Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Sinjali

Kurti njofton ambasadorët rreth zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet

16 January 2026 at 14:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, zhvilluan sot një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ata i njoftuan të pranishmit mbi fazat e implementimit të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, të cilat janë harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe masat që institucionet kosovare do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të këtyre ligjeve.

“Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh një periudhë informimi për qytetarët dhe vizitorët, përmes materialeve informuese në pikat kufitare, fushatave mediatike, sesioneve informuese dhe linjave telefonike. Kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars 2026, kur do të fillojë zbatimi i plotë i ligjeve, me synim lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të zyrës për media të Kurtit.

Po ashtu, ai i njoftoi ambasadorët për nevojën e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate, në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke marrë parasysh shqetësimet e komunitetit joshumicë serb në Kosovë.

Në fund të takimit, Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti njofton ambasadorët rreth zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet appeared first on Sinjali.

Gjykata veçon procedurën ndaj Sveçlës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend

16 January 2026 at 14:18

Gjykata ka vendosur ta veçojë procedurën penale ndaj ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars 2018. Ndërkohë, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar për ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku.

Ky vendim u mor pasi Sveçla nuk u paraqit as në seancën e sotme. Gjyqtari i rastit, Sabit Sadikaj, sqaroi se i pandehuri ka njoftuar për mungesën e tij përmes një emaili, ku shpjegon se ndodhet jashtë vendit. Ai shtoi se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që seanca të vazhdojë me të pandehurit e tjerë.

 “Mungesën e ka arsyetuar, i ka dërguar gjykatës email që gjendet jashtë vendit. Pra janë plotësuar kushtet e seancës së shqyrtimit gjyqësor që të vazhdojë me të pandehurit e tjerë”, tha ai.

Avokati i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Laur Preni, kërkoi nga gjykata që të ketë konsideratë dhe mirëkuptim për faktin se klienti i tij mban një detyrë me përgjegjësi të lartë shtetërore. Ai tha se për shkak të funksionit që ushtron, Sveçla jo gjithmonë mund të jetë prezent apo i gatshëm t’u përgjigjet ftesave të gjykatës.

“Kërkoj nga gjykata që të ketë konsideratë dhe mirëkuptim për faktin se i mbrojturi im mban një detyrë me përgjegjësi të lartë si ministër në detyrë i Punëve të Brendshme dhe jo çdo herë mund të jetë prezent apo i gatshëm që t’u përgjigjet ftesave nga gjykata”, tha ai.

Prokurori i rastit, Valdrin Krasniqi, deklaroi se Prokuroria nuk e kundërshton vendimin e gjykatës për veçimin e procedurës ndaj Sveçlës, duke vlerësuar se një vendim i tillë i kontribuon efikasitetit të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale.

“Nuk e kundërshtojmë vendimin e gjykatës, duke vlerësuar që kjo i kontribuon efikasitetit të procedimit të mëtejmë të kësaj çështjeje penale”.

Ndërkaq, i pandehuri Salih Zyba e kundërshtoi veçimin e procedurës ndaj Sveçlës, duke shprehur qëndrimin se ndarja e çështjes nuk është e drejtë.

Kundër këtij vendimi u shpreh edhe mbrojtja e Fitore Pacolli-Dalipit. Avokati i saj, Lavdrim Salihu, tha se në kuptim të provave rasti nuk mund të trajtohet si i ndarë, duke shtuar se ndarja e lëndës do të rezultonte në vështirësim të mbrojtjes efektive për palët. Ai theksoi se vepra penale nuk i afrohet parashkrimit as pas tetë vitesh dhe, sipas tij, parimi i efikasitetit nuk cenohet nga vazhdimi i përbashkët i procedurës.

“E kundërshtoj për shkak se në kuptim të provave, nuk mund t’i cilësojmë si raste të ndara, duke shtuar këtu faktin se një ndarje e serisë së lëndës do të rezultonte në vështirësim të një mbrojtjeje efektive për palët. Konsideroj se për shkak se vepra penale nuk arrin parashkrimin edhe për 8 vite, nuk cenohet parimi i efikasitetit në procedurë”, tha ai.

