Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për akreditimin e grupit të pestë me 169 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për votimet e kësaj të diele ka arritur në 19 mijë e 254.
Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka akredituar edhe 19,085 vëzhgues të tjerë, të cilët përfaqësojnë: subjekte politike të certifikuara, organizata jo-qeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore, ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.
Më poshtë i gjeni organizatat dhe mediat e akredituara në mbledhjen e sotme:
ORGANIZATA JO-QEVERITARE:
1. Qendra Kultutore Orfeu – 45 vëzhgues;
MEDIA VENDORE:
1. Kontakt Kosovka Mitrovica/ Kontakt Plus – 3 vëzhgues;
2. Alternativna – 3 vëzhgues;
3. Televizija Gracanica – 10 vëzhgues;
4. Klan Kosova – 95 vëzhgues.
MEDIA NDËRKOMBËTARE:
1. Prva srpska televizija – 2 vëzhgues;
2. Novinska agencija Tanjug – 3 vëzhgues;
3. Radio-televizija Srbije – 6 vëzhgues; dhe
4. ABC NEWS ALBANIA – 2 vëzhgues.
Më poshtë e gjeni numrin e përgjithshëm të të akredituarve duke nisur nga subjektet politike deri tek mediat.
• Subjekte politike – 17,614 vëzhgues;
• Institucione shtetërore – 66 vëzhgues;
• OJQ vendore – 809 vëzhgues;
• Organizata ndërkombëtare – 121 vëzhgues;
• Përfaqësi diplomatike – 13 vëzhgues;
• Media vendore – 554 vëzhgues; dhe
• Media ndërkombëtare – 77 vëzhgues.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/
The post KQZ akrediton mbi 19 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.