Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Sinjali

Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen

14 January 2026 at 19:42

Një protestues iranian 26-vjeçar, i arrestuar prej pothuajse një jave, pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që kanë tronditur Iranin.

Zhvillimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje hapur qytetarëve iranianë që “të vazhdojnë të protestojnë”, duke shprehur edhe mbështetje. Por kjo deklaratë ka shkaktuar reagime diplomatike nga Teherani.

Donald Trump, i pyetur në një intervistë për CBS lidhur me ekzekutimin e të riut, paralajmëroi masa shumë të ashpra nëse dënimi me vdekje do të zbatohet.

“Do të marrim masa shumë të forta. Nëse bëjnë diçka të tillë, do të reagojmë me masa shumë të forta”, u shpreh ai, duke shtuar se, për të ilustruar qëndrimin e tij, i referohej operacioneve të mëparshme të SHBA-së, përfshirë ndërhyrjen në Venezuelë dhe eliminimin e ish-kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, në vitin 2019.

“Nuk duam të shohim atë që po ndodh në Iran. Është një gjë kur njerëzit protestojnë, por është tjetër kur fillojnë të vriten mijëra persona. Tani po më flisni për varje. Do të shohim si do t’u dalë kjo. Nuk do t’u dalë për mirë”, shtoi ai.

Sipas organizatës norvegjeze për të drejtat e njeriut Hengaw, Erfán Soltani, nga qyteti Fardis në perëndim të Teheranit, pritet të ekzekutohet më vonë gjatë ditës. Ai ishte arrestuar në lidhje me protestat në qytetin Karaj, në datën 8 Janar, dhe prej asaj dite po mbahet në burg.

Gazeta amerikane “The Sun” raportoi se ai besohet të akuzohet për “luftë kundër Zotit”, gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Mbështetësit pretenduan se atij nuk iu lejua të kërkonte këshilla ligjore dhe gjithashtu nuk iu dha mundësia të mbrohej dhe kundër tij u dha një vendim me vdekje me varje. Sipas raportimeve, familja e Soltanit u informua më 11 janar 2026 se ai ishte dënuar me vdekje, dhe ekzekutimi i tij thuhet se ishte planifikuar të zhvillohej më 14 janar 2026. Familja thuhet se pretendoi se nuk u ishte thënë pse u arrestua ose cili autoritet e kreu arrestimin.

Ai u lejua të shihte familjen e tij vetëm për dhjetë minuta dje për t’i thënë lamtumirë, raportoi The US Sun, duke cituar aktivistët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është 26-vjeçari që pritet të ekzekutohet me varje në Iran, takoi vetëm 10 min familjen appeared first on Sinjali.

Bekë Berisha zgjedhet kryetar i KB Sigal Prishtina

14 January 2026 at 19:36

Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, duke marrë shumicën e votave në Kuvendin Zgjedhor të klubit.

KB Prishtina ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku tashmë klubi i basketbollit ka një president të ri, Bekë Berishën, që ka fituar shumicën e votova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bekë Berisha zgjedhet kryetar i KB Sigal Prishtina appeared first on Sinjali.

Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë

14 January 2026 at 19:19

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen gjatë së mërkurës ka qëndruar në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Përpos kësaj, Sorensen ka takuar edhe komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash.

Në njoftimin e misionit të NATO-s thohet se u diskutuar bashkëpunimi me BE-në.

“Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtina-s dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

14 January 2026 at 19:14

Sky News mëson se Mbretëria e Bashkuar po tërheq personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.

Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është në rrugë e sipër” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.

SHBA-të kanë filluar gjithashtu tërheqjen e disa stafit nga Baza Ajrore Al Udeid e drejtuar nga SHBA-të në Katar, baza më e madhe amerikane në rajon.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: “Ne nuk komentojmë për detajet e vendosjes së bazave dhe vendosjeve për shkak të sigurisë operacionale”.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë vendos masa paraprake për të siguruar sigurinë e personelit tonë, duke përfshirë kur është e nevojshme tërheqjen e personelit”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i gjithë personeli britanik po tërhiqej nga baza e Katarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbretëria e Bashkuar tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar appeared first on Sinjali.

