Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Sinjali

Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj

24 December 2025 at 17:53

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot shpartallimin e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të një të miture në Tetovë.

Pesë persona janë vënë në pranga pas një hetimi nga Njësia për Luftimin e Trafikimit me Njerëz.

Sipas policisë, i dyshuari kryesor, F.M 25, vjeç kishte mashtruar viktimën 15-vjeçare duke e futur në një lidhje të rreme, për ta detyruar më pas përmes shantazhit të konsumonte drogë dhe të shfrytëzohej seksualisht nga persona të tjerë për përfitime parash, shkruan Alsat.mk.

Ndër të arrestuarit është edhe një person i ngarkuar për “sigurinë” e viktimës, i cili akuzohet për përdhunim. Gjatë operacionit, policia bastisi katër lokacione në Tetovë ku sekuestroi pajisje elektronike dhe karta SIM që do të shërbejnë si prova materiale. Të pesë të dyshuarit përballen me akuza të rënda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunohet seksualisht një e mitur në Tetovë, arrestohen pesë persona të përfshirë në trafikimin e saj appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person në Prishtinë – i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia

24 December 2025 at 17:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë realizuar një operacion policor, gjatë të cilit është arrestuar një person.

Po ashtu është sekuestruar një veturë që ishte në kërkim nga autoritetet suedeze, dy armë zjarri dhe municion.

“Njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë realizuar sot një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Gjatë këtij operacioni, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze, të cilën kanë vazhduar ta trajtojnë njësitet kompetente të Policisë”.

“Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion. Ndaj personit të dyshuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person në Prishtinë – i sekuestrohet vetura që ishte në kërkim nga Suedia appeared first on Sinjali.

BBC: Zelensky afër dakordimit për çmlitarizimin e vendit

24 December 2025 at 17:45

Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës ka dhënë detaje mbi një plan të përditësuar paqeje që i ofron Rusisë tërheqjen e mundshme të trupave ukrainase nga lindja dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar në vend të tyre.

Duke detajuar planin 20-pikësh të dakordësuar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida në fundjavë, Zelensky tha se rusët do të përgjigjen të mërkurën pasi amerikanët të kenë folur me ta.

Duke e përshkruar planin si “kornizën kryesore për përfundimin e luftës”, ai tha se ai propozonte garanci sigurie nga SHBA-të, NATO-ja dhe evropianët për një përgjigje të koordinuar ushtarake nëse Rusia pushtonte përsëri Ukrainën, shkruan BBC.

Lidhur me çështjen kyçe të Donbasit lindor të Ukrainës, Zelensky tha se një “zonë e lirë ekonomike” ishte një mundësi e mundshme.

Ai u tha gazetarëve se meqenëse Ukraina ishte kundër tërheqjes, negociatorët amerikanë po kërkonin të krijonin një zonë të çmilitarizuar ose një zonë të lirë ekonomike. Çdo zonë nga e cila tërhiqeshin trupat ukrainase do të duhej të ruhej nga Ukraina, theksoi ai.

“Ekzistojnë dy mundësi”, tha Zelensky, “ose lufta vazhdon, ose diçka do të duhet të vendoset në lidhje me të gjitha zonat e mundshme ekonomike”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BBC: Zelensky afër dakordimit për çmlitarizimin e vendit appeared first on Sinjali.

Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona të arrestuar

24 December 2025 at 17:30

Cyrihu është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një akti të dhunshëm.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Buchs, në kantonin e Cyrihut.

Sipas mediave zvicerane dhe njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, autoritetet kanë ndërhyrë pas marrjes së një alarmi dhe kanë gjetur viktimën pa shenja jete.

Në vendngjarje janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në rast: një grua 48-vjeçare dhe dy burra të moshave 27 dhe 51 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë.

Policia ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim, ndërsa motivi i krimit dhe rrethanat e sakta ende nuk janë bërë publike. Prokuroria kantonale ka marrë përsipër rastin dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacione zyrtare.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim në opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë siguruar se po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona të arrestuar appeared first on Sinjali.

KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike

24 December 2025 at 17:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës të lejohet votimi edhe me dokumente të skaduara të Republikës së Kosovës.

Votuesit e regjistruar paraprakisht mund të identifikohen me letërnjoftim, pasaportë apo lejen e vozitjes”, njofton KQZ.

Ky vendim vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.

Gjithashtu, KQZ miratoi vendime për qendrat e votimit, transportin e materialeve dhe autorizimin e stafit rezervë për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike appeared first on Sinjali.

Grabitje në Paris, postieri sulmohet dhe i vidhen bizhuteritë në vlerë 150 mijë euro

24 December 2025 at 17:01

Një grabitje e dhunshme tronditi Parisin, kur një person sulmoi një postier që po shpërndante bizhuteri dhe i rrëmbeu një safir të çmuar me vlerë 150 mijë euro. Ngjarja ndodhi ndërsa postieri kishte ndaluar makinën dhe po shpërndante mallin.

Autori, i fshehur pas një furgoni të parkuar, e goditi korrierin papritur në kokë dhe i mori çantat që përmbanin bizhuteri me vlerë rreth 10 mijë euro, përfshirë safirin. Pas kryerjes së grabitjes, ai u largua me skuter.

Postieri, i cili pësoi lëndime, u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë, Brigada Kundër Banditizmit ka nisur hetimet, ndërsa autori dhe bizhuteritë e vjedhura mbeten në kërkim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje në Paris, postieri sulmohet dhe i vidhen bizhuteritë në vlerë 150 mijë euro appeared first on Sinjali.

116 persona humbin jetën në Mesdhe nga mbytja e anijes me emigrantë, vetëm një arriti të shpëtojë

24 December 2025 at 16:57

Një tjetër tragjedi e rëndë është regjistruar në Mesdheun Qendror.

Sipas organizatës joqeveritare Sea-Watch, plot 116 persona kanë humbur jetën në një anije e mbytur që ka ndodhur së fundmi.

Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm një person ka mbijetuar, i cili u shpëtua nga një peshkatar tunizian. Viktimat ishin nisur me anije të enjten e kaluar, ndërsa përpjekjet për t’i lokalizuar kishin nisur që të hënën, kur Sea-Watch i kërkoi me avionin e vëzhgimit Seabird.

“Sot, Alarm Phone konfirmoi anijembytjen, e cila ndodhi menjëherë pas nisjes”, njoftoi Sea-Watch, duke theksuar se ngjarja tregon edhe një herë rrezikun ekstrem të rrugëve detare të migrimit.

Mesdheu Qendror vazhdon të mbetet një nga itineraret më të rrezikshme për emigrantët dhe refugjatët që përpiqen të arrijnë në Evropë, ndërsa organizatat humanitare bëjnë thirrje për më shumë masa shpëtimi dhe përgjegjësi nga autoritetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 116 persona humbin jetën në Mesdhe nga mbytja e anijes me emigrantë, vetëm një arriti të shpëtojë appeared first on Sinjali.

Beogradi mashtron qytetarët serbë të Kosovës në fushatë sikur herën e kaluar, shpall konkurse në institucione ilegale

24 December 2025 at 16:42

Sikurse në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Beogradi zyrtar sërish ka tentuar të mashtrojë qytetarët serbë të Kosovës me shpalljen e një konkursi për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore ilegale në Kosovë.

“Njëkohësisht, është në proces një konkurs për 50 vende të reja pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, i cili u hap më 22 dhjetor 2025. Në këtë mënyrë, do të hapen 350 vende të reja pune në sistemin shëndetësor serb në Kosovë, që do të thotë jetë për qëndrimin dhe mbijetesën e popullit tonë në këtë zonë”, ka thënë e ashtuquajtura Zyra për Kosovë në qeverinë serbe.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, kjo zyre pretendoi se këtë po e bën për të treguar “kujdesin e qartë të shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq për popullin e tyre në Kosovë”.

