Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Gazeta Fjala

11:00 Dosja Epstein/ Publikohen foto të reja të Princit Andrew, shfaqet sipër një gruaje të shtrirë në dysheme

By: Klara
31 January 2026 at 11:00

Një valë e re reagimesh janë shkaktuar në SHBA pas publikimit të mbi 3 milionë faqeve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, ku përfshihen edhe fotografi të reja që lidhen me Princin Andrew.

Në disa prej pamjeve shihet një burrë që i ngjan ish-dukës së Jorkut me një grua të shtrirë në dysheme. Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku janë realizuar fotografitë, ndërsa mungojnë edhe shpjegime shtesë mbi rrethanat.

Dokumentet janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, i cili njoftoi se janë hequr ose modifikuar të dhëna personale të viktimave, dosje mjekësore dhe informacione që lidhen me hetimet në vijim. Fytyrat e grave, me përjashtim të Ghislaine Maxwell, janë mbuluar për arsye mbrojtjeje.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në veprime të paligjshme. Sipas një shënimi të brendshëm të FBI të përfshirë në dosje, autoritetet amerikane vlerësojnë se ai “nuk përbën një figurë qendrore” në hetimin penal./K.M

 

11:00 Çanta që po bën namin këtë sezon është Prada Bonnie Bag (lifestyle)

By: Klara
31 January 2026 at 11:00

Çanta është aksesori që nuk që nuk ndjek trendet, por i definon ato. Prada Bonnie Bag, sipas edhe përcaktimit të markës, është një ikonë e krijuar nga ndërthurja e funksionalitetit me kreativitetin.

Prada Bonnie dallon menjëherë për siluetën e saj interesante, e cila i jep pamje elegante dhe bashkëkohore. Dorezat e holla e bëjnë një çantë fine, që mund ta hedhësh lehtësisht edhe në sup.

Disa nga detajet e Bonnie-t janë kapëset metalike të frymëzuara nga rripat, logoja trekëndore e Prada-s, diskrete por e dallueshme, si edhe lidhjet anësore të nyjëzuara, që i japin një prekje moderne.

Çanta, një realizim Italian, është e krijuar nga lëkura e viçit (calfskin), duke e kthyer në një artikull që jo vetëm i shton prekjen e nevojshme veshjes, por edhe të cilësisë e standardeve më të larta të mjeshtërisë artizanale.

Bonnie është projektuar për të qenë praktike, ndaj vjen me mbyllje me zinxhir, hapësirë të brendshme të organizuar me xhepa funksionalë, madhësi të ndryshme që variojnë nga mini, medium dhe large, si edhe në një gamë ngjyrash të kuruara me kujdes, nga e zeza klasike te tonet e buta të rozës, kafes apo grisë, duke e bërë zgjedhjes ideale për mbrëmje, apo edhe përditshmëri!/KM

10:50 Kishte bërë gati dozat e kanabisit për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

By: Klara
31 January 2026 at 10:50

Finalizohet operacioni i koduar “Meantime”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike dhe automjeti i të arrestuarit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Meantime”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-A. M., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në qytetin e Sarandës, dyshohet me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.

Sasia e lëndës narkotike kanabis që iu gjet në automjet dhe një sasi tjetër që iu gjet në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 peshore elektronike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./K.M

10:40 Trump shqyrton opsionet ushtarake ndaj Iranit, dy skenarë në tryezë

By: Klara
31 January 2026 at 10:40

Presidenti Donald Trump po përdor taktikat e tij të njohura në politikën e jashtme për të rritur presionin mbi Iranin, duke krijuar paqartësi rreth qëllimeve të tij. Ai ka rrethuar Iranin me forca amerikane, ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake dhe ka kërkuar që Teherani të ulet në bisedime dhe të pranojë kushtet e administratës së tij.

Sipas raportimeve, Shtëpia e Bardhë po shqyrton dy skenarë kryesorë:
Operacion i kufizuar – Synon objektet bërthamore dhe raketore të Iranit, me qëllim të dëmtojë kapacitetet ushtarake pa u përfshirë në një konflikt të gjatë. Megjithatë, ky skenar nuk do të çonte në përmbysjen e regjimit dhe hakmarrja iraniane pritet të jetë e rëndë, ndërsa Izraeli mund të vihet menjëherë në shënjestër.

Konflikt i gjerë – Synon përmbysjen e regjimit të Ajatollah Ali Khameneit. Analistët paralajmërojnë se një ndërhyrje e tillë mund të çojë në një juntë më ekstreme dhe të papërballueshme, duke rrezikuar përhapjen e kaosit dhe një krizë humanitare me refugjatë.

Tel Avivi po mbështet Uashingtonin me informacion inteligjence, ndërsa diplomatët sauditë përpiqen ta bindin Trumpin të shmangë ndërhyrjen ushtarake dhe të nxisë dialogun mbi programin bërthamor të Iranit.

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se një veprim ushtarak ndaj Iranit mbetet jashtëzakonisht i rrezikshëm, duke marrë parasysh historinë e gjatë të konfliktit dhe ndikimin potencial në stabilitetin e Lindjes së Mesme./K.M

10:30 Manaj heq dorë nga milionat, rezervon avionin për Sivas, rikthim i bujshëm në Turqi

By: Klara
31 January 2026 at 10:30

Vetëm 6 muaj zgjati aventura e Rey Manaj si “sheik”, me “bomberin” kuqezi që largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga Sharjah, për t’u rikthyer edhe një herë në Turqi, tek ish ekipi i tij Sivasspor.

Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Sharjah bëri publike ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin shqiptar: “Sharjah FC ka ndërprerë kontratën me futbollistin shqiptar Rei Manaj me marrëveshje. I urojmë fat të mbarë dhe sukses për karrierën e tij në vijim”, shkruan klubi nga Emiratet Arabe.

Rey

Mes milionave të Sharjah dhe Sivasspor, Manaj zgjodhi të rikthehet në Sivas, aty ku për dy sezone u shndërrua në idhullin e tifozerisë. Edhe pse nuk u nda mirë me Sivasspor gjatë verës, në fund Manaj dhe bosi i klubit turk gjetën akordin për këtë rikthim të bujshëm.

Sivasspor po kalon një moment shumë të vështirë edhe në kategorinë e dytë ku ndodhen në vendin e 14-të, në “luftë” për të mos renë edhe një kategori më poshtë./K.M

10:20 Tiranë/ Kontrabandonin veshje luksi nga Turqia dhe Kina e i shisnin pa faturë tatimore, në pranga 3 persona (EMRAT+VIDEO)

By: Klara
31 January 2026 at 10:20

Last Updated on 31/01/2026 by Klara

Tre persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina dhe Turqia, e më pas shitjen në kryeqytet duke iu shmangur detyrimeve tatimore.

