Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 January 2026Gazeta Fjala

22:56 Nga Trump dhe Elon Musk, te Clinton, Bill Gates dhe vajzat ruse, ja çfarë zbuloi dita e parë e shfletimeve të miliona dokumenteve nga famëkeqja “Dosja Epstein”

By: EL
31 January 2026 at 22:56

Do duhen ditë të tëra për të shqyrtuar miliona dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë dhe për të kuptuar se sa informacion të ri zbulojnë ato rreth marrëdhënieve të Epstein me morinë e biznesmenëve, politikanëve dhe personazheve të famshëm me të cilët ai është lidhur për vite me radhë, nga presidentët aktualë dhe të ardhshëm të SHBA-së e tutje.

Por tashmë, vetëm disa orë pas publikimit të tyre, dokumentet e pabotuara i shtojnë pjesë të reja historisë personale të financierit, i cili kreu vetëvrasje në një burg të Nju Jorkut në gusht 2019.

Dokumentet

Në seksionin “Biblioteka Epstein” në faqen e Departamentit të Drejtësisë, mund të kërkoni fjalë individuale midis miliona faqeve të publikuara. Dhe dje, fjala e parë që shumë njerëz shkruan ishte “Trump”. Dhe emri i presidentit, një mik i hershëm i financierit, shfaqet afërsisht 3,200 herë. Në shumë raste, këto janë artikuj rreth presidentit aktual, të dërguar ose të marrë me e-mail nga Epstein, në raste të tjera, financieri e përmend atë në mesazhet e shkëmbyera me përdorues të tjerë. Megjithatë, ekziston edhe një dokument që u botua fillimisht, pastaj u redaktua nga Departamenti i Drejtësisë dhe më pas u bë përsëri i lexueshëm për publikun. Ajo është një listë raportesh të marra nga FBI-ja me akuza kundër Trump dhe Epstein, disa madje që datojnë rreth 35 vite më parë, shumë prej të cilave lidhen me ngacmim dhe abuzim seksual. Por dokumenti nuk specifikon nëse “këshillat” janë verifikuar ndonjëherë.

Clinton

Midis faqeve është edhe rrëfimi i një marrjeje në pyetje të Epstein në shtator 2016. Pyetjet kishin të bënin me historinë e tij me ish-Presidentin Bill Clinton. Epstein në këtë rast vendosi të ushtronte të drejtën e tij për të heshtur në secilën pyetje.

Elon Musk: “Kur do të jetë festa më e çmendur?”

“Është koha për të hedhur bombën: Trump është në Dosjet Epstein. Kjo është arsyeja pse ato nuk janë publikuar”, këto ishin fjalët e Elon Musk më 6 qershor të vitit të kaluar, në kulmin e tensionit me presidentin amerikan. Nga dokumentet e publikuara dje, megjithatë, del se Musk frekuentonte edhe financierin pedofil. Kjo është e kundërta e asaj që tha shefi i Teslës, domethënë se Epstein u përpoq t’i afrohej, por ai refuzoi çdo kontakt.

Në një email nga nëntori i 2012-ës, Musk e informon Epstein se së shpejti do të jetë në Karaibe dhe pyet: “Cila ditë është festa më e çmendur në ishullin tuaj?” Në dhjetor 2013, në një mesazh të ngjashëm Musk shkruan: “Do të jem në këtë zonë në ditët e ardhshme, cila do të ishte një kohë e mirë për t’ju vizituar?” Shkëmbime të tjera emailesh nga ajo kohë midis asistentëve të tyre zbulojnë gjithashtu një përpjekje për të organizuar një takim në selinë e SpaceX në Kaliforni.

Bill Gates dhe vajzat ruse

Një email nga Epstein drejtuar vetes. Një lloj memoje, ose ndoshta një draft i përafërt i një mesazhi për t’u rilexuar me kujdes, i dërguar në korrik 2013. Një padi e gjatë ndaj Bill Gates, fajtor për tradhti të miqësisë së Epstein. Dy shkrime në veçanti e turpërojnë themeluesin e Microsoft. Epstein tregon se Gates iu lut “me lot në sy” të fshinte disa email-e në lidhje me “sëmundjet e tij sektsualisht të transmetueshme” dhe i kërkoi të siguronte “antibiotikë për t’ia dhënë fshehurazi Melindës”, ish-gruas së tij. Pastaj ai shton detaje, duke thënë se ai “e ndihmoi Billin të merrte ilaçe për t’u përballur me pasojat e seksit me vajzat ruse” dhe se ai “mundësoi takimet e tij të paligjshme me gra të martuara”.

Sekretari i Tregtisë së Trump

Detaje të reja po dalin gjithashtu në lidhje me marrëdhënien e Epstein me Howard Lutnick, Sekretarin e Tregtisë së Trump. Lutnick, i cili ishte fqinj i hershëm i Epstein, tha se u nda nga financuesi pedofil në vitin 2005 sepse i dukej “i neveritshëm”. Tani është zbuluar se në dhjetor 2012, ai kontaktoi Epstein për të vizituar ishullin e tij. Disa ditë më vonë, Epstein i dërgoi një email: “Ishte kënaqësi që të pashë”. Dhe përsëri, në nëntor 2015, Lutnick i shkroi Epstein për ta ftuar në një mbledhje fondesh në mbështetje të kandidaturës presidenciale të Hillary Clinton. Nuk është e qartë nëse financuesi pranoi apo jo.

Ambasadori Mandelson

Një dokument tjetër zbulon se në vitin 2009, Epstein i dërgoi 10,000 dollarë partnerit të Lord Peter Mandelson, atëherë Sekretarit Britanik të Tregtisë. Mandelson u emërua ambasador në SHBA në vitin 2024, por u shkarkua shtatorin e kaluar kur doli se ai i kishte dërguar mesazhe mbështetjeje Epstein pas dënimit të tij./et

22:43 Java e barazimeve, si ndryshon tabela pas 3 dueleve të sotme

By: EL
31 January 2026 at 22:43

Java e 22-të e Superiores, regjistroi ditën e sotme plot 3 barazime. Siparin e ngriti dueli mes Vorës dhe Flamurtarit që u mbyll me shifrat 0 me 0. Për të vijuar me supersfidën Partizani-Elbasani që prodhoi plot 4 gola, duke u gozhduar me rezultatin 2 me 2, ndërkohë që sfida e mbrëmjes mes Dinamos dhe Bylisit nuk prodhoi gola.

Kjo javë mbyllet ditën e diel, me dy përballjet Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Tirana. Për sa i përket renditjes provizore pas 3 dueleve të luajtura, Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia, ndajnë kreun me pikë të barabarta, 39 secila, ndërkohë që në kuotë të barabarta pikësh ndodhen edhe Partizani dhe Teuta, respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë me 27 secila. Rivalitet i ashpër edhe për sa i përket zonës së ftohtë.

Renditja
/et

22:31 Çfarë tregon moti juaj i preferuar për ju: Nëse doni shiun, breshrin apo acarin, jeni një tip i veçantë

By: EL
31 January 2026 at 22:31

Moti i preferuar zbulon mënyrën si ecni në jetënëse kërkoni qartësi, siguri, forcë apo ngrohtësi

A ju qetëson shiu? Apo mezi prisni ditët me diell dhe erën e pranverës? Që nga kohët më të hershme, njerëzit kanë lexuar motin si një gjuhë të natyrës. Dielli, shiu, mjegulla apo bora nuk ishin thjesht dukuri atmosferike, por simbole të forcës, ripërtëritjes, heshtjes apo ndryshimit.

