nga digat e ujitjes, digat që shërbejnë për prodhim hidroenergjetik apo digat për furnizimin me ujë funksionojnë sipas rregulloreve specifike të cilat janë hartuar, me synimin kryesor në drejtim të sigurisë së digave dhe minimizimin e efekteve negative që shkaktohen gjatë dimrit nga prurjet e mëdha që vijnë në basenin e tyre ujor.

Edhe pse këto diga përbëjnë vetëm rreth 7% të totalit të digave të mëdha në Shqipëri, ato janë digat më të mëdha që kanë krijuar rezervuarët më të mëdhenj dhe me ndikimin më të madh hidrologjik.

PĂ«r shembull, pĂ«r digat e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin funksionon Rregullorja e shkarkimit tĂ« plotave e vitit 1988, e cila pĂ«rcakton nĂ« detaje veprimet qĂ« duhet tĂ« kryhen nĂ« periudhĂ«n Tetor – Mars, Prill – Maj dhe Qershor – Shtator.

Kjo rregullore është detyrim ligjor për KESH-in, ndërkohë që investitorët privatë kanë rregulloret e tyre të shfrytëzimit të miratuara nga KKDM si organ i Këshillit të Ministrave në sektorin e digave.

Për shembull, Kompania Devolli HP ka hartuar rregullore të veçantë për shfrytëzimin e digave në kaskadën e Devollit, si dhe Planin e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile. Duhet theksuar se të gjitha rregulloret e shfrytëzimit të digave dhe rezervuarëve nga shfrytëzuesit e digave për prodhim hidroenergjetik janë të miratuara nga KKDM.

Pra, shfrytëzuesit e digave operojnë në mënyrë të kontrolluar dhe brenda kuadrit ligjor dhe kërkesave teknike për sigurinë e digave. Theksojmë se prurjet që shkarkohen nga sistemet e shkarkimit të digave gjatë periudhave të plotave nuk janë asnjëherë më të larta se prurjet natyrore që mund të sjell lumi.

Me fjalë të tjera, shkarkimet nga diga ndihmojnë në menaxhimin e prurjeve maksimale dhe në zvogëlimin e efektit të përmbytjeve që mund të shkaktohen prej tyre.

Për këtë arsye, digat duhet të shihen si partnerë ndihmës në menaxhimin e përmbytjeve. Mjafton të shohim rastet e lumit të Vjosës apo të Osumit që janë lumenj pa diga, të cilët shkaktojnë përmbytje sa herë ka reshje të mëdha dhe mundësitë e menaxhimit të prurjeve të këtyre lumenjve janë minimale.

Në këta lumenj deri më sot, masat merren vetëm pas ndodhjes së dëmit, jo për parandalim. Duhet theksuar se në këta lumenj është shumë e rëndësishme instalimi i stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike, si dhe përpunimi i të dhënave të këtyre stacioneve në kohë reale nga ekspertët e shërbimit hidrometeorologjik dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile.

Menaxhimi i digave është mjaft kompleks ku ndërthuren shumë faktorë që janë të lidhur me fenomenet natyrore, por edhe me faktorin njeri. Ky kompleksitet është i vështirë të jetë i përsosur.

Kundër natyrës nuk mund të fitosh, por përmes një menaxhimi dinamik të përgjegjshëm dhe profesional mund të ulësh pasojat e shkaktuara nga prurjet e mëdha hap pas hapi. Në këtë kontekst, digat duhen trajtuar si partnerë mbështetës, që jo vetëm se nuk kanë faj gjatë përmbytjeve, por na kanë ndihmuar në procesin e menaxhimit të përmbytjeve.

 

A janë në fakt shkarkimet arsyeja e përmbytjeve?

Përgjigjja ime është JO. Në situatën e ditëve të fundit nuk kanë qenë shkarkimet nga digat e hidroenergjetikës arsyeja e këtyre përmbytjeve. Bazuar në të dhënat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin arritën 3800 m³/sek, në një kohë që sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut të Dejës nuk ishte më e madhe se 1200 m³/sek.

Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe problemi kryesor për rezervuarin e Fierzës ishin prurjet e ujit që erdhën nga Drini i Bardhë, i cili është një lumë i parregulluar dhe mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë digë.

Nga Drini i Bardhë, që vjen nga Kosova nuk ka diga dhe reshjet e mëdha që bien në atë zonë krijojnë prurje të mëdha që shkarkohen direkt, brenda 24 orëve, në rezervuarin e HEC-it të Fierzës.

Në këtë pellg shkarkohen përrenjtë e maleve nga zona e Pejës, që janë pjesë e Alpeve, deri në Prizren ku vijnë prurjet nga Malësia e Sharrit, dhe të gjitha këto derdhen në Drinin e Bardhë dhe përcillen menjëherë drejt rezervuarit të HEC Fierze.

Drini i Zi, që buron nga liqeni i Ohrit dhe gjatë kalimit në pjesën maqedonase menaxhohet përmes dy digave të mëdha në Spillje dhe Globocicë, kishte prurje të kontrolluara që nuk e kaluan sasinë prej 160 m³/sek.

Nga ana tjetër, HEC Koman, i cili ka një rezervuar me volum prej afro 5 herë më të vogël se HEC Fierzë, por përpunon prurje të mëdha të ujit që vijnë nga mbi 13 lumenj dhe përrenj, përfshirë zonat me reshjet më intensive të Alpeve tona siç janë Thethi, Valbona dhe Malësia e Pukës.

Në këtë rast, menaxhimi i koordinuar i prurjeve në Fierzë dhe Koman minimizoi ndjeshëm përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Drin në zonën e Nënshkodrës.

 

 

Kaskada e Drinit funksionon nĂ« bazĂ« tĂ« rregullores sĂ« vitit 1988. A mendoni se ka nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur kushteve tĂ« reja?

Në mendimin tim, pas afro 35 vitesh dhe ndryshimeve që kanë ndodhur si në drejtim të kushteve klimatike dhe menaxhimit të kaskadës, ka ardhur koha të përditësohen kërkesat e kësaj rregulloreje, duke pasur si fokus kryesor sigurinë e digave në këtë kaskadë.

Kushtet klimatike kanë ndryshuar ndjeshëm në zonë, duke na përballur me prurje të mëdha për një kohë të shkurtër dhe me frekuenca më të shpeshta të tyre. Nga ana tjetër, sot disponohet një informacion shumë më i plotë, i saktë për të gjithë basenin ujëmbledhës dhe në kohë reale.

Rregullorja e vitit 1988 është hartuar në një kohë kur mungonin instrumentet e monitorimit hidrometeorologjik dhe matjet kryheshin manualisht dhe parashikimet jepeshin në mënyrë të përafërt, prandaj ajo parashikonte masa shumë konservative për të zvogëluar problematikën e pasigurisë së informacionit në kohë reale.

Sot, KESH ka instaluar më së 25 stacione monitorimi hidrometeorologjikë në të gjithë basenin ujëmbledhës të lumit Drin, të cilat transmetojnë të dhëna në kohë reale online.

Duke i shtuar kĂ«tij sistemi edhe stacionet nĂ« KosovĂ«, Mal tĂ« Zi dhe MaqedoninĂ« e Veriut, Ă«shtĂ« e mundur tĂ« pĂ«rpunohen tĂ« dhĂ«nat e prurjeve maksimale nĂ« kohĂ« reale dhe me parashikim 3–5 ditĂ« pĂ«rpara, si dhe me njĂ« orientim javor dhe mujor pĂ«r tendencat e pĂ«rgjithshme tĂ« ardhjes sĂ« kĂ«tyre prurjeve nĂ« rezervuarĂ«t e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin.

Theksojmë se rregulloret e shfrytëzimit të digave dhe rezervuarëve janë të domosdoshme. Ato duhet të bëhen nga ekspertë të fushës dhe projektuesit e këtyre veprave dhe duhet të përditësohen nga shfrytëzuesit e tyre pas analizave të hollësishme të rezultateve të matjeve të kryera në vijueshmëri dhe në përputhje me standardet teknike.

Rregulloret shërbejnë jo vetëm për të vendosur kufij sigurie për këto objekte të veçanta strategjike, por edhe për të pasur një orientim të qartë në menaxhimin e situatave që krijohen gjatë ardhjes së prurjeve maksimale të ujit.

Një tjetër faktor që sjell nevojën e përditësimit të rregullores janë volumet aktuale të tre rezervuarëve të kaskadës së lumit Drin. Rezervuari i HEC Fierza, për shembull, është projektuar 2.7 miliardë metra kub, por sot volumi aktual real në këtë rezervuar është 2.3 miliardë m³ ujë.

Kjo vjen nga një sërë faktorësh, duke nisur nga ardhjet e sedimenteve gjatë 45 viteve të shfrytëzimit të saj, si dhe niveli i matjeve të kryera gjatë fazës së projektimit apo përdorimi i metodave dhe hartave të vjetra me shkallë gabimi relativisht të lartë.

TĂ« njĂ«jtĂ«n situatĂ« nĂ« drejtim tĂ« volumeve tĂ« ujit e kanĂ« edhe rezervuarĂ«t e HEC Komani dhe HEC Vau i DejĂ«s. Ndryshimet e volumeve tĂ« ujit, tĂ« konstatuara gjatĂ« matjeve tĂ« volumeve aktuale prej afro 15–16%, kĂ«rkojnĂ« reflektimet dhe pĂ«rditĂ«simet pĂ«rkatĂ«se nĂ« rregulloren e shkarkimit tĂ« plotave, si dhe nĂ« mĂ«nyrĂ«n e menaxhimit tĂ« kĂ«tyre prurjeve dhe shkarkimeve qĂ« duhet tĂ« kryhen.

Theksoj se rregullorja duhet të ndryshohet në funksion të rritjes së sigurisë së digës dhe jo në funksion të rritjes së prodhimit të energjisë.

Kjo do të thotë që edhe menaxhimi i shkarkimeve duhet të rishikohet, duke marrë në konsideratë faktorët e përmendur më sipër, zhvillimet e teknologjisë së informacionit, ndryshimet klimatike, si dhe monitorimin në kohë reale online të prurjeve dhe reshjeve në të gjithë zonën e basenit ujëmbledhës të lumit Drin.

 

A janë tejkaluar ndonjëherë prurjet maksimale nga ajo që parashikon rregullorja për kaskadën e Drinit?

Deri më sot, jo. Në rastin e kaskadës së Drinit, rregullorja parashikon edhe skenarin ekstrem për prurje që mund të vijë një herë në 10 mijë vjet, e cila ka qenë e llogaritur në një vlerë prej 9 600 m³/sekondë.

Madje, eksperti hidrolog, qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« hartimin e saj, ka shĂ«nuar se duke marrĂ« parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e jashtĂ«zakonshme tĂ« digĂ«s sĂ« HEC FierzĂ«, pasojat katastrofike qĂ« mund tĂ« vijnĂ« nga prishja e saj, si dhe faktin qĂ« tĂ« dhĂ«nat hidrologjike pĂ«r pĂ«rcaktimin e prurjeve maksimale nĂ« FierzĂ« janĂ« mĂ« pak tĂ« sigurta, plotat kontrolluese me pĂ«rsĂ«ritje 1 herĂ« nĂ« 10 000 vjet pĂ«r periudhĂ«n Tetor – Prill janĂ« rritur me 25% kundrejt asaj tĂ« llogaritur.