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së

14 January 2026 at 18:53

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të partisë, duke theksuar se ky është hapi më moral që një udhëheqës politik mund të ndërmarrë në rrethana të tilla.

Në një deklaratë publike, Abdixhiku tha se pas një diskutimi të gjatë prej më shumë se pesë orësh me strukturat e partisë, janë dëgjuar të gjitha zërat, kritikat dhe shqetësimet, për të dalë më pas me një qëndrim të përbashkët dhe me përgjegjësi para qytetarëve.

“Kam ofruar dorëheqjen time dhe kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Vendimi tani nuk është më i imi, por i LDK-së”, u shpreh ai.

Ky reagim i tij erdhi pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së, e cila po ashtu njoftoi se dje në mbledhjen e partisë ka kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut.

Reagimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj!

Kam dëgjuar dhe jemi dëgjuar me njëri-tjetrin me vëmendje. Çdo zë, çdo kritikë dhe çdo shqetësim, me orë të tëra. Pesë orë e gjysmë. Në fund kemi dalur me përgjegjësi të plotë dhe me dinjitet para qytetarëve për të shprehur jo mendimin e një individi, as timin, por të shumicës dërmuese, ashtu siç u pajtuam pas pesë orë diskutimi.

Nuk i shmangemi asnjë përgjegjësie dhe nuk i ikim asnjë reflektimi. Unë, edhe më pak.

Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.

Dua ta them qartë; nuk jam i lidhur pas pozitës. Jam i lidhur pas shtëpisë. Dhe shtëpia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim në anëtarësinë e saj dhe në secilën kërkesë të tyre.

Më shumë se dorëheqja nuk ka çfarë të ofrojë një politikan. Eliminimet politike mund të jenë legjitime si aspiratë, por edhe për to vendos anëtarësia si tërësi, jo ne individualisht.

Kemi thirrur Kuvendin. Aty flasim hapur. Aty propozojmë hapur. Aty vendosim hapur. Le ta presim Kuvendin. Le ta mbajmë debatin para shtëpisë sonë, me orë të tëra, me ditë të tëra po qe nevoja. Jemi të njohur për demokraci dhe liri veprimi. Le të sillemi me përgjegjësi. Sepse LDK nuk është reagim i çastit, nuk është as protagonizëm i ditëve të vështira; edhe më pak vendim i rrjeteve sociale e duartroktijeve të kundërshtarëve. LDK është institucion.

Ta keni të qartë. Jo sot, jo dje po gjithëherë: Fatin tim politik e vendos përballë LDK-së, jo mbi LDK-në. Dhe çfarëdo vendimi që merr Kuvendi, do ta respektoj me nder dhe qetësi

Deri atëherë, le të sillemi si mbrëmë e si deri tash, pa dramë e pa protagonizëm, ballëhapur e me dinjitet.

Sepse mbi çdo emër është LDK.

Dhe kështu na takon të gjithëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj – tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së appeared first on Sinjali.

ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera

14 January 2026 at 18:35

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara do ta pauzojë procesimin e vizave për imigrantë për 75 shtete, përfshirë Kosovën e Shqipërinë, në përpjekje për t’iu kundërvënë aplikuesve që kanë gjasa të bëhen barrë për publikun, raporton televizioni amerikan “Fox News”.

Në një dokument të Departamentit të Shtetit, që u pa së pari nga “Fox News Digital”, zyrtarët e konsullatave udhëzohen që t’i refuzojnë vizat sipas ligjeve ekzistuese, gjatë kohës që Departamenti i Shtetit t’i rivlerësojë procedurat e kontrollit dhe vetingut.

Pauzimi i procesimit të vizave do të fillojë më 21 janar dhe do të vazhdojë për një afat të pacaktuar, derisa Departamenti i Shtetit ta kryejë rivlerësimin e procesimit të vizave për imigrantë.

Në listë, përpos Kosovës e Shqipërisë, ndodhen edhe disa vende të rajonit, përfshirë Maqedoninë e Veriut e Bosnjën, por jo edhe Serbia.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të këtyre shteteve:

Në listën e plotë të publikuar nga “Fox News Digital” nuk figuron Serbia.

