Normal view

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen

31 August 2026 at 17:54

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që me emrin e Bekim Sejdiut të procedohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Berisha ka shkuar madje një hap më tej. Ndonëse Sejdiu ende nuk është votuar nga Kuvendi, lideri i opozitës shqiptare e ka titulluar reagimin e tij: “Zoti Bekim Sejdiu, President i Kosovës.”

Në reagimin e publikuar, Berisha thotë se Kurti dhe Abdixhiku kanë firmosur marrëveshjen për kandidaturën e Sejdiut, të cilin e ka vlerësuar lart për formimin dhe përvojën e tij profesionale.

Ai e ka përshkruar Sejdiun si “një personalitet të shquar të Kosovës në fushën e jurisprudencës kushtetuese”, duke përmendur angazhimin e tij si ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, si dhe përvojën në diplomaci si ish-ambasador i Republikës së Kosovës.

Berisha i ka drejtuar Sejdiut edhe urime për detyrën e Presidentit, megjithëse procedura kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit ende nuk ka përfunduar.

“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i dërgoj urimet më të përzemërta zotit Bekim Sejdiu për postin e lartë të Presidentit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ai i ka uruar Sejdiut suksese dhe mbarësi, duke vënë theks të veçantë në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe në forcimin e kontributit të vendit për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Por Berisha nuk është ndalur vetëm te Sejdiu.

Ai ka përgëzuar veçmas Albin Kurtin dhe Lumir Abdixhikun për arritjen e marrëveshjes, duke e cilësuar dakordimin e tyre për kandidaturën si një zgjedhje dinjitoze.

“Gjithashtu, me këtë rast uroj përzemërsisht Kryeministrin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja, dhe kryetarin e LDK-së, z. Abdixhiku, për marrëveshjen e arritur dhe për përzgjedhjen e tyre dinjitoze në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Bekim Sejdiu ende nuk është President i zgjedhur i Kosovës. Dakordimi politik mes Kurtit dhe Abdixhikut lidhet me kandidaturën me të cilën do të procedohet, ndërsa fjalën përfundimtare për zgjedhjen e Presidentit e ka Kuvendi i Kosovës përmes procedurës kushtetuese.

Pikërisht për këtë arsye bie në sy formulimi i Berishës, i cili, ende pa u zhvilluar votimi në Kuvend, e ka prezantuar dhe uruar Sejdiun si President të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen appeared first on Sinjali.

“Kthimi nga deti” i mundimshëm – 3 kilometra kolonë për të hyrë në Kosovë nga Morina

31 August 2026 at 17:42

Pritje të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Morinë, në hyrje të Kosovës nga Shqipëria.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Sinjali, kolona e automjeteve shtrihet për rreth 3 kilometra, ndërsa qarkullimi po zhvillohet me vështirësi.

Pamjet tregojnë numër të madh të automjeteve që presin për të hyrë në territorin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Kthimi nga deti” i mundimshëm – 3 kilometra kolonë për të hyrë në Kosovë nga Morina appeared first on Sinjali.

Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi

31 August 2026 at 17:28

Edon Zhegrova ka refuzuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite, e cila kapte vlerën e 10 milionë eurove në vit, duke zgjedhur të vazhdojë të jetë i fokusuar te Juventusi.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Arlind Sadiku, i cili raporton se futbollisti i Kombëtares së Kosovës nuk është bindur nga oferta financiare.

Për Zhegrovën ka pasur interesim edhe nga disa klube evropiane, të cilat kanë shfaqur interes për ta marrë në huazim.

Megjithatë, dëshira e 25-vjeçarit mbetet që të vazhdojë aventurën te “Zonja e Vjetër”.

Sipas Sadikut, Zhegrova pritet të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e ardhshme të Juventusit ndaj Milanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhegrova refuzon ofertën 10-milionëshe të Arabisë Saudite, mbetet i fokusuar te Juventusi appeared first on Sinjali.

Amerika e Irani ia kërcasin njëri-tjetrit – shkëmbehen sulme në Hormuz

31 August 2026 at 17:18

Forcat amerikane dhe Irani kanë shkëmbyer sulme pas një goditjeje të SHBA-së ndaj dy lëshuesve të raketave në ishullin Larak, në ngushticën e Hormuzit.