Dëshiroj të theksoj se gjatë menaxhimit të prurjeve maksimale në të gjithë kaskadën e Drinit problemi më i madh nuk janë prurjet maksimale që vijnë në rezervuarin e HEC Fierza, por prurjet maksimale që vijnë në rezervuarin e HEC Koman, sepse ka një rezervuar rreth pesë herë më të vogël se Fierza, ndërkohë që prurjet maksimale mund të jenë të afërta me ato që vijnë në rezervuarin e HEC Fierzë.

NĂ« rastin e prurjeve qĂ« erdhĂ«n gjatĂ« kĂ«tij muaji, nĂ« HEC FierzĂ« ishin afro 2400 mÂł/s, ndĂ«rsa nĂ« HEC Koman ishin mĂ« se 1200 mÂł/sek. Duhet pasur parasysh se nĂ« rezervuarin e HEC Koman shkarkojnĂ« ujĂ«rat rreth 13 lumenj dhe pĂ«rrenj tĂ« cilĂ«t kalojnĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« malore, qĂ« Ă«shtĂ« mjaft problematike pĂ«r sa u pĂ«rket sasive dhe intensitetit tĂ« reshjeve. NĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« Ă«shtĂ« edhe Thethi, e ashtuquajtura “njollĂ« e zezĂ«â€ e reshjeve, ku ka pasur raste qĂ« kanĂ« shkuar deri nĂ« 300 mm shi nĂ« ditĂ«.

Siç e thashë më lart, në rezervuarin e HEC Koman u shkarkuan rreth 1 200 metra kub, pra dy herë më pak se në Fierzë, por duke qenë se volumi i këtij rezervuari është 5 herë më i vogël, ishte normale që nga HEC Komani duhet të hapeshin portat e shkarkimit dhe të kryhej shkarkimi i kontrolluar i prurjeve të mëdha.

Edhe vetë mënyra si u menaxhua situata bëri të mundur minimizimin e përmbytjeve në zonën e poshtme të lumit Drin, pasi portat e shkarkimit dhe turbinat në HEC Fierzë qëndruan për rreth një javë të mbyllura dhe shkarkimet u kontrolluan nga HEC Komani.

NĂ«se nuk do tĂ« ishin digat e ndĂ«rtuara nĂ« kaskadĂ«n e lumit Drin, prurjet prej afro 3 800 metra kub do tĂ« vinin nĂ« ShkodĂ«r nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« dhe pasojat do tĂ« ishin shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe tĂ« ngjashme me pĂ«rmbytjet e mĂ«dha qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vite 1962–1963, kur nuk ishin ndĂ«rtuar kĂ«to vepra tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

 

Cilat janë masat që duhet të merren për të ulur ndikimin e përmbytjeve në vend?

Përpara se të flasim për këtë, doja që fillimisht të ndalemi tek ajo që na tregon e shkuara, pasi flitet për ndikimet e digave apo ndryshimeve klimatike.

Dua tĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje pĂ«rmbytjet e viteve 1962–1963, qĂ« ishin pĂ«rmbytjet mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vendin tonĂ« nĂ« 100 vitet e fundit dhe me reshjet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« regjistruara. NĂ« atĂ« kohĂ« nuk ishin ndĂ«rtuar digat e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drin apo digat e lumit Devoll.

VĂ«rtet sot flasim pĂ«r ndryshimet klimatike, por ende nuk kemi arritur nĂ« vlerat e reshjeve dhe prurjeve tĂ« viteve ’62–’63.

Në ato vite thuhet se u përmbytën më se 70 mijë hektarë tokë dhe përmbytja ishte aq e madhe sa thuhet që u bashkua Semani me Vjosën, Mati me Drinin, pra e gjithë zona ndërmjet këtyre lumenjve ishte e gjitha e përmbytur. Në atë kohë nuk kishte as diga, as sisteme kulluese dhe as sisteme menaxhimi modern dhe në kohë reale.

Pikërisht kjo situatë detyroi qeverinë e asaj kohe që të diskutonte me specialistët dhe inxhinierët e kohës për të gjetur zgjidhjet e duhura. Së pari u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.

Në atë kohë filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikës dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.

Këto u mbështetën nga Institutet e Gjeologjisë, Gjeodezisë, Sizmikës, Hidrometeorologjisë dhe Laboratori i Kërkimeve Hidraulike (sot Teatri Turbina), që punuan me ekipe për hartimin e projekteve dhe ndërtimin e veprave kryesore hidroenergjetike, si dhe sistemit kombëtar të kullimit dhe ujitjes.

Kjo punĂ« e specializuar dhe nĂ« ekipe tĂ« organizuara, sipas eksperiencave mĂ« tĂ« mira tĂ« kohĂ«s, çoi nĂ« sistemimin e zonave problematike pĂ«r pĂ«rmbytjet, si zona e kĂ«netĂ«s sĂ« DurrĂ«sit dhe KaravastasĂ«, zona e NĂ«nshkodrĂ«s, si dhe shumĂ« zona tĂ« tjera kĂ«netore. Pas asaj situate pĂ«rmbytjesh tĂ« viteve 1962–1963 ka pasur edhe vite tĂ« tjera me prurje dhe reshje tĂ« mĂ«dha, por masat qĂ« u morĂ«n e ulĂ«n ndjeshĂ«m ndikimin.

Duhet theksuar se vetĂ«m nĂ« vitet ’60–’90 janĂ« ndĂ«rtuar rreth 95 pĂ«r qind e digave, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu edhe sistemet e kullimit, ujitjes dhe kanalet bujqĂ«sore. ËshtĂ« njĂ« kompleks i tĂ«rĂ« qĂ« duhet mirĂ«mbajtur dhe monitoruar me kujdes.

Bazuar në këtë përvojë, por edhe në eksperiencat e vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Minimizimi i pasojave që shohim sot mund të arrihet vetëm duke pasur një organizim institucional të koordinuar dhe me detyra të qarta. Ministritë mund të bëjnë politikat, ndërsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet të kryejë studime, të hartojë programe afatgjata dhe projekte konkrete në këtë fushë.

 

Si e kanë të rregulluar vendet e tjera aspektin e rritjes së sigurisë së digave dhe për të minimizuar pasojat që mund të vijë nga prurjet e mëdha?

Europa, ku ne synojmë të shkojmë, ka autoritete dhe agjenci të dedikuara për sigurinë e digave, me ekspertë me kohë të plotë. Italia, për shembull, me 600 diga të mëdha, ka një Autoritet pranë Ministrisë së Infrastrukturës me afro 120 specialistë që ushtrojnë kontrollin e shtetit në digat ekzistuese dhe miratojnë projektet e reja në këtë fushë, pavarësisht pronësisë private që kanë këto diga.

Në Zvicër, me afro 220 diga të mëdha, ka një autoritet të sigurisë së digave me afro 20 ekspertë të fushës që kryejnë të njëjtën funksion si në Itali apo Francë. I njëjti organizim është edhe në afro 15 shtete europiane që kanë diga të mëdha. Në Shqipëri, me 350 diga të mëdha, mungon një institucion i tillë ekzekutues.

 

Si është e copëzuar përgjegjësia sot sa u takon institucioneve kontrolluese dhe monitoruese?

Sot në Shqipëri, sipas legjislacionit në fuqi, duhet të funksionojë Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM), i cili është një organ shtetëror i Këshillit të Ministrave që ushtron kontrollin për sigurinë e digave në vendin tonë.

Ky Komitet funksionon në formën e një bordi teknik me kohë të pjesshme dhe me anëtarë përfaqësues të disa ministrive kryesore. Funksionimi i KKDM mbështetet në një ligj të fortë që përcakton shumë detyra për këtë institucion, pa marrë parasysh mënyrën e funksionimit të tij.

Ndër këto detyra përfshihen edhe kontrolli vjetor, 5-vjeçar dhe 10-vjeçar i 350 digave të mëdha, edhe miratimi i projekteve për digat e reja dhe për rehabilitimin e digave ekzistuese, edhe komunikimi i vazhdueshëm me 65 shfrytëzuesit e digave, edhe raportimet për Këshillin e Ministrave, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në ICOLD dhe në institucionet ndërkombëtare në sektorin e digave.

Duhet thënë se, me gjithë këto detyra të shumta të rëndësishme në sektorin e digave, aktualisht KKDM nuk po funksionon prej më se 5 muajsh për shkak të mosemërimit të Kryetarit dhe nënkryetarit të këtij Komiteti, si dhe të anëtarëve të Këshillit teknik pranë KKDM.

Sipas ligjit në fuqi, KKDM duhet të mbështetet nga një Inspektorat teknik nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por që aktualisht ky Inspektorat përbëhet vetëm nga një person, në një kohë që grupi i inspektimit në terren duhet të jetë të paktën 3 persona.

Sipas eksperiencave të vendeve europiane të përmendura më sipër, mendoj se është e nevojshme krijimi i një Autoriteti apo agjencie ekzekutive për kontrollin shtetëror të digave, dambave dhe argjinaturave.

Kjo agjenci duhet të ketë në përbërje të saj një ekip prej jo më pak se 20 inxhinierësh hidroteknikë, ndërtimi, gjeodet, gjeologë dhe gjeoteknikë.

Ky Autoritet duhet të ushtrojë kontroll të vazhdueshëm të gjendjes dhe monitorimit të digave ekzistuese, të kontrollojë dhe miratojë projektet për digat e reja dhe projektet për rehabilitimin e digave ekzistuese, si dhe të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligjin për sigurinë e digave.

Ky autoritet mund të jetë nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ose nën varësinë e një agjencie të Këshillit të Ministrave, por duhet të ketë kompetenca të qarta kontrolli dhe detyra konkrete, si dhe të mbështetet me masat përkatëse ndëshkuese për subjektet që nuk zbatojnë kërkesat e ligjit.

Duhet theksuar se monitorimi i digave nga pushtetet lokale është shumë i mangët dhe me mungesa të theksuara të kapaciteteve teknike, njerëzore dhe të sistemeve të monitorimit.

 

Cilët janë kriteret kur vlerësojmë riskun e një dige të ujitjes?

Vlerësimi i digave, përfshirë edhe digat e ujitjes, bazohet në katër kritere kryesore të riskut: lartësia e digës, volumi i ujit e rezervuarin e krijuar nga diga, numri i njerëzve të rrezikuar për humbje jete në zonën poshtë digës, vlera e dëmeve që mund të shkaktohen nga shkatërrimi i digës.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha ka realizuar një studim vitin e kaluar, sipas të cilit 50 diga rezultojnë me risk të lartë dhe 100 me risk të moderuar.

Në total, për 150 diga ka risk për njerëzit që ndodhen në zonat urbane poshtë këtyre digave.

Në këto diga dhe zonat urbane poshtë tyre është e domosdoshme instalimi i sistemeve të alarmit për të pasur njoftim në kohë reale për rritjen e nivelit të ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi për rastin e dëmtimit apo prishjes së mundshme të digës.

Në këtë drejtim, theksojmë se problemi i mungesës së këtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa digat që përdoren për prodhim hidroenergjetik janë relativisht të monitoruara.