Për lajmin ka njoftuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ShBA-ja e ngrin tërë procesimin e vizave për Kosovën dhe dhjetëra shtete të tjera appeared first on Sinjali.

Reuters citon zyrtarë europianë: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve

14 January 2026 at 18:22

Reuters ka cituar dy zyrtarë europianë që thonë se ndërhyrja ushtarake e SHBA-së duket e mundshme dhe mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

Reuters ka konfirmuar gjithashtu me një zyrtar të paidentifikuar se SHBA-të po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat kryesore në rajon, si masë paraprake.

SHBA-të kanë trupa në Al-Udeid – e cila është baza e tyre më e madhe në Lindjen e Mesme – dhe kanë njerëz në një seli të flotës detare në Bahrein.

Tre diplomatë thanë se disa personelit iu ishte thënë të largoheshin nga baza, raporton Reuters.

Ndërkaq, disa media amerikane thanë se evakuimet kanë filluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters citon zyrtarë europianë: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve appeared first on Sinjali.

E konfirmon Bajrami: Kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe dhashë dorëheqje nga posti i nënkryetares

14 January 2026 at 18:03

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultateve të dobëta zgjedhore të partisë, duke theksuar se ky veprim buron nga standardet politike që vetë LDK-ja i ka ndërtuar ndër vite.

Në mbledhjen e djeshme të LDK-së, Bajrami ka deklaruar se, në përputhje me të njëjtin standard, ajo ka ofruar edhe dorëheqjen e saj të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë. Sipas saj, kushdo që merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet të marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Ajo ka theksuar se ky vendim nuk është personal apo emocional, por një akt politik në funksion të ruajtjes së parimeve dhe përgjegjësisë brenda partisë.

Bajrami ka paralajmëruar gjithashtu për, siç e ka quajtur ajo, rrezikun e përqendrimit të pushtetit absolut te një parti dhe te një person i vetëm, duke shtuar se për pesë vite rresht interesat personale dhe partiake janë vendosur mbi interesin e Kosovës.

“LDK-ja nuk ka qenë kurrë vetëm një parti politike, por mbrojtëse e shtetit, institucioneve, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Kjo është e mundur vetëm kur interesin e LDK-së dhe të Kosovës e vendosim para interesave personale e partiake”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka vlerësuar se pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin dhe se zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme, duke shtuar se asnjë proces tjetër nuk mund ta nxjerrë LDK-në nga situata aktuale.

Në fund, Bajrami ka falënderuar 126 mijë e 102 qytetarët që kanë votuar LDK-në, si dhe 57 mijë e 153 votuesit që i kanë besuar asaj personalisht. Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik si deputete në mandatin e saj të shtatë në Kuvendin e Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.

“LDK-ja ka nevojë për reflektim, përgjegjësi dhe vizion për të ardhmen, sepse një LDK e fortë i duhet Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E konfirmon Bajrami: Kërkova dorëheqjen e Abdixhikut dhe dhashë dorëheqje nga posti i nënkryetares appeared first on Sinjali.

PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron komision hetimor

14 January 2026 at 17:31

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka deklaruar se kriza energjetike dhe reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike në ditët e fundit janë pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga Qeveria Kurti.

Në një konferencë për media, Mustafa tha se barra e këtij dështimi po bie mbi qytetarët dhe bizneset, të cilët, sipas tij, po paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, por po përballen me mungesë të furnizimit të qëndrueshëm dhe pasiguri energjetike.

“Kosova sot po përballet me një krizë serioze energjetike, të shoqëruar me reduktime të shpeshta në të gjithë territorin. Është e papranueshme që qytetarët të mbesin në errësirë dhe pa ngrohje gjatë dimrit, në kohën kur nevoja për energji është jetike. Kjo krizë është rezultat i një keqmenaxhimi pesëvjeçar, të papërgjegjshëm dhe pa vizion nga kjo Qeveri”, deklaroi Mustafa.