Sipas Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), sulmet amerikane vranë dy persona dhe plagosën dy të tjerë. IRGC ka paralajmëruar se do të ketë “përgjigje dhe ndëshkim”.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se forcat amerikane ndërmorën një “veprim të kufizuar dhe të saktë”, pasi kishin vërejtur se Irani po përgatitej të lëshonte raketa dhe të vendoste mina detare në ngushticën e Hormuzit.

Në kundërpërgjigje, Irani tha se kishte sulmuar baza ushtarake amerikane në Jordani. Ushtria jordaneze njoftoi se kishte interceptuar tetë raketa gjatë orëve të para të së hënës, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu se ushtria iraniane kishte sulmuar me dronë një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve i mohoi këto raportime, duke i cilësuar si të pabaza, por konfirmoi se kishte rrëzuar një dron.

Sulmi amerikan është i pari i njohur ndaj Iranit që nga fundi i korrikut, kur presidenti amerikan Donald Trump pezulloi një fushatë të re ushtarake.

Ishulli Larak ndodhet pranë portit kryesor iranian të Bandar Abbas dhe në zemër të ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë. Para fillimit të luftës, përmes kësaj zone kalonte rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm të tregtuar në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Amerika e Irani ia kërcasin njëri-tjetrit – shkëmbehen sulme në Hormuz appeared first on Sinjali.

Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale, vërteton lirimin e katër të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës -dëmi 143 mije euro

31 August 2026 at 16:53

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj katër të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Vendimi është marrë më 19 gusht 2026 nga Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, në çështjen penale ndaj Fitim Mustafës, Dhurata Hoxhës, Gëzim Dushit dhe Ekrem Tahirit.

Sipas aktgjykimit të Apelit, është refuzuar ankesa e Prokurorisë Speciale dhe është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i datës 14 tetor 2024.

Me aktgjykimin e shkallës së parë, katër të akuzuarit ishin liruar nga akuza, pasi Gjykata kishte vlerësuar se nuk ishte provuar se ata kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Prokuroria Speciale kishte kërkuar ndryshimin ose anulimin e aktgjykimit, duke pretenduar se gjatë shqyrtimit gjyqësor kishte pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Në ankesë, Prokuroria kishte pretenduar se provat e administruara gjatë procesit gjyqësor mbështesnin përgjegjësinë penale të të akuzuarve. Rasti lidhej me pretendimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëm ndaj buxhetit, në vlerë prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë.

Megjithatë, Kolegji i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të ankesës dhe aktgjykimit të shkallës së parë, ka vlerësuar se pretendimet e Prokurorisë janë të pabazuara.

Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se nuk ekzistojnë baza për anulimin apo ndryshimin e vendimit.

Me këtë vendim, aktgjykimi lirues ndaj Fitim Mustafës, Dhurata Hoxhës, Gëzim Dushit dhe Ekrem Tahirit është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apeli refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale, vërteton lirimin e katër të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës -dëmi 143 mije euro appeared first on Sinjali.

Egzon Reshani sillet në Gjykatën e Prishtinës, nis shqyrtimi fillestar për kanosje ndaj kryeprokurorit Kryeziu dhe policëve

31 August 2026 at 16:41

I akuzuari Egzon Reshani është sjellë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj tij.

Reshani akuzohet për veprën penale të kanosjes, në rastin që lidhet me kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre zyrtarëve policorë.

Në seancën që është duke u mbajtur, pritet që i akuzuari të deklarohet lidhur me fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Gazeta Sinjali do të sjellë detaje të reja nga shqyrtimi fillestar, sapo të përfundojë seanca.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Egzon Reshani sillet në Gjykatën e Prishtinës, nis shqyrtimi fillestar për kanosje ndaj kryeprokurorit Kryeziu dhe policëve appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

31 August 2026 at 16:34

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të dhënave të fundit, pritjet për automjete në shumicën e pikave janë nga 3 deri në 5 minuta.

Pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku për dalje nga Kosova automjetet presin 15 deri në 20 minuta, ndërsa për hyrje 5 deri në 10 minuta.

Në Jarinjë, pritjet për dalje janë rreth 15 minuta, ndërsa në hyrje rreth 10 minuta.

