Normal view

Zjarr në kodrat e Peshtanit, flakët vihen nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve

26 July 2026 at 21:59

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së dielës në kodrat e Peshtanit, në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e shërbimit zjarrfikës janë mobilizuar menjëherë dhe kanë ndërhyrë në zonë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe më pas është shuar plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonën e prekur.

Autoritetet kanë vijuar monitorimin e terrenit edhe pas shuarjes së flakëve, për të parandaluar riaktivizimin e mundshëm të zjarrit, pasi temperaturat e larta dhe moti i thatë rrisin rrezikun e përhapjes së vatrave të reja.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në kodrat e Peshtanit, flakët vihen nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve appeared first on Sinjali.

Putin rikthen pretendimet për territoret e Ukrainës, deklaratat nxisin reagime

26 July 2026 at 21:43

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë deklarata të reja lidhur me territorin e Ukrainës, duke pretenduar se disa rajone perëndimore të vendit mund t’u rikthehen në të ardhmen shteteve që, sipas tij, i kanë administruar historikisht.

Gjatë një paraqitjeje publike, Putin tha se territoret në perëndim të Ukrainës iu bashkuan shtetit ukrainas gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, me vendim të udhëheqësit sovjetik Joseph Stalin pas Luftës së Dytë Botërore.

Sipas presidentit rus, ky vendim ishte marrë në një kohë kur Bashkimi Sovjetik funksiononte si një shtet i vetëm dhe nuk ishte parashikuar zhvillimi i situatës aktuale gjeopolitike.

Putin pretendoi gjithashtu se Ukraina mund të humbasë këto territore në të ardhmen, duke përmendur rajone që, sipas tij, kanë qenë pjesë e Polonisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

Në të njëjtën deklaratë, presidenti rus përsëriti qëndrimin e Moskës se Rusia nuk e ka nisur luftën në Ukrainë, por se veprimet e saj janë, sipas tij, përgjigje ndaj zhvillimeve të mbështetura nga vendet perëndimore.

Deklaratat vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe çështja e integritetit territorial mbetet një nga temat më të ndjeshme në përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Putin rikthen pretendimet për territoret e Ukrainës, deklaratat nxisin reagime appeared first on Sinjali.

Real Madridi arrin marrëveshje për Yan Diomanden, transferimi pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme

26 July 2026 at 21:31

Real Madridi ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, në një operacion që raportohet të ketë vlerën e 100 milionë eurove.

Sipas raportimeve të fundit, 19-vjeçari ka dhënë pëlqimin për t’iu bashkuar klubit madrilen, ndërsa marrëveshja mes dy klubeve është finalizuar dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se të gjitha palët kanë arritur dakordim për transferimin e sulmuesit anësor.

Interesim për Diomanden kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germain, por klubi francez thuhet se është tërhequr nga negociatat, duke i hapur rrugë Real Madridit për të përfunduar marrëveshjen.

Me këtë transferim, Diomande pritet të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të verës për Real Madridin, ndërsa klubi synon të forcojë repartin ofensiv me një nga talentet më premtues të futbollit evropian.

Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet pas përfundimit të procedurave administrative dhe testeve mjekësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi arrin marrëveshje për Yan Diomanden, transferimi pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme appeared first on Sinjali.

Mateo Borri dhe Brikena Selmani shfaqen bashkë në pushime, shtojnë dyshimet për romancën

26 July 2026 at 21:19

Mateo Borri dhe Brikena Selmani duket se po vazhdojnë lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania 5, duke u shfaqur së bashku gjatë pushimeve verore në jug të Shqipërisë.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit momente nga pushimet, ku shihen duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Publikimi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë interpretuar si një konfirmim se marrëdhënia e tyre po vazhdon edhe jashtë kamerave.

Në një prej postimeve, Mateo e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin e shkurtër “Jetë”, duke nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Mateo dhe Brikena krijuan afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku raporti i tyre u kthye në një nga historitë më tëkomentuara të edicionit.

Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të gjatë për statusin e marrëdhënies, paraqitjet e përbashkëta dhe publikimet e fundit kanë shtuar bindjen e ndjekësve se romanca e tyre po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateo Borri dhe Brikena Selmani shfaqen bashkë në pushime, shtojnë dyshimet për romancën appeared first on Sinjali.