Ai theksoi se PDK shpreh solidaritet të plotë me qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, po përballen me reduktime në temperatura të ulëta, pasiguri në furnizim dhe kosto të papërballueshme.

Mustafa shtoi se, për shkak të dështimit për të siguruar prodhim të mjaftueshëm vendor të energjisë elektrike, Kosova është detyruar të rrisë importin, i cili po realizohet me çmime shumë të larta dhe në dëm të interesit publik.

Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mos arsyetohet për situatën aktuale, por të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e krizës.

“Kërkojmë masa emergjente për stabilizimin e furnizimit me energji, transparencë të plotë për kontratat e importit dhe një plan të qartë e të besueshëm për garantimin e sigurisë energjetike. Është shqetësuese që një sektor i shoqëruar për vite me radhë me afera dhe dyshime për korrupsion të mos përballet me asnjë llogaridhënie”, tha Mustafa.

Ai paralajmëroi se, sapo të konstituohet Kuvendi i Kosovës, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri parlamentar hetimor, me mandat gjithëpërfshirës për të hetuar keqmenaxhimin dhe dyshimet për keqpërdorime në sektorin e energjisë gjatë viteve të fundit.

“Qëllimi është zbardhja e të vërtetës, përcaktimi i përgjegjësisë politike dhe institucionale dhe garantimi i transparencës ndaj qytetarëve. Kosova ka nevojë për përgjegjësi dhe vizion. Qytetarët meritojnë siguri në furnizim, jo kriza të pafundme dhe justifikime boshe”, përfundoi Mustafa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK akuzon Qeverinë për krizën energjetike, paralajmëron komision hetimor appeared first on Sinjali.

IKSHPK: Uji nga Badoci ende nuk rekomandohet për pije

14 January 2026 at 17:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e ujit të pijshëm.

Sipas IKSHPK-së uji nga Badoci nuk rekomandohet ende për pije, si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës.

Ndërkaq në fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë, cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Tutje, ky institut ka dhënë detaje për ujin e pijshëm dhe për komunat e tjera.

Njoftimi i plotë:

Rajoni i Prishtinës

Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Batllavë: cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të lejuara.

Fabrika për trajtimin e ujit në Badoc si pasojë e vlerave të rritura të turbullirës, uji nuk rekomandohet për pije.

Drenas/Bivolak fabrika aktualisht punon me kapacitet të zvogëluar, megjithatë cilësia e ujit mbetet brenda standardeve të lejuara për konsum.

Lipjan dhe Kuzmin cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.

Vragoli dhe Miradi e Poshtme uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Mitrovicës

Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, si dhe komunat veriore: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Rajoni i Ferizajt

Ferizaj dhe Shtërpcë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Han i Elezit uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit

Gjilan: cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për konsum.

Viti: për shkak të turbullirës së rritur, uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Pejës

Pejë cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Deçan uji nga ujësjellësi i Deçanit, Strellc/Deçan dhe Drenoc/Deçan të përdoret vetëm si ujë teknik.

Junik cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm

Lagjja Agim Ramadani, uji të përdoret vetëm si ujë teknik.

Istog uji nga ujësjellësi i Istogut, Vrellë/Istog dhe Mbivada/Istog duhet të përdoret vetëm si ujë teknik.

Klinë uji nga rrjeti i puseve dhe nga burimi i Jarinës të përdoret vetëm si ujë teknik.

Rajoni i Gjakovës

Furnizimi me ujë nga rrjeti i KRU Gjakova është i sigurt për konsum.

Në lokalitetet Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë janë evidentuar vlera të rritura të turbullirës uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Prizrenit

Burimi i ujit nga “40 Bunarët” në qytetin e Prizrenit është brenda standardeve të lejuara për ujë të pijshëm.

Suharekë dhe Dragash cilësia e ujit është brenda standardeve të lejuara për pije.

Malishevë uji të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës do të vazhdojë të përcjellë situatën, në bashkëpunim të vazhdueshëm me Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, me qëllim të vlerësimit të vazhdueshëm të parametrave të cilësisë së ujit dhe dhënies së rekomandimeve përkatëse.

Qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje, dhe përsërisim thirrjen që të vazhdohet respektimi i rekomandimeve të dhëna, deri në stabilizimin e plotë të parametrave të ujit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IKSHPK: Uji nga Badoci ende nuk rekomandohet për pije appeared first on Sinjali.

Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së

14 January 2026 at 17:10

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhilluar të mërkurën takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me ftesë të shefit të Zyrës së BE-së, Aivo Orav. 

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se u fol për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, konstituimin e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, si dhe ratifikimin e marrëveshjes për Planin e Rritjes.

“Gjatë takimit, kryeministri theksoi se aktualisht jemi në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se menjëherë pas kësaj do të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai u shpreh se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i projekteve të mëdha infrastrukturore, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, posaçërisht kompanive prodhuese, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore. Kryeministri theksoi po ashtu se siguria dhe mbrojtja do të mbeten ndër prioritetet themelore të Qeverisë së re, gjithmonë në funksion të paqes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve me liderët e Kosovës të mërkurën, ka thënë se shpreson që sivjet të ringjallet dialogu që në vitin e shkuar mungoi. Në Prishtinë ai takoi kryeministrin në detyrë, presidenten dhe liderë të opozitës, duke theksuar nevojën për formimi të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve e rikthim të palëve në dialog.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan

14 January 2026 at 17:00

Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt t’i caktohet paraburgim prej një muaj, për vrasje të rëndë në tentativë, dhe mbajte të paautorizuar të armëve.

Paraburgim për Zukajn fillon nga data e arrestimit, pra nga dje, deri me 12 shkurt.

Rasti ka ndodh 13.01.2026, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur një zyrtar policor jashtë detyre, i cili kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Në brendi të kafiterisë, policia ka gjetur të shtrirë tre viktimat, të cilat dyshohet se ishin plagosur nga arma e zjarrit. Të plagosurit janë identifikuar si Daut Cacaj, Dejan Simiq dhe Radovan Millosheviq.

Njoftimi:

Caktohet paraburgimi për të dyshuarin në rastin e vrasjes së rëndë në tentativë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepra penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.

Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefishtë në Deçan appeared first on Sinjali.

Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Grenlandë

14 January 2026 at 16:54

Danimarka ka nisur vendosjen e pajisjeve ushtarake dhe forcave të avancuara në Groenlandë, në mes të tensioneve të rritura lidhur me rëndësinë strategjike të ishullit Arktik dhe deklaratave të rinovuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas raporteve nga media daneze.

Një komandë paraprake është dërguar tashmë për të përgatitur infrastrukturën dhe logjistikën për mundësinë e dërgimit të forcave më të mëdha daneze dhe aleate.

Transmetuesi lokal DR raportoi se kjo njësi ka për detyrë të sigurojë që objektet dhe linjat e furnizimit të jenë të gatshme për të mbështetur ardhjen e forcave kryesore në një fazë të mëvonshme.

Përforcimet pritet të përfshijnë ushtarë nga njësitë e Ushtrisë Daneze, që synojnë forcimin e pranisë së Forcave të Armatosura Daneze në ishull.

Megjithatë, pjesa më e madhe e aftësisë luftarake të mbetur të Danimarkës është aktualisht e lidhur me angazhimet e NATO-s në shtetet baltike.

Groenlanda, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës, ka tërhequr interesin e SHBA-së për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe burimeve të mëdha minerale.

Danimarka dhe Groenlanda kanë refuzuar propozimet për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Të martën, ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, konfirmoi planet për një gjurmë ushtarake më të fortë dhe më të përhershme në Groenlandë.

“Tani po ecim përpara me të gjithë çështjen e një pranie më të përhershme dhe më të madhe në Groenlandë nga mbrojtja daneze, por edhe me pjesëmarrjen e vendeve të tjera”, u tha ai gazetarëve. “Ashtu siç pamë në vitin 2025, ku pamë se kishte vende të tjera të NATO-s që merrnin pjesë në aktivitete të stërvitjeve dhe trajnimeve në Groenlandë, do ta shohim këtë edhe në vitin 2026”, tha ai.

