Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Sinjali

Presidentja e përkohshme e Venezuelës shkarkon gjeneralin përgjegjës për rojet e Maduros

7 January 2026 at 18:30

Gjenerali në krye të rojës së nderit presidencial të Venezuelës, Javier Marcano Tábata, është shkarkuar disa ditë pasi udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro u kap nga forcat amerikane në një bastisje në Karakas dhe u dërgua në Nju Jork për t’u gjykuar për akuzat e narkoterrorizmit, ka raportuar BBC.

Roja e nderit presidencial është forca ushtarake që siguron truprojat e ngarkuara me mbrojtjen e kreut të shtetit.

Urdhri për të zëvendësuar Gjeneralin Marcano Tábata u lëshua nga presidentja e re e përkohshme, Delcy Rodríguez.

Rodríguez u betua të hënën para Asamblesë Kombëtare, e cila dominohet nga besnikët e qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidentja e përkohshme e Venezuelës shkarkon gjeneralin përgjegjës për rojet e Maduros appeared first on Sinjali.

“Nuk kam marr ende një përgjigje”, Zelensky shpreh shqetësimin ndaj aleatëve evropianë

7 January 2026 at 18:17

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se aleatët evropianë nuk i kanë dhënë ende garanci të forta se do ta mbrojnë Ukrainën në rast të arritjes së një marrëveshjeje të re me Rusinë.

“Po ua bëj këtë pyetje të gjithë partnerëve tanë dhe ende nuk kam marrë një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme”, deklaroi ai.

Komentet e Zelenskyt vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Franca nënshkruan një deklaratë qëllimi për vendosjen e trupave në Ukrainë, në rast se arrihet një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Megjithatë, garancitë e plota të sigurisë nuk janë rënë ende dakord. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë udhëhequr përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit, raportohet se nuk e kanë nënshkruar një angazhim të tillë gjatë bisedimeve të mbajtura në Paris të martën.

Pas këtyre bisedimeve, ku morën pjesë rreth 30 vende që përbëjnë të ashtuquajturin “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të “krijojnë qendra ushtarake në të gjithë Ukrainën” për të penguar një pushtim të ardhshëm. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se mijëra trupa mund të vendosen në territorin ukrainas.

Aleatët propozuan gjithashtu që SHBA-të të merrnin rolin drejtues në monitorimin e një armëpushimi. Megjithatë, çështja kyçe e lëshimeve territoriale, që Ukrainës po i kërkohet t’i bëjë Rusisë si pjesë e propozimeve të paqes, mbetet ende në diskutim.

Moska nuk ka reaguar ende ndaj njoftimeve të bëra në kryeqytetin francez.

Presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ndërsa aktualisht Rusia kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nuk kam marr ende një përgjigje”, Zelensky shpreh shqetësimin ndaj aleatëve evropianë appeared first on Sinjali.

IHMK del me njoftim për gjendjen e nivelit të ujit në disa nga lumenjtë kryesorë të Kosovës

7 January 2026 at 17:58

Disa nga lumenjtë që i përkasin pellgut të Drinit të Bardhë aktualisht po shënojnë rënie të lehta të niveleve të ujit, ndërsa disa të tjerë po pësojnë ngritje të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Bazuar në të dhënat e IHMK-së, Drini i Bardhë, në rrjedhën e tij të poshtme, ndodhet aktualisht në kuotat maksimale si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe kullimit të sistemeve ujore.

Lumenjtë e pjesës qendrore të Kosovës, përfshirë Ibrin dhe Sitnicën me degët e tyre, po shënojnë rënie të lehta të niveleve, me përjashtim të lumit Llap, i cili aktualisht është në ngritje.

Po ashtu, bëhet e ditur se në të gjitha rrjedhat lumore të pellgut të Moravës së Binçës janë duke shënuar ngritje të lehta të niveleve të ujit. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në pellgun e Lepencit.

Ngritjet dhe lëkundjet e niveleve të ujit janë të varura nga kushtet e përgjithshme atmosferike, përkatësisht nga sasia, intensiteti dhe intervalet e reshjeve që bien herë pas here në zona të ndryshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK del me njoftim për gjendjen e nivelit të ujit në disa nga lumenjtë kryesorë të Kosovës appeared first on Sinjali.

