Aktori britanik Kenneth Colley, i njohur për rolin e Admiral Piett në filmat e sagës Star Wars, ka lënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij të fundit për motrën, miqtë e afërt dhe disa organizata bamirëse, sipas testamentit të publikuar së fundmi.
Colley u nda nga jeta në moshën 87‑vjeçare në qershor të vitit të kaluar. Dokumentet e publikuara tregojnë se aktori kishte një pasuri prej rreth £734,408, e cila u reduktua në rreth £726,404 pas shpenzimeve dhe detyrimeve.
Sipas testamentit të tij, pjesa më e madhe e pasurisë, përfshirë pronën e tij në Hythe, Kent, është lënë motrës së tij, Michelle. Shuma tjetër e pasurisë është ndarë mes miqve të tij të ngushtë dhe disa organizatave bamirëse.
Disa nga përfituesit përfshijnë:
£10,000 për Katherine Slater nga Londra
£2,000 për Rhodes Minnis Cat Sanctuary (strehë për mace në Hythe)
£20,000 për Edith Cavell Fund for Nurses
£5,000 për Demelza House Children’s Hospice në Sittingbourne
Pjesa e mbetur e pasurisë iu la mikeshës së tij dhe ekzekutores së testamentit, Lynn Margaret Shaw, gjithashtu nga Hythe.
Kenneth Colley ka pasur një karrierë prej më shumë se gjysmë shekulli në film, televizion dhe teatër, përfshirë role të famshme si në Star Wars dhe Monty Python’s Life of Brian. Ai ishte i martuar me Mary Dunne për 56 vjet, deri në vdekjen e saj në vitin 2018, dhe u njoh për pasionin e tij për kopshtarinë, artin dhe makinat e shpejta.
Ka shkuar në 46 numri i viktimave në Japoni për shkak të motit ekstrem dhe reshjeve të dëborës.
Ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 558. Vendi është goditur nga bora që prej 20 janarit dhe pjesa më e madhe e Japonisë veriore është përfshirë nga kaosi. Në Prefekturën Aomori, në pjesën veriore të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, banorët po përballen me 1.3 metra dëborë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Gjithashtu janë raportuar dhe një numër i madh aksidentesh. Në fillim të shkurtit qeveria dërgoi edhe ushtarë për të ndihmuar banorët e prefekturës Aomori, e cila ishte më e goditura ku bora arritën deri në 4.5 metra.
“Iminent threat to life”
Record-breaking snowfall in Aomori, northern Japan, has left snow depths topping 1.8 metres (5.9 feet), overwhelming roads and raising fears of deadly accidents and roof collapses, prompting the Japan Ground Self-Defence Forces to begin disaster relief… pic.twitter.com/Kknt6xsKGs
Pasi u vetëdorezua mbrëmjen e djeshme në polici, kryebashkiaku Edison Memolla është dërguar në burgun e Rrogozhinës.
Apeli i GJKKO ekzekutoi vendimin duke e dënuar me një vit burg Edison Memollën. Ai u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për veprën penale korrupsion në zgjedhje.
Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimet ndaj tre personave të tjerë: Ndriçim Tafxhafa 1 vit burg; Blerim Xhamani, 1 vit burg dhe Isuf Tosku, 8 muaj, pezullohet në shërbim prove.
Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.
Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektricisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Dënimi me vendim të formës së prerë i Edison Memollës e çon bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhje të reja të cilat do të duhet të mbahen jo më afër se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë nga krijimi i vakancës.
Memolla ka të drejtë për rekurs në Gjykatën e lartë lidhur me këtë vendim brenda afateve që parashikon ligji./et
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë me një mesazh, duke thënë se viza amerikane mund të anulohet nëse në SHBA arrestoheni për disa vepra penale.
Me anë të një postimi, ambasada thekson se një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./et
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha se fton të gjitha partitë opozitare, përfshirë atë Demokratike, të vijnë në shesh të protestojnë kundër Edi Ramës. “Ditën që të gjithë zbresin në shesh, kronometri fillon dhe numëron mbrapsht për Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, tha Lapaj .
“Unë e thashë, Partia Demokratike do jetë në tryezën e organizuar nga Ermal Hasimja. Ne jemi prej 63 ditësh në shesh. I presim aty tani”, shtoi Lapaj. I pyetur nëse përfaqësues së forcës së tij politike do të marrin pjesë në protestën e opozitës, Lapaj u përgjigj: “E kemi thënë që në krye të herës që jemi për protestë nën flamurin kombëtar përtej partive specifike. E pranoj që Partia Demokratike është partia e dytë në vend sot. Nesër mund të jetë e para, mund të jetë e treta mund të mos ekzistojë fare. Sot është e dyta. Ne nuk kemi organizuar protestë me flamur partie. Protesta jonë ka një flamur. Flamuri kombëtar ku duhet të mblidhen të gjithë të korruptuarve që po na vjedhin”.