Në pranga kanë rënë Sofokli Bushi, Bilbil Llangozi dhe Ali Bushati. Këta persona u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po transportonin me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni i koduar “Brand 3”.

Identifikohen 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe nga Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore.

Vihen në pranga 3 nga këta shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerët.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta dhe 2 automjete.

Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave dhe shitjes së tyre në informalitet, është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Brand 3”.

Si rezultat, u identifikuan 7 shtetas, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, i magazinonin në Tiranë dhe më pas i shitnin duke shmangur detyrimet tatimore.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, duke transportuar me 2 automjete, 17 valixhe me veshmbathje të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve:

-u arrestuan shtetasit: S. B., 69 vjeç, B. Ll., 72 vjeç dhe A. B., 57 vjeç;

-nisi procedimi penal për shtetasit: R. Ll., 45 vjeç, I. B., 39 vjeç, E. B., 23 vjeç dhe Z. M., 65 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia./K.M

10:10 Pas përfundimit të rinumërimit, KQZ në Kosovë shpall sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

By: Klara
31 January 2026 at 10:10

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Rinumërimi është kryer pas dyshimeve për manipulime me votat e kandidatëve për deputetë. Rinumërimi ka sjellë ndryshime vetëm në numrin e votave për kandidatë, me raste deri në 6 mijë për një individ, ndërsa ato për partitë nuk janë cenuar.

KQZ në Kosovë njoftoi ditën e djeshme përfundimin e rinumërimit të gjitha qendrat e votimit, ndërsa sot në orën 10:00 pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor.

Partia Lëvizja Vetëvendosje dominon rezultatin në këto zgjedhje me mbi 51% të votave dhe pritet që kësaj radhe të arrijë formimin e qeverisë pa probleme./K.M

10:00 Tregu celular, mes sfidave të konkurrencës dhe nevojës për t’u rimëkëmbur

By: Klara
31 January 2026 at 10:00

Autoriteti i Konkurrencës vendosi në fund të vitit të kaluar hapjen e një hetimi të thelluar në tregun e shërbimeve celulare. Hapja e hetimit lidhet me rritjen e çmimit të paketave të komunikimit celular gjatë viteve të fundit dhe ndryshimin e strukturës së tregut.

Tregu shqiptar, në dekadën e fundit, ka kaluar në një fazë përqendrimi gradual, me uljen e numrit të operatorëve nga katër në dy.

Ulja e numrit të operatorëve ka rritur shqetësimin se prania e më pak ofruesve të shërbimit do të sjellë çmime më të larta dhe në fakt një tendencë e tillë ka nisur të shfaqet pas vitit 2022.

Megjithatë, duhet thënë se vetë procesi i përqendrimit të tregut në vetëm dy aktorë ishte rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve financiarë dhe e një strukture tregu që nuk rezultoi e qëndrueshme në afatin e gjatë. Konkurrenca e ashpër dhe nevoja e vazhdueshme për investime për më shumë se një dekadë solli rënie drastike të fitimeve të kompanive.

Sipas të dhënave të pasqyrave financiare, fitimet e siguruara nga operatorët në dekadën e fundit kanë qenë zhgënjyese.

Në dhjetë vitet e fundit (deri në vitin 2024), fitimi EBIT (fitimi para interesave dhe taksave) i dy kompanive celulare ka qenë vetëm 9 milionë euro, ndërsa fitimi përfundimtar neto, pas taksave, ka qenë negativ, me humbje në vlerën e 67 milionë eurove.

Në vlerë absolute, në dekadën e fundit Vodafone Albania ka regjistruar një fitim neto në vlerën e 19 milionë eurove. Kjo përkthehet në një marzh fitimi nga xhiroja prej vetëm 1.1% dhe një kthimi nga kapitali i investuar në masën 2.3%.

Për One Albania, rezultati financiar neto i dekadës së fundit ka qenë negativ në vlerën e 86 milionë eurove, me një marzh fitimi neto mbi xhiron negative, në masën -7.9% dhe një kthim nga kapitali gjithashtu negativ, në masën -1.5%.

Megjithatë, mbështetur në të dhënat e pasqyrave financiare, indikatori i intensitetit të kapitalit, që mat shpenzimet kapitale në raport me të ardhurat totale të operatorëve, për dekadën e fundit ka qenë mesatarisht 25%.

Ky tregues duket se është sipër atij që pranohet si niveli benchmark për këtë industri, në intervalin midis 15% dhe 20%.

Në 10 vitet e fundit, vlera e investimeve të dy kompanive celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, në dekadën e fundit arriti në 586 milionë euro.

Dy kompanitë që dolën nga tregu, Plus Communication dhe Albtelecom rezultuan me humbje nga aktiviteti në shërbimet celulare gjatë gjithë ekzistencës së tyre.

Një performancë e tillë vështirë se mund të mbështesë shëndetin financiar afatgjatë të kompanive dhe të garantojë investimet e nevojshme, të lidhura me mirëmbajtjen dhe rritjen e kapaciteteve transmetuese të rrjeteve, me amortizimin e shpejtë në kohë të aseteve teknologjike, si dhe kapërcimin e radhës në teknologjinë 5G.

Në afat të shkurtër, ashpërsimi i konkurrencës mund të sjellë përfitime për konsumatorët, nëpërmjet çmimeve më të ulëta, madje në raste të veçanta edhe çmimeve “grabitqare”, me qëllim zgjerimin e bazës së klientëve ose ruajtjen e kësaj baze, nga operatorët përkatës.

Një strukturë e tillë tregu nuk mund të jetë e qëndrueshme në afatin e gjatë, sepse ka tendencën të gërryejë përfitueshmërinë e operatorëve, të reduktojë burimet dhe stimujt për shtimin e investimeve dhe në përgjithësi, ta bëjë tregun më pak tërheqës për investitorët.

Madje, AKEP si rregullator sektorial, pati shprehur shqetësimin për konkurrencë me çmime të pajustifikuara ekonomikisht dhe kishte kërcënuar ndërhyrjen, në rast se një praktikë e tillë do të vazhdonte.

Veç dështimit të dy operatorëve më të vegjël, dalja jashtë tregut e shqiptar e Deutsche Telekom, në vitin 2019 ilustron faktin që ky treg u bë më pak tërheqës për investitorët e rëndësishëm strategjikë.

Kostot e larta dhe nevoja për investime intensive i bëjnë në themel tregjet celulare oligopole natyrore: brenda kësaj strukture tipike, numri “i duhur” i aktorëve në afat të gjatë vendoset nga ekuilibrat e tregut.

Një element i rëndësishëm në këtë drejtim mund të jetë edhe madhësia e tregut. Shqipëria është një treg relativisht i vogël, me një tendencë në rënie të numrit të banorëve dhe rrjedhimisht, edhe të përdoruesve potencialë të shërbimeve celulare.