Digat e ujitjes që shfrytëzohen dhe janë nën administrimin e pushtetit vendor kanë më shumë probleme në drejtim të mirëmbajtjes dhe monitorimit të tyre për shkak të mungesës së kapaciteteve teknike, njerëzore dhe financiare.

Të njëjtat probleme janë edhe në 7 digat e mëdha dhe rezervuarë që shfrytëzohen nga 4 bordet e ujitjes dhe kullimit nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat nuk monitorohen dhe nuk kanë sisteme alarmi.

 

 

Si mund të nxiten kapacitetet njerëzore, pasi shumë sektorë po hasin probleme sa u takon profesionistëve?

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« kapacitetet njerĂ«zore pĂ«r kontrollin dhe monitorimin e digave dhe tĂ« rezervuarĂ«ve tĂ« ujitjes nĂ« pĂ«rgjithĂ«si mungojnĂ«.

Që nga viti 2015, kur u bë kalimi i shfrytëzimit dhe administrimit të digave të ujitjes te pushteti lokal, nuk është organizuar asnjë trajnim i specialistëve dhe punonjësve që monitorojnë digat në lidhje me kërkesat ligjore për sigurinë e digave, monitorimin e sigurisë së tyre përmes instrumenteve, zbatimin e planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile, etj.

Rritja e këtyre kapaciteteve, mendoj se duhet adresuar në dy drejtime. Së pari, duhet të nxitet formimi i inxhinierëve hidroteknikë në universitete. Së dyti, është e domosdoshme të kryhen trajnime për specialistët e monitorimit të digave.

Duke pasur parasysh se rreth 95% e digave janë në varësi të pushtetit vendor, të cilët nuk kanë specialistë apo inxhinierë të kësaj fushe dhe nuk kanë kryer trajnime për monitorimin e digave, mendoj se është e domosdoshme të ketë inxhinierë të trajnuar për digat në çdo bashki që ka nën administrim diga.

Këto trajnime mund të realizohen me periudha të shkurtra nga ekspertë të fushës, nga Ministria e Bujqësisë ose universitetet.

 

ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«het nĂ« lidhje me aspektet institucionale, strategjitĂ« dhe investimet pĂ«r tĂ« minimizuar dĂ«met?

Ne kemi shumë institucione dhe dokumentacion shkresor, por ato nuk përbëjnë një sistem të plotë të integruar dhe funksional. Dokumente shkresore, udhëzime, vendime apo plane afatgjata për shfrytëzimin dhe kontrollin e digave janë hartuar me shumicë, por problemi kryesor mbetet zbatimi në terren i këtyre udhëzimeve dhe vendimeve.

Si shembull mund të përmenden planet e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile apo planet e menaxhimit të baseneve ujore të lumenjve kryesorë të vendit tonë, të cilat janë mjaft të rëndësishme dhe të domosdoshme, por për vetë kompleksitetin e zbatimit të tyre dhe kushtet aktuale kanë hasur në shumë probleme të zbatimit të tyre.

Siç u përmend më sipër, një çështje mjaft e rëndësishme që duhet të marrë vëmendjen e duhur është kryerja e një reforme të plotë institucionale, organizative dhe ligjore në sektorin e sigurisë dhe monitorimit të digave sipas eksperiencave të vendeve europiane.

Përpara se të shkohet drejt investimeve apo strategjive përkatëse në sektor, duhet të bëhet një evidentim i situatës dhe problematikave të sektorit. Sipas një studimi të mbështetur nga KKDM rezulton se afro 10% e digave të mëdha janë jashtë funksionit për arsye të ndryshme.

Ka më se 4 vjet që është kërkuar të bëhet një evidentim i plotë i problematikave dhe masave që duhet të merren për sigurinë e 400 digave të ujitjes, por ende nuk ka filluar ky proces.

Një problem tjetër që ende nuk ka gjetur zgjidhje është mungesa e Kadastrës së Ujit. Plotësimi i kësaj kadastre me bazën e të dhënave për sipërfaqet ujore dhe volumin e ujit në 650 rezervuarë është një urgjencë që duhet të fillojë sa më shpejt.

Akoma edhe sot, nuk janë regjistruar dhe matur sipërfaqet ujore të rezervuarëve të krijuar nga digat e ujitjes.

Kjo detyrë duhet të realizohet nga pushteti lokal që i ka në shfrytëzim dhe administrim këto diga. Në bashkëpunim me pushtetet lokale, Agjencia e Menaxhimit të Ujërave duhet të fillojë plotësimin e Kadastrës së Ujit për rezervuarët artificialë në bazë të programit dhe projektit të nisur që prej më se 5 vitesh.

Plotësimi i kësaj kadastre ujore është mjaft i rëndësishëm për menaxhimin real të këtyre rezervave ujore të krijuara, si dhe për zbatimin e planeve të menaxhimit të burimeve ujore, mjaft të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, energjisë, urbanizimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Investimi nĂ« kĂ«tĂ« sektor, mendoj se duhet tĂ« fillojĂ« tek “truri”, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale pĂ«rmes njĂ« monitorimi bashkĂ«kohor, dhe mĂ« pas tek investimet fizike.

Në vendin tonë, një ndër problemet është neglizhenca e institucioneve ndaj monitorimit të duhur në sektorin e digave dhe mungesa e zbatimit të programeve dhe planeve të përgatitura nga specialistët.

Prioritet është riorganizimi i institucioneve ekzistuese që lidhen me këtë fushë. Më pas, në bazë të studimeve dhe konsulencave të duhura, duhet të planifikohen investimet. Informacioni i saktë është baza për investime të drejta dhe efikase.

 

Lexoni edhe:

Shqipëria nën ujë; Alarm për zgjimin e institucioneve

The post “Digat e energjisĂ« nuk janĂ« shkaku i pĂ«rmbytjeve, ndikojnĂ« pozitivisht” appeared first on Revista Monitor.

AMF: Sigurimi i detyrueshëm ka konkurrencë, por vlerësimi final i takon autoritetit përkatës

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:06

Prononcim i Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare pĂ«r “Monitor”

 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vlerëson se tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik shfaqin një nivel të pranueshëm të funksionimit të konkurrencës.

NĂ« njĂ« prononcim pĂ«r “Monitor”, AMF-ja vlerĂ«son se funksioni i konkurrencĂ«s pĂ«r produktet TPL duhet kuptuar edhe nĂ« kontekstin e karakteristikave strukturore tĂ« kĂ«tyre produkteve tĂ« rregulluara.

Sipas AMF-së, nga perspektiva mbikëqyrëse, pavarësisht standardizimit të produktit dhe natyrës së detyrueshme të sigurimit motorik, presioni konkurrues midis shoqërive ekziston dhe manifestohet.

Megjithatë, AMF-ja thekson se vlerësimi përfundimtar mbi ekzistencën ose jo të problematikave të konkurrencës dhe mbi sjelljet potencialisht antikonkurruese mbetet në kompetencën ekskluzive të Autoritetit të Konkurrencës, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës.

Gjatë vitit 2025, Komisioni i Kuvendit për Financat, Punësimin dhe Ekonominë shprehu në projektrezolutën për aktivitetin e AMF-së shqetësime serioze për funksionimin e konkurrencës në tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Megjithatë, projektrezoluta nuk u votua në seancë plenare dhe deputetë të Komisionit kanë aluduar se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të lobimit nga kompanitë e sigurimit.

 

Si e vlerësoni ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2025?

Viti 2025 për tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit ka pasur zhvillime dhe progres të vazhdueshëm në drejtim të forcimit të stabilitetit financiar, përafrimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe rregullator me legjislacionin e BE-së, përmirësimit të transparencës, dhe zhvillimit të mëtejshëm të tyre.

Këto tregje kanë ndjekur një tendencë rritjeje të qëndrueshme. Në 30.09.2025, volumi i aktiveve të fondeve të investimit përbëjnë 47% të totalit, ndërsa volumi i aktiveve të tregut të sigurimeve dhe pensioneve përbëjnë përkatësisht 43% dhe 14%.

Në tërësi, tregu i sigurimeve u paraqit i qëndrueshëm në terma të treguesve kryesorë të shëndetit financiar, me tregues të mirë likuiditeti, të aftësisë paguese, si dhe të mbulimit me provigjone teknike.

Edhe gjatë vitit 2025, janë përdorur testet e paralajmërimit të hershëm (Early Warning Test), për shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, si pjesë e mbikëqyrjes me bazë rreziku.

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2025 arritën në vlerën 20,188 milionë lekë, ose 10.4% më shumë se në janar-shtator 2024. Gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,249,988, me një rritje prej 6.16%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, ku primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 67% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-shtator 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, janë të përafërta me ato të periudhës janar-shtator 2024, duke arritur në rreth 6,181 milionë lekë.

Autoriteti, monitoron me frekuencë periodike edhe mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike, të cilat për 9-mujorin 2025 shënuan  rritje me rreth 1.42 miliardë lekë, ose 5.1%, krahasuar me fundvitin 2024.

Në tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive, për 9-mujorin e vitit 2025 kanë kryer aktivitet 13 fonde investimi me ofertë publike nga të cilët një është fond furnizues.

Në 30.06.2025, në tregun e SIK është miratuar nga Autoriteti edhe një fond investimi me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike, i cili ka filluar aktivitetin në 16 Tetor 2025. Rritja e numrit të fondeve jep mundësi të shtuara investimi për qytetarët shqiptarë.

Për 9-mujorin e vitit 2025, totali i aktiveve neto të fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike është në vlerën rreth 61.99 miliardë lekë, me një rritje me 6.62 miliardë lekë ose 11.96%, krahasuar me fundvitin 2024. Numri i investitorëve në tregun e SIK me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike është rritur, duke arritur në 41,679 anëtarë.

Treguesit për tregun e pensioneve private ndër vite kanë pasur një rritje të vazhdueshme, si për aktivet neto, kontributet, investimet, kthyeshmërinë nga investimi me bazë vjetore, si dhe të numrit të anëtarëve.

Edhe gjatë vitit 2025, këta tregues kanë pasur rritje të qëndrueshme, si në numrin e anëtarëve ashtu edhe në vlerën e aktiveve nën administrim. Gjatë vitit 2025 ka filluar aktivitetin në këtë treg një fond i ri i pensionit privat, duke arritur në shtatë numri i fondeve që kryejnë aktivitet në këtë treg.

Totali i aktiveve neto të tregut të fondeve të pensionit privat në 30.09.2025 arriti në 9.27 miliardë lekë, duke shënuar rritje prej 14.35% krahasuar me fundvitin 2024. Për këtë periudhë, tregu i fondeve të pensionit privat numëron 48,193 anëtarë.

Tregu i kapitaleve, edhe gjatë vitit 2025, vlerësohet të jetë në një fazë zhvillimi gradual, konkret dhe pozitiv, që tregojnë rritje të përdorimit të instrumenteve të tregut të kapitaleve dhe krijimin e themeleve të qëndrueshme për zhvillim afatmesëm.

Një nga zhvillimet më të dukshme lidhet me tregun e titujve të borxhit korporativ, ku aktiviteti, veçanërisht përmes ofertave private, ka shënuar rritje të vazhdueshme. Stoku i obligacioneve të emetuara me ofertë private, deri më 30.09.2025, ka arritur në rreth 34.6 miliardë lekë, duke reflektuar një rritje prej rreth 22% krahasuar me fundin e vitit 2024.

