Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026Java News

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

By: A R
2 February 2026 at 23:00

Muaji Janar i vitit 2025 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, duke vijuar me një seri temperaturash ekstreme globale pavarësisht një ndryshimi drejt modelit të motit ftohës të La Nina-s. Alarmin për keto fakte e kanë thënë shkencëtarët e Bashkimit Evropian.

Janari zgjati me një seri të nxehtësisë së jashtëzakonshme, në të cilën 18 nga 19 muajt e fundit panë një temperaturë mesatare globale prej më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi kohët para-industriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Kopernikus i BE-së në një buletin mujor.

Kjo ndodhi pavarësisht se bota u zhvendos nga modeli i ngrohjes El Nino – i cili ndihmoi që viti 2024 të ishte viti më i ngrohtë në botë i regjistruar ndonjëherë – dhe u kthye drejt fenomenti të tij më të freskët të La Nina-s, i cili përfshin ftohjen e ujërave ekuatoriale të Paqësorit dhe mund të frenojë temperaturat globale, shkruan A2.

Temperatura mesatare globale në janar ishte 1.75C më e lartë se në kohët para-industriale.

Kopernicus vlerëson se La Nina ende nuk është zhvilluar plotësisht dhe bota aktualisht është në kushte neutrale midis dy fazave. Modele të tjera të të dhënave mund të ndryshojnë, me shkencëtarët amerikanë që treguan muajin e kaluar se kushtet e La Nina-s ishin formuar.

Shkencëtarët në Berkeley Earth dhe në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se presin që viti 2025 të jetë viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë – më i ftohtë se 2024 dhe 2023 për shkak të zhvendosjes drejt La Nina, megjithëse mbeten pasiguri se si do të zhvillohet fenomeni.

Globalisht, temperaturat mesatare të sipërfaqes së detit në janar ishin të dytat më të larta të regjistruara ndonjëherë për këtë muaj, të tejkaluara vetëm në janar 2024.

Një raport nga World Weather Attribution zbuloi se një “stuhi perfekte” e ndryshimeve klimatike dhe modeleve ciklike të motit La Niña nxitën përmbytje katastrofike në të gjithë Afrikën jugore gjatë muajit të kaluar, duke vrarë 200 njerëz dhe duke prekur qindra mijëra të tjerë.

Raporti tregoi se intensiteti i ngjarjeve të tilla ekstreme të reshjeve është rritur me 40% që nga kohërat para-industriale – një shenjë e qartë se temperaturat më të ngrohta të oqeanit të lidhura me emetimet e gazrave serrë janë pjesërisht fajtore – dhe se kushtet aktuale të La Niña i kishin përkeqësuar gjërat.

La Niña përfshin ftohjen e përkohshme të temperaturave në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor. Organizata Botërore Meteorologjike ka parashikuar një La Niña të dobët në këtë cikël, por paralajmëroi se temperaturat e detit më të ngrohta se normale të lidhura me ndryshimet klimatike po rrisin mundësinë e përmbytjeve dhe thatësirave.

Në Kinë, Administrata Meteorologjike zbuloi se temperatura mesatare vjetore arriti një rekord për të dytin vit me 10.9 gradë Celsius (51.6 gradë Fahrenheit), me ditët me temperaturë më të lartë të regjistruara ndonjëherë.

Yesterday — 2 February 2026Java News

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

By: A R
2 February 2026 at 22:51

Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se e sheh të pamundur që partitë e reja që janë shkëputur nga PD-ja dikur të bashkohen sërish me PD që drejtohet ende nga Berisha që vijon ende me diskursin e viteve më parë.

Pjesë nga biseda  

Baton Haxhiu: Ka një papajtueshmëri me këto që kërkohen tani. Nëse këto parti kanë dalë nga PD për shkak të lidershipit është e vështirë të hyjnë brenda një ombrelle me lidershipi të pandryshuar.  Për faktin se dy partitë e mëdha e kanë ndërtuar sistemin vetëm mosbesimi është i madh, duhet të krijoni besimin pastaj pajtueshmërinë. Unë besoj se rruga e partive të vogla është të rriten dhe PS të zbresë nën 70. Ideja që të zbresësh nga monopoli të bën me pak autokrat, më pak arrogant dhe shumë më i ndjeshëm. Ne e kemi një lider opozitar ku ti përfaqëson rininë, diskursi nuk ka ndryshuar dhe si ta bindësh Qorin, Shehajn me diskurs të pandryshuar dhe ky e mban peshën e mossuksesit të shndërrohet në parim të ndryshimit. Nuk ka fjali që më bindin. Po të isha unë në krye të një partie opozitare do e shëroja veten nga bashkimet artificiale dhe të bëja çmos ta rrisja kuotën time në 5 deputetë. Kur synon rritjen dhe bashkimin e pranon me vështirësi se çdo përpjekje ka qenë pafuqi dhe njeriu provon vetë.

Besart Xhaferri: Argumenti juaj filloi me atë që parti të ndryshme opozitare janë shkëputur nga PD-ja. E palogjikshme.

Baton Haxhiu: Besueshmërinë më sqaro ti.

Besart Xhaferri: Kemi një rast ku LSI u shkëput nga PS dhe në 2013 bëri sërish koalicion që ndodhi ndryshimi. Pra ekziston shkëputja dhe grupimi.

