Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 January 2026Sinjali

Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen

25 January 2026 at 18:45

Kremlini ka ashpërsuar sërish tonet ndaj Ukrainës dhe presidentit Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar Kievin për mungesë mirënjohjeje ndaj aleatëve perëndimorë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Ukraina është e gatshme të “kafshojë dorën që e ushqen”, duke iu referuar kritikave të bëra nga Zelensky ndaj Bashkimit Evropian gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në një intervistë për televizionin shtetëror Rossiya 1, Peskov tha se “regjimi i Kievit është gati të kafshojë këdo”, duke shtuar se kjo sjellje tregon, sipas tij, qëndrimin e vërtetë të udhëheqjes ukrainase ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment tensionesh të shtuara diplomatike, pas kritikave të Zelensky se Evropa nuk po vepron me vendosmëri të mjaftueshme përballë agresionit rus dhe për mbështetjen e Ukrainës.

Moska dhe Kievi mbeten në përplasje të hapur politike dhe retorike, ndërsa lufta dhe pasojat e saj vazhdojnë të ndikojnë marrëdhëniet mes Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fjalimi i presidentit ukrainas në Davos, reagon Kremlini: Zelensky është gati të kafshojë dorën që e ushqen appeared first on Sinjali.

Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave

25 January 2026 at 18:37

Protesta të mëdha janë përhapur në dhjetëra qytete të Shteteve të Bashkuara, pasi Alex Pretti, 37 vjeç, u qëllua për vdekje nga agjentë federalë.

Demonstratat shpërthyen një ditë pas një marshimi masiv kundër Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis dhe u shtrinë në New York, Washington DC, San Francisco, Boston, Los Angeles dhe Providence. Pavarësisht temperaturave ekstreme, mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për Pretti-n dhe ndalimin e operacioneve të ICE.

Në Minneapolis, protestuesit u rikthyen në vendin ku Pretti u vra, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur pankarta me mesazhin “Drejtësi për Alex Pretti”. Në New York, turma të mëdha u mblodhën në Union Square, ku u dëgjuan thirrje për shpërbërjen e ICE.

Në Washington DC, qindra persona protestuan përpara selisë së Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ndërsa në San Francisco dhe Los Angeles protestat u shoqëruan me slogane kundër “terrorizimit të komuniteteve nga agjentët federalë”.

Sipas pamjeve video që janë bërë virale, Pretti shihet duke u përplasur në tokë nga agjentët federalë dhe më pas qëllohet disa herë. Analistë të pavarur kanë deklaruar se nga pamjet nuk duket se ai kishte armë në dorë në momentin e të shtënave.

Autoritetet federale pretendojnë se Pretti iu afrua agjentëve me një armë zjarri, por shefi i policisë së Minneapolis konfirmoi se ai ishte pronar ligjor i armës dhe me leje mbajtjeje, sipas ligjit të Minesotës.

Ngjarja ka ndezur debat të ashpër kombëtar mbi përdorimin e forcës nga agjentët federalë dhe rolin e ICE në qytetet amerikane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta masive në SHBA pas vrasjes së Alex Pretti-it, përplasje të forta me Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave appeared first on Sinjali.

Stuhi e fuqishme dimërore në SHBA, 730 mijë njerëz pa energji elektrike, mbi 10 mijë fluturime të anuluara

25 January 2026 at 18:11

Një stuhi masive dimërore, që shtrihet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, ka lënë rreth 730 mijë persona pa energji elektrike në jug të vendit dhe tashmë po lëviz drejt Bregut Lindor, duke shkaktuar kaos në transport dhe paralizim të lëvizjeve.

Që nga mëngjesi i së dielës, më shumë se 190 milionë amerikanë ishin nën paralajmërime për kushte të rrezikshme dimërore, nga Nju Meksiko deri në Karolinën e Veriut dhe më tej deri në Maine.

Stuhia dimërore e quajtur Fern vazhdon të godasë jugun e SHBA-së, duke sjellë borë, shi të përzier me borë dhe shi të ngrirë në një zonë të gjerë. Gjatë orëve të para të së dielës, reshjet e borës kanë arritur edhe në verilindje të vendit.

Sipas parashikimeve, stuhia do të lëvizë drejt lindjes gjatë mëngjesit të së dielës, duke sjellë reshje bore nga Wichita e Kansasit deri në Cincinnati. Flokët e parë të borës pritet të bien në Uashington D.C. që në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Filadelfia rreth orës 07:00 sipas orës lokale të Bregut Lindor.

