Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 January 2026Gazeta Fjala

22:55 Google Chrome di se çfarë ‘flasim’ me ChatGPT

By: EL
10 January 2026 at 22:55

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë zbuluar dy shtesa të rrezikshme për Google Chrome që kanë marrë informacionet private të përdoruesve nga bisedat me “chatbot” e inteligjencës artificiale, përfshirë ChatGPT dhe DeepSeek.

Shtesat e quajtura “Chat GPT for Chrome with GPT‑5, Claude Sonnet & DeepSeek AI” dhe “AI Sidebar with Deepseek, ChatGPT, Claude, and more” ishin instaluar nga mbi 900 mijë përdorues para se të hiqeshin nga dyqani zyrtar i Chrome.

Ato dërgonin në fshehtësi bisedat dhe faqet që vizitonin përdoruesit tek serverë të jashtëm, çdo 30 minuta.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo praktikë, e njohur si “prompt poaching”, mund të rrezikojë informacionin personal, ide biznesi dhe të dhëna konfidenciale, duke i bërë ato të qasshme nga sulmues të jashtëm.

Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë shtesat e tyre, të heqin ato me origjinë të paqartë dhe të mos japin leje për qasje në përmbajtjen e faqeve pa qenë të sigurt. /e.t

22:41 “NATO myslimane” në horizont – kapitali saudit, arsenali bërthamor pakistanez dhe fuqia ushtarake turke

By: EL
10 January 2026 at 22:41

Turqia po shqyrton mundësinë e bashkimit me Arabinë Saudite dhe Pakistanin në një aleancë të re mbrojtëse, të modeluar sipas NATO-s, bëjnë të ditur mediat turke. Ky zhvillim pritet të sjellë një “arkitekturë të re sigurie” dhe të ketë ndikim të konsiderueshëm në ekuilibrat rajonalë.

Raportimet tregojnë se bisedimet për përfshirjen e Ankarasë kanë hyrë në një fazë të avancuar dhe se arritja e një marrëveshjeje është shumë e mundshme. Nisma vjen pas nënshkrimit, në muajin shtator, të një pakti mbrojtës mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, i cili parashikon se çdo sulm ndaj njërës palë do të konsiderohet si agresion ndaj të gjithëve – një parim që pasqyron drejtpërdrejt Neninin 5 të NATO-s.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, Turqia e sheh këtë aleancë si një mjet për të rritur sigurinë kombëtare dhe për të penguar kërcënimet potenciale. Ky orientim lidhet edhe me dyshimet në rritje mbi besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe paqartësitë rreth angazhimit të presidentit Donald Trump ndaj NATO-s, organizatë ku Turqia ka qenë anëtare për dekada.

Eksperti i sigurisë Nihat Ali Ozcan nga instituti TEPAV në Ankara vlerëson se të tre shtetet do të përfitonin ndjeshëm nga një bashkëpunim i tillë, duke marrë parasysh asetet strategjike që secili sjell.

Arabia Saudite kontribuon me kapacitete të mëdha financiare falë pasurisë së saj energjetike; Pakistani është i vetmi shtet mysliman i pajisur me armë bërthamore, raketa balistike dhe një ushtri të konsiderueshme; ndërsa Turqia ofron përvojë të gjerë luftarake dhe një industri ushtarake të avancuar, veçanërisht në fushën e dronëve, si Bayraktarët. “Ndryshimet në dinamikat rajonale po i detyrojnë shtetet të kërkojnë forma të reja të partneriteteve të sigurisë,” thekson Ozcan, shkruan bloomberg.

Përfshirja e mundshme e Turqisë në këtë pakt sinjalizon gjithashtu një fazë të re në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit. Pas shpërthimit të Pranverës Arabe në vitin 2011, Turqia u rreshtua me Katarin dhe mbështeti Vëllazërinë Myslimane, çka solli përplasje me Arabinë Saudite, e cila e shpalli këtë lëvizje organizatë terroriste në vitin 2014.

Tensionet kulmuan gjatë bllokadës së Katarit në vitin 2017, të udhëhequr nga Riadi. Megjithatë, vitet e fundit janë shënuar hapa të dukshëm afrimi. Si tregues i këtij normalizimi, Ministria turke e Mbrojtjes konfirmoi se forcat detare të Turqisë dhe Arabisë Saudite zhvilluan këtë javë takimin e tyre të parë në Ankara.

Nga ana tjetër, për Pakistanin kjo aleancë vjen në një moment delikat. Pas përplasjes së shkurtër me Indinë në muajin maj dhe rritjes së tensioneve me qeverinë talebane në Afganistan në tetor, Islamabadi po kërkon mbështetje më të fortë strategjike. Autoritetet pakistaneze akuzojnë Indinë dhe Afganistanin se po mbështesin degën pakistaneze të Talibanëve (TTP), e cila ka shtuar sulmet brenda vendit, përfshirë edhe sulmet e fundit vetëvrasëse kundër një gjykate në Islamabad./et

22:25 Papa paralajmëron: Lufta është rikthyer në modë, paqja po kërkohet përmes armëve

By: EL
10 January 2026 at 22:25

Kreu i Vatikanit, Papa Leoni paralajmëroi sot se “lufta është rikthyer në modë”, duke shprehur shqetësim për erozionin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, ndërsa iu drejtua zhvillimeve të fundit në Gaza, Venezuelë dhe Ukrainë.

“Një zell për luftë po përhapet”, tha Papa në një fjalim para anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë.

“Parimi i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore, i cili i ndalonte vendet të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është minuar plotësisht”, njoftoi ai.

Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga ajo që ai e përshkroi si “diplomaci e bazuar në forcë”.