Edhe sot, megjithëse jetojmë në një botë të përshpejtuar, raporti ynë me motin mbetet thellësisht personal. Moti i preferuar nuk na përcakton plotësisht, por zbulon mënyrën se si lëvizim nëpër jetë: a kërkojmë qartësi apo mister, stabilitet apo sfidë, ngrohtësi apo vetmi krijuese.

Moti nuk është vetëm sfondi i ditëve tona. Ai ndikon në humorin, ritmin e mendimeve dhe në mënyrën si e përjetojmë botën përreth. Disa njerëz zgjojnë energjinë bashkë me rrezet e para të diellit, ndërsa të tjerë ndihen më gjallë kur bie shi ose kur qyteti hesht nën borë.

Prirja jonë ndaj kushteve të caktuara atmosferike shpesh pasqyron peizazhin tonë të brendshëm, mënyrën si mendojmë, si ndiejmë dhe si lidhemi me veten dhe me të tjerët. Ky nuk është një test klasik personaliteti, por një lexim simbolik i karakterit, i frymëzuar nga vëzhgime të lashta sllave mbi natyrën dhe njeriun, transmeton Telegrafi.

Nëse ju pëlqen mjegulla

Mjegulla zbeh kufijtë dhe krijon hapësirë për reflektim. Ata që e duan vlerësojnë paqartësinë dhe thellësinë, nuk nxitojnë në përfundime dhe ndihen rehat në zona gri. Janë vëzhgues të heshtur, që lexojnë nënkuptime, shenja të vogla dhe atë që nuk thuhet.

Nëse ju pëlqejnë retë

Qielli me re u pëlqen njerëzve që kërkojnë qetësi dhe harmoni të brendshme. Ata dinë të ruajnë ekuilibrin mes veprimit dhe pushimit, të ndalen në kohë dhe të shijojnë momentin. Stabiliteti emocional dhe maturia janë forcat e tyre kryesore.

Nëse ju pëlqen shiu

Dashuria për shiun tregon aftësinë për të përballuar sfidat dhe për të gjetur frymëzim në vetmi. Shiu i imët tërheq natyra të buta dhe të ndjeshme, ndërsa stuhitë dhe shtrëngatat i magjepsin ata emocionalë, energjikë dhe të guximshëm. Ata që pëlqejnë dukuri të rralla si breshri nuk i frikësohen ndryshimeve, përkundrazi, i përqafojnë ato me kureshtje dhe spontanitet.

Nëse ju pëlqen bora

Bora sjell ndjesinë e magjisë, nostalgjisë dhe qetësisë. Njerëzit që e duan janë shpesh romantikë, sentimentalë dhe të lidhur me kujtimet, traditat dhe ngrohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. Stuhitë e borës, nga ana tjetër, simbolizojnë forcë dhe vetë-mjaftueshmëri, një prirje drejt reflektimit të thellë dhe pavarësisë.

Nëse ju pëlqen acari

Acari, ngricat në xhama dhe ajri i ftohtë e i kthjellët i tërheqin ata që kërkojnë qartësi dhe rend. Këta njerëz janë të disiplinuar, të fokusuar dhe praktikë. Forca e tyre qëndron në vetëkontroll dhe në aftësinë për të ruajtur qetësinë edhe në kushte të vështira.

Nëse ju pëlqejnë ditët me diell

Dielli tërheq njerëz optimistë, të hapur dhe vetëbesues. Ata janë komunikues, aktivë dhe energjinë e drejtojnë nga jashtë, drejt njerëzve, ngjarjeve dhe lëvizjes. Drita për ta është simbol i jetës, shpresës dhe rilindjes së vazhdueshme.

Nëse ju pëlqen vapa

Ata që e duan vapën jetojnë intensivisht dhe pa hezitim. Janë spontanë, emocionalisht bujarë dhe të prirur ndaj pasionit. Kërkojnë aventura, përvoja të reja dhe shijojnë jetën në ritëm të lirë, me ide të shpejta dhe energji të hapur. /et

22:20 Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, i biri Redon Makashi prek me fjalët: Me dhimbje të thellë…

By: EL
31 January 2026 at 22:20

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fitim Makashi, ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. I prekur nga një sëmundje e rëndë, ai ndërroi jetë në shtëpi pranë familjes e cila u kujdes për të deri në momentin e fundit.

I biri, Redon Makashi ka ndarë një mesazh prekës, ndërsa njofton dhe detajet për ceremoninë mortore.

“Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi. Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00-13:00, pranë Art Turbina.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës në Tiranë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet. U prehtë në paqe!”, thotë ai.

 

 

Redon Makashi

/et

22:16 Kthyen parkingun në “dyqan” kokaine, arrestohen dy shqiptarë në Itali. Sekuestrohet drogë dhe 1 450 euro

By: EL
31 January 2026 at 22:16

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në pikë shitjeje të kokaine.

Arrestimet u kryen pasditen e djeshme nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos, në kuadër të një operacioni të nisur pas disa raportimeve anonime për aktivitet të dyshimtë në këtë zonë.

Sipas autoriteteve italiane, dy shqiptarët, të moshës 23 dhe 34 vjeç, u kapën në flagrancë, teksa po kryenin një pazar droge. Ata u ndaluan në momentin e shkëmbimit të pesë dozave kokaine me një person të dyshuar, kundrejt shumave të parave.

Sjellja e kujdesshme dhe izolimi i tyre në parking ngjalli dyshimet e policisë, e cila ndërhyri pikërisht në çastin e transaksionit, që më pas u konfirmua si shitje droge.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pesë doza të tjera kokaine, ndërsa në banesën e tyre u sekuestruan materiale për paketimin e lëndëve narkotike.

Po ashtu, policia sekuestroi edhe 1 450 euro, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.

Dy shqiptarët u vendosën në arrest shtëpiak, në pritje të seancës për vlefshmërinë e masës së sigurisë dhe procedurave të mëtejshme gjyqësore, përfshirë edhe mundësinë e pranimit të fajit që çon në përfundim të përshpejtuar të procesit./et

22:10 Befason mediumi i famshëm “GOAL”: Lionel Messi ndër favoritët për Topin e Artë 2026

By: EL
31 January 2026 at 22:10

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ylli i Inter Miamit Lionel Messi është ndër kandidatët për ta fituar çmimin më prestigjioz individual Topi i Artë, për vitin 2026.

Argjentinasi i cili është futbollisti me më së shumti Topa të Artë në histori, plot tetë, shihet si një ndër fituesit potencial edhe për këtë vit.

Sipas renditjes së GOAL, Messi zë pozitën e 10-të në listë, ndërsa Harry Kane i Bayern Munichut është kandidati kryesor, ndjekur nga Kylian Mbappe i Real Madridit.

Kjo listë padyshim është befasi për të gjithë sidomos duke mos harruar faktin se Messi po luan në Amerikë, pra në një kampionat ku nuk vlerësohet si një ndër më të fortit në botë.

