Normal view

Kanos tre persona me armë në Brezovicë pas një mosmarrëveshjeje për kalimin me kuaj, arrestohet 65-vjeçari

5 August 2026 at 21:30

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona në zonën e Brezovicës, afër qendrës së skijimit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:30, kur Stacioni Policor në Shtërpcë ka pranuar informatën për një kanosje me armë.

Nga hetimet fillestare dyshohet se tre persona, të cilët po lëviznin me kuajt e tyre në një shteg të ngushtë malor, janë përballur me një person tjetër, i cili kishte lënë kalin e tij në rrugë dhe nuk kishte pranuar ta largonte për t’ua mundësuar kalimin.

Pas një konflikti verbal, i dyshuari N.H., 65-vjeçar dhe shtetas i Kosovës, dyshohet se ka nxjerrë një pistoletë dhe i ka kanosur tre personat, duke përdorur edhe fjalë fyese ndaj tyre.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanos tre persona me armë në Brezovicë pas një mosmarrëveshjeje për kalimin me kuaj, arrestohet 65-vjeçari appeared first on Sinjali.

Trabzoni ndizet për Salahun – mijëra tifozë e presin si mbret në Turqi

5 August 2026 at 21:15

Trabzoni është përfshirë nga atmosfera festive pas transferimit të bujshëm të Mohamed Salah te skuadra turke Trabzonspor.

Ylli egjiptian, pasi mbërriti në Stamboll, vazhdoi udhëtimin drejt Trabzonit, ku u prit nga mijëra tifozë të klubit. Rrugët e qytetit u mbushën me brohoritje, fishekzjarre dhe festime të mëdha në nder të ardhjes së ish-sulmuesit të Liverpoolit.

Salah, i konsideruar një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Premier Ligës, i është bashkuar Trabzonsporit pas largimit nga klubi anglez, ku për vite me radhë shkroi histori me paraqitjet dhe golat e tij.

Transferimi i tij ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët turq, të cilët e shohin ardhjen e egjiptianit si një nga lëvizjet më të mëdha në historinë e klubit.

Trabzonspor është një nga klubet më të suksesshme të futbollit turk dhe renditet pas gjigantëve si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş sa i përket trofeve dhe historisë në Superligën e Turqisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trabzoni ndizet për Salahun – mijëra tifozë e presin si mbret në Turqi appeared first on Sinjali.

Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë

5 August 2026 at 21:12

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, pritje më të gjata janë regjistruar vetëm në dy pika.

Dheu i Bardhë, për dalje nga Kosova, pritjet arrijnë deri në 35–40 minuta, me kolonë rreth 350 metra.

Ndërsa në Merdarë, për dalje, udhëtarët po përballen me pritje deri në 15–20 minuta, me kolonë rreth 150 metra.

Në pikat tjera kufitare, qarkullimi raportohet të jetë më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të theksuara.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë appeared first on Sinjali.

“E bleva për fëmijën” – qytetari nga Gjilani ankohet për qumështin “Vita” – e zhgënjen cilësia

5 August 2026 at 21:07

Një qytetar nga Gjilani ka ngritur shqetësim për një qumësht të blerë në ETC Gjilan, duke pretenduar se produkti nuk ka qenë në gjendjen e duhur menjëherë pas hapjes.

Sipas tij, qumështin e markës “Vita” e kishte blerë për fëmijën e tij, por gjatë hapjes ka vërejtur ndryshime në pamjen e produktit.

“Sot kemi ble qumësht Vita në ETC Gjilan. Vetëm sa e hapa qumështin për me ia dhanë fëmijës. Sapo e ktheva në ETC, por thanë që nuk kemi faj sepse qumështi ka afat”, ka deklaruar qytetari për Sinjalin.

Ai ka dërguar edhe faturën e blerjes, duke pretenduar se produkti është blerë në këtë market, ndërsa ka publikuar edhe fotografi të qumështit pas hapjes.

Nga pamjet e dërguara shihet produkti në një gotë dhe pjatë, me ndryshime në strukturë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “E bleva për fëmijën” – qytetari nga Gjilani ankohet për qumështin “Vita” – e zhgënjen cilësia appeared first on Sinjali.

“Nga adrenalina në tragjedi”: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali – u përplas me motoçikletë, vetura e hodhi 50 metra larg

5 August 2026 at 20:50

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 33-vjeçari shqiptar në Itali. Maksim Sinani, banues në Altopascio, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori pas një përplasjeje frontale me një veturë, teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:30, në rrugën shtetërore SS64, në zonën kodrinore të Pistoias, pranë fshatit Spedaletto dhe liqenit Specchio.