“Paqja po kërkohet përmes armëve si kusht për të pohuar sundimin e dikujt”, tha ai duke paralajmëruar se një qasje e tillë “kërcënon rëndë sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore civile”.

Papa shprehu shqetësim për tensionet në rritje në Amerikë, duke bërë thirrje për zgjidhje paqësore.

“Unë përsëris apelin tim për të respektuar vullnetin e popullit venezuelian dhe për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe civile të të gjithëve, duke siguruar të ardhme stabiliteti dhe harmonie”, deklaroi ai.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Papa tha se një “krizë serioze humanitare” vazhdon në Gaza pavarësisht armëpushimit të tetorit dhe përsëriti nevojën për t’u garantuar palestinezëve “të ardhme me paqe dhe drejtësi të qëndrueshme”.

Ai denoncoi dhunën në rritje kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke thënë se popullsia civile palestineze “ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e vet”.

Duke theksuar të drejtën ndërkombëtare humanitare, Papa tha se parimet e saj përfaqësojnë angazhim të bërë nga shtetet në mbarë botën.

“Nuk mund ta injorojmë faktin se shkatërrimi i spitaleve, infrastrukturës energjetike, shtëpive dhe vendeve thelbësore për jetën e përditshme përbën shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

“Mbrojtja e parimit të paprekshmërisë së dinjitetit njerëzor dhe shenjtërisë së jetës gjithmonë ka më shumë rëndësi se çdo interes i thjeshtë kombëtar”, shtoi Papa Leo. /et

22:11 Pse pesimistët shërohen më ngadalë, mekanizmat që e bëjnë sëmundjen të zgjasë më shumë

By: EL
10 January 2026 at 22:11

Si pritshmëritë negative ndikojnë drejtpërdrejt në terapi, imunitet dhe rikuperim

Në rrjedhën e shërimit nuk ndikojnë vetëm terapia, diagnoza dhe gjendja fizike e organizmit, por edhe mënyra se si individi e përjeton sëmundjen e tij. Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se një këndvështrim pesimist ndaj jetës mund ta ngadalësojë procesin e shërimit – jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe përmes modeleve konkrete të sjelljes që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndet. Pesimistët janë gjithashtu në rrezik më të lartë për t’u sëmurë më shpesh.

Pesimistët dhe “parashikimi” i rezultatit të keq në sëmundje

Pesimistët kanë prirjen të presin paraprakisht një përfundim negativ. Kur përballen me sëmundjen, ky qëndrim shpesh shndërrohet në ndjenjë pafuqie dhe humbje kontrolli. Në vend që të besojnë se përmes sjelljes së tyre mund të kontribuojnë në shërim, ata më shpesh mendojnë se gjithçka është e paracaktuar. Kjo mënyrë të menduari nuk mbetet vetëm në nivel mendimesh, por reflektohet shpejt edhe në vendimet e përditshme.

Një nga problemet kyçe të qasjes pesimiste ndaj trajtimit është mospërputhshmëria në ndjekjen e terapisë. Personat që dyshojnë në suksesin e trajtimit priren më pak t’u përmbahen rreptësishtë rekomandimeve, më shpesh e anashkalojnë terapinë, i shtyjnë kontrollet ose neglizhojnë këshillat për ushqim dhe aktivitet fizik. Në plan afatgjatë, pikërisht këto lëshime të vogla, në dukje të parëndësishme, mund të kenë ndikim të madh në ecurinë e sëmundjes dhe shpejtësinë e rikuperimit.

Stresi, mungesa e besimit dhe qëndrimi pasiv ndaj shëndetit

Pritshmëritë negative e rrisin më tej stresin, ndërsa stresi kronik ka ndikim të drejtpërdrejtë në organizëm. Te pesimistët shpesh vërehet reagim më i fortë dhe më i zgjatur ndaj stresit, gjë që mund ta dobësojë sistemin imunitar dhe ta vështirësojë rigjenerimin. Kur trupi ndodhet vazhdimisht në gjendje tensioni, procesi i shërimit bëhet më i ngadalshëm dhe më i ndërlikuar.

Pesimizmi shpesh shoqërohet edhe me mungesë besimi ndaj terapisë, sistemit shëndetësor, madje edhe ndaj vetë aftësive personale. Ky qëndrim çon në një marrëdhënie pasive me shëndetin. Në vend të përfshirjes aktive në trajtim, individi tërhiqet dhe ia lë gjithçka rrethanave, duke i zvogëluar edhe më tej gjasat për një rezultat pozitiv.

Ndryshe nga kjo, personat që besojnë se veprimet e tyre kanë kuptim janë më të prirur ndaj disiplinës dhe këmbënguljes. Pesimistët, përkundrazi, dorëzohen më shpesh sapo hasin një pengesë ose nuk shohin rezultate të shpejta. Shërimi rrallë ndodh brenda natës, ndërsa padurimi dhe dyshimi e vështirësojnë edhe më shumë procesin.

A është ky një model pa mundësi ndryshimi?

Është e rëndësishme të theksohet se pesimizmi nuk është thjesht humor i keq, por një model i rrënjosur i të menduarit që ndikon drejtpërdrejt në sjellje. Përqendrimi te pengesat, frika nga dështimi dhe pritja e vazhdueshme e një rezultati negativ krijojnë një rreth vicioz, ku personi ndihet gjithnjë e më i dobët dhe më pak i motivuar për të bërë përpjekje.

Megjithatë, ky model nuk është i pandryshueshëm. Edhe hapa të vegjël drejt një qasjeje më aktive, si vendosja e qëllimeve realiste, respektimi i rekomandimeve bazë dhe marrja e përgjegjësisë për zgjedhjet e përditshme, mund të kenë efekt pozitiv në rrjedhën e trajtimit. Nuk është e domosdoshme të zhvillohet optimizëm i theksuar; mjafton të ndërpritet pasiviteti dhe të pranohet se sjellja, edhe në prani të dyshimit, mund të kontribuojë në një rezultat më të mirë.