Të dielën, Trump tha se SHBA-të duhet ta “blejnë” Groenlandën për të parandaluar marrjen e ishullit nga Rusia ose Kina. Ai më parë e përshkroi zotërimin e Groenlandës si një “domosdoshmëri absolute” për sigurinë ekonomike të SHBA-së, duke e krahasuar atë me një “marrëveshje të madhe pasurish të paluajtshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Danimarka dërgon pajisje ushtarake dhe trupa në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Ambasada në Prishtinë: DASh pezullon lëshimin e të gjitha vizave të Lotarisë Amerikane

14 January 2026 at 16:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpërndarë një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me pezullimin e lëshimit të të gjitha vizave imigruese të programit të Diversitetit (DV).

Sipas njoftimit, Departamenti i Shtetit ka ndërmarrë këtë vendim për të marrë kohën dhe masat e nevojshme me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe sigurisë publike të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu, në njoftim theksohet se aktualisht nuk ka asnjë informacion të ri lidhur me lotarinë e vizave për vitin 2027.

“Në rast se e keni humbur: Departamenti i Shtetit ka pezulluar lëshimin e të gjitha vizave imigruese të diversitetit. Do të marrim kohën dhe masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe sigurinë publike të SHBA-së. Aktualisht nuk ka njoftime të reja lidhur me DV-2027”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë afate se kur mund të rishqyrtohet ky vendim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada në Prishtinë: DASh pezullon lëshimin e të gjitha vizave të Lotarisë Amerikane appeared first on Sinjali.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

14 January 2026 at 16:46

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Kështu kanë thënë burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie për Kohën

Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami, ende nuk ka dhënë një version për lajmin e fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut appeared first on Sinjali.

Pas ndërprerjeve të shpeshta, rikthehet stabiliteti energjetik në Kosovë

14 January 2026 at 16:08

Në njoftimin e lëshuar pak më parë, KESCO lajmëron se gjendja në sistem është stabilizuar pas rritjes së prodhimit vendor.

KESCO njofton konsumatorët se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, pas normalizimit të gjendjes në sistemin elektroenergjetik dhe zbatimit të masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës.

Rritja e prodhimit vendor ka kontribuar në stabilizimin e gjendjes, pas kthimit të bllokut B1 në funksion. Megjithatë, kërkesa për konsum vazhdon të jetë e lartë dhe KESCO po vazhdon mbulimin e kërkesës përmes importit, pavarësisht sfidave dhe kërkesës së rritur në treg, veçanërisht në këtë periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e lartë.

KESCO vazhdon të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar energji elektrike dhe për të mbajtur furnizimin sa më të qëndrueshëm dhe stabil për konsumatorët.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe apelon që të vazhdojë kursimi i energjisë elektrike, veçanërisht në orët e pikut, për mbarëvajtjen e sistemit dhe për të mbështetur një furnizim sa më të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. Ne mbetemi të përkushtuar që, në koordinim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe partnerët e sektorit, të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm dhe stabil.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas ndërprerjeve të shpeshta, rikthehet stabiliteti energjetik në Kosovë appeared first on Sinjali.

-19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

14 January 2026 at 16:05

Amerika po kthen vëmendjen nga zgjidhja e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dërguarit e presidentit Donald Trump për paqen, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të udhëtojnë së shpejti për në Moskë për të takuar liderin, Vladimir Putin. Diskutimi pritet të jetë mbi planin e paqes të reduktuar nga 28 në 20 pika. Kështu shkruan media Bloomberg.

Teksa firma për uljen e armëve nuk është hedhur në letër, palët vazhdojnë ta qëllojnë njëra-tjetrën. Rusia ka sulmuar rajone të shumta në Ukrainë me raketa dhe dronë, duke goditur dhe kryeqytetin Kiev. Shpërthime u dëgjuan në një ndërtesë me 17 kate, ndërsa raportohet për të plagosur dhe dëme materiale. Ushtria e Moskës pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të lëshuar nga Ukraina, por disa mjete fluturuese me eksploziv përfunduan në rajonet kufitare Rostov dhe Belgorod duke u marrë jetën dy personave. Një vatër zjarri u raportua në një park industrial në Rostov.