Kjo prirje pasqyron interesin në rritje të emetuesve, kryesisht bankave, për përdorimin e tregut të kapitaleve, si burim alternativ financimi, në përputhje me kërkesat rregullatore.

Autoriteti ka qenë i fokusuar në mbrojtjen e investitorëve dhe përafrimin e kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Europian, përfshirë finalizimin e projektligjeve për shoqëritë e listuara dhe emetuesit me ofertë publike, duke pasur mbështetjen edhe nga partnerë ndërkombëtarë.

 

Si funksionoi aplikimi i primeve të diferencuar për sigurimin e detyrueshëm TPL të automjeteve gjatë këtij viti dhe si e ndikoi tregun e produktit?

MĂ« 1 janar 2025, hyri nĂ« fuqi rregullorja nr. 156, datĂ« 19.09.2024, “PĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit”.

Kjo rregullore ka në fokus profilizimin e TPL-së së brendshme për kategorinë e autoveturave dhe synon krijimin e një sistemi tarifimi bazuar në profilin e riskut që mbart çdo i siguruar.

Në zbatim të rregullores, primet e aplikuara gjatë 2025, kanë qenë të diferencuara, duke reflektuar karakteristikat individuale të secilit të siguruar, ku të siguruarit me risk më të ulët përfituan prime më të ulëta, ndërsa ata me risk më të lartë paguan prime më të larta, në përputhje me ekspozimin e tyre ndaj riskut.

Në funksion të rritjes së transparencës, mbrojtjes së konsumatorit dhe përmbushjes së kërkesave rregullatore, të gjitha shoqëritë e sigurimit kanë zhvilluar dhe publikuar në faqet zyrtare online mjete (Tool-s) për përllogaritjen e primit të sigurimit.

Nëpërmjet këtyre mjeteve, konsumatorët mund të informohen duke përllogaritur në mënyrë të pavarur primin e sigurimit që i korrespondon profilit të tyre të riskut.

 

Për vitin 2026, në llogaritjen e primeve të sigurimit TPL do të përfshihet edhe faktori i dëmeve (Bonus-Malus). A janë gati të gjitha palët e përfshira për zbatimin e këtij faktori dhe çfarë efektesh prisni nga aplikimi i tij?

Përfshirja e faktorëve të riskut në llogaritjen e primeve të sigurimit TPL është një zhvillim i rëndësishëm për tregun e sigurimeve në vend.

Rregullorja e miratuar nga Autoriteti synon nxitje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, duke minimizuar rrezikun e aksidenteve, si dhe inkurajim për përdorimin e mjeteve më të reja, më të vogla e të përshtatshme për kushtet rrugore në Shqipëri, duke kontribuar kështu edhe në mbrojtjen e ambientit.

Duke filluar nga 1 janari 2026, ka nisur të zbatohet dhe të japë efektet në tarifimin e TPL-së së brendshme edhe faktori i riskut i lidhur me historikun e dëmeve. Zbatimi i këtij faktori pritet të ketë efekt pozitiv për pjesën më të madhe të të siguruarve, të cilët nuk kanë shkaktuar dëme gjatë vitit 2025.

Në vitin 2025 janë zhvilluar takime teknike në lidhje me aplikimin e mundshëm të të gjithë faktorëve të riskut të përcaktuar në rregullore. Autoriteti si dhe shoqëritë e sigurimit kanë përshtatur sistemet e informacionit për të bërë të mundur zbatimin e plotë të rregullores.

 

Tregjet e produkteve dhe shërbimeve financiare po bëhen gjithnjë e më të digjitalizuara. Si e vlerësoni shkallën e digjitalizimit në tregjet e mbikëqyrura prej AMF-së dhe çfarë risish prisni në këtë drejtim gjatë vitit 2026?

Transformimi digjital është një tjetër prioritet i Autoritetit i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregjeve nën mbikëqyrje. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare grumbullon dhe administron të dhëna për të gjitha tregjet nën mbikëqyrje, nëpërmjet sistemeve të dedikuara të raportimit financiar.

Kjo ka rritur ndjeshëm kapacitetet analitike të Autoritetit, duke mundësuar një vlerësim më të saktë të riskut, si dhe një mbikëqyrje më proaktive dhe të vazhdueshme të subjekteve të licencuara.

Në tregun e sigurimeve, ka nisur ofrimi i disa produkteve përmes kanaleve online. Ky ndryshim po rrit aksesin, veçanërisht për përdoruesit më të rinj dhe ata me njohuri teknologjike. Aktualisht, një nga bankat tregtare ofron një platformë digjitale që integron sigurimet motorike, të pronës, të udhëtimit dhe shëndetësore direkt brenda aplikacionit të saj mobile.

Gjithashtu, nĂ« kuadrin e nismave nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ« vlen tĂ« pĂ«rmendim lançimin nĂ« vitin 2025 tĂ« njĂ« platforme ndĂ«rmjetĂ«simi sigurimesh plotĂ«sisht digjitale nga njĂ« kompani Fintech, bazuar nĂ« modelin modern tĂ« shpĂ«rndarjes “Affinity Solution”.

Nga eksperienca e vendeve me tregje të zhvilluara, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për analizat e të dhënave nga këto platforma mundëson ofrimin e çmimeve dhe mbulime të personalizuara, duke e bërë sigurimin më të përballueshëm.

Qëllimi ynë është të mbështesim ekosistemin digjital të sigurimeve, ku konsumatorët mund të kenë akses të lehtë në informacion, të krahasojnë produktet, tërësisht online.

Në tregun e kapitaleve, një pjesë e subjekteve që ofrojnë shërbime investimi në tituj kanë zhvilluar aplikacione, përmes të cilave investitorët individualë mund të blejnë tituj, kryesisht tituj qeveritarë.

Ky zhvillim kontribuon në uljen e barrierave të aksesit dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes së investitorëve, duke e afruar tregun e kapitaleve më pranë publikut të gjerë.

Gjithashtu, Autoriteti ka Qendrën e Informacionit, e cila menaxhon Regjistrin Elektronik Online të Shitjeve dhe Regjistrin Elektronik të Dëmeve.

Regjistri Elektronik Online i Shitjeve ka standardizuar dhe digjitalizuar plotësisht procesin e raportimit në kohë reale të policave të sigurimit të detyrueshëm, për të forcuar mbrojtjen ndaj konsumatorit.

Regjistri Elektronik i Dëmeve furnizohet nga shoqëritë e sigurimit me të gjitha të dhënat për dëmet që rrjedhin nga sigurimi i përgjegjësisë së pronarit ose përdoruesit të mjetit motorik, për dëme shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Në këtë regjistër është digjitalizuar cikli i plotë i trajtimit të dëmit, nga momenti i hapjes së dosjes deri në përfundim të trajtimit të pagesës, duke mundësuar edhe gjurmimin në kohë reale nga konsumatori përmes një kodi unik, ndjekjen e afateve ligjore dhe ndërtimin e historikut të dëmeve si bazë për analizën e riskut.

Këto dy sisteme kanë kontribuar ndjeshëm në eliminimin e informalitetit, rritjen e transparencës dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorit.

Gjithashtu, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përmes portalit qeveritar e-Albania, ofron shërbimet online për verifikimin e policave të sigurimit të detyrueshëm motorik dhe historikun e mbulimit në sigurim.

NĂ« planin e pĂ«rafrimit me acquis tĂ« BE-sĂ«, lidhur me Kapitullin 9 “ShĂ«rbimet Financiare”, ku AMF Ă«shtĂ« institucion lider i negociatave, gjatĂ« vitit 2026 pritet tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi dy akte shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« funksion tĂ« financave digjitale: Projektrregullorja “PĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« operacionale digjitale nĂ« subjektet e licencuara nga AMF” dhe projektligji “PĂ«r tregjet e kripto-aseteve” (i publikuar pĂ«r konsultim publik mĂ« 27 nĂ«ntor 2025).

Projektligji “PĂ«r tregjet e kripto-aseteve” synon tĂ« rregullojĂ« subjektet dhe veprimtaritĂ« qĂ« lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave tĂ« parasĂ« elektronike, si dhe aktivitetet ndĂ«rmjetĂ«suese.

Kërkesat për këto subjekte përfshijnë kërkesa për kapital, rregulla të qeverisjes korporative, menaxhim të konfliktit të interesit, politika dhe procedura për sigurinë kibernetike dhe operacionale, masa për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e abuzimit me tregun, si dhe zbatim të politikave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kripto-asetet, si produkte të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, mbartin potencial për përfitime të prekshme duke lehtësuar proceset e grumbullimit të kapitalit dhe duke mundësuar akses më gjithëpërfshirës në financim për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, si dhe ofron mundësi për pagesa ndërkufitare më të lira e më të shpejta, falë reduktimit të ndërmjetësve.

Paketa legjislative dhe rregulluese, e cila pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit 2026, e çon digjitalizimin e tregjeve të mbikëqyra nga AMF në një fazë më të pjekur, ku produktet dhe shërbimet inovative ecin paralel me standarde të larta sigurie dhe transparence, duke i bërë tregjet financiare  më moderne, më konkurruese dhe më të besueshme  për investitorët dhe konsumatorët.

 

Komisioni i Kuvendit për Financat, Punësimin dhe Ekonominë ka shprehur në projektrezolutën për aktivitetin e AMF-së shqetësime serioze për funksionimin e konkurrencës në tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik. Në këndvështrimin tuaj, a ekzistojnë problematika të konkurrencës në këto tregje dhe nëse po, si mund të adresohen ato?

Bazuar në analizat e vazhdueshme të tregut dhe praktikën mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, konstatohet se tregjet e produkteve të sigurimit të detyrueshëm motorik, në vlerësim të përgjithshëm, paraqiten në një nivel të pranueshëm funksionimi të konkurrencës, brenda karakteristikave strukturore të këtyre produkteve të rregulluara.

Nga perspektiva mbikëqyrëse, ky zhvillim sugjeron se, pavarësisht standardizimit të produktit dhe natyrës së detyrueshme të sigurimit motorik, presioni konkurrues midis shoqërive ekziston dhe manifestohet.

Njëkohësisht, duhet theksuar se vlerësimi përfundimtar mbi ekzistencën ose jo të problematikave të konkurrencës dhe mbi sjelljet potencialisht antikonkurruese mbetet në kompetencën ekskluzive të Autoritetit të Konkurrencës, në përputhje me kuadrin ligjor përkatës.

 

Gjatë vitit 2026, pritet një rishikim i sistemit të pensioneve. Mendoni se kjo reformë duhet të përfshijë ngritjen e një kolone të dytë të pensioneve ose të nxisë më tej zhvillimin e kolonës së tretë të tyre?

Skema e pensioneve përbën një nga shtyllat themelore të qëndrueshmërisë sociale të vendit dhe, si e tillë, kërkon një qasje të integruar dhe afatgjatë. Në praktikën ndërkombëtare, sistemi i pensioneve strukturohet mbi tre kolona, të cilat plotësojnë dhe balancojnë njëra-tjetrën.