Përfundim

Në fund, dallimi në shpejtësinë e shërimit shpesh nuk varet vetëm nga rëndësia e sëmundjes, por nga marrëdhënia që individi ka me shëndetin e vet. Qëndrimi pesimist mund të shndërrohet në një pengesë të padukshme në rrugën drejt shërimit, ndërsa një qasje aktive dhe e angazhuar e pa pritshmëri të mëdha shpesh bën dallimin vendimtar. /e.t

21:59 Këngëtari lë lojën, Arbër Hajdari shpërthen: E kuptove që je i paaftë?

By: EL
10 January 2026 at 21:59

“Prime” i mbrëmjes së sotme i spektaklit televiziv ‘BBVA” nisi ndryshe, kjo pasi një prej banorëve, Stine, vendosi të lë lojën.

Fjala iu dha opinionistit Arbër Hajdari, i cili pyeti banorin: A mos ke parë gjë tek ato analizat që ke bërë në kokën tende dhe të kanë rezultuar që je i paaftë në raport me lojën?

Stine: Ndoshta dhe po. Njerëz jemi në fund të ditës.

Arbër Hajdari: Teorikisht kështu i bie./e.t

21:50 Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e PD-së: Frymë mosbesimi ekstreme

By: EL
10 January 2026 at 21:50

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi se në tryezën me të gjithë faktorët opozitarë ekzistonte një “frymë mosbesimi ekstreme”.

“Unë ulem te ajo tryezë dhe ka një frymë mosbesimi ekstreme. Ia thashë edhe zotit Berisha ballë për ballë. Ia përsërita prapë. E keqja e opozitës nuk janë partitë e vogla. Fryma e mosbesimit është shumë e madhe në raport me PD-në se kjo parti, në kulmin e protestave dhe mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve, shkoi u ul dhe miratoi dy komisione. Dhe bomba tjetër e zotit Berisha ishte se PD-ja nuk do merrte pjesë as në ato dy komisione sepse Partia Socialiste e ka “dredhur”. Atëherë, kur ke një kryeministër që manipulon, pikë të fortë duhet të kesh përfaqësimin. Ne kemi marrë 30 mijë vota dhe nuk jemi të përfaqësuar në Parlament. Nuk kërkojmë lëmoshë. Nëse Berisha do të tregohej parimor, edhe në 2019 bëheshim koalicion, nuk kishte nevojë për një parti të majtë”, tha Ndoka.

“Tryeza ishte formale. Ishte ftesë si në dasmë, por pa nuse, pa dhëndërr. Nuk po them që nuk ka efekt, nuk e barazoj dot me zero, por nuk prodhoi gjë, pasi ishte edhe takim i parë. Ishin 70 vetë dhe nuk merrnin dot as fjalën. Ishte takim i vështirë, sepse nuk ishte as politik, ishte miks. Kishte që flisnin për sigurinë ushqimore. Për fat të keq, nuk pati diskutim politik të mirëfilltë”, shtoi Ndoka.

Sipas tij, “kur ke një tryezë të atij dimensioni, duhet të kesh një draft dhe të shpërndahet një deklaratë në fund”. /e.t

21:38 Situata kaotike në Iran pas protestave, “Austrian Airlines” pezullon fluturimet drejt Teheranit

By: EL
10 January 2026 at 21:38

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Për shkak të protestave të dhunshme dhe përshkallëzimit të situatën në Iran, “Austrian Airlines” njofton se do të pezullojë fluturimet për në Teheran.

“Pas një shqyrtimi të situatës aktuale të sigurisë dhe në koordinim me Grupin e Sigurisë, Departamenti i Sigurisë i Austrian Airlines ka rekomanduar pezullimin paraprak të fluturimeve të Austrian Airlines për në dhe nga Teherani deri më 12 janar 2026”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se do të ketë një tjetër njoftim pasi situatë të rivlerësohet./e.t

21:31 Futbollisti Myrto Uzuni i hyn biznesit në Shqipëri: Finalizova blerjen e një hoteli në Palasë

By: EL
10 January 2026 at 21:31

Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, duket se i është futur botës së biznesit, duke bërë investimin e parë të madh në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Uzuni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe fotografi nga momenti i firmosjes së kontratës.

Po ashtu, futbollisti bën të ditur se ka blerë një hotel në Palasë të Vlorës, të cilit do i vendosë mbiemrin e tij, ‘Uzuni Hotel’.

Uzuni ka shkruar se investimi i tij është bërë me shumë dashuri për brezat që vijnë dhe për Shqipërinë.

Kujtojmë se 30-vjeçari ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi është pjesë e skuadrës amerikane të Futbollit, Austin FC.

Postimi i Uzunit:

UZUNI HOTEL

Shqipëria është më shumë se një vend — është ndjenjë, bukuri dhe krenari!

Me familjen pranë dhe zemrën plot! Sot finalizova blerjen e një hoteli në Sun Palas!

Një investim me dashuri, për brezat që vijnë, për Shqipërinë./e.t

21:20 Demonstratat në Iran, Von der Leyen: BE dënon dhunën ndaj protestuesve

By: EL
10 January 2026 at 21:20

Irani është kthyer në një “shesh beteje”, prej disa javësh qytetarët kanë nisur protestat të cilat kanë ardhur duke u përshkallëzuar. Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me policinë. Ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Qeveria iraniane ka reaguar ashpër duke theksuar se do të shtojë represionin. Ndërsa policët kanë paralajmëruar qytetarët të që të tregojnë kujdes për fëmijët.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka bërë të qartë qëndrimin e bllokut mbi protestat në Iran.
Në një mesazh të ndarë në mediat sociale, ajo tha se Evropa “qëndron plotësisht në mbështetje” të atyre që zhvillojnë demonstrata në të gjithë vendin. Ne dënojmë pa mëdyshje shtypjen e dhunshme të këtyre demonstratave legjitime”, tha Von der Leyen në emisionin X.