Mbretëria e Bashkuar ndihmoi SHBA-të për sekuestrimin e anijes së naftës me flamur rus

7 January 2026 at 17:51

Ministria britanike e Mbrojtjes (MoD) sapo ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar ka ofruar “mbështetje lehtësuese” për Shtetet e Bashkuara gjatë operacionit për sekuestrimin e anijes Bella 1/ Marinera.

“Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ofruan mbështetje operative të planifikuar paraprakisht, përfshirë bazimin, për asetet ushtarake të SHBA-së që po ndërhynin ndaj Bella 1 në hapësirën MB–Islandë–Grenlandë, pas një kërkese për ndihmë nga SHBA. RFA Tideforce ofroi mbështetje për forcat amerikane që po ndiqnin dhe ndërhynin ndaj Bella 1, ndërsa RAF siguroi mbështetje vëzhgimi nga ajri”.

“Marrëdhënia e mbrojtjes dhe sigurisë mes MB-së dhe SHBA-së është më e thella në botë dhe Mbretëria e Bashkuar ofroi mbështetje mundësuese në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”, raporton The Guardian.

“Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, vlerësoi “aftësinë dhe profesionalizmin” e forcave të armatosura britanike, duke e përshkruar veprimin si “pjesë e përpjekjeve globale për të goditur shmangien e sanksioneve”.

“Kjo anije, me një histori të errët, është pjesë e një boshti ruso-iranian të shmangies së sanksioneve që po ushqen terrorizmin, konfliktin dhe mjerimin nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të intensifikojë veprimet tona kundër aktivitetit të flotës në hije për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare, ekonominë tonë dhe stabilitetin global – duke e bërë Britaninë të sigurt brenda vendit dhe të fortë jashtë tij.

SHBA-ja është partneri më i afërt i MB-së në mbrojtje dhe siguri. Thellësia e marrëdhënies sonë të mbrojtjes me SHBA-në është një pjesë thelbësore e sigurisë sonë, dhe operacioni i sotëm i ekzekutuar pa probleme tregon se sa mirë funksionon kjo në praktikë.”

MoD shtoi se anija “fillimisht po lundronte me një flamur të rremë”, dhe më pas “fiku transponderët e saj ndërsa ishte në det dhe u përpoq të ndërronte flamurin gjatë ndjekjes, duke treguar lidhjet e saj të errëta me shmangien globale të sanksioneve”.

“Vlerësimet e fundit tregojnë se Bella 1 ka qenë e përfshirë në aktivitete të paligjshme, të lidhura me terrorizmin dhe krimin ndërkombëtar, përfshirë Hezbollahun, dhe është pjesë e rrjetit të aktivitetit gjithnjë e në rritje të flotave në hije që ushqejnë dhe financojnë veprimtari të paligjshme në mbarë globin,” thuhet në deklaratë.

“Vendosja e flamurit rus mbi këtë anije tregon rolin e tyre në këtë aktivitet të ndërlidhur në hije që po shohim në mbarë botën, i cili kërcënon sigurinë tonë kombëtare, dëmton ekonominë tonë dhe minon sigurinë globale.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbretëria e Bashkuar ndihmoi SHBA-të për sekuestrimin e anijes së naftës me flamur rus appeared first on Sinjali.

KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3 mijë 185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

7 January 2026 at 17:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

KQZ thotë se janë aprovuar 16 mijë pako me fletëvotime.

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë”.

“Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar.”

KQZ shton se ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3 mijë e 185 fletëvotime që janë tërhequr më 2 janar dhe 5 janar në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.

“Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404)”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Ende s’janë sjellë në Kosovë 3 mijë 185 pako me fletëvotime nga votimi me postë appeared first on Sinjali.

Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve

7 January 2026 at 17:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe ka vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës.

“Sot ishim këtu së bashku me ekipin tonë për të shprehur solidaritetin me të gjithë qytetarët e Gjakovës, me komunën e Gjakovës, për shkak të dëmeve të krijuara nga vërshimet e djeshme. Fatmirësisht, ato pak a shumë janë ndalur dhe po shpresojmë që nuk do të ketë dëme të mëtejme”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka shtuar se ka familje të prekura nga kjo situatë dhe se institucionet do të jenë pranë tyre.