Top 10 sipas GOAL:

1. Harry Kane

2. Kylian Mbappe

3. Erling Haaland

4. Lamine Yamal

5. Michael Olise

6. Vitinha

7. Declan Rice

8. Luis Diaz

9. Raphinha

10. Lionel Messi.

/et

22:02 “Lapaj nuk na vendos dot kushte”, Kopliku: Nuk i imponohet dot PD-së

By: EL
31 January 2026 at 22:02

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ted Kopliku, drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Terminal”, deklaroi se Adriatik Lapaj nuk mund t’i vendosë kushte PD-së.

“Nëse zoti Lapaj merret me politikë, duhet të pranojë një raport forcash mes partive në Shqipëri. Kushtet që vendos Lapaj, duken sikur është ai drejtuesi i gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka logjikë. “Shqipëria Bëhet” dhe partitë e tjera si ajo ekzistojnë vetëm duke kundërshtuar Partinë Demokratike. Këto ekzistojnë duke thënë “nuk jemi si ata”. Kanë rënë në kurthin e vet. Ata kërkojnë të njëjtat gjëra që kërkon edhe PD-ja. Por, nuk shoh zgjatje dore ndaj PD-së”, tha Kopliku.

“Zoti Lapaj foli se si është normalizuar e keqja në vend. Pjesë e këtij normalizimi ka qenë edhe vetë Lapaj. Lapaj normalizonte kur zoti Berisha arrestohej, kur Partisë Demokratike i merrej vula, i merrej e drejta për me kandidu si një parti politike apo protestave përballë Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo e bën këtë dyshim në qëllimin e zotit Lapaj. Jam dakord me atë që thotë zoti Lapaj, pra që duhet bashkim i të gjitha partive politike, por duke marrë në konsideratë peshën specifike që secila ka. Nuk mund të vijë një parti e cila ka në koalicion diku tek 60 000 vota, t’i përcaktojë kushtet për me heq flamujt një partie politike e cila zgjedhjet e fundit mori 530 mijë vota përtej vjedhjeve, përtej manipulimit”, shtoi Kopliku./et

21:59 Skandali seksual i viteve 1970 që çoi në një gjyq dramatik

By: EL
31 January 2026 at 21:59

Nga: Greg McKevitt / BBC

Një marrëdhënie e paligjshme homoseksuale, një komplot i dështuar dhe një qen i vrarë ishin në zemër të asaj që shtypi britanik e quajti “gjyqi i shekullit”. Në qendër ishte Jeremy Thorpe: udhëheqës i Partisë Liberale, një shtyllë e shtetit dhe politikani i parë britanik që u gjykua për komplot dhe nxitje për vrasje. Historia doli në dritë më 29 janar 1976, kur gjatë një seance gjyqësore, ish-i dashuri i tij Norman Scott bërtiti: “Po ndiqem gjithë kohës prej njerëzve për shkak të marrëdhënies sime seksuale me Jeremy Thorpein”. Dyshja u portretizua në dramën e BBC-së të vitit 2018, Një skandal shumë anglez [A Very English Scandal] nga Hugh Grant (në rolin e Thorpeit) dhe Ben Whishaw (në rolin e Scottit). Zbulimi bombastik i Scotti ishte akti i parë i një drame ligjore, më të çuditshme sesa trillimi, detajet e së cilës do të bëheshin gjithnjë e më të habitshme.

Thorpe ishte shkolluar në Kolegjin elitist Eton, ku u kishte thënë miqve se dy ëndrrat e tij më të mëdha në jetë ishin të bëhej kryeministër dhe të martohej me princeshën Margaret. Për një adoleshent të privilegjuar dhe me lidhje të fuqishme, asnjëra nga këto fantazi nuk dukej shumë e paarritshme. Më vonë, si student juridiku në Universitetin e Oksfordit, ai la përshtypje si për veshjet ekstravagante në stilin e Epokës Eduardiane, ashtu edhe për talentin si debatues karizmatik. Pas diplomimit, u bë avokat dhe prezantues televiziv, por ambicia e tij politike vazhdoi të ziente. Si imitues i lindur dhe njeri me prirje skenike, në vitin 1959 u zgjodh deputet liberal në moshën 30-vjeçare.

 

Me këtë pedigre, ai dukej i destinuar për majat e politikës, por pas fasadës publike ishte fshehtas homoseksual, në një kohë kur homoseksualiteti mashkullor ishte i paligjshëm. Përveç dënimeve të rënda ligjore para se ligji të ndryshonte në vitin 1967, dëshpërimi moral i shoqërisë i linte ata, që bënin jetë të fshehtë, të cenueshëm ndaj shantazhit. Për një aspirant për kryeministër, pasojat e një ekspozimi do të ishin shkatërrimtare. Por, Thorpe e donte rrezikun dhe kishte një sërë marrëdhëniesh të shkurtra dhe të rastësishme. Në verën e vitit 1961, ai u njoh me një model të ri me origjinë të thjeshtë, të cilin nuk do të mund ta linte mënjanë.

Duke u kthyer pas në vitin 1977, Norman Scott i tregoi BBC‑së se si u takuan për herë të parë, “fjalë për fjalë mbi një derë stalle”. Në atë kohë, Scotti përdorte emrin Norman Josiffe dhe ishte i punësuar për t’u kujdesur për kuajt e një kalorësi profesionist. Ai tha se Thorpe “dukej si një njeri i ngrohtë” dhe ata filluan të takoheshin rregullisht. Me Scottin gjithmonë pa para dhe që luftonte me probleme të shëndetit mendor, ata formonin një çift të çuditshëm. Kur Scotti u arrestua për dyshime për vjedhje në dyqan, Thorpe foli në mbrojtje të tij para detektivëve. Ai i dha Scottit qasje në llogaritë në dyqanet luksoze të rrobave në Londër dhe e prezantoi me miqtë e tij të pasur. Ndërsa Thorpe e kishte hedhur poshtë çdo korrespondencë mes tyre, letrat e tij të përzemërta, por komprometuese, u ruajtën me kujdes dhe u mbajtën si prova nga Scotti.

Për ironi, Scotti gjithnjë e më i paqëndrueshëm ishte ai që i dha fund marrëdhënies. Ai tha: “I thashë këtij miku tonë të përbashkët se do ta ndaloja gjithë këtë punë. Nuk e dija si, por ishte tepër për mua. Nuk mund ta përballoja. Do ta shkatërroja atë dhe veten time”. I vetëm dhe pranë dëshpërimit, ai filloi të fliste hapur për vrasjen e Thorpeit dhe më pas për vetëvrasjen e tij. Një mik i shqetësuar kontaktoi policinë. Në intervistat me policët, Scotti e inkriminoi veten duke pranuar se kishte qenë në një marrëdhënie me Thorpein. Jo vetëm kaq, por ai kishte edhe gjurmë të shkruara për ta vërtetuar. Por, kush do ta besonte këtë njeri në dukje të paqëndrueshëm që bënte këto pretendime të çuditshme për një figurë kaq të shquar?

