Normal view

Ngarkohet kufiri: Deri në një orë e gjysmë pritje, kolonat arrijnë qindra metra

29 August 2026 at 15:51

Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje nga vendi, sipas përditësimit të fundit.

Sipas të dhënave të fundit, në Merdarë pritjet në dalje arrijnë deri në 80-90 minuta, ndërsa kolona është rreth 600 metra.

Situatë e ngarkuar paraqitet edhe në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin rreth 60 minuta në dalje, ndërsa kolona ka arritur në rreth 800 metra.

Vërmicë, pritjet janë deri në 15 minuta në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje, me kolona prej rreth 100 metrash në hyrje dhe 50 metrash në dalje.

Ndërkohë, në Hani i Elezit pritjet në hyrje janë rreth 10 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Kullë pritjet shkojnë deri në 5-7 minuta, ndërsa kolonat llogariten në 30-50 metra.

Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë, me pritje kryesisht 3-5 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngarkohet kufiri: Deri në një orë e gjysmë pritje, kolonat arrijnë qindra metra appeared first on Sinjali.

“12 orë në shërbim, një racion gjedhi” – Oficeri korrektues ankohet për ushqimin: Udhëheqësit si në restorant, menuja jonë ndryshohet kur vijnë mediat

29 August 2026 at 15:39

Një oficer korrektues i është drejtuar Gazetës Sinjali me një ankesë lidhur me kushtet e ushqimit që, sipas tij, u ofrohet pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë ndërrimeve 12-orëshe.

Ai pretendon se gjatë shërbimit, përfshirë edhe ndërrimin e natës, oficerëve u ofrohet ushqim i kufizuar, ku si racion përmend “një racion gjedhi – narezak” ose një konservë peshku.

Sipas oficerit, i njëjti ushqim ofrohet edhe brenda institucioneve korrektuese, ku pjesëtarët që janë në ndërrim të natës ushqehen në mensën e institucionit.

Ankesa bëhet edhe më e theksuar për Burgun e Sigurisë së Lartë, ku, sipas tij, oficerëve nuk u lejohet të fusin ushqim apo pije nga jashtë, me përjashtim të ujit.

“Oficerët janë të detyruar të hanë në mensën ku përgatitet ushqimi nga të burgosurit. Ushqimi është shumë i dobët”, pretendon ai.

Ai bën një krahasim mes kuzhinës brenda perimetrit të institucionit dhe asaj ku, sipas tij, përgatitet ushqimi për drejtuesit e institucionit.

Sipas tij, në kuzhinën jashtë perimetrit përgatitet ushqim që “nuk dallon nga ai i restoranteve”, ndërsa për oficerët brenda institucionit ushqimi “është shumë i dobët.”

Oficeri pretendon gjithashtu se cilësia e ushqimit ndryshon në ditët kur institucionet korrektuese vizitohen nga mediat apo delegacione të ndryshme.

“Kur ka vizita nga ndonjë medium apo diçka e ngjashme, angazhohen kuzhinierët që ushqimi të jetë në nivel, vetëm sa për reklamë. Në ditët normale, ushqimi është katastrofal, me yndyrë pa kontroll, me pjekje të dobët ose të tepërt, saqë nuk hahet nga një njeri normal”, thuhet në ankesën e tij.

Ai shpreh shqetësimin se, ndonëse për çështje të ushqimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është diskutuar gjerësisht në media, sipas tij, gjendja e pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës nuk po merr vëmendjen e njëjtë.

“Shërbimi korrektues është një shërbim që është harruar nga shteti”, thotë oficeri.

Në fund të ankesës, ai sqaron se në racionin e përmendur përfshihet edhe një shishe ujë.

Gazeta Sinjali do t’u drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë qëndrim lidhur me këto pretendime dhe për të sqaruar se çfarë ushqimi u ofrohet zyrtarisht oficerëve korrektues gjatë ndërrimeve të tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “12 orë në shërbim, një racion gjedhi” – Oficeri korrektues ankohet për ushqimin: Udhëheqësit si në restorant, menuja jonë ndryshohet kur vijnë mediat appeared first on Sinjali.

