Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Sinjali

Trump njofton se qytetet dhe shtetet strehë do të humbasin fondet federale më 1 shkurt

13 January 2026 at 23:56

Presidenti Trump tha të martën se po përgatitet të ndalojë financimin federal për qytetet dhe shtetet “sanctuary” më 1 shkurt – duke kërcënuar të tërheqë miliarda dollarë të ardhura si reagim ndaj ligjeve që ndalojnë bashkëpunimin me agjentët e imigracionit.

“Duke filluar nga 1 shkurti, nuk do të bëjmë asnjë pagesë për qytetet ose shtetet ‘sanctuary’, sepse ato bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelët në kurriz të qytetarëve amerikanë,” tha Trump gjatë një fjalimi në Detroit, raporton NYP, transmeton Sinjali.

“Kjo gjeneron mashtrime, krim dhe të gjitha problemet e tjera që vijnë prej tyre. Prandaj, nuk do të bëjmë asnjë pagesë për askënd që mbështet qytetet ‘sanctuary’.”

Një listë e publikuar në gusht nga Departamenti i Drejtësisë identifikon 12 shtete — përfshirë Kaliforninë, Illinois dhe New York — dhe pesë nga 10 qytetet më të mëdha të vendit, siç është New York, si juridiksione “sanctuary”.

“Do ta shihni. Do të jetë domethënëse,” shtoi më vonë Trump për gazetarët kur u pyet për këto prerje fondesh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump njofton se qytetet dhe shtetet strehë do të humbasin fondet federale më 1 shkurt appeared first on Sinjali.

Goditje për Zelenskyn, Kuvendi i Ukrainës s’ia miraton të propozuarin për ministër të Energjisë

13 January 2026 at 23:47

Deputetët ukrainas të martën nuk e miratuan emërimin e ministrit në largim të Mbrojtjes, Denys Shmyhal, për ministër të Energjisë, një qortim i befasishëm në kohë lufte për presidentin Volodymyr Zelensky, kur ai po përpiqet që të riformatojë sektorë kyçë në një moment kritik të konfliktit.

Shmyhal, i cili kishte shërbyer si kryeministër për pesë vjet para se të emërohej ministër i Mbrojtjes vitin e kaluar, ishte përzgjedhur nga Zelensky për ta drejtuar sektorin e energjisë që është goditur nga akuzat për korrupsion dhe sulmet ruse ndaj infrastrukturës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri i mëparshëm i Energjisë ishte shkarkuar në fundin e vitit të kaluar pas shpërthimit të një skandali të korrupsionit, ku gjithashtu përfshihej paraardhësja e tij.

Kjo pozitë ka mbetur boshe për gati dy muaj, përderisa Moska e përshkallëzoi fushatën e sulmeve ajrore masive ndaj sektorit të enerjgisë, duke lënë miliona njerëz pa rrymë dhe ngrohje në temperatura të ulëta.

Emërimi i Shmyhalit nuk i mori 226 votat e nevojshme të deputetëve, por vetëm 210. Tri partitë opozitare abstenuan.

Më shumë se 20 deputetë të partisë së Zelenskyt nuk votuan. “Kjo është një shenjë se ai po e humb kontrollin mbi Kuvendin” – tha analisti politik, Volodymyr Fesenko, duke iu referuar Zelenskyt.

Ai shtoi se mospajtimet brenda partisë së presidentit nuk janë të reja, por udhëheqësit në të kaluarën ia kishin dalë që t’i grumbullonin votat e nevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Goditje për Zelenskyn, Kuvendi i Ukrainës s’ia miraton të propozuarin për ministër të Energjisë appeared first on Sinjali.

Emisari i Trump u takua fshehurazi me princin e kurorës në mërgim të Iranit

13 January 2026 at 23:32

Kryenegociatori i Donald Trump, Steve Witkoff thuhet se fundjavën e kaluar pati një takim sekret me ish-princin e kurorës së Iranit në mërgim, Reza Pahlavi.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha Axios se takimi u përqendrua në protestat e përgjakshme që kanë shpërthyer në Iran prej dy javësh, në të cilat vlerësohet se më shumë se 1,850 protestues janë vrarë nga regjimi.

