Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Sinjali

Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit

21 January 2026 at 10:51

Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.

Sipas mediave shqiptare do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.

Nuk do të jetë takim me përfaqësues të pushtetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhëndri dhe vajza e Trump mbërrijnë në Vlorë, për investimet në ishullin e Sazanit appeared first on Sinjali.

Procesi i rinumërimit përfundon plotësisht në 7 komuna

21 January 2026 at 10:40

Procesi i rinumërimit të votave nga vendvotimet në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ka përfunduar në shtatë komuna, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Sipas njoftimit, deri tash janë rinumëruar 834 vendvotime nga gjithsej 2,557. Rinumërimi i plotë ka përfunduar në komunat: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime dhe Ferizaj.

Procesi i rinumërimit nisi më 13 janar, fillimisht për 10 komuna në rinumërim të plotë, si dhe për 10% të vendvotimeve të 28 komunave të tjera. Për shkak të manipulimeve të gjetura gjatë rinumërimit të pjesshëm, KQZ-ja vendosi të ndërmerr rinumërimin e plotë në nivel vendi.

Edhe pse gjatë rinumërimit pati ndryshime të mëdha të votave, emrat e deputetëve të zgjedhur nuk kanë ndryshuar te partitë shqiptare.

KQZ-ja ka shtuar ekipet për rinumërim dhe ka paralajmëruar se procesi pritet të përfundojë në fund të janarit, duke garantuar saktësi dhe transparencë në numërimin e votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Procesi i rinumërimit përfundon plotësisht në 7 komuna appeared first on Sinjali.

Familjari rrënqeth me postimin për vdekjen e 53-vjeçares nga zjarri në Malishevë: Kam mendu që për ty jemi në gjendje me bë gjithçka…

21 January 2026 at 10:35

“Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i përballojmë flakës.”

Këto janë fjalët e nipit të Feride Mazrekut, e cila humbi jetën pasi zjarri kaploi shtëpinë në fshatin Goriq të Malishevës.

Nipi i 53-vjeçares, bën të ditur se Mazreku ishte me aftësi të kufizuara.

“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njëren prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjve, fatkeqsisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara. Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nik arritëm t’i përballojmë flakës.”, shkroi ai në një story.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 22:20 autoritetet janë njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, si dhe një ekip i KEDS-it.

Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës nga QKMF-Malishevë, i cili ka ofruar ndihmë mjekësore për një person tjetër, për shkak të tymit dhe djegieve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Shkaktari i zjarrit, për momentin, nuk dihet, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, bashkë me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si:“Incident zjarri – Hetimi i vdekjes”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Familjari rrënqeth me postimin për vdekjen e 53-vjeçares nga zjarri në Malishevë: Kam mendu që për ty jemi në gjendje me bë gjithçka… appeared first on Sinjali.

Izraeli pranon ftesën e Trump për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

21 January 2026 at 10:25

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i bashkohet Bordit të ri të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Njoftimi vjen pasi Netanyahu fillimisht kishte shprehur kundërshtim ndaj propozimit të Trump, pas përfshirjes së Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, dhe diplomatit të Katarit, Ali Al-Thawadi, si anëtarë të emëruar në një “Bord Ekzekutiv të Gazës” të veçantë.

Ndërkohë, disa vende të tjera tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, përfshirë Argjentinën, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Hungarinë, Kazakistanin, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.

Misioni i Këshillit të Paqes është “promovimi i stabilitetit” në botë. Sipas kartës së dërguar vendeve të ftuara, “Këshilli i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe legjitime, si dhe të garantojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura nga ose të kërcënuara nga konflikti.”

Ky bord synon të mbledhë udhëheqës nga vende të ndryshme për të kontribuar në një mision ndërkombëtar paqeje dhe stabiliteti, duke përfshirë ndërhyrje diplomatike dhe nisma strategjike në zonat e konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli pranon ftesën e Trump për t’u bashkuar në Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

Von der Leyen thotë se Evropa është “plotësisht e gatshme të veprojë nëse është e nevojshme”

21 January 2026 at 10:17

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rendi ndërkombëtar ka pësuar një ndryshim që “nuk është vetëm sizmik, por është i përhershëm”.