Lapaj tha se të githë përfaqësuesit e forcave politike të cilat duan të bashkëpunojnë, duhet të vijnë dhe të zbresin në shesh, si shenjë e nevojës për t’u përballur me Edi Ramën. “Në po themi, protesta duhet të jetë 24 orë në 24, nga çdo grupim i organizuar në këtë vend. Aty duhet të vijnë dhe zoti Hasimja, që ka marrë iniciativën. Është luftë kjo! Nëse përmbushen gjashtë pikat, aty duhet të vijë dhe Partia Demokratike si partia e dytë më e madhe në vend. Ne jemi partia e tretë në vend. 24 orë në 24 të instalohemi në shesh. Tryeza (e thirrur nga Ermal Hasimja) të mbahet në shesh, sepse sheshi është institucioni ku duhet të përballet populli”, tha Lapaj.
Andrea Danglli në A2 CNN“Kushti që ne ta marrim të mirëqenë gjithë këtë seriozitet të nismës që ka bërë zoti Hasimja me të tjerë është që, të gjithë, që nga grupimi vetë zoti Hasimja dhe intelektualët, te Partia Demokratike e me radhë, të zbresin në shesh dhe pasi zbresin në shesh ne të gjithë aty të bëjmë në ditët në vazhdim forumin, të dakordësohet, të firmoset dhe të mos ikim andej deri ditën që Edi Rama ulet në atë shesh për të bërë marrëveshjen për tranzicionin politik drejt demokratizimit të vendit”.
“Ne këtu jemi për të adresuar nevojën që ka vendi për një kod zgjedhor të mirë që Edi Rama të mos vjedh më dhe të iki. Të iki, të iki pa kushte, të iki. Nëse nuk ikën do të përplasemi me të gjitha mënyrat. Do përplasemi sepse ai nuk mundet dhe të na vjedhë dhe të na rrahë dhe të na tallë dhe të na shtypë…”. /et
Kushtetuta, si ligji themelor i shtetit, mishëron vlerat dhe parimet thelbësore të qeverisjes demokratike, të cilat, nëdrejtime të caktuara, qëndrojnë në një gjendje tensioni dhe konkurrimi midis tyre. Kështu, pushtetet duhet të jenë të ndara,por edhe të balancuara, sistemi duhet të krijojë mundësi tëbarabarta demokratike për përfaqësim politik, por njëkohësisht duhet të marrë në konsideratë qeverisjen efektive, organet kushtetuese kanë pavarësi funksionale, por duhet edhe të japin llogari dhe të jenë të përgjegjshme, etj.. Po ashtu, edhe të drejtat themelore kushtetuese evokojnë pretendime legjitime që mund të jenë në konflikt midis tyre. Njëkohësisht, vetë Kushtetutaofron standarde dhe rregullime specifike për zgjidhjen e këtyre tensioneve dhe për harmonizimin e interesave kushtetuese legjitime. Ka një qëndrim të konsoliduar të jurisprudencës kushtetuese, sipas të cilit çdo dispozitë e Kushtetutës duhet të interpretohet në mënyrë që të jetë e pajtueshme me parimet themelore kushtetuese, për arsye se të gjitha normat dhe standardet kushtetuese formojnë një sistem të vetëm, koherent dhe harmonik. Natyra e Kushtetutës, koncepti i kushtetutshmërisë, nënkupton që Kushtetuta nuk mund të ketë kontradikta të brendshme. Pohimi se Kushtetuta ka ‘zbrazëti’apo ‘boshllëqe’nuk është në përputhje me këtë premisë tëinterpretimit kushtetues.
Në vijim, fokusi në këtë shkrim kufizohet vetëm te çështja e garancive funksionale të organeve kushtetuese ndaj përgjegjësisë dhe procedimit penal, në mënyrë të veçantë tekushtet e pezullimit nga detyra në këtë aspekt.
Garancitë ndaj procedimit penal për organet kushtetuese kanëdimension kushtetues. Këto garanci synojnë të harmonizojnëinteresin publik për pavarësinë funksionale të organit me përgjegjshmërinë penale të subjektit përkatës, në respekt tëparimit të barazisë përpara ligjit dhe llogaridhënies. Kushtetuta parashikon rregullime specifike në varësi të natyrës së organit kushtetues. Në këtë kuptim, këto organe mund t’i grupojmë nëdy kategori: a) organet kushtetuese të pavarura jo-politike, qënuk e marrin mandatin nga zgjedhjet demokratike; dhe b) organet kushtetuese që burojnë nga zgjedhjet politike (në nivel qendror dhe vendor).
Në kategorinë e parë përfshihen, ndër të tjera, Gjykata Kushtetuese (GJK), Gjykata e Lartë (GJL), Prokurori i Përgjithshëm (PP), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli iLartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e juridiksionit të posaçëm dhe tëpërgjithshëm. Për të gjitha këto organe Kushtetuta parashikon shprehimisht kushtet e pezullimit nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal. Kështu: për anëtarin e GJK-së pezullimi bëhet nga vetë GJK-ja (neni 128, pika 3 e Kushtetutës); për anëtarët e KLGJ-së, të KLP-së, për PP dhe për ILD-në pezullimi nga detyra bëhet me vendim të GJK-së (respektivisht nenet 147/c, pika 3, 149/c, pika 3, 147/e, pika 4 të Kushtetutës). Për gjyqtarët dhe prokurorët pezullimi nga detyra bëhet, respektivisht nga KLGJ-ja dhe KLP-ja (nenet 140/3 dhe 148/d pika 4, tëKushtetutës). Pra, siç vërehet, për të gjitha këto organekushtetuese të pavarura, pezullimi nga detyra si rrjedhojë e procedimit penal, nuk vendoset nga gjyqtari i juridiksionit tëposaçëm apo të zakonshëm.
