Një tentativë për vjedhje të rëndë është parandaluar në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, ku Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët dyshohet se vepronin të organizuar.
Ngjarja ka ndodhur më 01 shkurt 2026, rreth orës 01:40, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik, ku Policia ka pranuar informatë se dy persona po tentonin të thyenin një dritare të artarísë “Fera”.
Sipas burimeve policore, udhëheqësi i ndërrimit së bashku me patrullën kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dy shtetas të Serbisë, të cilët janë kapur në flagrancë, teksa po kryenin veprën penale. Të njëjtit janë arrestuar në vend.
Ndërkohë, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona nga Podujeva, të cilët dyshohet se ishin pjesë e të njëjtit grup. Edhe këta janë shoqëruar në Stacion Policor për verifikim.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, të cilët kanë kryer këqyrjen dhe kanë sekuestruar mjete të shumta, përfshirë:
• një shufër metalike (hebell),
• një palë dana,
• pesë çelësa të ndryshëm,
• tre kaçavida,
• një mjet të mprehtë (skallper),
• doreza pune.
Gjatë kontrollit trupor ndaj dy shtetasve të Serbisë, policia ka gjetur çelësat e një veture VW Caddy me targa vendore, e cila ndodhej në afërsi të vendngjarjes.
Të dyshuarit janë identifikuar si:
• Millosh Milkoviq rreth 36 vjeç
• Darko Taskoviq rreth 35 vjeç
• Lulzim Murtezi rreth 48 vjeç
• Blerim Haliti rreth 42 vjeç
• Rinor Fazliu rreth 28 vjeç
Dy shtetasit e Serbisë janë intervistuar në prani të avokatit dhe përkthyesit, ku kanë pranuar se ishin duke tentuar të thyenin artarinë. Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ku njëri prej tyre është mbrojtur në heshtje.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i PTH Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka marrë vendim që të pesë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post Ekskluzive | Tentuan të thyejnë artarinë në Kaçanik – këta janë 5 të arrestuarit për vjedhje të rëndë appeared first on Sinjali.