Irani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmit ndaj anijes tregtare në Detin Kaspik

26 July 2026 at 21:18

Irani ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj një anijeje tregtare iraniane në Detin Kaspik, duke paralajmëruar se incidenti nuk do të mbetet pa përgjigje.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se sulmi, për të cilin Teherani fajëson Ukrainën, ka shkaktuar humbjen e jetës së një marinari dhe plagosjen e një tjetri, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që kërkon përgjegjësi.

Sipas autoriteteve iraniane, Araqchi e ngriti këtë çështje gjatë bisedave telefonike me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, si dhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Nga ana e tij, Lavrov shprehu ngushëllime për vdekjen e marinarit dhe konfirmoi mbështetjen për ekuipazhin e anijes, ndërsa bëri të ditur se autoritetet në rajonin rus të Astrakhanit kanë ofruar ndihmë pas incidentit.

Sipas deklaratës ruse, Araqchi ka theksuar nevojën për t’u dhënë fund, siç i quajti ai, “veprimeve provokuese” të Kievit, ndërsa njëkohësisht ka informuar homologun rus për përpjekjet diplomatike të Iranit për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet ukrainase lidhur me akuzat e ngritura nga Teherani. Ndërkohë, zhvillimi pritet të rrisë tensionet në rajon, teksa vijojnë përplasjet diplomatike dhe ushtarake mes palëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani paralajmëron kundërpërgjigje pas sulmit ndaj anijes tregtare në Detin Kaspik appeared first on Sinjali.

Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes

26 July 2026 at 21:05

Një person i dyshuar se ishte në gjendje të dehur ka hyrë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Shefqet Kaqaniku” në Prizren, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.

Sinjali ka siguruar pamje nga personi në fjalë, ndërsa sipas banorëve, ai nuk është i njohur për ta dhe nuk dihen arsyet e hyrjes së tij në oborrin e shtëpisë.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.

Zyrtarët policorë po mbledhin informacionet e nevojshme dhe po merren me identifikimin e personit, ndërsa pritet të ketë më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një person i dehur hyn në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia në vendin e ngjarjes appeared first on Sinjali.

Nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë gjatë ditës së nesërme

26 July 2026 at 20:44

Transportuesit e mallrave do të mund të qarkullojnë normalisht të hënën, më 27 korrik, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se nuk do të ketë ndalesa apo kufizime për automjetet me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kushtet e përcaktuara për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit nuk pritet të plotësohen, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

MIT ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe do të njoftojë në kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se temperaturat arrijnë nivelin që kërkon zbatimin e masave kufizuese.

Vendimet për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda zakonisht merren gjatë periudhave me temperatura të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e sigurisë në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë gjatë ditës së nesërme appeared first on Sinjali.

Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë

26 July 2026 at 20:42

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku raportohet për pritje dhe kolona në disa hyrje drejt Kosovës.

Sipas përditësimit të orës 19:45, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku udhëtarët në hyrje po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 300 metra.

Situatë me fluks të shtuar paraqitet edhe në pikën Dheu i Bardhë, ku pritjet në hyrje shkojnë deri në 50 minuta dhe kolona është rreth 200 metra e gjatë.

Në Bërnjak, pritjet për hyrje janë rreth 45 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin afërsisht 500 metra. Ndërkohë, në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë rreth 20 minuta, ndërsa në dalje deri në 40 minuta, me kolonë prej rreth 300 metrash.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi paraqitet më i lirë, me pritje nga 2 deri në 10 minuta dhe pa kolona të mëdha.

Për automjetet e transportit të mallrave nuk janë raportuar vonesa të konsiderueshme. Sipas të dhënave, kamionët po kalojnë në shumicën e pikave kufitare me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona të regjistruara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pritje në disa pika kufitare, fluks i shtuar në Muçibabë, Bërnjak dhe Dheu i Bardhë appeared first on Sinjali.

Rrezik për breshër dhe erëra të forta në Kosovë, temperaturat rriten gjatë javës

26 July 2026 at 20:36

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se ditët e para të javës mund të sjellin ndryshime të shpejta atmosferike, me mundësi për reshje lokale, breshër dhe erëra të forta në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme, por gjatë reshjeve mund të shfaqen shqetësime të përkohshme për shkak të zhvillimeve të paqëndrueshme të motit.

Reshjet e mundshme në fillim të javës pritet të jenë të dobishme për kulturat bujqësore, megjithatë autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar se në zona të izoluara ekziston rrezik nga breshëri dhe përforcime të erës.