BE-ja bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve të burgosur dhe për rivendosjen e aksesit në internet në Iran.

Ndërsa Forcat policore kanë lëshuar një paralajmërim, shkruan skyneës për personat që kanë dalë në protestë me fëmijë, e adoleshentë.

“Duke pasur parasysh praninë e grupeve terroriste dhe individëve të armatosur në disa tubime dhe planet e tyre për të shkaktuar vdekje, ne u këshillojmë familjeve të kujdesen për të rinjtë dhe adoleshentët e tyre”, thuhet në njoftim./e.t

20:59 Niveli më i lartë që nga fillimi i matjeve, nxehtësi rekord në oqeane në vitin 2025

By: EL
10 January 2026 at 20:59

Niveli i nxehtësisë në oqeanet e botës deri në një thellësi prej 2 000 metrash arriti një rekord të ri në vitin 2025, niveli më i lartë që nga fillimi i matjeve dhe viti i nëntë radhazi me rritje të vazhdueshme të ngrohjes, sipas një analize të kryer nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh.

Sipas studimit, energjia termike u rrit me 23 kuadrilionë megaxhaulë në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.

Një ekip i udhëhequr nga Lijing Chen nga Akademia Kineze e Shkencave në Pekin i publikoi gjetjet e kërkimit, të bazuara në të dhëna që nga viti 1958, në revistën shkencore ”Advances in Atmospheric Sciences”.

Për sa i përket temperaturave mesatare globale në sipërfaqen e detit, viti 2025 ishte i treti më i ngrohtë, pas viteve 2024 dhe 2023.

Studiuesit shpjegojnë dallimin mes temperaturave në thellësi dhe atyre në sipërfaqe duke theksuar se fenomeni klimatik El Nino në Oqeanin Paqësor u dobësua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

El Nino lidhet rregullisht me temperatura më të larta globale në sipërfaqen e detit.

Kur merret parasysh përmbajtja e nxehtësisë, përfshihen edhe temperaturat në shtresat më të thella të oqeaneve. Për këtë arsye, rritja e përmbajtjes së nxehtësisë ndikohet relativisht më pak nga fenomenet klimatike sipërfaqësore dhe konsiderohet një tregues më i rëndësishëm i ngrohjes së planetit.

Oqeanet thithin më shumë se 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat serrë, duke e bërë atë rezervuarin kryesor të nxehtësisë në sistemin klimatik.

Meqenëse përmbajtja e nxehtësisë së oqeanit (OHC) pasqyron akumulimin e nxehtësisë së ruajtur në oqean, ajo ofron një nga treguesit më të mirë të ndryshimeve klimatike afatgjata./e.t

20:50 Moti i keq në Qarkun Korçë/ Prishet ura e Prodanit në Kolonjë, aksi Boboshticë – Dardhë pëson dëmtime

By: EL
10 January 2026 at 20:50

Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët.

Në Kolonjë, ura e Prodanit ka pësuar dëmtime, duke rrezikuar lidhjen mes fshatrave Gjonc dhe Prodan. Në Borovë, rruga nacionale ka dëmtime, dhe qarkullimi po kryhet me një korsi. Në Korçë, aksi Boboshticë – Dardhë ka dëmtime dhe qarkullimi po vijon me një korsi.

Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masive dherash, ndërsa po vijon puna e pastrimit.

Në rrugën Kakaç – Vërçun, ekipet vijojnë pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës. Në aksin Barmash – Ersekë, në Udenisht Pogradec, përroi ka dalë nga shtrati, duke krijuar rrezik për qarkullimin.

Bashkia Kolonjë

Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë. Po punohet për pastrimin e shtratit.
Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një  pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.
Rezervuari Kabashit rezervuarit  Leskovik (Shelegur) dhe rezervuari Helmes janë hapur ujëlëshuesit fundorë, është ndërprerë furnizimi nga proi i Bezhanit. Situata është nën kontroll.

Bashkia Korçë

Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë kanë filluar reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal.
Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.
Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë ka reshje dëbore me intensitet mesatar, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.
Në Lagjen nr. 5, Shëtitorja “Fan Noli”, rreth orës 16:50, është rrëzuar një mur rrethues i një ndërtese të rrënuar dhe të pabanuar. Nuk ka dëme në njerëz apo mjete. Bashkia Korçë ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit.

Bashkia Pogradec

Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masivi dherash/inertesh në shtratin e rrugës po vijon pastrimi nga subjekti ndertues.
Në dalje të fshatit Udenisht, drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale. Po merren masa për pastrimin dhe po vlerësohet ndërhyrja në tobinot në pjesën e sipërme.
Janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas  si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te  Verdovës, familjet do trajtohen me bonus qeraje nga ana e bashkisë.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.

Bashkia Maliq

Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë.
gjithashtu prej rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit,  është konstatuar gërryerje e argjinaturës pranë rrugës në afërsi të Urës së Selcës Nj.Adm Gore.
Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.

Bashkia Pustec 

MZSH Pustec ka përfunduar ndërhyrjen për largimin e ujit nga një banesë në fshatin Pustec.

Bashkia Devoll 

Situata paraqitet e qete nuk ka problematika te raportuar  uji nga rruget ne fshatin Proger eshte  terhequr, vijohet nga Dr e Ujitjes kullimit  puna per mbylljen e carjes ne argjinatura e lumit Oshtice.
Nga inspektimi ne terren  akset  rrugore  ne teritorin e bashkise Devoll  rezultojne te hapura.