I pandehuri Salih Zyba kërkoi që seanca të shtyhet, duke arsyetuar se mbrojtja nuk i posedon të gjitha shkresat e lëndës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata veçon procedurën ndaj Sveçlës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend appeared first on Sinjali.

Pavarësisht paralajmërimit për urdhër-arrest, Sveçla nuk paraqitet në seancën për hedhjen e gazit lotsjellës

16 January 2026 at 14:03

Edhe pse ishte lëshuar një paralajmërim për urdhër-arrest për ata që mungojnë në seancë, Xhelal Sveçla nuk është prezent në sallën e gjyqit, ku po zhvillohet seanca për hedhjen e gazit lotsjellës.

Në sallë janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.

Kujtojmë që në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.

“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.

Pacolli, Zyba së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pavarësisht paralajmërimit për urdhër-arrest, Sveçla nuk paraqitet në seancën për hedhjen e gazit lotsjellës appeared first on Sinjali.

Rrëzohet helikopteri “Black Hawk” i forcave izraelite

16 January 2026 at 13:57

Ushtria e Izraelit njofton për rrëzimin e një helikopteri Black Hawk gjatë një operacioni rimarrjeje pas uljes emergjente për shkak të motit të keq

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar se një helikopter Black Hawk u rrëzua këtë mëngjes gjatë përpjekjeve për ta rimarrë, pas një uljeje emergjente që kishte ndodhur më herët gjatë javës për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Sipas ushtrisë, helikopteri ishte detyruar të aterronte në një zonë të hapur në rajonin Gush Etzion të Bregut Perëndimor për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Gjatë operacionit të rimarrjes sot, aeroplani i dëmtuar u shkëput gjatë transportit ajror dhe u rrëzua.

Autoritetet izraelite nuk raportuar për viktima apo të lënduar, shkruan timesofisrael.

Shefi i Forcës Ajrore Izraelite, Gjenerali Maj. Tomer Bar, ka urdhëruar krijimin e një komiteti hetimor ushtarak për të zbardhur ngjarjen.

Helikopterët Black Hawk, të njohur në Forcën Ajrore Izraelite si Yanshuf, “Dhelpra e natës” përdoren si për misione të zakonshme transporti, ashtu edhe për të zbarkuar dhe rimarrë trupa gjatë operacioneve ushtarake.

דובר צה"ל:

במהלך השבוע (ג'), נחת מסוק מסוג 'ינשוף' בעקבות תנאי מזג האוויר בשטח פתוח בחטיבת עציון.
הבוקר (ו'), במהלך ניסיון איסוף המסוק, אירעה תאונה והמסוק התקול התנתק והתרסק – אין נפגעים.

מפקד חיל האוויר, אלוף תומר בר, הנחה על הקמת ועדת חקירה חיילית לתחקור התאונה. pic.twitter.com/aWp7LqgyOH

— מה חדש. What's new❓ (@Gloz111) January 16, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrëzohet helikopteri “Black Hawk” i forcave izraelite appeared first on Sinjali.

Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve

16 January 2026 at 13:49

Ky dimër pritet të jetë vendimtar për Atletico Madrid, që ka shumë punë përpara si në dalje ashtu edhe në afrime.

Nga ana tjetër, situata te Real Madrid është edhe më e tensionuar: Xabi Alonso u shkarkua pas humbjes në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës, ndërsa pasuesi i tij, Alvaro Arbeloa, e nisi aventurën me një eliminim surprizë nga Albacete në Kupën e Mbretit.

Shitje të domosdoshme

Pas investimeve të rëndësishme gjatë verës, drejtuesit e Atleticos nuk kishin në plan të lëviznin shumë këtë janar, përveç rastit kur do të realizoheshin disa shitje.

Fillimisht u shfaq mundësia e largimit të Giacomo Raspadori drejt Romës, por negociatat u zvarritën.

Paralelisht, u hap edhe pista e largimit të Thiago Almada, i transferuar verën e kaluar për 21 milionë euro.

Benfica, Napoli, Gremio dhe së fundmi Palmeiras kanë shprehur interes për mesfushorin argjentinas.