“Çdo herë që vjen uji, është kështu” – Banorja e Kodrës së Trimave ankohet për cilësinë e ujit: Kurrë s’u njoftuam a është i pijshëm

29 August 2026 at 15:37

Një banore e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë ka ngritur shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm, gjatë një ankese të paraqitur te Gazeta Sinjali.

Ajo ka dërguar pamje ku shihet uji me ngjyrë të turbullt, duke thënë se kjo gjendje përsëritet pas ndërprerjeve të furnizimit me ujë.

Pasi që ndalet uji, dhe më pas çdo herë që vjen uji, vjen në gjendje të tillë”, ka thënë banorja.

Sipas saj, banorët nuk kanë marrë njoftim se uji nuk është i pijshëm apo ndonjë paralajmërim tjetër lidhur me cilësinë e tij.

Asnjëherë nuk kemi marrë njoftim që nuk është i pijshëm apo diçka e tillë”, ka deklaruar ajo.

Banorët presin sqarime nga institucionet përgjegjëse lidhur me arsyen e turbullirës dhe nëse uji mund të përdoret për konsum.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Çdo herë që vjen uji, është kështu” – Banorja e Kodrës së Trimave ankohet për cilësinë e ujit: Kurrë s’u njoftuam a është i pijshëm appeared first on Sinjali.

Shkuan për pushime, për pak gjetën vdekjen – 187 turistë nxirren të gjallë pas katastrofës në Nepal

29 August 2026 at 14:33

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë arritur të gjejnë dhe shpëtojnë 187 turistë, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve katastrofike të dheut që goditën vendin të mërkurën.

Sipas një buletini të Bordit të Turizmit të Nepalit, në mesin e të shpëtuarve janë 114 shtetas indianë, 27 kinezë dhe 20 persona nga Koreja e Jugut, SHBA-ja, Evropa dhe vendet e Gjirit.

Megjithatë, situata mbetet dramatike. Rreth 3 mijë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur në të dyja anët e kufirit Nepal-Kinë, ndërsa të paktën 420 shtetas të huaj ende nuk janë gjetur.

Bilanci i viktimave në Nepal ka arritur në 626 të vdekur, ndërsa në Tibetin kinez janë raportuar edhe shtatë viktima. Shifrat vazhdojnë të ndryshojnë ndërsa ekipet vijojnë kërkimet në zonat e goditura.

Operacionet e shpëtimit po zhvillohen në kushte shumë të vështira për shkak të terrenit malor, baltës dhe dëmtimit të rrugëve e infrastrukturës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkuan për pushime, për pak gjetën vdekjen – 187 turistë nxirren të gjallë pas katastrofës në Nepal appeared first on Sinjali.

Krimi tronditës: Nëna amerikane pranon se vrau foshnjën pasi humbi kujdestarinë

29 August 2026 at 13:53

Një grua 36-vjeçare në SHBA është deklaruar fajtore për vrasjen e djalit të saj 11-muajsh, pasi kishte humbur kujdestarinë ndaj tij.

Madeline Veronique Daly vrau djalin e saj, Basil Stoner, në dhjetor të vitit 2025, në New Mexico.

Sipas autoriteteve, Daly kishte marrë djalin nga Wyoming dhe ishte larguar me të drejtim New Mexico, pasi gjykata ia kishte dhënë babait kujdestarinë e fëmijës.

Policia e gjeti atë pranë qytetit Silver City. Kur zyrtarët shkuan për ta arrestuar, Daly e qëlloi djalin me armë zjarri në kokë.

Më pas, ajo tentoi ta drejtonte armën edhe ndaj vetes, por policët arritën ta ndalonin.