ARRSH Drejtoria Qëndër-Lindje raporton: Reshje dëbore në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor po punohet nga kontraktoret per pastrim dhe kriposje. Rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë. Dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec. Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes, të cilat janë në terren për normalizimin e gjendjes dhe garantimin e qarkullimit.

Nga OSHEE  vijohet puna ne teren me grupet operative per rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithe konsumatorët. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse./e.t

20:34 “Fillimi i një momenti revolucionar” për Iranin

By: EL
10 January 2026 at 20:34

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje.

Protestat mbarëkombëtare që u nisën nga tregtarët në pazare – që janë qendra kyç të tregtisë në Iran – të kujtojnë ngjarjet që i paraprinë Revolucionit Islamik më 1979.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me Jack Goldstone, profesor i politikave publike në Universitetin George Mason, i cili njëherësh është një nga studiuesit kryesor të revolucioneve dhe ndryshimeve shoqërore, lidhur me atë nëse ngjarjet e fundit në Iran mund të çojnë në fundin e Republikës Islamike, përcjell A2.

Radio Evropa e Lirë: Disa vëzhgues kanë thënë se Irani është në një situatë para-revolucionare apo revolucionare. Çfarë përbën një revolucion?

Jack Goldstone: Që një revolucion të fillojë, një numër i madh njerëzish duhet të sfidojnë autoritetin e regjimit dhe të kërkojnë që ai të marrë fund. Kjo ka ndodhur. Pra, jemi në fillimin e një momenti revolucionar. Por, shumë herë në Iran ne e kemi parë këtë dhe regjimi ka qenë aq brutal sa i është dashur që të ndalë protestat.

Këtë herë, duket se është kërcënimi më i madh për regjimin sepse të gjithë janë të përfshirë. Kryeqyteti, qytetet e vogla, të moshuarit, të rinjtë dhe tregtarët nëpër pazare që po mbyllin dyqanet e tyre. Pra, për mua, këto janë protestat më të gjera, si gjeografikisht ashtu edhe sa u përket grupeve të ndryshme shoqërore, që kanë parë që nga viti 2009 [kur kishte protesta masive pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale].

Radio Evropa e Lirë: Përmendët se nevojiten “numra të mëdhenj” njerëzish që të sfidohet autoriteti i regjimit klerikal për të pasur një revolucion. Çfarë përqindje e popullsisë duhet të dalë në rrugë që kjo të quhet revolucion?

Jack Goldstone: Nuk ka një numër [specifik]. Mund të kesh një revolucion me një shesh të mbushur me njerëz, me 100 mijë njerëz, nëse kjo e frikëson sundimtarin dhe ai ik, siç ndodhi në Ukrainë. Pra, nuk ka një shifër fikse. Ajo që ka rëndësi për suksesin apo dështimin e një revolucioni është vendosmëria e Gardës Revolucionare Islamike, Basijit [forcë paramilitare] dhe çdo force tjetër që [lideri suprem]ajatollah Ali Khamenei mund ta përdorë.

Radio Evropa e Lirë: Vetëm për shkak të kësaj, siç thoni ju, “fillimi i një momenti revolucionar” nuk nënkupton se do të ketë sukses, apo jo?

Jack Goldstone: Po, revolucioni është një proces. Mund të nisë, mund të ndalet, mund të dështojë. Madje, mund të ketë sukses dhe më pas të përmbyset.

Radio Evropa e Lirë: Në rastin e Iranit, cilët faktorë mund të çojnë në një revolucion?

Jack Goldstone: [Khamenei] e ka kaluar të gjithë jetën e tij duke e mbrojtur revolucionin. Ai e sheh si një përgjegjësi të shenjtë për ta mbrojtur revolucionin. Prandaj, ai do të bëjë gjithçka që është e nevojshme. Pyetja është se a do t’i zbatojnë grupet e ndryshme urdhrat e tij për të qëlluar protestuesit? Në të kaluarën, ata gjithmonë u janë bindur urdhrave të tyre, por zakonisht ka qenë kundër grupeve të veçanta. Qoftë studentët apo vetëm njerëzve në kryeqytet, ose vetëm në disa provinca apo vetëm kundër grave.

Tani, duket se janë pothuajse të gjithë. Dhe, kjo e bënë më të vështirë për Basijin dhe madje edhe për vetë Gardën Revolucionare që të qëllojë drejt protestuesve sepse ata gjithnjë e më shumë po e ndjejnë se protestuesit përfaqësojnë të gjithë shoqërinë, e jo vetëm një segment të veçantë të shoqërisë.

Radio Evropa e Lirë: Si ndikojnë kriza ekonomike e Iranit, presioni ndërkombëtar, dhe lufta 12-ditore vitin e kaluar me Izraelin në gjithë këtë?

Jack Goldstone: Mendoj se në këtë pikë, pas kaq shumë vitesh dështimesh ekonomike, kolapsit të plotë të valutës dhe paaftësisë për të mbrojtur Iranin nga sulmet e huaja, regjimi e ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin në sytë e shumicës së popullsisë. Ai thjesht nuk e ka bërë atë që regjimi revolucionar erdhi në pushtet për ta bërë. Nuk po e bën Iranin të sigurt, nuk po e bën të qëndrueshëm. Nuk po e mbron mirëqenien. Pra, mendoj se ka një padurim, zemërim dhe refuzim të përgjithshëm që tani ka arritur në një nivel më të lartë pas sulmeve izraelite dhe pas kolapsit masiv të valutës, më shumë sesa kemi parë ndonjëherë më parë.