Sipas disa burimeve, lojtari nuk është plotësisht i kënaqur dhe pritet të takohet me agjentët e tij për të analizuar situatën.

Megjithatë, qëndrimi i klubit madrilen ka ndryshuar.

Sipas Estadio Deportivo, Atletico nuk është më i detyruar të shesë, pasi ka realizuar disa operacione të rëndësishme financiare.

Siç analizon edhe gazetarja e FootMercato, Dahbia Hattabi, klubi ka përfituar mbi 60 milionë euro nga shitja e Conor Gallagher te Tottenham për 40 milionë dhe nga transferimi i Raspadorit te Atalanta për 22 milionë euro.

Kjo situatë i lejon Simeones të mos sakrifikojë Almadan, edhe pse e ardhmja e tij mbetet e hapur.

Përforcime në mesfushë

Atletico synon të afrojë një ose dy mesfushorë gjatë këtij muaji.

Ky është objektivi i drejtorit sportiv Mateu Alemany, me mbështetjen e plotë të Diego Simeones.

Aktualisht, në dispozicion janë Pablo Barrios, Koke dhe Johnny Cardoso, por “Cholo” kërkon më shumë energji dhe cilësi.

Sipas Estadio Deportivo dhe mediave angleze, objektiv kryesor është Joao Gomes i Wolverhampton.

Braziliani po spikat në një sezon zhgënjyes për klubin anglez, por çmimi prej 50 milionë eurosh e bën operacionin të vështirë.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2030 dhe për lojtarin interesohen edhe Napoli dhe Manchester United.

Alternativa të tjera në tryezë

Sipas AS, në listë janë edhe emra të tjerë:

Manu Kone (Roma), me vlerë rreth 50 milionë euro.Kees Smit (AZ Alkmaar), talent 20-vjeçar për të cilin kërkohen 60 milionë.

Ruben Neves, në fund të kontratës me Al-Hilal, që mund të kushtojë rreth 20 milionë euro.

Lamine Camara, finalist i Kupës së Afrikës me Senegalin.

Edhe sulmi në vëzhgim

Përveç mesfushës, Marca raporton se Atletico nuk përjashton afrimin e një lojtari ofensiv, por vetëm nëse ai përmirëson ndjeshëm repartin sulmues.

Aktualisht, Simeone ka në dispozicion Julian Alvarez, Alexander Sorloth dhe Antoine Griezmann, ky i fundit i kërkuar nga klubet meksikane.

Me rreth 62 milionë euro në arkë dhe disa pista të hapura, Atletico Madrid synon të bëjë disa korrigjime të domosdoshme në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit 2026, me ambicien për të mbetur konkurrues në të gjitha frontet. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve appeared first on Sinjali.

MPB: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja për të huajt dhe automjetet

16 January 2026 at 13:43

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se kanë nisur zbatimin udhëzimet informuese për qytetarët dhe vizitorët e huaj lidhur me Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, me qëllim të informimit dhe respektimit të rregullave gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë janë të obliguar të posedojnë dokument të vlefshëm udhëtimi, vizë ose leje qëndrimi kur kërkohet, si dhe të respektojnë qëllimin dhe afatin e qëndrimit. Po ashtu, ata duhet të lajmërojnë adresën e qëndrimit brenda tri ditësh nga hyrja në Kosovë, të kenë mjete të mjaftueshme për jetesë dhe të respektojnë ligjet e vendit.

MPB thekson se qëndrimi afatshkurtër pa vizë lejohet deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, ndërsa puna gjatë kësaj kohe pa leje pune është rreptësisht e ndaluar. Çdo qëndrim mbi këtë afat kërkon aplikim për lejeqëndrim. Për punësim, kërkohet leje qëndrimi e përkohshme dhe leje pune, e cila aplikohet pranë Agjencisë së Punësimit.

Për qëllime të tjera si studimi, ribashkimi familjar, arsye humanitare apo kërkime shkencore, të huajt duhet të pajisen me lejeqëndrim të përkohshëm dhe të plotësojnë kriteret ligjore përkatëse. MPB paralajmëron se shkeljet e ligjit mund të rezultojnë me gjoba, anulim të lejeqëndrimit, urdhër për largim nga vendi apo ndalim të hyrjes në Kosovë.