“Tani jetojmë në një botë të përcaktuar nga fuqia e papërpunuar”, ka thënë ajo të mërkurën, duke theksuar rëndësinë që Evropa të përshpejtojë përpjekjet për pavarësi dhe të marrë “leva të reja pushteti”.

Duke iu referuar tensioneve në rritje me Presidentin Donald Trump lidhur me përpjekjen e tij për të blerë Grenlandën, von der Leyen ka vënë në dukje se “kërcënimi i tarifave shtesë për arsye sigurie është thjesht i gabuar”.

Ajo ka njoftuar gjithashtu se udhëheqësit e Evropës do të takohen të enjten për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj tarifave me të cilat Trump ka kërcënuar vendet evropiane.

“Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë nëse është e nevojshme me unitet, urgjencë dhe vendosmëri”, ka shtuar presidentja e Komisionit Evropian.

Ndërkaq, Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të mërkurën një fjalim para liderëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku çështja e Grenlandës pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Von der Leyen thotë se Evropa është “plotësisht e gatshme të veprojë nëse është e nevojshme” appeared first on Sinjali.

Rasti tragjik në Restelicë, Prokuroria thotë se djali që vrau nënën e tij ka të kaluar kriminale

21 January 2026 at 10:00

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë në fshatin Reselicë të Dragashit, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka privuar nga jeta, nënën e tij.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, siç mësoi Sinjali, Ferzidin Boza, dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, Tenzilja Boza, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë.

“Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha se bazuar në të dhënat zyrtare të saj, dorasi ka pasur çrregullime mendore.

Ai, sipas këtij institucioni, kishte të kaluar kriminale, pasi ndaj tij kishte pasur tri dënime për dhunë në familje.

“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, tha Prokuroria Themelore në Prizren.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti tragjik në Restelicë, Prokuroria thotë se djali që vrau nënën e tij ka të kaluar kriminale appeared first on Sinjali.

Haradinaj kujton Rugovën: I kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin

21 January 2026 at 09:49

Krue i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj është shprehur i nderuar që pati mundësinë të bashkëpunojë me Rugovën në një periudhë vendimtare për vendin.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Rugova, me vizionin e tij shtetformues, i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.

“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj kujton Rugovën: I kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin appeared first on Sinjali.

I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë dënohet me burgim të përjetshëm

21 January 2026 at 09:43

I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën, më shumë se tre vjet pasi kjo vrasje tronditi botën.

Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit.

Gjykatësi Shinichi Tanaka shpalli dënimin në një gjykatë në qytetin Nara.

Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, u përball me akuza përfshirë vrasjen dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, pasi përdori një armë të prodhuar në mënyrë artizanale për të vrarë udhëheqësin më jetëgjatë të Japonisë, teksa Abe po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor në korrik të vitit 2022.

Në nisje të gjykimit në tetor të vitit të kaluar, Yamagami e pranoi akuzën për vrasje. Megjithatë, sipas raportimeve mediale, ai mohoi disa nga akuzat e tjera.

Sipas sistemit ligjor japonez, gjykimi vazhdon edhe nëse i pandehuri e pranon fajësinë.

Prokurorët kërkuan që Yamagami të dënohej me burgim të përjetshëm, pasi e cilësuan vrasjen si “të paprecedent në historinë tonë të pasluftës”, duke theksuar se kjo ngjarje kishte “pasoja jashtëzakonisht serioze” për shoqërinë.

Versioni japonez i burgimit të përjetshëm lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht, ndonëse në praktikë, sipas ekspertëve, shumë të dënuar vdesin teksa vuajnë dënimin.

Në hapjen e gjykimit, prokurorët argumentuan se motivi i të pandehurit për të vrarë Aben buronte nga dëshira e tij për të njollosur Kishën e Unifikimit.

Gjyqi, i cili zgjati disa muaj, nxori në pah se si donacionet e nënës së tij ndaj Kishës e kishin çuar familjen në falimentim dhe se si i dënuari kishte arritur të besonte se “politikanë me ndikim” po e ndihmonin sektin të lulëzonte.