Pas arrestimit, Daly u tha hetuesve se nuk donte që djali t’i dorëzohej babait të tij. Ajo tha gjithashtu se nuk dëshironte që fëmija të udhëtonte vazhdimisht mes Nebraska-s dhe Wyoming-ut.

Daly tashmë është deklaruar fajtore për vrasje të shkallës së parë. Ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimi përfundimtar pritet të caktohet nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krimi tronditës: Nëna amerikane pranon se vrau foshnjën pasi humbi kujdestarinë appeared first on Sinjali.

“Vajza u është arrestuar, paguani që të lirohet”: Çifti i moshuar humb 20 mijë euro – mashtrohet nga thirrja e “policisë”

29 August 2026 at 13:42

Një çift të moshuarish nga rrethi Hildburghausen në Gjermani ka humbur monedha ari dhe argjendi në vlerë rreth 20 mijë euro, pasi u mashtrua nga persona që u paraqitën si policë.

Rasti ndodhi të enjten pasdite, kur çifti mori një telefonatë nga persona që pretendonin se ishin pjesëtarë të Policisë Kriminale të Bavarisë.

Mashtruesit u thanë të moshuarve se vajza e tyre kishte shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Më pas, ata i bindën se vajza mund të shpëtonte nga paraburgimi vetëm nëse familja dorëzonte para dhe sende me vlerë.

Për ta bërë historinë më bindëse, mashtruesit e udhëzuan burrin të nisej drejt Bambergut, ku i thanë se mund ta merrte vajzën nga paraburgimi.

Ndërkohë, gruaja mbeti në banesë. Aty shkoi një person i panjohur, të cilit ajo ia dorëzoi monedhat e arit dhe argjendit, me vlerë rreth 20 mijë euro.

Vetëm më vonë çifti kuptoi se kishte rënë pre e një skeme mashtrimi dhe se vajza e tyre nuk ishte arrestuar për ndonjë aksident.

Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të mos u besojnë telefonatave të tilla dhe të mos dorëzojnë para apo sende me vlerë nën presion.

Sipas policisë, policia e vërtetë nuk kërkon kaucion dhe nuk shkon nëpër banesa për të marrë para apo sende me vlerë. Në raste të dyshimta, qytetarët këshillohen ta ndërpresin telefonatën dhe ta kontaktojnë drejtpërdrejt policinë në numrin 110.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Vajza u është arrestuar, paguani që të lirohet”: Çifti i moshuar humb 20 mijë euro – mashtrohet nga thirrja e “policisë” appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Kolona 800 metra në kufi

29 August 2026 at 13:35

Pikat e kalimit kufitar po përballen me pritje të ndryshme gjatë ditës, ndërsa fluksi më i madh është në disa pika të caktuara.

Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë në Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova automjetet po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin rreth 800 metra.

Hani i Elezit, pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Ndërkaq, në Merdarë, pritjet në dalje shkojnë deri në 20–25 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht të shkurtra, rreth 3–7 minuta, pa kolona të raportuara.

Të dhënat janë përditësuar në 13:18.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Kolona 800 metra në kufi appeared first on Sinjali.

Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave

29 August 2026 at 13:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku.

Gjatë takimit, Kurti tha se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se Kosova do të vazhdojë t’i mbështesë qytetarët e Luginës përmes formave të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen për studentët, fëmijët dhe kategori të tjera.

Kurti tha se Kosova po avokon edhe në arenën ndërkombëtare për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në takim u diskutua për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Sanxhak, si dhe për nevojën e vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit institucional e shoqëror.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave appeared first on Sinjali.

Tragjedi në magjistralen Gjilan–Prishtinë | 63-vjeçari goditet nga vetura e policit, më pas përplaset dhe tërhiqet zvarrë nga një automjet tjetër – dy shoferët në ndalim

29 August 2026 at 11:46

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga dy automjete, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 28 gusht, rreth orës 22:00, në magjistralen Gjilan–Prishtinë, afër “Viva Fresh Store”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Halil Maliqi.