“Natyrisht që ka familje të prekura nga kjo situatë, vendbanimet e të cilëve janë dëmtuar. Do të punojmë bashkërisht që kjo të tejkalohet dhe të jemi pranë tyre në përballjen me këtë situatë. Kryetari Gjini na njoftoi për të gjitha masat që janë ndërmarrë e po ashtu për planet që do të hartohen në vazhdimësi sa i përket kalkulimit dhe kompensimit të dëmeve dhe po ashtu çështjeve të tjera”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e cilësoi vizitën e presidentes si të rëndësishme dhe bëri të ditur se situata është drejt stabilizimit.

“Është vizitë e rëndësishme. E kemi kaluar një dy-tri ditë goxha të zorshme, po sot është e vërtetë që niveli i ujërave ka rënë edhe nuk po shihet që do të kemi rritje ose rritje të problemit në ditët që vijnë. Po duket që situata ka me qenë më mirë”, ka thënë Gjini.

Ai ka njoftuar se gjatë vërshimeve ka pasur edhe evakuime të qytetarëve.

“Po, kemi pasur disa evakuime, i kemi vendosur në objektet tona të banimit social. Ka familjarë të cilët i kanë marrë të afërmit e vet nëpër shtëpitë e tyre. Jemi kujdesur deri sot për ushqim, një pjesë edhe për veshmbathje”, është shprehur ai.

Gjini ka shtuar se ekipet komunale janë duke punuar në sanimin e dëmeve dhe pastrimin e zonave të prekura. “Jemi duke i sanuar dëmet aty ku mundemi, duke i pastruar rrugët prej shembjeve ose prej vërshimeve ose prej mbeturinave fatkeqësisht që kanë sjellë dëme të shumta, fatkeqësisht duhet me thënë”, tha ai.

Sipas tij, nga dita e nesërme do të nisë procesi zyrtar i vlerësimit të dëmeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve appeared first on Sinjali.

FSK: Ekipet në gatishmëri, kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve

7 January 2026 at 17:36

Forca e Sigurisë së Kosovës ka thënë se po mbështesin zonat e prekura nga vërshimet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytja e disa vendbanimeve, ka ngritur nivelin e gatishmërisë së njësive të saj për t’u dalë në ndihmë Autoriteteve Civile në menaxhimin e situatës”.

FSK ka intervenuar në shpëtimin e jetëve bazuar në kërkesat që kanë pranuar.

“Me urdhër të Komandantit të FSK-së, ekipet në gatishmëri kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve, bazuar në kërkesat e pranuara nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës. Njësitë e FSK-së mbesin në gatishmëri të plotë për të ofruar mbështetje për Autoritetet Civile me kapacitetet e Mbështetjes Ushtarake”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FSK: Ekipet në gatishmëri, kanë intervenuar në shpëtimin e jetëve appeared first on Sinjali.

KQZ drejt përfundimit të numërimit të të gjitha votave të 28 dhjetorit

7 January 2026 at 16:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në përfundim të procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit për Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ku është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në numërimin e pjesës së fundit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës dhe njëkohësisht, përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Aktualisht, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës”, tha Elezi.

Më tej, Elezi ka treguar se janë duke u numëruar pjesa e dytë e fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës, që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Sipas tij, në Kosovë pritet të arrijnë edhe më shumë se 3 mijë pako me fletëvotime.

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjell në Kosovë dhe i janë nënshtruar verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar. Ende nuk janë sjell në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404)”, tha Elezi.

I pyetur për çështjen e rezultateve përfundimtare, Elezi ka shpjeguar se me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar, por sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, ky institucion duhet të presë për ndonjë ankesë eventuale në administrimin e numërimit në QNR, para se të shpall rezultatet përfundimtare.

“Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha Elezi.

Ai përmendi se rruga që ndjek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare, përfshin disa hapa të rëndësishëm, pjesë më e madhe e të cilëve janë kaluar.

“KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: (1) verifikimi dhe numërimi i rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit, i cili tashmë është përmbyllur; (2) numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, që  gjithashtu është përmbyllur, (3) numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, i cili është në pjesën e fundit të tij si dhe (4) pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave të mundshme nga PZAP ose Gjykata Supreme për administrimin e numërimit”, tha tutje Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ drejt përfundimit të numërimit të të gjitha votave të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Vërshimet në Kosovë, IKSHPK njofton se në cilat rajone mund të pihet uji aktualisht e në cilat jo

7 January 2026 at 16:29

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën e ujit të pijshëm në vend, pas vërshimeve të shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Nga IKSHPK është thënë se përveç se janë në kontakt me kompanitë e ujësjellësit në çdo rajon, ata kanë marr edhe mostra të rregullta të ujit si dhe përpunimit laboratorik të tyre.

Kësisoj, IKSHPK ka njoftuar edhe se cilat fabrika në rajonet e Kosovës janë jashtë funksionit. Kështu, fabrikat në Shkabaj e në Bivolak s’janë duke punuar për shkak të turbullirës, ndërsa sistemi i ujit në Graçanicë dhe Batllavë janë duke punuar normalisht.

Probleme të njëjta ka edhe në rajonin e Prizrenit, ku burimi i ujit nga “40 bunarët”, nuk është i sigurt për pije por vetëm për larje e higjienë, ndërsa ato në Cvilen dhe Soc, uji është i përdorshëm.

Uji s’është i pijshëm as në Suharekë e Malishevë, porse është i pijshëm në Dragash.

Detajet e plota më poshtë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vërshimet në Kosovë, IKSHPK njofton se në cilat rajone mund të pihet uji aktualisht e në cilat jo appeared first on Sinjali.

Evropa në kaos: Stuhi, viktima dhe dëmtime të rënda nga moti i ligë

7 January 2026 at 16:21

Pjesë të ndryshme të Europës përballen me një mot të keq, që e largoi shumë shpejt harenë e festave.

Në ditën e ujit të bekuar, furia e natyrës u përplas fort mbi pellgun e Ballkanit dhe reshje të dendura shiu e bore, ndërprerjeje të energjisë elektrike dhe një viktimë në Bosnje, një grua që humbi jetën mes stuhisë. Pasi pothuajse 40 centimetra borë ranë në kryeqytetin Sarajevë, gruaja në fjalë dha shpirt në spital pasi u godit nga një pemë që u rrëzua nën peshën e borës. Reshjet e dendura të dëborës paralizuan një pjesë të lëvizjes në Holandë.

Aeroporti i Schipholit në Amsterdam raportoi anullimin e rreth 600 fluturimeve, ndërsa ekipet kanë punuar pa reshtur për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin nga avionët që prisnin të niseshin. Më shumë borë parashikohej për pjesën tjetër të javës. Bilancin më të rëndë të viktimave e shënon sakaq Franca, me pesë të vdekur. Me të ftohtin që i bëri rrugët tepër të rrezikshme, tre persona humbën jetën në aksidente të lidhura me akullin e zi në jugperëndim të vendit, ndërsa një shofer taksie vdiq në spital pasi automjeti i tij doli nga rruga dhe ra në lumë, në rajonin e Parisit.

Në Romë, javë të tëra reshjesh shiu kanë rritur nivelin e lumit Tiber që ka dalë sërish nga shtrati, duke zbehur kremtimet e Papa Leonit XIV. Sheshi i Shën Pjetrit ishte vetëm pjesërisht i mbushur me njerëz të martën, të mbledhur aty me cadra  për të dëgjuar Atinj e Shenjtë teksa jepte bekimin e Epifanisë. Roma është përballur me reshje të vazhdueshme shiu që para Krishtlindjeve cka nxiti kryetarin e bashkisë, Roberto Gualtieri, të nxirrte një urdhër për kufizimin e aksesit publik në parqe dhe zona të tjera në rrezik nga rënia e pemëve dhe përmbytjet. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm edhe në Mbretërinë e Bashkuar; në zonat veriore të saj termometri ka shënuar minus 12.5 gradë Celsius, ndërsa bora ndërpreu udhëtimet hekurudhore, rrugore dhe ajrore dhe mbylli qindra shkolla, shkruan TopChannel.