Nga mesi i javës, temperaturat pritet të shënojnë rritje, duke sjellë ngarkesë më të madhe termike, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. E enjtja dhe e premtja pritet të jenë ditët më të nxehta.

IHMK ka këshilluar qytetarët që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, veçanërisht nga ora 11:00 deri në 16:00, si dhe të përdorin mbrojtje ndaj rrezatimit diellor për shkak të indeksit të lartë UV.

Për fermerët rekomandohet kujdes i shtuar gjatë ditëve të nxehta, pasi rritja e temperaturave do të shtojë nevojën për ujë te kulturat bujqësore, veçanërisht te misri, perimet dhe pemishtet. Ujitja këshillohet të bëhet në orët më të freskëta të ditës, kryesisht në mëngjes herët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrezik për breshër dhe erëra të forta në Kosovë, temperaturat rriten gjatë javës appeared first on Sinjali.

Zjarret masive në Francë, banorët: Po përpiqemi të mbrojmë shtëpitë tona

26 July 2026 at 20:19

Dëme të shumta janë shënuar në Francë, si pasojë e zjarreve të mëdha që kanë kapluar rajone të ndryshme, sidomos në jugperëndim.

Shumë pyje janë shkatërruar nga flakët, derisa shkrumb e hi janë bërë edhe hapësira e vendbanime të shumta.

Zjarri ka vazhduar edhe gjatë së dielës, derisa banorët dhe ekipet e ndryshme janë përpjekur të shuajnë flakët, raporton CNN.

Flakët e mëdha kanë përfshirë gati një milion hektar në rajonin e Girondës, derisa fshatrat bregdetare, si Lège Cap Ferret, tani janë pothuajse qytete fantazmë.

Është padyshim e frikshme të ecësh nëpër këto vende të shkreta, të zbrazura nga turistët që frekuentojnë gjatë periudhës së ngjeshur të verës.

Urdhrat më të mëdhenj të evakuimit të kryer në Francë që nga Lufta e Dytë Botërore kanë lënë gati 220,000 njerëz të zhvendosur në rajon.

Të paktët vendasë që kanë mbetur janë të përfshirë në një betejë për të shpëtuar tokën e tyre. Ndërsa, zjarrfikësit janë përqendruar në flakët që po shkonin drejt qytetit të Bordeaux.

“Ne thjesht po përpiqemi të mbrojmë shtëpitë tona. Kemi qenë duke luftuar me këtë që nga mëngjesi i së enjtes.”, ka thënë për CNN, njëri nga banorët.

Ndërsa autoritetet në qytetin e Bordeaux përgatiten për përhapjen e mundshme të zjarrit, ka të ngjarë që së shpejti të lëshohen urdhra evakuimi

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarret masive në Francë, banorët: Po përpiqemi të mbrojmë shtëpitë tona appeared first on Sinjali.

Policia gjermane vret të dyshuarin për sulmin në Paradën e Krenarisë në Berlin

26 July 2026 at 19:54

Policia gjermane ka vrarë personin e dyshuar për sulmin e ndodhur gjatë një aktiviteti të “Paradës së Krenarisë” në Berlin, raportojnë mediat lokale.

Sipas transmetuesit rajonal RBB, i dyshuari është identifikuar si Abdul Ballout, 21 vjeç, i cili u qëllua për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh në zonën Spandau të kryeqytetit gjerman.

Pas sulmit, autoritetet kishin nisur një operacion të gjerë kërkimi, ku morën pjesë qindra pjesëtarë të policisë. Operacioni përfundoi me gjetjen dhe neutralizimin e të dyshuarit.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, gjatë një aktiviteti të komunitetit Pride në Berlin, duke shkaktuar alarm dhe reagim të menjëhershëm nga autoritetet e sigurisë.

Më herët, policia gjermane kishte bërë të ditur se i dyshuari, i lindur në Gjermani dhe me prejardhje libaneze, kishte pasur lidhje të dyshuara me qarqe të ekstremizmit islamist në Berlin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjermane vret të dyshuarin për sulmin në Paradën e Krenarisë në Berlin appeared first on Sinjali.