Agron Shehaj: Nuk është për t’u marrë shembull.

Besart Xhaferri: Nuk e marr shumë nga ana morale. Batoni ka qenë pro atij bashkimi në 2013.

Baton Haxhiu: Arsyeja pse LSI është bashkuar është se e ka patur një moment krize morale që ka qenë e atakueshme nga PS-ja. Demonstrata e 21 janarit ishte pikërisht për shkak të Ilir Metës. E vetmja arsye për t’u larguar nga ajo ishte bashkimi me PS-në.

Besart Xhaferri: Për diskursin e z. Berisha që mund ta ketë tradicional e jep përgjigjen elektorati në zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Ylli Rakipi: Kush i cakton nëse zgjedhjet janë të ndershme dhe të lira?

Besart Xhaferri: Raporti i OSBE/ODIHR-it. Pra siç po thoja për diskursin vendos elektorati. Mund të ketë një diskurs më modern z. Shehaj, por nuk qëndron këru problem, por te farsa elektorale. Bëji me kushtet e Maqedonisë së Veriut zgjedhjet. Unë kisha përballë në listën e mbyllur më 11 maj ministrin e Brendshëm që kishte vetëm 3 muaj përvojë dhe unë kisha 5 vite në media dhe do të përqafohesha nga ajo zonë, u përqafua Ervin Hoxha. Nëse do të shkoja si Besart Xhaferri qytetar dher Ervin Hoxha si qytetar dhe jo si ministër, do të jetë e kundërta. Unë nuk kisha diskurs të vjetër.

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

By: A R
2 February 2026 at 22:43

Miss Albania rikthen në vëmendje një nga momentet më domethënëse të pas viteve ’90 në Shqipëri. Valbona Selimllari ishte fituesja e parë e Miss Albania, e kurorëzuar në konkursin e parë të bukurisë të organizuar në vend pas rënies së komunizmit. Ajo u përzgjodh mes shumë konkurrenteve, duke shënuar një moment historik, edhe pse fillimisht nuk ishte regjistruar vetë për të marrë pjesë në konkurs. Të ftuar në studion e emisionit “Në Kohë Reale” personazhe të njohur si Rajmonda Bulku, Petri Bozo, Milto Kutali, Drita Ziri folën për konkursin e parë të bukurisë në Shqipëri.

Valbona Selimllari në një linjë direkte me studion e emisionit ka kujtuar emocionet e asaj kohe, duke e cilësuar konkursin si një simbol të ndryshimit dhe hapjes së shoqërisë shqiptare.

Kur e shikoj veten emocionet janë ende aty, dhe ka qenë një moment shumë i veçantë. Unë kam hyr me vonesë në miss dhe e kam treguar shpesh dhe në momentin që hyra i thashë vetes: “Bona shijoje dhe mëri më të mirën”, dhe nuk kam pretenduar asgjë tjetër, çmimi nuk ishte në pritshmëritë e mia”, theksoi Selimllari.

Në një videomesazh për emisionin, gazetari Blendi Fevziu, bashkëorganizator i “Miss Albania 1991”, ka ndarë prapaskena nga organizimi i konkursit të parë, duke theksuar vështirësitë dhe entuziazmin e një kohe kur gjithçka po ndërtohej nga e para.

Më kujtohet shumë mirë duke qenë se kam qenë një ndër 3 organizatorët në atë kohë të Miss Albania 1991 dhe unë sapo kisha fillor drejtor i Drejtorisë Rinisë dhe Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Blendi Gonxhja ishte drejtues i Shoqatës Studentore Shqiptare dhe me ne u bashkua Vera Grabocka dhe Ylli Pepo për të krijuar një katërshe për të organizuar spektaklin e parë të bukurisë në Shqipëri. Më kujtohet aazeta “La Republica”, gazeta më e madhe në Itali kishte sjellë një të dërguar special për të bërë një reportazh dhe ai thoshte se fituesja e Miss Albania mbas gjithë brohoritjeve dhe suksesit u larguar për në shtëpi në këmbë në një apartament që nuk kishin drita prej 3 javësh. Imagjinoni në çfarë kushtesh është organizuar por gjithsesi është një kujtim shumë i bukur”, tha Fevziu.

Ndërsa aktorja Rajmonda Bulku, anëtare jurie në atë edicion historik, ka kujtuar përgjegjësinë dhe rëndësinë e vendimeve të tyre në një kontekst të ri social dhe kulturor.

Ne ishim rini që kishim prekur në ato vite, ishim gra të reja dhe kam qenë shumë pranë në juri me Mariana Eskin ne në atë përzgjedhjen kishe vajza të reja dhe të bukura dhe i adhuronim sepse ishte një guxim për kohën.  Kishte konkurrencë dhe ishin vajza shumë të bukura që dolën në vendin e dytë dhe tretë por ishte një analizë e jashtëzakonshme se pse ne zgjiodhëm, Bonën. E kemio analizuae që nga flokët deri tek ecja, këmbët për të justifikuar fitoren dhe kjo tregon se ne nuk gabuam”, u shpreh Bulku.

Milto Kutali, Dekan i Universitetit të Arteve, u ndal te rëndësia e momentit historik kur u organizua konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri. Sipas tij, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje ishte vetë guximi i organizatorëve për të sjellë një event të tillë në atë periudhë.