Për kategorinë e dytë, ku përfshihen organet kushtetuese qëburojnë nga zgjedhjet politike (Kuvendi dhe qeveria në nivel qendror, këshillat dhe kryetarët e bashkisë në nivel vendor), ka rregullime specifike lidhur me procedimin penal, që i përgjigjen natyrës së këtyre organeve.
Për deputetë dhe anëtarët e qeverisë ka garanci ndaj procedimit penal, që mbulohen nga imuniteti. Ministri gëzon imunitetin qëKushtetuta i njeh deputetit, sipas neneve 73 dhe 103 tëKushtetutës. Duhet theksuar se imuniteti është garanci institucionale dhe nuk duhet të shihet si privilegj individual. Imuniteti nuk nënkupton shmagie nga përgjegjësia penale e deputetit/ ministrit. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, imuniteti është i kufizuar dhe mbulon vetëm ndalimin earrestimit ose të heqjes së lirisë në çfarë do lloj forme tëdeputetit/ ministrit, e ushtrimit të kontrollit personal ose tëbanesës ndaj tyre, pa autorizimin e Kuvendit. Ndërsa për fillimin e procedimit penal, për marrjen e masave procedurale të tjera, për marrjen të pandehur dhe gjykimin, nuk kërkohet paraprakisht autorizimi nga Kuvendi. Mandati ideputetit/ministrit mbaron kur dënohet me vendim gjyqësor tëformës së prerë për kryerjen e një krimi.
Kushtetuta nuk ka parashikuar mundësinë e pezullimit nga detyra të deputetit/ministrit, si rrjedhojë e procedimit penal.Megjithëse kjo masë procedurale bie brenda konceptit tëimunitetit, në një kuptim të gjerë, për shkak të pasojës që sjell për funksionimin e institucionit, do të duhej të kishte parashikim të veçantë. Nëse kushtetutbërësi do kishte bërë vlerësim tëndryshëm, do e kishte parashikuar edhe këtë instrument në këto dispozita, siç është rregulluar për organet e tjera kushtetuese tëpërmendura më lart. Nisur nga premisat e interpretimit kushtetues, atë që nuk ka dashur ta bëjë kushtetutbërësi nuk mund ta bëjë ligjvënësi, duke e konsideruar si ‘zbrazëti ose heshtje të Kushtetutës’. Mbi këtë bazë arsyetimi, në vitin 2012 u ndoq rruga e amendamentit kushtetues për ndryshimin e përmbajtjes së imunitetit dhe jo rruga e ligjbërjes së zakonshme.
Megjithatë, nuk mendoj se imuniteti kushtetues përbën argumentin kryesor si arsye për ndalimin e pezullimit nga detyra të deputetit/ministrit. Kuvendi dhe qeveria burojnë nga zgjedhjet demokratike dhe, për rrjedhojë, janë organe përfaqësuese tësovranitetit të popullit. Kushtetuta nuk e lejon pezullimin apo bllokimin e qeverisjes. Ky parim është mbizotërues nëKushtetutë. Për këtë qëllim, Kuvendi qëndron në detyrë deri nëmbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur (neni 65 iKushtetutës) dhe Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar tëqëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës (neni 106 i Kushtetutës).
Ministri, përveç cilësisë si anëtar i organit kolegjial të Këshillit të Ministrave, është dhe organ kushtetues monokratik. Aktet kushtetuese, për të cilat ministri ngarkohet nga ligji, nuk mund të nxirren nga Kryeministri apo Këshilli i Ministrave, apo t’idelegohen nga qeveria një organi tjetër. Në ushtrimin e kompetencës kushtetuese normative, ministri nuk mund tëzëvendësohet as nga zëvendësministri. Ministri shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit dhe ky dekret i dërgohet Kuvendit për miratim (neni 98 i Kushtetutës). Edhe nëse ministri është shkarkuar sipas këtij parashikimi, ai është i detyruar nga Kushtetuta të qëndrojë në detyrë deri nëkonfirmimin e pasardhësit. Pezullimi nga detyra i ministrit me vendim gjykate, bazuar në parashikime extra kushtetuese, për nga pasojat që sjell, mund të barazohet me aktin e shkarkimit. Për këto arsye, kjo konsiderohet ndërhyrje jo kushtetuese nëkompetencat e Kryeministrit, Presdidentit dhe Kuvendit, dhe nëkundërshtim me ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
Prokurori dhe gjyqtari kanë detyrimin për të vlerësuar dhe respektuar standardet kushtetuese dhe konventore që mund të lidhen me çështjet konkrete në praktikën gjyqësore. Kur ligji mbi të cilën bazohet zgjidhja e çështjes së shtruar përpara gjykatës krijon implikime kushtetuese/konventore, gjykata, sipas rastit, përcakton ligjin/standardin e zbatueshëm sipas hierarkisë së burimeve, bën interpretim pajtues të ligjit me Kushtetutën/Konventën ose vë në lëvizje kontrollin kushtetues. Lidhur me parashikimin e nenit 242/2 të KPP, mendoj se gjykata duhet ta interpretojë këtë dispozitë në harmoni me standardet kushtetuese të përmendura më lart duke konkluduar se përjashtimi shtrihet jo vetëm për organet e zgjedhura, por për të gjitha organet kushtetuese, duke përfshirë dhe ministrin.