Sa i përket Ligjit për Automjetet, MPB njofton se automjetet e regjistruara jashtë Kosovës mund të qarkullojnë deri në tre muaj nga data e hyrjes në vend. Automjetet e huaja nuk mund të drejtohen nga shtetas kosovarë pa praninë e pronarit, ndërsa për raste të veçanta kërkohen autorizime dhe rregullim i qëndrimit jashtë vendit.

Gjithashtu, shtetasit e huaj dhe qytetarët e Kosovës që kthehen nga jashtë vendit mund të përdorin patentë shofer të huaj të vlefshme deri në një vit nga data e hyrjes në Kosovë.

MPB bën të ditur se zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të fillojë më 15 mars 2026 dhe çdo mosrespektim i rregullave pas kësaj date do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Republikën e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post MPB: Nga sot hyjnë në fuqi rregulla të reja për të huajt dhe automjetet appeared first on Sinjali.

Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore

16 January 2026 at 12:45

Taksitë ajrore elektrike të zhvilluara nga Joby Aviation do të fillojnë operacionet komerciale në Dubai deri në fund të këtij viti, tha të premten Mattar al-Tayer, kryetar i Autoritetit të Rrugëve dhe Transportit të Dubait.

Joby Aviation kreu fluturimin e parë provë të taksisë së saj ajrore elektrike në emirat në qershor 2025, një moment i rëndësishëm në përpjekjet e Dubait për t’i futur ato në rrjetin e tij ekzistues të transportit.

Joby Aerial Taxi, avioni kryesor elektrik për ngritje dhe ulje vertikale i zhvilluar nga kompania me seli në Kaliforni, mund të fluturojë në distanca deri në 160 kilometra me shpejtësi deri në 320 km/orë.

Me zero emetime, taksia ajrore e Joby-t është projektuar të jetë miqësore me mjedisin dhe mjaftueshëm e qetë për përdorim komercial në zona urbane me popullsi të dendur.

Në fillim të vitit 2024, Joby nënshkroi një kontratë me Autoritetin e Rrugëve dhe Transportit të Dubait, e cila i dha kompanisë të drejtat ekskluzive për të operuar taksi ajrore në qytet për gjashtë vitet e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe kjo ndodh në Dubai: Së shpejti taksi ajrore appeared first on Sinjali.

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

16 January 2026 at 12:31

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026.

Sipas vendimit zyrtar me numër 10/273, të datës 31 tetor 2025, i nënshkruar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, paga minimale do të jetë: 425 euro bruto duke filluar nga 1 janari 2026, për një punë të rregullt me orar të plotë dhe  500 euro bruto duke filluar nga 1 korriku 2026, po ashtu për punë të rregullt me orar të plotë.

Me këtë vendim: Obligohen Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Punës për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik appeared first on Sinjali.

Shqipëria goditet nga një tërmet

16 January 2026 at 12:15

Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter ka ndodhur sot në ora 11:28 në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 56 km në jug-lindje të Elbasanit, ose 18 km në jug-perëndim të Pogradecit.

Thellësia e tërmetit ishte 15 km.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar ose dëme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shqipëria goditet nga një tërmet appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i deritanishëm nga lista e LDK-së: Abdixhiku “i pafat”, i hiqen më së shumti vota

16 January 2026 at 12:10

Ndryshime pas rinumërimit po pëson edhe lista për deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në kutitë e rinumëruara deri tani, në listën e partisë që drejton Lumir Abdixhiku janë minusuar 276 vota, derisa janë shtuar vetëm 103.

Listës së kandidatëve që u janë minusuar vota më së shumti në LDK i prinë kryetari i kësaj partie me minus 20 vota, Xhafer Gashi e Zeni Krasniqi me nga 17 vota më pak, Anton Quni me 16, Rrezarta Krasniqi me -11, Serbeze Muçaj me -11 dhe Arben Gashi me -10.

Paris Gurit ndërkohë i janë shtuar 10 vota, Esra Myrtezanit 6, Fetah Rudit 6, Ermal Sadikut 5 dhe Kimete Hasallarit 5.