Censi i fundit i vitit 2023 numëroi një popullsi prej vetëm 2.4 milionë banorësh, me rënie të ndjeshme nga popullsia prej 2.8 milionësh që ishte regjistruar në Censin e vitit 2011. Përmasa e vogël e tregut përcakton kosto më të larta për njësi dhe e bën të vështirë përfitimin nga mekanizmi i ekonomisë së shkallës.

Ndryshimi i strukturës së tregut po përmirëson performancën financiare

Të dhënat e vitit të fundit të disponueshëm, 2024, tregojnë se ndryshimi në strukturën e tregut të shërbimeve celulare ka nisur të sjellë përmirësime në performancën financiare të kompanive.

Për vitin 2024, Vodafone Albania raportoi një fitim neto në vlerën e 12 milionë eurove, nga 3 milionë euro një vit më parë. Norma e fitimit neto mbi xhiron u përmirësua në 6.1%, nga 1.7% që kishte në vitin 2023. Ndërsa, kthimi nga kapitali aksioner u rrit në 7.4%, nga 1.2% që kishte qenë një vit më parë.

One Albania për 2024 raportoi një fitim neto në vlerën e 5 milionë eurove, nga 1 milion euro në vitin 2023. Norma e fitimit u rrit në 2.9%, nga 0.4% një vit më parë. Kthimi nga kapitali aksioner gjithashtu u përmirësua në 6.5%, nga 3.4% që kishte qenë në vitin 2023.

Megjithatë, normat e fitimit dhe të kthimit të këtij sektori janë ende mjaft të ulëta në raport me kthimet optimale të pritshme nga investitorët në një treg të shëndetshëm.

Kthimet aktuale nga kapitali (përkatësisht 7.4% për Vodafone Albania dhe 6.5% për One Albania) janë ende poshtë kostos së kapitalit, që aktualisht operatorët e vlerësojnë në nivelin 10%. Kthimet nga investimi janë gjithashtu dukshëm më të ulëta me sektorët e tjerë strategjikë të shërbimeve në ekonomi.

Natyrisht që ruajtja e konkurrencës efektive është e rëndësishme dhe rregullatorët duhet të luajnë rolin e tyre në mbrojtje të saj dhe interesave të konsumatorëve.

Por, nga ana tjetër, tregu i komunikimeve elektronike mund të ketë nevojë për të konsoliduar performancën e tij, me qëllim për të qenë një sektor tërheqës për nxitjen e investimeve të reja, për promovimin e inovacionit dhe për të qenë një hallkë solide në një mjedis gjithnjë e më të digjitalizuar të produkteve, shërbimeve dhe proceseve të punës.

Një shëndet i mirë financiar i operatorëve është i rëndësishëm edhe në dimensionin e ruajtjes dhe shtimit të burimeve njerëzore cilësore. Tregjet e punës, veçanërisht në profilet e lidhura me teknologjinë dhe komunikimin, janë gjithnjë e më të globalizuara.

Tregu shqiptar e ka përjetuar qartë një konkurrencë në vitet e fundit në shumë sektorë të tij, me pasojë largimin jashtë vendimit të profesionistëve të rinj ose angazhimin e tyre në distancë për kompani të huaja.

Në një mjedis të tillë, shëndeti i mirë financiar i kompanive është parakusht i domosdoshëm për investimin në burime njerëzore, si themeli kryesor i suksesit afatgjatë në biznes.

Përvoja e sektorit bankar

Në rrethana të caktuara, një proces përqendrimi i tregut mund të mos jetë domosdoshmërisht zhvillim negativ, veçanërisht në ato tregje ku kërkohet angazhim i madh kapitali.

Një tendencë të ngjashme, ekonomia shqiptare e ka dëshmuar në tregun bankar. Pas vitit 2015, në treg nisi një cikël shitblerjesh dhe bashkimesh mes bankave, që gradualisht e uli numrin e bankave aktive nga 16 në 11.

Ky cikël ndihmoi krijimin e bankave më të mëdha, më të shëndetshme dhe më të gatshme për të marrë përsipër rrezik dhe për të financuar ekonominë. Ritmet e kreditimit të ekonomisë u përshpejtuan dhe në 2024 arritën ritmet më të larta në 16 vitet e fundit.

Raporti i kredive me probleme gjithashtu ka rënë gradualisht në nivelin më të ulët në 16 vjet. Në tërësinë e vet, cikli i konsolidimit të sektorit ka sjellë një efekt pozitiv për ekonominë, duke rritur aksesin e bizneseve dhe familjeve në financime, që kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve.

Në fakt, nga përvoja botërore, konsolidimi është një tendencë tipike edhe në tregjet e shërbimeve celulare.

Përgjithësisht, pas një faze fillestare të shtimit të numrit të operatorëve, që në Europë zgjati afërsisht deri në vitin 2010, gradualisht këto tregje kanë tentuar të zhvendosen përsëri drejt përqendrimit, nëpërmjet shitblerjeve dhe bashkimeve mes operatorëve.

Një tendencë e tillë është vërejtur në shumicën e tregjeve të Europës dhe Rajonit. Konsolidimi mund të ofrojë disa avantazhe, si një strukturë më e shëndetshme për zhvillimin afatgjatë dhe të ndihmojë në rritjen e eficiencës operacionale.

Një strukturë tregu më e përqendruar mund të disiplinojë politikat e çmimeve, duke shmangur praktika të çmimeve “grabitqare” dhe përpjekjet për të fituar pjesë tregu në dëm të shëndetit financiar.

Përmirësimi i parametrave financiarë do të krijonte edhe më shumë hapësira për inovacion dhe investime të reja dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik, si një kolonë thelbësore e digjitalizimit të saj.

Shërbimet e komunikimit kanë rëndësi jetike, në një epokë kur shoqëria njerëzore po mbështetet gjithnjë e më shumë te teknologjia dhe digjitalizimi.

Digjitalizimi i shërbimeve dhe proceseve ka një hallkë thelbësore: komunikimin dhe ndërveprimin, që mundësohet pikërisht nga operatorët e komunikimeve elektronike. Sa më shumë përparon digjitalizimi i shërbimeve publike dhe private, aq më shumë shtohet nevoja për kapacitete komunikimi të shpejta, të besueshme, por edhe të sigurta.

Vitet e fundit, rreziku nga sulmet kibernetike është bërë gjithnjë e më i prekshëm. Investimi në sigurinë e sistemeve dhe rrjeteve është i rëndësishëm po aq sa zhvillimi, përditësimi dhe mirëmbajtja e tyre.

