Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Sinjali

Aksident tragjik në Bolton të Anglisë, katër të vdekur dhe pesë të lënduar

11 January 2026 at 17:54

Katër persona, mes tyre dyshohet se tre adoleshentë, kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor mes një makine dhe një taksie në Bolton, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë së Mançesterit të Madh, një automjet tip “Seat Leon” i kuq u përplas me një “Citroen C4 Picasso” në Wigan Road rreth orës 00:45. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi i Seat-it dhe dy pasagjerë, të gjithë të moshës 18 dhe 19 vjeç, si edhe drejtuesi i Citroen-it, një burrë rreth të 50-ave, i cili rezultoi të ishte shofer taksie.

Të katër personat u shpallën të vdekur në vendngjarje, ndërsa pesë pasagjerë të tjerë, të plagosur, u transportuan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Kryeinspektorja e Mançesterit të Madh, Helen McCormick, konfirmoi se po kryhet identifikimi formal i viktimave dhe se familjarët janë njoftuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Bolton të Anglisë, katër të vdekur dhe pesë të lënduar appeared first on Sinjali.

Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve

11 January 2026 at 17:53

Besfort Racaj, përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, ka reaguar publikisht lidhur me një zhvillim të fundit që, sipas tij, po tenton të politizohet në mënyrë të hapur.

Racaj tha se një organizatë studentore, e ndikuar nga partia në pushtet, ka paralajmëruar sigurimin e donatorëve për renovimin e bibliotekës së fakultetit, brenda vetëm tre ditëve. Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje për mënyrën se si është mundur që kjo organizatë të ketë siguruar një plan të tillë pa dijeninë e Menaxhmentit të Fakultetit dhe të Universitetit të Prishtinës.

“Studentët e Fakultetit të Mjekësisë nuk kanë paralajmëruar bojkot dhe protesta vetëm për bibliotekë. Biblioteka është vetëm një nga tetë kërkesat tona”, tha Racaj, duke theksuar se përmes këtij premtimi selektiv, po tentohet të zbehet revoltimi i ligjshëm i studentëve për të drejtat e tyre.

Ai renditi disa nga çështjet kryesore për të cilat po kërkohet zgjidhje: papunësia e mjekëve të rinj pas diplomimit, mungesa e mundësive për specializim, stazhi obligativ i papaguar, kriteret e padrejta për bursa, kushtet e dobëta të procesit mësimor dhe mungesa e literaturës akademike.

“Ne studentët nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë dinjitet, trajtim të drejtë dhe të ardhme në profesionin që shërben shëndetit të vendit”, tha Racaj, duke bërë thirrje për mbështetje dhe bashkim rreth këtyre kauzave.

Ai paralajmëroi se nëse kërkesat nuk merren parasysh, reagimi i studentëve do të vazhdojë: “Ose të gjitha, ose pason reagimi ynë!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë denoncon ndërhyrje politike në kërkesat e studentëve appeared first on Sinjali.

Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë

11 January 2026 at 17:47

Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur për disa orë brenda minierës si pasojë e problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.

Kryesindikalisti i Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka njoftuar se punëtorët kanë qëndruar rreth 8–9 orë në vendet e tyre të punës, deri në stabilizimin e situatës.

“Janë pesë pompistë kujdestarë, të cilët kanë mbetur në vendet e tyre të punës në minierë për shkak të problemeve teknike me energjinë elektrike. Ata kanë qëndruar rreth 8–9 orë”, ka deklaruar Jonuzi.

Ai ka bërë të ditur se të gjithë pompistët kanë dalë nga miniera pa asnjë incident dhe janë kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas Jonuzit, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk raportohet për asnjë pasojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë minatorë u bllokuan nën tokë për nëntë orë appeared first on Sinjali.