Kjo ngjarje shënon takimin e parë të nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave. Djali i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, nuk i fsheh qëllimet e tij për t’u kthyer në Iran, ndërsa nuk mungojnë deklaratat e tij në rrjetet amerikane me mesazhe drejtuar Donald Trump.

“Z. President, ju tashmë keni krijuar një trashëgimi si njeri i paqes. Fjalët tuaja të solidaritetit u kanë dhënë iranianëve forcën për të luftuar për liri. Dhe ndërsa Khamenei dhe banditët e tij bëjnë thirrje për ‘Vdekje Amerikës’, populli iranian po riemërton rrugët sipas jush”, tha ai.

Pahlavi u bën thirrje nëpunësve civilë dhe forcave të sigurisë të qëndrojnë pranë protestuesve, ndërsa thekson se liria e Iranit është afër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Emisari i Trump u takua fshehurazi me princin e kurorës në mërgim të Iranit appeared first on Sinjali.

OKB thotë se viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga 2022-ta

13 January 2026 at 23:18

Sipas Kombeve të Bashkuara, viti që shkoi ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga viti 2022.

Të paktën 2.514 civilë u vranë nga dhuna e ndërlidhur me luftën vitin e kaluar, tha Misioni Vëzhgues për të Drejtat e Njeriut, në krahasim me 2.088 në vitin 2024 dhe 1.974 më 2023. Edhe numri i civilëve të lënduar u rrit dukshëm secilin vit, raporton televizioni BBC.

Nga sulmi më vdekjeprurës në vitin 2025 u vranë të paktën 38 civilë në qytetin Ternopil në nëntor, sipas këtij misioni. Në mesin e viktimave ishin tetë fëmijë.

Të martën, presidenti Volodymyr Zelensky tha se nga sulmet ruse gjatë natës ishin vrarë katër njerëz në Kharkiv dhe disa qindra mijëra amvisëri kishin mbetur pa furnizim me rrymë përreth kryeqytetit Kiev, në mot të ftohtë dimëror.

Sipas misionit të OKB-së, numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë dhe të lënduar më 2025 paraqet rritje prej 31 për qind në krahasim me vitin 2024 dhe 70 për qind më shumë se më 2023.

Më parë, ky mision kishte thënë se të paktën 8.006 civilë ishin vrarë e 13.287 ishin lënduar në 12 muajt e parë të luftës, ndërsa në nëntorin e vitit të kaluar raportoi për më shumë se 14.534 civilë të vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Shefja e misionit të OKB-së, Danielle Bell, tha se numrat për vitin 2025 përfaqësojnë “një përkeqësim të shënuar në mbrojtjen e civilëve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OKB thotë se viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që nga 2022-ta appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i 914 vendvotimeve vonon certifikimin e rezultatit zgjedhor

13 January 2026 at 23:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishte në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Megjithatë, vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 914 vendvotimeve ka shtyrë këtë proces, duke ndikuar në rrjedhën e afatit ligjor për formimin e institucioneve të reja. Vendimi për rinumërim përfshin të gjitha komunat e Kosovës.

Në 10 komuna do të rinumërohen 100% e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Në 28 komuna të tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Rinumërimi nisi të martën pasdite. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi pritet të zgjasë 12 deri në 14 ditë.

Pse po rinumërohen votat?

Sipas kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, vendimi për rinumërim u mor pas analizimit të trendit të mospërputhjeve gjatë vlerësimit fillestar të rezultateve.

“Fillimisht është bërë vlerësimi i 2 për qind të të gjitha vendvotimeve në nivel vendi, ku janë evidentuar dallime të theksuara në disa komuna krahasuar me të tjerat. Në komunat ku trendi i mospërputhjeve ka qenë shumë më i madh, kemi vendosur të shkojmë me rinumërim 100 për qind të votave”, tha Radoniqi.

Sipas tij, në komunat ku mospërputhjet kanë qenë më të ulëta, ato janë konsideruar si gabime të mundshme njerëzore, dhe për këtë arsye është vendosur të rritet përqindja e rinumërimit nga 2 në 10 për qind për verifikim shtesë.