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, hapet rruga për një raund të ri negociatash

26 July 2026 at 19:45

Administrata amerikane ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ndaj Iranit, me qëllim krijimin e hapësirës për zhvillimin e bisedimeve mes dy vendeve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, ka deklaruar se Uashingtoni po punon për të krijuar mundësi për negociata, megjithëse nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes apo formatit të këtyre diskutimeve.

Sipas tij, ndalja e operacioneve ushtarake synon t’i japë një mundësi diplomacisë, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar pas ditëve të përplasjeve të intensifikuara.

Nga ana tjetër, burime iraniane kanë bërë të ditur se Teherani do të ndalojë sulmet për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara nuk ndërmarrin veprime të reja ushtarake kundër Iranit.

Megjithatë, në Iran mbizotëron skepticizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje afatgjatë. Sipas zyrtarëve iranianë, situata aktuale shihet më shumë si një pauzë taktike sesa si përfundim i konfliktit.

Gjatë fundjavës është raportuar një qetësi relative mes dy vendeve, ndërsa Pentagoni ka ndalur bombardimet pas 13 netësh sulmesh të vazhdueshme. Ndërkohë, nuk janë raportuar sulme të reja iraniane ndaj vendeve fqinje.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vazhdojnë të mbeten një nga çështjet më të ndjeshme të sigurisë ndërkombëtare, ndërsa palët përballen me presion për të gjetur një zgjidhje diplomatike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, hapet rruga për një raund të ri negociatash appeared first on Sinjali.

SHBA vendos kusht për programin bërthamor të Arabisë Saudite: Normalizimi me Izraelin në qendër të marrëveshjes

26 July 2026 at 19:33

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, ka deklaruar se marrëveshja për një program bërthamor civil për Arabinë Saudite mbetet e lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Riadit dhe Izraelit.

Sipas Waltz, marrëveshja nuk do të zbatohet plotësisht pa një hap drejt anëtarësimit të Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit, iniciativë që synon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe vendeve arabe.

“Parimet e marrëveshjes janë në vend, por ne jemi në diskutime me sauditët për të hyrë në normalizim me Izraelin”, ka deklaruar Waltz, duke theksuar se ky proces është një element i rëndësishëm i marrëveshjes së planifikuar.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur më herët të njëjtin kusht, duke kërkuar që Arabia Saudite të ndërmarrë hapa drejt marrëdhënieve zyrtare me Izraelin përpara se të përfitojë nga bashkëpunimi i zgjeruar bërthamor me SHBA-në.

Waltz tha se Arabia Saudite kishte alternativa të tjera për zhvillimin e teknologjisë bërthamore, përfshirë bashkëpunimin me Rusinë ose Kinën, por sipas tij zgjodhi partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Ai gjithashtu theksoi se plani amerikan nuk përfshin pasurimin e uraniumit, duke nënvizuar se bashkëpunimi do të fokusohet në përdorimin civil të energjisë bërthamore.

Çështja e programit bërthamor saudit dhe normalizimit me Izraelin mbetet një nga temat kryesore në politikën e Lindjes së Mesme, ndërsa negociatat mes palëve vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA vendos kusht për programin bërthamor të Arabisë Saudite: Normalizimi me Izraelin në qendër të marrëveshjes appeared first on Sinjali.

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, kamioni që transportonte një veturë pëson përplasje

26 July 2026 at 19:19

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan, ku një kamion që po transportonte një automjet të dëmtuar është përfshirë në një përplasje.

Kamioni ishte nisur për të tërhequr një veturë e cila kishte pësuar defekt gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Gjatë procesit të transportimit, mjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve të tjera.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara mësohet se janë vetëm materiale.

Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve janë bërë thirrje të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, veçanërisht në raste kur hasen mjete të ndaluara ose situata të papritura në rrugë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, kamioni që transportonte një veturë pëson përplasje appeared first on Sinjali.

Policia largon automjetin që dyshohet se u përdor në sulmin në Berlin

26 July 2026 at 18:56

Policia gjermane ka larguar furgonin i cili dyshohet se është përdorur në sulmin që ndodhi gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin.

Automjeti është gjetur në në parkun Tiergarten, ku dukej se ishte përplasur me një pemë, raporton BBC.

Policia thotë se i dyshuari përdori atë për ta goditur turmën në sulmin, ku vdiq një grua dhe plagosën të paktën 29 të tjerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia largon automjetin që dyshohet se u përdor në sulmin në Berlin appeared first on Sinjali.