“Më duket ide e mirë”, Trump sugjeron se Rubio mund të synojë postin e presidentit të Kubës

11 January 2026 at 17:38

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të marrë së shpejti edhe një post tjetër, la të kuptohet presidenti amerikan, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë spekuloi se Rubio, i cili dikur mbante njëkohësisht katër poste të rëndësishme në administratë dhe është përfolur edhe për role të tjera, mund të bëhet president i Kubës – vend nga i cili prindërit e tij u larguan në vitet 1950 gjatë regjimit brutal të Batistës, shkruan New York Post.

“Më duket ide e mirë”, shkroi Trump të dielën në platformën e tij Truth Social, në përgjigje të një përdoruesi të rastësishëm që kishte bërë shaka se Rubio mund të bëhej udhëheqës i Kubës pasi qeveria atje të rrëzohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Më duket ide e mirë”, Trump sugjeron se Rubio mund të synojë postin e presidentit të Kubës appeared first on Sinjali.

Policia gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Prishtinë

11 January 2026 at 17:29

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka identifikuar dhe ka gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, shoferi është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime të cilat kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia gjobit shoferin për vozitje të rrezikshme në Prishtinë appeared first on Sinjali.

U godit nga dy plumba, kjo është gjendja shëndetësore e Jeton Buqukut i cili u plagos sot në Pejë

11 January 2026 at 17:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, raportoi në mëngjes ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, tre persona dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Jeton Buqukut, duke e plagosur atë.

I plagosuri fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal, por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin urgjent të tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të specializuar.

I njëjti edhe në këto momente po trajtohet në QKUK.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se viktima do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë.

“Është duke u trajtuar në QE, janë kry ekzaminimet e nevojshme dhe konsultat, gjendje stabile, do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”.

Lexo edhe:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post U godit nga dy plumba, kjo është gjendja shëndetësore e Jeton Buqukut i cili u plagos sot në Pejë appeared first on Sinjali.

Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Pejë-Prishtinë, s’i shihet fundi veturave

11 January 2026 at 16:51

Në aksin rrugor Komoran–Prishtinë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh, e cila shtrihet në disa kilometra.

Sipas një video të dërguar në Sinjal, nga një sinjalizues, veturave s’ju shihet fundi.

Qarkullimi po zhvillohet me shumë vështirësi, ndërsa automjetet lëvizin ngadalë vetëm në drejtim të Prishtinës.

Kolona të gjata janë regjistruar edhe në aksin rrugor Podujevë-Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolonë e gjatë automjetesh në aksin Pejë-Prishtinë, s’i shihet fundi veturave appeared first on Sinjali.

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë, shkak i vërshimeve nga shiu dhe bora

11 January 2026 at 16:34

Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë është shtyrë deri më 19.01.2026.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të krijuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar qarkullimin, si dhe për shkak të problemeve me sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.

DKA ka vlerësuar se aktualisht nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Vendimi është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit arsimor.

Drejtuesit e institucioneve arsimore janë lutur që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim, ndërsa për çdo informatë shtesë, publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në Fushë Kosovë, shkak i vërshimeve nga shiu dhe bora appeared first on Sinjali.

Ferid Agani vlerëson bashkëpunimin me LDK-në pas zgjedhjeve, thotë se ka gatishmëri për vazhdim

11 January 2026 at 16:06

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka vlerësuar bashkëpunimin parazgjedhor ndërmjet Partisë së Drejtësisë (PD) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar korrektësinë, respektin reciprok dhe partneritetin e sinqertë politik gjatë gjithë fushatës.

Edhe pse ky bashkëpunim nuk rezultoi me përfaqësim të drejtpërdrejtë parlamentar për Partinë e Drejtësisë në përbërjen e re të Kuvendit, Agani theksoi se kjo nuk e zbeh vlerën e bashkëpunimit politik dhe as përgjegjësinë e PD-së për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe proceset e ardhshme shtetformuese.

Ai u shpreh se, pavarësisht faktit që personalisht nuk arriti të sigurojë mandat deputeti, përkrahja qytetare e marrë përbën një motiv shtesë për angazhim të mëtejmë politik dhe institucional.