  • Kolona e parĂ«, publike dhe e detyrueshme, siguron njĂ« nivel bazĂ« mbrojtjeje sociale.
  • Kolona e dytĂ«, me karakter profesional dhe tĂ« detyrueshĂ«m plotĂ«sues, shĂ«rben pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar pĂ«rfitimet e kolonĂ«s sĂ« parĂ« dhe administrohet nga shteti ose nga shoqĂ«ri administruese tĂ« licencuara.
  • Kolona e tretĂ«, skema e fondeve tĂ« pensioneve private e rregulluar me Ligjin nr. 76/2023 “PĂ«r fondet e pensionit privat”, Ă«shtĂ« njĂ« skemĂ« private, qĂ« mundĂ«son rritjen e tĂ« ardhurave nĂ« moshĂ«n e pensionit pĂ«rmes kursimeve individuale afatgjata.

Kjo strukturë kontribuon në mirëqenien sociale të shoqërisë duke kombinuar sektorin publik,  privat, punëdhënësit dhe individët, si dhe në uljen e presionit mbi financat publike në afatgjatë. Autoriteti mbështet çdo nismë ligjore dhe institucionale që i shërben zhvillimit të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë të skemës së pensioneve, duke garantuar mbrojtjen e interesave të kontribuuesve dhe përfituesve, si dhe stabilitetin e sistemit financiar.

Zhvillimi i mëtejshëm i kolonës së tretë mbetet objektiv strategjik i Autoritetit, me qëllim nxitjen e incentivave të ndryshme për rritjen e numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve private.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja kryesore për ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së gjatë vitit 2026 dhe cilat besoni se do të jenë sfidat kryesore për këto tregje?

Për vitin 2026, pritshmëria është që tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të ruajnë tendencën pozitive të rritjes, mbështetur nga tregues të qëndrueshëm të shëndetit financiar dhe forcimi i infrastrukturës rregullatore dhe mbikëqyrëse.

Qëllimi përfundimtar mbetet krijimi i tregjeve financiare më të forta, më transparente dhe më të integruara me standardet europiane, në funksion të zhvillimit afatgjatë të ekonomisë së vendit.

Një tjetër pritshmëri e rëndësishme për vitin 2026 është zhvillimi i mëtejshëm i tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF-së, përfshirë tregun e kapitaleve, sigurimeve, fondet e pensioneve dhe fondet e investimit.

Për sa i përket tregut të sigurimeve, vijimi i përgatitjeve për zbatimin e Solvency II, do të thotë kalim nga një mbikëqyrje formale, e bazuar kryesisht në rregulla fikse, në një mbikëqyrje të bazuar në rrezik, që vlerëson realisht aftësinë financiare, qeverisjen dhe menaxhimin e rreziqeve të shoqërive të sigurimit.

Nën këtë regjim, përmirësimi i cilësisë së raportimit financiar dhe diversifikimi gradual i produkteve të sigurimit pritet të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshmërisë së tregut.

Vijimi i zbatimit të planeve të veprimit për zhvillimin e tregut të kapitaleve lidhet drejtpërdrejt me arritjen e objektivave për rritjen graduale të aktivitetit, zgjerimin e pjesëmarrjes, forcimin e rolit të investitorëve institucionalë dhe krijimin e një tregu më funksional dhe më të besueshëm.

Në këtë proces, forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve publike, aktorëve të tregut dhe pjesëmarrësve të tregut mbetet thelbësor.

Në tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe të fondeve të pensionit privat pritet të vijojë tendenca pozitive e zhvillimit, si në terma të rritjes së vlerës neto të aseteve, ashtu edhe të numrit të anëtarëve në këto skema, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e tregut financiar dhe të ekonomisë në tërësi.

Mbrojtja e konsumatorit dhe edukimi financiar do të mbeten pritshmëri thelbësore për vitin 2026. Forcimi i mekanizmave të trajtimit të ankesave, rritja e transparencës së produkteve financiare dhe avancimi i nismave për edukimin financiar pritet të përmirësojnë ndërveprimin e qytetarëve me tregjet financiare.

Sfida kryesore pĂ«r vitin 2026 lidhet drejtpĂ«rdrejt me procesin e integrimit europian, ku Autoriteti ka njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, veçanĂ«risht si kryesues i Kapitullit 9 “ShĂ«rbimet Financiare”, por edhe pĂ«rmes kontributeve nĂ« kapituj tĂ« tjerĂ« qĂ« prekin funksionimin e tregjeve financiare.

ritshmëria është avancimi i ndjeshëm në përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me acquis të Bashkimit Europian. Megjithatë, sfida më e madhe nuk qëndron vetëm në miratimin formal të legjislacionit, por në përshtatjen e tij me kushtet konkrete, madhësinë dhe nivelin e zhvillimit të tregut vendas, si dhe në zbatimin efektiv në praktikë, një proces që kërkon kohë, kapacitete dhe angazhim të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, digjitalizimi dhe mbështetja e zgjidhjeve fintech në shërbimet financiare përbëjnë prioritete strategjike që njëkohësisht përkthehen në pritshmëri dhe sfida.

Digjitalizimi i proceseve mbikëqyrëse, rritja e transparencës dhe përdorimi i teknologjisë për përmirësimin e raportimit dhe analizës së riskut pritet të rrisin eficiencën e mbikëqyrjes dhe aksesin në financim, ndërkohë që kërkojnë një qasje të balancuar rregullatore për menaxhimin e risqeve teknologjike dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

Një tjetër drejtim me rëndësi është krijimi i infrastrukturës që mbështet financimin e gjelbër, përfshirë zhvillimin e tregut të obligacioneve të gjelbra.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e taksonomisë, si një sistem klasifikimi për investime të qëndrueshme në përputhje me standardet europiane, është një element kyç për orientimin e kapitalit drejt projekteve me ndikim pozitiv mjedisor dhe klimatik.

Bashkëpunimi rajonal përbën një katalizator të rëndësishëm për zhvillimin e tregjeve financiare si alternativë financimi për ekonominë, veçanërisht në vende me tregje ende në fazë zhvillimi.

Përfshirja e Shqipërisë dhe e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në nisma rajonale bashkëpunimi është veçanërisht e dobishme në këtë fazë të harmonizimit të kuadrit ligjor dhe rregullator me acquis të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, thellimi i bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe autoritete homologe, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira, përbën një shtyllë të rëndësishme për implementimin e duhur të standardeve europiane.

Ky bashkëpunim kontribuon drejtpërdrejt në modernizimin e metodologjive mbikëqyrëse, forcimin e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik dhe rritjen e gatishmërisë institucionale për të përballuar në mënyrë efektive sfidat e tregjeve të zhvilluara financiare.

Në tërësi, pritshmëria për vitin 2026 është një ecuri e qëndrueshme dhe progresive e tregjeve nën mbikëqyrjen e AMF, ndërsa sfidat kryesore lidhen me balancimin midis reformave strukturore, kapaciteteve të tregut dhe kërkesave të integrimit europian.

Këto pritshmëri dhe sfida burojnë drejtpërdrejt nga strategjia e AMF-së, rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe objektivat e përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Intervistoi: Ersuin Shehu

 

The post AMF: Sigurimi i detyrueshëm ka konkurrencë, por vlerësimi final i takon autoritetit përkatës appeared first on Revista Monitor.

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:04

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në vitin 2026 do të përballet me rritje të numrit të pasagjerëve, kryesisht për shkak të fluksit të turistëve.

“PĂ«r vitin 2026, sektori i transportit publik pritet tĂ« regjistrojĂ« rritje tĂ« numrit tĂ« pasagjerĂ«ve, kryesisht pĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« turistĂ«ve.

Ndikimi pritet tĂ« jetĂ« mĂ« i madh te transporti urban, ku gjatĂ« verĂ«s sĂ« kaluar pĂ«rdorimi ishte mĂ« i lartĂ« se zakonisht midis qershorit dhe shtatorit, pĂ«r shkak tĂ« pushimeve tĂ« shkollave dhe mbylljes sĂ« disa sektorĂ«ve tĂ« punĂ«s. Fluksi i turistĂ«ve bĂ«ri qĂ« operatorĂ«t tĂ« mos ulnin numrin e mjeteve nĂ« qarkullim”.

Ndërkohë, transporti ndërqytetas pritet të ketë ndikim të kufizuar, përjashtuar disa linja bregdetare me fluks turistësh. Ai vlerëson se numri i përdoruesve do të jetë më i lartë se në vitin 2025.

Z. Memaj thekson gjithashtu se çmimet e karburantit dhe energjisë mbeten faktor kryesor i kostove operuese.

Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale pritet të rrisë presionin mbi rritjen e pagave të shoferëve, mekanikëve dhe stafit për 2026 dhe koston për kompanitë e transportit të pasagjerëve.

“Çmimet e karburantit dhe kostoja e energjisĂ« mbeten faktorĂ« kryesorĂ« tĂ« kostove operuese pĂ«r autobusĂ«t. MegjithĂ«se çmimet ndryshojnĂ«, paqĂ«ndrueshmĂ«ria energjetike dhe luhatjet globale rrisin mundĂ«sinĂ« e rritjes sĂ« kostove.

Shtimi i pagave dhe indeksimi i shpenzimeve personale, siç parashikohet në projektbuxhet dhe njoftimet shtetërore për vitin 2026, rrit presionin mbi pagat e shoferëve, mekanikëve dhe stafit.

Rritjet e pagave nĂ« sektorin publik ndikojnĂ« shpesh edhe te pagat private nĂ« fusha si transporti, siç ka ndodhur mĂ« parĂ« nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit, ku tatimet publikuan listat e pagave sipas profesioneve”.

Në muajin nëntor 2025, Bashkia e Kamzës miratoi rritjen e çmimit të biletave për dy linja urbane, nga 40 në 50 lekë, si dhe rritjen e abonimeve të linjës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, thotë se ky vendim erdhi pas mungesës së subvencioneve që operatorët kanë kërkuar vazhdimisht.

Ndryshe nga Kamza, Bashkia e Tiranës subvencionon transportin urban prej më shumë se dy vitesh, ndërsa Kamza nuk ka dhënë sinjale mbështetjeje.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës thekson se rritja e çmimit dhe e abonimeve nuk është e drejtë, pasi preken vetëm dy linja, ndërsa të tjerat mbeten pa mbështetje.

Ai thotë se operatorët kombëtarë nuk kanë bërë kërkesa të unifikuara për rritjen e çmimeve për vitin 2026.

“NĂ«se subvencionet pĂ«r linjat urbane vazhdojnĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« kĂ«rkesa pĂ«r rritje. NdĂ«rsa pĂ«r linjat ndĂ«rqytetase, kĂ«rkesa pĂ«r mbĂ«shtetje ose indeksim tĂ« çmimit tĂ« biletĂ«s mund tĂ« bĂ«het vetĂ«m nĂ« rast tĂ« rritjes sĂ« ndjeshme tĂ« kostove”.

Nga shtatori 2026, shoqĂ«ria “MobAI”, me kapital 100% shtetĂ«ror, do tĂ« kujdeset pĂ«r organizimin dhe mirĂ«mbajtjen e infrastrukturĂ«s pĂ«r funksionimin e transportit publik rrugor, pĂ«rfshirĂ« parkun e autobusĂ«ve, pikat e karikimit tĂ« mjeteve elektrike, sistemin e biletave elektronike.