Ky interpretim nuk cenon kompetencat dhe interesin legjitim të prokurorisë dhe të gjykatës së posaçme për të mbrojtur integritetin e hetimit dhe të procedimit penal. Përkundrazi, zbatimi i një instrumenti procedural penal si masë ndaluese ndaj ministrit, ndërkohë që Kushtetua nuk e lejon, nuk i shërben pavarësisë së tyre. Fuqia e tepërt, siç historia institucionale dëshmon, mund të sjellë vetëdëmtim dhe cenim të legjitimitetit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-liderëve të UÇK-së.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vengu shkruan se paraburgimi për 5 vite dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës.
Ministri shprehet se kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plabhë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes.
Vengu deklaron se stabiliteti i rajonit nuk ndërtohet mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët.
Reagimi i ministrit Vengu
Revolta ndaj kërkesës për dënime maksimale për ish-drejtuesit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – buron nga kërkesa që drejtësia të jetë e ndershme dhe historikisht e përgjegjshme.
Paraburgimi mbi pesë vjet dhe natyra e akuzave janë kthyer në instrument për të përmbysur dallimin mes agresorit dhe viktimës, ndërsa krimet e dokumentuara të aparatit shtypës serb ndaj shqiptarëve të Kosovës mbeten të pandëshkuara.
Është evidente se përpjekja për të barazuar çlirimtarët tanë me gjenocidarët e Srebrenicës mbështetet në akuza të fabrikuara me ndikimin rus mbi Këshillin e Europës.
Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike dhe minon besimin e popujve në institucionet e paqes. Në këtë formë, gjykatat ndërkombëtare po delegjitimojnë të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes së popujve.
E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe stabiliteti i rajonit ndërtohen vetëm mbi drejtësi të besueshme, të paanshme dhe historikisht të përgjegjshme – jo mbi barazimin e çlirimtarëve me gjenocidarët./kb
Një enë romake me vaj, e gjetur në Pergamon, u analizua dhe rezultoi se përmbante jashtëqitje njerëzore dhe trumzë. Kjo përbën provën e parë kimike të drejtpërdrejtë të ilaçeve ekstreme të përshkruara nga mjeku i famshëm Galen.
Laboratori mjekësor i Romës së Lashtë
Një rindërtim i asistuar nga inteligjenca artificiale paraqet një “laborator mjekësor” të epokës perandorake. Fjollat ngjyrë kafe të gjetura në një shishe qelqi romake përfaqësojnë provën e parë kimike të përdorimit të jashtëqitjeve njerëzore si ilaç në kohët e lashta. Zbulimi ndodhi pothuajse rastësisht mes artefakteve të Muzeut të Bergamës në Turqi. Cenker Atila, arkeolog në Universitetin Sivas Cumhuriyet, vuri re mbetje të pazakonta në disa enë qelqi të lëna pas dore për vite me radhë.
Analizat u përqendruan në një unguentarium — një shishe e vogël që romakët e përdornin për vajra, parfume ose ilaçe. Ajo ishte gjetur në një varr në qytetin e lashtë të Pergamonit dhe kishte mbetur e vulosur me argjilë që nga lashtësia. Kur u hap, nuk lëshoi asnjë erë të pakëndshme, gjë që lehtësoi studimin, i cili u botua në Journal of Archaeological Science: Reports.
Analiza shkencore: stanolet dhe trumza
Ekipi kërkimor përdori kromatografinë me gaz të kombinuar me spektrometrinë e masës (GC-MS) për të identifikuar përbërjet organike në material. Shkencëtarët izoluan koprostanolin dhe 24-etilkoprostanolin — biomarkues fekalë tipikë të organizmave që metabolizojnë kolesterolin. Raporti midis këtyre dy përbërjeve tregon, me probabilitet shumë të lartë, një origjinë njerëzore.
Një tjetër zbulim kyç ishte prania e karvakrolit, një përbërës aromatik karakteristik i trumzës. Atila përcaktoi se jashtëqitjet ishin përzier qëllimisht me këtë barishte. Falë teksteve të lashta, studiuesit njohën menjëherë nënshkrimin e një preparati medicinal që lidhet me praktikat e Galenit, mjekut më të famshëm të epokës romake.