Sinani ishte duke lëvizur në drejtim të Pistoias me një motoçikletë Kawasaki Z 1000, së bashku me disa motoçiklistë të tjerë, kur u përplas fuqishëm me një Volkswagen Tiguan që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte aq e fortë sa 33-vjeçari u hodh rreth 50 metra larg vendit të aksidentit. Ai pësoi trauma të shumta në trup dhe lëndime të rënda në këmbë, ndërsa motoçikleta e tij mbeti e shkatërruar plotësisht, raporton La Nazione, transmeton Sinjali.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Pavarësisht gjendjes së rëndë, i riu ishte ende i vetëdijshëm gjatë ndihmës së parë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin San Jacopo në Pistoia, ku u stabilizua dhe u intubua.

Më pas, për shkak të gjendjes kritike, ai u transferua në Qendrën e Traumës në Careggi me helikopterin e emergjencës Pegaso 2. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës dhe ai ndërroi jetë.

Vdekja e 33-vjeçarit ka tronditur familjarët dhe të afërmit e tij, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nga adrenalina në tragjedi”: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Itali – u përplas me motoçikletë, vetura e hodhi 50 metra larg appeared first on Sinjali.

14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion

5 August 2026 at 20:29

14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion

Gjatë 10 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 14 vatra zjarri, prej të cilave 7 vazhdojnë të jenë aktive, kanë njoftuar autoritetet.

Në terren po operojnë strukturat e mbrojtjes civile me 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter dhe një avion “Air Tractor” të Forcës Ajrore, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Ndërhyrjet janë përqendruar në disa zona, përfshirë Dajtin, Mallakastrën, Elbasanin, Libohovën, Dropullin, Selenicën dhe Skraparin.

Situata më shqetësuese paraqitet në Mallakastër, ku ekipet po punojnë intensivisht për të penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në zonat e tjera ku janë aktivizuar vatrat e zjarrit, operacionet vijojnë, ndërsa sipas autoriteteve nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se po vazhdon monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14 vatra zjarri në Shqipëri gjatë 10 orëve të fundit, 7 ende aktive – ndërhyrje me zjarrfikës, helikopter dhe avion appeared first on Sinjali.

Zelensky e shkarkoi, ish-ambasadorja e Ukrainës në SHBA hetohet për korrupsion – ajo pretendon se është “e pastër si loti”

5 August 2026 at 19:56

Ish-ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna, është bërë zyrtarisht e dyshuar në një hetim kundër korrupsionit, vetëm dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e largoi nga posti.

Sipas transmetuesit shtetëror ukrainas “Suspilne”, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar Stefanishynës një njoftim të ri për dyshime më 5 gusht.

Ajo akuzohet se nuk ka deklaruar dy apartamente, para të përdorura për renovime, bileta udhëtimi dhe qiranë e një tjetër banese. Prokuroria pretendon gjithashtu se ajo nuk ka deklaruar përdorimin e një veture të regjistruar në emër të një vartësi të saj.

Sipas hetuesve, shpenzimet e saj kanë tejkaluar të ardhurat dhe kursimet e deklaruara, raporton Euronews, transmeton Sinjali/

Stefanishyna i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se po e përballon hetimin “me qetësi dhe pa emocione të panevojshme”. Ajo ka theksuar se veprimet procedurale nuk nënkuptojnë shpallje fajtësie dhe se do ta mbrojë qëndrimin e saj në mënyrë ligjore.

Zelensky e shkarkoi atë nga posti i ambasadores në SHBA më 3 gusht, pa dhënë arsye për vendimin. Largimi i saj kishte nxitur spekulime se mund të lidhej me një hetim të mundshëm për korrupsion, në kohën kur Ukraina po kalon një riorganizim të madh qeveritar.

Stefanishyna më herët kishte deklaruar se vendimin për largim nga detyra e mori për “arsye personale”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky e shkarkoi, ish-ambasadorja e Ukrainës në SHBA hetohet për korrupsion – ajo pretendon se është “e pastër si loti” appeared first on Sinjali.

Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen

5 August 2026 at 19:46

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raportohet se i ka ofruar Marokut organizimin e finales së Kupës së Botës 2030, në këmbim të mbështetjes publike në një periudhë të vështirë për udhëheqjen e tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, Infantino po zhvillon takime në Marok, teksa përballet me presion të madh pas dështimit të një plani kontrovers për shitjen e aksioneve në turne te investitorë privatë.

Sipas “The Mirror”, kreu i FIFA-s i ka premtuar Marokut se finalja e Botërorit 2030 mund të zhvillohet në stadiumin e ri Hassan II Stadium, me kapacitet rreth 115 mijë ulëse, në vend të stadiumit “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Megjithatë, ky premtim raportohet se është i kushtëzuar me mbështetjen publike të Marokut për Infantino, i cili po përpiqet të ruajë pozitën e tij pas kritikave të shumta.

Maroku do të jetë bashkëorganizator i Botërorit 2030 së bashku me Spain dhe Portugal dhe konsiderohet një nga aleatët më të afërt të Infantinos gjatë viteve të fundit.

Kriza për presidentin e FIFA-s u thellua pas kundërshtimeve ndaj projektit të tij për përfshirjen e investitorëve privatë në turne. Ish-futbollisti Luís Figo e kritikoi ashpër Infantinon, duke kërkuar largimin e tij nga posti.

Ndërkohë, shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA, Arsène Wenger, deklaroi se ishte përjashtuar nga procesi i hartimit të këtij plani dhe theksoi rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë së organizatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i FIFA-s në rrezik për postin – raportohet se i premtoi Marokut finalen e Botërorit 2030 për të shpëtuar karrigen appeared first on Sinjali.

Pas rastit me malarie në QKUK, infektologu: Konsultohuni para udhëtimeve në vendet endemike

5 August 2026 at 19:36

Pas konfirmimit të rastit të malaries në QKUK, infektologu Gramoz Bunjaku ka dhënë disa këshilla për qytetarët që udhëtojnë në vende ku kjo sëmundje është e përhapur.

Bunjaku ka apeluar që udhëtarët të mos nisen drejt këtyre zonave pa u konsultuar më parë me specialistët e sëmundjeve infektive dhe pa marrë masat e nevojshme parandaluese.

Sipas tij, malaria mund të përparojë shpejt dhe të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën brenda pak orësh.

Ai përmes një postimi ka theksuar se para udhëtimit në vendet endemike duhet të merret profilaksa e duhur, ndërsa para kthimit duhet të konsultohet mjeku për planin e veprimit në rast të shfaqjes së simptomave.

“Parandalimi është trajtimi më i mirë. Një konsultë para udhëtimit mund t’ju shpëtojë jetën”, ka shkruar Bunjaku.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2025, 83 vende dhe territore vazhdojnë të jenë endemike për malarie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas rastit me malarie në QKUK, infektologu: Konsultohuni para udhëtimeve në vendet endemike appeared first on Sinjali.

Kolona në kufi: Pritje deri në 40 minuta për dalje

5 August 2026 at 19:34

Pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në 40 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në:

  • Dheu i Bardhë – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
  • Muçibaba – deri në 40 minuta pritje në dalje, me kolonë rreth 400 metra.
  • Merdarë – deri në 30-40 minuta pritje në dalje.

Ndërkohë, në pikën kufitare Hani i Elezit ka pritje rreth 10 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona rreth 100 metrash.

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, ndërsa kolonat janë minimale ose nuk ka fare.

Të dhënat janë përditësuar në orën 19:12.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona në kufi: Pritje deri në 40 minuta për dalje appeared first on Sinjali.

Kërkesa e Prokurorisë: I dyshuari për keqpërdorimin e 500 mijë eurove të dërgohet në paraburgim

5 August 2026 at 19:23

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.R., i dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, pasi dyshohet se ka keqpërdorur mjetet financiare të një personi tjetër, duke i shkaktuar dëm material rreth 500 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka vepruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Kërkesa për paraburgim është bërë pasi Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për këtë masë, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit, zhvillimit të hetimeve dhe mbarëvajtjes së procedurës penale.

Rasti po trajtohet nga Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kërkesa e Prokurorisë: I dyshuari për keqpërdorimin e 500 mijë eurove të dërgohet në paraburgim appeared first on Sinjali.

Arrestohet 26-vjeçari që terrorizoi pacientët i veshur si “Engjëlli i Vdekjes”

5 August 2026 at 19:15

Një 26-vjeçar është arrestuar në Uells pasi u ngjit në çatinë e një spitali i veshur si “Engjëlli i Vdekjes” (Grim Reaper), duke shkaktuar panik te pacientët, vizitorët dhe stafi mjekësor.