Shi i ngrirë parashikohet deri në lindjen e diellit në zona si Shreveport (Luiziana), Memphis, Atlanta dhe Raleigh (Karolina e Veriut).

Gjatë paradites, zonat në perëndim të lumit Misisipi pritet të fillojnë të thahen, ndërsa stuhia zhvendoset drejt verilindjes.

Nju Jorku pritet të përjetojë reshje bore më vonë gjatë mëngjesit, ndërsa ajri më i ngrohtë që vjen nga jugu mund ta shndërrojë borën në përzierje dimërore në Uashington D.C.

Midis orës 11:00 dhe 16:00 (ET), një brez me reshje të dendura bore dhe përzierje dimërore pritet të prekë korridorin e autostradës I-95, me intensitet deri në 2.5 cm borë në orë. Në Filadelfia parashikohet shi i ngrirë ose përzierje dimërore, ndërsa në Nju Jork dhe më në veri reshjet do të jenë kryesisht borë.

Deri rreth 18:00 (ET), ajri i ngrohtë nga Oqeani Atlantik pritet të depërtojë në korridorin I-95, duke sjellë kalime të shpeshta mes borës, shiut të ngrirë, përzierjes dimërore dhe shiut, ndërkohë që në Nju Angli priten reshje të dendura bore.

Rreth orës 21:00 të së dielës, Nju Jorku pritet të përballet me përzierje dimërore, ndërsa Nju Anglia dhe zonat e brendshme të verilindjes do të vazhdojnë të marrin borë. Reshje të lehta pritet të vazhdojnë deri në mëngjesin e së hënës, me dobësim gradual deri rreth mesditës.

Mbi 10 mijë fluturime të anuluara

Më shumë se 10.000 fluturime janë anuluar të dielën brenda, drejt ose nga SHBA-ja, përfshirë të gjitha fluturimet në aeroportin Ronald Reagan Washington National (DCA) dhe shumicën e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Stuhia ka shkaktuar gjithashtu probleme serioze në rrjetet elektrike të disa shteteve, përfshirë Teksasin dhe Tenesin.

Ndërprerjet e energjisë kanë prekur mbi 244.000 konsumatorë në Tenesi, 134.000 në Teksas, 123.000 në Misisipi, gati 120.000 në Luiziana dhe rreth 40.000 në Kentaki.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Stuhi e fuqishme dimërore në SHBA, 730 mijë njerëz pa energji elektrike, mbi 10 mijë fluturime të anuluara appeared first on Sinjali.

Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament – zbardhet agjenda

25 January 2026 at 17:45

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama vizitë në Izrael, nga takimi kokë më kokë me Netanyahun te fjalimi në Parlament – zbardhet agjenda appeared first on Sinjali.

Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut

25 January 2026 at 17:38

Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola të bukur për ta barazuar rezultatin për Baselin ndaj Zurichut.

Zurichu kaloi herët në epërsi falë Phaeton, që u asistua nga Bledian Krasniqi, mirëpo Baseli u kthye në lojë falë golit të Xherdan Shaqirit.

Lojtari nga Gjilani e finalizoi për mrekulli asistimin e Otele (11’), me një goditje të saktë, ku s’i dha asnjë shans portierit vendas – VIDEO.

Ndërkohë, vlen të ceket se gol shënoi edhe Dion Kacurri, por u anulua nga VAR-i shkaku që kishte prekje të topit me dorë.

Zurichu e riktheu epërsinë në përfundimin e pjesës së parë falë Keny, sidoqoftë vetëm dy minuta më vonë – në skenë doli sërish Shaqiri që e tundi rrjetën.

Këtë herë, Schmid dhuroi një pasim të saktë te Shaqiri, me këtë të fundit që s’gaboi përballë portierit për ta barazuar sërish rezultatin (45+3’).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Xherdan Shaqiri shënon dy gola të bukur ndaj Zurichut appeared first on Sinjali.

KQZ: Janë rinumëruar 65% e votave

25 January 2026 at 17:32

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.

Zëdhënësi Valmir Elezi, deklaroi se nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar 1 mijë e 662 vendvotime nga gjithsejt 2 mijë e 557, që përbën 65% e totalit.

Rezultatet pas rinumërimit të çdo vendvotimi mund të ndiqen në platformën e KQZ-së për rezultate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Janë rinumëruar 65% e votave appeared first on Sinjali.