Skandale seksi dhe spiunazhi

Doli se shërbimet e sigurisë tashmë kishin dosje konfidenciale që përshkruanin jetën private të komprometuar të Thorpeit, por asnjë nga akuzat nuk u hetua zyrtarisht. Në një dokumentar radiofonik të vitit 2014, reporteri i çështjeve aktuale të BBC‑së, Tom Mangold, vuri në dukje se, më shumë se një mbulesë, gjithë mosveprimi ishte “i bazuar në mirëkuptime të heshtura dhe supozime të nënkuptuara të qenësishme në shoqërinë britanike” të asaj kohe. Në fillim të viteve ’60 të shekullit XX, Britania po tronditej nga një seri skandalesh seksi dhe spiunazhi. Kishte tashmë rastin e John Vassallit, një nëpunës civil homoseksual që kishte nxjerrë sekrete shtetërore britanike te sovjetikët nën kërcënimin e shantazhit. Menjëherë pas kësaj erdhi afera e ministrit të Luftës, John Profumo – me Christine Keelerin, një modele e re që kishte njëkohësisht lidhje me një spiun rus. Gjëja e fundit që establishmenti britanik dëshironte ishte një tjetër skandal, këtë herë që përfshinte një yll parlamentar në ngritje.

Scotti nuk u dekurajua nga ky bllokim institucional dhe i shkroi nënës së Thorpeit. “Mendova se ajo dinte për marrëdhënien tonë”, këmbënguli më vonë Scotti për BBC‑në. Edhe pse nuk ishte një letër shantazhi, ajo përmbante nënkuptime që e tmerruan Thorpein kur ai e mori letrën pa u dorëzuar. Letra ishte provë se Scotti po kalonte nga një bezdisje në një kërcënim. Thorpe u rrëfye te miku dhe kolegu i tij deputet liberal, Peter Bessell, i cili pranoi të takonte Scottin dhe “të përpiqej t’i zgjidhte vështirësitë e tij”. Në vitin 1967, pas vetëm tetë vjetësh në Parlament, Thorpe u bë udhëheqës i partisë, duke premtuar ta kthente Partinë Liberale në një forcë radikale dhe novatore. U bë më e rëndësishme se kurrë të sigurohej që Scotti të heshtte. Besselli organizoi t’i paguhej një pagesë e vogël javore dhe u përpoq t’i gjente një punë. Por, Scotti nuk u kënaq.

Të dy burrat kishin jetë të ndërlikuara personale. Thorpe u martua me Caroline Allpassin në vitin 1968 dhe patën një djalë. Ajo u vra në një aksident automobilistik pak pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 1970. Në vitin 1973, ai u martua me Marion Steinin, e njohur edhe si Kontesha e Hervudit, një pianiste koncertesh, me origjinë austriake, e cila do t’i qëndronte besnike deri në fund. Scotti u martua me Sue Myersin në vitin 1969; ata patën një djalë, por u ndanë shpejt më pas.

Teksa Thorpe vazhdonte të lulëzonte në karrierën e tij publike, më shumë se 10 vjet pas lidhjes së tyre Scotti vazhdonte të bluante mendime dhe të shqetësonte këdo që ishte gati të dëgjonte historinë e tij. Akuzat përfundimisht arritën në zyrën e deputetit liberal, Emlyn Hooson, i cili, ndryshe nga Besselli, u shqetësua sa për të informuar kolegët e lartë. Një hetim i brendshëm partiak përfundoi se çështja kundër Thorpeit nuk ishte e dëshmuar. Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit 1974, një bashkëpunëtor i Thorpeit i pagoi Scottit 2 500 paundë për t’i dorëzuar ato letra bezdisëse që përmbanin kaq shumë prova fajësuese. Ato zgjedhje do të ishin kulmi i karrierës politike të Thorpeit. Partia e tij fitoi mjaft vende sa për një moment dukej se ai mund të bëhej ministër në një qeveri koalicioni – por, marrëveshja nuk u arrit.

Një komplot i kurdisur

Ato pëshpëritje për Thorpein nuk u zhdukën. Nëse ideja lindi nga bisedat e kota mes Thorpeit dhe miqve të tij apo nga një diskutim më ogurzi, u përgatit një komplot, të paktën për ta frikësuar Scottin. Bashkëpunëtorët e Thorpeit kontaktuan Andrew Newtonin, një pilot aeroplani me sjellje të dyshimta dhe një vrasës joprofesional me pagesë. Newtoni u miqësua me Scottin në tetor 1975 duke pretenduar se ishte detektiv privat i punësuar për ta mbrojtur nga dikush që planifikonte ta vriste. Ai e bindi Scottin që besonte të bënte një udhëtim natën për në fshat. Newtoni mori me vete një armë, ndërsa Scotti qenushen e tij të quajtur Rinka.

Kur ndaluan në një pjesë të izoluar rruge, qeni u hodh jashtë makinës. Scotti tha në vitin 1977: “Ajo po lehte dhe kërcente. Dhe, pastaj ai thjesht e qëlloi. Dhe, unë, pastaj … u përpoqa ta sillja sërish në jetë. U përkula dhe ai tha: ‘Tani është radha jote’”. Scotti e shikoi me mosbesim teksa Newtoni qëndronte duke u dridhur para dritave të makinës me armën në duar. “E drejtoi kah unë … dhe papritmas kuptova se do të më qëllonte edhe mua”, tha Scotti. Por, arma u bllokua dhe Scotti mbijetoi për ta treguar historinë. Newtoni përfundoi duke u dënuar me dy vjet burg. Në gjyqin e tij, ai pretendoi se Scotti e kishte shantazhuar me një fotografi nudo.

Tre muaj pas kësaj përvoje tmerruese, Scotti u paraqit në gjykatë për një akuzë të vogël mashtrimi me ndihmat sociale. Aty, më 29 janar 1976, ai bërtiti për “marrëdhënien time seksuale me Jeremy Thorpein”. Për shkak se Scotti e bëri pretendimin e tij në një seancë të hapur gjyqësore, gazetarët ishin të mbrojtur nga ligjet për shpifje dhe ishin të lirë të raportonin akuzën e tij. Afera Thorpe më në fund hyri në domenin publik.


Thorpe bëri një mohim të menjëhershëm, por në maj gjërat u përkeqësuan kur Peter Bessell, miku i tij dikur besnik në Partinë Liberale, vendosi të tregonte gjithçka. “U zhvendosëm nga një zonë e mbulimit të jetës private të dikujt, në një zonë ku tani po mbulohej një tentativë vrasjeje”, i tha më vonë Besselli emisionit Panorama të BBC‑së. Ndërsa historia doli jashtë kontrollit të tij, Thorpe pranoi t’i lejonte Sunday Times-it të botonte një letër të përzemërt që ai i kishte shkruar Scottit në vitin 1962. Edhe pse qëndrimet më liberale shoqërore të një dekade tjetër mund t’i kishin lejuar Thorpeit të vazhdonte luftën, ai vendosi të jepte dorëheqjen si udhëheqës partie.

Historia mori një kthesë tjetër në tetor 1977, kur London Evening News publikoi titullin sensacional: “U punësova për të vrarë Scottin”. Sapo kishte dalë nga burgu, Newtoni hoqi dorë nga mbrojtja e tij për shantazh dhe tani pretendonte se ishte paguar me 5 000 paundë si pjesë e asaj që gazeta e përshkroi si një “komplot ogurzi që përfshinte një mbështetës të shquar liberal”. Nëntë muaj të tjerë hetimesh policore çuan në akuzimin e Thorpeit dhe tre bashkëpunëtorëve për komplot për të vrarë Scottin. Shtypi e quajti “gjyqi i shekullit”. Me kërkesë të Thorpeit, ai u shty për tetë ditë që ai të mund të luftonte për vendin e tij parlamentar në zgjedhjet e përgjithshme të majit 1979. Ai huqi keq.