Procesi i rinumërimit po vazhdon dhe do të realizohet për mbi 900 vendvotimet. Deri tani janë rinumëruar 217 vendvotime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i deritanishëm nga lista e LDK-së: Abdixhiku “i pafat”, i hiqen më së shumti vota appeared first on Sinjali.

Ndryshon numri i votave pas rinumërimit

16 January 2026 at 12:10

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Ndryshimeve të votave ka në të gjitha partitë, në Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Te disa kandidatë vërehet rënie e numrit të votave, e te disa rritje.

Në linkun e KQZ-së, nga të dhënat e orës 10:50, del se lideri i LVV-së ka rënie për 86 vota, Glauk Konjufca ka rënie për 56 vota, Donika Gërvalla minus 6 vota, Avni Dehari – 29 vota, Albulena Haxhiu -18 vota.

Rritje të votave ka Hekuran Murati për 4 vota, Mimoza Kusari, Shqipe Selimi plus 36 vota.

Nga PDK, rënie ka Bedri Hamza për 21 vota, Uran Ismaili – 20, Vlora Çitaku ka rënie për 11 vota, Enver Hoxhaj – 14.

Rritje të votave ka Ganimete Musliu për 10 vota, Përparim Gruda për 31 vota, Elmi Reçica për 27 vota.

Ndërkaq, te Lidhja Demokratike e Kosovës rënie të votave ka Lumir Abdixhiku për 20 vota, Kujtim Shala për 7 vota, Hykmete Bajrami minus 8 vota, Anton Quni – 16 vota.

Rritje të votave në LDK ka Jehona Lushaku për 1 votë, Adelina Thaçi Meta +3 vota, Visar Azemi +3 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndryshon numri i votave pas rinumërimit appeared first on Sinjali.

Interesante: Vdes burri 142 vjeçar nga Arabia Saudite, u martua 110 vjeç

16 January 2026 at 11:17

Një nga burra më të vjetër të njohur në Arabinë Saudite, Nasser bin Radan Al Rashid Al Wadaei, ka ndërruar jetë në moshën 142 vjeçare, duke lënë pas 134 fëmijë, nipër dhe mbesa.

Ai u nda nga jeta më 8 janar në Riad, sipas raportimeve nga media lokale.

Al Wadaei, i cili ka lindur në vitin 1884, ka jetuar në të njëjtin vit kur nisi ndërtimi i Statujës së Lirisë dhe shumë para bashkimit të Arabisë Saudite.

Besohet se ai ka jetuar nëpër monarkë dhe epoka të shumta, nga udhëheqësi themelues, Mbreti Abdulaziz, deri te Mbreti Salman.

Familja e tij tha se ai kreu pelegrinazhin e Haxhit më shumë se 40 herë dhe ishte shumë i përkushtuar ndaj fesë së tij.

Në moshën 110 vjeç, Al Wadaei u martua për herë të fundit dhe më vonë pati një vajzë, transmeton Klankosova.tv.

Çfarë thotë një ekspert?

Për shkak se Arabia Saudite ka një jetëgjatësi mesatare prej afërsisht 78 vjeç, ka pasur disa pyetje nëse “burri i tyre më i vjetër” mund të jetë vërtet 142 vjeç.

Kryetari i Shoqërisë Britanike për Kërkime mbi Plakjen (BSRA), Profesor David Weinkove, i tha Metro: “Duket shumë e pamundur që ky person [Al Wadaei] të ketë qenë vërtet 142 vjeç.

“Askush nuk mund ta dijë me siguri sepse në shumë pjesë të botës, ata nuk kanë të dhëna të mira që datojnë kaq larg”

Profesor Weinkove shpjegoi se një nga themelet e plakjes është se sa më i vjetër të jesh, aq më shpejt plakesh raporton Metro.co.uk.

Ai tha: “Pra, kur të arrish rreth 100 vjeç, shanset e tua për të arritur vitin tjetër, në 101 vjeç, janë afërsisht 50%, kështu që është si të hedhësh një monedhë”, transmeton Sinjali.