Edhe për sektorin publik, një sektor më i qëndrueshëm telekomunikacionesh është një partner më i besueshëm për digjitalizimin e shërbimeve, ngritjen e një infrastrukture inteligjente dhe përmbushjen e objektivave kombëtare të ndërlidhjes.

Nga ana tjetër, nxitja e investimeve afatgjata të operatorëve ka nevojë për një mjedis më të qëndrueshëm ligjor dhe rregullator. Vrojtimet periodike me shoqatat përfaqësuese të biznesit evidentojnë si një nga shqetësimet kryesore paqëndrueshmërinë e mjedisit rregullator dhe fiskal.

Ndërkohë që pritshmëritë dhe kërkesat për operatorët celularë janë gjithmonë të larta, mjedisi burokratik ende krijon pengesa për aktivitetin e tyre.

Operatorët celularë ankohen se hasin vështirësi dhe zvarritje të gjata në marrjen e lejeve të nevojshme për ngritjen e kullave të reja të antenave, që do të përmirësonin më shumë cilësinë e mbulimit të territorit me sinjal.

Në Shqipëri ende nuk ka incentiva të mirëfillta për teknologjitë e reja, si Inteligjenca Artificiale, Interneti i Gjërave (IoT) dhe teknologjisë 5G si një hallkë thelbësore për aksesin në shërbimet virtuale që do të nxiste inovacionin.

Incentiva të tilla mund të jenë të dobishme, për të kompensuar pjesërisht kufizimet që vijnë nga madhësia e vogël e tregut dhe niveli relativisht i ulët i të ardhurave mesatare.

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj kompanive

Autoriteti i Konkurrencës hapi në fund të vitit 2025 hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania.

Siç kishte paralajmëruar në muajin tetor, gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë, Autoriteti i Konkurrencës, gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut, ka arritur në përfundimin se mund të ketë elemente të sjelljeve antikonkurruese në këtë treg.

Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janari 2022 deri më 18 nëntor 2025.

Në argumentimin e vendimit, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet si një duopol, ku dy operatorët në fjalë zotërojnë së bashku 100% të tregut.

Kjo strukturë tregon përqendrim të lartë tregu dhe një nivel të kufizuar konkurrence efektive, duke krijuar kushte të favorshme për pozitë dominuese kolektive.

Nga hetimi paraprak që përfshiu periudhën nga 1 janari 2022 deri më 25 korrik 2025, është konstatuar se ndërmarrjet Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare në lidhje me ofertat e tyre të shërbimeve celulare, përfshirë paketat me parapagesë, me kontratë dhe shërbimet roaming.

Në këtë periudhë, Autoriteti i Konkurrencës konstaton një rritje progresive dhe pothuajse e sinkronizuar të çmimeve, ndërkohë që nuk rezulton që këto ndërmarrje të kenë përdorur një metodologji të përllogaritjes së kostove, që do të justifikonte ndryshimet e çmimeve të aplikueshme në treg.

Nga analiza e zhvillimeve të çmimeve rezulton se, sa herë një nga operatorët ka rritur çmimet e paketave celulare, operatori tjetër e ka ndjekur brenda një periudhe të shkurtër kohore me një rritje të ngjashme, si në nivel çmimi, ashtu edhe në strukturën e paketës (minuta, internet, SMS, vlefshmëri etj.).

Kjo tregon një reagim të menjëhershëm dhe simetrik, që mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Analiza e ofertave tregon se paketat e ofruara janë pothuajse identike në çmim dhe përmbajtje (sasi interneti, minuta kombëtare, përfshirje roaming etj.), duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes për konsumatorët dhe duke reduktuar presionin konkurrues ndërmjet operatorëve.

Ky homogjenitet i produkteve, i kombinuar me mungesën e transparencës në kosto, përbën rrezik për koordinim të sjelljes së ndërmarrjeve, që synon ruajtjen e një niveli të qëndrueshëm çmimesh dhe fitimesh në treg.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se asnjë nga ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të dëshmojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize të kostove reale të shërbimeve.

Në mungesë të një metodologjie të qartë, rritjet e çmimeve mund të konsiderohen si të pajustifikuara ekonomikisht dhe si rezultat i një sjelljeje të orientuar drejt ndjekjes së një modeli të përbashkët tregtar, më shumë sesa drejt konkurrencës përmes inovacionit apo eficiencës.

Megjithatë, operatorët kanë argumentuar se ridizenjimi i portofolit të planeve me parapagesë dhe me kontratë ka ardhur në formë organike, i bazuar në analizën e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, analiza e kostos së brendshme, investimet në rrjet, blerjet e spektrit të frekuencave, adoptimin e teknologjinë 5G dhe kushtet makroekonomike të tregut.

Operatorët argumentojnë gjithashtu se kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme të kostove dhe shtrëngim të kushteve të kontratave, si pasojë e efektit zinxhir dhe transmetimit të inflacionit në marrëveshjet që kanë me palë të treta.

Megjithatë, në konkluzion, Autoriteti i Konkurrencës shprehet se, në kushtet kur tregu paraqet strukturë duopolistike, vihet re një sinkronizim në rritjen e çmimeve dhe oferta pothuajse të njëjta në çmime dhe përmbajtje, mungon transparenca dhe metodologjia kosto-çmim, atëherë sjellja e ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania mund të përbëjë shkelje të ligjit, “Për mbrojtjen e konkurrencës”./ Revista Monitor/K.M

10:00 Xhon Golsuorthi, arkitekti i sagës moderne angleze

By: Leonard
31 January 2026 at 10:00

Më 31 Janar të vitit 1933 ndahet nga jeta nobelisti britanik

 Nga Leonard Veizi

Mjegulla londineze e janarit të vitit 1933 dukej se kishte rënë mbi qytet jo vetëm si një dukuri stinore, por si një vello që po mbyllte kapitullin e fundit të një epoke. Ndërsa bota po rrokullisej drejt pasigurisë së viteve ’30, një zë që kishte shërbyer si busull morale për shoqërinë britanike u shua përgjithmonë…

…Më 31 janar, Xhon Golsuorthi ndërroi jetë, duke lënë pas jo vetëm një trashëgimi letrare, por edhe një pasqyrë të qartë ku klasa e mesme angleze mund të shihte, ndoshta për herë të parë, veten e saj pa maska. Për të nuk thuhej se ishte thjesht një shkrimtar; ai ishte kronisti i fundit i një bote që po perëndonte midis traditës dhe modernitetit. Me vdekjen e tij, Anglia humbi një vëzhgues që dinte të shihte pas fasadës së rregullt të respektabilitetit borgjez. Me një përzierje unike qetësie, ironie të hollë dhe humanizmi të pashoq, ai ekspozoi konfliktet morale dhe “instinktin e pronësisë” që po brente themelet e shoqërisë së kohës.