Ukraina thekson se mijëra qytetarë të saj kanë mbetur pa energji elektrike dhe akuzon Rusinë se po shënjestron qëllimisht infrastrukturën jetike. Presidenti Volodymyr Zelenski thekson se “rajonet Dnipro, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe Kherson janë goditur”. “Objektivi kryesor është infrastruktura energjetike, një infrastrukturë e rëndësishme që siguron një jetë normale për popullsinë tonë: ngrohje, dritë dhe ujë”, shtoi ai. Tani, përsëriti Zelenski, “prioriteti është të forcojë mbrojtjen ajrore”.

Nëse mund t’i kundërshtojmë 100% këto sulme ruse, terrori i Putinit nuk do të jetë më. Ky është avantazhi i tyre dhe ne duhet t’i privojmë ata. Kjo mund të funksionojë dhe ta detyrojë Rusinë të ndalojë vrasjet dhe të ecë drejt paqes”, nënvizon presidenti, shkruan A2CNN.

Sikur lufta të mos mjaftojë, dimri ka ardhur me fuqi të plotë në Ukrainë me temperatura që shkojnë deri në minus 19 gradë celsius. Kjo po detyron shumë banorë që të zgjedhin strehimoret e ngrohta për të kaluar natën, pasi në banesat e tyre mungon energjia elektrike, ngrohja dhe uji.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post -19 gradë: Ukraina pa energji e ujë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin appeared first on Sinjali.

Sorensen e pranon se kishte një “vit të mbrapshtë” në dialog, shpreson se do të arrijë rezultate gjatë 2026-ës

14 January 2026 at 16:05

Diplomatit danez, Peter Sorensen i përfundoi mandati fillestar pa nxjerrë në dritë ndonjë rezultat në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi me të cilin e ngarkoi Komisioni Europian. Megjithatë, kjo ndodhi jo për faj të tij. Ai nisi detyrën në shkurt të 2025-ës dhe në po këtë muaj në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta që s’prodhuan institucione, ndërsa në Serbi pati shpërthim protestash. Me postin e vazhduar edhe për dy vjet tjera, emisari europian në Prishtinë sot shpalosi pritjet e tij që në vitin 2026 të mos i ndodhë ajo që i ndodhi më 2025.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të përfunduar festat e fundvitit, e nisi vitin e punës me një vizitë në Kosovë. Fillimisht, ai u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që fitoi zgjedhjet e parakohshme, si dhe më pas me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Për gazetarët që e pritën para Presidencën dha një mesazh të shkurtë ku u pa se është më optimist për rifillimin e dialogut.

“Kam shpresë të madhe, sigurisht, personalisht, që 2026 na sjell atë që 2025 nuk e solli. Dhe prandaj po e nis vitin e punës me një udhëtim pune këtu dhe pastaj në Beograd më vonë këtë javë”.

Takimi i fundit i nivelit të lartë ishte ndërmjetësuar nga ish-kryediplomati Joseph Borrell, para se të ndodhte sulmi i Banjskës.

Shefja e Sorensenit, Kaja Kallas, ende s’ka organizuar një të tillë që kur zëvendësoi Borrellin në krye të diplomacisë, për shkak të mungesës së një kryeministri me mandat të plotë në Kosovë dhe, gjithashtu, parehative në Serbi.

Por, Sorensen u zotua se një i tillë do të mbahet në një kohë të duhur, duke e theksuar se kur një i tillë të thirret, palët do të shkojnë.

Ky koment i tij ishte përgjigje për një pyetje të gazetarëve për kushtet që Kosova ka vendosur për rikthim në tavolinën e dialogut.

“Ajo që do të bëjmë është ajo që na është kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare në lehtësimin e dialogut — të sigurojmë që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë. Pra do të duhet të gjejmë një mënyrë që kjo të ndodhë. Përfaqësuesja e Lartë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën vitin e kaluar. Ka angazhime që do të ketë një takim kur koha të jetë e duhur. Ajo do ta thërrasë takimin. Njerëzit do të vijnë dhe do të shohim. Por do të duhet të shohim”, tha ai.

