Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Sinjali

BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet

4 February 2026 at 23:51

Vendet e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për një hua prej 90 miliardë eurosh për të mbuluar nevojat financiare dhe ushtarake të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027.

Brukseli planifikon të bëjë pagesën e parë në fillim të prillit për të siguruar vazhdimësinë e ndihmës së huaj për Kievin, shkruan Euronews.

Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për tekstet ligjore të mërkurën pasdite, pasi Qiproja, që kryeson Këshillin, prezantoi një version të ri të propozimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


/GazetaSinjali/

The post BE-ja i miratoi Ukrainës një hua prej 90 miliardë eurosh për mbrojtje dhe buxhet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ia mori kartelën bankare me arsyetimin se do t’i paguante kredinë – 600 euro zhduken nga llogaria

4 February 2026 at 23:30

Një rast mashtrimi është ka ndodhur në Leposaviq, ku një qytetar ka denoncuar se është dëmtuar financiarisht nga një person që e konsideronte mik.

Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur më 3 shkurt 2026, ndërsa viktima është paraqitur në polici më 4 shkurt rreth orës 17:00 në polici.

Ankuesi, M. J ka deklaruar se i dyshuari Dragoljub Stankoviq i kishte kërkuar kartelën bankare, me arsyetimin se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor ndaj bankës. Mirëpo, sipas viktimës, i dyshuari kishte tërhequr nga llogaria e tij shumën prej 600 euro, pa dijeninë dhe pa autorizimin e tij, ndërsa pagesa e kredisë nuk ishte realizuar fare.

Pas denoncimit, rasti është konsultuar me Prokurorin kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mashtrim”.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa pas procedurave fillestare është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ia mori kartelën bankare me arsyetimin se do t’i paguante kredinë – 600 euro zhduken nga llogaria appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Thyen dritaren e shtëpisë dhe futet brenda për t’u ngrohur – arrestohet 49-vjeçari në Shtime

4 February 2026 at 23:28

Një rast i dëmtimit të pronës është raportuar pasditen e së martës në rrugën “Isa Boletini” në Shtime, ku një person ka depërtuar në një shtëpi private pasi kishte thyer dritaren.

Sipas informatave, më 4 shkurt 2026 rreth orës 18:00, Policia ka pranuar njoftim për një incident në shtëpinë e S. Bungut, i cili jeton me familjen jashtë vendit, në Gjermani.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se i dyshuari Halit Hoxha kishte thyer një dritare të objektit dhe kishte hyrë brenda, me qëllim që të qëndronte aty gjatë natës për shkak të të ftohtit.

I dyshuari, i njohur për Policinë edhe nga raste të mëhershme, është shoqëruar në stacion, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Pas intervistimit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.

Rasti është dorëzuar për hetime të mëtutjeshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Thyen dritaren e shtëpisë dhe futet brenda për t’u ngrohur – arrestohet 49-vjeçari në Shtime appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen e rëndë në Gjilan – viktima po trajtohet në QKUK

4 February 2026 at 23:23

Dy persona kanë përfunduar në pranga lidhur me rastin e rëndë të tentim-vrasjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan, pranë pikës së karburantit “HIB Petrol”, ku u raportua për shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në lëvizje.

Burime e Sinjalit konfirmojnë se të arrestuarit janë: Fatmir Azemi dhe Burim Xhemshiti.

Të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa ndaj tyre pritet të ndërmerren masa të mëtejme procedurale.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, i plagosur rëndë ka mbetur Arsim Krasniqi, rreth 40 vjeç, i cili fillimisht është dërguar në Emergjencën e Gjilanit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të specializuar. Sipas burimeve mjekësore, gjendja e tij aktualisht është stabile.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë xhamash të thyer, ndërsa Policia kishte aktivizuar menjëherë “unazën e çeliktë” për lokalizimin e të dyshuarve.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy të arrestuarit për tentim vrasjen e rëndë në Gjilan – viktima po trajtohet në QKUK appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Sigurohen edhe tre të dyshuar në Gjonaj të Prizrenit – dy përfundojnë në ndalim për armëmbajtje dhe përdorim mjeti të rrezikshëm

4 February 2026 at 23:14

Policia ka arritur të sigurojë edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin e mbajtjes së paautorizuar të armëve dhe përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, që kishte ndodhur më 29 janar 2026 në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se, pas një pune intensive operativ-hetimore, sot më 04.02.2026 janë lokalizuar dhe shoqëruar në stacion edhe tre të dyshuarit e mbetur, përveç Haris Brahajt, i cili ishte ndaluar që më herët, më 29.01.2026.