Sipas informacioneve të rastit, në aksident janë përfshirë dy automjete – një Volkswagen Golf, që në momentin e aksidentit drejtohej nga një zyrtar policor, si dhe një Volkswagen Caddy, që drejtohej nga një 40-vjeçar.

Goditja e parë dhe përplasja fatale

Dyshohet se polici po lëvizte me Golf në magjistralen Gjilan–Prishtinë dhe, me të arritur në Llabjan, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.

Në ato momente, 63-vjeçari po kalonte rrugën.

Vetura dyshohet se e ka goditur këmbësorin dhe, nga fuqia e përplasjes, ai ka përfunduar në shiritin tjetër të rrugës.

Por tragjedia nuk përfundoi aty.

Nga drejtimi i kundërt po vinte një VW Caddy, i cili më pas e ka goditur viktimën.

Sipas të dhënave të rastit, pas goditjes së dytë, 63-vjeçari është tërhequr zvarrë për disa metra dhe ka mbetur për disa çaste nën automjet.

Lëndimet e marra rezultuan fatale.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dy drejtuesit e automjeteve të ndalohen për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Halil Maliqit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet pritet të përcaktojnë dinamikën e plotë dhe përgjegjësinë individuale të secilit prej drejtuesve të automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në magjistralen Gjilan–Prishtinë | 63-vjeçari goditet nga vetura e policit, më pas përplaset dhe tërhiqet zvarrë nga një automjet tjetër – dy shoferët në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është 37-vjeçari i arrestuar pas telasheve familjare në Pejë – Policia gjen dy armë, 108 fishekë dhe gjashtë qese me kokainë

29 August 2026 at 11:40

Një intervenim i Policisë pas raportimit për probleme mes familjarëve në Pejë ka përfunduar me arrestimin e një 37-vjeçari dhe sekuestrimin e armëve, municionit dhe substancës së dyshuar narkotike, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmë, më 28 gusht, rreth orës 23:20, në rrugën “Sali Gjuka” në Pejë.

I dyshuari është Driton Buquku, ndërsa rasti fillimisht ishte raportuar në Polici pasi një qytetare kishte kërkuar ndihmë për shkak të problemeve me një person tjetër.

Me të mbërritur në lokacion, policët kanë kontaktuar fillimisht njërin prej familjarëve, i cili ka deklaruar se i dyshuari dyshohej se kishte konsumuar substanca narkotike dhe ndodhej në gjendje agresive.

Patrulla më pas ka hasur në 37-vjeçarin, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Por gjatë intervenimit, Policia ka hasur në gjësende që e kanë zgjeruar krejtësisht rastin.

Në lokacion janë gjetur dy armë zjarri – një Zastava dhe një revolver, si dhe sasi e konsiderueshme municioni.

Policia ka sekuestruar 58 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 50 fishekë të kalibrit .38 Special, gjithsej 108 fishekë.

Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe gjashtë qese me një substancë të dyshuar narkotike, e cila dyshohet të jetë kokainë.

Në vendngjarje kanë dalë Njësia e Hetimeve dhe Krim-Teknika, të cilat kanë kryer procedurat përkatëse, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit janë iniciuar tri vepra penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike” dhe “Sulmi”.

Buquku është ndaluar për 48 orë, por për shkak të gjendjes së tij aktualisht po vazhdon trajtimin mjekësor në repartin e Psikiatrisë.

Hetimet lidhur me rrethanat e plota të rastit po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 37-vjeçari i arrestuar pas telasheve familjare në Pejë – Policia gjen dy armë, 108 fishekë dhe gjashtë qese me kokainë appeared first on Sinjali.