“Nuk është e pamundur sepse gjithmonë ka një shans, por është si të hedhësh një monedhë 40 herë radhazi dhe gjithmonë të biesh mbi kokat e monedhave.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Interesante: Vdes burri 142 vjeçar nga Arabia Saudite, u martua 110 vjeç appeared first on Sinjali.

Nuk i dha para, i mituri godet babain me grusht në Fushë Kosovë, ndalohet 24 orë

16 January 2026 at 10:55

Një rast i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në Fushë Kosovë, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij, pasi ky i fundit nuk i kishte dhënë para.

Rasti ka ndodhur më 16.01.2026 rreth orës 01:00, në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ku viktima, A. P, ka deklaruar se djali i tij i mitur, A.P, ka kërkuar para nga ai, por pasi nuk i janë dhënë, ka reaguar me sjellje agresive.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur një herë me grusht, e më pas është larguar nga shtëpia.

Viktima ka thënë se nuk ka pasur nevojë për tretman mjekësor, si dhe nuk ka kërkuar strehim, pasi do të kthehet në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, i dyshuari e ka pranuar veprimin, duke deklaruar se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.

I mituri është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale, avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurores për të mitur është ndaluar për 24 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Skenderaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk i dha para, i mituri godet babain me grusht në Fushë Kosovë, ndalohet 24 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT)

16 January 2026 at 10:52

Dy persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, pasi gjatë një kontrolli rutinë në Pikën e Kontrollit të Automjeteve në fshatin Grabovc, policia ka gjetur dy armë zjarri, karikatorë dhe municion, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Guri i Plakës” në fshatin Grabovc, ku është ndaluar një veturë Mercedes.

Gjatë kontrollit, te shoferi i dyshuar është gjetur një revole e tipit “SIG SAUER”, me:

            •           karikator .45 ACP

            •           8 fishekë .45 ACP

Ndërkohë, brenda veturës është gjetur edhe një revole tjetër e tipit “ZASTAVA”.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se arma e tipit “Zastava” i përket shokut të tij, ndërsa dy armët dyshohet se kanë pasur leje shenjëtarisë.

Të dyshuarit janë:

            •           Niman Babaj

            •           Petrit Leku rreth 40 vjeç

Pas shoqërimit në Stacionin Policor Obiliq, të dy janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

            •           armët e zjarrit

            •           karikatorët

            •           fishekët

            •           lejet përkatëse

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Dy persona ndalohen në Obiliq, iu gjenden dy revole dhe fishekë në veturë (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Bastisje në Vushtrri, policia gjen armë e fishekë në Duboc, një i ndaluar (EMRI)

16 January 2026 at 10:48

Njësia e Hetimeve në Vushtrri ka zhvilluar një aksion operativ në dy lokacione, ku gjatë bastisjes në fshatin Duboc janë sekuestruar armë zjarri dhe municion, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve, aksioni është realizuar pas informatave të pranuara nga strukturat relevante policore, fillimisht në fshatin Gojbulë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Më pas, veprimet janë zhvendosur në fshatin Duboc, ku janë hasur dy persona të dyshuar dhe është kryer bastisja në objektet përkatëse.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

            •           1 pushkë gjysmë automatike (cal. 10)

            •           1 armë gjuetie dytytëshe

            •           1 armë me tytë të shkurtër cal. 9 mm

            •           1 karikator i armës me tytë të shkurtër

            •           Municion i llojeve të ndryshme (gjithsej 28 fishekë)

            •           1 çantë për vendosjen e karikatorëve

Të dyshuarit në këtë rast janë:

            •           Lutfi Zymeri rreth 42 vjeç

            •           Arianit Ahmeti rreth 20 vjeç

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastisje në Vushtrri, policia gjen armë e fishekë në Duboc, një i ndaluar (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT)

16 January 2026 at 10:42

Një incident serioz është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, ku dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht në hyrje të Stacionit Policor, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se rreth orës 20:00, derisa mbikëqyrësi i ndërrimit ishte duke biseduar me disa persona lidhur me një rast të mëhershëm, situata ka eskaluar dhe të dyshuarit kanë kaluar në sulm.