Ajo që më ka bërë përshtypje ishte momenti dhe ishte një mrekulli që organizatorët sollën një konkurs të tillë”, tha Kutali.

Nga ana tjetër, regjisori dhe producenti Petri Bozo kujtoi vështirësitë e mëdha të kohës, duke theksuar se organizimi i konkursit u zhvillua në kushte tejet të vështira.

Në atë kohë i gjithë vendi ishte shumë rrëmujë dhe nuk arrinim dot , problemi i financimit ishte një problem më vete. Ka qenë një vit i vështirë”, theksoi Bozo.

Ndërsa Drita Ziri, Miss Shqipëria dhe Miss Earth 2023, solli perspektivën e brezit të ri mbi rëndësinë e këtij konkursi sot. Ajo e cilësoi Miss Shqipëria si një platformë të rëndësishme zhvillimi profesional.

Miss Shqipëria është një platformë që të ekspozon drejtë kësaj fushe sic është modelingu apo TV. Miss Shqipëria është një shkollë dhe të ndihmon që nga mënyra se si qëndron para kameras, mënyra se si shprehesh je me një skuadër që punojnë për ty gjatë të gjithë kohës”, tha Ziri.

Skenaristi i “Miss Albania ’91”, Engjëlli Ndocaj, ka ndarë në një lidhje të drejtpërdrejtë detaje nga organizimi i konkursit të parë të bukurisë në Shqipëri. Ai u shpreh se vështirësia kryesore gjatë përzgjedhjes së vajzave ishte kundërshtimi i prindërve, më shumë se vetë gara.

Ndocaj kujton se Bona ishte e fundit mes 104 vajzave që aplikuan për të kandiduar, ndërsa theksoi se nisma u ndërmor prej tij, nën drejtimin e Yllo Pepos, atëherë drejtor i RTSH-së, në bashkëpunim me Vera Grabockën, ndërsa më pas ekipit iu bashkua edhe Petri.

Në atë kur ne zgjidhnim vajzat kishim problem edhe prindërit më shumë se çdo gjë tjetër. Bonën e kujtoj të fundit midis 104 vajzave që kërkonin të kandidonin. Aventurën e nisa unë i udhëhequr nga Yllo Pepo që në atë kohë ishte drejtor i RTSH, Vera Grabocka dhe ekipit tonë iu bashkua dhe Petri. Ne të 4 e nisëm dhe vazhduam. Miss Albania ’91 është zhvilluar me 31 janar të vitit ’92. Unë sapo kisha parë Miss Italia, gjë që më frymëzoi edhe për skenarin dhe i përshtata me situatën e Shqipërisë”, u shpreh Ndocaj.

Miss Albania mbetet jo vetëm një konkurs bukurie, por edhe një dëshmi e ndryshimeve të mëdha shoqërore dhe kulturore në Shqipëri, që nisën pikërisht në fillim të viteve ’90.

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

By: A R
2 February 2026 at 22:36

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar propozimi i Ermal Hasimes, për bashkëpunimin e opozitës, për të arritur disa qëllimet të përbashkëta.

Mirëpo edhe në studio, u duk qartë se bashkimi nuk duket i mundur edhe mes partive të reja, jo më mes tyre dhe Berishës.

Sekretari i Përgjithshëm i Shqipëria Bëhet, Elton Laska, debatoi me Agron Shehajn, për gjyqin me Lapajn, pavarasisht se kërkojnë bashkëpunim mes partive opozitare dhe janë e vetmja nga partitë e reja që duket se po i japin përgjigje pozitive nismës.

Debati:

Elton Laska: Dëgjova, bashkim, koalicion, nuk ka as bashkim me PD dhe as koalicion. Ka negociata, që flasin se si të ndryshojmë Kodin Zgjedhor. Negociata si të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. Këto janë gjërat kryesore. Nëse më thoni të presin qytetarët që partia Shqipëria Bëhet, ose partitë e reja, të rriten dhe të bëhen të mëdha, për të ndryshuar ato që kanë sjellë Shqipëriënë, duhet të presim edhe 20 vjet të tjera. Nuk ka kohë për të pritur 20 vjet.

Agron Shehaj: Nëse do të fshihemi pas gishtit, e bëjmë. Por duhet të jemi të sinqërtë, këta presin që partitë e vogla të rriten, kushdo që nuk do të ndërtojë gjë nga fillimi, e ka zgjedhjen, kanë Partinë Demokratike. PD është e madhe por duhet të bëhet më e madhe për të fituar zgjedhje. Kush ka merakun, se thotë partitë e vogla duhet të rriten…

Elton Laska : Nuk është ky problemi, se ku e keni dëgjuar e dini ju. Unë thashë, nëse Shqipërisë i duhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor…

Agron Shehaj: Unë citova atë që thatë ju. Një parti ose qëndron me parimet e veta, ose gjen rrugën e shkurtër.

Elton Laska: Ne do ti kërkojmë çdo partie që është për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të rrëzuar Ramën, të bashkohet në shesh.

Baton Haxhiu: Mbi ç’bazë e kërkon?

Elton Laska: Jam përfaqësues i Shqipëria Bëhet.

Agron Shehaj: Është në siklet.