Nga ligji te letërsia

I lindur më 14 gusht 1867, Golsuorthi u formua fillimisht si jurist, por kornizat e ngushta të ligjit nuk mund ta nxinin thirrjen e tij për të eksploruar shpirtin njerëzor. Ai e braktisi shumë shpejt karrierën juridike për t’iu përkushtuar penës, duke u bërë arkitekti i njërës prej sagave më monumentale të letërsisë botërore: “The Forsyte Saga” apo siç ka ardhur dhe botuar në shqip “Saga e Forsajtëve” . Ky cikël romanesh nuk ishte thjesht historia e një familjeje të pasur, por një anatomi e detajuar e kalimit nga ngurtësia e epokës viktoriane drejt vrullit të turbullt të modernitetit. Në qendër të veprës së tij qëndronte kritika ndaj materializmit të tepruar dhe ftohtësisë emocionale, të cilat ai i shihte si muret e padukshme të një burgu shoqëror.

Analiza e ngadaltë

Stili i Golsuorthi -t ishte ashtu si ai vetë: i matur, i qartë dhe i zhveshur nga retorika e zhurmshme. Ai nuk besonte te shpërthimet dramatike apo te buja e rreme. Arti i tij mbështetej te analiza e ngadaltë dhe e thellë psikologjike, ku personazhet përballeshin me kufijtë e tyre moralë nën peshën e një bote që po ndryshonte në mënyrë të pakthyeshme. Përveç romaneve, ai shkroi drama, tregime dhe ese që e shndërruan atë në një figurë qendrore dhe të nderuar të jetës letrare britanike.

Kurorëzimi “Nobel”

Në vitin 1932, vetëm një vit para se të mbyllte sytë, Akademia Suedeze i akordoi Çmimin Nobel për Letërsinë, duke vlerësuar veçanërisht “artin e tij të shquar të rrëfimit, i cili kulmon në ‘Forsyte Saga’”. Edhe pse i sëmurë dhe i pamundur për të udhëtuar drejt Stokholmit, ky nderim erdhi si një dëshmi botërore e rëndësisë së tij. Golsuorthi nuk shkroi për lavdi, por për të ndriçuar zonat e errëta të ndërgjegjes njerëzore.

Trashëgimi humaniste

Xhon Golsuorthi vdiq në heshtje, ashtu siç kishte jetuar, me dinjitet dhe pa zhurmë. Ai mbetet sot portreti i shkrimtarit humanist, i cili besonte me paluhatshmëri se letërsia nuk duhet të bërtasë për të korrigjuar botën, por duhet të pëshpëritë të vërtetat e dhimbshme në veshin e lexuesit deri sa të zgjojë ndërgjegjen e tij. Në historinë e letërsisë, emri i tij qëndron si një kolonë e qetë, por e palëkundur, duke dëshmuar se kritika sociale më e fuqishme është ajo që lind nga kuptimi i thellë dhe dhembshuria për njeriun.

09:50 Propozime në Zagreb për një BE më të fortë

By: Klara
31 January 2026 at 09:50

Kreu i PPE-së, Manfred Weber kërkon një BE më efektive në takimin e Partive Popullore Evropiane në Zagreb. Por Kancelari Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve të tij.

Kancelarigjerman  Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve për reforma të gjera në BE të paraqitura nga kreu i PPE-së, Manfred Weber. Në hapje të një samiti të PPE-së në Zagreb të Kroacisë, kryetari i CDU-së tha: “Arritja e ndryshimeve në traktat në këtë Bashkim Evropian prej 27 anëtarësh është një detyrë mjaft e vështirë”. Merz u shpreh për t’u fokusuar së pari në detyrat që janë “aktualisht në tryezë”, duke përfshirë “aftësitë mbrojtëse dhe konkurrueshmërinë”.

Në Zagreb, politikanë kryesorë nga familja e partive konservatore në BE, Partia Popullore Evropiane (PPE), diskutojnë mbi rolin e Evropës në një rend të ri botëror në të cilin fuqitë e mëdha luajnë një rol dominues. Përveç Merz, marrin pjesë edhe krerë të tjerë qeverish si Donald Tusk (Poloni) dhe Kyriakos Mitsotakis (Greqi).

Weber dëshiron ta bëjë BE-në më efektive

Kreu i PPE dhe nënkryetari i CSU-së,  Weber, tha para takimit se donte të diskutonte propozimet e tij për reforma me udhëheqjen e PPE-së. “Ne jemi në dialog, po flasim me njëri-tjetrin”. Ai është kryesisht i shqetësuar për tre pika që duhet të çojnë në një BE më të fortë në botë.

Së pari: Pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2029, zyra e Presidentes së Komisionit (aktualisht Ursula von der Leyen) duhet të bashkohet me atë të Presidentit të Këshillit (António Costa). Kjo do t’i lejonte Evropës të fliste me një zë të vetëm.

Së dyti: Weber mbështet një ushtri evropiane. Kjo ushtri duhet të vendoset edhe në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje. Duke folur për revistën Der Spiegel, Weber tha: “Dhe nëse paqja do të vijë në Ukrainë, ne duhet të stacionojmë forca të përbashkëta paqeruajtëse evropiane atje, si bërthama për një ushtri evropiane.”

Së treti: Lidhur me parimin e unanimitetit në çështjet e politikës së jashtme, Weber dëshiron të lejojë një grup më të vogël shtetesh të bashkëpunojnë më ngushtë në politikën e jashtme përmes një “traktati sovraniteti”. Brenda këtij grupi, parimi i unanimitetit nuk do të zbatohej. Edhe kancelari Merz mbështet idenë e vendimeve me shumicë në politikën e jashtme, kjo tashmë është braktisur pothuajse tërësisht në lidhje me tregun e brendshëm. “Parimi i shumicës së kualifikuar zbatohet praktikisht kudo aty”, tha Merz.

Në deklaratën e tij qeveritare drejtuar Bundestagut të enjten, (29.01.) Merz kishte kërkuar që Evropa të afirmohet si një fuqi e pavarur në një rend të ri botëror të fuqive të mëdha përmes unitetit dhe vetëbesimit. Evropa duhet të mësojë të flasë “gjuhën e politikës së fuqisë”./K.M

09:00 SHBA miratojnë shitjen e sistemeve Patriot me vlerë 9 miliardë dollarë për Arabinë Saudite

By: Klara
31 January 2026 at 09:00

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot për Arabinë Saudite, në një marrëveshje me vlerë rreth 9 miliardë dollarë.

Sipas njoftimit zyrtar, Riadi synon të blejë gjithsej 730 sisteme Patriot, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të tij mbrojtëse përballë kërcënimeve ajrore dhe raketore.