Ajo që mendoj se askush nuk e di është nëse Garda Revolucionare ka humbur po ashtu besimin te regjimi. Nëse ka ndodhur kjo, atëherë mund t’i kërkojë Khameneit dhe klerikëve të tërhiqen, ndërkohë që ata përpiqen të formojnë një Qeveri të re.

Radio Evropa e Lirë: A ju duhen protestave një udhëheqës në mënyrë të ketë një revolucion?

Jack Goldstone: Në këtë pikë, hapi i ardhshëm është që protestat të vazhdojnë të rriten dhe njerëzit të shohin nëse regjimi mund të mbledhë mjaft forca shtypëse për t’i zmbrapsur demonstratat. Askush nuk e di në këtë moment. Është shumë si në Egjipt në janar të vitit 2010, kur njerëzit u mblodhën në Sheshin Tahrir. Askush nuk e dinte me siguri nëse ushtria do të mbështeste popullin apo regjimin. Në të vërtetë, nuk e dinim deri sa gjërat veçse kishin filluar të ndodhnin.

Pra, mendoj se e njëjta gjë është e vërtetë tani [në Iran]. Ka një shpresë të madhe për ndryshim. Por, deri sa të dimë nëse Garda Revolucionare vazhdon të mbështesë regjimin me gjithë forcën e saj apo jo, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë: A të të luajnë rol politikat e SHBA-së apo ndonjë shteti tjetër në atë se çfarë ndodh në Iran?

Jack Goldstone: Nuk mendoj se mund të luajë ndonjë rol. Në këtë pikë, kjo është mes popullit të Iranit, udhëheqjes dhe ushtrisë. Amerika do të vëzhgojë, Evropa do të vëzhgojë. Ata do të thonë se mbështesin ndryshimin. Por, tani gjërat do të ndodhin gjatë 48 deri në 96 orëve të ardhshme që do të tregojnë nëse ushtria mbetet e bashkuar në mbrojtje të regjimit klerikal apo nëse ushtria fillon të ndahet në pjesë të ndryshme. Disa prej tyre do të tërhiqen, disa do të mbështesin ndryshimin. Do ta kuptojmë, mendoj, në dy ditët e ardhshme, ndoshta dy deri në tre ditë, nëse ushtria do të veprojë me të njëjtën forcë si më parë.

Në 2022 [gjatë protestave Grua, Jetë, Liri], ushtria vrau qindra njerëz, arrestoi shumë, mijëra. Ata do të duhej të bënin të njëjtën gjë tani, ndoshta edhe më shumë. Pra, do të duhet të shohim nëse janë gati për këtë gjë apo jo. Sa i përket Khameneit, ai po fajëson ndikimin e huaj. Ai po përpiqet të paraqesë protestuesit si armiqtë e kombit. Por, nuk mendoj se ka asgjë që mund të thotë ai që do të ndryshojë momentumin. Dhe, nëse nuk përballen me një reagim shumë të fortë, shtypës, mendoj se protestat do të vazhdojnë të rriten./ REL

20:13 Tabaku nga tregu i djegur i “5 Majit”/ Bizneset familjare s’mund të lihen vetëm, shteti të reagojë

By: EL
10 January 2026 at 20:13

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke lënë pa të ardhura dhjetëra familje shqiptare.

Në një deklaratë nga vendngjarja, Tabaku theksoi se dëmi ekonomik është masiv dhe se shumë biznese familjare kanë humbur mallra me vlerë nga qindra mijëra deri në 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kanë pasur ende asnjë kontakt nga institucionet shtetërore.

“Askush nuk ka ardhur t’i pyesë për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të digjet e ardhmja e tyre,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD kërkoi masa të menjëhershme nga qeveria, duke nisur nga një bilanc i plotë i dëmeve dhe i punonjësve të prekur, si dhe hartimin urgjent të një pakete mbështetëse për biznesin e vogël. Ajo theksoi se kjo paketë duhet të përfshijë heqjen e taksave dhe detyrimeve doganore për rifurnizimin e mallrave, si dhe mbështetje financiare për rimëkëmbjen.

“Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Nëse për bizneset e mëdha janë dhënë favore fiskale, sot është momenti që shteti të qëndrojë në krah të familjeve që jetojnë nga puna e tyre,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, zjarri në tregun e 5 Majit nuk është vetëm një tragjedi materiale, por një goditje e rëndë sociale për dhjetëra familje shqiptare, të cilat rrezikojnë të mbeten pa asnjë burim të ardhurash në mungesë të një reagimi të shpejtë institucional.

Tabaku theksoi se ky rast nxjerr edhe një herë në pah dështimin e sistemit për të mbrojtur shumicën dhe për t’u gjendur pranë qytetarëve në momentet më të vështira.

Fjala plote:

Akoma nuk janë shuar flakët dhe akoma ndihet era e rëndë e dëmit te bizneset e djegura të tregut pranë ish-Uzinës “Dinamo”.

Bëhet fjalë për mbi 100 biznese dhe magazina që strehonin mallrat e më shumë se 100 bizneseve të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.

Pronarët e këtyre bizneseve janë kryesisht biznese familjare, njerëz që kanë investuar në to jetën, punën, sakrificën dhe gjithçka kanë pasur. Janë familje të tëra që jetonin nga të ardhurat e këtyre bizneseve.

Edhe sot, teksa flasim, ata nuk kanë ende një bilanc të qartë të dëmit. Shumë prej tyre më tregojnë se mallrat e magazinuara kishin vlerë nga 300–400 mijë euro, ndërsa për disa biznese dëmi shkon deri në 1 milion euro.

Deri më tani, asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka shkuar për t’i pyetur për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të shkrumbohet e ardhmja e tyre.

Është e domosdoshme që të merren masa të menjëhershme për të krijuar një bilanc të qartë të të gjitha bizneseve të dëmtuara dhe të punonjësve që punonin aty.