Elton Laska: Zoti Shehaj, nuk je i mbinatyrëshm të dish kush është në siklet. Je dënuar nga gjykata.

Baton Haxhiu: Ke një kontradiktë serioze. Po thua që si parti kërkojmë nga partitë dhe qytetarët të bashkohen. Pas një minute, thua çfarë na duhesh ti se të ka dënuar gjykata? Ti e shkatërron për një minutë idenë. Më vjen keq për kontradiktën tënde.

Agron Shehaj: Njerëzit kur janë në politikë duhet të jenë koherent me qëndrimet e tyre. Nuk e ke mësuar koherencën nga kryetari yt, që tha po morëm një mandat, nuk e marr, pastaj latë nam për atë mandat. Mos gënje haptaz, sepse ai gjykatësi ka vendosur, që çfarë kam thënë unë për kryetarin tënd, ka thënë që nuk ishte shpifje.

Elton Laska: A je gjobitur?

Agron Shehaj: Fol me Tikun të të sqarojë.

Baton Haxhiu: Brenda idesë së bashkimit si mund të flasim për këtë?

Ermal Hasimja: Ne kemi biseduar me PD-në dhe aleatët e vet tradicional, që kanë qenë të hapur dhe të gatshëm të ulen në tryezë. Edhe Shqipëria Bëhet ka rënë dakord në parim të marrë pjesë në tryezë. Ka paraqitur kërkesat e veta, por janë treguar seriozë në të gjithë diskutimet. Të njëjtin diskutim kemi patur me Dashamir Shehin e LZHK. Gjithashtu edhe me lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e lirë. Nuk po fus aleatët e zakonshëm pastaj të PD. Kjo është vetëm pjesë politike, partiake. Është edhe pjesa e faktorëve të tjerët ë shoqërisë civile. Aty do të jetë 95% e opozitës, e mbledhur në të gjithë senset. Kjo nuk është se ka ndonjë qëndrim negativ, ndaj asaj që dëshiron të bëjë zoti Shehaj dhe zoti Qori. Nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë, i respektoj plotësisht, nuk i akuzoj për diçka, asnjë lloj problemi nuk ka, nuk kam akuza por argumenta. Nuk janë por nuk është problem, kanë rrugën e tyre. Obkjetivat i kemi të përbashkëta.

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

By: A R
2 February 2026 at 22:27

Ashtu si edhe për reformën territoriale, ndonëse me një përqindje më të vogël, shqiptarët mendojnë se opozita duhet të marrë pjesë edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në sondazhin e kësaj të hënë ‘Zëri i Shqiptarëve’ në ABC News, 70.3% e shqiptarëve shprehen se opozita duhet të marrë pjesë në këtë komision, pasi do t’i bënte zgjedhjet e ardhshme më të mira. 19.8% mendojnë të kundërtën, opozita nuk duhet të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pasi do të shërbente si fasadë e mazhorancës, ndërsa  9.9% e të tjerë janë të dyzuar.

Kampioni në këtë sondazh është 2488 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë dhe  u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike, me një marzh gabimi statistikor për kampionin e plotë: +/- 2%.

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

By: A R
2 February 2026 at 22:18

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për një afresk në një bazilikë romake pasi punimet e fundit të restaurimit dukej se e paraqisnin kryeministren italiane Giorgia Meloni si një engjëll ose si një figurë e mitologjisë greke që përdoret shpesh nga monarkistët italianë.

Tiparet e realizuan nga i njëjti piktor që kishte krijuar dizajnet origjinale 20 vjet më parë për Bazilikën e San Lorenzo in Lucina, një kishë e lidhur historikisht me figurat e krahut të djathtë të politikës romake.

Zgjedhja artistike e tij ndezi një debat publik që shumë shpejt mori ngjyrim politik.

Anëtarë të opozitës kërkuan hapjen e një hetimi për të siguruar “qartësi mbi të gjitha përgjegjësitë”, ndërsa Ministria e Kulturës e inspektoi vendin gjatë fundjavës. Zyrtarë lokalë të Ministrisë së Kulturës thanë se “do të verifikojnë nëse është bërë një kërkesë për dekorimet origjinale të vitit 2000 dhe nëse ekzistojnë skica apo fotografi”, duke qenë se kisha është pronë e Ministrisë së Brendshme.

Në përpjekje për ta zbutur situatën, Meloni publikoi një foto të afreskut në Instagram, duke e trajtuar episodin me ironi, me mbishkrimin:

Jo, definitivisht nuk jam si një engjëll.

Dioqezat lokale u përpoqën të distancoheshin nga nënkuptimet politike të veprës të dielën, 1 shkurt, duke u bërë thirrje njerëzve të mos e përdorin artin fetar për qëllime politike.

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

By: A R
2 February 2026 at 22:10

Publikimi i dosjeve Epstein ka marrë një vëmendje të madhe në të gjithë botën.

Analisti Arjan Curri është shprehur se perversitet të këtij niveli ka edhe në Shqipëri dhe në çdo elitë të shoqërive të vogla.

Ai gjithashtu shton se perversiteti i njerëzve të pasur, është si një ideologji e tyre për të kaluar vdekjen.

“Gjërat tronditëse janë dhe sa herë që sheh diçka, tronditesh se i shikon live. Por kjo nuk është asgjë e re.