Të dyshuarit janë: Haris Brahaj, Meriton Jahaj, Ardit Cikaj si dhe një i mitur S.T.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë Meriton Jahaj dhe Ardit Cikaj, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë veprime të tjera hetimore në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sigurohen edhe tre të dyshuar në Gjonaj të Prizrenit – dy përfundojnë në ndalim për armëmbajtje dhe përdorim mjeti të rrezikshëm appeared first on Sinjali.

Kusari: Osmani e ka të humbur betejën me gazetarin gjerman, do ta dëmtonte reputacionin e Kosovës

4 February 2026 at 23:07

Flutura Kusari, ka vlerësuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta dëmtonte seriozisht Institucionin e Presidentes dhe vetë Kosovën nëse do të vendoste të padiste gazetarin gjerman Michael Martens ose median ku ai shkruan, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Në një reagim publik, Kusari ka bërë të ditur se e ka lexuar të plotë analizën e Martens dhe se, sipas njohurive të saj profesionale mbi mbrojtjen e reputacionit, shkrimi është i rregullt nga pikëpamja ligjore. Ajo thekson se analiza trajton një çështje me interes publik – mënyrën e zhvillimit të fushatës presidenciale – e cila, sipas praktikës gjyqësore, gëzon mbrojtje të lartë.

Sipas Kusarit, shkrimi përmban opinione, vlerësime dhe analiza të bazuara në njohuritë e autorit për Kosovën dhe në burime konfidenciale. “Opinionet nuk i nënshtrohen kriterit të verifikimit dhe për këtë arsye gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore”, ka theksuar ajo.

Kusari sqaron se i vetmi fakt i ri i përmendur në analizë është pretendimi se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka siguruar Osmanit një ulëse në Bordin e Paqes – fakt që, sipas saj, nuk është kontestuar nga Presidentja. Ajo shton se faktet i nënshtrohen verifikimit dhe, nëse ky pretendim nuk është i saktë, atëherë kjo duhet të ngrihet si çështje konkrete.

Duke folur për standardet e lirisë së shprehjes, Kusari thekson se Presidentja mban pozitën më të lartë shtetërore dhe, si e tillë, veprimet e saj politike janë subjekt i kritikës publike, edhe kur ajo është e ashpër apo e pakëndshme. “Liria e shprehjes dhe e medias ua mundëson gazetarëve të kritikojnë dhe të kërkojnë llogari”, ka shkruar ajo.

Si shqetësuese, Kusari e cilëson përmendjen e ligjit penal nga Zyra e Presidentes si formë kërcënimi ndaj gazetarit gjerman, ndonëse shpifja në Gjermani ndiqet sipas ligjit civil. Ajo kritikon gjithashtu përdorimin e termit “dezinformatë” për një shkrim të botuar nga një gazetë prestigjioze si FAZ.

Në fund, Kusari vlerëson se një padi e tillë, qoftë para gjykatave gjermane apo në çdo gjykatë ku sundon ligji, nuk ka asnjë shans për t’u fituar. Sipas saj, pasoja e vetme do të ishte krijimi i një reputacioni negativ për institucionet e Kosovës, si përdoruese të padive të pabaza dhe abuzive kundër gazetarëve dhe mediave ndërkombëtare. “Ky lloj reputacioni nuk na duhet”, përfundon ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kusari: Osmani e ka të humbur betejën me gazetarin gjerman, do ta dëmtonte reputacionin e Kosovës appeared first on Sinjali.

Guterres: Situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat për naftë nuk plotësohen

4 February 2026 at 22:46

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se është thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare në Kubë.

Zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric u shpreh situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat e vendit për naftë nuk plotësohen.

Pasi ndaloi dërgesat e naftës nga Venezuela në Kubë pas arrestimit të Nicolas Maduros në fillim të janarit, Donald Trump javën e kaluar lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv që u lejon Shteteve të Bashkuara të vendosin tarifa për vendet që shesin naftë në Havanë.