Sipas mediave britanike, ai u shfaq mbi hyrjen e spitalit me një mantel të zi me kapuç dhe mbante në dorë një objekt që dukej si teh i gjatë, ndërsa qëndronte duke vëzhguar njerëzit poshtë.

Në vendngjarje intervenuan policia dhe zjarrfikësit, të cilët e vunë situatën nën kontroll pas rreth 50 minutash.

26-vjeçari u deklarua fajtor për shkaktim shqetësimi në ambientet e Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) dhe u dënua me gjobë. Gjatë procedurave gjyqësore, ai pranoi edhe dy raste të vjedhjeve në dyqane që kishin ndodhur më herët.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e veprimit të tij, ndërsa drejtuesit e spitalit ritheksuan se kanë zero tolerancë ndaj çdo forme kërcënimi, shqetësimi apo agresioni në ambientet spitalore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet 26-vjeçari që terrorizoi pacientët i veshur si “Engjëlli i Vdekjes” appeared first on Sinjali.

Lajm i mirë për tregun e naftës: Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Hormuzin

5 August 2026 at 18:48

Irani ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Omanin për një korridor që do të lejojë kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, të dyja palët kanë rënë dakord për koordinatat e korridorit, ndërsa deklarata e përbashkët është në fazën përfundimtare të hartimit, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Megjithatë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se lundrimi nuk mund të garantohet plotësisht për të gjitha anijet, duke fajësuar bllokadën detare amerikane dhe veprime të tjera që, sipas Teheranit, rrezikojnë sigurinë në rajon.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, pasi përmes saj kalon rreth një e katërta e tregtisë globale të naftës që transportohet me anije. Ajo u mbyll praktikisht nga Irani pas sulmeve amerikane dhe izraelite në fund të shkurtit, duke shkaktuar luhatje të forta në tregjet e energjisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lajm i mirë për tregun e naftës: Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Hormuzin appeared first on Sinjali.

Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë

5 August 2026 at 18:09

Një futbollist 24-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa 12 lojtarë të tjerë janë plagosur pasi një rrufe goditi një fushë futbolli gjatë një ndeshjeje në provincën Narathiwat, në jug të Tajlandës.

Ngjarja ndodhi të martën, teksa dy ekipet po luanin në stadiumin Santiphap, mes reshjeve të dendura të shiut të shkaktuara nga sezoni i musoneve.

Sipas mediave ndërkombëtare, rrufeja goditi në zonën e penalltisë, duke lënë të vdekur në vend futbollistin Safwan Awae. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur lojtarët përpiqen t’i japin ndihmën e parë, ndërsa ekipet mjekësore mbërrijnë në vendngjarje.

Shefi i policisë, Thun Sirikhunt, bëri të ditur se 24-vjeçari u dërgua në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Në incident u plagosën edhe 12 persona të tjerë, përfshirë futbollistin malajzian Alif Ezzahan Zulkifli, të cilët morën trajtim mjekësor në një spital lokal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrufeja vret një futbollist, plagos 12 të tjerë në Tajlandë appeared first on Sinjali.

Konfirmohet rast me malarie në Kosovë, pacientja u pranua në gjendje të rëndë në QKUK

5 August 2026 at 18:06

Një shtetase e huaj është diagnostikuar me malarie në Kosovë, pasi ishte pranuar më 1 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit, pacientja kishte mbërritur pa vetëdije dhe me parametra vitalë e laboratorikë të çrregulluar. Pas ekzaminimeve fillestare, ajo është transferuar në Klinikën Infektive për shkak të dyshimeve për një infeksion të rëndë sistemik.

Gjatë hetimit epidemiologjik është konstatuar se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në vende ku malaria është sëmundje endemike. Analizat specifike kanë konfirmuar më pas diagnozën, ndërsa menjëherë është nisur trajtimi antimalarik.

Sot, më 5 gusht, gjendja e pacientes është stabilizuar. Ajo komunikon lirshëm, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë janë në përmirësim gradual, nën përkujdesjen e mjekëve në Klinikën Infektive.

Autoritetet shëndetësore rikujtojnë se malaria nuk transmetohet nga një person te tjetri përmes kontaktit të zakonshëm, por zakonisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 2022–2025 në Kosovë janë regjistruar tetë raste me malarie dhe të gjitha kanë qenë të importuara, te persona që kishin udhëtuar ose kishin ardhur nga vende të kontinentit afrikan.