Këta tani janë zotat e modernitetit. Nëse pushtetin yt shkon në maksikmum, atëherë ti i ke të gjitha, e vetmja gjë ku ty të rri mendja është perversiteti, sepse nuk të japin kënaqësi këto gjërat e tjera.

Edhe në Shqipëri ka nivel pervesiteti të Epstein. Njerëz që i kanë të gjitha dhe e vetmja gjë që i mungon është perversiteti. Edhe shoqëritë e vogla krijojnë elita, këto mendojnë se nuk i kap ligji dhe mund të bëjnë çdo gjë.

Në përgjithësi njerëzit aty shkojnë. Në vitin 42 Para Krishtit, ishte një perandor në Romë, August. Ai ka një shtëpi në ishullin Kapri. Në atë ishull ishte një Vila Jupiter. Aty thuhet se vinte djem të mitur që kryenin marrëdhënie dashurore dhe të pasurit i shihnin.

Ose shkon deri në një nivel dhe thua boll, ose e ndalon veten dhe ata të heqin. Konservatorët më të mëdhenj, besimtarët më të mëdhenj, bashkohen me liberalët më të mëdhenj.

Edhe këta që bëjnë perversitetin mendojnë se me këtë do kalojnë vdekjen. Iluzion është ai, prapë do vdesin. Por vdesin me një ide tjetër nga ne të tjerët”, tha Curri.

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

By: A R
2 February 2026 at 22:02

Analisti Flogert Muça ka bërë një analizë mbi qëndrimin aktual të Partisë Demokratike, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si një teatër politik.

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Muça u shpreh se PD ndodhet në një dilemë të madhe midis retorikës së ashpër për “regjimin” dhe uljes në tryeza institucionale me po këtë regjim.

Sipas Muçës, kjo sjellje e dyfishtë e bën opozitën të pabesueshme para militantëve të saj.

“Militanti i PD-së sheh paradite që drejtuesit thonë se Rama mundet me shesh e ngujim, ndërsa pasdite udhëheqësit ulen prapa kuintave me Damianin dhe Maznikun. Kjo i bën të pabesueshëm,” deklaroi ai.

Analisti është i bindur se bojkoti apo përplasjet në komisione janë thjesht fasadë. Ai theksoi se marrëveshja mes palëve tashmë është bërë nën rrogoz.

“Kjo që shohim është teatër. Marrëveshjet bëhen poshtë, teatri bëhet në sipërfaqe,” tha Muça, duke shtuar se Berisha, i cili prej katër vitesh premton revolucion dhe qeveri teknike, nuk mund të presë që Rama t’i japë pushtet vullnetarisht.

Në fund, Muça bëri edhe një krahasim numerik mes dy drejtuesve të PD-së, duke evidentuar rënien e fuqisë së opozitës:

“Ishin 63 deputetë me Lulzim Bashën, tani me Berishën kanë mbetur 40 deputetë.”, tha ai.

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

By: A R
2 February 2026 at 21:54

Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka rënë dakord që pjesëmarrja në komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale është e domosdoshme, pavarësisht mungesës së garancive nga mazhoranca, sipas tij.

Në emisionin “3D” në RTSH, Baçi theksoi se opozita nuk duhet të lërë hapësirë për justifikime nga mazhoranca, e cila sipas tij, mund të përdorë mospjesëmarrjen e PD-së si arsye për të vijuar e vetme me reformat.

Pjesëmarrja në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore nuk ka asnjë garanci nga kjo mazhorancë se do të jetë korrekt, pasi e kanë treguar që dalin nga rruga. Por kanë theksuar të gjithë që pjesëmarrja është e domosdoshme për të mos i lënë hapësirë që këta të justifikohen me mospjesëmarrjen e opozitës në komision dhe të thonë që ne nuk kemi çfarë bëjmë dhe do vazhdojmë me reformën se u duhet qytetarëve,” tha Baçi.

Ai shtoi se edhe pse pjesëmarrja është formale, ajo mbetet e domosdoshme për t’i treguar qytetarëve se opozita nuk bojkoton procesin.

Marrja pjesë në këto komisione është formale sepse kjo mazhorancë nuk do t’i qëndrojë dhe do të devijojë rrugës, dhe në fund fare mund të dalin me një variant të tyre për t’u votuar në Parlament. Por marrja pjesë është e domosdoshme për t’u thënë qytetarëve që ne nuk bojkotojmë, jemi atje dhe do paraqesim projektet tona dhe të shohim sa do e respektojë kjo mazhorancë,” u shpreh deputeti demokrat.

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

By: A R
2 February 2026 at 21:46

Publikimi i dosjeve të çështjes Epstein nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ka krijuar një reagim të gjerë nga populli amerikan, por jo vetëm.

Gazetarja e VOA-s, Kejda Kostreci, në një lidhje direkte me Skype, u shpreh në Top Story se publikimi i këtyre materialeve ishte një nga kërkesat më të mëdha të popullit amerikan.

“Këto faqe dolën një muaj më vonë seç pritej. Departamenti i Drejtësisë tha që do i publikonte dokumentet në dhjetor. Më pas thanë që donin të kujdeseshin për emrat e viktimave. Mes këtyre dokumenteve e përmendet emri i Trump. Shumica që donin për publikimin e këtyre dokumenteve ishin për të parë nëse Trump ishte pjesë e këtyre aktiviteteve.