Shiu dhe bora kanë vazhduar po ashtu të mbjellin kaos në Ballkan; në Serbi, disa komuna perëndimore vendosën masa të jashtëzakonshme për shkak të motit të keq, ndërsa erërat e forta dhe deti i trazuar  goditën vijën bregdetare të Adriatikut në Kroaci dhe Mal të Zi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Evropa në kaos: Stuhi, viktima dhe dëmtime të rënda nga moti i ligë appeared first on Sinjali.

Zyrtare: Shqipëria vazhdon bashkëpunimin me Sylvinhon

7 January 2026 at 16:17

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimësinë e projektit teknik të Kombëtares, duke rinovuar kontratat me përzgjedhësin Sylvinho dhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Junior.

Marrëveshjet e reja do të jenë në fuqi deri në korrik të vitit 2026, me objektivin madhor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve pozitive dhe progresit të dukshëm të skuadrës kombëtare nën drejtimin e stafit aktual, i cili ka ndërtuar ndër vite një filozofi pune të qartë, moderne dhe konkurruese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtare: Shqipëria vazhdon bashkëpunimin me Sylvinhon appeared first on Sinjali.

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut

7 January 2026 at 16:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në disa zona të vendit janë shfaqur vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas policisë, në rrugë të ndryshme janë evidentuar dëmtime infrastrukturore, rrëshqitje dheu si dhe dëmtime në disa ura, çka ka ndikuar në sigurinë e trafikut.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se prania policore në terren është rritur me qëllim të menaxhimit të trafikut dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht shoferëve, që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës dhe dukshmërinë e reduktuar.

“Siguria fillon nga ju. Kur kushtet në rrugë ndryshojnë, kujdesi duhet të rritet”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshjeve të shiut appeared first on Sinjali.

SHBA-ja kap cisternën e dytë të naftës të lidhur me Venezuelën

7 January 2026 at 16:05

Ushtria amerikane thotë se ka sekuestruar në Karaibe një cisternë të dytë nafte të lidhur me Venezuelën.

“SHBA-ja ka sekuestruar një cisternë të dytë nafte, këtë herë në detin e Karaibeve”, thuhet në një njoftim të Komandës Jugore të SHBA-së.

Anija, një “cisternë motorike pa shtetësi dhe e sanksionuar e flotës së errët”, u kap në një operacion para agimit, ka bërë të ditur ushtria.

“Anija e ndaluar, M/T Sophia, po operonte në ujëra ndërkombëtare dhe po kryente aktivitete të paligjshme në Detin e Karaibeve”, ka thënë ushtria amerikane.

“Roja Bregdetare e SHBA-së po shoqëron M/T Sophia në SHBA për asgjësimin përfundimtar”, thuhet më tej në deklaratë. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja kap cisternën e dytë të naftës të lidhur me Venezuelën appeared first on Sinjali.

FSK ndihmon në evakuimin e familjeve në Rahovec pas reshjeve të dendura

7 January 2026 at 16:00

Reshjet e shumta që kanë rënë në Kosovë gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi të mëdha, duke bllokuar rrugë, përmbytur zona të ndryshme dhe duke rritur rrezikun për qytetarët.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të bllokuara brenda shtëpive të tyre.

Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara“, njofton komuna e Rahovecit.

Për t’u siguruar që qytetarët e evakuar të kenë kujdes shëndetësor, stafi i Qendrës për Kujdesin Mjekësor Familjar në Rahovec ka ofruar ndihmën e parë mjekësore, ndërsa ata janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në spital.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FSK ndihmon në evakuimin e familjeve në Rahovec pas reshjeve të dendura appeared first on Sinjali.

Paralajmëron AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja

7 January 2026 at 15:47

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), ka njoftuar mbi situatën aktuale të vërshimeve në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit situata paraqitet dinamike, me raste të lokalizuara në disa komuna si pasojë e reshjeve të shtuara, ndërsa në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

Megjithatë, sipas agjencisë, ekziston mundësi për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja, megjithatë rreziku aktual vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi.