Në fund të gjyqit, gjyqtari mbajti atë që Tom Mangold i Panorama‑s së BBC‑së e përshkroi si “një nga fjalimet më tronditëse dhe të njëanshme përmbledhëse drejtuar një jurie”. Gjykatësi Cantley tha se, për shkak se tre dëshmitarët kryesorë të akuzës kishin arritur marrëveshje fitimprurëse për të shitur historitë e tyre në shtyp pas dënimit, dëshmitë e tyre ishin komprometuar. Besselli, tha gjyqtari, ishte “një hipokrit”, ndërsa Newtoni ishte “një kloun, dëshmitar i rremë dhe pothuajse me siguri një mashtrues”. Sa për Scottin, ai u përshkrua si “kriminel, mashtrues, shpërdorues, ankues dhe parazit”.

 Norman Scott në maj 1979(Getty Images)

Në anën tjetër, Thorpe u përshkrua si “një figurë kombëtare me një dosje shumë të shquar publike”. Në përmbledhjen e tij, e përqeshur në mënyrë të paharrueshme nga komediani Peter Cook, gjyqtari i udhëzoi anëtarët e jurisë se, nëse ka ndonjë dyshim të arsyeshëm që Thorpe kishte planifikuar të vriste Scottin, ata duhej ta shpallnin të pafajshëm. Vendimi ishte: i pafajshëm. Duke folur më vonë, me bashkëshorten e tij të patundur Marion që i rrinte pranë, Thorpe tha: “Gjithmonë kam këmbëngulur se isha i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj meje, dhe verdiktin e jurisë, pas një hetimi të gjatë dhe të kujdesshëm prej tyre, e konsideroj plotësisht të drejtë dhe një shfajësim të plotë”.

Pas gjyqit, Scotti u tërhoq nga vëmendja publike. Në vitin 2022, në moshën 82‑vjeçare, ai botoi autobiografinë e tij të titulluar Një ikonë aksidentale [An Accidental Icon]. Sa për Thorpein, ai u tërhoq nga jeta publike duke ruajtur pafajësinë e tij deri në fund. Ai vdiq në vitin 2014. Në një intervistë për Guardian-in në vitin 2008, Thorpe reflektoi mbi aferën: “Nëse do të ndodhte tani, mendoj se … publiku do të ishte më i mirëkuptueshëm. Atëherë ata ishin shumë të shqetësuar nga kjo. Ajo cenonte sistemin e tyre të vlerave”. /et

21:50 Mori pjesë në protestën e Lapajt, deputeti Besart Xhaferri: Ju shkova se na kanë ardhur

By: EL
31 January 2026 at 21:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, mori pjesë në protestën kombëtare që Adriatik Lapaj mbajti mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në Tiranë.

Përmes rrjeteve rrjeteve sociale, Xhafferi thotë se “unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni”.

Reagimi i plotë i deputetit Besart Xhaferri: 

Sot, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, iu bashkova protestës së partisë “Shqipëria Bëhet”, për shkak se është një protestë që bëhet kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në një narkoshtet, ku vidhet vota, lulëzojnë kartelet e drogës dhe ku rinia ikën nga sytë këmbët për të mos u kthyer më kurrë.

Ashtu si aktivistë të kësaj force politike janë bërë pjesë e protestave tona, ashtu edhe unë sot zgjodha të jem në shesh për të treguar se Partia Demokratike është e hapur për forcat e reja që kanë vendosur të mos i bëjnë opozitës opozitë, por t’i bëjnë opozitë një regjimi që mbahet në këmbë nga kartelet e drogës, të cilat investojnë që në këtë vend të mos ndodhë rrotacioni.

Nuk e ka luksin opozita shqiptare të luftojë e përçarë përballë një regjimi, largimi i të cilit është emergjencë kombëtare.

Nga kjo protestë e sotme u bëj thirrje shqiptarëve që më 10 shkurt të dalin masivisht në protestën kombëtare, e cila do të shënojë fillimin e fundit të narkoregjimit!/et

21:38 Ish-princit i dolën fotot shtrirë mbi një femër/ Starmer: Duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan për dosjen Epstein!

By: EL
31 January 2026 at 21:38

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

Kjo deklaratë e tij, vjen pas një seri dokumentesh të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, kryeministri britanik tha: “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet. Nuk mund të jesh i përqendruar te viktima nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë. Sa i përket nëse duhet të ketë një kërkim falje, kjo është një çështje që i takon Andreë-t”, tha ai.

Kur u pyet në lidhje me zbulimet rreth bashkëshortit të ish-ambasadorit amerikan Peter Mandelson, Starmer tha se Mandelson u shkarkua nga detyra e ambasadorit në lidhje me informacionet e mëtejshme që dolën në dritë në shtator të vitit të kaluar.

 

 

Nuk kam asgjë më shumë për të thënë në lidhje me Peter Mandelsonin”, shton ai./et

20:58 Lapaj: Edi Rama, një mashtrues i cili i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

By: EL
31 January 2026 at 20:58

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një mashtrues i cili i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite duke i kanalizuar paratë e vendit tonë në pak duar”.

“Sot është simbol i korrupsionit dhe i tillë do të mbahet mend gjatë. Ai sot njihet si Edi që drejton bandën që e ka vjedhur më së shumti Shqipërinë. Edi Rama pretendon se ai është autor i Reformës në Drejtësi dhe se është krah drejtësisë. Edi Rama pretendon se është njeriu që po modernizon shtetin shqiptar. Edi Rama pretendon se është njeriu që ka luftuar korrupsionin. Edi Rama pretendon se në spitalet tona ka ilaçe dhe shërbimet janë më të mira se më parë. Edi Rama pretendon se bujqësia është vijuar nën qeverisjen e tij. Edi Rama pretendon se ka luftuar korrupsionin. Edi Rama pretendon se ka rritur pensionet dhe se prindërit tanë jetojnë më mirë se në të shkuarën. Edi Rama premton dhe pretendon se është njeriu që mund ta fusë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe se po ndërton Europën këtu në vatrat tona. Edi Rama është një mashtrues i cili i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite duke i kanalizuar paratë e vendit tonë në pak duar. Ndaj, ne sot sërish njëzëri i themi: “Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut”, tha Lapaj.

“Ju që jeni në këtë shesh jeni dallëndyshet e para të ndryshimit që do t’i japë udhë tranzicionit të stërzgjatur shqiptar. Ju jeni qëndrestarë që guxuat të dilni përtej egove personale, përtej frikës, duke e vrarë atë. Ndaj unë sot përulem përpara jush. Ndaj, është detyrë kombëtare rreshtimi krah drejtësisë dhe përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Siç e morët vesh, ju do të dënoheni edhe për parkimin dysh të makinave. Ndaj, kjo duhet të marrë fund dhe të bashkuar do t’i japim fund. Ata kanë pritur të dorëzohemi. Ata kanë pritur që shiu do na largojë. Ata kanë pritur që i ftohti -7 apo -3 gradë të na bëjë të dridhemi e të ikim natën. Nuk e kanë menduar që do të rezistojmë plot 55 ditë duke i thënë se ai është hajdut. Kjo qëndresë nuk ndalon. Kjo qëndresë po përhapet në çdo fshat, në çdo qytet. Është diskutuar e po diskutohet në çdo tavolinë. Kjo qëndresë do të prodhojë një bashkim të madh popullor për të ndalur një herë e mirë regjimin autokratik hajdut të Edi Ramës dhe bandës që ai drejton. Ndaj, unë sot i flas ndërgjegjes së çdo prindi që fëmijët nuk i kanë në vatrën e vet. I flas ndërgjegjes së çdo fëmije që shikon se si familjarët e tij, prindërit e tij në spital nuk gjejnë ilaçe për sëmundjet e rënda. I flas çdo kryefamiljari, ndërgjegjes së nënës dhe babait për faktin që po e lë fëmijën të rritet në një vend me korrupsion, me padrejtësi, me dhunë, me krim të organizuar. I thërras ndërgjegjes së çdo qytetari të këtij vendi. A do të heshni, a do ta pranoni këtë gjendje apo do të bashkoheni kundër hajdutërisë? Nuk ka më kohë. Koha është tani. Bashkimi duhet të ndodhë tani”, shtoi Lapaj. /et

20:50 ‘Vazhdoni të ëndërroni’: a mund ta mbrojë vërtet Evropa veten pa SHBA-në?