Edhe pse ai është përmendur në këto dokumente, vijnë nga disa të dhëna që FBI i kërkonte nga publiku, por ato nuk kanë prova që të provojnë se akuzat ndaj Trump se ai ka kryer abuzime janë të vërteta.

Ana tjetër është reagimi i publikut amerikan, si i djathtë dhe i majtë, kanë kërkuar transparencë. Ishte një nga ato pikat që mbështetësit e MAGA-së ishin në një mendje me pjesën tjetër të amerikanëve që këto informacione të dilnin.

Pushteti nuk paska as hije të majtë e as të djathtë. Këtu bëhet fjalë për njerëz të fuqishëm të djathtë e të majtë, brenda dhe jashtë SHBA-së. Këtu bëhet fjalë për perversitetin e elitave. Nuk bëhet fjalë për ndonjë prirje politike më shumë, sesa bëhet fjalë për një prirje të të pasurve nga persona që mendonin se këto gjëra nuk do i vinin nga pas”, u shpreh Kostreci.

“Gjyqtarët, benefite nga drejtësia por nuk e njohin”, Meçe: Kushtetuesja ta rrëzojë çështjen!

By: A R
2 February 2026 at 21:39

Analisti Arben Meçe tha për Real Story se është e papranueshme që një gjyqtar apo një strukturë paralele me Gjykatën Kushtetuese të ngrejë dyshime mbi autonominë e vendimmarrjes së saj.

Ai theksoi se ky qëndrim pasqyron një realitet shqetësues në sistemin e drejtësisë, ku gjyqtarët kërkojnë benefite nga drejtësia por nuk e njohin atë. Meçe tha se trupa e gjyqtarëve kushtetues duhet ta rrëzojë çështjen.

“Që një gjyqtar, aq më tepër një sistem gjyqësor paralel me GJK-në, të arrijë në argumentimin e vet të ngrejë dyshimin e funksionimit të GJK-së, që vendimmarrjet nuk i ka autonome por që janë produkt i ndikimit të qeverisë, dhe ne si të zgjuar gjetëm atë moment dhe ne do bëjmë gol. Me kaq kjo seancë është e mbyllur, sepse ka goditur parimin e marrëdhënies, nuk lejohet ky qëndrim.

Nuk është e rastësishme, është pasqyrim i realitetit në sistemin e drejtësisë, që kërkojnë benefite nga sistemi por nuk e njohin. Atyre u bëhet presion me lekë dhe vendimmarrjet e tyre janë të ndikuara nga leku. Kur ai si gjyqtar gjen një moment për vendimmarrje, ku është trupa më e besueshme e shtetit, kur ajo e vë në këtë mekanizëm, këta që kanë relatuar atje duhet të futen nga ILD. Me kaq sa ka referuar, trupa e gjyqtarëve kushtetues duhet ta rrëzojë çështjen vetëm nga paragjykimi.”

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

By: E S
2 February 2026 at 20:52

Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti 3.

Në legjislaturën e dhjetë, ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA, Nenad Rashiq nga SPO dhe Erxhan Galushi nga LPRK do të renditen krah partisë më të madhe.

Kryetari i IRDK, njëherazi ministër në detyrë, Elbert Krasniqi, konfirmoi për A2 CNN se votat e tyre do të jenë për Albin Kurtin. Tashmë përpos 57 deputetëve të saj, Lëvizja Vetëvendosje llogarit edhe në 8 deputetët e komuniteteve duke siguruar kështu të paktën 65 vota në mazhorancën e re pas zgjedhjeve të dhjetorit.

“Qeveria e ardhshme është e qartë që mund të themelohet shumë lehtë sapo të bëhet certifikimi i zgjedhjeve menjëherë mund të thirret seanca konstituitive, edhe përsa i përket procedurave të seancës konstituitive janë shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese ndoshta me përjashtim të nënkryetarit serb të gjitha të tjerat janë të qartësuara që mund të kryhen shumë shpejtë”, tha analist Adrian Zeqiri.

Ndonëse nuk pritet të ketë vështirësi më formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re, me urgjencë pritet të miratohet edhe buxheti i këtij viti. Marrëveshjet ndërkombëtare do të kërkojnë 80 vota dhe ato pritet të sillen në seancë para çështjes së presidentit. ADRIAN ZEQIRIANALIST POLITIK

“Ka gatishmëri prej opozitës që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën. Buxheti mund të kalohet me 61 vota prej partisë më të madhe. Partia më e madhe nuk ka nevojë për partnerë koalicioni përveçse me komunitetet joserbe. Është shumë e qartë. Çështja vjen të presidenti që vjen në agjendë në fund të shkurtit”, vijoi analsit Zeqiri.

Në Kuvendin e Kosovës janë 20 ulëse të rezervuara për komunitetet. Përpos grupit që do të mbështesë Kurtin, 9 deputetë i përkasin Listës Serbe, ndërsa janë edhe deputetja boshnjake Duda Balje, deputeti tjetër egjiptian Veton Berisha dhe ai i komunitetit goran Adem Hoxha.

Projekti i plotë/ Arbjan Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

By: E S
2 February 2026 at 20:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, në një intervistë për Top News, ka shpjeguar rrugën që do të ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit.