Sipas Aganit, Partia e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe programit të saj politik dhe shpreh gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit politik e partiak me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në funksion të interesit publik, konsolidimit demokratik dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në kontekstin e zhvillimeve të ardhshme politike, Agani theksoi se vendi përballet me vendime të rëndësishme institucionale, duke nënvizuar nevojën për maturi, dialog dhe bashkëpunim ndërpartiak, parime që, sipas tij, Partia e Drejtësisë do të vazhdojë t’i mbrojë dhe promovojë.

Në fund, Kryetari i PD-së falënderoi votuesit për mbështetjen e dhënë, strukturat e Partisë së Drejtësisë për angazhimin e tyre, si dhe partnerët politikë në Lidhjen Demokratike të Kosovës për korrektësinë dhe bashkëpunimin gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ferid Agani vlerëson bashkëpunimin me LDK-në pas zgjedhjeve, thotë se ka gatishmëri për vazhdim appeared first on Sinjali.

 “Je bërë shumë e bukur”, mërgimtari nga Gjermania rrahet nga polici në Fier, i komentoi motrës së tij

11 January 2026 at 15:48

Altin Meçaj, banues në Vjosë, emigrant në Gjermani, është bërë prehë e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pasi ka bërë një koment në Messenger, një bashkëfshatareje, motra e një punonjësi policie të zonës. 

Ai rrëfen momentet e tmerrit, ndërsa kërkon drejtësi.

“Mbrëmë në orën 11 të natës kam arritur në shtëpi. Kur isha te lokali i fshatit më kishte ardhur një mesazh kërcënues për një “like”. Mesazhi më erdhi nga një bashkëfshatari im që ai sot është komandant me forcat RENEA në Fier. Like i bëra motrës së tij në Facebook. Në 11 që kam arritur në shtëpi, janë fikur dritat vetëm të shtëpisë time dhe unë jam thirrur në emër që të dal jashtë. Porta e madhe me portën e shtëpisë janë në një distancë prej 50-60 metra.

Ai ishte tek porta e shtëpisë, jo tek porta e madhe. Unë dola se mendova se ishte vëllai. Mesazhi thoshte që nuk e di se me kë je mpleksur. Unë dal në derë dhe aty më qëllon direkt dhe më përsërit ato të mesazhit. Ishin të paktën 3 persona. Më kanë qëlluar pa mëshirë dhe më kanë rrëzuar përtokë pa ndjenja. Nëse unë jam gabim për një like apo koment ka dhe falje. Port ë arrijë deri në këtë gjendje sat ë më bëjë mua për spital. Qëlluan edhe babanë, sapo doli jashtë.

Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, kemi pasur marrëdhënie të mira. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin. Më that ë njëjtat gjëra si në mesazh. Unë kam rënë pa ndjenja dhe kur u përmenda e ash veten në ambulancë. Unë kërkoj që kjo mos përsëritet më dhe dua të drejtën time, më është shkelur prona.

Telefoni im është marrë me vete, unë atë telefon nuk e gjej. Sot ka vajtur edhe policia atje po e kërkon, por nuk po e gjen. E logjikshme është që e kanë marrë këta”, tha Altin Meçaj.

Ndërkohë , babai i tij 80- vjeçar, Ylli Meçaj tregon se si e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja, ndërsa thekson se kurrë më parë në fshat nuk kanë patur kontradita me askënd.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post  “Je bërë shumë e bukur”, mërgimtari nga Gjermania rrahet nga polici në Fier, i komentoi motrës së tij appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit, java nis me -12 gradë Celsius

11 January 2026 at 15:43

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve.

Sipas parashikimit të motit nga IHMK-ja, java nis me depërtimin e masave të ftohta ajrore, të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të temperaturave.

Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të jenë deri në 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare. Mëngjeset do të jenë të ftohta me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull.

Tutje, ky institut, ka kërkuar kujdes të shtuar për pjesëmarrësit në trafik.

Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -11 deri në -8, ndërkaq maksimalet -5 deri në -1.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me temperatura minimale -12 deri në -7 ndërkaq maksimalet -2 deri në 2 gradë celsius.

Të mërkurën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -2 ndërkaq maksimalet 1-5 gradë celsius.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të jenë -5 deri në -1 ndërkaq maksimalet 3-7 gradë celsius.

Kurse, të premten, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimal do të shkojnë në -5, maksimalet në 7 gradë celsius.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit, java nis me -12 gradë Celsius appeared first on Sinjali.

Situata në vend si pasojë e vërshimeve, AME raporton se çfarë ndodhi nëpër komuna: Reshjet e borës zbusin rrezikun

11 January 2026 at 15:39

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka lëshuar raport për gjendjen për vërshimet.

Në Prishtinë ka pasur vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimin përkatës; nënkalimi në Shkabaj, rruga për Obiliq. 

“Shumica e rasteve si pasojë e bllokimit të kanalizimeve”, thuhet në njoftim.

Në Fushë Kosovë ka pasur vërshime në fshatin Lismir, rruga në fshatin Kuzmin është e bllokuar për qarkullim, në Sllatinë e Madhe afër urës ka vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara

Në Lipjan:

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Obiliq:

• Nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit i bllokuar nga uji

• Vërshim i rrugës te rrethi afër pompës “Spahia”

• Bllokim i rrugëve Hamedi–Plemetin dhe Obiliq–Palaj

Drenas:

• Vërshime në lokalet e reja në qytet

• Vërshim i rrugës te trafoja kryesore e KEDS-it

• Vërshime në oborret e shtëpive në Qikatovë e Vjetër Podujevë

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Shtime

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Graçanicë:

• Vërshime në rrugën te Prishtina Mall

• Vërshim i oborreve në fshatin Radevë.

Në Prizren nuk ka pasur intervenime apo thirrje; rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme

Suharekë: Gjendje e qetë; rrugët të kalueshme

Malishevë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

Rahovec: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

Dragash: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

Mamushë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

Në rajonin e Mitrovicës pas reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së nivelit të lumenjve, është konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen “2 Korriku”, Mitrovicë e Jugut.

Raporti i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME)

Raport i përditësuar për situatë

Data: Gjendja nga ora 22:00 – 08:00, data 11.01.2026)

1. Bazuar në raportet nga Qendrat Operative Emergjente (QOE) 112

• Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH)

• Drejtoritë për Siguri dhe Emergjenca në komuna

• Informatat e drejtpërdrejta nga qytetarët përmes linjës 112

 Situata si pasojë e reshjeve atmosferike paraqitet si më poshtë:

Prishtinë

• Vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimin përkatës

• Nënkalimi në Shkabaj, rruga për Obiliq, i vërshuar

• Shumica e rasteve si pasojë e bllokimit të kanalizimeve

Fushë Kosovë

• Vërshime në fshatin Lismir

• Rruga në fshatin Kuzmin e bllokuar për qarkullim

• Në Sllatinë e Madhe, afër urës, vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara

Lipjan

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Obiliq

• Nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit i bllokuar nga uji

• Vërshim i rrugës te rrethi afër pompës “Spahia”

• Bllokim i rrugëve Hamedi–Plemetin dhe Obiliq–Palaj

Drenas

• Vërshime në lokalet e reja në qytet

• Vërshim i rrugës te trafoja 

kryesore e KEDS-it

• Vërshime në oborret e shtëpive në Qikatovë e Vjetër

Podujevë

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Shtime

• Nuk ka pasur vërshime

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Graçanicë

• Vërshime në rrugën te Prishtina Mall

• Vërshim i oborreve në fshatin Radevë.

Rajoni i Prizrenit

• Prizren: Nuk ka pasur intervenime apo thirrje; rrugët të pastruara dhe të kalueshme

• Suharekë: Gjendje e qetë; rrugët të kalueshme

• Malishevë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

• Rahovec: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

• Dragash: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

• Mamushë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme

Rajoni i Mitrovicës,

Pas reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së nivelit të lumenjve, është 

konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen “2 Korriku”, Mitrovicë e Jugut.