Abe kishte marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga disa prej grupeve të Kishës.

Yamagami “mendonte se nëse do të vriste dikë aq me ndikim sa ish-kryeministri Abe, mund të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj Kishës dhe të nxiste kritika publike kundër saj”, tha një prokuror gjatë gjykimit në Nara, në perëndim të Japonisë në muajin tetor.

Kisha e Unifikimit u themelua në Korenë e Jugut në vitin 1954, ndërsa anëtarët e saj janë quajtur me nofkën “Moonët”, sipas emrit të themeluesit Sun Myung Moon.

Në kërkesën për lehtësim të dënimit, ekipi mbrojtës i të akuzuarit tha se ai kishte përjetuar “abuzim fetar” gjatë rritjes, që derivonte nga besimi ekstrem i nënës së tij në Kishën e Unifikimit.

Hetimet pas vrasjes së Abes çuan në zbulime të lidhjeve të ngushta mes Kishës dhe shumë ligjvënësve konservatorë të Partisë Liberale Demokratike në pushtet, duke shtyrë katër ministra që të jepnin dorëheqje.

Më 2020, Yamagami kishte nisur që të krijonte një armë zjarri artizanale, të cilën e kishte testuar në zona malore.

Sipas prokurorëve, një gjë e tillë tregon se sulmi ndaj Abes ishte i “paramenduar”.

Vrasja e ish-kryeministrit Abe ndezi alarmin në Japoni, shtet që ka disa nga ligjet më të rrepta për kontrollin e armëve në botë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Sinjali.

E dhimbshme: Kjo është 53-vjeçarja që vdiq nga zjarri në një shtëpi në Malishevë – trupi dërgohet në IML

21 January 2026 at 09:34

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Malishevë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga zjarri, ndërsa si pasojë ka humbur jetën një grua.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Goriq, ku viktimë ka mbetur Feride Mazreku, rreth 53-vjeçare.

Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 22:20 autoritetet janë njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, si dhe një ekip i KEDS-it.

Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës nga QKMF-Malishevë, i cili ka ofruar ndihmë mjekësore për një person tjetër, për shkak të tymit dhe djegieve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Shkaktari i zjarrit, për momentin, nuk dihet, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, bashkë me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si:

“Incident zjarri – Hetimi i vdekjes”

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Kjo është 53-vjeçarja që vdiq nga zjarri në një shtëpi në Malishevë – trupi dërgohet në IML appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kanosje me armë në Prishtinë, Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit dhe sekuestron pistoletë me fishekë

21 January 2026 at 09:30

Një incident i rëndë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetar ka denoncuar se është kanosur me armë zjarri, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke realizuar edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Sinjali mëson se rasti është raportuar më 20.01.2026, në rrugën “Besim Ndreca” në Prishtinë.

Sipas burimeve, rreth orës 08:00, në Stacionin Policor Jugu është paraqitur ankuesi L. Sh, i cili ka deklaruar se është kanosur me armë nga një person i cili ndodhej në një veturë Touran me targa të njohura për të, në afërsi të një lokali në atë rrugë.

Burimet bëjnë me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar edhe të dyshuarin Jeton Veliu, i cili ka pretenduar se arma me të cilën kishte bërë kanosjen ishte plastike, dhe se të njëjtën e ka dorëzuar.

Megjithatë, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, njësitet relevante kanë kryer kontroll/bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

Një armë zjarri e tipit CZ P10, kalibër 9mm,

Dy karikatorë,

Leja për armë,

Katër fishekë 9mm

Me urdhër të Prokurorit kompetent, rasti është iniciuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kanosje me armë në Prishtinë, Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit dhe sekuestron pistoletë me fishekë appeared first on Sinjali.

Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij

21 January 2026 at 08:59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Lajmin e konfirmoi për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 janar 2025 rreth orës 01:06, kur Policia është njoftuar për rastin.

Dyshohet se një mashkull, rreth 30 vjeç, i ka privuar jetën nënës së tij. Sipas informatave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, ndërsa nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale.