Të hënën, Trump gjithashtu deklaroi se Meksika, e cila ka furnizuar me naftë ishullin që nga viti 2023, do të ndalojë së vepruari kështu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guterres: Situata në Kubë do të përkeqësohet nëse nevojat për naftë nuk plotësohen appeared first on Sinjali.

Zelensky: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë me Rusinë

4 February 2026 at 22:36

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar në një intervistë se rreth 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës që nga fillimi i luftës me Rusinë.

“Numri zyrtar i ushtarëve të vrarë në fushën e betejës – qoftë profesionistë apo të rekrutuar – është 55,000”, tha Zelensky.

Ai shtoi gjithashtu se, përveç viktimave të konfirmuara, një “numër i madh njerëzish” konsiderohen zyrtarisht të zhdukur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë me Rusinë appeared first on Sinjali.

Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale

4 February 2026 at 22:30

Teksa rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP po ndiqet nga një numër i madh shikuesish, një detaj interesant ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jashtë dinamikave të lojës.

Shumë ndjekës kanë filluar të pyesin veten nëse fytyra e tij u duket e njohur edhe nga një tjetër kontekst, përtej videoklipeve të West Side Family – dhe duket se nuk janë të vetmit që e kanë bërë këtë vëzhgim.

Së fundmi, në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka qarkulluar një kolazh që vë përballë Mirit dhe hoxhën e njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi. Krahasimi ka marrë menjëherë vëmendje, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Edhe pse vijnë nga fusha krejtësisht të ndryshme, shumë komentues kanë vënë në dukje ngjashmërinë fizike mes tyre në disa plane. Nga tiparet e fytyrës e deri te mimika në fotografi të caktuara, ndjekësit kanë nisur të diskutojnë me habi, ku disa shprehen se nuk e kishin vënë re më herët këtë ngjashmëri, ndërsa të tjerë e kanë marrë situatën me humor dhe sportivitet.

Ky “binjakëzim” i papritur ka sjellë një valë komentesh argëtuese në rrjet, duke e kthyer krahasimin në një temë diskutimi mes fansave të formatit.

Ndërkohë që Miri vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, kjo ngjashmëri e vënë re nga publiku është shndërruar në një detaj interesant të bisedave online, duke dëshmuar edhe një herë se çdo detaj i banorëve analizohet dhe komentohet me kujdes nga ndjekësit e spektaklit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngjashmëria e Mirit të BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bëhet viral në rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

Yesterday — 4 February 2026Sinjali

Raportohet se Këshilltari i Macron që vizitonte Kosovën ka shkuar për bisedime në Moskë – Reuters sjell detaje

4 February 2026 at 21:56

Këshilltari më i lartë i Presidentit Francez Emmanuel Macron ishte në Moskë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë rusë, tha për Reuters një burim që ishte në dijeni të takimit dhe dy burime diplomatike.

Emmanuel Bonne, e ka vizituar disa herë Kosovën në kuadër të misionit francez për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ishte koautor i planit franko-gjerman.

Por, i njëjti është autorizuar për bisedime në Moskë, sipas burimeve të Reuters për çështje që lidhen me Ukrainën.

Burimi i parë tha se Emmanuel Bonne, i cili ka qenë në krye të celulës diplomatike të Macron që nga viti 2019, ishte takuar me zyrtarë në Kremlin.

Presidenca franceze as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi bisedimet, por tha: “Siç tha Presidenti gjatë vizitës së tij dje në derë, ekzistojnë diskutime në një nivel teknik me transparencë të plotë dhe në konsultim me Presidentin Zelenskiy dhe me kolegët kryesorë evropianë”.

Dy burimet diplomatike thanë se aleatët ishin njoftuar për iniciativën dhe se Bonne kishte zhvilluar bisedime me Yuri Ushakov, një ndihmës i lartë i Presidentit rus Vladimir Putin.

Macron tha në dhjetor se evropianët do të duhej të riangazhoheshin në bisedime të drejtpërdrejta me Putinin nëse përpjekjet e fundit të udhëhequra nga SHBA-të për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë dështojnë.

Udhëheqësit evropianë, të kujdesshëm ndaj ambicieve ushtarake të Putinit, janë kritikuar për përjashtimin e tyre nga bisedimet e paqes të udhëhequra nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të detyruar në vend të kësaj të mbështesin pozicionet negociuese të Ukrainës nga anash.