Ilaçi i Galenit dhe “maskimi” i aromës
Midis shekujve II dhe III pas Krishtit, Pergamoni ishte një qendër e rëndësishme e mjekësisë së lashtë. Galeni, i lindur në këtë qytet, përshkroi në shkrimet e tij kura të shumta të bazuara në jashtëqitje për trajtimin e infeksioneve, inflamacioneve dhe problemeve riprodhuese. Në një rast të njohur, ai përmendi vetitë terapeutike të jashtëqitjeve të një fëmije të ushqyer me bukë, bishtajore dhe verë.
Megjithatë, mjekët e lashtë ishin të vetëdijshëm për neverinë e pacientëve. Për këtë arsye, rekomandonin maskimin e erës së pakëndshme me bimë aromatike, verë ose uthull. Studimi konfirmon se këto receta nuk ishin thjesht teori të shkruara në libra, por përgatiteshin dhe administroheshin realisht.
Qeveria e Gjermanisë planifikon të blejë dronë sulmues me vlerë 536 milionë euro nga kompanitë gjermane të reja Helsing dhe Stark Defence, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.
Përmes kontratave për pajisje dronë që fluturojnë mbi zonat e synuara para se të kryejnë goditje, kjo nismë është pjesë e një marrëveshjeje më të madhe me vlerë 4,3 miliardë euro.
Media prestigjioze “Reuters” raporton se kontratat pritet të miratohen nga Komisioni i Buxhetit i dhomës së ulët të parlamentit gjerman. Dronët fillimisht do të mbështesin Brigadën e 45-të të Tankeve të Gjermanisë, e cila është vendosur në Lituani.
Kontratat me të dyja kompanitë parashikojnë një afat shtatëvjeçar, ndërsa grupi i parë i dronëve pritet të dorëzohet në fillim të vitit 2027./Kb
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me konfliktin e djeshëm ku u përfshi një efektiv policie.
Noka shkruan se arma e shtetit përdoret për të zgjidhur konfliktet personale dhe kjo është një pasqyrë e drejtuesit të Policisë së Shteti.
Më tej, Noka shkruan se janë rritur ndjeshëm rastet kur policia sillet si truprojë për interesat e krimit të organizuar.
Statusi i Nokës
Arma e shtetit përdoret privatisht për të zgjidhur sherret banale për vende parkimi. Polici i Narkoshtetit është pasqyrë e drejtuesit të vet.
Modeli i arrogancës vjen nga pushteti lart.
Me kalimin e viteve janë shtuar ndjeshëm rastet kur #policia e shkel me të dyja këmbët, duke u sjell si truprojë për interesat e krimit të organizuar. Qytetarët e kanë humbur besimin tek institucioni i policisë që kur kanë parë sjelljet joetike dhe abuzive të efektivëve, që kur panë sesi policia ruante parcelat me hashash dhe ishte në rreshtin e parë të shkeljes së ligjit.
Java e dytë e muajit shkurt pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar, ku sipas parashikimeve meteorologjike vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave mesatare deri në të dendura dhe kalimeve të herëpashershme të reshjeve.
Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, reshjet do të jenë kryesisht të dobëta, por në disa zona do të arrijnë intensitet mesatar, duke krijuar episode lokale me mot të trazuar.
Qarqet që pritet të preken më shumë nga reshjet janë Shkodra, Lezha, Vlora dhe Gjirokastra. Në këto zona parashikohen edhe shtrëngata të shoqëruara me reshje më intensive shiu, të cilat mund të jenë të përqendruara në intervale të shkurtra kohore
Ndërkohë, në qarqet e tjera të vendit priten reshje më të dobëta dhe më sporadike, pa problematika të theksuara meteorologjike.
Për zonat malore, parashikimi tregon se në lartësitë mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës, duke krijuar kushte tipike dimërore në relievet e larta.
Sa i përket zonës bregdetare, gjatë ditës së sotme era pritet të fryjë me intensitet mesatar deri në të fortë, çka mund të ndikojë në det të trazuar dhe kushte më të vështira për lundrimin e mjeteve të vogla detare. /kb
Debate të forta janë shënuar në Komisionin e Ekonomisë, ku kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas ashpër me deputetin socialist Erion Braçe lidhur me premtimin e parealizuar për uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. Në fjalën e tij, Blushi i kërkoi mazhorancës dhe në veçanti deputetëve të Partisë Socialiste që të kërkojnë ndjesë publike qytetarëve dhe pensionistëve, për atë që e cilësoi si një mashtrim elektoral të bërë në vitin 2013. Ai theksoi se ulja e TVSH-së ka qenë një premtim i drejtpërdrejtë i PS-së, i ripërsëritur edhe nga nënkryetari i komisionit, por që nuk është realizuar as pas 13 vitesh në pushtet.
Sipas Blushit, ulja e TVSH-së nga 20% në 5% për produktet bazë nuk është vetëm një masë ekonomike, por një akt social dhe moral në funksion të lehtësimit të kostos së jetesës për shumicën e shqiptarëve, veçanërisht për pensionistët dhe familjet në nevojë.