I dyshuari është arrestuar dhe ndalohet për procedura të mëtejme ligjore.

Policia ka njoftuar se Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali privon nga jeta nënën e tij appeared first on Sinjali.

Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes

21 January 2026 at 08:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën si anëtare themeluese.

Lajmin Osmani e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku publikoi edhe letrën e Trumpit.

Në postimin e saj, ajo shkroi: “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt. Lidershipi i guximshëm nuk flet thjesht për paqe, ai e ndërton atë. Pikërisht këtë po e bën Presidenti Trump nëpërmjet kësaj iniciative historike. Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes – dhe ne jemi gati.”, shkruan Osmani në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes appeared first on Sinjali.

Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë

21 January 2026 at 08:37

Franca ka kërkuar organizimin e një ushtrimi të NATO-s në Greenland dhe është e gatshme të kontribuojë në të, ka bërë të ditur zyrtarisht zyra e Emmanuel Macron këtë mëngjes.

Ky zhvillim vjen ndërsa aleatët evropianë po përpiqen të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj sigurisë në Arktik ndaj SHBA-së, pas shqetësimeve të përsëritura të Donald Trump, njofton skynews.

Sipas raportimeve të gazetës i paper këtë mëngjes, njësitë e mbikëqyrjes nga Mbretëria e Bashkuar, të Forcave Ajrore dhe Marinës, janë duke negociuar për t’iu bashkuar një “linje të re mbrojtjeje” me trupa të vendosur në Greenland.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një “rritje masive të investimeve evropiane” në Greenland dhe për sigurinë në Arktik gjatë fjalimit të saj në Davos dje.

Javën e kaluar, delegacione ushtarake nga tetë vende evropiane fluturuan drejt ishullit për një mision të rekonesancës, i cili shkaktoi një përplasje me Trump, i cili e interpretoi këtë si një gjest kërcënues.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca kërkon stërvitje të NATO-s në Grenlandë appeared first on Sinjali.

Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim?

21 January 2026 at 08:19

Mbrëmë, Mateo u zgjodh banori më i votuar nga publiku si më i pëlqyeri në Big Brother.

Ai mori një avantazh të veçantë, duke nisur zinxhirin e parë të shpëtimit, dhe banorja që shpëtoi e para ishte pikërisht Brikena.

Pas kësaj, zinxhiri i shpëtimit vazhdoi në këtë rend:

Mateo → Brikena → Juela → Stenaldo → Artan → Greta → Kristi → Angelo → Stelina → Selin → Miri → Ina → Keijsi → Lorna

Si rezultat, pesë banorët e fundit në këtë zinxhir – Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna – janë ata që do të shkojnë në televotim.

Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia të shtunën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mateo zgjidhet i preferuari i publikut, shpëtoi në zinxhir Brikenën: Kush janë pesë banorët që shkuan në nominim? appeared first on Sinjali.

Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos

21 January 2026 at 08:09

Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do të hipin në një avion tjetër dhe do të vazhdojnë udhëtimin drejt Zvicrës”.

Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi një problem të vogël elektrik. Për arsye sigurie, Air Force One po kthehet në bazën Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë udhëtimin me një avion tjetër drejt Zvicrës”, deklaroi Leavitt.

Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes për Davos appeared first on Sinjali.

Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit

21 January 2026 at 08:05

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe gjestet humane të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetarë, S.B. dhe L.B., kanë dorëzuar një portofol që përmbante para dhe dokumente, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucionin dhe për veprimin e tyre human, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe përgjegjësisë qytetare në raste të tilla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy qytetarë nga Podujeva dorëzojnë në polici një portofol të gjetur me para e dokumente, i kthehet pronarit appeared first on Sinjali.

Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime

21 January 2026 at 07:54

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të rinumërohen në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më tani janë rinumëruar 832 vendvotime, që përbëjnë 32,54 për qind të totalit të votave.