Qeveria shqiptare duhet patjetër të paraqesë një paketë masash konkrete: duke nisur nga heqja e të gjitha taksave dhe detyrimeve doganore për bizneset që do të duhet të rifurnizohen me produkte të njëjta, por njëkohësisht edhe masa mbështetëse financiare.

Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Ashtu siç janë hequr taksa për bizneset e mëdha dhe janë dhënë favore fiskale për klientët e qeverisë, sot është radha që dora e shtetit të shtrihet për biznesin e vogël.

Shumë prej tyre sot janë në kufirin minimal të mbijetesës: dyert janë mbyllur dhe bashkë me to është mbyllur edhe e ardhmja e shumë familjeve që deri dje jetonin nga këto të ardhura./e.t

20:09 Kupa e Shqipërisë 2025-2026/ Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin

By: EL
10 January 2026 at 20:09

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale.

Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin.

Ndeshjet Tirana kundër Skënderbeut dhe Bylis kundër Laçit u vendosën vetëm pas kohës shtesë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim. Tirana shënoi golin vendimtar në shtesë dhe fitoi 2-1, duke siguruar kualifikimin. Edhe Bylisi gjeti golin e tretë në shtesë, duke fituar 3-2 dhe kaluar më tej.

Në ndeshjet e orës 16:00, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa me të njëjtin rezultat Vllaznia triumfoi kundër Pogradecit. Teuta mposhti Vorën 2-0, ndërsa sfida mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit shkoi në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Verdheblutë e Elbasanit shënuan golin vendimtar në kohën shtesë, duke fituar 2-1 dhe siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë edhe vazot për shortin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në Vazon 1 bëjnë pjesë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City. Në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.

Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të pozicionuara në Vazon 2.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë./e.t

20:06 Pas Berishës, edhe Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës

By: EL
10 January 2026 at 20:06

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Pas thirrjes së Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!

Kundër hajdutërisë;
Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;
Kundër largimit nga atdheu;

Për dorëheqjen e Edi Ramës!

Shpërndaje njoftimin!”, shkruan Adriatik Lapaj.

Ndërkohë po ditën e sotme edhe Sali Berisha vendosi të thërrasë një protestë, por me datë 24 janar./e.t

19:50 Endri Çekiçi larg Shqipërisë, ish-i i Kombëtares “harron” Tiranën dhe firmos me të kuqtë

By: EL
10 January 2026 at 19:50

Tashmë është zyrtare, Endri Çekiçi është pjesë e ekipit të Zakho SC në elitën e futbollin irakian. Më herët ishte përfolur për një transferim të mundshëm nga 29-vjeçari te Tirana, por që ka mbetur thjesht “teori”.

Nuk zbulohet paga dhe hapësira kohore e kontratës. Së fundmi, Çekiçi kishte luajtur me CR Belouizdad në Algjeri, por aventura në këtë skuadër nuk zgjati shumë.

Lojtari në fjalë ka dalë nga akademija e Pogradecit, për të vijuar te Teuta, e më pas nis kalvari i transferimeve jashtë Shqipërisë. Me Kombëtaren, pogradecari numëron 11 prezenca, e shoqëruar edhe me 1 gol.

ZYRTARE/ Endri Çekiçi larg Shqipërisë, ish-i i

19:35 “Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e fshatit Çiflik në protestë

By: EL
10 January 2026 at 19:35

Banorët në fshatin Çiflik të Dimalit, kanë dalë në protestë dhe denoncojnë bllokimin e kanaleve. Ata kanë ngritur shqetësimin se në zonë nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve, gjithashtu theksoi se u është bërë presion për të mos zhbllokuar kanalit që rrezikon mbytjen e fshatit.

Gjithashtu ata shtojnë se asnjë nga përfaqësuesit e bashkisë nuk shkon të japë zgjidhje.

“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion…Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu.

Një tjetër qytetar ka ngritur shqetësimin duke thënë që të hapet menjëherë sepse rrezikon të përmbytet i gjithë fshati.

 

“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh një qytetar.

“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë.”, është shprehur një tjetër qytetar./e.t

19:26 SHBA në panik? Kina, Rusia dhe Irani stërvitje të përbashkët detare në ujërat e Afrikës së Jugut

By: EL
10 January 2026 at 19:26

Last Updated on 10/01/2026 by EL

Kina, Rusia dhe Irani kanë nisur këtë të shtunë një stërvitje të përbashkët detare në ujërat e Afrikës së Jugut, e përshkruar nga autoritetet vendase si një operacion “BRICS Plus”, me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit dhe aktiviteteve ekonomike detare.

BRICS Plus është zgjerimi i bllokut fillestar BRICS, i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, i cili shihet nga anëtarët si një kundërpeshë ndaj dominimit ekonomik të SHBA-së dhe Perëndimit. Grupit të zgjeruar i janë bashkuar edhe Egjipti, Indonezia, Arabia Saudite, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh të shtuara mes administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe disa vendeve të BRICS Plus, përfshirë Kinën, Iranin, Afrikën e Jugut dhe Brazilin. Zyrtarë ushtarakë kinezë kanë bërë të ditur se Brazili, Egjipti dhe Etiopia marrin pjesë si vëzhgues.

Ushtria e Afrikës së Jugut njoftoi se stërvitja “Vullneti për Paqe 2026” synon operacione të përbashkëta për sigurinë detare dhe rritjen e bashkëveprimit mes flotave pjesëmarrëse. Sipas autoriteteve, të gjithë anëtarët e BRICS Plus janë ftuar të marrin pjesë.