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Prizrenin | Videoincizimet çojnë te i mituri i dytë – 15-vjeçari kapet dhe ndalohet për “Sulm”

29 August 2026 at 11:32

Hetimet për vrasjen tragjike të një 15-vjeçari në Prizren janë zgjeruar. Pas arrestimit të 17-vjeçarit që dyshohet për vrasjen, Policia ka identifikuar dhe ndaluar edhe një të mitur tjetër, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zhvillimi i ri ka ardhur pas një pune intensive të hetuesve rajonalë dhe sigurimit të disa videoincizimeve që lidhen me rastin.

Nga analizimi i tyre, hetuesit kanë arritur të identifikojnë S.D., 15-vjeçar, i cili tashmë po trajtohet si i dyshuar për veprën penale “Sulmi”.

I mituri është intervistuar në praninë e prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Atij i është ofruar edhe trajtim mjekësor në spital.

Pas procedurave policore, Prokurori i rastit ka urdhëruar që 15-vjeçari të ndalohet për 24 orë.

Ky është personi i dytë që përfundon në ndalim në kuadër të hetimeve për ngjarjen tragjike të 27 gushtit në rrugën “Shotë Galica” në Prizren.

Çfarë ndodhi natën e vrasjes?

Rasti ishte raportuar rreth orës 23:40 si një therje me thikë.

Kur Policia mbërriti në vendngjarje, ekipi i Urgjencës po i jepte ndihmën e parë Omer Purovës, i cili më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Gjendja e tij ishte e rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor, 15-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pak më larg nga vendi ku kishte ndodhur incidenti, Policia kishte hasur E.H., 17-vjeçar, i cili u arrestua si i dyshuar për rastin.

Gjatë kontrollit, policët i gjetën një thikë në xhep, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës. Ajo u sekuestrua si provë materiale.

17-vjeçari më pas u shoqërua në zyrat e Hetimeve Rajonale në Prizren së bashku me babain e tij. Atij iu siguruan avokat sipas detyrës zyrtare dhe punëtor social.

Në konsultim me mbrojtësin, i mituri u mbrojt në heshtje, ndërsa me urdhër të Prokurorit u ndalua për 24 orë.

Trupi i pajetë i 15-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes po vazhdojnë.

Tashmë, me identifikimin e të miturit të dytë, rasti po hetohet për “Vrasje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Sulm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje të reja nga vrasja që tronditi Prizrenin | Videoincizimet çojnë te i mituri i dytë – 15-vjeçari kapet dhe ndalohet për “Sulm” appeared first on Sinjali.

Sulm me dron në Ukrainë: 27 të vdekur, shpërthime dhe zjarr i madh në një depo

29 August 2026 at 11:06

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, pas një sulmi me dron rus që shkaktoi zjarr dhe shpërthime të fuqishme në një depo në fshatin Myla, në rajonin e Kievit.

Sipas autoriteteve lokale, nga zona janë evakuuar 381 persona, ndërsa zjarri u përhap edhe në disa objekte banimi.

Kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Kievit, Tymur Tkachenko, tha se sulmi shkaktoi një zjarr në përmasa të mëdha, i cili u shoqërua me shpërthime.

“Sulmi shkaktoi një zjarr në shkallë të gjerë. Zjarri u përhap edhe në ndërtesa private të banimit. Zjarret në pesë shtëpi dhe një objekt hotelerie tashmë janë shuar”, tha Tkachenko.

Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit po vazhdojnë punën në vendngjarje.

Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë lidhur me kushtet e ruajtjes së materialeve në depo.

Hetimi do të përfshijë edhe ligjshmërinë e vendosjes dhe ruajtjes së materialeve shpërthyese, lejet e nevojshme, si dhe përgjegjësinë e zyrtarëve që kanë marrë vendimet përkatëse.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të madh, ndërsa një top zjarri ngrihet në qiell gjatë natës.

Sulme edhe në Kherson dhe Kiev

Një tjetër person u vra të shtunën nga një sulm me dron rus në Kherson, në jug të Ukrainës. Një 44-vjeçar pësoi gjithashtu lëndime nga shpërthimi dhe plagë nga copëzat e predhës.