“Për një pensionist apo një familje në vështirësi ekonomike, nuk ka asgjë më jetike sesa të blejë bukën, qumështin, vezët, miellin apo vajin më lirë, sidomos në kushtet kur edhe këtë vit parashikohet rritje e inflacionit rreth 3%,” u shpreh ai. Deputeti opozitar bëri edhe krahasime me politikat fiskale të qeverisë, duke akuzuar mazhorancën se ka ulur barrën tatimore për oligarkët dhe bizneset e mëdha, ndërsa ka favorizuar resortet luksoze dhe blerësit e jahteve me përjashtime apo zero TVSH, por ka refuzuar të ndërhyjë për ushqimet bazë të qytetarëve.
Ai kritikoi gjithashtu dhënien e tokave publike me çmime simbolike për ndërtimin e resorteve dhe kullave, ndërkohë që, sipas tij, qytetarët më të varfër të vendit vazhdojnë të paguajnë ushqimet e shportës deri në 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian. Në përfundim, Blushi i bëri thirrje Kuvendit të miratojë projektligjin për uljen e TVSH-së së produkteve bazë, duke theksuar se kjo do të ishte një masë në interes të drejtpërdrejtë publik dhe një hap për t’u dhënë qytetarëve mundësinë të jetojnë me dinjitet./kb
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi mëngjesin e sotëm detaje nga takimi në Washington me Zëvendëssekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në botë.
Spiropali njoftoi se në fokus të takimit ishin çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Në takim u trajtuan hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.
“Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, shkroi Spiropali në facebook./kb
“Beteja e Veriut” shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt çmimeve Oscar
nga Lucia Magi
“Beteja e Veriut” shënon një tjetër moment historik në garën për çmimet Oscar.
Regjisori i saj, Paul Thomas Anderson, fitoi çmimin kryesor të shtunën në mbrëmje në ceremoninë e 78-të vjetore të ndarjes së çmimeve të Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës (DGA).
Ky trofe — i cili, për krijuesin e filmit thriller aksion me protagonist Leonardo DiCaprio-n, i bashkohet Globit të Artë dhe Çmimit të Zgjedhjes së Kritikëve — konsiderohet si një nga treguesit më të besueshëm për Çmimin e Akademisë për Regjisorin më të Mirë, duke e bërë ceremoninë e mbajtur çdo vit në Beverly Hills një nga momentet më të ndjekura të sezonit të çmimeve në Hollywood.
Në fjalimin e pranimit, Anderson kaloi pjesën më të madhe të kohës duke kujtuar ndihmësregjisorin Adam Somner, i cili ndërroi jetë nga sëmundja në fund të vitit 2024, duke i bërë atij një homazh të përzemërt dhe personal.
Gjatë ceremonisë, të pesë të nominuarit për çmimin kryesor morën medaljen tradicionale të DGA-së, të dorëzuar nga figura të lidhura me filmat e tyre përkatës: DiCaprio nderoi Anderson-in; Michael B. Jordan i bëri homazh Ryan Coogler-it (Sinners); Jacob Elordi nderoi Guillermo del Toro-n (Frankenstein); Timothée Chalamet doli në skenë për Josh Safdie-n (Marty Supreme); ndërsa Steven Spielberg prezantoi Chloé Zhao-n (Hamnet). Të gjithë do të takohen sërish më 15 mars: pesë të nominuarit për Oscar në kategorinë Regjisori më i Mirë përfshijnë të gjithë, përveç regjisorit meksikan del Toro, i cili u la jashtë në favor të Joachim Trier, regjisorit të dramës norvegjeze Sentimental Value, gjithashtu në garë për Filmin më të Mirë.
Në frontin televiziv, çmimi për Regjinë më të Mirë në një Serial Dramë shkoi për dramën mjekësore “The Pitt”, falë Amanda Marsalis për episodin “6:00 PM”, duke konfirmuar vlerësimet e marra tashmë nga kritikët dhe gazetarët ndërkombëtarë. E njëjta gjë ndodhi edhe në komedi: Seth Rogen dhe Evan Goldberg fituan për episodin “The Oner” të “The Studio”, një sukses që vjen pas çmimit Emmy të fituar shtatorin e kaluar.
Rogen dhe Goldberg ia dedikuan çmimin aktores Catherine O’Hara, yllit të serialit, e cila ndërroi jetë javën e kaluar. “Ne u rritëm në Kanada dhe ajo ka qenë idhulli ynë që kur ishim fëmijë. Na tregoi se mund të jesh një gjeni absolut dhe, në të njëjtën kohë, personi më i sjellshëm në botë,” tha Goldberg nga skena e hotelit Beverly Hilton.