Sipas informatave, katër persona dyshohet se e kanë sulmuar papritmas mbikëqyrësin e ndërrimit dhe një zyrtare policore, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të zyrtarëve të tjerë policorë.

Sinjali mëson se pas ndërhyrjes, situata është vënë nën kontroll, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar brenda stacionit, ku janë mbajtur për procedura.

Të dyshuarit në këtë rast janë: Fair Hoti rreth 52 vjeç, Fatian Hoti rreth 20 vjeç, Arton Hoti rreth 39 vjeç, Flamur Hoti rreth 27 vjeç.

Dy zyrtarët policorë të përfshirë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë sulmit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa me vendim të tij, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmohen dy policë në hyrje të Stacionit në Malishevë, 4 persona përfundojnë në ndalim (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë

16 January 2026 at 10:38

Një rast serioz që lidhet me substanca narkotike është zbuluar në qytetin e Vitisë, ku një person ka përfunduar në pranga pasi është kapur me kokainë dhe marihuanë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “2 Korriku” në Viti, ku njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin Alban Misini.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: 0.54 gram kokainë, 14.8 gram marihuanë.

Pas kësaj, rasti është trajtuar nga njësitet kompetente për hetimin e narkotikëve në rajonin e Gjilanit, të cilët kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore, përfshirë edhe kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale që lidhet me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet me kokainë dhe marihuanë në Viti, ky është 27-vjeçari që ra në prangat e policisë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah

16 January 2026 at 10:34

Një përleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur dje në Gllogoc, ku njëri nga të lënduarit ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, rasti ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 12:30, ku disa të mitur të dyshuar kanë sulmuar dy të mitur të tjerë, duke i goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Ngjarja dyshohet se është përsëritur edhe pak më vonë, në parkingun e automjeteve afër lokalit “Relax”, ku të njëjtit të dyshuar kanë vazhduar sulmin ndaj viktimave, kësaj here edhe me mjete të forta, ku dyshohet edhe përdorimi i thikës.

Si pasojë, njëri nga të dëmtuarit, F.K. rreth 17 vjeç , ka pësuar plagë prerëse në kokë dhe në krahun e djathtë, duke u dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe posedon raport mjekësor.

Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprime hetimore, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me organet e drejtësisë, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje mes të miturve në Gllogoc, njëri përfundon në QKUK me plagë në kokë dhe krah appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI)

16 January 2026 at 10:30

Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar mbrëmjen e së enjtes në pikën kufitare Hani i Elezit, mëson Gazeta Sinjali nga burime të besueshme.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2026, rreth orës 18:50, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar personin Sokol Ahmeti rreth 46 vjeç nga fshati Resinovc, Komuna e Lipjanit, në bazë të një urdhërese nga Gjykata në Lipjan.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndalimit është njoftuar gjyqtari i lëndës, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në Qendrën e Ndalimit deri në mëngjes.

I njëjti është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit dhe pritet të dalë para Gjykatës së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari me urdhëresë të Gjykatës së Lipjanit (EMRI) appeared first on Sinjali.

Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona

16 January 2026 at 10:26

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet dhe të lënduar është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Komoran, në rrugën Komoran Caralevë.

Sipas informatave, ngjarja ka ndodhur më 15.01.2026 rreth orës 19:30, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ajet Syla, ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.

Automjeti i parë, Audi A4 ngjyrë hiri, drejtohej nga një i mitur, i cili ka mbetur i lënduar. Në këtë veturë kanë pësuar lëndime edhe dy të mitur pasagjerë.

Automjeti i dytë, Citroen Nemo ngjyrë e bardhë, drejtohej nga Bastri Syla, i cili gjithashtu ka mbetur i lënduar, ndërsa pasagjeri Ajet Syla ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar në QMF Komoran, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori për të mitur.

Shoferi i dyshuar, i mitur, është ndaluar dhe rasti po trajtohet nga njësia e hetimeve të trafikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga aksidenti fatal në Komoran ku humbi jetën 83 vjeçari, e u lënduan disa persona appeared first on Sinjali.

❌
❌