Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Sinjali

Paralajmëron Trump – thotë se përfshirja e ShBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite

8 January 2026 at 18:57

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja e vendit të tij në Venezuelë mund të zgjasë me vite.

Ai i tha New York Times se “vetëm koha do të tregojë” se sa gjatë administrata e tij do të “mbikëqyrë” drejtimin e kombit të Amerikës së Jugut pas kapjes nga forcat amerikane të udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro në një bastisje të shtunën.

Trump gjithashtu nuk tha nëse ose kur do të mbaheshin zgjedhje në Venezuelë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme të kryesuar nga besnikja e Maduros, Delcy Rodríguez.

Ndërkohë, udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha se rrëzimi i Maduros kishte nisur një “proces të pakthyeshëm” që do ta çonte Venezuelën drejt “lirisë”.

The post Paralajmëron Trump – thotë se përfshirja e ShBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me vite appeared first on Sinjali.

Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Transporti publik mund të pezullohet në disa zona

8 January 2026 at 18:13

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Sa i përket transportit urban, Komuna tha se në disa linja mund të ketë vonesa e në disa zona “ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt”, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve.

“Për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.

Komuna po ashtu ka dhënë disa kontakte për qytetarët që mund t’iu duhet ndihmë.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët

Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Rekomandohet:

• të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme,

• të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit,

• të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren.

Transporti Publik Urban

Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Qendra e Thirrjeve

Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në:

0800 122 33 ose 0800 122 44

The post Komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Transporti publik mund të pezullohet në disa zona appeared first on Sinjali.

Publikohen fotot e shtetases amerikane të vrarë nga agjentët anti-emigracion në ShBA

8 January 2026 at 18:06

Janë publikuar fotografi të Renee Nicole Good, shtetases amerikane të vrarë nga një agjent i maskuar i ICE-së në Minneapolis gjatë operacionit të administratës Trump kundër emigrantëve të mërkurën.

Të shtënat fatale ndodhën gjatë një operacioni të administratës Trump kundër emigrantëve në jug të Minneapolis, ku Good u godit ndërsa ishte brenda makinës së saj.

Good, 37 vjeç, u shpall e vdekur pasi u godit me armë zjarri.

Agjenti që qëlloi gruan nuk është identifikuar publikisht dhe incidenti mbetet nën hetim.

The post Publikohen fotot e shtetases amerikane të vrarë nga agjentët anti-emigracion në ShBA appeared first on Sinjali.

Vodhën në disa lokacione në Prishtinë, dy persona bien në pranga

8 January 2026 at 17:50

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, vjedhjet kishin ndodhur gjatë ditës së sotme në lokacione të ndryshme të Prishtinës, ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operative është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar, P.G., 36 vjeç dhe B.K., 28 vjeç.

“Personat e dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa sendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer te pronarët e ligjshëm”, thuhet në njoftim. 

The post Vodhën në disa lokacione në Prishtinë, dy persona bien në pranga appeared first on Sinjali.

Zjarri masiv përfshin objektin e Comoditës në Gjakovë, policia jep detajet

8 January 2026 at 17:34

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë objektin e Comoditës në Gjakovë, pasditen e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Sinjalin ka bërë të ditur se rreth orës 16:40 Policia është njoftuar për zjarrin që ka shpërthyer në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Sipas tij, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një fabrikë është përfshirë nga zjarri.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll.Deri në këto momente, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë verifikimi i plotë i situatës dhe i pasojave eventuale në njerëz do të bëhet pas shuarjes së plotë të zjarrit”, tha Sheremet Elezaj për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri masiv përfshin objektin e Comoditës në Gjakovë, policia jep detajet appeared first on Sinjali.

Kamioni i ushtrisë ‘ngec në ujë’ gjatë tentimit për të ndihmuar banorët në Durrës

8 January 2026 at 17:16

Vërshime ka pasur edhe në Shqipëri, ku është regjistruar viktima e parë.

Raportohet se në zonën e Katundit të Ri në Durrës një automjet i ushtrisë ka ngecur në ujë.

Ai ishte nisur t’i ndihmojë banorët e zonës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kamioni i ushtrisë ‘ngec në ujë’ gjatë tentimit për të ndihmuar banorët në Durrës appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Kaplohet nga zjarri objekti i Comoditës në Gjakovë

8 January 2026 at 17:00

Një zjarr i madh ka përfshirë sot objektin e “Comodita Home” në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur është parë nga zona përreth.

Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali shihet se një zjarr i madh ka përfshirë objektin e Comoditës në Gjakovë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Kaplohet nga zjarri objekti i Comoditës në Gjakovë appeared first on Sinjali.

Fëmijët në Gaza kthehen në shkollë pas vitesh pa arsim formal

8 January 2026 at 16:44

Në Qytetin e Gazës, zhurma e fëmijëve që mësojnë mund të dëgjohet përsëri.

Tendat që tani shërbejnë si klasa janë të zhurmshme dhe pak kaotike, por të gjalla. Disa mësues tregojnë tabela të mbuluara me shkronja angleze; të tjerë i ftojnë nxënësit të vijnë përpara dhe të shkruajnë fjalë themelore arabe, shkruan BBC.

Nuk është aspak afër një dite normale shkolle. Por pas armëpushimit Izrael-Hamas në tetor, është një fillim.

Pas dy vitesh lufte, zhurma e mësimeve dhe biseda e shokëve të klasës jehon rreth rrënojave të asaj që dikur ishte Shkolla Lulwa Abdel Wahab al-Qatami, në lagjen Tel al-Hawa në pjesën jugperëndimore të Qytetit të Gazës.

Për shumë njerëz, ky është kthimi i parë në rutinë dhe arsim që nga fillimi i luftës.
Sipas UNICEF-it, më shumë se 97% e shkollave në Gaza u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë luftës. IDF ka bërë pretendime të përsëritura se Hamasi përdor infrastrukturën civile, përfshirë shkollat, për të kryer operacione, por rrallë ka ofruar prova të forta.

The post Fëmijët në Gaza kthehen në shkollë pas vitesh pa arsim formal appeared first on Sinjali.

A është Real Madrid i gatshëm ta transferojë superyllin anglez për 70 milionë euro?

8 January 2026 at 16:38

Real Madridi ka ndërmend të përforcojë mesfushën e tij me një transferim të ri gjatë verës, duke synuar që të mbushë boshllëkun e lënë nga largimi i Toni Kroos dhe Luka Modric.

Gjatë muajve të fundit, janë vlerësuar disa opsione dhe një prej emrave që ka tërhequr vëmendjen është Adam Wharton.

Zyrtarët e klubit madrilen kanë filluar ta monitorojnë 21-vjeçarin që nga fillimi i vitit të kaluar, dhe ai konsiderohet një target i përshtatshëm për politikën e transferimeve të Real Madridit.

Nëse Wharton transferohet në Santiago Bernabeu, ai mund të bëhet pjesë integrale e mesfushës së Realit, duke formuar një dyshim të fortë me bashkëkombasin e tij Jude Bellingham, si dhe me lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde, dhe Arda Guler.

Gjithashtu, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të interesuara për të sjellë Whartonin në ekipin e tyre gjatë verës. Sipas raportimeve nga Diario AS, edhe Real Madridi është një nga klubet që po garon për të siguruar shërbimet e tij.

Klubet madrilene i është ofruar mundësia për të realizuar marrëveshjen, me Crystal Palace që kërkon të paktën 70 milionë euro, ndërsa vetë lojtari do të kërkonte një pagë “galaktike”.

Wharton nuk është një organizator i pastër loje si Vitinha apo Pedri, mesfushorë që Real Madridi i vlerëson, por drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë si një përputhje të mirë për skuadrën e Xabi Alonsos.

Ai shihet si një mesfushor hibrid, taktikisht shumë i disiplinuar, me ndikim të madh në lojë falë inteligjencës së tij, ndërsa pjekuria që tregon në moshën 21-vjeçare vlerësohet veçanërisht.

Do të jetë interesante të shihet nëse Real Madridi do ta rrisë interesimin për Ëhartonin gjatë muajve në vijim. Shuma prej 70 milionë eurosh do të ishte një çmim shumë i arsyeshëm për një lojtar që ka potencialin të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë në vitet e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A është Real Madrid i gatshëm ta transferojë superyllin anglez për 70 milionë euro? appeared first on Sinjali.

Komandati i KFOR takohet me shefin e ri të UNIMK-ut, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

8 January 2026 at 16:22

Komandanti i KFOR-it, Ozkan UIuas, ka pritur sot në takim shefin e ri të UNMIK’ut, Peter Due.