Që nga krijimi i këtyre çmimeve, DGA ka gabuar vetëm tetë herë në parashikimin e fituesit të Oscar-it për regjisorin më të mirë. Statistikat tregojnë gjithashtu se, në shumicën e rasteve, fituesi i kësaj kategorie merr edhe statujën për Filmin më të Mirë. Vitin e kaluar, Sean Baker triumfoi në DGA me “Anora”, duke e çuar këtë komedi-dramë të pavarur drejt katër çmimeve Oscar, përfshirë Filmin më të Mirë dhe Regjisorin më të Mirë. Mospërputhja e fundit midis zgjedhjes së regjisorëve dhe asaj të Akademisë daton në vitin 2019, kur Sam Mendes fitoi për dramën e luftës “1917”, por më pas humbi statujën ndaj regjisorit korean Bong Joon Ho për “Parasite”, i cili fitoi gjithashtu Filmin më të Mirë.
Mbreti Charles i Tretë ka folur për herë të parë mbi përfshirjen e vëllait të tij, ish-princit Andrew, në skandalin “Epstein”, i cili ka lëkundur fuqishëm rangjet më të larta të politikës dhe monarkisë në Britaninë e Madhe.
Zëdhënësit e pallatit Buckingham shprehën për mediat në emër të tij “shqetësim të thellë” dhe gatishmëri të plotë për të mbështetur policinë në hetimet ndaj Andrew Mountbatten-Windsor, i cili tashmë është zhveshur nga të gjitha funksionet dhe titujt mbretërorë.
“Ndërkohë që pretendimet specifike në fjalë duhet t’i adresojë z. Mountbatten-Windsor, nëse na kontakton Policia e Luginës së Tamizit, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim ata sipas pritshmërive.”, thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.
Ndërkaq, kryeministri Keir Starmer ndodhet nën një presion të jashtëzakonshëm për të dhënë dorëheqjen. Atij i ngarkohet përgjegjësia direkte për emërimin e Lordit Peter Mandelson nga radhët e laburistëve të tij si ambasador në SHBA në fillim të vitit 2025, pavarësisht se ky i fundit njihej si mik i afërt i pedofilit Jeffrey Epstein.
Starmer mori një mbështetje të gjerë nga grupi i tij parlamentar laburist këtë të hënë në Londër, ku pretendoi se Mandelson i kishte thyer besimin. Megjithatë, dosjet e reja të Departamentit Amerikan të Drejtësisë janë kompromentuese. Ato tregojnë se Mandelson dhe Princi Andrew i kanë përcjellë Epsteinit dokumente sekrete qeveritare mbi mundësitë e investimeve në Afganistan dhe Azinë Lindore.
Situata në Downing Street mbetet kritike pas dorëheqjeve brenda 24 orëve të shefit të kabinetit dhe drejtorit të komunikimit, Tim Allan. Ndërsa opozita konservatore flet për një “anije që po mbytet”, edhe Princi William dhe Princesha Catherine kanë shprehur shqetësimin e tyre të lartë, duke u pozicionuar hapur në krah të viktimave të abuzimit, në dritën e fakteve të reja tronditëse që po dalin nga arkivat e deklasifikuara të Epstein./kb
Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh vetëm pak orë para protestës komëbtare të opozitës të thirrur për në orën 17:00 të kësaj të marte.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kjo protestë do të jetë një kryengritje paqësore për fitoren, të ardhmen dhe Europën.
“Të gjithë në ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën”,-shkruan Berisha./Kb
Shtëpia e Bardhë e ka shprehur qartë kundërshtinë e administratës së Donald Trump ndaj çdo përpjekjeje të Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor, pasi qeveria izraelite shpalli plane të reja që hapin rrugën për zgjerimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez.
Masat, të miratuara të dielën, 8 shkurt, nga kabineti i sigurisë së Izraelit, parashikojnë që qytetarët hebrenj izraelitë të lejohen të blejnë drejtpërdrejt toka në Bregun Perëndimor, si dhe zgjerimin e kontrollit izraelit mbi zona ku aktualisht ushtron kompetenca Autoriteti Palestinez. Ende nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi këto rregulla të reja, por ato nuk kërkojnë miratim shtesë.
Të hënën, 9 shkurt, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “një Breg Perëndimor i qëndrueshëm e mban Izraelin të sigurt dhe është në përputhje me qëllimin e kësaj administrate për të arritur paqe në rajon”, duke nënvizuar kundërshtimin ndaj aneksimit.
Aktualisht, më shumë se 500 mijë izraelitë jetojnë në vendbanime dhe poste në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Në të njëjtin territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë.
Reagimet ndërkombëtare ndaj planit kanë qenë të ashpra.
Mbretëria e Bashkuar i bëri thirrje Izraelit të tërheqë vendimin, duke e cilësuar zgjerimin e kontrollit izraelit si “tërësisht të papranueshëm” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar përbërjen gjeografike ose demografike të Palestinës është e papranueshme”, thuhet në deklaratën britanike.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u shpreh “thellësisht i shqetësuar”, duke paralajmëruar se këto masa po “minojnë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete”. Ai i cilësoi veprimet e Izraelit si destabilizuese dhe kujtoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vlerësuar se pushtimi i territoreve palestineze është i paligjshëm.
Një deklaratë e përbashkët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Katarit, Indonezisë, Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë i dënoi “me termat më të ashpër” vendimet izraelite, duke i cilësuar si masa të paligjshme për vendosjen e sovranitetit izraelit.