Me njĂ« vendim tĂ« miratuar nĂ« vitin 2025 nga KĂ«shilli i Ministrave, Ă«shtĂ« themeluar shoqĂ«ria aksionere me kapital 100% shtetĂ«ror “MobAl”, sh.a., me qĂ«llim organizimin dhe operimin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik rrugor nĂ« ShqipĂ«ri.

Shoqëria e re do të operojë si një strukturë publike, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të përfaqësojë shtetin si aksioner i vetëm.

Por sipas kryetarit të Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, roli dhe funksionimi i saj ende nuk janë të qarta, pasi asnjë nga grupet e interesit nuk ka qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk është dhënë ndonjë opinion mbi mënyrën e funksionimit.

“Aktualisht, pĂ«r linjat ndĂ«rqytetase funksionon platforma ‘e-Transport’ nga e-Albania, ku bĂ«het aplikimi pĂ«r certifikim dhe licencim. Nuk dihet pse Ă«shtĂ« menduar krijimi i njĂ« shoqĂ«rie shtetĂ«rore qĂ« tĂ« menaxhojĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« transportit”, thotĂ« ai.

 

The post Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve appeared first on Revista Monitor.

Forcimi i mbrojtjes

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:02

Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake. Por me Amerikën tashmë një aleate të pasigurt, a do të jetë e mjaftueshme për të përballuar Rusinë?

 

Qeveritë europiane po përballen me një krizë të mbrojtjes, të kapura mes agresionit rus dhe pasigurisë amerikane. Por ato kanë filluar ta marrin seriozisht kërcënimin, shkruan The Economist.

Në maj, Komisioni Europian nisi SAFE (Security Action for Europe), një fond prej 150 miliardë eurosh që u jep vendeve anëtare të BE-së hua me interesa të ulëta për investime në mbrojtje.

Ai siguron fonde për të adresuar boshllëqet më të dukshme të kapaciteteve të Europës dhe për të rritur kapacitetin industrial përmes prokurimeve të përbashkëta.

Skeptikët dyshonin se do të kishte shumë të interesuar. Por kur afati kaloi më 30 nëntor, 19 vende kishin aplikuar dhe fondi ishte plotësisht i alokuar. Vetëm Polonia kërkon 43.7 miliardë euro.

SAFE Ă«shtĂ« njĂ« nga dy shtyllat e planit tĂ« BE-sĂ« pĂ«r tĂ« rritur shpenzimet e mbrojtjes, tashmĂ« i njohur si “Readiness 2030”.

Shtylla tjetĂ«r Ă«shtĂ« “National Escape Clause” (NEC), e cila u lejon vendeve tĂ« rrisin shpenzimet e mbrojtjes deri nĂ« 1.5% tĂ« PBB-sĂ« gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« ardhshme, pa u penalizuar nga rregullat e deficitit tĂ« BE-sĂ«.

Deri tani, 16 vende janë bashkuar. NEC mund të çlirojë edhe 650 miliardë euro të tjera.

NĂ« njĂ« samit tĂ« NATO-s nĂ« qershor, anĂ«tarĂ«t europianĂ« tĂ« aleancĂ«s u zotuan ta rrisin shpenzimin deri nĂ« vitin 2035 nga 2% e PBB-sĂ« nĂ« 3.5% pĂ«r buxhetet “bazĂ«â€ ushtarake, plus edhe 1.5% tĂ« tjera pĂ«r infrastrukturĂ« tĂ« lidhur.

Që atëherë, ndjesia e urgjencës është rritur, bashkë me frikën për angazhimin amerikan ndaj Europës.

Rishikimi i shumë vonuar i Pentagonit për Pozicionimin Global pritet të kërkojë tërheqje trupash dhe shpërngulje kapacitetesh drejt rajonit Azi-Paqësor.

Amerika tani kërkon që Europa të paguajë për armët që dërgon në Ukrainë. Negociatat e fundit të paqes kanë bërë të qartë se gatishmëria e Donald Trump për ta mbyllur luftën mund ta vërë në rrezik sigurinë e Europës.

 

 

Ndërkohë, Rusia ka rritur fuqinë e saj ekonomike të luftës (shih grafikun). Instituti britanik Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) vlerëson se ajo mund të paraqesë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Europën që në vitin 2027.

Bastian Giegerich, kreu i IISS, paralajmëron se edhe pse ekonomia e Rusisë është rreth një e dhjeta e madhësisë së Europës, sipas standardeve të fuqisë blerëse, ajo do të shpenzojë këtë vit po aq sa gjithë vendet europiane të NATO-s së bashku.

“Rezistenca e UkrainĂ«s, – thotĂ« ai, – i ka dhĂ«nĂ« EuropĂ«s njĂ« dritare pĂ«r t’u rikuperuar.” NĂ«se lufta pĂ«rfundon, ajo dritare do tĂ« mbyllet.

Kapacitetet pĂ«r tĂ« cilat Europa Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur tek Amerika, dhe qĂ« duhet t’i zĂ«vendĂ«sojĂ«, janĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme.

Ato përfshijnë inteligjencën ajrore dhe hapësinore, survejimin dhe zbulimin; transportin ajror strategjik; goditjen tokësore precize me rreze të gjatë; dhe kapacitetin kompjuterik cloud në shkallë shumë të lartë.

IISS vlerëson se kostoja e zëvendësimit të kapaciteteve jobërthamore të Amerikës të vëna në dispozicion për NATO-n arrin rreth 1 trilion dollarë.

Këto nuk janë të vetmet gjëra në listën e detyrave. Camille Grand, ish-ndihmëssekretar i përgjithshëm i NATO-s që drejton European Aerospace, Security and Defence Association, një organizatë industriale, thotë se përparësia e parë është rritja e mbështetjes për Ukrainën, veçanërisht me sisteme raketore me rreze të gjatë dhe pajisje të mbrojtjes ajrore.

E dyta është rikthimi i formacioneve të luftimit të Europës. NATO ka nevojë për një sistem europian të integruar të mbrojtjes ajrore që mund të përballojë gjithçka, nga raketat hipersonike deri te dronët sulmues.

Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, bën thirrje për një rritje 400% të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore.

 

 

E treta në listën e Grand është zëvendësimi i kapaciteteve për të cilat Europa ende varet nga Amerika. Ai beson se e gjithë kjo është e realizueshme brenda dhjetë viteve.

Shpenzimet europiane për mbrojtjen janë tashmë 50% më të larta, në terma nominalë, se në vitin 2022.

Grand pret qĂ« ato tĂ« rriten gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« ardhshme nĂ« 500–700 miliardĂ« euro nĂ« vit, rreth 30% e tĂ« cilave pĂ«r prokurime. Kjo duhet tĂ« mjaftojĂ«.

 

Sfidat

Megjithatë, shumë varet nga shpejtësia e rritjes së shpenzimeve. Spanja dhe Italia, më pak të shqetësuara për Rusinë, ka gjasa të mbeten pas. Britania dhe Franca, të kufizuara nga ana fiskale, do ta kenë të vështirë të arrijnë 3% brenda pesë viteve.

Por Polonia do të shpenzojë 4.8% vitin e ardhshëm, dhe vendet e pasura nordike po ecin shpejt drejt 3.5%.

Gjermania synon 3.5% deri nĂ« vitin 2029, rreth 195 miliardĂ« dollarĂ« (edhe pse mund tĂ« mbetet pak poshtĂ«). Kancelari Friedrich Merz premton se Bundeswehr do tĂ« bĂ«het “ushtria konvencionale mĂ« e fortĂ« nĂ« EuropĂ«â€.

Një pyetje tjetër është nëse sistemet e ngurta të prokurimit në Europë mund të ecin më shpejt dhe nëse baza industriale mund të përmbushë kërkesën. Grand thotë se industria po përgjigjet me investime të paprecedenta.

Që nga viti 2022, rreth 53% e kontratave të mbrojtjes në kontinent, sipas vlerës, u kanë shkuar firmave europiane; 36% është shpenzuar për pajisje amerikane, kryesisht avionë luftarakë F-35. Në raport thuhet se kjo marrëdhënie duhet të ndryshojë ndjeshëm.

Edhe nĂ«se porositen sot, sistemet e armĂ«ve mund tĂ« duan dy deri nĂ« tre vjet pĂ«r t’u dorĂ«zuar.

Programet e përbashkëta si ELSA (European Long-Range Strike Approach), një projekt i shtatë vendeve për zhvillimin e një rakete tokësore, janë të nevojshme për shkallëzim dhe unifikim.

Por ato janë të ngadalta. Gati 18 muaj që kur ELSA u formua, ende nuk ka marrëveshje se çfarë duhet të prodhojë MBDA, kampioni shumëkombësh i raketave në Europë.

Çdo ministri e mbrojtjes po flet tani pĂ«r thjeshtimin e procedurave tĂ« prokurimit dhe favorizimin e “zhvillimit spiral”, ku sistemet e mjaftueshme evoluojnĂ« vazhdimisht, nĂ« vend tĂ« “kapaciteteve tĂ« shkĂ«lqyera” e tepĂ«r tĂ« sofistikuara.

Qëllimi është porosi të shpejta dhe kontrata afatgjata. Por heqja e rregullave të panevojshme është punë e ngadaltë. Gjermania kërkon që kontratat me vlerë mbi 25 milionë euro të miratohen nga komiteti i buxhetit i Bundestagut. Holanda dhe Italia kanë kufizime të ngjashme.

Nico Lange, ish-shef kabineti nĂ« MinistrinĂ« e Mbrojtjes sĂ« GjermanisĂ«, thotĂ« se lufta nĂ« UkrainĂ« tregon se fitorja i takon atij qĂ« mund t’i furnizojĂ« mĂ« shpejt forcat e vijĂ«s sĂ« parĂ« me teknologji “nĂ« sasi tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”.

Kompanitë europiane me qasje më të avancuar si Rheinmetall kanë bashkëpunuar me ato ukrainase, dhe huatë SAFE mund të shpenzohen në Ukrainë.

Ministritë e Mbrojtjes e kuptojnë se teknologjitë e reja të zhvilluara nga kompani të reja dhe të financuara nga kapitali sipërmarrës kërkojnë një qasje tjetër.

Lange mendon se Gjermania duhet tĂ« shpenzojĂ« 10% tĂ« buxhetit tĂ« saj tĂ« prokurimeve pĂ«r “projekte tĂ« ndĂ«rprerjes”, duke u rritur nĂ« 30% deri nĂ« vitin 2030. Ministria britanike e Mbrojtjes ka rezervuar 400 milionĂ« paund pĂ«r njĂ« njĂ«si inovacioni me ritĂ«m tĂ« shpejtĂ«.

Sir Lawrence Freedman, strateg britanik, thotĂ« se po shfaqet njĂ« ekosistem i ri nĂ« tĂ« cilin “shpejtĂ«sia e inovacionit Ă«shtĂ« e lartĂ«â€. Procese tĂ« tilla tĂ« reja prokurimi, thotĂ« ai, duhet tĂ« funksionojnĂ« paralelisht me ato tĂ« sistemeve tradicionale.