Kryetari i KQZ-së theksoi se këto masa synojnë të garantojnë integritetin e procesit zgjedhor, saktësinë e rezultateve dhe të rrisin besimin e qytetarëve në numërimin e votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i 914 vendvotimeve vonon certifikimin e rezultatit zgjedhor appeared first on Sinjali.

E rëndë në Alpet austriake: Orteku i merr jetën një 13-vjeçari

13 January 2026 at 22:59

Një djalë 13-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një ortek në vendpushimin e skive Sportgastein në Alpet austriake. Viktima, shtetas çek, po bënte ski së bashku me një fëmijë tjetër kur u mor nga bora.

Ky nuk është rasti i vetëm në zonë, pasi disa kilometra më në lindje, në Untertauern të Austrisë qendrore, një skiatore dhe partneri i saj u përfshinë gjithashtu nga një ortek. Burri arriti të shpëtonte dhe të nxirrte gruan, e cila pësoi vetëm lëndime të lehta.

Gjatë të dielës pasdite, disa ortekë u regjistruan në rajonin Virberg pranë Tirolit, ku një skiator 58-vjeçar humbi jetën dhe të tjerë pësuan lëndime të ndryshme.

Ndërsa gjatë fundjavës, në Alpet Franceze, orteqet shkaktuan vdekjen e gjashtë skiatorëve të tjerë, duke e bërë situatën në Alpe të rrezikshme për sportet dimërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë në Alpet austriake: Orteku i merr jetën një 13-vjeçari appeared first on Sinjali.

Mbi 200 milionë euro deficit vetëm nga tregtia e rrymës në vitin 2025

13 January 2026 at 22:52

Kosova ka shpenzuar plot 259 milionë euro për blerje (import) të energjisë elektrike.

Kjo e rendit rrymën si produktin e tretë më të importuar në vend gjatë vitit 2025, pas veturave (651 milionë euri) dhe derivateve (560 milionë euro), sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës.

Në anën tjetër, shitja (eksporti) e energjisë elektrike kapi vlerën e 55 milionë eurove. Kjo diferencë tregon se Kosova ka importuar rreth 4.7 herë më shumë energji sesa ka arritur të eksportojë, duke krijuar një deficit tregtar prej rreth 204 milionë eurosh vetëm në këtë sektor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 200 milionë euro deficit vetëm nga tregtia e rrymës në vitin 2025 appeared first on Sinjali.

Ura në Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë mbyllet përkohësisht pas dëmeve nga vërshimet

13 January 2026 at 22:45

Rruga Drenas–Shtrubullovë–Krajkovë është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit, ka njoftuar Komuna e Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ura në afërsi të varrezave të Drenasit ka pësuar dëmtime serioze dhe paraqet rrezik për qarkullim.

“Për arsye sigurie, qarkullimi mbi urë ndalohet përkohësisht deri në një njoftim të radhës,” thuhet më tej.

Komuna ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal.

Njësitet e Policisë dhe të Zjarrfikësve janë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ura në Drenas-Shtrubullovë-Krajkovë mbyllet përkohësisht pas dëmeve nga vërshimet appeared first on Sinjali.

Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

13 January 2026 at 22:26

Klubi i futbollit FC Prishtina ka njoftuar me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të saj, Agim Zymi, një nga emrat e shquar të gjeneratës së viteve të 70-ta. Ai ka ndërruar jetë në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Agim Zymit, ish-futbollistit tonë dhe njërit prej emrave të shquar të gjeneratës së FC Prishtinës në vitet e 70-ta, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. Agim Zymi ishte pjesë e rëndësishme e historisë së klubit tonë, duke u dalluar me fanellën bardhekaltër në kohën kur FC Prishtina garonte në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë. Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive. FC Prishtina i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymi, miqve, bashkëlojtarëve dhe gjithë komunitetit sportiv. Kujtimi për Agim Zymin do të jetojë përherë në historinë e klubit tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në Telegramin e klubit kryeqytetas. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi appeared first on Sinjali.