Rëndohet situata në Gostivar pas ndotjes së ujit, mijëra qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

26 July 2026 at 18:47

Numri i personave të prekur nga kontaminimi i ujit të pijshëm në Gostivar të Maqedonisë së Veriut vazhdon të rritet, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për menaxhimin e situatës së krijuar.

Vetëm gjatë ditës së fundit, 125 qytetarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore për shkak të problemeve shëndetësore të dyshuara si pasojë e konsumimit të ujit të ndotur. Që nga fillimi i krizës, mbi 4 mijë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Për shkak të përhapjes së rasteve, autoritetet kanë shpallur gjendje epidemie, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm për banorët mbetet i ndërprerë. Qytetarët aktualisht furnizohen me ujë të ambalazhuar, ndërsa për nevoja të tjera përdoret ujë nga cisternat e siguruara nga institucionet.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se furnizimi me ujë mund të rikthehet fillimisht vetëm për përdorim teknik, pasi të përfundojnë kontrollet dhe pastrimi i sistemit.

Ndërkohë, ekipet e ndërmarrjes së ujësjellësit nga Shkupi po punojnë për sanimin e problemit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal.

Hetimet për ndotjen e ujit janë ende duke vazhduar. Sipas autoriteteve, prokuroria ka identifikuar persona të dyshuar për përfshirje në rast, ndërsa tre persona ndodhen në paraburgim nën dyshimet për ndotjen e sistemit të furnizimit me ujë.

Dyshimet paraprake lidhen me ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku raportohet se është futur ujë nga lumi në sistemin kryesor të furnizimit. Analizat laboratorike kanë treguar nivele të larta të ndotjes bakteriale, duke nxitur masat emergjente nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rëndohet situata në Gostivar pas ndotjes së ujit, mijëra qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore appeared first on Sinjali.

Tollovi në hyrje të Prishtinës, “Maraklitë e kerreve” shkaktojnë kolona të gjata në trafik

26 July 2026 at 18:47

Një aktivitet i organizuar nga grupi i adhuruesve të veturave “Maraklitë e kerreve” ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe kolona të gjata në aksin rrugor nga Fushë Kosova drejt Prishtinës.

Numër i madh i automjeteve janë grumbulluar në këtë zonë, duke krijuar tollovi dhe duke vështirësuar qarkullimin normal për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë radhë të gjata automjetesh, ndërsa shumë të apasionuar pas veturave kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tollovi në hyrje të Prishtinës, “Maraklitë e kerreve” shkaktojnë kolona të gjata në trafik appeared first on Sinjali.

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26 July 2026 at 18:36

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në katër komunat veriore po zhvillohet sipas planit, ndërsa ka njoftuar për interesim të madh të profesionistëve për t`u bërë pjesë e kompanisë.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se për 115 pozitat e hapura janë regjistruar mbi 900 aplikime.

“Fatmirësisht, thirrjes sonë, shpalljes së konkurseve dhe videomesazheve të kompanisë, por edhe të kryeministrit që ftoi profesionistët të aplikojnë, iu përgjigj një numër i madh i profesionistëve të fushës. Për 115 pozitat që kemi rekrutuar kemi pasur mbi 900 aplikime”, tha Kurti.

Ai vlerësoi punën e stafit të kompanisë dhe mbështetjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare në realizimin e këtij procesi.

“Ka qenë një punë e jashtëzakonshme e stafit tonë dhe e një ekipi të shkëlqyeshëm në kompani. Mbështetje kemi pasur edhe nga Ministria e Ekonomisë, GIZ-i gjerman dhe Zyra e Bashkimit Evropian, dhe po e mbyllim këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se KRU “Mitrovica” ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës për punonjësit, duke rritur pagat dhe përfitimet.

“Kushtet e punës në kompani janë mbi mesataren e Kosovës. Kemi rritur të hyrat e stafit për rreth 53 për qind, kemi rritur shujtën dhe kemi siguruar sigurim shëndetësor. Stafi është shumë i kënaqur. Me 115 punonjësit e rinj tashmë jemi një ekip prej rreth 380 punonjësish”, deklaroi ai.

Drejtori bëri të ditur se ka nisur edhe vendosja e ujëmatësve në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, ndërsa institucionet në këto komuna tashmë kanë pranuar faturat e para.