Siç bën të ditur KFOR, takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, ku edhe është theksuar bashkëpunimi mes KFOR’it dhe UNMIK-ut.

‘’Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën’’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter N. Due, në Selinë e KFOR-it në Kampin “Film City”, në Prishtinë.

Takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Gjeneral Major Ulutaş rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për vazhdimin e koordinimit ndërmjet dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandati i KFOR takohet me shefin e ri të UNIMK-ut, diskutojnë për sigurinë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Komuna e Skenderajt hap aplikimin për kompensimin e dëmeve nga përmbytjet

8 January 2026 at 16:10

Komuna e Skenderajt ka njoftuar qytetarët se nga data 9 janar do të fillojë procesi i aplikimit për vlerësimet e shkaktuara në ekonomitë familjare dhe biznese pas vërshimeve të fundit që goditën vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur që qytetarët e prekur mund të paraqesin kërkesat e tyre brenda afatit të përcaktuar pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  2. Kopje e letërnjoftimit;
  3. Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  4. Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara nga vendi i dëmtuar;
  5. Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar (nëse ka).
    Afati për aplikim:
  • Afati për dorëzimin e kërkesave është 8 (tetë) ditë pune nga data e publikimit të këtij njoftimi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
  • /GazetaSinjali/

The post Komuna e Skenderajt hap aplikimin për kompensimin e dëmeve nga përmbytjet appeared first on Sinjali.

Situata në Shqipëri, Begaj thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet për evakuim të sigurt

8 January 2026 at 15:44

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar për situatën e krijuar në vend nga reshjet intensive dhe përmbytjet.

Ndërsa sqaron se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me FA, Begaj u ka bërë thirrje banorëve në zonat e përmbytura që të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim sa më të shpejtë dhe të sigurt, shkruan rtsh.al.

“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend.

Presidenti i Republikës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Kreu i Shtetit fton qytetarët të mirëkuptojnë dhe bashkëpunojnë me ta me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Presidenti i Republikës  fton në mënyrë të veçantë banorët në zonat e përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Situata në Shqipëri, Begaj thirrje qytetarëve: Ndiqni udhëzimet për evakuim të sigurt appeared first on Sinjali.

Flasin nga “Reforma SH.P.K.” – mohojnë bastisjen, thonë se po vazhdojnë punën normalisht

8 January 2026 at 15:32

Hetimi i madh penal që ditë më parë u fillua në lidhje me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) rezulton të jetë i njëjti rast penal ku tashmë në qendër është vënë edhe personi juridik “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve.

Sipas dokumenteve gjyqësore që ka parë Sinjali dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesë të Prokurorisë, ka autorizuar bastisje dhe kontrolle të gjera në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Kush është “Reforma SH.P.K.”

“Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike.

Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar kompaninë në fjalë, por e njëjta e ka mohuar se ka pasur bastisje në njërën nga pikat e saj.

“Jo tybe, nuk është e vërtetët – e paskeni informatën e gabuar, ne jemi duke e vazhduar punën sikur e kemi vazhduar gjithë. Për momentin jemi duke e kryer punën dhe jemi me disa klientë”.

“Në asnjanën prej pikave tona nuk ka pasur bastisjes, për momentin jemi duke punuar”, thanë nga kompania “Reforma SH.P.K.”, kur u kontaktuan nga Gazeta Sinjali.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Flasin nga “Reforma SH.P.K.” – mohojnë bastisjen, thonë se po vazhdojnë punën normalisht appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim

8 January 2026 at 15:24

Një nga personat e dyshuar në skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) ka arritur të largohet nga Kosova para se të arrestohet. Bëhet fjalë për Leonora Berishën nga Klina, e lindur në vitin 1996, e cila tashmë është shpallur në kërkim nga organet e rendit.

Burimet e besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se largimi i saj ka ndodhur pak ditë para zhvillimit të aksionit masiv policor, në të cilin u ndaluan dhjetëra persona në kuadër të hetimit për krim ekonomik dhe financiar që lidhet me BKS-në.

Pjesë e dosjes së madhe hetimore

Leonora Berisha figuron në listën e personave nën hetim, të siguruar nga Gazeta Sinjali, në kuadër të së njëjtës lëndë penale ku janë përfshirë: dhjetëra persona fizikë, subjekte afariste, si dhe persona përgjegjës të personave juridikë.      