Makron u tha gazetarëve të martën se po bëhen përpjekje për të rinisur dialogun me Putinin.

“Po përgatitet dhe kështu ka diskutime që po zhvillohen në një nivel teknik”, tha ai, duke shtuar se kjo po bëhet në konsultim me Ukrainën.

“Është e rëndësishme që evropianët të rivendosin kanalet e tyre të diskutimit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Këshilltari i Macron që vizitonte Kosovën ka shkuar për bisedime në Moskë – Reuters sjell detaje appeared first on Sinjali.

Diskriminimi, pasivizimi i adresave, Kamberi: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

4 February 2026 at 21:27

Deputeti dhe përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, zhvilloi një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku u prit nga Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar për Evropë dhe Euroazi, si dhe nga Joe Farbeann, përgjegjës për Serbinë.

Në këtë takim, Kamberi theksoi sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke përmendur diskriminimin sistemik, pasivizimin e adresave, përjashtimin nga institucionet, si dhe politikat e Beogradit që synojnë zhdukjen administrative të komunitetit shqiptar.

“Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë. Kur na mbyllen dyert në Serbi, i hapim në Uashington”, deklaroi Kamberi, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

Deputeti falënderoi gjithashtu përkrahësit e tij në SHBA, duke veçuar Faton Bislimit nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Gino Mulliqi, të cilët kanë shërbyer si ura direkte drejt institucioneve amerikane.

Kamberi theksoi se çështja e Luginës së Preshevës nuk është vetëm temë lokale, por çështje e të drejtave të njeriut dhe e stabilitetit rajonal në Ballkan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Diskriminimi, pasivizimi i adresave, Kamberi: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë appeared first on Sinjali.

Trump pas dështimit të bisedimeve: Udhëheqësi Suprem i Iranit duhet të jetë shumë i shqetësuar

4 February 2026 at 21:09

Udhëheqësi Suprem i Iranit duhet të jetë shumë i shqetësuar”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke iu referuar Ajatollah Ali Khameneit. Deklarata e presidentit të SHBA-së erdhi pas raportimeve se bisedimet e planifikuara midis delegacioneve nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani po dështonin. 

Sipas zyrtarëve amerikanë që folën për faqen e internetit Axios, SHBA-të e kanë informuar Iranin se nuk do t’i pranojnë kërkesat e Teheranit për të ndryshuar vendndodhjen dhe formatin e bisedimeve të planifikuara për të premten. 

Të dy delegacionet kishin rënë dakord të takoheshin në Stamboll të premten, me vende të tjera të Lindjes së Mesme që merrnin pjesë si vëzhgues. Megjithatë, iranianët thanë të martën se donin që bisedimet të zhvendoseshin në Oman dhe të zhvilloheshin në nivel dypalësh për t’u siguruar që ato të përqendroheshin vetëm në çështjet bërthamore dhe jo në çështje të tjera, siç është programi i raketave balistike të Teheranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump pas dështimit të bisedimeve: Udhëheqësi Suprem i Iranit duhet të jetë shumë i shqetësuar appeared first on Sinjali.

Komisionerja e BE: Koha për të parë me sy tjetër marrëdhëniet me Turqinë

4 February 2026 at 20:46

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ka theksuar se tashmë ka ardhur koha për të shikuar me sy tjetër marrëdhëniet, pasi partneritetet më të forta midis BE-së dhe Turqisë do të ishin fitimtare për të gjithë.

“Ka më shumë gjëra që lidhin BE-në dhe Turqinë sesa ato që na ndajnë, dhe ne duhet të punojmë vërtet për këtë”, tha ajo duke theksuar se “ekonomitë janë shumë të ndërvarura”.

Kos tha se mezi pret vizitën e saj të parë zyrtare në Turqi dhe shpjegoi se kishte pasur kontakte intensive me homologët e saj turq që nga dita e parë e mandatit të saj, veçanërisht me Ministrin e Jashtëm Hakan Fidan.

Ajo pohoi se vizita e saj përputhet me qasjen e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila zhvilloi bisedime me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan me qëllim hapjen e një perspektive të re në marrëdhënie.