Veprimet në terren

Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në koordinim me Qendrën Operative të Agjencisë, strukturat komunale, janë të angazhuara në:

Koordinimin e mbështetjes qeveritare, në

-intervenime për pompim të ujit,

-sigurim të objekteve të rrezikuara,

-monitorim të pikave kritike.

Numri unik emergjent 112 është funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Siguria e qytetarëve

Nuk raportohet për humbje jete. Dëmet materiale janë të kufizuara dhe janë në proces vlerësimi nga autoritetet lokale.

Apel për qytetarët

AME u bën thirrje qytetarëve që:

-të shmangin zonat e rrezikuara,

-të ndjekin njoftimet zyrtare,

-çdo rast emergjent ta raportojnë në 112.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paralajmëron AME: Ekziston mundësia për përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 80% e votave me postë, ja se cila parti po prin

7 January 2026 at 15:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në po vazhdon të përditësoj të dhënat e votimit me postë, e që deri më tani janë numëruar mbi 80% e tyre.

Në bazë të të dhënave Lëvizja Vetëvendosje po prin me 73.37% apo me 25 mijë e 424 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.07% apo 3 mijë e 490 vota.

E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 8.79% apo 3 mijë e 47 vota, gjersa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 3.95% apo 1 mijë e 368 vota.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 80% e votave me postë, ja se cila parti po prin appeared first on Sinjali.

Kultivoi 2 mijë bimë narkotike, policia arreston 48-vjeçarin në Tiranë

7 January 2026 at 15:15

Policia e Shqipërisë ka arrestuar shtetasin K. K., 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike.

“Në vitin 2023, kultivoi në një ambient të mbyllur (magazinë), në fshatin Marikaj, rreth 2000 bimë dhe fidanë narkotikë, kapet 48-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te puna informative, për përcaktimin e vendndodhjes së shtetasve në kërkim dhe për kapjen e tyre, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 finalizuan operacionin “Lokacioni”, gjatë të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 48 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Thuhet se për këto veprime penale, ai do të vuajë një dënim prej 2 vjetësh, 2 muajsh dhe 17 ditësh burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Në vitin 2023, në fshatin Marikaj, në një ambient të mbyllur (magazinë), ai kultivoi 1035 bimë narkotike, në vazo, dhe 907 fidanë narkotikë, në kubikë, duke shfrytëzuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, njofton tutje policia shqiptare.

Materialet për këtë rast janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kultivoi 2 mijë bimë narkotike, policia arreston 48-vjeçarin në Tiranë appeared first on Sinjali.

Forcat amerikane kapin pranë Islandës cisternën e naftës me flamur rus

7 January 2026 at 14:56

Një cisternë nafte me flamur rus, e lidhur me Venezuelën, është kapur pranë Islandës të mërkurën, raportojnë mediat amerikane.

NBC News raporton se cisterna është siguruar nga forcat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë të përfshirë në operacion.

Transmetuesi raporton se “Departamenti i Sigurisë Kombëtare drejtoi operacionin me mbështetjen ushtarake amerikane” dhe “zyrtarët e zbatimit të ligjit amerikanë janë aktualisht në bord”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Forcat amerikane kapin pranë Islandës cisternën e naftës me flamur rus appeared first on Sinjali.

Aktakuza për sulmin në Ibër-Lepenc: Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit

7 January 2026 at 14:53

Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, Arbnora Luta, zëdhënëse e PSRK-së.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, ka thënë ajo.

Vëllezërit Viqentijeviq, të akuzuar për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, në seancën e parë të mbajtur më 24 dhjetor kishin kërkuar përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aktakuza për sulmin në Ibër-Lepenc: Refuzohet kërkesa për përjashtimin e prokurorit appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit, pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova

7 January 2026 at 14:52

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, e që aktualisht po presin deri në 30 minuta në pikën e kalimit të Merdarës.

Ndërkohë, pritjet në Dheu i Bardhë vazhdojnë të jenë më të shkurtra, deri në 15 minuta.

Gjersa sa i përket pritjeve për hyrje në Kosovë, pritjet janë nga 1 deri në 5 minuta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit, pritje deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova appeared first on Sinjali.

❌
❌