By: EL
31 January 2026 at 20:50

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte tipikisht i drejtpërdrejtë kur u takua me anëtarët e parlamentit evropian këtë javë. Nga podiumi i sallës së komitetit me dru të verdhë në Bruksel, ai ishte i qartë: “Nëse dikush mendon se Bashkimi Evropian , ose Evropa në tërësi, mund të mbrohet pa SHBA-në, le të vazhdojë të ëndërrojë. Nuk mundet. Ne nuk mundemi.”

Dhe nëse Evropa donte të zëvendësonte pengesën bërthamore të SHBA-së, angazhimet ekzistuese të shpenzimeve do të duhej të dyfishoheshin, shtoi ai – “kështu që, fat të mbarë!”

Komentet e tij i lanë disa eurodeputetë të tërbuar. Ish-kryeministri holandez – i cili provokoi tallje kur e quajti Donald Trump “Baba” – kishte irrituar tashmë disa deputetë me mbrojtjen e tij të fuqishme të interesit të presidentit amerikan në Arktik

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, e qortoi Rutte një ditë më vonë në mediat sociale: “Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe Shtetet e Bashkuara pajtohen . Është shtylla evropiane e NATO-s.”

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, sugjeroi një qasje të ndryshme: “Ne duhet të synojmë një ushtri evropiane”, u tha ai gazetarëve në Bruksel këtë javë, duke shtuar, “Jam shumë i vetëdijshëm se kjo nuk bëhet nga një ditë në tjetrën”. Evropa, tha ai, kishte nevojë për “të gjitha llojet e parandalimit – ekonomik, politik, të sigurisë – në duart tona”.

Por një ushtri evropiane ka ngritur gjithmonë më shumë pyetje sesa përgjigje. A është një ushtri e BE-së apo mbarëevropiane? Një forcë krejt e re e komanduar nga Brukseli , apo një version i përmirësuar i strukturave ekzistuese?

Sophia Besch, një bashkëpunëtore e lartë në Carnegie Endowment for International Peace në Uashington, vërejti: “Për mbështetësit, është një qëllim shumë vizionar, dhe për kritikët është simbol i tejkalimit të kufijve – dhe është aq i paqartë sa nuk na duhet kurrë të diskutojmë me të vërtetë detajet.”

Megjithatë, pas toneve të papajtueshme publike qëndron një konsensus se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të japin kontributin e tyre. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha këtë javë se NATO duhet të “bëhet më evropiane” për të ruajtur forcën e saj. “Evropa duhet të bëjë një hap përpara”, i tha ajo një audience të industrisë së mbrojtjes. “Asnjë fuqi e madhe në histori nuk e ka lënë mënjanë mbijetesën e saj dhe ka mbijetuar.”

Aleanca e NATO-s vitin e kaluar u zotua të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të të ardhurave kombëtare deri në vitin 2035. BE-ja, e cila përfshin 23 vende të NATO-s midis 27 anëtarëve të saj, ka nisur një plan shpenzimesh për mbrojtjen prej 800 miliardë eurosh . Por, pas një pushimi të gjatë nga historia , a mund të rikthehet Evropa në gjendjen e saj të mëparshme?

“Evropianët po lëvizin në drejtimin e duhur dhe mund ta bëjnë këtë”, tha për Guardian Camille Grand, një ish-ndihmës sekretare e përgjithshme e NATO-s. “Është çështje e një përpjekjeje të vazhdueshme gjatë disa viteve. Është çështje blerjeje dhe përvetësimi të aftësive të duhura për të zvogëluar varësinë e tyre nga SHBA-ja”, tha Grand, tani sekretare e përgjithshme e Shoqatës së Industrive Hapësinore, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për Evropën.

Aftësia e Evropës për të qëndruar në këmbët e veta nuk ka një datë të saktë lançimi. “Nuk është sikur të mund të themi më 1 janar 2030: evropianët do të jenë plotësisht autonomë”, tha Grand.

Por data ka rëndësi sepse politikëbërësit, duke iu përgjigjur paralajmërimeve nga shërbimet e sigurisë për një sulm të mundshëm rus, thonë se Evropa duhet të ketë “ forcë të besueshme” për të larguar pushtuesit e mundshëm deri në vitin 2030 .

Nga pikëpamja e planifikuesve ushtarakë, viti 2030 është “nesër”, tha Grand, por Evropa mund të arrijë “përparim të konsiderueshëm” deri atëherë në përvetësimin e aftësive më të forta në një gamë të gjerë “mundësuesish strategjikë”.

Kjo i referohet një grupi të përzier aftësish kritike ku dominojnë SHBA-të, të tilla si inteligjenca, satelitët, raketat me rreze të gjatë veprimi, transporti ajror dhe mbrojtja nga raketat balistike. Evropa ndoshta nuk do të “plotësonte çdo kriter deri në vitin 2030”, por “ne mund të arrijmë përparim të konsiderueshëm”, tha Grand. Megjithëse, shtoi ai, do të kërkonte gjithashtu një “bisedë të sinqertë me SHBA-në” se Evropa do të kishte nevojë për disa asete amerikane përtej vitit 2030.

Por kërcënimet e Trumpit mbi Groenlandën dhe mbështetja e ftohtë ose e nxehtë për Ukrainën, që shpesh shndërrohet në pika diskutimi me Rusinë, kanë vënë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit në një krizë.

Tobias Billström, një ish-ministër i jashtëm i Suedisë, i cili ndihmoi në negociatat për anëtarësimin e vendit të tij në NATO , ka besim se SHBA-të do t’i vinin në ndihmë Evropës nëse aktivizohej klauzola e mbrojtjes kolektive, neni 5. Ai theksoi se SHBA-të përfitonin nga NATO, duke përmendur vendndodhjen dhe aftësitë ushtarake të anëtarëve të Arktikut, si Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda.

Billström, i cili tani punon për Nordic Air Defence, një startup që zhvillon interceptorë dronësh me kosto të ulët, tha se Evropa do të duhet të jetë gati të mbrohet për vitet që vijnë. “Pavarësisht nga rezultati i luftës në Ukrainë, Rusia do të jetë, grafikisht, aty ku është. Do të jetë revanshiste. Do të përqendrohet në veprime hibride. Do të dëshirojë të prishë situatën. Do të ketë një nxitje shumë, shumë të qartë për të qenë agresive kundër nesh për një të ardhme të parashikueshme.”