Ai theksoi se komisioni, ku aktualisht janë vetëm anëtarët e Partia Socialiste, do të ndahet në tre grupe pune, të cilat do të zhvillojnë dëgjesa në nga katër qarqe secili. Sipas Maznikut, në këto dëgjesa do të përfshihen banorët, përfaqësues të bizneseve, stafe akademike dhe aktorë të tjerë lokalë. Më pas, të dhënat e mbledhura do të analizohen për të vlerësuar se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në strukturën aktuale të bashkive.

“Janë dy shtyllat kryesore ku do të punohet: eficienca e bashkive dhe shërbimet që ato ofrojnë,” tha Mazniku. Sipas tij, parimi themelor është që shërbimet të jenë sa më pranë qytetarëve, bashkë me mundësinë reale për t’i ofruar ato në mënyrë funksionale.

“Duhet parë se ku është pika më e afërt e bashkimit në këtë proces dhe nëse një strukturë e caktuar është realisht e aftë ta ofrojë shërbimin,” u shpreh ai.

Sa i përket negociatave me Partia Demokratike për përfshirjen e opozitës në reformë, Mazniku deklaroi se PD nuk është paraqitur në tre mbledhje radhazi, ndërsa e njëjta situatë është konstatuar edhe në Konferencën e Kryetarëve.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Ose reforma mbyllet në korrik, ose shtyhet pas vitit 2027, duke humbur një dekadë të tërë procesin,” tha ai.

Mazniku shtoi se reforma territoriale lidhet ngushtë me procesin e integrimit europian, pasi ekziston rreziku i humbjes së financimeve. “Në vende të tjera u janë dashur deri në 10 vite për të përfituar fondet për bashkitë. Ka financime për bashkitë, por ato nuk jepen automatikisht. Fillimisht projekti shkon në Bashkimi Europian, por nëse nuk ke kapacitetet, nuk mund të çosh projekte të zbatueshme. Nëse e bëjmë reformën sot, pas dy ose tre vitesh bëhemi gati për t’i përthithur këto fonde,” përfundoi Mazniku.

Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

By: E S
2 February 2026 at 20:38

Në lidhje me ngjarjen në Rrilë, ku mbeti i plagosur berberi Sokol Daci, policia ka ndaluar punonjësin Besart Kovaçi, patrullë e përgjithshme në policinë vendore të Lezhës, për veprën penale moskallëzim krimi. Kovaçi ndodhej brenda berberhanes gjatë atentatit dhe ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të autorëve.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë të ditur se Kovaçi ishte shoqëruar nga Merando Nikulaj, nip i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit.

Në ambientet e berberhanes u gjetën 16 gëzhoja pistolete, nga të cilat disa dyshohet se i përkasin armës së përdorur nga Kovaçi. Një gëzhojë tjetër që nuk i përket të njëjtës armë të efektivit ka ngritur dyshime për përdorimin e një armë të dytë në këtë shkëmbim zjarri.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy automjete që mbërrijnë para berberhanes, një Audi dhe një Passat. Prej tyre zbresin 7 persona, dy me kallashnikov, por edhe 3 të tjerë duket që kanë armë zjarri. Në drejtim të berberhanes u qëlluan mbi 30 plumba, tre prej të cilëve plagosën Sokol Dacin.

Policia dyshon se Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, pasi shihet në pamjet filmike duke u larguar me vështirësi. Ai ende nuk është shoqëruar, ndërsa po kryhen kontrolle në banesa dhe biznese për gjetjen e tij.

Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë në aksin Pukë-Qelëz, shoferi transportohet në spital

By: E S
2 February 2026 at 20:31

Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël.

Mësohet se një mjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një greminë.

Drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Spartak Ngjela: Sali Berisha është antishqiptar i vjetër! Po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë

By: E S
2 February 2026 at 20:25

Avokati Spartak Ngjela, i cili më parë ka qenë ministër Drejtësie në kohën kur PD ishte në pushtet, ka sulmuar ashpër Sali Berishën, duke e quajtur si “antishqiptar të vjetër”.

I ftuar në Report TV, teksa komentonte zhvillimet politike dhe braktisjen e komisioneve parlamentare nga Partia Demokratike, Ngjela hodhi akuza të forta ndaj Berishës, teksa tha se po vepron për llogari të armiqve të Shqipërisë.

“Pyetja bëhet: përse hyn në zgjedhje, nxjerr deputetët dhe më pas nuk rri në parlament? Kjo është kërkesë nga armiqtë e Shqipërisë. Përse, budallenj na di Saliu ne? O është antishqiptar i vjetër, ose ia kërkojnë forcat antishqiptare. Nuk ka rrugë tjetër,” tha ai.

Ndërsa për aksionin e opozitës, avokati tha se deputetët nuk duhet të largohen nga Parlamenti.

“Pati konflikt të brendshëm. Si ka mundësi të shkëputesh nga Parlamenti kur të ka zgjedhur populli? Deputeti i popullit nuk mund të largohet nga Parlamenti. Kur largohen, fyejnë shqiptarët. Saliu është njeri që nuk kuptohet se për kë luan, por ata bravo që e detyruan” tha Ngjela.

Sa i përket SPAK, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk drejtohet nga shqiptarët dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit po drejtohet nga ndërkombëtarët.