Pas heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës me transferin e qetë të pushtetit që ndodhi në katër komunat veriore të vendit, si dhe me zotimet e Bashkimit Europian për kthim të shtuar të vëmendjes ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, janë rritur pritshmëritë që Kosova të bëjë hapa më konkretë drejt procesit integrues në BE.

Sorensen bashkë me Kallas janë përballë një presioni që procesin – edhe ashtu shumë të kritikuar – ta vënë në lëvizje për të prodhuar rezultate më të prekshme. Të dy diplomatët kanë në barrë që marrëveshjen e arritur, e njohur si e Ohrit, gjatë mandatit të Borrellit, ta vënë në zbatim.

As Kosova dhe as Serbia nuk kanë bërë progres në zbatimin e kësaj marrëveshje që nga viti 2023.

Radio Evropa e Lirë në Pragë para disa ditësh raportoi se pak njerëz në Bruksel besojnë se Kosova dhe Serbia do të jenë të gatshme të angazhohen së shpejti në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe se besohet se Kaja Kallas do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor, pas një fillimi të vështirë që ka pasur si diplomate kryesore e BE-së.

“Marrë parasysh se Brukseli është anashkaluar shpesh në çështje si: bisedimet për paqe për Ukrainën, lufta në Gazë dhe situata në Iran, zyrtarët e BE-së thonë me shaka se arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë “fryti më i lehtë” që mund ta arrijë blloku në këtë moment”, raportoi REL.

Gjithashtu, u tha se ekziston mundësia që shtetet anëtare të BE-së të bien dakord për ta dërguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE te Komisioni Europian, në mënyrë që ekzekutivi i BE-së të vlerësojë nëse Prishtina mund të bashkohet me bllokun në të ardhmen.

Por, kjo do të jetë veçanërisht problematike për Kosovën meqë këtë gjashtëmujor të parë të vitit në krye të Presidencës së BE-së është Qipro – një shtet mosnjohës brenda bllokut.

Sidoqoftë, Qiproja do të pasohet nga Irlanda, e cila shihet si më e favorshme për Kosovën, duke marrë parasysh edhe zotimin e saj për angazhim ndaj Ballkanit Perëndimor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sorensen e pranon se kishte një “vit të mbrapshtë” në dialog, shpreson se do të arrijë rezultate gjatë 2026-ës appeared first on Sinjali.

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

14 January 2026 at 15:47

Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë një vendim për rastin e njohur të Tom Dodaj, duke ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjykata ia ka ulur dënimin  Tom Dodajt,  i cili akuzohet shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

Gjykata, pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga avokati Agron Kuqi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur të ulë dënimin e Dodaj nga 5 vite burgim në 3 vite burgim dhe një gjobë prej 3 mijë euro, lidhur me veprën penale të importit, eksportit dhe shitjes së armëve të paautorizuara.

Në arsyetim të aktgjykimit, Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë ishte tepër i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuese, si pranimi i fajësisë nga Dodaj, pendimi i tij dhe gatishmëria për bashkëpunim.

Dodaj ngarkohet me vepren penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Ai e kishte pranuar fajësinë mbi këtë vepër, mirëpo nuk po pajtohet me lartësinë e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj appeared first on Sinjali.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë

14 January 2026 at 15:34

Presidentja Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.

Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores në Kosovë dhe e përgëzoi për emërimin e saj, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe fuqizimit të pozitës që Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke potencuar se Kosova në vazhdimësi është linjëzuar me politikat e BE-së”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, presidentja dhe ambasadorja diskutuan për thellimin e bashkëpunimit me Estoninë në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit, shërbimeve publike elektronike, sigurisë kibernetike dhe integrimit euroatlantik.

Sa i përket sigurisë dhe stabilitetit rajonal, Presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për kontributin e saj në sigurinë evropiane. Në këtë linjë, falënderoi Estoninë edhe për avokimin e vazhdueshëm për aspiratat evropiane të Kosovës, në veçanti për statusin e vendit kandidat për BE dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, thuhet ndër të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë appeared first on Sinjali.

❌
❌