Autoritetet amerikane theksuan se marrëveshja synon të forcojë sigurinë e Arabisë Saudite, një aleate kyçe e SHBA-së në Lindjen e Mesme, si dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim përfundimtar në Kongresin amerikan./K.M

 

 

 

08:50 Aksident pak pas mesnate në Unazën e Madhe, pranë Kopshtit Zoologjik

By: Klara
31 January 2026 at 08:50

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia./K.M

Aksident

08:40 U shuan tragjikisht në aksident në Rumani/ I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

By: Klara
31 January 2026 at 08:40

I jepet sot lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. Shërbesa mortore do të zhvillohet në orën 13:00.

Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou. Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.

Ndërkohë, ankthi mbetet për gjendjen shëndetësore të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, i cili ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas mjekëve, ai ka plagët më të rënda nga të mbijetuarit. Një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Lajme inkurajuese vijnë edhe nga Rumania për 20-vjeçarin tjetër të plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Timișoarës. Sipas APE-MPE, mjekët kanë ulur qetësimin dhe i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer. Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale. Një bord mjekësor pritet të vlerësojë në ditët në vijim nëse dhe kur mund të kryhet riatdhesimi i tij./K.M

08:30 Histori/ 31 janar 1919 – “E Premtja e Përgjakshme” në Glasgow, ushtria britanike nxjerr tanket

By: Leonard
31 January 2026 at 08:30

Vetëm 82 ditë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Evropa ende nuk kishte gjetur paqen. Në Glasgow të Skocisë, zemër industriale e Perandorisë Britanike, zemërimi social shpërtheu në mënyrë dramatike më 31 janar 1919, në atë që historia do ta njohë si “E Premtja e Përgjakshme”.

Në sheshin George Square, mijëra punëtorë u mblodhën për të kërkuar orë më të shkurtra pune, veçanërisht javën 40-orëshe, një kërkesë që kishte marrë hov pas sakrificave të luftës dhe kthimit masiv të ushtarëve në tregun e punës. Protesta ishte pjesë e një vale grevash që përfshiu Skocinë dhe Britaninë, në një klimë të tensionuar nga frika e papunësisë, inflacioni dhe radikalizmi politik që po përhapej në Evropë pas Revolucionit Rus.

Tubimi fillimisht ishte paqësor, por situata u përshkallëzua shpejt. Përleshjet mes protestuesve dhe forcave të rendit shpërthyen në sheshin kryesor të qytetit, duke e kthyer George Square në një arenë dhune. Policët u sulmuan, demonstruesit u shpërndanë me forcë dhe kaosi u përhap në zemër të Glasgow-it.

Reagimi i qeverisë britanike ishte i ashpër dhe simbolikisht tronditës. Udhëheqësit e grevës u arrestuan, ndërsa autoritetet vendosën të shfaqin forcë ushtarake për të shmangur çdo përshkallëzim tjetër. Trupa të ushtrisë britanike, të mbështetura nga gjashtë tanke, u dislokuan në pikat strategjike të Glasgow-it dhe në zonat përreth – një pamje e pazakontë dhe alarmante për një qytet britanik në kohë paqeje.

Vendosja e tankeve në rrugët e qytetit u interpretua nga shumëkush si shenjë e frikës së establishmentit nga një kryengritje e mundshme punëtore. Edhe pse nuk u shpall gjendje e jashtëzakonshme, prania ushtarake i dha fund protestave dhe rivendosi rendin me forcë.

“E Premtja e Përgjakshme” e Glasgow-it mbeti një moment kyç në historinë sociale të Britanisë së Madhe: një përplasje mes shpresave të punëtorëve për një jetë më dinjitoze pas luftës dhe frikës së shtetit nga destabilizimi politik. Ajo shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet mes qeverisë dhe lëvizjes punëtore, duke treguar se paqja e pasluftës ishte, në fakt, ende shumë e brishtë.

Përgatiti: L.Veizi

08:30 Tragjedia hekurudhore me 46 të vdekur në Spanjë/ Thellohet bilanci i viktimave, humb jetën edhe një tjetër pasagjer

By: Klara
31 January 2026 at 08:30

Një pasagjer i plagosur rëndë në katastrofën hekurudhore të ndodhur më 18 janar në jug të Spanjës ka ndërruar jetë të premten, duke e çuar në 46 numrin e viktimave nga aksidenti tragjik.

Ngjarja ka rihapur debatin mbi sigurinë e transportit hekurudhor në Spanjë, vend që zotëron rrjetin e dytë më të madh të trenave me shpejtësi të lartë në botë, pas Kinës.

Aksidenti ndodhi gjatë natës, kur disa vagonë të një treni të kompanisë private Iryo, degë e grupit shtetëror italian Ferrovie dello Stato (Trenitalia), dolën nga shinat pranë qytetit të vogël Andamouth, në linjën Madrid–Sevilje. Vagonët rrëshqitën në shinat ngjitur vetëm pak sekonda para mbërritjes së një treni tjetër të kompanisë publike Renfe, i cili u përplas me ta.

Të dy trenat udhëtonin me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë dhe transportonin gjithsej 480 pasagjerë.

Autoritetet spanjolle po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë, ndërsa skenari kryesor i deritanishëm lidhet me një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht një lidhje të dëmtuar të shinave pak para aksidentit./K.M

08:20 Në krye pas arrestimit të Maduros, presidentja e Venezuelës shpall amnisti të përgjithshme dhe mbyll burgun famëkeq El Helicoide

By: Klara
31 January 2026 at 08:20

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të premten shpalljen e një amnistie të përgjithshme dhe mbylljen e qendrës famëkeqe të paraburgimit El Helicoide, më pak se një muaj pas operacionit ushtarak amerikan që çoi në kapjen e presidentit Nicolas Maduro. Duke folur para Gjykatës Supreme (TSJ), Rodríguez deklaroi se qeveria do t’i paraqesë parlamentit një ligj amnistie që mbulon të gjithë periudhën e dhunës politike nga viti 1999 deri më sot. Sipas saj, ligji synon “shërimin e plagëve të konfliktit politik” dhe rivendosjen e bashkëjetesës kombëtare.

Ajo konfirmoi gjithashtu se burgu El Helicoide, i cilësuar nga opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut si një qendër torture për të burgosurit politikë, do të mbyllet dhe do të shndërrohet në një qendër sociale, kulturore dhe sportive.

Autoritetet venezueliane pretendojnë se më shumë se 800 të burgosur politikë janë liruar, ndërsa organizata joqeveritare Foro Penal e kundërshton këtë shifër, duke raportuar vetëm 383 lirime dhe rreth 711 të burgosur që ende mbeten në qelitë e vendit. Njoftimi u prit me shpresë nga familjarët e të paraburgosurve, shumë prej të cilëve kanë ngritur kampe para burgjeve.