“SPAK nuk drejtohet nga ne. Ndihmën e kanë dhënë ndërkombëtarët, edhe ekspertizën, edhe pagesën, për të na shpëtuar nga korrupsioni. Nëse nuk na shpëtojnë kështu, do të mbetemi gjithë jetën,” deklaroi avokati.

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, Policia Kufitare kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

By: E S
2 February 2026 at 20:19

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom.

Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një ndërtesë në afërsi të Teqesë së Qatromit, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore, pasi kishte ndrydhur këmbën.

Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë shtuar nga Policia Kufitare e Korçës, me qëllim jo vetëm evidentimin e emigrantëve të paligjshëm, por edhe identifikimin e personave që ndihmojnë këta shtetas për të lëvizur drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit.

Kontrollet në zonë vijojnë, ndërsa emigrantët po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme.

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

By: E S
2 February 2026 at 20:12

Kryeministri i Groenlandës shprehet disi më optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shfaqur interes për të marrë nën kontroll ishullin e Arktikut, por përsëriti qartë qëndrimin se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Kreu i qeverisë së Groenlandës deklaroi gjithashtu se pret “rezultate konkrete” nga bisedimet që kanë nisur me SHBA-në.

“Dialogu ka filluar dhe Naalakkersuisut (qeveria e Groenlandës) do të punojë me vendosmëri për të arritur rezultate konkrete”, deklaroi para parlamentit Inatsisartut kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Takimi i parë i grupit të punës për çështjen e Groenlandës u mbajt më 28 janar në Uashington, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Danimarka, Groenlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Një ditë më pas, ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi se takimi “shkoi mirë, në një klimë dhe mënyrë shumë konstruktive”.

“Jam pak më optimist sot (të enjten) krahasuar me një javë më parë”, u shpreh ai.

Sipas Nielsenit, i cili së bashku me kryeministren daneze është takuar me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, bisedimet me administratën Trump do të zhvillohen paralelisht me forcimin e “dialogut të ngushtë me vendet perëndimore” dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.

“Nuk jemi vetëm dhe jemi të mbrojtur. Të gjitha vendet e BE-së na mbështesin”, theksoi ai.

Ai rikujtoi edhe një herë, si çdo herë që rikthehet propozimi i presidentit Trump për marrjen e kontrollit të këtij territori autonom të Danimarkës, se “Groenlanda as nuk blihet, as nuk shitet”.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kundërshtojnë çdo formë transferimi të sovranitetit.

Negociatat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara po zhvillohen pasi Trump deklaroi se nuk do të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin e Arktikut, i cili është pjesë e NATO-s.

Kërcënimet e presidentit amerikan lidhur me Groenlandën kanë shkaktuar një nga krizat më serioze në historinë e Aleancës Atlantike që nga themelimi i saj në vitin 1949.

Megjithatë, udhëheqësi amerikan deklaroi se kishte rënë dakord për një “kornizë” me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Deri më tani, shumë pak detaje konkrete janë bërë publike për përmbajtjen e saj.

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

By: E S
2 February 2026 at 20:04

Mbështetësit shqiptarë dhe polakë që do të ndjekin gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026 midis Polonisë dhe Shqipërisë më 26 mars në “PGE Narodowy” të Varshavës, tani mund të njohin kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse.

Sipas raportimit nga “Sport.pl”, shitja e biletave do të fillojë më 9 mars.

Kategoritë:

Biletat e Kategorisë 1 do të kushtojnë 240 PLN (përgjatë vijave anësore të fushës);
Biletat e Kategorisë II do të jenë në dispozicion për blerje për 180 PLN;
Biletat e Kategorisë III kushtojnë 120 PLN (pas portave);
biletat familjare (kujdestari dhe fëmija deri në 12 vjeç) do të kushtojnë 100 + 60 PLN.
Megjithatë, sektori për vizitorët (Shqipërinë) ende nuk është e qartë se sa do të kushtojë.

Më 26 mars, “PGE Narodowy” pritet të shndërrohet në një atmosferë elektrizuese, ku shqiptarët dhe polakët do të krijojnë një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli dhe emocionesh.

Ekipi fitues nga kjo ndeshje do të kualifikohet në finale, më 31 mars, dhe ku përballë do të ketë një nga Suedia ose Ukraina.

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

By: E S
2 February 2026 at 19:57

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat luksoze janë parkuar dysh, duke bllokuar gjithçka përreth.

Në pamje dallohet qartë se në njërin krah bllokohen kazanët e mbeturinave, duke mos i lënë punonjësit e pastrimit të bëjnë punën e tyre, ndërsa në anën tjetër mbyllet rruga, duke krijuar trafik dhe rrezik për aksidente.

“Shikojini, shikojini këta “trimat” në njërin krahë bllokojnë kazanët, duke pamundësuar punonjësit t’i pastrojnë, nga krahu tjetër bllokojnë rrugën, duke sjellë trafik apo rrezik incidentesh rrugore” shkruan Balla.

Postimi i Ballës vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parkimi dysh nuk shihet më si shkelje e vogël. Nëse nga ky parkim pengohen ambulancat, zjarrfikëset apo shërbime të tjera emergjente, parashikohet edhe dënim me burg deri në një vit.

❌
❌