Tre yje të Realit s’i thanë lamtumirë Xabi Alonson

13 January 2026 at 22:11

Largimi i papritur i Xabi Alonsos nga Real Madridi ka surprizuar lojtarët, të cilët e mësuan lajmin nga njoftimi zyrtar i klubit dhe jo nga komunikimi i brendshëm.

Kylian Mbappé ishte i pari që reagoi, duke i dhënë lamtumirën publikisht trajnerit:

“Ishte e shkurtër, por ishte kënaqësi të luaja për ty dhe të mësoja prej teje. Faleminderit që më dhe besim që nga dita e parë. Do të të kujtoj si një trajner me ide të qarta dhe një kuptim të thellë të futbollit. Fat të mbarë në kapitullin tënd të ri,” shkroi francezi në Instagram.

Gjatë gjithë pasdites së hënës, mesazhe mbështetëse kanë vërshuar nga lojtarët e tjerë të ekipit. Vinícius Júnior, Trent Alexander-Arnold dhe Mastantuono janë të vetmit që nuk kanë publikuar mesazhe deri tani.

Endrick, i huazuar te Olympique Lyonnais, nuk ishte më nën komandën e tij, ndërsa Jude Bellingham ishte i fundit që shprehu respekt për trajnerin.

Largimi i Alonsos reflekton sfidat e brendshme që ai ka pasur me lojtarët dhe klubin, por mbështetja e lojtarëve të tij të afërt tregon lidhjen e fortë që krijoi gjatë kohës së tij te Real Madridi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tre yje të Realit s’i thanë lamtumirë Xabi Alonson appeared first on Sinjali.

Yesterday — 13 January 2026Sinjali

Dalin pamjet e arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit

13 January 2026 at 21:54

Pamje nga momenti i arratisjes së Altin Ndocit janë publikuar teksa vrapon me shpejtësi.

Siç shihet, Ndoci largohet në këmbë mes makinave të parkuara në ambientet e spitalit Infektiv të Durrësit.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin për disa çaste momentin e arratisjes. Ai largohet nga fushëpamja e kamerave me shpejtësi pa lënë gjurmë.

I paraburgosuri, Altin Ndocit u arratis këtë të martë nga ambientet nga spitali Infektiv i Durrësit. Ndoci i shoqëruar me dy efektivë të policisë së burgut u paraqitën në spital për të kryer kontrolle dhe ekzaminime ndaj të paraburgosurit.

Ndoci gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës së laboratorit. Mësohet se gjithashtu është qëlluar me armë gjatë momentit të arratisjes së tij.

Ende nuk është identifikuar nëse të shtënat kanë qenë prej policisë se burgut apo personave te cilët po prisnin te arratisurin. Pas arratisjes, Ndoci ka shkuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet ndërsa po zhvillohen kontrolle dhe postoblloqe në akset kryesore që lidhin Durrësin dhe Tiranën si edhe me qytetet e tjera.

Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dalin pamjet e arratisjes spektakolare të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit appeared first on Sinjali.

Bashkimi Evropian paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit, shkak shtypja e protestave

13 January 2026 at 21:43

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendosjen e shpejtë të sanksioneve të reja ndaj autoriteteve përgjegjëse për “shtypjen” e protestave antiqeveritare në Iran, ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Von der Leyen e ka cilësuar si tronditës numrin e viktimave gjatë protestave në Iran dhe ka dënuar “përdorimin e tepruar të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të të drejtave të qytetarëve atje”.

Ajo ka theksuar se në koordinim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, “do të propozohet me shpejtësi vendosja e sanksioneve të tjera ndaj atyre që janë përgjegjës për represionin”.

Ne qëndrojmë përkrah popullit të Iranit, i cili po marshon me guxim për lirinë e tij”, ka shtuar Von der Leyen.

The rising number of casualties in Iran is horrifying. I unequivocally condemn the excessive use of force and continued restriction of freedom.

The European Union has already listed the Islamic Revolutionary Guard Corps in its entirety under its human rights sanctions regime.…

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 13, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkimi Evropian paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit, shkak shtypja e protestave appeared first on Sinjali.