Hetimi përfshin dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi.

Shpallet në kërkim

Pas konstatimit se e dyshuara nuk ndodhet më në territorin e Kosovës, autoritetet kanë ndërmarrë veprime për: shpalljen e saj në kërkim, njoftimin e strukturave kufitare dhe mekanizmave përkatës, dhe koordinimin e mëtejmë me institucionet kompetente.  

Burimet nuk përjashtojnë që në fazat e ardhshme të ndërmerren masa shtesë procedurale, përfshirë edhe veprime ndërinstitucionale për lokalizimin e saj.

Hetimet vazhdojnë

Rasti i skandalit të BKS-së mbetet aktiv dhe në zgjerim, ndërsa organet e drejtësisë po vazhdojnë analizimin e materialeve të sekuestruara gjatë bastisjeve dhe po shqyrtojnë përgjegjësinë penale të secilit të përfshirë.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, i cili po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | E dyshuara për skandalin e BKS-së arrin të largohet nga Kosova para arrestimit – shpallet në kërkim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sinjali siguron listën e plotë të personave nën hetim për skandalin e BKS-së

8 January 2026 at 15:13

Gazeta Sinjali ka siguruar urdhëresën zyrtare të Gjykatës Themelore në Prizren, përmes së cilës është autorizuar një aksion i gjerë policor në kuadër të hetimit për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) – një rast që po konsiderohet ndër goditjet më serioze ndaj krimit ekonomik dhe financiar në vend.

Operacioni, i zhvilluar në disa qytete, ka përfshirë rreth 400 zyrtarë policorë, ndërsa 39 persona janë ndaluar.

Hetimi lidhet me dyshime për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje në vazhdimësi, ku përfshihen persona fizikë dhe juridikë.

Lista e plotë e personave nën hetim (sipas dokumentit gjyqësor)

Sipas dokumentit të siguruar nga Sinjali, nën hetim janë këta persona: Sami Mazreku, Valon Berisha, Agon Bardhi, Bardh Hoxha, Mirjeta Kosumi, Ilona Rastavica, Florent Sylajmani, Lumnije Osmani, Hasip Meleqi, Kushtrim Demolli, Arbnora Peci, Ariana Domniku Collaku, Lirim Ahmetaj, Egzona Gashi, Paris Starabanja, Trendelina Azemi, Naser Biri, Rilind Hasani, Leonard Rexhaj, Ylli Collaku, Ron Biri, Suad Haliti, Mentor Demolli, Shefqet Njeku, Muhamer Rexhepi, Hana Ulak, Bajram Osmani, Jetesa Biri, Agim Krasniqi, Marigona Collaku, Lais Osmani, Faton Hajdari, Fehmi Bajrami, Mërgim Zefi, Adem Nasufi, Leonora Berisha, Diella Kabashi, Besiana Murati, Brendona Mujaj, Kimete Kuliqi, Valon Duraj, Nora Muqaj.

Person juridik nën hetim është Reforma SH.P.K., derisa person përgjegjës i përmendur në dokument: Azem Rusinovci            

Çka po hetohet?

Sipas urdhëresës, bastisjet dhe kontrollet janë autorizuar me qëllim të:  sigurimit të provave materiale, sekuestrimit të dokumentacionit financiar dhe afarist, analizimit të kontratave, faturave dhe pajisjeve elektronike, dhe ndriçimit të rolit të secilit subjekt në skemën e dyshuar.       

Në këtë dosje, si person juridik figuron “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur në sektorin e shitblerjes së veturave, shitës dhe servis i autorizuar për VW dhe Audi, si dhe kompani që kryen riparime të veturave pas aksidenteve, çka e bën rastin veçanërisht të ndjeshëm.

Hetimet vazhdojnë

Burimet nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së të dyshuarve, masa të tjera ndaluese, dhe veprime të reja procedurale nga Prokuroria.     

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast, i cili tashmë po shihet si një nga skandalet më të rënda që ka prekur sektorin e sigurimeve dhe bizneset e ndërlidhura në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sinjali siguron listën e plotë të personave nën hetim për skandalin e BKS-së appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

8 January 2026 at 15:06

Hetimi i madh penal për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej. Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, pjesë e kësaj lënde penale është edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci.