Dy persona të tjerë u plagosën në një sulm në distriktin Sviatoshynskyi të Kievit.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia kishte lëshuar që nga ora 18:00 e së premtes 267 dronë, një raketë kundër anijeve Onyx dhe një raketë balistike Iskander.

Sipas tyre, mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar ose neutralizuar 233 prej dronëve deri të shtunën në mëngjes.

Sulmet me rreze të gjatë veprimi mes Rusisë dhe Ukrainës janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, duke goditur veçanërisht objektet logjistike dhe energjetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulm me dron në Ukrainë: 27 të vdekur, shpërthime dhe zjarr i madh në një depo appeared first on Sinjali.

Liverpooli arrin marrëveshje për Barcolan, 123 milionë euro

29 August 2026 at 09:45

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit anësor Bradley Barcola, raporton gazetari britanik Ben Jacobs.

Sipas raportimit, Liverpooli do të paguajë 123 milionë euro për francezin, ndërsa shuma mund të shkojë deri në 144 milionë euro, në varësi të bonuseve.

“Reds” e kanë ndjekur Barcolan prej kohësh dhe tashmë kanë arritur marrëveshje me PSG-në për transferimin e tij.

Fillimisht, Liverpooli po shqyrtonte mundësinë e një marrëveshjeje të përbashkët që do të përfshinte edhe Ibrahim Mbaye, por sulmuesi senegalez u transferua të premten mbrëma te Aston Villa për 55 milionë euro.

Barcola, gjatë kohës së tij te PSG-ja, ka zhvilluar 152 ndeshje, duke shënuar 39 gola dhe asistuar në 37 raste. Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve me klubin francez.

Ndërkohë, PSG-ja tashmë ka siguruar zëvendësuesin e tij në krahun e majtë. Klubi francez transferoi Mika Godts nga Ajaxi për 55 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liverpooli arrin marrëveshje për Barcolan, 123 milionë euro appeared first on Sinjali.

Aksident në Kamëz, përplaset vetura e Policisë – lëndohen 2 policë

29 August 2026 at 09:10

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur në Kamëz, ku vetura e Policisë është përplasur me një veturë tjetër.

Policia e Tiranës ka mohuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas Policisë, 26-vjeçari R.T. dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi veturën, teksa po lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dhe është përplasur me veturën e Policisë.

Dy policët janë dërguar për trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari nuk ka pësuar lëndime dhe është shoqëruar në Polici.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Kamëz, përplaset vetura e Policisë – lëndohen 2 policë appeared first on Sinjali.

Kolona mëngjesi, kaq shkojnë pritjet kufitare

29 August 2026 at 08:57

Pritje deri në 25 minuta po regjistrohen mëngjesin e sotëm në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 08:10, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku qytetarët në dalje nga Kosova po presin 20–25 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 150 metra.

Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 15–20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht 3–5 minuta, ndërsa për kamionë nuk raportohet pritje e theksuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona mëngjesi, kaq shkojnë pritjet kufitare appeared first on Sinjali.

“Dëshmorët nuk vdesin kurrë” – 29 Gushti, dita kur Hani i Elezit kujton të rënët

29 August 2026 at 08:53

Sot, Hani i Elezit ndalet për të kujtuar ata që nuk u kthyen më nga frontet e luftës. 29 Gushti shënohet në këtë komunë si Dita e Dëshmorëve, një datë që lidhet me një ngjarje të rëndësishme të 27 viteve më parë.

Ishte viti 1999 kur në Puset e Nikës u zhvillua rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftërave çlirimtare. Pikërisht nga kjo ngjarje, 29 Gushti u kthye në një ditë të veçantë për Hanin e Elezit, duke u shënuar ndër vite si ditë përkujtimi dhe nderimi për të rënët.

Por historia e kësaj treve nuk lidhet vetëm me luftën e fundit në Kosovë.