Ndërkohë, partia pro-perëndimore Aleanca Demokratike, forca e dytë më e madhe në koalicionin qeverisës të presidentit Cyril Ramaphosa, e ka kritikuar stërvitjen, duke thënë se ajo bie ndesh me neutralitetin e Afrikës së Jugut. Kjo kritikë u hodh poshtë nga zëdhënësja e operacioneve të përbashkëta, e cila theksoi se stërvitja nuk ka karakter politik dhe se Afrika e Jugut ka zhvilluar më herët edhe stërvitje me Marinën e SHBA-së./et

19:07 Reshjet e dëborës/ Qindra mjete të bllokuara brenda tunelit të Murrizit

By: EL
10 January 2026 at 19:07

Një situatë problematike është konstatuar pasditen e sotme tek tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të borës dhe breshërit që përfshiu vendin tonë pasditen e sotme.

Në Rrugën e Arbrit vargu i makinave të bllokuara arrin në 10 km. Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e tunelit të Murrizit, prej 3.8 km ka makina të bllokuara të cilat nuk mund të lëvizin.

Situata paraqitet problematike veçanërisht në segmentin nga dalja e tunelit deri te Ura e Vashës, në Njësinë Administrative Xibër, ku rruga është mbuluar nga bora. Trafiku vazhdon në të gjithë gjatësinë prej 3.8 kilometrash të Tunelit.

Sipas informacioneve nga terreni, mjetet borëpastruese po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të pranisë së automjeteve të bllokuara në rrugë.
Një ndër shkaqet kryesore të situatës janë automjetet e pajisura me goma verore, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë kushtet e vështira atmosferike, duke sjellë bllokimin e qarkullimit./e.t

18:55 Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë. Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.” Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta. 20 deri në 30 fshatarë, të cilët fatkeqësisht binin në sy për mjerimin në të cilin jetonin, po festonin fitoren e së djathtës bullgare në oborrin e partisë. LEXO EDHE: SHËNIM/ Nga mënyra se si Berisha dhe Rama polemizojnë me gazetarët, kuptohet niveli i ndryshëm i demokracisë dhe i qytetërimit që secili përfaqëson U shtanga dhe po mendoja: si ka mundësi që njerëz kaq të varfër të lumturohen me lugë bosh? M’u kujtua ky fragment kur dëgjova deklaratën e Berishës se protestat në Iran janë një shpresë për forcat opozitare në Shqipëri. Pasi u lodh për një javë duke thënë se forcat “Delta” do ta arrestonin Ramën, njësoj si Maduro në Venezuelë, sot kaloi në Teheran. Si në Makondon e Márquez-it, edhe ne si popull presim shpëtimin nga lajme që vijnë nga kontinente të tjera. Që Berisha është një mashtrues i lindur në politikë, i veshur me kostume dhe kollare të shtrenjta apo me maska konservatore, kjo nuk është gjë e re. Ajo që ia vlen të analizojmë është: si ka mundësi që ky popull të mashtrohet për dekada? Këtë e kanë bërë me shekuj. Dikur prisnin për 500 vjet ndryshimet nga Perandoria Osmane dhe haberet nga Stambolli. Më pas i kishin sytë nga Austria apo Italia. Më vonë shpresonin se mund të triumfonte socializmi mbi imperializmin. Për katër dekada shpresuan te revolucioni proletar në Kubë, Amerikën Latine, Vietnam dhe Kinë. Të gjitha këto mund t’i mirëkuptojmë në një Shqipëri të izoluar, por të mashtrohesh në një botë digjitale dhe globale tregon prapambetjen tonë si komb. Në botë ka miliarda njerëz të paditur, të pashkolluar, të painformuar apo të izoluar, por njerëz më injorantë dhe naivë, që të shpresojnë se jeta e tyre do të ndryshojë sepse shpërtheu lufta në Venezuelë, revolucioni në Nepal apo protestat në Bangladesh dhe Iran, i gjen vetëm në Shqipëri. Turma që manipulohen kaq lehtë nga media dhe politika i gjen vetëm në këto 28.000 km². Tmerr i madh. Realisht, është një keqardhje e madhe për nivelin provincial që ka një pakicë njerëzish në Shqipëri. Ushqehen me lugë partie dhe me lajme politike. Qeveritë shqiptare në dekada duhet të ishin rrëzuar më shpejt nga vetë shqiptarët por jo duke parë me sy nga qielli duke ëndërruar helikopterë apo me vesh nga zhurma e prorestave në Nepal ku 90% e popullit nuk e di as në hartë ku ndodhet gjeografikisht. George Orwell e kishte parashikuar dikur këtë psikozë kolektive: popuj që emocionohen nga luftëra të largëta, ndërsa jetën e tyre e sundon një realitet tjetër.

By: EL
10 January 2026 at 18:55

Kjo situatë shoqëron prej katër ditësh banorët në fushën e Tërbufit. Një prej banorëve zhytet në ujë për të shpëtuar dhe kontrolluar bagëtitë.

Prej katër ditësh, ai është i bllokuar së bashku tufën e të imtave, ndërsa thotë se disa krerë tashmë kanë ngordhur nga i ftohti dhe mungesa e ushqimit.

Në territorin e Bashkisë Divjakë janë përmbytur 700 hektarë, ndërsa në Lushnje 500 të tjerë. Në shumë pika, niveli i ujit arrin deri në një metër thellësi.

Edhe pse këtë të shtunë reshjet kanë pushuar, situata mbetet e rënduar. Kanali kullues i Tërbufit është i bllokuar dhe uji nuk qarkullon, duke u derdhur masivisht nëpër fusha.

Specialistët e Bordit të Kullimit shprehen se hidrovorët po punojnë pandërprerë, por sasia e ujit është aq e madhe sa do të duhen të paktën 96 orë që tokat të çlirohen plotësisht duke lënë fermerët në betëjë më ujin që i ka përmbytur./e.t

❌
❌