Veprimet operative

• Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së

• Niveli i rrezikut: I mesëm

Situata

• Ora 00:28: Reagim parandalues në bashkëpunim AME – NJPZSH – Policia – strukturat komunale

• Ora 03:27: Rritje e nivelit të ujit për rreth 20 cm, depërtim në lagjen “2 Korriku”

• Ora 05:30: Operacioni ka përfunduar me sukses; janë vendosur rreth 200 m mur mbrojtës me thasë zalli

Pjesëmarrës në operacion

• AME – 2 automjete

• NJPZSH Mitrovicë Jugore – 2 automjete

• Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës – 15 anëtarë, 5 automjete

Komunat tjera

• Vushtrri & Skenderaj: Pa raste të reja të raportuara

• Qarkullimi rrugor i vështirësuar në disa segmente për shkak të ngricave

Rajoni i Pejës

• Pejë: 1 intervenim – rrezikim i 5 shtëpive, rruga “Qel Desku”, fshati Kliqinë

• Deçan, Klinë, Istog, Junik: Gjendje e qetë dhe stabile

• Rrugët: 

• Pejë–Rugovë e kalueshme me kujdes

• Pejë–Kullë e kalueshme vetëm për automjete të lehta

Rajoni i Gjakovës

• Gjendje e qetë dhe stabile

• Niveli i ujit në lumenj në rënie

• Bllokim i rrugës Gjakovë–Qafë 

Prush në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut

• Intervenime nga SHME dhe kompania kontraktuese

Rajoni i Gjilanit,

Ferizaj

• 5 raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë, Balaj

• Evakuim i dy të moshuarve në Tërrnë

• Pompa aktive në të gjitha lokacionet

Kamenicë

• Vërshime në Raogan dhe Topanicë – pompa aktive

Gjilan, Viti

• Situatë e qetë dhe nën monitorim

Kaçanik

• Ngritje e nivelit të lumit Lepenc, pa dalje nga shtrati

Komunat tjera

• Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë, Kllokot, Partesh, Ranillug: Pa raportime për vërshime

3. Kërkesa për mbështetje drejtuar QO AME-s

• Kërkesa e NJPZSH Mitrovicë për bariera uji është miratuar dhe realizuar

• AME në gatishmëri të plotë për mbështetje operative

• Aktivizimi i FSK-së kërkuar për mbështetje parandaluese

4. Përmbledhje,

• Operacioni në Lagjen “2 Korriku” ka përfunduar me sukses

• Pompat me kapacitet të lartë të KEK – Termocentrali A funksionojnë me kapacitet të plotë

• Në Drenas, gjendja është nën kontroll

• Ka filluar reshja e borës në shumicën e komunave, situat e cila zbutë rrezikun nga vërshimet. Ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.

Qendra Operative – Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME, MPB)

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Situata në vend si pasojë e vërshimeve, AME raporton se çfarë ndodhi nëpër komuna: Reshjet e borës zbusin rrezikun appeared first on Sinjali.

Ish-ylli i Premierligës dhe fëmijët e tij shpëtohen mrekullisht nga valët e rrezikshme në det

11 January 2026 at 15:33

Ish-lojtari i Manchester Cityt, Martin Demichelis, ka pasur një përvojë të frikshme gjatë pushimeve në Uruguaj, kur ai dhe fëmijët e tij u morën nga një rrymë e fortë në det dhe u shpëtuan nga surferët vendas.

Ngjarja ndodhi pranë resortit të njohur Punta del Este, në një zonë pa shërbim rojtar plazhi. Në mesin e fëmijëve ishin Bastian (16), Lola (12) dhe Emma (8), si dhe mbesa e tij Camila, të cilët u morën nga rryma dhe u ndihmuan nga banorët dhe surfistët që ndodheshin aty.