“Faturat e para për institucionet në këto dy komuna i kemi dërguar në muajin maj dhe presim pagesat e para zyrtare. Më pas do të vazhdojmë me bizneset në të katër komunat veriore dhe faza e tretë do të jetë për amvisëritë”, tha Kurti.

Sipas tij, procesi i furnizimit me ujëmatës për pjesën veriore tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.

“Me ndihmën e Ministrisë së Ekonomisë kemi përmbyllur procesin e tenderimit për blerjen e ujëmatësve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, nga 1 gushti do të fillojë vendosja e tyre edhe nëpër amvisëri. Ndërsa nga 1 tetori do të fillojë arkëtimi i pagesave edhe nga bizneset, edhe nga amvisëritë”, bëri të ditur ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri appeared first on Sinjali.

Irani njofton pezullimin e sulmeve ndaj aleatëve të SHBA-së, rriten përpjekjet për uljen e tensioneve

26 July 2026 at 18:27

Irani ka bërë të ditur se ka ndalur përkohësisht sulmet hakmarrëse ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni ka pezulluar për të dytën natë radhazi operacionet ushtarake kundër caqeve iraniane.

Një zëdhënës i ushtrisë iraniane deklaroi se vendimi erdhi pasi edhe SHBA-ja ndaloi sulmet e saj, duke theksuar se veprimet e Teheranit kishin qenë në kuadër të një strategjie hakmarrëse ndaj ofensivës amerikane.

Megjithatë, zyrtarë ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar se konflikti mund të zgjerohet nëse Uashingtoni rikthen operacionet e mëparshme ushtarake. Në këtë kuadër, është ngritur shqetësimi për një përfshirje më të madhe të aleatëve të Iranit në rajon, përfshirë rebelët Huthi në Jemen.

Pezullimi i përkohshëm i përplasjeve vjen pak para takimit të planifikuar në Uashington mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, një takim që pritet të fokusohet në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, sipas raportimeve amerikane, ndër faktorët që ndikuan në uljen e ritmit të operacioneve mund të jenë edhe shqetësimet për rezervat ushtarake të SHBA-së, veçanërisht për sistemet mbrojtëse kundër raketave. Pentagoni ka mohuar se forcat amerikane kanë mungesa serioze dhe ka deklaruar se ushtria vazhdon të ketë kapacitete të mëdha.

Presidenti Trump ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim për rikthimin e një fushate të gjerë ushtarake, duke deklaruar se Irani duhet të zgjedhë mes një marrëveshjeje ose përballjes me veprime më të ashpra.

Në rajon, tensionet mbeten të larta. Rebelët Huthi kanë pretenduar sulme ndaj objektivave të lidhura me aleatët e SHBA-së, ndërsa situata në Ngushticën e Hormuzit vazhdon të jetë një pikë shqetësimi për tregtinë globale të energjisë.

Autoritetet ndërkombëtare po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa përpjekjet diplomatike synojnë të shmangin një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Irani njofton pezullimin e sulmeve ndaj aleatëve të SHBA-së, rriten përpjekjet për uljen e tensioneve appeared first on Sinjali.

Ukraina shënon numrin më të lartë të viktimave civile që nga fillimi i luftës

26 July 2026 at 18:08

Ukraina po përjeton muajin me numrin më të lartë të viktimave civile që nga viti 2022, pasi sulmet ruse janë intensifikuar ndjeshëm.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë këtij muaji janë vrarë të paktën 377 civilë dhe janë plagosur 2,129 të tjerë, raporton CNN.

Sulmet kanë përfshirë raketa balistike, dronë dhe bomba ajrore, me Kievin që ka qenë disa herë objektiv i bombardimeve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se vetëm gjatë javës së fundit Rusia ka lëshuar rreth 1,700 dronë, mbi 1,630 bomba ajrore të drejtuara dhe më shumë se 50 raketa balistike.

Ai u bëri sërish thirrje aleatëve të furnizojnë Ukrainën me më shumë sisteme Patriot për forcimin e mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, ndërsa Rusia ka intensifikuar bombardimet ndaj porteve dhe objekteve të karburantit në Ukrainë.

Po ashtu, për të tretën ditë radhazi, forcat ajrore rumune rrëzuan një dron rus mbi Detin e Zi, ndërsa presidenti rumun Nicusor Dan e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore të vendit si “të papranueshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina shënon numrin më të lartë të viktimave civile që nga fillimi i luftës appeared first on Sinjali.

❌