Deri më tani, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i transmetimit lokal të malaries.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet rast me malarie në Kosovë, pacientja u pranua në gjendje të rëndë në QKUK appeared first on Sinjali.

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje

5 August 2026 at 17:57

Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje mes dy subjekteve politike.

Pas përfundimit të takimit, Kurti ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë dakordim të arritur.

“Përderisa nuk kemi marrëveshje, nuk kemi lajme”, u shpreh Kurti para mediave.

Bisedimet mes dy partive janë zhvilluar në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet nesër në orën 10:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk ka marrëveshje appeared first on Sinjali.

Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në Prishtinë

5 August 2026 at 17:32

Një person është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka keqpërdorur një investim në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për veprimet e dyshimta të të arrestuarit.

Sipas dyshimeve të ngritura, personi ka keqpërdorur investimet e një shtetasi të huaj, duke i shkaktuar atij dëm financiar prej rreth gjysmë milioni euro.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Keqpërdorimi i autorizimeve në ekonomi” dhe “Mashtrim”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet se “i zhduku” 500 mijë euro nga investimi – arrestohet në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman

5 August 2026 at 17:26

Një dron i pajisur me pajisje shpërthyese është gjetur në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, ka njoftuar policia.

Pajisja u zbulua gjatë natës nga një punonjës pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave.

Pas alarmit, autoritetet përdorën një robot për ta kontrolluar objektin, ndërsa detonatori i eksplozivit është hequr, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Po ashtu, një objekt tjetër i paidentifikuar është përplasur me një avion transporti në afërsi të të njëjtit aeroport. Avioni, pasi u ul në Hanover, kishte pësuar dëme të vogla.

Aeroportet gjermane janë vendosur në gjendje të lartë gatishmërie pas një serie fluturimesh të paautorizuara të dronëve mbi zona të ndjeshme, përfshirë baza ushtarake, aeroporte, porte dhe terminale energjetike. Policia ka paralajmëruar se disa prej këtyre incidenteve mund të jenë të organizuara nga agjentë rusë.

Aeroporti Leipzig/Halle përdoret nga ushtria gjermane dhe aleatët e NATO-s për transportin e pajisjeve ushtarake, ndërsa shërben edhe si bazë për kompaninë ukrainase Antonov Airlines, e cila kryen transportet më të mëdha ajrore të Ukrainës.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë, Armin Schuster, e ka cilësuar rastin si një “incident shumë serioz të sigurisë”.

Pista veriore e aeroportit u rihap pas mesnatës, ndërsa pista jugore mbetet e mbyllur. Autoritetet gjermane ende nuk kanë dhënë detaje të tjera për autorët e dyshuar.

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka deklaruar për mediat gjermane se dyshon se pas këtij rasti qëndron Rusia, ndërsa Moska nuk ka komentuar akuzat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman appeared first on Sinjali.

Mbi gjysmë ore pritje në kufi për dalje nga vendi

5 August 2026 at 17:21

Pritjet më të gjata në pikat kufitare të Kosovës po regjistrohen në dalje nga vendi, ku në disa raste udhëtarët po përballen me kolona dhe vonesa.

Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.

Në pikën Merdarë, pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në hyrje rreth 3 deri në 5 minuta.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku për dalje udhëtarët po presin deri në 25 minuta, me kolonë rreth 200 metra.

Hani i Elezit, pritjet për hyrje dhe dalje janë rreth 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe kryesisht variojnë nga 3 deri në 10 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi gjysmë ore pritje në kufi për dalje nga vendi appeared first on Sinjali.

Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim të ri pas bisedimeve të djeshme

5 August 2026 at 17:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, raportohet se janë takuar sërish të mërkurën.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, dy liderët aktualisht janë duke zhvilluar një takim.

Ky zhvillim vjen një ditë pas takimit mes delegacioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ku palët u shprehën optimiste për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja.

Pas takimit të djeshëm, përfaqësuesit e të dy partive deklaruan se do të vazhdojnë diskutimet në këtë drejtim.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të partisë, kishte deklaruar se nuk kishte ndonjë zhvillim të ri sa i përket një takimi të mundshëm me Kurtin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Kurti dhe Abdixhiku po zhvillojnë takim të ri pas bisedimeve të djeshme appeared first on Sinjali.

❌