Emri i Rusinovcit figuron në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shërbyer si bazë ligjore për bastisje, kontrolle dhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti, që po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në vend.

Roli në hetim

Sipas burimeve, pronari i “Reforma SH.P.K.” po hetohet në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik, në kuadër të dyshimeve për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje dhe veprimtari penale në vazhdimësi të ndërlidhura drejtpërdrejt me rastin e BKS-së.

Ndërlidhja BKS – Reforma SH.P.K.

Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes BKS-së dhe “Reforma SH.P.K.”, kompani e njohur që merret me: shitblerjen e veturave, shitje dhe servis të autorizuar për VW dhe Audi, si dhe riparime të veturave pas aksidenteve.       

Pikërisht kjo veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën lupën e hetuesve.

Hetimi vazhdon

Burimet theksojnë se hetimi është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së personave nën hetim, marrja e masave të tjera procedurale, dhe veprime shtesë nga Prokuroria në ditët në vijim.  

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci appeared first on Sinjali.

39 të ndaluar, rreth 400 policë në aksion për skandalin e BKS-së

8 January 2026 at 14:38

Një operacion masiv policor, i konsideruar ndër më të mëdhenjtë e viteve të fundit, është zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës në kuadër të hetimit për skandalin e Bankës Kreditore të Kosovës (BKS).

Sipas informacioneve të siguruara, 39 persona janë ndaluar, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë rreth 400 zyrtarë policorë, të angazhuar nga disa njësi të specializuara të Policisë së Kosovës.

Aksion i koordinuar në disa lokacione

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në Prishtinë, Prizren dhe qytete të tjera, ku janë kryer: bastisje në objekte afariste dhe banesa, kontrolle të dokumentacionit financiar, sekuestrim i provave materiale dhe pajisjeve elektronike. 

Burimet bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor për krim ekonomik, keqpërdorim të besimit, falsifikim dokumentesh dhe bashkëkryerje.

Në fokus edhe “Reforma SH.P.K.”

Burimet e afërta me hetimin konfirmojnë se ky aksion përfshin edhe personin juridik “Reforma SH.P.K.”, një biznes i njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, shitës dhe servis i autorizuar për VW dhe Audi, si dhe kompani që kryen riparime të veturave pas aksidenteve.

Dyshohet se veprimtaria afariste dhe dokumentacioni i kësaj kompanie janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me skemën që po hetohet rreth BKS-së, duke e bërë atë pjesë të të njëjtit rast penal.

Çka po hetohet

Hetimet po zhvillohen mbi dyshime për: keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, krijim dhe përdorim të dokumenteve të rreme, transaksione të dyshimta financiare, përgjegjësi penale të personave fizikë dhe juridikë.   

Gjatë aksionit janë sekuestruar dosje financiare, kontrata, fatura, si dhe pajisje elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen analizës së detajuar nga hetuesit.

Hetimet vazhdojnë

Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet:   rritja e numrit të të dyshuarve, masa të tjera ndaluese, si dhe veprime të reja procedurale në ditët në vijim.     

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për këtë rast, i cili tashmë po konsiderohet një nga skandalet më të rënda financiare dhe ekonomike në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post 39 të ndaluar, rreth 400 policë në aksion për skandalin e BKS-së appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Hetimi i BKS-së çon tek “Reforma SH.P.K.” – bastisje dhe dyshime për krim ekonomik

8 January 2026 at 14:36

Hetimi i madh penal që ditë më parë u fillua në lidhje me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) rezulton të jetë i njëjti rast penal ku tashmë në qendër është vënë edhe personi juridik “Reforma SH.P.K.”, një kompani e njohur që vepron në sektorin e shitblerjes së veturave, servisimit dhe riparimeve pas aksidenteve.

Sipas dokumenteve gjyqësore që ka parë Sinjali dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesë të Prokurorisë, ka autorizuar bastisje dhe kontrolle të gjera në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të besimit, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe falsifikim dokumentesh, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.

Kush është “Reforma SH.P.K.”

“Reforma SH.P.K.” njihet publikisht si: biznes që merret me shitblerjen e veturave, shitës dhe servis i autorizuar për brendet Volkswagen (VW) dhe Audi, kompani që kryen riparime profesionale të veturave pas aksidenteve, por edhe shërbime të tjera teknike dhe mekanike.