Protestat masive në Iran, arrestohen 279 persona të lidhur me SHBA-në ose Izraelin

13 January 2026 at 21:36

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se kanë arrestuar 279 persona, të cilët dyshohet se janë të lidhur me “organizata trazirash” që, sipas tyre, kanë lidhje me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Shefi i policisë së sigurisë publike, Faraja, ka bërë të ditur se në kuadër të operacioneve të sigurisë janë arrestuar 279 persona, të cilët autoritetet i cilësojnë si banditë dhe shkaktarë të trazirave. Lajmi është raportuar nga transmetuesi shtetëror IRIB përmes kanalit të tij në Telegram.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar vazhdimisht SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend, ndërsa protestuesit i kanë quajtur “vandalë”.

Sipas autoriteteve, protestat kanë përfshirë rreth 180 qytete dhe qyteza në 31 provinca të Iranit dhe janë nxitur nga zemërimi qytetar për rënien e monedhës iraniane dhe rritjen e kostos së jetesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat masive në Iran, arrestohen 279 persona të lidhur me SHBA-në ose Izraelin appeared first on Sinjali.

Shefi i EULEX-it takon admiralin amerikan, në fokus bashkëpunimi i sigurisë në Kosovë

13 January 2026 at 21:29

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli – JFCNP, Admiralin e Marinës së SHBA-së, George M. Wikoff.

Në këtë takim, Barbano pati kënaqësinë t’i priste së bashku me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Diskutimet u fokusuan mbi bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm mes EULEX-it dhe KFOR-it në terren, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shefi i EULEX-it takon admiralin amerikan, në fokus bashkëpunimi i sigurisë në Kosovë appeared first on Sinjali.

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

13 January 2026 at 21:15

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur.

Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar.

Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar se afati për aplikim është zgjatur deri më 14 janar.

“Ftohen qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët janë prekur nga vërshimet, që të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve edhe nesër, më 14 janar 2026, deri në orën 16:00, në administratën komunale të Rahovecit, në sportelët nr. 6, 7 dhe 8”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Po ashtu, Komuna ka sqaruar se sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit për regjistrimin e dëmeve të shkaktuara në ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit appeared first on Sinjali.

KQZ nxjerr rezultatet e para nga rinumërimi i votave

13 January 2026 at 21:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesimin e rezultateve nga rinumërimi i disa vendvotimeve.

Rezultatet e para të publikuara janë nga rinumërimi i dy vendvotimeve në komunën e Deçanit dhe një vendvotimi në komunën e Gjakovës.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, nga numërimi i deritashëm po prin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 51.19 për qind, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 31.88 për qind. Pas tyre renditen Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.11 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës me 4.63 për qind.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se në gjithsej 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve, ndërsa në 28 komuna të tjera do të rinumërohen vetëm 10 për qind e tyre.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i gjithë procesi i rinumërimit pritet të zgjasë rreth dy javë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ nxjerr rezultatet e para nga rinumërimi i votave appeared first on Sinjali.

Trump thotë se SHBA-ja po merr miliona fuçi nafte nga Venezuela: Vlera mbi 5 miliardë dollarë në ditë

13 January 2026 at 20:47

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi së fundmi se Shtetet e Bashkuara po marrin “miliona e miliona fuçi nafte”, duke vënë në dukje se importet e naftës kanë arritur nivelin e 50 milionë fuçive në ditë, me një vlerë tregu që kap mbi 5 miliardë dollarë vetëm për një ditë të vetme.

“Anijet më të mëdha në botë mund të transportojnë rreth një milion fuçi,” tha lideri amerikan.

“Por ne kemi 50 milionë fuçi. Mendoni vetëm për këtë sasi,” shtoi ai.

Sipas ekspertëve, këto shifra tregojnë shkallën e jashtëzakonshme të operacioneve tregtare të SHBA-së dhe ndikimin e tyre në furnizimin global me naftë.