“Gjithashtu theksojmë se në gjysmën e dytë të janarit, 700 veta staf mjekësor dhe jo-mjekësor do të punësohen pas një konkursi të zhvilluar më parë, i cili, me këtë rritje të fundit të numrit të vendeve të punës, është një ndihmë e madhe nga shteti i Serbisë dhe Ministria e Shëndetësisë, e kryesuar nga Ministri Zlatibor Lonçar, për institucionet serbe të kujdesit shëndetësor në Kosovë”, vazhdon njoftimi.

Pasi e hapi konkursin para zgjedhjeve të 12 tetorit, Serbia pas përfundimit të zgjedhjeve e zgjati afatin duke e arsyetuar me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.

Mbështetjen e Beogradit zyrtar e ka vetëm Lista Srpska nga partitë serbe në Kosovë.

Disa parti të tjera serbe e kishin kritikuar Beogradin për shtyrjen e këtij afati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Beogradi mashtron qytetarët serbë të Kosovës në fushatë sikur herën e kaluar, shpall konkurse në institucione ilegale appeared first on Sinjali.

Policia e Tiranës aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë

24 December 2025 at 16:35

Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre.

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, shkruan TCH.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Tiranës aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë appeared first on Sinjali.

Bllokimi i rrugës afër kufirit Kosovë-Serbi, QKMK del me njoftim të ri

24 December 2025 at 16:22

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se protesta në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi ka përfunduar.

QKMK dje kishte bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bllokimi i rrugës afër kufirit Kosovë-Serbi, QKMK del me njoftim të ri appeared first on Sinjali.

Gjykata në Tiranë pezullon të drejtat e votës së Mabco Construction në Vlora International Airport

24 December 2025 at 15:40

Një zhvillim i rëndësishëm juridik ka ndodhur në Shqipëri lidhur me projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka marrë vendim për sigurim padie, duke pezulluar të drejtat e votës së shoqërisë Mabco Construction SA në shoqërinë “Vlora International Airport” shpk.

Sipas dokumentit zyrtar të datës 23 dhjetor 2025, të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, masa është marrë pas kërkesës së paraqitur nga paditëset “Vlora International Airport” shpk (VIA) dhe “2A Group” shpk, në kuadër të një kontesti civil që lidhet me përbërjen dhe funksionimin e ortakërisë.

Çfarë ka vendosur gjykata?

Gjykata ka vendosur:

            •           Pezullimin e të drejtës së votës së Mabco Construction SA (degë e shoqërisë së huaj) në Asamblenë e Përgjithshme të Ortakëve të “Vlora International Airport” shpk;

            •           Pezullimin e çdo të drejte që rrjedh nga zotërimi i kuotës së kësaj shoqërie në VIA, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar;

            •           Pranimin e kërkesës për sigurim padie, si masë e përkohshme mbrojtëse.

Vendimi është marrë nga Dhoma Civile e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe mbetet në fuqi deri në një vendim të formës së prerë. Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor.

Çfarë nënkupton ky vendim?

Ky vendim i Gjykatës nënkupton pezullimin e përkohshëm të të drejtës së votës dhe ndikimit vendimmarrës të shoqërisë Mabco Construction SA në strukturat e shoqërisë “Vlora International Airport” shpk, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë.

Si rrjedhojë, qeverisja dhe vendimmarrja në kuadër të këtij projekti kalojnë aktualisht tek ortaku tjetër, shoqërinë 2A Group, e cila tashmë pritet të ndërmarrë veprime konkrete për riorganizimin e menaxhimit dhe ushtrimin e kompetencave statutore.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, palët paditëse kanë paralajmëruar ndërmarrjen e të gjitha hapave ligjorë për të kontestuar dhe anuluar kontratat që i konsiderojnë të kundërligjshme, përfshirë marrëveshjen ndërmjet Mabco Construction SA dhe fondit  Delfos Compartment Bernina, e cila pritet të jetë objekt i procedurave të veçanta gjyqësore.

Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë çështje, përfshirë reagimet e palëve të përfshira dhe veprimet e mëtejme ligjore që pritet të pasojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata në Tiranë pezullon të drejtat e votës së Mabco Construction në Vlora International Airport appeared first on Sinjali.

Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0

24 December 2025 at 15:39

Është mbyllur ndeshja e prapambetur mes Dritës dhe Prishtinës, e zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra kampione në fuqi, Drita, regjistroi një fitore bindëse 2:0 ndaj ekipit nga kryeqyteti, me të dy golat e realizuar gjatë pjesës së parë të takimit.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 25-të, kur Pëllumbi dërgoi topin në rrjetë.

Vetëm dy minuta më pas, Ovouka dyfishoi epërsinë, duke vulosur shifrat përfundimtare.

Falë kësaj fitoreje, Drita ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, katër më pak se lideri Ballkani.

Ndërkohë, Prishtina vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 30 pikë, tri më pak se skuadra nga Suhareka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Drita mposht Prishtinën me rezultat 2:0 appeared first on Sinjali.

Kush është Arta Metaj Govori, kandidatja e mbështetur nga Hykmete Bajrami?

24 December 2025 at 15:34

Arta Metaj Govori është një nga emrat që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën politike në prag të zgjedhjeve në Kosovë, veçanërisht pas mbështetjes publike nga deputetja Hykmete Bajrami, e cila e ka cilësuar atë si një mike të afërt dhe një shtesë të domosdoshme për Kuvendin e Kosovës.

Me profesion juriste, Metaj Govori vjen në garën zgjedhore me një formim të fortë ligjor dhe një qasje të bazuar në parimet e drejtësisë, përgjegjësisë institucionale dhe sundimit të ligjit. Profili i saj profesional shihet si një aset i rëndësishëm për proceset ligjvënëse dhe për forcimin e rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve.

Fushata e Artës Metaj Govori është dalluar për energjinë pozitive dhe komunikimin e hapur me qytetarët. Ndryshe nga retorika e zakonshme politike, ajo ka zgjedhur ta ndërtojë mesazhin e saj rreth konceptit të “nderit” dhe “nderit në shërbim”, duke e paraqitur politikën si një angazhim moral dhe profesional ndaj interesit publik.

Mbështetja nga Hykmete Bajrami ka forcuar perceptimin e Metaj Govorit si një figurë serioze dhe kredibile. Bajrami ka theksuar se Arta përfaqëson një brez të ri të përfaqësuesve politikë, të cilët sjellin integritet, përgatitje profesionale dhe guxim për të marrë përgjegjësi në vendimmarrje.

Në këtë kontekst, Arta Metaj Govori po pozicionohet si një kandidate që synon të sjellë një frymë të re në Kuvendin e Kosovës, duke ndërtuar besim përmes nderit, profesionalizmit dhe shërbimit të ndershëm ndaj qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush është Arta Metaj Govori, kandidatja e mbështetur nga Hykmete Bajrami? appeared first on Sinjali.

Aeroporti i VLORËS – Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi emëron administratorin e ri!

24 December 2025 at 15:32

Përplasja e vazhdueshme për aksionet e firmës koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës ka marrë një tjetër kthesë, teksa përplasja mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi vijon për të disatin muaj, me akuza konkrete, vendime të aksionerëve, emërime, shkarkime apo edhe tashmë me procese gjyqësore.

Ditën e djeshme, Pacolli shkroi në rrjete sociale se operimi në Aeroport do të vijojë tashmë normalisht. Ai nuk dha shumë detaje, as se çfarë vendimi ka marrë, emërimet, proceset gjyqësore apo edhe mbarëvajtja e hetimit të çështjes, që tashmë është në dyert e Prokurorisë së Tiranës.

Aeroporti i VLORËS - Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi

Përplasja e vazhdueshme e Pacollit me aksionerin në minorancë, menjëherë sapo turqit u larguan me xhepa plot, duket se e futi në qorrsokak të gjithë atë vepër, e projektuar për t’u hapur në verën që sapo lamë pas, e trumbetuar me të madhe se aeroporti është gati. Aktualisht, është shkruar se vepra do të hapet në verën e vitit 2026, atje ku janë caktuar edhe oraret e fluturimeve të linjave ndërkombëtare.