Për kamionë, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta appeared first on Sinjali.

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

30 August 2026 at 23:39

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së.

Sipas një analize të Loss of Control Observatory, në korrik janë raportuar më shumë se 300 raste të tilla, pothuajse dyfish më shumë se në qershor. Në total, gjatë vitit 2026 janë regjistruar mbi 1,600 raste.

Në disa raste, sistemet e AI-së kanë injoruar udhëzimet, kanë anashkaluar masat e sigurisë, kanë gënjyer përdoruesit ose janë përpjekur të veprojnë sikur kishin marrë leje nga vetë përdoruesi.

Studiuesit paralajmërojnë se këto raste nuk po shfaqen vetëm gjatë testimeve, por edhe në përdorimin real të sistemeve të AI-së. Një rast i fundit përfshinte një agjent të AI-së që, pa dijeninë e përdoruesit, largoi një person tjetër nga lista e pritjes për një aktivitet në një palestër, në mënyrë që përdoruesi i tij të siguronte një vend.

Megjithëse shumica e rasteve nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha, studiuesit thonë se po shtohet numri i rasteve ku AI shfaq sjellje mashtruese ose vepron në kundërshtim me qëllimet e njerëzve.

Ekspertët kërkojnë që kompanitë e teknologjisë të monitorojnë dhe raportojnë më shumë raste të tilla, ndërsa qeveritë të krijojnë mekanizma për ndërhyrje në rast se një sistem AI paraqet rrezik serioz.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit appeared first on Sinjali.

Venezuela pas marrëveshjes me SHBA-në: Nafta mbetet nën sovranitetin tonë

30 August 2026 at 23:32

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka thënë se vendi do ta ruajë pronësinë dhe sovranitetin mbi naftën, pavarësisht marrëveshjes së re me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja, e njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i jep SHBA-së qasje të madhe në rezervat e naftës së Venezuelës, të cilat arrijnë rreth 65 miliardë fuçi.

Rodríguez tha se marrëveshja parasheh zhvillimin e 17 fushave të naftës dhe investime prej më shumë se 100 miliardë dollarësh (rreth 85 miliardë euro).

Sipas saj, shteti venezuelian mund të përfitojë më shumë se 209 miliardë dollarë (rreth 178 miliardë euro) nga taksat.

Qeveria thotë se synimi është që të ardhurat nga nafta të përdoren për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, raporton Euronews, transmeton Sinjali.

Megjithatë, marrëveshja është kritikuar për mungesë transparence dhe ka ngritur pikëpyetje nëse populli venezuelian do të përfitojë realisht prej saj.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, por prej vitesh po përballet me krizë ekonomike dhe mungesë investimesh.

Prodhimi i naftës është rritur me 29.8 për qind këtë vit, duke arritur në rreth 1.2 milion fuçi në ditë, por mbetet shumë më i ulët se niveli prej rreth 3 milionë fuçish në ditë që prodhohej 25 vjet më parë.

Ndërkohë, SHBA-ja ka lehtësuar disa sanksione ndaj sektorit të naftës në Venezuelë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar marrëveshjen si “një fitore të madhe” për të dyja vendet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Venezuela pas marrëveshjes me SHBA-në: Nafta mbetet nën sovranitetin tonë appeared first on Sinjali.

E diela mbyllet qetë në kufi – pa kolona, pritjet deri në 5 minuta

30 August 2026 at 23:25

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë kryesisht të shkurtra, ndërsa në shumicën e pikave kalimi po bëhet për 3 deri në 5 minuta.

Sipas të dhënave të fundit, pritje prej 5 deri në 10 minuta janë regjistruar në hyrje dhe dalje te Hani i Elezit dhe Vërmica.

Ndërkohë, te Kulla raportohet fluks më i madh në dalje, ku kolonat e automjeteve arrijnë deri në 30-50 metra, me pritje prej 3 deri në 5 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Dheun e Bardhë, Glloboqicën, Jarinjen, Merdaren, Muçibabën, Mutivodën, Qafë Morinën, Qafë Prushin dhe Stançiqin, pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.

Për kamionët, në të gjitha pikat e raportuara pritjet janë të shkurtra, kryesisht 3 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata.