“A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB

25 January 2026 at 17:22

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në një intervistë për BBC-në se si do të ndjehej të ulej pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në Bordin e Paqes.

Shtetet perëndimore nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’iu bashkuar atij në këtë traktat, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë.

Për përfshirjen e Rusisë, Osmani pati disa replika me gazetarin e BBC-së.

“Sepse në këtë bord për paqe, mund të jesh ulur pranë Vladimir Putinit. A ndiheni rehat me këtë?”, e pyeti ai.

“Ne kemi qenë duke u përpjekur të bëhemi anëtarë të Kombeve të Bashkuara për kaq gjatë, dhe Rusia na ka bllokuar sepse ka të drejtën e vetos. Në këtë organizatë Rusia nuk ka veto. Në këtë organizatë, Republika e Kosovës, vendi im, është ftuar të jetë anëtare themeluese, shtet anëtar i barabartë. Por ky është një bord për paqe, dhe presidenti Putin po ndjek një luftë në një vend europian. Të gjitha vendet që po e kritikojnë këtë janë ulur pikërisht pranë Putinit në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

“Po si ju duket kjo?”, pyeti gazetari.

Osmani tha se vendet e tjera “gjithashtu janë ulur pranë Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje”.

“Vlen të theksohet se edhe Mbretëria e Bashkuar është ulur pranë Rusisë. Prandaj do të thosha se është më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtë vetoje, nuk mund ta bllokojë paqen në botë, sesa në një organizatë ku ajo e ka bllokuar paqen në botë dhe ka shkaktuar luftëra dhe kaq shumë shkatërrim, jo vetëm për popullin e Ukrainës, por edhe duke mbështetur një përfaqësues proxy të Rusisë këtu në Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “A do të ndiheshit rehat afër Putinit në Bordin e Paqes”, Osmani polemizon me BBC: Të gjithë janë ulur me të në OKB appeared first on Sinjali.

Tragjedi në Mesdhe – 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

25 January 2026 at 17:05

Të paktën 50 persona janë mbytur pasi një varkë që tentonte të kalonte Mesdheun u përmbys në kushte të vështira moti. Mjeti lundrues ishte nisur nga Tunizia dhe transportonte azilkërkues.

Vetëm një person ka mbijetuar. Ai u gjet i kapur pas mbetjeve të varkës nga anija “Star” ku kishte qëndruar për rreth 24 orë. Pas gjetjes u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku edhe konfirmoi se në varkën me të cilën po udhëtonte ishin rreth 50 pasagjerë, që tashmë konsiderohen të vdekur.

Autoritetet e portit të Lampeduzës në Itali kanë kërkuar zonën ku ndodhi përmbysja e varkës që prej mbrëmjes së së premtes, por pa rezultate.

Europa Jugore u godit ditët e fundit nga cikloni Harry, çka ka rritur frikën se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Roja Bregdetare Italiane ka lëshuar alarm për të gjitha anijet, duke njoftuar se tetë varka janë nisur nga Tunizia gjatë 10 ditëve të fundit dhe nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion.

Sipas autoriteteve, këto mjete lundruese besohet se transportonin të paktën 400 persona, të cilët aktualisht rezultojnë të zhdukur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjedi në Mesdhe – 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry appeared first on Sinjali.

Vuçiq propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së

25 January 2026 at 17:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka propozuar të dielën krijimin e një ekipi operativ dhe forcimin e kapaciteteve për ta ndihmuar vendin të ecë më hapa më të shpejtë në rrugën e tij evropiane.

Vuçiqi e bëri këtë propozim gjatë një seance të Qeverisë serbe.

Ai propozoi kreun e Misionit Serb në BE në Bruksel, Danijel Apostoloviq, si president të ekipit operativ.

Lideri serb deklaroi se ekipi duhet t’i ketë tetë deri në dhjetë persona në mënyrë që “ata të mund të jenë në kontakt çdo ditë përmes konferencës telefonike”.

Vuçiq e dha këtë ide për ta përshpejtuar punën për reformat sepse, siç pretendon ai, organi i mëparshëm koordinues nuk ishte mjaftueshëm efikas.

Ai tha gjithashtu se Serbia mbetet në rrugën evropiane.

Gjatë seancës së Qeverisë, ai shprehu disa kritika për punën e ministrave dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike, duke paralajmëruar shkarkime të mundshme.

Lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në

Edhe pse ai njoftoi ditë më parë nga Davosi se seanca do të shqyrtonte dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara që do të mundësonin fillimin e një dialogu strategjik me Serbinë, ai nuk e përmendi këtë çështje në mbledhjen e Qeverisë të dielën.

Vuçiq më parë tha për TV Prva se është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për disa gjëra, duke përfshirë pezullimin e bisedimeve strategjike me Prishtinën, licencën operative për Industrinë e Naftës të Serbisë dhe për mosvendosjen e Serbisë në “listën e zezë” për vizat e emigrantëve, gjë që, sipas tij, ishte një sinjal politik.

Vitin e kaluar, SHBA-ja e pezulloi për kohë të papërcaktuar fillimin e dialogut strategjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Kur bëhet fjalë për licencën e operimit, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së ia zgjati atë NIS-it deri më 20 shkurt. Kjo i lejoi kompanisë të vazhdonte të operonte nën sanksionet e SHBA-së për shkak të pronësisë së saj me shumicë ruse.

Vuçiq i përmendi gjithashtu vizat e emigrantëve, përkatësisht njoftimin e janarit se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po pezullonte lëshimin e vizave të emigrantëve për aplikantët nga 75 vende, përfshirë Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi, por jo Serbinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq propozon formimin e një ekipi operativ për përparim më të shpejtë të Serbisë drejt BE-së appeared first on Sinjali.

25 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, dhjetëra persona të zhdukur

25 January 2026 at 16:50

Dhjetëra njerëz rezultojnë ende të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut në ishullin Java të Indonezisë të shtunën që vrau të paktën 25 persona.

Kërkimet vazhdojnë për 72 persona që besohet se janë varrosur nën baltë, shkëmbinj dhe pemë të rrënuara pas rrëshqitjes së dheut. Përmirësimi i motit të dielën ndihmoi një ekip kërkimi prej 250 anëtarësh të nxirrte 14 trupa të tjerë, duke e çuar totalin e të gjeturve në 25.

Shefi i Basarnas, Mohammad Syafii, tha se situata në terren po vazhdon që të ndërlikojë operacionet e kërkimit.

“Jemi në mëshirën e motit, dhe rrëshqitja është ende baltë… rrjedhëse dhe e paqëndrueshme”, tha ai.

“Me një zonë kaq të gjerë, ne do të përdorim çdo aset që kemi… dronë, ekipe K-9 dhe njësi tokësore, por siguria është e para.”

Zëvendëspresidenti indonezian Gibran Rakabuming Raka, i cili vizitoi zonën të dielën, tha se do të merren masa për të parandaluar përsëritjen e katastrofës.

Zyrtarët e shpëtimit thanë se operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje për aq kohë sa e lejojnë kushtet. Katastrofa vjen më pak se dy muaj pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore duke vrarë më shumë se 1,300 njerëz.

Në janar të vitit 2025, më shumë se 20 persona humbën jetën në përmbytje dhe rrëshqitje toke pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën Java Qendrore.

Indonezia, një arkipelag me më shumë se 17,000 ishuj, është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të shpeshta të dheut si rezultat i shirave sezonale dhe baticave të larta nga tetori deri në prill.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 25 të vdekur pas rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, dhjetëra persona të zhdukur appeared first on Sinjali.

I dërguari i Trump, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun mbi planin e rindërtimit të Gazës ishin të dobishme

25 January 2026 at 16:45

Bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me fazën e dytë të planit 20-faqësh të paqes për Gazën, të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, kanë qenë konstruktive.

Kështu deklaroi të dielën i dërguari special amerikan, Steve Witkoff.

“Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë, të bazuar në koordinim të ngushtë dhe prioritete të përbashkëta. Diskutimi ishte konstruktiv dhe pozitiv, me të dyja palët që u dakordësuan mbi hapat e ardhshëm dhe mbi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha çështjet kritike për rajonin”, shkroi Witkoff në një postim në platformën X.

Bisedimet përqendrohen në vijimin e procesit politik për Gazën, në një kohë kur rajoni mbetet i tensionuar dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim dhe armëpushim po intensifikohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dërguari i Trump, Witkoff: Bisedimet me Netanyahun mbi planin e rindërtimit të Gazës ishin të dobishme appeared first on Sinjali.