Hani i Elezit i dha tetë dëshmorë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtatë të tjerë nga kjo trevë ranë në fronte të ndryshme të luftërave çlirimtare. Krahas tyre, dhjetëra shqiptarë të kësaj ane humbën jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe dhe maqedonase.

Përkushtimi dhe sakrifica e tetë dëshmorëve të UÇK-së nga Hani i Elezit është vlerësuar edhe nga institucionet e Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, përmes një vendimi presidencial, i dekoroi dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Sot, 29 Gushti nuk është vetëm një datë në kalendarin e Hanit të Elezit. Është një ditë kur kujtohen emrat, jetët dhe sakrificat e atyre që mbetën në histori, ndërsa familjet dhe qytetarët e kësaj komune vazhdojnë t’i nderojnë të rënët e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Dëshmorët nuk vdesin kurrë” – 29 Gushti, dita kur Hani i Elezit kujton të rënët appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Shkoi në Polici për ta denoncuar për kanosje, por përfundoi edhe vetë i dyshuar – sekuestrohet pistoleta te “Hallall Pizza”

26 August 2026 at 23:46

Një rast me kanosje dhe armë në Podujevë ka marrë një kthesë të papritur, pasi personi që shkoi në Polici për të denoncuar një tjetër, në fund përfundoi edhe vetë nën hetim, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në rast janë përfshirë Fisnik Sejdiu rreth 38-vjeçar dhe Faton Berisha rreth 41-vjeçar, ndaj të cilëve janë iniciuar dy raste të ndara penale.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 gusht, mes orës 15:00 dhe 17:00, në zonën e rrugës “19 Qershori” në Podujevë.

Siç mëson Sinjali, rreth orës 19:20, Fisnik Sejdiu, së bashku me Q.M. është paraqitur në Stacionin Policor në Podujevë, ku ka raportuar se Faton Berisha e kishte kanosur te lokali “Hallall Pizza”.

Mirëpo, rasti ka marrë kthesë kur edhe Berisha është paraqitur vetë në stacion dhe ka dhënë versionin e tij për përplasjen.

Ai ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje verbale, Fisnik Sejdiu kishte nxjerrë pistoletën pranë shtëpisë së tij.

Pas këtyre pretendimeve, Policia ka ndërmarrë kontrolle në pronat e palëve.

Në shtëpinë e Berishës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Sejdiu ka deklaruar se posedon një pistoletë me leje, por se arma në atë moment nuk ndodhej në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pistoleta ndodhej në depon e lokalit “Hallall Pizza”, ku edhe është gjetur nga njësitë policore.

Gjatë veprimeve policore janë gjetur pistoleta, dy karikatorë dhe gjithsej 36 fishekë të kalibrit 9×19 mm, si dhe pajisje të tjera përcjellëse të armës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, arma dhe municioni janë sekuestruar.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, është vendosur që ndaj Fisnik Sejdiut të iniciohet rast për veprën “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, ndaj Faton Berishës është iniciuar rast për “Kanosje”, ndërsa Q.M. është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dy janë liruar dhe rastet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe versionet e kundërta të palëve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Shkoi në Polici për ta denoncuar për kanosje, por përfundoi edhe vetë i dyshuar – sekuestrohet pistoleta te “Hallall Pizza” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për rrahjen brutale në Prizren – 30-vjeçari përfundoi me lëndime të rënda në QKUK, ai ende në arrati

26 August 2026 at 23:34

Një rast i rëndë që ndodhi dje në lagjen Dardania në Prizren ka përfunduar me një person të hospitalizuar në QKUK, ndërsa personi që dyshohet se e sulmoi vazhdon të jetë në arrati, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që po kërkohet lidhur me rastin është Hamëz Lubovci, ndërsa viktima është S.L 30-vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 10:30, në lagjen Dardania.

Policia është vënë në dijeni për rastin disa orë më vonë, pasi është njoftuar se në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit po trajtohej një person që kishte pësuar lëndime nga goditjet.