Jo të gjithë janë kaq të sigurt për garancitë e SHBA-së. Besch, eksperti i mbrojtjes në qendrën Carnegie në Uashington, mendon se besimi është zhdukur. “Nuk mendoj se ka shumë iluzione midis ndonjë politikëbërësi evropian tani se ata mund të besojnë në garancitë e sigurisë së SHBA-së.”

Ajo sugjeroi që Evropa duhej të hiqte dorë nga zakonet e dekadave të vjetra në lidhje me përcaktimin e interesave të saj mbrojtëse. Planifikimi i aftësive të Evropës – “çfarë blejmë dhe çfarë zhvillojmë” – rrjedh nga planet rajonale të aftësive të NATO-s, të cilat ende mbështeten në një kontribut substancial nga SHBA-ja, tha ajo.

“Rreziku i asaj që besoj se po ndodh tani është se të gjithë po shpenzojmë shuma të mëdha parash dhe në fakt nuk do të jemi shumë më të pavarur nga SHBA-të brenda 10 deri në 15 vjetësh, sepse këto para nuk po shpenzohen në një mënyrë të koordinuar dhe të drejtuar për të zëvendësuar këta mundësues të SHBA-së.”

Vetëm paratë nuk janë përgjigja për dobësinë e mbrojtjes së Evropës, siç ilustrohet nga projekti problematik prej 100 miliardë eurosh për avionët luftarakë franko-gjermanë, i cili është i mbushur me mosmarrëveshje dhe mosbesim midis zhvilluesve . Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tregoi këtë javë se projekti mund të reduktohet në sisteme të përbashkëta , pa një avion. Një sistem avionësh luftarakë pa një avion luftarak do të ishte një emblemë e mbrojtjes evropiane për të gjitha arsyet e gabuara.

Ndërkohë, Evropa ka kohë që përpiqet të bashkojë shpenzimet e saj të mbrojtjes, që do të thotë dyfishim i kushtueshëm dhe një përzierje sistemesh të ndryshme që pengojnë efektivitetin në fushën e betejës. Vendet e BE-së, për shembull, i kanë siguruar Ukrainës 10 lloje të ndryshme obusësh të aftë për të qëlluar predha 155 mm, “duke krijuar vështirësi serioze logjistike për forcat e armatosura të Ukrainës”, sipas një raporti nga ish-kryeministri italian Mario Draghi. Në një shembull tjetër të fragmentimit, Draghi vuri në dukje se shtetet anëtare të BE-së operonin 12 lloje të ndryshme tankesh beteje, ndërsa SHBA-të përdornin një.

Për Besch, problemi shkon më thellë se rivalitetet industriale kombëtare. “Pyetja kryesore këtu është se kush është Evropa, çfarë është Evropa dhe çfarë po përpiqemi të bëjmë në të vërtetë? … Nëse standardi ynë për sukses është të zëvendësojmë gjithçka që SHBA-të bëjnë tani me aftësi, ushtri, mundësues etj. evropianë, jemi të destinuar të dështojmë”, tha ajo.

Evropa, tha ajo, duhej të përcaktonte interesat e veta strategjike, për shembull një version evropian të parandalimit bërthamor ose si të mbronte interesat e saj në rajonet nga Arktiku në Paqësor, gjë që mund të nënkuptojë sisteme “më të lira dhe më të shpejta”.

“Frika ime është se ne jemi ende të zënë në këtë bisedë rreth ‘a mund ta zëvendësojmë SHBA-në’, në vend që të përpiqemi të vendosim se çfarë po përpiqemi të bëjmë në të vërtetë pa to.”/et

20:27 Nënshkroi testamentin në qeli, dy ditë para vdekjes! Si planifikonte Epstein të ndante pasurinë e tij, 288 milionë dollarë

By: EL
31 January 2026 at 20:27

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Dy ditë para se të gjendej i vdekur në qeli, Jeffrey Epstein nënshkroi testamentin ku do të ndante pasurinë e tij.

Daily Mail’ shkruan se Epstein e nënshkroi testamentin më 8 gusht 2019, në qelinë e tij në Nju Jork, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual. Testamenti është publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Sipas medias britanike, ishin 44 persona të ndryshëm, të cilët do të përfitonin nga pasuria prej 288 milionë dollarë e Epstein.

Por, në vend që përfituesit e tij të merrnin miliona, pasuria e tij iu kalua një fondi besimi dhe që atëherë është përdorur për të kompensuar viktimat dhe për të paguar taksat dhe tarifat ligjore.

Sipas llogarive të fundit, kanë mbetur vetëm 127 milionë dollarë nga pasuria e Epstein.

Epstein donte t’i linte ish partneres së tij Karina Suljak 50 milionë dollarë, një unazë diamanti 33 karatësh dhe shtëpinë e tij në Nju Jork.

Shuliak, me origjinë nga Bjellorusia, mendohet se ka qenë në një lidhje me Epstein për tetë deri në dhjetë vjet.

Shuliak ishte personi i fundit që foli me Epstein në telefon para vetëvrasjes së tij. 11 ditë para vdekjes së tij, ajo e vizitoi atë në qeli. Shuliak kishte qenë gjithashtu me Epstein në avionin e tij privat kur ai u arrestua në korrik 2019 nga FBI në New Jersey.

Epstein planifikoi t’i jepte asaj një fermë në New Mexico, pronën e tij në Little St. James dhe pronën e tij në Great St. James.

Ndërkaq, 50 milionë dollarë, Epstein donte që t’ia jepte avokatit të tij  Darren Indyke dhe 25 milionë dollarë do t’i shkonin kontabilistit Richard Kahn. Indyke dhe Kahn nënshkruan testamentin 8 ditë pas vdekjes së Epstein.

Partnerja e tij, Ghislaine Maxwell e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg për mashtrimi, do të merrte 8,438,820 dollarë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një ditë më parë 3 milionë faqe të reja në lidhje me dosjen ‘Epstein’./et

20:20 Virozat gripale, ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve

By: EL
31 January 2026 at 20:20

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit.

E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Dr. Sonila Shala Boriçi, mjeke pneumo-alergologe pediatre, theksoi se përdorimi pa kriter i antibiotikëve çon në rezistencë bakteriale, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e tyre në të ardhmen.

“Antibiotik nga vetë fjala thotë kundër gjërave të gjalla, domethënë antibiotiku vret gjallesat që janë bakteret e këqija, por njëkohësisht vret dhe bakteret e mira. Përdorimi i një antibiotiku të panevojshëm shkatërron bioflorën që është esenciale për jetesën normale dhe zhvillimin normal të funksioneve trupore, kështu që në këto rrethana ne bëjmë një dëm shumë më të madh dhe në anën tjetër bakteret të cilat gjenden në organizëm janë gjallesa inteligjente, jetojnë në tokë që kur ka filluar jeta në tokë dhe kanë arritur t’i përballojnë gjitha sprovat. Në këtë prizëm ato krijojnë mjetet e veta të rezistencës, adaptohen dhe në një moment të dytë kur ne të kemi nevojë për të përdorur realisht një antibiotik, këto antibiotikë nuk do funksionojnë dhe do jetë shumë e vështirë për zhduk këto baktere të cilat kanë krijuar ato mekanizmat mbrojtës dhe kanë krijuar atë rezistencën për të cilën ne po flisnim.” – shpjegoi mjekja.