Policia gjen municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

25 January 2026 at 16:17

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi municioni dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25 janar 2026, rreth orës 11:20, njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut kanë dalë në vendin e ngjarjes pas informatave të pranuara nga qytetarët se në një lokacion të caktuar mund të kishte armë dhe municion.

Gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 9 granata dore, 538 fishekë si dhe 3 karikatorë për armë automatike.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD), e cila ka bërë trajtimin dhe largimin e sigurt të mjeteve shpërthyese.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast nuk ka persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin emergjent 192.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjen municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan appeared first on Sinjali.

Rama i drejtohet Kurtit: Zhbllokoni Unazën e Prishtinës, rrezikohen mbi 82 milionë euro grant

25 January 2026 at 15:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar zhbllokimin urgjent të projektit të Unazës së Prishtinës, të cilin e ka cilësuar si një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin dhe vendin.

Rama thekson se, pavarësisht gatishmërisë së plotë teknike, ligjore dhe procedurale të Komunës së Prishtinës, projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror për më shumë se katër vjet, duke shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe duke dëmtuar interesin publik.

Në letrën e tij, Rama rikujton deklaratat publike të kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kur kishte bërë thirrje për zhbllokimin e këtij projekti, duke vlerësuar rëndësinë e tij strategjike dhe kombëtare. Sipas tij, pas shprehjes së vullnetit demokratik të qytetarëve të Prishtinës, tashmë ekziston edhe mandati institucional për të ecur përpara pa vonesa të mëtejshme.

Kryetari i Prishtinës nënvizon se projekti i Unazës së Kryeqytetit është miratuar për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në vlerë prej 206 milionë euro, nga të cilat deri në 40 për qind, ose 82.4 milionë euro, janë fonde grant të pakthyeshme. Ai paralajmëron se çdo zvarritje institucionale rrezikon drejtpërdrejt humbjen e këtyre mjeteve.

“Ky projekt është pjesë e rrjetit të autostradave të Ballkanit Perëndimor dhe përbën një prioritet strategjik kombëtar, jo lokal. Humbja e mbi 82 milionë eurove grant do të ishte një dëm i madh për Republikën e Kosovës dhe do të cenonte seriozisht kredibilitetin institucional të vendit ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në letër.

Në emër të qytetarëve të Prishtinës, Rama kërkon që Qeveria në detyrë të Kosovës të zhbllokojë menjëherë të gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e projektit dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të tjera.

Ai thekson se Unaza e Prishtinës nuk është projekt politik dhe nuk i shërben asnjë partie apo mandati, por zhvillimit afatgjatë të vendit, mobilitetit urban, ekonomisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Është koha që Unaza e Prishtinës të zhbllokohet dhe interesat e qytetarëve të vendosen mbi çdo kalkulim politik”, përfundon letra e kryetarit Rama.

Në një letër publike drejtuar shefit të qeverisë, ai ka ironizuar me deklaratën e Albin Kurtit në Davos të Zvicrës se ai ka qeverisur “filozofikisht”.

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë projekt nacional ta fus në cilindo cep të “trekëndëshit” Kant, Mill, Aristotel të qeverisjes, por ta zhbllokojë! Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme”, shkruan Rama.

Kurti ka folur para pak ditësh në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.

“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama i drejtohet Kurtit: Zhbllokoni Unazën e Prishtinës, rrezikohen mbi 82 milionë euro grant appeared first on Sinjali.

Rreziku i përsëritur nga rrëshqitja e gurëve në rrugën Pejë – Rugovë, shoferët në rrezik

25 January 2026 at 15:50

Rruga Pejë – Rugovë, një nga rrugët më të frekuentuara të Kosovës, po vazhdon të përballet me një problem të madh me rreshqitjen e gurëve, një rrezik që ka shkaktuar shqetësim për sigurinë e shoferëve.

Çdo ditë, dëshmitarët dhe drejtuesit e mjeteve raportojnë për situata të rrezikshme, ku gurët e mëdhenj shuhen përtej mbrojtëses, duke krijuar mundësi për aksidente.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës, duke dërguar pyetje lidhur me masat që do të merren për zgjidhjen e këtij problemi.

Megjithatë, deri tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga ministria.

Ky problem ka shqetësuar qytetarët dhe udhëtarët që përdorin këtë rrugë çdo ditë, dhe presin veprime konkrete për të garantuar sigurinë e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rreziku i përsëritur nga rrëshqitja e gurëve në rrugën Pejë – Rugovë, shoferët në rrezik appeared first on Sinjali.

IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot

25 January 2026 at 15:42

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i ka reaguar komunës së Prishtinës që një ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj të diele për shkak të paralajmërimeve për erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se njoftimi i komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK.

“Njoftohet opinioni publik se ky njoftim i Publikuar nga Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e të cilët thirren në parashikimim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nuk qëndron, pra IHMK nuk e ka bërë një parashikim të tillë”, thuhet në reagimin e këtij instituti.Sipas tyre, në parashikimin e tyre të dhënë për datat 24 dhe 25 Janar 2025 nuk është dhënë ky njoftim për rreziqe nga erërat.

“IHMK ka parashikuar erëra me shpejtësi të lehtë deri në mesatare që do të krijojnë kushte që nga nesër (e Hënë) të sjellin reshje të shiut”, thotë IHMK në reagimin ndaj Komunë së Prishtinës.Një ditë më parë komuna e Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve për kujdes derisa kanë dhënë edhe udhëzime dhe këshilla për qytetarët.

Në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, më pas të shpërndarë edhe nga komuna e Prishtinës thuhej se bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore.

“Shpejtësia e erës, zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë). Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë. Sipas parashikimeve, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026. Udhëzime dhe këshilla për qytetarët. Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel”, tha njoftimi i komunës së Prishtinës që u bënë thirrje qytetarëve që të sigurojnë ose të largojnë objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme). Të tregohet kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore.

Gjithashtu komuna u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë, ndërsa drejtuesve të automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar.

Aty gjithashtu iu bë thirrje qytetarëve se nëse vërejnë rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK i reagon komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot appeared first on Sinjali.

Kush ishte Alex Pretti, infermieri i kujdesit intensiv që u qëllua për vdekje në Minneapolis?

25 January 2026 at 15:35

Infermieri 37-vjeçar i kujdesit intensiv, Alex Pretti u qëllua për vdekje nga agjentët federalë në Minneapolis në makinën e saj në fillim të këtij muaji.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare, DHS, tha se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje pasi Pretti, i cili sipas tyre kishte një pistoletë dhe i rezistoi përpjekjeve për ta çarmatosur. Disa dëshmitarë okularë dhe zyrtarë, si dhe familja e Prettit, e kanë kundërshtuar këtë rrëfim.

Pretti punonte si infermier i kujdesit intensiv në spitalin e Çështjeve të Veteranëve në Minneapolis, tha familja e tij në një deklaratë. Ata i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press, AP, se ai ishte i mërzitur nga masat e marra nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndaj imigracionit në qytet.

Nëna e Prettit tha gjithashtu se djali i saj interesohej jashtëzakonisht shumë për heqjen e rregulloreve mjedisore nga administrata Trump.

 “Ai ishte një njeri që i pëlqente aktivitetet në natyrë. Ai e merrte qenin e tij kudo që shkonte. E dini, ai e donte këtë vend, por urrente atë që njerëzit po i bënin”, tha Susan Pretti për AP.

Prindërit e Prettit, të cilët jetojnë në Wisconsin, thanë se së fundmi i kishin thënë edhe të birit të tyre të ishte i kujdesshëm gjatë protestës.

“Ne patëm këtë diskutim me të dy javë më parë, e dini, që të protestojmë, por të mos angazhohemi, të mos bëjmë asgjë budallallëk. Dhe ai tha se e di këtë. Ai e dinte këtë “, tha babai i tij, Michael Pretti, për AP.

Familja e Prettit shpjegoi gjithashtu se ai zotëronte një pistoletë dhe kishte leje për të mbajtur një pistoletë të fshehur në Minesota, por ata nuk e kishin ditur kurrë që ai ta mbante atë.

Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, tha gjithashtu se policia besonte se ai ishte një pronar i ligjshëm i armëve me leje për të mbajtur, raportoi CBS.

Pasi panë video që sugjeronin se djali i tyre ishte një “terrorist vendas”, familja e Prettit lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se “gënjeshtrat e neveritshme të thëna për djalin tonë nga administrata janë të dënueshme dhe të neveritshme”.

Ata pretenduan se videot tregonin se Pretti nuk mbante armë kur u ndalua nga agjentët federalë.

“Ju lutem, zbuloni të vërtetën për djalin tonë. Ai ishte një njeri i mirë”, thanë ata në deklaratën e tyre.