“Po jetojmë vërtet në kohë sfiduese. Bota po ndryshon përreth nesh. Po shohim rikthimin e sjelljes imperiale, ndërsa Kina, Rusia dhe SHBA-të po ndërtojnë në mënyrë agresive sferat e tyre të interesit”, tha Kos.

Përballë këtyre sfidave gjeopolitike, Kos kërkoi forcimin e bashkëpunimit, duke vënë në dukje: “Ekonomitë tona janë shumë të ndërvarura. Çfarëdo që ndodh në fushën e migracionit në secilën palë po ndikon në anën tjetër.”

Kos shprehu shpresën se marrëveshja e paqes në Ukrainë do të nënshkruhet së shpejti për të “ndryshuar realitetet në Evropë dhe veçanërisht në Detin e Zi, ku e shoh Turqinë si një partner shumë të rëndësishëm tashmë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komisionerja e BE: Koha për të parë me sy tjetër marrëdhëniet me Turqinë appeared first on Sinjali.

Krasniqi: Kushtetuesja dha mesazhin se nëse s’je pjesë e Listës Serbe e ke të pamundur të zgjidhesh

4 February 2026 at 20:43

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, në emër të grupit parlamentar multietnik – përfshin partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO, LPRK – ka shprehur shqetësimin lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe në zgjedhjen e nënkryetarit serb. 

Krasniqi ka thënë se në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në tetor 2025 janë përmbushur dy kushtet sipas Kushtetutës, “kandidimi ka ardhur nga radhët e komunitetit serb dhe zgjedhja është bërë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit”. 

Sipas tij, ky ka qenë votim legjitim, ligjor dhe proceduralisht i rregullt, që shpreh vullnetin politik të 71 deputetëve, vullnet që Krasniqi ka theksuar se është anashkaluar nga Gjykata.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë një fakt thelbësor: diskriminimin e drejtpërdrejtë që do t’i shkaktohej një deputeti të komunitetit serb nëse do t’i mohohej e drejta për të kandiduar vetëm pse nuk i përket një subjekti të caktuar politik. Mohimi i kësaj të drejte do të krijonte një precedent të rrezikshëm, sipas të cilit përkatësia partiake do të mbizotëronte mbi përkatësinë komunitare, një standard që nuk buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një reagim në Facebook.

Krasniqi është shprehur tutje se vendimi lë gjithashtu përshtypjen se ekzistenca politike e Nenad Rashiqit është injoruar. 

“Në leximin praktik të aktgjykimit, mesazhi që mund të perceptohet është i thjeshtë dhe shqetësues: nëse nuk jeni pjesë e Listës Serbe, jo vetëm që e keni pothuajse të pamundur të zgjidheni, por rrezikoni të mos trajtoheni as si përfaqësues legjitim i komunitetit tuaj”, ka shtuar ai.

Krasniqi, duke përfshirë edhe anëtarët e tjerë të komuniteteve joserbe, ka theksuar se mbrojtja e komuniteteve nuk arrihet duke kufizuar pluralizmin e tyre politik, por duke garantuar barazi reale ndërmjet përfaqësuesve. 

“Prandaj, bëjmë thirrje që ky aktgjykim të lexohet me kujdes në dritën e pasojave që mund të prodhojë për përfaqësimin demokratik. Sepse Republika e Kosovës nuk është ndërtuar mbi monopole politike, por mbi lirinë e përfaqësimit dhe barazinë kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e saj të mërkurën, me të cilin e ka qartësuar se nënkryetari i serb i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë duhet të jetë njëri nga nëntë deputetët e Listës Serbe, si shumicë brenda këtij komuniteti. Në aktgjykim thuhet se e drejta e propozimit i takon vetëm shumicës së deputetëve dhe përderisa kjo shumicë nuk refuzon të propozojë kandidat për nënkryetar, procedura e shortit nuk vjen në shprehje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krasniqi: Kushtetuesja dha mesazhin se nëse s’je pjesë e Listës Serbe e ke të pamundur të zgjidhesh appeared first on Sinjali.

Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë

4 February 2026 at 20:25

Çmimi i arit u rikthye mbi 5,000 dollarë për ons të mërkurën, pasi investitorët që përfitojnë nga rëniet e tregut filluan të blejnë sasi më të mëdha të metalit të çmuar pas humbjes historike të javës së kaluar.

Gjatë orëve të para të tregtimit, ari arriti të tregtohej deri në 5,091.89 dollarë për ounce, përpara se të binte paksa.