Në periudhën e virozave respiratore te fëmijët, prindërit shpesh konfuzohen nëse janë përballë një gripi apo një alergjie. Marrja e medikamenteve pa recetë mund të mos përmirësojë gjendjen, për shkak të një trajtimi të gabuar dhe mungesës së një diagnoze të saktë. Por si mund të bëhet dallimi mes gripit, infeksioneve respiratore dhe alergjive?

“Kjo ndodh te grupmosha e fëmijëve zero deri në pesë vjeç. Infeksionet respiratore shkojnë paralel me problemet alergjike dhe mund të themi që në këtë grupmoshë ato bashkëshoqërojnë njëra-tjetrën dhe janë shumë shpesh infeksionet respiratore ato që nxjerrin në pah mundësinë e një problemi alergjik. Sidomos virozat që ne i shohim tani në periudhën e dimrit, ato nxisin simptoma, kështu që vetë infeksioni viral shërben si triger, por edhe si një sinjal alarmi që këtu mund të kemi një komponent alergjik. Në këto raste, nëse ne kemi fenomene të përsëritura të tilla, atëherë kjo është një sinjal edhe për mjekët edhe për prindërit, nëse ky problem alergjik pastaj evidentohet, sigurisht që fillohet një mjekim parandalues profilaktik, pasi parandalimi është gjithmonë më mirë sesa kurimi.” – shtoi mjekja./et

20:11 Veliaj lë nesër qelinë, shkon në GJKKO

By: EL
31 January 2026 at 20:11

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet ditën e dielë në seancën e radhës në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Seanca do të shqyrtojë masën e sigurisë, ku gjykata do të vendosë nëse masa e arrestit në burg do të ndryshohet në arrest shtëpie.

Mësohet nga burimet se seancë gjyqësore do të ketë edhr ditën e hënë në orën 11:00. Ku sipas burimeve, Veliaj do të të jetë prezent në të dyja seancat./et

20:08 “Në Shqipëri, vajza të jashtëzakonshme”, zyrtari europian i shkruan Jeffrey Epstein-it pas vizitës në Tiranë

By: EL
31 January 2026 at 20:08

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Shqipëria shfaqet në një nga rreth tre milionë dokumentet e bëra publike së fundmi lidhur me çështjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein. Bëhet fjalë për një email të datës 25 maj 2012, të dërguar nga Thorbjørn Jagland, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, drejtuar Epstein. Në mesazh, Jagland shkruan se kishte qenë në Tiranë dhe e përmend qëndrimin e tij me një koment për “vajza të jashtëzakonshme”, duke shtuar se po udhëtonte drejt Jordanisë, Palestinës dhe Izraelit.

Jagland ka zhvilluar një vizitë në Tiranë më 24 maj 2012, ku u takua me presidentin e atëhershëm Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Një ditë pas kësaj vizite u dërgua edhe emaili në fjalë.

Epstein njihet për skandalet e lidhura me abuzimin seksual dhe përfshirjen e vajzave, përfshirë edhe të mitura, si në rastin e Virginia Giuffre, një nga viktimat që e denoncoi publikisht./et

19:45 Emri i tij doli në dosjen Epstein, Miroslav Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak

By: EL
31 January 2026 at 19:45

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Miroslav Lajçak ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Dorëheqja lidhet me daljen e emrit të tij në dosjen Epstein, ku Lajçak kishte komunikuar me Jeffrey Epstein, sipas mediave sllovake.

“Nëse do ta kisha ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të”, u shpreh Lajçak.

Kryeministri sllovak, Robert Fico e ka pranuar dorëheqjen e Lajçakut.

Lajçak ka shërbyer më pare si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, por edhe si i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi./et

19:39 Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

By: EL
31 January 2026 at 19:39

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Vendosja e një pllake përkujtimore për poetin e madh shqiptar Lasgush Poradeci në shtëpinë ku ai ka banuar në Austri është shndërruar në një debat publik, për shkak të përjashtimit të familjarëve nga ceremonia zyrtare.

Iniciativa është ndërmarrë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, ndërsa ceremonia pritet të zhvillohet më 5 shkurt. Lajmi është bërë publik nga ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, i cili ka njoftuar se në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve vendore austriake dhe shqiptare.

Por ajo që ka ngjallur reagim të fortë është fakti se familja e poetit nuk është ftuar.

Marie Lasgush Poradeci, e bija e Lasgush Poradecit, ka deklaruar publikisht se nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare dhe asnjë njoftim institucional nga Bashkia e Pogradecit për këtë ceremoni.

“Sapo më erdhi një informacion nga Ambasadori ynë në Austri. Unë nuk kam asnjë ftesë dhe asnjë njoftim nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, i cili do të marrë pjesë në këtë ceremoni me një delegacion zyrtar”, shkruan ajo ndër të tjera në reagimin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, në aktivitet do të jenë të pranishëm kryetarja e Bashkisë së Graz-it, Elke Kahr, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, si dhe ambasadori Velaj.

Reagimi i familjarëve ka hapur një debat thelbësor mbi mënyrën se si institucionet shqiptare nderojnë figurat e kulturës kombëtare ku vetë bija e tij ngre pyetjen se: a mund të ketë ceremoni përkujtimore për një poet të përmasave të Lasgush Poradecit, duke anashkaluar trashëgimtarët e tij?

“Kujtimi i një figure të tillë nuk është thjesht akt protokollar. Rruga për të nderuar tim atë kalon nga familja e tij”, është mesazhi i qartë i përcjellë nga e bija e poetit, duke e cilësuar përjashtimin si mungesë respekti dhe ndjeshmërie institucionale. /et

19:21 Deputeti demokrat Besart Xhaferri i bashkohet protestës së Lapajt para Kryeministrisë

By: EL
31 January 2026 at 19:21

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së “Shqipëria Bëhet”.

Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë.

Adriatik Lapaj po qëndron pandërprerë prej afro 2 muajsh./et

19:04 Barazim dramatik në Partizani-Elbasani

By: EL
31 January 2026 at 19:04

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Partizani dhe Elbasani barazuan 2-2 mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Superiore.

Ndeshja kishte gjithçka brenda, përveç fituesit. Lajthia i dha avantazhin Elbasanit në minutën e 22-të, para se Janacek të linte skuadrën e tij me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq.

Edhe pse në inferioritet numerik, Elbasani kishte mundësinë për golin e dytë në minutën e 36-të, por Tsague gaboi nga penalltia, duke gjuajtur jashtë.

Vetëm katër minuta më vonë, ishte Xhuljano Skuka, i cili barazoi shifrat, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Partizani përmbysi rezultatin në minutën e 65-të me Isgandarlin. Në minutën e 85-të, ndeshja u ndërpre për 5 minuta, pasi në fushë kishte momente paniku.

Mbrojtësi i Partizanit, Saliou Sembene humbi ndjenjat në fushë, duke shkaktuar ankth dhe frikë, ndërsa ndërhyrja e stafeve mjekësore ishte e menjëhershme.

Pas disa sekondave, lojtari për fat të mirë u përmend dhe u shoqërua drejt largimit nga fusha. Në fund, Elbasani ia doli të gjejë golin e barazimit. Ishte sërish Lajthia, që shënoi në portën e Qirkos, pas një rrëmuje në zonë.

Me këtë barazim, Elbasani ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vendin e dytë, po aq sa edhe Vllaznia kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Partizani mban vendin e pestë me 27 pikë të grumbulluara./et

❌
❌