Pretti ishte një votues demokrat dhe kishte marrë pjesë në valën e protestave në rrugë pasi George Floyd u vra nga një oficer policie në Minneapolis në vitin 2020, tha ish-gruaja e tij për AP.

Ajo tha se ai ishte dikush që mund t’u bërtiste oficerëve të zbatimit të ligjit në një protestë, por nuk e kishte njohur kurrë të ishte konfrontues fizikisht.

Ai shkoi në Universitetin e Minesotës, ku u diplomua në vitin 2011 me një diplomë bachelor në biologji, shoqëri dhe mjedis, sipas familjes së tij.

Ai punoi si shkencëtar kërkimor përpara se të kthehej në shkollë për t’u bërë infermier i regjistruar.

Prindërit e tij thanë se biseda e tyre e fundit me të birin ishte disa ditë para se ai të qëllohej për vdekje, kur ata kishin folur për riparimet që ai kishte bërë në derën e garazhit në shtëpinë e tij, raportoi AP.

Doktori Dmitri Drekonja, i cili punoi me Pretti-n, i tha ABC News se dyshja ishte lidhur ngushtë nga interesi i tyre për çiklizmin malor dhe se do të shkëmbenin mendime se në cilat shtigje të ngjiteshin.

“Ai ishte lloji i personit me të cilin të pëlqente të ishe pranë dhe ideja se ky djalë i dobishëm, i qeshur dhe shakaxhi po etiketohej si terrorist? Është shqetësuese”, tha ai.

Fqinjët e përshkruan Prettin si të qetë dhe zemërmirë.

“Ai ishte një person i mrekullueshëm. Ai kishte një zemër të madhe”, tha Sue Gitar për AP, e cila jetonte poshtë katit të tij.

Pretti jetonte vetëm dhe punonte me orë të gjata si infermier, por nuk ishte njeri i vetmuar, thanë fqinjët e tij.

“Nuk e kam menduar kurrë si një person që mbante armë”, tha Gitar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush ishte Alex Pretti, infermieri i kujdesit intensiv që u qëllua për vdekje në Minneapolis? appeared first on Sinjali.

Liqeni Michigan ngrihet nga temperaturat ekstreme në SHBA

25 January 2026 at 15:30

Pjesë të liqenit Michigan kanë ngrirë pasi një vorbull polare ka përfshirë të gjithë SHBA-në, duke sjellë temperatura të ulëta dhe kushte ekstreme dimërore.

Pamjet e reja tregojnë akullin që shtrihet në liqen, ndërsa eksperti Nathan Voytovick thotë se ngrirja po ndodh me shpejtësi.

Ndërkohë, një stuhi e madhe dimërore është e parashikuar të godasë Midwest, MidAtlantic dhe jugun e SHBA-së, duke sjellë borë, shi dhe akull.

Popullsia po përgatitet për kushtet e ashpra që po vijnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Liqeni Michigan ngrihet nga temperaturat ekstreme në SHBA appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Albert Shabani pas zhgënjimit nga VV-ja merr rrugën e gurbetit

25 January 2026 at 15:25

Albert Shabani, një militant i VV-së, ka vendosur të largohet për në Gjermani, duke kërkuar një jetë më të mirë pas vështirësive financiare.

Ai ka shprehur më herët publikisht dëshpërimin për situatën e tij pas zgjedhjeve dhe injorimit nga njerëzit e partisë, duke kërkuar një mundësi më të mirë për të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Albert Shabani pas zhgënjimit nga VV-ja merr rrugën e gurbetit appeared first on Sinjali.

Aksidenti në Bogë: Motori i borës përplaset në shtyllë elektrike, katër persona të lënduar

25 January 2026 at 15:00

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Gazetën Sinjali, duke shtuar se policia është në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë një informacion për një aksident në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është në vendin e ngjarjes”, konfirmoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti në Bogë: Motori i borës përplaset në shtyllë elektrike, katër persona të lënduar appeared first on Sinjali.

Më në fund, Limi e përqafon Albën

25 January 2026 at 14:51

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Limi dhe Alba, janë parë duke kaluar kohë së bashku.

Gjatë një momenti, Limi e përqafoi Albën, por ajo i kërkoi që të mos e bënte përqafimin në mënyrë formale.

“Jo kështu formalisht”, tha Alba, duke e bërë atmosferën më të lehtë dhe miqësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më në fund, Limi e përqafon Albën appeared first on Sinjali.

❌
❌