Sfida e Europës është e qartë. Asaj i duhet të përmbushë angazhimet e shpenzimeve të bëra në qershor; të reformojë prokurimin e mbrojtjes; të ulë varësinë nga Amerika; dhe të rrisë bashkëpunimin për të marrë më shumë vlerë për çdo euro.

Por pak qeveri po u shpjegojnë zgjedhësve pse mbrojtja duhet të ketë përparësi ndaj shpenzimeve sociale.

NdĂ«rkohĂ«, partitĂ« e djathta ekstreme simpatizante tĂ« RusisĂ« paraqesin njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« madh. Europa i ka “muskujt” financiarĂ«, teknologjikĂ« dhe industrialĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« duhet. Pyetja Ă«shtĂ« nĂ«se ka vullnetin politik.

 

The post Forcimi i mbrojtjes appeared first on Revista Monitor.

Nacionalizmi europian ka vdekur; Rroftë gastronacionalizmi europian

By: Mira Leka
23 January 2026 at 22:00

Një kontinent i bashkuar nga traktatet mbetet i përçarë nga recetat, shkruan The Economist

 

E sulmuar nga Rusia, e përmbytur ekonomikisht nga Kina dhe e braktisur nga Amerika, Europa prapëseprapë mund të besohet se do të përqendrohet te gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Si, për shembull, mënyra e saktë për të gatuar spageti karbonara. Kur muajin e kaluar u zbulua se një dyqan brenda Parlamentit Europian në Bruksel po shiste kavanoza me salcë karbonara të gatshme që, sipas raportimeve, përdorte përbërës të gabuar, Francesco Lollobrigida, ministri italian i Bujqësisë, reagoi me seriozitet solemn, si për çështje lufte e paqeje.

Si mund tĂ« quhej karbonara njĂ« salcĂ« qĂ« pĂ«rmbante pana – crema! Madonna mia! – dhe njĂ« prerje tĂ« pasaktĂ« mishi derri?

ÇfarĂ« do tĂ« vinte mĂ« pas, ananas mbi pica? Kjo ishte qartĂ«sisht e papranueshme, u zemĂ«rua ministri populist, i cili rastĂ«sisht Ă«shtĂ« edhe kunati i Giorgia Melonit, kryeministres sĂ« ItalisĂ«. U kĂ«rkua me ngulm njĂ« hetim. PĂ«rballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve ekzistenciale, kontinenti tregoi edhe njĂ« herĂ« talentin e tij pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si gjĂ«rave tĂ« panegociueshme.

ZemĂ«rimi vezuvian i zotit Lollobrigida ishte simptomatik: ushqimi mund tĂ« ngjallĂ« emocione mĂ« tĂ« forta nĂ« EuropĂ« se pothuajse çdo temĂ« tjetĂ«r. Zakonet kulinare vazhdojnĂ« t’i ndajnĂ« vendet e saj, edhe pse ato janĂ« afruar nĂ« shumĂ« drejtime tĂ« tjera. PĂ«r dekada, Bashkimi Europian ka zbutur me durim nacionalizmin e tepruar.

Përmes samiteve të njëpasnjëshme, 27 sisteme ligjore kombëtare janë harmonizuar, kontrollet kufitare janë zhdukur, monedhat janë shkrirë në një. Por një kontinent i qepur bashkë nga traktatet mbetet i grisur nga recetat.

Nga Dublini në Lublin dhe nga Malmö në Palermo, shijet europiane kanë mbetur të palëkundura ndaj 70 viteve të integrimit europian. Amerikanët hanë pothuajse të njëjtin ushqim kudo që të jenë. Por shërbejini djathë holandez një greku, ose gjellë irlandeze një spanjolli, dhe më e mira që mund të shpresosh është heshtje.

Sot konsiderohet e pahijshme që një europian të përçmojë një fqinj, me gjasë aleat në ndonjë negociatë jetike të BE-së. Por goditjet ndaj kuzhinës së tyre mbeten shenjë e virilitetit patriotik. Nacionalizmi europian ka vdekur. Rroftë gastronacionalizmi europian.

Veçoritë dietike janë përdorur prej kohësh për të tallur ata matanë kufirit. Gjermanët njihen pa shumë dashuri si Krauts, francezët si Frogs, britanikët si rosbifs, në aludim për mënyrat e tyre të papërpunuara të gatimit të viçit, e kështu me radhë. Politikanët në mbarë Europën e dinë se nënvlerësimi i aftësive kulinare të fqinjëve përqafohet në shtëpi.

Presidenti francez Jacques Chirac dikur shpalli se kontributi i vetĂ«m i BritanisĂ« nĂ« bujqĂ«sinĂ« europiane ishte sĂ«mundja e lopĂ«s sĂ« çmendur dhe se “nuk mund t’u besosh njerĂ«zve qĂ« gatuajnĂ« kaq keq”, gjĂ« qĂ«, nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i BE-sĂ«, doli e vĂ«rtetĂ«. I ndjeri Silvio Berlusconi e pĂ«rshkroi ushqimin finlandez si tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« kryesisht nga drerĂ« tĂ« marinuar.

Hakmarrja e një pronari restoranti finlandez, një Pizza Berlusconi me mish dreri të tymosur, arriti të mposhtte dhjetëra konkurrentë italianë në një festival pice në Nju Jork.

 

Ushqimi dhe globalizimi

Në çështjet e kuzhinës, ashtu si në ekonomi dhe klimë, një vijë horizontale e ndan kontinentin. Ata mbi të, veriorët e pasur e të lagur nga shiu, gatuajnë kryesisht me gjalpë dhe janë të afërmit e varfër gastronomikë të kontinentit.

“Kuzhina” e tyre, pretendojnĂ« fqinjĂ«t jugorĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« efikase pĂ«r tĂ« shpĂ«rndarĂ« kalori, e pĂ«rshtatshme pĂ«r mungesĂ«n e tyre tĂ« lindur tĂ« humorit; kush ka kĂ«rkuar ndonjĂ«herĂ« me dĂ«shirĂ« njĂ« restorant gjerman, holandez apo polak?

Jugorët, në të kundërt, janë të vajit të ullirit. Italianët, grekët dhe francezët (të cilët me zgjuarsi qëndrojnë mbi vijën vaj-gjalpë) e shohin vaktin si një rast të shenjtë, që ushqen shpirtin po aq sa trupin.

Veriorët pro-tregtisë së lirë, me ushqimin e tyre të vakët, kanë përfituar shumë nga globalizimi: mjafton të shohësh sa shpejt britanikët hoqën dorë nga rosbif-i në favor të chicken tikka masala, dhe si gjermanët u dyndën drejt döner kebab-it. Jugorët e pëlqejnë atë që kanë dhe duan ta mbrojnë. Pjesërisht, ata zemërohen nga imitimet e dobëta të recetave të nonnave të tyre.

Skandinavët i shërbejnë pa problem makaronat me ketchup, ndërsa polakët servirin makarona me luleshtrydhe (më mirë të mos e dijë zoti Lollobrigida). Jugorët janë kundërpërgjigjur me zell kundër këtij përvetësimi kulinar.

Që prej vitit 1992, BE-ja zbaton rregulla që përcaktojnë se disa ushqime mund të vijnë vetëm nga zona të caktuara, duke siguruar, për shembull, që vetëm grekët të prodhojnë feta dhe që Parmixhano të vijë nga veriu i Italisë.

Nga mbi 1,500 ushqime tashmë të mbrojtura, më shumë se 70% vijnë nga pesë vende jugore. Më 10 dhjetor, UNESCO e zgjeroi listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit për të përfshirë kuzhinën italiane, duke e bërë Italinë vendin e parë që merr një vlerësim të tillë. Nuk ka, me sa duket, plane për të njohur kuzhinën holandeze.

ZĂ«nkat gastronacionaliste tĂ« EuropĂ«s janĂ« tĂ« shijshme sepse shpesh janĂ« komikisht tĂ« vogla. ËshtĂ« narcizmi i dallimeve tĂ« vogla. BelgĂ«t zemĂ«rohen qĂ« “patatet franceze” mbajnĂ« emrin e fqinjĂ«ve tĂ« tyre, duke pasur parasysh epĂ«rsinĂ« e dukshme belge nĂ« pĂ«rgatitjen e tyre.

GrekĂ«t pretendojnĂ« pronĂ«sinĂ« e “kafesĂ« turke”. TĂ« gjitha vendet e EuropĂ«s Jugore distilojnĂ« fruta nĂ« ndonjĂ« pije tĂ« fortĂ«, mĂ« sĂ« miri e shijuar nĂ« diell; kush mund ta dallojĂ« vĂ«rtet mes uzo-s greke, mastikĂ«s bullgare dhe rakisĂ« ballkanike?

E megjithatë, secili vend e trajton përzierjen e vet si nektar perëndish, ndërsa e përçmon pijen e fqinjit. Ukraina dhe Rusia janë grindur prej kohësh për origjinën e supës borscht, secila duke përdorur pretendimin e tjetrës si provë të kokëfortësisë.

 

Ushqim për mendjen

NĂ« njĂ« epokĂ« tĂ« globalizuar, ku ushqimi “fusion” i denjĂ« pĂ«r Instagram kalon mbi traditat lokale, a nuk Ă«shtĂ« i arsyeshĂ«m pak shovinizĂ«m kulinar? VetĂ«m deri nĂ« njĂ« pikĂ«.

Sepse tĂ« pĂ«rshkruash njĂ« mĂ«nyrĂ« “korrekte” pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur njĂ« pjatĂ«, ose ta lidhĂ«sh atĂ« ngushtĂ« me njĂ« vend tĂ« vetĂ«m, do tĂ« thotĂ« tĂ« humbasĂ«sh nga sytĂ« mĂ«nyrĂ«n se si evoluon kuzhina.

Kuzhinierët huazojnë, përshtatin dhe përmirësojnë atë që gjejnë. Shumë tradita ushqimore janë, në fund të fundit, të sajuara.

Karbonara qĂ« italianĂ«t e mbrojnĂ« kaq me zjarr nuk Ă«shtĂ« njĂ« pjatĂ« stĂ«rgjyshore: receta e parĂ« e njohur u botua nĂ« vitin 1952, nĂ« Çikago. VetĂ«m nĂ« vitet 1990 u konsolidua versioni aktual “kanonik”, njĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« sfidon mitin e traditĂ«s.

The post Nacionalizmi europian ka vdekur; Rroftë gastronacionalizmi europian appeared first on Revista Monitor.

FMN paralajmëron në Davos: IA-ja do të godasë tregun e punës, të rinjtë më të rrezikuarit

23 January 2026 at 15:09

Inteligjenca artificiale do tĂ« jetĂ« njĂ« “cunam qĂ« do tĂ« godasĂ« tregun e punĂ«s”, me tĂ« rinjtĂ« mĂ« tĂ« prekurit, paralajmĂ«roi tĂ« premten nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror drejtuesja e Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar.

Kristalina Georgieva u tha pjesëmarrësve në Davos se kërkimet e vetë FMN-së tregojnë se do të ketë një transformim të madh të kërkesës për aftësi, ndërsa teknologjia bëhet gjithnjë e më e përhapur.

“Presim qĂ« nĂ« vitet e ardhshme, nĂ« ekonomitĂ« e avancuara, 60% e vendeve tĂ« punĂ«s tĂ« preken nga IA-ja, qoftĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar, eliminuar apo transformuar – 40% nĂ« shkallĂ« globale,” tha ajo. “Kjo Ă«shtĂ« si njĂ« cunam qĂ« godet tregun e punĂ«s.”