Lëvizja vjen në një kohë kur çmimet e energjisë dhe stabiliteti i tregjeve janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga investitorët dhe qeveritë e ndryshme.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë investime 100 miliardë dollarëshe në industrinë e Venezuelës pas kapjes së presidentit të vendit, Nicolas Maduro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se SHBA-ja po merr miliona fuçi nafte nga Venezuela: Vlera mbi 5 miliardë dollarë në ditë appeared first on Sinjali.

Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash

13 January 2026 at 20:37

Pothuajse të gjitha 90,000 biletat për Eurovision-in e këtij viti në Vienë u shiten brenda disa minutash, njoftuan organizatorët të martën.

Biletat për finalen e madhe u shiten brenda vetëm 14 minutash, ndërsa ato për të gjitha ngjarjet e tjera u shiten brenda një ore, tha Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU).

Janë planifikuar gjithsej nëntë ngjarje gjatë një jave, përfshirë edhe dy prova të përgjithshme para çdo transmetimi live. Çdo biletë e mbetur – për shembull, në rast se delegacionet e vendeve të caktuara nuk përdorin të gjitha biletat e tyre – do të vihet në shitje më vonë, sqaroi EBU.

“Reagimi ka qenë fenomenal,” tha drejtori i garës, Martin Green, në një deklaratë. “Të shohësh se çdo performancë u shiti kaq shpejt është një kujtesë e fuqishme për atë që përfaqëson Eurovision-i: gëzim, bashkëpunim dhe përvojë të përbashkët në një kohë kur kjo duket më e rëndësishme se kurrë.”

Ediçioni i 70-të i Eurovision-it ka qenë për muaj të tërë nën hijen e debatit për pjesëmarrjen e Izraelit, për shkak të fushatës së tij ushtarake dyvjeçare në Rripin e Gazës.

Shpallja e bojkotit u bë nga Spanja, Irlanda, Islanda, Holanda dhe Sllovenia, të cilat nuk do të marrin pjesë në shenjë proteste.

Në total do të marrin pjesë 35 vende. Në dy gjysmëfinale garojnë nga 15 vende secila, ndërsa orari i tyre u konfirmua të hënën. Mbrëmja e parë gjysmëfinale do të zhvillohet më 12 maj, ku për vend në finale do të konkurrojnë, ndër të tjera, këngët e Izraelit, Greqisë, Belgjikës, Suedisë dhe Kroacisë.

Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi nikoçir kualifikohen automatikisht për finalen më 16 maj dhe nuk kanë nevojë të marrin pjesë në gjysmëfinale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash appeared first on Sinjali.

SHBA shpall organizata terroriste degë të Vëllazërisë Myslimane në Liban, Egjipt dhe Jordani

13 January 2026 at 20:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të klasifikojnë degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si grupe terroriste.

Në një deklaratë zyrtare, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi: “Sot, ne po shpallim degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si grupe terroriste. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara do të eliminojnë kapacitetet dhe veprimtaritë e degëve të Vëllazërisë Myslimane që kërcënojnë qytetarët amerikanë dhe sigurinë tonë kombëtare.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA shpall organizata terroriste degë të Vëllazërisë Myslimane në Liban, Egjipt dhe Jordani appeared first on Sinjali.

Reshjet e dendura dhe temperatura të ulëta shtyjnë ndeshjen Hamburg–Leverkusen

13 January 2026 at 20:05

Ndeshja e Bundesligës mes Hamburg SV dhe Bayer Leverkusen, e parashikuar të zhvillohej të martën, është shtyrë për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Klubi i Leverkusenit ka njoftuar se reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar rrezik për sigurinë në stadiumin “Volksparkstadion”, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes. Po ashtu, gjatë fundjavës janë shtyrë edhe dy ndeshje të tjera të Bundesligës për arsye të ngjashme.

Data e re e zhvillimit të kësaj ndeshjeje pritet të konfirmohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Leverkuseni, që aktualisht renditet në vendin e katërt, do të përballet me Hoffenheimin të shtunën, ndërsa Hamburgu do të presë Borussia Mönchengladbach.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet e dendura dhe temperatura të ulëta shtyjnë ndeshjen Hamburg–Leverkusen appeared first on Sinjali.

❌
❌