The post E diela mbyllet qetë në kufi – pa kolona, pritjet deri në 5 minuta appeared first on Sinjali.

Moti gjatë javës me temperatura të larta, priten edhe reshje shiu

30 August 2026 at 23:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të shtatorit do të jenë kryesisht të nxehta dhe me diell, por në disa zona priten edhe reshje shiu.

Të hënën, moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura deri në 34°C.

Të martën, do të ketë diell e vranësira, ndërsa në disa vende mund të ketë edhe reshje shiu. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33°C.

Të mërkurën, dita nis me diell, por gjatë pasdites priten më shumë vranësira dhe në disa zona mund të ketë shi dhe bubullima. Temperaturat do të shkojnë deri në 32°C.

Të enjten, pritet mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë deri në 31°C.

Të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira, me temperatura deri në 32°C.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe erëra nga veriperëndimi dhe verilindja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti gjatë javës me temperatura të larta, priten edhe reshje shiu appeared first on Sinjali.

Temperatura të larta dhe reshje lokale: Favorizohet pjekja e kulturave, por mund të zhvillohen edhe sëmundje

30 August 2026 at 23:02

Kushtet atmosferike gjatë ditëve në vijim pritet të jenë kryesisht të përshtatshme për kulturat bujqësore, por reshjet lokale mund të sjellin edhe rrezik për zhvillimin e sëmundjeve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se nga 31 gushti deri më 4 shtator, temperaturat e larta gjatë ditës do të ndikojnë pozitivisht në procesin e pjekjes së kulturave bujqësore.

Megjithatë, për shkak të motit kryesisht të thatë, mund të rritet humbja e lagështisë nga toka dhe nevoja për ujitje.

IHMK ka paralajmëruar se gjatë së martës dhe së mërkurës mund të ketë reshje lokale, të shoqëruara me bubullima. Këto reshje mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen e lagështisë në tokë, por në disa zona mund të krijojnë kushte të favorshme për shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve te kulturat.

“Gjatë periudhës 31 gusht – 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Instituti ka theksuar se reshjet e mundshme mund të kenë efekt pozitiv për tokën, por njëkohësisht kërkohet kujdes për shkak të mundësisë së zhvillimit të sëmundjeve në kultura të caktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Temperatura të larta dhe reshje lokale: Favorizohet pjekja e kulturave, por mund të zhvillohen edhe sëmundje appeared first on Sinjali.

Atletico Madrid bën ofertë zyrtare për Jonathan David

30 August 2026 at 22:12

Atlético Madrid ka formalizuar interesimin për sulmuesin kanadez të Juventus FC, Jonathan David, duke paraqitur ofertë zyrtare për transferimin e tij.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Atletico ka propozuar një huazim fillestar me opsion blerjeje, ndërsa klubet po diskutojnë detajet financiare të marrëveshjes së mundshme për transferimin përfundimtar.

David iu bashkua Juventusit verën e kaluar si lojtar i lirë, por nuk ka arritur të gjejë ritmin e pritur në Serie A. Sulmuesi kanadez po has vështirësi edhe për t’u përshtatur me sistemin e trajnerit Luciano Spalletti.

Interesimi i Atletico Madrid vjen në momentin kur skuadra e Diego Simeones po përballet me pasiguri në repartin ofensiv. Julian Alvarez është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, çka ka bërë që madrilenët të kërkojnë alternativa për sulmin.

Juventusi është i gatshëm të shqyrtojë largimin e Davidit, por nuk dëshiron të mbetet pa një zëvendësues në sulm. Drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga drejtori sportiv Frederic Massara, pritet të japin dritën jeshile vetëm pasi të sigurojnë një sulmues tjetër.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në marrëveshje është paga e lartë e Davidit. Largimi i tij do t’i lejonte Juventusit të lironte hapësirë në buxhet për investime të tjera.

Me mbylljen e afatit kalimtar shumë pranë, negociatat mes dy klubeve pritet të zhvillohen me ritëm të shpejtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atletico Madrid bën ofertë zyrtare për Jonathan David appeared first on Sinjali.