Megjithatë, Foro Penal paralajmëroi se amnistia nuk duhet të çojë në pandëshkueshmëri dhe se nuk mund të përfshijë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut apo krime kundër njerëzimit./K.M

08:10 Parashikimi i motit, 31 janar 2026

By: Klara
31 January 2026 at 08:10

Last Updated on 31/01/2026 by Klara

Për ditën e shtunë  vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë./K.M

08:00 “Armada” e Tramp-it: dymbëdhjetë anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse. Gjithçka gati për sulmin në Iran

By: Leonard
31 January 2026 at 08:00

Përgatiti: Leonard Veizi

Amerika ka rritur tensionet me Iranin. Dhe lufta mund të jetë në prag

23 janar 2026 — Nismë e re e Shteteve të Bashkuara

Presidenti Donald Trump njoftoi vendimin për të dërguar një grup sulmues të marinës amerikane drejt Lindjes së Mesme si reagim ndaj tensioneve me Iranin dhe zhvillimeve të brendshme atje. Ai përshkroi këtë dislokim si një “armadë” ushtarake, duke theksuar se SHBA po shfaq kapacitetin e saj ushtarak për të frenuar aktivitetet bërthamore iraniane dhe për të mbrojtur interesat e tyre në rajon.

Në thelb ishte aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln”, e shoqëruar nga një “Carrier Strike Group” me anije shoqëruese që mbanin raketa “Tomahawk” dhe avionë luftarake.

25–26 janar 2026 — Zhvendosja e forcave drejt rajonit

Forcat amerikane nisën lëvizjen drejt Gjirit Persik dhe Detit Arabik, ndërsa aeroplanmbajtësja Lincoln u drejtua nga Oqeani Indian drejt Lindjes së Mesme.

Në këtë periudhë, Uashingtoni edhe njoftoi zhvillimin e stërvitjeve ajrore me avionë luftarakë si përgatitje operacionale, duke përfshirë mjetet ajrore dhe mbrojtëse ajrore, si pjesë e memorandumit përgatitor për vakumet e mundshme.

Në Teheran, pushteti iranian reagoi duke dërguar sinjale vizuale dhe retorike, përfshirë një poster publik që paralajmëronte kundër pranisë ushtarake amerikane.

27 janar 2026 — “Armada” dhe gjendja në terren

Presidenti Trump ripërsëriti para mediave se një “armadë e madhe” ishte tashmë dislokuar në region, ndoshta edhe më fuqishme sesa ajo që ishte përdorur më parë në operacione të tjera ushtarake. Ai shtoi se Uashingtoni shpresonte të mos kishte nevojë ta përdorte këtë forcë, por ajo ishte aty për t’u gatitur për çdo situatë.

Sistemet Patriot dhe THAAD të mbrojtjes ajrore u vendosën gjithashtu në disa vende të Lindjes së Mesme për të mbrojtur trupat dhe asetet amerikane nga kërcënimet e mundshme.

28–29 janar 2026 — Forcimi i pranisë dhe reagimet rajonale

Grupi i sulmit të USS Abraham Lincoln arriti në zonë me mijëra anëtarë ekuipazhi dhe avionë luftarake si F‑35 dhe F/A‑18, së bashku me afrim të shkatërruesve të tjerë dhe shtesa të tjera luftarake.

Rritja e pranisë amerikane përfshinte vendosjen në Detin e Kuq të destrojerit USS Delbert D. Black, duke çuar forcën detare amerikane në një nivel të konsiderueshëm pranë rajonit të gjirit dhe Kanalit të Suezit.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian shpalli Gardën Revolucionare iraniane si organizatë terroriste, gjë që e bëri situatën më të ndjeshme dhe komplekse diplomatikisht.

Situata politike dhe rreziku i konfliktit

Edhe pse administrata amerikane ka nënvizuar se mobilizimi i kësaj “armade” synon deterimin dhe presionin politik, Trump ka prerë kohë dhe përsëritur kërcënime të qarta ndaj Teheranit për t’i ndaluar aspiratat bërthamore dhe dhunën ndaj protestuesve.

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se çdo sulm ushtarak ndaj tyre do të trajtohej si luftë totale dhe se ata janë të gatshëm për një përgjigje të ashpër.

Çfarë vjen më tej?

Në këtë pikë, “armada” amerikane nuk është bërë ende objektiv i një sulmi të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Iranit, por prezenca e fortë ushtarake ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit ose një krizë diplomatike që mund të ketë pasoja serioze në rajon dhe për tregjet globale.

08:00 Horoskopi, 31 janar 2026

By: Klara
31 January 2026 at 08:00

Dashi

Do iu konkretizohen shume nga ëndrrat tuaja sot dhe do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret duhet t’i kushtojnë vëmendje çdo personi qe do iu vije rrotull sepse asnjëherë nuk i dihet çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këqija dhe kjo për shkak te një menaxhimi te keq qe keni bere.

Demi

Asnjë planet nuk do merret me jetën tuaj sentimentale kështu qe gjithçka do ju ece për mrekulli. Do kuptoheni mire dhe do e ruani te forte bashkepunimin ne çift. Beqaret do e bëjnë shume shpejt për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar gjerat nuk do ecin mire. Marsi do ju nxite te shpenzoni pa fund dhe gjendja do përkeqësohet.

Binjaket

Tregohuni me tolerante dhe me te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ai ta kërkoje ngrohtësinë diku tjetër. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria sepse do jete te mbushur me pune dhe impenjime. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa te nxituara. Gjendja do jete mjaft e kënaqshme.

Gaforrja

Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat gjate kësaj dite dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Edhe ju do e dashuroni me pasion dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Beqaret do kenë një dite te ndërlikuar dhe nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria. Financiarisht do jeni te bekuar. Do hiqni edhe para mënjanë, por edhe do kryeni shpenzimet e nevojshme.

Luani

Jeta sentimentale e çifteve do jete gjithë kohës e privilegjuar. Do merrni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Ju beqaret nuk duhet te joshni cilindo qe do ju dale përpara sepse do i vuani se tepërmi pasojat. Ne planin financiar tregohuni te kujdesshëm me shpenzimet dhe mos jepni as para hua.

Virgjeresha

Me qetësi dhe durim do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni te qete. Beqaret do e kërkojnë pa fund dhe ne çdo cep princin e tyre te kaltër. ka shume gjasa qe ta gjejnë ne momentin me pak te pritur. Ne planin financiar mos u tregoni te pakujdesshëm sepse gjendja mund te përkeqësohet tej mase.

Peshorja

Do jeni shume te shqetësuar gjate kësaj dite për shkak te atmosferës se tensionuar qe do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Do keni goxha mosmarrëveshje. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te fillojnë ndonjë lloj aventure. Ne planin financiar sido qe te jete gjendja nuk duhet te merrni vendime te pamenduara, te paktën edhe për disa kohe.