“Ndryshimet synojnë thellimin e rrënjëve tona në të gjitha rajonet e Tokës së Izraelit dhe varrosjen e idesë së një shteti palestinez”, ka deklaruar ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich.
Vendimet e kabinetit të sigurisë përfshijnë shfuqizimin e një ligji që daton nga periudha e kontrollit jordanez para vitit 1967, duke i bërë regjistrat e pronës publike dhe jo më konfidenciale, si dhe heqjen e kërkesës për leje nga administrata civile. Këto masa pritet ta bëjnë më të lehtë blerjen e tokave nga hebrenjtë në Bregun Perëndimor.
Gjithashtu, parashikohet që autoriteti për lejet e ndërtimit të vendbanimeve në qytetin palestinez të Hebronit, më i madhi në Bregun Perëndimor, t’i kalojë Izraelit, si dhe rritje e kontrollit izraelit mbi dy vende të rëndësishme fetare: Varri i Rahelit pranë Betlehemit dhe Shpella e Patriarkëve në Hebron.
Presidenca palestineze në Ramallah reagoi duke thënë se këto masa synojnë “thellimin e përpjekjeve për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar”.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin Trump në SHBA në një moment tensioni të shtuar diplomatik rreth së ardhmes së territorit palestinez./kb
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale sot në 10 shkurt shkruan se RENEA është futur zyrtarisht në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026”.
Rama shprehet se në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai”, ku për të pestin vit radhazi Policia përfaqësohet nga Njësia Elite RENEA.
“Në ditën e tretë të garave, ekipet e RENEA-s po demonstrojnë profesionalizëm të lartë në një garë ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe nga e gjithë bota”, shkruan kreu i qeverisë./kb
Ishte një mëngjes i zymtë pranvere, kur qyteti i Amsterdamit u zgjua nën një heshtje të çuditshme. Kanaleve të tij të qeta u mungonte zhurma e zakonshme e tregtarëve dhe karrocave, sikur vetë uji të priste diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dhe pastaj, papritur, nëpër rrugët me kalldrëm u shfaqën ato: dyzet murgesha anabaptiste, trupat e zhveshur, këmbët e zbathura, sytë të ndezur nga një vendosmëri që nuk kërkonte armë.
Nuk bërtisnin. Nuk kërcënonin. Nuk mbanin asgjë përveç trupit të tyre të pambrojtur – dëshminë më të pastër të varfërisë kundër së cilës protestonin.
Kaluan mes dyqaneve të mbyllura, pranë shtëpive të pasura dhe hijes së kishave që predikonin bindje. Zhveshja e tyre nuk ishte turp, por gjuhë. Ishte një thirrje e heshtur kundër pasurisë së grumbulluar, kundër pushtetit që ushqehej me nënshtrim, kundër një bote ku të varfrit mbeteshin të padukshëm. Gjithçka ishte në shenjë proteste pa-dhunë kundër varfërisë
Banorët i panë të tronditur, disa me frikë, disa me përbuzje, disa me një ndjesi të paqartë admirimi që nuk guxonte të shndërrohej në zë. Sepse në atë kohë, mëkati më i madh nuk ishte lakuriqësia – ishte sfida ndaj rendit.
Të nesërmen, rendi u përgjigj. Zyrtarët e qytetit i shpallën murgeshat heretike. Nuk pati mëshirë, as gjyq që të kërkonte të kuptonte. Vetëm ndëshkim, i shpejtë dhe i pamëshirshëm, që të shërbente si shembull. Trupat që kishin vrapuar të lirë në rrugë u shuan në gjak, dhe kokat e tyre u ngritën mbi shtylla në hyrje të qytetit – një horizont makabër që priste këdo që do të hynte në Amsterdam.
Mesazhi ishte i qartë, i gdhendur jo në gur, por në frikë: Ngrihu, po deshe, kundër institucionit.
Dhe megjithatë, historia nuk i ruan vetëm si viktima. Ajo i mban mend si një çast kur dobësia u bë guxim, kur trupi u kthye në fjalë, dhe kur heshtja e dhunshme e pushtetit nuk arriti ta shuante plotësisht jehonën e një proteste pa armë. Sepse ka çaste kur edhe një vrapim i zhveshur nëpër rrugë bëhet më i fortë se çdo kështjellë.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi u ndal sot në një mesazh para protestës kombëtare të opozitës.
I ftuar në “Syri Tv”, Korreshi u shpreh se pjesëmarrja masive në protestë do të krijojë një batalion të madh që do të trembë kryeministrin Edi Rama.
Sipas demokratit, kjo protestë vjen teksa harbutëria dhe makutëria shtetërore po veprojnë mbi qytetarët.
“Sot duhet të jemi të gjithë në shesh. E gjithë kjo harbuteri e makuteri shtetërore po na e hedh gëlbazën në surrat. Nëse vijnë shumë bëhet një batalion i madh dhe aty është frika e Ramës” ,-tha Korreshi./Kb