Pamjet e shpëtimit kanë bërë xhiron e mediave në Argjentinë dhe Uruguaj, me banorët lokalë që e përshkruajnë si një “mrekulli” që drama nuk përfundoi në tragjedi.

Fëmijët kapeshin pas një dërrase surfi dhe u tërhoqën drejt bregut, ndërsa Demichelis dukej se i shtynte nga pas. Duartrokitje dhe brohoritje dëgjoheshin nga bregu pas përfundimit të shpëtimit.

📌 Susto en Punta del Este: Martín Demichelis y sus hijos rescatados del mar

♦ El exfutbolista y director técnico Martín Demichelis estuvo a punto de vivir una tragedia en Punta del Este junto a sus tres hijos y una sobrina, tras quedar atrapados por la corriente en la playa… pic.twitter.com/6NAWzinklz

— NPY Oficial (@npyoficial) January 10, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-ylli i Premierligës dhe fëmijët e tij shpëtohen mrekullisht nga valët e rrezikshme në det appeared first on Sinjali.

Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ShBA-në para se të jetë shumë vonë

11 January 2026 at 15:22

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar në “Truth Social” se Kuba për shumë vite ka jetuar nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela, por kjo tashmë ai thotë se ka marrë fund.

Ai ka paralajmëruar Kubën që të bëjnë një marrëveshje me ShBA-në, para se të jetë shumë vonë.

Postimi i plotë:

Kuba ka jetuar për shumë vite nga sasi të mëdha nafte dhe parash që vinin nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ofronte të ashtuquajtura “shërbime sigurie” për dy diktatorët e fundit të Venezuelës. Por kjo ka marrë fund – JO MË!

Shumica e këtyre kubanëve kanë humbur jetën gjatë sulmit amerikan të javës së kaluar, dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe shantazhuesit që e mbajtën peng për kaq shumë vite.

Venezuela tani ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtrinë më të fuqishme në botë (pa asnjë krahasim), për ta mbrojtur. Dhe ne do ta mbrojmë atë.

Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë drejt Kubës – ZERO!

I sugjeroj fuqishëm që të arrijnë një marrëveshje, PËRPARA SE TË JETË VONË.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ShBA-në para se të jetë shumë vonë appeared first on Sinjali.

Një mijë apartamente në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus

11 January 2026 at 15:07

Më shumë se 1,000 pallate apartamentesh në kryeqytetin ukrainas Kiev janë ende pa ngrohje pas një sulmi shkatërrues rus në fillim të kësaj jave, thanë të dielën autoritetet lokale.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e sistemit energjetik të Ukrainës që kur pushtoi fqinjin e saj në vitin 2022, shkruan Reuters. 

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia kishte lëshuar 1,100 dronë, më shumë se 890 bomba ajrore të drejtuara dhe mbi 50 raketa, duke përfshirë armë balistike, lundrimi dhe me rreze të mesme veprimi, kundër Ukrainës gjatë javës së kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një mijë apartamente në Kiev ende pa ngrohje pas sulmit rus appeared first on Sinjali.

Kush tjetër përveç Muriqit, Mallorca shënon ndaj Rayo Vallecanos

11 January 2026 at 14:57

Mallorca ka barazuar shifrat ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e xhiros së 19-të të La Ligës.

Ishte sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi që shënoi për 1-1 në minutën e 30-të.

Muriqi me këtë gol shkon në shifrën e 11 golave në La Liga të realizuara këtë edicion.

VIDEO

The post Kush tjetër përveç Muriqit, Mallorca shënon ndaj Rayo Vallecanos appeared first on Sinjali.

Avokati Besnik Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur

11 January 2026 at 14:42

Avokati Besnik Berisha ka komentuar reagimet e fundit mbi lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që erdhën pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Lidhja Demokratike e Kosovës përgjatë historisë ka kaluar në stuhi të forta me rënie e ngritje, por siç thotë ai ka mbijetuar falë njerëzve që në momente të vështira kanë ditur të vendosin partinë mbi egon personale.