20 vatra zjarri në Shqipëri, 7 ende aktive – angazhohen 284 forca dhe 2 helikopterë

30 August 2026 at 22:08

Një total prej 20 vatrash zjarri janë raportuar në Shqipëri deri në orën 20:00 të së dielës, 30 gusht. Shtatë prej tyre mbeten aktive, ndërsa tri të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 284 forca operacionale, 33 automjete zjarrfikëse, 80 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore janë në qarqet e Tiranës, Dibrës, Korçës dhe Durrësit. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali.

Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, po ndërhyhet me zjarrfikës, forca të AdZM-së dhe efektivë ushtarakë, ndërsa operacioni mbështetet edhe nga një helikopter.

Situata më e ngarkuar paraqitet në qarkun e Dibrës, ku janë angazhuar dhjetëra forca në Vajkal dhe Sllatinë. Vatra aktive ka edhe në Lundre të Matit dhe në Ballenjë të Martaneshit.

Në Qafën e Lugut në Vithkuq, zjarri në sipërfaqe pyjore do të monitorohet gjatë natës për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, zjarri në Zallë të Fushë-Krujës është vënë nën kontroll, ndërsa vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit po mbahen nën mbikëqyrje.

Gjatë ditës janë shuar plotësisht zjarret në Strikçan dhe Nivicë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në të gjithë vendin dhe se forcat mbeten në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20 vatra zjarri në Shqipëri, 7 ende aktive – angazhohen 284 forca dhe 2 helikopterë appeared first on Sinjali.

“Pushoni pak, se shumë nxehtë”: Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

30 August 2026 at 21:46

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të kufizohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë, për shkak të temperaturave të larta.

Kufizimi në autoudhë do të jetë nga ora 11:00 deri në 17:30, kur temperaturat pritet të jenë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kamionët mund të qarkullojnë pa kufizime.

Nga ndalesa përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Pushoni pak, se shumë nxehtë”: Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë appeared first on Sinjali.

OVL-UÇK për të zhdukurit: Serbia mban arkivat, duhet t’i hapë dhe të detyrohet nga ndërkombëtarët

30 August 2026 at 21:43

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur solidaritet me familjet e tyre.

Përmes një reagimi në Facebook, OVL-UÇK ka thënë se çështja e të zhdukurve nuk duhet të mbetet peng i heshtjes apo kalkulimeve politike.

“Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagim.

Organizata ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, llogaridhënie dhe drejtësi për familjet që prej vitesh presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.

“Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon reagimi i OVL-UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK për të zhdukurit: Serbia mban arkivat, duhet t’i hapë dhe të detyrohet nga ndërkombëtarët appeared first on Sinjali.

“Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë

30 August 2026 at 21:12

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, sot në Gjenevë u mbajt “Marshi për Drejtësi”, një aktivitet paqësor para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku u përkujtuan viktimat e luftërave dhe u kërkua drejtësi për familjet që ende presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në marshim morën pjesë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe përfaqësues të komuniteteve të prekura nga luftërat dhe konfliktet në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Ukrainë, Palestinë, Kili, Argjentinë dhe vende të tjera.

Pjesëmarrësit kërkuan angazhim më të madh ndërkombëtar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe vendosjen e drejtësisë.

“1,579 rastet e mbetura të Kosovës janë pjesë e një tabloje shumë më të madhe globale”, deklaroi Tendayi Sengwe, shef i sektorit të komunikimit – EURASIA, për LeCanton27.ch.

Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Gjenevës, ndër ta Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Dilara Bayrak, kryetare e Parlamentit të Republikës së Gjenevës, Christina Kitsos, kryetare e Qytetit të Gjenevës, Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, si dhe ish-kryetari i Gjenevës, Rémy Pagani.

Në marshim u përcollën mesazhe solidariteti edhe nga përfaqësues të komuniteteve të prekura nga konfliktet në vende të ndryshme të botës.

Aktiviteti u shndërrua në një hapësirë të përbashkët kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar familjet e personave të zhdukur nga Kosova me ato të vendeve të tjera që prej vitesh kërkojnë përgjigje për fatin e të dashurve të tyre.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe veprimtarë dhe aktivistë shqiptarë në Zvicër, përfshirë Bardhyl Mahmutin, Ramadan Avdiun, Kushtrim Garën, Shafake Ramadanin dhe Merita Ajdinin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Marshi për Drejtësi” në Gjenevë, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve nga lufta në Kosovë appeared first on Sinjali.