Akrepi

Shprehini si t’i ndieni ndjenjat tuaja gjate kësaj dite dhe do e shihni qe atmosfera do filloje te përmirësohet. Nuk do i rezistoni dot as tundimit për te bere ndonjë çmenduri. Beqaret do jene ne humorin duhur dhe do e kërkojnë ne çdo cep dashurinë. Fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe do ndiheni shume te shpërqendruar.

Shigjetari

Do jeni me shume fat gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ju ecin me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje pasi do mendojnë për çështje me te rëndësishme. Financat jo për te gjithë do jene te mira dhe kjo do varet nga mënyra sesi do i organizoni ato.

Bricjapi

Dite aspak e favorshme për te dashuruarit. Do jeni gjithë kohës me humor te keq dhe do lindin mosmarrëveshje pa mbarim. Beqaret do kenë te tjera pikësynime për jetën dhe do e lënë pas dore jetën sentimentale. Nëse doni qe t’i stabilizoni te ardhurat, mos iu besoni ne asnjë mënyrë lojërave te fatit. Keni për te humbur me tepër nga sa mendonit.

Ujori

Duhet te luftoni fort gjate kësaj dite me te gjitha “armiqtë” e jetës suaj ne çift. Mos lejoni askënd dhe asgjë t’ua prishe harmoninë qe ka mbizotëruar deri me sot. Beqaret do kenë takime, por nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Ne planin financiar do ju duhet te merreni masa shume strikte ne mënyrë qe gjendja t’iu përmirësohet.

Peshqit

Gjithçka do varet nga sjellja juaj sot ne jetën tuaj ne çift. Nëse silleni mire dhe nuk bëni çmenduri gjerat do shkojnë si duhet. Beqaret do kalojnë një dite te trazuar dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Asgjë nuk ka për te ndryshuar për ta. Sektori i financave do jete i privilegjuar dhe do arrini te kryeni te gjitha investimet e domosdoshme./K.M

07:00 Histori/ 31 janar 1943 – Gjermanët kapitullojnë në Stalingrad: bie miti ushtarak i Rajhut III

By: Leonard
31 January 2026 at 07:00

Përgatiti: Leonard Veizi

Më 31 janar 1943, në rrënojat e ngrira të Stalingradit, u shënua një nga çastet më vendimtare të shekullit XX. Marshalli gjerman Friedrih Paulus, komandant i Ushtrisë së 6-të të Wehrmacht-it, iu dorëzua trupave sovjetike, duke i dhënë fund njërës nga betejat më të përgjakshme dhe më të pamëshirshme të Luftës së Dytë Botërore. Ishte hera e parë që një marshall gjerman kapitulonte në fushëbetejë – një goditje shkatërruese për prestigjin ushtarak të Rajhut të Tretë.

Rruga drejt Stalingradit

Beteja kishte nisur në verën e vitit 1942, kur Adolf Hitleri urdhëroi ofensivën drejt jugut të Bashkimit Sovjetik, me synim kapjen e fushave të naftës në Kaukaz dhe pushtimin e qytetit industrial të Stalingradit, që mbante emrin e armikut të tij ideologjik, Josif Stalin. Qyteti mbi lumin Vollga kishte rëndësi strategjike dhe simbolike: kontrolli i tij do të ndërpriste linjat sovjetike të furnizimit dhe do të jepte një goditje morale të jashtëzakonshme.

Luftimet u shndërruan shpejt në luftë urbane të egër, ku çdo ndërtesë, fabrikë dhe bodrum kthehej në pozicion mbrojtës. Parulla sovjetike “Asnjë hap prapa” u bë realitet brutal. Humbjet në të dyja anët ishin të frikshme, ndërsa dimri rus e përkeqësoi edhe më shumë situatën e trupave gjermane.

Gjeneralfeldmarshalli

Friedrich Wilhelm Ernst Paulus ishte një Gjeneralfeldmarshall gjerman (Marshall Fushor), drejtuesi i Ushtrisë së 6-të Gjermane prej 265,000 trupash gjatë Betejës së Stalingradit. Paulus kishte luftuar edhe në Luftën e Parë Botërore në Francë dhe Ballkan. Ai konsiderohej një ushtarak premtues. Në kohën kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, ai ishte graduar në gjeneral major. Paulus mori pjesë në pushtimet e Polonisë dhe Vendeve të Ulëta, pas së cilës u emërua zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane. Në këtë cilësi, Paulus ndihmoi në planifikimin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik.

Rrethimi dhe shkatërrimi

Në nëntor 1942, Ushtria e Kuqe ndërmori kundërofensivën “Operacioni Uranus”, duke rrethuar Ushtrinë e 6-të gjermane brenda Stalingradit. Hitleri urdhëroi Paulusin të mos tërhiqej, duke premtuar furnizim ajror – një premtim që dështoi tragjikisht. Pa ushqim, pa municione dhe pa ngrohje, ushtarët gjermanë u shkatërruan nga uria, sëmundjet dhe sulmet e pandërprera sovjetike.

Më 30 janar 1943, Hitleri e ngriti Friedrih Paulus-in në gradën “marshall”, duke shpresuar se ai do të vetëvritej ose do të luftonte deri në fund, pasi asnjë marshall gjerman nuk ishte dorëzuar më parë. Por realiteti në terren ishte i pamëshirshëm.

Dorëzimi

Mëngjesin e 31 janarit 1943, Paulus dhe shtabi i tij u dorëzuan te trupat sovjetike në sektorin jugor të qytetit. Dy ditë më vonë, edhe xhepat e fundit të rezistencës gjermane në veri u shuan plotësisht. Beteja e Stalingradit kishte përfunduar.

Bilanci ishte apokaliptik: qindra mijëra të vrarë, të plagosur dhe të zënë rob, me vlerësime që shkojnë mbi 2 milionë viktima në të dyja anët. Ushtria e 6-të gjermane u shkatërrua pothuajse tërësisht.

Një pikë kthese historike

Stalingradi u bë pika e madhe e kthesës në Luftën e Dytë Botërore. Për herë të parë, makineria ushtarake naziste pësoi një disfatë totale dhe të pakthyeshme. Nga ky moment, iniciativa strategjike kaloi gradualisht në duart e Bashkimit Sovjetik, i cili do të shtynte frontin drejt perëndimit, deri në Berlin.

Kapitulimi i Friedrih Paulus-it nuk ishte thjesht fundi i një beteje. Ai simbolizoi shembjen e mitit të pathyeshmërisë gjermane dhe shënoi fillimin e fundit për Rajhun e Tretë. Në rrënojat e Stalingradit, historia mori një drejtim të ri.

❌
❌