Sipas tij, LDK ka nevojë për qartësi dhe komunikim të hapur duke lënë anash etiketimet dhe ndarjet e reja.

Berisha thekson se partia duhet t’i përgjigjjet me përgjegjësi politike dhe morale të gjithë votuesve të saj.

Tutje, ai shton se ‘forca e vërtetë politike nuk tregohet duke mbyllur debatin por duke hapur atë’ duke potencuar se partia nukë është pronë e askujt.

Postimi i plotë:

LDK ka nevoje per qartesi, jo per zhurme.

LDK ka kaluar shume stuhi ne historine e saj. Ka pasur fitore, humbje, ringritje dhe rënie. Por gjithmone ka mbijetuar sepse ka pasur njerez qe, edhe ne momentet me te veshtira, kane ditur ta vene partine mbi egon, mbi nervin dhe mbi interesin personal.

Ka caste kur lodhja, presioni dhe zhgenjimi e bejne secilin te reagoje me ashper se sa duhet. Kjo eshte njerezore. Por lidershipi matet pikerisht aty, ne aftesine per te mos e bartur mllefin te partia, te elektorati dhe te ata qe presin orientim e shprese.

LDK sot nuk ka nevoje per tone te larta, as per etiketime, as per ndarje te reja. Ka nevoje per qartesi. Per komunikim te hapur. Per pergjegjesi politike dhe morale ndaj njerezve qe na besuan voten edhe kur nuk kishim pushtet, edhe kur ishte me e lehte te na braktisnin.

Partia nuk eshte prone e askujt. As tribune per te shfryre inate, as strehë per ta relativizuar humbjen. LDK eshte amanet i qytetareve dhe pergjegjesi ndaj se ardhmes se vendit.

Une besoj se forca e vertete politike nuk tregohet duke e mbyllur debatin, por duke e hapur ate. Jo duke i perjashtuar zerat ndryshe, por duke i degjuar. Jo duke i mbrojtur pozitat, por duke e mbrojtur besimin.

Sot me shume se kurre, LDK ka nevoje per maturi, reflektim dhe udheheqje qe bashkon. Jo per te fituar nje dite, por per te rikthyer nje shprese.

Qartesia sot eshte detyrim, jo zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avokati Besnik Berisha: LDK nuk ka nevojë për ndarje të reja, por për komunikim të hapur appeared first on Sinjali.

Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit

11 January 2026 at 14:15

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mësimi në shkollat e kësaj komune shtyhet deri më 14 janar.

Malisheva është një nga qytetet që është goditur më shumë nga vërshimet e fundit në Kosovë.

Kujtojmë se gjysmëvjetori i dytë shkollor është paraparë të filloj nesër, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit appeared first on Sinjali.

Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, shkak mungesa e ngrohjes

11 January 2026 at 14:01

Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, nuk do të fillojnë nesër procesin e mësimit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi është marrë për të garantuar kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, është bërë e ditur në njoftimin e shkollës.
Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, shkak mungesa e ngrohjes appeared first on Sinjali.

Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano

11 January 2026 at 13:55

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do të jetë titullar për Mallorcan në ndeshjen e xhiros së 19-t të La Ligës, ku skuadra e tij përballet me Rayo Vallecano në Campo de Futbol de Vallecas.

Para kësaj përballjeje, Rayo Vallecano ndodhet në vendin e 15-të me 19 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 17-të me 18 pikë, duke e bërë ndeshjen një sfidë të rëndësishme në luftën për qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll.

Trajneri i Mallorcas ka vendosur që Muriqi të jetë në formacionin startues, duke shpresuar që sulmuesi kosovar të sjellë gol dhe kreativitet në repartin ofensiv, në një ndeshje që premton të jetë e ashpër dhe e balancuar. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vedat Muriqi startues për Mallorca në përballjen ndaj Rayo Vallecano appeared first on Sinjali.

❌
❌