Jeta e djalit të Netanyahut në rrezik – kthehet urgjentisht nga Florida në Izrael

30 August 2026 at 20:58

Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer urgjentisht në Izrael nga Florida, pasi autoritetet identifikuan një kërcënim serioz ndaj jetës së tij.

Shërbimi izraelit i inteligjencës së brendshme, Shin Bet, konfirmoi se pas një vlerësimi të situatës u vendos që Yair Netanyahu të largohej menjëherë nga SHBA-ja së bashku me ekipin e tij të sigurisë dhe të kthehej në Izrael.

Shin Bet nuk ka treguar se kush qëndron pas kërcënimit apo çfarë natyre kishte ai.

Megjithatë, disa ditë më herët, Newsmax raportoi se Yair Netanyahu dyshohej se ishte objektiv i një komploti iranian për vrasje në Florida. Sipas këtij raportimi, inteligjenca izraelite kishte zbuluar planin në dhjetor të vitit 2025 dhe kishte paralajmëruar autoritetet amerikane.

Yair Netanyahu raportohet se u largua nga Florida pa marrë me vete sendet personale dhe që atëherë ka qëndruar në Izrael.

Kthimi i tij urgjent ndodhi pak ditë pasi Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani kishte tentuar të vriste një nga djemtë e tij, pa treguar fillimisht se për cilin djalë bëhej fjalë.

Për momentin, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se kërcënimi ndaj Yair Netanyahut ka ardhur nga Irani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jeta e djalit të Netanyahut në rrezik – kthehet urgjentisht nga Florida në Izrael appeared first on Sinjali.

Brukseli shqetësohet pas “jo”-së së Islandës, rrezikohet momentumi i zgjerimit të BE-së

30 August 2026 at 20:46

Vendimi i qytetarëve të Islandës për të refuzuar rihapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian po shihet në Bruksel si një goditje për momentum-in e zgjerimit të BE-së.

Edhe pse institucionet evropiane kanë theksuar se e respektojnë plotësisht vendimin demokratik të islandezëve, rezultati rrezikon të zbehë përpjekjet e BE-së për ta shtyrë përpara politikën e zgjerimit, e cila pas vitesh stagnimi është rikthyer në qendër të agjendës evropiane.

Zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel e kishin parë Islandën si një kandidate veçanërisht të favorshme për anëtarësim, për shkak të integrimit të saj të gjerë me BE-në dhe lidhjeve të forta me tregun evropian.

Në prag të referendumit, Komisioni Evropian kishte sinjalizuar gatishmëri për të gjetur zgjidhje “kreative” për dy çështjet më të ndjeshme në një proces të mundshëm negociues – peshkimin dhe bujqësinë.

Tash, në Bruksel mbetet e paqartë se sa do të ndikojë rezultati i Islandës në përpjekjet për zgjerimin e Unionit, veçanërisht në një kohë kur BE-ja synon të japë rezultate konkrete për vendet kandidate dhe t’i mbajë ato të angazhuara në proces.

Mali i Zi aktualisht shihet si kandidati kryesor, pasi ka mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt negociues dhe synon anëtarësimin në BE në vitin 2028.

Refuzimi në Islandë vjen në një moment delikat për politikën e zgjerimit, pasi Brukseli e sheh të rëndësishme që procesi të prodhojë rezultate konkrete para se vendet kandidate të humbin durimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Brukseli shqetësohet pas “jo”-së së Islandës, rrezikohet momentumi i zgjerimit të BE-së appeared first on Sinjali.

Mbrëmja nis këndshëm në kufi, s’ka pritje të gjata

30 August 2026 at 20:35

Mbrëmja e së dielës ka nisur pa pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit në ora 19:57, në shumicën e pikave kufitare pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk raportohen kolona të gjata.

Pritje deri në 10 minuta janë regjistruar në Vërmicë dhe Han të Elezit.

Në Vërmicë, kolona e automjeteve është rreth 50 metra.

Të dhënat paraqesin gjendjen e momentit dhe situata mund të ndryshojë gjatë orëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbrëmja nis këndshëm në kufi, s’ka pritje të gjata appeared first on Sinjali.

❌