Edhe çmimi i argjendit u rrit, duke arritur rreth 92 dollarë për ounce, para se të stabilizohej, raportojnë mediat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë appeared first on Sinjali.

Të shtëna me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person përfundon në spital

4 February 2026 at 20:17

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, raporton Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, thënë Sinjalit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Bazuar në informacionet e para, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Si pasojë e të shtënave, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa gjendja e tij po trajtohet nga autoritetet shëndetësore.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe është në kërkim të personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person përfundon në spital appeared first on Sinjali.

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

4 February 2026 at 20:01

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.

Tërmeti me maganitudë 3,7 i shkallës Rihter ishte me epiqendër në juglindje, 12 kilometra nga Korça, në thellësi 9 km.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda appeared first on Sinjali.

Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë… mirë pra

4 February 2026 at 19:55

Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë se nuk është paditur kurrë edhe pse ka raportuar për “oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës..”, etj, si përgjigje ndaj këshilltarit të presidentes Vjosa Osmani, i cili tha se po presidentja është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit…

Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull përpjekjeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit.

Në këtë artikull, gazetari Michael Martens vë në pah se si Osmani po tenton të shfaqë afërsi me presidentin Trump dhe familjen e tij për të përmbushur këtë qëllim.

Krahas këtij raportimi, Këshilltari i presidentes së Kosovës, Rinor Nuhiu, ka thënë se shefja e shtetit, Vjosa Osmani, është duke u konsultuar me avokatë në Gjermani për deklarimet e gazetarit gjerman të FAZ, Michael Martens.

Nuhiu ka shkruar në “X” se “shpifjet, përgojimi, akuzat e pabazuara dhe pretendimet e rreme” të Martens bien nën përgjegjësinë civile dhe penale bazuar në ligjin gjerman.

“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht pretendimet e tij shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit”, ka shkruar ai.

Gazetari Michael Martens, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të Osmanit, duke shkruar:

“Jeto dhe mëso. Jam në gazetari për 30 vjet, kam jetuar dhe punuar në vende të vështira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar për oligarkët rusë, kriminelët e luftës serbe, kontrabandistët e cigareve malazezë, rebelët kurdë, komandantët afganë të luftës pa u paditur kurrë. Por tani…”, ka shkruar Martens në rrjetin “X”.

Postimi i plotë:

Live and learn. I am in journalism for 30 years, lived & worked in difficult countries as Russia, Afghanistan or Turkey, writing about Russian oligarchs, Serbian war criminals, Montenegrin cigarette smugglers, Kurdish rebels, Afghan warlords without ever getting sued. But now… pic.twitter.com/GBHeSeYGOz

— Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë… mirë pra appeared first on Sinjali.

Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

4 February 2026 at 19:18

Ryan Routh është dënuar me burg të përjetshëm për përpjekjen e tij për të vrarë Donald Trump në Florida në vitin 2024 gjatë fushatës presidenciale.

Gjykatësi federal Aileen Cannon dha këtë dënim më 4 shkurt 2026 pasi Routh u gjykuar fajtor për pesë akuza, përfshirë përpjekjen për vrasje të një kandidati kryesor presidencial, sulm ndaj një zyrtari federal dhe shkelje të shumta me armë zjarri.

Routh u arrestua pasi një agjent i Secret Service e zbuloi teksa qëllonte një armë drejt fushës golfit ku Trump po luante golf në 15 shtator 2024, por nuk arriti të qëllonte për Trump.

Prokurorët argumentuan se ai kishte planifikuar me muaj të tërë sulmin dhe nuk tregoi pendesë, prandaj kërkuan burgim të përjetshëm, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të ulët (rreth 27 vjet) duke cituar moshën dhe shëndetin e tij. Gjykata refuzoi këtë kërkesë dhe vendosi dënimin maksimal sipas ligjeve federale.

Në gjyq, Routh pati sjellje të çrregullt, duke përfshirë një tentativë për t’u vetëdëmtuar me një stilolaps pas shpalljes së fajësisë nga juria.

Në botë konsiderohet si një nga ngjarjet më serioze të sigurisë në politikën amerikane, veçanërisht duke ndodhur pak javë pas një tjetër tentative të ngjashme ndaj Trump në Pensilvani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on Sinjali.