Me letra, duke parë dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania e Pacollit ka 98 % të aksioneve, ndërkohë që Valon Ademi ka me letra 2 %, ndërkohë që pretendon 47 % të aksioneve. Në ditët e fundit ka pasur zhvillime nga të dyja krahët, ku Pacolli ka preferuar që t’a ndajë me opinionin publik, duke shkruar në internet se “po kthehet normaliteti me aeroportin e Vlorës!

“Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj. Është një ndjenjë krenarie për një qytetar, kur drejtësia në vendin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme. Nga sot, në Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtësisë!” shkruan Pacolli.

Aeroporti i VLORËS - Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi

Faksimile: Vendimi i ortakut në minorancë, Valon Ademi, për të emëruar administratorin e ri, në datën 11 dhjetor 2025

Prej shumë muajsh, firma koncesionare që po ndërton Aeroportin e Vlorës, nuk ka pasur një administrator, teksa ka pasur shkarkime dhe emërime të njëanshme. Në datën 11 dhjetor 2025, është bërë një mbledhje e njëanshme nga shoqëria “2A GROUP”, me perfaqësues ligjor dhe ortak të vetëm Valon Ademin. Në këtë takim ishte i pranishëm vetëm Ademi, i cili shkruan në dokumente se shoqëria e tij, është e vetmja që ka të drejtë vote aktive në Vlora International Airport, VIA shpk.

Aeroporti i VLORËS - Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi

Vendimi i Asamblesë

Kompania tjetër aksionere, “????? Construction”, e familjes Pacolli, s’ka qenë qe pranishme. “Mbedhja e Asamblesë së Përgjithshme u thirr për të diskutuar dhe vendosur mbi rendin e ditës caktimin e administratorit të ri të shoqërisë Vlora Internacional Airoport-VIA shpk. Pas diskutimit asambleja vendosi emërimin e administratorit z.Vegim Hoxha, me mandat 2 vjet, duke filluar nga data e këtij vendimi” thuhet në dokumentet që ka siguruar VoxNews.

Ky vendim, i është dërguar Qendrës Kombëtare të Biznesit, e cila e ka pasqyryar në ekstraktin e firmës koncesionare, duke njohur tashmë si administrator z. Vegim Hoxha. Një kopje të vendimit të gjykatës, të datës 17 tetor 2025, ku Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i hoqi të drejtën e votës dhe ngriu aksionet e Pacollit, iu dërgua po QKB-së.

Aeroporti i VLORËS - Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi

Faksimile: Në mbledhje shkruhet se, pas vendimit të gjykatës, firma e Valon Ademit ka vendimmarrje të plotë

VoxNews shfletoi dokumente të tjera, ku rezulton se Ademi ka vepruar i vetëm, pa asnjë miratim nga aksioneri tjetër, teksa ka vendosur po vetëm që të emërojë administratorin. Në procesverbalin e asaj mbledhje, shkruhet se është legjitimuar se “në bazë të statutit të firmës, merret në konsideratë fakti se ky vendim po merret nga i vetmi ortak me të drejtë aktive vote në shoqëri, që është shoqëria
‘2A Group’”. Sipas saj, në këto kushte, vendi i mbledhjes konsiderohet i përshtatshëm dhe i ligjshëm.

Më tej shkruhet se asambleja konstaton se mbledhja është e vlefshme dhe e rregullt, pasi i vetmi ortak me të drejtë vote – 2A Group SH.P.K. – përfaqëson 100% të kuotave të vlefshme për votim.

“Nevoja e thirrjes së kësaj mbledhjeje të jashtëzakonshme lidhet drejtpërdrejt me dorëheqjen e parevokueshme të administratorit të Shoqërisë dhe pasqyrimin e kësaj dorëheqjeje në ekstraktin e QKB-së për VIA-n, të datës 17.11.2025. Mungesa e administratorit, në këtë kontekst, sjell pasoja të rënda të natyrës juridike, financiare dhe operacionale, si dhe rrezikon seriozisht zbatimin e Kontratës Koncesionare dhe detyrimeve të Shoqërisë ndaj Autoritetit Kontraktor” thuhet më tej.