Ajo sugjeroi se nĂ« ekonomitĂ« e zhvilluara, njĂ« nĂ« dhjetĂ« vende pune tashmĂ« Ă«shtĂ« “pĂ«rmirĂ«suar” nga IA-ja, duke rritur zakonisht pagat e kĂ«tyre punonjĂ«sve dhe duke sjellĂ« pĂ«rfitime tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r ekonominĂ« lokale.

NĂ« kontrast, Georgieva paralajmĂ«roi se IA-ja do tĂ« zhdukĂ« shumĂ« role qĂ« tradicionalisht mbahen nga punĂ«torĂ«t e rinj. “Detyrat qĂ« eliminohen janĂ« zakonisht ato qĂ« kryhen sot nga vendet e punĂ«s fillestare, ndaj tĂ« rinjtĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« punĂ« e kanĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« gjejnĂ« njĂ« pozicion tĂ« mirĂ«.”

Ndërkohë, edhe njerëzit, vendet e punës së të cilëve nuk ndryshohen drejtpërdrejt nga inteligjenca artificiale, rrezikojnë të vihen nën presion, shtoi ajo, pasi pagat e tyre mund të bien pa një rritje të produktivitetit nga IA-ja.

“Pra, klasa e mesme, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme, do tĂ« preket,” parashikoi Georgieva.

Për FMN-në, ndikimi nuk është njëkahësh. Nga njëra anë, Georgieva theksoi se vendet e punës që përmirësohen nga IA priren të paguhen më mirë. Kjo rrit konsumin dhe gjallëron ekonomitë locale, nga restorantet te shërbimet. Por ana tjetër e medaljes është shumë më e vështirë: detyrat që zhduken janë shpesh ato të nivelit fillestar, duke e bërë më të vështirë hyrjen e të rinjve në tregun e punës dhe duke pakësuar shkallët e karrierës.

NjĂ« rrezik edhe mĂ« i madh, sipas Georgievas, Ă«shtĂ« presioni mbi punĂ«t qĂ« nuk preken drejtpĂ«rdrejt nga IA. KĂ«to priren tĂ« mbeten prapa nĂ« produktivitet dhe paga, duke ushtruar njĂ« shtrĂ«ngesĂ« mbi shtresĂ«n e mesme. “NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pashmangshme, klasa e mesme do tĂ« preket,” paralajmĂ«roi ajo, duke nĂ«nvizuar se polarizimi i tĂ« ardhurave mund tĂ« pĂ«rshpejtohet nĂ«se politikat publike nuk reagojnĂ« me shpejtĂ«si.

Në Davos, FMN e lidhi këtë tronditje teknologjike me një realitet më të gjerë: bota është bërë më e prirur ndaj goditjeve, nga gjeopolitika te klima dhe teknologjia. Kjo kërkon, sipas Georgievas, sisteme arsimore më fleksibile, politika aktive të tregut të punës dhe rrjete sigurie sociale që mbështesin tranzicionin, jo ruajtjen e status quo-së.

Në praktikë, kjo do të thotë investime të shpejta në aftësi dixhitale, rikualifikim dhe mësim gjatë gjithë jetës; nxitje për ndërmarrjet që adoptojnë IA-në duke krijuar vende pune me vlerë të shtuar; dhe politika fiskale që zbusin goditjen mbi grupet më të ekspozuara.

Përndryshe, paralajmëroi FMN, përfitimet e produktivitetit nga IA rrezikojnë të përqendrohen në pak duar, ndërsa kostoja sociale të shpërndahet gjerësisht.

Mesazhi nga Davos ishte i qartĂ«: IA nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështje teknologjie, por politike dhe ekonomike. Dhe, sipas Kristalina Georgievas, dritarja pĂ«r tĂ« vepruar po ngushtohet me shpejtĂ«si. NĂ«se qeveritĂ« presin, cunami do t’i gjejĂ« tĂ« papĂ«rgatitura; nĂ«se veprojnĂ« tani, pĂ«rfitimet e revolucionit tĂ« IA-sĂ« mund tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« rritje mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme. / The Guardian

 

The post FMN paralajmëron në Davos: IA-ja do të godasë tregun e punës, të rinjtë më të rrezikuarit appeared first on Revista Monitor.

Siguria energjetike në Serbi varet nga marrëveshja për NIS

23 January 2026 at 14:38

Siguria energjetike e Serbisë në vitin 2026 do të varet mbi të gjitha nga rifillimi i plotë i operacioneve në kompaninë shtetërore të naftës, NIS, tha ministrja e Energjisë, Dubravka Djedovic Handanovic, duke theksuar se vazhdimi i funksionimit të rafinerisë së Pançevës do të jetë një kusht i detyrueshëm në bisedimet me të gjithë blerësit potencialë të pjesës ruse në kompani.

Duke folur pĂ«r negociatat nĂ« vazhdim, ministrja tha se diskutimet do tĂ« vazhdojnĂ« me kompaninĂ« hungareze MOL si njĂ« blerĂ«s i mundshĂ«m, duke nĂ«nvizuar se kĂ«rkesa thelbĂ«sore e SerbisĂ« Ă«shtĂ« qĂ« rafineria tĂ« vijojĂ« punĂ«n. NIS mori nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar njĂ« licencĂ« nga Zyra pĂ«r Kontrollin e Pasurive tĂ« Huaja (OFAC) e Departamentit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, e cila i lejon tĂ« vazhdojĂ« operacionet deri mĂ« 23 janar. MĂ« herĂ«t, OFAC kishte lĂ«shuar gjithashtu njĂ« licencĂ« qĂ« lejonte negociatat pĂ«r shitjen e pjesĂ«s ruse, e vlefshme deri mĂ« 24 mars. Rifillimi i pĂ«rpunimit tĂ« naftĂ«s sĂ« papĂ«rpunuar nĂ« rafineri kĂ«rkon tĂ« paktĂ«n dy javĂ«, ndĂ«rsa rezervat ekzistuese janĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« siguruar furnizim tĂ« pandĂ«rprerĂ« pĂ«r familjet dhe ekonominĂ« deri mĂ« 20–25 janar.

“PĂ«r SerbinĂ«, gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« NIS tĂ« vazhdojĂ« tĂ« funksionojĂ«. Rafineria Ă«shtĂ« jetike pĂ«r ekonominĂ« tonĂ«, pĂ«r PBB-nĂ«, pĂ«r rritjen e mĂ«tejshme ekonomike dhe pĂ«r garantimin e sasive tĂ« mjaftueshme tĂ« produkteve tĂ« naftĂ«s nĂ« treg”, tha Djedovic Handanovic. Ajo vuri nĂ« dukje se nafta diesel Ă«shtĂ« veçanĂ«risht kritike, pasi pĂ«rbĂ«n rreth 80% tĂ« konsumit tĂ« karburanteve krahasuar me benzinĂ«n, sĂ« bashku me produkte tĂ« tjera si vajguri dhe karburanti pĂ«r ngrohje.

Ministrja theksoi se Serbia ka arritur tĂ« shmangĂ« mungesat e karburanteve. “I falĂ«nderoj qytetarĂ«t pĂ«r besimin te shteti, pĂ«r faktin qĂ« nuk grumbulluan karburant dhe nuk krijuan panik. FalĂ« sjelljes sĂ« pĂ«rgjegjshme dhe forcimit tĂ« rezervave strategjike gjatĂ« tre viteve tĂ« fundit, vetĂ«m rezervat e dieselit janĂ« rritur me 72% krahasuar me vitin 2021. DymbĂ«dhjetĂ« vite mĂ« parĂ«, nuk kishim fare produkte tĂ« naftĂ«s nĂ« rezervat e detyrueshme”, tha ajo, duke shtuar se rezervat tani po shfrytĂ«zohen gradualisht.

Djedovic Handanovic pĂ«rsĂ«riti se Serbia ka deklaruar vazhdimisht se nuk do tĂ« sekuestrojĂ« pronĂ«n ruse dhe nuk dĂ«shiron tĂ« ndjekĂ« shembullin e disa vendeve europiane qĂ« kanĂ« nacionalizuar ose konfiskuar asete ruse. “Ne duam t’i trajtojmĂ« tĂ« gjithĂ« investitorĂ«t nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«, qĂ« ata tĂ« dinĂ« se investimet e tyre janĂ« tĂ« mbrojtura pavarĂ«sisht rrethanave gjeopolitike”, tha ajo, duke shtuar se, edhe pse gjeopolitika ndryshon, “historia kujton” mĂ«nyrĂ«n se si vendet i trajtojnĂ« investimet e huaja.

Ajo i siguroi qytetarĂ«t se nuk ka arsye pĂ«r shqetĂ«sim dhe se shteti do tĂ« garantojĂ« furnizime tĂ« mjaftueshme me karburant. Konsumi ditor, tha ajo, qĂ«ndron rreth 5,500–6,000 tonĂ« diesel dhe 1,300–1,500 tonĂ« benzinĂ«. Ajo vuri nĂ« dukje se bisedimet me kompanitĂ« e naftĂ«s pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet e importit kanĂ« dhĂ«nĂ« tashmĂ« rezultate, duke falĂ«nderuar MOL-in, OMV-nĂ«, EKO Hellenic dhe tĂ« tjerĂ«, ndĂ«rsa importet nga kompani tĂ« treta janĂ« rritur 2.5 deri nĂ« tre herĂ« nga viti nĂ« vit. Ajo theksoi gjithashtu rĂ«ndĂ«sinĂ« e depove tĂ« reja tĂ« naftĂ«s nĂ« SmederevĂ«, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se rreth 47,000 tonĂ« diesel u importuan nĂ« dhjetor, ndĂ«rsa priten edhe 38,000 tonĂ« benzinĂ« dhe 5,800 tonĂ« vajguri.

Lidhur me tubacionin e planifikuar të naftës mes Serbisë dhe Hungarisë, Djedovic Handanovic tha se Serbia do të jetë gati të nisë ndërtimin nga mesi i vitit 2026. Projekti, që shtrihet në më shumë se 100 kilometra në territorin serb, ka rëndësi kombëtare dhe të gjitha lejet dhe studimet janë tashmë të përfunduara. Ajo shtoi se po diskutohen gjithashtu plane për një tubacion produktesh përgjatë të njëjtës linjë, i cili do të mundësonte transportin e drejtpërdrejtë të produkteve të naftës drejt Novi Sadit dhe Pançevës, pa u mbështetur në transportin lumor, rrugor apo hekurudhor. Një projekt i ngjashëm është planifikuar edhe me Rumaninë.

Sa i përket interkonektorit të gazit me Rumaninë, ministrja tha se ndërtimi do të nisë në vitin 2026, me mundësi zgjerimesh të ardhshme drejt Beogradit dhe depozitës së gazit në Banatski Dvor. Ajo rikujtoi se Serbia e zgjati kontratën për furnizimin me gaz rus me tre muaj në fund të vitit 2025, deri më 31 mars 2026. | BGNES

The post Siguria energjetike në Serbi varet nga marrëveshja për NIS appeared first on Revista Monitor.

❌
❌