Dallime të dukshme në numrin e votave po vazhdojnë të evidentohen brenda të gjitha subjekteve politike. Procesi i rinumërimit nxori në pah parregullsi të theksuara fillimisht në Komunën e Prizrenit. Para një jave, KQZ-ja mori vendim që të dërgojë në rinumërim të gjitha vendvotimet e rregullta në këtë komunë, pasi gjatë një procesi verifikues të dy kutive me fletëvotime u konstatua një dallim prej 714 votash.

Si rezultat i rinumërimit në Prizren, është konstatuar se gjatë numërimit fillestar kandidatëve u janë shtuar ose hequr gjithsej 45 mijë e 709 vota vetëm në këtë komunë. Devijimet më të mëdha janë vërejtur brenda PDK-së, ku kandidati për deputet Fetah Paçarizi ka rezultuar me mbi 6 mijë vota më pak pas rinumërimit.

Për shkak të këtyre gjetjeve, ditën e hënë KQZ-ja mori vendim që të zgjerojë procesin e rinumërimit në të gjitha vendvotimet e 28 komunave, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, sipas një vendimi të mëhershëm të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi edhe në 10 komuna të tjera, përkatësisht: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Vendimi për përfshirjen e të gjitha vendvotimeve në rinumërim erdhi pas një raporti të bazuar në rinumërimin e më shumë se 500 vendvotimeve, sipas të cilit ndryshimet te votat e subjekteve politike janë vlerësuar si të papërfillshme, ndërsa te votat për kandidatët për deputetë janë identifikuar pasaktësi të theksuara në procesin e numërimit.

Gjatë rinumërimit, raste të vjedhjes së votave të kandidatëve për deputetë janë evidentuar edhe në Komunën e Podujevës, kësaj radhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, deri tani janë rinumëruar 832 vendvotime appeared first on Sinjali.

Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

21 January 2026 at 07:43

Dashi: Energjia jote është e lartë dhe të shtyn të marrësh iniciativa të reja. Në punë mund të dalë një sfidë që kërkon vendosmëri. Në dashuri, sinqeriteti do të sjellë qartësi. Kujdes me nxitimin në vendime financiare.

Demi: Dita të fton të ecësh me hapa të sigurt dhe praktikë. Një çështje materiale mund të stabilizohet më në fund. Në marrëdhënie, durimi do të vlerësohet shumë. Mos e neglizho pushimin dhe komoditetin personal.

Binjakët: Komunikimi është pika jote e fortë sot. Mund të marrësh lajme interesante ose ftesa të papritura. Në dashuri, bisedat e hapura forcojnë lidhjet. Përqendrohu që të mos shpërndahesh në shumë drejtime.

Gaforrja: Emocionet janë më të thella se zakonisht. Familja ose shtëpia kërkojnë vëmendjen tënde. Në punë, ndiq intuitën për vendime të rëndësishme. Kujdesu për veten emocionalisht.

Luani: Dita sjell mundësi për të shkëlqyer dhe për t’u vënë re. Një projekt kreativ mund të ecë përpara me sukses. Në dashuri, pasioni rritet nëse shpreh ndjenjat hapur. Shmang konfliktet e panevojshme me autoritetet.

Virgjëresha: Detajet kanë rëndësi të veçantë sot. Organizimi do të të ndihmojë të shmangësh stresin. Në marrëdhënie, gjestet e vogla bëjnë diferencën. Mos u trego shumë kritik ndaj vetes.

Peshorja: Kërkon ekuilibër mes detyrave dhe jetës personale. Një bashkëpunim mund të rezultojë i dobishëm. Në dashuri, harmonia vjen përmes kompromisit. Merr kohë për artin ose bukurinë që të frymëzon.

Akrepi: Intensiteti yt është i fortë dhe të ndihmon të depërtosh në thelb të gjërave. Një e vërtetë mund të dalë në dritë. Në dashuri, thellësia emocionale forcon lidhjen. Kujdes me xhelozinë ose kontrollin e tepruar.

Shigjetari: Optimizmi yt hap dyer të reja. Mund të planifikosh një udhëtim ose një projekt afatgjatë. Në marrëdhënie, sinqeriteti sjell afrim. Mos e shpërfill përgjegjësinë për hir të lirisë.