Procesverbali i mbledhjes vijon se ligji nuk e kushtëzon kuorumin me pjesëmarrjen e ortakëve pa të drejtë vote, sepse kuotat e tyre nuk gjenerojnë asnjë kapacitet vendimmarrës. “Kuota e një ortaku që nuk ka të drejtë vote është juridikisht ‘e shurdhër’ për efekt të kuorumit dhe shumicës. Në rastin konkret, si rezultat i pezullimit të së drejtës së votës së MABCO Construction SA me vendim gjykate, kuotat e MABCO-s përjashtohen automatikisht nga llogaritja e kuorumit. Pezullimi i votës nuk prek pronësinë formale të kuotës, por çaktivizon atributet e saj institucionale dhe e nxjerr këtë kuotë jashtë çdo funksioni në Asamble” vijon dokumenti.

Një përplasje që tashmë është futur në kalenda, sa gjyqësore, hetimore e administrative. Vendime që mund të sjellin pasoja tepër të rënda në të ardhmen, duke qenë se vepra është një prioritet i qeverisë shqiptare për t’a ndërtuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aeroporti i VLORËS – Pacolli shkruan se u kthye normaliteti, Ademi emëron administratorin e ri! appeared first on Sinjali.

KQZ: Para orës 20:00 do të kemi rezultatet nga vendvotimet e para

24 December 2025 at 15:13

Kosovën e ndajnë vetëm pak ditë deri të procesi parakohshëm zgjedhor i së dielës së 28 dhjetorit, derisa shpejt pas mbylljes së vendvotimeve pritet që publikohen rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se publikimi i rezultateve të zgjedhjeve do të fillojë para orës 20:00 të dielën.

“Rezultatet do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve”, tregoi ai.

Tutje, Elezi tregoj procedurat e numërimit deri te publikimi i rezultateve preliminare dhe rezultateve të kandidateve.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës bëhet në Qendra Komunale të Numërimit. KQZ ka bërë përgatitjet që më 28 dhjetor të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara (09:00; 11:00; 13:00, 15:00; 17:00 dhe 19:00) do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim”, tregoi tutje Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se softueri për transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe për procesin që do të zhvillohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është zhvilluar, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Para orës 20:00 do të kemi rezultatet nga vendvotimet e para appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

24 December 2025 at 15:05

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.

“Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR”, tha misioni i NATO’s në një njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon appeared first on Sinjali.

Zelensky: Tërheqja e Ukrainës nga lindja duhet të vihet në referendum

24 December 2025 at 15:02

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të tërheqë trupat nga zemra industriale lindore e vendit, nëse Rusia tërhiqet gjithashtu dhe zona bëhet një zonë e demilitarizuar dhe e lirë ekonomike, e monitoruar nga forcat ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se çdo marrëveshje e tillë duhet të vendoset përmes një referendumi.

“Sepse njerëzit mund të zgjedhin: a na përshtatet ky përfundim apo jo?” tha Zelensky, duke shtuar se një votim i tillë do të kërkonte 60 ditë, gjatë së cilave armiqësitë duhet të ndalen.

Zelensky ka theksuar gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje të ngjashme për rajonin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin rus.

Presidenti ukrainas ua paraqiti gazetarëve planin 20-pikësh që ai dhe negociatorët amerikanë hartuan në Florida, megjithëse shumë detaje janë ende duke u përpunuar.

Negociatorët amerikanë kanë zhvilluar bisedime veçmas me Ukrainën dhe Rusinë që nga prezantimi i planit të armëpushimit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili shihej si i favorshëm për Moskën. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë punuar që planin ta afrojnë më shumë me qëndrimin e Kievit.

Rajoni i Donbasit dhe menaxhimi i termocentralit Zaporizhzhia mbeten çështjet më të ndërlikuara në negociata.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do të paraqesë qëndrimin e saj bazuar në informacionin nga i dërguari presidencial rus, Kirill Dmitriev, pas takimeve me negociatorët amerikanë në Florida.