Gjendja e 30-vjeçarit ka rezultuar më serioze, pasi mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është vendosur që ai të transferohet me ambulancë në QKUK në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Pas marrjes së informatës, në vendin ku dyshohet se ka ndodhur sulmi kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e Forenzikës, të cilët kanë nisur ekzaminimin dhe mbledhjen e provave.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedura për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërkohë, Hamëz Lubovci nuk është arrestuar dhe, sipas informacioneve të rastit, vazhdon të jetë në arrati.

Hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të plota të përleshjes po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dyshuari për rrahjen brutale në Prizren – 30-vjeçari përfundoi me lëndime të rënda në QKUK, ai ende në arrati appeared first on Sinjali.

Dhunë brenda familjes në Mitrovicë – gruaja denoncon bashkëshortin se e sulmoi dhe e tërhoqi për flokësh, përfundon në strehimore

26 August 2026 at 23:28

Një rast i rëndë i dhunës brenda familjes është raportuar në Mitrovicë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 24 gusht, rreth orës 23:00, në rrugën “Tish Daia”, ndërsa i dyshuari është B.H.

Viktima, B.H, ka deklaruar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje familjare situata ka eskaluar në dhunë.

Sipas deklaratës së saj, bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht në pjesë të ndryshme të trupit dhe e ka tërhequr për flokësh.

Si pasojë e sulmit të dyshuar, 45-vjeçarja ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Rasti është trajtuar nga Policia, ndërsa 51-vjeçari është intervistuar lidhur me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit është marrë vendim që B.H të ndalohet për 48 orë.

Ndërkohë, për shkak të rrethanave të krijuara, viktima është dërguar në strehimore.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë brenda familjes në Mitrovicë – gruaja denoncon bashkëshortin se e sulmoi dhe e tërhoqi për flokësh, përfundon në strehimore appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sherri për parking për pak sa s’u bë tragjedi – ky është i dyshuari se shtiu drejt 37-vjeçarit dhe më pas e goditi me armë

26 August 2026 at 23:18

Një mosmarrëveshje për parking në Prishtinë dyshohet se për pak ka përfunduar tragjikisht, pasi konflikti mes disa personave ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që dyshohet se ka përdorur armën është Adnan Murtezi, i cili pas incidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 20:00, në rrugën “Zahide Jashari” në Prishtinë, ndërsa viktima është A.B.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshjeje rreth një vendparkingu.

37-vjeçari ka deklaruar para Policisë se gjatë konfliktit është sulmuar nga dy persona, ndërsa në një moment situata ka marrë përmasa shumë më serioze.

Sipas deklarimit të tij, Adnan Murtezi dyshohet se ka nxjerrë një armë zjarri nga vetura dhe ka shtënë një herë në drejtim të 37-vjeçarit.

Fatmirësisht, e shtëna nuk e ka goditur 37-vjeçarin.

Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq.

I dyshuari dyshohet se më pas është afruar dhe e ka goditur viktimën me pjesën e pasme të armës, duke i shkaktuar lëndime trupore. 37-vjeçari ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.

Në vendngjarje ndodhej edhe një dëshmitar, i cili është intervistuar nga hetuesit lidhur me rrethanat e rastit.

Ndërkohë, personi që dyshohet se shtiu me armë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e personave të dyshuar, por gjatë kontrolleve nuk është gjetur diçka e dyshimtë që lidhet me rastin. As arma dhe as gëzhoja nuk janë gjetur, sipas të dhënave fillestare të hetimit.

Në rast figuron si i dyshuar edhe Agron Murtezi rreth 27-vjeçar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit janë iniciuar veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa Adnan Murtezi mbetet në kërkim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherri për parking për pak sa s’u bë tragjedi – ky është i dyshuari se shtiu drejt 37-vjeçarit dhe më pas e goditi me armë appeared first on Sinjali.

❌