Pikërisht kjo veprimtari afariste, sipas burimeve, është vënë në fokus të drejtpërdrejtë të hetimit, për shkak të dyshimeve se struktura e kompanisë dhe dokumentacioni afarist janë përdorur në mënyrë të kundërligjshme.

I njëjti hetim me BKS-në

Burimet konfirmojnë se: hetimi ndaj BKS-së dhe ai ndaj “Reforma SH.P.K.” janë pjesë e së njëjtës lëndë penale, ekzistojnë dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes palëve, “Reforma SH.P.K.” dyshohet se ka pasur rol funksional në realizimin e veprimeve të dyshuara penale, përmes kontratave, faturave, transaksioneve dhe dokumentacionit kontabël.

 Çka po hetohet konkretisht

Hetimi po zhvillohet mbi dyshime për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje në vazhdimësi, përgjegjësi penale të personit juridik, përveç asaj individuale.    

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: dokumente financiare dhe afariste, kontrata dhe dosje kontabël, pajisje elektronike dhe të dhëna të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit.   

Bastisjet dhe roli i Policisë

Me urdhër të gjykatës, bastisjet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me qëllim: zbardhjen e rrjedhës së parasë, verifikimin e vendimmarrjes brenda “Reforma SH.P.K.”, dhe ndriçimin e raporteve të saj me BKS-në.    

Hetimi në vazhdim

Burimet theksojnë se rasti është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i hetimit,         përfshirja e subjekteve dhe personave të tjerë, si dhe masa shtesë procedurale në ditët në vijim. 

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për këtë rast, i cili tashmë po shihet si një nga hetimet më serioze për krime ekonomike që ndërlidh sektorin financiar me bizneset e mëdha afariste në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Hetimi i BKS-së çon tek “Reforma SH.P.K.” – bastisje dhe dyshime për krim ekonomik appeared first on Sinjali.

Kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova, pritje deri në 90 minuta

8 January 2026 at 14:30

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Aktualisht qytetarët po presin deri në 90 minuta në pikën e kalimit të Jarinjes, në Merdarë deri në 1 orë si dhe te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.

Ndërkohë, pritjet te pikat tjera kufitare vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 5 minuta.

Gjersa sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, pritjet janë nga 1 deri në 10 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova, pritje deri në 90 minuta appeared first on Sinjali.

Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së është mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro

8 January 2026 at 14:26

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka mbajtur konferencë për media pas aksionit të sotëm në Prizren lidhur me dyshimet për keqpërdorimit në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Kryeziu bëri të ditur se aksionit të sotëm i kanë paraprirë veprime hetimore të shumta nga marsi i vitit 2025, kur është ngarkuar me këtë rast.

Ai bëri të ditur se 39 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 7 prej tyre që kanë qenë pjesë e hetimeve, ndodhen jashtë Kosovës. Kryeziu theksoi se cak i hetimeve janë Ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së si dhe ish-drejtori i Financave të këtij institucioni.

“Bëhet fjalë për keqperdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve ne mesin e hetimeve jane ish drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish Drejtori i Departmentit financiar i BKS-së, duke keqpërdorur autorizimet që i janë besuar nga BKS-ja ju kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes të bartin transaksione të ndryshme ku kanë arritur përfitime të medha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS. Kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara të cilat ne kemi vlerësuar që ato i kanë përdorur të mirëqena dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së prej 1 milion e 43 mijë euro”, tha Kryeziu.

Sipas tij, janë siguruar 166 transkaksione të dyshimta, dhe 25 prej tyre kanë të bëjnë me 12 persona. Ai tha se transaksioni më i lartë është 68 mijë euro, ndërsa ai më i vogli është 6 mijë e 800 euro.

“Kemi arritur te sigurojme 166 transkasione te dyshimte. ne mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona më të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse për përfaqësim si të autorizuar të personave që më herët kanë pasur aksidente ne komunikacion. Edhe transkasione tjera të personave të ndryshëm pa asnjë dokument dhe kanë bartur shuma të ndryshme, më e larta ka qenë 68 mijë euro, me e vogla 6 mijë e 800 euro”, tha Kryeziu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Kryeprokurori: Dëmi ndaj BKS-së është mbi 1 milion euro, transaksioni më i lartë 68 mijë euro appeared first on Sinjali.

❌
❌