Megjithatë, Rusia nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga territori i pushtuar dhe ka insistuar që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e mbetur e Donbasit, ultimatum që Ukraina e ka refuzuar.

Aktualisht, Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Tërheqja e Ukrainës nga lindja duhet të vihet në referendum appeared first on Sinjali.

Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje”

24 December 2025 at 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e ambasadorëve të Serbisë, ka deklaruar se ka filluar një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim për çnjohje.

Sipas tij, këtë vit Kosova është njohur nga katër shtete të reja, ndër të cilat e fundit ishte Bahamet. Vuçiqi tha se kishte pritur përparim të madh nga administrata e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, Serbia nuk ka marrë mbështetje nga asnjë fuqi e madhe.

Ai u ka thënë ambasadorëve serbë: “Duhet punuar në çnjohjen e Kosovës”.

“Vetëm që ta dini, pavarësisht se çfarë ju thonë, pavarësisht se çfarë thonë, asnjë marrëveshje nuk e respektojnë as Prishtina, as Bashkimi Evropian e as SHBA-ja. Madje as ato që na imponuan – Kosova është pjesë e Serbisë për ne, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë,” tha Vuçiq, transmeton “N1”.

Ai shtoi se Serbia duhet të forcojë praninë e saj në Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore.

Vuçiq foli gjithashtu për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS):

“Kur ishte e vështirë për ne, nuk e morëm atë mbështetje nga fuqitë e tjera të mëdha, as në lindje, e as në Bashkimin Evropian. Çdokush prej tyre ka mundur të thotë – ne jemi këtu me ju, ne jemi këtu për ju. Askush nuk e bëri këtë, secili kishte arsyet e veta shtesë për presion, duke pritur edhe më shumë nga Serbia, duke kërkuar shumë, por duke mos dhënë asgjë,” tha Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje” appeared first on Sinjali.

62-vjeçarja nga Gjirokastra rrah burrin e saj

24 December 2025 at 14:56

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

A2CNN ka raportuar se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K. Ç., banuese në qytetin e Gjirokastrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 62-vjeçarja nga Gjirokastra rrah burrin e saj appeared first on Sinjali.

Marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në, Kurti: S’janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme

24 December 2025 at 14:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur së fundmi për raportet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i VV-së, përmendi edhe heqjen e masave të Bashkimit Evropian, duke theksuar se “gjithmonë kanë qenë të padrejta”.

Sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian, mua më duhet të them që Bashkimi Evropian i hoqi masat të cilat gjithmonë kanë qenë të padrejta, nuk është që tash gjendja ndyshoi drastikisht. Është vetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, vitin e kaluar, në tetor, ka thënë që masat duhet të hiqen, dhe ato më në fund u hoqën. Më mirë vonë se kurrë, ndonëse jemi shumë të vonuar, por ne jemi edhe një qeverisje që ka siguruar liberalizimin e vizave. Më herët kemi pasur shampanjë për heqjen e vizave, dhe asnjëherë nuk janë hequr ato, e kësaj radhe u hoqën, por pa nevojë për shampanjë”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i ka përshkruar si tri-dimensionale, duke përfshirë zhvillimin, diplomacinë dhe mbrojtjen.

Marrëdhëniet i kemi tri-dimensionale: zhvillim, diplomaci dhe mbrojtje. Mund të them që po ecin shumë mirë, sidomos në fushën e mbrojtjes, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse po blejm, ta zëmë, edhe sistemin ‘Syri i Shqiponjës’, pastaj po blejmë ‘Skifter të zinjë’, e kështu me radhë….”, tha Kurti për tvsyri.

Ai ka theksuar se edhe pse marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë gjithmonë të shkëlqyeshme, ato janë të mira.

“Pra, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme, por janë shumë të mira. Ne duhet të kemi qëndrime edhe më të avancuara se ato kur është në pyetje interesi ynë shtetëror e kombëtar”, ka theksuar tutje kryeministri në detyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në, Kurti: S’janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme appeared first on Sinjali.

❌
❌