LVV: Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar rolin e saj

4 February 2026 at 19:06

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe, lidhur me nënkryetarin e Kuvendit, dëshmon mungesë serioze konsistence të gjykatës. 

Përmes një reagimi, kjo parti ka shprehur se Kushtetuesja e ka ndryshuar qëndrimin e vet brenda katër muajve për të njëjtën çështje kushtetuese. 

Sipas këtij subjekti, Gjykata po krijon në praktikë një të drejtë vetoje për një subjekt konkret, Listën Serbe. 

“Një gjykatë kushtetuese që ndryshon qëndrimin për çështje identike kushtetuese, pa asnjë ndryshim normativ, faktik apo sistemik, cenon jo vetëm parimin e parashikueshmërisë të së drejtës, por edhe besimin e qytetarëve në koherencën e rendit kushtetues. Një ndryshim i tillë nuk mund të justifikohet si zhvillim i jurisprudencës, pasi mungon elementi thelbësor i tij evolucioni i rrethanave normative ose shoqërore. Në këto kushte, ndryshimi i qëndrimit merr karakterin e një përdorimi formal të kompetencës gjyqësore për të prodhuar një rezultat të ri normativ, çka përbën formë klasike të abus de droit”, thuhet në reagim.

Sipas LVV-së, Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar rolin kushtetues. 

“Gjykata Kushtetuese nuk ka rol kontrollues mbi legjislativin, as rol arbitri politik. Ajo ka vetëm një rol: autoritetin përfundimtar në interpretimin e çështjeve kushtetuese. Ky autoritet nuk i jep mandat të krijojë norma të reja, të shpikë kritere përfaqësimi apo të vendosë kushte që Kushtetuta nuk i njeh. Gjykata aktuale Kushtetuese është duke bërë hermeneutikë të teksteve të veta. Kur Gjykata Kushtetuese bëhet autoreferenciale, ajo kalon jashtë kufijve kushtetues”, thotë më tej në reagim. 

Vetëvendosje ka deklaruar tutje se duke zgjeruar kompetencat e saj “qëllimisht po formësohet një pol pushteti paralel dhe i padukshëm nga sovrani, i cili shfaqet sa herë demokracia fillon të marrë hov dhe jeta realpolitike prodhon kontradikta”. 

“Dhjetra ligje reformuese e me interes për vendin Gjykata Kushtetuese i ka bllokuar, e pastaj shfuqizuar pjesërisht ose në tërësi shumicën prej tyre. Kjo luftë e tyre ndaj Qeverisë po bën aq shumë dëme: nga rrëzimi i Ligjit për çmime tavan për produktet bazë e deri te bllokimi tash e 770 ditë i Ligjit për Fondin Sovran të Kosovës”, thuhet në reagim. 

Më tutje ka arsyetuar se Kushtetuta e thotë se “nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb zgjidhjet nga radhët e deputetëve të komunitetit serb dhe me shumicën e votave të Kuvendit”, dhe duke theksuar më tej në arsyetim se çdo kriter shtesë është krijim norme, jo interpretim. 

Ndërkohë, LVV-ja ka shtuar se Kushtetuesja po e bën të kundërtën e asaj që thuhet në Propozimin e Ahtisarit, duke theksuar se dispozitat e tij “njohin përfaqësimin e komuniteteve, jo dominimin e një subjekti politik mbi institucionet”. 

“Gjykata Kushtetuese po dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006 dhe Ahtisaarin në 2007”.

Ndërkaq, shpreh më tej se Kushtetutën gjykata e ka shndërruar “në materie diskutimi dhe tkurrjeje, jo zbatimi”. 

“Çdo interpretim që e sakrifikon këtë funksionalitet për hir të një subjekti politik, i cili për më keq s’e pranon shtetin e pavarur të Kosovës, nuk e mbron rendin kushtetues dhe e dëmton atë. Sipas Kushtetutës ne jemi shoqëri multietnike, jo shtet multietnik, sepse jemi Republikë demokratike e parlamentare dhe jo federatë a konfederatë. Këtë nuk mundet ta ndërrojë asnjë gjykata, as kjo kushtetuesja”, thuhet në përfundim të reagimit të LVV-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LVV: Gjykata Kushtetuese e ka tejkaluar rolin e saj appeared first on Sinjali.

❌
❌