Bricjapi: Përgjegjësitë janë të shumta, por ti i përballon me maturi. Një arritje profesionale të motivon më tej. Në dashuri, stabiliteti është prioritet. Mos harro të festosh sukseset e vogla.

Ujori: Ide të reja dhe origjinale të vijnë natyrshëm. Dita është e mirë për ndryshime dhe inovacion. Në marrëdhënie, nevoja për hapësirë duhet komunikuar qartë. Shoqëria luan rol të rëndësishëm sot.

Peshqit: Ndjeshmëria dhe imagjinata janë të theksuara. Mund të ndihesh më i lidhur me anën shpirtërore. Në dashuri, empatia forcon lidhjen. Kujdes të mos humbasësh në ëndrra dhe të harrosh realitetin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 21 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova

21 January 2026 at 07:30

Sot bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kështu, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet  Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se, organizon “Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova”.

Akademia Përkujtimore do të mbahet sot (e mërkurë), në ora 11:00, në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, në Prishtinë.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut. Shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në qytetin e Pejës më 1967. Ndërsa, ka studiuar në Fakultetin Filozofik- Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë. Ka doktoruar në fushën e letërsisë në UP më 1984.

Më 1996, Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetë librave, presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, ai punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.

Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

Ai u rizgjodh kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë që mori ish-presidenti, Ibrahim Rugova:

– Më 1995, iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

– Më 1996, u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

– Më 1998, iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

– Në vitin 1999, mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

– Në vitin 2000, mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera”, në Barcelonë, Spanjë.

– Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

– Mbreti i Spanjës Huan Karlos, – Helmut Kol, – Ronald Regan-i, – Oto fon Habsburg dhe – Emil Konstantinesku.

– Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

“…Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t’ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t’ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

– Në vitin 2004, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

“Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, presidenti i Kosovës ka patur kurajën që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit”.

“Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t’i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet”. (Z. Oto fon Habsburg)

– Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

– Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

– Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova appeared first on Sinjali.

Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni

21 January 2026 at 07:23

Një helikopter turistik me tre persona në bord është zhdukur pranë malit Aso, një nga vullkanet më aktive të Japonisë.

Sipas raportimeve lokale që citojnë policinë, helikopteri u nis nga një kopsht zoologjik në qytetin Aso të martën në orën 10:52 sipas kohës lokale (01:52 GMT) për një tur 10-minutësh, por nuk u kthye më.

Rreth orës 16:00, një helikopter i policisë ka vërejtur një objekt që i ngjan një mjeti ajror brenda kraterit të Nakadakes, një nga pesë majat e malit Aso. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për helikopterin e zhdukur, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Sipas mediave lokale, piloti 64-vjeçar ishte një profesionist me përvojë 40-vjeçare. Pasagjerët ishin një burrë dhe një grua, të dy nga Tajvani.

Helikopteri, një Robinson R44 i prodhimit amerikan, ishte në fluturimin e tretë turistik të ditës kur u zhduk. Sipas operatorit të fluturimeve, kompanisë Takumi Enterprise, dy fluturimet e mëparshme kishin përfunduar pa asnjë problem.

Të martën ishte raportuar mot me vranësira në zonën e Nakadakes, ndërsa operacionet e kërkimit u pezulluan mbrëmjen e së martës dhe rifilluan të mërkurën në mëngjes.

Sipas agjencisë së lajmeve Jiji, Takumi Enterprise ka pezulluar të gjitha fluturimet me helikopterë pas incidentit.

Turët me helikopter mbi peizazhet vullkanike të malit Aso janë ndër atraksionet kryesore turistike të prefekturës Kumamoto, në jugperëndim të Japonisë.

Në vitin 2024, një helikopter turistik i së njëjtës kompani që fluturonte mbi malin Aso ishte detyruar të bënte një ulje emergjente, ku mbetën të lënduar tre personat që ndodheshin në bord.

Mali Aso ka shpërthyer për herë të fundit në tetor të vitit 2021, duke lëshuar një re të madhe tymi në qiell.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni appeared first on Sinjali.

❌
❌